Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 July 2025Main stream

Nezir Çoçaj i bashkohet Nismës Socialdemokrate: Prizreni ka nevojë për njerëz me duar të pastra

11 July 2025 at 23:48

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nezir Çoçaj, ka zyrtarizuar sot aderimin e tij në Nismën Socialdemokrate, duke shpallur synimin për të qenë pjesë e listës zgjedhore të kësaj partie për zgjedhjet lokale në Prizren.

Në një adresim publik drejtuar qytetarëve, Çoçaj shprehu zhgënjimin e tij ndaj qeverisjes aktuale komunale, duke përmendur padrejtësitë, mungesën e ndershmërisë dhe neglizhencën ndaj mirëqenies së qytetarëve.

“Nga sot, angazhimin tim politik do ta vazhdoj në Nismën Socialdemokrate. Prizreni nuk ka nevojë për fjalë boshe, por për punë e për njerëz me duar të pastra”, theksoi ai.

Çoçaj ka qenë një prej figurave të njohura politike në Prizren, ndërsa mbështetësve të tij iu drejtua me fjalët:
“Edhe këtë herë, me ju. Unë jam gati”.

The post Nezir Çoçaj i bashkohet Nismës Socialdemokrate: Prizreni ka nevojë për njerëz me duar të pastra appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 11 July 2025Main stream

Prizren: Dr. Shefki Xharra emërohet ushtrues detyre i drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm Rajonal

10 July 2025 at 23:57

Me vendim të drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, të mërkurën, Dr. Shefki Xharra është emëruar Ushtrues i Detyrës së Drejtorit Ekzekutiv të Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.

Xharra sot e mori detyrën nga Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, e cila ka përfunduar mandatin trevjeçar në krye të këtij institucioni shëndetësor.

The post Prizren: Dr. Shefki Xharra emërohet ushtrues detyre i drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm Rajonal appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Prizreni shndërrohet në kryeqendrën e muzikës rock dhe blues për 3 net me radhë

3 July 2025 at 16:27

Prizreni do të shndërrohet sërish në kryeqendrën e muzikës rock dhe blues këtë verë, me rikthimin e Rock and Blues Festival 2025 që do të mbahet më 11, 12 dhe 13 korrik.

Edicioni i tretë i këtij festivali vjen më madhështor se kurrë, duke sjellë një skenë të pasuruar dhe një program të mbushur me emra të njohur nga skena shqiptare dhe ndërkombëtare.

Në mesin e tyre spikasin, Elita 5, Minatori, Eugent Bushpepa e yje te tjerë që pritet të ndezin atmosferën me performanca të fuqishme.

Festivali do të mbahet në hapësirën e ITP-së në Prizren dhe do të jetë plotësisht falas për publikun.

Për tre net, Prizreni pritet të mbushet me mijëra vizitorë, duke kthyer qytetin në një epiqendër të kulturës dhe muzikës rock.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Prizreni shndërrohet në kryeqendrën e muzikës rock dhe blues për 3 net me radhë appeared first on Euronews Albania.

Dyshohet për legalizim të ndërtimit të paligjshëm, kërkohet paraburgim për zyrtaren komunale të Prizrenit

20 June 2025 at 16:15

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në këtë qytet caktimin e paraburgimit 30-ditor ndaj zyrtares komunale Sh.O., e dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas nenit 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, Sh.O., në cilësinë e bashkëpunëtores profesionale në Drejtorinë e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, dyshohet se më 25 shtator 2024 ka tejkaluar kompetencat ligjore duke lëshuar certifikatë për përdorimin e një objekti banesor të ndërtuar në mënyrë të paligjshme, duke i sjellë përfitim financiar investitorit A.K. dhe dëmtuar buxhetin komunal si dhe pamjen urbane të qytetit.

Po ashtu, më 15 tetor 2024, e njëjta dyshohet se ka ndihmuar po të njëjtin investitor duke dhënë leje ndërtimi për dy objekte në të njëjtën parcelë kadastrale, veprim që konsiderohet si përfitim i paligjshëm pronësor./Telegrafi/

The post Dyshohet për legalizim të ndërtimit të paligjshëm, kërkohet paraburgim për zyrtaren komunale të Prizrenit appeared first on Telegrafi.

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për dy të dyshuar në Prizren

16 May 2025 at 08:38

Dy persona ende të paidentifikuar janë duke u kërkuar nga policia pasi dyshohet se kanë kryer veprën “Lëndim i lehtë trupor”, në një lokal të Prizrenit.

Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 04.03.2025 rreth orës 17:25, të cilët dyshohet se pas kryerjes së veprën janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Sektori  i Hetimeve të Stacionit  të  Policisë  në Prizren  është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën ‘Lëndim i lehtë trupor’, konkretisht dyshohet se me datën 04.03.2025, rreth orës 17:25, në një lokal  në Prizren,  këta të dyshuar, deri më tani i panjohur, kanë kryer veprën ‘Lëndim i lehtë’  dhe janë larguar nga aty. Nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë  është siguruar fotografi të dyshuarve, mirëpo deri më tani nuk është  rezultuar në identifikim i tyre”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç thuhet në njoftim “me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 të KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarit në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarit”.

Tutje thuhet se policia kërkon bashkëpunim të të gjithë qytetarëve, që nëse kanë çfarëdo informate apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë  në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Facebook-ut të policisë apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë. /Telegrafi/

The post Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për dy të dyshuar në Prizren appeared first on Telegrafi.

Sait Prizreni zbardh incidentin dhe çfarë i tha zyrtari rus pas dhënies së medaljes

By: user 6
10 April 2025 at 22:35

Duke folur në emisionin “People” në Euronews Albania, Presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Sait Prizreni, tregoi detaje nga incidenti në Sllovaki në momentin e shpërndarjes së medaljeve, ku Presidenti i Federatës Ruse, Mikhail Mamiashvili bëri një sjellje skandaloze ndaj përfaqësuesit të Shqipërisë, Chermen Valiev.

Prizreni tha se i ka takuar të dyja palët pas incidentit dhe e quajti moment emocional nga ana e Mamiashvilit, ndërsa shtoi se e kishte pyetur nëse kishte ndonjë problem, ku ai ishte përgjigjur “absolutisht jo” dhe ishin përqafuar.

“Sigurisht që kam biseduar me sportistin po ashtu dhe me presidentin e Federatës Ruse. Është një moment emocional, sepse fakti që ne kemi mundur sportistin më të mirë që ka sot Rusia, më të mirë që ka Federata Botërore e Mundjes, Kampionin Olimpik, Kampionin e Botës, Kampionin e Europës, do të thotë që askush nuk është i kënaqur dhe ne i kemi rrëmbyer Rusisë një djalë të talentuar që tashmë është transformuar.

Pas 4 humbjeve radhazi me këtë sportist, ai e ka mundur në Kampionatin e Europian. Këto janë gjëra që unë i quaj emocionale nga ana e presidentit të Federatës Ruse të Mundjes. Presidentin e Federatës Ruse të Mundjes e takova dhe e pyeta nëse ka ndonjë problem.

Ai më tha se “nuk ka asnjë problem”. Ai nuk është këtu sot, ne njohim njëri-tjetrin prej vitesh, ai është mik i imi dhe i mundjes. Më tha që nuk ka asnjë problem, më dha një përqafim dhe kaq ishte. Më pas, kemi qenë duke festuar dhe nuk kemi pasur kohë të merremi me këtë pjesë” – tha Prizreni.

Ai tha se ka qenë aty kur ka ndodhur incidenti dhe ka parë gjithë skenën, ndërsa nga biseda që ka zhvilluar më pas me mundësin Valiev, ai i ka thënë në një farë mënyre se Presidenti i Federatës Ruse e ka quajtur si “tradhtar”, në kuptim që ai ka zgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë.

“Unë kam qenë në krah të djathtë të podiumit dhe e kam parë gjithë skenën. Nuk e di se çfarë i ka thënë, por në një farë mënyre, me atë që më ka thënë vetë sportisti, ai e ka quajtur në një farë mënyre tradhëtar, se pse e ka lënë Rusinë për Shqipërinë. Dhe unë takova vetë sportistin.

Absolutisht nuk është një moment i mirë për sportistin dhe për komunitetin e mundjes, ku të gjithë po flasin për këtë rast. Dhe sado që ne duam ta justifikojmë, nuk e mbrojmë dot dhe ndjehem i keqardhur për atë që duket. Por sigurisht jam i ekzaltuar për arritjet tona në Sllovaki, sepse kemi sjellë një titull europian dhe kjo është ajo që duhet të flasim dhe promovojmë” – tha Prizreni.

Skandali ndodhi gjatë ceremonisë së dorëzimit të medaljeve në Kampionatin Europian të zhvilluar në Bratislavë të Sllovakisë ku Presidenti i Federatës Ruse të Mundjes dhe zëvendëspresidenti i Federatës Botërore të Mundjes, Mikhail Mamiashvili, ka pasur një mllef të madh ndaj mundësit rus Chermen Valiev, i cili përfaqëson Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

Sipas Komitetit Olimpik Shqiptar, para se t’i vendoste medaljen, Mamiashvili e ka quajtur përfaqësuesin rus të Shqipërisë “tradhtar”, ndërsa ia ka vendosur në mënyrë arrogante dhe me forcë medaljen në qafë. Në fund, i ka shtrënguar me forcë të dyja duart, shoqëruar me një buzëqeshje ironike. /Euronews Albania

The post Sait Prizreni zbardh incidentin dhe çfarë i tha zyrtari rus pas dhënies së medaljes appeared first on Lapsi.al.

Prizreni zbardh bisedat pas incidentit: Mamiashvili më tha që nuk ka asnjë problem

By: Besnik
10 April 2025 at 17:47

Duke folur në emisionin People në Euronews Albania, Presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Sait Prizreni, tregoi detaje nga incidenti në Sllovaki në momentin e shpërndarjes së medaljeve, ku Presidenti i Federatës Ruse bëri një sjellje skandaloze ndaj përfaqësuesit të Shqipërisë, Chermen Valiev.

Prizreni tha se i ka takuar të dyja palët pas incidentit dhe e quajti moment emocional nga ana e Mikhail Mamiashvilit, ndërsa shtoi se e kishte pyetur nëse kishte ndonjë problem, ku ai ishte përgjigjur “absolutisht jo” dhe ishin përqafuar.

“Sigurisht që kam biseduar me sportistin po ashtu dhe me presidentin e Federatës Ruse. Është një moment emocional, sepse fakti që ne kemi mundur sportistin më të mirë që ka sot Rusia, më të mirë që ka Federata Botërore e Mundjes, Kampionin Olimpik, Kampionin e Botës, Kampionin e Europës, do të thotë që askush nuk është i kënaqur dhe ne i kemi rrëmbyer Rusisë një djalë të talentuar që tashmë është transformuar. Pas katër humbjeve radhazi me këtë sportist, ai e ka mundur në Kampionatin e Europian. Këto janë gjëra që unë i quaj emocionale nga ana e presidentit të Federatës Ruse të Mundjes. Presidentin e Federatës Ruse të Mundjes e takova dhe e pyeta nëse ka ndonjë problem. Ai më tha se nuk ka asnjë problem, ai nuk është këtu sot, ne njohim njëri-tjetrin prej vitesh, ai është mik i imi dhe i mundjes. Më tha që nuk ka asnjë problem, më dha një përqafim dhe kaq ishte. Më pas, kemi qenë duke festuar dhe nuk kemi pasur kohë të merremi me këtë pjesë,” tha Prizreni.

Ai tha se ka qenë aty kur ka ndodhur incidenti dhe ka parë gjithë skenën, ndërsa nga biseda që ka zhvilluar më pas me mundësin Valiev, ai i ka thënë në një farë mënyre se Presidenti i Federatës Ruse e ka quajtur si tradhëtar, në kuptim që ai ka zgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë.

“Unë kam qenë në krah të djathtë të podiumit dhe e kam parë gjithë skenën. Nuk e di se çfarë i ka thënë, por në një farë mënyre, me atë që më ka thënë vetë sportisti, ai e ka quajtur në një farë mënyre tradhëtar, se pse e ka lënë Rusinë për Shqipërinë. Dhe unë takova vetë sportistin. Absolutisht nuk është një moment i mirë për sportistin dhe për komunitetin e mundjes, ku të gjithë po flasin për këtë rast. Dhe sado që ne duam ta justifikojmë, nuk e mbrojmë dot dhe ndjehem i keqardhur për atë që duket. Por sigurisht jam i ekzaltuar për arritjet tona në Sllovaki, sepse kemi sjellë një titull europian dhe kjo është ajo që duhet të flasim dhe promovojmë,” tha Prizreni.

Kujtojmë që një skandal i madh ndodhi gjatë ceremonisë së dorëzimit të medaljeve në Kampionatin Europian të zhvilluar në Bratislavë të Sllovakisë ku Presidenti i Federatës Ruse të Mundjes dhe zëvendëspresidenti i Federatës Botërore të Mundjes, Mikhail Mamiashvili, ka pasur një mllef të madh ndaj mundësit rus Chermen Valiev, i cili përfaqëson Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

Sipas Komitetit Olimpik Shqiptar, para se t’i vendoste medaljen, Mamiashvili e ka quajtur përfaqësuesin rus të Shqipërisë “tradhtar”, ndërsa ia ka vendosur në mënyrë arrogante dhe me forcë medaljen në qafë.

Në fund, i ka shtrënguar me forcë të dyja duart, shoqëruar me një buzëqeshje ironike.

Skandal në Europian, Presidenti i Federatës Ruse shtyn mundësin shqiptar pic.twitter.com/tDIpUY2ek1

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) April 10, 2025

LEXONI GJITHASHTU:

The post Prizreni zbardh bisedat pas incidentit: Mamiashvili më tha që nuk ka asnjë problem appeared first on Euronews Albania.

Ndalohet në teatrin e Prizrenit drama kundër Erdoganit “Gjashtë kundër Turqisë”

By: user 6
4 April 2025 at 22:02

Dy herë ishte planifikuar që drama “Gjashtë kundër Turqisë” të shfaqet në teatrin e qytetit të Prizrenit. Por të dyja shfaqjet janë anuluar. Autori Jeton Neziraj fajëson për këtë Turqinë.

Një teatër i rinovuar, por bosh

Teatri i qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren është rinovuar së fundmi dhe shkëlqen në pamjen e tij të re. Një rrugicë e shkurtër e lidh atë me urën e vjetër prej guri, një nga pamjet më të fotografuara të këtij qyteti piktoresk në jug të Kosovës.

Megjithatë 380 karriget e reja veshur me kadife të kuqe mbetën të papërdorura dy herë, një herë në dhjetor të vitit 2024 dhe herën e dytë në mars 2025. Në të dyja rastet ishte planifikuar të shfaqej drama “Gjashtë kundër Turqisë” e dramaturgut kosovar Jeton Neziraj.

“Që nga momenti kur teatri njoftoi për këtë shfaqje, ai u bë shënjestër e sulmeve, e kërcënimeve dhe e presionit nga persona të ndryshëm në rrjetet sociale”, tregon Neziraj. Sipas tij, kërcënimet erdhën nga minoriteti turk në Prizren.

Një nga zërat kundër shfaqjes ishte Ertan Simitçi, anëtar i asamblesë komunale dhe kryetar i partisë së vogël turke “Levizja Novatore”. Ai i ka dërguar një letër kryetarit të bashkisë së Prizrenit ku kërkon ndalimin e shfaqjes, me argumentin se ajo ishte kundër interesave të Turqisë.

Por presioni nuk erdhi vetëm nga komuniteti turk i Prizrenit. “Kryetari i Prizrenit u vizitua nga Konsullata Turke në Prizren dhe nga Ambasada Turke në Prishtinë”, thotë Neziraj, duke shtuar se beson se ata i kërkuan atij ta ndalonte shfaqjen.

Një komunitet me lidhje të forta me Turqinë

Prizreni është qyteti i dytë më i madh i Kosovës, me rreth 90,000 banorë. 10% e popullsisë janë turq etnikë, të cilët kanë një histori 500-vjeçare në këtë qytet. Marrëdhëniet e tyre me Turqinë janë shumë të afërta – në vitin 2015, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u shpall “qytetar nderi” i Prizrenit.

Kosovë Prizren 2025 | Pamje rruge

Historia e gjashtë mësuesve turq

Drama e Jeton Nezirajt “Gjashtë kundër Turqisë” bazohet në një ngjarje të vërtetë që tronditi Kosovën në vitin 2018. Gjashtë mësues turq, të cilët jepnin mësim në një shkollë të financuar nga lëvizja e Fethullah Gülen, u arrestuan në Prishtinë dhe u dërguan në Turqi.

Turqia e fajëson Fethullah Gülenin për tentativën për grusht shteti në vitin 2016 dhe i ka përndjekur mbështetësit e tij. Dhjetëra-mijëra vetë janë burgosur dhe pasuritë e tyre janë konfiskuar.

Edhe gjashtë mësuesit e deportuar nga Kosova u burgosën në Turqi. Ngjarja shkaktoi zemërim ndërkombëtar, dhe OKB-ja kërkoi lirimin e tyre të menjëhershëm. Në Kosovë pas skandalit, ministri i Brendshëm dhe shefi i Shërbimit Sekret u detyruan të japin dorëheqjen.

Në dramën e tij Neziraj trajton këtë rast, por thekson se kritika e tij nuk kufizohet vetëm tek Turqia. Ai shprehet se e ka shkruar këtë vepër për të denoncuar “shtetet autoritare dhe qeveritë që shtypin qytetarët e tyre përmes dhunës dhe terrorit”.

“Demokracia është si një tramvaj”

Pavarësisht mesazhit më të gjerë të dramës, lidhja me Turqinë është e qartë. Në vepër, një nga personazhet kryesore, i quajtur “Tayyip Efendi”, thotë: “Demokracia është si një tramvaj – zbret kur arrin në destinacion.”

Recep Tayyip Erdogan duke lexuar

Kjo është një deklaratë e vërtetë që Erdogan e ka bërë në vitin 1998, kur ishte kryebashkiak i Stambollit. Për këtë atë e dëbuan nga posti dhe e burgosën për 10 muaj. Sot Erdogani është në pushtet prej më shumë se 20 vjetësh dhe i godet kritikët e tij me dorë të fortë.

Aktorët u larguan nga frika e arrestimit

Neziraj kishte planifikuar që në shfaqje të merrnin pjesë edhe aktorë turq, por ata e braktisën projektin nga frika se mund të arrestoheshin në Turqi.

“Dy aktorë turq, një nga Stambolli dhe një nga Berlini, pasi lexuan skenarin e parë, vendosën të largohen nga projekti. Ata kishin frikë se do t’i burgosnin pas shfaqjes”, tregon ai.

E suksesshme në Prishtinë, e ndaluar në Prizren

Drama është shfaqur me sukses dhe pa asnjë protestë në Prishtinë, në një teatër privat. Por në Prizren, gjithçka është ndryshe.

Komuna e Prizrenit mohon se ka ndërhyrë për ndalimin e shfaqjes. “Programimi i shfaqjeve dhe menaxhimi i aktiviteteve artistike janë përgjegjësi ekskluzive e teatrit”, thuhet në deklaratën e komunës.

Megjithatë Neziraj nuk ka shpresë se do të ketë një datë të re për shfaqjen. “Edhe nëse e planifikojmë përsëri, ata do të gjejnë gjithmonë një arsye për ta ndaluar”, thotë ai. Tani ai është duke kërkuar një teatër alternativ në Prizren, ndaj të cilit kryetari i komunës dhe përfaqësuesit turq nuk kanë ndikim.

“Censura nuk ka vend në teatër”

Flamur Krasniqi, punonjës i teatrit të qytetit, është i zhgënjyer. “Mezi po e prisja këtë shfaqje, veçanërisht sepse kemi një komunitet të fortë turk në Prizren. Nuk besoj se të gjithë turqit e Prizrenit ndajnë të njëjtin mendim me Erdoganin ose politikanët e Turqisë.”

Flamur Krasniqi, punonjës i teatrit të Prizrenit

“Teatri është vendi ku duhet të diskutohen ide të ndryshme, revolta dhe debate. Nëse ka censurë në teatër, atëherë pse ekziston si institucion?”, thotë ai.

Edhe Mergim Çobanaj, i cili banon pranë teatrit, mendon se qeveria e Kosovës tregoi dobësi përballë presionit turk. “Turqia është mysafire në këtë vend, nuk ka të drejtë të ushtrojë presion. Kjo shfaqje duhet të jepet.”

Kosovo Prizren 2025 | Mergim Çobanaj

Ministria e Kulturës e Kosovës dhe Ambasada Turke në Prishtinë nuk dhanë përgjigje për këtë çështje, pavarësisht kërkesave të përsëritura nga DW

The post Ndalohet në teatrin e Prizrenit drama kundër Erdoganit “Gjashtë kundër Turqisë” appeared first on Lapsi.al.

Arrestohet një person në Suharekë, dyshohet se kanosi një të mitur

26 March 2025 at 14:38

Një person është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur të martën një të mitur në Suharekë.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë zhvillimit të hetimeve dhe veprimeve operative është arritur tek informacioni se i dyshuari ka në posedim armë të zjarrit.

“Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Suharekë me datën 25.03.2025 kanë arrestuar të dyshuarin M.F. mashkull kosovar pasi i njëjti ka kanosur viktimë (të miturin). Gjatë zhvillimit të hetimeve dhe veprimeve operative është arritur tek informacioni se i dyshuari ka në posedim të armës së zjarrit”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se me leje të Prokurorit të Shtetit është realizuar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit ku është konfiskuar një pushke gjuetie e kalibrit GA-12 mm dhe dy fishekë të kalibrit 12 mm, të cilat do të përdorën dëshmi për gjykatën.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ’Kanosje’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontrolle dhe posedim të pa autorizuar të armës’, rast i cili do të përcillet në Prokurorinë Themelore”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post Arrestohet një person në Suharekë, dyshohet se kanosi një të mitur appeared first on Telegrafi.

Vëllaznimi triumfon si mysafir i Proton Cable Prizrenit

23 March 2025 at 22:10

 Vëllaznimi shënoi fitore bindëse ndaj Proton Cable Prizrenit si mysafir me rezultat 77:95 (25:19, 8:17, 15:27, 39:32), në kuadër të javës së 25-të të ProCredit Superligës.

Ndeshja nisi më mirë për prizrenasit në “Sezai Surroi”, të cilët fituan pjesën e parë 25:19, ndërsa kuqezinjtë u rikthyen në dhjetëminutëshin e dytë duke dominuar me rezultat 8:17.

Më i miri te Proton Cable ishte Tervell Beck me 22 pikë, 14 kërcime, tri asistime, ndërsa te Vëllaznimi u dalluan Atik Koshi me 21 pikë, shtatë kërcime dhe një asistim dhe Trey Anderson me 20 pikë, gjashtë kërcime, një asistim.

Proton Cable Prizreni ka 5 fitore e 20 humbje, kurse Vëllaznimi ka 12 fitore e 13 humbje./Telegrafi/

The post Vëllaznimi triumfon si mysafir i Proton Cable Prizrenit appeared first on Telegrafi.

Totaj publikon pamje nga shtëpia e atdhetarit Ymer Prizreni, simbolit të Lidhjes së Prizrenit

9 March 2025 at 13:42

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj këtë të diele ka publikuar një video me pamje nga shtëpia e Ymer Prizrenit, veprimtarit të shquar të Lëvizjes Kombëtare përkatësisht njërit prej udhëheqësve kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

“Përshëndetje të gjithëve nga shtëpia tradicionale e atdhetarit dhe kryetarit të Qeverisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Ymer ef. Prizreni, që gjendet mu afër Kompleksit Monumental të LSHP-së”, ka bërë të ditur Totaj, raporton Telegrafi.

Sipas tij kjo ndërtesë ka një rëndësi të veçantë historike.

“Kjo shtëpi, me rëndësi të veçantë historike, ruan kujtesën e një periudhe të lavdishme të rezistencës shqiptare dhe mbetet një destinacion i rëndësishëm për studiuesit, vizitorët e ata që duan ta njohin nga afër historinë e Lidhjes së Prizrenit dhe kontributin e figurave kryesore të saj”, është shprehur ai, duke uruar të diele të këndshme me pamjet në video. /Telegrafi/

The post Totaj publikon pamje nga shtëpia e atdhetarit Ymer Prizreni, simbolit të Lidhjes së Prizrenit appeared first on Telegrafi.

Ngritët aktakuzë ndaj u.d drejtorit të njërës prej shkollave të mesme në Prizren, keqpërdori detyrën zyrtare – dëmtoi buxhetin në vlerë prej 3.869 euro

4 March 2025 at 13:33

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit I.B., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” si dhe “Falsifikimi i dokumenteve zyrtare”.

Në aktakuzë bëhet e ditur se ushtruesi i drejtorit i njërës prej shkollave të mesme në Prizren ka shfrytëzuar autoritetin e tij duke i sjell dëm buxhetit të Komunës së Prizrenit në vlerë mbi 3 mijë euro.

“Sipas aktakuzës, në periudhën kohore prej marsit të vitit 2021 deri në qershor të vitit 2022 në Prizren, në kohë të pacaktuar në cilësinë e personit zyrtar – si U.D. drejtor i njërës prej shkollave të mesme në Prizren, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër apo t’i shkaktoj dëm personit tjetër, në atë mënyrë që kontrakton investitor – firmën ‘E.B.’ për servisimin dhe riparimin e kalldasë dhe radiatorëve të shkollës në shumën prej 995 €, firmën N.P.’E.’ për gjelbërimin e shkollës me lule dhe fidanë në shumë prej 899.50 euro, firmën N.T.Sh. ‘Q.’ për pastrimin dhe mirëmbajtjen e ollukëve të kulmit të shkollës në shumën prej 995.40 €, dhe operatorin DPT “I.” për furnizimin e shkollës me material  për zyre në shumë prej 980 euro, ashtu që ka realizuar pagesat në bazë të procesverbaleve, pa i pranuar shërbimet e operatorëve  nga anëtarët e komisionit që figurojnë në procesverbalet të cilat kanë deklaruar se nënshkrimet nuk janë të atyre, dhe nuk i kanë pranuar këto mallra dhe shërbime, që kapin shumën 3.869,90 €, duke i shkaktuar dëm buxhetit komunal në Prizren. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ sipas KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Po ashti siç thuhet në njoftim i njëjti prej 26.07.2021 deri më 15.11.2021, në cilësinë e personit zyrtar – si U.D. drejtor i njërës prej shkollave të mesme në Prizren, ka falsifikuar dokumentet zyrtare, në atë mënyrë që ka përpiluar dhe lëshuar dokumentin në emër të anëtarëve të komisionit të shkollës të cilëve iu ka munguar vendimi se janë anëtarë të komisionit, duke i nënshkruar procesverbalet pa njohurinë e anëtarëve të komisionit dhe atë në emër të: A.B., E.S., E.N., R.M., Sh.M., A.D., A.I. dhe D.B., ku në bazë të këtyre procesverbaleve janë realizuar pagesa për operatorët e lartëcekur pa dijeninë, nënshkrimin dhe prezencën  e anëtarëve të komisionit, të cilët kanë mohuar pranimin mallrave  dhe shërbimeve për nevojat e shkollës. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve zyrare” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit. /Telegrafi/

 

 

The post Ngritët aktakuzë ndaj u.d drejtorit të njërës prej shkollave të mesme në Prizren, keqpërdori detyrën zyrtare – dëmtoi buxhetin në vlerë prej 3.869 euro appeared first on Telegrafi.

Dyshohet se grisi Kuranin, Prokuroria: Policia autorizohet në identifikimin e kryesit dhe në grumbullim të provave

4 March 2025 at 11:49

Të hënën një qytetar ishte kapur nga kamerat e sigurisë duke e grisur librin e shenjtë, Kuranin në Prizren.

Në lidhje me këtë nga Prokuroria Themelore në Prizren në një përgjigje për Telegrafin kanë thënë se është autorizuar policia që të ndërmarrë veprime hetimore në identifikimin e kryesit dhe në grumbullim të provave të nevojshme.

“Referuar kërkesës tuaj, ju njoftojmë se, Prokuroria Themelore në Prizren ka autorizuar policinë që të ndërmarrë veprime hetimore në identifikimin e kryesit dhe në grumbullim të provave të nevojshme”, thuhet në përgjigjen dërguar Telegrafit.

Po ashtu nga Prokuroria thonë se është vlerësuar se kanë të bëjnë me veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.

“Prokuroria ka vlerësuar se kemi të bëjmë me veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit” nga neni 141 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), e cila vepër penale me Ligjin e ri për Prokurorinë Speciale ka kaluar në kompetencë të PSRK-së, ku e njëjta është njoftuar për rastin, dhe veprimet e mëtutjeshme hetimore është duke i ndërmarrë kjo e fundit”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen dërguar Telegrafi. /Telegrafi/

 

 

 

The post Dyshohet se grisi Kuranin, Prokuroria: Policia autorizohet në identifikimin e kryesit dhe në grumbullim të provave appeared first on Telegrafi.

Banorët e Landovicës kërkojnë mbylljen e deponisë

23 February 2025 at 23:29

Banorët e fshatit Landovicë të Prizrenit janë të shqetësuar për ndotjen e burimeve të ujit dhe dëmeve në bujqësi, që po ua shkakton deponia aktuale, e ndërtuar në vitin 2004 mbi fshat. Ata kërkojnë mbylljen e deponisë, ndërsa e kundërshtojnë zgjerimin e saj.

Faik Berisha, përfaqësues  i Landovicës thotë se ata si komunitet kanë qenë kundër ndërtimit të kësaj deponie mbi burimet ujore.

Ndërkaq, Sedat Kalimashi, banor i Landovicës thotë se frika më e madhe është ndotja e ujit. “Pastaj kulturat bujqësore, që po i dëmtojnë shpezët që mblidhen këtu te deponia, atëherë dëmet bëhen si në vreshtari, në shalqi e gjëra të tjera. Ka raste kur njerëzve u është prishur një hektarë shalqi”, tha ai për RTK-në.

Deponitë në Kosovë menaxhohen nga Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë, ndërsa në Prizren është prezantuar edhe një projekt i qeverisë gjermane,  për zgjerimin e kësaj deponie, për të cilën banorët nuk e mirëpresin.

“Duke pas parasysh deponia aktuale që është këtu dhe dëmet që po i sjellë, ne jemi kundër deponisë tjetër, kundër zgjerimit”, Sedat Kalimashi, banor.

Drejtori i Shërbimeve Publike në komunën e Prizrenit, Çelë Lamaj, thotë se e kupton shqetësimin e banorëve, sepse u ishte premtuar edhe në vitin 2024 një intervenim në deponi, por Qeveria gjermane ka premtuar investime profesionale dhe nuk do të ketë më ndotje.

” Ky duhet të jetë një lajm i mirë edhe për Prizrenin, edhe për banorët e fshatit Landovicë, sepse nuk do të ketë më kundërmim që ekziston sot, nuk do të ketë ndotje të tokave dhe ujërave, të cilat i ka ndotur kjo deponi, sepse kjo deponi do të trajtohet, prej gazrave, ujërave, ndërsa ngjitur me të do të jetë një aneks, i cili do t’i trajtojë në mënyrë profesionale mbeturinat”, tregoi ai.

Deponitë që do të ndërtohen tani e tutje, quhen deponi ekologjike, ndërsa në Prizren, sipas Lamajt, ky projekt është në fazën e marrjes së pëlqimit, në Ministrinë e Mjedisit, për ndikimin në ambient, ndërsa mendohet që trajtimi i kësaj deponie të nisë gjatë këtij viti.

The post Banorët e Landovicës kërkojnë mbylljen e deponisë appeared first on Telegrafi.

Bashkimi triumfon në derbin e qytetit ndaj Proton Cable Prizrenit

19 January 2025 at 21:33

Derbi prizrenas i ka takuar Bashkimit, që shënoi fitore ndaj rivalit të qytetit, Proton Cable Prizrenit me rezultat 62:96 (14:23, 18:16, 19:23, 11:34), në javën e 17-të të ProCredit Superligës.

Basketbollistët e Bashkimit e nisën ndeshjen më mirë, duke krijuar epërsi dyshifrore në çerekun e parë, 12:22, derisa kjo pjesë përfundoi 14:23. Por, basketbollistët e Proton Cable Prizrenit u rikthyen shpejt, duke barazuar shifrat në 28:28, kurse pjesa e parë përfundoi 32:39.

Portokallezinjtë në periudhën e tretë, arritën epërsinë më të lartë prej 22 pikësh, 39:61, megjithatë vendasit afruan shifrat, ku rezultati pas 30 minutash ishte 51:62.

Te Proton Cable Prizreni, Kwame Vaughn shënoi 18 pikë, ndërsa te Bashkimi, më i miri ishte Valon Bunjaku me 27 pikë e katër asistime.

Proton Cable Prizreni ka katër fitore e 13 humbje, ndërsa Bashkimi 12 fitore e pesë humbje. /Telegrafi/

The post Bashkimi triumfon në derbin e qytetit ndaj Proton Cable Prizrenit appeared first on Telegrafi.

Përfundon afati kalimtar me shumë transferime në basketbollin e Kosovës

4 January 2025 at 10:20

Ka përfunduar afati kalimtar për klubet e ProCredit Superligës së Kosovës për basketbollistët vendorë.

Klubet kosovare kanë qenë mjaft aktive, duke bërë përforcimet e nevojshme për stinorin pranveror, ku do të vendoset gjithçka.

Sigal Prishtina është përforcuar me Fatlind Shoshaj nga Belgjika, i cili ka luajtur për Pejën më herët, si dhe Norik Binqen nga Bora, derisa ka bërë kërkesë edhe për Renat Sylemanin.

Kampionia aktuale, Trepça është përforcuar me Michael Myers, i cili së fundi luajti në Turqi.

Proton Cable Prizreni ka qenë mjaft aktive, duke transferuar basketbollistët vendorë, Rron Dahsylën nga Peja, Drilon Shalën nga Golden Eagle Ylli, si dhe Terrell Beck nga Peja.

Bora po ashtu ka qenë mjaft aktive, duke u përforcuar me tre basketbollistë që kanë luajtur në Kosovë. Në skuadrën prishtinase janë transferuar Musab Mala nga Peja, Henrik Sirko nga Sigal Prishtina dhe Desmond Cambridge nga Trepça.

Peja ka transferuar brazilianin Tulio Da Silva, si dhe Blend Matoshin nga Borea.

Golden Eagle Ylli ka rikthyer në radhët e tij Jan Palokaj. /Telegrafi/

The post Përfundon afati kalimtar me shumë transferime në basketbollin e Kosovës appeared first on Telegrafi.

Proton Cable Prizreni triumfon në shtëpi ndaj Yllit

29 December 2024 at 21:00

Proton Cable Prizreni me fitore e ka mbyllur vitin 2024, duke mundur Golden Eagle Yllin me rezultat 92:85 (21:21, 21:25, 23:25, 27:14), në javën e 14-t të ProCredit Superligës, që ishte sfida e fundit për këtë vit.

Ndeshja në Prizren ka qenë interesante, duke u vendosur në dhjetë minutat e fundit dhe vendimtar, pasi për 30 minuta, takimi ka qenë i baraspeshuar.

Çereku i parë përfundoi, derisa në periudhën e dytë dhe tretë, mysafirët për një nuancë ishin më të mirë, ku shifrat pas 30 minutash ishin 65:71. Megjithatë, në dhjetë minutat e fundit, vendasit ishin më të mirë dhe triumfuan 92:85.

Te prizrenasit u dalluan Lenzelle Smith Jr me 22 pikë, 12 kërcime e 12 asistime dhe Jordan Johnson me 22 pikë e nëntë asistime, ndërsa te therandasit u dalluan Quade Green me 23 pikë, gjashtë kërcime e shtatë asistime, Arian Qallaku dhe William Tavares nga 18 pikë e tetë kërcime.

Proton Cable Prizreni ka katër fitore e dhjetë humbje, ndërsa Golden Eagle Ylli shtatë fitore e shtatë humbje./Telegrafi/

The post Proton Cable Prizreni triumfon në shtëpi ndaj Yllit appeared first on Telegrafi.

Bora merr një fitore tejet të rëndësishme ndaj Proton Cable Prizrenit

22 December 2024 at 20:10

Bora ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat 90:71 (22:10, 21:16, 21:21, 26:24), në javën e 13-të të ProCredit Superligës.

Se vendasit janë të vendosur për fitore, kjo u pa që në fillim, ku e nisën sfidën shumë më mirë, dhe e fituan çerekun e parë 22:10. Prishtinasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, për të thelluar më shumë epërsinë, për të shkuar në pushim me shifrat 43:26.

Bora thelloi më shumë epërsinë në periodën e tretë, ku më e larta ishte 26 pikë dallim, 61:35, megjithatë, prizrenasit ngushtuan paksa shifrat, ku pas 30 minutash rezultati në semafor ishte 64:47. Në dhjetë minutat e fundit, Bora arriti të ruajë epërsinë, përkundër tentimeve nga mysafirët dhe fitoi 90:71.

Te Bora u dalluan Jetmir Zeqiri me 13 pikë, nëntë kërcime e pesë asistime, Adem Mekiq me 13 pikë e pesë asistime dhe Admir Memedi me 21 pikë, ndërsa te Proton Cable Prizreni më i miri ishte Lenzelle Smith me 28 pikë, dhjetë kërcime e gjashtë asistime.

Bora ka tri fitore e nëntë humbje, ndërsa Proton Cable Prizreni ka tri fitore e dhjetë humbje./Telegrafi/

The post Bora merr një fitore tejet të rëndësishme ndaj Proton Cable Prizrenit appeared first on Telegrafi.

Trepça në gjysmëfinale, eliminon Proton Cable Prizrenin

11 December 2024 at 21:26

Trepça ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, pasi fitoi edhe duelin e dytë ndaj Proton Cable Prizrenit, kësaj radhe me shifrat 95:61 (16:10, 21:17, 33:15, 25:19.

Çerekfinalen e parë fituesit e Kupës e patën fituar 73:91.

Takimi i zhvilluar në Prizren, u dominua nga mitrovicasit, që pjesën e parë e fituan 37:27.

Ata e thelluan epërsinë në pjesën e dytë, për të fituar bindshëm 95:61 dhe për të kaluar në gjysmëfinale.

Dardan Kapiti kishte dhjetë pikë e 11 kërcime te ‘Xehetarët’, derisa Erjon Kastrati shtoi 14 pikë, ndërkohë, te prizrenasit më i miri ishte Darryl Jordan me 16 pikë e nëntë kërcime. /Telegrafi/

The post Trepça në gjysmëfinale, eliminon Proton Cable Prizrenin appeared first on Telegrafi.

Trepça me epërsi komode nga ndeshja e parë

5 December 2024 at 20:58

Trepça shënoi fitore në Prizren ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat 73:91 (19:24, 20:18, 16:27, 18:22), në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Fituesit aktualë të Kupës e nisën ndeshjen më mirë, ku në çerekun e parë krijuan epërsi prej 11 pikëve, 13:24, por me gjashtë pikë radhazi, vendasit ngushtuan shifrat në 19:24, sa përfundoi kjo pjesë, derisa lojë e baraspeshuar u zhvillua në periudhën e dytë, 20:18, ku pjesa e parë përfundoi 39:42.

Perioda e tretë ishte vendimtare, që përfundoi në të mirë të mysafirëve 16:27, derisa dhjetë minutat e fundit 18:22, për triumfin e Trepçës 73:91.

Jordan Johnson ishte më i miri te vendasit me 30 pikë, ndërsa te mysafirët Dardan Kapiti shënoi 20 pikë, kurse Mikaile Tmusiq shënoi 16.

Ndeshja e kthimit zhvillohet mesjavën e ardhshme në Mitrovicë, ku ‘Xehetarët’ hyn me epërsi prej 18 pikëve.

The post Trepça me epërsi komode nga ndeshja e parë appeared first on Telegrafi.

❌
❌