Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Peleshi-opozitës: Janë 20 akte për t’u miratuar deri në mbylljen e Parlamentit, bëni punën tuaj

TIRANË, 16 qershor/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi iu drejtua sot deputetëve të opozitës nga foltorja e Kuvendit, duke u kërkuar që të jenë të pranishëm në komisione për të ecur përpara me agjendën e Parlamentit deri në mbylljen e punimeve.

Peleshi tha se në Konferencën e Kryetarëve nuk pati konsensus për miratimin e agjendës së punimeve të Parlamentit, ndërsa grupi parlamentar i PS-së është pro ecjes përpara me një agjendë të ngarkuar në 2-3 seancat e fundit të mbetura, përpara se Kuvendi të fillojë pushimet.

“Janë 20 akte për t’u miratuar. Parlamenti nuk fillon dhe mbaron në këtë foltore, por gjatë gjithë javës. Ju nuk jeni në komisione, pastaj kërkoni pse nuk futen nisma të tjera, projektligje. Kemi 20 projektakte, i bëjmë 40 po të doni, por duhet punë. Dikush duhet të punojë, të vijë në mbledhje, jo për kuorum, por për të marrë pjesë në procesin e projektakteve”, tha Peleshi.

Peleshi theksoi gjatë fjalës së tij, se grupi i PS-së e bën vetë gjithë procesin në mungesë të opozitës.

“Duhet ta dinë edhe qytetarët, ju nuk vini në komisione dhe në sa komisione që nuk krijohet kuorum, kjo vjen sepse shumë pak anëtarë të opozitës marrin pjesë nëpër komisione. Hajde t’i miratojmë projektaktet. Por, ne me apo pa ju do ta mbyllim me sukses këtë Kuvend për të filluar në shtator”, u shpreh ai.

/e.i/ /a.g/

The post Peleshi-opozitës: Janë 20 akte për t’u miratuar deri në mbylljen e Parlamentit, bëni punën tuaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çelja e sezonit turistik, Filo: Korça mirëpret 15 agjenci turistike

TIRANË, 7 qershor /ATSH/ Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo tha sot se Korça mirëpriti 15 agjencitë turistike më aktive në vend.

Në aktivitetin e organizuar me rastin e çeljes së sezonit veror, ku i pranishëm ishte edhe drejtuesi politik i PS për Korçën, Niko Peleshi, si edhe Prefekti i qytetit, Nertil Jole, kryebashkiaku Filo u shpreh se kjo është një mundësi e vyer për të prezantuar nga afër ofertën e pasur të Korçës.

“Natyrë e mrekullueshme, trashëgimi kulturore, gastronomi autentike dhe një kalendar ngjarjesh që e bëjnë Korçën destinacionin e preferuar të verës”, tha ai.

Sipas Filos, bashkëpunimi me profesionistët e turizmit është çelësi për të forcuar promocionin e Korçës dhe për të ndërtuar një zhvillim sa më të qëndrueshëm e gjithëpërfshirës.

“Korça është gati për një sezon veror të jashtëzakonshëm”, u shpreh Filo.

Korça çeli sot sezonin turistik me Festivalin Ndërkombëtar të Karnavaleve, një paradë plot ngjyra e aktivitete që dhurojnë një atmosferë të veçantë për të gjithë qytetarët.

E njohur për Karnavalet e famshme Korça, e ka shndërruar këtë traditë në një nga festat më të bukura të qytetit. Muzika dhe alegria, i bëjnë karnavalet, ftesën unike korçare për turistët vendas e të huaj.

Nga aktiviteti për mikpritjen e 15 agjencive turistike në Korçë
1 nga 9

The post Çelja e sezonit turistik, Filo: Korça mirëpret 15 agjenci turistike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përfundon numërimi/ PS fiton Devollin, bastionin e djathtë në Qarkun e Korçës

12 May 2025 at 13:54

Partia Socialiste në Qarkun e Korçës ka fituar edhe bastionin e konsideruar si të djathtë, Bashkinë e Devollit në Qarkun e Korçës. Teksa janë numëruar të 49 qendrat e votimit në total, PS kryeson me 50.50 %, ku ka arritur të marrë 7082 vota. PD e renditur e dytë, nuk ka shkuar më shumë se […]

The post Përfundon numërimi/ PS fiton Devollin, bastionin e djathtë në Qarkun e Korçës appeared first on BoldNews.al.

Korça, rënia e mandateve favorizon barazimin

28 April 2025 at 07:10

Votuesit e Qarkut Korçë kanë dhënë rregullisht vota pothuajse të barabarta për të dy krahët e politikës shqiptare, ku votat për socialistët kanë qenë të garantuara ndërsa gjysma tjetër është luhatur dhe ndarë mes PD-së dhe LSI-së. Në rast se PD dhe LSI konsiderohen bashkë, rezultati në katër zgjedhjet e kryera me sistemin aktual ka […]

The post Korça, rënia e mandateve favorizon barazimin appeared first on Reporter.al.

BE shpreh shqetësimin për ndikimin politik në bordin e ri drejtues të RTSH

24 March 2025 at 17:09

Parlamenti votoi më 17 mars përbërjen e Këshillit të ri drejtues të RTSH-së, duke zgjedhur në këtë institucion individë të lidhur ngushtësisht me politikën, gjë që shqetësoi organizatat që mbrojnë lirinë e medias dhe së fundmi edhe Bashkimin Europian. Kryetar i këtij këshilli u votua Fatjon Hoxhalli, 38 vjeç, me një përvojë pune gati një […]

The post BE shpreh shqetësimin për ndikimin politik në bordin e ri drejtues të RTSH appeared first on Reporter.al.

Rrëzohet kërkesa për të futur në rend dite zgjedhjen e Avokatit të Popullit/ PS: S’është zhvilluar dialog

17 March 2025 at 11:33

Në një sallë pothuajse të boshatisur nga ana e opozitës, mazhoranca ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të futur në rendin e ditës në seancën e sotme plenare dhe zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Niko Peleshi kërkoi që të respektohej tradita parlamentare, që palët të futen në një […]

The post Rrëzohet kërkesa për të futur në rend dite zgjedhjen e Avokatit të Popullit/ PS: S’është zhvilluar dialog appeared first on BoldNews.al.

Organizatat e mediave të shqetësuara për politizimin e Këshillit të ri Drejtues të RTSH

12 March 2025 at 12:24

Pas një maratone dëgjesash me 67 kandidatë Komisioni për Edukimin dhe Mediat përzgjodhi të martën 10 kandidatët e rinj për Këshillin Drejtues të Radio Televizionit Publik, një institucion që u shkri me vendim të Kuvendit disa javë më parë pas akuzave për shkelje ligjore në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për drejtor të ri të […]

The post Organizatat e mediave të shqetësuara për politizimin e Këshillit të ri Drejtues të RTSH appeared first on Reporter.al.

Peleshi: Votë historike e diasporës, njëçerek milioni bashkatdhetarë të diasporës po regjistrohen

27 February 2025 at 16:15

TIRANË, 27 shkurt /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi e cilësoi sot si një pikë historike faktin që njëçerek milioni bashkatdhetarë të diasporës po regjistrohen dhe do të votojnë.

Në fjalën e tij në seancën plenare në Kuvend ku po diskutohen dy aktet normative të Këshillit të Ministrave, të cilët synojnë shtyrjen e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit të shtetasve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit deri në fund të muajit maj, Peleshi tha se, “akti normativ ka hyrë në fuqi, është në veprim. Regjistrimi madje nga dita 1 nuk është penguar edhe kur akti nuk ishte miratuar në qeveri. Pra lejohej regjistrimi por nuk lejohej votimi. Tani lejohet dhe votimi me hyrjen e aktit që sot ne po e miratojmë”.

Peleshi theksoi se, “vota e diasporës ka qenë një ambicie e PS-së që po jetësohet këtë herë në zgjedhjet e 11 majit. Është bërë realitet”.

Natyrisht, shtoi ai, “diaspora gjithmonë ka qenë në listat e votimit, por këtë herë diaspora voton nga vendi ku jeton dhe kjo është një arritje e madhe, një hapësirë e madhe”.

“Fakti që pothuajse njëçerek milioni bashkatdhetarë të diasporës po regjistrohen dhe do të votojnë është një pikë historike në zhvillimet e demokracisë së vendit tonë, ku vota, zgjedhjet, janë momenti më kulmor”, tha Peleshi.

Peleshi foli edhe për kthimin e diasporës në vendin tonë.

“Po hyjmë në një fazë shumë proaktive të kthimit të diasporës në vendin tonë, në shtëpinë  e tyre”, tha Peleshi, duke u shprehur se në fundjavë qeveria organizon një panair pune në Athinë, “ku dhjetëra dhe qindra vende pune të ofruara kryesisht nga sektorët e ndërtimit, turizmit dhe bujqësisë, ku standardi dhe niveli i pagave është bërë i krahasueshëm të paktën me vendin fqinj Greqinë, do të ekspozohen, do t’i ofrohen bashkatdhetarëve tanë si një mundësi për të gjithë ata që janë duke menduar kthimin dhe që ne i inkurajojmë të kthehen në vendin tyre”. /j.p/

The post Peleshi: Votë historike e diasporës, njëçerek milioni bashkatdhetarë të diasporës po regjistrohen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tabaku: Besim Ndregjoni për Avokat të Popullit, Peleshi: Të respektojmë rrugën institucionale

27 February 2025 at 11:42

TIRANË, 27 shkurt /ATSH/ Në seancën e sotme plenare, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi, theksoi gatishmërinë e mazhorancës për të vijuar me procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit.

Peleshi bëri të qartë se PS nuk ka asnjë kundërshtim për të ndjekur procedurat parlamentare mbi bazën e propozimeve të opozitës, dhe se disa kandidatura tashmë kanë marrë firmat e opozitës.

“Për ne, procesi duhet të vijojë siç kemi rënë dakord më herët. Nuk kemi kundërshtim për asnjë emër, por është e rëndësishme të respektohet rruga institucionale,” u shpreh kryetari i Grupit Parlamentar të PS.

Ai gjithashtu bëri me dije se ka kërkuar nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike që të ulen për diskutime mbi këtë çështje dhe se mazhoranca është në pritje të një përgjigjeje nga opozita. “Unë kam bërë hapin tim në emër të grupit, tashmë mbetet që edhe pala tjetër të tregojë vullnetin e saj,” përfundoi Peleshi.

Ndërsa deputetja e PD-së, Jorida Tabaku tha se, ka pritur nga mazhoranca të nisë një proces diskutimi për emrin e propozuar nga opozita për Avokatin e Popullit, Besim Ndregjoni.

“Opozita pret që të përfundojmë me një kandidat të propozuar nga opozita”, tha Tabaku.

Po ashtu ajo kërkoi të mos shkelet puna e deputetëve të opozitës dhe të votohen ligjet që ata kanë propozuar. /j.p/

The post Tabaku: Besim Ndregjoni për Avokat të Popullit, Peleshi: Të respektojmë rrugën institucionale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha propozon Besim Ndregjonin si Avokat i Popullit, Peleshi: Ndjekim procedurën parlamentare

17 February 2025 at 19:12

TIRANË, 17 shkurt /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha propozoi sot Besim Ndregjonin për postin e Avokatit të Popullit.

Berisha u shpreh se Ndregjoni vjen nga shtresa e ish-të përndjekurve politikë dhe kërkoi që të votohet edhe nga mazhoranca kjo kandidaturë.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi u shpreh se PS nuk është kundër asnjë emri, por duhet ndjekur procedura parlamentare kur diskutohet për emrat.

Berisha u shpreh se, “nëse duhet konsultuar mos e hidhni në votë dhe le të vijmë për ta diskutuar”.

Berisha tha se është në detyrimin e këtij parlamenti të votojë për Avokat të Popullit përfaqësuesin e asaj shtrese që përjetoi kalvarin më të egër barbaritë më të mëdha në të gjithë Europën.

“Kampet e përqendrimit dhe gulagët e regjimit të shkuar janë një rast për këtë parlament për të emëruar pikërisht avokat të të drejtave të shqiptarëve, të drejtave themelore, një përfaqësues të shquar të tyre, një përfaqësues të shquar të një prej familjeve më të nderuara të Dibrës, dhe mendoj se nuk ka nevojë të përdoren votat sekrete, por të votoni Besim Ndregjonin edhe si një akt ndjese detyrimi, ndjese për atë që ka ndodhur, për dramën e tmerrshme që ka përjetuar shtresa e tyre”, u shpreh Berisha.

Ai kërkoi që të mos përdoret vota e fshehtë por të dilet hapur e të miratohet kandidatura e përfaqësuesit të një shtrese të martirizuar në respekt për vuajtjet, sakrificat e tyre.

Peleshi u shpreh dakord me heqjen nga rendi i ditës së votimit të Avokatit të Popullit.

Votimi për Avokatin e ri të Popullit do të bëhet për herë të dytë ndërsa procesi dështoi në votimin e parë kur mazhoranca rrëzoi me votë në seancë emrat e mbështetur nga opozita.

Gara ka nisur me 15 kandidatë që plotësuan kriteret ligjore, por në seancë plenare mund të votohen vetëm ata kandidatë që kanë mbledhur firmat e jo më pak se 28 deputetëve.

Kandidatët që kanë plotësuar këtë kriter prej një viti janë shtatë: Vitore Tusha, Tartar Bazaj, Besim Ndregjoni, Bledar Dervishaj, Dardan Mustafaj, Edison Frangu dhe Erald Aga.

Dy prej kandidatëve, Vitore Tusha dhe Tartar Bazaj vijnë nga një karrierë në sistemin e drejtësisë, ndërsa kandidatët e tjerë vijnë nga avokatia. /j.p/

 

The post Berisha propozon Besim Ndregjonin si Avokat i Popullit, Peleshi: Ndjekim procedurën parlamentare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Votimi nga jashtë, Peleshi: PS nuk do ta pranojë kushtin e PD për dokumentet e huaja

7 February 2025 at 15:58

TIRANË, 7 shkurt /ATSH/ Kushti i vendosur nga Partia Demokratike për të lejuar të votojnë në zgjedhjet e 11 majit edhe emigrantët shqiptarë me dokumente identifikimi të huaja nuk do të pranohet nga mazhoranca.

Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Niko Peleshi në një intervistë për Top Channel tha se, kërkesa e Partisë Demokratike është e parealizueshme.

Por, ndërsa drafti që mban vetëm firmat e PS parashikon tre ndryshimet që lidhen me afatet e regjistrimit, mbulimin e kostos së postës nga buxheti i shtetit dhe kompozimin e komisionit të numërimit nga përfaqësues të dy forcave kryesore politike, kushti i ri i vendosur nga opozita, sipas Peleshit, është i qëllimshëm për bllokimin e draftit të dakordësuar.

/r.e/a.f/

The post Votimi nga jashtë, Peleshi: PS nuk do ta pranojë kushtin e PD për dokumentet e huaja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përplasje në Kuvend/ PD: Po përdorni ligjet si kartë elektorale për vota. PS: janë për qytetarët

30 January 2025 at 16:02

Seanca e sotme plenare në Kuvend nisi me përplasje mes opozitës dhe mazhoranca, lidhur me futjen e disa ligjeve në rendin e ditës. Partia Demokratike akuzoi qeverinë se po i përdor këto ligje si aset elektoral për të marrë vota për zgjedhjet e 11 Majit. Më konkretisht bëhej fjalë për zgjatjen e afateve për investimet […]

The post Përplasje në Kuvend/ PD: Po përdorni ligjet si kartë elektorale për vota. PS: janë për qytetarët appeared first on BoldNews.al.

Korça, e preferuara e turistëve për festat e fundvitit

22 January 2025 at 12:50

TIRANË, 22 janar/ATSH/ Më shumë se 4000 turistë prenotuan shtretër në Korçë dhe fshatrat e saj turistike, vetëm në 10-ditëshin e fundit të vitit 2024. Gjithashtu u shpenzuan nga turistët që kaluan këto festa në Korçë 2,5 milionë euro.

Niko Peleshi, drejtuesi politik i PS për Qarkun Korçë, publikoi disa shifra në rrjetet sociale duke i vlerësuar ato si dëshmi të fuqisë që ka kjo zonë si destinacion i preferuar për pushime.

“Sipas vlerësimeve të ekspertëve, edhe këtë dimër Korça mbetet një histori suksesi për turizmin shqiptar”, shkroi Peleshi në rrjetet sociale.

Përveç qytetit të Korçës, ndër fshatrat më të preferuara për turizmin dimëror mbeten Dardha, Voskopoja dhe Boboshtica. Mikpritja, traditat e pasura dhe bukuritë natyrore të juglindjes vijojnë të tërheqin vizitorë nga e gjithë Shqipëria por edhe turistë të huaj, duke e vendosur Korçën në krye të hartës turistike të festave.

/a.f/r.e/

The post Korça, e preferuara e turistëve për festat e fundvitit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Po manipulohen emigrantët”/ PD: Peleshi “maskon” zyrën e PS-së si të KQZ-së pranë konsullatës në Selanik

22 January 2025 at 10:50

Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme se Niko Peleshi ka hapur një zyrë të Partisë Socialiste ngjitur me konsullatën e Shqipërisë në Selanik të Greqisë dhe e paraqet si zyrë shtetërore të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Në një deklaratë nga selia blu, drejtuesi politik i PD-së në Korçë, Ivi Kaso deklaroi se çdo zyrë […]

The post “Po manipulohen emigrantët”/ PD: Peleshi “maskon” zyrën e PS-së si të KQZ-së pranë konsullatës në Selanik appeared first on BoldNews.al.

Mazhoranca refuzon hetimin parlamentar për Portin e Durrësit

23 December 2024 at 17:13

Projekti për ndërtimin e një “Dubai”, me pallate dhe një port jahtesh në sipërfaqen ku është Porti i Durrësit u votua me debate dhe kundërshtimin e opozitës dy vite më parë në Kuvend, ndërkohë që pronarët përfitues të njërës prej kompanive u mbajtën të fshehtë nga qeveria. Kërkesa e firmosur nga 35 deputetë të opozitës […]

The post Mazhoranca refuzon hetimin parlamentar për Portin e Durrësit appeared first on Reporter.al.

Peleshi: Mazhoranca respekton institucionet e reformës së drejtësisë

12 December 2024 at 13:46

TIRANË, 12 dhjetor /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi u shpreh sot se, mazhoranca respekton institucionet e reformës së drejtësisë.

Në fjalën e tij në seancën plenare të Kuvendit, Peleshi tha se, “ka një libër, quhet Why Nations Fail (Pse dështojnë kombet). Por është edhe një tjetër i tre ekonomistëve që fitoi çmimin Nobel këtë vit, i cili ka demonstruar përmes një studimi se rritje ekonomike, ndryshim dhe progres, nuk mund të ketë pa institucione. Kaq thjeshtë është. Ne i përkasim kësaj qasjeje moderniste, europianiste”.

“Ne jemi për institucione, jemi për të respektuar institucionet, edhe kur ato, si në rastin e institucioneve të reformës në drejtësi, institucionet e reja të drejtësisë, jo gjithmonë prodhojnë lajme të mira për ne”, tha Peleshi.

Pra, iu drejtua ai deputetëve të opozitës, “ndërsa ju, një herë e quani SPAK, një herë e quani SKAP. SPAK kur ju intereson të mbroni veten tuaj dhe SKAP kur ju intereson të kapitalizoni mbi rastet që mund të jenë nga radhët e mazhorancës. Këto janë dy standardet në raport me institucionet që ne na ndajnë”.

“Kjo është një diferencë shumë e madhe që ne kemi me ju. Ne mundohemi të ndërtojmë mbështetje politike mbi bazën asaj që i bashkon qytetarët, ndërsa ju doni të ndërtoni mbështetje politike mbi bazën e urrejtjes. Ju nxisni një urrejtje në çdo fjalë, në çdo fjalim”, theksoi Peleshi.

“Nga kjo foltore keni si synim të bëni sa më shumë të pa kënaqur, të nxisni sa më shumë ndarje – ndarje të skajshme – ndarje ndërmjet qytetarëve, dhe të kapitalizoni mbi atë ndarje. Ne ndërtojmë mbi respektin për njeriun, qoftë ai punëtor apo sipërmarrës, ndërsa ju ndërtoni mbi depersonalizimin. Nuk e keni problem të përmendni emra njerëzish – si investitorësh, sipërmarrësish, bashkëkombësish apo të huaj – dhe t’i shpallni fajtorë, hajdutë, kriminelë”, deklaroi Peleshi.

“Po ku e gjeni ju të drejtën që të bëni edhe prokurorin, edhe gjykatësin, edhe – larg qoftë – siç e keni bërë në vite, edhe ekzekutorin? Kjo është ajo që na ndan. Ne ju besojmë institucioneve. Ua lëmë institucioneve punën që u takon atyre, në këtë rast reformës në drejtësi”, tha Peleshi.

“Ju doni të bëni gjithçka vetë. Doni t’i shpallni vetë hajdutët, kriminelët, banditët dhe – larg qoftë, siç thashë – edhe t’i ekzekutoni”, iu drejtua ai deputetëve të opozitës.

Peleshi u shpreh se mazhoranca ndahet nga opozita edhe në raport me territorin.

“Trashëguam nga ju një Shqipëri, mbi trupin e së cilës kishte 450 mijë ndërtime pa leje që inkurajoheshin çdo ditë nga ju, si energjia e qytetërimit. Dhe zaptimi u kthye në një moral – një moral i ri i shoqërisë”, tha Peleshi.

“Ndërsa ne jemi për një Shqipëri të pastër, të bukur, të urbanizuar, të rregullt. Sot Shqipëria nuk bën lajm për keq. Sot Shqipëria bën lajm për mirë në gjithë botën. Ndaj edhe në gazeta, revista ndërkombëtare, portale, Shqipëria sot është bërë një vend për t’u vizituar, për të investuar. Nuk është rastësi”, u shpreh Peleshi.

“Asgjë nuk është rastësi që në Shqipëri ka miliona turistë. Nuk është rastësi që buxheti është trefishuar në 10 vitet e fundit. Nuk është rastësi që ekonomia shqiptare është dyfish më e madhe se në vitin 2013. Këto janë rezultatet e këtyre qasjeve që ju mund t’ju duken si akademike, por në fakt janë politike. Ndarja jonë është politike”, tha ai.

“Luga juaj nuk mund të çonte dot një Shqipëri dyfish më të madhe ekonomikisht. Luga juaj nuk mund të çonte dot një buxhet trefish më të madh. Sepse që të shkosh aty, duhet të ndërmarrësh reforma; që të ndërmarrësh reforma, duhet të pranosh kosto në afat të shkurtër dhe përfitime në afat të gjatë”, shtoi Peleshi.

“Në 2013, vetëm 54% e popullsisë kishte qasje të barabartë në shërbimet shëndetësore. Sot, 93%. Në 2013, buxheti për shëndetësinë ishte 36,4 miliardë lekë; sot është 80 miliardë lekë. Ju flisni për 8,2 miliardë euro buxhet që po shpërndahet dhe harroni se si u krijua ky buxhet 8,2 miliardë? Sepse ne nuk trashëguam një buxhet 8,2 miliardë; trashëguam një buxhet tre herë më të vogël dhe 750 milionë euro borxh”, u shpreh ai.

Në vitin 2013, nënvizoi Peleshi, “80% e pajisjeve shëndetësore dhe mjekësore në shëndetësi ishin të amortizuara; ishin shkaku i mijëra infeksioneve dhe sëmundjeve të njerëzve që shkonin për t’u shëruar dhe dilnin të sëmurë nga spitali”.

Sot, tha Peleshi, “70% e tyre janë pajisje të reja. 20 miliardë lekë janë investuar në këto vite”.

“Kjo është e vërteta. Ju e keni kthyer checkup-in dhe sterilizimin si dy fjalë me konotacion negativ. E kundërta është e vërtetë: checkup-i ka siguruar kontrolle falas për 1.5 milionë shqiptarë dhe sterilizimi ka mundësuar uljen drastike – me 10-fish – të infeksioneve në spitale. Kjo është e vërteta”, u shpreh kreu i grupit parlamentar të PS-së.

“Pastaj, gërmimet për procedura për të gjetur fajtorin, për ta çuar para gjykatës, për t’i bërë gjyqin e kështu me radhë, kjo nuk është detyra juaj. Dhe kjo nuk është një akuzë. Sot është një gjë shumë e rëndë që thuhet në këtë sallë. U tha që ne synojmë ta kthejmë këtë sallë në një gjyq publik. Pra, ju e thoni me zë dhe figurë. E thoni me zë të lartë. E thoni me zë të lartë se synoni që të bëni një gjyq publik për shqiptarët dhe të na ktheni në kohën e persekutimeve politike dhe e keni kthyer në avantazh faktin që mund të thoni fjalën e fundit për këdo që ju del përpara”, tha Peleshi.

“I thashë këto fjalë për të treguar, dhe janë vetëm një pjesë e asaj që na ndan. Jemi dy qasje të ndryshme politike. Jemi dy sisteme vlerash të ndryshme. Lajmi i keq për ju dhe i mirë për ne është se këtë shqiptarët e kuptojnë. Ka që thjeshtë është, prandaj Partia Socialiste fiton dhe do të fitojë përsëri”, përfundoi fjalën e tij, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi.

/r.e/a.f/

The post Peleshi: Mazhoranca respekton institucionet e reformës së drejtësisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Ne jemi për institucionet, ju jeni për feude” -Niko Peleshi i përgjigjet opozitës: Nuk jemi njësoj! PS do të fitojë përsëri

12 December 2024 at 12:31
Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Niko Peleshi, iu përgjigj akuzave të opozitës, lidhur me korrupsionin dhe vjedhjet që demokratët pretendojnë se janë bërë nga mazhoranca. Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Peleshi tha se opozita dhe mazhoranca nuk janë njësoj. Ai tha se mazhoranca mbështet dhe bashkëpunon me institucionet, ndërsa opozita

Degradon debati/ Zhupa i afrohet në ‘fytyrë’ Niko Peleshit: Gruas tënde i thua ruse? Deputeti i PS-së: Kërko falje

5 December 2024 at 13:46

Pas deklaratave të deputetes Ina Zhupa, e cila iu drejtua me fjalë fyese Erion Braçes, grupi i PS ka kërkuar ndërprerje të seancës derisa deputetja e PD të kërkojë falje.

“Kërkoj që kjo seancë të ndërpritet derisa deputetja të kërkojë ndjesë publike. Ne këtu nuk përfaqësojmë vetëm veten tonë apo familjen tonë, por ne këtu përfaqësojmë edhe moralin e shoqërisë”, tha Peleshi.

Zhupa: Gruas tënde i thua ruse ti?

Spriopali: Zonja Zhupa mos iu afroni deputetit Peleshi, nuk ka kuptim kjo gjë.

Si nisi debati?

Kujtomë që në nisje te parlamenti pati një debat mes Ina Zhupës dhe Erion Braçes, ku ky i fundit e quajti deputeten e PD “ruse”.

Zhupa: Ju që ngritët një komision gjoja për propagandën e Rusisë dhe të Kinës, tani po e përdorni pse media shfaq që komunikate e policisë është e rreme, që i jep zë dëshmitarëve dhe del ai zotëria dhe thotë duhet të cohën mediat dhe gazetarët për ndjekje penale. Kërkesa ime ndaj jush është që meqë u shfaq në publik pse e donit komisionit për dezinfomim dhe si do ta përdorni gjatë fushatës për mediat që bëjnë lajme që nuk shkojnë me vijën tuaj, hiqni dorë mbylleni komisionin, njoftoi ndërkombëtarët ta shohin që ajo që thamë në doli. Këta duan të persekutojnë mediat të cilat nuk e cojnë ujin tek qeveria.

Braçe: Si mund ta lë pa replikë, kur kjo mediat i di rubinete. Media që nuk cojnë ujë tek qeveria, unë di që uji mbahet o në kanale o në tuba, nuk mbahet në media. Në media mund të pihet. Megjithatë e dashur kryetare mos u lyej me parfum, e dyta pri thonjtë se është shfaqej e huaj të vish në parlament. E dyta, në asnjë sekondë, në asnjë moment të mbledhjes së djeshme të Komisionit të Posaçëm nuk kam kërkuar që të hetohen media apo gazetarë. Kam thënë që duhet të hetohet krimi, të mbahen përgjegjës autorët. Kam kërkuar dhe do ta kërkoj që autoritet të hetojnë dizinformimin që ka një qëllim të qartë politike, ti je një nga ato që duhet të hetohesh për dezinformim, që ti nuk di të lexosh unë këtë e di, por që nuk dëgjon është problem tjetër. Ti më dukesh si ruse, por nuk je ruse.

The post Degradon debati/ Zhupa i afrohet në ‘fytyrë’ Niko Peleshit: Gruas tënde i thua ruse? Deputeti i PS-së: Kërko falje appeared first on Sot News | Lajme.

PS kërkon 11 Majin 2025 si datë të zgjedhjeve parlamentare, PD bojkoton takimin me Begajn

25 November 2024 at 12:53

TIRANË, 25 nëntor /ATSH/ Partia Socialiste ka propozuar datën 11 maj për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen vitin e ardhshëm.

Kreu i grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Niko Peleshi si dhe Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi të cilët zhvilluan takim për konsultime ditën e sotme me presidentin Bajram Begaj, kanë propozuar datën 11 maj.

“Propozuam datën 11 Maj për zgjedhjet. Datën me të fundit në afatin ligjor për t’i dhënë mundësi të procesit përgatitor për votën e diasporës”, tha Klosi.

Ndërkohë ashtu siç edhe kishte paralajmëruar Partia Demokratike ka bojkotuar konsultimet me presidentin Bajram Begaj. Kreu i grupit parlamentar në PD, i ka cilësuar si farse konsultimet me Begajn pasi sipas tij data e zgjedhjeve është caktuar nga Rama-Balla.

Kreu i shtetit vijoi konsultimet me disa prej drejtuesve të partive parlamentare ku 4 përfaqësuesit e partive të vogla i kanë propozuar datën 4 maj.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ishte i fundit që zhvilloi takimin konsultativ me Presidentin Begaj sa i takon diskutimeve lidhur me datën e zgjedhjeve të 2025.

Presidenti pret përfaqësuesit e PS për datën e zgjedhjeve parlamentare, Foto: Agim Dobi
1 nga 3

/a.f/

The post PS kërkon 11 Majin 2025 si datë të zgjedhjeve parlamentare, PD bojkoton takimin me Begajn appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Debatet për buxhetin 2025/ Niko Peleshi: Ka gjithmonë vend për të bërë më mirë! Retorika e opozitës pa ngjyrë, pa vizion dhe pa përmbajtje

19 November 2024 at 19:56
Ministri Niko Peleshi foli sot në Kuvendin e Shqipërisë për debatet që po bëhen lidhur me buxhetin 2025, që pritet të miratohet sot në Kuvend. Ministri tha se retorika e opozitës e cila kundërshton buxhetin është pa ngjyra, pa vizion dhe pa përmbajtje. Ndërkaq Peleshi pranoi se gjithmonë ka vend për me mirë, por sipas
❌
❌