Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 July 2025Main stream

Nezir Çoçaj i bashkohet Nismës Socialdemokrate: Prizreni ka nevojë për njerëz me duar të pastra

11 July 2025 at 23:48

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nezir Çoçaj, ka zyrtarizuar sot aderimin e tij në Nismën Socialdemokrate, duke shpallur synimin për të qenë pjesë e listës zgjedhore të kësaj partie për zgjedhjet lokale në Prizren.

Në një adresim publik drejtuar qytetarëve, Çoçaj shprehu zhgënjimin e tij ndaj qeverisjes aktuale komunale, duke përmendur padrejtësitë, mungesën e ndershmërisë dhe neglizhencën ndaj mirëqenies së qytetarëve.

“Nga sot, angazhimin tim politik do ta vazhdoj në Nismën Socialdemokrate. Prizreni nuk ka nevojë për fjalë boshe, por për punë e për njerëz me duar të pastra”, theksoi ai.

Çoçaj ka qenë një prej figurave të njohura politike në Prizren, ndërsa mbështetësve të tij iu drejtua me fjalët:
“Edhe këtë herë, me ju. Unë jam gati”.

The post Nezir Çoçaj i bashkohet Nismës Socialdemokrate: Prizreni ka nevojë për njerëz me duar të pastra appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Rreziku i një situate të paprecedentë në Kosovë pas afatit të 26 korrikut

9 July 2025 at 18:27

Situata në Kosovë mbetet e bllokuar, ndërsa heqja e mandateve të deputetëve – një opsion i përmendur në rast të moskonstituimit të Kuvendit deri më 26 korrik – nuk konsiderohet e realizueshme.

Ekspertët paralajmërojnë se, nëse ky afat shkelet, vendi do të përballet me një krizë politike dhe juridike të panjohur më parë.

Askush nuk ka përgjigje të qartë se çfarë do të ndodhë në Kosovë pas 26 korrikut – datë kur skadon afati prej 30 ditësh që Gjykata Kushtetuese u ka dhënë deputetëve të zgjedhur për të konstituuar Kuvendin.

Deri tani, përpjekjet për formimin e këtij institucioni ligjvënës kanë dështuar 44 herë.

Partitë politike vazhdojnë të fajësojnë njëra-tjetrën për ngërçin dhe të mos lëvizin nga qëndrimet e tyre.

Në këtë atmosferë bllokade, ish-gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Gjyljeta Mushkolaj, thotë se barra e përgjegjësisë duhet të kalojë tani mbi presidenten e vendit, Vjosa Osmani, e cila e ka detyrë kushtetuese të garantojë funksionimin demokratik të institucioneve.

Sipas saj, e para e shtetit duhet t’i intensifikojë përpjekjet për arritjen e një konsensusi mes partive politike, dhe nëse kjo dështon, të kërkojë interpretim shtesë nga Gjykata Kushtetuese, për të qartësuar hapat e ardhshëm.

“Gjykata Kushtetuese duhet të jetë më e prerë rreth afatit që e ka përcaktuar dhe pasojave që vijnë pas këtij afati. Roli i Gjykatës Kushtetuese nuk ka përfunduar ende”, thotë Mushkolaj.

Javën e kaluar, presidentja Osmani priti për dy ditë me radhë përfaqësuesit e partive politike, në përpjekje për të zhbllokuar situatën.

Pas takimeve, ajo u shpreh qartë se konstituimi i Kuvendit brenda afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, është “detyrim e jo opsion” dhe u bëri thirrje partive që sa më shpejt të gjejnë zgjidhje.

Radio Evropa e Lirë pyeti Zyrën e Presidentes nëse po e shqyrton mundësinë për t’iu drejtuar Kushtetueses, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Në një deklaratë për mediat më 30 qershor, këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, tha se “nëse paraqitet nevoja, presidentja mbetet e gatshme t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë”.

Në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD) thonë se konsensusi është e vetmja rrugë për të tejkaluar bllokadën dhe për të konstituuar Kuvendin deri më 26 korrik.

Nëse kjo nuk ndodh, Kosova do të përballet me një situatë të panjohur deri më tash, thotë Naim Jakaj nga ky institut.

“Kosova do të hyjë në një situatë të re juridike dhe politike, që nuk e ka përjetuar më herët. Pasojat e saj do t’i ndiejmë në muajt e ardhshëm, në rast se Kuvendi nuk konstituohet deri më 26 korrik”, thotë Jakaj.

A mund t’iu merret mandati deputetëve?

As Lëvizja Vetëvendosje, që doli e para në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, nuk ka një përgjigje të qartë për zhvillimet që mund të pasojnë nëse Kuvendi nuk konstituohet deri më 26 korrik.

Më 9 korrik, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve për këtë çështje, deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, tha shkurt: “E paparashikuar”.

Dy ditë më parë, ajo përmendi mundësinë që të gjithë deputetët e Kuvendit të humbin mandatin, nëse nuk e konstituojnë institucionin brenda afatit 30-ditor, të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

“…janë 120 deputetë të legjislaturës së 9-të, që mund t’iu merret mandati, dhe të vazhdohet pastaj me deputetët që janë në listat e të gjitha partive politike”, tha Kusari-Lila.

Por, Mushkolaj shpjegon se mandatin e deputetëve të zgjedhur në mënyrë demokratike nuk mund ta marrë askush.

“Populli ua ka dhënë këtë mandat dhe populli ua merr mandatin. Vetëm nëse shkojmë në zgjedhje. Por, përsëri, duhet të konstituohet Kuvendi”, thotë profesoresha në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Jakaj, gjithashtu, nuk e sheh të mundshme heqjen e mandatit të deputetëve.

Ai thekson se Kushtetuta e Kosovës, në nenin 70, përcakton qartë arsyet për përfundimin ose pavlefshmërinë e mandatit të deputetit.

Ato përfshijnë: mosbetimin, dorëheqjen, emërimin në qeveri, përfundimin e mandatit të kuvendit, mungesën prej gjashtë muajsh në seanca, dënimin me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale me një ose më shumë vite burgim, ose vdekjen e deputetit.

“Në asnjë nga pikat e aktgjykimit, Gjykata Kushtetuese nuk i ka saktësuar pasojat kolektive apo individuale për deputetët, në rast të moskonstituimit brenda afatit prej 30 ditësh”, shton Jakaj.

Muhaxhiri: Nuk ka precedent për marrjen e mandateve

Edhe Artan Muhaxhiri, sociolog dhe njohës i politikës në Kosovë, thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk parashikon marrjen e mandateve nga deputetët, në rast të moskonstituimit të Kuvendit brenda afatit.

Për më tepër, thekson ai, në Kosovën e pasluftës nuk ka ndonjë precedent të ngjashëm.

Ai thotë se një hap i tillë do të kërkonte një vendim të ri të Gjykatës dhe ndryshime në mënyrën e zëvendësimit të deputetëve, por, prapëseprapë, nuk do të garantonte tejkalimin e bllokadës politike që po e pengon formimin e institucioneve.

“E para, ata deputetë që do të vinin, do të kishin më pak legjitimitet dhe pothuajse të gjithë do të ishin anonimë, pa përvojë politike. Vetë fakti që nuk janë zgjedhur, dëshmon se nuk kanë arritur sukses as në garën përbrenda partive të tyre”, thotë Muhaxhiri për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se personat që do t’i zëvendësonin deputetët aktualë, do të vepronin nën udhëzimet e liderëve të partive të tyre, ndaj sjellja e tyre në procesin e konstituimit të Kuvendit do të ishte e njëjtë me atë të deputetëve aktualë.

“Do të ktheheshim në pikën ku jemi tash, por me një humbje të kohës dhe me një dëmtim të perspektivës së Kosovës dhe imazhit institucional në përgjithësi”, thekson Muhaxhiri.

Ku ka mbetur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës?

Deri më tani, deputetët kanë përfunduar vetëm dy pika të agjendës: raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe betimin e deputetëve.

Procesi ka ngecur te pika e tretë: zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk ka arritur t’i sigurojë 61 votat e nevojshme në disa runde votimi për t’u zgjedhur në këtë post.

Dy parti parlamentare, PDK-ja dhe AAK-ja, e shohin Haxhiun si figurë përçarëse dhe kërkojnë nga Lëvizja Vetëvendosje të propozojë një emër tjetër për kryeparlamentar.

LDK-ja thotë se nuk do të mbështesë asnjë kandidat të Vetëvendosjes për këtë pozitë.

E, Vetëvendosje këmbëngul tani që votimi për Haxhiun të bëhet në mënyrë të fshehtë, duke premtuar se nëse ajo nuk i merr 61 vota, do të propozojë një kandidat tjetër.

Por, kjo formë votimi kundërshtohet nga partitë e tjera, duke e futur situatën në një rreth vicioz.

Gjykata Kushtetuese nxori aktgjykimin për konstituimin e Kuvendit me afat 30 ditësh më 26 qershor, pas 37 tentativave të dështuara në këtë proces.

Megjithatë, ekspertët kushtetues dhe partitë politike e kanë kuptuar dhe interpretuar këtë vendim në mënyra të ndryshme.

Muhaxhiri thotë se për të tejkaluar bllokadën në Kuvend, është e nevojshme që Gjykata Kushtetuese të dalë me një vendim më të qartë dhe më të drejtpërdrejtë, raporton REL.

The post Rreziku i një situate të paprecedentë në Kosovë pas afatit të 26 korrikut appeared first on Telegrafi.

Sondazhi i UBO Consulting: LVV fajësohet më së shumti me 32.6% për bllokadën në Kuvend, pasuar nga PDK

19 June 2025 at 22:59

Është publikuar sondazhi i fundit i realizuar nga UBO Consulting, i cili mat perceptimin e qytetarëve për krizën politike dhe bllokadën që po ndodh në Kuvendin e Kosovës.

Në pyetjen: “Kush mendoni se është fajtori kryesor për bllokadën që po vazhdon në Kuvendin e Kosovës?”, shumica e të anketuarve kanë fajësuar të gjitha partitë politike.

Sipas rezultateve:

32.6% fajësojnë Lëvizjen Vetëvendosje.

7.2% mendojnë se përgjegjëse është Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

6.3% fajësojnë Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

1.0% e konsiderojnë përgjegjëse Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

3.1% e të anketuarve nuk kanë një përgjigje.

Ndërkaq në aspektin e përgjithshëm, 49.9% e qytetarëve vlerësojnë se krejt partitë e kanë përgjegjësinë.

Sondazhi është realizuar mbi një mostër përfaqësuese prej 1065 qytetarësh, me një interval besueshmërie prej 95% dhe margjinë gabimi ±3%. Matja është kryer në periudhën 9-18 qershor 2025.

 

The post Sondazhi i UBO Consulting: LVV fajësohet më së shumti me 32.6% për bllokadën në Kuvend, pasuar nga PDK appeared first on Telegrafi.

Pse nuk u takua më presidentja Osmani me liderët e partive e as nuk iu drejtua Kushtetueses?

9 June 2025 at 22:51

“Ky është vetëm takimi i parë”. Kështu kishte deklaruar më 15.05.2025 presidentja Vjosa Osmani pas takimit me liderët e partive parlamentare për të gjetur zgjidhje përballë ngërçit politik për konstituimin e Kuvendit.

Presidentja në konferencë për media pas këtij takimi kishte thënë se në takim kishte disponim minimal, por që takimet do të vazhdojnë qoftë edhe individualisht.

Që nga 15 maji kanë kaluar 25 ditë, por nuk ka pasur takim tjetër në lidhje me konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Osmani, tha se takim tjetër ka pasur pas 15 majit – ai për çështjen e organizimit të zgjedhjeve lokale.

Edhe në këtë takim, sipas Kupinës, presidentja ka përsëritur në mënyrë të drejtpërdrejtë ftesën e saj.

“Nëse partitë politike kanë interes për konsultime shtesë lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ajo është e gatshme të zhvillojë takime të veçanta me secilin prej tyre. Ftesa e Presidentes vlen ende, nëse për një gjë të tillë kanë interesim liderët e partive politike” – ka deklaruar Kupina për KALLXO.

Pas takimit të 15 majit, për media nuk ishte deklaruar kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Tre kryetarët e partive, të cilët në legjislaturën e kaluar ishin opozitë, kishin folur për media.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kishte thënë se situata vazhdon të jetë e njëjtë. Megjithatë, ai e kishte parë takimin si një hap para dhe një përpjekje shtesë nga përfshirja e presidentes për të gjetur rrugëzgjidhje.

“Kjo krizë nuk është procedurale, është politike. Andaj, duhet të kishte zgjidhje politike. Por, nëse kjo qasje autoritare vazhdon, do të bëjmë çmos për të gjetur zgjidhje” – kishte thënë Krasniqi më 15.05.2025.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit kishte deklaruar se partitë qëndruan në pozicione paraprake, që i bie se nuk kishte iniciativë për zgjidhje.

“Më së paku iniciativë nga partia e parë. Dy partitë e tjera patën përafrim, por pa partinë e parë nuk mund të lëvizim” – kishte deklaruar Abdixhiku para mediave më 15.05.2025.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas takimit të përbashkët me presidenten Osmani dhe kryetarët e partive politike kishte thënë se ka paraqitur në takim qëndrimin që e ka thënë tash e sa kohë: “që të ndërrohet emri i kandidates”.

“Kemi dhënë idenë tonë. Do ta votojmë për kryetar të Kuvendit një person unifikues” – kishte thënë ai më 15.05.2025.

Presidentja dhe Gjykata Kushtetuese

Gjatë konferencës për media më 15 maj, presidentja Osmani ka folur edhe për çështjen e dërgimit në Gjykatën Kushtetuese të çështjes së konstituimit të Kuvendit.

“Ajo që kam shprehur para liderëve është që jam e gatshme, që nëse ka pajtim nga ana e tyre, unë nuk kam problem që ta dërgoj këtë në Gjykatën Kushtetuese. Ata nuk patën ndonjë kundërshti” – kishte deklaruar Osmani më 15.05.2025.

Megjithatë, deri më tani nuk ka njoftim nga Presidenca e Republikës së Kosovës se një hap i tillë është ndërmarrë.

Këshilltari Kupina për këtë çështje tha se ekipi ligjor i presidentes e ka përgatitur një draft të lëndës që mund të adresohej në Gjykatën Kushtetuese.

Ky draft, megjithatë, nuk është dërguar ende. Kjo për shkak se Presidenca po pret aktgjykimin e Kushtetueses rreth pranueshmërisë së kërkesës të cilën e ka dërguar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

“Kjo pastaj mund t’i sqarojë edhe çështjet e pranueshmërisë së një çështjeje që do të referohej nga Presidentja. Pra nuk është fjala për meritat e çështjes, por vetëm për anën procedurale, pra pranueshmërinë” – ka deklaruar Kupina.

Shefja e grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, më 12.05.2025, ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetushmërisë së propozimit për formimin e komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit të Kosovës.

“Raporti është hartuar nga ekspertë të AAK-së dhe kërkuam që kjo çështje të trajtohet me prioritet. Konsiderojmë se është shkelje ligjore. Po zhvleftësohet edhe Kuvendi dhe konsiderojmë që po shkelet edhe Kushtetuta. I lutëm akterët që ta trajtojnë me prioritet, ndoshta edhe me masë të përkohshme që të ndalohet mbajtja e seancave derisa Gjykata ta trajtojë këtë lëndë dhe të marrë një vendim” – kishte deklaruar Kadrijaj para mediave.

Pas dorëzimit të lëndës në Kushtetuese kishte reaguar edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai ka konsideruar se “loja me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës është bërë e turpshme, jo vetëm për deputetët e zgjedhur nga populli, por edhe për vetë Kosovën si shtet” dhe “seancat e përsëritura në çdo 48 orë, pa asnjë vendim, janë bërë model i papjekurisë shtetërore”.

“Dëmet nga bllokada që po i bëhet konstituimit të Kuvendit ka edhe pasoja të rënda politike dhe ekonomike për ne si vend e si shoqëri. Konsiderojmë se ndërrimi i mënyrës së votimit në gjysmë të procesit, me diktat të Vetëvendsjes, është shkelje e rëndë e Kushtetutës.” – ka shkruar Haradinaj.

Gjykata Kushtetuese ende nuk ka dalë me opinion në lidhje me kërkesën e AAK-së për vlerësimin e kushtetushmërisë së propozimit për formimin e komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit të Kosovës.

Më 09.06.2025 ka dështuar për herën e 29-të konstituimi i Kuvendit.

Seanca që ka nisur më 15.04.2025 po vazhdon pa asnjë rezultat e tash e 29 herë. Përpjekja e radhës do të nisë në orën 11:00 të datës 11.06.2025.

Kjo seancë ka mbetur në pikën e tretë të rendit të ditës, zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Seanca është vazhdim i ndërprerjes së vazhdueshme për shkak të pamundësisë për të krijuar komisionin për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka të drejtën të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, ka propozuar Albulena Haxhiun për këtë post.

Megjithatë, ajo nuk ka arritur të sigurojë numrin e nevojshëm të votave në asnjërën nga herët kur është proceduar në votim.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 09.02.2025.

The post Pse nuk u takua më presidentja Osmani me liderët e partive e as nuk iu drejtua Kushtetueses? appeared first on Telegrafi.

Limaj: Kosova së shpejti do t’i ketë institucionet

4 June 2025 at 10:56

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Nisma, Fatmir Limaj ka thënë se vendi duhet të ketë një shumicë parlamentare.

“Sido që të jetë vendi duhet me pas një shumicë parlamentare. Nisma e ka ofru një mundësi që ne besojmë me qenë të përgjegjshëm për faktin se vendet duhet me pas institucione. Partitë politike në fund të ditës japin përgjegjësi për vete”, tha Limaj.

Ai shtoi se Kosova shumë shpejt do të ketë institucionet e veta.

“Përkushtimi i të gjithëve besoj që është për të ndërtuar institucionet, dhe për këtë duhet të ndërtohet një shumicë parlamentare. Derisa nuk ka ndryshim të gjendjes sjellja jonë parlamentare mbetet e njëjtë”, tha Limaj. /Telegrafi/

The post Limaj: Kosova së shpejti do t’i ketë institucionet appeared first on Telegrafi.

Nesër tentativa e 25-të, a do të ketë konstituim të Kuvendit?

1 June 2025 at 23:55

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të shtunën, për herë të 24-të me radhë, të konstituojnë përbërjen e re parlamentare që doli nga zgjedhjet e parakohshme të mbajtura në shkurt.

Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme nga shoqëria civile dhe faktori ndërkombëtar për formimin sa më të shpejtë të institucioneve, bllokada politike po vazhdon.

Subjektet politike nuk po arrijnë marrëveshje për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, proces i domosdoshëm për hapjen e rrugës drejt krijimit të Qeverisë së re.

Seanca e 25-të konstituive është thirrur për nesër (e hënë), me fillim nga ora 10:30.

Sipas rregullores së Kuvendit, propozimi për kryetar i takon ekskluzivisht partisë fituese të zgjedhjeve – Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).

Kjo e fundit ka nominuar Albulena Haxhiun për këtë post dhe, ndonëse ka shprehur gatishmëri për marrëveshje politike me subjektet tjera, ka bërë të qartë se nuk do të propozojë emër tjetër.

Përveç kryetarit, për konstituimin e plotë të legjislaturës së nëntë duhet të zgjidhen edhe pesë nënkryetarët e Kuvendit.

Vetëm pas përmbylljes së këtij procesi mund të procedohet me hapat e nevojshëm për formimin e Qeverisë së re.

Kriza politike e pas-zgjedhjeve ka ardhur si pasojë e mungesës së shumicës parlamentare nga ndonjë subjekt i vetëm dhe dështimit të deritanishëm për arritjen e një koalicioni funksional.

LVV-ja ka dalë fituese me 48 ulëse, 13 më pak se minimumi prej 61 që kërkohet për të formuar një qeveri. Pas saj renditen PDK me 24 ulëse, LDK me 20, AAK-Nisma me 8 dhe Lista Serbe me 9.

Kreu i LVV-së dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar gjatë majit se është i gatshëm për kompromise dhe koncesione në funksion të formimit të ekzekutivit të ri.

Ai ka përmendur minoritetet dhe Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt – e cila ka tri ulëse – si partnerë të mundshëm për bashkëqeverisje.

Në mungesë të marrëveshjes politike dhe zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, bllokada institucionale në Kosovë po vazhdon, me një klimë pasigurie për qytetarët dhe presion të shtuar ndërkombëtar për zgjidhje të ngërçit./Telegrafi/

The post Nesër tentativa e 25-të, a do të ketë konstituim të Kuvendit? appeared first on Telegrafi.

Ramabaja: Ka lëvizje nga ana e NISMA-së

26 May 2025 at 21:27

Analisti, Sadri Ramabaja ka deklaruar se “beson” që ka lëvizje nga ana e grupit parlamentar të NISMA-së për zgjedhjen e kryekuvendarit në seancën konstituive të Kuvendit.

“Ishte një deklaratë që vie si rezultat i gjendjes pozitive, Kurti e ka të qartë se nuk është kryeministër në largim por në ardhje. Duket se në këtë pike ka lëvizje. Pres që kjo do ndodh nesër ose enjten. Nuk ka kuptim më të vet-numërohet për shikim pare krejt procedurale, e pastaj de-facto me idenë që të bllokohet sa më shumë. Mendoj se ka lëvizje edhe të tjera, përpos NISMA-S. Kam përshtypjen se ka lëvizje nga pozicioni I NISMA-s dhe rilexim pozicionesh”, deklaroi Ramabaja në emisionin “Debat Plus”.

Ramabaja këto deklarime i dha lidhur me deklarimet e Kurtit për mos konstituimin e Kuvendit, e ka cilësuar si pengesë të qëllimshme nga ana e opozitës.

Sa i përket kandidates për kryetare të Kuvendit Albulena Haxhiut në këtë proces, Kurti u shpreh se emri i saj nuk është aspak në diskutim dhe se bllokimi po bëhet nga opozita përmes refuzimit të votimit të fshehtë.

The post Ramabaja: Ka lëvizje nga ana e NISMA-së appeared first on Telegrafi.

Spiropali takim me homologun grek

TIRANË, 23 maj /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u takua sot me kryetarin e parlamentit të Greqisë, Nikitas M. Kaklamanis.

Gjatë qëndrimit në Janinë, në kuadrin e Konferencës së 19-të të kryetarëve të parlamenteve të Iniciativës Adriatiko-Joniane, Spiropali, zhvilloi një takim dypalësh me kryetarin e parlamentit të Greqisë, Nikitas M. Kaklamanis.

Kryeparlamentarja Spiropali vlerësoi marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe popujve tanë, mbështetjen e Greqisë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, shqiptarët në Greqi dhe minoritetin grek në Shqipëri si ura miqësie, dhe forcimin e bashkëpunimit parlamentar si nxitës i marrëdhënieve dypalëshe.

Spiropali e falënderoi kryetarin Kaklamanis për drejtimin me sukses të Presidencës greke të Iniciativës Adriatiko-Joniane dhe nënvizoi kontributin e Kuvendit të Shqipërisë në këtë nismë të rëndësishme rajonale, strategjike për paqen, bashkëpunimin dhe integrimin evropian.

Nga takimi i Kryeparlamentares Elisa Spiropali me Kryetarin e Kuvendit të Greqisë
1 nga 5

/r.e/

The post Spiropali takim me homologun grek appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Nisma Shqipëria Bëhet” drejt parlamentit, Shabani: Thyem një barrierë 20-vjeçare

By: Besnik
14 May 2025 at 19:01

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” duket se ka siguruar një mandat në Parlamentin e ri shqiptar, dhe në lidhje me këtë ka folur në një lidhje të drejtpërdrejtë Endri Shabani, drejtues i “Nismës Thurje”.

Në reagimin e tij, Shabani e cilësoi rezultatin si një arritje historike, pavarësisht se është përkthyer vetëm në një mandat deputeti. Ai theksoi se numri i votave të marra është i jashtëzakonshëm për një forcë politike të re që del nga aktivizmi qytetar, dhe se për herë të parë pas shumë vitesh, partitë e reja kanë thyer barrierat për të hyrë në Kuvend.

“Deri tani kemi marrë 57,860 vota, por besojmë se mund të arrijmë deri në 70 mijë. A është kjo ajo që shpresonim? Jo, ne kishim shpresë që do të mund të sillnim një qeveri të re, një mazhorancë të përbërë nga të rinjtë, për ta çuar Shqipërinë përpara. Megjithatë, ky është një rezultat spektakolar.”

Shabani theksoi se në 20 vitet e fundit nuk ka ndodhur që një forcë politike e re, e lindur nga aktivistët, të arrijë të marrë mandat deputeti, duke e cilësuar këtë si një moment historik.

“Nëse arrijmë 70 mijë vota, kjo do të thotë që 70 mijë shqiptarë kanë votuar për koalicionin tonë dhe mbi 140 mijë për të gjitha forcat e reja. Ata kanë votuar për ndryshimin, për një alternativë përtej klasës së vjetër politike. Ky është një mesazh i fortë dhe një përgjegjësi e madhe.”

Në përfundim, ai u shpreh se kjo është vetëm fillimi i një lufte politike për ndryshim, duke theksuar se nuk ka më kthim pas:

“Ne nuk kemi rrugë tjetër përveçse të vazhdojmë luftën tonë. Po ndodhin zhvillime që nuk kanë ndodhur kurrë më parë.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Nisma Shqipëria Bëhet” drejt parlamentit, Shabani: Thyem një barrierë 20-vjeçare appeared first on Euronews Albania.

Krasniqi akuzon Vetëvendosjen për krizën institucionale, thotë se propozimi i LDK-së do të shqyrtohet nga Kryesia e PDK-së

6 May 2025 at 17:42

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar ndaj situatës aktuale politike, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) për, siç e cilësoi ai, mbajtjen e vendit në krizë institucionale përmes një qasjeje të imponuar dhe të papërgjegjshme.

Në një prononcim për Telegrafin, Krasniqi tha se qëndrimet e PDK-së kanë qenë të qarta dhe konsistente, ndërsa theksoi se vendi nuk duhet të mbetet peng i interesave të ngushta politike.

“Bllokada institucionale është pasojë direkte e qasjes së papërgjegjshme dhe imponuese të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila po insiston me çdo kusht ta mbajë vendin në krizë,” deklaroi ai.

Lidhur me propozimin e bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) për formimin e një qeverie tranzitore dhe unifikuese, Krasniqi konfirmoi se është i informuar dhe paralajmëroi se kjo çështje do të diskutohet brenda strukturave të partisë.

“Nesër, në mbledhjen e rregullt të Kryesisë, do të diskutojmë për të gjitha zhvillimet politike dhe për hapat e mëtejshëm,” u shpreh ai.

Propozimi i LDK-së, i bërë publik të martën nga kreu i saj, Lumir Abdixhiku, erdhi pas dështimeve të njëpasnjëshme për formimin e institucioneve të reja, afro tre muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve më 9 shkurt.

Abdixhiku e hodhi poshtë ofertën e Lëvizjes Vetëvendosje për një koalicion qeverisës LVV-LDK, duke ritheksuar qëndrimin se partia e tij nuk e mbështet këtë opsion.

Procesi i konstituimit të Kuvendit, i nisur më 15 prill, vazhdon të mbetet i bllokuar, meqë Lëvizja Vetëvendosje nuk po arrin të sigurojë shumicën e nevojshme prej 61 votash për ta zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit.

PDK dhe AAK e kanë cilësuar Haxhiun si “figurë përçarëse”, ndërsa LDK-ja ka refuzuar të votojë cilindo kandidat të propozuar nga LVV.

Përkundër kësaj, Vetëvendosje vazhdon ta mbështesë kandidaturën e Haxhiut, duke deklaruar se ajo është kandidate meritore dhe duke përjashtuar mundësinë për një emër tjetër./Telegrafi/

The post Krasniqi akuzon Vetëvendosjen për krizën institucionale, thotë se propozimi i LDK-së do të shqyrtohet nga Kryesia e PDK-së appeared first on Telegrafi.

Vetëvendosje e lë fajtor opozitën: Po e çon Kuvendin në bllokadë totale

21 April 2025 at 19:18

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka akuzuar opozitën për bllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se qëndrimi dhe interpretimi i saj është në kundërshtim me Kushtetutën dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Muratit, posti i Kryetarit të Kuvendit i takon partisë fituese, në këtë rast Lëvizjes Vetëvendosje, dhe këtë e përcakton qartë Kushtetuta si dhe interpretimi i mëhershëm i Gjykatës Kushtetuese.

Ai thekson se të gjithë deputetët kanë për obligim të votojnë kandidatin e propozuar për këtë post, përderisa ai është deputet i zgjedhur.

“Kushtetuta kërkon që në postin e Kryetarit dhe Nënkryetarëve mund të zgjedhen vetëm persona që janë deputetë. Kjo nënkupton që secili deputet është i denjë për këto poste, por diskrecioni për të propozuar i takon partisë fituese për Kryetar, dhe tri partive më të mëdha për Nënkryetarët,” tha Murati.

Ai kritikoi opozitën për refuzimin e votimit të kandidatit të propozuar nga LVV, duke e cilësuar këtë si shkaktar të bllokadës.

“Po të mos e kishim propozuar fare një emër, do të ishte e drejtë të thuhej se po e bllokojmë procesin. Por ne kemi bërë propozimin, ndërsa opozita po refuzon ta votojë, çka e bën të qartë se kush po e bllokon konstituimin,” u shpreh Murati.

Murati paralajmëroi se nëse insistohet që vetëm partia fituese duhet të sigurojë 61 vota për zgjedhjen e Kryetarit, atëherë edhe partitë opozitare duhet të bëjnë të njëjtën gjë për zgjedhjen e Nënkryetarëve, gjë që, sipas tij, është e pamundur dhe do të çonte në një bllokadë tjetër institucionale.

“Nëse partia fituese i ka 61 vota për Kryetarin, partitë opozitare mbesin me 59 ose më pak, dhe nuk do të arrijnë të zgjedhin Nënkryetarët. Kjo logjikë është e gabuar dhe e rrezikshme,” theksoi ai.

Në fund, Murati bëri thirrje për reflektim nga partitë opozitare.

“Ne si parti fituese jemi të gatshëm të ecim përpara. Ftojmë edhe partitë opozitare që të lexojnë saktë rezultatin zgjedhor dhe të respektojnë Kushtetutën, duke zhbllokuar procesin e konstituimit të Kuvendit,” përfundoi ai.

The post Vetëvendosje e lë fajtor opozitën: Po e çon Kuvendin në bllokadë totale appeared first on Telegrafi.

Mbyllet seanca konstituive, ende pa filluar

21 April 2025 at 15:39

E plotësuar: Konstituimi i Kuvendit të Kosovës ka dështuar për herë të katërt. Seanca, e cila u hap të hënën, u ndërpre menjëherë pasi kryesuesi Avni Dehari kërkoi nga Lëvizja Vetëvendosje që të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit.

Deputeti i kësaj partie, Glauk Konjufca, tha se kandidatura mbetet e njëjtë – Albulena Haxhiu.

Ai shtoi se, duke qenë se partitë e tjera janë deklaruar kundër votimit të saj, nevojitet kohë shtesë për konsultime të brendshme dhe ndërpartiake.

Pas kësaj, kryesuesi Dehari njoftoi se seanca do të vazhdojë të mërkurën.

E plotësuar: Deputetja nga radhët e koalicionit Guxo–LVV–Alternativa, Donika Gërvalla, ka shprehur shpresën se ngërçi institucional në Kuvend do të marrë fund sot.

Ajo theksoi se posti i kryeparlamentarit u takon fituesve të zgjedhjeve dhe bëri thirrje që opozita të respektojë rregullat demokratike.

“Ju e dini se kryeplaramentari i takon koalicionit fitues, prandaj, shumë po shpresoj se sot do të zhbllokohet gjendja në Kuvend dhe thirrja e partive opozitare që të respektojnë rregullat demokratike dhe të votojnë kryetaren e Kuvendit, e cila nuk ka si të jetë ndryshe përveç nga koalicioni fitues, pra nga koalicioni i partisë Guxo me LVV-në dhe me partinë Alternativa, ky është plani”, ka thënë Gërvalla.

E pyetur nëse është arritur një marrëveshje mes LVV-së dhe Nisma, ajo pa pranuar të jap më shumë detaje, ka thënë se në sallë do të shihet rezultati.

Deputetja Gërvalla shtoi se as pozitës e as opozitës nuk i shkon në dobi vazhdimi i bllokadave dhe bëri apel për zhbllokim të punës parlamentare në këtë fazë të konstituimit të institucioneve.

“Kur të hymë në sallë do të shihni rezultatin, nuk mendoj se është rruga vendi ku duhen diskutuar këto gjëra. Mendoj se për pak minuta fillon seanca, dhe aty do të shihni ka ose s’ka, a do të ecim sot përpara, apo do të vazhdojnë bllokadat si këto…Është gjëja më normal që pas fitores në zgjedhje dhe pas kapërcimit të një bllokade fillestare të vazhdojë puna, nuk shoh asnjë logjikë, sens në bllokimin e punimeve të kuvendit. Vota për qeverinë do duhej të ishte ajo tema politike. Ne jemi ende tek pjesa fillestare, tek konstituimi i Kuvendit, as pozitës, por as opozitës nuk i kontribuon një bllokim i punimeve në këtë moment, prandaj, po shpresojmë që ditët e pushimit të kenë ndikuar që opozita të ketë ardhur sot me qellim të zhbllokimit të punës”, ka shtuar Gërvalla.

Deputetët mblidhen sot në tentimin e katërt për konstituimin e legjislaturës së nëntë të kuvendit të Kosovës.

Më 19 prill është bërë betimi i deputetëve dhe më pas Lëvizja Vetëvendosje – si partia fituese, e ka propozuar Albulena Haxhiun për kryeparlamentare.

Në dy tentime radhazi, Haxhiu ka dështuar të marrë votat e nevojshme për kryetare të Kuvendit.

Ndërkaq, sot pritet që LVV-ja të vendosë edhe njëherë emrin e Haxhiut në votim.

E plotësuar: Krasniqi: Është përgjegjësi e LVV-së kryekuvendari, nëse s’mundet ka opsione të tjera

Memli Krasniqi nga PDK ka thënë se është përgjegjësi e VV-së t’i gjejë votat për kryetar të Kuvendit.

Ai para mediave tha se nëse s’mundet ta bëjë këtë, atëherë thotë se ka opsione të tjera siç e kërkon edhe Kushtetuta.

Edhe nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, duke hyrë në Kuvendin e Kosovës ka thënë se ky subjekt politik nuk ka ndërruar qëndrim.

Ajo ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, si subjektin politik me votat në numër më të madh, për moskomunikim me grupet e tjera parlamentare për gjetjen e një emri në dakordim me të gjitha palët.

“Ju e dini që në bazë të Kushtetutës i takon grupit më të madh parlamentar që të bëjë propozimin, e ky grup nuk e ka bërë as përpjekjen më të vogël që të kontaktojë grupet e tjera parlamentare për ndonjë emër konsensual. Sot nuk ka ndryshuar asgjë dhe nuk ndryshon as vota jonë”, ka thënë Çitaku para gazetarëve.

E plotësuar/ Abdixhiku: LDK nuk do të votojë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku tha se vendimi i tyre për të mos e mbështetur kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit, mbetet i pandryshuar.

“Ne kemi thënë që njohim të drejtën e partisë së parë që të propozojë kandidatin për kryetar kuvendi por parlamenti është kompromis. Kam dëgjuar parti të tjera që kanë gatishmëri për të votuar për kandidatë të tjerë, ndoshta duhet gjetur gjuha e kompromisit me ato parti që kanë gatishmëri. LDK do vazhdojë të votojë njëjtë”, tha Abdixhiku.

Deputetët mblidhen sot në tentimin e katërt për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

Më 19 prill është bërë betimi i deputetëve dhe më pas Lëvizja Vetëvendosje – si partia fituese, e ka propozuar Albulena Haxhiun për kryeparlamentare.

Në dy tentime radhazi, Haxhiu ka dështuar të marrë votat e nevojshme për kryetare të Kuvendit.

Ndërkaq, sot pritet që LVV-ja të vendosë edhe njëherë emrin e Haxhiut në votim.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se do mbështeste kandidatin e LVV-së nëse do të ishte emri i Shqipe Selimit ose Saranda Bogujevcit.

Seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë për herë të katërt që nga thirrja e saj nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, më 15 prill.

Seanca e parë, e mbajtur më 15 prill dhe e vazhduar më 17 prill, u ndërpre që në pikën e parë të rendit të ditës, për shkak të dështimit për të miratuar Komisionin për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve. Kjo ndodhi si pasojë e mospajtimeve procedurale ndërmjet partive politike.

Pas tejkalimit të këtyre mospajtimeve, deputetët miratuan njëzëri raportin e komisionit gjatë vazhdimit të tretë të seancës, më 19 prill.

Gjatë kësaj seance u betuan edhe deputetët e rinj.

Megjithatë, edhe kjo seancë u ndërpre, këtë herë në pikën e dytë të rendit të ditës, ku pritej të zgjidhej kryetari i Kuvendit.

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, partisë fituese të zgjedhjeve, Albulena Haxhiu, nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit./Telegrafi/

The post Mbyllet seanca konstituive, ende pa filluar appeared first on Telegrafi.

Kuvendi konstituohet, dështon zgjedhja e kryeparlamentarit – gjithçka që ndodhi në seancën e së shtunës

19 April 2025 at 23:09

Pas dy dështimeve radhazi, Kuvendi i Kosovës më në fund u konstituua duke i hapur rrugë betimit të deputetëve të rinj të zgjedhur nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Megjithatë, përpjekja për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit dështoi dy herë me radhë.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, tha se gjatë takimeve konsultative ndërmjet partive politike ishte arritur pajtimi për të miratuar raportin e Komisionit për verifikimin e mandateve me votë unanime. Të 120 deputetët votuan që raporti të hartohet nga përbërja e mëhershme e Komisionit, çka mundësoi betimin formal të përbërjes së re parlamentare.

Një nga pikat kyçe të diskutimeve në komision ishte kërkesa e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për dorëheqje individuale nga ministrat që janë zgjedhur edhe si deputetë. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se kjo kërkesë ishte përfshirë në procesverbal dhe se kjo kishte hapur rrugë për konsensusin.

Nga ana tjetër, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, deklaroi se asnjë ndryshim nuk ishte bërë, duke akuzuar opozitën për “ndryshim fjalësh për shkak të frikës nga humbja e mandateve”.

Menjëherë pas betimit të deputetëve, Lëvizja Vetëvendosje propozoi Albulena Haxhiun për postin e kryetares së Kuvendit.

Por në të dyja votimet, Haxhiu nuk mori shumicën e nevojshme: fillimisht 57 vota për, 20 kundër dhe 3 abstenime, dhe në tentativën e dytë 57 për, 19 kundër dhe 3 abstenime.

Nisma Socialdemokrate dhe dy deputetë të minoriteteve joserbe abstenuan. Si rrjedhojë, seanca u ndërpre për 48 orë – deri të hënën në ora 15:00.

Shoqëria civile vlerësoi se dështimi në zgjedhjen e kryeparlamentarit është pasojë e mungesës së vullnetit për kompromis politik.

Ata theksuan se barra për të siguruar një zgjidhje bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje, si subjekti më i madh në Kuvend.

Reagimet politike

Nga ana tjetër, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se ndonëse propozimi për postin i takon partisë me më së shumti mandate, askush nuk është i obliguar ta votojë atë.

Lidhja Demokratike e Kosovës kritikoi dështimin për zgjedhjen e kryeparlamentares si pasojë e “pazareve politike dhe shkeljeve procedurale”, duke nënvizuar se Vetëvendosje “nuk i ka numrat për formim të institucioneve”.

Nisma Socialdemokrate, përmes kryetarit Fatmir Limaj, tha se me konstituimin e Kuvendit, është hapur rruga për formim të institucioneve dhe se pjesa e mbetur pritet të përmbyllet shumë shpejt.

Në një deklaratë tjetër për media, Partia Demokratike e Kosovës shprehu gatishmëri për të marrë përgjegjësinë për formimin e Qeverisë me Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka ndërmend të ndryshojë kandidaturën.

Deputeti Ilir Kërçeli deklaroi se Albulena Haxhiu do të mbetet propozimi i vetëm i LVV-së për kryetare të Kuvendit./Telegrafi/

The post Kuvendi konstituohet, dështon zgjedhja e kryeparlamentarit – gjithçka që ndodhi në seancën e së shtunës appeared first on Telegrafi.

Limaj: Kosova ka nevojë për institucione, u bë një hap i rëndësishëm drejt zgjidhjes së ngërçit

19 April 2025 at 15:16

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, duke theksuar nevojën urgjente për ndërtimin e institucioneve funksionale në vend.

Limaj tha se megjithatë është bërë një hap i rëndësishëm drejt zgjidhjes së ngërçit institucional që ka mbërthyer Kuvendin në javët e fundit.

“Çdo fillim i ka vështirësitë e veta”, u shpreh Limaj, duke shtuar se në momente të tilla është thelbësore që forcat politike të bëhen bashkë për të mirën e Kosovës.

Ai vlerësoi se lajmi i sotëm është pozitiv, pasi Kosova tashmë ka një parlament dhe deputetë të mandatuar.

“Sot është lajm i mirë, me vet faktin se Kosova ka parlamentin dhe ka deputetët. Besoj se shumë shpejt do të përfundojë edhe konstituimi i Kuvendit dhe votimi i qeverisë,” deklaroi kreu i Nismës.

Limaj theksoi se përgjegjësia politike ndaj qytetarëve kërkon që partitë të tejkalojnë dallimet për interesin e vendit dhe të kontribuojnë në ngritjen e institucioneve të reja./Telegrafi/

The post Limaj: Kosova ka nevojë për institucione, u bë një hap i rëndësishëm drejt zgjidhjes së ngërçit appeared first on Telegrafi.

Rexhepi: Po diskutohen me NISMA-n dy ose tre emra për kryetarin e Kuvendit

18 April 2025 at 19:45

Zëvendëskryeministrja në detyrë, Emilja Rexhepi, ka thënë se LVV po bisedon me NISMA-n rreth dy ose tre emrave për kryeparlamenarin. Sipas saj, qeveria në detyrë ka dhënë dorëheqjen e saj dhe se opozita nesër duhet të votojë raportin e mandateve të deputetëve, në mënyrë që t’i hapet rruga konstituimit të legjislaturës së re.

Rexhepi nuk ka dhënë detaje nëse Lëvizja Vetëvendosje dhe NISMA kanë realizuar tashmë marrëveshjen, por ka thënë se janë në diskutim për dy ose tri emra për kryetarin e Kuvendit të Kosovës.

“Ata janë duke biseduar dhe kjo, besoj, se do të duhej të ishte gati. Thjesht duhet të presim se cili emër do të jetë në rend të ditës për parlament. Nuk është aspak e rëndësishme nëse janë dy apo tre emra, për mua personalisht do ta votoj kushdo që të jetë kryeparlamentari”, ka thënë ajo.

“Ne kemi dhënë dorëheqjen dy herë, kur jemi regjistruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe tani para seancës së parë konstituive. Edhe opozita do të duhej nesër të votojë raportin, dhe pastaj të votojë për krijimin e Kuvendit dhe t’i hapë rrugën qeverisë së re”, ka thënë ajo.

Për RTK-në, lidhur me faktin e mos-dorëheqjes së kabinetit qeveritar, ajo ka thënë se kryeministri e ka bërë këtë.

“Është ligji i ri, i cili nuk ka qenë më parë. Nuk mund të flasim për ndonjë precedent të mëhershëm se si është votuar qeveria në parlament. Por është thjesht e pamundur që qeveria, kryeministri dhe të gjithë ushtruesit e detyrave që kemi qenë në ekzekutiv, të braktisim qeverinë dhe shtetin deri sa të formohet e reja. Rregulli është që kryeministri mbetet në detyrë deri në momentin kur të vjen kryeministri i radhës, i cili votohet nga Kuvendi”, ka thënë Rexhepi.

The post Rexhepi: Po diskutohen me NISMA-n dy ose tre emra për kryetarin e Kuvendit appeared first on Telegrafi.

LVV drejt marreveshjes me NISMA, pazaret politike po vonojnë institucionet

By: M C
18 April 2025 at 17:30

Lëvizja Vetëvendosje si parti fituese e zgjedhjeve të nëntë shkurtit ka përgjegjësi propozimin e kryeparlamentarit dhe formimin e qeverisë.

Deri më tani, 61 votat që kërkohen për këto procese kanë munguar. Megjithatë, një bashkëpunim me partinë NISMA do të ia mundësonte një gjë të tillë Lëvizjes Vetëvendosje.

Të enjten, Haxhi Avdyli, anëtarë i partisë Guxo por që garoi në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, tha se kjo parti ka arritur marrëveshje me NISMA-n dhe kanë siguruar 61 vota, por që kërkojnë akoma më shumë, pasi konsiderojnë se kanë siguruar votat e partive pakicë joserbe.

Arritja e një marrëveshje me partinë që ka vetëm tre deputetë është mohuar nga deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu Hyseni.

Këto kalkulime politike të Lëvizjes Vetëvendosje, sipas njohësve do ta pengojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës deri në fund të muajit prill.

“Nuk besoj që mund të ketë lëvizje të paktën deri më 26 prill, kur skadon 30 ditëshi që nga dita e certifikimit të zgjedhjeve nacionale që i bie që ne shkojmë në territor të panjohur ligjërisht dhe mandej besoj që do të ketë një ri kyçje edhe të presidentes, sepse është e pamundur që Kosova të mbes pa institucione“, u shpreh Dritëro Arifi-njohës i politikës.

Për t’i ikur këtij ngërçi, njohësit thonë se duhet të përfshihet edhe presidentja Vjosa Osmani. Megjithatë, nga deklarimet politike dhe bllokada në Kuvend, njohësit mendojnë se vendi është drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Edhe Vetëvendosje edhe partitë tjera shqiptare, janë të interesuara në një farë mënyre që nëse nuk ka një qeveri stabile, janë të interesuar që të shkojnë të gjithë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, u shpreh ai.

As të shtunën, në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës nuk pritet lëvizje që do t’i hapnin rrugë formimit të institucioneve.

Dështimi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës më 15 prill erdhi pasi nuk u miratua raporti i Komisionit të përkohshëm për verifikim të mandateve të deputetëve. Të enjten, erdhi dështimi i dytë pasi raporti nuk u hodh në votim. Tentativa e tretë për konstituim të Kuvendit është të shtunën në orën 12:00.

The post LVV drejt marreveshjes me NISMA, pazaret politike po vonojnë institucionet appeared first on Albeu.com.

E tëra çfarë ndodhi në seancën ku dështoi konstituimi i Kuvendit

15 April 2025 at 23:31

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka mbajtur të martën seancën konstituive të legjislaturës së nëntë, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Megjithatë, procesi i konstituimit u ndërpre pa u përmbyllur me sukses, si pasojë e mosvotimit të raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve dhe kuorumit nga një pjesë e madhe e deputetëve.

Seanca u hap në mënyrë solemne nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), i ndihmuar nga deputetja më e re, Sala Jashari nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), në përputhje me rregulloren e Kuvendit të Kosovës.

Në vijim, Komisioni i përkohshëm për verifikimin e mandateve paraqiti raportin e tij, një hap procedural thelbësor për vazhdimin e procesit të betimit dhe konstituimit të Kuvendit.

Në një atmosferë të tensionuar politike, raporti nuk mori mbështetjen e nevojshme për miratim.

Vetëm 52 deputetë votuan pro, 46 ishin kundër dhe 11 abstenuan – duke bërë që raporti të mos kalojë.

Për raportin votuan LVV dhe Nisma Socialdemokrate, ndërsa kundër ishin deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

Lista Serbe abstenoi.

Kryesuesi Dehari njoftoi se në mungesë të miratimit të raportit, seanca nuk mund të vazhdojë dhe do t’i drejtohet presidentes Vjosa Osmani për udhëzime të mëtejshme.

Opozita konteston dorëheqjet e Kurtit dhe ministrave të tij

Në qendër të mospajtimeve ishte mënyra dhe koha e dorëzimit të dorëheqjeve të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe ministrave të tij që janë zgjedhur deputetë në legjislaturën e re.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se dokumentacioni nuk ishte shpërndarë me kohë dhe se dorëheqjet ishin të paqarta.

Ai shprehu frikën se Kurti mund të përpiqet të ushtrojë funksionin e kryeministrit edhe pasi të jetë betuar si deputet, gjë që, sipas tij, do të përbënte shkelje kushtetuese.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së, i cili theksoi se “nuk mund të ulesh në dy karrige njëkohësisht”, duke i bërë thirrje Kurtit dhe kabinetit të tij të zgjidhnin mes funksionit ekzekutiv dhe atij legjislativ.

Reagimet e partive politike

PDK: Kryetari Memli Krasniqi fajësoi LVV-në për situatën e krijuar, duke thënë se mungesa e dorëheqjeve të mirëfillta ishte arsyeja kryesore për mosvotimin e raportit.

LDK: Lumir Abdixhiku deklaroi se LDK nuk e kundërshton raportin në parim, por nuk do të votojë për të derisa dorëheqjet të jenë të plota, individuale dhe të dokumentuara siç kërkohet nga procedurat zyrtare.

Abdixhiku tha se para strukturave vendimmarrëse të partisë ka propozuar Kujtim Shalën për nënkryetar të kuvendit dhe Hykmete Bajramin për shefe të grupit parlamentar të kësaj partie.

AAK: Ramush Haradinaj akuzoi Kurtin për bllokim të procesit dhe mosrespektim të Kushtetutës, duke thënë se nuk do të bëjnë kompromis me rendin kushtetues.

LVV: Artan Abrashi, kryesues i Komisionit të përkohshëm, tha se dorëheqjet janë dorëzuar dhe akuzoi opozitën për shkaktim të “një krize të panevojshme”.

GUXO: Deputeti Faton Peci e quajti bllokimin një veprim të koordinuar mes opozitës shqiptare dhe Listës Serbe.

Çfarë tha Albin Kurti

Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti reagoi përmes një postimi në Facebook, ku akuzoi opozitën për sabotim institucional.

Ai tha se kundërshtimi i verifikimit të mandateve përfaqëson një sulm ndaj rendit demokratik dhe legjitimitetit të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Presidenca ende pa përgjigje zyrtare

Zyra e Presidentes bëri të ditur se deri në mesditë nuk kishte pranuar asnjë letër zyrtare nga Kuvendi lidhur me ecurinë e mëtejshme të procesit.

Sipas rregullores, ndërprerjet e seancës konstituive nuk duhet të zgjasin më shumë se 48 orë.

Reagime nga shoqëria civile dhe ekspertët

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) kritikoi mënyrën joformale të dorëzimit të dorëheqjeve, duke theksuar se procedurat zyrtare nuk janë respektuar.

IKD theksoi nevojën për interpretim të qartë të Ligjit për Qeverinë në funksion të mbarëvajtjes institucionale.

Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, tha se Kuvendi nuk është bllokuar juridikisht dhe mund të mblidhet sërish, por kritikoi opozitën për mungesë vizioni politik dhe për mosvotimin e raportit.

Eugen Cakolli nga KDI theksoi se dorëheqjet duhet të jenë individuale dhe të dorëzuara në mënyrë formale përmes Sekretarisë së Kuvendit, jo përmes formave të paformalizuara.

Pavarësisht zhvillimit të seancës konstituive, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të verifikojë mandatet e deputetëve të zgjedhur, duke futur institucionin në një situatë të paprecedentë.

E, pasi dështoi konstituimi i Kuvendit të Kosovës në seancën e sotshme, Rregullorja e Kuvendit përcakton që një seancë e re duhet të thirret brenda 48 orësh, që do të thotë se seanca e re duhet të mbahet më së voni deri të enjten./Telegrafi/

The post E tëra çfarë ndodhi në seancën ku dështoi konstituimi i Kuvendit appeared first on Telegrafi.

Nuk u konfirmuan mandatet – dështon konstituimi i Kuvendit

15 April 2025 at 12:36

Kryesuesi i seancës së Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari ka ndërprerë seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Dehari tha se pas situatës së krijuar me mosvotimin e raportit për konfirmimin e mandatave, seanca ndërpritet.

“Për shkak të rrethanave të krijuara meqë raporti i komisionit nuk mori votat e mjaftueshme në këto rrethana duhet ta ndërpresim seancën dhe me një letër ta njoftojmë presidenten sesi do të vijohet tutje”, tha Dehari.

Raporti i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve nuk kaloi. 52 deputetë ishin pro, 46 kundër e 11 abstenuan.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë votuar kundër raportit të komisionit të përkohshëm.

Ndërkaq, pro këtij raporti kanë votuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe te Nismës.

“Raport i cili u shqyrtua në këtë komision dhe me shumicë votash kaloi, vlen të theksohet ashtu siç u pajtuam në Komision që për këtë raport kundër ishin PDK, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës”, tha Artan Abrashi i LVV-së./Telegrafi/

The post Nuk u konfirmuan mandatet – dështon konstituimi i Kuvendit appeared first on Telegrafi.

Lahi Brahimaj: Nëse Limaj i bashkohet Vetëvendosjes, do të ishte tradhti e pastër

14 April 2025 at 20:55

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj, ka komentuar zhvillimet e fundit politike, duke u ndalur te qëndrimet e kreut të Nismës, Fatmir Limaj.

Në një deklaratë për media, Brahimaj tha se Limaj e ka humbur vetvetiu besimin dhe sipas tij, askush nuk duhet t’u besojë deklaratave të tij, pasi ai ndryshon qëndrime shumë shpejt.

“Ai e ka humbur vetvetiu besimin që askush mos t’i besojë as deklaratës së parë, por as të dytës. Nëse brenda një muaji, një lider i ndërron qëndrimet 100%, atëherë cilës me i besu, të parës apo të dytës. Nuk i takon cilitdo burrë brenda muajit të ndërrojë 100% drejtimin”, u shpreh Brahimaj.

Duke komentuar mundësinë që Limaj t’i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje, Brahimaj e cilësoi një veprim të tillë si tradhti.

“Unë ende po dua të besoj se z. Limaj nuk shkon, por në qoftë se e bën një gjë të tillë, do të ishte e pandershme dhe do të ishte pabesi. Do të ishte tradhti, do të ishte tradhti e pastër. Ai që i luan fjalët, është tradhti”, theksoi ai në KlanKosova.

The post Lahi Brahimaj: Nëse Limaj i bashkohet Vetëvendosjes, do të ishte tradhti e pastër appeared first on Telegrafi.

Tre skenarë të mundshëm për seancën konstituive të Kuvendit – Cakolli tregon çfarë mund të ndodhë

14 April 2025 at 18:51

Fituesja e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje po shkon drejt seancës për konstituimin e Kuvendit pa sigurinë se i ka votat e nevojshme.

Derisa me shumë gjasë votat për kryetar të Kuvendit do të sigurohen, votimi i Qeverisë mbetet një pikëpyetje e madhe.

Më 14 prill, udhëheqësit e partive opozitare sqaruan disa pozicione të rëndësishme të tyre në raport me formimin e institucioneve të reja të vendit.

Analisti Eugen Cakolli ka paraqitur tre skenarë të mundshëm proceduralë dhe politikë që mund ta përcjellin seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila pritet të mbahet nesër, apo edhe seancat pasuese.

Skenari 1: Konstituimi i suksesshëm i Kuvendit

Sipas këtij skenari, pas hapjes së seancës, verifikimit të mandateve dhe betimit të deputetëve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), si subjekti më i madh parlamentar, propozon kandidatin për Kryetar të Kuvendit.

Nëse kandidatura merr së paku 61 vota – qoftë përmes një marrëveshjeje formale për koalicion apo përkrahjeje joformale nga opozita – atëherë procedohet me zgjedhjen e nënkryetarëve dhe Kuvendi konstituohet plotësisht.

Pas kësaj, Presidentja Vjosa Osmani do t’i dërgojë një letër zyrtare LVV-së për të kërkuar propozimin për mandatarin e Qeverisë. Pasi LVV të përgjigjet me emrin e kandidatit (që pritet të jetë Albin Kurti), Presidentja nxjerr dekretin për nominimin e tij. Mandatari do të ketë afat 15 ditë për të propozuar Qeverinë dhe për të siguruar shumicën parlamentare.

Skenari 2: Pezullimi i seancës për shkak të mungesës së propozimit

Nëse pas hapave të parë, LVV refuzon të propozojë kandidatin për Kryetar të Kuvendit ose kërkon “konsultime shtesë”, atëherë kryesuesi i seancës, Avni Dehari, duhet ta pezullojë seancën.

Sipas Rregullores së Punës, pezullimi nuk mund të zgjasë më shumë se 48 orë, që do të nënkuptonte mbajtjen e seancave të reja çdo dy ditë. Nëse LVV vazhdon të mos propozojë kandidat, atëherë mund të krijohet një cikël seancash të papërfunduara.

Ky ngërç mund të shfrytëzohet nga partitë opozitare, të cilat mund të kërkojnë interpretim nga Gjykata Kushtetuese, me arsyetimin se partia fituese po zvarrit procesin e formimit të institucioneve.

Skenari 3: Bllokim që në hapin e parë

Në këtë skenar, duke qenë se LVV nuk e ka shumicën parlamentare, situata mund të bllokohet që në fillim të seancës.

Disa deputetë të LVV-së dhe përfaqësues të pakicave, përfshirë Kryeministrin në detyrë dhe 15 ministra të tjerë, nuk kanë dhënë dorëheqje nga funksionet ekzekutive, ndonëse këtë e kërkon neni 26 i Ligjit për Qeverinë.

Opozita mund të refuzojë të votojë raportin e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve, duke kontestuar vlefshmërinë e mandateve të atyre që janë ende në detyrë qeveritare. Pa miratimin e këtij raporti, nuk mund të kryhet betimi i deputetëve dhe Kuvendi nuk mund të kalojë në fazat e tjera.

Ky skenar paraqet një bllokim procedural me bazë juridike, i cili vendos presion mbi anëtarët e kabinetit që të japin dorëheqje, në mënyrë që të mundësohet konstituimi.

Megjithatë, edhe ky skenar nuk është në favor të opozitës, pasi nuk nisin afatet ligjore për formimin e institucioneve nga partia fituese.

The post Tre skenarë të mundshëm për seancën konstituive të Kuvendit – Cakolli tregon çfarë mund të ndodhë appeared first on Telegrafi.

❌
❌