Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Zyrtare: Igor Jovovic emërohet kryetrajner i ri i KB Bashkimi

3 July 2025 at 20:54

Klubi basketbollistik, Bashkimi ka zyrtarizuar sot emërimin e Igor Jovovic si trajnerin e ri për sezonin 2025/2026, duke hapur një kapitull të ri në historinë e klubit prizrenas.

Me një përvojë të gjatë dhe të pasur ndërkombëtare, Jovovic pritet të sjellë ekspertizë, disiplinë dhe ambicie të reja në skuadrën portokalli e zi.

Trajneri malazez vjen me një CV mbresëlënëse, e ndërtuar gjatë më shumë se një dekade në klube të nivelit të lartë evropian:

Budućnost Voli (2012–2016) – Si trajner i parë për tri sezone, Jovovic fitoi gjashtë trofe dhe dy herë e dërgoi ekipin në gjysmëfinale të ABA Ligës (2012 & 2015).

Mitteldeutscher BC (2016–2018) – Kampion i ProA dhe siguroi promovim në Bundesliga-n gjermane (BBL).

Zielona Gora (2018–2019) – Trajner në elitën e basketbollit polak.

Bayern Munich (2019–2020) – Ndihmës trajner në një nga klubet më të njohura të Evropës, si në BBL, ashtu edhe në EuroLeague.

Telekom Baskets Bonn (2020–2021) dhe SYNTAINICS MBC (2021–2023) – Trajner i parë në Bundesliga për disa sezone radhazi.

Kazma SC, Kuvajt (2024/25) – Drejtoi klubin nënkampion të Kuvajtit si trajner i parë.

Jovović njihet për qasjen e tij strategjike, përkushtimin ndaj zhvillimit të lojtarëve dhe aftësinë për të ndërtuar skuadra konkurruese në ligat më sfiduese të kontinentit.

“Mirë se erdhe në Prizren, Coach Jovovic!” – ka shkruar klubi në njoftimin zyrtar, duke shprehur besimin se ky emërim do të jetë fillimi i një epoke të re suksesi për Bashkimin në basketbollin vendor dhe rajonal.

Tifozët e klubit tashmë presin me entuziazëm të shohin vizionin e trajnerit të ri në parket dhe ndikimin e tij në ndërtimin e një skuadre që synon majat. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Igor Jovovic emërohet kryetrajner i ri i KB Bashkimi appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Bora zyrtarizon afrimin e Lubomir Minchev në krye të skuadrës

29 June 2025 at 15:18

Klubi i basketbollit Bora nga Prishtina ka zyrtarizuar të dielën emërimin e trajnerit bullgar Lubomir Minchev në krye të ekipit.

Minchev do ta pasojë trajnerin malazez Danilo Rakoçeviq, ndërsa rikthehet në Superligën e Kosovës, pasi më parë kishte drejtuar Trepçën gjatë edicionit 2022/23. Para se të marrë drejtimin e Borës, ai ka qenë në krye të skuadrës bullgare BC Spartak Pleven.

Përveç përvojës në klube, Minchev ka qenë edhe përzgjedhës i Përfaqësueses së Bullgarisë në basketboll, duke sjellë me vete një bagazh të pasur në nivel ndërkombëtar.

Në njoftimin zyrtar, klubi Bora ka theksuar se Minchev do të sjellë profesionalizëm, disiplinë dhe një vizion të qartë për ngritjen e skuadrës në nivele më të larta.

“Synimet janë të mëdha dhe me Minchevin në krye, jemi të bindur se do të ndërtojmë një ekip konkurrues dhe të përkushtuar për suksese”, shkroi klubi në rrjetet sociale.

Skuadra nga Prishtina e siguroi mbijetesën në Superligë në edicionin e kaluar duke mposhtur KEK-un në plejaut.

Bora e përfundoi kampionatin në pozitën e parafundit, por tash synon të rikthehet më e fortë nën drejtimin e trajnerit të ri. /Telegrafi/ 

The post Zyrtare: Bora zyrtarizon afrimin e Lubomir Minchev në krye të skuadrës appeared first on Telegrafi.

Kurti uron Trepçën për titullin kampion në Superligë

21 May 2025 at 23:20

Trepça ka fituar titullin e kampionit në sezonin 2024/25 në Superligën e Kosovës në basketboll.

‘Minatorët’ triumfuan pas gjashtë ndeshjeve finale ndaj Bashkimit me rezultat 4-2.

E në palestrën ‘Minatori’ i pranishëm ishte edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili i dha edhe trofeun e kampionit ‘Xehetarëve’.

Kurti ka uruar Trepçën në faqen e tij zyrtare në Facebook për sukseset e arritura.

Postimi i plotë nga Albin Kurti:

Trepça kampione përsëri!

Titulli i dytë radhazi dhe i gjashti në histori për minatorët e Mitrovicës që po vazhdojnë të
dominojnë basketbollin vendor.

Përgëzime KB Bashkimit! Finalist dinjitoz që përkundër humbjes, i dha hijeshi kampionatit të sivjetmë me rivalitet të fortë.

Urime Trepçës, qytetit të Mitrovicës dhe Torcidës, që edhe këtë herë ishin zemra e fitores. /Telegrafi/

The post Kurti uron Trepçën për titullin kampion në Superligë appeared first on Telegrafi.

Trepça kampione e Kosovës në basketboll, ‘Minatorët’ demolojnë Bashkimin në ndeshjen e gjashtë

21 May 2025 at 21:13

Trepça është kampioni i ri i Kosovës në basketboll për sezonin 2024/25 në Superligë.

Në ndeshjen e gjashtë finale, Trepça triumfoi me rezultat të thellë 82:67 dhe me rezultat të përgjithshëm 4-2 fituan titullin e kampionit.

Më meritori për këtë fitore ishte Michael Green i vendasve me 20 pikë, tre kërcime e pesë asistime.

Lojtarët tjerë që kontribuuan në këtë sukses ishin edhe Drilon Hajrizi me 13 pikë, Koton me 12 dhe Myers me 11 të tjera.

Te mysafirët më efikasi ishte Green me 20 pikë, por që nuk ishin të mjaftueshme për titullin.

Për Trepçën ky ishte titulli i dytë radhazi i fituar, derisa i gjashti në histori të basketbollit kosovar. /Telegrafi/

 

 

The post Trepça kampione e Kosovës në basketboll, ‘Minatorët’ demolojnë Bashkimin në ndeshjen e gjashtë appeared first on Telegrafi.

Përfundon pjesa e parë në Minatori: Trepça në epërsi të lartë ndaj Bashkimit

21 May 2025 at 19:57

Ka përfunduar pjesa e parë e finales së gjashtë të Superligës së Kosovës në basketboll mes Trepçës dhe Bashkimit, me rezultat 45:30 në favor të skuadrës mitrovicase.

Trepça ka dominuar në parket gjatë 20 minutave të para, duke e mbajtur epërsinë dhe kontrollin e lojës ndaj një Bashkimi që po e ka të vështirë të reagojë.

Kjo është finalja e gjashtë e serisë, ku ‘Minatorët’ udhëheqin 3-2 me fitore dhe janë vetëm një hap larg titullit kampion.

Nëse Trepça arrin të fitojë sonte, do të shpallet kampione e Kosovës për këtë sezon, duke e mbyllur serinë pa pasur nevojë për një ndeshje të shtatë.

Nga ana tjetër, Bashkimi ka nevojë për një përmbysje të madhe në pjesën e dytë për të mbajtur gjallë shpresat për titullin dhe për ta dërguar serinë në ndeshjen vendimtare. /Telegrafi/ 

The post Përfundon pjesa e parë në Minatori: Trepça në epërsi të lartë ndaj Bashkimit appeared first on Telegrafi.

Kurti e Hamza së bashku, dy kandidatët për kryeministër shijojnë finalen në Minatori

21 May 2025 at 19:34

Finalja e Superligës së Kosovës në basketboll po zhvillohet në Minatori.

Trepça dhe Bashkimi po luajnë ndeshjen e gjashtë finale, teksa ‘Minatorët’ janë duke udhëhequr 3-2 në serinë finale.

E në një atmosferë të jashtëzakonshme në palestrën ‘Minatori’ në Mitrovicë, ndeshjen po e shikojnë së bashku edhe dy kandidatët për kryeministër të Kosovës nga zgjedhjet e fundit.

Bedri Hamza nga radhët e PDK-së dhe Albin Kurti nga radhët e VV-së janë pranë njëri tjetrit në finalen e madhe.

Hamza që është edhe Kryetar i Komunës së Mitrovicës sigurisht që ka dëshirë të triumfojë Trepça, derisa Kurti në këtë ndeshje është neutral dhe dëshiron vetëm spektakël në parket pasi në tribuna spektakli nuk mungon nga Torcida. /Telegrafi/

The post Kurti e Hamza së bashku, dy kandidatët për kryeministër shijojnë finalen në Minatori appeared first on Telegrafi.

Trepça një hap larg titullit të kampionit në basketboll, fiton në ‘Minatori’ ndaj Bashkimit

14 May 2025 at 21:29

Trepça është vetëm një fitore larg titullit të kampionit të Kosovës në basketboll (3-1), pasi mposhti Bashkimin në ndeshjen e katërt të serisë finale me rezultat 80:74, në një përballje tejet dramatike që u zhvillua të mërkurën mbrëma në palestrën “Minatori” të stërmbushur me tifozë.

Mitrovicasit e nisën ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer, duke dominuar çerekun e parë të cilin e fituan me rezultat 33:26. Por reagimi i Bashkimit në çerekun e dytë ishte i jashtëzakonshëm – një rikthim i fuqishëm që ndodhet rrallëherë në ndeshje të këtij niveli, veçanërisht në finale.

Prizrenasit lejuan vetëm dy pikë për dhjetë minuta lojë dhe e fituan këtë çerek me rezultat të thellë 18:2, duke kaluar në epërsi 44:35 në përfundim të pjesës së parë.

Në fillim të pjesës së dytë, Bashkimi vazhdoi shkëputjen duke arritur një epërsi prej 15 pikësh (52:37). Por pikërisht në atë moment nisi kthesa e madhe e Trepçës – një seri e jashtëzakonshme prej 19:0 që ndryshoi rrjedhën e lojës.

Nga disavantazh i thellë, mitrovicasit kaluan në epërsi dhe e përfunduan çerekun e tretë me rezultat 63:60. Epërsinë e mbajtën deri në fund, duke e mbyllur ndeshjen me fitore prej 80:74 dhe duke kaluar në epërsi 3:1 në seri.

Michael Myers ishte lideri i Trepçës në këtë sfidë, duke kontribuar me 21 pikë, gjashtë kërcime dhe dy asistime. Mbështetjen më të madhe e mori nga Michael Green, i cili realizoi 16 pikë, shtatë kërcime dhe pesë asistime, ndërsa Drilon Hajrizi shtoi shtatë pikë, gjashtë kërcime dhe katër asistime.

Te Bashkimi shkëlqeu Wendell Green me 35 pikë, pas rikthimit nga mungesa për shkak të gripit, por përkundër performancës së tij individuale të shkëlqyer, skuadra e tij nuk arriti të përballojë presionin e vendasve.

Mack Smith kontribuoi me 17 pikë dhe 12 kërcime, ndërsa Jayveous McKinnis zhgënjeu me vetëm katër pikë dhe tri kërcime. /Telegrafi/ 

 

The post Trepça një hap larg titullit të kampionit në basketboll, fiton në ‘Minatori’ ndaj Bashkimit appeared first on Telegrafi.

Bashkimi pret Trepçën në ndeshjen e tretë finale në Prizren

11 May 2025 at 08:25

Finalet e “Play-off”-it po dhurojnë spektakël të basketbollit, sfida me dramë dhe adrenalinë.

Bashkimi dhe Trepça po kërkojnë titullin e kampionit, derisa seria finale është barazuar në 1:1. Për herë të parë, skuadra që shënon katër fitore shpallet kampione e Kosovës.

Ndeshja e parë finale kishte përfunduar 84:77, kurse e dyta 79:72.

Në garat e elitës gjashtë herë sa janë takuar, të gjitha ndeshjet janë fituar nga skuadrat vendase. Mitrovicasit fituan Kupën e Kosovës, duke mundur Bashkimin në kryeqytet. ‘Xehetarët’ kanë fituar edhe Superkupën dhe janë në kërkim të ‘tripletës’.

Portokallezinjtë që përfunduan garat e rregullta në vendin e parë, duan titullin për herë të parë nga viti 2018, që ishte hera e fundit që e fituan, njëkohësisht edhe e para.

Përballjet ndërmjet dy skuadrave gjithmonë kanë qenë interesante dhe kështu pritet edhe sonte mbrëma (e diel) në Prizren, ku pritet spektakël i basketbollit.

Sfida mes Bashkimit dhe Trepçës luhet me fillim nga ora 19:00 në palestrën ‘Sezai Surroi’ në Prizren. /Telegrafi/

The post Bashkimi pret Trepçën në ndeshjen e tretë finale në Prizren appeared first on Telegrafi.

Bashkimi fiton ndaj Pejës ndeshjen e ndërprerë pesë sekonda para fundit , po udhëheq 2-1 në serinë gjysmëfinale

27 April 2025 at 21:59

Bashkimi pas vazhdimeve arriti fitore ndaj Pejës me rezultat 84:78 (17:17, 12:17, 23:16, 17:19, 15:9).

Tashmë Portokallezinjtë po udhëheqin 2:1 në serinë gjysmëfinale. Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale.

Çereku i parë i ndeshjes ishte mjaft interesant. Mysafirët kishin deri në shtatë pikë epërsi 10:17, por një seri e suksesshme e vendasve me shtatë pikë radhazi, bën që kjo pjesë të përfundojë 17:17. Edhe periudhën e dytë, verdhezinjtë e nisën më mirë, për tu shkëputur në 17:25, por sërish u kundërpërgjigjën vendasit, për të afruar shifrat në 25:26, ndërsa në fund të kësaj pjese, mysafirët sërish për një nuancë ishin më të mirë, për të shkuar në pushim me shifrat 29:34.

Periodën e tretë e nisën më mirë vendasit që përmbysën shifrat në 38:36, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 52:50. Drama vazhdoi në dhjetëminutëshin e katërt. Edhe pse prizrenasit kishin shtatë pikë epërsi, dy minuta nga fundi, Peja nuk u dorëzua dhe barazoi shifrat në 69:69, me një treshe nga Towns, derisa aksioni i fundit i vendasve nuk ishte i suksesshëm, duke bërë që ndeshja të shkojë në vazhdime. Edhe në vazhdime u zhvillua lojë interesante, ku kësaj radhe vendasit nuk lëshuan pe dhe fituan 84:78.

Te Bashkimi u dalluan Lejson Zeqiri me 27 pikë e tri kërcime dhe Jayveous Mckinnis me 12 pikë e nëntë kërcime, kurse Wendell Green shtoi 19 pikë.

Te Peja u dalluan Marques Towns me 27 pikë e gjashtë kërcime dhe Darryl Morsell me 13 pikë e gjashtë kërcime.

The post Bashkimi fiton ndaj Pejës ndeshjen e ndërprerë pesë sekonda para fundit , po udhëheq 2-1 në serinë gjysmëfinale appeared first on Telegrafi.

Peja barazon serinë ndaj Bashkimit pas një fitoreje dramatike

24 April 2025 at 21:07

Në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të play-off-it të Superligës së Kosovës në basketboll, Peja ka reaguar fuqishëm ndaj Bashkimit, duke barazuar serinë në 1:1.

Skuadra pejane e dominoi pjesën e parë të lojës, duke ndërtuar një epërsi të konsiderueshme prej 20 pikësh në fund të pjesës së dytë (42:22).

Por Bashkimi, i cili e kishte përfunduar sezonin e rregullt në pozitën e parë, nuk u dorëzua. Ata shtuan intensitetin dhe ritmin në pjesën e dytë, duke e ngushtuar gradualisht rezultatin dhe madje kaluar në avantazh në fundin e çerekut të katërt.

Për herë të parë në epërsi në pjesën e dytë, Bashkimi kaloi falë pikëve të Valon Bunjakut, duke shënuar 77:76, rreth dy minuta para fundit të ndeshjes. Por Peja reagoi menjëherë – fillimisht me pikët e Amin Hotit për rikthimin e epërsisë në 78:77, e më pas me katër pikë nga Dardan Berisha që çuan rezultatin në 82:79. Fitorja u vulos me dy gjuajtje të lira të realizuara nga Darryl Morsell, duke e përmbyllur takimin me shifrat 84:79.

Pas kësaj fitoreje, seria është e barabartë 1:1. Kujtojmë se Bashkimi kishte fituar bindshëm takimin e parë në Prizren me rezultat 81:61. Skuadra që arrin tri fitore do të sigurojë biletën për finalen e madhe, ku e pret fituesi i përballjes mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës.

Ndeshja e tretë do të zhvillohet të dielën, në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren. /Telegrafi/

The post Peja barazon serinë ndaj Bashkimit pas një fitoreje dramatike appeared first on Telegrafi.

Përballjet e dyta gjysmëfinale në ‘Play-Off’, luhet në Prishtinë dhe Pejë

22 April 2025 at 15:48

“Play-off”-i i ProCredit Superligës vazhdon me super ndeshje.

Në mesjavë zhvillohen gjysmëfinalet e dyta të garave shtesë në elitën e basketbollit.

Në kryeqytet përballen Sigal Prishtina dhe Trepça, dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës, që gjithmonë kanë dhuruar spektakël kur janë përballur. Takimi i parë në Mitrovicë përfundoi 80:65 për ‘Xehetarët’. Prishtinasit synojnë fitoren dhe kalimin në finale, e më pas të fitojnë titullin pas pesë vjetësh, kurse mitrovicasit të mbrojnë titullin e kampionit.

Në Pejë po ashtu pritet përballje e zjarrtë ndërmjet Pejës dhe Bashkimit. Ndeshja e parë në Prizren përfundoi 81:61 për prizrenasit. Verdhezinjtë hyjnë për fitore për të barazuar serinë gjysmëfinale në 1:1, ndërsa Portokallezinjtë për të fituar dhe për të bërë një hap drejt finales.

Në gjysmëfinale u kualifikuan direkt Bashkimi dhe Trepça, ndërsa Sigal Prishtina në çerekfinale eliminoi Vëllaznimin, ndërsa Peja eliminoi Golden Eagle Yllin pas tri ndeshjeve.

Kujtojmë se skuadra që shënon tri fitore kalon në finale, derisa për tu shpallur kampion nevojiten katër fitore.

Gjysmëfinalet II

E mërkurë

18:00 Sigal Prishtina – Trepça

E enjte

19:00 Peja – Bashkimi

The post Përballjet e dyta gjysmëfinale në ‘Play-Off’, luhet në Prishtinë dhe Pejë appeared first on Telegrafi.

Final 4 i zjarrtë i ‘play-off’-it të Superligës

18 April 2025 at 13:38

Pas ndeshjeve emocionuese dhe dramatike të çerekfinaleve, është koha për gjysmëfinalet e “Play-off”-it të ProCredit Superligës së Kosovës në basketboll.

Gjysmëfinale të zjarrta që premtojnë spektakël të basketboll në parket dhe tribuna.

Katërshja e madhe e basketbollit të Kosovës, Bashkimi, Trepça, Sigal Prishtina dhe Peja, duan të kualifikohen në finale, por edhe të fitojnë trofeun më të rëndësishëm në basketbollin e Kosovës.

Në gjysmëfinalen e parë ndeshen kampionia aktuale, Trepça, me skuadrën më të trofeshme në vend, Sigal Prishtinën.

Mitrovicasit përfunduan garat e rregullta në pozitën e dytë, me 19 fitore e nëntë humbje, derisa prishtinasit në pozitën e tretë me 17 fitore e 11 humbje, kurse në çerekfinale eliminuan Vëllaznimin pas tri ndeshjeve.

Në katër sfidat e zhvilluara në elitë këtë edicion, bardhekaltrit kanë tri fitore ndaj mitrovicasve që kanë një fitore ndaj prishtinasve.

Këto dy skuadra u përballën edhe në gjysmëfinale të Kupës, ku ‘Xehetarët’ ishin më të mirë nga dy takimet për të kualifikuar në finale, e ku më pas fituan këtë trofe, ashtu si e kanë fituar edhe Superkupën.

Bashkimi-Peja është një tjetër përballje e zjarrtë e gjysmëfinaleve të “Play-off”-it.

Prizrenasit përfunduan në pozitën e parë me 20 fitore e tetë humbje, ndërsa pejanët në vendin e pestë me 14 fitore e 14 humbje, kurse në çerekfinale eliminuan Golden Eagle Yllin pas tri ndeshjeve.

Portokallezinjtë duan titullin e dytë në histori, pasi të parin dhe të vetmin e fituan më 2018, kurse verdhezinjtë të shtatin në histori, ndërsa herën e fundit e fituan më 2023.

Në katër duelet e zhvilluara këtë edicion në elitë, prizrenasit kanë tri fitore ndaj pejanëve që kanë një fitore.

Orari

E shtunë

19:00 Trepça – Sigal Prishtina

E diel

19:00 Bashkimi – Peja

/Telegrafi/

The post Final 4 i zjarrtë i ‘play-off’-it të Superligës appeared first on Telegrafi.

Prishtina e kalon Vëllaznimin pas një drame dhe siguron duelin me Trepçën në gjysmëfinale

16 April 2025 at 22:10

Sigal Prishtina i është bashkuar Trepçës në gjysmëfinalet e play-offit të Superligës së Kosovës në basketboll, pas një fitoreje dramatike ndaj Vëllaznimit në ndeshjen e tretë vendimtare të serisë dhe atë pas vazhdimeve.

Në përballjen e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, prishtinasit fituan me rezultat 86:82, pas vazhdimeve pesëminutëshe.

Ndeshja ishte shumë e luftuar, me Prishtinën që dominoi për pjesën më të madhe, por që u sfidua në fund nga rikthimi i fuqishëm i skuadrës së trajnerit Jeronimo Shari.

Rezultati u barazua në 74:74, kur kishin mbetur vetëm 15 sekonda, pas dy gjuajtjeve të lira të realizuara nga Jericole Hellems. Në aksionin pasues, Jordan Davis fitoi dy gjuajtje të lira por i humbi të dyja.

Megjithatë, ai rikuperoi topin në sulm, por nuk arriti të shënojë, duke e çuar ndeshjen në vazhdime.

Në periudhën shtesë, Prishtina reagoi shpejt, duke krijuar një seri të fuqishme prej 8:0 për epërsinë 82:74. Vëllaznimi u afrua deri në 83:80, por nuk arriti të përmbysë rezultatin.

Fitorja e çoi Prishtinën në gjysmëfinale, ku do të përballet me Trepçën, pasi e fitoi serinë çerekfinale ndaj Vëllaznimit me rezultat të përgjithshëm 2-1. /Telegrafi/ 

The post Prishtina e kalon Vëllaznimin pas një drame dhe siguron duelin me Trepçën në gjysmëfinale appeared first on Telegrafi.

Një i arrestuar pas tensioneve në ndeshjen e basketbollit mes Yllit dhe Pejës 

10 April 2025 at 23:44

Një person është arrestuar pas tensioneve të shkaktuara mes tifozërive gjatë ndeshjes së basketbollit KB Golden Eagle YLLI dhe KB Peja që u zhvillua të enjten në mbrëmje në Suharekë. 

Ndeshja u mbyll me rezultatin 71-77 në favor të ekipit nga Peja. 

Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prizrenin, ka thënë për KALLXO.com se gjatë ndeshjes së basketbollit mes këtyre dy skuadrave ka pasur tensione mes tifozërive të dy ekipeve. Sipas tij, një person ka goditur një adhurues të ekipit kundërshtar dhe i ka shkaktuar lëndime. 

“Gjatë ndeshjes ndeshjen e sotme (10.04.2025) të basketbollit në mes të KB “Ylli ” dhe “Peja” ka pasur tensione në mes të ndjekësve të ekipeve, për këtë arsye delegati i FBK ka urdhëruar që të zbrazet një pjesë e sallës dhe ashtu është vepruar nga policia e cila ishte duke e siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes. Më pas një person ka goditur një adhurues të ekipit kundërshtar dhe i ka shkaktuar lëndime”- ka thënë zëdhënës Bytyqi. 

Bytyqi ka thënë se i dyshuari është arrestuar dhe është hapur rast – huliganizëm. 

Ndeshja u ndërpre për rreth 45 minuta në fund të pjesës së parë pas fyerjeve dhe hedhjeve të gjësendeve në parket nga tifozëria. 

KB “Peja”, përmes një postimi në Facebook, njoftoi për ndërprerjen e ndeshjes dhe bëri të ditur se basketbollistët e saj u sulmuan derisa hynin në zhveshtore.  

The post Një i arrestuar pas tensioneve në ndeshjen e basketbollit mes Yllit dhe Pejës  appeared first on Telegrafi.

Sfida verdhezi në çerekfinale të ‘Play-Off’-it

10 April 2025 at 15:43

Sonte zhvillohet ndeshja çerekfinale e “Play-off”-it të ProCredit Superligës ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës.

Sfida verdhezi pritet të jetë shumë interesante, duke marrë parasysh se kemi hyrë në fazën vendimtare të kampionatit.

Therandasit përfunduan garat e rregullta me 15 fitore e 13 humbje, ndërsa pejanët kishin 14 fitore e 14 humbje.

Ylli është në formë të lartë me gjashtë fitore radhazi në elitë, ku përfunduan në pozitën e katërt, derisa pejanët në vendin e pestë.

Në katër ndeshjet e zhvilluara në këtë edicion në elitë, ka fituar Ylli.

Sfida në Therandë pritet të jetë mjaft interesante dhe e rëndësishme për të dy skuadrat.

Ndeshja zhvillohet nga ora 19:00 dhe transmetohet në Art Motion&Kujtesa.

Takimi i dytë zhvillohet të dielën në Pejë. Skuadra që shënon dy fitore kualifikohet në gjysmëfinale.

The post Sfida verdhezi në çerekfinale të ‘Play-Off’-it appeared first on Telegrafi.

Dramë në kryeqytet, Prishtina fiton ndaj Vëllaznimit

9 April 2025 at 21:34

Sigal Prishtina ka fituar çerekfinalen e parë të “Play-off”-it ndaj Vëllaznimit në dramën e zhvilluar në kryeqytet me shifrat 71:69 (17:28, 19:8, 18:18, 17:15).

Sfidën shumë më mirë e nisën kuqezinjtë, duke pasur deri në 14 pikë epërsi në dhjetëminutëshin e parë 11:25, derisa fituan këtë pjesë 17:28. Por, bardhekaltrit u rikthyen furishëm në periodën e dytë, për të përmbysur shifrat në 34:30, ndërsa pjesa e parë përfundoi 36:36.

Pjesa e dytë ishte shumë interesante, ku drama ndodhi në sekondat e fundit. Mysafirët po fitonin 65:69, një minutë nga fundi, por Daniel Lekndreaj ishte vendimtar me katër pikë radhazi dhe një kërcim në sulm, derisa pikët e fitores i shënoi Olin Carter.

Daniel Lekndreaj ishte më i miri te vendasit me 18 pikë e nëntë kërcime, kurse te mysafirët Don Polloshka kishte 13 pikë e shtatë asistime.

Ndeshja e dytë zhvillohet në Gjakovë të shtunën mbrëma. Skuadra që shënon dy fitore kualifikohet në gjysmëfinale./Telegrafi/ 

The post Dramë në kryeqytet, Prishtina fiton ndaj Vëllaznimit appeared first on Telegrafi.

Pesëshja dhe MVP i xhiros së fundit në Superligë

7 April 2025 at 13:52

Përfunduan 28 xhirot e rregullta në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll, duke u qartësuar gjithçka për garat shtesë.

Në javën e fundit u zhvilluan disa përballje mjaft interesante.

Golden Eagle Ylli vazhdoi me formë të lartë për të regjistruar fitoren e gjashtë radhazi, kësaj radhe duke mundur Proton Cable Prizrenin.

Lis Shoshi zhvilloi ndeshje të jashtëzakonshme, duke pasur 25 pikë, 15 kërcime e katër asistime, me indeks 40, apo më të lartin e kësaj xhiro. Ai shpallet MVP i javës së 28.

Bashkimi fitoi derbin ndaj Pejës, ku te Portokallezinjtë u dallua Lejson Zeqiri me 22 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime, duke u ndihmuar nga Dirk Williams, i cili mbylli ndeshjen me dhjetë pikë, 13 kërcime e gjashtë asistime.

Trepça fitoi ndaj Borës, ku Tekele Cotton po vazhdon me formë të mirë, ku ndaj prishtinasve kishte 13 pikë, pesë kërcime e 11 asistime.

Sigal Prishtina mbylli garat e rregullta me fitore në Gjakovë ndaj Vëllaznimit, ku te bardhekaltrit u dallua Rashid Mahalbasiq me dhjetë pikë, 12 kërcime dhe dy asistime.

MVP

Lis Shoshi (Golden Eagle Ylli) 25 pikë, 15 kërcime, 4 asistime, 40 indeksi

Top 5

Lis Shoshi (Golden Eagle Ylli) 25 pikë, 15 kërcime, 4 asistime, 40 indeksi

Lejson Zeqiri (Bashkimi) 22 pikë, 6 kërcime, 4 asistime, 25 indeksi

Tekele Cotton (Trepça) 13 pikë, 5 kërcime, 11 asistime, 25 indeksi

Rashid Mahalbasiq (Sigal Prishtina) 10 pikë, 12 kërcime, 2 asistime, 24 indeksi

Dirk Williams (Bashkimi) 10 pikë, 13 kërcime, 6 asistime, 25 indeksi

The post Pesëshja dhe MVP i xhiros së fundit në Superligë appeared first on Telegrafi.

Superliga luhet në mesjavë, përballje direkte për pozitat e Play-Off

1 April 2025 at 15:45

Mesjava sjell ndeshjet e javës së 27-të në ProCredit Superligën e Kosovës, njëkohësisht e parafundit për garat e rregullta.

Kjo xhiro do të dhurojë shumë sfida interesante.

Golden Eagle Ylli dhe Vëllaznimi kanë pikë të barabarta me 13 fitore e 13 humbje, andaj pritet një sfidë shumë interesante në Therandë dhe e baraspeshuar njëkohësisht. Dy skuadrat janë në formë të lartë dhe synojnë të përfundojnë garat e rregullta sa më lart në renditje.

Ndeshja tjetër e së mërkurës është ndërmjet Borës dhe Proton Cable Prizrenit, vendit të shtatë dhe tetë në renditje. Prishtinasit në edicionin debutues në elitë kanë tetë fitore e 18 humbje dhe do të luajnë në “Play-out” me finalistin e Ligës së Parë për një vend në elitë edicionin e ardhshëm, ndërkohë, prizrenasit kanë pesë fitore e 21 humbje.

E diela është e rezervuar për super derbi, me katër skuadrat e para në renditje që gjithashtu synojnë të renditen sa më lart para garave shtesë, njëkohësisht është përballja mes katërshes së madhe të basketbollit të Kosovës.

Sfidë interesante pritet në kryeqytet, ku ndeshen Sigal Prishtina dhe Bashkimi. Prishtinasit janë në vendin e tretë me 16 fitore e dhjetë humbje, ndërsa prizrenasit në vendin e parë me 18 fitore e tetë humbje.

Në Pejë, përballen Peja dhe Trepça. Verdhezinjtë janë në vendin e katërt me 14 fitore e 12 humbje, kurse ‘Xehetarët’ janë në vendin e dytë me 17 fitore e nëntë humbje.

ProCredit Superliga-Java 27

E mërkurë

19:00 Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi

19:00 Bora – Proton Cable Prizreni

E enjte

19:00 Sigal Prishtina – Bashkimi

19:00 Peja – Trepça

The post Superliga luhet në mesjavë, përballje direkte për pozitat e Play-Off appeared first on Telegrafi.

Kuqezinjtë fitojnë vetëm pas vazhdimeve ndaj Borës

30 March 2025 at 21:55

Në dramën e zhvilluar në Gjakovë, Vëllaznimi fitoi ndaj Borës pas vazhdimeve me rezultat 87:78 (20:21, 15:21, 23:12, 18:22, 11:2), në përballjen e zhvilluar në javën e 26-të të ProCredit Superligës.

Sfidën më mirë e nisën mysafirët, që në çerekun e parë kishin epërsi deri në nëntë pikë, 10:19, derisa kuqezinjtë u rikthyen shpejt, ku kjo pjesë përfundoi 20:21. Prishtinasit sërish kishin epërsi në periudhën e dytë, që e fituan 15:21, për të shkuar në pushim me shifrat 35:42.

Vendasit që ditë më parë fituan Ligën Unike, u rikthyen fuqishëm në periodën e tretë, duke bërë përmbysjen, ku shifrat pas 30 minutash ishin 58:54. Në dhjetëminutëshin e katërt, drama vazhdoi deri në sekondat e fundit, me mysafirët që rikthyen epërsinë, dhe drama vazhdoi deri në fund, ku Jericole Hellems me dy gjuajtje të lira, tre sekonda nga fundi barazoi shifrat në 76:76 për ta dërguar sfidën në vazhdime.

E, në vazhdime, kuqezinjtë ishin bindshëm më të mirë, 11:2, për të triumfuar 87:78.

Paraqitje të jashtëzakonshme regjistroi Jericole Hellems me 42 pikë për vendasit, duke u ndihmuar nga Don Polloshka me 17 pikë e nëntë kërcime dhe Jason Jitoboh me 16 pikë e shtatë kërcime, kurse te mysafirët, Musab Mala shënoi 21 pikë.

Pas 26 ndeshjeve, Vëllaznimi ka 13 fitore e 13 humbje, derisa Bora është në vendin e shtatë me tetë fitore e 18 humbje.

The post Kuqezinjtë fitojnë vetëm pas vazhdimeve ndaj Borës appeared first on Telegrafi.

Më të mirët e xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës në basketboll

3 March 2025 at 15:25

Java e 22-të në ProCredit Superligën e Kosovës solli disa sfida interesante.

Cory Reeves i Sigal Prishtinës ndaj Proton Cable Prizrenit e mbylli ndeshjen me 23 pikë, shtatë kërcime dhe dy asistime, duke u shpallur MVP i javës së 22-të.

Reeves kishte indeksin më të lartë nga basketbollistët e skuadrave fituese këtë xhiro.

Trepça fitoi derbin e javës së 22-të ndaj Bashkimit, ku u dalluan Michael Green me 25 pikë, tri kërcime dhe katër asistime dhe Drilon Hajrizi me 18 pikë, katër kërcime dhe katër asistime.

Bora po vazhdon me formë të mirë në elitë, ku fitoi ndaj Golden Eagle Yllit në Therandë, derisa te prishtinasit u dallua Dion Haxhosaj me 17 pikë, dhjetë kërcime dhe një asistim.

Peja fitoi ndaj Vëllaznimit në një sfidë dramatike, ku te verdhezinjtë më i miri ishte Tulio Da Silva me 12 pikë dhe dhjetë kërcime.

MVP

Cory Reeves (Sigal Prishtina) 23 pikë, 7 kërcime, 2 asistime, 25 indeksi

Top 5

Cory Reeves (Sigal Prishtina) 23 pikë, 7 kërcime, 2 asistime, 25 indeksi

Michael Green (Trepça) 25 pikë, 3 kërcime, 4 asistime, 22 indeksi

Drilon Hajrizi (Trepça) 18 pikë, 4 kërcime, 4 asistime, 21 indeksi

Dion Haxhosaj (Bora) 17 pikë, 10 kërcime, 1 asistim, 21 indeksi

Tulio Da Silva (Peja) 12 pikë, 10 kërcime, / asistime, 18 indeksi

The post Më të mirët e xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës në basketboll appeared first on Telegrafi.

❌
❌