Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Dhunohet një prej protestuesve kundër hidrocentraleve në Kaçinar

10 July 2025 at 17:29

Një banor i fshatit Simon të Mirditës u dhunua mëngjesin e sotëm në Rrëshen mes dyshimeve për hakmarrje ndaj aktivizmit të tij kundër HEC-eve në zonën e Kaçinarit.

Kol Ndoji, 58 vjeç, u sulmua pasi kishte blerë ushqime në tregun e qytetit. Ngjarja ndodhi rreth orës 9:00 kur dy persona iu afruan dhe pasi i tërhoqën vëmendjen e goditën. Njëri prej tyre është ndaluar nga policia, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.

Sipas deklaratës së bërë në polici, Ndoji ka mundur t’u largohet, por ata e kanë ndjekur me makinë dhe më pas i kanë bërë pritë pas rrethimit të një banese.

“Aty më kanë dalë para dhe jemi përleshur, më kanë goditur me gurë dhe unë u jam përgjigjur, po me gurë,” ka treguar Ndoji versionin e tij përpara oficerëve të policisë gjyqësore.

Dëshmia iu mor në spitalin e qytetit të Rrëshenit, ku ai u shtrua për të marrë ndihmë mjekësore për plagët e marra në kokë.

Ndoji rezulton ta ketë hasur edhe më parë njërin prej agresorëve: në protestën e 15 prillit në Kaçinar. Sipas 58-vjeçarit, personi në fjalë ndodhej atë ditë “në një fuoristradë të zezë me fenelina policie” që u kishte bllokuar rrugën protestuesve.

Në dëshminë e tij, Ndoji thotë se me këtë person ka shkëmbyer fjalë, të cilat lënë të kuptohet për një përplasje verbale.

“I kam thënë hape rrugën dhe i kam vendosur dorën në qafë. Ai më ka thënë se ‘do të të dalë punë me mua dhe do të shihemi’ dhe pastaj ka hapur rrugë,” ka deklaruar Ndoji.

Prej disa vitesh, banorët e fshatrave të Kaçinarit, rreth 25 kilometra në veri të Rrëshenit, kanë kundërshtuar ndërtimin e katër hidrocentraleve nga kompania “Shpërdhaza sh.p.k”.

Tre muajt e fundit ata kanë përshkallëzuar protestat, duke akuzuar firmën për mungesë transparence dhe dëme mjedisore. Kol Ndoji ka marrë pjesë në to bashkë me të tjerë banorë.

Kjo ka nxitur edhe më shumë dyshimet se ngjarja e fundit ka lidhje me angazhimin e tij si aktivist.

Pas ngjarjes, banorët e zonës u solidarizuan me Kol Ndojin dhe e shoqëruan në spital. Ata e cilësojnë sulmin të paprecedentë dhe si përpjekje për t’i trembur dhe ndalur protestat.

Sipas kryeplakut të fshatit Simon, Gjergj Deda, agresorët janë roje të firmës që po kryen punimet e hidrocentraleve në Kaçinar. Sipas tij nuk ka asgjë personale në aktin e dhunës, veç konfliktit për hidrocentralet.

“Nuk janë të njohur tërë jetën e vetë, vetëm problemi i hidrocentraleve është”, theksoi Deda.

Aktualisht, banorët janë të përfshirë në dy procese gjyqësore me firmën “Shpërdhaza sh.p.k”. Në njërin, ata akuzojnë kompaninë për falsifikim të firmave të banorëve, të cilat i hapën rrugë lejeve.

Në tjetrin, kompania i ka paditur banorët për shpifje. Mes të paditurve është edhe vëllai i Kol Ndojit, i dhunuar së fundmi. Për këtë padi ditën e mërkurë u zhvillua një seancë gjyqësore ku u paraqitën pretendimet mes palëve. Seanca e radhës pritet të mbahet më 6 shtator.

“Ne nuk kemi ofenduar askënd, çfarë kemi folur, e kemi pasur me kompaninë, jo individëve”, shton Deda.

Sipas kryeplakut të fshatit Simon, ndryshimi i administratorëve të kompanisë nuk ndryshon faktin që komuniteti nuk i do hidrocentralet dhe për këtë po përballet me mungesë përgjegjshmërie institucionale.

Dhunimi i Kol Ndojit ngre pikëpyetje të forta mbi sigurinë e qytetarëve dhe komunitetit që ushtron të drejtën për protestë.

Avokati i banorëve në çështjen e HEC-eve, Marash Logu, tha për Citizens se kjo ngjarje është e rëndë dhe se për këtë i janë drejtuar Komisariatit të Policisë Mirditë, Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe Prokurorisë Lezhë për hetimin dhe zbardhjen e plotë të saj.

“Edhe më përpara banorët janë përballur me presione, kërcënime, shantazhe dhe kanosje, por deri më sot nuk kishin hasur dhunë fizike,” tha Logu, sipas së cilit konflikti në Kaçinar ka degraduar dhe për këtë nevojitet medoemos pezullimi i punimeve.

“Deri në sqarimin e plotë të situatës ligjore, dokumenteve, lejeve dhe konsultimeve me banorët, që duhet të ishin bërë dhe nuk janë bërë,” theksoi më tej Logu duke kujtuar se kjo çështje e tensionuar vijon prej vitit 2015.

Lexoni gjithashtu:

The post Dhunohet një prej protestuesve kundër hidrocentraleve në Kaçinar appeared first on Citizens.al.

I mituri dyshohet për dhunimin e bashkëmoshatarit në një fshat të Shtimes

12 July 2025 at 21:33

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore e këtij qyteti, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të miturit për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhunimi.

Në njoftim thuhet se sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 10.07.2025 rreth orës 13:00 në fshatin Gllavicë, komuna Shtime saktësisht në një pyll, i mituri me përdorimin e forcës, e ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarin, të miturin të gjinisë mashkullore, me këtë kishte për të kryer veprën penale “Dhunimi”.

I mituri që nga data 11 korrik 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit për veprën penale të lartëcekur.

The post I mituri dyshohet për dhunimin e bashkëmoshatarit në një fshat të Shtimes appeared first on Telegrafi.

Një i mitur në Shtime deklaron në Polici se është dhunuar nga një burrë

11 July 2025 at 09:47

Një rast i rëndë është raportuar në qytetin e Shtimes, ku një i mitur ka deklaruar në polici se është dhunuar nga një person tjetër, mashkull kosovar.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më datën 10 korrik, rreth orës 12:15. Viktima, mashkull i mitur, ka marrë trajtim mjekësor pas incidentit.

“Viktima mashkull kosovar i mitur, ka raportuar se është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia./Telegrafi/

 

The post Një i mitur në Shtime deklaron në Polici se është dhunuar nga një burrë appeared first on Telegrafi.

U raportuan disa raste të zjarreve në rajonin e Ferizajit – policia apelon që të shmangin djegien e mbeturinave, hapësirave fushore apo pyjore

4 July 2025 at 10:36

Gjatë javës janë raportuar disa raste të zjarreve, përfshirë vende në komunën e Ferizajt, Shtimes dhe Hani Elezit.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se policia është duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet lokale dhe agjencitë përgjegjëse për të parandaluar dhe lokalizuar çdo rrezik potencial nga zjarret.

Siç thuhet në njoftim aktualisht nuk ka asnjë vatër aktive të zjarrit në rajonin e Ferizajt.

“Megjithatë, policia apelon tek qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë ditëve me temperatura të larta dhe erëra të thata, duke shmangur në çdo rrethanë djegien e mbeturinave, hapësirave fushore apo pyjore. Pasojat e zjarreve mund të jenë të rënda, të pakthyeshme dhe me rrezik për jetën, mjedisin dhe pronën. Policia do të veprojë pa kompromis ndaj çdo personi që, me dashje apo nga pakujdesia, shkakton zjarr”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, nga policia bëjnë të ditur se të gjithë personat që kryejnë zjarrvënie të qëllimshme ose për shkak të neglizhencës, do të përballen me masa ligjore dhe procedura penale sipas legjislacionit në fuqi.

“Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe në rast se kanë informacione për persona që shkaktojnë zjarrvënie, të njoftojnë menjëherë policinë në stacionin më të afërt, ose përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ “, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

The post U raportuan disa raste të zjarreve në rajonin e Ferizajit – policia apelon që të shmangin djegien e mbeturinave, hapësirave fushore apo pyjore appeared first on Telegrafi.

Analiza: Sa të dëmtuara janë objektet bërthamore të Iranit?

3 July 2025 at 22:04

Sipas ekspertëve, programi bërthamor i Iranit mbetet funksional pavarësisht bombardimeve masive. Teherani refuzon inspektimet ndërsa Uashingtoni kërcënon me sulme të reja.

Më 28 qershor, Rafael Grossi, drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), tha se iranianët mund të rifillojnë pasurimin e uraniumit “brenda muajsh” ose dhe më shpejt. Ai kundërshtoi presidentin e SHBA-së Donald Trump, i cili më parë kishte thënë se sulmet ndaj objekteve bërthamore të Iranit e kanë “hedhur programin e tyre bërthamor me dekada prapa”.

SHBA përdorën gjithsej 14 bomba GBU-57, secila me peshë 13,600 kilogramë, si dhe 30 raketa Tomahawk më 22 qershor kundër Iranit. Objektivat ishin tre objekte kryesore bërthamore në Fordo, Isfahan dhe Natanz. Bombat e përdorura ishin projektuar për të depërtuar thellë në tokë me një ngarkesë të lartë shpërthyese, për të shkatërruar edhe struktura dhe objekte shumë rezistente nëntokësore.

Sipas Jeffrey Lewis, një ekspert i kontrollit të armëve në Institutin Middlebury për Studime Ndërkombëtare, objektet e sulmuara u dëmtuan rëndë. Por ai shtoi se shumë prej objekteve mbetën të paprekura.

“Mendoj se një pjesë e madhe e polemikave rrjedh nga fakti që shumë nga objektet nuk u goditën”, tha Lewis për Deutsche Welle.

Vlen të përmendet veçanërisht çështja se ku ndodhen tani 400 kilogramë uranium i pasuruar 60 përqind. “Shumica e atij uraniumi nuk ishte në kompleksin Fordo”, shpjegoi ai.

Shumë, tha ai, nuk e kuptojnë saktësisht se si është organizuar programi bërthamor i Iranit. “Uraniumi pasurohet dhe ruhet në Fordo, por pjesa më e madhe e tij më vonë transportohet në një vend tjetër pranë Isfahanit.”

Ai nuk deshi të flasë shumë për dëmtimet në Fordo. “Ushtria amerikane përdor një model të objektit që lejon parashikime. Ky model mund të jetë i saktë, por edhe mund të gabojë. Do të jetë shumë e vështirë të dihet saktësisht se çfarë ndodhi në kompleksin Fordo derisa dikush të hyjë brenda.”

Monitorimi i vështirë

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, nga ana tjetër, ka thënë se nuk beson se Irani ishte në gjendje të largonte rezervat nga objektet para sulmit. “Është shumë e vështirë dhe ne nuk dhamë pothuajse asnjë paralajmërim”, tha presidenti në një intervistë me Fox News fundjavën e kaluar.

Sekretari i Shtetit Marco Rubio ka kërkuar një vizitë nga inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) për të pasur një pamje të qartë të situatës. Shefi i IAEA-së, Rafael Grossi, i ka kërkuar Teheranit të hyjë në objektet e dëmtuara pas sulmit, në mënyrë që të inspektojë rezervat e uraniumit të pasuruar.

Qeveria iraniane deri më tani ka refuzuar. Parlamenti në Teheran votoi gjithashtu për të pezulluar bashkëpunimin me IAEA-në pasi Agjencia nuk dënoi zyrtarisht sulmet izraelite dhe amerikane.

“Organizata e Energjisë Atomike e Iranit do të pezullojë bashkëpunimin me IAEA-në derisa të garantohet siguria e objekteve tona bërthamore”, njoftoi kryetari i parlamentit Mohammad Bagher Ghalibaf në televizionin shtetëror më 26 qershor.

Kjo e ka bërë monitorimin e programit bërthamor të Iranit shumë më të vështirë për IAEA, thotë analisti politik Hamid Reza Azizi nga Fondacioni i Shkencës dhe Politikës (SWP) në Berlin. Azizi kujton se Irani filloi “të zvogëlojë gradualisht angazhimet e tij” pasi SHBA-të u tërhoqën nga marrëveshja bërthamore në vitin 2018.

Sipas marrëveshjes bërthamore (JCPOA), Irani ishte i detyruar të raportojë të gjitha aktivitetet e tij bërthamore në mënyrë transparente në IAEA. Që nga viti 2019, thonë ekspertët, pamja e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për aktivitetet e Iranit në këtë fushë është bërë gjithnjë e më e paqartë.

“Ata pësuan shumë dëme nga sulmi ushtarak, por e kuptuan po ashtu se mund t’i mbijetonin një sulmi të tillë”, paralajmëron Lewis.

Nëse objektet janë të paprekura: Trump kërcënon me sulme të reja

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, dënoi sulmet e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore dhe i quajti ato kryesisht joefektive: “Ata dështuan të arrinin diçka domethënëse”.

Mediat shtetërore iraniane dhe politikanët pranojnë se është bërë dëm, por këmbëngulin se nuk ka pasur pasoja katastrofike. Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë të premten se ai “pa dyshim” do ta sulmonte përsëri Iranin nëse agjencitë e inteligjencës arrijnë në përfundimin se vendi po vazhdon të pasurojë uranium në nivele shqetësuese./DW

The post Analiza: Sa të dëmtuara janë objektet bërthamore të Iranit? appeared first on Sot News | Lajme.

Vendosi të eksperimentojë me një metodë të pazakontë të heqjes së çantës nga shpina, britaniku 5-vjeçar e pëson

1 July 2025 at 18:36

Një djalë pesëvjeçar mori më shumë sesa priste ndërsa përpiqej të hiqte çantën e tij të shkollës.

Për fat të mirë, Oliver Gibson, nga Sleaford, Lincolnshire i Britanisë së Madhe, nuk u lëndua kur pësoi aksidentin e tij.

Askush nuk do ta dinte për fatkeqësinë e tij të vogël – nëse nuk do të ishte kapur nga kamera e familjes, transmeton Telegrafi.

Oliver po ecte drejt shtëpisë së familjes kur vendosi të eksperimentonte me metodën je pazakontë të heqjes së çantës.

Ndërsa operacioni filloi me metodën standarde, me të riun duke rrëshqitur rripat e çantës poshtë krahëve, ai shpejt hasi në një pengesë.

Rripat e çantës së tij të rëndë dukeshin sikur i ngecën rreth kyçeve të duarve.

Në vend që të përpiqej t’i tërhiqte rripat pas duarve, i riu Oliver zgjodhi të provonte një mënyrë tjetër për t’u çliruar nga çanta.

Ai e ktheu çantën, me kyçet e duarve të ngecura në rripa, mbi kokën e tij. Ndërsa e bënte këtë, pesha e çantës bëri që vrulli i tij të lëvizte përpara.

Kur kjo ndodhi, çanta kaloi mbi kokën e tij dhe ra në tokë. Meqenëse Oliveri ishte ende i lidhur me çantën, edhe ai u përmbys dhe ra në tokë.

Videoja ka zë, që do të thotë se ulërima shqetësuese e të riut mund të dëgjohet ndërsa ai katapultohet në dysheme, me kokën përpara.

Më pas ai shihet duke u ngritur dhe duke vrapuar drejt një të rrituri (që supozohet të jetë nëna e tij) e cila e pyet me zë të shqetësuar se çfarë bëri dhe pse është i mërzitur.

Si pasojë e aksidentit, nëna e Oliverit, Donna, thotë se tani i ka dhënë mësime Oliverit se si ta heqë çantën.

Kjo, shpreson ajo, do të ndihmojë në shmangien e çdo aksidenti të mundshëm në të ardhmen.

“Mendoj se ai po përpiqej ta hiqte çantën nga shpina. Ai nuk e ka bërë këtë më parë, më është dashur të diskutoj se si ta heq çantën në mënyrë të sigurt sot”, shtoi nëna e tij. /Telegrafi/

The post Vendosi të eksperimentojë me një metodë të pazakontë të heqjes së çantës nga shpina, britaniku 5-vjeçar e pëson appeared first on Telegrafi.

Dyzet dështime për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

PRISHTINË, 1 korrik/ATSH/ Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për të 40-tën herë me radhë, të martën, që ta konstituojnë përbërjen parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Më 1 korrik u shënua hera e tretë që deputetët nuk arritën kurrfarë progresi në konstitutimin e Kuvendit që nga shpallja e një aktgjykimi nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila më 26 qershor obligoi deputetët që brenda 30 ditësh të konstituojnë Kuvendin – afat që skadon më 26 korrik.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate, si dhe Lista Serbe, që nga 1 maji po refuzojnë që të propozojnë anëtarë për një komision që do të mbikëqyrte një votim të fshehtë për kryeparlamentarin e ri.

Këto parti thonë se ndryshimi i votimit nga i hapur në të fshehtë është jokushtetues, dhe kanë argumentuar se kështu është thënë edhe në një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese.

Të martën, në vend që të propozonin anëtarin për komisionin, PDK-ja dhe LDK-ja kërkuan nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, që të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Megjithatë, përfaqësues të këtyre partive nuk u lejuan të flasin më gjatë, pasi Dehari kërkoi nga regjia që t’u ndalet mikrofoni.

Partia e Deharit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), këmbëngul se votimi i fshehtë lejohet.

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, kreu i LVV-së, Albin Kurti, ftoi në takim krerët e partive politike. Por, edhe pas dy orësh takim, ata nuk arritën një marrëveshje për të dalë nga ngërçi.

Kurti tha se ka ofruar kompromise, por partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë thanë se takimi i ftuar nga ai ishte “farsë”, duke shtuar se kreu i partisë fituese të zgjedhjeve po insiston në pozicionet paraprake.

Për të ofruar një zgjidhje të mundshme, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 30 qershor tha se në ditët në vijim do të ftojë krerët e partive politike për konsultime lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit.

Osmani u ka bërë thirrje deputetëve që të respektojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Nëse paraqitet nevoja, presidentja mbetet e gatshme t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë”, tha këshilltari për media i Osmanit, Bekim Kupina.

LVV-ja, si parti fituese, e ka të drejtën ekskluzive që të propozojë kandidatin për kryeparlamentar.

Deri më tani, ky subjekt ka propozuar për këtë post Albulena Haxhiun – që PDK-ja dhe AAK-ja e kanë cilësuar si figurë përçarëse.

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, Haxhiu ka deklaruar se do të tërhiqet nga kandidatura, nëse në votim të fshehtë nuk merr 61 votat e nevojshme.

Që Kuvendi të konsiderohet i konstituuar, duhet që të zgjidhet kryetari dhe pesë nënkryetarët.

Vetëm pas kësaj, nisin afatet për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. /rel/

The post Dyzet dështime për konstituimin e Kuvendit të Kosovës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

22 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, 2 ende aktive

By: Elva
30 June 2025 at 08:57

22 vatra zjarri u raportuan në 24 orët e fundit në vendin tonë, nga të cilat 20 janë shuar dhe 2 vijojnë të mbeten aktive. Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në fshatin Hoshtimë të bashkisë Vlorë dhe në pyllin e Ballenjës në Bulqizë. Ndërkohë janë shuar vatrat në: Fshatin Zvërnec, njësia administrative Qendër, […]

The post 22 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, 2 ende aktive appeared first on BoldNews.al.

PAMJE/ Disa banesa rrezikohen nga zjarri i madh në Hoshtimë, flakët përhapen nga era

By: Besnik
29 June 2025 at 17:22

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë zonën pranë varrezave në fshatin Hoshtimë.

Dy mjete zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes, ndërsa forcat zjarrfikëse po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Zjarri ka nisur në afërsi të varrezave të fshatit dhe për shkak të përhapjes së tij, janë në rrezik ullishtet dhe tokat bujqësore të zonës.

Më në distancë ndodhen edhe banesat e fshatit, të cilat gjithashtu mund të rrezikohen nëse flakët avancojnë.

Situata paraqitet e vështirë për shkak të terrenit dhe erës së fortë, e cila favorizon përhapjen e flakëve.

Zjarri po avancon drejt fshatit Kërkovë po rrezikon dy shtëpi dhe një stan.

Të gjitha strukturat përkatëse ndodhen në vendngjarje, me qëllim vendosjen sa më shpejt të zjarrit nën kontroll.

Zjarr i madh afër varrezave në Hoshtimë, flakët përhapen me shpejtësi nga era
Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë zonën pranë varrezave në fshatin Hoshtimë.

Dy mjete zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes, ndërsa forcat zjarrfikëse po punojnë për izolimin e flakëve. pic.twitter.com/aW2lB4E8zk

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) June 29, 2025

Në ndihmë të zjarrfikësve janë angazhuar edhe forcat e FNSh-së dhe një helikopter i emergjencave civile, për të vënë situatën nën kontroll.

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post PAMJE/ Disa banesa rrezikohen nga zjarri i madh në Hoshtimë, flakët përhapen nga era appeared first on Euronews Albania.

Punëtori amerikan mbetet i varur në ajër pasi vinçi ku gjendej ai goditet nga kamioni

27 June 2025 at 17:45

Një moment i rrallë është kapur nga një kamerë në Louisiana, ku një kamion për pak sa nuk shkaktoi një tragjedi.

Gjatë një kthese të gjerë në Range Avenue pranë I-12 në Denham Springs, pjesa e sipërme e kamionit goditi “kovën” e një vinçi ku ndodhej një punëtor që po bënte një intervenim të rrjetit të energjisë elektrike.

Fatmirësisht, punëtori kishte të vendosur rripin e sigurisë dhe shpëtoi pa lëndime serioze.

Dashcam video from a driver in Louisiana showed the moment an electrical worker was hit by the top of an 18-wheeler passing under the traffic signal. The Denham Springs Police Department said the worker suffered only minor injuries and was not taken to the hospital.… pic.twitter.com/A4FeCqJqCs

— ABC7 News (@abc7newsbayarea) June 26, 2025

Autoritetet lokale theksuan rëndësinë e pajisjeve mbrojtëse dhe sinjalizimeve në vendin e punës.

Incidenti po hetohet nga autoritetet përkatëse. /Telegrafi/

The post Punëtori amerikan mbetet i varur në ajër pasi vinçi ku gjendej ai goditet nga kamioni appeared first on Telegrafi.

Arrestohet i kërkuari 18 vjeçar në Shtime, i dënuar me 4 muaj burgim për vjedhje

27 June 2025 at 15:56

Policia e Kosovës ka arrestuar sot rreth orës 09:55 personin në kërkim me inicialet A.M, i moshës 18 vjeç në fshatin Godanc të Shtimes.

Sipas një njoftimi të Policisë bëhet e ditur se i dyshuari ishte i dënuar me 4 muaj burgim efektiv për veprën penale “vjedhje”.

“Arrestohet një person i kërkuar në Shtime. Më datë 27.06.2025, rreth orës 09:55 në fshatin Godanc i Epërm në Shtime, njësitet policore bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj,  kanë arrestuar personin e kërkuar A. M, 18 vjeç. Ai ishte i dënuar me 4 muaj burgim efektiv për veprën penale ‘Vjedhje’ “, thuhet në njoftim.

Tutje sipas postimit pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i dënuari është dërguar për vuajtjen e dënimit. /Telegrafi/

The post Arrestohet i kërkuari 18 vjeçar në Shtime, i dënuar me 4 muaj burgim për vjedhje appeared first on Telegrafi.

Dr. Përparim Ramusa shpall kandidaturën për Kryetar të Komunës së Shtimes

25 June 2025 at 21:27

Me një fjalim të përzemërt dhe plot vendosmëri, Dr. Përparim Ramusa ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për Kryetar të Komunës së Shtimes, duke hyrë kështu në garën zgjedhore me mbështetjen e Kryesisë së Degës së PDK-së në Shtime dhe një numri të madh qytetarësh të komunës.

Përparim Ramusa, ka marrë mbështetje të fuqishme edhe nga niveli qendror i Partisë Demokratike të Kosovës, duke marrë mbështetje nga të gjithë anëtarët e kryesisë në mënyrë unanime.

Ramusa është mjek specialist dhe bir i një minatori.

Ai ka theksuar se është i motivuar nga ndjenja e obligimit për të kthyer dijen dhe përkushtimin e tij në të mirë të qytetit që e ka rritur dhe formuar..

 

“Sot, me nder dhe përgjegjësi të plotë, shpall zyrtarisht kandidaturën time për Kryetar të Komunës së Shtimes”, ka thënë Dr. Ramusa në deklaratën e tij, duke theksuar përkushtimin për t’u vënë në shërbim të qytetarëve, bazuar në përvojën e tij profesionale dhe vlerat familjare.

Ai falënderoi qytetarët që i kanë besuar këtë detyrë, duke thënë se gjithmonë ka dëgjuar zërin e tyre me përulësi dhe se këtë do ta bëjë edhe në rrugëtimin e tij politik

“Shtimja meriton një udhëheqje që dëgjon, që vepron me mendje të kthjellët dhe zemër të hapur. Unë jam gati, dhe bashkë me ju, DO TË FITOJMË!”, u shpreh kandidati i PDK-së, duke përmbyllur mesazhin e tij me moton: “Për Shtimen që e duam!”.

The post Dr. Përparim Ramusa shpall kandidaturën për Kryetar të Komunës së Shtimes appeared first on Telegrafi.

Përparim Ramusa, kandidat i PDK-së për kryetar të Shtimes

25 June 2025 at 21:18

Përparim Ramusa ka bërë të ditur se do të jetë kandidat i PDK-së për kryetar të Shtimes.

Ramusa tha se kryesia e Degës së PDK-së, shumë votues dhe qytetarë të Shtimes kanë kërkuar që ai të jetë kandidat për kryetar.

“Si mjek specialist me përvojë dhe si bir i një minatori, ndiej për obligim që dijen, përkushtimin dhe integritetin tim t’i vë në shërbim të qytetarëve tanë. E si çdo herë, edhe kësaj radhe, do t’i dëgjoj me përulësi dhe vendosmëri”, shkroi ai.

Tutje, Ramusa tha se Shtimja meriton një udhëheqje që dëgjon dhe që vepron me mendje të kthjellët e zemër të hapur.

“Unë jam gati, dhe bashkë me ju, DO TË FITOJMË! Për Shtimen që e duam”, shkroi Ramusa.

The post Përparim Ramusa, kandidat i PDK-së për kryetar të Shtimes appeared first on Telegrafi.

Zemërim në Itali, turisti shkatërron pikturën e shekullit të 18-të ndërsa pozon për një selfie në galerinë Uffizi të Firences

23 June 2025 at 17:49

Një turist i pakujdesshëm ka shkaktuar zemërim në Itali pasi dëmtoi një pikturë të shekullit të 18-të, ndërsa përpiqej të bënte një selfie.

Fajtori i paidentifikuar po shijonte një vizitë në Galerinë Uffizi në Firence, kur dita e tij mori një kthesë për keq, transmeton Telegrafi.

Burri vendosi të përpiqej të bënte një fotografi të vetes duke imituar pozën e Ferdinando de’ Medici, Princit të Madh të Toskanës, në një portret nga Anton Domenico Gabbiani.

Por ideja e shkëlqyer e vizitorit shpejt u shndërrua në një gabim të sikletshëm, kur humbi ekuilibrin, transmeton Telegrafi.

Burri u pengua prapa, duke rënë mbi portret dhe duke lënë një vrimë në nivelin e çizmes së djathtë të princit.

Stafi i muzeut e identifikoi shpejt burrin dhe e denoncoi atë në polici për shkaktimin e dëmit.

Piktura u hoq për riparim, me ekspertët që arritën në përfundimin se dëmi ishte relativisht i vogël.

Incidenti ndodhi të shtunën në dhomat e katit përdhes ku pritej ekspozita Firence dhe Evropa: Artet e Shekullit të 18-të në Uffizi, e para nën drejtimin e drejtorit të ri të galerisë, Simone Verde.

Një sindikatë që përfaqëson punonjësit e muzeut tha se turisti kishte hipur në një platformë të ulët, që synonte t’i mbante vizitorët në një distancë të përshtatshme nga pikturat. /Telegrafi/

The post Zemërim në Itali, turisti shkatërron pikturën e shekullit të 18-të ndërsa pozon për një selfie në galerinë Uffizi të Firences appeared first on Telegrafi.

Përleshje me thikë në Shtime, arrestohen pesë persona

22 June 2025 at 11:52

Pesë persona janë arrestuar nga policia pas një përleshjeje që ndodhi në orët e mbrëmjes së 20 qershorit në rrugën “Skënder Salihu” në Shtime, ku dy persona pësuan lëndime të rënda trupore.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, ku për shkak të një fjalosjeje gjatë lëvizjes me veturë, dy grupime u konfliktuan fizikisht, duke përdorur mjete të forta dhe një thikë.

Viktimat janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Në bashkëpunim me prokurorin kujdestar, hetuesit rajonalë dhe njësitet policore kanë ndërmarrë veprime hetimore dhe më 21 qershor, rreth orës 22:40, kanë arrestuar pesë të dyshuarit: A. M. (19 vjeç), Sh. R. (19 vjeç), E. S. (18 vjeç), si dhe dy të miturit A. M. (17 vjeç) dhe L. M. (17 vjeç).

Sipas hetimeve paraprake, mes palëve kishte konflikte të mëhershme, ndërsa tre të dyshuarit e rritur janë ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit.

Dy të miturit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po vazhdon të hetohet nga hetuesit rajonalë. /Telegrafi/

The post Përleshje me thikë në Shtime, arrestohen pesë persona appeared first on Telegrafi.

Përurohet rruga Pjetershticë–Dugë–Karaçicë në Komunën e Shtimes

13 June 2025 at 11:54

Komuna e Shtimes me mbështetje të nivelit qendror, ka realizuar projektin e asfaltimit të rrugës Pjetershticë–Dugë–Karaçicë.

Kryetari i kësaj komune Qemajl Ali, nëpërmjet një njoftimi ka thënë se kjo rrugë ishte e shumëpritur nga qytetarët.

‘’E gjatë 4.2 kilometra dhe e gjerë 4 metra, kjo rrugë do të ndihmojë në rritje të zhvillimit ekonomik dhe agroturizmit në rajon. Kjo rrugë do t’ua lehtësojë tej mase qarkullimin e lëvizjen banorëve’’, ka njoftuar Aliu. /Telegrafi/

The post Përurohet rruga Pjetershticë–Dugë–Karaçicë në Komunën e Shtimes appeared first on Telegrafi.

Vazhdon saga e dështimeve për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

4 June 2025 at 11:59

Për të 26-n herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.

Që nga 1 maji, për të tetëmbëdhjetën herë, deputetët kanë refuzuar të formojnë një komision që do të mbikëqyrte një votim të fshehtë për kreun e ri të Kuvendit.

Votimi i fshehtë është propozuar nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, pasi e propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, disa herë nuk ka arritur të sigurojë 61 vota për t’u zgjedhur në krye të organit ligjvënës.

Çështja e votimit të fshehtë është dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese nga partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë. Ato vlerësojnë se mënyra se si LVV-ja po tenton që kryetari i ri i Kuvendit të zgjidhet përmes votës së fshehtë është jokushtetuese, duke kërkuar nga Gjykata që të marrë “një masë të përkohshme për ndalimin e mbajtjes së seancave, derisa me prioritet ta trajtojë këtë lëndë dhe të marrë një vendim”.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe sërish refuzuan, në vazhdimin e seancës konstituive më 4 qershor, që të propozonin një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë.

Saranda Bogujevci nga LVV-ja tha se partia e saj është në pritje të vendimit të Kushtetueses, ndërkaq shtoi se kanë informacione se disa deputetë janë të gatshëm të votojnë për kryeparlamentarin pas vendimit të gjykatës.

Faton Peci, pjesë e koalicionit me LVV-në, tha se në ditët e fundit ka pasur takim mes LVV-së dhe Nismës Socialdemokrate të Fatmir Limajt, duke thënë se Limaj shihet si partner i mundshëm për qeverisje.

Limaj, partia e të cilit ka tri ulëse në Kuvend, deklaroi se vendi duhet të ketë një shumicë parlamentare, duke shprehur bindjen se Kosova së shpejti do t’i ketë institucionet e reja.

Seanca konstituive pritet të vazhdojë të enjten, më 5 qershor. Kjo është hera e parë që nga nisja e seancës konstituive më 15 prill, që vazhdimi i seancës bëhet pas 24 orësh, pasi deri më tani vazhdimet janë bërë çdo 48 orë. Ky vendim u mor nga kryesuesi Avni Dehari, në konsultim me përfaqësuesit e partive, me qëllim që seanca të mos vazhdonte të premten, kur është festa e Bajramit.

PDK-ja dhe AAK-ja e konsiderojnë Haxhiun si një figurë jounifikuese, duke kërkuar nga LVV-ja ta ndryshojë kandidatin për kryeparlamentar. LDK-ja, ndërkaq, ka thënë se nuk do të votojë asnjë kandidat të LVV-së për këtë post.

LVV-ja, si partia fituese e zgjedhjeve të shkurtit, ka të drejtën ekskluzive të propozimit të kandidatit për kryeparlamentar. Kjo parti ka thënë se nuk do ta ndryshojë kandidatin, duke theksuar se Haxhiu e meriton të zgjidhet në këtë pozitë.

Për ta konstituuar Kuvendin, deputetët duhet të zgjedhin kryetarin e ri dhe pesë nënkryetarët, për të cilët nevojiten 61 vota.

Vetëm pas zgjedhjes së tyre, organi ligjvënës konsiderohet i konstituuar, dhe pas kësaj hapet rruga për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. REL/

The post Vazhdon saga e dështimeve për konstituimin e Kuvendit të Kosovës appeared first on Sot News | Lajme.

Një femër nga Shtimja lajmëron në Polici bashkëshortin për dhunë në familje

7 May 2025 at 11:27

Një femër nga qyteza e Shtimes ka qenë viktima e radhës e dhunës në familje në komunën e Shtimes. Ajo menjëherë ka lajmëruar stacionin e Policisë në këtë qytezë dhe janë marrë masat e duhura ndaj bashkëshortit të saj.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ajo ka pranuar një tretman të lehtë mjekësor.

“Viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjtit pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Telegrafi/

The post Një femër nga Shtimja lajmëron në Polici bashkëshortin për dhunë në familje appeared first on Telegrafi.

Personi i rrezikshëm “Rambo” nga Ferizaj, dërgohet për trajtim në Entin Special në Shtime

6 May 2025 at 17:54

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka njoftuar se nga sot është vendosur në kujdes në Entin Social në Shtime, personi B. V i njohur si “Rambo”. Kujtojmë se ky person gjatë muajve të fundit ka qenë mjaftë i dhunshëm në qytetin e Ferizajt duke dëmtuar asetet publike por edhe veturat e qytetarëve.

Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt ka thënë për Telegrafin se pas shumë kërkesave Enti Special në Shtime ka pranuar që ky person të marrë trajtimin institucional.

“Sot, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, nën udhëheqjen e Nënkolonel Faton Pllanës, shpreh falënderimet më të thella për të gjitha institucionet qendrore dhe lokale, shoqërinë civile, si dhe për çdo pjesëtar të policisë së rajonit që me përkushtim, bashkëpunim dhe vullnet ndihmuan në trajtimin institucional të B.V– qytetarit me vështirësi të shëndetit mendor, i njohur në publik si “Rambo”. Ky veprim nuk është vetëm zbatim i ligjit, por është dëshmi e vlerave njerëzore, e përgjegjësisë kolektive dhe e gatishmërisë për të vepruar kur komuniteti ka më së shumti nevojë”, ka thënë Veseli.

Sipas tij, falë ndërhyrjes së institucioneve e organizatave të shoqërisë civile i është ofruar ndihma një njeriu në nevojë dhe njëkohësisht kontribuan në qetësimin e një shqetësimi të kahmotshëm të qytetarëve.

“Ky është bashkëpunimi që ndërton besim, siguri dhe humanitet”, ka thënë Veseli./Telegrafi/

The post Personi i rrezikshëm “Rambo” nga Ferizaj, dërgohet për trajtim në Entin Special në Shtime appeared first on Telegrafi.

Një drejtues hoteli gjobitet rëndë pasi u kap duke urinuar mbi produktet e një dyqani në Angli

6 May 2025 at 09:18

Një drejtor hoteli është gjobitur dhe i është ndaluar drejtimi i automjetit pas një incidenti të çuditshëm dhe shqetësues në Cornwall të Anglisë.

Matthew Howarth, nga Windermere, u kap nga kamerat e sigurisë duke urinuar mbi patate dhe nektarina në një dyqan fshati në Stratton, përcjell Telegrafi.

Howarth, i cili raportohet se kishte konsumuar alkool në një kafene lokale, më pas u largua me makinë në gjendje të dehur dhe u arrestua për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit – me mbi dyfishin e kufirit të lejuar.

Menaxheri i dyqanit, e ndoqi “shoferin e çrregullt” ndërsa ishte në telefon, dhe e përshkroi aktin si “jashtëzakonisht të neveritshëm”.

Në gjykatë, Howarth pranoi fajësinë për drejtim të dehur dhe dëmtim prone.

Ai u gjobit me 2,237 funte (rreth 2,600 euro), përfshirë kompensimin për produktet e dëmtuara, dhe iu ndalua drejtimi i automjetit për 46 muaj.

Gjykata dënoi ashpër veprimet e tij, me gjykatësin që i tha: “Cornwall nuk dëshiron njerëz si ju”. /Telegrafi/

The post Një drejtues hoteli gjobitet rëndë pasi u kap duke urinuar mbi produktet e një dyqani në Angli appeared first on Telegrafi.

❌
❌