Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Përfundimi në kohë dhe me cilësi i ndërhyrjeve në objektet kulturore, mblidhet Komitetit Drejtues i EU4Culture

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Takimi i radhës së Komitetit Drejtues të EU4Culture mori nv shqyrtim ecurinv e punimeve në disa projekte të mëdha.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit mori pjesë në takim ndërsa ministri Blendi Gonxhja e cilësoi hap të rëndësishëm për vijimin e transformimit të infrastrukturës kulturore.

Dskutimet u fokusuan mbi ecurinë e punimeve në Muzeun Historik Kombëtar; hapjen për publikun të Hamamit të Durrësit; përfundimin e punimeve në Kalanë e Bashtovës, një hap i rëndësishëm drejt aktivizimit të potencialit të saj kulturor e turistik; riorganizimin e Muzeut Arkeologjik të Durrësit dhe procesin e muzealizimit; si edhe koordinimin e një kalendari të përbashkët eventesh kulturore në sitet përfituese të projektit.

“Në qendër të vëmendjes mbetet përfundimi në kohë dhe me cilësi i ndërhyrjeve në objektet kulturore, në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë aktorët përfshirë Delegacionin e BE-së dhe UNOPS”, tha Gonxhja.

Vlerësimi i këtyre hapësirave si qendra kreativiteti dhe lidhjeje me komunitetin do të mbetet prioritet për MEKI-n në vijim.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në takimin e Komitetit Drejtues ...
1 nga 20

/e.i/j.p/

The post Përfundimi në kohë dhe me cilësi i ndërhyrjeve në objektet kulturore, mblidhet Komitetit Drejtues i EU4Culture appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Micellef viziton dy nga sitet e trashëgimisë kulturore të mbështetura nga “EU4Cultre”

TIRANË, 17 qershor /ATSH/ Në kuadër të vizitës së tij të parë zyrtare në Shqipëri, Glenn Micallef, Komisioner Evropian për Drejtësi Ndërbreznore, Rini, Kulturë dhe Sport, vizitoi dy nga sitet kryesore të trashëgimisë kulturore të mbështetura nga programi EU4Culture: fasadën e restauruar të godinës së ish-Kinostudios dhe Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, i cili është pajisur me teknologji të avancuar për digjitalizim.

Vizita e tij theksoi angazhimin e vazhdueshëm të Bashkimit Evropian për ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë përmes programit EU4Culture, i cili zbatohet nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Godina e ish-Kinostudios, një monument i historisë kinematografike shqiptare, i është nënshtruar punimeve konservuese, duke përfshirë restaurimin e fasadës dhe përmirësime strukturore, për të ruajtur rëndësinë e saj kulturore dhe arkitekturore.

Ndërkohë, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit është pajisur me mjete moderne për digjitalizim dhe ruajtje, duke forcuar kapacitetet për mbrojtjen e trashëgimisë audiovizive të Shqipërisë dhe duke e bërë atë më të aksesueshme për publikun.

/a.f/

The post Micellef viziton dy nga sitet e trashëgimisë kulturore të mbështetura nga “EU4Cultre” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Eu4Culture, Komisioneri i BE-së Micallef: Angazhim i fortë i BE-së për të ruajtur trashëgiminë kulturore të Shqipërisë

TIRANË, 16 qershor /ATSH/ Bashkimi Evropian, UNOPS dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit shënuan arritje në restaurimin e fasadës së ish-Kinostudios dhe modernizimin e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit.

Si pjesë e vizitës së tij zyrtare në Shqipëri, Glenn Micallef, komisioner i Bashkimit Evropian për Drejtësinë Ndërbreznore, Rininë, Kulturën dhe Sportin, vizitoi këto dy site kyçe të trashëgimisë kulturore të mbështetura nga programi EU4Culture: fasadën e restauruar të ish-Kinostudios dhe Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, i cili është pajisur me teknologji të avancuar për digjitalizimin e materialeve.

Vizita u shoqërua me ceremoni përuruese ku morën pjesë përfaqësues kombëtarë dhe ndërkombëtarë, përfshirë Lira Pipa, zëvendësministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit; Hubert Perr, shef i Bashkëpunimit pranë delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri; dhe Sabine Kania, drejtore e Zyrës së UNOPS për Shqipërinë dhe Kosovën, së bashku me përfaqësues të institucioneve kulturore dhe autoriteteve vendore.

“Ky është misioni im i parë si Komisioner Evropian në Ballkanin Perëndimor dhe jam veçanërisht i lumtur që Tirana, Shqipëria, është ndalesa ime e parë. Jam krenar që sot shënojmë përfundimin me sukses të dy ndërhyrjeve kryesore të EU4Culture, restaurimin e fasadës së ish-Kinostudios dhe dorëzimin e pajisjeve në Arkivin Kombëtar të Filmit. Ky investim pasqyron angazhimin e fortë të BE-së për të ruajtur trashëgiminë kulturore të Shqipërisë dhe thekson solidaritetin tonë. Promovimi, mbrojtja dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore është një përparësi politike për mua dhe do të jetë një gur themeli i busullës së kulturës për Evropën”, tha Micallef.

“Restaurimi i ish-Kinostudios dhe Arkivit Qendror të Filmit nuk është thjesht një investim në ndërtesa, por një akt ripërtëritjeje i kujtesës sonë kolektive dhe një hap i guximshëm drejt së ardhmes. Këto hapësira historike po shndërrohen në qendra krijimi, edukimi dhe bashkëpunimi ndërkombëtar, duke dëshmuar se kultura nuk është luks, por infrastrukturë jetike për një shoqëri që aspiron të jetë e hapur, e zhvilluar dhe e lidhur me rrënjët e saj”, u shpreh zëvëndësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Lira Pipa.

“Ish-Kinostudio dhe Arkivi i Filmit janë dy institucione të rëndësishme që përfaqësojnë të kaluarën e pasur kinematografike të Shqipërisë dhe qëndrueshmërinë e saj kulturore. Ndërhyrjet e realizuara përmes programit EU4Culture, me mbështetjen bujare të BE-së, kontribuojnë për t’i përgatitur këto site për të ardhmen. Ne si UNOPS,  ndihemi të privilegjuar që ndihmojmë në lidhjen e kujtesës me inovacionin dhe kulturës me zhvillimin e qëndrueshëm”, theksoi Sabine Kania, drejtore e UNOPS për Shqipërinë dhe Kosovën.

Këto ndërhyrje janë pjesë e EU4Culture, një program i financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe i zbatuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS), në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI).

Programi synon të rigjallërojë dhe promovojë trashëgiminë e pasur kulturore të Shqipërisë, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm social dhe ekonomik të vendit.

Në kuadër të programit EU4Culture, ndërtesa e ish-Kinostudios, një pikë referimi emblematike për kulturën shqiptare, iu nënshtrua punimeve konservuese, që përfshinë restaurimin e fasadës historike, riparimet e dëmtimeve nga tërmeti dhe përmirësime infrastrukturore. Punimet, me vlerë prej 376,000 euro, u zhvilluan nga marsi 2024 deri në mars 2025.

E ndërtuar në fillim të viteve 1950, ndërtesa e Kinostudios shërbeu si qendra e kompanisë shtetërore të prodhimit të filmave “Shqipëria e Re”. Sot, ajo është shpallur Monument Kulture i Kategorisë së Dytë, për vlerat e saj arkitektonike dhe kulturore.

Pranë saj, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit përfitoi pajisje moderne për digjitalizim dhe ruajtje të materialeve, me një investim prej rreth 100,000 euro përmes programit EU4Culture. Këto pajisje rrisin ndjeshëm kapacitetin për të mbrojtur materialet delikate audiovizive dhe për të përmirësuar aksesin e publikut në përmbajtjen arkivore përmes platformave digjitale.

Arkivi, i themeluar në vitin 1947, ruan mbi 4,330 vepra audiovizive, përfshirë filma, dokumentarë, animacione dhe pamje të rralla historike që datojnë që nga vitet 1920.

Programi EU4Culture financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga UNOPS në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë. Ai fokusohet në rinovimin dhe rivitalizimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore të dëmtuara nga tërmeti dhe përfaqëson një nga programet më të mëdha të trashëgimisë kulturore të financuara nga BE me një buxhet total prej 40 milionë eurosh. Programi synon gjithashtu të rrisë potencialin turistik të Shqipërisë, duke kontribuar drejtpërdrejt në rimëkëmbjen socio-ekonomike vendore dhe rajonale.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri mbështet vendin në rrugën e tij drejt integrimit në BE. Delegacioni menaxhon programet e asistencës së BE-së dhe informon publikun shqiptar, vendimmarrësit dhe formuesit e opinionit mbi procesin e integrimit, institucionet dhe politikat e BE-së.

Misioni i UNOPS është të ndihmojë njerëzit të ndërtojnë jetë më të mira, dhe vendet të arrijnë paqe dhe zhvillim të qëndrueshëm. Ne ndihmojmë Kombet e Bashkuara, qeveritë dhe partnerët e tjerë për të menaxhuar projekte dhe për të ofruar infrastrukturë të qëndrueshme dhe prokurim në mënyrë efikase. /j.p/

Komisioneri Micallef viziton ish-Kinostudion
1 nga 12

The post Eu4Culture, Komisioneri i BE-së Micallef: Angazhim i fortë i BE-së për të ruajtur trashëgiminë kulturore të Shqipërisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Nata Kulturore Epidamn”, mbrëmja e parë artistike brenda Hamamit të Durrësit

12 June 2025 at 13:19

TIRANË, 12 qershor/ATSH/ Programi i BE, “EU4Culture” fton në “Natën Kulturore Epidamin e Trashëgimisë dhe Artit” një aktivitet i trashëgimisë kulturore midis së kaluarës dhe së tashmes.

Në Hamamin e Durrësit, të restauruar nga EU4Culture, mbrëmja e parë artistike brenda këtij objekti historik të Durrësit, që prej restaurimit të tij. Aktiviteti organizohet nga Durrësi Aktiv në bashkëpunim me MuZEH Lab dhe Qendrën Muzeore Durrës, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Aktiviteti përfshin Sheshin e Zanateve, ku së bashku me mjeshtër qeramike do të mund të provoni edhe vetë të punoni me baltën e qeramikës.

Një tjetër pikë ndalese do të jenë “Tregimet e Halilit”, udhëtim me humor e histori nga kronikat osmane të Evliya Çelebi. Ndërkohë që hapësira unike e Hamamit do të mbushet me tingujt e violonçelit.

Performanca “Equilibrium” do të bëjë bashkë në një spektakël të vetëm hang zviceran, didgerido australian, daulle shqiptare, longari, bouzuk grek & isopolifoni, të gërshetuara se bashku, ndërkohë që shfaqen imazhe të Durrësit të vjetër në fasadën monumentale të Hamamit.

Aktiviteti do të zhvillohet të enjten e ardhshme, 19 qershor dhe hyrja do të jetë falas për të gjithë.

/a.f/

The post “Nata Kulturore Epidamn”, mbrëmja e parë artistike brenda Hamamit të Durrësit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Turizëm pa trashëgimi: Durrësi hap sezonin me muze të mbyllur

7 June 2025 at 08:38

Tabela e përmasave të mëdha në hyrje të muzeut Arkeologjik të Durrësit ka mbetur njëlloj si tre vjet më parë, kohë kur filluan punimet e restaurimit të tij me një financim 348 milionë lekë nga programi EU4Culture i Bashkimit Europian. Aty ka ndryshuar tre herë vetëm data e përfundimit të parashikuar të rikonstruksionit. Fillimisht afati […]

The post Turizëm pa trashëgimi: Durrësi hap sezonin me muze të mbyllur appeared first on Reporter.al.

Hamami i Durrësit pret vizitorët pas restaurimit

TIRANË, 28 maj/ATSH/ Një atraksion i ri turistik është hapur në qyetin e Durrësit.

Hamami i periudhës osmane, është Monument Kulture, Kategoria I. Hamami ka rihapur dyert për vizitorët vendas dhe të huaj, pas një restaurimi të plotë me fond prej 32 milionë lekësh të dhëna nga programi i Bashkimit Evropian për Kulturën (EU4Culture).

Godina i përket shekullit të 18-të dhe është një nga 10 hamamet që i kanë rezistuar kohës në Shqipëri. Ky hamam hapet për herë të parë për publikun pasi më parë nuk ka qenë i aksesueshëm për shkak të amortizimit.

Drejtori i Qendrës Muzeore të Durrësit, Alban Ramohitaj, tha se objekti plotëson mozaikun historik të qytetit.

Gjatë tërmetit të vitit 2019 Hamami i Durrësit pësoi dëmtime serioze dhe u përfshi në listën e monumenteve që do të restauroheshin me fondet e Bashkimit Evropian.

Hamami gjendet përgjatë bulevardit “Epidamn” në Durrës dhe funksionoi si banjo publike deri në fund të shekullit të 19-të. Në fillim të viteve 2000 funksionoi si kafene për disa kohë dhe tashmë është pjesë e ofertës turistike të qytetit.

/a.f/r.e/

The post Hamami i Durrësit pret vizitorët pas restaurimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

EU4Culture, trajnim operatorëve turistikë si të prezantojnë monumentet e kulturës

TIRANË, 2 maj/ATSH/ Në kuadër të projektit të EU4Culture për trajnimet e udhërrëfyesve turistikë po përgatitet turi “Triada e Arbrit”.

Ky tur ekskluziv, ku janë të ftuar operatorët turistikë, guidat dhe profesionistët e turizmit përfshin kishën historike të “Shna’ Ndout” tek Kepi i Rodonit, kishën mesjetare të “Kuvendit të Manastirit” në Rubik dhe Urën të Kuçajt në Krujë.

Projekti mbështetet përmes programit EU4Culture, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

“Triada e Arbrit” do të zhvillohet më 15 maj në këto tre destinacione magjepsëse të lidhura në një itinerar të harmonizuar që ofron përvojë të plotë kulturore dhe natyrore. Pjesëmarrësit do të marrin një paketë të plotë informative që përfshin jo vetëm të dhënat historike dhe kulturore për këto destinacione, por edhe udhëzime metodologjike se si të prezantohen këto informacione në mënyrën më tërheqëse për turistët.

1 nga 3

/r.e/a.f/

The post EU4Culture, trajnim operatorëve turistikë si të prezantojnë monumentet e kulturës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Të rinjtë eksplorojnë perlat e trashëgimisë kulturore dhe shenjojnë shtigjet

25 April 2025 at 11:25

TIRANË, 25 prill/ATSH/ Në kuadër të një programi të EU4Culture të rinj entuziastë kanë eksploruar thesaret historike të vendit tonë.

Pas një eksperience të paharrueshme në Kepin e Rodonit, grupi rinor zbuloi dy perla të tjera të trashëgimisë kulturore shqiptare: Urën e Kurcajt dhe Kishën e Manastirit të Rubikut.

Ura e Kurcajt e vendosur në grykën mbi lumin Zezë në Krujë, është restauruar nga UE4Culture pas dëmtimeve që pësoi nga tërmeti i vitit 2019. Restaurimi u financua nga Bashkimi Evropian dhe u zbatua nga UNOPS në partneritet me Ministrinë e Kulturës.

E ndërtuar në shek. XVIII, si pjesë e rrugës së karvaneve që lidhte Krujën me Tiranën, tashmë Ura e Kurcajt është një pikë lidhjeje me historinë, dhe një atraksion turistik. Grupi i të rinjve jo vetëm eksploroi, por edhe kontribuoi në pastrimin e zonave përreth dhe shenjimin e shtigjeve për vizitorët e ardhshëm.

Kjo përvojë unike tregoi se si përkushtimi ndaj ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe natyrore mund të krijojë kujtime të paharrueshme dhe të frymëzojë respekt për identitetin tonë kombëtar. /j.p/

1 nga 5

The post Të rinjtë eksplorojnë perlat e trashëgimisë kulturore dhe shenjojnë shtigjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Udhërrëfyesit kulturorë trajnohen për ture të specializuara për vizitorët e verbër

By: Kult Plus
14 April 2025 at 16:29

Bashkëpunimi mes EU4Culture, UNOPS dhe Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit solli laboratorin dyditor: “Laborator për Guida Kulturore të Aksesueshme”, ku udhërrëfyes të turizmit kulturor dhe muzeve u trajnuan për të krijuar përvoja gjithëpërfshirëse për vizitorë të verbër dhe me shikim të kufizuar.

Trajnimi unik u udhëhoq nga një eksperte britanike e përshkrimit audio, e vlerësuar me çmime të shumta, Anne Hornsby. Ajo është themeluese e “Mind’s Eye” në vitin 1992 dhe lidere në sektorin e aksesibilitetit të teatrit, baletit, operës, filmit, galerive dhe muzeve.

Duke bashkuar ekspertizën ndërkombëtarisht të njohur të Anne në përshkrimin audio dhe aksesueshmërinë, me njohuritë e specializuara mbi trashëgiminë kulturore, pjesëmarrësit mësuan të krijojnë narrativa tërheqëse dhe të aksesueshme si për ture në site të hapura, ashtu edhe në mjedise të brendshme. Tashmë 10 udhërrëfyes kulturorë janë gati të ofrojnë ture të veçanta e të specializuara, të aftë për të punuar si në institucionet publike, ashtu edhe në sektorin privat, duke siguruar që trashëgimia e pasur kulturore e Tiranës të jetë vërtet e hapur për të gjithë.

Nën udhëheqjen e Anne Hornsby, pjesëmarrësit në trajnim punuan me video reale dhe ushtrime praktike për të mësuar si të përkthejnë imazhin në përshkrim të qartë, të saktë dhe plot imagjinatë, për t’i bërë imazhet të dëgjueshme e të prekshme./atsh/KultPlus.com

Udhërrëfyesit kulturorë trajnohen për ture të specializuara për vizitorët e verbër

14 April 2025 at 13:06

TIRANË, 14 prill/ATSH/ Bashkëpunimi mes EU4Culture, UNOPS dhe Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit solli laboratorin dyditor: “Laborator për Guida Kulturore të Aksesueshme”, ku udhërrëfyes të turizmit kulturor dhe muzeve u trajnuan për të krijuar përvoja gjithëpërfshirëse për vizitorë të verbër dhe me shikim të kufizuar.

Trajnimi unik u udhëhoq nga një eksperte britanike e përshkrimit audio, e vlerësuar me çmime të shumta, Anne Hornsby. Ajo është themeluese e “Mind’s Eye” në vitin 1992 dhe lidere në sektorin e aksesibilitetit të teatrit, baletit, operës, filmit, galerive dhe muzeve.

Duke bashkuar ekspertizën ndërkombëtarisht të njohur të Anne në përshkrimin audio dhe aksesueshmërinë, me njohuritë e specializuara mbi trashëgiminë kulturore, pjesëmarrësit mësuan të krijojnë narrativa tërheqëse dhe të aksesueshme si për ture në site të hapura, ashtu edhe në mjedise të brendshme. Tashmë 10 udhërrëfyes kulturorë janë gati të ofrojnë ture të veçanta e të specializuara, të aftë për të punuar si në institucionet publike, ashtu edhe në sektorin privat, duke siguruar që trashëgimia e pasur kulturore e Tiranës të jetë vërtet e hapur për të gjithë.

Nën udhëheqjen e Anne Hornsby, pjesëmarrësit në trajnim punuan me video reale dhe ushtrime praktike për të mësuar si të përkthejnë imazhin në përshkrim të qartë, të saktë dhe plot imagjinatë, për t’i bërë imazhet të dëgjueshme e të prekshme.

/r.e/a.f/

The post Udhërrëfyesit kulturorë trajnohen për ture të specializuara për vizitorët e verbër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Heritage Marionettes” ngre punëtori krijuese dedikuar fëmijëve

11 April 2025 at 11:53

TIRANË, 11 prill/ATSH/ Projekti “Heritage Marionettes”, i udhëhequr nga organizata Digital Future, mblodhi së bashku nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Emin Duraku” në Tiranë si pjesë e një serie punëtorish krijuese.

Fëmijët eksploruan trashëgiminë e pasur kulturore të Shqipërisë, përmes punimeve artistike dhe aktiviteteve ndërvepruese, duke parë imazhe të disa siteve të cilat janë restauruar falë programit EU4Culture. Të frymëzuar nga këto site, fëmijët krijuan vepra arti, duke shfaqur imagjinatën dhe talentin e tyre.

Fëmijët u argëtuan duke sjellë në jetë idetë e tyre të veçanta. Kjo nismë mbështetet nga programi i granteve të EU4Culture, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga UNOPS në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Ky projekt po zbatohet në partneritet me Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe ka si qëllim të edukojë brezat e rinj mbi kulturën dhe traditat tona, si dhe të frymëzojë kreativitetin e tyre. /j.p/

1 nga 4

The post “Heritage Marionettes” ngre punëtori krijuese dedikuar fëmijëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Durrësi Aktiv dhe MuZEH Lab, veprimtari artistike në qytetin bregdetar

9 April 2025 at 11:20

TIRANË, 9 prill/ATSH/ Në kuadër të projektit “Epidamn Heritage: Bridging the Past and Present”, Durrësi Aktiv në bashkëpunim me MuZEH Lab, kanë hapur thirrjen për artistë: muzikantë, aktorë, zejtarë e artistë pamorë.

Artistët mund të aplikojnë për të qenë pjesë e Netëve Kulturore Epidamn të Trashëgimisë dhe Artit, një ngjarje artistike që do të zhvillohet pranë monumenteve historike: Kulla Veneciane dhe Hamami i Durrësit.

Ky projekt është pjesë e iniciativës “Recraft the Past, Build up the Future III” nën programin EU4Culture, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Synimi është të ndërtohet një ngjarje që bashkon të kaluarën me të tashmen, përmes artit dhe për këtë nevojiten: dy muzikantë, të cilët do të vlerësoheshin edhe më shumë nëse do të përdornin instrumente tradicionale; 3 aktorë (për perfomanca artistike në hapësirat historike); 2 zejtarë, që ruajnë dhe promovojnë zanatet tradicionale; 1 artist pamor, me qasje bashkëkohore mbi trashëgiminë kulturore. Afati i fundit për aplikimet është data 20 prill 2025. /j.p/

The post Durrësi Aktiv dhe MuZEH Lab, veprimtari artistike në qytetin bregdetar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Drejt përfundimit restaurimi i Kalasë së Bashtovës

9 April 2025 at 07:45

TIRANË, 9 prill /ATSH/ Programi i BE, EU4Culture bëri me dije se është në përfundim të restaurimit të Kalasë së Bashtovës.

“Së shpejti do të mund të hyni brenda mureve të saj dhe të përjetoni historinë e pasur, legjendat dhe ngjarje interesante historike përmes tregimeve digjitale”, shkroi EU4Culture në rrjetet sociale.

E ndërtuar fillimisht në shekullin XV si një qendër tregtare veneciane dhe e përforcuar më vonë gjatë periudhës osmane, Kalaja e Bashtovës i ka rezistuar kohës. Sot, falë programit EU4Culture, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, po restaurohen me kujdes muret, kullat dhe elementët mbrojtës të saj.

Aktualisht janë vendosur shënuesit informativë, instalimet dhe qendra e vizitorëve janë drejt përfundimit, ndaj shumë shpejt do të mund të vizitohet kjo pasuri e jashtëzakonshme kulturore.

Kalaja e Bashtovës është gjithashtu kandidate për t’u bërë pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

1 nga 5

/j.p/r.e/

The post Drejt përfundimit restaurimi i Kalasë së Bashtovës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Projekti që sjell historinë e Durrësit më pranë të rinjve dhe vizitorëve

17 March 2025 at 14:31

TIRANË, 17 mars/ATSH/ Për ta sjellë historinë më pranë komunitetit lokal por edhe vizitorëve të cilët priten të jenë të shumtë këtë sezon turistik, shoqata Durrësi Aktiv në bashkëpunim me MuZEH Lab do të organizojnë një aktivitet në ndihmë të operatorëve të turizmit, guidave turistike etj.

Pas një sesioni të parë frymëzues, trajnimi do të vijojë më 5 dhe 6 prill dhe synon të pajisë pjesëmarrësit me aftësi të reja për interpretimin e trashëgimisë, “storytelling” dhe metodat krijuese.

Aktiviteti do të zhvillohet në MuZEH Lab, Durrës, ku do të mësohet mbi teknikat e avancuara në rrëfimin e historisë, për ta bërë atë më tërheqëse dhe interaktive, praktika mbi krijimin e ecjeve tematike dhe guidave interpretuese etj.

Eventi është pjesë e projektit “Epidamn Heritage: Bridging the Past and Present”, në kuadër të programit EU4Culture, financuar nga BE dhe zbatuar nga UNOPS, në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

1 nga 2

/a.f/

The post Projekti që sjell historinë e Durrësit më pranë të rinjve dhe vizitorëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

EU4Culture trajnon të rinjtë për interpretimin e trashëgimisë dhe tregimin e historive

By: Kult Plus
13 March 2025 at 10:30

Organizatat Durrësi Aktiv dhe MuZEH Lab organizuan trajnimin “Interpretimi i Trashëgimisë dhe Tregimi i Historive”.

Ky aktivitet u zhvillua si pjesë e projektit “Trashëgimia Epidamn: Lidhja mes të shkuarës dhe të ardhmes”, në kuadër të programit të granteve EU4Culture, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga UNOPS në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Pjesëmarrësit, gjatë këtij aktiviteti eksploruan teknika mbi tregimin e historive, zhvilluan ushtrime praktike dhe shëtitën në “Shtegun e dyerve të vjetra” të Durrësit, duke rijetësuar historinë.

Gjatë aktivitetit u diskutua mbi tema që përfshijnë fuqinë e tregimit të historive në përvojat e trashëgimisë, rëndësinë e interpretimit në ruajtjen e identitetit kulturor si dhe për krijimin e shtigjeve ndërvepruese dhe përfshirëse të trashëgimisë. /KultPlus.com

Tri dekada pas premierës, “Lamerica” nxit reflektimin mbi vitet `90 dhe ëndrrat e shqiptarëve

12 March 2025 at 14:41

TIRANË, 12 mars/ATSH/ Mbrëmjen e djeshme në mjediset e organizatës “Tek bunkeri” u shfaq filmi “Lamerica” i regjisorit Gianni Amelio, një film që na rikthen në Shqipërinë e viteve ’90, kur shumë shqiptarë ëndërronin një jetë më të mirë matanë detit.

Pas filmit u zhvillua një bisedë me regjisorin Pirro Milkani, një nga figurat më të rëndësishme të kinemasë shqiptare, i cili ka sjellë disa prej filmave të suksesshëm të viteve ’70-’80, por gjithashtu ai është edhe një nga aktorët e filmit. Biseda hapi një reflektim mbi periudhën që filmi trajton dhe ndikimin e saj në shoqërinë shqiptare.

Ky projekt u financua nga Bashkimi Evropian, pjesë e programit të EU4Culture, zbatuar nga UNOPS në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit.

I vlerësuar me Golden Osella për Regjinë më të Mirë në Festivalin e Filmit në Venecia dhe zgjedhur si përfaqësuesi i Italisë për Çmimet Oscar, ky film përçon një histori të thellë mbi identitetin, zhgënjimin dhe shpresën.

Filmi vendos përballë pasqyrimit të një kohe kur mijëra shqiptarë kërkonin një të ardhme më të mirë, dhe në fund, mbetet një reflektim mbi fatin e përbashkët të njerëzve në kërkim të një vendi që shpesh ekziston vetëm në ëndrra. /j.p/

The post Tri dekada pas premierës, “Lamerica” nxit reflektimin mbi vitet `90 dhe ëndrrat e shqiptarëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Kujtesa Historike Frymëzon Turizmin”, projekti i EU4Culture në Krujë

5 March 2025 at 16:07

TIRANË, 5 mars/ATSH/ Në qytetin e Krujës u zhvillua aktiviteti i hapjes së projektit “Kujtesa Historike Frymëzon Turizmin”.

Ky projekt zbatohet nga Qendra për Promovimin e Konkurrueshmërisë dhe mbështetet nga programi i granteve të EU4Culture.

Projekti ka si qëllim përmirësimin e promovimit të trashëgimisë kulturore në Krujë, duke rritur numrin e vizitorëve dhe të ardhurat për Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe atë Etnografik, duke siguruar kështu qëndrueshmërinë dhe mirëmbajtjen e tyre.

Projekti do të përqendrohet në krijimin e produkteve promocionale autentike të frymëzuara nga artefaktet etnografike, organizimin e punëtorive për të rinjtë dhe Ditës së Turizmit.

Nga ky projekt do të përfitojnë drejtpërdrejtë artizanët vendas, të rinjtë dhe komuniteti i Krujës, duke nxitur zhvillimin e aftësive dhe krijuar mundësi të reja për bizneset lokale dhe sektorin e turizmit.

1 nga 3

/r.e//a.f/

The post “Kujtesa Historike Frymëzon Turizmin”, projekti i EU4Culture në Krujë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Politikëbërësit e ardhshëm të Evropës vizitojnë Muzeun Etnografik të Kavajës

24 February 2025 at 15:04

TIRANË, 24 shkurt/ATSH/ Muzeu Etnografik i Kavajës u vizitua nga 20 praktikantë të programit “Blue Book” nga DG ENEST dhe DG MENA, nga e gjithë Europa. Kjo vizitë ishte një mundësi për të treguar një pjesë të trashëgimisë së pasur kulturore të Shqipërisë dhe për ta prezantuar muzeun e restauruar së fundmi, tek vizitorët ndërkombëtarë.

Praktikantët eksploruan mënyrën se si artefaktet, shekujt e kaluar, ndërthuren me inovacionin përmes instalacioneve ndërvepruese multimediale në ekspozitat e muzeut. Të rinjtë nuk mësuan vetëm për historinë, por u përfshinë dhe u lidhën me narrativën kulturore në një mënyrë dinamike dhe gjithëpërfshirëse.

Programi Blue Book Traineeship është një praktikë me pagesë pesëmujore e ofruar nga Komisioni Evropian, duke u ofruar të rinjve të diplomuar anekënd Evropës përvojë praktike në politikëbërjen dhe administrimin e BE-së. Të trajnuarit punojnë në një mjedis multikulturor, zhvillojnë aftësi profesionale dhe fitojnë njohuri mbi funksionimin e institucioneve të BE-së.

Gjatë vizitës u tregua se si trashëgimia kulturore shkon përtej vlerës së saj historike dhe artistike, duke u shndërruar në një motor për turizmin, krijimin e vendeve të punës dhe ekonomitë lokale të qëndrueshme.

Falë programit EU4Culture, përfaqësuesit e ardhshëm të Bashkimit Evropian patën mundësinë të shohin nga afër se si mbështetja e BE-së shndërrohet në veprime konkrete dhe me ndikim. Ata u njohën gjithashtu me mënyrat se si puna e tyre mund të sjellë ndryshime reale në terren. /j.p/

The post Politikëbërësit e ardhshëm të Evropës vizitojnë Muzeun Etnografik të Kavajës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

EU4Culture në fazën përfundimtare, rritje e vlerës së siteve të trashëgimisë kulturore

By: Kult Plus
3 February 2025 at 22:50

Mbledhja e shtatë e Komitetit Drejtues të programit EU4Culture mblodhi së bashku përfaqësues të lartë nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe UNOPS-it.

Në këtë takim u diskutuan çështje kyçe dhe u dakordësuan hapat e ardhshëm, teksa programi EU4Culture hyn në fazën e tij përfundimtare.

Takimi u hap me fjalë përshëndetëse nga Silvio Gonzato, ambasador i BE-së në Shqipëri;  Lira Pipa, zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Sabine Kania, drejtuese e Zyrës së UNOPS për Shqipërinë dhe Kosovën.

Komiteti vlerësoi arritjet kryesore të programit, duke përfshirë progresin e restaurimeve, krijimin e produkteve multimediale dhe zbatimin e komponentit të granteve.

Ndërsa diskutimet vazhduan duke u fokusuar në aktivitetet e mbetura të programit EU4Culture, siç janë restaurimi dhe rigjallërimi i siteve të trashëgimisë kulturore, duke përfshirë Muzeun Historik Kombëtar, Muzeun Arkeologjik të Durrësit, Kalanë e Bashtovës dhe Muzeun Etnografik të Durrësit.

Gjithashtu, anëtarët e Komitetit Drejtues ranë dakord mbi rëndësinë e ruajtjes e rritjes së vlerës së siteve përtej kohëzgjatjes së programit si dhe mbi hapat e mëtejshëm për të siguruar progres të qëndrueshëm në muajt në vazhdim. /atsh/ KultPlus.com

EU4Culture në fazën përfundimtare, rritje e vlerës së siteve të trashëgimisë kulturore

3 February 2025 at 19:53

TIRANË, 3 shkurt /ATSH/ Mbledhja e shtatë e Komitetit Drejtues të programit EU4Culture mblodhi së bashku përfaqësues të lartë nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe UNOPS-it.

Në këtë takim u diskutuan çështje kyçe dhe u dakordësuan hapat e ardhshëm, teksa programi EU4Culture hyn në fazën e tij përfundimtare.

Takimi u hap me fjalë përshëndetëse nga Silvio Gonzato, ambasador i BE-së në Shqipëri;  Lira Pipa, zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Sabine Kania, drejtuese e Zyrës së UNOPS për Shqipërinë dhe Kosovën.

Komiteti vlerësoi arritjet kryesore të programit, duke përfshirë progresin e restaurimeve, krijimin e produkteve multimediale dhe zbatimin e komponentit të granteve.

Ndërsa diskutimet vazhduan duke u fokusuar në aktivitetet e mbetura të programit EU4Culture, siç janë restaurimi dhe rigjallërimi i siteve të trashëgimisë kulturore, duke përfshirë Muzeun Historik Kombëtar, Muzeun Arkeologjik të Durrësit, Kalanë e Bashtovës dhe Muzeun Etnografik të Durrësit.

Gjithashtu, anëtarët e Komitetit Drejtues ranë dakord mbi rëndësinë e ruajtjes e rritjes së vlerës së siteve përtej kohëzgjatjes së programit si dhe mbi hapat e mëtejshëm për të siguruar progres të qëndrueshëm në muajt në vazhdim. /j.p/

The post EU4Culture në fazën përfundimtare, rritje e vlerës së siteve të trashëgimisë kulturore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌