Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Liderët Bektashi në Ballkan kundër krijimit të “Shtetit Bektashi” në Shqipëri

5 August 2025 at 21:17

Baballarë dhe Dervishë të komunitetit Alevi-Bektashi nga vende të ndryshme të Ballkanit janë shprehur kundër nismës për krijimin e “Shtet Bektashi” nga Edi Rama në Shqipëri, duke e konsideruar si një devijim politik dhe shpirtëror nga mësimet e Bektashizmit. Në një deklaratë të përbashkët të lexuar në Komotiní (Greqi), gjatë një aktiviteti të organizuar nga […]

The post Liderët Bektashi në Ballkan kundër krijimit të “Shtetit Bektashi” në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

SPAK përfundon hetimet për Erion Veliajn

22 July 2025 at 13:56

Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, SPAK ka përfunduar hetimet ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i hetuar për korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie e shpërdorim detyre, ndaj bashkëshortes së tij Ajola Xoxa e gjashtë biznesmenëve të proceduar si dhe ndaj personave të tjerë të dyshuar se janë përfshirë në […]

The post SPAK përfundon hetimet për Erion Veliajn appeared first on Reporter.al.

Sali Berisha, kërkon të mos gjykohet në Strukturën e Posaçme

21 July 2025 at 15:26

Kërkesa e kryetares së trupit gjykues të çështjes penale për korrupsion në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe bashkëshortit të vajzës së tij, Jamarbër Malltezi, u rrëzua nga ana e kryetarit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, Erjon Bani. Megjithatë, trupi gjykues u përball të hënën më 21 korrik me një kërkesë për […]

The post Sali Berisha, kërkon të mos gjykohet në Strukturën e Posaçme appeared first on Reporter.al.

Pas “Shtetit Bektashi”, Rama bën Kishën Ortodokse me kullë 10-katëshe në Tiranë

By: Oldi
13 July 2025 at 16:43

Nga Boldnews.al Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, së shpejti do të ndërtojë një godinë 10-katëshe, në funksion të aktivitetit të saj. Leja e ndërtimit është dhënë rreth dy muaj më parë nga Këshilli i Rregullimit të Territorit (KKT), nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, ndërkohë që vendimi është zbardhur vetëm së fundmi. Leja për kishën […]

The post Pas “Shtetit Bektashi”, Rama bën Kishën Ortodokse me kullë 10-katëshe në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Shteti bektashi në zemër të Tiranës/ Rama: Bektashizmi, një thesar shqiptar që s’do e lemë të shuhet

By: V K
13 July 2025 at 14:54

Gjatë një interviste në dokumentarin e fotoreporit britanik Robert Hackman, kryeministri Edi Rama, ka bërë me dije se shteti bektashi do të ngrihet në zonën ku aktualisht ndodhet kryegjyshata.

Kreu i shtetit shpjegoi se kjo nismë nuk është thjesht simbolike, por një mënyrë për të mbrojtur dhe ruajtur një nga thesaret më të çmuara shpirtërore të vendit.

Shteti i ardhshëm më i vogël në të gjithë botën do të ngrihet në territorin, ku aktualisht ndodhet kryegjyshata botërore bektashiane në kryeqytet.

Detajet u bënë të ditura nga vetë Kryeministri Edi Rama, i cili në dokumentarin e Dritare TV, theksoi se krijimi i këtij shteti do të ishte simbol i ruajtjes së fesë në vend dhe jo vetëm.

“Është vetëm një sipërfaqe e vogël toke, pak hektarë, që ata tashmë e zotërojnë dhe ku kanë qendrën e tyre. Por për Shqipërinë është një pjesë shumë e çmuar e trashëgimisë kombëtare, ndërsa për komunitetin është një garanci që ai do të vazhdojë të ekzistojë pa u zhdukur”, – u shpreh Rama.

Gjithashtu, gjatë intervistës për fotoreporterin britanik, Robert Hackman, kreu i qeverisë shpjegon se kjo nismë nuk është thjesht simbolike, por një mënyrë për të mbrojtur dhe ruajtur një nga thesaret më të çmuara shpirtërore të Shqipërisë.

 

The post Shteti bektashi në zemër të Tiranës/ Rama: Bektashizmi, një thesar shqiptar që s’do e lemë të shuhet appeared first on Albeu.com.

Gjykata e Lartë rrëzon shpresën e Veliajt për lirimin nga qelia

8 July 2025 at 14:21

Pas një seance 2-orëshe mesditën e së martës, Gjykata e Lartë rrëzoi shpresat e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për lirimin nga qelia dhe vendosi që të lërë në fuqi masën e tij të arrestit me burg. Vendimi u mor nga trupa e Kolegjit Penal me relatore gjyqtaren Albana Boksi, pasi dëgjoi argumentet, pjesë e […]

The post Gjykata e Lartë rrëzon shpresën e Veliajt për lirimin nga qelia appeared first on Reporter.al.

Erion Veliaj kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë

8 July 2025 at 07:58

Në orën 12:00, trupa e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, me relatore gjyqtaren Albana Boksi, pritet të mblidhet për të dëgjuar argumentet, pjesë e ankimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenëve, kundër masave të sigurisë të vendosura nga Gjykata e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të […]

The post Erion Veliaj kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë appeared first on Reporter.al.

“Ideja i ka ardhur Ramës nga jashtë”/ Teologu: Pas shtetit Bektashi në Shqipëri qëndron Izraeli

6 July 2025 at 20:50

Ideja për krijimin e një shteti Bektashi në Shqipëri, Edi Ramës i ka ardhur nga Izraeli. Kështu u shpreh në A2 CNN, ish-kryetari i Lidhjes së Hoxhallarëve, teologu Justinian Topulli. Ai hodhi dyshime për marrëdhënien tepër të afërt të Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjëve me seli në Tiranë, me Tel Avivin zyrtar gjatë viteve të fundit, […]

The post “Ideja i ka ardhur Ramës nga jashtë”/ Teologu: Pas shtetit Bektashi në Shqipëri qëndron Izraeli appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria në shitje dhe blerja nga Jared Kushner

6 July 2025 at 17:13

Nga Matt Broomfield Pasi dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, vulosi një investim prej 1.4 miliardë dollarësh për të zhvilluar Sazanin, ishullin më të madh të Shqipërisë, në një vendpushim luksoz, ai ndau maketet dixhitale të rezervatit natyror të transformuar nga radhët e apartamenteve me fasada xhami dhe pishinave. Imazhet të sjellin në vëmendje vizionin […]

The post Shqipëria në shitje dhe blerja nga Jared Kushner appeared first on BoldNews.al.

Turqia kundër “shtetit bektashi” në Shqipëri, kërkesë zyrtarë Tiranës

By: Ardit
30 June 2025 at 19:18

Turqia ka kërkuar zyrtarisht nga Shqipëria të mos avancojë me idenë e krijimit të një shteti bektashi. Kjo kërkesë erdhi përmes kreut të Komisionit të Jashtëm të Turqisë, Fuat Oktay, i cili ndodhet në një vizitë në Tiranë. Ankaraja i kërkoi zyrtarisht qeverisë shqiptare të mos avancojë me krijimin e një shteti bektashi dhe po […]

The post Turqia kundër “shtetit bektashi” në Shqipëri, kërkesë zyrtarë Tiranës appeared first on BoldNews.al.

Turqia kundër “shtetit bektashi” në Shqipëri, kërkesë zyrtarë Tiranës

By: user 5
30 June 2025 at 19:04

Turqia ka kërkuar zyrtarisht nga Shqipëria të mos avancojë me idenë e krijimit të një shteti bektashi.

Kjo kërkesë erdhi përmes kreut të Komisionit të Jashtëm të Turqisë, Fuat Oktay, i cili ndodhet në një vizitë në Tiranë.

Ankaraja i kërkoi zyrtarisht qeverisë shqiptare të mos avancojë me krijimin e një shteti bektashi dhe po ashtu të stopojë iniciativën e prezantuar nga kryeministri Rama për një republikë fetare brenda shtetit shqiptar.

Kjo kërkesë i është përcjellë palës shqiprtare nga kreu i Komisionit të Jashtëm të Turqisë me Fuat Oktay, i cili këtë të hënë nisi një seri takimesh në Tiranë në krye të një delegacioni ligjvënësish turq.

Qëndrimin e palës turke në lidhje me këtë temë e zbuloi për MCN deputeti i opozitës Kreshnik Çollaku, sipas të cilit pozicioni i shtetit turk është në një linj me opozitën shqiptare

Edhe në këtë takim, delegacioni turk ka përsëritur kërkesën për pastrimin e vendit nga ata të cilët i cilëson anëtar të organizatës së Fetullah Gulen

Ndërkohë, Kuvendi i Shqipërisë ka shpërndarë një njoftim për shtyp në lidhje me takimin dypalësh ku sqaron se pjesë e diskutimeve ka qenë edhe prespektiva euroatlantike e Kosovës:

“Znj. Spiropali dhe z. Oktay diskutuan mbi bashkëpunimin e shkëlqyer dhe intensiv parlamentar midis Kuvendit dhe Asamblesë së Madhe Kombëtare, mbështetjen e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Turqisë, miqësisë dhe marrëdhënieve tradicionale mes njerëzve tanë, bashkëpunimin e gjithanshëm dypalësh, partneritetin në NATO, perspektivën euro-atlantike të Kosovës si edhe kontributin e dy vendeve tona për sigurinë dhe paqen në rajon e më gjerë”.

Sipas njoftimit në focus të takimit kanë qenë edhe rritja e bahskëpunimit në sektorin e arsimit dhe shëndetësisë mes dy vendeve./ MCN

The post Turqia kundër “shtetit bektashi” në Shqipëri, kërkesë zyrtarë Tiranës appeared first on Lapsi.al.

Baba Mondi flet për herë të parë: Si do jetë shteti Bektashi në Shqipëri

7 June 2025 at 17:42

Në emisionin “Insida Albania”, gazetarja Alice Taylor vizitoi Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve në Tiranë, ku zhvilloi një intervistë ekskluzive me kreun e Bektashinjve, Baba Mondin (Edmond Brahimaj).

Gjatë bisedës u diskutua mbi ecurinë e hapave për krijimin e shtetit Bektashi në Shqipëri, pas propozimit të bërë nga kryeministri Edi Rama.

Baba Mondi u shpreh se projekti ka mbështetjen e plotë të miqve të komunitetit, përfshirë komunitetin mysliman dhe atë ortodoks, me të cilët është nënshkruar një marrëveshje për të themeluar një seli botërore të Bektashizmit dhe për t’i dhënë këtij komuniteti një status global.

“Miqtë na mbështesin, pasi ne nuk jemi faktor ndarës, jemi dashamirës të paqes. Komuniteti Musliman e ka nënshkruar, Komuniteti Ortodoks gjithashtu e ka nënshkruar marrëveshjen që kam bërë me ta — që Bektashizmi të ketë një seli botërore, që të marrë status global. Kështu që ne nuk jemi në luftë me askënd. Luftojmë për veten tonë, të jemi paqësorë, zemërmirë, të edukojmë njerëzit që të kenë dijeni dhe jo injorancë. Sepse, siç dihet, tre armikun kryesorë të njerëzimit janë injoranca, varfëria dhe egoizmi individual”, tha Baba Mondi.

Në vazhdim, Baba Mondi sqaroi ecurinë e planit të kryeministrit për krijimin e shtetit Bektashi në Shqipëri, duke theksuar se janë formuar grupe pune të përbashkëta mes përfaqësuesve të qeverisë dhe komunitetit bektashian.

“Përveç asaj që kryeministri foli në OKB, procesi po vazhdon. Është tani në dorën e autoriteteve të ecin përpara. Na është dhënë informacion që kjo do të ndodhë, dhe shumë përfaqësues të kryegjyshtetës botërore po punojnë në bashkëpunim me grupe pune të qeverisë për të sjellë një vendim dhe një dekret mbi këtë çështje. Nëse do të jetë një shtet apo një mini-shtet, do të jetë një vendim zyrtar. Ne nuk e dimë ende, sepse janë ata që do të vendosin për të ardhmen e Bektashizmit në Shqipëri. Ata do të kërkojnë zgjidhjen më të arsyeshme, pa shkelje kushtetuese apo kundërshti ligjore. Vetëm Kryeministri dhe grupi i iniciativës e dinë saktësisht se si do të ecet përpara”, përfundoi Baba Mondi. /EuronewsAl/

The post Baba Mondi flet për herë të parë: Si do jetë shteti Bektashi në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

Kryetari i PD, Sali Berisha kalon në gjykim për akuzën e korrupsionit

19 May 2025 at 15:57

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të hënën më 19 maj të pranojë kërkesën e SPAK për kalimin për gjykim të çështjes në ngarkim të liderit të opozitës dhe ish-kryeministrit, Sali Berisha, i akuzuar nga SPAK për korrupsion pasiv. I pandehur për të njëjtën vepër penale në këtë çështje është edhe […]

The post Kryetari i PD, Sali Berisha kalon në gjykim për akuzën e korrupsionit appeared first on Reporter.al.

Kompania e Fatmir Bektashi kërkon të betonizojë Drilonin, këshilltari bashkiak: Ndaleni këtë projekt

By: Ardit
25 March 2025 at 17:32

Projekti i kompanisë ‘Kontakt’ të Fatmir Bektashi për ndërtimin e një kompleksi disa kulla 12-katëshe në parkun e Drilonit, në Pogradec ka sjellë kundërshti të forta në qytetin juglindor të vendit. Këshilltari i pavarur bashkiak Arber Male, në një postim në Facebook, duke listuar një sërë arsyesh shkruan se nuk duhet thënë leja për kulla […]

The post Kompania e Fatmir Bektashi kërkon të betonizojë Drilonin, këshilltari bashkiak: Ndaleni këtë projekt appeared first on BoldNews.al.

Fatmir Bektashi me dy akuza nga SPAK, betonizon parkun e Drilonit në Pogradec

By: M C
23 March 2025 at 20:45

Ndërtuesi kontrovers, Fatmir Bektashi, dy herë nën akuzë nga Prokuroria e Posaçme dhe po dy herë me masë sigurie, ka marrë një tjetër leje të dyshimtë ndërtimi.

Firma “Kontakt”, në pronësi 100 % të Bektashit, po reklamon në internet dhe në faqen e saj zyrtare një projekt gjigant në zonën e mbrojtur të Drilonit në Pogradec.

Pas projekteve në Tiranë, te ish-kompleksi “Partizani” dhe te “Ali Demi”, ku ka ndërtuar dhe po ndërton dhjetëra pallate, radha i ka ardhur Pogradecit.

Por, kush ia dha lejen?

A janë pyetur Zonat e Mbrojtura dhe a ka kaluar projekti në KKT?!

Prej disa javësh, punonjësit e firmës “Kontakt” po reklamojnë në internet njësi banimi dhe shërbimi në Pogradec.

Madje, me çmime shumë të kripura, në rreth 2 mijë euro metri katror.

“Rezervoni apartamentin tuaj! Kontakt sjell te ju projektin më te ri ndodhur pranë Parkut të Drilonit në Pogradec”, thuhet në faqen zyrtare të firmës.

Ndërkohë, bashkëlidhur japin edhe planvendosjen, buzë vendburimit të Drilonit, në një zonë totalisht të mbrojtur.

Zonat e mbrojtura kanë një zonë buferike, e cila varion nga 50 deri në 200 metra ku nuk lejohen ndërtime.

Por, Bektashi ka sfiduar këto, me lëvizjet e tij kontroversale, ai gjithmonë ia ka dalë që t’u mbushë mendjen zyrtarëve sjtetërore për leje.

Ashtu siç ndodhi me territorin e ish-kompleksit “Partizani”, apo edhe me kompleksin “Mangalem” që ndërtoi në zonën e Ali Demit, ku pasi ndërtoi rreth 30 pallate, mori leje edhe për 25 të tjerë!

Por çfarë do të ndërtohet?!

Sipas projektit, do të jenë një kompleks i madh me pallate ngjitur me zonën e mbrojtur.

Do të jenë 3 kulla, ku më e larta pritet të jetë 15 kati mbi tokë.

Do të ketë edhe kulla të tjëra pak më të ulta si dhe njësi banimi dhe shërbimi.

Por, duke qënë se Fatmir Bektashi është dy herë nën hetim, me Berishën dhe Veliajn, kush ia dha lejen e ndërtimit në Drilon?!/ Vox News

The post Fatmir Bektashi me dy akuza nga SPAK, betonizon parkun e Drilonit në Pogradec appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Fatmir Bektashi me dy akuza nga SPAK, betonizon parkun e Drilonit në Pogradec

By: Ardit
23 March 2025 at 11:54

Ndërtuesi kontrovers, Fatmir Bektashi, dy herë nën akuzë nga Prokuroria e Posaçme dhe po dy herë me masë sigurie, ka marrë një tjetër leje të dyshimtë ndërtimi. Firma “Kontakt”, në pronësi 100 % të Bektashit, po reklamon në internet dhe në faqen e saj zyrtare një projekt gjigant në zonën e mbrojtur të Drilonit në […]

The post FOTO/ Fatmir Bektashi me dy akuza nga SPAK, betonizon parkun e Drilonit në Pogradec appeared first on BoldNews.al.

SPAK paraqet prova të reja kundër Veliajt, shtyhet seanca në Apel

11 March 2025 at 18:34

Seanca e vlerësimit të masës së sigurisë ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe të akuzuarve të tjerë të kësaj çështjeje në Gjykatën e Posaçme të Apelit u shty pasditen e së martës, për shkak se avokatët mbrojtës kërkuan kohë për t’u njohur me provat e reja. Sipas koordinatores për të drejtën e […]

The post SPAK paraqet prova të reja kundër Veliajt, shtyhet seanca në Apel appeared first on Reporter.al.

Faktet përballë propagandës/ Të gjitha të pavërtetat e Veliajt nga qelia

By: Ardit
4 March 2025 at 17:00

Nga Boldnews.al Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tashmë i arrestuar për korrupsion dhe pastrim parash, është akuzuar gjithnjë publikisht se, gjatë 3 mandateve të tij si i zgjedhur vendor, krijoi një fasadë mashtruese, nëpërmjet “kasetave të gatshme”, të cilat publikohen në seri nga televizionet kryesore në vend, për turpin e tyre profesional. Të […]

The post Faktet përballë propagandës/ Të gjitha të pavërtetat e Veliajt nga qelia appeared first on BoldNews.al.

Baba Mondi tregon si do jetë shteti Bektashi: Pa taksa, pa ushtri, pa polici!

By: M C
26 February 2025 at 23:14

Vitin e kaluar, kryeministri shqiptar Edi Rama njoftoi planet për të krijuar një mikroshtet sovran mysliman brenda kufijve të vendit, i cili do të drejtohej nga sekti Sufi me rreth 100,000 anëtarë.

“Shteti ynë do të jetë një shtet shpirtëror dhe administrativ shumë i vogël… por me një zemër të madhe,” tha udhëheqësi bektashian për AFP në Tiranë, i veshur me një tunikë të bardhë dhe një xhaketë e kapele të gjelbër, me fytyrën e rrethuar nga një mjekër e bardhë.

“E gjithë bota do të jetë në gjendje të shohë dritën e bektashinjve.”

Krijimi i një shteti fetar në Shqipëri do të kishte qenë i paimagjinueshëm gjatë diktaturës komuniste katër dekadëshe të Enver Hoxhës, i cili ndaloi fenë dhe persekutoi klerikët dhe priftërinjtë.

Qindra klerikë nga të gjitha besimet u ekzekutuan, u burgosën ose u dërguan në internim, ndërsa vendet e kultit u shkatërruan.

Por që nga rënia e komunizmit në fillim të viteve 1990, ka pasur një shprehje të fuqishme të fesë në shumë cepa të Shqipërisë.

Bektashinjtë renditen si komuniteti i katërt më i madh fetar në Shqipëri, pas myslimanëve sunitë, të krishterëve ortodoksë dhe katolikëve.

Dhe ndërsa detajet burokratike të shtetit janë ende duke u përcaktuar, së bashku me një datë zyrtare për shpalljen e tij, Baba Mondi ka plane ambicioze për të ardhmen e kombit të tij.

“Ky shtet nuk do të ketë polici, as ushtri, as taksa; do të jetë shpirtëror” tha udhëheqësi.

“Qëllimi i tij do të jetë organizimi dhe mbrojtja e bektashinjve në mbarë botën.”

Shteti bektashian do të avokonte gjithashtu për anëtarët e persekutuar që jetojnë në vende ku nuk kanë të drejtën të praktikojnë fenë e tyre, “si në Turqi ose Iran,” sipas udhëheqësit të tij.

Shteti i ardhshëm do të vendoset në një tokë ku tashmë ndodhet një tempull bektashian në Tiranë dhe do të shtrihet vetëm në 0.11 kilometra katrorë (0.04 milje katrore) – duke e bërë atë vendin më të vogël në tokë.

Aktualisht, Vatikani mban këtë titull me vetëm 0.44 kilometra katrorë territor.

Paqe dhe dashuri

Urdhri bektashian u themelua në shekullin e 13-të në Perandorinë Osmane dhe konsiderohet si një degë tolerante dhe mistike e Islamit, e hapur ndaj feve dhe filozofive të tjera.

Disa nga udhëheqësit kryesorë u zhvendosën në Shqipëri pasi u ndaluan në Turqi nga themeluesi i shtetit modern, Mustafa Kemal Ataturk, në fillim të shekullit të 20-të.

Ndryshe nga degët më konservatore të Islamit, besimtarët bektashinj — burra dhe gra — adhurojnë së bashku dhe konsumimi i alkoolit lejohet, madje edhe inkurajohet.

“Rakia, si qumështi i nënës, ka përfitime sepse shkon drejt në tru pa kaluar përmes stomakut” tha Baba Mondi, duke iu referuar pijeve të forta me bazë frutash, të njohura në Ballkan.

Kjo praktikë është pjesë e një vizioni të përgjithshëm të tolerancës dhe promovimit të harmonisë, e cila është qendrore në mendimin bektashian, sipas Baba Mondit.

“Kudo që kanë qenë, bektashinjtë gjithmonë kanë shprehur dashuri, bujari dhe respekt për njeriun si krijesa më e përsosur në këtë botë,” shtoi ai.

“Ne jemi kundër konflikteve të nxitura nga ekstremistët, ne jemi për paqen dhe dashurinë.”

Për kryeministrin shqiptar, sigurimi i një qeverisjeje për bektashinjtë ka të bëjë pjesërisht me mbrojtjen e kësaj fryme tolerance.

“Ne duhet të kujdesemi për këtë thesar që është toleranca fetare, në mënyrë që ta ruajmë dhe promovojmë atë” tha Rama gjatë një fjalimi në janar, duke shënuar 95-vjetorin e transferimit të selisë së shenjtë bektashiane nga Turqia në Shqipëri.

Ai ende nuk ka shpallur një afat kohor për krijimin e shtetit.

Por për Baba Mondin dhe ndjekësit e tij sufi, e ardhmja është e mbushur me mundësi.

“Bektashizmi ka qenë dhe do të mbetet një urë mes Lindjes dhe Perëndimit” tha Baba Mondi për AFP.

“Ne gjithmonë kemi qenë një urë lidhëse në këtë botë për të treguar se mund të jetojmë me dashuri, paqe dhe mirësi”.

The post Baba Mondi tregon si do jetë shteti Bektashi: Pa taksa, pa ushtri, pa polici! appeared first on Albeu.com.

Baba Mondi intervistë për AFP: Shteti Bektashi, një copë tokë pa taksa dhe polici

By: redi
26 February 2025 at 21:07

Tiranë (AFP) – Në kryeqytetin e Shqipërisë, Baba Mondi parashikon një shtet të ngjashëm me Vatikanin për besimin e tij bektashi në një copë toke të vogël që do të shërbente si model për dashurinë dhe tolerancën. Vitin e kaluar, kryeministri shqiptar Edi Rama njoftoi planet për të krijuar një mikroshtet sovran mysliman brenda kufijve të vendit të drejtuar nga sekti sufi me rreth 100,000 anëtarë.

Source

❌
❌