Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

‘Shteti në një dorë’: Urdhri i Ramës për shkarkimin e administratorëve pritet me shqetësim

11 July 2025 at 15:20

“Kryetarët e PS, të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të shkarkohen dhe t’u rijepet mundësia bashkë me të tjerët që të tregojnë sa të zotët janë,” iu drejtua Rama kryebashkiakëve të zgjedhur gjatë zgjedhjeve për pushtetin vendor në 2023-in. Kjo deklaratë publike e kryeministrit vjen në vazhdën e akteve të tjera të ditëve të […]

The post ‘Shteti në një dorë’: Urdhri i Ramës për shkarkimin e administratorëve pritet me shqetësim appeared first on Reporter.al.

Zhupa: Ligji për zonat e mbrojtura antikushtetues, i hap rrugë investimeve strategjike

TIRANË, 23 qershor /ATSH/ Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka kërkuar rrëzimin e ligjit “Për Zonat e Mbrojtura”, duke e cilësuar atë antikushtetues dhe të rrezikshëm për mjedisin dhe trashëgiminë kombëtare.

Sipas Zhupës, ligji eliminon çdo mbrojtje për zonat natyrore për t’i hapur rrugë investimeve strategjike në funksion të klientëve dhe të oligarkëve të pushtetit.

“Ligji i zonave të mbrojtura me këto ndryshime që ka bërë mazhoranca në mënyrë të njëanshme dhe të pakonsultuara është tashmë ligji i zonave të pambrojtura, i zonave normale për të ndërtuar, për të pasur investime strategjike në funksion të klientëve dhe të oligarkëve të pushtetit. Është një luftë e hapur ndaj çdo pasurie kombëtare dhe pasurie publike, për ta kthyer atë në pasuri private të një grupi klientësh dhe oligarkësh”, tha Zhupa.

Nga Gjykata Kushtetuese, e shoqëruar edhe nga juristët e Partisë Demokratike, Franc Nuri dhe Marash Logu, të cilët janë përfaqësues të PD-së në Gjykatën Kushtetuese, Zhupa solli sërish në vëmendje edhe rastin e Parkut të Butrintit.

“Prova gjenerale u bë me Parkun e Butrintit, edhe më pas kaluam te Ligji i Zonave të Mbrojtura, për të garantuar që në Shqipëri që nuk ka më asnjë zonë e cila nuk ndërtohet, e cila mbrohet, e cila trashëgohet e tillë, e palëkundur dhe e pandryshuar për brezat e ardhshëm”, tha Zhupa.

Zhupa tha se “me këtë ligj bëhet asgjësimi final i zonave të mbrojtura dhe të vetmet zona që nuk do të ndërtohen do të jenë ata të cilat nuk do të kenë interes oligarkët për t’u ndërtuar”.

Zhupa theksoi se ky ligj nuk na përafron me Bashkimin Evropian.

“Ky ligj është një ligj që nuk na përfaron me BE-në, por na largon, shkel marrëveshjen e Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit në nenin 108 të saj, por shkel dhe atë që janë standardet BE-së që tentojnë të bëjnë sa më shumë politika që i ruajnë zonat e mbrojtura dhe mjedisin, por ne ndërkohë bëjmë të kundërtën, bëjmë politika që t’i shkatërrojmë zonat e mbrojtura, t’i japim zonat e mbrojtura tek oligarkët për të ndërtuar resorte dhe vila”, u shpreh Zhupa.

Zhupa tha se “do të paraqesim të gjitha shkeljet e neneve të Kushtetutës, duke nisur që nga ideja e mbrojtjes së mjedisit, te mbrojtja trashëgimisë kombëtare dhe te një proces legjislativ që nuk shërben si një nder i qeverisë, por që ka detyrimin sipas Kushtetutës, sidomos për çështjet e mjedisit, që të ketë konsultim publik”.

“Ne besojmë se Ligji i Zonave të Mbrojtura, duhet të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese, nëse Gjykata Kushtetuese i qëndron Kushtetutës dhe leximit të saktë të konventave dhe interesit kombëtar”, tha Zhupa.

Zhupa shtoi se “presionet ndaj Gjykatës Kushtetuese janë të mëdha, se bëhet fjalë për një ligj që është ndërtuar për t’i hapur rrugë investimeve strategjike, por i bëjmë thirrje mos të bjerë pre e presioneve dhe të qëndrojë në lartësinë e detyrës”.

/m.q//r.e//a.f/

The post Zhupa: Ligji për zonat e mbrojtura antikushtetues, i hap rrugë investimeve strategjike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çfarë parashikon kushtetuta amerikane për shpalljen e një lufte?

19 June 2025 at 21:38

Lufta midis Iranit dhe Izraelit dhe përfshirja e mundshme e Shteteve të Bashkuara ka rindezur debatin mbi nevojën e autorizimit të Kongresit për të vazhduar.

Një rezolutë dypartiake është paraqitur në Dhomën e Përfaqësuesve me qëllim ndalimin e çdo veprimi nga Donald Trump kundër Teheranit pa një dritë jeshile parlamentare, siç parashikohet nga Rezoluta e Fuqive të Luftës e vitit 1973.

Megjithatë, për momentin, administrata duket e orientuar të veprojë në mënyrë të njëanshme, duke shfrytëzuar fuqitë kushtetuese të presidentit dhe autorizimet për përdorimin e forcës ushtarake që janë ende në fuqi.

Neni I, seksioni 8, klauzola 11 e kushtetutës i jep Kongresit fuqinë për të shpallur luftë. Deklarata e parë zyrtare e luftës daton që nga viti 1812, e fundit në vitin 1942 kundër Rumanisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Megjithatë, që atëherë, presidentët që janë angazhuar në operacione ushtarake e kanë bërë këtë pa një dritë jeshile të qartë nga Parlamenti. Kjo ndodhi me Luftën Koreane, me Vietnamin, me Operacionin ”Storm Desert”, ​​me Afganistanin në vitin 2001, me Irakun në vitin 2002.

Për më tej, presidentët kanë përdorur rezoluta për të autorizuar përdorimin e forcës ushtarake. Në vitin 1973, Kongresi, duke anashkaluar veton e Richard Nixon, miratoi Rezolutat e Pushteteve të Luftës, të cilat synonin të siguronin përfshirjen e përfaqësuesve dhe senatorëve në miratimin e konflikteve të armatosura që përfshijnë Shtetet e Bashkuara edhe nëse ato nuk ishin shpallur zyrtarisht si luftra.

Rezoluta parashikon që “në mungesë të një deklarate lufte”, presidenti raporton në Kongres brenda 48 orëve nga futja e forcave ushtarake në armiqësi, të cilat duhet të përfundojnë brenda 60 ditëve, përveç nëse Kongresi lejon ndryshe.

Megjithatë, presidentët amerikanë e kanë injoruar rezolutën gjatë viteve, duke shfrytëzuar fuqitë e dhëna për komandantin e përgjithshëm dhe autoritetin presidencial për punët e jashtme të përcaktuara nga Neni II i Kushtetutës.

Shumë komandantë të përgjithshëm janë mbështetur në veprimet e tyre në autorizimet për përdorimin e forcës ushtarake që i japin presidentit fuqinë për të ndërmarrë veprime ushtarake të kufizuara dhe të përcaktuara.

Disa nga këto autorizime mbeten në fuqi dhe presidentët gjatë dekadave i kanë cituar ato në mbështetje të bastisjeve jashtë vendit.

Rezoluta e vitit 2002, për shembull, përcaktoi se presidenti është i autorizuar të përdorë forcën e armatosur “nëse e konsideron të nevojshme dhe të përshtatshme për të mbrojtur sigurinë e Shteteve të Bashkuara nga kërcënimi i vazhdueshëm nga Iraku”.

Barack Obama iu referua asaj për veprimet e tij në Siri, Trump për vrasjen e gjeneralit iranian Qassem Soleimani.

Është brenda këtij kuadri rregullator që Kongresi kërkon të konsultohet para se të vazhdojë, gjithashtu në dritën e përçarjes së dukshme brenda të dyja partive mbi një ndërhyrje të mundshme.

Bota e MAGA-s është thellësisht e ndarë dhe demokratët kanë frikë nga impulsiviteti dhe paparashikueshmëria e Trump, duke parë në fjalët e tij në lidhje me bombën bërthamore të ajatollahëve një paralele me armët e shkatërrimit në masë të përmendura nga George W. Bush si një justifikim për pushtimin e Irakut.

17 vjet nga hyrja në fuqi e Kushtetutës së Kosovës

PRISHTINË, 15 qershor/ATSH/- Vetëm katër muaj pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 15 qershor të vitit 2008, ka hyrë në fuqi kushtetuta e saj e cila e përcakton Kosovën si shtet të pavarur, sovran , demokratik, unik dhe të pandashëm.

Republika e Kosovës është shtet laik, shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitete tjera, thuhet në tekstin e Kushtetutës me hyrjen në fuqi të së cilës fillon zbatimi i planit të ish krye negociatorit të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari.

Kushtetuta hyn në fuqi 120 ditë pas shpalljes së pavarësisë. Institucionet e Kosovës, kanë arritur që për një periudhë të shkurtër kohore, të përgatisin dhe miratojnë 40 ligje që dalin si propozim nga Pakoja e Ahtisaarit.

Hyrja në fuqi e Kushtetutës kundërshtohet nga përfaqësuesit e serbëve të cilët nuk janë pajtuar me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, e cila deri tani është njohur nga 118 vende të botës.

/Kosovapress/

The post 17 vjet nga hyrja në fuqi e Kushtetutës së Kosovës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BERLIN – Merz paralajmëron për rreziqet ndaj demokracisë, ndërsa Gjermania feston 76-vjetorin e Kushtetutës

BERLIN, 23 maj /ATSH-DPA/- Kancelari gjerman, Friedrich Merz paralajmëroi sot se demokracia duhej të mbrohej nga ata që e sulmonin atë “nga brenda dhe nga jashtë”.

Deklarata e Merz erdhi me rastin e Ditës së Kushtetutës, 76-vjetori i përkujtimit të Ligjit Themelor ose kushtetutës së Gjermanisë.

“Kushtetuta e Gjermanisë lejon një jetë lirie, paqeje dhe sigurie, gjë për të cilën duhet të jemi krenarë”, shkroi Merz në X.

“Por, liria jonë po sulmohet nga brenda dhe nga jashtë si rrallë më parë. Kjo është arsyeja pse ne duhet të mbrojmë një sundim të fortë të ligjit dhe të mbrojmë demokracinë tonë çdo ditë”, paralajmëroi ai.

Kushtetuta e Gjermanisë u shpall më 23 maj 1949. Këtë vit, në Ditën e Kushtetutës, presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier po organizon eventin hapës të iniciativës së tij “Dita e nderit. Për ju. Për ne. Për të gjithë”.

Kreu i shtetit po takohet me rreth 40 aktivistë dhe vullnetarë të rinj nga shoqatat dhe bashkitë. //a.i/

The post BERLIN – Merz paralajmëron për rreziqet ndaj demokracisë, ndërsa Gjermania feston 76-vjetorin e Kushtetutës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sot shënohen 17 vjet nga ratifikimi i Kushtetutës së Kosovës

By: Oldi
9 April 2025 at 09:19

Sot shënohen 17-vjet nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Kushtetuta e Kosovës u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor 2008. Kushtetuta është akti më i lartë juridik, që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit. Pjesa më e madhe e kësaj kushtetute […]

The post Sot shënohen 17 vjet nga ratifikimi i Kushtetutës së Kosovës appeared first on BoldNews.al.

“Po u dhatë votën do reagojnë duke e shkrirë SPAK”, Rama: Garanci kushtetuese për çdokënd që hetohet e gjykohet, po kurrsesi të poshtërohet

17 February 2025 at 11:17

Kryeministri Edi Rama në videon mesazhin e tij në Facebook, iu përgjigj komenteve të ndjekësve të tij, lidhur me reformën në drejtësi. Rama u shpreh se PS mbështet drejtësinë e re.

Në mesazhin e tij, kryeministri Rama gjithashtu hodhi akuza ndaj opozitës, duke theksuar se kanë sulmuar dhe nuk e kanë mbështetur drejtësinë. Megjithatë Rama nënvizoi se pavarësia e drejtësisë shqiptare u arrit për herë të parë në histori, me mbështetjen e PS,  ndërsa “drejtësia evropiane që duam për Shqipërinë 2030” , shtoi ai është “një drejtësi, ku pavarësia nuk kthehet në shqelm ndaj standardeve demokratike, lirive e te drejtave të çdo individi”.

“Le t’i marrim me radhë gjërat i dashur Fredi. Populli besimin e tregon me votë, dhe qëkur erdha në këtë detyrë ma ka dhënë besimin nëntë herë dhe të siguroj që do ma japë më 11 maj për të 10-tën herë dhe me rezultatin më të mirë. E kam këtë bindje sepse ky popull nuk mendon që unë duhet të jap dorëheqjen, sepse udhëhoqa pavarësimin e drejtësisë, dhe i hapa rrugën goditjeve në nivele të larta gjë që nuk kishte ndodhur kurrë nga 1912 dhe deri kur me PS udhëhoqëm dhe realizuam reformën në drejtësisë, sepse këtë priste populli, fundin e pandëshkueshmërisë. Dolën të gjithë hajdutë thua ti? Por nuk janë kështu disa gjëra që vërtet duhet t’i sqarojmë., Në 3 mandate kam patur 60 ministra e deri tani 2 ministra të mandatit të parë janë dënuar, një tjetër është në paraburgim që mund të ndiqet fare mirë në gjendje të lirë, dhe ish.zvvendëskryeministri ka marrë arratinë për t’i shpëtuar drejtësisë. Nga njëra anë këto janë pasqyrë e një vullneti të hekurt politik për të mos penguar drejtësinë të bëjë punën e saj dhe pa këtë vullnet kjo nuk ndodhte kurrë. Nga ana tjetër me ligj dhe zakonin e vjetër shqiptar hajdut quhet dikush që dënohet me prova dhe jo ai që lincohet me gur në Pazar pa prova. Të thuash të dolën të gjithë hajdutë është thjesht ti bashkohesh korit të blegërimave të kopesë”, ka thënë Rama.

Më tej ai thekson se në një shtet të tërë përgjegjësia nuk është kolektive, por vetëm individuale, ndërsa moralisht, familja, organizata, partia vetë qeveria mbajnë përgjegjësi për si reagojnë ndaj rastit. Deri para se të bëhej reforma në drejtësi, reagimi ishte marrje në mbrojtje, pengim i drejtësisë, ata që duan ta kthejnë përmbys reformën janë ende mes nesh dhe me përbetimin se më 11 maj po u dhatë votën do reagojnë duke e shkrirë SPAK, natyrisht s’kanë për të marrë votën dhe SPAK-ut nuk kanë çfarë t’i bëjnë. Ne nuk bëjmë avokatinë e asnjë individi për rastin e vet konkret, por ka ardhur koha të ngremë zërin për standardet demokratike të proceseve, sepse pavarësia e drejtësisë shqiptare u arrit. Drejtësia europiane që duam për Shqipërinë 2030, është një drejtësi ku pavarësia nuk mundet të kthehet në shqelm ndaj standardeve demokratike. Pavarësi, profesionalizëm dhe garanci Kushtetuese për çdokënd që hetohet dhe gjykohet, por kurrsesi nuk duhet të të poshtërohet në pazar dhe të merret peng e të tërhiqet zvarrë nëpër kanalet e llumit mediatik.”, tha ai.

/abcnews.al/

Alban Toro i KLGJ “theu në mes” SPAK-un dhe Kushtetutën

By: Ardit
17 February 2025 at 09:40

Nga Klodian Tomorri Për ata që janë dashamirës të sportit, epiteti Toro atashohet me një nga futbollistët më të mirë të botës në qarkullim. Lautaro Martinez, sulmuesi argjentinas i Interit ka sot një vlerë tregu mbi 100 milionë euro dhe është një nga goleadorët më të mirë të Europës. Por ndërsa El Toro i Bahia Blancas […]

The post Alban Toro i KLGJ “theu në mes” SPAK-un dhe Kushtetutën appeared first on BoldNews.al.

Trump dëshiron mandatin e tretë, kongresmeni republikan paraqet kërkesë për rishikimin e Kushtetutës së SHBA

By: lia rda
24 January 2025 at 15:42

Donald Trump është vetëm në javën e parë të mandatit të tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë, por tashmë lëvizjet e ligjvënësve republikanë dhe mbështetësve fanatikë kanë filluar që ai të kërkojë një mandat të tretë në katër vjet.

Në SHBA, amendamenti i 22-të i Kushtetutës thotë qartë se presidenti nuk ka të drejtë për më shumë se dy mandate në zyrën ovale, por kongresmeni Andy Ogles nga Tenesi dëshiron të rishikojë dhe ndryshojë tekstin e Kushtetutës. Në fakt, deputeti republikan nuk i është përmbajtur propozimit gojor, por ka paraqitur zyrtarisht kërkesën e tij për diskutim.

Në arsyetimin e propozimit të tij kongresmeni shprehet se: “Trump ka dëshmuar se është i vetmi politikan në historinë moderne që ka aftësinë të kthejë mbrapsht shkatërrimin dhe rënien e Kombit tonë dhe është gjithashtu i vetmi që mund të rikthejë madhështinë amerikane. Për këtë arsye ai duhet të ketë kohë për ta bërë këtë. Është e rëndësishme që t’i japim Presidentit Trump çdo mundësi, dhe jo vetëm kohë, për të kthyer pasojat katastrofike të administratës Biden”./abcnews.al

Suedia po kërkon të ndryshojë Kushtetutën që të heqë nënshtetësinë e “mashtruesve”

15 January 2025 at 14:24

Suedia po përgatitet të ndryshojë Kushtetutën, në mënyrë që të revokojë pasaportat e atyre që kanë marrë nënshtetësinë me ndihmën e mashtrimit, ose që janë kërcënim për shtetin, njoftoi qeveria e vendit.

Nëse ligji miratohet, shtetasve suedezë me shtetësi të dyfishtë, të cilët kanë marrë shtetësinë duke dhënë informacione të rreme, ryshfet ose kërcënime, si dhe të dënuarve për krime të tilla si spiunazh apo tradhti, mund t’u hiqet pasaporta suedeze, raportoi Reuters.

“Sfondi (i miratimit të ligjit) është se Suedia po merret me tre kërcënime paralele dhe shumë serioze për sigurinë tonë të brendshme ,” tha ministri suedez i drejtësisë Gunnar Stromer në një konferencë për shtyp.

Stromer përmendi ekstremizmin e dhunshëm si dhe krimin e organizuar si kërcënime.

Qeveria e pakicës suedeze dhe mbështetësit e saj, demokratët suedezë të ekstremit të djathtë dhe kundër imigracionit, fituan zgjedhjet e vitit 2022 me një premtim për të vazhduar reduktimin e emigracionit dhe krimit të bandave, për të cilat ata thonë se janë fenomene të lidhura.

Në vitin 2024, Stokholmi dha numrin më të vogël të lejeve të qëndrimit për azilkërkuesit dhe të afërmit e tyre, dhe propozimet për heqjen e shtetësisë u paraqitën nga një komision parlamentar ndërpartiak.

Për të ndryshuar Kushtetutën suedeze, propozimet duhet të kalojnë një shumicë të thjeshtë votash në parlament, e ndjekur nga një zgjedhje, e ndjekur nga një votim i dytë në Riksdag.

Rreth 20 për qind e 10.5 milionë qytetarëve të Suedisë kanë lindur jashtë vendit dhe në fillim të kësaj jave, qeveria e vendit propozoi rritjen e kohës përpara se një emigrant që jeton në Suedi të mund të aplikonte për shtetësi nga pesë në tetë vjet.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Suedia po kërkon të ndryshojë Kushtetutën që të heqë nënshtetësinë e “mashtruesve” appeared first on Euronews Albania.

‘Pasqyra’ e vetingut ekspozoi problemet e thella të sistemit shqiptar të drejtësisë

By: user 5
18 December 2024 at 19:42

Pasditen e 16 dhjetorit, komisionerët e vetingut dhe përfaqësuesit e trupit diplomatik u mblodhën në Pallatin e Kongreseve një ceremoni të përmbajtur festive me rastin e përmbylljes së procesit 7-vjeçar të shkallës së parë të vetingut.

Theksi u vendos nga kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato, i cili pasi vlerësoi arritjet, u fokusua tek e ardhmja e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

“Nuk duhet të flemë mbi dafina…,” tha Gonzato, duke kërkuar që të ruhet puna e bërë deri më tani me pastrimin e sistemit të drejtësisë. “Është kritike që KLP dhe KLGJ të japin prova konkrete, që ata kanë aftësinë që të ruajnë standardet e organeve të vetingut,” shtoi ai.

Shtatë vjet pas themelimit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Komisionerët Publikë pushuan së ekzistuari dhe ia kaluan stafetën institucioneve të tjera të sistemit të drejtësisë me një bilanc të paparashikueshëm; vetëm 46% e korpusit të mëparshëm të sistemit gjyqësor i mbijetoi vetingut.

Nga 805 gjyqtarë, prokurorë dhe ndihmës ligjorë që iu nënshtruan procesit kalimtar të rivlerësimit, vetëm 373 prej tyre arritën të kalonin me sukses filtrat e verifikimit për kriteret e pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se 430 magjistratë ose më shumë se gjysma e zyrtarëve të drejtësisë u larguan përmes vendimeve të shkarkimit ose dorëheqjeve. Nga këta 268 subjekte u shkarkuan në shkallë të parë, 105 të tjerë dhanë dorëheqjen, për 49 subjekte u ndërpre procesi pa një vendim përfundimtar dhe në 8 raste u pushua hetimi administrativ.

Përgjatë shtatë viteve, vetingu ekspozoi qindra raste kur pasuritë e magjistratëve në vlera të mëdha ishin të pajustifikuara, si dhe probleme profesionale dhe kontakte të papërshtatshme me krimin e organizuar. Po ashtu, u evidentuan fshehje të pasurisë, deklarime të rreme, konflikt interesi dhe veprime fiktive. Në disa raste u konstatuan se magjistratët tentuan të zvarrisin procesin apo të shmangin verifikimet.

“Procesi i vetingut shërbeu si një pasqyrë ku shoqëria shqiptare pa më në fund qartë defektet e sistemit të drejtësisë,” thotë gazetari dhe analisti Lutfi Dervishi.

Ndërsa sjell në vëmendje edhe raste kur mund të ketë pasur ndonjë teprim apo tolerancë ndaj subjekteve të caktuara, Dervishi thekson se tashmë është e rëndësishme që vetingu të kthehet në një instrument të përhershëm për të garantuar pastërtinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve në vijim.

Pasuria “thembra e Akilit”

Përgjatë shtatë viteve, procesit të vetingut iu nënshtruan 407 gjyqtarë, 331 prokurorë,

60 ndihmës ligjorë dhe 7 ish-inspektorë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se spastrimet kanë qenë më të mëdha në radhët e gjyqtarëve krahasuar me ato të prokurorëve.

Nga 407 gjyqtarë që iu nënshtruan procesit të vetingut, u konfirmuan në detyrë 169 prej tyre ose 41% e totalit dhe u shkarkuan 147 të tjerë ose 36% e totalit. Ndërkohë, 91 gjyqtarë u larguan nga procesi përmes dorëheqjeve, duke marrë një pjesë si penalizim ndalimin për të punuar për 15 vitet e ardhshme në sistemin e drejtësisë.

Nga radhët e 331 prokurorëve u konfirmuan 171 ose 51% e totalit dhe u shkarkuan 115 ose 34% e totalit. 45 prokurorë të tjerë u larguan përmes përgjithësisht përmes dorëheqjeve.

BIRN analizoi të dhënat statistikore lidhur me arsyet e shkarkimit të subjekteve të rivlerësimit kalimtar, duke ju referuar konkluzioneve të KPA kur ato kanë mbetur në fuqi.

Në pjesën dërrmuese të tyre shkarkimet kanë ardhur për problemet në kriterin e pasurisë. Nga 268 raste shkarkimi nga detyra në KPK, për 234 subjekte ose 87% e totalit janë gjetur në pamundësi për të justifikuar me burime të ligjshme pasuritë e tyre.

Po ashtu, janë konstatuar raste të konfliktit të interesit për 17 subjekte rivlerësimi dhe veprime fiktive të kryera nga 19 prej tyre. Deklarime të rreme dhe sjellje me qëllim pengimin e zhvillimit të vetingut rezulton të jenë kryer nga 6 subjekte gjatë procesit të rivlerësimit.

Probleme me figurën janë gjetur për 22 subjekte ose 8% e totalit, ku në 8 raste janë evidentuar kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në veprimtari kriminale apo krim të organizuar. Vetëm dy magjistratë janë shkarkuar ekskluzivisht për lidhje me anëtarë të krimit të organizuar.

Ndërsa problemet me profesionalizmin u kushtuan karrierën 26 magjistratëve ose gati 10% e tyre.

Në 94 raste, shkarkimi ka ardhur në vlerësimin tërësor, si për gjetje të pasurisë, ashtu dhe të figurës apo profesionalizmit, duke u konkluduar se subjektet e rivlerësimit kanë cënuar besimin e publikut tek drejtësia.

Në këto rezultate nuk përfshihen të dhënat e hetimit administrativ paraprak të KPK për 105 subjektet për të cilët është ndërprerë vetingu për shkak të dorëheqjes së tyre, pasi në vendimet e publikuara nga KPK nuk pasyqrohen të dhëna lidhur me rezultatet e vetingut. Si masë penalizuese ndaj tyre është vendosur ndalimi i emërimit si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.

Sfidat e reformës

Ndërsa mandati i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit përfundon në mesin e vitit 2026, mbeten ende një numër i madh çështjesh për t’u shqyrtuar.

Deri më 30 nëntor, në KPA janë regjistruar 409 çështje, që përbëjnë pak më shumë se gjysmën e vendimarrjeve të Komisionit. Veç 123 ankimeve të kryera nga Komisionerët Publikë, kanë ushtruar ankim dhe 286 subjekte rivlerësimi. Katër vendime të KPK janë ankimuar, si nga ana e Komisionerëve Publikë, ashtu dhe nga subjektet e rivlerësimit.

Nga çështjet e regjistruara, KPA ka shpallur vendime për 291 prej tyre dhe janë lënë në fuqi 210 vendime ose rreth 77% e vendimeve të Komisionit.

Ndërkohë, Kolegji ka shkarkuar deri më tani 39 magjistratë që kishin kaluar me sukses filtrat e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe ka rikthyer në detyrë 17 subjekte të cilat ishin shkarkuar më parë në shkallën e parë.

Aktualisht në KPA janë duke u shqyrtuar 118 çështje, nga të cilat 8 janë duke u gjykuar dhe të tjerat janë duke u përgatitur për gjykim.

Ndërsa reforma në drejtësi së bashku me procesin e vetingut konsiderohen nga analistët e politikës një nga sfidat më të mëdha të tranzicionit shqiptar, mbetet me rëndësi të shikohet nëse standardet e vendosura nga ky proces do të ruhen në vazhdimësi.

Blendi Çeka, pedagog i Shkencave Politike, thotë se pritshmëria e lartë për sistemin e drejtësisë dhe mbështetja masive publike për Prokurorinë e Posaçme, SPAK janë tashmë një shans për mundësimin e një drejtësie me standarde për qytetarët. Por ai thekson gjithashtu se reforma nuk ka përfunduar dhe kërkon tashmë angazhimin e të gjithë qytetarëve.

“Reforma në Drejtësi është proces. Dhe si çdo proces ka tension. Mbart brenda tij potencialin e madh demokratizues në vend dhe dyshimin e vazhdueshëm për degradim apo dështim,” tha Çeka për BIRN.

“Sfida e Reformës në Drejtësi është ofrimi i një drejtësie me standarde për qytetarët. Sfida e qytetarëve është të mos jenë thjesht spektatorë të kësaj reforme, por të sillen si qytetarë të angazhuar për interesin publik,” shtoi ai, duke theksuar se kjo do të përcaktojë edhe suksesin afatgjatë të reformës.

Njësoj edhe Lutfi Dervishi e vë theksin tek ruajtja e këtyre standardeve dhe funksionimi normal i institucioneve të drejtësisë.

“…Standardet e vendosura nga vetingu, siç paralajmërojnë edhe raportet e progresit të BE-së, nuk mund të jenë një histori suksesi vetëm në letër,” tha Dervishi. “Vetingu ishte një hap i madh, por jo i fundit,” përfundoi ai./BIRN

The post ‘Pasqyra’ e vetingut ekspozoi problemet e thella të sistemit shqiptar të drejtësisë appeared first on Lapsi.al.

A do t’i lejohet Trump të kërkojë një mandat të tretë

By: user 6
18 November 2024 at 21:55

Presidenti i sapozgjedhur Donald J. Trump ka menduar më shumë se një herë mbi dëshirën për të zgjatur sa më shumë qëndrimin e tij në Shtëpinë e Bardhë. Por a mundet ai të kandidojë sërish për t’u rizgjedhur në vitin 2028 dhe të kërkojë një mandat të tretë? New York Times thotë se përgjigja e thjeshtë: Jo. Kushtetuta nuk e lejon.

Në fund të mandatit të tij të dytë, Trump, tashmë 78 vjeç, do të ishte presidenti më i vjetër në histori. Ai ka dërguar herë pas here mesazhe të përziera dhe me nënkuptim se për sa kohë mund të qëndrojë në detyrë. Duke folur me republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve, pas rizgjedhjes, Trump la të kuptohet me shaka se ato mund ta ndihmojnë në zgjatjen e presidencës së tij.

“Unë dyshoj se nuk do të kandidoj përsëri nëse nuk thoni, “Ai është aq i mirë sa duhet të kuptojmë diçka tjetër”, – tha Trump.

Në korrik, në një tubim të konservatorëve fetarë, ai u tha të krishterëve se nëse e votonin atë në detyrë në nëntor, nuk do të kishin nevojë të votonin më kurrë. “Të krishterë, dilni dhe votoni. Vetëm këtë herë. Nuk do të duhet ta bësh më, e di çfarë? 4 vjet të tjera, do të rregullohet, do të jetë mirë, nuk do të duhet të votoni më, të krishterët e mi të bukur” – u tha Trump.

Duke folur me anëtarët e Shoqatës Kombëtare të Armëve në maj, ai tha: “Nuk e di, a do të konsiderohem me 3 mandate apo me 2 mandate? A jam me 3 mandate apo 2 mandate nëse fitoj?”

Gjatë mandatit të tij të parë në detyrë, Trump u sugjeroi mbështetësve të tij në një tubim të shtatorit 2020 në Nevada se kufijtë e mandatit nuk ishin gdhendur në gur.

“Ne do të fitojmë edhe 4 vite të tjera në Shtëpinë e Bardhë. Dhe pastaj pas kësaj, ne do të negociojmë, apo jo? Sepse ne ndoshta – bazuar në mënyrën se si na trajtuan – ndoshta kemi të drejtë edhe për 4 të tjera pas kësaj” – tha ai.

Megjithatë, kur Trump u pyet nga një gazetar i New York Times në ditën e zgjedhjeve nëse fushata e vitit 2024 ishte e fundit e tij, ai tha: “Edhe unë e mendoj kështu”.

Cilët janë kufijtë e mandatit presidencial

Amendamenti i 22-të i Kushtetutës, i cili u ratifikua në vitin 1951, thotë se “asnjë person nuk mund të zgjidhet në detyrën e Presidentit më shumë se dy herë”. Kimberly Wehle, e cila ka jep leksione për ligjin kushtetues në Universitetin e Baltimores dhe ka shkruar një libër të titulluar “Si të lexoni Kushtetutën – dhe Pse”, tha se neni nuk la paqartësi dhe synon të vërë një kontroll mbi presidentin. Atëherë “kishte një shqetësim për forcimin e pushtetit në një mënyrë mbretërore” – tha ajo.

A mundet Trump të kapërcejë Amendamentin e 22-të?

Trump ka demonstruar në mënyrë efektive një aftësi për të anashkaluar Kushtetutën, vuri në dukje Wehle, veçanërisht duke emëruar 3 nga gjyqtarët që i përkasin shumicës konservatore të Gjykatës së Lartë. Ajo vuri në dukje vendimin e gjykatës në korrik se Trump kishte të drejtën e imunitetit të konsiderueshëm nga ndjekja penale me akuzat për përpjekje për të përmbysur zgjedhjet e fundit. “Trump arriti të lëvizë Kushtetutën duke bërë gjëra që askush nuk i mendonte se ishin të mundshme, dhe më pas nuk pati pasoja për atë që bëri”, – tha ajo.

Por ndryshimi i Kushtetutës për të kapërcyer kufirin e dy mandateve do të ishte një rrugë shumë e gjatë. Një shumicë me 2/3 si në Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe në Senat kërkohet vetëm për të propozuar një amendament, shumë më tepër se numrat që republikanët kanë tani në të dyja dhomat. Kjo mund të kërkohet edhe nga 2/3 e shteteve që duhet të bëjnë thirrje për një konventë kushtetuese. Ratifikimi i një amendamenti është edhe më i mundimshëm. Duhen ¾ e të gjitha legjislaturave shtetërore ose të konventave kushtetuese të nivelit shtetëror duhet ta miratojnë atë.

Serioze apo shaka?

Dan Goldman, demokrat i Nju Jorkut, nuk e trajton shakanë e Trump si një çështje për të qeshur. Menjëherë pasi Trump vërejti se republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve mund ta ndihmojnë në hapjen e rrugës së tij drejt një mandati të tretë, Goldman tha se do të prezantojë një rezolutë për të riafirmuar se Amendamenti i 22-të duhet të zbatohet edhe për presidentët që shërbejnë në mandate jo të njëpasnjëshme. Masa ka pak shanse për të avancuar në Dhomën e Përfaqësuesve e cila tashmë është nën kontrollin e republikanëve.

“Mënyra sesi ai vepron është me balona provash lundruese që ai shpesh pretendon se janë shaka, por ai është shumë serioz në lidhje me to. Dhe ai ka folur për të qëndruar në të kaluarën këtë mandat të ardhshëm për vite” – tha Goldman, i cili ishte këshilltari kryesor gjatë shkarkimit të parë të Trump nga Dhoma. Përfaqësuesit e ekipit të tranzicionit të zotit Trump në Shtëpinë e Bardhë nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese të NYT për koment.

A ka shërbyer ndonjëherë një president më shumë se dy mandate?

Po. Presidenti Franklin D. Roosevelt u zgjodh për 4 mandate, duke shërbyer nga 1933 deri në 1945, gjatë Depresionit të Madh dhe Luftës së Dytë Botërore. Ai vdiq teksa ishte në detyrë, por atëherë nuk ishte Amendamenti i 22-të. Kjo u bë një forcë shtytëse për vendosjen e kufijve të mandatit për presidentët.

“4 mandate, ose 16 vjet, janë kërcënimi më i rrezikshëm për lirinë tonë” – tha Thomas E. Dewey në 1944. Ai shërbeu si guvernator i Nju Jorkut dhe humbi nga Roosevelt në 1944 dhe nga Harry S. Truman në 1948. ©NYT, LAPSI.al

The post A do t’i lejohet Trump të kërkojë një mandat të tretë appeared first on Lapsi.al.

Data/ Kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme në Gjermani, ja çfarë thotë Kushtetuta

By: lia rda
12 November 2024 at 11:22
Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen në Gjermani më 23 shkurt 2025 , sipas agjencisë gjermane të shtypit DPA, e cila citon burime nga dy partitë më të mëdha, Social Demokratët (SPD) dhe Kristian Demokratët (CDU). Kancelari Olaf Solz pritet të kërkojë një votëbesim përpara Krishtlindjeve.

Megjithatë, vendimi zyrtar do të duhet të merret nga Presidenti Federal Frank-Walter Steinmeier.

Çfarë parashikon neni 68 i Kushtetutës?

Për shkak të përvojës së qeverive të paqëndrueshme gjatë periudhës së Republikës së Vajmarit, Kushtetutës gjermane të pasluftës, ligji themelor i Bonit nuk parashikon një shpërndarje automatike të parlamentit. Sipas nenit 68 të Kushtetutës gjermane, kancelarja mund të kërkojë vetëm votëbesimin nga parlamenti. Ai madje mund ta lidhë këtë kërkesë me një projektligj specifik, por jo domosdoshmërisht.

Në praktikë “mjetet” kushtetuese të nenit 68 aktivizohen kur kancelari dëshiron të konfirmojë se ka besimin e shumicës. Përshtatshmëria e kancelarit nuk kontrollohet, dmth nëse dëshiron vërtet të shkaktojë zgjedhje të parakohshme apo jo, shkruan Deutsche Welle.

Nëse ai nuk arrin të marrë besimin e shumicës parlamentare, siç pritet në rastin e Olaf Solz-it, hapi i radhës është aktivizimi i kompetencave të Presidentit. Presidenti i Republikës duhet të procedojë më pas shpërndarjen e parlamentit brenda 21 ditëve, sipas nenit 68.

Nga shpërndarja e Kuvendit kalojnë 60 ditë para zgjedhjeve (neni 39). Për sa i përket PtD-së, ajo ka diskrecionin të vendosë të mos shpërndajë parlamentin, diçka që presidenti Frank-Balter Steinmeier e ka përjashtuar tashmë, në rast se Scholz nuk do të marrë shumicën./abcnews.al

KED nis mbledhjen e radhës me shkelje flagrante të Kushtetutës

By: Fia Nelaj
1 November 2024 at 13:04

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi po shkel në mënyrë të hapur Kushtetutën, pasi, në kundërshtim flagrant me kompetencat e tij ligjore, ka vendosur të diskutojë mbi një vendimmarrje të Parlamentit për shpalljen e procedurave për vakancën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese, pas dorëheqjes së gjyqtares Elsa Toska.

Në mbledhjen e parashikuar për ditën e sotme, në orën 14.00, Këshilli ka vendosur në rend dite “Diskutim lidhur me njoftimin e Kuvendit që ka të bëjë me përcaktimin kohëzgjatjes së mandatit të vakancës së krijuar në Gjykatën Kushtetuese”.

Në 30 Shtator 2024, Kuvendi shpalli thirrjen për aplikim për plotësimin e vakancës së plotë, të krijuar pas dorëheqjes së gjyqtares Elsa Toska. Në njoftimin e Kuvendit thuhej se mandati i Toskës duhej të përfundonte në nëntor të vitit 2028.

1 of 3

Por, ky përcaktim afati kohor ka krijuar premisat për diskutimin e rastit në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Ky vendim i KED-it përbën shkelje flagrante të Kushtetutës dhe një uzurpim që KED-i po i merr kompetencave të Parlamentit.

Ligji Themeltar i Shtetit parashikon që procedurat për thirrjen për aplikimet për kandidatë për në Gjykatën Kushtetues u takojnë tre institucioneve të tjera-Presidentit të Republikës, Parlamentit dhe Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka detyrë që “të vlerësojë cilësinë profesionale dhe morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese…dhe t’i rendisë ata sipas meritës”. Ky detyrim është i parashikuar në nenin 149/d të Kushtetutës.

Më tej, ligji “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, në nenet 228 e vijues, parashikon procedurat e detajuara mbi veprimtarinë e KED-it, që nga marrja e listës së kandidatëve për në Gjykatë Kushtetuese nga tre institucionet e emërtesës, shorti për relatorin, detyrat e relatorit për verifikimin e pasurisë, integritetit personal dhe aftësive profesionale e deri tek vendimi për lejimin ose ndalimin e kandidimit të aplikantëve për të vijuar më tej procedurat garuese.

Në asnjë nen të Kushtetutës apo të kuadrit ligjor përkatës nuk është parashikuar që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi të ketë të drejtën të diskutojë vendimmarrjen e institucioneve të emërtesës (President, Parlament dhe Gjykatë e Lartë) për listën e kandidatëve që i dorëzohen.

Gjithashtu, KED-i nuk ka asnjë lloj tagri kushtetues dhe ligjor që të shpreh qëndrime apo opinione për procedurat e ndjekura nga institucionet e tjera.

Reforma në Drejtësi, të paktën në këtë pikë, është munduar që të ndajë dhe balancojë në mënyrë të saktë dhe të plotë kompetencat e institucioneve të përfshira në përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Presidenti, Parlamenti dhe Gjykata e Lartë kanë të drejtën, por edhe detyrimin ligjor, që të shpallin vakancat dhe thirrjet për aplikim, bazuar në procedurat që atyre u njeh Kushtetuta dhe ligji.

Ndërsa KED-i ka detyrimin që të verifikojë cilësitë personale e profesionale të kandidaturave dhe të kryejë vlerësimin e tyre.

Por, në mbledhjen e kësaj dite të Premte, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ka njohur dhe dhënë vetes të drejta dhe përgjegjësi që as nuk i ka dhe as nuk i takojnë.

Kjo situatë rikthen në vëmendje një përplasje të fortë të disa viteve më parë, kur KED-i, në atë kohë i drejtuar nga Ardian Dvorani, tentoi të uzurponte kompetencat e Presidentit të Republikës për vakancat në Gjykatë Kushtetuese.

Në atë rast, rasti u paraqit para Komisionit të Venecias, i cili konstatoi shkeljet e rënda të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe përcaktoi qartë se KED-i nuk mund të cënojë në asnjë mënyrë apo formë kompetencat e institucioneve të tjera të emërtesës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post KED nis mbledhjen e radhës me shkelje flagrante të Kushtetutës appeared first on Euronews Albania.

Komisioni “Xhafaj”, BE: Nuk negociohen ndryshimet kushtetuese për drejtësinë

By: user 5
30 October 2024 at 20:00

Kreu i delegacionit të BE në Tiranë, Silvio Gonzato, ka qenë i prerë kundër ndryshimeve kushtetuese nga komisioni “Xhafaj”, duke thënë se Reforma në Drejtësi e miratuar në 2016 është vijë e kuqe. Deklaratat ai i bëri gjatë një interviste për Top Channel.

“Ju e dini që ne vendosëm të marrim pjesë duke i ofruar ekspertizë Komisionit për ta udhëhequr dhe mbështetur në diskutimet e tij. Dhe një nga kushtet e qarta për këtë ofertë ishte që Komisioni të mos vinte në dyshim arkitekturën aktuale kushtetuese. Dhe kur flas për arkitekturën kushtetuese, kam parasysh situatën aktuale që e sheh sistemin e drejtësisë krejtësisht të pavarur nga legjislativi dhe ekzekutivi. Kjo është diçka që nuk është e negociueshme”, tha Gonzato.

Dy ditë më parë Fatmir Xhafaj nuk i përjashtoi ndryshimet kushtetuese nëse do të propozoheshin nga ekspertët, por sidoqoftë Xhafaj ishte kujdesur të theksonte se “shtyllat e reformës në drejtësi të miratuara në vitin 2016 janë të panegociueshme”.

The post Komisioni “Xhafaj”, BE: Nuk negociohen ndryshimet kushtetuese për drejtësinë appeared first on Lapsi.al.

Forumi i Gjykatave Kushtetuese, Osmani: Askush nuk është mbi Kushtetutën në Kosovë

By: fra nc
24 October 2024 at 12:50

Presidentja Vjosa Osmani tha se Kosova mbetet e angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë dhe sundimit të ligjit.

“Askush nuk është mbi Kushtetutën”, tha Osmani gjatë fjalimit të saj në konferencën ndërkombëtare me temën: “Evoluimet në drejtësinë kushtetuese bashkëkohore – shembulli i rajonit të Ballkanit”, të organizuar të enjten në Prishtinë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Ajo theksoi se një forum i tillë kontrbuon në thellimin e bashkëpunimit të gjykatave drejt standardeve më të larta në respektim të Kushtetutës.

Sipas presidentes, Kosova përgjatë 16 vjetëve si shtet i pavarur ka dhënë një shembull “jashtëzakonisht të mirë të sundimit të ligjit”.

Ajo theksoi se institucionet e Kosovës kanë treguar kulturë të lartë institucionale në respektimin e vendimeve kushtetuese sipas saj edhe në rastet kur nuk iu kanë pëlqyer.

“Kosova mbetet e angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut të cilat janë mishëruar si vlerat themelore të rendit tonë kushtetues dhe janë vendosur në vet-themelet e shtetit tonë…Republika e Kosovës përgjatë 16 viteve të pavarësisë saj dhe 15 viteve të ekzistimit të Gjykatës Kushtetuese ka dhënë një shembull jashtëzakonisht të mirë të sundimit të ligjit dhe në veçanti institucionet e Republikës së Kosovës kanë treguar një kulturë të lartë institucionale në respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese edhe pse ka plotë raste kur nuk iu kanë pëlqyer”, tha ajo.

Osmani tha se asnjëri nuk është mbi Kushtetutën.

“Një demokraci dhe një Kushtetutë mund të themi se ka pas sukses të plotë vetëm atëherë kur të gjithë ne që jemi qoftë në institucione politike, qoftë në gjykata, përfshirë Gjykatën Kushtetuese e kuptojmë se asnjëri, askush nuk jemi mbi Kushtetutën”, u shpreh Osmani.

Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit, i themeluar më 27 tetor të vitit 2023, bashkon Gjykatat Kushtetuese të Bullgarisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Turqisë dhe Shqipërisë, rreth vlerave të përbashkëta të demokracisë, sundimit të së drejtës dhe mbrojtjes të së drejtave të njeriut.

Në hapje të këtij takimi, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Gresa Caka-Nimani u shpreh se për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës është esenciale të bëhet anëtare e barabartë në Asociacionin Frankofon të Gjykatës Kushtetuese./Kosovapress

LEXONI GJITHASHTU:

The post Forumi i Gjykatave Kushtetuese, Osmani: Askush nuk është mbi Kushtetutën në Kosovë appeared first on Euronews Albania.

Shitet Kushtetuta e SHBA, 9 milionë dollarë për dokumentin 237-vjeçar

By: Fia Nelaj
23 October 2024 at 17:26

Një kopje e rrallë e Kushtetutës së SHBA-së e shtypur 237 vjet më parë, u shit për 9 milionë dollarë në një ankand në Karolinën e Veriut.

Brunk Auctions e shiti dokumentin që ishte e vetmja kopje e këtij lloji që mendohet se është në pronësi private, në një ankand privat.

Emri i blerësit nuk është bërë me dije.

Ofertimi zgjati pak më shumë se shtatë minuta, me oferta që vinin në intervale prej 500,000 dollarësh kryesisht përmes telefonit.

Pati një pauzë në 8.5 milionë dollarë, më pas një tjetër pasi dikush në telefon ofroi 9 milionë dollarë.

Kopja u shtyp pasi Konventa Kushtetuese përfundoi hartimin e kornizës së propozuar të qeverisë së kombit në 1787 dhe e dërgoi atë në Kongresin e qeverisë së parë amerikane joefektive sipas Neneve të Konfederatës, duke kërkuar që ajo t’u dërgohej shteteve për t’u ratifikuar nga populli.

Është një nga rreth 100 kopjet e shtypura nga sekretari i atij Kongresi, Charles Thomson.

 Vetëm tetë dihet se ekzistojnë ende dhe shtatë të tjerat janë në pronësi publike.

Kopja u gjet brenda një kabineti metalik me dy sirtarë, me një kanaçe me njollë sipër, në një dhomë të lënë pas dore të mbushur me karrige të vjetra dhe një kuti librash të pluhurosur, përpara se të ruhej shtëpia e vjetër e Johnston. Dokumenti ishte një fletë e gjerë që mund të palosej një herë si një libër.

Kopja e Kushtetutës nuk ishte blerja e vetme me shtatë shifra të enjten. Një draft i parë i 1776 i Artikujve të Konfederatës, me ujëra, shkoi për 1 milion dollarë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shitet Kushtetuta e SHBA, 9 milionë dollarë për dokumentin 237-vjeçar appeared first on Euronews Albania.

Shitet Kushtetuta E ShBA-së, 9 milionë dollarë për dokumentin e shtypur 237 vjet më parë

By: Kult Plus
22 October 2024 at 21:28

Kopja e rrallë e Kushtetutës së SHBA-së, e shtypur 237 vjet më parë, e gjetur në kabinetin e dosjeve u shitet për 9 milionë dollarë në një ankand në Karolinën e Veriut.

Një kopje e rrallë e Kushtetutës së SHBA-së e shtypur 237 vjet më parë dhe e dërguar në shtetet për t’u ratifikuar, u shit për 9 milionë dollarë në një ankand në Karolinën e Veriut.

Brunk Auctions e shiti dokumentin që ishte e vetmja kopje e këtij lloji që mendohet se është në pronësi private, në një ankand privat. Emri i blerësit nuk u publikua.

Ofertimi zgjati pak më shumë se shtatë minuta, me oferta që vinin në intervale prej 500,000 dollarësh kryesisht përmes telefonit. Pati një pauzë në 8.5 milionë dollarë, më pas një tjetër pasi dikush në telefon ofroi 9 milionë dollarë.

Ankandi fillimisht ishte caktuar për 28 shtator, por u shty pasi Uragani Helene shkaktoi dëme katastrofike në të gjithë Asheville dhe Karolinën e Veriut perëndimore.

Kopja u shtyp pasi Konventa Kushtetuese përfundoi hartimin e kornizës së propozuar të qeverisë së kombit në 1787 dhe e dërgoi atë në Kongresin e qeverisë së parë amerikane joefektive sipas Neneve të Konfederatës, duke kërkuar që ajo t’u dërgohej shteteve për t’u ratifikuar nga populli.

Është një nga rreth 100 kopjet e shtypura nga sekretari i atij Kongresi, Charles Thomson. Vetëm tetë dihet se ekzistojnë ende dhe shtatë të tjerat janë në pronësi publike.

Kopja u gjet brenda një kabineti metalik me dy sirtarë, me një kanaçe me njollë sipër, në një dhomë të lënë pas dore të mbushur me karrige të vjetra dhe një kuti librash të pluhurosur, përpara se të ruhej shtëpia e vjetër e Johnston. Dokumenti ishte një fletë e gjerë që mund të palosej një herë si një libër.

Së bashku me Kushtetutën në fletën e gjerë të shtypur përpara dhe mbrapa është një letër nga George Washington që kërkon ratifikimin. Ai pranoi se do të duhej të kishte kompromis dhe se disa të drejta që shtetet gëzonin do të duhej të hiqeshin për shëndetin afatgjatë të kombit.

Kopja e Kushtetutës nuk ishte blerja e vetme me shtatë shifra të enjten. Një draft i parë i 1776 i Artikujve të Konfederatës, me ujëra, shkoi për 1 milion dollarë./oranews/ KultPlus.com

The post Shitet Kushtetuta E ShBA-së, 9 milionë dollarë për dokumentin e shtypur 237 vjet më parë appeared first on KultPlus.

Kopja e rrallë e Kushtetutës së SHBA-së shitet për 9 mln dollarë

By: armand
22 October 2024 at 16:15

Një kopje e rrallë e Kushtetutës së SHBA-së e shtypur 237 vjet më parë dhe e dërguar në shtetet për t’u ratifikuar, u shit për 9 milionë dollarë në një ankand në Karolinën e Veriut. Brunk Auctions e shiti dokumentin që ishte e vetmja kopje e këtij lloji që mendohet se është në pronësi private, […]

The post Kopja e rrallë e Kushtetutës së SHBA-së shitet për 9 mln dollarë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌