Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit, e kryer në pranverë të këtij viti.
Derisa ata të BE-së mbeten të përqendruar në çështje të sigurisë që lidhen me pushtimin rus të Ukrainës, në Ballkanin Perëndimor më të shqetësuar janë për rritjen e çmimeve të ushqimeve, krimin, korrupsionin dhe cilësinë e kujdesit shëndetësor.
Anketa shpërfaq, gjithashtu, dallime mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, sidomos Serbisë dhe pjesës tjetër të rajonit, për sa i përket optimizmit, besimit në BE, mosbesimit në NATO dhe mbështetjes për anëtarësimin e mundshëm.
Për tre vjet me radhë, më shumë se një e katërta e të anketuarve nga 27 vende pajtohen se lufta në Ukrainë përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e BE-së, ndërsa një e pesta i jep përparësi mbrojtjes dhe sigurisë.
Ballkani Perëndimor, në anën tjetër, përqendrohet te mbijetesa e përditshme.
Krahasuar me anketën e njëjtë të kryer në vjeshtë, Maqedonia e Veriut regjistroi rritjen më të madhe të shqetësimeve në lidhje me krimin, ndërsa Kosova regjistroi rritjen më të madhe të shqetësimeve në lidhje me rritjen e çmimeve.

Kosova dallohet krahasuar me pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor për optimizmin, ku 76 për qind e të anketuarve shprehen të kënaqur me tregun e punës.
Rreth 40 për qind e të anketuarve në vendet e tjera mendojnë se mundësia për të gjetur punë në vendin e tyre është e mirë, që është në përputhje me mesataren e Bashkimit Evropian.
Krahasuar me sondazhin e Eurobarometrit nĂ« vjeshtĂ«, ShqipĂ«ria shĂ«non rritjen mĂ« tĂ« madhe tĂ« optimizmit â pĂ«r 17 pĂ«r qind, ndĂ«rsa Bosnje dhe Hercegovina rritjen mĂ« tĂ« madhe tĂ« pesimizmit â pĂ«r 6 pĂ«r qind.

Sa i përket gjendjes së përgjithshme në vend, dy të tretat e të anketuarve në Serbi mendojnë se ajo është e keqe. Njëkohësisht, kjo është edhe rritja më e madhe e perceptimit negativ: 19 për qind.
Ndryshe nga të tjerët, 80 për qind e të anketuarve në Kosovë e kanë vlerësuar gjendjen në vendin e tyre si të mirë.
Pesimizmi pĂ«r kĂ«tĂ« çështje Ă«shtĂ« rritur mĂ« sĂ« shumti nĂ« Serbi â pĂ«r 19 pĂ«r qind â krahasuar me tetorin e vitit 2024.

Të anketuarit në Kosovë dhe në Mal të Zi janë optimistë sa i përket drejtimit që po ndjekin vendet e tyre.
NdĂ«rkohĂ«, nĂ« Bosnje dhe HercegovinĂ« Ă«shtĂ« rritur ndjeshĂ«m pesimizmi â 14% mĂ« shumĂ« njerĂ«z se nĂ« vjeshtĂ«n e vitit 2024 mendojnĂ« se vendi Ă«shtĂ« nĂ« rrugĂ« tĂ« gabuar.
Rritje e ngjashme e mendimit negativ është shënuar edhe në Serbi, me 11%.

Ndërsa shumica e qytetarëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor besojnë se jeta e tyre nuk do të ndryshojë vitin e ardhshëm, në Kosovë dhe në Shqipëri dominon optimizmi.
Në këto dy vende, shumica besojnë se jeta e tyre do të përmirësohet, ndërsa çdo i pesti i anketuar në Serbi dhe në Maqedoni të Veriut ka frikë se e ardhmja do të jetë më e vështirë.
Në krahasim me të njëjtën anketë të kryer në vjeshtën e vitit 2024, në Mal të Zi është rritur për 20 për qind numri i atyre që mendojnë se gjithçka do të mbetet e njëjtë, ndërsa në pjesën tjetër të rajonit rezultatet janë afërsisht të njëjta.

Në Serbi, Mal të Zi dhe Bosnje e Hercegovinë, shumica e qytetarëve parashikojnë përkeqësim të situatës së përgjithshme në vendet e tyre, gjatë vitit të ardhshëm.
Kosova dhe Shqipëria dallojnë nga ky trend, pasi shumica e të anketuarve presin përmirësim në të ardhmen, madje më shumë se në vjeshtën e kaluar.
Pesimizmi është rritur më së shumti në Bosnje e Hercegovinë, për 6 për qind.
Anëtarësimi në Bashkimin Evropian, ndërkaq, mbetet i dëshirueshëm për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë.
Entuziazmi është më i lartë në Shqipëri dhe Mal të Zi, ku shumica e të anketuarve besojnë se anëtarësimi do të sjellë përfitime për vendet e tyre.
Në Serbi, mendimet për anëtarësimin në BE janë të ndara në mënyrë të barabartë midis atyre që e përkrahin, e kundërshtojnë ose janë indiferentë.
NĂ« Mal tĂ« Zi Ă«shtĂ« shĂ«nuar rritja mĂ« e madhe e optimizmit pĂ«r anĂ«tarĂ«sim nĂ« BE, krahasuar me anketĂ«n e mĂ«parshme tĂ« vjeshtĂ«s â pĂ«r 13 pĂ«r qind.

BE-ja gĂ«zon besim tĂ« madh nĂ« Mal tĂ« Zi, ShqipĂ«ri dhe KosovĂ« â gjĂ« qĂ« pĂ«rputhet me orientimet e tyre proevropiane.
Në anën tjetër, 57 për qind e të anketuarve në Serbi thonë se nuk besojnë në BE.
Sa u përket qytetarëve të BE-së, 52 për qind besojnë në institucionet evropiane, ndërsa 41 për qind nuk besojnë.
NĂ« krahasim me anketĂ«n e mĂ«parshme, besimi ka mbetur thuajse i pandryshuar â me njĂ« rritje pĂ«r 9 pĂ«r qind nĂ« KosovĂ«.

Mungesa e besimit ndaj NATO-s në Serbi është edhe më e theksuar, ku 92 për qind e të anketuarve nuk besojnë në këtë organizatë.
Ndryshe është situata në Kosovë, ku 95 për qind e njerëzve shprehin besim në NATO.

Shumica e qytetarĂ«ve tĂ« BE-sĂ« dhe mbi 60% e banorĂ«ve tĂ« Malit tĂ« Zi dhe MaqedonisĂ« sĂ« Veriut â tĂ« dyja vende anĂ«tare â kanĂ« besim nĂ« AleancĂ«n Veriatlantike.
Rritja mĂ« e madhe e besimit nĂ« NATO Ă«shtĂ« regjistruar nĂ« Bosnje e HercegovinĂ« â pĂ«r 11 pĂ«r qind. /REL/
The post NjĂ« kontinent, dy realitete: NdĂ«rsa nĂ« BE janĂ« tĂ« shqetĂ«suar pĂ«r sigurinĂ« â nĂ« Ballkan, pĂ«rfshirĂ« KosovĂ«n, prioritet Ă«shtĂ« mbijetesa appeared first on Telegrafi.