Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kampingu është për fakirët/ Gerta Gixhari habit me deklaratën e saj, reagon ashpër Kleoniki

By: V K
13 July 2025 at 10:21

Një diskutim mbi pushimet verore, u kthye në përplasje mendimesh mes moderatoreve të emisionit “Goca & Gra”.

Shkak u bë një sondazh i publikuar nga Top Channel, ku rezultonte se rreth 36% e shqiptarëve nuk kanë mundësi të bëjnë pushime këtë verë.

Elga, u përpoq të sjellë një këndvështrim optimist, duke theksuar se ekzistojnë mundësi për të udhëtuar edhe me buxhet të kufizuar.

Ajo përmendi kampingun si një alternativë të përballueshme dhe ndryshe për të kaluar pushimet. Por kjo ide u kundërshtua menjëherë nga Gerta, e cila me një ton kritik u shpreh: “Çadra është për të varfrit”.

Biseda mes tyre:

Egla: Shumë shqiptarë bëjnë atë fundjavën e famshme ose sajohen në tenda.

Kleoniki: Unë kam qenë në Gjipe, kam bërë camping, janë 2-3 kuzhinierë aty, dita mund të shkojë 30 mijë lekë ushqimi.

Gerta: Kjo është për studentët, se një familje nuk mund të shkojë në çadër.

Kleoniki: Pse jo?!

Loredana: Të kthehesh më i lodhur se ke shkuar

Kleoniki: Ka njerëz aventurier, që kjo gjë i kënaq, nuk i lodh

Loredana: Një familje që ka mundësi…

Gerta: Kampi është sikur kalon nga një gjendje jo e mirë në shtëpi e të shkosh në çadër të stresohesh më keq

Kleoniki: Stres është për ty

Gerta: Tregon sa fakire je

Rudina: Ajo është super aventurë mi Gerta

Gerta: Ideja është ti nuk po shkon të kënaqesh, po shkon nga halli

The post Kampingu është për fakirët/ Gerta Gixhari habit me deklaratën e saj, reagon ashpër Kleoniki appeared first on Albeu.com.

“Ndalohen ushtrimet fizike”, Ilir Meta dënohet nga Komisioni Displinor i burgut

10 July 2025 at 17:47

Ish presidenti Ilir Meta njofton se është dënuar sërish nga Komisioni Displinor i burgut të Durrësit me një ndalesë 14-ditore nga ushtrimet fizike të përbashkëta.

Përmes rrjeteve sociale, kreu i Partisë së Lirisë thotë se argumenti i penalizimit është se ka shkelur një pikë të rregullores që thekson se nuk lejohet “komunikimi me mediat pa leje të posaçme nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve”.

Deklarata e plotë e Ilir Metës:

Sot u njoftova për një dënim të ri i bazuar mesa duket në një Rregullore të “re”.

Juristi i IEPV “Jordan Misja” më solli për t’u njohur me dënimin e ri, normalisht siç shkruhej atje të marrë “njëzëri” nga Komisioni Disiplinor, që të ndalohesha edhe 14 ditë nga ushtrimet fizike të përbashkëta.

Argumenti ishte se kisha shkelur në mos gaboj pikën c të pikes ç të Rregullores ku nuk lejohej komunikimi me mediat pa leje të posaçme nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve.

Për këtë i referoheshin një komunikimi përmes telefonit të avokatit tim Kujtim Cakrani me gazetaren Znj. Aida Toncica në MCN TV, në 2 korrik 2025.

Kur më dënuan herën e parë u thashë se ju nuk po më dënoni pse kam folur pas orës 20:00, por për faktin pse iu përgjigja gazetares Znj. Beti Njuma.

Jo, më thanë, nuk ka lidhje me këtë por me shkeljen e rëndë të orarit me 20 minuta.

Kur fola live në ora 12:00 të drekës (brenda orarit) shpikën Rregulloren e “re” se nuk mund të flitet me mediat pa leje të posaçme nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve.

Tani kemi jo vetëm Prokurori të Posaçme, jo vetëm Gjykata të Posaçme, por edhe “leje të posaçme” për të folur.

Këta që nuk pyetën as për lejet e posaçme që Prokuroria e Posaçme u dha zyrtarisht deputetëve të Partisë së Lirisë për të më takuar do më japin mua leje të posaçme për të folur kundër “Ramaduros”.

Këta që nuk kanë lejuar asnjë gazetar vendas dhe të huaj që të më takojë do më japin leje të posaçme mua.

Këta që vetë më kërkuar që më 11 Maj të votoja në ora 10:00 se donin mediat të më filmonin dhe që “çuditërisht” ua bënë të pamundur kameramanëve dhe gazetarëve duke i vonua për “arsye të kontrollit të sigurisë” që të më filmonin.

Këta që dy javë më lanë motrën dhe tre fëmijët te dera e burgut pa më takuar dhe që herën e tretë kur erdhën të katërt u shpikën rregulloren se njëri duhej të rrinte jashtë se nuk lejoheshin katër siç ndodhte gjithmonë, tani do më japin “leje të posaçme” që të çmontoj të gjithë këtë proces monstruoz criminal të fabrikuar me shpifje dhe kallzime të rreme prej shumë vitesh.

Të dëshpëruar se gjatë 9-muajve në paraburgim nuk arritën të më krijojë asnjë provë të re këtu pavarësisht nga provokacionet e panumërta, kujtojnë se do më nervozojnë me çmendurira të tilla, pjellë e një koke të çmendur e të droguar nga pushteti i vjedhur që nuk mbulohet dot me operacionin “tokë e xanun” e as duke blerë e korruptuar ndërkombëtarët me çanta me dollar si McGonigalin e plot të tjerë.

As ndalimi i komunikimit tim telefonik me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushin, nuk do i qetësojë dot makthet e “Ramaduros”,

Fytyrën e vërtetë kriminale të “Ramaduros” e tregojnë sjelljet kriminale ndaj komunitetit të mrekullueshëm të Thethit.

“Toka e xanun” nuk e mbulon dot “pushtetin e xanun” me burgosje opozitarësh dhe ndihmën e karteleve të drogës.

Ata njerëz të mrekullueshëm janë në tokat e tyre brez pas brezi dhe nuk e meritonin këtë pabesi dhe poshtërsi se me sakrificat dhe mikpritjen e tyre i dhanë emër Shqipërisë në botë.

Ndërsa i pabesi e di se në mandatin e katërt karrigia e tij nuk ka më katër këmbë nga pasha e rënduar e vjedhjeve, korrupsionit dhe krimeve.

The post “Ndalohen ushtrimet fizike”, Ilir Meta dënohet nga Komisioni Displinor i burgut appeared first on Euronews Albania.

PS kërkoi shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë, kur mblidhet Komisioni Rregullator

11 May 2025 at 15:35

Komisioni Rregullator pritet të zhvillojë një mblidhje për shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për shtyrjen e orës votimit qytetin e Vlorës. Dega e PS në Vlorë ka kërkuar votimi shtyhet deri orën 22:00, për shkak zhvillimit garës çiklistike të ‘Giro d’Italia’ do mbajë rrugët bllokuara gjatë orëve paradites.

Mësohet se Komisioni pritet të mblidhet rreth orës 17:00 në mënyrë që të merret një vendim për të mundësuar një zhvillim qetë procesit zgjedhor në qytetin e Vlorës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post PS kërkoi shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë, kur mblidhet Komisioni Rregullator appeared first on Euronews Albania.

Berisha: Nuk luftoj asnjë ditë për pushtetin tim

By: Mirgen
6 May 2025 at 21:32

Nga Durrësi, kreu demokrat Sali Berisha u shpreh se nuk po lufton asnjë ditë për pushtetin e tij dhe këtë e quan edhe si misionin më të rëndësishëm të jetës. “Unë nuk luftoj për pushtetin tim, por punoj nga mëngjesi herët gjer në mesnatë në një mision që e konsideroj sot misionin më të rëndësishëm […]

The post Berisha: Nuk luftoj asnjë ditë për pushtetin tim appeared first on BoldNews.al.

STRASBURG – BE synon ndalimin e të gjitha importeve ruse të gazit

STRASBURG, 6 maj /ATSH-DPA/ – Komisioni Evropian zbuloi sot planet për të ndaluar të gjitha importet e gazit rus në Bashkimin Evropian deri në fund të vitit 2027, në një përpjekje për t’i dhënë fund varësisë energjetike të bllokut nga Moska.

Një ndalim për kontratat e reja dhe dërgesat afatshkurtra, të ashtuquajturat kontrata spot, do të hyjë në fuqi deri në fund të vitit 2025.

Kontratat ekzistuese afatgjata do të hiqen gradualisht deri në fund të vitit 2027.

Dy të tretat e importeve të gazit natyror të lëngshëm (LNG) dhe gazit të tubacioneve ruse bazohen në kontrata afatgjata, duke e shtyrë komisionin të propozojë një ndalim me dy hapa.

“Një qasje me faza për eliminimin e importeve të gazit rus do t’u lejonte tregjeve të përshtateshin më mirë dhe të minimizonin ndikimin në treg dhe implikimet e mundshme për sigurinë e furnizimit”, thuhej në një dokument të komisionit.

“Komisioni do të sigurojë që masat për eliminimin e importeve të gazit rus do të hartohen në një mënyrë që minimizon ndikimin ekonomik mbi aktorët e tregut”, shtoi ai.

Dega ekzekutive e BE-së tha se do të vazhdojë me një propozim ligjor mbi ndalimin e importit të gazit në qershor./ /os/

The post STRASBURG – BE synon ndalimin e të gjitha importeve ruse të gazit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

RTSH i mbyll emisionin Ermal Peçit, moderatori: Unë nuk do hesht, drejtësia është ende aty!

16 April 2025 at 13:53

Moderatori Ermal Peçi, ka konfirmuar largimin nga Radio Televizioni Shqiptar, duke ngritur zërin kundër mënyrës se si është trajtuar programi i tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Peçi ka ndarë zhgënjimin e tij lidhur me pezullimin e emisionit “E Diela Jonë”, i cili sipas tij është ndërprerë papritur dhe në kundërshtim me çdo procedurë […]

The post RTSH i mbyll emisionin Ermal Peçit, moderatori: Unë nuk do hesht, drejtësia është ende aty! appeared first on BoldNews.al.

Eurodeputeti social demokrat: Pse Rama nuk do hetimet parlamentare, çfarë kërkon të fshehë?

By: Mirgen
9 April 2025 at 21:26

Në seancën dëgjimore për Shqipërinë mbajtur sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian në Strasburg eurodeputeti social demokrat, Sebastião Bugalho shprehu shqetësim pse qeveria nuk lejon hetimet parlamentare, kur ka shumë deputetë që duan ti bëjnë këto hetime. “Doja të bëja një ndërhyrje të vogël dhe e kuptoj shqetësimin e disa kolegëve këtu, për […]

The post Eurodeputeti social demokrat: Pse Rama nuk do hetimet parlamentare, çfarë kërkon të fshehë? appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet e 11 Majit/ OSBE-ODIHR nis misionin: Do jenë 26 vëzhgues afatgjatë dhe 300 afatshkurtër

2 April 2025 at 11:54

Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR ka nisur zyrtarisght punën në Shqipëri për monitorimin e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Në një konferencë për mediat, ambasadori Lamberto Zannier bëri me dije se 300 vëzhgues afatshkurtër do të monitorojnë standardet zgjedhore, ndërsa 26 vëzhgues afatgjatë do të shpërndahen në të gjithë vendin për të ndjekur nga afër të […]

The post Zgjedhjet e 11 Majit/ OSBE-ODIHR nis misionin: Do jenë 26 vëzhgues afatgjatë dhe 300 afatshkurtër appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet e 11 Majit/ Kreu i misionit vëzhgues së OSBE/ODIHR mbërrin në Tiranë

1 April 2025 at 12:40

Kreu i misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Lamberto Zannier ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se Zannier ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashrtëm, Igli Hasani, teksa në orën 14:00 pritet të zhvillojë një takim edhe me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Në 12 maj në […]

The post Zgjedhjet e 11 Majit/ Kreu i misionit vëzhgues së OSBE/ODIHR mbërrin në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Kuvendi Komunal në Gjilan formon komision që do të hartojë një strategji për përmirësimin e cilësisë së ajrit

27 March 2025 at 08:55

Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Gjilan, Kushtrim Kadriu, ka bërë të ditur se bazuar në statistikat e vitit 2023 nga Agjencia Evropiane e Mjedisit, Gjilani renditet si komuna e dytë më e ndotur në Kosovë.

Si përgjigje ndaj kësaj situate alarmante, në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal është vendosur krijimi i një komisioni komunal, i cili do të hartojë një strategji për përmirësimin e cilësisë së ajrit në qytet.

Në një video-mesazh, Kadriu ka theksuar se ndotja e ajrit në Gjilan vazhdon të mbetet e rëndë dhe e pandryshuar, prandaj themelimi i këtij komisioni ishte një hap i domosdoshëm.

“Përmes kësaj strategjie, ne do të tentojmë ta bëjmë Gjilanin një qytet të jetueshëm,” ka deklaruar ai.

Gjithashtu, ai ka paralajmëruar se nëse ndotja vazhdon me këtë ritëm të lartë, Gjilani rrezikon të bëhet një qytet i pabanueshëm brenda një kohe të shkurtër. /Telegrafi/

The post Kuvendi Komunal në Gjilan formon komision që do të hartojë një strategji për përmirësimin e cilësisë së ajrit appeared first on Telegrafi.

Bushati: Pse u largova duke goditur me grusht mbi tryezë

7 March 2025 at 15:07

Nga Andi Bushati Këtë mëngjes kur hapa celularin, u gjenda përballë një vërshimi jo normal mesazhesh që lidheshin pohuajse të gjitha me episodin e pakëndshëm të largimit tim nga emisioni “Të Paekspozuarit” i Ylli Rakipit. Disa, duke më nisur dhe sekuencën video të programit më qanin hallin për pozitën e mjerueshme ku kisha përfunduar, pa […]

The post Bushati: Pse u largova duke goditur me grusht mbi tryezë appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Qeveria emëron kryetaren e Komisionit për Furnizim me Ujë dhe Përpunimin e Ujërave të Ndotura

26 February 2025 at 15:40

Qeveria ka emëruar Gerta Lubonjën në postin e kryetares së Komisionit për Furnizimin me Ujë dhe Përpunimin e Ujërave të Ndotura. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave. Gerta Lubonja gjatë viteve 2014-2017 ka qenë në krye të Drejtorisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore, pranë Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të […]

The post EMRI/ Qeveria emëron kryetaren e Komisionit për Furnizim me Ujë dhe Përpunimin e Ujërave të Ndotura appeared first on BoldNews.al.

Jaupllari: Farat e fidanët e certifikuar, ndryshimet ligjore garantojnë cilësi

25 February 2025 at 14:12

TIRANË, 25 shkurt /ATSH/ Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ‘Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor” sjell përfitime të prekshme për fermerët dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor.

Zv.ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arjan Jaupllari i pranishëm në Komisionin e Kuvendit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin theksoi se, “projektligji rregullon procesin e regjistrimit të farave të importit, lehtëson regjistrimin e varieteteve të reja të farave në Katalogun Kombëtar, ul kostot për fermerët dhe garanton fuqinë mbirëse të materialit mbjellës shumëzues bimor në treg” .

Sipas tij, projektligji garanton sigurinë e cilësisë së farave dhe fidanëve për mbështetjen e prodhimit bujqësor dhe rritjen e eksporteve.

Materiali mbjellës dhe shumëzues bimor është grupi më i rëndësishëm i inputeve bujqësore dhe me një shumëllojshmëri varietetesh, kultivarësh dhe biotipesh, me ndikim të drejtpërdrejtë në prodhimtarinë e cilësinë e prodhimit.

Ndryshimet ligjore prekin mbi 40% të përmbajtjes së ligjit “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor” dhe forcojnë kontrollin e cilësisë në të gjithë hallkat e zinxhirit që përfshin sektori i inputeve bujqësore.

Deputeti i opozitës Xhelal Mziu, e cilësoi pr/ligjin e paraqitur një farsë të radhës, pasi siç tha ai, “sot bujqësia shqiptare është e nënçmuar ndaj prodhimeve të importit që vijnë me kosto më të ulët për shkak të subvencionimeve të konsiderueshme që marrin fermerët në vendet e tjera”.

Ai parashtroi se ka rënie të numrit të teknikëve në sektorin e bujqësisë dhe apeloi për forcimin e kontrollit nga institucionet e linjës për inputet bujqësore.

Në përgjigje të çështjeve që parashtroi deputeti Mziu, zv.ministri Jaupllari tha se, “qeveria ka shtuar nga viti në vit fondet për subvencionimin e bujqësisë dhe adreson tetë masa mbështetëse për fermerët, ku një nga këto masa është financimi për rritjen e cilësisë dhe certifikimin e farave dhe fidanëve”. /j.p/

The post Jaupllari: Farat e fidanët e certifikuar, ndryshimet ligjore garantojnë cilësi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Jaupaj: Menaxhimi i mbetjeve sipas standardeve të BE

18 February 2025 at 15:18

TIRANË, 18 shkurt /ATSH/ Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin diskutoi sot projektligjin “Për përgjegjësitë e zgjeruara të subjekteve prodhuese të produkteve që gjenerojnë mbetje”.

Zëvendësministri i Turizmit dhe Mjedisit, Sofjan Jaupaj gjatë prezantimit të projektligjit tha se, “kjo nismë ligjore vjen në përputhje me direktivat e BE-së dhe synon menaxhimin e integruar të mbetjeve, me qëllim mbrojtjen e mjedisit, shëndetin e njeriut, dhe kalimin drejt ekonomisë qarkulluese”.

Në fjalën e tij Jaupaj u shpreh se në kuadër të hapjes së negociatave dhe të takimit dypalësh screening për Kapitullin 27, “Mjedisi dhe ndryshimet klimatike”, përgjegjësitë e zgjeruara të prodhuesit janë ndër parimet themelore që duhen transpozuar në kontekstin e menaxhimit të integruar të mbetjeve, për faktin se zbatimi i sistemit të përgjegjësive të zgjeruara të subjekteve prodhuese për produktet që gjenerojnë mbetje (PZP) ndikon në nxitjen e ndarjes së diferencuar të mbetjeve në burim dhe riciklimin e tyre për rrymat e mbetjeve, për të cilat zbatohet, duke ndikuar në një masë të konsiderueshme në uljen e sasisë së mbetjeve që depozitohen në pikën fundore të menaxhimit të mbetjeve.

“Një ndër parimet kryesore të menaxhimit të mbetjeve është përgjegjësia e zgjeruar e prodhuesit, çka do të thotë që çdo person fizik ose juridik që zhvillon, prodhon, përpunon, trajton, shet ose importon mbi baza profesionale, produkte që gjenerojnë mbetje pas përdorimit, të mbajë përgjegjësitë e zgjeruara të prodhuesit në funksion të rritjes së ripërdorimit, parandalimit, riciklimit dhe rikuperimeve të këtyre produkteve”, tha Jaupaj.

Ai shpjegoi që ndër detyrimet kryesore të prodhuesit janë të financojnë dhe të krijojnë një sistem për grumbullimin, transportimin, riciklimin ose një mënyrë tjetër të trajtimit të mbetjeve të krijuara nga produktet e tyre që ata vendosin në treg në Shqipëri dhe të përmbushin objektivat (targets) për mbledhjen, riciklimin dhe trajtimin e tyre, siç përcaktohet nga legjislacioni i Bashkimit Evropian dhe/ose ai kombëtar.

Sipas tij, fusha e zbatimit të ligjit janë të gjitha subjektet prodhuese të produkteve që gjenerojnë mbetje, që zhvillojnë në Republikën e Shqipërisë aktivitete ekonomike, të cilat lidhen me qëllimin e ligjit, nën sistemin e PZP-së dhe hedhin në treg produkte, konsumimi i të cilave krijon mbetje, në përputhje me legjislacionin në fuqi për rrymat specifike të mbetjeve.

Relatori i çështjes Laert Duraj në fjalën e tij vuri në dukje se ky projektligj ka në fokus katër lloje mbetjesh, përkatësisht ambalazhet dhe mbetjet e tyre, bateritë dhe akumulatorët, automjetet në fund të jetës dhe mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Ligji do të zbatohet edhe për njësitë e vetëqeverisjes vendore në përmbushje të funksioneve të tyre, me qëllim arritjen e objektivave kombëtarë në fushën e mbetjeve, të përcaktuara në Dokumentin e Politikave Strategjike dhe Planit Kombëtar për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve.

/r.e/a.f/

The post Jaupaj: Menaxhimi i mbetjeve sipas standardeve të BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Misioni i ri i NATO-s: “Roja e Baltikut”

7 February 2025 at 08:34

Vendet e NATO-s kanë nisur një operacion të ri që synon rritjen e mbikëqyrjes dhe shfaqjen e një pranie më të fortë në Detin Baltik. Shkak është shtimi i rasteve të dëmtimeve të infrastrukturës nënujore në rajon. Shtetet anëtare të NATO-s po marrin pjesë në një mision të ri, i cili ka qëllim të rrisë […]

The post Misioni i ri i NATO-s: “Roja e Baltikut” appeared first on BoldNews.al.

Vengu: Në vitin 2025, do të ndërtojmë 12 ura të reja “Bailey”

28 January 2025 at 10:20

TIRANË, 28 janar/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu tha sot se gjatë vitit 2025, planifikohet që të ndërtohen 12 ura të reja “Bailey” në disa nga zonat e vendit, ku ato janë më të nevojshme.

Urat, si pjesë që lidhin komunitetet, ndihmojnë jo vetëm në çështjet e sigurisë, por edhe në përmirësimin e jetës së qytetarëve në çdo cep të Shqipërisë dhe Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura do të vazhdojnë misionin për ndërtimin e tyre.

Ministri Vengu, në një postim në rrjetet sociale solli në vëmendje historinë e majorit Arben Rira, që është i angazhuar prej vitesh në misionin e ndërtimit të këtyre urave nga jugu në veri të vendit

“Pjesë e Batalionit të Xhenios, ai dhe kolegët e tij nuk punojnë thjesht me hekur e dru, por ata ndërtojnë ura komunikimi për mijëra njerëz në mbarë Shqipërinë”, thotë Vengu.

Ministri i Mbrojtjes thekson faktin se urat janë vepra që lidhin krahina dhe njerëz, duke ua lehtësuar ndjeshëm jetën shqiptarëve në përditshmërinë e tyre.

“Prandaj misioni i Forcave të Armatosura do të vazhdojë me ritme edhe më të larta në vitin 2025, me ndërtimin e 12 urave të reja “Bailey””, pohon ministri Vengu.

Majori Arben Rira si pjesë e batalionit të Xhenio dhe komandat i kompanisë Ura, thotë se detyra e tij është ndërtimi i urave në raste emergjencash, në raste stërvitjesh në  batalionin e Xhenios, por edhe në kohë normale.

“Kjo punë duket si e njëjtë çdo ditë, por në të vërtetë është një gjë e re çdo ditë. Ne bëjmë shumë punë në komunitet dhe kur e shikon një urë që përfundon merr një buzëqeshje të njerëzve, një falënderim dhe për ne është një ogur i mirë. Gjatë periudhës që unë kam qenë komandat i kompanisë mund të themi që janë ndërtuar 2,300 metra urë “Bailey” në gjithë territorin e Shqipërisë”, thotë ai.

/a.f/

The post Vengu: Në vitin 2025, do të ndërtojmë 12 ura të reja “Bailey” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosovë| Komisioni i Pavarur për Media zgjedh kryetarin e ri

17 January 2025 at 17:14

Besnik Berisha është zgjedhur kryetar i ri i Komisionit të Pavarur për Media (KPM) këtë të premten, në një proces që u kundërshtua nga kryetari i tanishëm, Jeton Mehmeti.

Katër prej pesë anëtarëve të bordit të KPM-së votuan për ta zgjedhur Berishën për një mandat dyvjeçar, disa ditë para se t’i mbarojë mandati kryetarit të tanishëm, më 21 janar.

Sa i përket votimi ishte i fshehtë.

Këshilltarja ligjore në Qendrën Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias Flutura Kusari, e quajti “kompletim të kapjes” së KPM-së emërimin e Berishës, ndërsa Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) shprehu shqetësim me procesin e zgjedhjes së tij.

Komisioni i Pavarur i Mediave – i themeluar në vitin 2005 – është organ kompetent për rregullimin, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e spektrit të frekuencave të transmetimit në Kosovë.

Anëtarët e KPM-së emërohen nga Kuvendi i Kosovës, ndërsa kryetari dhe nënkryetari zgjidhen me votat e fshehta të anëtarëve të KPM-së.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kosovë| Komisioni i Pavarur për Media zgjedh kryetarin e ri appeared first on Euronews Albania.

ODIHR sjell 326 vëzhgues për zgjedhjet e 11 Majit

15 January 2025 at 15:54

OSBE/ODIHR propozon që misioni vëzhgues për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit në Shqipëri të përbëhet nga 26 vëzhgues afatgjatë si dhe 300 vëzhgues afatshkurtër për të vëzhguar procedurat e ditës së zgjedhjeve, duke përfshirë votimin dhe numërimin të votave. Misioni i ODIHR zhvilloi një vizitë paraprake në Shqipëri në datat 3 dhe 6 Dhjetor. Pas […]

The post ODIHR sjell 326 vëzhgues për zgjedhjet e 11 Majit appeared first on BoldNews.al.

Komisioni Kosovë-Serbi për të pagjeturit e luftës, mbahet takimi i parë në Bruksel

By: user 11
15 January 2025 at 08:32

Në Bruksel, zhvillohet sot takimi i parë inaugurues i Komisionit të përbashkët të Kosovës dhe Serbisë për të pagjeturit.

Ngritja e këtij komisioni është bërë në bazë të një marrëveshjeje të arritur vitin e kaluar në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, për zbatimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur.

Sipas Kryqit të Kuq, në Kosovë janë ende 1.612 persona të pagjetur nga lufta. Në takim, delegacioni i Kosovës do të udhëhiqet nga Halil Cenaj, bëri të ditur kryetari i Komisionit qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti.

Ndërkaq, para takimit, Serbia nuk bëri të ditur se kush do të udhëheqë delegacionin e saj.

Sipas burimeve në BE, në këtë takim nuk pritet ndonjë veprim konkret, por do të jetë më shumë i karakterit simbolik dhe ceremonial, duke qenë se do të jetë takimi i parë i këtij komisioni. Po ashtu, fakti që Kosova është në periudhë të fushatës zgjedhore, ndikon që ky të jetë vetëm një takim simbolik.

Burimet në Bruksel thanë se takimi do të jetë rast që palët të paraqesin prioritetet e tyre dhe të merren vesh për datat e takimeve të ardhshme, në të cilat priten rezultate konkrete.

Kryetari i Komisionit qeveritar të Kosovës për personat e zhdukur, Andin Hoti, shkroi në Facebook se në Bruksel do të përcaktohen plani i punës dhe takimet e radhës.

Ai u shpreh se në këtë drejtim, delegacioni i Kosovës do të prezantojë disa kërkesa kyçë, që ndërlidhen kryesisht me monitorimin e zbatimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur, “me fokus të veçantë në shkresën për arkivat, të cilën e kemi adresuar te Vuçiç, dhe çështje tjera të rëndësishme në këtë fushë”.

“Ky takim është një hap i rëndësishëm drejt zbatimit të marrëveshjes ekzistuese Deklaratës për Persona të Zhdukur, e miratuar me 2 maj 2023”, tha ai.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Kosova dhe Serbia u pajtuan që të formonin këtë komision të përbashkët për të zbatuar Deklaratën dhe BE-ja e kishte cilësuar si një nga rezultatet më të rëndësishme të dialogut vitin e kaluar.

Deklarata politike ishte arritur në maj të vitit 2023 mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Megjithatë, deri më tani nuk është bërë ndonjë veprim konkret për zbatimin e saj, teksa familjarët e më shumë se 1.600 persona të pagjetur, kryesisht shqiptarë, me ankth presin të dinë për fatin e më të dashurve të tyre.

Një nga ta është edhe Fitim Dubovci, i cili kërkon babanë e tij të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë më 1998-1999.

“Babanë e kanë marrë të gjallë, por, sot, vetëm 1 për qind besoj se mund të jetë i gjallë diku”, tha ai për REL-in në prill të vitit 2024.

Fitimi nga Çikatova e Drenasit, përveç babait ka edhe pesë familjarë të tjerë të zhdukur.

“Sa e sa familjarë të personave të zhdukur tashmë kanë vdekur ‘me sy hapur’, sepse nuk e kanë ditur ku i kanë më të dashurit e tyre”, tha ai.

BE-ja ka thënë më herët se për zbatimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur duhet funksionalizimi i Komisionit të përbashkët.

Megjithatë, në të kaluarën palët kishin akuzuar njëra-tjetrën për mungesë të gatishmërisë për të dhënë informacione për të pagjeturit si dhe qasje në dokumente relevante dhe arkiva ushtarake të rëndësishme për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

Në Deklaratën për Personat e Zhdukur thuhet se palët angazhohen për identifikimin e vendeve të varrimit dhe më pas që në to të gërmohet.

Aty po ashtu palët pajtohen që të ofrojnë qasje të plotë në informacione të besueshme dhe të sakta që do të ndihmonin në gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur në periudhën 1 janar 1998 – 31 dhjetor 2000.

“Kjo përfshin të gjitha materialet, shënimet, urdhrat, dokumentet, videot, audio-incizimet dhe çdo dokument tjetër – përfshirë edhe ato që kanë statusin e klasifikuar – nën posedimin e institucioneve të të dyja palëve, që janë të rëndësishme për këtë kontekst”, thuhet në Deklaratë.

Në këtë Deklaratë nuk përmenden arkivat ushtarake apo policore, që Kosova ka kërkuar që Serbia t’i hapë pasi thotë se në to janë edhe informacionet për të zhdukurit./ REL

The post Komisioni Kosovë-Serbi për të pagjeturit e luftës, mbahet takimi i parë në Bruksel appeared first on Lapsi.al.

❌
❌