Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 August 2025Main stream

BE pezullon takimet me Qeverinë në detyrë të Kosovës pas vendimit të Gjykatës Supreme

28 August 2025 at 17:49

Bashkimi Evropian ka njoftuar se përkohësisht do të pezullojë mbajtjen e takimeve me kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe me ministrat e kabinetit të tij brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, deri në formimin e një qeverie me mandat të plotë.

Në një letër drejtuar Kurtit më 8 gusht 2025, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së, Aivo Orav, ka theksuar se ky vendim pason aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës të 25 qershorit, e cila shpalli të pavlefshëm një udhëzim administrativ të Ministrisë së Financave, duke u thirrur në nenin kushtetues që ndalon ushtrimin e njëkohshëm të funksioneve ministrore dhe parlamentare.

“Ky vendim riafirmon përkushtimin tonë ndaj sundimit të ligjit, llogaridhënies demokratike dhe integritetit institucional. Vizitorët e nivelit të lartë nga BE-ja dhe shtetet anëtare përkohësisht do të përmbahen nga takimet brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, derisa të formohet një qeveri e re,” thuhet në letrën e Oravit që ka siguruar Telegrafi.

Ai ka shtuar se qëllimi i këtij vendimi është shmangia e pasigurive dhe keqinterpretimeve, siç kishte ndodhur gjatë vizitës së fundit të përfaqësuesit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Megjithatë, BE-ja thekson se mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj Kosovës dhe se bashkëpunimi me homologët përkatës në fusha kyçe do të vazhdojë.

“Shpresojmë që një qeveri me mandat të plotë të formohet pa vonesa të tjera, në mënyrë që të rifillojmë bashkëpunimin e plotë dhe të thellojmë më tej marrëdhëniet tona politike dhe ekonomike,” përfundon letra e BE-së.

Letra është shpërndarë edhe te zëvendëskryeministrat Besnik Bislimi, Donika Gërvalla-Schwarz dhe Emilija Redžepi, si dhe te ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së në Kosovë.

LETRA E PLOTË

”Po ju shkruaj në emër të Shefave të Misioneve të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian të pranishëm në Kosovë.

Pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës (P.A.nr.09/2025, datë 25 qershor 2025), i cili shpalli të pavlefshme Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve Nr. 01/2025 mbi Përdorimin e Pajisjeve Fiskale Elektronike, Sistemeve Fiskale dhe Programeve Fiskale Elektronike, duke u bazuar në nenin 71 të Kushtetutës që ndalon ushtrimin e funksioneve ministrore dhe parlamentare njëkohësisht, Bashkimi Evropian ka përshtatur praktikat e tij të angazhimit në përputhje me këtë vendim pas konsultimeve me Shtetet Anëtare të BE-së.

Në përputhje me këtë aktgjykim dhe në interes të qëndrueshmërisë institucionale dhe respektimit të sundimit të ligjit, vizitorët e nivelit të lartë nga Shtetet Anëtare të BE-së dhe institucionet e BE-së do të përmbahen, përkohësisht, nga mbajtja e takimeve me Kryeministrin në detyrë dhe ministrat brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, derisa të jetë në funksion një Qeveri me mandat të plotë.

Ky vendim riafirmon përkushtimin tonë parimor ndaj sundimit të ligjit, llogaridhënies demokratike dhe integritetit institucional.

Kjo letër synon gjithashtu të shmangë çdo paqartësi apo keqinterpretim në të ardhmen, siç ndodhi gjatë vizitës së fundit të Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd–Prishtinë. E konsiderojmë thelbësore që angazhimet tona institucionale të jenë plotësisht të harmonizuara me kuadrin kushtetues të Kosovës dhe vendimet e gjykatës më të lartë të saj.

Bashkimi Evropian mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj angazhimit konstruktiv dhe është i gatshëm për kontakte dhe koordinim thelbësor. Zyrtarët e lartë të BE-së dhe të Shteteve tona Anëtare do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me homologët përkatës për të siguruar vazhdimësinë në fushat kyçe të bashkëpunimit.

Besojmë se kjo masë do të kuptohet në frymën e respektit të ndërsjellë dhe në dritën e përkushtimit tonë të përbashkët ndaj qeverisjes së mirë dhe parimeve demokratike që gjithmonë kanë udhëhequr partneritetin tonë.

Gjithashtu, shpresojmë sinqerisht që një qeveri me mandat të plotë të formohet pa vonesa të mëtejshme, në mënyrë që të mund të rifillojmë bashkëpunimin e plotë me BE-në dhe të thellojmë më tej marrëdhëniet tona politike dhe ekonomike./Telegrafi/

The post BE pezullon takimet me Qeverinë në detyrë të Kosovës pas vendimit të Gjykatës Supreme appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Kurti uron qytetarët: Më pak se dy muaj u deshën për të ngritur urën e 36-të në Kosovë mbi lumin Ibër

26 August 2025 at 10:48

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar qytetarët për hapjen e urës së re mbi lumin Ibër.

Kurti ka pohuar se më pak se dy muaj u deshën për të ngritur urën e 36-të në Kosovë mbi lumin Ibër, transmeton Telegrafi.

“Ura për kalimin e automjeteve nga sot prej orës 9:00 është hapur për qarkullim. Urime banorëve e qytetarëve të Mitrovicës së jugut dhe Mitrovicës së veriut! Përgëzime kompanisë dhe punëtorëve për angazhimin shembullor. Punimet në urën tjetër po vazhdojnë”, ka pohuar ai.

Ndryshe, gurthemeli i dy urave mbi lumin Ibër është vendosur në fillim të muajit korrik, në prezencën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Ndërkaq, sipas Qeverisë në detyrë, qëllimi është lidhja e Mitrovicës së Veriut me Mitrovicën e Jugut.

Përfundimi i ndërtimit të urave ishte planifikuar të bëhej në shtator. Njëra është për këmbësorë dhe tjera për automjete. Për ndërtimin e tyre, Qeveria në detyrë ka ndarë rreth tre milionë euro.

Ndërtimi i urave bëhet pranë kryesores që është mbi Ibër. Kjo e fundit është pjesë e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes që ishte arritur në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve.

Bashkimi Evropian pati thënë që ndërtimet përgjatë Ibrit duhet të bëhen me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse. /Telegrafi/

The post Kurti uron qytetarët: Më pak se dy muaj u deshën për të ngritur urën e 36-të në Kosovë mbi lumin Ibër appeared first on Telegrafi.

​Mos certifikimi i Listës Serbe, deklarohen nga Qeveria

21 August 2025 at 21:22

Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë Përparim Kryeziu ka folur pas mos certifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës i ka shpallur të ashtuquajturat “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada Veriore” organizata terroriste më 29 qershor 2023.

“Në atë kohë u patëm kritikuar ashpër, por doli se kishim të drejtë. Kosova është shtet i pavarur dhe Republikë demokratike”.

Kryeziu ka rikujtuar se Qeveria e Kosovës nuk ndalon partitë politike, përfshirë as Listën Serbe, por është në dorën e Komisionit Qendror Zgjedhor të mos i certifikojë ato, ndërsa prokurorisë e gjyqësorit iu takon të veprojnë me informacionet dhe evidencën e bollshme që posedojnë nga organet e sigurisë dhe inteligjencës.

“Strukturat paralele dhe ilegale të Serbisë e përdorin Listën Serbe si platformë në Kosovë. Serbët e Kosovës nuk duhet ta kenë dhe nuk mund ta kenë vetëm një parti politike. Ndërkohë që 12 subjekte politike tjera serbe, prej tyre 4 parti politike, 6 iniciativa qytetare dhe 2 kandidatë të pavarur serbë, tashmë janë certifikuar në KQZ për zgjedhjet lokale të tetorit. Është e padrejtë që ato të neglizhohen për hir të Listës Serbe, e cila nuk i përfaqëson interesat e qytetarëve serbë të Kosovës, por të Beogradit zyrtar në Kosovë”, ka theksuar Kryeziu për KP.

Ai ka folur edhe rreth takimit të sotëm të kryeministrit në detyrë Abin Kurti me Të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë Anu Prattipati.

“Nuk është hera e parë që kjo çështje diskutohet me zëvendësambasadoren amerikane në Kosovë, Anu Prattipati. U diskutua edhe sot në këtë takim që është i rregullt dhe javor. Qëndrimi i kryeministrit Kurti për Listën Serbe dihet. Qëndrimi i tij dhe i subjektit që ai drejton, pra Lëvizjes Vetëvendosje nuk është qëndrim i ri. Më 23 dhjetor 2024, dy përfaqësuesit e LVV-së në KQZ kanë votuar kundër certifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025. Prej atëherë, Lista Serbe nuk është bërë më e mirë, përkundrazi”, ka thënë Kryeziu.

“Ka informacione, të dhëna, fakte dhe argumente të shumta që dëshmojnë qartë se Lista Serbe nuk është aspak parti e zakonshme apo normale. Kryetari i saj de fakto vazhdon të jetë Millan Radoiçiq, e për të dhe 44 paramilitarë të tjerë serbë, përveçse fakte të pamohueshme, tashmë ka aktakuzë për sulmin terrorist dhe paramilitar në Banjskë më 24 shtator 2023, ku u vra rreshteri policor, heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku.”

KQZ sot me dy vota pro, dy kundër dhe shtatë abstenime, ka refuzuar të certifikojë pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

The post ​Mos certifikimi i Listës Serbe, deklarohen nga Qeveria appeared first on Telegrafi.

Lidhja e bizneseve: Kompanitë vendore bllokohen, ndërkohë që Kosova importon zhavorr nga Serbia

20 August 2025 at 21:34

Shoqata e Gurthyeve dhe Betonjerkave, pjesë e Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, ka ngritur alarmin për gjendjen kritike të sektorit minerar në vend.

Sipas saj, më shumë se 100 kompani të licencuara po mbahen të bllokuara, ndërsa investime milionëshe dhe qindra vende pune janë në rrezik falimentimi.

Shoqata thekson se shkaktarët e kësaj gjendjeje janë:

Mosfunksionimi i bordeve dhe departamenteve përkatëse;

Ligjet e pakoordinuara ndërmjet institucioneve;

Bllokimi i mbi 100 kompanive të licencuara sipas ligjit të ri të vitit 2023;

Qindra lëndë të mbetura pa trajtim në Bordin e Minierave;

Vonesat e pajustifikuara nga institucionet;

Shtrenjtimi i energjisë elektrike, që po pengon prodhimin.

Në të njëjtën kohë, Kosova po importon sasi të mëdha zhavorri nga Serbia, ndërsa kompanitë vendore mbahen të bllokuara, gjë që dëmton industrinë vendore dhe rrezikon stabilitetin e sektorit ndërtimor, të hyrat e shtetit dhe vendet e punës.

Shoqata ka bërë thirrje të qartë për institucionet:

Formoni institucionet pa vonesa!

Harmonizoni ligjet dhe ndalni bllokadat!

Jepni mbështetje sektorit vendor për të shpëtuar vendet e punës dhe ekonominë e vendit!

Sipas Shoqatës, nëse nuk ndërmerren veprime të menjëhershme, pasojat për industrinë minerare dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës do të jenë të pariparueshme, njofton Telegrafi.

The post Lidhja e bizneseve: Kompanitë vendore bllokohen, ndërkohë që Kosova importon zhavorr nga Serbia appeared first on Telegrafi.

Bllokohen llogaritë e Komunës së Deçanit, AKK: Qeveria po ushtron presion politik

20 August 2025 at 13:25

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), ka reaguar ndaj bllokimit të xhirollogarive bankare të Komunës së Deçanit, duke e cilësuar këtë veprim si një ndërhyrje të papranueshme dhe të rrezikshme në funksionimin e pushtetit lokal.

Kryetari i AKK-së, Sazan Ibrahimi në një prononcim për Telegrafin, tha se ky nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një tendence shqetësuese të qeverisë për të ushtruar presion mbi komunat që nuk udhëhiqen nga partia në pushtet.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) është informuar që sa ditë për bllokimin e xhirollogarive bankare të Komunës së Deçanit, duke e cilësuar këtë veprim si të papranueshëm, Ky nuk është rast i izoluar, por dëshmi se qeveria po përdor mekanizmat institucionalë për të bllokuar funksionimin normal të komunave”,tha Ibrahimi.

Ai theksoi se AKK është njoftuar për këtë situatë përmes një bisede telefonike me kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili ka ngritur shqetësimin se pasojat e bllokimit janë të drejtpërdrejta për qytetarët.

“Këto veprime të nivelit qendror po krijojnë pasoja si në vijim: Ndëshkojnë qytetarët, duke ua pamundësuar përfitimin nga shërbimet dhe investimet publike, Pengojnë realizimin e projekteve kapitale, sidomos në një vit zgjedhor lokal, kur komunat duhet të japin llogari para qytetarëve dhe Shkelin parimin e barazisë dhe të vetëqeverisjes lokale, të garantuar nga Kushtetuta dhe Karta Evropiane e Vetëqeverisjes Lokale”, ka theksuar Ibrahimi.

Kryetari i AKK-së u shpreh se qeveria duhet të ndalojë menjëherë këtë praktikë të paprecedentë.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës e konsideron këtë qasje të qeverisë si presion të papranueshëm ndaj pushtetit lokal, i cili rrezikon të minojë themelet e demokracisë lokale dhe të krijojë një precedent të rrezikshëm për të ardhmen”, theksoi Ibrahimi për Telegrafin.

AKK i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të heqë menjëherë bllokimet dhe të garantojë funksionimin e lirë dhe të barabartë të të gjitha komunave, duke mos lejuar që qytetarët të paguajnë çmimin për mosmarrëveshjet politike. /Telegrafi/

The post Bllokohen llogaritë e Komunës së Deçanit, AKK: Qeveria po ushtron presion politik appeared first on Telegrafi.

Punëtorët e RTK-së ende pa paga, me kërkesë zyrtare ndaj Qeverisë për transferimin e mjeteve

19 August 2025 at 20:30

Punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) kanë reaguar lidhur me vonesat në shpërndarjen e pagave, duke theksuar se tashmë kanë kaluar 19 ditë pa u paguar për punën e kryer.

Në kërkesën e tyre drejtuar institucioneve përgjegjëse, ata kujtojnë se të premten e kaluar është marrë vendimi në parim për buxhetin e RTK-së, por procesi i transferimit të pagave ende nuk është finalizuar.

“Jemi të detyruar t’ju drejtohemi me këtë kërkesë lidhur me procesin e transferimit të pagave për punëtorët e RTK-së. Kërkojmë të informohemi qartë deri ku ka shkuar procesi dhe sa kohë do të zgjasë kjo procedurë”, thuhet në reagim.

Punëtorët theksojnë se vonesa ka dëmtuar rëndë jetën e tyre dhe funksionimin e institucionit, duke e quajtur këtë situatë të papranueshme.

“Punëtorët presin me të drejtë pagën për punën që e kanë kryer, dhe kjo situatë është e papranueshme. Prandaj, presim përgjigje të qartë dhe shpërndarje të menjëhershme të pagave. Në të kundërt, do të jemi të detyruar t’i kthehemi formave ligjore që na i lejon ligji për organizimin sindikal”, theksohet në letrën e tyre.

Ata rikujtojnë se protesta e paralajmëruar ishte anuluar më herët në shenjë mirëbesimi, por nëse deri të premten nuk bëhet shpërndarja e pagave, atëherë nga e hëna në orën 09:30 do të fillojnë me protesta dhe forma të tjera të bojkotit të lejuara me ligj.

The post Punëtorët e RTK-së ende pa paga, me kërkesë zyrtare ndaj Qeverisë për transferimin e mjeteve appeared first on Telegrafi.

Qorrlli: Qeveria po përkrah oligarkët e energjisë, po i shkatërrojnë bizneset vendore

18 August 2025 at 18:35

Ekonomisti Adem Qorrolli ka komentuar vendimin e KEDS-it për të nisur shkyçjen nga rrjeti të qindra kompanive që nuk kanë nënshkruar kontrata furnizimi me energji.

Në një paraqitje në FIVE të TV Dukagjinit, Qorrolli ka thënë se ky veprim jo vetëm që cenon bizneset vendore, por rrezikon mijëra vende pune dhe forcon monopolizimin e tregut energjetik në Kosovë.

“Bizneset nuk e kanë refuzuar pjesën e kyçjes në tregun e hapur. E kamë thënë edhe një 100 herë. Por jo të blejnë vetëm në një biznes. Dhe jo të bëjmë vetëm të një oligark. Më të vërtetë, KEDS dhe KESCO është oligark, sepse përderisa shteti ia siguron fitimin, nga KEK-u blen 29 euro dhe më faturon mua si person fizik 80 dhe biznese të mija 200 e më shumë. Më të vërtet shteti po i thotë ia ku e ke shitjen e sigurt, merr sa dush, fito sa dush. Ne kemi të bëjmë me një lider që nuk dëshiron të dëgjoj gjuhën një të varfëri, që është duke mbijetuar në Kosovë. Nuk është duke dëgjuar një biznes familjar, që me mund e shumë sakrificë, me të ardhurat nga remitencat dhe disa kredi të vogla ka arritur t’i ketë 50 ose 100 punëtor. Pa marrë parasysh nivelin ne kemi kontroller, të ndryshëm që mund t’i bëjnë vërejtje bizneset, por jo ta mbyllim kur ai e ka rrymën zero…”, ka thënë

Sipas tij, pas këtij vendimi fshihet nevoja e qeverisë për të rritur të hyrat buxhetore, pasi konsumi ka rënë, migrimi është rritur, inflacioni është i lartë dhe fuqia blerëse pothuajse nuk ekziston.

“Kjo qeveri ka kuadro të dobëta, për ta qeverisur vendin. Tashmë me këtë vendim që hapur janë pro mbylljes së bizneseve në Kosovë. Këta nuk i duan këto biznese, këta duan që automatikisht t’i shkatërrojë ose detyrojnë të ri paguajnë me shumat totale të mëdha. Që në buxhet të dalin mjaftueshëm më rritje, sepse konsumi ka ra, migrimi ka ra, inflacioni i lartë dhe fuqia blerëse nuk ekziston, dhe nuk kemi më mbushës të buxhetit. Dhe ata që po rrinë po paguajnë mbi çmimin e mundshëm”, ka shtuar Qorrolli.

The post Qorrlli: Qeveria po përkrah oligarkët e energjisë, po i shkatërrojnë bizneset vendore appeared first on Telegrafi.

Dy javë pa paga, stafi i RTK-së paralajmëron protesta të reja nëse pagat nuk ekzekutohen sot

15 August 2025 at 08:49

Punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës ende nuk i kanë marrë pagat për muajin korrik.

Pak ditë më parë, Sindikata e Punëtorëve të RTK-së (SPERTK) protestoi para Kuvendit të Kosovës, Qeverisë dhe Presidencës, duke kërkuar që të bëhet transferimi i buxhetit për RTK-në dhe që punëtorët të kompensohen për punën e kryer, transmeton Telegrafi.

Sindikata po ashtu ka paralajmëruar se nëse pagat nuk ekzekutohen ditën e premte, atëherë nga java e ardhshme do të fillojnë me protesta të pandërprera.

“Nëse deri nesër nuk bëhet ekzekutimi i pagave për të gjithë punëtorët e RTK-së, nga fillimi i javës së ardhshme do të fillojmë me protesta të pandërprera në RTK, pa dallim sektori apo pozicioni pune. U bëjmë thirrje për bashkim të gjithë punëtorëve të RTK-së – askush nuk mund të luajë me dinjitetin tonë, me ekzistencën e RTK-së dhe me familjet tona. Kërkesa jonë është e qartë: Pagat menjëherë”, thuhet në reagim.

Ndërkohë, gazetarët dhe punonjësit e mediumit publik kanë nisur të shprehin hapur pakënaqësitë e tyre për vonesën e pagave, duke theksuar se kjo situatë po ndikon negativisht në punën dhe funksionimin normal të institucionit.

Kërkesa e tyre mbetet e qartë, pagesa sa më e shpejtë për punën e kryer dhe garantimi i financimit të qëndrueshëm për RTK-në.

“45 ditë pa rrogë! Kujt po i konvenon kjo gjendje? Dhe, Cili është qëllimi që, për herë të parë, RTK ka mbetur pa buxhet, ndonëse ekzistojnë praktika që do të mundësonin alokimin e mjeteve menjëherë? E praktikat njihen edhe nga Gjykata Kushtetuese si një formë e drejtë veprimi në situata ngërçi. Paga nuk është shpërblim — është e drejtë dhe obligim ligjor i punëdhënësit ndaj të punësuarit! Prandaj, përgjegjësit aktualë duhet të marrin përgjegjësi tani, kurse secili punonjës ka të drejtë ta kërkojë pagën e vet”, ka shkruar në reagimin e saj Blerta Foniqi Kabashi.

Po ashtu edhe Alban Selimi ka shkruar se është e turpshme ajo që po ndodhë me të punësuarit në RTK.

“Si njeri qe s’i përkas asnjë sindikatë në RTK dhe që ende nuk e ka marrë rrogën e korrikut, deri të hënën do të pres reagimet kolektive dhe do të mbështes çdo iniciativë, në realizimin e njërës nga të drejtat tona elementare – pagesën sipas afatit ligjor për punën e bërë”, ka theksuar ai.

 

Kurse, gazetarja tjetër Fitore Rexhepi ka shkruar “Mjerim! Sot mbi 700 punëtorë të RTK-së janë bërë mish per top”.

Ndërsa, gazetarja Jehona Zhitia, duke iu kundërpërgjigjur zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka deklaruar se nuk është luks të kërkojë pagën, dhe se kjo është e drejtë themelore.

“14 dite pa paga do të thotë 14 ditë me fatura, kredi e familje që presin. Në vend të kritikës ndaj mbi 700 punëtorëve të RTK-së do të ishte më e rrugës të kritikohej vonesa që po cenon jetesën e tyre. Moszgjidhja e financimit të mediumit publik që nga themelimi i tij, është përgjegjësi e të gjithë udhëheqësve të shtetit ndër vite”, tha Zhitia.

 

 

The post Dy javë pa paga, stafi i RTK-së paralajmëron protesta të reja nëse pagat nuk ekzekutohen sot appeared first on Telegrafi.

“Flamuri s’fik zjarrin!”, Tahiri kritikon qeverinë për mungesë reagimi ndaj zjarreve në Shqipëri

13 August 2025 at 18:31

Ish-deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për mungesë reagimi dhe mbështetje ndaj Shqipërisë, e cila po përballet prej ditësh me zjarre të mëdha në disa rajone.

“Flamuri s’fik zjarrin! Shqipëria po digjet qe disa ditë, e qeveria jonë veç hesht, një fjalë e as një veprim të vetëm mbështetës”, ka shkruar Tahiri në një postim në Facebook.

Ai akuzoi ekzekutivin për qasje selektive ndaj çështjeve kombëtare, duke shtuar se: “Kur ju duhen votat, e vendosin flamurin kombëtar në çdo cep. E kur shteti amë ka nevojë për ndihmë, asnjë lëvizje.”

Tahiri bëri thirrje për veprim konkret.

“Patriotizmi matet me vepra, jo me fjalime e përralla”, ka shkruar ai.

Deri tani, nga institucionet zyrtare të Kosovës nuk ka pasur ndonjë njoftim publik për mbështetje ndaj Shqipërisë lidhur me situatën e emergjencës nga zjarret. /Telegrafi/

The post “Flamuri s’fik zjarrin!”, Tahiri kritikon qeverinë për mungesë reagimi ndaj zjarreve në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

Kushtetuesja rrëzon vendimin e Qeverisë që përjashton kujdesin mendor nga shërbimet spitalore

13 August 2025 at 16:29

Gjykata Kushtetuese ka shpallur aktgjykimin në rastin KO141/24, duke vlerësuar se paragrafi 1 i nenit 11 të Statutit nr. 01/2023 të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës është në kundërshtim me Kushtetutën.

Kushtetuesja ka konstatuar se ky paragraf i Statutit të ShSKUK-së i miratuar përmes Vendimit të Qeverisë së Kosovës, nuk është në pajtueshmëri me paragrafin 1 të nenit 51 [Mbrojtja Shëndetësore dhe Sociale] në lidhje me paragrafin 1 të nenit 7 [Vlerat] dhe paragrafin 4 të nenit 92 [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës.

Ky paragraf përcakton shërbimet shëndetësore që ofrohen në spitalet e përgjithshme, por nuk përfshin kujdesin mendor si shërbim dytësor.

Avokati i Popullit kishte kontestuar këtë dispozitë, duke theksuar se përjashtimi i kujdesit mendor kufizon të drejtat shëndetësore të qytetarëve dhe nuk është në përputhje me ligjet në fuqi për shëndetësinë dhe shëndetin mendor.

Në aktgjykim, Gjykata thekson se Ligji për Shëndetin Mendor përcakton qartë se “shërbimet e kujdesit mendor ofrohen në nivel të kujdesit dytësor shëndetësor përmes Departamenteve të Psikiatrisë në spitalet e përgjithshme”, ndërsa Akti i kontestuar “nuk ka përfshirë shërbimet e kujdesit mendor në këtë listë të ofrimit të shërbimeve, ashtu siç përcaktohet me ligj”.

Gjykata urdhëroi Qeverinë e Kosovës që ta ndryshojë këtë dispozitë për t’u përputhur me Kushtetutën dhe legjislacionin aktual, duke kërkuar që spitalet e përgjithshme të ofrojnë kujdes mendor deri në ndryshimet e nevojshme.

Kërkesa për masë të përkohshme u refuzua, ndërsa aktgjykimi nënvizon rëndësinë e garantimit të të drejtave shëndetësore për të gjithë qytetarët.

Njoftimi i plotë:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka publikuar aktgjykimin në rastin KO141/24, të parashtruar nga Avokati i Popullit, të dorëzuar në Gjykatë bazuar në autorizimet e përcaktuara në nënparagrafin 1 të paragrafit 2 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së paragrafit 1 të nenit 11 (Organizimi i shërbimeve shëndetësore në spitalet e përgjithshme) të Statutit (QRK) nr. 01/2023 të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, të miratuar përmes Vendimit [Nr. 29/180] të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të 27 dhjetorit 2023, i cili statut ka hyrë në fuqi më 8 janar 2024.

Gjykata, njëzëri, ka vendosur që (i) kërkesa është e pranueshme; (ii) të konstatojë se paragrafi 1 i nenit 11 (Organizimi i shërbimeve shëndetësore në spitalet e përgjithshme) të Statutit (QRK) nr. 01/2023 për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar, i miratuar përmes Vendimit [Nr. 29/180] të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të 27 dhjetorit 2023, nuk është në pajtueshmëri me paragrafin 1 të nenit 51 [Mbrojtja Shëndetësore dhe Sociale] në lidhje me paragrafin 1 të nenit 7 [Vlerat] dhe paragrafin 4 të nenit 92 [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; (iii) të urdhërojë Qeverinë e Republikës së Kosovës, që në pajtim me paragrafin 1 të nenit 116 [Efekti Juridik i Vendimeve] të Kushtetutës, të ndërmarrë veprimet e nevojshme për plotësimin dhe ndryshimin e paragrafit 1 të nenit 11 (Organizimi i shërbimeve shëndetësore në spitalet e përgjithshme) të Statutit (QRK) nr. 01/2023 për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar, i miratuar përmes Vendimit [Nr. 29/180] të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të 27 dhjetorit 2023, në pajtim me Kushtetutën, legjislacionin në fuqi dhe këtë Aktgjykim; (iv) të konstatojë se deri në plotësimin dhe ndryshimin e paragrafit 1 të nenit 11 (Organizimi i shërbimeve shëndetësore në spitalet e përgjithshme) të Statutit (QRK) nr. 01/2023 për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar, i miratuar përmes Vendimit [Nr. 29/180] të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të 27 dhjetorit 2023, spitalet e përgjithshme të ofrojnë shërbimet shëndetësore siç janë të përcaktuara në nënparagrafin 1.1 të paragrafit 1 të nenit 12 (Shërbimi i kujdesit shëndetësor dytësor) të Ligjit Nr. 05/L-025 për Shëndetin Mendor; si dhe (v) të refuzojë kërkesën për masë të përkohshme.

Avokati i Popullit kontestoi kushtetutshmërinë e paragrafit 1 të nenit 11 (Organizimi i shërbimeve shëndetësore në spitalet e përgjithshme) të Statutit (QRK) nr. 01/2023 të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, i cili përcakton që spitalet e përgjithshme ofrojnë shërbimet shëndetësore si në vijim: (i) kirurgji e përgjithshme; (ii) interno; (iii) pediatri; (iv) gjinekologji dhe obstetrikë; dhe (v) emergjenca mjekësore. Avokati i Popullit pretendoi se kjo dispozitë e Aktit të kontestuar, pasi që nuk përcakton “kujdesin mendor” si shërbim dytësor shëndetësor që ofrohet nga spitalet e përgjithshme, “redukton” (i) shërbimet shëndetësore për kujdes mendor për qytetarët; dhe (ii) stafin shëndetësor dhe administrativ në këto spitale, në kundërshtim me frymën e Ligjit Nr. 04/L-125 për Shëndetësi, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjet Nr. 08/L-043 dhe Nr. 08/L-176 dhe Ligjin Nr. 05/L-025 për Shëndet Mendor; dhe se rrjedhimisht (iii) si akt i miratuar nga Qeveria kufizon të drejtat kushtetuese të përcaktuara në nenet 7 [Vlerat], 24 [Barazia para Ligjit], 51 [Mbrojtja Shëndetësore dhe Sociale] dhe 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës, respektivisht. Pretendimet e Avokatit të Popullit u mbështetën nga: (i) deputeti i Kuvendit, z. Armend Zemaj; (ii) Kryetarja e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës; dhe (iii) Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, ndërsa u kundërargumentuan nga Kryeministri i Republikës së Kosovës.

Aktgjykimi i Gjykatës fillimisht sqaron që bazuar në nënparagrafin 1 të paragrafit 2 të nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, Avokati i Popullit është i autorizuar të kontestojë kushtetutshmërinë e ligjeve, të dekreteve të Presidentit e të Kryeministrit dhe të rregulloreve të Qeverisë.

Gjykata, në vlerësimin e pretendimeve të Avokatit të Popullit, iu referua parimeve të përgjithshme kushtetuese dhe atyre të Komisionit të Venecias për parimin e sundimit të ligjit dhe kufizimit të të drejtave dhe përcaktimit të detyrimeve me “ligj”, të përcaktuara ndër të tjera në nenin 3 [Barazia para ligjit], nenin 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], nenin 7 [Vlerat], paragrafin 1 të nenit 51 [Mbrojtja Shëndetësore dhe Sociale] dhe nenin 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës. Në kontekst të kompetencave të Qeverisë, si organ që ushtron pushtetin ekzekutiv, Aktgjykimi sqaron se kompetenca e saj për “nxjerrjen e akteve juridike ose rregulloreve” kufizohet në përcaktimet kushtetuese si në vijim: a) “pajtueshmërinë me Kushtetutën dhe ligjet”, të përcaktuar në paragrafin 4 të nenit 92 të Kushtetutës; dhe b) “të nevojshme për zbatimin e ligjeve”, të përcaktuar në paragrafin 4 të nenit 93 të Kushtetutës.

Në dritën e parimeve të lartcekura, Aktgjykimi konstaton se Akti i kontestuar është nxjerrë për “zbatimin e ndonjë ligji”, siç kërkohet në paragrafin 4 të nenit 93 të Kushtetutës, pasi që bazohet në nenin 23 (Shërbimet profesionale shëndetësore), si dhe paragrafët 2 dhe 3 të nenit 63 (Themelimi i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës) të Ligjit të lartcekur për Shëndetësi.

Në kontekst të vlerësimit nëse Akti i kontestuar është nxjerrë në “pajtueshmëri me Kushtetutën dhe ligjet”, Gjykata sqaron se nënparagrafi 1.1 i paragrafit 1 të nenit 12 të Ligjit Nr. 05/L-025 për Shëndetin Mendor, përcakton shprehimisht që shërbimet e kujdesit mendor ofrohen në nivel të kujdesit dytësor shëndetësor përmes Departamenteve të Psikiatrisë në spitalet e përgjithshme, ndërsa paragrafi 1 i nenit 11 të Aktit të kontestuar ka përcaktuar llojet e shërbimeve shëndetësore që ofrohen në spitalet e përgjithshme sipas një liste shteruese, e ku bëjnë pjesë vetëm: (i) Kirurgjia e përgjithshme; (ii) Interno; (ii) Pediatria; (iii) Gjinekologjia dhe Obstetrika; (iv) Emergjenca mjekësore. Duke qenë se Akti i kontestuar nuk ka përfshirë shërbimet e kujdesit mendor në këtë listë të ofrimit të shërbimeve, ashtu siç përcaktohet me “ligj”, Gjykata vlerësoi se e drejta e qytetarëve për kujdes shëndetësor, e garantuar me nenin 51 [Mbrojtja Shëndetësore dhe Sociale] të Kushtetutës, e cila dispozitë garanton se kjo e drejtë rregullohet me ligj, është kufizuar përmes paragrafit 1 të nenit 11 të Aktit të kontestuar.

Rrjedhimisht, Gjykata konstatoi se paragrafi 1 i nenit 11 (Organizimi i shërbimeve shëndetësore në spitalet e përgjithshme) të Aktit të kontestuar është në kundërshtim me paragrafin 1 të nenit 51 [Mbrojtja Shëndetësore dhe Sociale] në lidhje me paragrafin 1 të nenit 7 [Vlerat] dhe paragrafin 4 të nenit 92 [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

The post Kushtetuesja rrëzon vendimin e Qeverisë që përjashton kujdesin mendor nga shërbimet spitalore appeared first on Telegrafi.

Sorensen përfundoi takimin me Osmanin, pritet të takohet me Kurtin

6 August 2025 at 11:05

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen i cili po qëndron në Prishtinë përfundoi takimin me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Pas këtij takimi nuk pati prononcim për media për atë se çka u bisedua mes dyshes, Osmani Sorensen.

Ai pas këtij takimi pritet të takohet më kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Ndërkaq, javë më parë emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka mbajtur një takim të rëndësishëm në Washington me ambasadorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë ambasadorin e Kosovës, Ilir Dugolli, dhe atë të Serbisë, Dragan Sutanovaq. /Telegrafi/

 

The post Sorensen përfundoi takimin me Osmanin, pritet të takohet me Kurtin appeared first on Telegrafi.

“Më parë e vras Albin Kurtin…”- Aktakuza e plotë ndaj Klinakut dhe Selmanit për kanosjen ndaj Kurtit

5 August 2025 at 15:55

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 1 gusht 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Faton Klinakut dhe Nuredin Selmanit, të cilët akuzohen për kanosje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, Faton Klinaku akuzohet se më 29 gusht 2023, në Prishtinë, me dashje dhe me qëllim që ta frikësojë dhe detyrojë tani të dëmtuarin, Albin Kurti, në cilësinë e tij si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, që të ndërmarrë ose mos ndërmarrë veprime të caktuara në kuadër të ushtrimit të detyrës së tij zyrtare, e kishte kanosur publikisht përmes rrjetit social Facebook, duke postuar shkrime kërcënuese.

“Aq shumë i dëshpëruar votuesi i tij sa që tha: Votën ia dhashë për ndryshim, e ndryshim lëre që nuk ka bërë por po shkojmë edhe më shumë teposhtë si vend dhe s’ka mbetur tjetër gjë pos me ikë jashtë. I thashë: As se kam votu, as ndryshim për të mirë kurrsesi që nuk kam pritur nga ai, e sa i përket daljes jashtë, më parë e vras Albin Kurtin se sa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova. Kosovën nuk duhet e as që guxojnë ta lëshojnë ata që kanë luftuar për të”, citohet të ketë shkruar Klinaku në Facebook.

Ndërsa, pas reagimeve të opinionit publik lidhur me këtë kërcënim, në aktakuzë thuhet se i pandehuri Klinaku më 30 gusht 2023 ka përsëritur një shkrim po ashtu me përmbajtje të njëjtë kërcënuese ndaj tani të dëmtuarit Kurti.

“Prapë po e përsëris, nëse ju duket skandaloz postimi i mëhershëm: Më parë e vras Albin Kurtin sesa ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”, citohet në aktakuzë të ketë shkruar Klinaku.

Me këto veprime, Klinaku akuzohet se publikisht dhe seriozisht e ka kanosur me vrasje të dëmtuarin Albin Kurti, për shkak të punës së tij zyrtare, si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Andaj, me këto veprime, Klinkau ngarkohet se ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal.

Ndërkaq, në pikën dy të aktakuzës, Nuredin Selmani akuzohet se më 30 gusht 2023, në Drenas, me dashje dhe me qëllim që ta frikësojë dhe detyrojë tani të dëmtuarin, Albin Kurti, në cilësinë e tij si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, që të ndërmarrë ose mos ndërmarrë veprime të caktuara në kuadër të ushtrimit të detyrës zyrtare, e ka kanosur publikisht në rrjetin social Facebook, duke iu referuar postimit kërcënues të bërë nga i pandehuri Faton Klinaku.

Selmani ngarkohet se kishte postuar një fotografi në të cilën ishte montuar fotoja e të dëmtuarit Kurti, krahas asaj të Klinakut, duke e shoqëruar me një shkrim kërcënues të adresuar ndaj të dëmtuarit.

“E mbështes Faton Klinakun”, “Veç ni telefon ma ban Faton, aty mki për çka të ka nevojë, mezi s’po pres me ja nisë”, citohet në aktakuzë postimi i Selmanit.

Po atë ditë, në mbrëmje, thuhet se i njëjti u inkuadrua drejtpërdrejt në emisionin “Debat Plus” në TV Dukagjini, ku po trajtohej debati me temë “OVL-UÇK vs Kurti”. Aty thuhet se përmes video-linkut, pas pyetjeve të moderatorit të emisionit, i pandehuri, sipas aktakuzës, kishte deklaruar “Unë konsideroj që çdo njëri i cili bon të këqija siç bon Albin Kurti, edhe po të isha unë në vendin e tij, duhet të vritet patjetër, sepse ajo është tradhti ndaj atdheut”.

Andaj, me këto veprime, Selmani ngarkohet se ka kanosur publikisht dhe seriozisht për vrasje të dëmtuarin Albin Kurti, për shkak të punës së tij zyrtare, e të cilat kërcënime, thuhet se i kishte shprehur edhe me disa bashkëbisedues tjerë, gjatë komunikimeve telefonike që i janë gjetur pas ekzaminimit të telefonit të tij, duke përfshirë edhe disa fotografi, ku i pandehuri shihet në posedim edhe të disa armëve të gjata luftarake.

Me këto veprime, i pandehuri Nuredin Selmani ngarkohet se ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal.

Lidhur me aktakuzën e ngritur ndaj tij, Klinaku më 1 gusht deklaroi për “Betimi për Drejtësi” se mezi pret të ballafaqohet në Gjykatë me Kurtin.

“Mezi s’po pres me u ballafaqu, e postova edhe në FB një reagim”, kishte thënë ai./BetimipërDrejtësi/

The post “Më parë e vras Albin Kurtin…”- Aktakuza e plotë ndaj Klinakut dhe Selmanit për kanosjen ndaj Kurtit appeared first on Telegrafi.

​Qeveria ndan rreth 300 mijë euro për Podujevën e Shtimen

1 August 2025 at 13:43

Rreth 300 mijë euro ka ndarë Qeveria në detyrë e Kosovës për Komunën e Podujevës dhe të Shtimes.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se këto mjete ndahen për projekte që kanë të bëjnë me përmirësimin e menaxhimit të ujërave të zeza në këto dy komuna.

“Shqyrtimi i propozim vendimit për ndarjen e mjeteve buxhetore për komunat: Podujevë dhe Shtime, për përfitimin e projekteve në klauzolë të investimeve të Fondit Burimor. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e ka sjellë për aprovim kërkesën për ndarjen e mjeteve buxhetore. Për Komunën e Podujevës 178 mijë e 730 euro dhe Komunë e Shtimes 117 mijë e 758 euro e 24 cent. Këto projekte kanë të bëjnë me përmirësimin e menaxhimit të ujërave të zeza në këto dy komuna”, tha Kurti.

Në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar janë ndarë edhe 580 mijë euro për pesë projekte kapitale.

Ministria e Zhvillimit Rajonal ka propozuar të aprovohet rialokimi i mjeteve në shumë prej 587 mijë e 569 euro gjithsejtë për pesë projekte kapitale dhe atë në komunat Vushtrri, Gjilan, Junik, Zubin Potok dhe Rahovec.

Qeveria ka emëruar edhe drejtorin i përgjithshëm të Institutit të Kosovës për Administratë Publike, Hysen Muzliukaj, me mandat katërvjeçar.

Po ashtu është votuar edhe për emërimin e drejtorit ekzekutiv të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, Shemsi Duriqin. /kp/

The post ​Qeveria ndan rreth 300 mijë euro për Podujevën e Shtimen appeared first on Telegrafi.

Kurti: Serbia po vazhdon përpjekjet për destabilizim të vendit tonë

1 August 2025 at 11:46

Qeveria në detyrë është duke mbajtur mbledhjen e radhës. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se Serbia po vazhdon përpjekjet për destabilizimin e vendit tonë.

Kurti foli edhe për arrestimet e fundit të personave të dyshuar për spiunazh,  Bojan Jevtiq dhe Igor Popoviq, transmeton Telegrafi.

“Serbia po vazhdon përpjekjet për destabilizim të vendit tonë, mirëpo institucionet e sigurisë së inteligjencës në vendin tonë janë duke u kundërvënë suksesshëm ndaj këtyre përpjekjeve. Këtu përfshihen edhe arrestimet e personave përgjegjëse, me dëshmi. Sikurse rasti i fundit, i togerit në Policinë e Kosovës, i arrestuar më 17 korrik, dhe Igor Popoviq”, tha Kurti.

Në fjalimin e tij, Kurti tha se dënojnë sulmet në Gazë, ku po rezultojnë me vdekjen e civilëve. /Telegrafi/

 

 

The post Kurti: Serbia po vazhdon përpjekjet për destabilizim të vendit tonë appeared first on Telegrafi.

Shoqatat dhe bizneset bëjnë thirrje për mos ndërprerje të energjisë dhe shtyrje të liberalizmit

29 July 2025 at 15:52

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, së bashku me Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe Odën e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës kanë mbajtur takim me bizneset, me të cilat është diskutuar sa i përket çështjes së furnizimit me energji elektrike për bizneset që janë dalë në treg të lirë.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se kryetari i Bordit të DhTIK-së, Skender Krasniqi, ka përmendur hapat e ndërmarrë deri më tani, me të cilave edhe letrat dërguar Komisionit Evropian, Sekretariatit për Energji në Vjenë dhe Zyrës së BE-së në Kosovë.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se Krasniqi ka thënë se përkundër kërkesave të vazhdueshme dhe prezantimit të fakteve për një numër të madh të shkeljeve nga ZRRE, Qeveria e Kosovës nuk ka ndërmarrë asnjë veprim që t’u gjendet bizneseve, të cilat mbushin mbi gjysmën e buxhetit të shtetit.

“Nga ana tjetër, drejtori i OEGJK-së, Besnik Vasolli tha se procesi është përcjellë e po vazhdon të përcillet me paqartësi të shumta, derisa përmendi faktin se bizneset që janë furnizuar gjatë dy muajve të fundit me energji nga KEK-u, nuk kanë marrë faturat e energjisë. Hysen Sogojeva nga OHT, shprehu mbështetjen e vazhdueshme në kundërshtim të veprimeve të dëmshme të ZRRE-së”, thuhet në njoftim.

Në këtë takim konsultativ, sipas njoftimit drejtuesit e bizneseve kanë shprehur shqetësimin për mungesë të informatave, pasigurisë për të ardhmen e tyre dhe veprimeve të KEK-ut, që po i largon orët aktuale të rrymës dhe po i vendos të vetat pa asnjë njoftim.

“Si shoqatat e bizneseve ashtu edhe bizneset, kanë ripërsëritur qëndrimin e tyre se askush nuk është kundër liberalizimit të tregut të lirë të energjisë, por se paqartësitë, mungesa e informatave, tregu i pa përgatitur, vërtetuar edhe nga instancat ndërkombëtare, e bëjnë këtë proces të dyshimtë dhe dëmtues për ekonominë. Me këtë rast i është bërë thirrje edhe njëherë Qeverisë së Kosovës, ZRRE-së dhe KEK-ut që të pezullojnë ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike dhe të rishqyrtohet i gjithë procesi i liberalizimit të tregut”, bëhet e ditur ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

The post Shoqatat dhe bizneset bëjnë thirrje për mos ndërprerje të energjisë dhe shtyrje të liberalizmit appeared first on Telegrafi.

15 vjetori i shpalljes së mendimit të GJND-së, Kurti: Do mbetet akt i vulosjes së ligjshmërisë së Pavarësisë së Kosovës

22 July 2025 at 13:30

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përkujtuar sot 15-vjetorin e shpalljes së mendimit këshilldhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) për ligjshmërinë e deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook e cilësoi këtë moment si një ndër momentet më të rëndësishme në afirmimin ndërkombëtar të së drejtës së popullit të Kosovës për shtetformim, vetëvendosje dhe liri.

“Sot bëhen 15 vite nga shpallja e Mendimit Këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. Mendimi Këshillëdhënës i GjND-së i dha dritë njohjes vendimtare të së drejtës së popullit të Kosovës për shtetformim, vetëvendosje e liri. Ajo do mbetet akt i vulosjes së ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës në të drejtën ndërkombëtare, dëshmi për legjitimitetin ndërkombëtar të së drejtës për vetëvendosje të popullit të Kosovës dhe akt konfirmues i evidencës shoviniste e kolonizuese të Serbisë ndaj popullit shqiptar të Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Sipas kryeministrit në detyrë, mendimi këshillëdhënës është një nga momentet më frymëzuese në marrëdhëniet ndërkombëtare për siç tha “për shkak se i jep shpresë e vullnet popujve liridashës që drejtësia ndaj kauzës së tyre më në fund edhe mund të triumfojë”.

“Vlera juridike e këtij Mendimi, nuk do mend, do t’i shërbejë gjeneratave të juristëve si një mësim për parimësinë dhe etikën në vendosjen e interpretimin e vlerave universale. Ajo do mbetet edhe një mësim për Serbinë, e cila me nxitim loboi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për ta pyetur Gjykatën për ligjshmërinë e pavarësisë së Republikës sonë. Nxitimi i saj u kthye në një humbje të madhe të politikës serbomadhe, e po ashtu simbolikisht një kujtim për viktimat e kolonizimit, diskriminimit sistematik e gjenocidit të saj”, ka shkruar Kurti në Facebook. /Telegrafi/

The post 15 vjetori i shpalljes së mendimit të GJND-së, Kurti: Do mbetet akt i vulosjes së ligjshmërisë së Pavarësisë së Kosovës appeared first on Telegrafi.

Kurti: Serbia po nxit tensione, qytetarët të shmangin udhëtimet drejt Serbisë

21 July 2025 at 15:50

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar sërish Serbinë për përpjekje të qëllimshme për të destabilizuar rajonin dhe për nxitje të urrejtjes ndëretnike.

Në një konferencë për media Kurti foli për arrestimin e Igor Popoviqit, ndihmësdrejtor në Zyrën për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, i cili dyshohet për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit etnik.

“Sundimi i rendit dhe ligjit është themeli i shtetit tonë dhe ai nuk bën dallime sipas etnisë apo pozitës. Çdokush që e shkel ligjin do të përballet me drejtësinë”, tha Kurti.

Ai konfirmoi se rasti i Popoviqit është në trajtim nga organet kompetente të drejtësisë së Kosovës dhe lidhet me veprime që synojnë të sulmojnë vlerat themelore të popullit shqiptar.

“Popoviqi dhe Vuçiqi – dy fytyra të së njëjtës politikë përçarëse”, theksoi ai.

Kryeministri në detyrë theksoi se komentet e Popoviqit kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk janë të izoluara, por pjesë e një linje të qartë politike nga Beogradi zyrtar, që sipas tij, synon të destabilizojë Kosovën dhe gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Edhe sot Serbia nuk ka kërkuar falje për krimet që ka bërë në vendin tonë, përkundrazi, po përpiqet t’i relativizojë ato. Përmes njerëzve si Popoviq, ata provokojnë dhe nxisin ndarje e urrejtje etnike në Kosovë”, tha Kurti përcjell Kurti.

Ai reagoi me shqetësim edhe ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhënë më 20 korrik, duke i cilësuar si “kërcënuese, destabilizuese dhe krejtësisht të papranueshme”.

“Kur komandanti suprem i një ushtrie lëshon deklarata nxitëse dhe kërcënuese, kjo nuk është më mendim individual, por politikë shtetërore që synon të prishë paqen në rajon”, u shpreh Kurti.

Kurti paralajmëroi për rrezik të ndalimeve arbitrare dhe provokimeve nga autoritetet serbe ndaj qytetarëve të Kosovës që kalojnë nëpër territorin e Serbisë.

“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin udhëtimet drejt Serbisë, sepse kemi indikacione të qarta për rrezikim dhe ndalime të pajustifikuara”, tha ai.

Kurti theksoi rëndësinë e maturisë dhe bashkëpunimit qytetar me institucionet shtetërore, duke theksuar nevojën për ruajtjen e unitetit dhe qetësisë në këto momente tensioni.

“Qytetarët tanë duhet të qëndrojnë të bashkuar, të qetë dhe të matur. Bashkë mund t’i përballojmë çdo provokimi dhe kërcënimi”, tha ai.

Po ashtu Kurti u bëri thirrje Bashkimit Evropian, NATO-s dhe gjithë komunitetit ndërkombëtar që të reagojnë qartë dhe me vendosmëri ndaj retorikës së Vuçiqit, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për deklarime politike të zakonshme, por për një fushatë të organizuar destabilizuese ndaj Kosovës dhe rajonit. /Telegrafi/

The post Kurti: Serbia po nxit tensione, qytetarët të shmangin udhëtimet drejt Serbisë appeared first on Telegrafi.

Bislimi takohet me anëtarin e Bordit Ekzekutiv të Deutsche Bundesbank, u diskutua për bashkëpunimin e ngushtë mes Bundesbank dhe BQK-së

18 July 2025 at 12:43

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, së bashku me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, pritën në takim anëtarin e Bordit Ekzekutiv të Deutsche Bundesbank, Burkhard Balz dhe ekipin e tij.

Sipas një njoftimi për media gjatë takimit, Balz përgëzoi institucionet e Republikës së Kosovës për përparimin e qëndrueshëm në sektorin makroekonomik dhe financiar.

“Nga ana e tij, zëvendëskryeministri Bislimi e njoftoi për arritjet si dhe vlerësimet pozitive të ardhura për Kosovën edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore. Më tej u diskutua për bashkëpunimin e ngushtë dhe të frytshëm ndërmjet Bundesbank dhe Bankës Qendrore të Kosovës, përfshirë mbështetjen që kjo bankë gjermane ka dhënë në ndërtimin dhe forcimin e kapaciteteve institucionale të BQK-së. Gjithashtu, u bisedua rreth mbështetjes së mëtejme për proceset e anëtarësimit të BQK-së në institucionet ndërkombëtare financiare, si dhe për zhvillimet e fundit në fushën e projekteve digjitale dhe inovacionit financiar”, thuhet në njoftim.

Tutje siç thuhet në njoftim  Bislimi ritheksoi përkushtimin e qeverisë për të përkrahur Bankën Qendrore të Kosovës edhe në shërbim të thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë si Bundesbank.

“Gjatë këtij takimi z. Balz u informua edhe mbi punën intensive që institucionet tona kanë zhvilluar rreth anëtarësimit në SEPA, në mënyrë që Kosova të bëhet pjesë e këtij mekanizmi sikurse vendet e tjera të rajonit, por e cila aktualisht ka ngecur si shkak i dërgimit të disa ligjeve në Gjykatën Kushtetuese nga opozita”, bëhet e ditur ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

The post Bislimi takohet me anëtarin e Bordit Ekzekutiv të Deutsche Bundesbank, u diskutua për bashkëpunimin e ngushtë mes Bundesbank dhe BQK-së appeared first on Telegrafi.

Supremja vendos kufijtë – shkelja mund të çojë në ndjekje penale

16 July 2025 at 16:32

Krizës së gjatë për formimin e institucioneve në Kosovë së fundmi iu shtua edhe një sfidë e re: vendimi i Gjykatës Supreme që e konsideron nxjerrjen e akteve nënligjore nga ministrat që janë njëkohësisht deputetë, si të kundërligjshme dhe shkelje të dispozitave kushtetuese.

Vendimi i datës 15 korrik lidhet me shfuqizimin e udhëzimit administrativ për shfrytëzimin e pajisjeve fiskale, të nxjerrë nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati – i cili është edhe deputet – e që Gjykata Supreme e shpalli të paligjshëm.

Ky aktgjykim u pasua me reagime të ashpra: Qeveria në detyrë e cilësoi si “arbitrar” dhe “të pabazuar në ligj” – duke argumentuar se Ligji për Qeverinë nuk i ndalon shprehimisht ministrat në detyrë të nxjerrin akte nënligjore – ndërsa Gjykata Supreme paralajmëroi se çdo ndërhyrje në vendimet e saj gjyqësore është e papranueshme.

“Ndërhyrja në gjyqësor është e papranueshme”, tha edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.

Njohësit e çështjeve kushtetuese thonë se vendimi i Supremes është i drejtë dhe i detyrueshëm për zbatim, duke theksuar se çdo mospërfillje e tij mund të përbëjë shkelje penale.

Radio Evropa e Lirë pyeti Qeverinë në detyrë të Kosovës dhe ministrin në detyrë, Murati, se çfarë hapash do të ndërmarrin pas këtij aktgjykimi, por nuk mori përgjigje.

Qeveria nuk dha qëndrim as lidhur me pyetjen nëse po shqyrton mundësinë që ministrat, të cilët janë njëkohësisht edhe deputetë, të ndalin ushtrimin e funksioneve ekzekutive.

Lidhja Demokratike e Kosovës iu drejtua Prokurorisë Speciale më 16 korrik për të kërkuar hetime penale ndaj Qeverisë në detyrë, duke dorëzuar si provë vendimin e Gjykatës Supreme për çështjen e arkave fiskale.

Sipas deputetëve të kësaj partie, Besian Mustafa dhe Alban Zogaj, ky vendim konfirmoi se Qeveria në detyrë ka vepruar në mënyrë të jashtëligjshme pas certifikimit të ministrave si deputetë, më 27 mars.

KDI: Vendimi i Supremes thekson shkeljet dhe hap rrugë për kontestime ligjore

Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), i cili përcjell punën e Kuvendit, vlerëson se vendimi i Gjykatës Supreme lidhur me Udhëzimin Administrativ të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, është i drejtë dhe i plotfuqishëm.

Ai thekson se çdo mosbindje ose mosrespektim i këtij vendimi përbën shkelje penale.

“Konkretisht, në rastin në fjalë, ministri Murati, nëse vazhdon ta mbajë në fuqi – përkundër që Gjykata (Supreme) e ka anuluar ligjshmërinë apo përmbajtjen e këtij Udhëzimi Administrativ – atëherë ai nuk e zbaton këtë aktgjykim të Gjykatës Supreme dhe bën shkelje penale”, thotë Bugaqku për Radion Evropa e Lirë.

Ai thekson se vendimi i Supremes, aktualisht, ka efekt vetëm mbi Udhëzimin Administrativ të ministrit në detyrë, Murati. Të gjitha aktet tjera të ministrave në detyrë, që janë njëkohësisht edhe deputetë, mbesin në fuqi, përderisa nuk janë kontestuar në gjykatë.

Megjithatë, thotë Bugaqku, ky vendim lë të kuptohet se edhe vendimet tjera të ngjashme – të nxjerra nga zyrtarë me funksione të dyfishta – mund të jenë të paligjshme dhe të sfidohen juridikisht.

“Ky vendim i Gjykatës Supreme mund të shërbejë si një precedent i mirë ose si një bazë e mjaftueshme ligjore për të gjitha ato palë që janë të afektuara në kuptimin negativ nga vendimet e zyrtarëve publikë. Pra, ta përdorin këtë aktgjykim të Gjykatës Supreme si provë për t’i kontestuar [vendimet e ngjashme] në gjykata dhe, pastaj, edhe ato të anulohen”, thotë Bugaqku.

Ai shton se vendimi i Gjykatës Supreme e ka sqaruar mirë konfliktin që lind nga ushtrimi i njëkohshëm i funksioneve në ekzekutiv dhe legjislativ nga zyrtarët publikë, por shpreh shqetësimin se ai mund të përdoret nga partitë parlamentare për thellimin e përplasjeve politike.

“Situata e tillë veç i ashpërson dhe i betonizon edhe më tepër qëndrimet e palëve, në këtë rast të partive të mëdha parlamentare, që të mos bashkëpunojnë me njëra-tjetrën”, vlerëson Bugaqku.

Pasojat ligjore në duar të Prokurorisë

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu, vlerëson se vendimi i Supremes për ta shpallur të paligjshëm udhëzimin në fjalë është i drejtë, por thotë se u takon organeve të ndjekjes të vlerësojnë nëse ekzistojnë kushte për nisjen e procedurave penale.

“Madje, edhe vetë ministrat në detyrë… unë besoj se e kanë të qartë se nuk duhet të veprojnë me konflikt interesi, sepse jo vetëm që mund të shkelin dispozita që janë përmendur në aktgjykim, por mund të gjendet edhe bazë juridike që dikush t’i ndjekë. Ajo që i ndjek, është Prokuroria e vendit dhe ne nuk mund të paragjykojmë se a do ta bëjë këtë”, thotë Baraliu për Radion Evropa e Lirë.

Ai shpjegon se Kosova nuk ka sistem gjyqësor që thirret në precedentë, ndaj vendimi i fundit i Gjykatës Supreme nuk zbatohet automatikisht për raste të tjera.

Sipas tij, qytetarët apo bizneset mund të kërkojnë drejtësi nëpërmjet padive, nëse mendojnë se janë dëmtuar nga ndonjë vendim i ministrave në detyrë që mbajnë edhe mandat deputeti.

“Pra, mund të iniciojnë (padi) patjetër, sepse parimi i analogjisë në drejtësi është parim që vlerësohet lart dhe është parim standard funksional”, thotë Baraliu.

Ministrat në detyrë përballen tashmë me së paku 17 kallëzime penale, të ngritura nga LDK-ja.

Kosova vazhdon të mbetet me qeveri në detyrë, pasi, pas zgjedhjeve të shkurtit, Kuvendi nuk ka arritur të konstituohet për shkak të mosmarrëveshjeve të thella politike.

Përpjekja e radhës për konstituim, e 48-a, do të bëhet më 17 korrik.

The post Supremja vendos kufijtë – shkelja mund të çojë në ndjekje penale appeared first on Telegrafi.

Gjykata Supreme i përgjigjet Qeverisë: Ndërhyrje e papranueshme në pavarësinë e gjyqësorit

16 July 2025 at 10:23

Gjykata Supreme e Kosovës ka shprehur keqardhje për reagimin tendencioz të Qeverisë në detyrë, ndaj aktgjykimit të saj; P.A.nr.09/2025, përmes të cilit shfuqizohet Udhëzimi Administrativ (MFPT) nr.01/2025 për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike Fiskale, Sistemeve Fiskale dhe Softuerëve Elektronikë Fiskalë.

Sipas një njoftimi për media thuhet se reagimi i Qeverisë në detyrë, përbën, jo vetëm një keqinterpretim të natyrës së vendimmarrjes gjyqësore, por njëkohësisht një ndërhyrje të papranueshme në pavarësinë e gjyqësorit. Të gjitha institucionet, përfshirë Qeverinë, janë të obliguara ta respektojnë pavarësinë e gjyqësorit si një nga themelet e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

“Vendimet e Gjykatës Supreme janë të bazuara në Kushtetutë dhe në ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës dhe si të tilla duhet të respektohen. Gjykata Supreme si zbatuese e ligjit, edhe në rastin konkret, ka garantuar që akti nënligjor të jetë në përputhje me normat juridike që rregullojnë mënyrën dhe kohën e miratimit të tyre. Ndaj, çdo përpjekje për ta vënë në pikëpyetje autoritetin e Gjykatës dhe legjitimitetin e vendimeve të saj, përmes deklaratave politike, cenon pavarësinë e gjyqësorit dhe dëmton besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se Gjykata Supreme pret në rend të parë nga institucionet shtetërore të tregojnë gatishmëri për zbatimin e vendimeve gjyqësore, si kusht i funksionimit të shtetit ligjor.

“Gjykata Supreme do të vazhdojë të ushtrojë funksionin e saj në mënyrë të pavarur dhe të pandikuar, duke garantuar zbatimin e ligjit”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

The post Gjykata Supreme i përgjigjet Qeverisë: Ndërhyrje e papranueshme në pavarësinë e gjyqësorit appeared first on Telegrafi.

❌
❌