❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Si po plaket forca e punës

By: Mira Leka
19 July 2025 at 22:08

Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë ndër vite janë faktorë kyç që po ndikojnë te mplakja e fuqisë punëtore në vend dhe thellimi i hendekut te bizneset për mosplotësim stafesh.

Fenomeni Ă«shtĂ« global. Revista “The Economist”, sĂ« fundmi nĂ« njĂ« shkrim, analizonte shkaqet e rritjes sĂ« plakjes sĂ« popullsisĂ« nga rĂ«nia e lindshmĂ«risĂ«.

Deri në vitin 2050 parashikohet një rënie prej 340 milionë banorësh të popullsisë në moshë pune që përbën grupmoshat nga 15 deri në 64 vjeç.

Rënia do të shtrihet në shtetet e kontinenteve Amerikës, Europës, përfshirë edhe shtetet e mëdha aziatike, si Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut.

Përjashtim nga fenomeni i plakjes së forcës punëtore do të bënin vetëm shtetet e Afrikës Nënsaharine, ku ritmet e rënies së lindjeve ishin shumë të ulëta dhe ardhja e tranzicionit demografik është ende disa dekada larg.

Po si ka ndryshuar numri i popullsisë në moshë pune në dekadën e fundit në Shqipëri?

Nga rezultatet e Censit të Popullsisë 2023, rezultoi se popullsia në moshë pune në vend kishte pësuar  tkurrje të thellë krahasuar me vitin 2011.

Numri total i popullsisë në moshë pune nga 1,903,987 persona në vitin 2011 arriti në 1,555,080 persona në vitin 2023, që përbën një ulje prej rreth 349 mijë vetash ose 18,3%.

Rënia e numrit të popullsisë në moshë pune është më e lartë se tkurrja e totalit të popullsisë prej gati 14% që rezultoi në Censin 2023 krahasuar me rezultatet e Censit 2011.

 

Burimi: INSTAT

 

Referuar të dhënave konstatohet se ulja e numrit të popullsisë në moshë pune është më e theksuar te grupmoshat e reja nga 15 deri në 29 vjeç.

Për grupmoshën e parë, nga 15 deri në 19 vjeç, rezulton se rënia është 46,8% krahasuar me rezultatet e Censit 2011.

Për grupmoshën 20 deri në 24 vjeç, rënia është 41,2%. Ndërsa për grupmoshën nga 25 deri në 29 vjeç, tkurrja është me 24,9%.

Rënia e numrit të popullsisë në moshë pune te grupmoshat e reja, sipas ekspertëve, u vlerësua se erdhi nga emigracioni masiv i të rinjve dhe rënia e lindshmërisë në dekadën e fundit.

Ndërsa te grupmoshat më të vjetra nga 55 deri në 64 vjeç ka rritje të popullsisë në moshë pune.

Rritja më e lartë është për grupmoshën nga 60 deri në 64 vjeç. Rritja është 48,8%. Për grupmoshën nga 55 deri në 64 vjeç (grupmosha afër moshës së daljes në pension) numri i popullsisë në moshë pune është rritur me 9,6%.

Sipas ekspertëve kjo rritje tregon plakje të popullsisë aktive, jo sepse ka më shumë lindje, por sepse ata që kanë qenë të rinj në 2011 tani kanë kaluar në këto grupmosha.

TĂ« dhĂ«nat e INSTAT pĂ«r shkallĂ«n e pjesĂ«marrjes nĂ« forcat e punĂ«s nĂ« ShqipĂ«ri nĂ« periudhĂ«n 2019–2024 tregojnĂ« njĂ« tendencĂ« tĂ« plakjes sĂ« fuqisĂ« punĂ«tore.

Grupi më aktiv në tregun e punës mbetet ai i moshës 25-54 vjeç, me shkallë pjesëmarrjeje të lartë dhe në rritje, nga 83,2% në 3-mujorin e parë të 2019-s, arriti në 87,6% në fund të vitit 2024.

NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, pjesĂ«marrja e grupmoshĂ«s 55-64 vjeç Ă«shtĂ« rritur ndjeshĂ«m – nga 62,9% nĂ« 2019 nĂ« mbi 75% nĂ« vitin 2024, duke dĂ«shmuar njĂ« prani gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« madhe tĂ« punonjĂ«sve mĂ« tĂ« moshuar nĂ« tregun e punĂ«s.

Ndërkohë, të rinjtë (15-24 vjeç) vazhdojnë të kenë pjesëmarrje të ulët dhe të paqëndrueshme, që luhatet nga 32 deri në 40%.

Kjo tregon pĂ«r vĂ«shtirĂ«si tĂ« kĂ«saj grupmoshe pĂ«r t’u integruar nĂ« tregun e punĂ«s, çka mund tĂ« lidhet me arsimin, papunĂ«sinĂ«, emigracionin ose mungesĂ«n e mundĂ«sive tĂ« pĂ«rshtatshme pĂ«r kĂ«tĂ« kategori.

NjĂ« zhvillim interesant Ă«shtĂ« rritja e pjesĂ«marrjes edhe nĂ« grupmoshĂ«n mbi 65 vjeç, ku nĂ« dy tremujorĂ«t e parĂ« tĂ« vitit 2024 arrihen nivele mbi 25%, njĂ« rritje e ndjeshme krahasuar me rreth 14-16% qĂ« ishte nĂ« vitet 2019–2020.

Krahas kësaj, edhe grupi 20-64 vjeç ka shfaqur rritje të qëndrueshme, duke arritur në mbi 81% pjesëmarrje në fund të vitit 2024, që konfirmon një tendencë të përgjithshme të zgjerimit të angazhimit të popullsisë në moshë pune.

 

Burimi: INSTAT

 

Lexo edhe:

Paga 500 euro dhe strehim; Skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri

 

 

The post Si po plaket forca e punës appeared first on Revista Monitor.

Cikli i rrezikshëm i emigracionit; Të rinjtë përgjysmohen, ikja e tyre dyfishohet

By: Mira Leka
5 July 2025 at 22:12

ShqipĂ«ria po hyn nĂ« njĂ« cikĂ«l tĂ« shpejtĂ« boshatisjeje. Teksa popullsia e re nĂ« moshĂ« Ă«shtĂ« nĂ« rĂ«nie tĂ« shpejtĂ«, nĂ« anĂ«n tjetĂ«r, emigracioni i tĂ« rinjve po pĂ«rforcohet mĂ« tej, nĂ« vend qĂ« tĂ« ulet. Popullsia nĂ« grupmoshĂ«n 0 – 29 vjeç ishte rreth 1 milionĂ« e 365 mijĂ« persona nĂ« vitin 2011, por nĂ« 2024 ra nĂ« 764 mijĂ« persona, me tkurrje 44%. NĂ« anĂ«n tjetĂ«r, nga viti 2015 deri nĂ« 2020, emigracioni neto (ikjet minus ardhjet) ishte rreth -16 mijĂ« persona nĂ« vit, 80% e tyre tĂ« rinj, ndĂ«rsa nga 2020 – 2025 ky tregues Ă«shtĂ« mesatarisht -34,5 mijĂ« nĂ« vit. Emigracioni i tĂ« rinjve Ă«shtĂ« rritur mĂ« shumĂ« se dyfishi pas pandemisĂ«, teksa asnjĂ« politikĂ« nuk po arrin ta ndalĂ« zbrazjen qĂ« po gĂ«rryen nga rrĂ«njĂ«t ekonominĂ« dhe tĂ« ardhmen. Si po ndikon emigracioni nĂ« ekonomi, prodhime dhe çmime dhe çfarĂ« kĂ«shillojnĂ« ekspertĂ«t

 

Blerina Hoxha

Shqipëria po përjeton një cikël paradoksal dhe të rrezikshëm të emigracionit. Edhe pse vendi ka gjithnjë e më pak të rinj, ata po largohen me intensitet më të lartë vitet e fundit.

Këto zhvillime po krijojnë një cikël vicioz me rënie të popullsisë, rritje emigrimi dhe përshpejtim të rënies së popullsisë.

Popullsia nĂ« grupmoshĂ«n 0 – 29 vjeç ishte rreth 1 milionĂ« e 365 mijĂ« persona nĂ« vitin 2011, por mĂ« 2024 ishin vetĂ«m 764 mijĂ« persona nĂ« kĂ«tĂ« grupmoshĂ«, me tkurrje 44%.

Nga viti 2015 deri në 2020, emigracioni neto (ikjet minus ardhjet) ishte rreth -16 mijë persona në vit, sipas INSTAT.

Pjesa më e madhe e tyre janë të rinj. Emigracioni neto negativ u përkeqësua pas pandemisë. Në vitin 2021, emigracioni neto ishte negativ me -32,000, po kaq edhe në 2022. Në vitin 2023 arriti në -43,7 mijë dhe më 2024 mbi 28,8 mijë.

 

Burimi: INSTAT

 

Të dhënat e fundit të Eurostat bënë të ditur se në vitin 2023 u dhanë rreth 75 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë nga vendet e BE-së. Një vit më parë ishin dhënë 79.2 mijë leje qëndrimi për herë të parë.

Këto janë nivelet më të larta që nga 2010-a, duke treguar për një përshpejtim të ritmeve të emigracionit pas pandemisë.

Në 2022-2023 janë dhënë gjithsej 154 mijë leje qëndrimi për herë të parë. Duke qenë se një pjesë e madhe e të ikurve janë me kontrata pune, sidomos në shtete si Gjermania, dhënia e lejeve është më e shpejtë sesa dikur, kur shtetasit shqiptarë hynin në vendet e BE-së pa dokumente.

Grupmosha 18–34 vjeç pĂ«rbĂ«nte rreth 80% tĂ« emigrantĂ«ve tĂ« rinj shqiptarĂ«, sipas Eurostat.

 

Burimi: Eurostat

 

Të dhënat tregojnë se shkalla e emigracionit për frymë është rritur, jo vetëm në shifra absolute, por edhe në përqindje të popullsisë aktive.

Shqipëria është në një fazë ku grupi i të rinjve po tkurret me shpejtësi dhe nga ana tjetër, ata që kanë mbetur janë gjithnjë e më shumë të motivuar për të ikur.

Ilir Gëdeshi, profesor i cili prej vitesh studion zhvillimet demografike në vend, thotë se në afat të gjatë, emigracioni në numër do të ulet për shkak se do të ketë më pak njerëz për të ikur, por në krahasim me popullsinë e mbetur, flukset janë shumë të larta.

Sipas tij, pa ndërhyrje të menjëhershme në formë politikash gjithëpërfshirëse që frenojnë ikjet dhe nxisin kthimet, vendi rrezikon një krizë strukturore afatgjatë të forcës punëtore, produktivitetit dhe sistemit të pensioneve.

Sot nuk ikin vetëm të rinjtë e papunë apo pa perspektivë si para një dekade, por ikin studentët më të mirë, profesionistët e rinj të shëndetësisë, IT-së dhe zanatçinj të kualifikuar.

Pandemia intensifikoi ndjenjën e pasigurisë dhe e bëri më të dukshme pabarazinë sociale dhe mungesën e perspektivës.

Nga ana tjetër, programet e BE-së (si punësimi sezonal, vizat studentore, marrëveshja me Gjermaninë) kanë hapur më shumë rrugë të ligjshme.

Emigracioni lartĂ« ka krijuar edhe efekt psikologjik. TĂ« rinjtĂ« ndihen tĂ« paktĂ« nĂ« njĂ« shoqĂ«ri tĂ« plakur e tĂ« zbrazur dhe janĂ« mĂ« motivuar pĂ«r t’u larguar.

 

Burimi: INSTAT, 2023-2025 janë përditësuar sipas Cens 2023

 

Efektet në tregun e punës dhe në çmime

Forca aktive e punës (pjesa që punon ose kërkon punë) ka rënë, dhe nga ana tjetër, numri i vendeve të lira të punës është rritur.

Në pesë vitet e fundit, bizneset raportojnë mungesa të mëdha me punonjës në bujqësi, ndërtim, turizëm, shërbime, tregti, etj. Bizneset raportojnë vështirësi në rekrutim, jo vetëm për arsye pagash, por sepse nuk ka kandidatë.

Emigracioni ka krijuar një hendek demografik në tregun e punës, që nuk mbushet as me rritje pagash dhe as me trajnime të shkurtra.

Të dhënat zyrtare tregojnë se mbi 53% e të punësuarve në bujqësi janë mbi moshën 50 vjeç dhe të rinjtë nuk e trashëgojnë punën.

Rënia e forcës punëtore ka çuar në ulje të sipërfaqeve të mbjella, sidomos në fruta-perime në fermat familjare dhe rritje të varësisë nga importet ushqimore.

Të dhënat e INSTAT tregojnë që deficiti tregtar në ushqime është rritur me 23% që prej 2020-s. Ulja e prodhimit vendas ka krijuar mungesa relative në treg.

Importet zëvendësuese janë më të shtrenjta. Prodhuesit vendas përballen me kosto më të larta për punonjësit, ndërsa produktiviteti bie.

Në vitin 2024, Shqipëria u rendit për herë të parë mbi mesataren e BE-së për çmimet e ushqimeve (102.4% e mesatares së BE-së sipas Eurostat).

Në 2023, çmimet e ushqimeve ishin sa 89,8% të mesatares së BE-së, nga 66,8% në 2014.

Ndërkohë, PBB për frymë në Shqipëri mbetet vetëm 35% e mesatares së BE-së. Konsumatorët paguajnë shumë më tepër për mallra bazë (ushqim, transport, energji).

Studimet e FMN-sĂ« tregojnĂ« se emigracioni e pĂ«rshpejton rritjen e çmimeve, sepse ul ofertĂ«n dhe shtrembĂ«ron ekuilibrin prodhim–konsum.

Emigracioni zvogëlon ofertën e brendshme, si në rastin tonë, ndërsa konsumi po rritet nga vizitorët e huaj gjithnjë e më të shumtë në numër.

Këto zhvillime kanë rritur varësinë nga importet e kushtueshme dhe ulur konkurrencën lokale, pasi bizneset e mbetura dominojnë tregun.

Nga 2015–2025, indeksi i çmimeve pĂ«r ushqimet dhe pijet joalkoolike u rrit me 67 %, duke u renditur nĂ« vend tĂ« 10-tĂ« ndĂ«r 40 vende europiane. Prodhuesit vendas pĂ«rballen me kosto tĂ« larta inputesh, teksa mungojnĂ« subvencionet pĂ«r bujqĂ«sinĂ«.

Kjo i detyron prodhuesit vendas të rrisin çmimet e produkteve, duke dobësuar konkurrencën e brendshme ndaj mallrave të importuara.

Prodhimi bujqësor ra me 1.1% më 2024 nga -1.8 më 2023.

Në sektorin e bujqësisë ishin të punësuar 32.2% të totalit të punonjësve. Të dhëna më të detajuara tregojnë se bujqësia është në trajektore rënëse kryesisht për shkak të zhvillimeve negative në fermat familjare, ku ka një tkurrje të fortë të sektorit të blegtorisë.

Në dekadën e fundit, numri i kafshëve për qumësht dhe mish gati është përgjysmuar prej falimentit të fermave të vogla.

Rënia e popullsisë në fshatra dhe plakja e saj ka bërë që fermat e vogla familjare me kafshë të shuhen. Për të njëjtat arsye ka rënë edhe prodhimi bujqësor në fushë.

Fermat familjare për vetëkonsum janë në faliment të vazhdueshëm nga pakësimi dhe plakja e popullsisë në fshat.

Prodhimi bujqësor po organizohet në formë biznesesh me serra për eksport. Për shkak të këtij tranzicioni, tani fermerët që prodhonin për vetëkonsum janë kthyer në konsumatorë që nxisin rritjen e importeve të prodhimeve bujqësore nga jashtë.

Në bashkitë e vogla, pothuajse nuk ka më tregje fshatarësh.

Familjet shqiptare lënë 39,7% të buxhetit të tyre për ushqime, krahasuar me mesataren europiane prej vetëm 13%.

 

Burimi: INSTAT, 2024-2025 janë përditësuar sipas Cens 2023

 

Lexoni edhe:

Nis rënia e shpejtë e popullsisë në moshë pune

Shqipëria, si laborator i migracionit

Shembulli i Rumanisë, politikat që nxitën rikthimet e mëdha

 

 

The post Cikli i rrezikshëm i emigracionit; Të rinjtë përgjysmohen, ikja e tyre dyfishohet appeared first on Revista Monitor.

Tkurret popullsia, mbi 150 mijë banorë ikën nga Kosova brenda pesë viteve

By: Oldi
29 June 2025 at 16:13

Kosova po përballet me një shkallë të lartë të emigrimit (largimi i banorëve nga shteti) si pasojë e mungesës së perspektivës të qëndrueshme socio-ekonomike dhe mos stabilitetit politik. Sipas të dhënave zyrtare që nga viti dymijë e njëzet (2020) deri në vitin dymijë e njëzet e katër (2024), mbi njëqind e pesëdhjetë mijë (151 mijë [
]

The post Tkurret popullsia, mbi 150 mijë banorë ikën nga Kosova brenda pesë viteve appeared first on BoldNews.al.

Në 2024-n popullsia në moshën 0-29 vjeç u tkurr, 29 mijë të rinj më pak

By: user 11
17 June 2025 at 08:31

Vetëm për një vit nga 2023 në 2024 popullsia e re në moshën 0-29 vjeç u tkurr me 29 mijë e 300 banorë ose 4 për qind, gati trefishi i popullsisë së përgjithshme. Të dhënat tregojnë se numri i të rinjve është tkurrur në një vit në masën e bashkisë Kavajë.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë një prirje të fortë tkurrjeje në çdo grup-moshë prej 0 deri 29 vjeç.

Numri i foshnjave (0-4 vjeç) nga 2023 në 2024 ra me 2,5 % duke pasqyruar normat e ulëta të fertilitetit, prej vitesh nën 1,5 fëmijë për grua.

Në grupin 20-29 vjeç numri i popullsie u tkurr me rreth 12 800 persona (gati gjysma e rënies totale). Kjo është mosha më e prirur të emigrojë për studime, punë sezonale apo kontrata të përhershme në BE.

Sipas “Youth Study 2024”, 1 nĂ« 3 tĂ« rinj shpreh dĂ«shirĂ« tĂ« largohet kryesisht pĂ«r paga e standard jetese mĂ« tĂ« lartĂ«; 1 nĂ« 5 synon tĂ« mos kthehet.

Tregu europian i punĂ«s, programet e mobilitetit (“Erasmus+”, vizat pune sezonale nĂ« BE, marrĂ«veshjet MB-ShqipĂ«ri) veprojnĂ« si faktorĂ« qĂ« po nxisin mĂ« tej largimin e tĂ« rinjve.

Sakaq kalimi nga një grup moshë në tjetrën në tjetrën e bën rënien dukshëm më të thellë te 25-29-vjeçarët.

Maturantët e 2018-ës sot janë të punësuar kudo në tregun europian, pasi shumë prej tyre zgjedhin të largohen duke krijuar një boshllëk të madhe në tregun vendas të punës. Brezi i lindur më 1995-2000 (relativisht i madh) po dalin nga segmenti 20-24 vjeç, ndërsa hyrjet e reja 0-4 vjeç janë shumë më pak.

Tkurrja e fortë e të rinjve po vë në vështirësi shkollat pasi për shkak të regjistrimeve më të pakta mbyllen shkollat në zonat rurale, teksa tregu i punës po përballet me mungesë punonjësish në të gjithë sektorët që nga IT, turizëm, shërbime. Kjo mungesë po shkakton presion për rritjen e pagave dhe furnizimin me punonjës të huaj.

Financat publike pritet të përballen me shpenzime më të larta për skemat e pensioneve, në një kohë që numri i kontribuuesve do të vijë në rënie.

Tkurrja e grup-moshave 0-29 vjeç nuk Ă«shtĂ« thjesht njĂ« statistikĂ«, por paralajmĂ«ron transformime tĂ« thella nĂ« tregun e arsimit, nĂ« ekonomi dhe nĂ« strukturĂ«n shoqĂ«rore shqiptare. Tregu i punĂ«s nĂ« ShqipĂ«ri ofron ende paga mĂ« tĂ« ulĂ«ta se vendet fqinje, ndĂ«rkohĂ« qĂ« mungesa e stafeve tĂ« kualifikuara (mĂ«sues, infermierĂ«, inxhinierĂ«) krijon spirale “brain-drain”.

DemografĂ«t lajmĂ«rojnĂ« se nĂ«se institucionet nuk veprojnĂ« sot, duke venĂ« popullsinĂ« dhe rritjen e saj si prioritet, fenomenet lindshmĂ«ri-emigracion do tĂ« imponojĂ« ndryshime shumĂ« mĂ« tĂ« kushtueshme. Sakaq, ShqipĂ«ria rrezikon tĂ« pĂ«rballet me njĂ« hendek tĂ« pĂ«rhershĂ«m, ku mungesa e kapitalit njerĂ«zor do tĂ« kufizojĂ« rritjen ekonomike dhe aftĂ«sinĂ« pĂ«r t’u integruar me sukses nĂ« tregun unik evropian./ Monitor

The post Në 2024-n popullsia në moshën 0-29 vjeç u tkurr, 29 mijë të rinj më pak appeared first on Lapsi.al.

Braktisja e Veriut/ Shkodra me tkurrjen më të lartë të popullsisë

By: Ardit
15 June 2025 at 09:09

Tkurrja e popullsisë së vendit është përshpejtuar gjatë tri viteve të fundit. Me përjashtim të Tiranës, e cila vijon të jetë qendra e gravitetit të emigrimit të brendshëm, në të gjitha qarqet e tjera popullsia ka rënë. Censi i vitit 2023 regjistroi 2,4 milionë banorë. Një vit më pas më 2024 popullsia ra në 2,39 [
]

The post Braktisja e Veriut/ Shkodra me tkurrjen më të lartë të popullsisë appeared first on BoldNews.al.

Binomi, ekonomi – plakje/ ShqipĂ«ria rrezikon tĂ« bjerĂ« nĂ«n kufirin e 2 milionĂ« banorĂ«ve pĂ«rpara vitit 2035

15 June 2025 at 09:28

Shqipëria hyri në vitin 2025 me një popullsi më të plakur dhe emigracion që thellohet më tej. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për 1 janar 2025, mosha mediane u rrit me 0,8 vjet brenda 1 viti duke arritur në 44,3 vjeç, ndërsa emigracioni neto (ikjet minus ardhjet) arritën në rreth -29 mijë persona. Popullsia ra në 11 qarqet e vendit, përveç Tiranës. Shkodra pësoi tkurrjen më të madhe. Nëse rrethanat demografike të vendit nuk ndryshojnë, me rritjen e lindjeve dhe frenimin e emigracionit, Shqipëria rrezikon të bjerë nën kufirin 2 milionë banorëve përpara vitit 2035. Për të zbutur pasojat e plakjes, ekonomia e vendit duhet të rritet më shumë se 5% në vit, përllogarisin institucionet ndërkombëtare.

Nëse rrethanat demografike të vendit nuk ndryshojnë, me rritjen e lindjeve dhe frenimin e emigracionit, Shqipëria rrezikon të bjerë nën kufirin 2 milionë banorë përpara vitit 2035.

TĂ« dhĂ«nat e reja zyrtare mbi popullsinĂ« treguan se mĂ« 1 janar 2025, nĂ« vend jetojnĂ« 2,36 milionĂ« banorĂ«, me rĂ«nie 1.8% nga Censi i vitit 2023. Tkurrja me mĂ« shumĂ« se 27 – 30 mijĂ« banorĂ« nĂ« vit, e pĂ«rqendruar kryesisht te moshat e reja, rrezikon ta çojĂ« treguesin e popullsisĂ« pĂ«rtej çdo skenari dhe gjithashtu i bĂ«n edhe mĂ« tĂ« vĂ«shtira zgjidhjet.

NĂ« vitin 2024, migracioni neto negativ u dyfishua krahasuar me njĂ« vit mĂ« parĂ« me – 28,8 mijĂ« persona nga -13,761 persona nĂ« vitin 2023. Ky ritĂ«m i largimit ka ndikuar jo vetĂ«m nĂ« numrin e pĂ«rgjithshĂ«m tĂ« popullsisĂ«, por edhe nĂ« strukturĂ«n e saj demografike, pasi largohen mĂ« sĂ« shumti tĂ« rinjtĂ« dhe familjet e reja.

Paralelisht me emigracionin, Shqipëria ka hyrë në një cikël të gjatë me lindshmëri shumë të ulët në 1.3 lindje për grua.Kjo reflektohet në ulje të lehtë të raportit të varësisë së të rinjve, nga 23.9% në 2024, në 23.8% në 2025 dhe plakje e përshpejtuar e popullsisë, ndërsa raporti i varësisë së të moshuarve është rritur me 2.2 pikë përqindje ndërmjet 2023 dhe 2025. Shqipëria ka tani një nga popullsitë më të vjetra në Ballkan dhe Europë.

Mosha mediane e BE në janar 2025 ishte 44.7 vjeç, ndërsa në Shqipëri 44.3 vjeç, sipas të dhënave të fundit. Pasojat kanë nisur të ndihen. Vendi ka më pak të rinj që hyjnë në tregun e punës, ka më shumë të moshuar që dalin në pension. Shkollat në zona të tëra rrezikojnë mbylljen për mungesë nxënësish dhe administrata dhe tregu i punës vuajnë nga mungesa e burimeve njerëzore.

Demografët dhe ekspertët e ekonomisë mendojnë se pa ndërhyrje të qëndrueshme, do të jetë e vështirë të mbahet në funksion ekonomia, pensionet dhe kujdesi shëndetësor.

Për ekspertin Ilir Gëdeshi, i cili prej vitesh merret me zhvillimet demografike të vendit, duhen politika urgjente që të frenojnë emigracionin dhe të tjera që nxisin natalitetin në vend.

Lindjet nën kufirin 2,1 për grua bëjnë që çdo brez i ri të jetë 40% më i vogël se ai që del në pension, duke e vënë vendin përballë sfidës së ekzistencës në këtë shekull.

Binomi, ekonomi – plakje

Përqendrimi i emigracionit në moshat e reja ul drejtpërdrejt produktivitetin potencial sepse po largohet kapitali njerëzor me arsim dhe gjuhë të huaja, ndërsa rrit barrën e pensioneve për rezidentët që mbeten.

Jetëgjatësia më e lartë 80,9 vjeç për gratë dhe 75,3 vjeç për burrat ushtron më shumë presion mbi shpenzimet për pensione e shëndetësi, teksa vendi ynë edhe tani ka shpenzime publike për banorë sa 34% të mesatares së BE-së.

Nga ana tjetĂ«r, ritmi mesatar i rritjes ekonomike 2015 – 2024 Ă«shtĂ« rreth 3.5% nĂ« vit, nuk Ă«shtĂ« i mjaftueshĂ«m pĂ«r tĂ« ngushtuar hendekun me BE-nĂ«.

Struktura e ekonomisë dominohet nga sektorë me produktivitet të ulët si bujqësi fasoneri, ndërtim dhe turizëm sezonal. Financat publike dhe tregu i punës tashmë janë nën presion.

Për çdo vit varësia e të moshuarve ndaj forcës së punës rritet me 1 pikë për qind në vit dhe skema e pensioneve kërkon financime shtesë sa 0,2% të PBB-së në vit.

PĂ«r tĂ« zbutur pasojat e plakjes, ekonomia e vendit duhet tĂ« rritet mĂ« shumĂ« se 5% nĂ« vit, – pĂ«rllogarisin institucione tĂ« tilla si FMN-ja. PĂ«r tĂ« zbutur efektet e plakjes, vendi ynĂ« duhet tĂ« investojĂ« te popullsia e mbetur sidomos nĂ« dixhitalizim, automatizim nĂ« agropĂ«rpunim, grante nĂ« kĂ«rkim dhe zhvillim dhe tĂ« krijojĂ« njĂ« ambient tĂ« favorshĂ«m pĂ«r kthimin e diasporĂ«s.

Nëse nuk do të ketë ndryshime në treguesit aktualë demografikë deficiti i ISSH-së dyfishohet brenda dekadës. Nëse nuk ndërhyhet tani për të rritur bazën tatimore, për të tërhequr kapital njerëzor dhe për të modernizuar sektorët kyç, hendeku midis moshës në rritje dhe mirëqenies ekonomike do të zgjerohet, duke i ekspozuar financat publike dhe rritjen afatgjatë ndaj rrezikut sistemik.

Shqipëria hyn në 2025 me një popullsi më të plakur, varësi më të lartë ekonomike dhe ende në humbje migratore. Këto zhvillime po ushtrojnë presion në tregun e punës, financave publike dhe modelit të rritjes ekonomike.

Emigrimi i përqendruar në moshat e reja po redukton popullsinë e re në moshë dhe rrit peshën relative të të moshuarve. Sipas projeksioneve, Shqipëria do të arrijë një moshë mediane mbi 47 vjeç brenda dekadës, nëse nuk ndryshon trajektorja e lindjeve dhe e migracionit.

Rritja e varësisë së përgjithshme nënkupton se për çdo 100 persona në moshë pune, tani ka 57 persona fëmijë apo pensionistë. Kjo thellon presionin mbi skemat e pensioneve dhe shpenzimet e shëndetësisë dhe përkeqëson raportin kontribut-përfitim./ Monitor

The post Binomi, ekonomi – plakje/ ShqipĂ«ria rrezikon tĂ« bjerĂ« nĂ«n kufirin e 2 milionĂ« banorĂ«ve pĂ«rpara vitit 2035 appeared first on Sot News | Lajme.

Shqipëria rrezikon të bjerë nën kufirin e 2 milionë banorëve përpara vitit 2035

By: Mira Leka
14 June 2025 at 22:12

Shqipëria hyri në vitin 2025 me një popullsi më të plakur dhe emigracion që thellohet më tej. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për 1 janar 2025, mosha mediane u rrit me 0,8 vjet brenda 1 viti duke arritur në 44,3 vjeç, ndërsa emigracioni neto (ikjet minus ardhjet) arritën në rreth -29 mijë persona. Popullsia ra në 11 qarqet e vendit, përveç Tiranës. Shkodra pësoi tkurrjen më të madhe. Nëse rrethanat demografike të vendit nuk ndryshojnë, me rritjen e lindjeve dhe frenimin e emigracionit, Shqipëria rrezikon të bjerë nën kufirin 2 milionë banorëve përpara vitit 2035. Për të zbutur pasojat e plakjes, ekonomia e vendit duhet të rritet më shumë se 5% në vit, përllogarisin institucionet ndërkombëtare

 

Blerina Hoxha

Nëse rrethanat demografike të vendit nuk ndryshojnë, me rritjen e lindjeve dhe frenimin e emigracionit, Shqipëria rrezikon të bjerë nën kufirin 2 milionë banorë përpara vitit 2035.

Të dhënat e reja zyrtare mbi popullsinë treguan se më 1 janar 2025, në vend jetojnë 2,36 milionë banorë, me rënie 1.8% nga Censi i vitit 2023.

Tkurrja me mĂ« shumĂ« se 27 – 30 mijĂ« banorĂ« nĂ« vit, e pĂ«rqendruar kryesisht te moshat e reja, rrezikon ta çojĂ« treguesin e popullsisĂ« pĂ«rtej çdo skenari dhe gjithashtu i bĂ«n edhe mĂ« tĂ« vĂ«shtira zgjidhjet.

NĂ« vitin 2024, migracioni neto negativ u dyfishua krahasuar me njĂ« vit mĂ« parĂ« me – 28,8 mijĂ« persona nga -13,761 persona nĂ« vitin 2023.

Ky ritëm i largimit ka ndikuar jo vetëm në numrin e përgjithshëm të popullsisë, por edhe në strukturën e saj demografike, pasi largohen më së shumti të rinjtë dhe familjet e reja.

Paralelisht me emigracionin, Shqipëria ka hyrë në një cikël të gjatë me lindshmëri shumë të ulët në 1.3 lindje për grua.

Kjo reflektohet në ulje të lehtë të raportit të varësisë së të rinjve, nga 23.9% në 2024, në 23.8% në 2025 dhe plakje e përshpejtuar e popullsisë, ndërsa raporti i varësisë së të moshuarve është rritur me 2.2 pikë përqindje ndërmjet 2023 dhe 2025. Shqipëria ka tani një nga popullsitë më të vjetra në Ballkan dhe Europë.

 

Burimi: INSTAT

 

Mosha mediane e BE në janar 2025 ishte 44.7 vjeç, ndërsa në Shqipëri 44.3 vjeç, sipas të dhënave të fundit.

Pasojat kanë nisur të ndihen. Vendi ka më pak të rinj që hyjnë në tregun e punës, ka më shumë të moshuar që dalin në pension.

Shkollat në zona të tëra rrezikojnë mbylljen për mungesë nxënësish dhe administrata dhe tregu i punës vuajnë nga mungesa e burimeve njerëzore.

Demografët dhe ekspertët e ekonomisë mendojnë se pa ndërhyrje të qëndrueshme, do të jetë e vështirë të mbahet në funksion ekonomia, pensionet dhe kujdesi shëndetësor.

Për ekspertin Ilir Gëdeshi, i cili prej vitesh merret me zhvillimet demografike të vendit, duhen politika urgjente që të frenojnë emigracionin dhe të tjera që nxisin natalitetin në vend.

Lindjet nën kufirin 2,1 për grua bëjnë që çdo brez i ri të jetë 40% më i vogël se ai që del në pension, duke e vënë vendin përballë sfidës së ekzistencës në këtë shekull.

 

Burimi: INSTAT

 

Binomi, ekonomi – plakje

Përqendrimi i emigracionit në moshat e reja ul drejtpërdrejt produktivitetin potencial sepse po largohet kapitali njerëzor me arsim dhe gjuhë të huaja, ndërsa rrit barrën e pensioneve për rezidentët që mbeten.

Jetëgjatësia më e lartë 80,9 vjeç për gratë dhe 75,3 vjeç për burrat ushtron më shumë presion mbi shpenzimet për pensione e shëndetësi, teksa vendi ynë edhe tani ka shpenzime publike për banorë sa 34% të mesatares së BE-së.

Nga ana tjetĂ«r, ritmi mesatar i rritjes ekonomike 2015 – 2024 Ă«shtĂ« rreth 3.5% nĂ« vit, nuk Ă«shtĂ« i mjaftueshĂ«m pĂ«r tĂ« ngushtuar hendekun me BE-nĂ«.

Struktura e ekonomisë dominohet nga sektorë me produktivitet të ulët si bujqësi fasoneri, ndërtim dhe turizëm sezonal. Financat publike dhe tregu i punës tashmë janë nën presion.

Për çdo vit varësia e të moshuarve ndaj forcës së punës rritet me 1 pikë për qind në vit dhe skema e pensioneve kërkon financime shtesë sa 0,2% të PBB-së në vit.

PĂ«r tĂ« zbutur pasojat e plakjes, ekonomia e vendit duhet tĂ« rritet mĂ« shumĂ« se 5% nĂ« vit, – pĂ«rllogarisin institucione tĂ« tilla si FMN-ja.

Për të zbutur efektet e plakjes, vendi ynë duhet të investojë te popullsia e mbetur sidomos në dixhitalizim, automatizim në agropërpunim, grante në kërkim dhe zhvillim dhe të krijojë një ambient të favorshëm për kthimin e diasporës.

Nëse nuk do të ketë ndryshime në treguesit aktualë demografikë deficiti i ISSH-së dyfishohet brenda dekadës.

Nëse nuk ndërhyhet tani për të rritur bazën tatimore, për të tërhequr kapital njerëzor dhe për të modernizuar sektorët kyç, hendeku midis moshës në rritje dhe mirëqenies ekonomike do të zgjerohet, duke i ekspozuar financat publike dhe rritjen afatgjatë ndaj rrezikut sistemik.

Shqipëria hyn në 2025 me një popullsi më të plakur, varësi më të lartë ekonomike dhe ende në humbje migratore. Këto zhvillime po ushtrojnë presion në tregun e punës, financave publike dhe modelit të rritjes ekonomike.

Emigrimi i përqendruar në moshat e reja po redukton popullsinë e re në moshë dhe rrit peshën relative të të moshuarve.

Sipas projeksioneve, Shqipëria do të arrijë një moshë mediane mbi 47 vjeç brenda dekadës, nëse nuk ndryshon trajektorja e lindjeve dhe e migracionit.

Rritja e varësisë së përgjithshme nënkupton se për çdo 100 persona në moshë pune, tani ka 57 persona fëmijë apo pensionistë.

Kjo thellon presionin mbi skemat e pensioneve dhe shpenzimet e shëndetësisë dhe përkeqëson raportin kontribut-përfitim.

 

Lexoni edhe:

Shkodra, me tkurrjen më të lartë të popullsisë pas Censit

Popullsia zbret në 2.36 mln banorë, nga emigracioni dhe rënia e lindjeve

The post Shqipëria rrezikon të bjerë nën kufirin e 2 milionë banorëve përpara vitit 2035 appeared first on Revista Monitor.

Shkodra, me tkurrjen më të lartë të popullsisë pas Censit

By: Mira Leka
14 June 2025 at 22:10

Tkurrja e popullsisë së vendit është përshpejtuar gjatë tri viteve të fundit. Me përjashtim të Tiranës, e cila vijon të jetë qendra e gravitetit të emigrimit të brendshëm, në të gjitha qarqet e tjera popullsia ka rënë.

Censi i vitit 2023 regjistroi 2,4 milionë banorë. Një vit më pas më 2024 popullsia ra në 2,39 milionë persona, ndërsa parashikimi për 2025-n zbret në 2,36 milionë persona.

Humbja kumulative nga Censi 2023 në 2025 është rreth 38,800 banorë. Rënia nuk duket drastike në shifra absolute, por ritmi i tkurrjes është përshpejtuar me 1.2% më 2025, gati tre herë më shumë sesa në 2024 me -0.5%.

Nga 12 qarqet e vendit, Tirana është i vetmi qark me rritje të lehtë. Popullsia e saj nga 758 513 banorë në Cens 2023 arriti në 759,981 në 2025, një shtesë modeste prej rreth 1500 personash.

Kjo rritje simbolike mjafton për të konsoliduar kryeqytetin si strehë demografike, pasi e gjithë pjesa tjetër e vendit është në rënie.

Popullsia e Tiranës po rritet nga braktisja e zonave rurale dhe migrimi i brendshëm drejt Tiranës, që balancon edhe humbjen që vetë kryeqyteti ka nga emigracioni ndërkombëtar.

Në Veri, Shkodra u tkurr me gati 5000 banorë në dy vite, duke pësuar rënien relative më të madhe me mbi 3%.

Një panoramë e ngjashme shfaqet në Kukës, Dibër dhe Lezhë, ku reduktimi i popullsisë varion nga 2,4% në 3%.

Veriu i vendit po përjeton një cikël më të vonë emigracioni si rrjedhojë edhe e zhvillimit të pabarabartë rajonal.

Gjirokastra, Korça dhe Fieri pësuan rënie krahasueshme me 2,5-3%, të ndikuara nga emigracioni tradicional dhe plakja e popullsisë vendase.

Në qarqet si Elbasani dhe Vlora, ritmi i tkurrjes është disi më i butë, por sërish i pandalshëm.

Të dhënat tregojnë se në Tiranë rriten më tej presionet për shërbime publike dhe infrastrukturë, ndërsa qarqet po përballen me mbyllje shkollash dhe rritje të pabarazive.

Nëse nuk ndërmerren masa për të shpërndarë investimet jashtë kryeqytetit do të thellohet më tej hendeku social dhe ekonomik, duke bërë që shifrat e sotme të duken vetëm si faqja e parë e një cikli të zgjatur plakjeje dhe emigracioni.

 

Lexoni edhe:

Shqipëria rrezikon të bjerë nën kufirin e 2 milionë banorëve përpara vitit 2035

 

The post Shkodra, me tkurrjen më të lartë të popullsisë pas Censit appeared first on Revista Monitor.

INSTAT: Popullsia më 1 janar 2025 rezultoi 2.363.314 banorë

TIRANË, 12 qershor /ATSH/ Popullsia e ShqipĂ«risĂ« mĂ« 1 janar 2025 rezulton 2.363.314 banorĂ«, duke pĂ«suar rĂ«nie me 1,2 %, krahasuar me 1 janar 2024.

INSTAT publikoi raportin mbi popullsinë në Shqipëri më 1 janar 2025.

Sipas raportit, shtesës natyrore e popullsisë (lindje-vdekje) për vitin 2024 regjistroi 1.208 lindje më shumë se vdekje.

Numri i imigrantëve shënoi rënie me 28.836 persona.

Përllogaritjet e popullsisë më 1 janar 2025 tregojnë se vetëm qarku i Tiranës shënoi rritje të popullsisë, krahasuar me një vit më parë me 0,2 %. Uljet më të mëdha të popullsisë u shënuan në qarqet: Shkodër me 2,5 % më pak dhe Kukës me rënie 2,3 %.

Tirana, Fieri dhe Elbasani kanë peshën më të lartë në popullsinë gjithsej.

Më 1 janar 2025, Tirana zë rreth 32,2 % të popullsisë gjithsej, duke vazhduar të jetë qarku më i populluar i vendit, ndjekur nga Fieri dhe Elbasani me nga 9,9 % dhe 9,6 % përkatësisht. /j.p/

The post INSTAT: Popullsia më 1 janar 2025 rezultoi 2.363.314 banorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rreth 29 mijë shqiptarë u larguan vitin e kaluar, vlerëson INSTAT

12 June 2025 at 18:12

Popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2025 ra në 3.63 milionë vetë dhe ishte 27 mijë ose 1.2% më pak se sa në vitin 2024, bëhet e ditur nga vlerësimi i fundit i Institutit të Statistikave që u publikua të enjten. Ky është vlerësimi i parë pas Censit të vitit 2023 kur në Shqipëri u [
]

The post Rreth 29 mijë shqiptarë u larguan vitin e kaluar, vlerëson INSTAT appeared first on Reporter.al.

Popullsia zbret në 2.36 mln banorë, nga emigracioni dhe rënia e lindjeve

12 June 2025 at 19:26

Popullsia në vend ka vijuar të tkurret më tej pas matjeve të Censit 2024. INSTAT raportoi treguesin e ri të popullsisë. Popullsia e Shqipërisë më 1 Janar 2025 rezulton 2.363.314 banorë, duke pësuar rënie me 1,2 %, krahasuar me 1 Janar 2024.

Rënia e popullsisë është rezultat i dy komponentëve kryesorë demografikë:

‱ ShtesĂ«s natyrore, qĂ« pĂ«r vitin 2024 ishte pozitive me +1.208 lindje mĂ« shumĂ« se vdekje;

‱ Migracionit neto, i cili mbeti negativ me -28.836 persona.

Raporti gjinor në lindje u rrit nga 106,8 në vitin 2023 në 107,8 në 2024.

Përllogaritjet e popullsisë më 1 Janar 2025 tregojnë se vetëm qarku i Tiranës shënoi rritje të popullsisë, krahasuar me një vit më parë me 0,2%.

Uljet më të mëdha të popullsisë u shënuan në qarqet: Shkodër (-2,5 %) dhe Kukës (-2,3 %). Tirana, Fieri dhe Elbasani kanë peshën më të lartë në popullsinë gjithsej.

Më 1 Janar 2025, Tirana zë rreth 32,2 % të popullsisë gjithsej, duke vazhduar të jetë qarku më i populluar i vendit, ndjekur nga Fieri dhe Elbasani me nga 9,9 % dhe 9,6 % përkatësisht./ Monitor

The post Popullsia zbret në 2.36 mln banorë, nga emigracioni dhe rënia e lindjeve appeared first on Sot News | Lajme.

42% e popullsisë në rrezik të varfërisë, por tkurren shpenzimet për ndihmën ekonomike

28 May 2025 at 09:00

Teksa Shqipëria ka zyrtarisht 42% të popullsisë në rrezik të varfërisë, shpenzimet për ndihmën ekonomike në raport me PBB-në në këto vitet e fundit kanë ardhur në rënie. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se shpenzimet buxhetore për ndihmën ekonomike në Shqipëri në raport me PBB-në kanë një tendencë tkurrjeje. Në vitin 2024, [
]

The post 42% e popullsisë në rrezik të varfërisë, por tkurren shpenzimet për ndihmën ekonomike appeared first on BoldNews.al.

Shifrat për çdo Qark, sa votues munguan në zgjedhjet parlamentare të 11 majit

24 May 2025 at 09:44

Aspekti më domethënës i rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit duket se nuk është aq shumë vetë rezultati, por mungesa e votuesve. Njerëzit që katër vite më parë hodhën votën për njërën apo tjetrën palë politike dhe që, me shumë gjasë, gjatë këtyre katër viteve janë larguar nga Shqipëria. Më 28 prill 2025, gjatë fushatës [
]

The post Shifrat për çdo Qark, sa votues munguan në zgjedhjet parlamentare të 11 majit appeared first on BoldNews.al.

Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

14 May 2025 at 08:22

NĂ« fillim tĂ« vitit 2023, nĂ« Bashkimin Europian (BE) jetonin 27.4 milionĂ« persona qĂ« nuk ishin qytetarĂ« tĂ« Bashkimit Europian, sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« Eurostat. KĂ«ta pĂ«rbĂ«nin 6.1% tĂ« popullsisĂ« sĂ« BE-sĂ«. NĂ« vitin 2023, u regjistruan 25 shtetĂ«si jo-BE – qĂ« secila pĂ«rbĂ«nte tĂ« paktĂ«n 1,0 % tĂ« gjithĂ« rezidentĂ«ve jo-BE nĂ« Bashkimin Europian; [
]

The post Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë appeared first on BoldNews.al.

Edhe pas tri dekadash, ende shpresa tek emigracioni, rekord në botë në raport me popullsinë

3 May 2025 at 10:42

ShqipĂ«ria ka kaluar tre valĂ« tĂ« mĂ«dha emigracioni. Kur vendi doli nga diktatura nĂ« fillim tĂ« viteve ’90 ishte ndĂ«r shtetet mĂ« tĂ« varfra nĂ« botĂ«. Shpresat ishin tĂ« mĂ«dha nĂ« njĂ« vend tĂ« vogĂ«l, por me burime tĂ« pasura, qĂ« po shfaqte potenciale pa fund. Dikush e gjeti rrugĂ«n nĂ«pĂ«rmjet emigracionit, me valĂ«n e [
]

The post Edhe pas tri dekadash, ende shpresa tek emigracioni, rekord në botë në raport me popullsinë appeared first on BoldNews.al.

Industria dhe bujqësia hyjnë në recesion, ndikon edhe rënia e popullsisë në fshatra

By: Oldi
28 March 2025 at 08:17

Sektori prodhues në vendin tonë ka hyrë në një fazë të gjatë recensioni. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se bujqësia ra për të katërtin vit radhazi me 2024, ndërsa industria ra për të dytin vit. Prodhimi bujqësor ra me -1.1% më 2024 nga -1.8 më 2023, ndërsa sektori i industrisë shënoi rënie me [
]

The post Industria dhe bujqësia hyjnë në recesion, ndikon edhe rënia e popullsisë në fshatra appeared first on BoldNews.al.

Harta e re e popullsisë rurale, si po zhduken fshatrat

By: Ardit
23 March 2025 at 08:45

Numri i banorëve në zonat rurale ka rënë me rreth 18% nga 2011-2023 sipas rezultateve të Censit për njësitë administrative të vendit, në krahasim me zonat urbane me 10%. Për 36 njësi administrative kryesisht në Veri, rënia e popullsisë ishte nga 50 deri në 84%, në 48 njësi administrative popullsia ka rënë nga 40-50%, në [
]

The post Harta e re e popullsisë rurale, si po zhduken fshatrat appeared first on BoldNews.al.

Harta e re e popullsisë rurale, si po zhduken fshatrat

By: Mira Leka
22 March 2025 at 22:12

Numri i banorëve në zonat rurale ka rënë me rreth 18% nga 2011-2023 sipas rezultateve të Censit për njësitë administrative të vendit, në krahasim me zonat urbane me 10%. Për 36 njësi administrative kryesisht në Veri, rënia e popullsisë ishte nga 50 deri në 84%, në 48 njësi administrative popullsia ka rënë nga 40-50%, në 80 njësi administrative, popullsia ka rënë me 30-40% dhe në 72 njësi, rënia ishte ndërmjet 20-30%. Vetëm 13 njësi administrative, shumica e të cilave afër Tiranës që tashmë janë urbanizuar, të tilla si Dajti, Kashari, Paskuqani etj., kanë shënuar rritje të popullsisë ndërmjet 2011-2023. Si po rrezikojnë të mbeten toponime fshatrat e Alpeve. Harta e re e popullsisë rurale në të gjithë vendin

 

Blerina Hoxha

Tani kur bota ka kthyer sytë nga bukuritë e Shqipërisë, fshatrat tona, sidomos ato me peizazhet e bukura malore të vendit, janë drejt zhdukjes për shkak të rënies masive të popullsisë në dekadën e fundit.

Rezultatet e Cens 2023 tĂ« pĂ«rpunuara nga “Monitor” pĂ«r 313 njĂ«si administrative lajmĂ«rojnĂ« se shumĂ« shpejt, qindra fshatra do tĂ« jenĂ« vetĂ«m toponime.
Censi i dy viteve më parë në zonën rurale të vendit numëroi 1,146,098 banorë më 2023, me rënie 18.5% nga viti 2011.

Nga viti 2011 deri më 2023, popullsia në zonat urbane të vendit (61 qytete bashki) ka rënë me rreth 10%, ndërsa popullsia në zonat rurale (313 njësi administrative, ish-komuna) u tkurr me 18.5%.

Për 36 njësi administrative, kryesisht në Veri, rënia e popullsisë ishte nga 50 deri në 84%, në 48 njësi administrative ose 15% e tyre, popullsia ka rënë nga 40-50%, në 80 njësi administrative ose 25% e totalit, popullsia ka rënë me 30-40% dhe në 72 njësi rënia ishte ndërmjet 20-30%. Vetëm 13 njësi administrative, shumica e të cilave afër Tiranës, që tashmë janë urbanizuar të tilla si Dajti, Kashari, Paskuqani etj., kanë shënuar rritje të popullsisë ndërmjet 2011-2023.

Popullsia rurale ka pësuar rënie më të fortë në zonën e Veriut. Në Bashkinë e Kukësit, popullsia rurale u tkurr me 34.5%, në atë të Shkodrës, me 33.9%, Lezhës me 29.8%.

Përveç Tiranës (ish-komunat e urbanizuara, Kashari, Dajti dhe Farka) popullsia rurale ishte me rënie në të gjitha qarqet. Tek ish-njësitë administrative të Tiranës, në disa raste, popullsia u dyfishua për shkak të zgjerimit të kryeqytetit dhe valës së ndërtimeve që janë shtrirë me ndërtesa shumëkatëshe edhe në periferi.

Rënia e popullsisë rurale ka qenë më e fortë në fshatrat larg zonave urbane. Në zonën rurale afër qyteteve dhe në zonat fushore, rënia ishte më e butë.
Në vitin 2023, popullsia rurale përbënte rreth 47% të popullsisë së përgjithshme, nga 49% që ishte më 2011.

 

Burimi: INSTAT

 

Fshatrat e bukura të Alpeve drejt zhdukjes

Alpet mahnitĂ«se tĂ« ShqipĂ«risĂ«, pionierĂ«t e turizmit shqiptarĂ« me histori, kulturĂ« e traditĂ« ndĂ«r breza, unike nĂ« tĂ« gjitha dimensionet po zbrazen. Popullsia e fshatrave nĂ« kĂ«to zona ka pĂ«suar rĂ«nien mĂ« tĂ« fortĂ« nĂ« rang vendi, edhe pse numri i vizitorĂ«ve po rritet. Popullsia nĂ« njĂ«sitĂ« administrative tĂ« Pultit, Vig MnellĂ«, Shllakut dhe Temalit ra me mbi 80% ndĂ«rmjet 2011 dhe 2023, sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« pĂ«rpunuara nga “Monitor”.

Fshatrat në Njësinë Administrative të Pultit në zonën e Shkodrës përjetuan rënien më të madhe të popullsisë në rang vendi. Në vitin 2023 në fshatrat e Pultit kishte vetëm 245 banorë nga 1529 që ishin në vitin 2011, me rënie 84%. Rënie thuajse të njëjtë kishte edhe në njësinë administrative Vig Mnellë, ku më 2023 kishte vetëm 256 banorë nga 1562 që ishin më 2011.

Temali gjithashtu njësi administrative në zonën e Shkodrës përjetoi rënie me 81% të popullsisë ndërmjet dy censeve. Në fshatrat e kësaj ish-komune, tani jetojnë vetëm 386 banorë, nga 1562 në vitin 2011.

Popullsia ra me 67% edhe në njësinë administrative të Shalës ku përfshihen ikonat e turizmit malor, Theth dhe Ndërlysë. Në Shalë tani jetojnë vetëm 584 banorë nga 1804 në vitin 2011, ndërsa në Shosh u numëruan vetëm 90 banorë më 2023 nga 304 më 2011.

Për shkak të izolimit të shumëfishtë si rrjedhojë e terreneve të thyera gjeografike, fshatrat e bukura të Alpeve rrezikojnë të mbeten pa banorë në vijim, pasi popullsia e tyre, përveçse ka rënë në mënyrë drastike, është mjaft e plakur.

Zonat e Alpeve në këto dy dekadat e fundit janë më të vizituarat në vend, por oferta turistike nuk po arrin të integrohet në zinxhirin e vlerës, duke mbetur vetëm në bukuritë natyrore. Njësitë e akomodimit dhe bujtinat nuk kanë mundur të lidhin menutë dhe recetat me prodhimet vendase duke bërë që përfitimet nga turizmit të mos jenë gjithëpërfshirëse. Nga ana tjetër, tranzicioni demografik është kthyer në rreth vicioz dhe e bën të vështirë krijimin e familjes së re në këto zona.

Meshkujt e rinj në fshatrat e vendit, sidomos në zonën e malore, e kanë të vështirë të martohen, pasi femrat preferojnë zonat urbane. Gjithashtu familjet e reja zhvendosen nga fshatrat drejt zonave urbane për shkak se shkollat ose janë larg vendbanimeve ose në rastin më të mirë, mësimi bëhet në klasa kolektive dhe nuk ofron cilësi.

Berati, me tkurrjen më të ulët të popullsisë në fshat

Popullata që banon në zonën rurale të Qarkut të Beratit pësoi rënie me 5.2.6% ndërmjet dy censeve. Nga 19 njësi administrative të Qarkut të Beratit, njësia Administrative e Tërpanit pësoi rënien më të fortë me 53%, e ndjekur nga Zhepa me 34.7%, Leshnjë me 31%. Në mbi 50% të ish-komunave të qarkut, popullsia ka rënë me ritme dyshifrore.

Ulje më të butë ka në zonën me bujqësi të zhvilluar dhe sidomos serra. Në zonat që bujqësia zhvillohet në mënyrë intensive, Kutalli, Cukallta, Poshnjë, Kozarë, popullsia ka pësuar rënie me vetëm 2% ndërmjet dy censeve.

Zhvillimet demografike në fshatrat e Qarkut të Beratit tregojnë se ato që kanë çuar bujqësinë në nivele më të larta të zinxhirit të vlerës kanë pësuar rënie më të butë të popullsisë.

Fshatrat e Dibrës, rënie 27.4%

Popullsia rurale e Dibrës u tkurr me 27% nga 2011 deri më 2023 me ritme më të larta se mesatarja kombëtare. Në rreth 30 njësitë administrative, rënia e popullsisë përfaqëson pamundësitë ekonomike dhe pozitën e vështirë gjeografike.

Si një qark malor, Dibra ka njësi administrative larg zonave urbane, popullsia e të cilave nuk ka akses në shërbime publike dhe në infrastrukturë.

Rënien më të madhe të popullsisë e ka njësia e Zall Dardhës me 60% nga 2011 më 2023, e ndjekur nga njësia Macukull me 58%, Lura me 54% Kalaja e Dodës me 53%, Derjan me 53%, Rukaj me 53%.

Në pjesën dërrmuese, rënia e popullsisë në fshatrat e Dibrës është mbi 30%. Rënien më të butë të popullsisë e kishin njësitë administrative Trebisht 9.3% dhe Ostren, 9%. Vetëm në 9 njësi administrative, rreth 30% e njësive administrative të qarkut, popullsia ra më pak se 20%.

Popullsia rurale e Durrësit tkurret me 14.8%

Në zonën rurale të Durrësit, censi 2023 numëroi rreth 106 mijë banorë, nga më shumë se 125 mijë më 2011 me rënie rreth 15%.

Nga 13 njësitë administrative të qarkut, vetëm njësia administrative Manëz u rrit me 8% ndërmjet dy censeve, teksa në të gjitha të tjerat numri i banorëve u tkurr. Rënia më e madhe e popullsisë u vu re në njësinë administrative Cudhi me 47%, e ndjekur nga Bubqi me 26.5%, Ishëm 26%.

Nikla e Gjepalaj kishin rënie me nga 21% secila. Në zonat malore të Krujës, pjesë e Qarkut të Durrësit, rënia e popullsisë ka qenë më e fortë.
Rënia e popullsisë rurale në Durrës ka qenë më e butë se mesatarja kombëtare.

Fshatrat e Elbasanit tkurren me 26%

Zona rurale e Elbasanit shtrihet në qendër të vendit dhe ofron diversitet të larmishëm, fushor, kodrinor dhe malor.

Të 41 njësitë administrative të qarkut numërojnë rreth 126 mijë banorë ose 26% më pak se në vitin 2011.

Një njësitë administrative Orenjë, Porocan, Tunjë, Pishaj, Lunik, Gracen, Sult, Shezë, Pajovë, Kukur, Skëndërbegas, popullsia ra ndërmjet 40-50%.
Fshatrat fushore dhe afër zonave urbane kishin rënie më të butë të popullsisë 9 dhe 20%.

Ashtu si në qarqet e tjera, zonat rurale të Elbasanit që kishin rënie më të madhe të popullsisë gjenden në terrene të thyera malore, pa shumë burime ekonomike, tokë të pakët dhe mungesë infrastrukture.

Fieri, rënie 28%

Qarku i Fierit deri para pak vitesh vinte i dyti pas Tiranës për nivelin e lartë të të ardhurave për frymë, për shkak të industrisë së zhvilluar të naftës dhe bujqësisë në nivel biznesi.

Në dekadën e fundit, Fieri ka humbur avantazhin konkurrues, pasi u rendit në pesë qarqet me rënien më të madhe të popullsisë rurale në rang vendi.

Të dhënat tregojnë se Njësia Administrative Ngraçan pësoi rënien më të fortë të popullsisë me 57% ndërmjet 2011 dhe 2024, e ndjekur nga Aranitas me 50%, Greshica me 48%, Selita me 47%, Kutë me 43% dhe Hekal me 40%.

Në të gjitha njësitë administrative të Fierit, popullsia ra me ritme dyshifrore, përveçse në Portës, ku tkurrja ishte 6.2%

Popullsia rurale e Gjirokastrës ra me 20%

Megjithëse Gjirokastra është qarku me popullsinë më të plakur në vend, popullsia e zonës rurale ka rënë me ritme më të ulëta se në tetë qarqe të tjera.

Qarku jugor ka përjetuar cikël më të hershëm emigracioni, duke bërë që ndryshimet e dekadës së fundit të jenë pak më të buta.

Megjithatë rënia e popullsisë rurale në Gjirokastër në periudhën në krahasim ishte 20%. Të dhënat tregojnë se rënien më të madhe të popullsisë e kanë fshatrat malorë të Bashkisë së Përmetit.

Rekordin e mbajti Njësia Administrative Frashër, popullsia e së cilës ra me rreth 63% ndërmjet 2011-2023, e ndjekur nga Buzi me rënie 45%, Lutfinjë me 45%, fshat Memaliaj 41%.

Në 13 njësi, nga 24 gjithsej, rënia e popullsisë rurale ishte mbi 30%.

Me rritje ishte vetëm popullsia e njësisë administrative Dropull i Sipërm, me 352% ndërmjet 2011 dhe 2023. Në këtë njësi, në censin e vitit 2023 u numëruan 4395 banorë, nga vetëm 971 që ishin në 2011.

Duket se numri i banorëve u rrit nga emigrantët që jetojnë në Greqi, pasi tregues të tjerë tregojnë se kjo njësi ka tkurrje reale të banorëve njësoj si të tjerat. Të dhënat mbi lindjet tregojnë se Zona e Dropullit ka numrin më të pakët të lindjeve vitet e fundit.

Fshatrat e Korçës u tkurrën me 26%

Korça dominohet nga zona rurale të thella që nisin nga Leskoviku deri në Buçimas.

NjĂ«sia administrative me rĂ«nien mĂ« tĂ« madhe tĂ« popullsisĂ« nĂ« Qarkun e Korçës ishte Çlirimi me 70%, e ndjekur nga Leskoviku me 58%, Moglica me 54%, Voskopoja me 51%.

Në anën tjetër rënien më të butë e kishte Hoçishti me 6% dhe Qendër Bilisht me 5.6%. Të dhënat tregojnë se popullsia e fshatrave malore të Qarkut të Korçës ka dy herë më shumë se në fshatrat fushore të Devollit.

Njësoj si edhe në qarqet e tjera, edhe në ato të Korçës, popullsia ka pësuar rënie në zonat e larg qyteteve dhe pa infrastrukturë. Korça ka turizëm dhe bujqësi të zhvilluar në krahasim me qarqet e tjera.

Në dekadën e fundit, Korça u rendit e dyta pas Tiranës për të ardhurat për frymë, por të dhënat mbi popullsinë tregojnë se shpërndarja e përfitimeve ka qenë e përqendruar.

Kukësi, me tkurrjen më të fortë, 34.5%

Zona rurale e prefekturës së Kukësit kryesoi rënien më të fortë në nivel vendi, ndërmjet 2011 dhe 2023. Në fshatrat e prefekturës më të varfër të vendit, në vitin 2011 u numëruan rreth 54 mijë banorë, ndërsa në vitin 2023 ishin rreth 35 mijë banorë, ose 34.5% më pak.

Komunat e Bushtricës, Kalisit dhe Arrnit pësuan tkurrje të popullsisë mbi 60%. Sipas të dhënave zyrtare këto njësi administrative në vitin 2012 kishin niveli më të lartë të varfërisë në vend.

Tkurrja ishte më e butë në njësitë administrative, Shqiten me 11%, Kolsh me 15%, Margegaj (përfshihet fshati turistik i Valbonës) me -18%. Ashtu si dhe në qarqet e tjera, fshatrat më afër qendrave urbane kanë tkurrje më të ulët të popullsisë në krahasim me ato më të thellat.

Qarku i Kukësit përjetoi valën e madhe të emigracionit në dekadën e fundit, kryesisht drejt Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Francës. Popullsia e qarkut është kryesisht rurale dhe në zona me akses të pakët në infrastrukturë.

Fshatrat e Lezhës, rënie me 30%

Popullsia e fshatrave të Lezhës pësoi rënie me 30% ndërmjet dy censeve edhe pse qarku ka mjaft burime natyrore të tilla si plazhe të bukura, fusha për bujqësi dhe kodra të ulëta për blegtorinë. Rënien më të madhe të popullsisë e shënoi Njësia Administrative Kaçinar me 75%, e ndjekur nga Ungrej me 71%, Oroshi 53%, Selita me 52% etj.

Ndërsa në krahun tjetër, rënie më të butë e kishin njësitë e administrative të Kolshit dhe Shëngjinit me 9.7 dhe 14% secila.

Të dhënat tregojnë se rënia më e fortë ka qenë në fshatrat e thella të Mirditës. Qarku i Lezhës ka pësuar rënie të fortë të popullsisë edhe në zonën fushore.

Zona rurale e Lezhës përjetoi rënie të fortë të popullsisë në shkallë kombëtare, pas Kukësit dhe Shkodrës.

Shkodra, nga më të goditurat, rënia me 34%

Zona rurale e Shkodrës në disa njësi ka përjetuar rënien më ekstreme të popullsisë me mbi 80% në të paktën tre ish-komuna. Fshatrat e Shkodrës kishin rënien më të madhe të popullsisë në rang kombëtar pas Kukësit, me rreth 34%.

Shkodra është një qark me burime natyrore, alpe mahnitëse, lumenj, liqene dhe det, por siç tregojnë të dhënat mbi popullsinë, ato nuk kanë mundur të kthehen në përfitime ekonomike për banorët e saj.

Censi 2023 zbuloi se Shkodra ishte ndër qarqet me rënien më të madhe të popullsisë në rang vendi. Me një shtrirje të larmishme gjeografike, zonat rurale të Shkodrës kanë pësuar tkurrje të fortë të popullsisë, kryesisht për shkak të largësisë me qendrat urbane.

Nga njësitë administrative të Pukës deri tek ato në alpe mungojnë rrugët dhe shkollat funksionojnë me klasa kolektive, duke bërë që shumë të rinj dhe familje të zhvendosen edhe për shkak të mungesës së shërbimeve publike.

Censi zbuloi se popullsia e Alpeve ka rënë me 50-84%, ndërsa në të gjitha njësitë e tjera, tkurrja është dyshifrore. Njësia administrative Temal u pakësua me 20% ritmi më i ulët në krahasim me 26 njësitë e administrative të qarkut ku 76% e tyre pësuan rënie të popullsisë nga 30 në mbi 84%.

Fshatrat e Tiranës u urbanizuan

Prefektura e Tiranës është e vetmja në shkallë vendi në të cilën popullsia rurale shënoi rritje me rreth 15% ndërmjet dy censeve, por kjo ndodhi për shkak urbanizimit të zonave rurale në njësitë administrative të Kasharit, Dajtit dhe Farkës.

Sipas të dhënave të cens 2023, popullsia e rurale e Tiranës ishte 277,6 mijë banorë nga 241,5 mijë që ishte në 2011, për shkak të urbanizimit të shpejtë të periferisë.

Njësia administrative në Kashar ka qenë zona rurale më afër me Bashkinë dhe në vitet e fundit është shndërruar në një nga lagjet më të mëdha të Tiranës me densitet të lartë urban, me rreth 89 mijë banorë nga 43 mijë që ishin në vitin 2011, me rritje 106%.

Në njësinë administrative të Dajtit, numri i banorëve gjithashtu u rrit me 74%, në Farkë me 60%, Petrelë, 3.3%, Vaqar, 1.2%. Këto njësi nuk mund të quhen më zona rurale, pasi pjesa më e madhe e banorëve jetojnë në banesa shumëkatëshe dhe kanë një stil jete urban.

Në të kundërt, në 19 njësi administrative në Tiranë nga 23 gjithsej popullsia është me tkurrje.

Rënien më të madhe e ka njësia administrative e Golemit, popullsia e së cilës ra me 69% ndërmjet dy censeve, e ndjekur nga ish-komuna Sinballaj me 58%, Lekaj 54%, Kryevidh 49%, Luz i Vogël me 47%.

Siç shihet, rënien më të madhe e kanë njësitë administrative të Kavajës që është pjesë prefekturës së Tiranës, Por gjithashtu popullsia ishte në rënie edhe në ish-komunat e kryeqytetit, të tilla si Shëngjergji me 37%, Preza me 24%, Ndroqi me 17%, Zallbastar -16.8%, Baldushk me -15.2%, Bërzhitë -13.7% etj.

Duke përjashtuar ish-komunat, Dajt, Kashar dhe Farkë, popullsia rurale e Qarkut të Tiranës ka pësuar rënie me 28%.

Vlora, 29% më pak banorë në fshat

Popullsia rurale e Qarkut të Vlorës u reduktua me 29% ndërmjet censeve të fundit 2011-2023.

Reduktimin më të madh e ka pësuar popullsia e njësisë administrative Xarrë, në të cilën në vitin 2023 kishte 61% më pak banorë se në vitin 2011, e ndjekura nga Brataj me -55%, Sevaster me -45%, Aliko me -42%, Kotë -40%.

Censi ka gjetur se edhe zona rurale me turizëm të zhvilluar në Prefekturën e Vlorës kanë pësuar rënie të popullsisë.

P.sh. në Ksamil kishte 32% më pak banorë se në vitin 2011, në Orikum 22% më pak, Lukovë 11.6%. Rritja e popullsisë u vu re vetëm në zonat me popullsi minoritare.

Pash në njësinë administrative të Livadhja u numëruan 145% banorë më shumë se në vitin 2011, por faktet tregojnë se lindjet në këtë njësi administrative, ndërmjet dy censeve kanë pësuar ulje drastike.

Edhe në Njësinë tjetër me popullsi minoritare, numri i banorëve rezultoi 32% më i lartë se në vitin 2011.

 

The post Harta e re e popullsisë rurale, si po zhduken fshatrat appeared first on Revista Monitor.

RĂ«nia e popullsisĂ« ul papunĂ«sinĂ«, treguesi bie nĂ« 8.8% nĂ« nĂ«ntor – dhjetor 2024

12 March 2025 at 11:56

Të dhënat e reja mbi tregun e punës shpalosën një panoramë ndryshe për vitin 2024, si rrjedhojë e integrimit të të dhënave të cens 2023 në metodologjinë që mat ecurinë e punësimit dhe të papunësisë.

INSTAT njoftoi sot se papunësia ra në tremujorin e fundit 2024 në 8.8% nga 10.77% që ishte më 2023.

Pas pĂ«rfundimit tĂ« Cens 2023, INSTAT integroi nĂ« AnketĂ«n e Forcave tĂ« PunĂ«s tĂ« dhĂ«nat e reja mbi popullsinĂ«. PakĂ«simi i popullsisĂ« me rreth 420 mijĂ« banorĂ« ndĂ«rmjet 2011-2023 ka sjellĂ« ndryshime “artificiale” nĂ« shumĂ« tregues ekonomikĂ«, pĂ«rfshirĂ« papunĂ«sinĂ«, tĂ« ardhurat pĂ«r frymĂ« etj.

INSTAT raportoi sot se shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, në tremujorin e katërt 2024, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 8,8%, duke shënuar një ulje vjetore me 0,8 pikë përqindje dhe një rritje tremujore me 0,7 pikë përqindje.

Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, në tremujorin e katërt 2024 për popullsinë 15-64 vjeç, është 75,5% me rritje vjetore 1,2 pikë përqindje dhe ulje tremujore me 0,4 pikë përqindje.

Për gratë, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 69,1%, ndërkohë për burrat ky tregues është 82,2%. Për burrat, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 13,1 pikë përqindje më e lartë sesa për gratë.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2023, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për gratë është rritur me 0,7 pikë përqindje, dhe për burrat me 1,8 pikë përqindje.

Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2024, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 53,6%.

Ky tregues është rritur me 2,0 pikë përqindje, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2023, dhe është ulur me 2,4 pikë përqindje në krahasim me tremujorin e tretë 2024. Për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e katërt 2024, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 83,9%.

Industria dhe shërbimet nxitësit e punësimit

Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2024, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 68,3%. Numri i të punësuarve për popullsinë 15 vjeç e lart, nga tremujori i katërt i vitit 2023 në tremujorin e katërt 2024, është rritur me 1,8%.

INSTAT raportoi se në terma vjetorë, punësimi rritet me 1,0% në sektorin e bujqësisë, me 3,6% në sektorin e industrisë dhe me 1,5% në sektorin e shërbimeve.

Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në tremujorin e katërt 2024, punësimi për popullsinë 15 vjeç e lart është ulur me 1,7%. Punësimi ulet me 2,3% në sektorin e bujqësisë, me 0,9 % në sektorin e shërbimeve dhe me 2,4% në sektorin e industrisë.

Më shumë njerëz dëshirojnë të punojnë

Shkalla e punësimit për burrat e grup-moshës 15-64 vjeç është 74,9%, ndërsa për gratë është 61,9%. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2023, shkalla e punësimit është rritur për burrat me 2,8 pikë përqindje dhe për gratë me 0,4 pikë përqindje.

Në tremujorin e katërt të vitit 2024, shkalla e punësimit të te rinjve është 43,4%. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2023, shkalla e punësimit të të rinjve është rritur me 2,7 pikë përqindje dhe në krahasim me tremujorin e tretë 2024 është ulur me 2,7 pikë përqindje. Për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e katërt 2024, shkalla e punësimit është 77,8%.

Papunësia në rënie

Në tremujorin e katërt 2024, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 8,8%. Shkalla e papunësisë është ulur me 0,8 pikë përqindje, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2023, dhe është rritur me 0,7 pikë përqindje, krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Shkalla e papunësisë për burrat është 8,0% dhe për gratë 9,6%. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2023, shkalla e papunësisë është rritur me 0,1 pikë përqindje për gratë, ndërkohë është ulur me 1,5 pikë përqindje për burrat.

Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç është 19,1%. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2023, shkalla e papunësisë për të rinjtë, është ulur me 2,1 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e tretë 2024, ky tregues është rritur me 1,4 pikë përqindje. Shkalla e papunësisë për grup-moshën 30-64 vjeç është 7,3%. Në terma vjetorë ky tregues është ulur me 0,2 pikë përqindje, krahasuar me tremujorin e mëparshëm ka një rritje me 0,6 pikë përqindje.

Bie numri i “dembeleve” nĂ« rĂ«nie

Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2024, 17,8% e popullsisë ekonomikisht jo-aktive dhe në moshë pune (15- 64 vjeç) ishin duke përmbushur detyrat shtëpiake, 10,6% e saj ishte në pension ose pension të parakohshëm, ndërsa 14,9% në paaftësi të përhershme.

Gjatë tremujorit të katërt 2024, 4,1% e popullsisë ekonomikisht jo-aktive (në grup-moshën 15-64 vjeç) deklaruan se nuk po kërkonin punë pasi besonin se nuk ka punë të disponueshme, pra klasifikohen si të papunë të dekurajuar.

Të rinjtë e moshës 15-29 vjeç që deklaruan se janë nxënës/studentë ose në trajnim përbëjnë 69,7% të të rinjve ekonomikisht jo-aktivë. Ndër të rinjtë e moshës 15-29 vjeç ekonomikisht jo-aktivë, 1,7% klasifikohen si të papunë të dekurajuar. Në popullsinë e moshës 30-64 vjeç, ky grup përbën 16,1% të popullsisë ekonomikisht jo-aktive të kësaj grup-moshe.

 

The post RĂ«nia e popullsisĂ« ul papunĂ«sinĂ«, treguesi bie nĂ« 8.8% nĂ« nĂ«ntor – dhjetor 2024 appeared first on Revista Monitor.

Regjistrimi i parë i Irakut në 40 vjet/ Popullsia arrin në 46.1 milion

By: lia rda
25 February 2025 at 09:35

Sipas të dhënave nga regjistrimi i parë në Irak në pothuajse 40 vjet, vendi ka një popullsi prej 46.1 milionë banorësh, raportoi Reuters.

Zyrtarët irakianë e quajtën regjistrimin një moment historik dhe thanë se ai do të sigurojë të dhëna bazë për planifikimin e ardhshëm dhe shpërndarjen e burimeve.

Regjistrimi ofron një pasqyrë të detajuar në kushtet ekonomike, arsimore dhe të banimit, kryesisht për Irakun federal në tërësi dhe veçanërisht për rajonin gjysmë autonom kurd në veri të vendit.

Duke folur nĂ« njĂ« konferencĂ« shtypi duke shpallur rezultatet, ministri irakian i planifikimit fizik, Mohammed Tamim tha se regjistrimi “tregon vendosmĂ«rinĂ« e qeverisĂ«â€ pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar kushtet nĂ« vend.

Ai theksoi se tĂ« dhĂ«nat do tĂ« ndihmojnĂ« nĂ« shpĂ«rndarjen mĂ« tĂ« drejtĂ« tĂ« burimeve nĂ«pĂ«r provinca. “PĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« katĂ«r dekada, Iraku ka kryer me sukses njĂ« regjistrim tĂ« plotĂ«, duke ndihmuar pĂ«r tĂ« siguruar njĂ« shpĂ«rndarje mĂ« tĂ« barabartĂ« tĂ« burimeve,” tha Tamim.

Sipas rezultateve të regjistrimit, rreth 70 përqind e popullsisë jeton në zonat urbane të Irakut federal, ndërsa 84 përqind e kurdëve në Irak jetojnë në zona urbane.

Rreth 93 pĂ«r qind e fĂ«mijĂ«ve nĂ« zonat kurde janĂ« tĂ« regjistruar nĂ« shkollat ​​fillore, krahasuar me 88 pĂ«r qind nĂ« Irakun federal./abcnews.al

❌
❌