Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 15 July 2025Main stream

Gjarpri rreth dy metra i gjatë shkakton panik në lagjen Ortakoll të Prizrenit

15 July 2025 at 14:34

Në njërën nga lagjet më të mëdha të Prizrenit, Ortakoll, këtë mëngjes është parë një gjarpër rreth 2 metra i gjatë.

Gjarpri shkaktoi panik tek banorët e lagjes, të cilët ndërhynë menjëherë duke e neutralizuar atë.

Banorët kërkuan që të merren masa parandaluese për të shmangur raste të ngjashme në të ardhmen.

IKSHPK javë më parë u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbrohen nga kafshimet e gjarpërinjve, duke listuar një varg rekomandimesh se si të veprohet në rast të tilla./rtk/

The post Gjarpri rreth dy metra i gjatë shkakton panik në lagjen Ortakoll të Prizrenit appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për të arrestuarin për fajde dhe bixhoz

11 July 2025 at 18:00

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në këtë qytet caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit A.H., i cili dyshohet për kryerjen e dy veprave penale të rënda: “Fajdeja” dhe “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas hetimeve paraprake, i pandehuri A.H., gjatë periudhës nga një datë e pavërtetuar në vitin 2024 deri më 10 korrik 2025, në qytetin e Prizrenit, ka përfituar në mënyrë të paligjshme nga gjendja e rëndë financiare e të dëmtuarit S.M., duke i dhënë hua shumën prej 800 euro, të cilën më pas e ka shndërruar në një borxh të përshkallëzuar në vlerën prej 5.500 euro, përmes interesave të larta dhe presionit psikologjik.

I dëmtuari kishte paguar një shumë prej 900 euro në tre muaj, por nuk kishte mundur të shlyente borxhin e plotë. Gjatë një marrëveshjeje për pagesë, më 10 korrik 2025, në lagjen “Bazhdaranë” në Prizren, në momentin që dorëzoi shumën prej 5.000 euro, i pandehuri u arrestua në flagrancë nga Policia e Kosovës.

Përveç kësaj, Prokuroria e ngarkon A.H.-në edhe me organizimin e bixhozit të paligjshëm, duke përfshirë të dëmtuarin në veprimtari bastesh online, të ndaluar me ligj, përmes një programi që i ishte ofruar në këmbim të shumës fillestare.

Me këto veprime, sipas Prokurorisë, A.H. ka konsumuar elementet e veprave penale të fajdesë dhe organizimit të bixhozit të paligjshëm, të dënueshme sipas neneve 331 dhe 294 të Kodit Penal.

Prokuroria Themelore në Prizren thekson se mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit financiar dhe në garantimin e sundimit të ligjit, duke ndjekur penalisht të gjithë ata që cenojnë të drejtat e qytetarëve dhe ligjin në fuqi./Telegrafi/

The post Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për të arrestuarin për fajde dhe bixhoz appeared first on Telegrafi.

Në Spitalin e Prizrenit kryhet koronarografia dhe bëhet vendosja e stentave

5 July 2025 at 10:40

Në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, pacientët nga e gjithë Kosova kanë mundësi të kryejnë koronarografinë dhe vendosjen e stentave. Megjithatë, një pjesë e qytetarëve nuk janë të informuar për këtë mundësi dhe i drejtohen Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për t’i kryer këto ndërhyrje.

Për shkak të mungesës së kardiologëve invazivë në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, në Prizren, çdo ditë një kardiolog së bashku me dikë nga ekipi mjekësor, udhëtojnë nga QKUK-ja në Prishtinë për të realizuar ndërhyrjet në këtë spital.

Ndër kardiologët e QKUK-së që ofrojnë shërbime në Prizren, është edhe Artan Ahmetaj, i cili tregon se çdo ditë i trajtojnë deri në gjashtë pacientë me procedura invazive.

Ahmetaj potencon se në fundjavë, shpeshherë organizohen kujdestari 24-orëshe, që u mundësojnë pacientëve të marrin trajtim të menjëhershëm pa pasur nevojë të shkojnë në Prishtinë.

“Meqenëse projekti ka qenë i LuxDev-it kanë qenë ekspertët nga Sllovenia të cilët e kanë udhëhequr në fillim projektin sesi do të realizohet. Kemi filluar me vetëm dy herë në javë, me kujdestari 24 orëshe. Ku janë thirrur 5 deri në 6 si raste elektive dhe të gjitha rastet c ka kanë qenë urgjenca brenda 24 orëve janë kryer. Që 6 muaj kanë filluar çdo ditë të vijnë. Dhe zakonisht vijnë 1 deri në 2 mjekë nga Qendra Klinike Universitare të cilët janë me përvojë në fushën e Kardiologjisë Invazive dhe kryejnë raste çdo ditë nga 5 deri në 6 raste dhe rastet akute gjatë kohës sa janë këtu. Gjithashtu, në fundjavë në shumicën e herave organizohen edhe kujdestari 24-orëshe për të cilat gjithë pacientët që kanë nevojë për urgjencë kardiologjisë invazive nuk kanë nevojë të shkojnë në QKUK”, thotë Ahmetaj.

Përveç koronarografisë, kardiologu Ahmetaj tregon cilat intervenime kryhen në Prizren.

“Këtu kryhen të gjitha intervenimet që kryhen edhe në sallën kateterizimit në Prishtinë…Këto janë koronarografi, stentim, ballonim, këto janë procedurat të cilat kryhen”, thotë kardiologu.

Ahmetaj thotë se pacientët nuk duhet të hezitojnë të shkojnë në Prizren për ndërhyrje, sepse procedura kryhet nga i njëjti personel i QKUK-së dhe me kushte më të mira sesa në Prishtinë.

Ai thekson se qëllimi është të ulet lista e pritjes, e cila menaxhohet nga QKUK-ja dhe përmes saj pacientët shpërndahen në të dy qendrat.

“Jo rrallë kemi hezitime nga pacientët pse të shkohet në Prizren. Qëllimi është se kryhet i njëjti intervenim, nga i njëjti personel dhe nuk ka nevojë pritje aq të madhe sikur bëhet në Prishtinë. Qëllimi është të zvogëlohet lista e pritjes…Lista e pritjes e cila është e menaxhuar nga QKUK-ja, e njëjta listë menaxhohet nga atje dhe distribuohen pacientët edhe në Prishtinë edhe në Prizren… Nuk ka nevojë aspak për hezitim. Përkundrazi, sa i përket ambientit të punës, këtu është më lehtë. Edhe për neve si mjekë edhe për pacientë edhe për infermierë e staf tjetër mbështetës. Këtu është një sallë moderne dhe kushtet janë shumë më të mira sesa në Prishtinë”, tregon Ahmetaj.

Ahmetaj potencon arsyen pse më shumë se një vit salla e kateterizimit në Prizren suportohet nga QKUK-ja.

“Arsyeja pse qe një vit kjo sallë e kateterizimit suportohet nga salla e kateterizimit në QKUK është sepse ende në Prizren nuk ka një staf të trajnuar që më në mënyrë vetanake zgjidhjen e të gjitha rasteve të cilat kryhen këtu”, thotë Ahmetaj.

Ahmetaj thotë se që nga qershori i vitit 2024, kur filloi puna në Kardiologjinë Invazive në Prizren, në fillim dy mjekë, një infermier dhe një teknik salle, kanë ardhur dy herë në javë, ndërsa që nga janari shërbimet ofrohen çdo ditë.

Por, ka qytetarë që nuk janë të informuar për këto shërbime.

Shadije Krasniqi tregon se nuk është në dijeni se në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit mund të bëhet vendosja e stentave të zemrës.

“A e keni ditur që stentat e zemrës vendosen tani edhe në Spitalin e Prizrenit? Jo. Nuk e keni ditur? Jo. A keni menduar se vendosen veç në Prishtinë? Jo, edhe në Prizren duhet të vendosen”, shprehet Krasniqi.

Hamdi Elshani nga Suhareka tregon se stentat i ka vendosur në QKUK, por nuk ishte i informuar se një shërbim i tillë ofrohet edhe në Spitalin e Prizrenit.

“A e keni ditur që stentet e zemrës vendosen tani edhe në Spitalin e Prizrenit? Jo, nuk e kemi ditur. A keni menduar se bëhen vetëm në Prishtinë. Edhe i kam bërë në Prishtinë…Tani mund t’i vendosni edhe në Prizren. Faleminderit për informacionin”, thotë Elshani.

Ndërkaq Shefqet Maliqi nga Malisheva tregon se pak muaj më parë ka marrë vesh se vendosja e stentave mund të bëhet edhe në Spitalin e Prizrenit.

“A e dini që stentat e zemrës vendosen tani edhe në Spitalin e Prizrenit. Po kemi marrë vesh, po. Kur e keni marrë vesh? Para dy muajve një bashkëfshatar i joni e ka vendosur stentën gruas së tij…Mirë ka shkuar shumë”, tregon Krasniqi.

Këto shërbime ofrohen në kuadër të projektit LuxDec të financuar nga Qeveria e Luksemburgut dhe implementuar nga Agjencia e Bashkëpunimit për Zhvillim të Luksemburgut.

Kjo zgjidhje ka mundësuar ofrimin e shërbimeve të avancuara kardiologjike më afër qytetarëve të rajonit të Prizrenit dhe më gjerë./kp/

The post Në Spitalin e Prizrenit kryhet koronarografia dhe bëhet vendosja e stentave appeared first on Telegrafi.

Grabitet shtëpia në Prizren, vidhen para dhe stoli ari

3 July 2025 at 10:33

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në lagjen Dardani të Prizrenit.

Një qytetar kosovar ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari.

Policia është duke hetuar rastin dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Nuk raportohet për persona të lënduar. /Telegrafi/

The post Grabitet shtëpia në Prizren, vidhen para dhe stoli ari appeared first on Telegrafi.

Besnik Krasniqi kandidat i AAK-së për kryetar të Prizrenit

2 July 2025 at 20:23

Besnik Krasniqi është kandidat për kryetar të Prizrenit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet komunale të 12 tetorit.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se Besniku është një profesionist i dëshmuar me përvojë të gjerë në sektorin publik dhe atë ndërkombëtar, i cili ka ndërtuar karrierën e tij mbi parimet e përgjegjësisë, transparencës dhe shërbimit ndaj qytetarëve.

“Ai përfaqëson një zgjidhje të denjë për qytetarët e Prizrenit, në kohën kur ky qytet ka nevojë për një udhëheqje vizionare dhe të përgjegjshme. Prizreni meriton një epokë të re zhvillimi, përmes projekteve strategjike në sferën ekonomike, kulturore dhe në fuqizimin e trashëgimisë e ngjarjeve artistike që i japin identitet këtij qyteti. Unë besoj në vizionin e Besnikut dhe në përkushtimin e kandidatëve të AAK-së për asamblenë komunale”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Zgjedhjet lokale në Kosovës mbahen më 12 tetor 2025.

The post Besnik Krasniqi kandidat i AAK-së për kryetar të Prizrenit appeared first on Telegrafi.

‘DokuFest’ prezanton projektet e përzgjedhura për Forumin e Filmave të Shkurtër

2 July 2025 at 08:59

DokuFest ka kënaqësinë të shpallë projektet e përzgjedhura për edicionin e parë të Forumit të Filmit të Shkurtër, një platformë rajonale për bashkë krijim dhe prezantim që mbështet filma të shkurtër nga Ballkani.

Iniciativa do të fillojë me një sesion online më 25 korrik, dhe vazhdon me programin fizik në Prizren nga 4 deri më 6 gusht 2025, gjatë edicionit të 24’të të DokuFest.

8 projekte nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë përzgjedhur për këtë edicion të parë, duke sjellë një gamë të gjerë tregimesh nga zhanre të ndryshme: animacion, dokumentar, fiksion, hibrid dhe eksperimental.

“Forumi si ide ka qenë prezente që nga viti 2015, por pa një mbështetje të qëndrueshme financiare ishte e pamundur ta fillonim,” thotë Eroll Bilibani, udhëheqës i DokuLab.

“Një nga pengesat kryesore ishte mospranimi i Kosovës në programin e MEDIA të Creative Europe. Kjo e bëri thuajse të pamundur krijimin e një platforme të qëndrueshme që mbështet zëra të rinj nga Kosova dhe që ofron mundësi bashkëkrijimi rajonal me filma të shkurtër. Me mbështetjen afatgjatë të Ambasadës Suedeze dhe Ministrisë së Kulturës, po e nisim këtë iniciativë rajonale kaq të rëndësishme për kinemanë ballkanike. Prej kohësh kemi ndjekur modelin nordik për bashkëpunim dhe përkrahje të filmit të shkurtër, dhe ky model na ka frymëzuar, padyshim shpresojmë që këtë frymë ta sjellim edhe në Ballkan. Jam gjithashtu mirënjohës për bashkëpunimin me Jing Haase, ajo ka qenë me ne që nga fillimi, dhe me Martijn te Pas, i cili do të mentorojë ekipet e përzgjedhura.”

Forumi do të moderohet nga Jing Haase, kuratore dhe eksperte e filmit të shkurtër me mbi 20 vite përvojë në industri. Ajo ka punuar më herët në Nordisk Panorama dhe në Institutin Suedez të Filmit, me fokus në distribuimin ndërkombëtar të filmave të shkurtër.

Ekipet pjesëmarrëse do të mentorohen nga Martijn te Pas, ish-programues në IDFA, me përvojë në zhvillimin e dokumentarëve, këshillim festivalesh dhe strategji prezantimi për filmbërësit.

PROJEKTET E PËRZGJEDHURA

Kosova

Crow Funeral

Regjia: Durim Klaiqi
Producent: Durim Klaiqi
Zhanri: Hibrid
Një dokumentar eksperimental që eksploron aktin e vëzhgimit përmes arkivave të pasluftës dhe materialeve personale të Ahmet Grajqevcit. Filmi zhvillohet në pesë dimensione: gjuha, imazhi, hapësira, koha dhe ndjenja.

I Still Haven’t Cried

Regjia: Flaka Kokolli
Zhanri: Animacion
Dy vajza flasin për vdekjen e babait të Natës dhe mungesën e reagimit të saj emocional. Në të njëjtën kohë, filmi shqyrton mënyrën se si këto imazhe dhe tinguj ndikohen nga shikuesi.

Soundtrack of a People: Boom

Regjia: Fjolla Muharremi
Producentë: Laberion Nitaj & Ismail Myrseli
Zhanri: Dokumentar
Një rikthim në skenën muzikore të viteve 1981–1987 në Kosovën e pas-Titos, ku muzika bëhej zë i një brezi të harruar.

Who Is Singing?

Regjia: Ana Morina

Producent: Anita Morina
Zhanri: Animacion
Historia e dy ish-të burgosurave politike që takohen pas 40 vitesh, për të kujtuar ditën kur Afërdita u mor me forcë për këngën e saj për lirinë.

Maqedonia e Veriut

Soil
Regjia: Kiril Karakash
Producent: Svetislav Podleshanov
Zhanri: Dokumentar
Një portret vizual metaforik i fëmijëve që rriten pranë një vend-depozite me 15,000 tonë arsenik, vetëm disa metra nga shkolla e tyre. sveti antun pustinjak
Regjia: Antonio Dimovski
Zhanri: Eksperimental
Filmi eksploron kujtesën, identitetin, shpirtëroren dhe shëndetin mendor në një kontekst post-socialist përmes një rrëfimi vizual intim.

Shqipëria

Until the Sun Sets
Regjia: Gledis Bica
Producent: Ajsela Vojka
Zhanri: Fiksion
Albana plagoset nga vëllai i saj për një dashuri të fshehtë. E shtrirë në borë, para syve të komunitetit që nuk reagon, ajo pret derisa dielli të perëndojë.

Discobox

Regjia: Romina Ruda
Producent: Blerina Hankollari
Zhanri: Fiksion
Një dramë e ndjeshme që ndodh brenda një nate në një klub në Tiranë, ku tre miq përballen me identitetin dhe të kaluarën e tyre në një realitet post-komunist.

SHTETI MYSAFIR: SKOCIA

Në bashkëpunim me Scottish Documentary Institute, Skocia është vendi mysafir i edicionit të parë të Forumit. Tre projekte filmike në post-produksion, të xhiruara në Kosovë gjatë programit të rezidencës “Breaking Borders” me mbështetjen e British Council Collaborative Grants, do të prezantohen në Forum.

Forumi i Filmit të Shkurtër organizohet nga DokuFest, në partneritet me qendrat kinematografike të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, dhe në bashkëpunim me: Italian Short Film Center, ShorTo Film Market, Documentary Association of Europe, Thessaloniki Film Festival – AGORA MARKET, Square Eyes, YLE – transmetuesi publik i Finlandës, dhe The New York Times: Op-Docs.

Forumi mbështetet nga Programi Creative Force, i financuar nga Sida – Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar, dhe Ambasada Suedeze në Prishtinë, me mbështetje vjetore nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës.

The post ‘DokuFest’ prezanton projektet e përzgjedhura për Forumin e Filmave të Shkurtër appeared first on Telegrafi.

U raportua i zhdukur – ekipet e shpëtimit e gjejnë pas kërkimeve intensive në Prizren

26 June 2025 at 09:56

Ekipet e kërkim shpëtimit kanë gjetur personin i cili ishte raportuar i zhdukur nga data 22.06.2025 në fshatin Gorozhup të Prizrenit.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se viktimës i është ofruar ndihma mjekësor e më pas është dërguar në Spitalin e Prizrenit.

“Lidhur me rastin, me 25.06.2025 nga ekipet e kërkim shpëtimit, është gjetur viktima mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore e me pas është dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman të mëtutjeshëm”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

The post U raportua i zhdukur – ekipet e shpëtimit e gjejnë pas kërkimeve intensive në Prizren appeared first on Telegrafi.

Shkurtimi i mbështetjes financiare për DokuFest, organizatat: Pasiguri e mungesë transparence në trajtimin e iniciativave kulturore, rinore dhe sportive

25 June 2025 at 11:34

Disa organizata në Prizren i janë drejtuar me një letër Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport lidhur me shqetësimin për shkurtimin e mbështetjes financiare për DokuFest si dhe ndjenjës që ka nxitur, padrejtësisë, pasigurisë dhe mungesës së transparencës në trajtimin e iniciativave kulturore, rinore dhe sportive në qytet.

Tutje thuhet se rasti i DokuFest nuk është një rast i izoluar.

“Ne, organizatat aktive në fushën e kulturës, sportit dhe rinisë në Prizren, ju drejtohemi me shqetësim dhe kërkesë për llogaridhënie publike lidhur me vendimet që kanë prekur drejtpërdrejtë mbështetjen për organizatat dhe iniciativat tona.

Pas vendimit për shkurtimin e mbështetjes financiare për DokuFest dhe reagimeve të shumta publike, është bërë e qartë se ky nuk është një rast i izoluar.  Përkundrazi, ka nxitur ndjenja të padrejtësisë, pasigurisë dhe mungesës së transparencës në trajtimin e iniciativave kulturore, rinore dhe sportive në qytet”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

The post Shkurtimi i mbështetjes financiare për DokuFest, organizatat: Pasiguri e mungesë transparence në trajtimin e iniciativave kulturore, rinore dhe sportive appeared first on Telegrafi.

Operacion i gjerë kërkimi në Gorozhup të Prizrenit për 85-vjeçarin e zhdukur

24 June 2025 at 21:29

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (ShKKSh) ka njoftuar se po vazhdon operacioni i kërkimit në fshatin Gorozhup të Prizrenit për gjetjen e 85-vjeçarit Nebi Tejeci, i cili është raportuar i zhdukur.

Në këtë operacion janë angazhuar ekipet e kërkim-shpëtimit të ShKKSh-së në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, zjarrfikësit dhe një numër të madh vullnetarësh nga komuniteti lokal.

“Ftojmë qytetarët që kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e të moshuarit, të kontaktojnë menjëherë autoritetet përkatëse përmes numrave 112 ose 045/112-102”, thuhet në njoftim.

Shoqata bën të ditur se kërkimet do të vazhdojnë pa ndërprerje deri në gjetjen e Nebi Tejecit, ndërsa falënderon të gjithë për solidaritetin dhe përkrahjen e treguar deri më tani.

The post Operacion i gjerë kërkimi në Gorozhup të Prizrenit për 85-vjeçarin e zhdukur appeared first on Telegrafi.

Opinion: Reflektime mbi kulturën, komunitetin dhe bashkëpunimin në Prizren nga vullnetari amerikan

23 June 2025 at 09:08

Ishte vetëm një mendim në fillim. Një ditë, në zyrën time në SHBA, truri më lëvizte dhe ai mendim u kthye sërish. Bëra një pushim, hapa YouTube dhe pashë një djalë duke ecur i vetëm, në perëndim të diellit, diku në Afrikë. Ishte një i ri amerikan, vullnetar në Korpusin e Paqes.

Ka qenë një synim jetësor për mua të shërbeja në Korpusin e Paqes, sepse është një organizatë humanitare dhe përputhej me idenë time për të ndihmuar të tjerët, qoftë edhe në një mënyrë të vogël. Korpusi i Paqes është një agjenci e SHBA-së që mbështet vendet në zhvillim duke dërguar vullnetarë për të punuar në komunitete si mësimdhënës dhe për të bashkëpunuar me organizatat lokale.

Kështu që aplikova, u pranova dhe lashë pas jetën time në Kansas, SHBA, për t’u dërguar në Kosovë. Uau, çfarë ndryshimi. Zgjodha Kosovën për arsye egoiste, ishte vendi më i afërt me Francën, ku jeton vajza ime, Emily.

Meqë jeta është kaq e shkurtër, vendosa ta jetoj plotësisht para se të përfundojë. Erdha këtu, jetoj këtu dhe po kontribuoj me përpjekjet e mia në Prizren. Shumë vende në këtë botë nuk janë aq të mira sa Prizreni, madje shumica nuk janë. Sipas mendimit tim, Prizreni është një thesar i fshehur, i njohur nga pak njerëz, dhe që duhet të njihet më gjerësisht – diçka për të cilën po përpiqem të kontribuoj.

Erdha në Prizren në dhjetor të vitit 2023. U dërgova të punoj me DokuFest-in dhe fillova të bashkëpunoj ngushtë me Eroll Shportën në projektet që ai më cakton. Ka qenë një udhëtim plot përvoja, dhe ende jam në rrugëtim – ashtu si garuesit me goma në Bunarfest. Se ku do të shkoj më pas, kismet, inshallah, “Tu pa tu bo”.

Në vitin 2025 do të vazhdoj punën time me DokuFest-in, në edicionin e 24-të të këtij festivali të njohur të filmit. Gjatë festivalit do të shkruaj tregime, të cilat mund t’i gjeni online nën emrin DokuStories. Gjithashtu, jam vullnetar në shkollat e Prizrenit si folës dhe bashkëpunoj me organizata të tjera lokale sa herë që më ftojnë. Shpresoj të bashkëpunoj edhe me kryetarin e komunës për disa projekte të vogla dhe ide që kam për parqet e Prizrenit.

Emri im është Scott Hoy, dhe tani ndihem si në shtëpi në Prizren – e dua Kosovën. Kultura e kafesë këtu është në një nivel tjetër, dhe tashmë kam pirë sa për një kamion! Lumi, Shadërvani, jeta e natës dhe Kalaja janë vetëm disa nga arsyet pse kam pasur shumë vizitorë këtu – gjë që ka qenë një përvojë shumë e këndshme.

Ju lutem më kontaktoni nëse dëshironi të takohemi dhe ndoshta të shohim se si Korpusi i Paqes mund të ndihmojë organizatën tuaj apo punën tuaj këtu në Prizren, këtë vit dhe më tej. Nuk jam i vetëm – mund të përfshij edhe vullnetarë të tjerë të Korpusit të Paqes në Kosovë për të punuar në projekte të mira. Mënyra më e lehtë për të më kontaktuar është përmes Facebook-ut, Scott Hoy, ose në Instagram: scottomanhoy.

Gjatë gjithë kohës së trajnimit tim në Kamenicë, takimeve në Prishtinë dhe udhëtimeve nëpër tërë vendin, kam mësuar ta dua Kosovën dhe njerëzit shumë të mirë që kam takuar këtu. Amerikanët mund dhe duhet të mësojnë shumë nga Kosova – mbi të gjitha, si të sillen me njëri-tjetrin me durim dhe respekt.

Miqtë që kam bërë dhe kujtimet që më kanë dhuruar janë dhurata që do t’i çmoj gjithmonë. Thënia e vjetër “më mirë të japësh sesa të marrësh” duket se nuk ka kuptim, derisa ta vësh në praktikë. Është e kundërta e asaj që mendojmë natyrshëm, por është e vërtetë.

Të japësh kohën dhe përpjekjet e tua për të tjerët në fakt të sjell një fitim për vetveten. Tani e di që duhej të isha angazhuar më herët si vullnetar, por të paktën jam këtu tani! Ndoshta gjithë problemet e botës mund të zgjidhen nga një person, një situatë, një ditë në kohë. Sipas mendimit tim, ia vlen të provohet.

Shkruar nga Scott Hoy, vullnetar i Korpusit të Paqes

The post Opinion: Reflektime mbi kulturën, komunitetin dhe bashkëpunimin në Prizren nga vullnetari amerikan appeared first on Telegrafi.

Kurti: Po vazhdojnë punimet për rrugën Prizren–Tetovë, pritet të nisin punimet nga Maqedonia e Veriut

21 June 2025 at 16:30

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se po vazhdojnë me intensitet punimet në territorin e Kosovës për ndërtimin e rrugës që do të lidhë qytetin e Prizrenit me atë të Tetovës, përmes një traseje të re që përfshin edhe një tunel 6.4 kilometra të gjatë përmes malit Korf (Vërtop).

Sipas Kurtit, nga pala maqedonase pritet që së shpejti të miratohet projekti dhe të nisin punimet edhe në anën tjetër të malit. “Grupi punues ndërshtetëror dje mbajti takimin e radhës për të diskutuar dhe trajtuar pikat e detyrës projektuese – dokument ky thelbësor për realizimin e këtij projekti strategjik për Republikën tonë dhe Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Kurti.

Ai tha se në takim mirëpriti në Kryeministri anëtarët e grupit punues, bashkë me zëvendësministren e Transportit të Maqedonisë së Veriut, Kaltrina Zekolli Shaqiri, dhe zëvendësministrin në detyrë të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të Kosovës, Hysen Durmishi.

Rruga aktuale që lidh Prizrenin me Tetovën kalon përmes Prevallës dhe Glloboçicës dhe është 113 kilometra e gjatë. Me realizimin e rrugës së re, ky distancim pritet të zvogëlohet në më pak se 50 kilometra.

“Mali që i ndan, do të ketë portën që i bashkon – pra tunelin me gjatësi 6.4 kilometra. Kështu udhëtimi bëhet më i lehtë, më i shpejtë dhe më i shpeshtë, lidhjet forcohen, shkëmbimet rriten e bashkëpunimi shtohet”, theksoi Kurti./Telegrafi/

The post Kurti: Po vazhdojnë punimet për rrugën Prizren–Tetovë, pritet të nisin punimet nga Maqedonia e Veriut appeared first on Telegrafi.

Dyshohet për legalizim të ndërtimit të paligjshëm, kërkohet paraburgim për zyrtaren komunale të Prizrenit

20 June 2025 at 16:15

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në këtë qytet caktimin e paraburgimit 30-ditor ndaj zyrtares komunale Sh.O., e dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas nenit 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, Sh.O., në cilësinë e bashkëpunëtores profesionale në Drejtorinë e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, dyshohet se më 25 shtator 2024 ka tejkaluar kompetencat ligjore duke lëshuar certifikatë për përdorimin e një objekti banesor të ndërtuar në mënyrë të paligjshme, duke i sjellë përfitim financiar investitorit A.K. dhe dëmtuar buxhetin komunal si dhe pamjen urbane të qytetit.

Po ashtu, më 15 tetor 2024, e njëjta dyshohet se ka ndihmuar po të njëjtin investitor duke dhënë leje ndërtimi për dy objekte në të njëjtën parcelë kadastrale, veprim që konsiderohet si përfitim i paligjshëm pronësor./Telegrafi/

The post Dyshohet për legalizim të ndërtimit të paligjshëm, kërkohet paraburgim për zyrtaren komunale të Prizrenit appeared first on Telegrafi.

Paraburgim ndaj policit të dyshuar për keqtrajtim të qytetarit në Prizren

18 June 2025 at 17:30

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj zyrtarit policor Remzi Pulaj, i cili dyshohet për keqtrajtim të një qytetari gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare dhe lëndim të rëndë trupor.

Lajmin e ka konfirmuar për “betimi për drejtësi“, Marcel Lekaj, zëdhënës i kësaj Gjykate, i cili tha se masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit mund të zgjasë deri më 15 korrik 2025.

Në përgjigjen e Lekajt thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake, duke vlerësuar kërkesën e Prokurorit të Shtetit, shkresat e lëndës dhe provat materiale të grumbulluara deri në këtë fazë, ka gjetur se kërkesa për caktimin e e paraburgimit është e bazuar.

Ai tha se Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit, ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, duke u mbështetur nga provat e mbledhura deri në këtë fazë.

“Caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm me qëllim të sigurimit të prezencës së pandehurit në fazën hetimore, pasi që është faza fillestare e hetimit, dhe me lënien në liri, ekziston rreziku i ndikimit në dëshmitarë , kështu do të pengonte dhe vështirësonte sigurimin e provave në fazën hetimore. Po ashtu, duke marrë parasysh peshën e rëndë të verpave penale, mënyrën në të cilën dyshohet të jetë kryer veprat penale, ashtu që me sjelljet e tij dyshohet se ka tejkaluar autorizimet ligjore në dëm të shoqërisë, ku me rastin e arrestimit të të dëmtuarit në këtë proces S.F.,  e ka keqtrajtuar ku me rastin e goditjeve në regjionin e kokës, i dëmtuari pëson lëndime të rënda trupore, të gjitha këto e bindin Gjykatën se caktimi i paraburgimit për të pandehurin është më se i nevojshëm”, thuhet në përgjigje.

Me këto, Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i arsyeshëm dhe i domosdoshëm, me qëllim të sigurimit të prezencës së të pandehurit në procedurën hetimore, dhe rrjedhës së pa penguar të fazës hetimore.

The post Paraburgim ndaj policit të dyshuar për keqtrajtim të qytetarit në Prizren appeared first on Telegrafi.

Arrestohet një shtetas i huaj në Prizren, kërcënoi policët pas gjobës në trafik

18 June 2025 at 11:07

Një shtetas i huaj është arrestuar në Prizren pasi ka kanosur zyrtarët policorë, pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur të martën në mëngjes.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj pasi që, pas shqiptimit të tiketës (gjobës) të trafikut, kishte kanosur zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Telegrafi/

The post Arrestohet një shtetas i huaj në Prizren, kërcënoi policët pas gjobës në trafik appeared first on Telegrafi.

Premiera e “Komedisë së zezë” në Prizren, një farsë teatrale mes dritës dhe errësirës

5 June 2025 at 10:46

Dritat e skenës së Teatrit “Bekim Fehmiu” në Prizren u shuan për disa çaste të mërkurën mbrëma. Por kjo errësirë nuk solli terr. Përkundrazi, hapi shtegun për të ndriçuar një projekt artistik që luan me dritën dhe errësirën, realitetin dhe iluzionin.

Premiera e shfaqjes “Komedia e zezë”, me tekst të autorit britanik Peter Shaffer dhe regji të Ilir Bokshit, solli për publikun e pranishëm një përvojë skenike të pazakontë, respektivisht një farsë të errët, të mbështjellë me humor, tension dramatik dhe kreativitet muzikor.

Në këtë shfaqje ku drita ndizet kur personazhet janë në errësirë dhe errësohet kur ata “shohin”, publiku u përfshi në një realitet të përmbysur, ku absurdi bëhet i zakonshëm dhe e qeshura lind nga ndjesitë më të papritura. Skenat u shoqëruan nga këngë të njohura të ripërpunuara mjeshtërisht, duke krijuar një atmosferë të ngjeshur e dinamike.

Regjisori Ilir Bokshi ka bërë të ditur se ideja për ta sjellë këtë vepër teatrale në Prizren ka lindur nga bashkëpunimet e mëhershme me Teatrin “Bekim Fehmiu” respektivisht nga dëshira për të sfiduar veten në një zhanër të vështirë siç është farsa.

“Në jetën time profesionale kam pas dy tekste të ngjashme, që njihet si farsa, që është ndër zhanret më të vështira të teatrit. Pata dëshirë ta provokojë veten, sidomos me këtë idenë e përzierjes së farsës me muzikë. Me atë që e patë edhe ju vetë, edhe ku unë besoj, bashkë me bashkëpunëtorët e mi, e kemi armën më të fortë të paraqitjes skenike. Pra, pse jo me e provu edhe një herë farsën, dhe me pa a jemi në gjendje akoma për të prodhuar vepra të tilla”, ka thënë Bokshi, raporton Telegrafi.

Sipas tij karakteret e shfaqjes kanë një universalitet pasi gjithandej ushtaraku është ushtarak, ka njerëz të moralshëm e të pamoralshëm, dhe kësisoj vepra nuk përcakton vend apo krahinë. Në të njëjtën kohë ka vlerësuar lartë reagimin e publikut, duke shtuar se edhe falë bashkëpunimeve të mëhershme në Prizren ndihet si në shtëpi.

Në këtë farsë të pazakontë, ku ndriçimi funksionon në kahe të kundërta, publiku përfshihet në një botë absurde, plot situata komike, tensione të padukshme dhe përplasje karakteresh që zbulojnë thellësinë tragjike të njeriut modern.

Në këtë rrafsh shfaqja ka kërkuar edhe një disiplinë të pazakontë nga aktorët. Aktorja Hajat Toçila këtë përvojë e ka përshkruar si sfiduese dhe të veçantë.

“Ka qenë shumë sfiduese, po jo e pamundur, normal. Por natyrisht ka qenë e vështirë për neve me e pa objektin, po me luajt gjoja se s’po e sheh e mu përplas me të. Ose shembull, kur gjatë dialogëve u dashtë krejt shqisat me i pas aktive. Na ka marrë pak kohë por ia arritëm”, ka thënë Toçila, raporton Telegrafi.

Sipas saj, kasta e aktorëve ka përmbushur detyrat në mënyrë të përpiktë falë edhe kujdesit të regjisorit, Ilir Bokshi, pastaj këshillave të koreografit Gëzim Serollaj por edhe angazhimit të pashoq të të gjithë ekipit realizues të shfaqjes.

Toçila ka theksuar se e tërë kjo punë është kurorëzuar me reagimin pozitiv të publikut. “Publiku gjithmonë na jep një shtytje më të madhe, pasi jemi të lidhur, jemi bashkë”, është shprehur ajo.

Ndërsa, Ernest Malazogu, i cili është shfaqur me një rol që kërkonte një lojë të veçantë fizike dhe shpirtërore ka theksuar se interpretimi ka kërkuar një angazhim meqë këtë herë loja është zhvilluar mes dritës e errësirës.

“Ka qenë pak sfiduese, derisa edhe ne hymë në ujëra të kërkesave të regjisorit. Pastaj ka qenë vetëm kënaqësi”, ka thënë Malazogu, raporton Telegrafi.

Duartrokitjet e gjata të publikut në fund të shfaqjes sipas Malazogut kanë qenë dhurata më e mirë për ekipin që ka realizuar këtë projekt, duke dëshmuar se “Komedia e zezë” ka lënë gjurmë.

“Komedia e zezë” nuk ishte thjesht një farsë, por një përjetim. Një shfaqje që ndezi dritën në errësirë, jo vetëm për personazhet, por edhe për audiencën e pranishme në këtë premierë. “Komedia e zezë” vazhdon të shfaqet në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren më 9 qershor 2025, duke ofruar një mundësi të rrallë për të përjetuar një teatër që ndriçon edhe aty ku duket se nuk ka dritë. /Telegrafi/

The post Premiera e “Komedisë së zezë” në Prizren, një farsë teatrale mes dritës dhe errësirës appeared first on Telegrafi.

Dyshohet se kanë ndotur dhe shkatërruar mjedisin përreth lumit Drini i Bardhë/ Arrestohen 17 persona në Prizren

By: M C
4 June 2025 at 17:42

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën 17 persona nën dyshimet se kanë ndotur, degraduar dhe shkatërruar mjedisin përreth lumit Drini i Bardhë në Prizren.

Sipas një komunikate të lëshuar për media, Prokuroria dyshon se të pandehurit kanë shkelur Ligjin për Minierat dhe Mineralet, dhe se kanë shfrytëzuar jashtë mase burimet natyrore duke eksploatuar dhe përpunuar rërë dhe zhavorr.

Prokuroria ka thënë se të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprat penale të ndotjes, degradimit dhe shkatërrimit të mjedisit si dhe atë të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, për shkak të mënyrës si e kanë lënë ambientin pas punimeve.

Përveç të arrestuarve, Prokuroria ka thënë se në aksionin e zhvilluar në 14 lokacione në rajonin e Prizrenit janë sekuestruar edhe 38 mjete që janë përdorur për kryerje të veprës penale, përfshirë nëntë kamionë, 14 eskavatorë dhe 15 makineri seperimi.

Sipas autoriteteve, vlera totale e pajisjeve të sekuestruara shkon në rreth 2 milionë euro.

Të 17 personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Kosova vlerësohet se ka resurse të kufizuara të ujit, por edhe ato, sipas Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK), janë keqshfrytëzuar dhe ndotur.

Sipas një raporti të publikuar më 2022 nga kjo agjenci, është konstatuar se shumica e lumenjve të Kosovës janë shkatërruar në atë masë, saqë riparimi i dëmeve është i pamundur.

Sipas tij, më i shkatërruari nga nxjerrja e zhavorrit rezulton të jetë lumi më i gjatë në Kosovë, Drini i Bardhë, prej 112 kilometrash./REL

The post Dyshohet se kanë ndotur dhe shkatërruar mjedisin përreth lumit Drini i Bardhë/ Arrestohen 17 persona në Prizren appeared first on Albeu.com.

Profesori dyshohet se goditi kolegen në Universitetin “Ukshin Hoti”, rasti nën hetim për lëndim të lehtë trupor

4 June 2025 at 12:44

Një punonjës akademik i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren dyshohet se të martën ka goditur një punonjëse akademike gjatë mbajtjes së një mbledhjeje në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

Rasti në fjalë është raportuar në Policinë e Kosovës, që ka nisur hetime lidhur me veprën lëndim i lehtë trupor.

Zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi për Telegrafin ka bërë të ditur se të martën rreth orës 11:30, Policia e Kosovës në Prizren është njoftuar për një incident të ndodhur në ambientet e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, gjatë mbajtjes së një mbledhjeje në Fakultetin e Filologjisë.

“Sipas informatave të para, njëra nga palët e përfshira dyshohet se është goditur në qafë me dokumente apo me bërryl nga një person i pranishëm në mbledhje, profesor në universitet. Personi i dëmtuar, profesoreshë në universitet. Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe e ka informuar Prokurorin e Shtetit në Prokurorinë Themelore në Prizren. Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor””, ka thënë Bytyqi.

Sipas tij hetimet lidhur me këtë rast po vijojnë.

Javë më parë, edhe një profesoreshë në Universitetin “Ukshin Hoti” pat denoncuar një koleg të saj për kërcënim. /Telegrafi/

The post Profesori dyshohet se goditi kolegen në Universitetin “Ukshin Hoti”, rasti nën hetim për lëndim të lehtë trupor appeared first on Telegrafi.

Shëndetësia në dy pamje: Pacientët e qarkut Kukës gjejnë shpëtim në spitalet e Kosovës

3 June 2025 at 11:57

Kur u përball me probleme kardiovaskulare këtë pranverë, Hasan Çaushit nga fshati Nikoliq i Hasit i shkoi ndërmend që të zgjidhte vdekjen përballë shtrimit në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza në Tiranë. Por burri 75-vjeçar e gjeti një rrugëdalje në spitalin rajonal “Isa Grezda” në Gjakovën fqinje, ku BIRN e takoi ndërsa po kurohej në […]

The post Shëndetësia në dy pamje: Pacientët e qarkut Kukës gjejnë shpëtim në spitalet e Kosovës appeared first on Reporter.al.

Veturat klasike sjellin histori dhe pasion në “Oldtimer Fest 2025” në Prizren

2 June 2025 at 11:46

Edicioni i 20-të i Oldtimer Fest në Prizren është përmbyllur të dielën me ekspozitën e veturave klasike në qendër të qytetit.

Vizitorët e shumtë kanë pasur rastin që të shohin modele të ndryshme veturash, të prodhuara në shekullin e shkuar, por që ende ruhen me kujdes nga pronarët aktualë.

Veturat klasike nga vendi e rajoni, por edhe nga Sllovenia, Hungaria, Franca e Gjermania janë ekspozuar të dielën në Sheshin Shadërvan dhe në Sheshin e Lidhjes, duke zgjuar kërshërinë e shumë vizitorëve.

Sipas organizatorëve në këtë edicion janë prezantuar mbi 100 vetura klasike.

“Pjesëmarrës kemi me mbi njëqind vetura dhe është diçka shumë bukur që po bëhet. Besoj që të gjithë pjesëmarrësit edhe qytetarët e Prizrenit edhe mysafirët nga të gjitha vendet që kanë ardhur për ta vizituar Prizrenin, kanë parë diçka ndryshe këto ditë”, ka thënë Visar Kolshi nga Oldtimer Club Prizren për Telegrafin.

Sipas tij, tradita e kujdesit ndaj veturave klasike është e rëndësishme meqë është pjesë e trashëgimisë kulturo-teknike të Kosovës.

“Është e rëndësishme, se këto janë muze në rrota. Ne kemi edhe shtëpia të vjetra që duhet me i ruajt, edhe ambiente të ndryshme të vjetra, po këto janë muze në vetura. Shumica e kerreve kanë vlera edhe materiale, por kanë edhe vlerë të trashëgimisë, që janë trashëguar prej prindërve, prej familjes dhe kjo thjeshtë e tregon një kulturë të shtetit tonë, të anëtarëve tanë që i ruajnë këto me entuziazëm, këto vetura klasike”, ka deklaruar Kolshi.

Në ekspozitë është paraqitur edhe vetura e Bekim Fehmiut, që planifikohet të restaurohet, sikurse edhe vetura presidenciale e Enver Hoxhës.

“Po, sivjet e kemi pasur në organizim edhe veturën e Bekim Fehmiut, të cilën e ka blerë i ndjeri Bekim Fehmiu zero-zero të re, edhe ajo është për momentin këtu në Prizren edhe po besoj që shumë afër do kemi bashkëpunim me Komunën ose me Ministrinë ku ne jemi të interesuar si klub për me bo restaurimin e asaj veture. Vetura është me vlerë, se ka një histori, si Bekim Fehmiu dhe vetura e tij. Po ashtu vlen të ceket që sot kemi këtu edhe një veturë nga Shqipëria, që ka qenë e regjimit të kaluar të Shqipërisë, të Enver Hoxhës, një makinë e vjetër që është shumë e rrallë prodhim kinez, një veturë presidenciale. Domethënë, ka shumë vetura të bukura të panumërta që marrin pjesë sot”, ka thënë Kolshi për Telegrafin.

Në kuadër të këtij organizimi, të shtunën është mbajtur Forumi Rinor me FIVA, ku në panelin e diskutimit në ITP Prizren është trajtuar mbrojtja e trashëgimisë kulturo-teknike të Kosovës si dhe rëndësia e themelimit të Muzeut të Mjeteve Teknike.

Qëllimi i Oldtimer Club Prizren është jo vetëm të promovojë dashurinë për veturat klasike, por edhe të shndërrojë qytetin në një qendër të ruajtjes dhe ekspozimit të trashëgimisë automobilistike, me synimin për të krijuar një muze dedikuar veturave klasike. /Telegrafi/

The post Veturat klasike sjellin histori dhe pasion në “Oldtimer Fest 2025” në Prizren appeared first on Telegrafi.

Zyrtari policor jashtë detyre përfshihet në konflikt në Prizren, IPK nis hetimet

1 June 2025 at 17:44

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), është njoftuar dje nga Policia e Kosovës në Prizren lidhur me një incident- konflikt fizik  në mes të disa personave ku dyshohej se njëri nga të përfshirët është zyrtar policor .

Incidenti raportohet të ketë ndodhur në Prizren në rrugën “Tranziti i Vjetër” pas një konfrontimi verbal që eskaloi në dhunë.

Bazuar në të dhënat dhe hetimin preliminar, Inspektorati Policor i Kosovës thotë se gjatë këtij incidenti disa persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Si të dyshuar të përfshirë në këtë rast janë arrestuar tre të dyshuar (dy qytetarë dhe një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare dhe tashmë i suspenduar për një rast tjetër)”, njofton Inspektorati Policor i Kosovës.

Me vendim të Prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore Prizren të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si të dyshuar për veprën penale “Sulm” nga neni 184, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Inspektorati Policor i Kosovës thotë se mbetet i përkushtuar në realizimin e mandatit të vet ligjor për hetimin e rasteve ku dyshimet bien mbi zyrtarët policorë dhe siguron opinionin publik se çfarëdo përfshirje eventuale e zyrtarëve të sigurisë në vepra penale do të trajtohet me paanshmëri dhe profesionalizëm të plotë./Telegrafi/

The post Zyrtari policor jashtë detyre përfshihet në konflikt në Prizren, IPK nis hetimet appeared first on Telegrafi.

❌
❌