Nga Boldnews.al “Unë Ajolën e kam shoqe që nga koha e gjimnazit dhe bashkë na ka lidhur aktiviteti personal e profesional”, ka deklaruar para prokurorëve të SPAK-ut kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, e cila është marrë e pandehur për “pengim të drejtësisë”, pasi ka tentuar të manipulojë një dëshmitare në çështjen hetimore për […]
“Unë Ajolën e kam shoqe që nga koha e gjimnazit dhe bashkë na ka lidhur aktiviteti personal e profesional”, ka deklaruar para prokurorëve të SPAK-ut kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, e cila është marrë e pandehur për “pengim të drejtësisë”, pasi ka tentuar të manipulojë një dëshmitare në çështjen hetimore për “korrupsion” e “pastrim parash” ndaj kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa”.
Bushka është një prej mikeshave të Ajola Xoxes, e cila ka përfituar nga hija e pushtetit të saj, si bashkëshortja e njeriut numër një të Tiranës që prej vitit 2015.
Në dosjen hetimore të Prokurorisë së Posaçme, përmenden edhe disa shoqe të tjera të Ajolës, të cilat kanë marrë poste të rëndësishme në administratën shtetërore, pasi ajo u bë “Zonja e Parë” e kryeqytetit.
Në foto: Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa
Krahas Bushkës, në aktet e prokurorisë renditen si “shoqe të Ajolës” edhe Naureda Llagami, e cila mbajti për 5 vjet postin e kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, Laura Deliu, e cila u emërua në vitin 2024 si drejtoreshë e Taksave në Bashkinë e Tiranës, të drejtuar nga Erion Veliaj, apo edhe arkitektja private Albana Koçollari, e cila rezulton përfituese fondesh publike në bashkinë e kryeqytetit.
Bushka, kryetare e komisionit të Ligjeve
Klotilda Bushka, është një njohje e hershme e Erion Veliajt dhe Ajola Xoxes, siç e ka pranuar edhe vetë para prokurorëve të SPAK-ut. Ata të tre kanë qenë pjesë e lëvizjes “Mjaft”, para se organizata të shkrihej me Partinë Socialiste të Edi Ramës.
Bushka ishte ndihmëse ligjore në Gjykatën e Lartë, kur, në vitin 2017, Edi Rama, e vendosi në listën e kandidatëve fitues për zgjedhjet parlamentare.
Bushka u rizgjodh deputete në zgjedhjet e vitit 2021 dhe menjëherë ajo mori postin e kryetares së Komisionit të Ligjeve.
Njeriu që duhet të ishte garanti kryesor për zbatimin e ligjeve, tashmë rezulton se ka shkelur legjislacionin penal, duke tentuar të ndërhyjë dhunshëm në hetimet e Prokurorisë së Posaçme ndaj miqve të saj, Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.
Aktet e Prokurorisë së Posaçme zbulojnë se Bushka ka tentuar të manipulojë dëshmitaren Ina Goxhaj, kjo e fundit një vartëse e Ajola Xoxes në zyrën ligjore “Partner’s Law”.
Në foto: Deputetja Klotilda Bushka në ambjentet e SPAK
Bushka, në bashkëpunim me Ajolën, i kanë ndryshuar telefonin dëshmitares Goxhaj, me qëllim që SPAK-u të mos siguronte informacione të vlefshme, në rast se do t’i sekuestronte telefonin.
Ina Goxhaj ka pranuar vetë para grupit hetimor se është gjendur nën presion e Bushkës dhe Ajolës që të mos tregonte para prokurorëve për detajet e aktivitetit finaciar që zhvillohej në zyrën ligjore dhe rrjetin e organizatave joqeveritare të kontrolluara nga bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës.
Bushka i ka mohuar këto pretendime, megjithatë ajo është marrë e pandehur për “pengim të drejtësisë”.
Llagami, nga KLGJ, kandidate për Kushtetuese
Naureda Llagami, kryetarja e mandatit të parë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, në periudhën 2018-2023, rezulton gjithashtu një lidhje e ngushtë shoqërore e Ajola Xoxes.
Adela Kondakçiu, financierja e kompanive të Ajola Xoxes, e cila ka pranuar të bëhet bashkëpunëtore e drejtësisë në çështjen e SPAK-ut kundër ish-shefes së saj dhe Erion Veliajt, kujton ditët e para të punës në zyrën ligjore “Partner’s law”.
“Unë kam pranuar të punoj për Ajola Xoxen në vitin 2017. Mu tha që do të mbaja bilancet finaciare të katër subjekteve private: Qendra ‘Harabel’, ‘Benussi’, ‘Ajola Xoxa-Person Fizik’ dhe ‘Eris Consulting’”, ka deklaruar Kondakçiu para prokurorëve.
Por, ajo kuptoi shumë shpejt që detyra e saj ishte të mbante bilancet edhe të disa subjekteve të tjera tregtare të lidhura me Ajolën.
Mes tyre, ajo deklaron se, si pjesë e punës në vartësi të Ajola Xoxas, ajo ka pasur detyrë për të mbajtur bilancet “edhe për subjektin tregtar ‘Naureda Llagami’, që ishte avokate pranë zyrës, por që nuk e mbaj mend saktësisht se kur e ka mbyllur NIPT-in”.
Ky detaj është një dëshmi e pastër se, në vitin 2017, Ajola Xoxe dhe Naureda Llagami ishin aq të lidhura ngushtësisht, sa bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës ngarkonte financieren e saj që të mbante bilancet e Nauredës.
Historia më pas është e njohur. Naureda Llagami u emërua në krye të Këshillit të Lartë Gjyqësor, në vijim të një procedure përzgjedhëse të kryer nga Parlamenti, i kontrolluar në shumicë nga Partia Socialiste, pjesë e së cilës është edhe Erion Veliaj.
Disa komunikime telefonike të publikuara rreth një vit më parë, tregonin bisedat mes Naureda Llagamit e Klotilda Bushkës, ku kryetarja e KLGJ-së shprehte dëshirën që të emërohej në Gjykatën Kushtetuese pas përfundimit të mandatit në krye të “qeverisë së gjyqtarëve”.
Llagami i mohoi publikisht ato komunikime në një deklaratë publike në fillim të vitit 2024. Por, ajo aktualisht është kandidate për një pozicion vakant në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Gjykata e Lartë, një institucion që drejtohet nga Sokol Sadushi, i njohur gjerësisht si anëtar i klanit “Fatmir Xhafaj-Erion Veliaj”.
Në foto: Naureda Llagami, ish-drejtuese e KLGJ dhe kandidate për në Gjykatën Kushtetuese
Llagami ishte pjesë e listës prej 10 kandidatësh për plotësimin e vakancës së krijuar nga përfundimi i mandatit të gjyqtares dhe njëkohësisht kryetare e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.
Në mes të Qershorit 2025, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i drejtuar po nga kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, vendosi lejimin e kandidimit të Llagamit për në Gjykatën Kushtetuese, pas një verifikimi tejet sipërfaqësor të integritetit personal dhe aftësive profesionale, duke përjashtuar tërësisht kontrollin e pasurisë.
Laura Deliu, e prerë për drejtore Bashkie
Në listën e “shoqeve të Ajolës”, që duket se kanë përfituar nga pushteti i bashkëshortit të saj, është edhe Laura Deliu.
Bashkëpunëtorja e drejtësisë, Adela Kondakçiu, në deklarimet para prokurorëve, ka përmendur ndër të tjera edhe për mënyrën e punësimit të juristes Greta Domi. Kjo e fundit, në dokumentat e SPAK-ut, rezulton herë pas here si “presta nome” për aktivitetet, të cilat gjeneronin të ardhura për Ajola Xoxen.
“Greta Domi ka përfaqësuar qendrën ‘Harabel’ të Ajola Xoxes që prej vitit 2020. Në dijeninë time, Greta është emëruar në zyrë përmes një shoqeje të përbashkët me Ajolën, që quhet Laura Deliu”, citohet të jetë shprehur Adela Kondakçiu para grupit hetimor.
Në foto: Laura Deliu, drejtore në Bashkinë e Tiranës
Laura Deliu, e cila në vitin 2020 njihej si “mikeshë e Ajolës”, është një personazh që duket se ka lindur për “drejtore bashkie”. Ajo ka mbajtur për disa vite postin e drejtoreshës juridike në Bashkinë e drejtuar nga Erion Veliaj. Në vitin 2024, ajo emërohet Drejtoreshë e Drejtorisë së Taksave në Bashkinë e Tiranës.
Deliu zuri vendin e ish-drejtorit jetëgjatë të kësaj Drejtorie, Arli Naska, i cili u përfshi në valën e ‘spastrimeve’ që ndërmori Veliaj, në tentativë për të zbutur sadopak efektet e skandalit korruptiv “5D”, në të cilin ishin të përfshirë disa prej vartësve të tij më të rëndësishëm në Bashkinë e kryeqytetit.
Tenderat për arkitekten Albana Koçollari
Arkitektja Albana Koçollari, drejtuese e zyrës projektuese “ANK Architecture” dhe motra e Drejtoreshës së Promovimit në Bashkinë e Tiranës, Mirela Koçollari, rezulton gjithashtu një “mikeshë e ngushtë” e Ajola Xoxes.
Koçollari shfaqet në episode të ndryshme, përfshirë komunikimet për pagesat që do të kryenin në formë “sponsorizimesh” në favor të Ajolës kompanitë e ndërtimit që merrnin leje ndërtimi tek Bashkia e Tiranës së Erion Veliaj.
Në foto: Arkitektja Albana Koçollari
Bashkëpunëtorja e drejtësisë, Adela Kondakçiu, deklaron ndër të tjera në rrëfimet e saj para prokurorëve të SPAK-ut mbi përfitimet e arkitektes Koçollari nga fondet e Bashkisë së Tiranës.
“Kompania ANK e Albana Koçollarit ka marrë fonde nga Bashkia për projekte si rindërtimi i gjimnazit ‘Sami Frashëri’, rivlerësime për dëmet e shkaktuara nga tërmeti, projektim rruge dhe, së fundmi, projektin e një pjese të kampusit të Qytetit Studenti”, deklaron Kondakçiu.
Të dhënat e konsultuara nga “Boldnews.al” në portalin “spending.data Albania” tregojnë se “ANK Architecture” e Albana Koçollarit ka përfituar prej vitit 2020 rreth 200 mijë euro pagesa për shërbime të kryera në favor të Bashkisë së Tiranës.
Godina e “Palushi shpk”, projektuar nga “ANK Architecture”
Gjithashtu, studioja e Albana Koçollarit rezulton si projektuese e të paktën një godine 10-katëshe që po ndërtohet nga kompania “Palushi” shpk në zonën e Unazës, pranë Maternitetit të Ri.
Shoqëria ndërtuese “Palushi” shpk e Meriman Palushit rezulton se ka dhënë 50 mijë euro ‘sponsorizime” për rrjetin e OJQ-ve të Ajola Xoxas, pasi bashkëshorti i saj, kryebashkiaku Erion Veliaj, i miratoi lejen e ndërtimit.
Shembja e Teatrit Kombëtar simbolizon humbjen e hapësirave publike në Tiranë dhe zëvendësimin e tyre me kulla. Por kujtesa kolektive, zëri qytetar dhe sheshet nuk mund të zëvendësohen me beton.
Nga Teatri te trotuari – Kronika e një qyteti të shembur me ligj
Në fillimin e verës së 2018-ës Tirana pa, edhe pse ende e pandërgjegjshme për atë që po dëshmonte, të vendosej një mikrofon në një nga hapësirat publike të saj, në sheshin e Teatrit Kombëtar.
E dizajnuar në vitin 1938 nga arkitekti Giulio Berté, godina kishte shërbyer gjatë jetës së vetë kryesisht në tre funksione kryesore: si hapësirë socializimi të spektatorëve në pushimin para dhe mes akteve; si shesh vallëzimi për hapësirën e jashtme të restorantit kur nuk kishte shfaqje; si fushë ping-pongu duke shoqëruar fushën e tenisit dhe pishinën e kompleksit kulturor dhe sportiv “Skanderbeg”.
Tetëdhjetë vite më pas, ai shesh do të përdorej edhe si një hapësirë ku do të zhvillohej një protestë për ta mbrojtur atë.
Teatri i kishte mbyllur dyert dhe përveç punëtorëve, që herë pas here dilnin nga salla e kuqërremtë me kuti materialesh në duar, që nga 2 korriku i 2018, kur u vu shfaqja e fundit në skenë, nuk shiheshin më spektatorë në mjediset tij.
Tre ditë më pas, më 5 korrik, Kuvendi do të miratonte me 75 vota, “Ligjin për Teatrin”*, apo siç njihet ndryshe, “Ligji Special”, i cili e transferonte hapësirën publike, si sheshin ashtu edhe teatrin, tek shoqëria private, “Fusha shpk”, që kjo e fundit të mund të ndërtonte.
Pas atij votimi, protesta për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar mori përmasa të tjera dhe hyri në një rrugëtim ku dorëzimi nuk ishte opsion.
Në sheshin e teatrit u krijua një kuvend i qytetit. Një hapësirë e paindoktrinuar, e pakapur nga interesa të ngushta private apo motive antiligjore. Ndërsa ndërtesa që u mor nën kontroll nga qytetarët më 24 korrik 2019, të cilët filluan ta rijetëzonin edhe pse pa përvojë, mësuan ta menaxhonin dhe kujdeseshin për të.
Ndërsa salla zhvillonte aktivitete artistike dhe kulturore – rreth 65 shfaqje u vunë në skenë në më pak se 8 muaj – në sheshin e tij protesta zhvillohej 24 orë, 7 ditë në javë, në dukje si gardiane e teatrit, dhe njerëzit rojtarët e tij.
Teatri Kombëtar duke u shembur 17 maj 2020/Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, Flicr.
Nga një shesh proteste, tek një rrugë kalimi për kullën.
Ato 75 vota që miratuan ligjin Fusha, ishin edhe goditja e parë që iu dha Teatrit Kombëtar, 682 ditë përpara se Erion Veliaj të çonte fadromat për të shembur ndërtesat e tij, në orën 04:30 të mëngjesit të datës 17 maj 2020.
Miratimi i ligjit për teatrin ishte një goditje që iu bë jo vetëm protestës – si akt demokratik, – apo ndërtesës – si dëshmi e historisë së brezave para nesh – por edhe vetë hapësirës, sheshit si vendkrijim i fjalës së lirë dhe lirisë së shprehjes, nga vetë përfaqësuesit e pushtetit të popullit në kuvend.
Ato 75 kartonë jeshil, rrëzuan jo thjesht një ndërtesë, por hapësirën e përbashkët ku njerëzit shkonin për të qenë bashkë – jo thjesht për të kaluar, por për të mbetur. Ishte goditje ndaj asaj nyje urbane që mblidhte këdo, nga të katër anët, dhe nga të gjithë dhe më pas krijonte diçka.
Sot ajo hapësirë nuk ekziston më në qytet.
Shembja e “17 Majit”, i hapi rrugë lejeve të njëpasnjëshme nga “Rama & Veliaj”, të cilët vunë në zbatim planin e Bjarke Ingels, të kullës me teatër.
Sot pas më shumë se dy vjetësh nga fillimi i punimeve në atë shesh, hapësira publike nuk ekziston më. Në vend të saj, është një kalim i zgavruar në tunelin e betonuar, i cili qëndron i hijezuar nën ndërtesën si flutur e Bjarke Ingels, e cila sot të ngjan si porta hyrëse për në kullën e Fushës.
Të dyja kantieret sot janë bashkuar në një të vetëm dhe kanë lidhur mes tyresh hekurin i cili më pas mbulohet në beton, duke zhdukur krejtësisht atë çfarë ka mbetur nga dikur hapësira publike e teatrit.
Tashmë ato dy projekte po shpalosin në shkallë reale se si grabitet dhe më pas zaptohet me ligj hapësira publike.
Grabitje nga e cila do të përfitonte kushdo biznesmen apo politikan që ka investuar para në dy gropat tashmë të hapura dhe betonizuara në truallin e Teatrit Kombëtar.
Ndërsa ky i fundit, ashtu siç i ka ngritur kryet si karabina, të ngjan më shumë me një roje të kullës, e cila shkeli interesin publik, mori dhe përvetësoi tokën publike dhe grabiti përveç tokës edhe 33 kate ajër.
Teatri ishte vetëm fillimi
Ai shesh, ai mikrofon i hapur, ai mur ku shkruhej “Monument Kulture, mbrohet nga populli”, dhe nuk lejonte që qyteti të shembej me turp, duhej zhdukur.
Duhej vrarë ideja që hapësira publike është e jona. Sepse aty ku publiku mbledh zërin dhe kujtesën, aty nuk ndërtohen kulla, aty nuk qarkullon paraja e zezë.
Që ajo të rrjedhë pa pengesë, duhej zhdukur sheshi, duhej shembur gjithçka që kujtonte se qyteti është i njerëzve.
Kantieri i Pixel Tower/Doriana Musai, Citizens.al
Dhe ashtu ndodhi edhe me “Pazarin e Ri” – një tjetër hapësirë publike e zaptuar, e shndërruar në “pronë private” me çati xhami dhe çmime që përjashtojnë të përditshmit dhe larguan tregtarët.
Me Sheshin “Skënderbej”, që nga vendtakim për të gjithë, u bë një shesh që eskpozon vetëm kullat.
Me Liqenin Artificial apo atë të Farkës që është rrethuar me ndërtim dhe kulla biznesi.
Me vilat historike të qytetit, zonën historike të tij, e cila u flijua për një imazh që ka për fasadë hipokrizinë.
Në çdo goditje ndaj qytetit fshihet një gënjeshtër që ka emër: integrimi evropian. Sepse çdo kullë ndërtohet me emrin e zhvillimit, çdo shembje justifikohet me progresin, çdo përvetësim me modernizimin.
Por qyteti nuk matet me lartësinë e ndërtesave, por me lartësinë e qytetarëve që guxojnë të flasin. Dhe nëse zërat e tyre janë shtypur me beton, kjo nuk është rruga drejt Evropës. Është rruga drejt një talljeje publike me ëndrrën evropiane.
Ndërkohë që BE predikon pjesëmarrjen, decentralizimin, transparencën dhe mbrojtjen e trashëgimisë, qeveria jonë betonon, centralizon përjashton dhe zhduk kujtesën.
“Në BE vetëm me Edin!” slogani që Edi Rama shpalli si lokomotivë fushate elektorale, ishte më shumë se sa propagandë; ishte privatizimi simbolik i ëndrrës evropiane të të gjithë shqiptarëve. Një fjalë e thjeshtë që i vuri drynin qytetit ku çelësat e tij i ka një njeri i vetëm.
Por historia nuk mbyllet me shembjen e teatrit.
Në vend të ndërtesës së teatrit, ngrihet rrëfimi. Në vend të sheshit, mbetet kujtesa. Në vend të mikrofonit, jemi ne – sepse ne jemi Teatri. Qyteti është ende aty ku janë njerëzit që nuk harrojnë.
Dhe po, ajo hapësirë nuk është më fizike. Por ajo ekziston në çdo rrëfim, në çdo kujtim, në çdo artist që nuk u shit, në çdo qytetar që s’u tërhoq.
Në çdo deputet që nuk votoi “pro”, në çdo anëtar këshilli, punonjës administrate, që rezistoi dhe nuk pranoi të bëhej pjesë e krimit mbi qytetin.
Në çdo të ri që sot pyet: “Po kush e dha këtë vendim? Kush e firmosi këtë turp? Kush e heshti këtë vjedhje?”
Ata që firmosën, janë ende aty. Por edhe ne jemi ende këtu. Dhe sa kohë jemi, historia nuk mbyllet.
Ajo fillon aty ku kujtesa bëhet revoltë. Dhe hapësira publike rifillon aty ku qytetari e ndjen veten pronar jo të truallit, por të së drejtës për të thënë: Ky është qyteti im. Nuk jepet me koncesion.
Hipokrizia e “pastrimit” të hapësirave publike
Për të kompletuar farsën, po i kthehen qytetit me një tjetër maskë: atë të pastërtisë morale. Po shembin mbulesat e hijezuesve, po heqin çadrat, po dëbojnë kafenetë nga trotuaret si të kishin zbritur nga ndonjë Olimp i etikës urbane.
Por kush ua lejoi? Kush ua dha lejet të zgjeroheshin me platforma druri në trotuare? Kush i mbylli sytë për vite me radhë?
Ishte e njëjta administratë, e njëjta bashki, e njëjta qeveri që sot bën sikur është e tronditur nga “shpërdorimi i hapësirës publike”.
E njëjta dorë që i hapi rrugën, sot vjen dhe thotë: “Çfarë keni bërë kështu?” E njëjta dorë që firmosi lejet, sot vendos shiritin e verdhë për moral publik.
I toleruan, i ushqyen, i kthyen në normalitet – sepse për vite me radhë edhe trotuari ishte pronë për t’u shitur. Dhe kur erdhi momenti i “Rilindjes 2.0”, në vend që të godasin veten, godasin të vegjlit. Jo ata që ndërtojnë kulla, e zaptojnë hapësira publike duke i shkatërruar dhe vjedhur, por ata që vendosin një karrige plastike mbi pllakat e betonit të trotuareve.
Ky nuk është pastrim. Është amnezi e planifikuar, është rigrabitur dhe mbuluar me moral. Është një narrativë e prodhuar nga vetë shkaktarët e kaosit, që tani luajnë rolin e shpëtimtarit. Por qyteti nuk harroi. Sepse trotuaret nuk i zaptuan qytetarët – i zaptuan ata që shesin edhe ajrin midis hapave në rrugë.
Sot, hapësira publike në Shqipëri nuk grabitet më natën – ajo miratohet me ligj, zbatohet me fadromë dhe justifikohet me moral të rremë.
Në emër të rendit, pastrohet kaosi që vetë kanë krijuar. Në emër të qytetarisë, përjashtohet qytetari. Në emër të zhvillimit, fshihet çdo gjurmë kujtese.
Por qyteti ka memorie. Dhe për sa kohë kujtojmë si u shemb Teatri, si u grabit sheshi, si u mbyt fjala dhe si u zëvendësua me beton – për aq kohë kjo histori nuk është e mbyllur.
Ata e duan qytetin pa njerëz, pa pyetje, pa rezistencë. Por qyteti nuk është kartolinë. Nuk është planimetria e një kompanie ndërtimi. Është ai vend ku dikush mund të ulet, të flasë, të protestojë, të kujtojë dhe të mos harrojë.
Për aq kohë sa nuk harrojmë, hapësira publike nuk është plotësisht e humbur. Ajo jeton në kujtesën tonë, derisa të kemi forcë ta rikthejmë.
Me mikrofonin e hapur. Me sheshin e mbushur. Dhe me qytetin si pronë të përbashkët, jo si çmim ndërtimi, jo si mall shumice për tu shitur tek kushdo kalimtar i rastit.
Shënim: Lista e deputetëve që votuan “pro” duke miratuar ligjin special, është marrë nga dokumentat e Kuvendit. Një numër i konsiderueshëm i atyre që votuan, 25% e tyre, sot janë në burg, nën hetim penal ose në kërkim nga SPAK.
*Projektligji për Teatrin 37/2018, formuluar “Për përcaktimin e procedurës së veçantë të për negocimin dhe lidhje ne kontratës me objekt: ‘Projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar’,” u botua online për konsultim më 8 qershor 2018. U shqyrtua dhe votua me procedurë të përshpejtuar 20 ditë më vonë dhe u rimiratua dy muaj më tutje pasi Presidenti e pati kthyer për rishqyrtim.
Nga Boldnews.al Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, ka mohuar që të ketë shërbyer si “kumbare” e një takimi në zyrën e saj, ku kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, ka tentuar të manipulojë Ina Goxhajn, një dshmitare e Prokurorisë ës Posaçme në çështjen në ngarkim të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes […]
Hetimi i SPAK-ut për dosjen “Veliaj” pritet të çojë një total prej gati 30 të pandehurish, persona fizikë dhe shoqëri tregtare. SPAK ka marrë të pandehur deputeten e PS-së, Klotilda Bushka për veprën penale të “veprimeve që pengojnë zbulimin e sa vërtetës”. Të pandehur janë edhe Ina Goxhaj, Adela Kondakçiu, Valmir Xoxa dhe Erald Simixhi, dy të fundit familjarë të Ajola Xoxas.
Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, SPAK ka përfunduar hetimet ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i hetuar për korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie e shpërdorim detyre, ndaj bashkëshortes së tij Ajola Xoxa e gjashtë biznesmenëve të proceduar si dhe ndaj personave të tjerë të dyshuar se janë përfshirë në […]
Pas një seance 2-orëshe mesditën e së martës, Gjykata e Lartë rrëzoi shpresat e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për lirimin nga qelia dhe vendosi që të lërë në fuqi masën e tij të arrestit me burg. Vendimi u mor nga trupa e Kolegjit Penal me relatore gjyqtaren Albana Boksi, pasi dëgjoi argumentet, pjesë e […]
Në orën 12:00, trupa e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, me relatore gjyqtaren Albana Boksi, pritet të mblidhet për të dëgjuar argumentet, pjesë e ankimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenëve, kundër masave të sigurisë të vendosura nga Gjykata e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të […]
Edhe pas rinisjes së punës së Kuvendit, ky proces nuk është përfshirë në kalendarin 3-javor të punës, ndërkohë që punimet e legjislaturës aktuale pritet të mbyllen me datën 8 korrik. Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka njoftoi komisionin se kishte një draft kalendar provizor për raportimet dhe se datat do rishiheshin në varësi të […]
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të enjten më 22 maj se ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa kanë regjistruar dhe veprën penale të fshehjes së pasurisë, pasi dyshohen se gëzojnë pronësi faktike në dy pasuri që nuk i kanë deklaruar. Sipas SPAK, nga […]
Një dekadë pas votimit unanim në Kuvend të ligjit për dekriminalizimin e politikës, dy forcat kryesore në zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, kandidojnë në lista të mbyllura dhe të hapura një duzinë personash që po hetohet aktualisht nga Prokuroria e Posaçme, SPAK. Pavarësisht se korrupsioni është një nga problemet madhore të […]
Partia Demokratike ka paralajmëruar një padi në SPAK në lidhje me atë që e konsideroi si një “puç kushtetuese”, në lidhje me bisedat e publikuara në media ku kryetarja e komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka bën “pazar” me ish-kryetaren e KLGj-së Naureda Llagamin, duke i ofruar mbështetje kësaj të fundit për ta emëruar në […]
Belind Këlliçi, referuar publikimeve në media, ka denoncuar se Klotilda Bushka, në shkelje të ligjit dhe të pavarësisë së institucioneve, e përdor detyrën si kryetare e Komisionit parlamentar të Ligjeve për të shkëmbyer favore. Sipas Këlliçit, Klotilda Bushka i ofron mbështetje ish kryetares së KLGJ-së, Naureda Llagamit për zgjedhjen e saj në Gjykatën Kushtetuese, kur […]
Këtë të hënë, anëtari kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi deklaroi se: “Javët e fundit, media të ndryshme kanë sjellë në vëmendjen e publikut lidhjet okulte të deputetes së Partisë Socialiste dhe Kryetares së Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Klotilda Bushka, me kreun e “5D” dhe pronarin faktik të Inceneratorit Tiranë, Erion Veliaj”.
Këlliçi deklaroi se; Bushka ka përdorur detyrën e saj për të ndërmjetësuar pazare politike dhe për të ndikuar në hetimet e SPAK.
Sipas tij, biseda të publikuara nga media tregojnë se Bushka ka ofruar mbështetje për emërime dhe karrierë në këmbim të ndikimit në proceset gjyqësore.
Ai e akuzoi atë për pengimin e hetimeve mbi inceneratorin e Tiranës dhe shkatërrimin e provave që lidhen me këtë çështje.
Ai e cilësoi situatën si një kërcënim për integritetin e Kuvendit dhe e akuzoi kryeministrin Edi Rama, për mbrojtjen e individëve të përfshirë në korrupsion.
Deklarata e Belind Këlliçit:
Të nderuar qytetarë,
Javët e fundit, media të ndryshme kanë sjellë në vëmendjen e publikut lidhjet okulte të deputetes së Partisë Socialiste dhe Kryetares së Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Klotilda Bushka, me kreun e 5D dhe pronarin faktik të Inceneratorit Tiranë, Erion Veliaj.
Madje në raportimet e fundit mediatike, shihet qartë se Klotilda Bushka, vihet në rolin e sekseres së çifit Veliaj dhe të krerëve të ‘drejtësisë së re’ si Naureda Llagami.
Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Ligjeve u denoncua pak javë më parë nga emisioni investigativ PLUG në Syri TV, si një ndër hallkat kryesore të zinxhirit korruptiv që përfshin çiftin Veliaj dhe shoqatat e kontrolluara prej tyre, me në krye Institutin “Benussi” dhe OJF-të BYL-A dhe SHIZI.
Ditën e djeshme, Ora News, një media tjetër e sulmuar barbarisht nga kryebashkiaku i Tiranës, pasqyroi prova dhe fakte të reja se si Bushka, në shkelje të ligjit dhe të pavarësisë së institucioneve, e përdor detyrën si kryetare e Komisionit parlamentar të Ligjeve për të shkëmbyer favore.
Nga bisedat e publikuara ditën e djeshme, që datojnë në periudhën nëntor 2023 – janar 2024, rezulton se Klotilda Bushka, përdor jo vetëm restorante luksoze, por edhe zyrën private të familjarëve të Veliajt dhe aplikacione të sigurta si Telegram, për të bërë biseda dhe pazare në shkelje të ligjit, duke shpërdoruar detyrën.
Në këto biseda, Bushka i ofron ish kreut të KLGJ Llagami, mbështetje për zgjedhjen e saj në Gjykatën Kushtetuese, kur kësaj të fundit t’i mbarojë mandati në KLGJ.
Në këmbim të ndihmës që Bushka kërkonte nga ata që kishin shqyrtimin e dosjeve hetimore në Apelin e GJKKO-së, ofronte emërimet në Kuvend dhe vijimin e karrierës në sistemin e ‘drejtësisë së re’.
Kur, siç shprehet në bisedat e bëra mediatike, Llagami e kupton se Bushka po e gënjen, ajo vetë pranon edhe se Veliajn nuk e zë viti, duke paralajmëruar kështu burgosjen e kryebashkiakut të Tiranës.
Bisedat, shkëmbimet dhe tratativat e Bushkës dhe njerëzve të saj me drejtuesit e sistemit të drejtësisë, nuk janë më shumë se pazare kriminale në kurriz të ligjit dhe qytetarëve.
Kur sheh këto biseda, në fakt e kupton mjaft qartë se cila është këneta dhe se kush janë zvarranikët, të cilëve shqiptarët duhet t’u heqin vizën njëherë e përgjithmonë më 11 Maj.
Të nderuar qytetarë,
Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Ligjeve rezulton tashmë e regjistruar në regjistrin përkatës të njoftimeve, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.
Pra deputetja që drejton Komisionin Parlamentar ku diskutohet çdo akt ligjor që prek reformën në drejtësi, rezulton se ka penguar hetimet e SPAK:
Duke ndihmuar në shkatërrimin e telefonit si mjet për provat e korrupsionit të çiftit Veliaj;
Duke orientuar dëshmitarët të japin dëshmi të rreme;
Duke penguar hetimet për të mësuar se kompania guackë e çiftit Veliaj, kishte adresën e shtëpisë së vetë Kryetares së Komisionit të ligjeve;
Të gjitha këto akte janë të dënueshme moralisht, politikisht dhe penalisht.
Sot Kuvendi i Shqipërisë është në rrezik, sepse Edi Rama ka dhënë mesazhin publik se kush pengon të zbulohet korrupsioni, ka mbrojtjen e kreut të organizatës!
Ftojmë çdo qytetar shqiptar, që më 11 maj, t’i japë përgjigjen e merituar kësaj organizate kriminale, që ka marrë peng prej 12 vitesh fatin e shqiptarëve dhe që sot formalisht mban emrin Partia Socialiste e Shqipërisë.
FOTO/ Bisedat – Klotilda Bushka interesohej jo vetëm për dosjen “Veliaj-Xoxa”, por edhe për procesin e incineratorit të Tiranës.
Deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Bushka, njëherësh dhe kryetare e Komisionit Parlamentar të Ligjeve nuk e ka mohuar lidhjen e fortë me Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut të arrestuar prej një muaji tashmë Erion Veliaj nën hetim për disa vepra të rënda penale.
Dhe po ashtu, Bushka është shfaqur në takime private me përfaqësuesit më të lartë të sistemit të drejtësisë në vend, siç është dhe ish-kryetarja e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, Naureida Llagami, që në parim për shkak të ndarjes së pushtetit nuk mund të jenë bashkë, shfaqeshin duke ngrënë për shtatë palë qejfi me njëra-tjetrën në një lokal privat te Shllavaret në Tiranë.
Por pavarësisht drekave dhe darkave, për hetuesit e dosjes “Veliaj”, Bushka është përfshirë në operacione të mirëfillta kriminale për shkatërrimin e provave hetimore, apo edhe intimidimin e dëshmitarëve të procesit të thirrur nga SPAK-u.
Por burime për “Ora News” bëjnë me dije se Bushka nuk ka qenë aktive vetëm për hetimin ndaj Xoxës, por ajo është ingranuar që në hetimet dhe arrestimet e para për dosjen e shumë-përfolur të korrupsionit me incineratorin e Tiranës që për opozitën nuk ekziston fare.
Dhe sërish arsyeja e angazhimit të saj ka lidhje me Ajola Xoxën.
Telefoni i “penduar” i bashkiakut të Tiranës, “kryeinceneratori” që djeg i fikur
Vënia në lëvizje dhe interesimi i Klotilda Bushkës me ish-drejtuesen e KLGJ-së Naureida Llagami niste kur çështja do të shqyrtohej të nesërmen në Apelin e GJKKO-së kërkesa për lirimin e kushëririt nga e ëma të arrestuar për aferën e incineratorëve, Namik Simixhiu.
Pjesë nga bisedat në fjalë në aplikacionin “Whatsapp” janë siguruar nga “Ora News”, që janë dhe lehtësisht të verifikueshme nga strukturat hetimore.
Nga të njëjtat burime mësohet se bisedat i përkasin dhjetorit të vitit 2023 kur Klotilda Bushka dhe Naureida Llagami interesoheshin për procesin e të akuzuarve për hetimin e incineratorit të Tiranës.
Nga të njëjtat burime mësohet se arsyeja se pse Bushka mobilizohej kur çështjet kalonin në Apel është banale, pasi kryetarja e Ligjeve nuk kishte akses dhe lidhje tek gjyqtarët e Shkallës së Parë të GJKKO-së, duke lënë të kuptohet se mbrojtja e njerëzve pranë pushtetit bëhet pikërisht kur çështjet apelohen ku dhe ata mendojnë se kanë vendosur njerëzit e tyre.
Dhe në bisedë kuptohet që Llagami në atë kohë në krye të KLGJ-së ka arritur t’ia sigurojë aksesin përmes grafikut që i kërkon Bushka.
Më poshtë bisedat nga numrat e Klotilda Bushkës dhe Naureida Llagami
BISEDA 1
FOTO+VIDEO/ Bisedat – Klotilda Bushka interesohej jo vetëm për dosjen
– Nesër ankimohet më thonë. Ajo e masave… Të incin… Kaq më thanë.
– Po pra. Ja çova grafikun!
– I thashë që ankim nesër po mthot listën du. Skom listë i thashë. Shirkun ose eng me të…
BISEDA 2
– Zemra. Info që më sollën tani. Është që nesër ankimohet. Kaq.
– Smarr vesh.
– Masat e incin… Pra!
– Po pra!
– Se pyetëm, por nuk na e varin dhe vetëm kaq mora vesh. Që nuk e ankimu ende. E gjitha! Nesër.
– Po doja listën e who’s në punë.
– Grafikun nuk e kam. Shirka ose Engi… Por sma confirm.
HETIMI PËR BUSHKËN
Në deklaratën e SPAK pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj tërhoqi vëmendje mes të tjerave edhe përfshirja në këtë çështje e deputetes socialiste Klotilda Bushka, kryetare e Komisionit të Ligjeve.
Ajo është vënë nën hetim me dyshimet se ka qenë e përfshirë në veprime aktive në një fushatë për frikësimin e dëshmitarëve, helmimin e provave dhe pengimin e hetimit në dhjetor të vitit të kaluar dhe në janar të këtij viti.
Në dosjen qindra faqëshe të GJKKO-së, Bushka thuhet se ka ndërhyrë për të penguar hetimet e SPAK, duke intimiduar dëshmitarë dhe duke u marrë telefonat që të mos i dorëzonin në SPAK. /oranews
‘’Bufi’ do vinte me një fishkëllimë për ta shkrirë Prokurorinë”
Dhe nga fishkëllima virtuale e Ramës, nuk kaluan as dy orë dhe erdhi përgjigja e Sali Berishës.
Për herë të parë, kreu demokrat nuk përdori gjuhën e drunjtë ndaj SPAK. Hoqi foljen shkrij dhe la të kuptohet qartë se ai kërkon largimin e fokusit të saj, nga politika. Dhe këtu Berisha bëri një hap më afër qëndrimeve të shumicës, të shprehura qartë nga kryeministri Rama, ndonëse ky i fundit fokusin e vendos tek të drejtat e njeriut. Por në thelb, të dy bien dakort: në reformën në drejtësi, nevojiten ndryshime.
Ka një problematik SPAK, për respektin e të drejtave të tjetrit.
Dhe këtu Edi Rama do të zbatojë skemën e tij unike. Një përballje e akuzave nga SPAK, me mbrojtjen publike të palës nën akuzë. Duke i ofruar hapësirë në tribunat e tij politike. Pas Klotilda Bushkës, të enjten do jetë radha e rektorit të Universitetit Bujqësor, pas valës së arrestimeve të sotme të SPAK.
“Grupi Parlamentar i shumicës qeverisëse do të dëgjojë me kërkesën e tij, Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, lidhur me 24 masa sigurie PA GJYQ për stafin dhe pedagogët e universitetit për disa procedura të disa viteve me parë. Vetë rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht.”, ka shkruar Rama.
Një ditë pasi dëshmoi në SPAK në lidhje me dosjen e Erion Veliajt, Klotilda Bushka nuk ka qenë në krye të komisionit të Ligjeve për ta drejtuar, por në vendin e saj ishtë zëvendëskryetari, deputeti i PS, Eduard Ndreca. Deputeti demokrat Dashnor Sula kërkoi nga të gjithë anëtarët e komisionit që të dalin me një […]
Kryetarja e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka ka munguar sot dhe në vend të saj, ky Komision u drejtua nga deputeti Eduard Ndreca. Gjatë mbledhjes, deputeti demokrat Dashnor Sula, ka propozuar që të miratohet një deklaratë nga anëtarët e komisionit për të distancuar veten nga kryetarja Klotilda Bushka. Kjo kërkesë ka ardhur pas faktit që […]
Deputetja e PS-së, Klotilda Bushka, kryetare e Komisionit Parlamentar të Ligjeve, u paraqit sot në SPAK për t’u pyetur për dosjen “Veliaj”. Ajo është vënë nën hetim si e dyshuar për “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, në çështjen ndaj Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës. Sipas Prokurorisë, deputetja ka kontaktuar një prej personave të […]
Deputetja e PS, Klotilda Bushka ka mbërritur këtë të hënë në SPAK. Bushka, njëkohësisht edhe Kryetare e Komisionit të Ligjeve është shoqëruar në ambientet e Prokurorisë së Posaçme nga avokati i saj. Deri më tani nuk dihen arsyet e thirrjes së deputetes së PS në SPAK, por Bushka doli në dosjen hetimore ndaj kryebashkiakut të […]