Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Surpriza e radhës/ Kompleks gjigant dhe disa kulla në Vlorë

By: user 8
10 July 2025 at 17:43

Qeveria shqiptare i ka dhënë dritën jeshile ndërtimit të një rezidence banesash dhe kullash në Vlorë me gati 90 mijë metra ndërtim, në një tokë plot 20 mijë e 500 metra katrorë, në vijën bregdetare të Vlorës. Kjo sipërfaqe, në një nga zonat më të rëndësishme turistike dhe urbane të vendit, duket se po shkon drejt zbatimit pa u bërë asnjë konsultim publik dhe pa u bërë transparente planet për qytetin.

Projekti është zbuluar për herë të parë më 9 korrik nga vetë studioja ndërkombëtare Oppenheim Architecture, që ka publikuar planet arkitekturore në faqen e saj zyrtare.

“Ndërsa Vlora, Shqipëri, vazhdon të zhvillohet përgjatë vijës së saj bregdetare në Adriatik, Oppenheim Architecture prezanton një shtresë të re në strukturën urbane të qytetit me një zhvillim në shkallë të gjerë. E vendosur në një kryqëzim mes qytetit të vjetër, Pyllit të Sodës dhe një marine të sapondërtuar, Zhvillimi Urban i Plazhit të Vlorës shtrihet në një sipërfaqe prej 20,465 metrash katrorë dhe shton 89,320 metra katrorë ndërtim të ri. Në zemër të tij ndodhet një promenadë qendrore për këmbësorë, që shtrihet nga bulevardi deri në plazh, e menduar si një shtyllë publike që lidh arkitekturën me peizazhin dhe jetën e përditshme me ritmet më të gjera të qytetit.” – sqaron studio Oppenheim.

Sipas përshkrimit të studios, projekti mbështetet mbi një model që frymëzohet nga fshatrat tradicionale shqiptare dhe synon të krijojë një jetë urbane aktive dhe të ngjashme me komunitetet e dikurshme.

Sipas studios Oppenheim, në qendër të kompleksit nuk janë vetëm ndërtesat e ulëta. Tre kulla do të ngrihen mbi strukturën ekzistuese urbane, duke dominuar zonën e re.

“Tre kulla, të vendosura brenda strukturës së blloqeve, ngrihen mbi përmasën modeste të lagjes. Pozicionimi i tyre ruan korridoret pamore dhe hapësirat e hapura, ndërsa fasadat e tyre ndjekin të njëjtin gjuhë dizajni për të mbajtur koherencën arkitekturore.” – njofton Oppenheim Architecture, ndërsa zbulon se klienti për këtë projekt të përmasave gjigante është kompania Feniks Konstruksion Sh.P.K.

Kjo kompani, në pronësi të Ilir Shytit dhe Jaho Shtytit, ka në zotërim shoqërinë “Agrocon Albania”, dhe ka fituar në 20 nëntor 2017 statusin e “investitorit strategjik” për projektin “Agrocon”, ndërtim ferme bujqësore në Krutje të Lushnjes.

Përshkrimi i kompanisë tregon se ajo merret me disa biznese.

Ky projekt është një tjetër shembull i një politike të njëanshme të zhvillimit urban nga qeveria Rama. Asnjë transparencë, asnjë plan publik, asnjë konsultim me qytetarët për mënyrën si transformohet një hapësirë kaq e rëndësishme në një zonë me kulla dhe beton. Lapsi.al sjell këtë informacion që qeveria nuk e ka bërë publik, por që i rrjedh përmes firmave ndërkombëtare të arkitekturës.

Vlora në veçanti është kthyer në objektin e veprimeve më arbitrare të qeverisë. Mjafton të kujtojmë projektin për faljen e ishullit të Sazanit dhe zonës së Zvernecit për Jared Kushnerin, që shqiptarët e mësuan nga New York Times. Njësoj si sot, vendimet merren në errësirë, ndërsa publiku informohet nga jashtë vendit.

©Lapsi.al 

The post Surpriza e radhës/ Kompleks gjigant dhe disa kulla në Vlorë appeared first on Lapsi.al.

Akon heq dorë nga qyteti futurist në Senegal, nis një projekt të ri më realist

By: gaze tare
5 July 2025 at 09:24

Planet madhështore për ndërtimin e një qyteti futurist në Senegal, të njohur si Akon City, janë zyrtarisht të anuluara. Lajmin e ka konfirmuar Serigne Mamadou Mboup, kreu i zhvillimit të turizmit në Senegal (Sapco), duke theksuar se tashmë është rënë dakord për një projekt të ri dhe më të realizueshëm.

“Projekti Akon City nuk ekziston më,” u shpreh ai për BBC-në, duke shtuar se në bashkëpunim me këngëtarin dhe sipërmarrësin Akon (Alioune Badara Thiam), po përgatitet një nismë më konkrete që do të ketë mbështetjen e plotë të autoriteteve senegaleze.

Akon, i njohur për hitet e tij në vitet 2000 dhe me rrënjë nga Senegali, kishte shpallur në vitin 2018 dy projekte të mëdha: ndërtimin e Akon City dhe krijimin e një kriptomonedhe të re, Akoin, që do të përdorej si valuta kryesore e këtij qyteti.

Megjithatë, pesë vite më vonë, vendi ku duhej të ngrihej qyteti futurist, një sipërfaqe prej 800 hektarësh në Mbodiène, rreth 100 km nga Dakar mbeti i pashfrytëzuar. E vetmja ndërtesë që ndodhet aty është një strukturë pritjeje e papërfunduar, ndërsa mungojnë rrugët, ndërtesat, rrjeti elektrik dhe çdo shenjë tjetër e zhvillimit.

Banorët e zonës, që dikur kishin shpresuar për vende pune dhe zhvillim ekonomik, janë zhgënjyer thellësisht. “Na u premtuan shumë, por nuk kemi parë asnjë ndryshim,” shprehet një prej tyre. Ndërkohë, edhe kriptomonedha Akoin ka pasur vështirësi të shumta, duke dështuar të fitojë besimin e investitorëve dhe përballur me sfida ligjore, pasi Senegali përdor frangën CFA, të rregulluar nga Banka Qendrore e Shteteve të Afrikës Perëndimore.

Fillimisht, Akon City ishte konceptuar si një qytet i teknologjisë së lartë, i ndërtuar tërësisht me energji të rinovueshme dhe i pajisur me spital, shkolla, qendra tregtare dhe një central diellor. Por, pavarësisht deklaratave optimiste të Akon në vitin 2022, ndërtimet nuk nisën kurrë pas ceremonisë së inaugurimit.

The post Akon heq dorë nga qyteti futurist në Senegal, nis një projekt të ri më realist appeared first on iconstyle.al.

Nga krimi te shërbimi ndaj komunitetit, AAPSK hap thirrjen për projekt-ide sociale mbi pasuritë e konfiskuara

TIRANË, 3 korrik /ATSH/ Pasuritë e konfiskuara nga aktivitetet kriminale pritet të kthehen në instrumente për zhvillim dhe përfshirje sociale.

Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka shpallur një thirrje publike për paraqitjen e projekt-ideve, me fokus ripërdorimin social të pasurive që ndodhen aktualisht në administrim të saj.

Kjo iniciativë vjen si një përpjekje konkrete për të transformuar pasuritë e përfituara përmes paligjshmërisë në hapësira me vlerë për komunitetin, në shërbim të shtresave në nevojë, viktimave të krimit të organizuar, si dhe fëmijëve e të rinjve që jetojnë në komunitete të prekura.

Sipas AAPSK, qëllimi i kësaj thirrjeje është të nxisë ide kreative me ndikim real në terren dhe që kanë potencialin të shndërrohen në projekte konkrete, të zbatueshme dhe të qëndrueshme.

Projekti përfitues do të gëzojë mbështetjen dhe ndërmjetësimin e Agjencisë në raport me donatorë dhe fondacione të interesuara për të investuar në drejtësi sociale dhe zhvillim komunitar në Shqipëri.

Thirrja është e hapur për një gamë të gjerë aktorësh, përfshirë institucione qendrore dhe njësi të qeverisjes vendore, organizata të shoqërisë civile që ofrojnë ndihmë ndaj viktimave të krimit të organizuar dhe trafikimit si dhe OJF që veprojnë në fushën e rehabilitimit të shtresave në nevojë, përdoruesve të substancave narkotike apo viktimave të trafikimit, të cilat kanë një histori aktive të paktën trevjeçare në fushat përkatëse.

AAPSK nënvizon se kjo thirrje është një mundësi për këdo që ka një ide të vlefshme dhe vizion për ta kthyer një pronë të konfiskuar në një hapësirë që i shërben të mirës publike.

Të interesuarit duhet të dorëzojnë projekt-idetë pranë AAPSK brenda 20 ditëve nga data e publikimit të thirrjes. Aplikimi duhet të përmbajë: përshkrimin e idesë dhe qëllimin; objektivat dhe grupin përfitues; formën e përdorimit të pronës; afatet e zbatimit; si edhe kapacitetet e zbatuesit dhe partnerët e mundshëm.

Propozimet mund të jenë të thjeshta në përmbajtje, por duhet të tregojnë qartësisht ndikimin që parashikohet dhe mënyrën sesi prona e konfiskuar mund të shndërrohet në një vlerë të shtuar për komunitetin. AAPSK do të ofrojë mbështetje orientuese për të gjithë aplikuesit gjatë gjithë periudhës së thirrjes.

/gj.m/j.p/

The post Nga krimi te shërbimi ndaj komunitetit, AAPSK hap thirrjen për projekt-ide sociale mbi pasuritë e konfiskuara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ruajtja e trashëgimisë kinematografike të Shqipërisë nga raftet e arkivave deri te sallat e kinemasë

TIRANË, 29 qershor /ATSH/ Një pajisje e re Moviola, e instaluar në një nga mjediset e Arkivit Kombëtar të Filmit në Shqipëri, tani mund të zbulojë çdo dëmtim apo gabim, si dhe të vëzhgojë kimikatet, tensionin e filmit, rezistencën dhe gjendjen fizike në një kontroll rutinë për secilin prej 40.000 akteve të filmit 35 mm – mbi 11 milionë metra pamje të ruajtura në bobina metalike.

Pasi vendoset në pajisjen e kontrollit, ajo nxjerr në pah dhe regjistron gabimet, duke rritur vëmendjen e specialistit përmes zbulimit të defekteve dhe anomalive, dhe duke i orientuar drejt kuadrit të dëmtuar, duke ngadalësuar fillimisht procesin e rrotullimit.

Me një palë doreza të bardha të bëra prej pambuku dhe materiali sintetik, Hermelina Troqe, një inxhiniere kimiste dhe specialiste e mirëmbajtjes dhe restaurimit të filmit 35 mm, mbikëqyr procesin e inspektimit pasi i lag dorezat me alkool. “Alkooli zbut trysninë mbi filmin dhe dorezat duhet të jenë prej materiali që nuk krijon forca elektrostatike”, shpjegon ajo, duke demonstruar procedurën e punës. Ky është një nga hapat kryesorë përpara restaurimit, skanimit dhe digjitalizimit të filmave.

“Përmes këtij procesi, ne pastrojmë, kontrollojmë dhe masim aciditetin, sepse nëse aciditeti është i lartë, ai ndryshon tonalitetin e ngjyrës. Në një farë mënyre, Moviola mund të na tregojë nëse një film është “i sëmurë”; nëse rezistenca është e ulët dhe kimikatet e kanë dëmtuar celulozën, filmi bëhet përparësi për skanim dhe restaurim. Kjo pajisje ndihmon në zbulimin e problemeve që nuk mund të identifikoheshin më parë, duke zvogëluar gabimet e bëra nga syri i njeriut”, thotë Troqe.

Moviola u sigurua falë programit “BE për kulturën”. Ndërhyrja në Arkivin Kombëtar të Filmit u përqendrua te përmirësimi i pajisjeve të restaurimit dhe digjitalizimit, të cilat janë thelbësore për ruajtjen e trashëgimisë kinematografike të Shqipërisë. Zbatimi i teknologjisë së re të përparuar ka rritur ndjeshëm efikasitetin dhe saktësinë e procesit të konservimit të filmit, duke zvogëluar rrezikun e dëmtimit fizik të materialeve dhe duke siguruar qasje afatgjatë për publikun.

Më parë, ky proces kontrolli kryhej duke përdorur pajisje telekine, të cilat ofronin cilësi më të ulët të imazhit. Pas procedurës së inspektimit dhe sigurimit të mirëmbajtjes së tyre, filmat transferohen në një mjedis tjetër, ku përdoren pajisje të tjera për skanim dhe ruajtje. Në monitor mund të shihet një imazh nga filmi “Tokë e përgjakur”, ndërsa skaneri i ri rrotullues Blackmagic Cintel skanon filmin bardh-e-zi të vitit 1976 në kohë reale, me 24 kuadro për sekondë. Përveç tij, pajisjet e ruajtjes e regjistrojnë filmin në format 4K me rezolucion të lartë.

“Pasi skanohet një film, zbatohet korrigjimi bazë i ngjyrave dhe ai konvertohet në formatin MXF. Pastaj prodhojmë tri kopje: një me cilësi të lartë, një version MP4 për përdorim në kompjuter dhe një kopje MP4 me filigran dhe kode kohore për studiuesit. Krahas skanerit dhe kompjuterit, pajisje të tjera të vlefshme të ofruara nga programi “BE për kulturën” përfshijnë disqet e ngurta 180 terabajt. Gjithashtu, kemi marrë kaseta LTO, një teknologji e ruajtjes së të dhënave në shirit magnetik. Çdo film i skanuar transferohet në dy kopje në kasata LTO , duke ndjekur standardet ndërkombëtare të arkivimit: njëra mbahet këtu dhe tjetra dërgohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, duke garantuar që, në rast fatkeqësie, të mos i humbasim”, shpjegon Erand Muça, specialist audiovizual.

Me më shumë se 100 kaseta LTO të dhuruara, arkivi aktualisht përdor 16 kaseta në vit, duke siguruar ruajtjen e të dhënave për afërsisht shtatë deri në tetë vitet e ardhshme. Një kompjuter tjetër përdoret për restaurimin e filmave. Në ekranin e tij shfaqet një imazh i Ndriçim Xhepës në një kuadër të dëmtuar nga filmi “Telefonata e një mëngjesi”.

Kjo teknologji e re dhe e përparuar ka rritur ndjeshëm efikasitetin dhe saktësinë e procesit të konservimit të filmit, duke zvogëluar rrezikun e dëmtimit fizik të materialeve dhe duke siguruar qasje afatgjatë për publikun.

“Përmes programit “BE për kulturën”, morëm pajisjen Moviola, skanerin, disqet e ngurta dhe kasetat LTO — të gjitha pjesë e një zinxhiri. Hapi i parë është kontrollimi i filmit analog, i dyti është përdorimi i disqeve të ngurta ose serverëve të përkohshëm për përpunim dhe i treti është ruajtja e tyre në kaseta LTO pas skanimit. Këto janë hallkat e një zinxhiri që siguron trashëgiminë tonë të arkivit të filmit”, shton Troqe.

Kinemaja brenda Arkivit të Filmit ilustron se si të gjitha këto procese ruajnë dhe rrisin cilësinë e filmave, duke dokumentuar historinë e vendit në shekullin e 20-të përmes imazheve në lëvizje. Filma si “Kapedani” , “Gjeneral Gramafoni” dhe “Kthimi i ushtrisë së vdekur” kanë kaluar të gjithë nëpër këtë pajisje, ndërsa arkivi aktualisht mban rreth 320 filma artistikë, 220 filma të animuar, 1.200 dokumentarë dhe 2.000 filma të huaj. Koleksioni shtrihet pas në kohë, me pamje të rralla që datojnë nga vitet 1920, duke e bërë atë kujdestarin e vetëm të trashëgimisë filmike të Shqipërisë.

Përveç pajisjeve të teknologjisë së fundit, kjo ndërhyrje restauroi edhe ish-ndërtesën e Kinostudios, duke ruajtur elementët e saj arkitektonikë klasikë — pikërisht vendin ku u formësua dhe u ushqye identiteti kinematografik i Shqipërisë.

Programi “BE për kulturën” financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime Projektesh ( UNOPS ) në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Ai përqendrohet te rinovimi dhe rivitalizimi i vendeve kryesore të trashëgimisë kulturore të dëmtuara nga tërmeti dhe përfaqëson një nga programet më të mëdha të trashëgimisë kulturore të financuara nga BE-ja, me një buxhet të përgjithshëm prej 40 milionë eurosh. Programi mbështet gjithashtu sipërmarrjen vendore, artizanatin dhe nismat kulturore të lidhura me vendet e përzgjedhura përmes ndarjes së granteve – duke siguruar një nxitje të drejtpërdrejtë për ekonominë vendore.

/a.f/

The post Ruajtja e trashëgimisë kinematografike të Shqipërisë nga raftet e arkivave deri te sallat e kinemasë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përfundon projekti dyvjeçar holandez për mbështetjen e SPAK

TIRANË, 26 qershor /ATSH/ Përfundoi sot projekti “Forcimi i SPO-së”, një iniciativë e financuar nga MATRA dhe e udhëhequr nga CILC Holanda.

Në ceremoni morën pjesë edhe drejtuesi i SPAK, Altin Dumani dhe ambasadori i Holandës në Tiranë, Reinout Vos.

Gjatë dy viteve të fundit, ky projekt ka mbështetur Strukturën Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) duke trajnuar prokurorë dhe staf administrativ, duke pilotuar metoda të reja pune dhe duke ndarë praktikat më të mira holandeze.

Gjithashtu sot u dorëzuan licencat për ‘Analyst Notebook’ për të mbështetur projektin e ri të fokusuar në hetimet financiare.

Ky partneritet pasqyron angazhimin tonë të fortë dhe të përbashkët për të mbështetur sundimin e ligjit, bën të ditur Ambasada holandeze.

1 nga 3

/gj.m//a.f//r.e/

The post Përfundon projekti dyvjeçar holandez për mbështetjen e SPAK appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOTO/ Egli Tako paralajmëron projektin e ri muzikor, ja me kë do bashkëpunojë

By: D Marku
26 June 2025 at 13:19

Pas eksperiencës së saj në Big Brother VIP Albania, Egli Tako është gati të rikthehet në skenën muzikore me një projekt të ri. Këtë herë, ajo vjen në një bashkëpunim surprizë me këngëtarin Sergio.

Kënga e re, e cila pritet të publikohet së shpejti, ka zgjuar menjëherë interesin e ndjekësve.

Egli ndau në Instagram disa momente ekskluzive nga xhirimet e videoklipit dhe publikoi një pjesë të këngës, duke lënë të kuptohet se ky projekt do të jetë ndryshe nga ato që ka realizuar më parë.

Detaje të tjera rreth datës së publikimit dhe titullit të këngës pritet të zbulohen së shpejti.

The post FOTO/ Egli Tako paralajmëron projektin e ri muzikor, ja me kë do bashkëpunojë appeared first on Albeu.com.

“EU4Migration”, Lungarotti: Forcohen kapacitetet për menaxhimin e migracionit dhe azilit

TIRANË, 18 qershor/ATSH/ Ministria e Brendshme dhe delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, si edhe IOM & UNHCR zhvilluan sot një aktivitet ku u prezantua projekti “EU4Migration”.

Koordinatorja e IOM për Ballkanin Perëndimor Laura Lungarotti u shpreh gjatë fjalës së saj se projekti ka për synim që ta afrojë Shqipërinë më pranë BE-së.

Ajo theksoi se bashkëpunimi me Frontex dhe agjenci të tjera të BE-së për menaxhimin e kufijve, bëjnë që ky projekt të forcojë kapacitetet kombëtare për menaxhimin e migracionit dhe sistemit të azilit.

“Më e rëndësishmja është që ky projekt është për njerëzit. Është për gjetjen e zgjidhjeve për gratë që ikin nga konfliktet apo udhëtojnë të vetme, për fëmijët e pashoqëruar ose të ndarë, për migrantët që dëshirojnë të kthehen në vendin e origjinës sepse nuk mund të qëndrojnë ligjërisht në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh ajo.

Lungarotti shtoi se “ky projekt bazohet në partneritete si partneriteti me qeverinë shqiptare, partneriteti me Bashkimin Evropian, por edhe partneritetet mes dy agjencive të OKB-së, të cilat po përdorin avantazhet e tyre për të mbështetur dhe mbrojtur njerëzit në lëvizje. Është një partneritet që synon ta sjellë Shqipërinë edhe një hap më afër Bashkimit Evropian, sepse, siç dihet, migracioni është një ndër dosjet kyçe të procesit të anëtarësimi”.

“Ne në IOM e shohim migracionin si një mundësi. Pse? Sepse bazohet në të drejtën themelore për lëvizje të lirë, dhe besojmë se, nëse qeveriset në mënyrë efikase, migracioni mund të sjellë vlera të shtuara dhe zhvillim për të gjitha vendet. Por natyrisht e pranojmë që migracioni mund të përbëjë një sfidë për politikëbërësit, për punonjësit në terren dhe për të gjithë ata që merren veçanërisht me migracionin e parregullt.

Ballkani Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, është përballur me shumë sfida, por ka arritur t’u përgjigjet dhe të shndërrojë një pjesë të tyre në mundësi”, vijoi ajo.

Koordinatorja e IOM për Ballkanin Perëndimor nënvizoi se “ky projekt “BE për Migracionin” për Shqipërinë e çon në një nivel tjetër këtë angazhim dhe do të thellohet më tej në të gjitha këto fusha ku Ballkani Perëndimor tashmë ka bërë përparime të ndjeshme”.

“Ka një komponent shumë të fortë për mbrojtjen efektive të migrantëve të cenueshëm dhe refugjatëve me fokus të veçantë, siç e përmendi edhe zëvendësministri, te fëmijët e pashoqëruar ose të ndarë, gratë që udhëtojnë të vetme dhe viktimat e trafikimit. Po ashtu, projekti përmirëson dimensionin e zgjidhjeve, përfshirë kthimin dhe ri-integrimin, nga Shqipëria dhe nga Ballkani Perëndimor në mënyrë të sigurt, të bazuar në të drejta dhe me dinjitet dhe, shpresojmë, në mënyrë të qëndrueshme”, pohoi Langarotti.

“Së fundi, por jo për nga rëndësia, ai forcon bashkëpunimin rajonal në menaxhimin e flukseve të përziera migratore. Ballkani Perëndimor ka bërë përparim të ndjeshëm në këtë aspekt vetëm në vitin 2024 kemi parë një ulje të konsiderueshme të hyrjeve të parregullta në të gjitha vendet e rajonit. Projekti ka gjithashtu një komponent të fuqishëm për përmirësimin e sistemeve dhe të infrastrukturës”, shtoi ajo.

1 nga 8
Zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, foto: Florian Abazaj
Zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, foto: Florian Abazaj

/e.i/j.p/

The post “EU4Migration”, Lungarotti: Forcohen kapacitetet për menaxhimin e migracionit dhe azilit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Denaj në Konispol: Projekti i sistemit të ujitjes me presion për 2,215 hektarë tokë bujqësore

TIRANË, 14 qershor /ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimut Rural, Anila Denaj ishte sot në Konsipol, ku bashkë me kryetarin e bashkisë, Ergest Dule, zv.ministrin e Bujqësisë, Dhimiter Kote, deputetin e zgjedhur Ardit Bido dhe përfaqësues të Bankës Botërore dhe fermerë të zonës diskutuan për projektin e sistemit të ujitjes me presion, që do të realizohet me financim të Qeverisë Shqiptare.

Denaj u shpreh se, ky projekt do të sigurojë ujitjen e 2,215 hektarëve tokë bujqësore, kryesisht me kultura agrumore, përmes një sistemi modern e efikas që ul ndjeshëm koston e ujitjes dhe eliminon humbjet e ujit.

Krahas ndërtimit të sistemit nën presion, shtoi Denaj, projekti parashikon ndërhyrje edhe në sistemin kryesor dhe sekondar të ujitjes.

“Qasja e MBZHR është që ndërhyrjet në zonën Konispol–Xarrë të jenë të integruara, duke përfshirë edhe digjitalizimin e menaxhimit të ujitjes, si pjesë e vizionit për një bujqësi të qëndrueshme dhe moderne”, theksoi Denaj. /j.p/

The post Denaj në Konispol: Projekti i sistemit të ujitjes me presion për 2,215 hektarë tokë bujqësore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Egli Tako dhe Fifi ndahen për shkak të mosmarrëveshjeve financiare, fshijnë projektet e përbashkëta

By: gaze tare
9 June 2025 at 08:10

Pas muajsh bashkëpunimi dhe lidhjeje të ngushtë pas “Big Brother VIP”, Egli Tako dhe Fifi duket se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre personale dhe profesionale.

Të dyja kanë ndërprerë çdo kontakt dhe kanë fshirë nga platformat muzikore projektet e përbashkëta “Shuj Shuj” dhe “Ku je nis”, duke lënë fansat të habitur.

Burime pranë “Prive” raportojnë se konflikti ka lindur për shkak të ndarjes së fitimeve nga kënga, ku Fifi dyshohet se kishte investuar personalisht në videoklip, gjë që ka shkaktuar tension mes dyshes.

Asnjë nga artistet nuk ka dhënë ndonjë koment publik, duke lënë të hapur dyshimet se problemi është më shumë personal dhe financiar.

The post Egli Tako dhe Fifi ndahen për shkak të mosmarrëveshjeve financiare, fshijnë projektet e përbashkëta appeared first on iconstyle.al.

Katër shkolla të reja profesionale përfitojnë nga projekti “Aftësi për Punë S4J”

TIRANË, 6 qershor/ATSH/ Projekti “Aftësi për Punë – Skills for Jobs (S4J)”, i mbështetur nga qeveria zvicerane përmes ambasadës së Zvicrës në Shqipëri, vijon të zgjerohet duke përfshirë katër shkolla të reja profesionale në rrjetin e tij mbështetës.

Shkollat nga qytetet e Shkodrës, Dibrës, Beratit dhe Korçës do të jenë përfituese të këtij zgjerimi strategjik që synon të sjellë risi dhe cilësi më të lartë në arsimin dhe trajnimin profesional (ATP).

Këto institucione do të përfitojnë nga transferimi i njohurive dhe përvojave të mira të akumuluara gjatë fazave të mëparshme të projektit, si dhe nga aplikimi i qasjeve të reja inovative dhe modeli i suksesshëm i arsimit dhe trajnimit profesional dual, një sistem që kombinon mësimin në klasë me praktikën në vendin e punës.

“Ne mbetemi të përkushtuar për përmirësimin e arsimit dhe trajnimit profesional në Shqipëri. Zgjerimi i projektit S4J është një hap tjetër konkret në këtë drejtim”, u shpreh Philipp Arnold, zëvendës shef i Misionit në ambasadën e Zvicrës gjatë aktivitetit të mbajtur, në Tiranë, ku e pranishme ishte edhe zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani.

Projekti “Aftësi për Punë” ka për qëllim të afrojë më shumë të rinjtë me tregun e punës, duke i pajisur ata me aftësi praktike dhe të përditësuara sipas nevojave të sektorëve ekonomikë.

Përmes bashkëpunimit të ngushtë me bizneset, projektimi i kurrikulave dhe organizimi i praktikave profesionale bëhen më të përshtatura dhe më efektive për punësimin e të rinjve.

Kjo nismë është pjesë e angazhimit afatgjatë të Zvicrës për të mbështetur reformën e arsimit profesional në Shqipëri, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mundësive për të rinjtë në vend. /a.g/

1 nga 4

The post Katër shkolla të reja profesionale përfitojnë nga projekti “Aftësi për Punë S4J” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Projekti SCOPE III/ Partneriteti strategjik ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë Federale Gjermane

27 May 2025 at 15:56

Me nisjen zyrtare të projektit SCOPE III, u konfirmua një nismë strategjike që synon modernizimin e mëtejshëm të kapaciteteve policore dhe forcimin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë takimit ndërmjet Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, dhe Shefit të Departamentit të Luftës kundër Kriminalitetit në Policinë Federale Gjermane, Mathias Schaef, njëherazi edhe drejtues i projektit, u theksua se partneriteti me Policinë Federale Gjermane është kthyer në një nga shtyllat më të qëndrueshme dhe të besueshme të reformimit të sigurisë në Shqipëri.

Nisja e fazës së tretë është konfirmim i një besimi të ndërsjellë dhe i një partneriteti strategjik që i kalon kufijtë teknikë”. Gjatë takimit, Drejtor Proda u shpreh: “Në drejtimin e z. Schaef, projektet SCOPE I dhe II kanë sjellë rezultate konkrete dhe ndikim të drejtpërdrejtë në profesionalizimin dhe transformimin e strukturave tona.

Në kuadrin e projektit SCOPE III përfshihen nisma konkrete si: dixhitalizimi i trajnimeve, zbatimi i inteligjencës artificiale, ngritja e strukturave rajonale shkencore, shkëmbimi i hetuesve, forcimi i sigurisë kibernetike dhe përfshirja në role udhëheqëse në kuadër të platformës EMPACT.

Ky projekt, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe menaxhimin e Policisë Federale Gjermane, konfirmon rolin gjithnjë e më aktiv të Policisë së Shtetit në garantimin e sigurisë rajonale dhe ndërtimin e standardeve europiane të zbatimit të ligjit.

The post Projekti SCOPE III/ Partneriteti strategjik ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë Federale Gjermane appeared first on Sot News | Lajme.

Vlora 24 orë pa ujë, ja arsyeja

By: gjergji
26 May 2025 at 13:00

Për 24 orë Vlora do të mbetet pa ujë, për shkak të punimeve që do të kryhen për ujësjellësin e ri të qytetit bregdetar. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë, përmes një njoftimi për mediat. “Stakimi i stacioneve të pompimit, të martën në datë 27 Maj dhe të […]

The post Vlora 24 orë pa ujë, ja arsyeja appeared first on BoldNews.al.

Media shqiptare përballë ‘Dezinformimit’, Krasniqi: Raportim i duhur në informimin e publikut

TIRANË, 22 maj/ATSH/ Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe organizata “Faktoje” përmbyllën sot me një tryezë projektin “Dezinformimi në kohë lufte dhe mjetet për verifikimin e përmbajtjeve”.

Tryeza bëri bashkë përfaqësues të shoqërisë civile, Parlamentit dhe gazetarë, të cilët u përfshinë në diskutime konstruktive mbi transparencën e pronësisë së medias online dhe forcimin e një gazetarie profesionale në shërbim të publikut.

Ky projekt ka përfshirë një cikël trajnimesh me gazetarë në qytetet e Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit, të cilët janë njohur me të dhëna dhe informacione interesante dhe të vlefshme mbi luftën kundër fenomenit të Dezinformimit.

Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi e cilësoi tryezën e stome produktive, teksa theksoi se “gjetjet e prezantuara sot nga “Faktoje” treguan se ndërgjegjësimi i gazetarëve për pasojat që sjell ky fenomen në deformimin e opinionit publik, është vetëm një hap, në një betejë që duhet marrë shumë seriozisht”.

“Nuk do të resht së bëri thirrje medias për raportim profesional, për dhënien e informacionit të konfirmuar nga shumë burime dhe të saktë, për përgjegjshmëri dhe rëndësinë që ka raportimi i duhur në informimin e publikut”, tha Krasniqi.

Krasniqi u shpreh se “jemi gjithmonë përkrah edhe të nismave të tilla si kjo e “Faktoje”, që realizoi një sërë trajnimesh të gazetarëve për fenomenin e Dezinformimit në kohë lufte, edhe pse kjo nuk hyn në fushën legjislative e as të ekspertizës tonë”.

Dezinformimi si fenomen nuk është i ri, por së fundmi, sidomos me mjetet e reja teknologjike që kanë gjetur zhvillim dhe përdorim në media, po përhapet për të ndikuar opinionin, politikat e vendimmarrjet e deri tek ndërhyrje në proceset zgjedhore.

Dezinformimi përcjell në mënyrë të qëllimshme mesazhe, përmbajtje të shkruara apo video sikundër narrativa që nuk i përgjigjen së vërtetës, dhe verifikimi i fakteve merr rëndësi në media për të shmangur sa më shumë ndikime të tilla.

Organizata “Faktoje” nga e cila u krye ky trajnim është organizata e parë dhe vetme e verifikimit të fakteve në Shqipëri. Puna e saj fokusohet kryesisht tek verifikimi i deklaratave dhe premtimeve të politikanëve si dhe tek verifikimi apo përgënjeshtrimi i narrativave dezinformuese në vend dhe rajon. Po ashtu, “Faktoje” fokusohet edhe në çështje globale që kanë interes publik të gjerë si psh lufta në Ukrainë, në Gaza etj.

/k.s/a.f/

 

 

 

The post Media shqiptare përballë ‘Dezinformimit’, Krasniqi: Raportim i duhur në informimin e publikut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vuçiç: Nuk ka vonesa e as falsifikim për projektin e Kushnerit në Beograd

By: Ardit
16 May 2025 at 14:57

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ka mohuar se ka vonesë në planet e kompanisë së Jared Kushnerit, dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, për ndërtimin e një hoteli luksoz në vendin e kompleksit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë jugosllave, në qendër të Beogradit. Goran Vasiç, drejtor i përkohshëm i këtij institucioni, u arrestua […]

The post Vuçiç: Nuk ka vonesa e as falsifikim për projektin e Kushnerit në Beograd appeared first on BoldNews.al.

Egli Tako paralajmëron ndjekësit në një nga fotografitë e fundit: Ku, çka, pse?

By: D Marku
12 May 2025 at 17:55

Egli Tako po vazhdon të jetë shumë e komentuar në media edhe pse kanë kaluar disa javë që nga përfundimi i Big Brother VIP Albania 4.

Ajo po përflitet vazhdimisht për raportin me Gjestin, e ndër tjerash edhe për karrierën profesionale.

E njëjta duket se ka nisur punën për projekte të reja dhe për këtë arsye ka qenë për disa ditë në Prishtinë.

Në një postim të ri të shpërndarë në InstaStory, bukuroshja paralajmëron diçka për publikun.

Megjithatë, nuk ka dhënë detaje shtesë se për çfarë konkretisht bëhet fjalë.

“Ku, çka, pse? Sonte…”, ka shkruar ajo.

Mbetet për t’u parë nëse në këtë ditë do të lansohet ndonjë projekt i ri nga Tako.

The post Egli Tako paralajmëron ndjekësit në një nga fotografitë e fundit: Ku, çka, pse? appeared first on Albeu.com.

Stadiumi i ri i Kavajës, shpallet projekti fitues për impiantin sportiv të qytetit

TIRANË, 9 maj /ATSH/ Qyteti i Kavajës do të ketë së shpejti një stadium të ri futbolli, i cili do të ndërtohet mbi bazën e një projekti ambicioz dhe bashkëkohor.

Projekti fitues, i shpallur në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në prani të përfaqësuesve të FSHF-së, Bashkisë së Kavajës, arkitektëve vendas e të huaj, si dhe studios arkitekturore “Focus Architecture”, sjell një vizion të ri për impiantin sportiv të qytetit.

Stadiumi i ri do të jetë i kategorisë 4 sipas standardeve të UEFA-s, niveli më i lartë për infrastrukturën futbollistike. Ai do të jetë i përshtatshëm për zhvillimin e ndeshjeve në të gjitha kategoritë, duke përfshirë edhe ato ndërkombëtare.

Përtej funksionit sportiv, projekti përfshin edhe hapësira të dedikuara për komunitetin, me ambiente që mund të shfrytëzohen për aktivitete të ndryshme publike apo sociale. Arkitektura moderne, efikasiteti funksional dhe integrimi me hapësirat urbane e kthejnë këtë impiant në një qendër të rëndësishme për Kavajën.

Ky investim i përbashkët mes Federatës së Futbollit dhe Bashkisë së Kavajës synon të vendosë një standard të ri për infrastrukturën sportive në qytetet e vogla shqiptare.

/r.e/a.f/

The post Stadiumi i ri i Kavajës, shpallet projekti fitues për impiantin sportiv të qytetit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Projekti i arkitektit Casamonti në aeroportin e Tiranës, Rama: Do të jetë ndër më të bukurit e Europës

 

TIRANË, 9 maj/ATSH/ Aeroporti Ndërkombëtar të Tiranës, i cili është sot më i madhi në rajon për numër pasagjerësh, po transformohet edhe në një ndër më të bukurit e Europës, falë projektit inovativ të arkitektit të famshëm italian, Marco Casamonti.

Një shesh i madh e i bukur këmbësorësh në hyrje-daljen e aeroportit, së bashku me një parkim të ri nëntokësor për mbi 1000 automjete, do të jenë në dispozicion të udhëtarëve e turistëve, të cilët e kanë bërë aeroportin tonë, kampionin e rajonit, me rritjen më të lartë mes aeroporteve të Europës, në vitet pas pandemisë.

Kryeministri Edi Rama ishte sot në aeroport ku u njoh nga arkitekti italian Marco Casamonti me punën e realizuar deri më tani.

“Ky është vetëm fillimi dhe do të zgjatohet për 500 metra deri tek kulla. Do të eleminojmë të gjitha parkingjet këtu pas dhe do të shkojë edhe 500 metra më tej me këtë mbulim. Tani do të na duhet të përfundojmë me xhamat dhe ndriçimin. Të kam dërguar dhe një video dhe gjatë natës ndriçohet e gjitha. Do të përdorim këtë (fasada e jashtme) për të shkruar dhe për të treguar pamje nga Tirana. Tani mungojnë vetëm xhamat e kuq dhe ky shesh do të jetë flamuri i kuq shqiptar me një gjatësi gjysmë kilometri, me granit e mermer, e madhe, me një shqiponjë që lëviz” – shpjegoi ai teksa dha detaje mbi parkingun e madh nëntokësor.

“Poshtë ka dy kate parking me një gjatësi thuajse 1 km dhe hyn direkt në terminal. Parkon brenda dhe shkon direkt në terminal. Parkimi ka 1000 vende. Të gjitha makinat do të shkojnë poshtë dhe këtu do jetë vetëm pedonale”, u shpreh ai.

Më pas, arkitekti dhe grupi i punës shpjeguan disa nga veçoritë që do të ketë sheshi, arkitektura e të cilit do të ndërthuret me elementë kombëtarë.

“Sheshi do të jetë vetëm kuq e zi, flamuri shqiptar më  i madh i ndërtuar me pixel. Nga brenda do të ketë dhe objekte të mëdha e të vogla, ndërsa nga jashtë do të jetë një xhevahir. Ky do të jetë një shesh i mbuluar.  Unë dua që të ndërtoj aeroportin më të bukur të Europës”,  u shpreh arkitekti Casamonti, teksa cilësoi se edhe parkingu do të jetë i veshur në të njëjtën mënyrë, duke krijuar  një ndërtim i unifikuar.

Ndërkohë, Kryeministri Rama vlerësoi punën e bërë dhe u shpreh se aeroporti do të jetë ndër më të bukurit në Europë. “I paparë. Do të jetë më i bukuri në Europë, por edhe fiton goxha hapësirë terminali”,  u shpreh Kryeministri.

k.s/j.p/

The post Projekti i arkitektit Casamonti në aeroportin e Tiranës, Rama: Do të jetë ndër më të bukurit e Europës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Akademia e Shkencave finalizon diskutimet për vëllimin e dytë të “Historisë së shqiptarëve”

TIRANË, 8 maj/ATSH/ Në Akademinë e Shkencave u mblodh sot redaksia qendrore e projektit madhor “Historia e shqiptarëve”, e përbërë nga akademikët Pëllumb Xhufi, Paskal Milo, Ferit Duka, Neritan Ceka dhe koordinatorët përkatës.

Ky takim shënoi përmbylljen e ciklit të diskutimeve për vëllimin e dytë të kësaj vepre enciklopedike.

Në diskutimet e zhvilluara në redaksi, kryetari i Komisionit të Historisë, prof. dr. Paskal Milo dhe kryetari i Komisionit të Arkeologjisë prof. Neritan Ceka vlerësuan punën e mirë të akad. Pëllumb Xhufit në përmbajtjen e kapitujve që kanë të bëjnë me periudhën e Skënderbeut në tekstin e “Historisë së shqiptarëve”: për mënyrën e re të parashtrimit të historisë, jo vetëm si histori politike, por edhe si histori e qytetërimit arbëror të kësaj periudhe.

U vlerësua gjithashtu puna e autorëve për korrigjimin e aspekteve që kanë të bëjnë me çështjet teknike, dhe u vu theksi që më tej të sqarohen termat që përcaktojnë identitetin dhe historinë e vërtetë, mbështetur në burimet njerëzore dhe ekomomike.

Në fund u ra dakord që termat të koordinohen me të gjithë autorët e vëllimit të dytë të “Historisë së shqiptarëve”.

/r.e/a.f/

The post Akademia e Shkencave finalizon diskutimet për vëllimin e dytë të “Historisë së shqiptarëve” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Çdo vonesë, mund të konvertohet në viktima”/ Epidemiologu ngre alarmin: Çelësi për të shpëtuar jetë…

27 April 2025 at 20:01

Epidemiologu Dritan Ulqinaku, i ftuar në një intervistë televizive ka folur lidhur me projektin e trajnimeve për reagimin ndaj incidenteve kimike të mëdha, materialeve të rrezikshme ose sulmeve nukleare. Ky trajnim u monitorua nga përfaqësues ndërkombëtarë, të cilët do të nxjerrin në pah gjërat që janë bërë mirë, si dhe problematikat që në një rast real duhet të minimizohen.

Ai tregoi për rastin kur u simulua një incident kimik në një fabrikë dhe u praktikua reagimi në lidhje me të. “Pamë një demonstrim të një incidenti kimik që mund të ndodhë në ndonjë fabrikë. Qëllimi i këtij ushtrimi ishte të shikonim si do të konvergonim dhe si do të bashkëpunonim, jo vetëm ekipet e ndihmës së parë, por edhe me repartin e zjarrfikësve. Ekipi është i përgatitur dhe secili individ e di pozicionin e tij. Isha si drejtues i ushtrimit dhe e them me kënaqësi që kemi të bëjmë me njerëz të kualifikuar, që realisht mund t’u besohet jeta.

Fokusi është shpëtimi i sa më shumë jetëve, duke mos rrezikuar personelin shëndetësor, i cili duhet të dijë të mbrojë veten, të dijë të përdorë paisjet personale mbrojtëse dhe, padiskutim, t’u japë ndihmën e shpejtë atyre që kanë nevojë dhe të mundësojë shmangien e viktimave të mundshme nga një menaxhim jo i mirë”, tha Ulqinaku. Ai theksoi se çdo vonesë në reagim sjell predispozita për humbjen e jetëve dhe se reagimi duhet të jetë në përputhje me rregullat për të qenë sa më efikas.

“Çdo vonesë, çdo mosqasje e duhur mund të konvertohet në viktima. Prandaj kishim një grup vëzhguesish ndërkombëtarë për të thënë se ku vepruam mirë dhe ku dështuam dhe duhet të përmirësohemi, që nga koha e reagimit, mënyra e veshjes, kohëzgjatja e veshjes, mënyra e trajtimit, mënyra e detektimit të lëndëve kontaminuese. Pra, janë të gjitha këto elemente që do të vlerësohen për të dhënë një tabelë të qartë për këtë punë. Ky është dhe ushtrimi që, në të ardhmen dhe në raste konkrete, të gabojmë sa më pak”, përfundoi epidemiologu.

The post “Çdo vonesë, mund të konvertohet në viktima”/ Epidemiologu ngre alarmin: Çelësi për të shpëtuar jetë… appeared first on Sot News | Lajme.

“Fshati prishet, Belinda krihet”/ Banorët e Hotolishtit sërish protestë për ndërtimin e rrugës

By: Ardit
27 April 2025 at 10:58

Banorët e Hotolishtit kanë dalë sërish në protestë këtë të dielë, në kundërshtim të projektit të rrugës, pasi kërkojnë shpronësime me çmime më të larta dhe ndërtimin e tunelit. Ata mbajnë parulla në duar kundër projektit, por edhe kundër ministres Belinda Balluku. Nje prej tyre shkruan: “Fshati prishet, Belinda krihet”. Gazetari Osman Stafa deklaron se […]

The post “Fshati prishet, Belinda krihet”/ Banorët e Hotolishtit sërish protestë për ndërtimin e rrugës appeared first on BoldNews.al.

❌
❌