Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Vendimi i Kolegjit Zgjedhor nuk ankimohet”/ Konstitucionalisti Jaho: Raportet e ODIHR nuk adresohen

7 July 2025 at 21:09

Në emisionin “Real Story” në ABC News, konstitucionalisti, Niazi Jaho ka dhënë një intervistë ku ka analizuar me detaje dhe hap pas hapi raportin e OSBE/ ODIHR.

Gjatë kësaj interviste, ai u shpreh se “është për të ardhur keq që ka shumë rekomandime të tyre të parashtruara në mënyrë të përsëritur në raportet e OSBE/ODIHR -it që kanë monitoruar zgjedhjet në vendin tonë dhe që nuk janë bërë objekt shqyrtimi nga Kuvendi i Shqipërisë”

Pjesë nga intervista:

Balla: Në raportet e OSBE/ODIHR a ka patur ndonjë rekomandim për ndryshimin ose rishikim të pikës 1 të nenit 124 të Kodit Zgjedhor?

Jaho: Nuk ka patur.

Balla: Në Kodin Zgjedhor të vitit 2008 a janë bërë shtesa dhe ndryshime?

Jaho: Po, rezulton që atij Kodi Zgjedhor të vitit 2008 i janë bërë shtesa dhe ndryshime në vitet 2012, 2015, dy herë në vitin 2020, në vitet 2021, 2023 dhe së fundmi me ligjin nr 81/ 2024, por pika 1 e nenit 124 nuk është ndryshuar.
Megjithëkëtë më ka tërhequr vëmendjen fakti se në raportin e OSBE/ODIHR-it me zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, në rekomandimin nr 22 faqe 32 thuhet: Mund të shikohet mundësia e rishikimit të ligjit në mënyrë që të qartësohet përgjegjësia për ankesat kundër vendimeve të KQV-ve dhe ato që lidhen me shkeljet e fushatës, ndërsa në vazhdim theksohet: <<si edhe për të eliminuar kufizimet e padrejta të legjimitetit për ankim>>
Meqë Kuvendi ka bërë ndryshime në Kodin Zgjedhor në vitet 2021, 2023 dhe 2024 do të duhej ta shqyrtonte edhe këtë rekomandim dhe në bazë të tij të rishikonte edhe formulimin e pikës 1 të nenit 124 të Kodit Zgjedhor.

Balla: Thuhet se Komisioni i Venecias është shprehur për këtë çështje. A është kështu?

Jaho: Po, nëpërmjet medias jam informuar edhe për këtë. Kjo më nxiti të njihem a) me Kodin e Praktikës së mirë me çështjet zgjedhore miratuar nga Komisioni i Venecias në tetor të vitit 2002 ku jepen udhëzime për zbatimin e parimeve bazë në zgjedhje. Edhe pse në këtë kod nuk bëhet shprehimisht fjalë për të drejtën e kandidatit për deputet për t’u ankuar kur pretendohet se i janë cënuar të drejtat e ligjshme të tij, në pjesën: <<Ankimet dhe apelimet>> thuhet: <<dispozitat e ligjit elektoral, nuk duhet të jenë vetëm fjalë në letër, sepse ‘kjo ka të bëjë veçanërisht me rezultatin e zgjedhjeve’ (faqe 31)

  1. b) Në rekomandimet e përbashkëta për Kodin Zgjedhor dhe administratën zgjedhore në Shqipëri ‘Komisioni i Venecias dhe ODIHR-i lidhur me Kodin Zgjedhor të vitit 2004 kanë shprehur në mënyrë analitike opinionin e tyre nr 273/2004. Në pjesën ‘ankimet dhe apelimet’ dhe pikërisht në këtë paragrafin 102 dhe 103 (faqe 26) midis të tjerave thuhet: Nenet 146 deri 179 parashtrojnë procese adekuate për të siguruar që shtetasit, kandidatët dhe partitë politike të mund të kërkojnë rishikim të qenësishëm në rast të dhunimit të një të drejte ligjore. Por ajo që është më e qartë dhe më domethënëse është përmbajtja e paragrafit 107 (faqe 27) ku thuhet: <<Neni 162 e kufizon të drejtën për të apeluar një vendim të KQZ-së në Kolegjin Zgjedhor vetëm te subjektet zgjedhore>>. Kanë kaluar 21 vjet nga opinioni i mësipërm i shprehur kryesisht për Kodin Zgjedhor të vitit 2004 dhe ky opinion kaq i rëndësishëm nuk ka qenë objekt shqyrtimi nga Kuvendi gjë që rezulton nga përmbajtja e pikës 1 të nenit 124 të Kodit Zgjedhor që përjashton të drejtën e ankimit nga kandidatët për deputet të partive politike. Është për të ardhur keq që ka edhe shumë rekomandime të tyre të parashtruara në mënyrë të përsëritur në raportet e OSBE/ODIHR -it që kanë monitoruar zgjedhjet në vendin tonë dhe që nuk janë bërë objekt shqyrtimi nga Kuvendi i Shqipërisë. Është kjo arsyeja që në disa raporte të OSBE/ODIHR në pjesën Rekomandime përmendet e njëjta gjë, konkretisht: “ këto rekomandime duhet të lexohen së bashku me rekomandimet e mëparshme të ODIHR që nuk janë adresuar ende”. Raporti i OSBE ODIHR-it lidhur me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 (faqe 30)

Balla: A mendoni se kjo çështje do të trajtohet në raportin përfundimtar të OSBE/ODHIR -it lidhur me zgjedhjet e 11 majit të këtij viti?

Jaho: Mendoj se po.

 

Berisha: Njohëm asamblenë e OSBE-së dhe EPP-në me farsën e 11 majit

By: Oldi
3 July 2025 at 14:01

Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë pas pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Porto, Portugali. Ai e ka cilësuar procesin e zgjedhjeve të 11-majit, si një farsë zgjedhore të orkestruar nga qeveria dhe strukturat e saj. Në fjalimin e tij, Berisha ka theksuar përdorimin e resurseve shtetërore […]

The post Berisha: Njohëm asamblenë e OSBE-së dhe EPP-në me farsën e 11 majit appeared first on BoldNews.al.

Dumani thotë se 43 procedime për krime zgjedhore janë ende në hetim

26 June 2025 at 11:43

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani deklaroi të enjten se hetimi i krimeve zgjedhore ka prevaluar mbi çdo vepër penale në periudhën para dhe gjatë zgjedhjeve. Nga tryeza “Përtej monitorimit: Drejt një reforme zgjedhore gjithëpërfshirëse për integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri”, Dumani bëri me dije se çdo denoncim që ka shkuar në adresë të […]

The post Dumani thotë se 43 procedime për krime zgjedhore janë ende në hetim appeared first on Reporter.al.

Tabaku: Reforma zgjedhore duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe me konsensus

TIRANË, 18 qershor/ATSH/ Kryetarja e Komisionit të Integrimit, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi sot në Strasburg se “nga viti 2013, Shqipëria nuk i ka përfshirë të gjitha rekomandimet prioritare të OSBE/ODIHR në Kodin Zgjedhor”.

Në mbledhjen e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Bashkimi Europian-Shqipëri në Strasburg, Tabaku u shpreh se “në Komisionin në Parlament po diskutohet për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse”.

“Ajo që bëmë vitin e kaluar ishte vetëm zbatimi i një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, i cili u vonua për një vit për t’u zbatuar, kështu që Parlamenti thjesht zbatoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, theksoi ajo.

Të gjitha rekomandimet prioritare nga zgjedhjet e vitit 2013 e deri më sot, sipas Tabakut,  nuk janë përfshirë dhe ky është një proces që nuk duhet të fillojë në shtatorin e ardhshëm, por duhej të kishte filluar 10 vite më parë.

“Por le të vendosim që të gjitha ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe reforma zgjedhore duhet të bëhen me konsensus nga të gjitha palët politike, jo siç bëri kjo qeveri në vitin 2021”, theksoi ajo.

/m.m/

The post Tabaku: Reforma zgjedhore duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe me konsensus appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BE kërkon “reforma tërësore” për median në Shqipëri

18 June 2025 at 14:56

Lajmet për hapjen e kapitujve të negociatave kanë qenë të shumëreklamuara nga qeveria gjatë muajve të fundit, nën premtimin e integrimit të shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, por një dokument jozyrtar i sekretariatit të Këshillit të Bashkimit Evropian, institucionit që merr vendime në lidhje me procesin negociues dhe anëtarësues, thekson se vendi ka nevojë […]

The post BE kërkon “reforma tërësore” për median në Shqipëri appeared first on Reporter.al.

“Kërcënuan vëzhguesit”, OSBE-ODIHR përgënjeshtron Sali Berishën: Nuk është e vërtetë

13 June 2025 at 17:36

Misioni i OSBE-ODIHR në Shqipëri ka përgënjeshtruar kryedemokratin Sali Berisha, i cili një ditë më parë akuzonte kryeministrin Edi Rama dhe ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, se kanë kërcënuar vëzhguesit për zgjedhjet e 11 majit.

Të pyetur nga mediat për deklarata e bëra nga Berisha një ditë më parë, OSBE-ODIHR, i cilësoi të pavërteta pretendimet e kryedemokratit, duke theksuar se në asnjë rast vëzhguesit nuk janë përballur me kërcënime apo frikësime nga qeveria.

“Në këtë fushatë presioni është i implikuar, vetë personalisht Edi Rama dhe ministri i tij i Jashtëm, Igli Hasani. Unë kam informuar se, ky i fundit ka thirrur në zyrë përfaqësuesit e misionit të vëzhguesve, pasi ka dërguar mesazhe kërcënuese dhe u ka kërkuar llogari për frazat, se këta janë ai sekt që besojnë gënjeshtrat e tyre”, tha Berisha një ditë më parë p[ara gazetarëve.

Por kjo deklaratë e Berishës është mohuar në mënyrë kategorike nga vetë misioni i OSBE-OODIHR në vendin tonë, duke deklaruar më tej se puna e tyre është e paanshme, e pavarur dhe bazohet në një metodologji të zhvilluar ndër vite dhe të përdorur në çdo vend ku vëzhgojmë.

Deklarata e plotë:

Faleminderit për emailin tuaj dhe për interesimin ndaj punës së ODIHR-it. Nuk ka pasur asnjë kërcënim apo frikësim ndaj misionit tonë të vëzhgimit të zgjedhjeve në asnjë moment gjatë qëndrimit të tij, as para dhe as pas publikimit të deklaratës paraprake me gjetjet dhe përfundimet. Është e rëndësishme të kuptohet se puna jonë e vëzhgimit të zgjedhjeve është e paanshme, e pavarur dhe bazohet në një metodologji të zhvilluar ndër vite dhe të përdorur në çdo vend ku vëzhgojmë. Do të doja gjithashtu të theksoja se vëzhgimi ynë i zgjedhjeve nuk është një qëllim në vetvete dhe nuk ka për qëllim të kritikojë shtetet apo qeveritë, por të ndihmojë në përmirësimin e procesit zgjedhor në të mirë të të gjithë qytetarëve.

ODIHR tani është duke përgatitur raportin përfundimtar. Ky raport do të përmbledhë vëzhgimin e zgjedhjeve dhe do të përmbajë rekomandime, të cilat do të ishim të kënaqur t’i diskutonim me autoritetet shqiptare, partitë politike dhe shoqërinë civile, për të identifikuar mënyra për të mbështetur reformën zgjedhore dhe zbatimin efektiv të rekomandimeve tona në Shqipëri.

 

 

The post “Kërcënuan vëzhguesit”, OSBE-ODIHR përgënjeshtron Sali Berishën: Nuk është e vërtetë appeared first on Sot News | Lajme.

“Zgjedhjet u vodhën”, Agim Nesho shpërthen ndaj 11 majit: Raporti i OSBE/ODIHR na jep të drejtë

9 June 2025 at 16:15

Diplomati Agim Nesho e cilëson procesin zgjedhor të 11 majit, si të manipuluar dhe të mbushur me shkelje të rënda që, sipas tij, janë tashmë të dukshme për opinionin publik shqiptar dhe të reflektuara edhe në raportet ndërkombëtare. Në një emision televiziv, Nesho tha se Partia Demokratike po zhvillon një proces të vazhdueshëm dokumentimi të parregullsive në çdo qark, ndërsa përputhja e këtyre fakteve me raportin paraprak të OSBE/ODIHR është tregues i qartë i mungesës së standardeve demokratike.

Agim Nesho: Ky është një proces që PD po e kryen në mënyrë të vazhdueshme, jo vetëm sot por nga dita në ditë me fakte të reja për çdo qark parregullsitë që janë vjedhjet, përdorimi i administratës dhe të gjitha problematikat që janë evidentuar tashmë dhe janë të qarta përpara opinionit publik shqiptar.

Këto problematika përkojnë me atë raportin paraprak të OSBE-ODIHR që kanë dalë duke i shënjestruar zgjedhjet në Shqipëri si problematike. Me të drejtë PD dhe opozita si përfaqësuese e opozitës së vërtet, kërkon dhe qëndron kundër. Ky proces zgjedhor i manipuluar nuk duhet të njihet.

Në fakt, reagimi i faktorit ndërkombëtar ka qenë shumë i fortë. Duhet të themi që nuk janë vetëm rezolutat e fundit ose komentet në Komisionin e jashtëm të Parlamentit Evropian, ku Shqipëria është në një proces të avancimit të procesit të integrimit dhe ju me të drejtë e nënvizuat sepse me të vërtetë diskutimi i deputetit Gahler ishte shumë i fortë. I papranueshëm jo vetëm për standardet evropiane por edhe për të gjitha vendet e tjera perëndimore. Këtu flitet që krimi i organizuar, narkoshteti, pengon zgjedhjet e lira për t’u pranuar dhe legjitimuar institucionet e shtetit shqiptar.

Nuk kanë munguar rezolutat. Kanë filluar që përpara zgjedhjeve, 3 rezoluta njëra pas tjetrës duke thënë që janë të gjitha partitë e qendrës së djathtë. Është EPP e parlamentit Evropian dhe në vazhdimësi me të gjitha këto kritika që janë bërë prezente.

 

The post “Zgjedhjet u vodhën”, Agim Nesho shpërthen ndaj 11 majit: Raporti i OSBE/ODIHR na jep të drejtë appeared first on Sot News | Lajme.

Zgjedhjet shqip dhe rezultati anglisht

By: Ela
31 May 2025 at 19:05

Nga Basir Çollaku Anglishtja pas-zgjedhore në Tiranë ka qenë sa e drunjtë aq e koduar por edhe shqeto. Duke lajmëruar zhvillime ndryshe nga pritshmëritë e pushteteve. Nisi diku me 20 maj 2025, me praninë e DEA në aksionin e arrestimeve të një prej bandave të kokainës së Durrësit Troplini-Doçi, një aktor faktori elektoral. U duk […]

The post Zgjedhjet shqip dhe rezultati anglisht appeared first on BoldNews.al.

Media online ‘injoroi’ fushatën e partive të reja në zgjedhjet parlamentare

19 May 2025 at 07:19

Mandatet e kandidatëve në zgjedhjet parlamentare të 11 majit nuk janë certifikuar ende. Megjithatë, sipas rezultateve të deritanishme, në parlamentin e ardhshëm pritet të hyjnë deputetë nga tre parti të reja – Partia “Mundësia”, Lëvizja Bashkë dhe koalicioni Nisma – Shqipëria Bëhet. Së bashku, këto tre grupime politike morën mbi 112 mijë vota brenda vendit, […]

The post Media online ‘injoroi’ fushatën e partive të reja në zgjedhjet parlamentare appeared first on Reporter.al.

Ndërkombëtarët dhe zgjedhjet, një histori e shkurtër

16 May 2025 at 12:28

Vëzhguesit ndërkombëtarë në konferencën për shtyp të hënën në Tiranë lanë të kuptohet se e ndjenin peshën e përgjegjësisë, ndërsa gazetarët, mbështetës të qeverisë apo kritikë të saj, bënë pyetje përmes të cilave synonin të nxirrnin përgjigje mbështetëse për secilën nga palët.  Dhe Farah Karimi, koordinatorja dhe udhëheqësja e vëzhguesve afatshkurtër, duke iu përgjigjur pyetjeve […]

The post Ndërkombëtarët dhe zgjedhjet, një histori e shkurtër appeared first on Reporter.al.

Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

15 May 2025 at 16:41
Edi Rama në Opinion

Në pamje të parë, mbulimi i medias audiovizive gjatë fushatës elektorale që u hodh pas krahëve duket i balancuar.  Të dhënat e Autoritetit të Mediave Audiovizve tregojnë se gjatë edicioneve informative në 18 televizionet kryesore të vendit, Aleanca për Shqipërinë Madhështore e udhëhequr nga Partia Demokratike mori 51% të kohës televizive, ndërsa Partia Socialiste e […]

The post Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste appeared first on Reporter.al.

BE përgënjeshtron pretendimet për ndërhyrjen e Gonzatos në heqjen e emrave nga artikulli i raportit të ndërmjetëm të OSBE-së

TIRANË, 13 maj /ATSH/ Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, reagoi sot lidhur me një lajm të publikuar në media lidhur raportin e ndërmjetëm të OSBE/ODIHR-it.

“Pretendimet se Ambasadori i BE-së ndërhyri për të hequr emrat nga artikulli i raportit të ndërmjetëm të OSBE/ODIHR-it, të përsëritura në një artikull të botuar sot nga Syri.net, janë të rreme”, thuhet në një deklaratë të zyrës së BE në Tiranë.

“Siç theksoi së fundi Ambasadori i BE-së në deklaratat për shtyp, Bashkimi Evropian nuk ndërhyn dhe as nuk kërkon të ndikojë në proceset demokratike të Shqipërisë”, vijon deklarata.

Për më tepër, thekson Delegacioni i BE, “raportet e vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it janë të pavarura, të paanshme dhe të bazuara vetëm në gjetjet e verifikuara nga ekipet e tyre të vëzhguesve”.

“BE-ja është këtu për të mbështetur dhe shoqëruar Shqipërinë në rrugën e saj evropiane, jo për të ndërhyrë ose manipuluar në asnjë mënyrë. Dezinformimi mund të minojë besimin e publikut në proceset demokratike”, nënvizon Delegacioni i BE.

/a.f/

The post BE përgënjeshtron pretendimet për ndërhyrjen e Gonzatos në heqjen e emrave nga artikulli i raportit të ndërmjetëm të OSBE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mungesa e medias së pavarur cënoi zgjedhjet, thonë vëzhguesit

13 May 2025 at 12:49

Mungesa e një mjedisi të shëndetshëm mediatik për informim të larmishëm mbi ofertat zgjedhore për shqiptarët, mosfunksionimi i mekanizmave ligjorë që duhet të garantojnë ekzistencën e medias së pavarur dhe vendimi kontrovers i qeverisë së kryeministrit Edi Rama për të mbyllur rrjetin social Tiktok pak para nisjes së fushatës zgjedhore ishin disa nga problemet që […]

The post Mungesa e medias së pavarur cënoi zgjedhjet, thonë vëzhguesit appeared first on Reporter.al.

Flet Jorida Tabaku: Raporti i OSBE-ODIHR i rrëzon zgjedhjet

By: user 6
12 May 2025 at 22:28

Kandidatja për deputete e PD-ASHM, Jorida Tabaku e ftuar në ‘Çim Peka LIVE’, duke komentuar deklaratat e eurodeputetit gjerman, Michael Gahler, është shprehur se raporti paraprak i OSBE-ODIHR rrëzon zgjedhjet. Ajo ka komentuar edhe problemet e ndodhura në Vorë, ku asnjë institucion ligjzbatues nuk ndërhyri, as policia dhe as SPAK.

“Këto janë zgjedhjet e para me të cilat Shqipëria përballet pasi janë hapur negociatat. Në momentin kur të hapen negociata dhe ti ke një grup kapitujsh të parë që duhet të plotësosh detyrimet, ku zgjedhjet janë gurëthemeli i parë, atëherë ose duhet të kesh vullnetin politik për të bërë zgjedhjet, dhe për të pasur avancim në procesin e integrimit, ose thuaj se unë do të mbetem përjetë këtu dhe për mua ka më shumë rëndësi pushteti se, sa çdo lloj procesi tjetër, edhe demokracia në vetvete.

Raporti i OSBE-ODIHR, i rrëzon zgjedhjet, është një raport i cili ngre shqetësime të cilat janë reale. Ajo që ndodhi në Vorë dje, me intimidimin e votuesve, grupet kriminale të përfshira, ka bërë që nga ai moment në orën 12 e deri në fund të ditës, njerëzit të mos shkonin të votonin dhe kryesisht ishin përfaqësues të opozitës dekurajoheshin.

Ajo që ka ndodhur në Vorë është shembulli se si bëhen zgjedhjet në Shqipëri. Për OSBE-ODIHR këto nuk janë problematika të reja, këto i paralajmëroi opozita dhe në dëgjesë, i paralajmëroi dhe në takime të ndryshme, kudo ku ka pasur zë opozita. OSBE-ODIHR nuk është polici i zgjedhjeve, ne jemi shtet sovran, menaxhojmë vetë procesin zgjedhor, por duhet të mbajmë vetë dhe përgjegjësitë.

Por ajo që ka për detyrë OSBE-ODIHR, Parlamenti dhe Komisioni Europian, që në momentin që të cenohen zgjedhjet, në momentin kur cenohet dhe rotacioni, atëherë duhet të merren masat ndaj Shqipërisë. Edhe procesi i integrimit pengohet, edhe procese të tjera që lidhen me demokracinë, që nuk kanë për të ecur më përpara.

Por kur një shtet plotëson minimumin e detyrimeve të demokracisë dhe kritereve që OSBE-ODIHR ka për vendet anëtare, atëherë për ca flasim, këtu nuk ka më demokraci. Kur nuk kryen dot rotacion me zgjedhje të lira dhe të ndershme e këto i ka në dorë Parlamenti dhe Komisioni Europian, se ne nuk mund të rrimë zgjedhje pas zgjedhje të përsëritura të njëjtat probleme, edhe më të agravuara dhe të mos bëjmë asgjë. Kjo situatë ka qenë një këmbanë alarmi edhe për ta” – tha ndër të tjera, Jorida Tabaku në SYRI TV.

The post Flet Jorida Tabaku: Raporti i OSBE-ODIHR i rrëzon zgjedhjet appeared first on Lapsi.al.

Kreu i OSBE/ODIHR: Duhet reformë e plotë e gjithëpërfshirëse

By: M C
12 May 2025 at 23:23

Kreu i misionit të monitorimit të ODIHR në Shqipëri, Ambasadori Lamberto Zannier analizoi gjetjet e raportit paraprak të monitorimit.

Në një intervistë për A2 CNN, diplomati u shpreh se çdo shkelje që është artikuluar në raport, si intimidimi i votuesve apo presionet mbi administratën publike janë konstatuar nga vëzhguesit në terren.

I pyetur se çfarë e shqetësoi më shumë kreun e misionit ndërkombëtar të monitorimi, Zannier deklaroi se në disa raste, gara elektorale nuk u zhvillua në kushte të barabarta duke nënvizuar se partia në pushtet ishte më e avantazhuar edhe për shkak se kontrollon pjesën dërrmuese të bashkive në vend.

Siç mund të kuptoni edhe nga fytyra apo sytë e mi, ndjekja e një fushate elektorale dhe gjithë procesit zgjedhor kërkon shumë energji. Si ka qenë misioni juaj në Shqipëri? Do ta cilësonit si intensiv?

Sigurisht, edhe unë ndihem siç ndiheni edhe ju sot. ishte shumë intesive dhe shumë i lodhshëm. Sigurisht mësova shumë rreth Shqipërisë dhe shqiptarëve. U ndjeva shumë mirë gjatë misionit të monitorimit. Kam udhëtuar, takuar përfaqësues institucionesh, përfaqësues të partive politike, shoqërinë civile. Kam udhëtuar nga veri unë ju, që nga Himara ku kam parë çështjet që lidhen me minoritetet në zgjedhje, deri në Shkodër, nga Elbasani në Durrës. Kësisoj, krahas punës kam zbuluar edhe bukuritë e vendit si në Gjirokastër dhe Berat.

Gjithashtu pata mundësinë të takoja njerëz, të kuptoja më mirë shqetësimet e tyre. kësisoj, kjo kërkonte shumë energji, por besoj se ia vlente të investoheshin që të kuptoje më mirë dinamikat, problemet, si njerëzit ndihen dhe si njerëzit përfshihen në këtë proces të rëndësishëm elektoral në Shqipëri.

Tashmë keni disa javë që ndodheni në Shqipëri dhe keni pasur mundësinë të njiheni më nga afër me kulturën politike të vendit. Siç mund ta keni vënë re, është e zakonshme që partia që humb zgjedhjet të mos i njohë rezultatet – e madje, ndonjëherë, të shkojë edhe më tej duke i kontestuar fort ato. Bazuar në atë që keni parë dhe dëgjuar deri tani, a mendoni se këto deklarata politike pasqyrojnë realitetin në terren?

Nuk dua të flas për progresin apo për hapat mbrapa. nuk jemi këtu për të kuantifuar mënyrën se si Shqipëria po ecën. ne jemi të fokusuar te problemet në vetë vete. Ne i konstatuam ata, i pamë ata, vëzhguesit afatgjatë ishin ata që kaluan më shumë kohë në pika shumë larg Tiranës, ata morën informacione nga interlekutorët lokal, nga njerëzit dhe krijuan një panoramë më të qartë se çfarë po ndodhte dhe ku problemet ishin.

Sigurisht ne patëm monitorime, pamë raportimet medatike për ngjarjet në territori dhe më dhanë idenë se cilat mesazhe po i jepet qytetarëve që votojnë. dhe duke kombinuar të gjithë këto element, mund të pikturojmë panoramën e cila nuk është e gjitha e bardhë e zi, por përmbajnë një sasi ngjyrë grije dhe në disa zona ne ndiejmë se duhet të jemi edhe më të shqetësuar, ndërsa në disa zona të tjera, kemi shprehur edhe më shumë mbështetje në lidhje me organizimin e zgjedhjeve, si KQZ që gjetëm një bashkëpunim shumë pozitiv.

Në panoramën e përgjithshme besoj se është sintetizuar në titullin e konferencës së sotme që zgjedhjet ishin organizuar në mënyrën e duhur, por si pasojë e presioneve dhe problemeve, rezulton se nuk ka qenë një garë e barabartë midis partive politike ku disa parti patën avantazhe në krahasim me të tjerët.

Në disa raste të tjera pamë qeverinë që pati një avantazh në garën elektorale duke përdorur resurset shtetërore pasi partia në pushtet drejton një numër të lartë bashkishë në vend dhe është më e lehtë ta kontrollosh një vend ku qeverisë një numë të lartë bashkishë ku nga përdorimi aklon në abuzimin e resurseve.

Ambasador, një pyetje që mund të tingëllojë disi personale: nëse zgjedhjet në vendin tuaj do të zhvilloheshin në të njëjtën mënyrë si këtu në Shqipëri, do të ndiheshit i qetë apo i shqetësuar?

Unë të bëja të njëjtën pyetje për ju, mendo je janë në sërë çështjesh që do të duhet të adresohen dhe do të përpiqesha ti identifikoja dhe të flisja për to. do të mirëprisja, pasi kjo është diçka që nuk e pash këtu, debatet ndërmjet forcave politike dhe përpara zgjedhjeve, jo vetëm pas zgjedhjeve por edhe para zgjedhjeve, për të identifikuar problematikat që zgjedhësit të jenë të informuar për ta dhe për tu siguruar që kur njerëzit votojnë, ato gjithashtu gjykojnë mbi këto probleme që kanë konstatuar.

Ju shpjeguar shqetësimet me ngjyra, gri dhe të zeza. cilat janë shqetësimet kryesore të ODIHR sa i takon zgjedhjeve?

Ato janë të listuar në raport, si presioni apo intimidimi i njerëzve sigurisht është diçka që nuk na pëlqen të shohim dhe që njerëzit të vijnë të na thonë që ndihen të frikësuar apo të intimiduar as i takon situatës në përgjithësi. Ata duhet të jenë të lirë të për të marrë pjesë në evente politike dhe jo të detyrohen. Kjo i dekurajon ata që të marrin pjesë në evente të caktuara. Asgjë kërcënuese, por sigurisht diçka detyruese që diçka duhet bërë e diçka jo.

A pati mundësi ODIHR që të shoh shkelje të tilla?

Po! Të jesh në terren arrin të shohësh shumë evente. Kur sheh autobusë arrin të pyesësh njerëz si erdhët këtu dhe disa na thanë që ishim të detyruar të vijim në këtë aktivitet. Sigurisht ne nuk shohim vetëm një çështje por disa element të tjerë. sigurisht që burimet e informacionit janë disa, si partitë politike të cilët shprehin shqetësimit e tyre. dhe sigurisht ato nuk raportohen direkte, por verifikohen, bëjmë një kontroll të fakteve nëse ato janë të bazuara dhe në raste të caktuara bëhen pjesë e çështjeve të cilat duhet të kihet më shumë vëmendje.

Cilat janë, sipas jush, përmirësimet më urgjente që i duhen bërë procesit zgjedhor në Shqipëri?

Një nga funksionet kryesore të këtij misioni është që të dalë me rekomandime konkrete përpara se sa të mbarojë. Ky mision nuk ka mbaruar pasi do të qëndrojmë në Shqipëri edhe për një javë për të parë fundin e numërimit të votave dhe për të parë procesin e ankimimeve që mund të ketë. Më pas ne do të publikojmë raportin përfundimtarë, pasi çfarë është diskutuar sot është raporti paraprak, ku do të ketë edhe rekomandime në të cilat do të reflektohet se çfarë ne kemi parë dhe ne do të bazohemi në prioritizimin e tyre në bazë të konkluzioneve se cilat janë zonat që duhen përmirësuar. Gjëra të cilat ju i shihni që tani në raport si nevoja e një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe të plotë. Ndaj kjo është që tani pjesë e rekomandimeve, së bashku me çështje të ngjashme ndaj ju mund ta merrni vetë me mend se cilat mund të jenë rekomandimet. Por listën finale të rekomandimeve do ta publikojmë me raportin final.

The post Kreu i OSBE/ODIHR: Duhet reformë e plotë e gjithëpërfshirëse appeared first on Albeu.com.

“Mbetet një punë në boshllëk”/ Ish-kreu i Komisionit Qendror, Kume: Vëzhguesit flasin, por ne nuk i dëgjojmë…

12 May 2025 at 22:00

Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, i ftuar në një studio televizive ka komentuar raportin paraprak të OSBE-ODIHR dhe vëzhgimin ndërkombëtar të zgjedhjeve të 11 majit.

Ai vuri në dukje se vëzhguesit përdorin një metodologji të njëjtë dhe një gjuhë të unifikuar në çdo vend ku operojnë. Sipas Kumes, raporti nuk përfaqëson vetëm qëndrimin e OSBE-ODIHR, por përfshin edhe konstatimet e delegacionit të Parlamentit Evropian dhe të tjerë që ndoqën procesin.

Megjithatë, Kume theksoi me kriticizëm se vëzhgimet e tyre shpesh mbeten pa efekt real:
“Më japin përshtypjen se duken të konsumuar, veçanërisht në vende si ky i yni. Ne i ftojmë, por nuk i dëgjojmë. Punojmë pak për të zbatuar rekomandimet e tyre. Kjo më duket si një punë në boshllëk.”

Ai solli si shembull ngjashmëritë mes raportit aktual dhe atij të vitit 2021, duke nënvizuar mungesën e progresit: “Shikoni situatën ku jemi sot dhe krahasojeni me atë pas zgjedhjeve të 2021-it. Jemi po aty. Ata thanë të njëjtat gjëra.”

Kume la të kuptohet se nëse nuk zbatojmë sugjerimet e dhëna, vëzhgimet ndërkombëtare mbeten thjesht formalitete pa ndikim në përmirësimin e proceseve zgjedhore.

The post “Mbetet një punë në boshllëk”/ Ish-kreu i Komisionit Qendror, Kume: Vëzhguesit flasin, por ne nuk i dëgjojmë… appeared first on Sot News | Lajme.

Nga përdorimi i aseteve publike te gara e pabarabartë, shefi i ODIHR tregon problemet

By: user 6
12 May 2025 at 20:57

Kreu i misionit të monitorimit të ODIHR në Shqipëri, Ambasadori Lamberto Zannier analizoi në një intervistë ekskluzive për A2 CNN gjetjet e raportit paraprak të monitorimit. Diplomati u shpreh se çdo shkelje që është artikuluar në raport, si intimidimi i votuesve apo presionet mbi administratën publike janë konstatuar nga vëzhguesit në terren.

I pyetur se çfarë e shqetësoi më shumë kreun e misionit ndërkombëtar të monitorimi, Zannier deklaroi se në disa raste, gara elektorale nuk u zhvillua në kushte të barabarta duke nënvizuar se partia në pushtet ishte më e avantazhuar edhe për shkak se kontrollon pjesën dërrmuese të bashkive në vend.

– – –

Siç mund të kuptoni edhe nga fytyra apo sytë e mi, ndjekja e një fushate elektorale dhe gjithë procesit zgjedhor kërkon shumë energji. Si ka qenë misioni juaj në Shqipëri? Do ta cilësonit si intensiv?

Sigurisht, edhe unë ndihem siç ndiheni edhe ju sot. ishte shumë intesive dhe shumë i lodhshëm. Sigurisht mësova shumë rreth Shqipërisë dhe shqiptarëve. U ndjeva shumë mirë gjatë misionit të monitorimit. Kam udhëtuar, takuar përfaqësues institucionesh, përfaqësues të partive politike, shoqërinë civile. Kam udhëtuar nga veri unë ju, që nga Himara ku kam parë çështjet që lidhen me minoritetet në zgjedhje, deri në Shkodër, nga Elbasani në Durrës. Kësisoj, krahas punës kam zbuluar edhe bukuritë e vendit si në Gjirokastër dhe Berat.

Gjithashtu pata mundësinë të takoja njerëz, të kuptoja më mirë shqetësimet e tyre. kësisoj, kjo kërkonte shumë energji, por besoj se ia vlente të investoheshin që të kuptoje më mirë dinamikat, problemet, si njerëzit ndihen dhe si njerëzit përfshihen në këtë proces të rëndësishëm elektoral në Shqipëri.

Tashmë keni disa javë që ndodheni në Shqipëri dhe keni pasur mundësinë të njiheni më nga afër me kulturën politike të vendit. Siç mund ta keni vënë re, është e zakonshme që partia që humb zgjedhjet të mos i njohë rezultatet – e madje, ndonjëherë, të shkojë edhe më tej duke i kontestuar fort ato. Bazuar në atë që keni parë dhe dëgjuar deri tani, a mendoni se këto deklarata politike pasqyrojnë realitetin në terren?

Nuk dua të flas për progresin apo për hapat mbrapa. nuk jemi këtu për të kuantifuar mënyrën se si Shqipëria po ecën. ne jemi të fokusuar te problemet në vetë vete. Ne i konstatuam ata, i pamë ata, vëzhguesit afatgjatë ishin ata që kaluan më shumë kohë në pika shumë larg Tiranës, ata morën informacione nga interlekutorët lokal, nga njerëzit dhe krijuan një panoramë më të qartë se çfarë po ndodhte dhe ku problemet ishin.

Sigurisht ne patëm monitorime, pamë raportimet medatike për ngjarjet në territori dhe më dhanë idenë se cilat mesazhe po i jepet qytetarëve që votojnë. dhe duke kombinuar të gjithë këto element, mund të pikturojmë panoramën e cila nuk është e gjitha e bardhë e zi, por përmbajnë një sasi ngjyrë grije dhe në disa zona ne ndiejmë se duhet të jemi edhe më të shqetësuar, ndërsa në disa zona të tjera, kemi shprehur edhe më shumë mbështetje në lidhje me organizimin e zgjedhjeve, si KQZ që gjetëm një bashkëpunim shumë pozitiv.

Në panoramën e përgjithshme besoj se është sintetizuar në titullin e konferencës së sotme që zgjedhjet ishin organizuar në mënyrën e duhur, por si pasojë e presioneve dhe problemeve, rezulton se nuk ka qenë një garë e barabartë midis partive politike ku disa parti patën avantazhe në krahasim me të tjerët.

Në disa raste të tjera pamë qeverinë që pati një avantazh në garën elektorale duke përdorur resurset shtetërore pasi partia në pushtet drejton një numër të lartë bashkishë në vend dhe është më e lehtë ta kontrollosh një vend ku qeverisë një numë të lartë bashkishë ku nga përdorimi aklon në abuzimin e resurseve.

Ambasador, një pyetje që mund të tingëllojë disi personale: nëse zgjedhjet në vendin tuaj do të zhvilloheshin në të njëjtën mënyrë si këtu në Shqipëri, do të ndiheshit i qetë apo i shqetësuar?

Unë të bëja të njëjtën pyetje për ju, mendo je janë në sërë çështjesh që do të duhet të adresohen dhe do të përpiqesha ti identifikoja dhe të flisja për to. do të mirëprisja, pasi kjo është diçka që nuk e pash këtu, debatet ndërmjet forcave politike dhe përpara zgjedhjeve, jo vetëm pas zgjedhjeve por edhe para zgjedhjeve, për të identifikuar problematikat që zgjedhësit të jenë të informuar për ta dhe për tu siguruar që kur njerëzit votojnë, ato gjithashtu gjykojnë mbi këto probleme që kanë konstatuar.

Ju shpjeguar shqetësimet me ngjyra, gri dhe të zeza. cilat janë shqetësimet kryesore të ODIHR sa i takon zgjedhjeve?

Ato janë të listuar në raport, si presioni apo intimidimi i njerëzve sigurisht është diçka që nuk na pëlqen të shohim dhe që njerëzit të vijnë të na thonë që ndihen të frikësuar apo të intimiduar as i takon situatës në përgjithësi. Ata duhet të jenë të lirë të për të marrë pjesë në evente politike dhe jo të detyrohen. Kjo i dekurajon ata që të marrin pjesë në evente të caktuara. Asgjë kërcënuese, por sigurisht diçka detyruese që diçka duhet bërë e diçka jo.

A pati mundësi ODIHR që të shoh shkelje të tilla?

Po! Të jesh në terren arrin të shohësh shumë evente. Kur sheh autobusë arrin të pyesësh njerëz si erdhët këtu dhe disa na thanë që ishim të detyruar të vijim në këtë aktivitet. Sigurisht ne nuk shohim vetëm një çështje por disa element të tjerë. sigurisht që burimet e informacionit janë disa, si partitë politike të cilët shprehin shqetësimit e tyre. dhe sigurisht ato nuk raportohen direkte, por verifikohen, bëjmë një kontroll të fakteve nëse ato janë të bazuara dhe në raste të caktuara bëhen pjesë e çështjeve të cilat duhet të kihet më shumë vëmendje.

Cilat janë, sipas jush, përmirësimet më urgjente që i duhen bërë procesit zgjedhor në Shqipëri?

Një nga funksionet kryesore të këtij misioni është që të dalë me rekomandime konkrete përpara se sa të mbarojë. Ky mision nuk ka mbaruar pasi do të qëndrojmë në Shqipëri edhe për një javë për të parë fundin e numërimit të votave dhe për të parë procesin e ankimimeve që mund të ketë. Më pas ne do të publikojmë raportin përfundimtarë, pasi çfarë është diskutuar sot është raporti paraprak, ku do të ketë edhe rekomandime në të cilat do të reflektohet se çfarë ne kemi parë dhe ne do të bazohemi në prioritizimin e tyre në bazë të konkluzioneve se cilat janë zonat që duhen përmirësuar. Gjëra të cilat ju i shihni që tani në raport si nevoja e një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe të plotë. Ndaj kjo është që tani pjesë e rekomandimeve, së bashku me çështje të ngjashme ndaj ju mund ta merrni vetë me mend se cilat mund të jenë rekomandimet. Por listën finale të rekomandimeve do ta publikojmë me raportin final.  /Marrë nga A2 Televizion

The post Nga përdorimi i aseteve publike te gara e pabarabartë, shefi i ODIHR tregon problemet appeared first on Lapsi.al.

Celibashi: Raporti paraprak i OSBE/ODIHR vlerëson pozitivisht punën e KQZ-së

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi sot se raporti paraprak i misionit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit vlerësoi pozitivisht punën e KQZ.

Në një konferencë për shtyp nga Parku Olimpik Tiranë ku po numërohen votat e zgjedhësve nga jashtë, Celibashi tha se raporti vlerëson si shumë të mirë procesin e votimit nga jashtë.

“Raporti bën pasqyrim real të asaj çfarë ka ndodhur deri në momentin e daljes së raportit. Dhe raporti ka vlerësim pozitiv për punën, performancën dhe transparencën e KQZ, veçanërisht procesin e votimit nga jashtë”, deklaroi ai.

Celibashi vuri në dukje se në raport janë evidentuar dhe problematika për partitë politike më së shumti, që sipas tij, meritojnë të adresohen në Kuvendin e Shqipërisë pas këtyre zgjedhjeve.

Problematikat e konstatuara, vijoi Celibashi, nuk e zhbëjnë gjykimin për një proces zgjedhor të zhvilluar sipas Kodit Zgjedhor. /j.p/r.e/

The post Celibashi: Raporti paraprak i OSBE/ODIHR vlerëson pozitivisht punën e KQZ-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Raporti paraprak i misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR-it: Zgjedhjet ishin konkurruese, u menaxhua mirë votimi nga jashtë

TIRANË, 11 maj/ATSH/ Misioni Ndërkombëtar i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Misionit të OSBE/ODIHR-it publikoi sot gjetjet dhe përfundimet paraprake mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Raporti evidenton se zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 ishin konkurruese dhe u zhvilluan në mënyrë profesionale, por u mbajtën në një mjedis shumë të polarizuar dhe pjesëmarrësit nuk gëzonin kushte të barabarta gare.

Megjithatë, në raport theksohet se “kandidatët në përgjithësi patën mundësi të bëjnë fushatë lirshëm, edhe pse disa raportuan përballje me intimidime”.

Po ashtu, raporti vlerësoi se administrata zgjedhore e menaxhoi procesin në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente.

“Votimi nga jashtë vendit, i cili u zbatua për herë të parë në këto zgjedhje, u menaxhua mirë, pavarësisht marrëveshjes së vonshme politike dhe miratimit të kësaj mase, si dhe disa çështjeve organizative”, thuhet në raport.

Më poshtë një pjesë e gjetjeve të OSBE/ODIHR-it:

“Zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 ishin konkurruese dhe u zhvilluan në mënyrë profesionale, por u mbajtën në një mjedis shumë të polarizuar dhe pjesëmarrësit nuk gëzonin kushte të barabarta gare.

Kandidatët në përgjithësi patën mundësi të bëjnë fushatë lirshëm, edhe pse disa raportuan përballje me intimidime. Administrata zgjedhore e menaxhoi procesin në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente. Votimi nga jashtë vendit, i cili u zbatua për herë të parë në këto zgjedhje, u menaxhua mirë, pavarësisht marrëveshjes së vonshme politike dhe miratimit të kësaj mase, si dhe disa çështjeve organizative.

Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve administrative gjatë fushatës, duke krijuar një avantazh të padrejtë për shkak të postit. Po ashtu, pati një numër të konsiderueshëm akuzash për ushtrim trysnie ndaj votuesve, veçanërisht ndaj punonjësve të sektorit publik.

Për më tepër, legjislacioni zgjedhor dhe interpretimi i ngushtë i tij nga administrata zgjedhore nuk arritën të parandalonin praktikat abuzive. Përqendrimi i pronësisë së medieve, që dëmton pluralizmin e burimeve të informacionit, së bashku me vetëcensurën midis gazetarëve dhe dominimin e mbulimit mediatik nga dy partitë më të mëdha, kufizuan mundësinë e votuesve për të bërë një zgjedhje të informuar. Përdorimi aktiv i rrjeteve sociale nga pjesëmarrësit në garë, përforcoi një diskurs të fortë përplasës, ndërsa asnjë autoritet nuk ishte caktuar për të zbuluar përmbajtjen manipuluese dhe të dëmshme.

Mekanizmi i ri i koordinimit mes institucioneve për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet zgjedhore është një zhvillim i mirëpritur, por kërkohet vazhdimësi në zbatimin e tij për të adresuar shqetësimet e vazhdueshme për keqpërdorimet zgjedhore. Dita e zgjedhjeve ishte përgjithësisht e qetë dhe e organizuar mirë, por shpesh u vu re mosrespektim i procedurave, si dhe u karakterizua nga një numër incidentesh të frikësimit dhe nxitjes së votuesve, si dhe disa mangësi procedurale dhe të transparencës gjatë numërimit të votave.

Korniza ligjore ofron një bazë të përshtatshme për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike, pavarësisht nevojës së vazhdueshme për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse përmes konsultimeve publike. Mangësitë dhe paqartësitë e evidentuara ulin qartësinë e kornizës ligjore dhe krijojnë pasiguri në zbatimin e saj si në shkronjë, ashtu edhe në frymë.

Ndërsa disa nga rekomandimet e ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias të Këshillit të Evropës janë adresuar, shumica e rekomandimeve të kahershme – përfshirë ato që lidhen me përbërjen e komisioneve zgjedhore në nivelet e ulëta, raportimin e përkohshëm mbi financimin e fushatës, dhe dispozitat për krijimin e një mjedisi të përshtatshëm mediatik, përfshirë heqjen e përgjegjësisë penale për shpifje – nuk janë trajtuar ende, çka tregon mungesë vullneti politik për reforma tërësore.

Parlamenti zgjidhet përmes një sistemi të modifikuar zgjedhor që kombinon listat e mbyllura dhe ato preferenciale, i cili u prezantua përpara këtyre zgjedhjeve. Disa parti më të vogla argumentuan se ky sistem favorizon dy partitë më të mëdha dhe kufizon ndikimin e votimit preferencial, duke u mundësuar drejtuesve të partive të ruajnë kontroll të konsiderueshëm mbi përfaqësimin në parlament, pjesërisht për shkak të mungesës së demokracisë së brendshme partiake.

Pavarësisht këtyre argumenteve, të cilat disa prej këtyre partive i paraqitën në Gjykatën Kushtetuese, Gjykata nuk e konsideroi sistemin si antikushtetues. Në përgjithësi, përgatitjet teknike për zgjedhjet u realizuan në mënyrë efikase, transparente, sipas afateve të përcaktuara dhe në një mënyrë gjithëpërfshirëse nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Megjithatë, disa aktorë e perceptuan disa anëtarë të KQZ-së si të politizuar. Seancat e KQZ-së ishin të hapura për vëzhguesit dhe transmetoheshin drejtpërdrejt. Organizimi i votimit nga jashtë vendit përbënte një sfidë të konsiderueshme dhe u vunë re disa probleme me shpërndarjen e fletëve të votimit; megjithatë, procesi në tërësi u menaxhua mirë.

Komisionet në nivelet më të ulëta e administruan procesin në mënyrë efikase dhe transparente, pavarësisht disa ndërprerjeve të shkaktuara nga zëvendësimi i vonuar i anëtarëve të emëruar nga partitë politike, veçanërisht për anëtarët e qendrave të votimit në kuadër të Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve.

Deklaratë mbi Gjetjet dhe Përfundimet Paraprake

Në ditët para zgjedhjeve, KQZ bëri përpjekje për të përmirësuar aksesin në qendrat e votimit për personat me aftësi të kufizuara, por në ditën e zgjedhjeve vëzhguesit raportuan probleme me aksesueshmërinë në disa vendvotime.

Shqipëria po vazhdon të integrojë teknologjinë në procesin zgjedhor përmes përdorimit të identifikimit biometrik të votuesve dhe pilotimit të votimit elektronik. Votimi elektronik u zhvillua në dy qarqe dhe identifikimi biometrik u përdor në të gjitha qendrat e votimit.

Në përputhje me praktikat e mira zgjedhore, KQZ uli varësinë nga ofruesi i pajisjeve biometrike dhe të votimit elektronik, dhe përdorimi i teknologjisë u dokumentua dhe u menaxhua në mënyrë transparente dhe të qëndrueshme.

Partitë politike dhe media patën akses të plotë për të vëzhguar demonstrimin e funksionalitetit të pajisjeve të identifikimit dhe të votimit elektronik, por KQZ nuk publikoi asnjë informacion mbi testet e sigurisë, përfshirë qëllimin dhe metodat e përdorura në këto testime. Bashkëbiseduesit e Misionit të Vëzhgimit të ODIHR-it në përgjithësi shprehën besim te teknologjia, por u shprehën edhe disa shqetësime, kryesisht nga opozita, duke treguar mungesë besimi.

Regjistri i zgjedhësve përfshinte 3,7 milionë votues, përfshirë 245 935 të regjistruar jashtë vendit për të votuar me postë. Subjektet zgjedhore kishin të drejtën të kërkonin një kopje të plotë të listës së votuesve, çka rriti transparencën e procesit të regjistrimit të votuesve, pavarësisht shqetësimeve që mund të ngrihen lidhur me privatësinë e të dhënave. Votuesve iu ofrua mundësi e mjaftueshme për të verifikuar të dhënat e tyre në listat e zgjedhësve, si personalisht ashtu edhe online.

Sa i përket votimit nga jashtë, pavarësisht fushatës së gjerë informuese të KQZ-së dhe vendimit për të pranuar dokumentet biometrike të skaduara, rreth 41 000 aplikime u desh të refuzoheshin për shkak të mungesës së provës së përshtatshme të qëndrimit në vendin pritës.

Në përgjithësi, procesi i regjistrimit të votuesve ishte transparent, listat e zgjedhësve u konsideruan gjithëpërfshirëse dhe përgjithësisht të sakta, dhe zgjerimi i të drejtës së votës për votuesit jashtë vendit përbën një hap përpara drejt pjesëmarrjes më të gjerë zgjedhore.

KQZ regjistroi tetë parti dhe tri koalicione brenda afatit ligjor dhe miratoi gjithsej 2046 kandidatë në një proces gjithëpërfshirës. Verifikimi i kandidatëve çoi në heqjen e 16 kandidatëve për shkak të precedentëve penalë, asnjë prej të cilëve nuk u kontestua, dhe partitë kishin mundësi t’i zëvendësonin ata.

Kërkesa që subjektet zgjedhore të dorëzojnë lista të plota kandidatësh për të dyja listat e hapura dhe të mbyllura dhe për të gjithë qarqet e vendit ndikoi në kapacitetin e tyre për të kontestuar.

Fushata ishte në përgjithësi e qetë, por megjithatë karakterizohej nga një diskurs përplasje dhe polarizues, veçanërisht online dhe veçanërisht mes dy partive kryesore politike dhe liderëve të tyre. Pjesëmarrësit në garë kishin mundësi të zhvillonin fushatat e tyre lirshëm, por terreni i garës nuk ishte i barabartë.

Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve administrative dhe ndikimit institucional, duke përfshirë heqjen e një numri të madh gjobash shtetërore të shpallura pak para ditës së zgjedhjeve, dhe zyrtarë të lartë të qeverisë angazhuan një numër të lartë ngjarjesh zyrtare që shpesh u përputhën me mesazhet e fushatës, duke bere te veshtire dallimin midis shtetit dhe partisë.

U raportuan akuza për ushtrim presioni ndaj punonjësve të sektorit publik, raste intimidimi ndaj mbështetësve të opozitës dhe abuzimi me rrjetet e patronazhimit, që janë të papajtueshme me standardet ndërkombëtare. Çështje të tjera shqetësuese përfshijnë raporte për blerjen e votave, përpjekje për të ndikuar padrejtësisht tek votuesit e margjinalizuar dhe ndikimin e elementeve kriminale tek disa parti politike.

Fushatën në rrjetet sociale nuk e rregullonte asnjë ligj, dhe nuk ishte caktuar asnjë autoritet për ta monitoruar atë. Pavarësisht se shumica e partive politike nënshkruan një Kod të Sjelljes për Fushatat Digjitale, disa pjesëmarrës shpërndanë përmbajtje percarese ose manipuluese, ndërkohë që llogaritë e palëve të treta, sipas raporteve, përdorën sjellje të koordinuar dhe jautentike në platformat online për të përforcuar sulmet ndaj opozitës. Pjesëmarrësit e përdorën aktivisht Facebook-un dhe Instagram-in. Ndalimi i qeverisë për TikTok që nga 6 marsi kufizoi mundësitë e fushatës për disa kandidatë.

Megjithëse KQZ identifikoi shkelje në postimet e institucioneve publike, ajo ndërpreu hetimet në disa raste, dhe përpjekjet e saj të përgjithshme për monitorim mbetën të kufizuara në fusheveprim dhe efektivitet.

Aktualisht, gratë mbajnë gjysmën e pozicioneve ministrore, por ato zënë vetëm 36 për qind të vendeve në parlament dhe mbeten të nënpërfaqësuar në organet kyçe zgjedhore, duke përbërë vetëm tre nga 12 anëtarët e KQZ-së dhe 31 për qind të anëtarëve të Komisioneve të Administratës Zgjedhore të Zonës (CEAZ), me pak gra në pozita drejtuese.

Një total prej 38,5 për qind e kandidatëve të regjistruar ishin gra, që përmbush kërkesën e kuotës gjinore prej 30 për qind, por kjo tregon nevojën për një vullnet më të shtuar politik për të promovuar pjesëmarrjen e grave.

Vetëm disa ndryshime të kufizuara janë zbatuar në financimin e fushatës që nga viti 2020. Rekomandimet kyçe të ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias mbeten të paadresuara dhe mangësitë në kornizën rregullatore ndikojnë në transparencën e financimit të fushatës dhe barazinë e mundësive për partitë dhe kandidatët.

Vakumet ligjore, siç është mungesa e një rregulloreje specifike për kreditë, fushatën online dhe shpenzimet e palëve të treta, si dhe paqartësitë lidhur me përjashtimin e shpenzimeve të kandidatëve nga kufizimet për partitë, mund të lejojnë shmangien e rregullave.

Pavarësisht se kërkohej me ligj, asnjë nga pjesëmarrësit nuk publikoi një bazë të dhënash për dhuratat ose kreditë, dhe KQZ-ja nuk mundi të ndërmerrte veprime, për shkak të mungesës së instrumenteve ligjore për të zbatuar këtë dispozitë ligjore.

Mungesa e raportimit te ndermjetëm ndërkohë dhe shqetësimet mbi efektivitetin e auditimit e reduktojnë më tej transparencën dhe llogaridhënien në financimin e fushatave.

Mjedisi mediatik mbeti shumë i kufizuar, me pavarësinë, diversitetin dhe integritetin e përmbajtjes së lajmeve të minuar nga financimi jo transparent, përqendrimi i pronësisë, ndërhyrja në autonominë editoriale dhe ndikimi politik.

Ka një mungesë raportimi të pavarur, duke minuar rolin mbikëqyrës të medias dhe një mungesë të gazetarisë kritike dhe informacionit të fortë, dhe shumica e medieve perceptohen si të lidhura me partinë në pushtet.

Pavarësisht se Kushtetuta mbron lirinë e shprehjes, shpifja mbetet e kriminalizuar dhe gazetarët vazhdojnë të përballen me raste shpifjeje. Procedurat e emërimit për transmetuesin publik dhe rregullatorin audiovizual nuk kanë garanci për pavarësinë de facto.

Kodi Zgjedhor nuk parashikon mbulim të barabartë të fushatës për partitë jashtëparlamentare. Në televizionet e monitoruara nga Misioni Vëzhgues i ODIHR-it, Partia Socialiste (PS) dhe Partia Demokratike (PD) dominuan mbulimin e lajmeve.

Mbulimi i fushatës pa burim ishte i përhapur, por nuk u morën masa për ta adresuar atë.
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) i trajtoi rastet e tij në një mënyrë transparente, në seanca publike, me pjesëmarrjen e palëve të përfshira.

Megjithatë, KAS aplikoi një interpretim të ngushtë të rregullave për përdorimin e burimeve administrative, me praktika të tilla që shpesh kalonin pa u sanksionuar. Kritere të ngushta statutore për ata që mund të apelojnë një vendim kufizojnë aksesin në një mjet efektiv.

Struktura Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) luajti një rol pozitiv në hetimin e korrupsionit zgjedhor, dhe mekanizmi i ri i koordinimit mes SPAK, KQZ-së dhe Prokurorisë së Përgjithshme mundësoi një ndarje më të mirë informacioni për krimet zgjedhore dhe u pa si një faktor mundësisht parandalues.

Megjithatë, disa bashkëbisedues të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it (EOM) vënë në dyshim efektivitetin e policisë në trajtimin e shkeljeve zgjedhore dhe efektivitetin e përpjekjeve kundër krimit të organizuar të lidhur me politikën.

Korniza ligjore parashikon të drejta të plota për pjesëmarrjen politike të pakicave kombëtare dhe fushata në gjuhët e pakicave lejohet. Disa parti politike të pakicave kanë mendimin se sistemi zgjedhor, me kërkesën për të kandiduar në të gjitha qarqet zgjedhore, është një barrierë për partitë më të vogla. KQZ-ja prodhoi materiale zgjedhore dhe informim te votuesve në gjuhët e pakicave kombëtare, por këto ishin të kufizuara dhe nuk u vërejt që të shpërndaheshin gjerësisht.

/s.m//m.m/r.e/

The post Raporti paraprak i misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR-it: Zgjedhjet ishin konkurruese, u menaxhua mirë votimi nga jashtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌