Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Zhduken dy vajza të mitura në Fushë-Kosovë

By: Ardit
10 July 2025 at 10:23

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy vajza të mitura në Fushë Kosovë, të cilat janë raportuar të zhdukura. Rasti është raportuar të mërkurën, më 9 korrik, ku dy prindër kanë deklaruar se mbrëmjen e 4 korrikut, dy vajzat e mitura kanë dalë nga banesat e tyre dhe nuk janë kthyer më. Sipas raportimit, ato […]

The post Zhduken dy vajza të mitura në Fushë-Kosovë appeared first on BoldNews.al.

Babai raporton të birin të zhdukur në Fushë Kosovë, rasti po hetohet

4 July 2025 at 10:46

Një person ka raportuar se djali i tij është larguar nga banesa dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 02.07.2025, në Fushë Kosovë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij viktima mashkull kosovar, është larguar nga banesa dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij”, thuhet në raport.

The post Babai raporton të birin të zhdukur në Fushë Kosovë, rasti po hetohet appeared first on Telegrafi.

Pogradec/ I zhdukur prej tre javësh, 77-vjeçari gjendet i pajetë

By: user 8
29 June 2025 at 13:03

Pogradec- Një 77-vjeçar i zhdukur që prej datës 6 qershor nga banesa e tij është gjendur i pajetë.

Sipas burimeve për Report Tv, trupi i Nazif Muços u gjet paraditen e sotme në fshatin Piskupat.

Për zhdukjen e tij rreth 3 javë më parë ka qenë bashkëshortja ajo që ka kallëzuar rastin në polici.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes në lidhje zbardhjen e plotë të rrethanave.

The post Pogradec/ I zhdukur prej tre javësh, 77-vjeçari gjendet i pajetë appeared first on Lapsi.al.

U raportua i zhdukur – ekipet e shpëtimit e gjejnë pas kërkimeve intensive në Prizren

26 June 2025 at 09:56

Ekipet e kërkim shpëtimit kanë gjetur personin i cili ishte raportuar i zhdukur nga data 22.06.2025 në fshatin Gorozhup të Prizrenit.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se viktimës i është ofruar ndihma mjekësor e më pas është dërguar në Spitalin e Prizrenit.

“Lidhur me rastin, me 25.06.2025 nga ekipet e kërkim shpëtimit, është gjetur viktima mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore e me pas është dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman të mëtutjeshëm”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

The post U raportua i zhdukur – ekipet e shpëtimit e gjejnë pas kërkimeve intensive në Prizren appeared first on Telegrafi.

Motra bën denoncim në polici, zhduket i moshuari në Tiranë

By: Ardit
23 June 2025 at 10:27

Një 72-vjeçar ka humbur në qytetin e Tiranës. Policia bën me dije se ishte motra e tij që bëri denoncim në polici se 72-vjeçari se ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më. “Ditën e djeshme, shtetasja N. K. kallëzoi se ishte larguar nga banesa, vëllai i saj, shtetasi S. Gj., 72 vjeç. Punohet […]

The post Motra bën denoncim në polici, zhduket i moshuari në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Zhduket një grua në Prishtinë, rasti po hetohet

26 May 2025 at 09:36

Një grua ishte larguar dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Sipas raportit 24 orësh bëhet e ditur ngjarja ka ndodhur më 23.05.2025 rreth orës 19:30, në Prishtinë.

Tutje thuhet se rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore.

“Ankuesja femër kosovare me datë 25.05.2025 ka raportuar se viktima femër kosovare prej datës 23.05.2025 ishte larguar dhe nuk dihet për vend ndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

 

The post Zhduket një grua në Prishtinë, rasti po hetohet appeared first on Telegrafi.

Çifti u nis për pushime/ Dy të rinj të zhdukur prej 1 jave, 47-vjeçarja alarmon policinë e Tiranës: U nisën për Sarandë

7 May 2025 at 13:40

Në policinë e Tiranës është denoncuar zhdukja e dy të rinjve, një vajze dhe një djali, nga ana e një 47-vjeçareje. Mësohet se dy të rinjtë janë larguar në drejtim të Sarandës për pushime, por prej 7 ditësh kanë humbur çdo kontakt me familjet e tyre.

“L. Q., 47 vjeçe kallëzoi se prej datës 01.05.2025, ka humbur kontaktet me familjarët e saj, shtetasit R. Q., 22 vjeç dhe E. D., 25 vjeçe, të cilët sipas deklarimit të saj, janë larguar më datë 23.04.2025, në Sarandë, për pushime”, informon policia.

Bëhet me dije se efektivët e policisë së Tiranës janë duke punuar së bashku me Policinë e Sarandës për gjetjen e dy të rinjve dhe aktualisht po kryhen kërkime.

The post Çifti u nis për pushime/ Dy të rinj të zhdukur prej 1 jave, 47-vjeçarja alarmon policinë e Tiranës: U nisën për Sarandë appeared first on Sot News | Lajme.

Vijojnë kërkimet për të riun që u zhduk pas rrëshqitjes së dheut, apeli i familjes

5 May 2025 at 12:31

Vijojnë për të dytën ditë radhazi kërkimet për Ardit Beshirin, 29 vjeçarin, i cili u zhduk pas shembjes së një masivi dheu në ambientet e një fabrike për përpunimin e kromit në zonën e Qafës së Burrelit. Beshiri ishte duke punuar me eskavator kur ndodhi tragjedia. Rrëshqitja masive e dheut bëri që i riu të zhdukej pa lënë gjurmë, teksa ishte duke punuar me eskavator.

Eskavatori me të cilin po punonte viktima është ndarë në disa pjesë nga forca. Disa komponentë të mjetit janë gjetur nga banorët dhe punëtorët në zonë, por ende nuk ka asnjë gjurmë të trupit të 29-vjeçarit. Familjarët e të riut i kanë bërë apel institucioneve për intensifikimin e operacionit të kërkimit, duke theksuar se nevojiten pajisje të specializuara. Ata shprehen se nevojiten makineri të posaçme për të gjetur trupin e 29-vjeçarit, pasi disa punonjës të autoriteteve me lopata vetëm nuk mjaftojnë.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka ndaluar drejtuesin teknik të shoqërisë ku ndodhi aksidenti, 44-vjeçarin Ademir Lala, banues në Klos, nën akuzën e shkeljes së rregullave të sigurisë teknike në punë.

The post Vijojnë kërkimet për të riun që u zhduk pas rrëshqitjes së dheut, apeli i familjes appeared first on Sot News | Lajme.

11 ditë nga zhdukja e një gruaje në Gjakovë, rasti po hetohet

18 April 2025 at 09:54

Një grua është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 20:00 më 07.04.2025, në Gjakovë.

Tutje thuhet se rasti është në procedurë hetimore.

“Është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/

The post 11 ditë nga zhdukja e një gruaje në Gjakovë, rasti po hetohet appeared first on Telegrafi.

Zhduket një 26 vjeçar në zonën e Pashtrikut, po vazhdon kërkimi për gjetjen e tij

8 April 2025 at 10:27

Një 26 vjeçar i cili është zhdukur një ditë më parë në zonën malore të Pashtrikut (Hasi) në Shqipëri, ende nuk është gjetur.

Kështu kanë bërë të ditur në një prononcim për Telegrafin nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.

Sipas tyre, kërkimi për gjetjen e 26 vjeçarit po vazhdon.

Po ashtu kjo shoqatë në një postim të në rrjetin social në Facebook të hënën kanë raportuar për këtë zhdukje, duke shkruar se bëhet fjalë për Ajet Lleshin.

Ata po ashtu kanë shkruar se operacioni po realizohet në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe ekipin e motoçiklistëve të specializuar dhe ekipin për vëzhgim me dron.

“Sot, më 07 Prill 2025, ka nisur operacioni i kërkim-shpëtimit në zonën malore të Pashtrikut (Hasi), në Rep. të Shqipërisë. Operacioni po realizohet në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe ekipin e motoçiklistëve të specializuar dhe ekipin për vëzhgim me dron, për të gjetur shtetasin Ajet Lleshi, 26 vjeç, i cili është raportuar i zhdukur në këtë zonë. Terreni është i vështirë dhe kërkimi po vazhdon me intensitet. Lutemi qytetarëve që kanë ndonjë informacion të njoftojnë autoritetet”, thuhet në postimin e tyre. /Telegrafi/

The post Zhduket një 26 vjeçar në zonën e Pashtrikut, po vazhdon kërkimi për gjetjen e tij appeared first on Telegrafi.

Harta e re e popullsisë rurale, si po zhduken fshatrat

By: Ardit
23 March 2025 at 08:45

Numri i banorëve në zonat rurale ka rënë me rreth 18% nga 2011-2023 sipas rezultateve të Censit për njësitë administrative të vendit, në krahasim me zonat urbane me 10%. Për 36 njësi administrative kryesisht në Veri, rënia e popullsisë ishte nga 50 deri në 84%, në 48 njësi administrative popullsia ka rënë nga 40-50%, në […]

The post Harta e re e popullsisë rurale, si po zhduken fshatrat appeared first on BoldNews.al.

Çfarë po ndodh? 31 filma po “zhduken” nga Netflix

By: gaze tare
26 February 2025 at 17:33

Nëse jeni një adhurues i filmave në Netflix, mund të jetë momenti i fundit për të parë disa nga titujt tuaj të preferuar! Platforma e njohur e transmetimit do të largojë një përzgjedhje filmash në fillim të muajit mars 2025, përfshirë disa nga më të shikuarit kohët e fundit.

Sipas raportimeve, këto filma do të jenë të disponueshëm vetëm deri më 1 mars 2025, ndaj shfrytëzoni kohën për t’i parë para se të zhduken nga katalogu i Netflix.

Lista e plotë e filmave që do të largohen më 1 mars 2025:
•21 Bridges
•A Haunted House
•A Haunted House 2
•Aloha
•Blended
•Cinderella Man
•Due Date
•Free State of Jones
•Green Lantern
•In the Heart of the Sea
•Inception
•Legends of the Fall
•Little
•Mr. Peabody & Sherman
•Oblivion
•Scooby-Doo
•Scooby-Doo 2: Monsters
•Seven Years in Tibet
•Sixteen Candles
•Stand by Me
•Still Alice
•The Angry Birds Movie
•The Other Guys

Këto ndryshime janë pjesë e rotacionit të zakonshëm të Netflix, i cili shton dhe largon përmbajtje bazuar në marrëveshjet e licencimit. Nëse ndonjë nga këta filma është në listën tuaj të pritjes, është koha e duhur për ta parë para se të largohet!

The post Çfarë po ndodh? 31 filma po “zhduken” nga Netflix appeared first on iconstyle.al.

Zhduket një vajzë në Suharekë, rasti po hetohet

18 February 2025 at 09:43

Një vajzë është larguar nga shtëpia më 14.02.2025 dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti është raportuar më 17.02.2025 në Suharekë.

Tutje thuhet se rasti është nën hetime.

“Suharekë 14.02.2025-13:00. Me 17.02.2025 ankuesja femër kosovare, ka raportuar se vajza e saj, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

The post Zhduket një vajzë në Suharekë, rasti po hetohet appeared first on Telegrafi.

Zhduket një grua në Prizren, rasti po hetohet

6 February 2025 at 09:36

Një grua raportohet se është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 25.01.2025, në Prizren.

Tutje në raport bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.

“Prizren 25.01.2025-NN. Me 05.02.2025 është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/

The post Zhduket një grua në Prizren, rasti po hetohet appeared first on Telegrafi.

Një javë i zhdukur! Ende asnjë gjurmë për Engjëll Kananin, vijojnë kërkimet

By: Ela
22 January 2025 at 11:44

Zhdukja e 63-vjeçarit, Engjëll Kanani nga Berati mbetet ende mister, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për gjetjen e tij. Ai u zhduk teksa kishte dalë për peshkim së bashku me një mik në lumin Vjosa, pranë fshatit Kashisht. Që nga momenti i zhdukjes, policia dhe familjarët kanë kryer kërkime të gjera në zonë, por deri më […]

The post Një javë i zhdukur! Ende asnjë gjurmë për Engjëll Kananin, vijojnë kërkimet appeared first on BoldNews.al.

Zhduket babai i 3 fëmijëve në Shkodër, familja e denoncon në polici

By: M C
21 January 2025 at 20:54

Prej 4 ditësh, Edison Oruqi, babai i 3 fëmijëve, banues në lagjen “Kiras” në Shkodër është zhdukur pa gjurmë. Ai ka qenë duke punuar në lumin e Shalës, kur ka humbur kontaktet me familjen.

Sipas burimeve, një shok i tij dhe familja deklarojnë se për herë të fundit e kanë parë duke punuar në bujtinë.

Skënder Pepkolaj, thotë se Edisonin e ka marrë vëllai i pronarit për të ngarkuar material për ndërtim dhe i ka thënë se do ta rikthejë të nesërmen. Pasi kanë kryer punën, ai i ka komunikuar se punëtorin e ka lënë në një ishull të vogël rëre.

Ka qenë vetë Pepkolaj, i cili ka bërë denoncimin në polici për zhdukjen e Edisonit, i cili ishte ndihmësi i tij në punën në ndërtim. Policia e Shkodrës, ka zhvilluar disa kontrolle në lumin e Shalës, por ende pa asnjë rezultat.

The post Zhduket babai i 3 fëmijëve në Shkodër, familja e denoncon në polici appeared first on Albeu.com.

Del për peshk, e përpin Vjosa? Pesë ditë pa asnjë gjurmë, çfarë dihet për 63-vjeçarin e zhdukur

20 January 2025 at 09:56

Pesë ditë pas zhdukjes se 63 vjeçarit Ëngjëll Kanani pranë lumit Vjosa në afërsi të fshatit Kashisht nuk ka asnjë gjurmë të tij. Burime nga vendi i ngjarjes thanë se mister mbetet fakti që nuk është gjetur asnje send personal i tij, si mjetet e peshkimit, çanta apo celulari.

Për më tepër, celulari i 63 vjeçarit ka qenë i hapur deri 24 orë pas zhdukjes së Kananit teksa kishin nisur kërkimet për të. Familjarët dhe miku i tij 64 vjeçar e kanë telefonuar vazhdimisht në numrin e tij, por megjithëse thirrja kryhej, nuk përgjigjej askush.

Kërkimet janë shtrirë edhe në kanalin Vjosë Levan Fier që lidhet me lumin Vjosa e madhe. Një grup familjarësh po kontrollojnë këtë zonë prej dy ditësh duke iu bashkuar kështu operacionit të kërkimeve nga policia dhe ekipit të polumbarëve. Megjithatë, nga 63 vjeçari nuk ka asnjë gjurmë.

Krahas kërkimeve, sektori i krimeve në komisariatin e Fierit ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Ëngjëll Kanani është baba i tre fëmijëve. Ai bashkë me një shokun e tij, të dy me banim në Berat, prej tre vitesh ushtronin peshkim amator në lumin Vjosa. Diten e zhdukjes, të enjten e javës që shkoi, dy shoket janë parë të peshkonin në vende të ndryshme në zonën e Kashishtit. Miku i tij ka deklaruar në polici, se kishin lënë takim, por 63 vjeçari nuk erdhi. Pas disa orësh ku 63 vjeçari nuk përgjigjej në telefon, miku i tij denoncoi zhdukjen e tij. Kërkimet ende vazhdojnë.

The post Del për peshk, e përpin Vjosa? Pesë ditë pa asnjë gjurmë, çfarë dihet për 63-vjeçarin e zhdukur appeared first on Sot News | Lajme.

Kosovë/ Gjendet trupi i pajetë i 26-vjeçarit në lumin Drini i Bardhë

By: Oldi
14 January 2025 at 12:30

Sot një person është gjetur pa shenja jete në lumin “Drini i Bardhë”, në afërsi të urës së fshatin Rugovë. Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. “Me date 14.01.2025, rreth orës 08:20, policia është informuar se një qytetar e ka vërejtur një trup të pa jetë në lumin […]

The post Kosovë/ Gjendet trupi i pajetë i 26-vjeçarit në lumin Drini i Bardhë appeared first on BoldNews.al.

Gati një e katërta e specieve në ujërat e ëmbla rrezikohen të zhduken

By: Oldi
10 January 2025 at 21:42

24% e specieve të ujërave të ëmbla janë në rrezik të zhduken, si rezultat i faktorëve njerëzorë si ndotja, ndërtimi i digave, nxjerrja e ujit dhe gjithashtu nga ndryshimet klimatike, thuhet në një studim të botuar në revistën “Natyra”. Mjediset e ujërave të ëmbla përbëjnë vetëm 1% të sipërfaqes së planetit, por mbështesin 10% të […]

The post Gati një e katërta e specieve në ujërat e ëmbla rrezikohen të zhduken appeared first on BoldNews.al.

Zhduket një grua në Ferizaj, rasti po hetohet

10 January 2025 at 10:36

Një grua ka dal nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 04:00, në Ferizaj.

“Është raportuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

The post Zhduket një grua në Ferizaj, rasti po hetohet appeared first on Telegrafi.

❌
❌