Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 26 August 2025Main stream

Ngec turizmi, numri i vizitorëve të huaj në vendnumëro

26 August 2025 at 15:57

Numri i udhëtarëve me dokumente të huaja që vizitojnë Shqipërinë për arsye turistike apo vizita pranë familjes shënoi rënie me 3.3% në muajin korrik në krahasim me korrikun e vitit të kaluar, ndërsa numri i shqiptarëve që zgjodhën të udhëtojnë jashtë vendit shënoi rritje domethënëse me 11%, bëhet e ditur nga të dhënat zyrtare të […]

The post Ngec turizmi, numri i vizitorëve të huaj në vendnumëro appeared first on Reporter.al.

Fundi i ngërçit, Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

By: BIRN
26 August 2025 at 12:50

Me 73 vota pro, 30 kundër dhe 3 abstenime, Kuvendi i Kosovës zgjodhi të martën Dimal Bashën si kryetar të tij, duke zhbllokuar ngërçin që vazhdonte prej gjashtë muajsh që pas zgjedhjeve parlamentare të shkurtit. Dimal Basha, 45 vjeç, është jurist në profesion dhe deputet i Kuvendit të Kosovës në dy legjislatura si përfaqësues i […]

The post Fundi i ngërçit, Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës appeared first on Reporter.al.

Before yesterdayMain stream

Shqipëria në emergjencë lufton e keqpajisur me flakët

13 August 2025 at 12:13

Në fshatin Skënderbegas të Gramshit, ku flakët e zjarrit shkrumbuan dhjetra shtëpi të martën, një grua sapo ka shpëtuar, por është e trishtuar për çfarë ka mbetur pas. “Avionët erdhën me vonesë, gjithçka u dogj,” i tha ajo gazetarëve. “Si u dogjëm, u përvëluam erdhën këta. Kam punuar një jetë për atë shtëpi,” ankohet ajo. […]

The post Shqipëria në emergjencë lufton e keqpajisur me flakët appeared first on Reporter.al.

Qeveria protestoi ndaj OSBE/ODIHR për ‘raportin negativ’ të zgjedhjeve të 11 majit

4 August 2025 at 14:54

Qeveria e kryeministrit Edi Rama u gdhi triumfuese një ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, por e shqetësuar nga raporti i ashpër paraprak i misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR lidhur me standardin e zgjedhjeve – zbulohet në një letër të ministrit të Jashtëm, Igli Hasani që u publikua të hënën nga kreu i opozitës, Sali […]

The post Qeveria protestoi ndaj OSBE/ODIHR për ‘raportin negativ’ të zgjedhjeve të 11 majit appeared first on Reporter.al.

“Hawala”, mënyra se si një grup kriminal transferoi miliona euro nga ZVicra në Tiranë

20 July 2025 at 14:52

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar arrestoi dy të dyshuar ndërsa një i tretë u arrestua në Zvicër në kuadër të një hetimi mbi një skemë qarkullimi parash të pista të njohur si “Haëala”. SPAK bëri të ditur në një njoftim për shtyp se grupi i strukturuar kriminal kryente shërbimin e transferimit […]

The post “Hawala”, mënyra se si një grup kriminal transferoi miliona euro nga ZVicra në Tiranë appeared first on Reporter.al.

PE i kërkon Shqipërisë që të ndalë projektet kontroverse në dëm të mjedisit

9 July 2025 at 17:16

Rezoluta më e fundit e Parlamentit Europian lidhur me procesin e zgjerimit – specifikisht mbi progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor – dërgoi një sinjal të qartë lidhur me masat për mbrojtjen e mjedisit dhe biodiversitetit në Shqipëri, të cilat sipas BE-së janë të panegociueshme kur bëhet fjalë për procesin e integrimit. Sipas eurodeputetëve, Shqipëria […]

The post PE i kërkon Shqipërisë që të ndalë projektet kontroverse në dëm të mjedisit appeared first on Reporter.al.

Koncesioni i aeroportit të Vlorës “në hetim paraprak” nga SPAK

9 July 2025 at 16:28

Projekti kontrovers i Aeroportit të Vlorës, i cili pritet t’u kushtojë taksapaguesve rreth 138 milionë euro ndërsa rrezikon në mënyrë thelbësore zonën natyrore të mbrojtur të Lagunës së Nartës, është vendosur nën hetim nga SPAK, bëhet e ditur nga regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve për të drejtë informimi publikuar nga ky institucion së fundmi. Në […]

The post Koncesioni i aeroportit të Vlorës “në hetim paraprak” nga SPAK appeared first on Reporter.al.

BE shënjestron shëndetësinë, arsimin, policinë dhe kadastrat si zona korrupsioni

8 July 2025 at 19:13

Komisioni Evropian shënjoi veçmas sektorët e shëndetësisë, arsimit, të policisë dhe Agjencinë Shtetërore të Kadastrave si fusha ku rreziku për korrupsion mbetet i lartë, pavarësisht përjekjeve të lavdërueshme të SPAK dhe GJKKO për të luftuar problemin numër një të Shqipërisë. Në raportin e vet vjetor mbi Sundimin e Ligjit, [Link] në të cilin Komision vlerëson […]

The post BE shënjestron shëndetësinë, arsimin, policinë dhe kadastrat si zona korrupsioni appeared first on Reporter.al.

Banorët e Suçit ‘pushtojnë’ bashkinë në protestën kundër HEC-it

7 July 2025 at 15:39

Protesta kundër ndërtimit të HEC-it Doma mbi lumin e Lusës në Mat vijoi këtë të hënë, ku dhjetëra banorë të njësisë administrative Suç u mblodhën para Bashkisë së Klosit, duke kërkuar ndërhyrjen e pushtetit vendor për pezullimin e punimeve. Protesta u shoqërua me tensione, pasi banorët kërkuan të takonin kryetaren e bashkisë, Valbona Kola, por […]

The post Banorët e Suçit ‘pushtojnë’ bashkinë në protestën kundër HEC-it appeared first on Reporter.al.

Ngadalësohet ekonomia, telekomunikacioni i shtohet bujqësisë dhe industrisë në recesion

4 July 2025 at 08:11

Rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto në tremujorin e parë të këtij viti u ngadalësua në 3.4% në terma vjetorë, ku dega “Administrata Publike dhe mbrojtja, sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale”, shënoi rritje vjetore në masën 19%, duke reflektuar aktivitetin parazgjedhor të qeverisë. Ndërkohë, ekonomia e shqiptarit të zakonshëm […]

The post Ngadalësohet ekonomia, telekomunikacioni i shtohet bujqësisë dhe industrisë në recesion appeared first on Reporter.al.

BE kërkon “reforma tërësore” për median në Shqipëri

18 June 2025 at 14:56

Lajmet për hapjen e kapitujve të negociatave kanë qenë të shumëreklamuara nga qeveria gjatë muajve të fundit, nën premtimin e integrimit të shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, por një dokument jozyrtar i sekretariatit të Këshillit të Bashkimit Evropian, institucionit që merr vendime në lidhje me procesin negociues dhe anëtarësues, thekson se vendi ka nevojë […]

The post BE kërkon “reforma tërësore” për median në Shqipëri appeared first on Reporter.al.

‘Shqetësim serioz’: BE dënon sulmet e qeverisë ndaj SPAK pas arrestimit të Veliajt

17 June 2025 at 19:13

Komisioni Europian i sheh me shqetësim sulmet e orkestruara nga mazhoranca ndaj Prokurorisë së Posaçme pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj në shkurt të këtij viti, ndërsa kërkon që të mbrohet pavarësia e organeve të drejtësisë së re nga puna e komisionit “Xhafaj” në Kuvend. Moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi i Shqipërisë […]

The post ‘Shqetësim serioz’: BE dënon sulmet e qeverisë ndaj SPAK pas arrestimit të Veliajt appeared first on Reporter.al.

Rreth 29 mijë shqiptarë u larguan vitin e kaluar, vlerëson INSTAT

12 June 2025 at 18:12

Popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2025 ra në 3.63 milionë vetë dhe ishte 27 mijë ose 1.2% më pak se sa në vitin 2024, bëhet e ditur nga vlerësimi i fundit i Institutit të Statistikave që u publikua të enjten. Ky është vlerësimi i parë pas Censit të vitit 2023 kur në Shqipëri u […]

The post Rreth 29 mijë shqiptarë u larguan vitin e kaluar, vlerëson INSTAT appeared first on Reporter.al.

Banka Botërore ul parashikimin për rritjen ekonomike

10 June 2025 at 19:12

Banka Botërore parashikoi një ngadalësim të mëtejshëm të rritjes ekonomike botërore, përfshirë Shqipërinë për vitin 2025 dhe për dy vitet në vijim, bëhet e ditur në raportin e fundit Perspektiva ekonomike botërore që u publikua të martën. Ekonomia botërore do të rritet me 2.3% këtë vit, sipas parashikimit të ri, “me ngadalësim në shumicën e […]

The post Banka Botërore ul parashikimin për rritjen ekonomike appeared first on Reporter.al.

SPAK godet rrjetin jetëgjatë të kontrabandës së cigareve me bekimin e Doganave

29 May 2025 at 00:16

Një fabrikë cigaresh në periferi të Librazhdit dyshohet se përdorur prej vitesh si maskim për një grup të strukturuar kriminal në fushën e kontrabandës me vendet e Ballkanit dhe Bashkimit Evropian, me një dëm të dokumentuar prej më shumë se 36 milionë eurosh ndaj buxhetit të shtetit, zbulon një hetim 2-vjeçar i Prokurorisë së Posaçme. […]

The post SPAK godet rrjetin jetëgjatë të kontrabandës së cigareve me bekimin e Doganave appeared first on Reporter.al.

Studimi zbulon pasojat e rënda ekologjike të digës mbi burimin e Vjosës

22 May 2025 at 08:26

Një kërkim i ri shkencor, i kryer prej hulumtuesve të Universitetit të Burimeve Natyrore dhe Shkencave Humane në Vienë në bashkëpunim me Qendrën Helene për Kërkime Detare në Athinë, vë në dukje disa prej pasojave më të rënda ekologjike që ka sjellë një prej digave të vendosura në rrjedhën e burimit të lumit Vjosa (Aoos) […]

The post Studimi zbulon pasojat e rënda ekologjike të digës mbi burimin e Vjosës appeared first on Reporter.al.

“Tirani” Rama do të rrëzohet nga mbipushteti, thotë Arlind Qori

15 May 2025 at 18:40

Duke i konsideruar zgjedhjet e 11 majit “ekstremisht të pabarabarta”, kryetari i Lëvizjes Bashkë dhe deputeti i ardhshëm Redi Muçi deklaruan të enjten në një konferencë për shtyp se beteja e tyre sapo ka filluar dhe se ata kishin bindjen se qytetarët do të gjejnë forcën të kundërshtojnë atë që e cilësuan si klimë frike […]

The post “Tirani” Rama do të rrëzohet nga mbipushteti, thotë Arlind Qori appeared first on Reporter.al.

Bashkimi Evropian i shqetësuar për shkeljen e standardeve zgjedhore në Shqipëri

13 May 2025 at 18:48

Dy zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian shprehën shqetësimin për shkeljen e standardeve zgjedhore nga Partia Socialiste në Shqipëri duke mbështetur kritikat e një dite më parë nga zyra e OSBE-së për Zgjedhjet Demokratike, ODIHR. Zyrtarët bënë thirrje për dialog me bazë të gjerë dhe paralajmëruan se po e monitorojnë situatën nga afër. “Votimet u […]

The post Bashkimi Evropian i shqetësuar për shkeljen e standardeve zgjedhore në Shqipëri appeared first on Reporter.al.

❌
❌