Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 12 July 2025Main stream

Zhupa: Ligji për zonat e mbrojtura është bërë për oligarkët, jo për banorët e Thethit

By: Ardit
12 July 2025 at 18:01

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka komentuar aksionin e fundit të qeverisë për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike. Sipas saj, Edi Rama ka dëshmuar prej 12 vitesh se nuk ka asnjë lidhje me ligjshmërinë dhe shtetin ligjor. Zhupa theksoi se mënyra e tij e qeverisjes, përmes aksioneve të njëanshme […]

The post Zhupa: Ligji për zonat e mbrojtura është bërë për oligarkët, jo për banorët e Thethit appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Kuvendi miraton strategjinë kombëtare kundër dezinformimit, pa votat e opozitës

3 July 2025 at 22:33

Kuvendi miratoi të enjten me 71 vota pro dhe asnjë kundër Strategjinë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit, një angazhim i ri i institucioneve shqiptare për të ndërmarrë një plan masash për të luftuar ndërhyrjen e huaj keqdashëse në sektorë të rëndësishëm të vendit. Dokumenti parashikon disa objektiva kryesorë në luftën kundër dezinformimit dhe […]

The post Kuvendi miraton strategjinë kombëtare kundër dezinformimit, pa votat e opozitës appeared first on Reporter.al.

Zhupa: Është vërtetuar antikushtetueshmëria e ligjit për zonat e mbrojtura

By: Ela
1 July 2025 at 12:46

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka marrë pjesë në seancën e parë të mbajtur në Gjykatën Kushtetuese për ligjin ‘Për Zonat e Mbrojtura’. Zhupa shprehet se është vërtetuar antikushtetueshmëria e këtij ligji. Ajo shtoi se krijimi i Zyrës së Administrimit të Parkut Kombëtar të Vjosës ka një kosto prej 820 mije euro për vitet 2025-2027, ndërsa […]

The post Zhupa: Është vërtetuar antikushtetueshmëria e ligjit për zonat e mbrojtura appeared first on BoldNews.al.

Ligji “Për sportin”, Zhupa: Keni marrë konsultime dhe ekspertizë vetëm nga Fidel Ylli

TIRANË, 26 qershor /ATSH/ Në seancën e sotme plenare u diskutua projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për Sportin””.

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa në fjalën e saj tha se “ky projektligj qartësisht është një projektligj që thellon ndërhyrjen e shtetit në organizmin, në funksionimin dhe në financimin e strukturave sportive në Shqipëri përfshirë fondacione, federata dhe komunitete sportive”.

Sipas Zhupës, kjo është një qasje në kundërshtim me parimet themelore të Kartës Olimpike. Zhupa theksoi se nuk mund të ndërhyjë shteti në çdo formë organizmi dhe të futet dhe në sport.

Duke u ndalur te propozimet që ka bërë Ministria e Arsimit dhe Sportit, Zhupa tha se ligji është bërë nga kreu i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli.

“Në nenin 3 projektligjit i jep KOKSH rol zyrtar në organizmin e aktivitete jashtë procesit mësimor në bashkëpunim me ministritë e institucionet arsimore, duke cenuar kompetencat ekzistuese të federatave të sportit shkollor dhe universitar. Fasada është nuk e bëjnë në orën e mësimit.

Në nenin 4 zgjerohet përkufizimi Organizata sportive për të përfshirë dhe fondacione sportive të cilat mund të krijohen nga institucione publike dhe të financohen me fonde shtetërore. Pra i mbani mend  në kohën e komunizmit se si ndërmarrjet kishin ato skuadra të veta të futbollit dhe sesi sporti kthehej në bashkim të sindikatave të pavarura. Këtë model keni marrë ju, zonja ministre, modelin ku dhe sportin do ta bësh ti dhe Fideli bashkë, të dy.”

Zhupa tha se nuk ka transparencë në ndarjen e financimeve që parashikohet të bëhet nga buxheti i shtetit.

“Neni 6 parashikon financim të drejtpërdrejtë nga buxheti i shtetit për organizata si KOKSH dhe për këtë fondacionet sportive që do të ndërtoni vetë, pa kritere të qarta ndarje, pa transparencë dhe krijon një avantazh të padrejtë të mbështetur nga shteti me institucionet e sportit të cilat do bëhen si zgjatime të interesit të shtetit dhe duke i ndarë “ca të nënës dhe ca të tjerë të njerkës”.

Sigurisht i “nënës” është Fidel Ylli, i cili në Komisionin e Edukimit dhe Informimit Publik, ju zhveshi fasadën dhe tha: ‘Unë e kam bërë ligjin’. Keni bërë një ligj, jeni konsultuar dhe keni marrë ekspertizë vetëm nga Fidel Ylli. Me zë dhe figurë, e pranuar në Komisionin e Edukimit nga vetë Fideli”, tha Zhupa.

/m.q//a.f//r.e/

The post Ligji “Për sportin”, Zhupa: Keni marrë konsultime dhe ekspertizë vetëm nga Fidel Ylli appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zhupa: Ja përse Shqipëria rrezikon që në të ardhmen të mos ketë zona të mbrojtura

By: Ela
24 June 2025 at 15:11

Deputetja demokrate Ina Zhupa, në një intervistë për “News 24” ka reaguar ashpër ndaj projektligjit për zonat e mbrojtura, i cili tashmë është dërguar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Sipas saj, ligji është klientelist dhe i ndërtuar për të favorizuar interesat e politikës dhe oligarkëve, në dëm të natyrës dhe trashëgimisë kombëtare. Zhupa thekson se […]

The post Zhupa: Ja përse Shqipëria rrezikon që në të ardhmen të mos ketë zona të mbrojtura appeared first on BoldNews.al.

Zhupa: Ligji për zonat e mbrojtura antikushtetues, i hap rrugë investimeve strategjike

TIRANË, 23 qershor /ATSH/ Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka kërkuar rrëzimin e ligjit “Për Zonat e Mbrojtura”, duke e cilësuar atë antikushtetues dhe të rrezikshëm për mjedisin dhe trashëgiminë kombëtare.

Sipas Zhupës, ligji eliminon çdo mbrojtje për zonat natyrore për t’i hapur rrugë investimeve strategjike në funksion të klientëve dhe të oligarkëve të pushtetit.

“Ligji i zonave të mbrojtura me këto ndryshime që ka bërë mazhoranca në mënyrë të njëanshme dhe të pakonsultuara është tashmë ligji i zonave të pambrojtura, i zonave normale për të ndërtuar, për të pasur investime strategjike në funksion të klientëve dhe të oligarkëve të pushtetit. Është një luftë e hapur ndaj çdo pasurie kombëtare dhe pasurie publike, për ta kthyer atë në pasuri private të një grupi klientësh dhe oligarkësh”, tha Zhupa.

Nga Gjykata Kushtetuese, e shoqëruar edhe nga juristët e Partisë Demokratike, Franc Nuri dhe Marash Logu, të cilët janë përfaqësues të PD-së në Gjykatën Kushtetuese, Zhupa solli sërish në vëmendje edhe rastin e Parkut të Butrintit.

“Prova gjenerale u bë me Parkun e Butrintit, edhe më pas kaluam te Ligji i Zonave të Mbrojtura, për të garantuar që në Shqipëri që nuk ka më asnjë zonë e cila nuk ndërtohet, e cila mbrohet, e cila trashëgohet e tillë, e palëkundur dhe e pandryshuar për brezat e ardhshëm”, tha Zhupa.

Zhupa tha se “me këtë ligj bëhet asgjësimi final i zonave të mbrojtura dhe të vetmet zona që nuk do të ndërtohen do të jenë ata të cilat nuk do të kenë interes oligarkët për t’u ndërtuar”.

Zhupa theksoi se ky ligj nuk na përafron me Bashkimin Evropian.

“Ky ligj është një ligj që nuk na përfaron me BE-në, por na largon, shkel marrëveshjen e Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit në nenin 108 të saj, por shkel dhe atë që janë standardet BE-së që tentojnë të bëjnë sa më shumë politika që i ruajnë zonat e mbrojtura dhe mjedisin, por ne ndërkohë bëjmë të kundërtën, bëjmë politika që t’i shkatërrojmë zonat e mbrojtura, t’i japim zonat e mbrojtura tek oligarkët për të ndërtuar resorte dhe vila”, u shpreh Zhupa.

Zhupa tha se “do të paraqesim të gjitha shkeljet e neneve të Kushtetutës, duke nisur që nga ideja e mbrojtjes së mjedisit, te mbrojtja trashëgimisë kombëtare dhe te një proces legjislativ që nuk shërben si një nder i qeverisë, por që ka detyrimin sipas Kushtetutës, sidomos për çështjet e mjedisit, që të ketë konsultim publik”.

“Ne besojmë se Ligji i Zonave të Mbrojtura, duhet të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese, nëse Gjykata Kushtetuese i qëndron Kushtetutës dhe leximit të saktë të konventave dhe interesit kombëtar”, tha Zhupa.

Zhupa shtoi se “presionet ndaj Gjykatës Kushtetuese janë të mëdha, se bëhet fjalë për një ligj që është ndërtuar për t’i hapur rrugë investimeve strategjike, por i bëjmë thirrje mos të bjerë pre e presioneve dhe të qëndrojë në lartësinë e detyrës”.

/m.q//r.e//a.f/

The post Zhupa: Ligji për zonat e mbrojtura antikushtetues, i hap rrugë investimeve strategjike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ligji për “Zonat e Mbrotjura”/ Zhupa: Aantikushtetues! Shkatërron trashëgiminë Kombëtare

By: Ela
23 June 2025 at 12:48

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka folur para zhvillimit të seancës në Gjykatën Kushtetuese për ligjin e ‘Zonave të Mbrojtura’, që sipas demokratëve është një ligj antikushtetues që duhet rrëzuar. Zhupa deklaron se Rama i ka shpallur luftë çdo pasurie të shqiptarëve për ta vënë në funksion të klientëve të pushteti. “Prova gjenerale u bë me […]

The post Ligji për “Zonat e Mbrotjura”/ Zhupa: Aantikushtetues! Shkatërron trashëgiminë Kombëtare appeared first on BoldNews.al.

Zhupa në komisionin e Stabilizim-Asocimit: Qeveria përdori legalizimin e kanabisit për të blerë vota

By: V K
19 June 2025 at 11:14

Deputetja demokrate Ina Zhupa, në sesionin e 19-të të takimit të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit në Strasburg, u shpreh se qeveria përdori ligjin për legalizimin e kanabisit për të blerë vota.

“Qeveria ka shpërndarë në mënyrë të paligjshme leje për mbjelljen e mbi 29.000 hektarëve drogë, ndërkohë që ligji parashikon vetëm 200 hektarë në total. Ky veprim éshté një formë blerjeje masive të votave, në kundërshtim me ligjin dhe me konventat ndërkombëtare”, tha Zhupa.

Gjithashtu, ajo ka referuar problemet me ligjin e investimeve strategjike.

Sipas Zhupës, qeveria me politikat e ndërmarra tregon qartësisht që nuk ka shqetësimin mjedisin dhe as prioritet turizmin, por ka shqetësim pasurimin e oligarkëve që ju sigurojnë para dhe vota.

“Turizmi ne Shqiperi vijon te jete nje sektor i pa prioritizuar dhe i pa rregulluar. Reformat e pjesshme, modeli selektiv dhe mbi te gjitha perfshirja e skemave korruptive e preferenciale te “investimeve strategjike”. Keta te fundit kane perfituar kete status jo rralle here ne mungese te theksuar te procedurave konukrenciale dhe transparences publike, por mbi te gjitha persona te veshur me pushtet politik si ne rastin e bashkeshortit te ish-Ministres se Jashtme Znj. Xhacka apo pastrimit te parave nga krimi i organizuar nepermjet inidividesh presta nome pa historik te kapitalit financiar te justifikueshem.

Ne keto 12 vite nuk ka patur nje strategji afat-gjate dhe politikat e ndermarra kane qene me shume te natyre te pjesshme dhe favorizuese për ndërtimin e klientëve të pushtetit në tokat publike me ligjin e investimeve strategjike. Këta oligark u përdorën si sponsor të padeklaruar të fushatës së Partisë Socialiste për të ruajtur privilegjet e përfituara në mënyrë preferenciale mbi interesin publik.

Shqipëria ka ndryshuar ligjin e “Zonave të Mbrojtura” i cili në fakt i heq mbrojtjen këtyre zonave dhe hap rrugën e ndërtimit të komplekseve të vilave, hoteleve, resorteve dhe është ana tjetër e medaljes së ligjit të investimeve strategjike. Ligji sjell pasoja degraduese në mjedis si dhe shkel nenit 108 i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dispozitë e cila ireferohet “degradimit mjedisor”. ligji “nuk synon përafrimin e legjislacionit të BE-së”, por bën të kundërtën, ka efekt “përlargues” me legjislacionin e BE-së dhe Acquis communautaires, dispozita këto detyruese edhe për shtete si Shqipëria, që kanë ratifikuar MSA-në. Opozita ka depozituar padi në Gjykatën Kushtetuese për këtë ligj.

Në të gjitha progres raportet për Shqipërinë gjithmonë ngrehet si shqetësim ndërtimi i aeroportit të Vlorës në një lagunë, në zonë të mbrojtur dhe kërkohet ndërtimi në një zonë tjetër që nuk dëmton natyrën.

Parlamenti ben formale me praktikat e konsultimit publik, ku asgjë nga sugjerimet nuk merret parasysh. Ligjet kalojnë sic kanë ardhur nga qeveria, ku shpesh janë ligje me porosi të klientëve të pushtetit. Mjafton të sjell në vëmendje ligjin për zonat e mbrojtura, ligji për koncesionin e Butrintit, ligjin për lojrat e fatit, ligjin e investimeve strategjike, ligji për aeroportin e Vlorës, ligji Fusha për teatrin kombëtar, ligji për Akademinë e Shkencave, etj. Ku pavarësisht kundërshtimeve publike të gjithë aktorëve, faktorëve, grupeve të interesit dhe ndërkombëtarëve përsëri kalojnë me lehtësi pa marr parasysh asgjë”

Në lidhje me mjedisin, qeveria duket se ka kuptuar qe gjelberimi mund te jete edhe mbjellja e kanabisit. Në vit elektoral, janë përcaktuar të mbillen të paktën 1 miliard e 200 mijë rrënjë kanabis, sa kurrë ndonjëherë në histori…Dhe që të gjitha këtu, tashmë jo bimë klandestine, por bimë të mbjella me certifikatë shteti. Qeveria ka shpërndarë në mënyrë të paligjshme leje për mbjelljen e mbi 29.000 hektarëve drogë, ndërkohë që ligji parashikon vetëm 200 hektarë në total. Ky veprim éshté një formë blerjeje masive të votave, në kundërshtim me ligjin dhe me konventat ndërkombëtare.

Kriter i rëndësishëm mbetet Menaxhimi i Mbetjeve dhe ndotja. Në Shqipëri ka mungesë të një sistemi efektiv për menaxhimin e mbetjeve dhe në ndotjen e mjedisit, sidomos në bregdet dhe zona e mbrojtura. Ky problem është përmendur edhe në raportin e Bashkimit Evropian “Tourism in Albania: Sustainable Groëth and Jobs” (2021), i cili vë në dukje ndikimin negativ të ndotjes në perceptimin e Shqipërisë si një destinacion i pastër dhe natyror. Vlora në këtë kohë sezoni zgjohet shpesh me djegie masive të mbetjeve që shkaktojnë ndotje të paimagjinueshme në një nga zonat më turistike të vendit.

Në Shqipëri u harxhuan miliona euro dhe vazhdojnë harxhohen për futjen e metodës së incenerimit.. Në fakt asnjë incenetor nuk funksion as ai i Elbasanit, as u Fierit dhe ai i Tiranës as nuk ekziston dhe merr 80.000 euro cdo dite nga taksat e qytetarëve Një aferë 400 milion euro dhe problemi i mbetjeve është berë tashmë edhe problem i korrupsionit përvecse nuk është zgjidhur.

Qeveria me politikat e ndërmara tregon qartësisht që nuk ka shqetësimin mjedisin dhe as prioritet turizmin dhe zhvillimin e qëndrueshmëm por ka shqetësim pasurimin e klientëve dhe oligarkëve që ju sigurojnë para dhe vota dhe prioritet mbajtjen e pushtetit me çdo kusht.”, tha Zhupa.

The post Zhupa në komisionin e Stabilizim-Asocimit: Qeveria përdori legalizimin e kanabisit për të blerë vota appeared first on Albeu.com.

Debat në Komision/ Ina Zhupa – Fidel Yllit: Jeni bërë njësh me politikën, s’dihet ku fillon Rama e ku mbaroni ju

By: Ela
9 June 2025 at 18:36

Kreu i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli është përfshirë në një debat me kryetaren e Komisionit të Edukimit dhe Medias, Ina Zhupa këtë të hënë. Ylli ka kërkuar rritje të buxhetit për sportet, ndërsa Zhupa nga ana tjetër është shprehur se presidenti i KOKSH ka privilegje aq sa në shtator mund të bëhet ministër […]

The post Debat në Komision/ Ina Zhupa – Fidel Yllit: Jeni bërë njësh me politikën, s’dihet ku fillon Rama e ku mbaroni ju appeared first on BoldNews.al.

“Treni i Europës që premtoi kryeministri, rezultoi tren bullgar”/ Zhupa: PS i mbushi listat e kandidatëve me analfabetë

5 June 2025 at 15:28

Deputetja e PD, Ina Zhupa, teksa mori fjalën në Kuvend, vijoi denoncimin për zgjedhjet e 11 majit. Zhupa u shpreh se treni i Evropës që përmendte kryeministri, Edi Rama gjatë fushatës rezultoi të ishte “tren bullgar”. Ajo hodhi akuza gjithashtu se PS i mbushi listat e kandidatëve për deputetë me emra që s’dinin se si të ‘fillonin e mbaronin një fjali dëftore’.

Zhupa ngriti pyetjen sesi ka mundësi që qeverisë iu rritën votat ndërkohë që shau shqiptarët. Sipas saj sa më shumë i shau qytetarët aq më shumë mori vota qeveria. Ajo foli edhe në lidhje me rastin e ankimit të Blerina Gjylametit. Sipas saj i hoqën të drejtës Gjylametit për të ankuar pasi kishin hallin se u prishej procesi i vjedhjes.

“Sa më shumë i shau shqiptarët dhe i vodhi, sa më shumë i masakroi, aq më shuimë u rrit në votë te shqiptarët. A e shpjegon dot njeri këtë? Po, sepse treni i Evropës që fliste Spiropali para pak, e Rama gjithë fushatës, kishte qenë tren bullgar. E shpjegon qartë se ata oligarkë që sot kanë marrë gati vendimet e radhës për të marrë pronat shtetërore dhe investimet strategjike e kishin me target, sa vota dhe para duhet të hidhnin. Ata që sot përgatiten të marrin pronat e ushtrisë, e kishin target çfarë duhet të bënin.

Nuk ka ndodhur besoj në historinë njerëzore që të hapen të gjitha kutitë dhe të kenë përqindje të njëjta të ndara sipas subjekteve. Çdo kuti e diasporës e Vlorës kishte të njëjtën përqindje Taulant, si nuk e prishe njëherë dorën. Por një kuti Ulsi do të kishte dalë 25 PD, ndodh ndonjëherë por ishte matematike. Ai stilolapsi magjik se di se si prodhoi aq shumë, si duket keni blerë me shumicë. Ai stilolapsi blu e kryqi njëlloj. E na tregonte pastaj Balla se si kryqi njëlloj bëhet. Talluni me paratë që iu vidhni shqiptarëve, me ato para blini vullnete dhe tjetërsoni votën.

Edhe pse e bllokuat TikTok, dilnin video dhe vota nga diaspora. Ju i vodhët edhe njëri tjetrit aq sa nxorrët Xhackën deputete të diaporës dhe i hoqët të drejtën Gjylametit për t’u ankuar se kishit hallin se ankesë prishte procesin e vjedhjeve. Pse duhet votuar Olta përveçse si investitorë strategjike. Flisni për lista? Nuk mund të flisni se listat tuaja janë më qesharake që ka pas historia, më të turpshme me njerëz që nuk dinin të fillonin dhe mbaronin një fjali dëftore. Dhe në mitingje nxirrnin celularin për të bërë au au au..”, tha mes të tjerash Zhupa.

The post “Treni i Europës që premtoi kryeministri, rezultoi tren bullgar”/ Zhupa: PS i mbushi listat e kandidatëve me analfabetë appeared first on Sot News | Lajme.

Përplasje në Komision/Ngjarja në Gramsh, Zhupa: Ministrja e Arsimit duhet të vijë të japë llogari të bëjë sqarim publik

2 June 2025 at 11:58

Në fokus të diskutimit ishin ngjarja në shkollën e Gramshit si dhe procesi i maturës shtetërore. Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik zhvilloi ditën sotme mbledhjen e parë pas zgjedhjeve të 11 Majit në vijim të punëve në Kuvendin e Shqipërisë.

Kryetarja e komisionit dhe deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, kërkoi mbajtjen e një dëgjese publike për të sqaruar të dyja çështjet, veçanërisht çështjen e Gramshit, ku ajo mendon se Ministria e Arsimit ka përgjegjësi lidhur ngjarjen. Ndërsa nga mazhoranca, deputetja Evis Kushi u shpreh dakord për marrjen e informacionit të plotë lidhur me incidentin në Gramsh.

‘Ministria e Arsimit ka përgjegjësi për ngjarjen e Gramshit. Edhe për çështjen e Gramshit dhe për maturën shtetërore unë mendoj se duhet të caktojmë një dëgjesë që të japë shpjegimet e duhura për të dyja çështjet. Ministrja duhet të vijë në Komision. Duhet të kërkojmë përgjegjësi siç na takon, sepse jemi këtu për të garantuar më të mirën, sidomos në interes të fëmijëve, dhe jo për t’i bërë fresk pushtetit që rritet në mënyrë jo proporcionale dhe jo logjike.’-tha Zhupa.

Nga ana tjetër, deputetja e Partisë Socialiste, Evis Kushi, ish-ministre e Arsimit, u shpreh se ndan shqetësimin mbi rastin e Gramshit, duke e konsideruar një çështje me ndjeshmëri të lartë publike.

‘Shumë shkurt, unë desha të bashkohem me ju për shqetësimin në ngjarjen e Gramshit. Padyshim që është një ngjarje e rëndë që të gjithëve na shqetëson, sepse shëndeti i fëmijëve tanë është parësor. Mendoj se duhet të marrim informacion të plotë mbi ngjarjen. Ende nuk dihet nëse janë bërë publike plotësisht arsyet dhe shkaktarët.’- tha Kushi.

The post Përplasje në Komision/Ngjarja në Gramsh, Zhupa: Ministrja e Arsimit duhet të vijë të japë llogari të bëjë sqarim publik appeared first on Sot News | Lajme.

Disfatë historike për PD-në në Sarandë – më dobët se në vitin 1997

13 May 2025 at 21:07

Disfatë historike për PD-në në Sarandë – më dobët se në vitin 1997   Partia Demokratike në Sarandë ka shënuar rezultatin më të dobët në historinë e pluralizmit politik, duke lënë pas edhe rezultatin e vitit 1997, kur zgjedhjet u zhvilluan nën terrorin e bandave dhe pasigurinë ekstreme në vend. Aktualisht, me përfundimin e numërimit […]

The post Disfatë historike për PD-në në Sarandë – më dobët se në vitin 1997 appeared first on Saranda Web.

VIDEO/ Ina Zhupa në Ksamil: “Maldivet e Europës” u kthyen në një kosh plehrash

By: Oldi
6 May 2025 at 11:05

Drejtuesja politike e PD për Sarandën, Ina Zhupa, ka denoncuar situatën e rënduar të Ksamilit, destinacioni turistik i njohur i jugut të Shqipërisë, duke e cilësuar atë një “kosh plehrash” për turistët. Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa theksoi se plazhet e Ksamilit, të cilat janë të famshme për bukurinë e tyre, janë të […]

The post VIDEO/ Ina Zhupa në Ksamil: “Maldivet e Europës” u kthyen në një kosh plehrash appeared first on BoldNews.al.

Zhupa nga Gjiri i Manastirit publikon pamjet me dron: PD do të anulojë ligjin e investimeve strategjike

By: redi
5 May 2025 at 15:46

Kandidatja e PD-së në qarkun e Vlorës, Ina Zhupa ka publikuar pamjet me dron nga bregdeti i Jonit, ku tregohet sipas saj, se si zonat e mbrojtura po shkatërrohen. Në video duket një kompleks vilash i ndërtuar në Gjirin e Manastirit, pranë Sarandës. ”Si kjo pikë e vogël po mbushet gjithë Shqipëria, me investime grabitje strategjike të dhëna për klientët e pushtetit”, shprehet Zhupa.

Source

Ina Zhupa publikon pamjet me dron: Zonat e mbrojtura po shkatërrohen njësoj si Gjiri i Manastirit, PD do të anulojë ligjin e investimeve strategjike

By: V K
5 May 2025 at 15:54

Kandidatja e PD në Qarkun e Vlorës, Ina Zhupa, ka publikuar pamjet me dron nga bregdeti i Jonit, ku tregohet sipas saj, se si zonat e mbrojtura po shkatërrohen.

Në video duket një kompleks vilash i ndërtuar në Gjirin e Manastirit, pranë Sarandës.

“Si kjo pikë e vogël po mbushet gjithë Shqipëria, me investime grabitje strategjike të dhëna për klientët e pushtetit”, shprehet Zhupa.

Deputetja e PD paralajmëron se qeveria e ardhshme, nëse demokratët do të fitojnë në 11 maj, do të anulojë ligjin e investimeve strategjike.

“Sot kjo pronë rrëmbehet nga investitorët strategjik, zona e mbrojtura shkatërrohen siç është shkatërruar Gjiri i Manastirit. Me 11 Maj Ju mund të zgjidhni alternativën e Partisë Demokratike që premton dhe garanton anullimin e ligjit të investimeve strategjike”, shprehet ajo.

Postimi:

Mbrapa meje është pika e vogël e Mirela Kumbaros. Ja shikojeni pak -Pamje me dron! Si kjo pikë e vogël po mbushet gjithë Shqipëria, me investime grabitje strategjike të dhëna për klientët e pushtetit. Por Ju e keni në dorë!

Me 11 Maj Ju mund të zgjidhni alternativën e Partisë Demokratike që premton dhe garanton anullimin e ligjit të investimeve strategjike.

Që premton dhe garanton që do të mbroj zonat e mbrojtura.

Që premton dhe garanton që do mbroj pronën private të çdo qytetari shqiptar.

Sot kjo pronë rrëmbehet nga investitorët strategjik, zona e mbrojtura shkatërrohen siç është shkatërruar Gjiri i Manastirit.

Në 11 Maj bëni zgjedhjen e duhur! Bëni zgjedhjen që i shërben interesave tuaja dhe jo interesave të investitorëve klient të pushtetit.

VOTONI NR 1!VOTONI PARTINË DEMOKRATIKE – ALEANCËN PËR SHQIPËRINË MADHËSHTORE!

 

The post Ina Zhupa publikon pamjet me dron: Zonat e mbrojtura po shkatërrohen njësoj si Gjiri i Manastirit, PD do të anulojë ligjin e investimeve strategjike appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet e 11 majit/ Ina Zhupa: Qeveria do paguajë punonjësit jashtë sezonit dhe do investojë në infrastrukturë

17 April 2025 at 14:53

Në një postim në Facebook pas një takimi me biznese turistike në Sarandë, deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ngriti shqetësime serioze mbi gjendjen e infrastrukturës turistike në qytet dhe premtimet për një qasje të re me ardhjen në pushtet të PD.

“Turizëm pa ujë të pijshëm! Pa infrastrukturë, pa transport publik, pa jetë kulturore, me gjoba dhe kërcënime për afrofe në tatime dhe taksa” – shkruan Zhupa, duke denoncuar situatën aktuale. Sipas saj, impiantet e ujërave të zeza në Sarandë, të ndërtuara me fondet e taksapaguesve, nuk funksionojnë, për shkak se bashkitë nuk paguajnë energjinë elektrike, duke detyruar sipërmarrësit të blejnë pajisje të përkohshme për trajtimin e ujërave të ndotura.

Ajo deklaroi se me qeverisjen e Partisë Demokratike kjo situatë do marrë fund. “Shteti do marrë përsipër një pjesë të pagave të punonjësve të industrisë turistike jashtë sezonit. Do të investojmë në kulturë, mbrojtjen e trashëgimisë, diversifikimin e ofertës për turizëm gjithëvjetor, jo vetëm veror.”

Zhupa shtoi se infrastruktura turistike do të marrë prioritet të veçantë dhe problemi i ujërave të zeza do të marrë një zgjidhje përfundimtare. “Do të vendosim flamuj blu në të gjithë brigjet tona. Voto për turizëm madhështor!” – përfundon ajo.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Ina Zhupa: Qeveria do paguajë punonjësit jashtë sezonit dhe do investojë në infrastrukturë appeared first on Sot News | Lajme.

VIDEO/ Ina Zhupa denoncon: Dy zyrtarët në krye të KZAZ në Konispol janë vegla të PS

By: redi
15 April 2025 at 21:02

Ina Zhupa, e cila është drejtuese politike e PD në Sarandë, ka denoncuar sot një rast për KZAZ-në nr. 93 të Bashkisë së Konispolit. Kandidatja për deputete, tha se ky Komision Zonal Zgjedhor po funksionin në shkelje të ligjit, ‘nga dy funksionarë të administratës që përdoren si vegla elektorale nga PS’, teksa kërkoi edhe shkarkimin e tyre nga KQZ. Për të një prej tyre është Eva Uzeir…

Source

KZAZ 93 në kaos/ Partia Demokratike kërkon shkarkimin e dy zyrtarëve të PS-së: Vula në Konispol është zhdukur

15 April 2025 at 18:18

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Vlorë, Ina Zhupa përmes një postimi në “Facebook” është shprehur se KZAZ 93 e bashkisë Konispol po funksion në shkelje të ligjit. Zhupa thekson se dy funksionar të administratës publike po përdoren si vegla elektorale.

Sipas saj nënkryetari Bashkisë Konispol, Julian Lako njëkohësisht sekretar i KZAZ ka humb vulën e KZAZ 93. Ajo thekson se kjo është një shkelje flagrante e ligjit dhe e sigurisë së procesit zgjedhor. Zhupa shtoi se organet kompetente duhet të marrin masa urgjente dhe se Partia Demokratike ka përgatur kallëzim penal për Lakon.

 

 

KZAZ 93 e bashkisë Konispol po funksion në shkelje të ligjit nga dy funksionar të administratës publike që përdoren si vegla elektorale. Përgjegjësja e Gjendjes Civile, Eva Uzeir, që nxjerr listat e zgjedhësve është njëkohësisht edhe nënkryetare e KZAZ që pret listat e zgjedhësve.

Nënkryetari Bashkisë Konispol, Julian Lako, njëkohësisht sekretar i KZAZ, humb vulën e KZAZ 93! Shkelje flagrante e ligjit dhe e sigurisë së procesit zgjedhor. Vula nuk lëviz nga KZAZ dhe përdoret vetëm kur ka kolegjialitet, nuk është objekt që merret si përdorim personale nga sekretari.

Organet kompetente të marrin masa urgjente, Partia Demokratike ka përgatur kallëzim penal për Z.Lakon. Ndërkohë përfaqësuesi ynë në KQZ do kërkojë sipas kodit zgjedhor shkarkimin e menjëhershëm të dy funksionarëve publik që përfaqësojnë PS, në KZAZ 93,” shkruan Zhupa.

The post KZAZ 93 në kaos/ Partia Demokratike kërkon shkarkimin e dy zyrtarëve të PS-së: Vula në Konispol është zhdukur appeared first on Sot News | Lajme.

KQZ pranon denoncimin e PD, urdhëron PS të heqë materialet nga zyra zgjedhore pranë KZAZ në Delvinë

By: V K
6 April 2025 at 11:27

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka marrë në konsideratë një denoncim të Partisë Demokratike, për të hequr të gjitha materialet nga zyra elektorale pranë KZAZ 89 në Delvinë.

Sipas vendimit të KQZ, që u bë i ditur nga deputetja e PD-së, Ina Zhupa, Partia Socialiste duhet të largoje të gjitha materialet, pasi zyra elektorale e tyre ishte në një distancë më afër se 300 metër nga KZAZ.

Zhupa thotë se KQZ i dha të drejta, ndërsa tha se Partia Socialiste shkeli ligjin.

“Zyra elektorale e Partisë Socialiste Delvinë duhet të heq të gjitha materialet zgjedhore, sepse shkel ligjin.

Kandidati i PS, me siguri nuk e dinte ligjin teksa na tha që do dalim bllof, nuk dolëm aspak bllof dhe si gjithmonë kemi të drejtë.

Sa për selinë e Partisë Demokratike, meqë e paska merak, duhet ta dijë që, sipas ligjit nuk preken selitë dhe zyrat qendrore të partive nga ky vendim”, shprehet Ina Zhupa.

DEKLARATA:

Jam këtu bashkë me kryetarin e Partisë Demokratike Delvinë, Erigers Hamiti, për të treguar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, teksa na jep të drejtë për denoncimin që bëmë.

Zyra elektorale e Partisë Socialiste Delvinë duhet të heq të gjitha materialet zgjedhore, sepse shkel ligjin.

Kandidati i PS, me siguri nuk e dinte ligjin teksa na tha që do dalim bllof, nuk dolëm aspak bllof dhe si gjithmonë kemi të drejtë.

Sa për selinë e Partisë Demokratike, meqë e paska merak, duhet ta dijë që, sipas ligjit nuk preken selitë dhe zyrat qendrore të partive nga ky vendim.

Kandidati na kujtoi që Delvina quhej Trojë, por harroi të thoshte që Delvina dikur ishte madhështore, kishte të gjithë institucionet, kishte rini, kishte biznese dhe lulëzonte jeta këtu.

Harroi të na thoshte si e shndërroi Partia Socialiste Delvinën në 12 vite. Falë një reforme të dështuar territoriale, ia hoqi të gjitha institucionet, bëri që bizneset në këtë vend të dështonin dhe rinia të iki nga sytë këmbët.

Ndaj dhe delvinjotët, apo trojanët do të zgjedhin më 11 maj Partinë Demokratike, Aleancën për Shqipërinë Madhështore.

The post KQZ pranon denoncimin e PD, urdhëron PS të heqë materialet nga zyra zgjedhore pranë KZAZ në Delvinë appeared first on Albeu.com.

Zhupa bën llogaritë: Me votat e diasporës, në Vlorë fitojmë 6 mandate

By: redi
5 April 2025 at 08:30

Kandidatja për deputete e PD në Qarkun e Vlorës, Ina Zhupa thotë se opozita do të arrijë rezultat të jashtëzakonshëm në këto zgjedhje. Për të vetëm me votat e 2021, pa diaposrën kanë marrë 5 mandate, por këtë herë shkon në 6. ”Kam një investim 4-vjeçar këtu. Kam punuar që të ndërtoj struktura dhe të rimodeloj strukturat edhe në funksion të betejave parlamentare. Sepse ne përpara këtu kishim dy…

Source

❌
❌