Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Analiza: Sa të dëmtuara janë objektet bërthamore të Iranit?

3 July 2025 at 22:04

Sipas ekspertëve, programi bërthamor i Iranit mbetet funksional pavarësisht bombardimeve masive. Teherani refuzon inspektimet ndërsa Uashingtoni kërcënon me sulme të reja.

Më 28 qershor, Rafael Grossi, drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), tha se iranianët mund të rifillojnë pasurimin e uraniumit “brenda muajsh” ose dhe më shpejt. Ai kundërshtoi presidentin e SHBA-së Donald Trump, i cili më parë kishte thënë se sulmet ndaj objekteve bërthamore të Iranit e kanë “hedhur programin e tyre bërthamor me dekada prapa”.

SHBA përdorën gjithsej 14 bomba GBU-57, secila me peshë 13,600 kilogramë, si dhe 30 raketa Tomahawk më 22 qershor kundër Iranit. Objektivat ishin tre objekte kryesore bërthamore në Fordo, Isfahan dhe Natanz. Bombat e përdorura ishin projektuar për të depërtuar thellë në tokë me një ngarkesë të lartë shpërthyese, për të shkatërruar edhe struktura dhe objekte shumë rezistente nëntokësore.

Sipas Jeffrey Lewis, një ekspert i kontrollit të armëve në Institutin Middlebury për Studime Ndërkombëtare, objektet e sulmuara u dëmtuan rëndë. Por ai shtoi se shumë prej objekteve mbetën të paprekura.

“Mendoj se një pjesë e madhe e polemikave rrjedh nga fakti që shumë nga objektet nuk u goditën”, tha Lewis për Deutsche Welle.

Vlen të përmendet veçanërisht çështja se ku ndodhen tani 400 kilogramë uranium i pasuruar 60 përqind. “Shumica e atij uraniumi nuk ishte në kompleksin Fordo”, shpjegoi ai.

Shumë, tha ai, nuk e kuptojnë saktësisht se si është organizuar programi bërthamor i Iranit. “Uraniumi pasurohet dhe ruhet në Fordo, por pjesa më e madhe e tij më vonë transportohet në një vend tjetër pranë Isfahanit.”

Ai nuk deshi të flasë shumë për dëmtimet në Fordo. “Ushtria amerikane përdor një model të objektit që lejon parashikime. Ky model mund të jetë i saktë, por edhe mund të gabojë. Do të jetë shumë e vështirë të dihet saktësisht se çfarë ndodhi në kompleksin Fordo derisa dikush të hyjë brenda.”

Monitorimi i vështirë

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, nga ana tjetër, ka thënë se nuk beson se Irani ishte në gjendje të largonte rezervat nga objektet para sulmit. “Është shumë e vështirë dhe ne nuk dhamë pothuajse asnjë paralajmërim”, tha presidenti në një intervistë me Fox News fundjavën e kaluar.

Sekretari i Shtetit Marco Rubio ka kërkuar një vizitë nga inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) për të pasur një pamje të qartë të situatës. Shefi i IAEA-së, Rafael Grossi, i ka kërkuar Teheranit të hyjë në objektet e dëmtuara pas sulmit, në mënyrë që të inspektojë rezervat e uraniumit të pasuruar.

Qeveria iraniane deri më tani ka refuzuar. Parlamenti në Teheran votoi gjithashtu për të pezulluar bashkëpunimin me IAEA-në pasi Agjencia nuk dënoi zyrtarisht sulmet izraelite dhe amerikane.

“Organizata e Energjisë Atomike e Iranit do të pezullojë bashkëpunimin me IAEA-në derisa të garantohet siguria e objekteve tona bërthamore”, njoftoi kryetari i parlamentit Mohammad Bagher Ghalibaf në televizionin shtetëror më 26 qershor.

Kjo e ka bërë monitorimin e programit bërthamor të Iranit shumë më të vështirë për IAEA, thotë analisti politik Hamid Reza Azizi nga Fondacioni i Shkencës dhe Politikës (SWP) në Berlin. Azizi kujton se Irani filloi “të zvogëlojë gradualisht angazhimet e tij” pasi SHBA-të u tërhoqën nga marrëveshja bërthamore në vitin 2018.

Sipas marrëveshjes bërthamore (JCPOA), Irani ishte i detyruar të raportojë të gjitha aktivitetet e tij bërthamore në mënyrë transparente në IAEA. Që nga viti 2019, thonë ekspertët, pamja e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për aktivitetet e Iranit në këtë fushë është bërë gjithnjë e më e paqartë.

“Ata pësuan shumë dëme nga sulmi ushtarak, por e kuptuan po ashtu se mund t’i mbijetonin një sulmi të tillë”, paralajmëron Lewis.

Nëse objektet janë të paprekura: Trump kërcënon me sulme të reja

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, dënoi sulmet e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore dhe i quajti ato kryesisht joefektive: “Ata dështuan të arrinin diçka domethënëse”.

Mediat shtetërore iraniane dhe politikanët pranojnë se është bërë dëm, por këmbëngulin se nuk ka pasur pasoja katastrofike. Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë të premten se ai “pa dyshim” do ta sulmonte përsëri Iranin nëse agjencitë e inteligjencës arrijnë në përfundimin se vendi po vazhdon të pasurojë uranium në nivele shqetësuese./DW

The post Analiza: Sa të dëmtuara janë objektet bërthamore të Iranit? appeared first on Sot News | Lajme.

Vendosi të eksperimentojë me një metodë të pazakontë të heqjes së çantës nga shpina, britaniku 5-vjeçar e pëson

1 July 2025 at 18:36

Një djalë pesëvjeçar mori më shumë sesa priste ndërsa përpiqej të hiqte çantën e tij të shkollës.

Për fat të mirë, Oliver Gibson, nga Sleaford, Lincolnshire i Britanisë së Madhe, nuk u lëndua kur pësoi aksidentin e tij.

Askush nuk do ta dinte për fatkeqësinë e tij të vogël – nëse nuk do të ishte kapur nga kamera e familjes, transmeton Telegrafi.

Oliver po ecte drejt shtëpisë së familjes kur vendosi të eksperimentonte me metodën je pazakontë të heqjes së çantës.

Ndërsa operacioni filloi me metodën standarde, me të riun duke rrëshqitur rripat e çantës poshtë krahëve, ai shpejt hasi në një pengesë.

Rripat e çantës së tij të rëndë dukeshin sikur i ngecën rreth kyçeve të duarve.

Në vend që të përpiqej t’i tërhiqte rripat pas duarve, i riu Oliver zgjodhi të provonte një mënyrë tjetër për t’u çliruar nga çanta.

Ai e ktheu çantën, me kyçet e duarve të ngecura në rripa, mbi kokën e tij. Ndërsa e bënte këtë, pesha e çantës bëri që vrulli i tij të lëvizte përpara.

Kur kjo ndodhi, çanta kaloi mbi kokën e tij dhe ra në tokë. Meqenëse Oliveri ishte ende i lidhur me çantën, edhe ai u përmbys dhe ra në tokë.

Videoja ka zë, që do të thotë se ulërima shqetësuese e të riut mund të dëgjohet ndërsa ai katapultohet në dysheme, me kokën përpara.

Më pas ai shihet duke u ngritur dhe duke vrapuar drejt një të rrituri (që supozohet të jetë nëna e tij) e cila e pyet me zë të shqetësuar se çfarë bëri dhe pse është i mërzitur.

Si pasojë e aksidentit, nëna e Oliverit, Donna, thotë se tani i ka dhënë mësime Oliverit se si ta heqë çantën.

Kjo, shpreson ajo, do të ndihmojë në shmangien e çdo aksidenti të mundshëm në të ardhmen.

“Mendoj se ai po përpiqej ta hiqte çantën nga shpina. Ai nuk e ka bërë këtë më parë, më është dashur të diskutoj se si ta heq çantën në mënyrë të sigurt sot”, shtoi nëna e tij. /Telegrafi/

The post Vendosi të eksperimentojë me një metodë të pazakontë të heqjes së çantës nga shpina, britaniku 5-vjeçar e pëson appeared first on Telegrafi.

Dyzet dështime për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

PRISHTINË, 1 korrik/ATSH/ Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për të 40-tën herë me radhë, të martën, që ta konstituojnë përbërjen parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Më 1 korrik u shënua hera e tretë që deputetët nuk arritën kurrfarë progresi në konstitutimin e Kuvendit që nga shpallja e një aktgjykimi nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila më 26 qershor obligoi deputetët që brenda 30 ditësh të konstituojnë Kuvendin – afat që skadon më 26 korrik.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate, si dhe Lista Serbe, që nga 1 maji po refuzojnë që të propozojnë anëtarë për një komision që do të mbikëqyrte një votim të fshehtë për kryeparlamentarin e ri.

Këto parti thonë se ndryshimi i votimit nga i hapur në të fshehtë është jokushtetues, dhe kanë argumentuar se kështu është thënë edhe në një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese.

Të martën, në vend që të propozonin anëtarin për komisionin, PDK-ja dhe LDK-ja kërkuan nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, që të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Megjithatë, përfaqësues të këtyre partive nuk u lejuan të flasin më gjatë, pasi Dehari kërkoi nga regjia që t’u ndalet mikrofoni.

Partia e Deharit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), këmbëngul se votimi i fshehtë lejohet.

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, kreu i LVV-së, Albin Kurti, ftoi në takim krerët e partive politike. Por, edhe pas dy orësh takim, ata nuk arritën një marrëveshje për të dalë nga ngërçi.

Kurti tha se ka ofruar kompromise, por partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë thanë se takimi i ftuar nga ai ishte “farsë”, duke shtuar se kreu i partisë fituese të zgjedhjeve po insiston në pozicionet paraprake.

Për të ofruar një zgjidhje të mundshme, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 30 qershor tha se në ditët në vijim do të ftojë krerët e partive politike për konsultime lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit.

Osmani u ka bërë thirrje deputetëve që të respektojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Nëse paraqitet nevoja, presidentja mbetet e gatshme t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë”, tha këshilltari për media i Osmanit, Bekim Kupina.

LVV-ja, si parti fituese, e ka të drejtën ekskluzive që të propozojë kandidatin për kryeparlamentar.

Deri më tani, ky subjekt ka propozuar për këtë post Albulena Haxhiun – që PDK-ja dhe AAK-ja e kanë cilësuar si figurë përçarëse.

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, Haxhiu ka deklaruar se do të tërhiqet nga kandidatura, nëse në votim të fshehtë nuk merr 61 votat e nevojshme.

Që Kuvendi të konsiderohet i konstituuar, duhet që të zgjidhet kryetari dhe pesë nënkryetarët.

Vetëm pas kësaj, nisin afatet për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. /rel/

The post Dyzet dështime për konstituimin e Kuvendit të Kosovës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Punëtori amerikan mbetet i varur në ajër pasi vinçi ku gjendej ai goditet nga kamioni

27 June 2025 at 17:45

Një moment i rrallë është kapur nga një kamerë në Louisiana, ku një kamion për pak sa nuk shkaktoi një tragjedi.

Gjatë një kthese të gjerë në Range Avenue pranë I-12 në Denham Springs, pjesa e sipërme e kamionit goditi “kovën” e një vinçi ku ndodhej një punëtor që po bënte një intervenim të rrjetit të energjisë elektrike.

Fatmirësisht, punëtori kishte të vendosur rripin e sigurisë dhe shpëtoi pa lëndime serioze.

Dashcam video from a driver in Louisiana showed the moment an electrical worker was hit by the top of an 18-wheeler passing under the traffic signal. The Denham Springs Police Department said the worker suffered only minor injuries and was not taken to the hospital.… pic.twitter.com/A4FeCqJqCs

— ABC7 News (@abc7newsbayarea) June 26, 2025

Autoritetet lokale theksuan rëndësinë e pajisjeve mbrojtëse dhe sinjalizimeve në vendin e punës.

Incidenti po hetohet nga autoritetet përkatëse. /Telegrafi/

The post Punëtori amerikan mbetet i varur në ajër pasi vinçi ku gjendej ai goditet nga kamioni appeared first on Telegrafi.

Zemërim në Itali, turisti shkatërron pikturën e shekullit të 18-të ndërsa pozon për një selfie në galerinë Uffizi të Firences

23 June 2025 at 17:49

Një turist i pakujdesshëm ka shkaktuar zemërim në Itali pasi dëmtoi një pikturë të shekullit të 18-të, ndërsa përpiqej të bënte një selfie.

Fajtori i paidentifikuar po shijonte një vizitë në Galerinë Uffizi në Firence, kur dita e tij mori një kthesë për keq, transmeton Telegrafi.

Burri vendosi të përpiqej të bënte një fotografi të vetes duke imituar pozën e Ferdinando de’ Medici, Princit të Madh të Toskanës, në një portret nga Anton Domenico Gabbiani.

Por ideja e shkëlqyer e vizitorit shpejt u shndërrua në një gabim të sikletshëm, kur humbi ekuilibrin, transmeton Telegrafi.

Burri u pengua prapa, duke rënë mbi portret dhe duke lënë një vrimë në nivelin e çizmes së djathtë të princit.

Stafi i muzeut e identifikoi shpejt burrin dhe e denoncoi atë në polici për shkaktimin e dëmit.

Piktura u hoq për riparim, me ekspertët që arritën në përfundimin se dëmi ishte relativisht i vogël.

Incidenti ndodhi të shtunën në dhomat e katit përdhes ku pritej ekspozita Firence dhe Evropa: Artet e Shekullit të 18-të në Uffizi, e para nën drejtimin e drejtorit të ri të galerisë, Simone Verde.

Një sindikatë që përfaqëson punonjësit e muzeut tha se turisti kishte hipur në një platformë të ulët, që synonte t’i mbante vizitorët në një distancë të përshtatshme nga pikturat. /Telegrafi/

The post Zemërim në Itali, turisti shkatërron pikturën e shekullit të 18-të ndërsa pozon për një selfie në galerinë Uffizi të Firences appeared first on Telegrafi.

Vazhdon saga e dështimeve për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

4 June 2025 at 11:59

Për të 26-n herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.

Që nga 1 maji, për të tetëmbëdhjetën herë, deputetët kanë refuzuar të formojnë një komision që do të mbikëqyrte një votim të fshehtë për kreun e ri të Kuvendit.

Votimi i fshehtë është propozuar nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, pasi e propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, disa herë nuk ka arritur të sigurojë 61 vota për t’u zgjedhur në krye të organit ligjvënës.

Çështja e votimit të fshehtë është dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese nga partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë. Ato vlerësojnë se mënyra se si LVV-ja po tenton që kryetari i ri i Kuvendit të zgjidhet përmes votës së fshehtë është jokushtetuese, duke kërkuar nga Gjykata që të marrë “një masë të përkohshme për ndalimin e mbajtjes së seancave, derisa me prioritet ta trajtojë këtë lëndë dhe të marrë një vendim”.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe sërish refuzuan, në vazhdimin e seancës konstituive më 4 qershor, që të propozonin një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë.

Saranda Bogujevci nga LVV-ja tha se partia e saj është në pritje të vendimit të Kushtetueses, ndërkaq shtoi se kanë informacione se disa deputetë janë të gatshëm të votojnë për kryeparlamentarin pas vendimit të gjykatës.

Faton Peci, pjesë e koalicionit me LVV-në, tha se në ditët e fundit ka pasur takim mes LVV-së dhe Nismës Socialdemokrate të Fatmir Limajt, duke thënë se Limaj shihet si partner i mundshëm për qeverisje.

Limaj, partia e të cilit ka tri ulëse në Kuvend, deklaroi se vendi duhet të ketë një shumicë parlamentare, duke shprehur bindjen se Kosova së shpejti do t’i ketë institucionet e reja.

Seanca konstituive pritet të vazhdojë të enjten, më 5 qershor. Kjo është hera e parë që nga nisja e seancës konstituive më 15 prill, që vazhdimi i seancës bëhet pas 24 orësh, pasi deri më tani vazhdimet janë bërë çdo 48 orë. Ky vendim u mor nga kryesuesi Avni Dehari, në konsultim me përfaqësuesit e partive, me qëllim që seanca të mos vazhdonte të premten, kur është festa e Bajramit.

PDK-ja dhe AAK-ja e konsiderojnë Haxhiun si një figurë jounifikuese, duke kërkuar nga LVV-ja ta ndryshojë kandidatin për kryeparlamentar. LDK-ja, ndërkaq, ka thënë se nuk do të votojë asnjë kandidat të LVV-së për këtë post.

LVV-ja, si partia fituese e zgjedhjeve të shkurtit, ka të drejtën ekskluzive të propozimit të kandidatit për kryeparlamentar. Kjo parti ka thënë se nuk do ta ndryshojë kandidatin, duke theksuar se Haxhiu e meriton të zgjidhet në këtë pozitë.

Për ta konstituuar Kuvendin, deputetët duhet të zgjedhin kryetarin e ri dhe pesë nënkryetarët, për të cilët nevojiten 61 vota.

Vetëm pas zgjedhjes së tyre, organi ligjvënës konsiderohet i konstituuar, dhe pas kësaj hapet rruga për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. REL/

The post Vazhdon saga e dështimeve për konstituimin e Kuvendit të Kosovës appeared first on Sot News | Lajme.

Një drejtues hoteli gjobitet rëndë pasi u kap duke urinuar mbi produktet e një dyqani në Angli

6 May 2025 at 09:18

Një drejtor hoteli është gjobitur dhe i është ndaluar drejtimi i automjetit pas një incidenti të çuditshëm dhe shqetësues në Cornwall të Anglisë.

Matthew Howarth, nga Windermere, u kap nga kamerat e sigurisë duke urinuar mbi patate dhe nektarina në një dyqan fshati në Stratton, përcjell Telegrafi.

Howarth, i cili raportohet se kishte konsumuar alkool në një kafene lokale, më pas u largua me makinë në gjendje të dehur dhe u arrestua për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit – me mbi dyfishin e kufirit të lejuar.

Menaxheri i dyqanit, e ndoqi “shoferin e çrregullt” ndërsa ishte në telefon, dhe e përshkroi aktin si “jashtëzakonisht të neveritshëm”.

Në gjykatë, Howarth pranoi fajësinë për drejtim të dehur dhe dëmtim prone.

Ai u gjobit me 2,237 funte (rreth 2,600 euro), përfshirë kompensimin për produktet e dëmtuara, dhe iu ndalua drejtimi i automjetit për 46 muaj.

Gjykata dënoi ashpër veprimet e tij, me gjykatësin që i tha: “Cornwall nuk dëshiron njerëz si ju”. /Telegrafi/

The post Një drejtues hoteli gjobitet rëndë pasi u kap duke urinuar mbi produktet e një dyqani në Angli appeared first on Telegrafi.

Ngërçi në konstituimin e Kuvendit, Kurti thërret për konsultime Memli Krasniqin e Lumir Abdixhikun

PRISHTINË, 30 prill/ATSH/ Dështimi i njëpasnjëshëm për zgjedhjen e kreut të ri të Kuvendit për mungesë të votave ka detyruar të parin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti të thërrasë për nesër në takim nga ora 08:30 kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi dhe atë të LDK-së Lumir Abdixhiku për dalje nga ngërçi i krijuar politik.

“Duke u bazuar ne Kushtetutë, tre nënkryetarë do të jenë nga tri partitë që fituan më së shumti ulëse, andaj ju ftoj për një takim të përbashkët edhe me Memli Krasniqi, kryetarin e PDK-së, në sallën N-204 të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nesër (e enjte), 1 maj 2025, në orën 8:30. Me shpresë në përgjigje pozitive, ju përshëndes”, ka shkruar Kurti në letër.

Ftesa e Kurtit vjen pasi ish-ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiun dështoi gjashtë herë të sigurojë 61 vota për kryetare të Kuvendit, ndërkohë që nesër në ora 10:00 do të vazhdojë seanca konstitutive për legjislaturën e nëntë.

Kryetari i LDK-së në fillim të këtij muaji e kishte refuzuar ftesën e Kurtit për takim duke thënë se gjuha e kreut të LVV-së e përdorur gjatë dhe pas fushatës nuk mund të tejkalohej.

Kurti nuk e kishte ftuar kryetarin e PDK-së Memli Krasniqin herën e parë. /KosovaPress/

The post Ngërçi në konstituimin e Kuvendit, Kurti thërret për konsultime Memli Krasniqin e Lumir Abdixhikun appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga dështimi te suksesi: Mësime frymëzuese nga ata që nuk u dorëzuan

By: gaze tare
29 April 2025 at 22:54

Dështimi. Një fjalë që shpesh tingëllon si fundi i rrugës. Por për disa njerëz, dështimi është vetëm kapitulli i parë i një historie suksesi që do të frymëzojë mijëra të tjerë. Ata nuk u dorëzuan. Nuk u tërhoqën. Madje përdorën çdo pengesë si trampolinë për t’u ngritur më lart. Dhe në këtë rrugëtim, lanë pas mësime të fuqishme.

1. Oprah Winfrey – E pushuan nga puna sepse “nuk ishte për TV”
Sot një nga gratë më me influencë në botë, Oprah dikur u pushua nga një stacion televiziv sepse “nuk përshtatej me ekranin”. Në vend që të dorëzohej, ajo vazhdoi, ndërtoi një perandori mediatike dhe u kthye në një ikonë të fuqisë dhe empatisë.

Mësimi: Dështimet nuk janë fundi — ndonjëherë janë filtri që ndan rrugën e lehtë nga rruga që të shndërron.

2. J.K. Rowling – Refuzuar nga 12 botues
Para se të bëhej miliardere nga Harry Potter, J.K. Rowling ishte një nënë beqare që jetonte me ndihmë sociale dhe që mbante në duar një dorëshkrim që askush nuk donte ta botonte. Ajo besoi te historia e saj — dhe nuk u ndal.

Mësimi: Askush nuk e njeh vlerën e ëndrrës tënde më mirë se ti. Mos prit që të tjerët ta besojnë, nëse ti vetë nuk e mbron.

3. Walt Disney – “Pa imagjinatë”
Walt u pushua nga një gazetë për mungesë kreativiteti. Projektet e para të tij dështuan. Por ai nuk e ndaloi asnjëherë së ëndërruari. Krijoi një univers të tërë – dhe solli gëzim në miliona zemra.

Mësimi: Imagjinata është superfuqi – edhe kur bota përreth ta mohon.

4. Michael Jordan – I përjashtuar nga ekipi i basketbollit në shkollë
Në vend që të dorëzohej, ai u stërvit më shumë, më fort, me më shumë pasion. Më vonë u bë një ndër sportistët më të mëdhenj në histori.

Mësimi: Dështimi është motivuesi më i mirë për ata që kanë vërtet uri për sukses.

Në fund të ditës…

Dështimi është i dhimbshëm, por shpesh është mësuesi më i mirë. Ai na mëson durimin, përulësinë dhe forcën që nuk e dinim se kishim. Suksesi i vërtetë nuk vjen nga shmangia e dështimeve — por nga ngrihesh çdo herë që rrëzohesh.

The post Nga dështimi te suksesi: Mësime frymëzuese nga ata që nuk u dorëzuan appeared first on iconstyle.al.

Dy turistë u pritën me një reagim të ashpër nga pjesëtari i Gardës së Mbretit, pasi u përpoqën t’i kapnin frenat e kalit të tij ndërsa pozonin për fotografi

27 April 2025 at 18:31

Dy turistë mbetën të tronditur pasi provokuan reagime të forta nga Rojet Mbretërore në “Horse Guards Parade” në Londër.

Në incidentin e parë, një burrë tentoi të kapte frerët e kalit të një ushtari ndërsa pozonte për një foto, duke e detyruar rojen, zakonisht të heshtur, të bërtiste “Largohu!”.

Në një rast tjetër, një grua bëri të njëjtën gjë, duke marrë një paralajmërim të rreptë: “Mos i kap frerët!”.

Kur ajo nuk u tërhoq, roja e lëvizi kalin përpara, duke e trembur.

🇬🇧💂British Kings Guard yells “Get Back!” after tourist grabbed the reigns of his horse.

Tourists are instructed not to touch the reins of the horses with a sign next to them reading 'Beware, horses may kick or bite. Don't touch the reins. Thank you.' pic.twitter.com/OC62JNkO7i

— Oli London (@OliLondonTV) April 27, 2025

Shenjat në vend paralajmërojnë qartë vizitorët të mos prekin frerët, pasi kuajt mund të kafshojnë ose të godasin me shkelm.

Moment entitled tourists grab reins of King's Guard horse… but then regrets it https://t.co/YhKI2Fb5Fz

— Daily Mail Online (@MailOnline) April 27, 2025

Më herët këtë muaj, një tjetër turiste u qortua pasi shqetësoi një kalë duke tundur një çadër, çka çoi në ndërhyrjen e rojeve.

Autoritetet vazhdojnë t’u kujtojnë vizitorëve të respektojnë kafshët dhe të ndjekin rregullat e sigurisë gjatë vizitës në këtë atraksion të njohur. /Telegrafi/

The post Dy turistë u pritën me një reagim të ashpër nga pjesëtari i Gardës së Mbretit, pasi u përpoqën t’i kapnin frenat e kalit të tij ndërsa pozonin për fotografi appeared first on Telegrafi.

Drejtori sulmon ‘rivalin e tij në dashuri’ me një çelës, pasi beson se të dy kishin një lidhje të fshehtë me të njëjtën kolege

25 April 2025 at 17:37

Një drejtor shkolle është dënuar me burg pasi sulmoi me një çekiç metalik zëvendësdrejtorin e tij në një shkollë në Port Talbot, Uellsin Jugor.

Anthony John Felton, 54 vjeç, goditi disa herë zëvendësdrejtorin Richard Pyke, 51 vjeç, ndërsa ai ishte ulur në zyrën e tij, duke besuar se ky i fundit kishte një lidhje dashurie me një mësuese me të cilën Felton kishte një fëmijë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ngjarja tronditëse, e kapur nga kamerat e sigurisë, ndodhi në shkollën St Joseph më 5 mars.

Felton, i cili kishte fshehur mjetin nën pallto, e sulmoi Pyke nga pas, duke e rrëzuar përtokë, ndërsa kolegët ndërhynë menjëherë.

Felton, i përshkruar në gjykatë si i përfshirë në një “reagim xhelozie të tepruar”, u dënua me 28 muaj burg nga Gjykata në Swansea.

Shkolla ka dënuar aktin dhe po ofron mbështetje për stafin dhe nxënësit. /Telegrafi/

The post Drejtori sulmon ‘rivalin e tij në dashuri’ me një çelës, pasi beson se të dy kishin një lidhje të fshehtë me të njëjtën kolege appeared first on Telegrafi.

12 dështime në 12 vite

20 April 2025 at 15:36

Nga Artan Hoxha Rilindja po plotëson 12 vite në qeverisje, 8 prej të cilave e vetme në timon, ndërsa po kërkon një tjetër mandat 4 vjeçar duke shmangur llogaridhënien për bilancin e shkuar e duke shpërqendruar vëmendjen përmes premtimit të anëtarësimit të përshpejtuar në Bashkimin Europian në vitin 2030-divulguar përmes metaforës së pasaportës europiane nga […]

The post 12 dështime në 12 vite appeared first on BoldNews.al.

Gënjeu se është memece për të përfituar nga pensioni i invaliditetit – pas 16 vitesh zbulohet dredhia e spanjolles

14 April 2025 at 22:58

Një grua spanjolle e cila kishte kërkuar pension invaliditeti për paaftësi për të folur pas një incidenti të lidhur me punën 16 vjet më parë, është ekspozuar si një mashtrim nga një detektiv privat.

Në vitin 2003, një grua që punonte në një supermarket në Andaluzi, Spanjë, u sulmua nga një klient, transmeton Telegrafi.

Pas incidentit traumatik, ajo u diagnostikua me çrregullim të stresit post-traumatik dhe humbje të aftësisë së saj për të folur.

Pas shqyrtimit të çështjes së saj, Sigurimet Shoqërore i dhanë gruas një pension të përhershëm invaliditeti, por për shkak se ky ishte një incident i lidhur me punën, kompania e sigurimit u konsiderua përgjegjëse për kostot.

Vite më vonë, sipas procedurës së rregullt, kompania e sigurimeve shqyrtoi rastin e saj dhe gjeti disa parregullsi, të cilat nxitën hetime të mëtejshme.

Disa vite më parë, ajo punësoi një detektiv privat, i cili zbuloi se gruaja fliste normalisht, por vazhdoi të arkëtonte pagesat e saj për aftësinë e kufizuar.

Në vitin 2019, gjashtëmbëdhjetë vjet pas incidentit që kishte shkaktuar dëmtim të të folurit të gruas, kompania e sigurimeve përgjegjëse për pagesën e përfitimeve të saj të aftësisë së kufizuar, filloi të rishikonte të dhënat e saj mjekësore dhe vuri re se asnjë nga specialistët që ajo kishte vizituar që nga viti 2009 (oftalmolog, ortoped dhe dermatolog) nuk i kishte regjistruar raportet e saj për paaftësinë për të folur.

Kjo u konsiderua e pazakontë, kështu që ata kërkuan një ekip mjekësh të rivlerësonin gjendjen e gruas dhe të paktën një psikiatër raportoi shenja të mundshme mashtrimi.

Dyshimi i një eksperti mjekësor nuk ishte i mjaftueshëm për të hapur një çështje kundër gruas, kështu që kompania e sigurimeve punësoi një detektiv privat për ta ndjekur gruan përreth dhe për të mbledhur më shumë prova.

Pas disa javësh, syri privat raportoi se “gruaja memece flet normalisht në rrugë, bisedon me nëna të tjera jashtë dyerve të shkollës, përdor celularin e saj pa asnjë problem dhe ndjek mësimet e Zumba”.

Për të provuar pa asnjë dyshim se gruaja mund të fliste, detektivi privat iu afrua asaj në rrugë një ditë dhe i kërkoi udhëzime se si të arrinte në një dyqan lokal.

Ajo ra në grackën e tij, duke shpjeguar me elokuencë në spanjisht të artikuluar në mënyrë perfekte se si të arrinte në dyqan, pa e ditur se ajo po regjistrohej.

Me këtë provë përfundimtare, kompania e sigurimit ndërmori veprime ligjore për të vërtetuar se nuk ishte më përgjegjëse për dhënien e përfitimeve të aftësisë së kufizuar.

Në janar, Gjykata e Lartë e Drejtësisë së Andaluzisë (TSJA) vendosi në favor të kompanisë së sigurimeve, duke argumentuar se provat e paraqitura në gjykatë ishin të vlefshme dhe se ajo nuk kishte më nevojë të paguante përfitimet e paaftësisë së gruas.

Ajo hodhi poshtë gjithashtu ankesën e gruas që regjistrimi i detektivit të refuzohej nga gjykata sepse përbënte një “shkelje të qartë të të drejtave të saj kushtetuese”.

“Është krijuar një simulim i pseudomutizmit, ose të paktën një progresion ose evolucion shumë i favorshëm i simptomave të tilla, pasi simptomat e frenuara janë zhdukur”, thuhej në vendimin e Gjykatës.

Pas vendimit të janarit, ndaj gruas është hapur një çështje e re për të përcaktuar gjobën që do të duhet të paguajë për mbledhjen e paligjshme të përfitimeve për një gjendje inekzistente.

Kompania e sigurimeve gjithashtu ka shumë të ngjarë të padisë gruan për të rikuperuar përfitimet e paguara për 16 vjet. /Telegrafi/

The post Gënjeu se është memece për të përfituar nga pensioni i invaliditetit – pas 16 vitesh zbulohet dredhia e spanjolles appeared first on Telegrafi.

Sekretarja amerikane e Arsimit ia huq, shkurtesës së inteligjencës artificiale “AI” i referohet si “A1”

10 April 2025 at 15:43

Sekretarja e Arsimit e Donald Trumpit, Linda McMahon e shqiptoi gabimisht shkurtesën e inteligjencës artificiale “AI” si “A1”.

Në një samit arsimor të organizuar nga investitorët e Silicon Valley, 76-vjeçarja ish-promovuese profesioniste e mundjes, në mënyrë të përsëritur e shqiptoi gabimisht akronimin “AI” (inteligjencë artificiale) si “A1”, që është emri i njohur në SHBA për salcën e famshme të biftekut Heinz, transmeton Telegrafi.

Fjalimi i saj të jep përshtypjen se ajo as nuk di të shqiptojë siç duhet një nga shkurtesat më të përhapura në shoqërinë moderne.

“Ka një sistem shkollor, nuk e di saktësisht se ku tani, por që tani e tutje do të sigurojë që nxënësit nga klasa e parë apo edhe nga programet parashkollore të mësojnë për A1 çdo vit”, tha McMahon para audiencës.

Ajo mori pjesë në një tryezë të rrumbullakët me Julia Stiglitz, CEO e Uplimit, një kompani që përdor AI për edukimin e korporatave dhe Vijay Karunamurthy, CTO e Scale AI, një kompani e specializuar në përgatitjen e të dhënave për inteligjencën artificiale.

“Fëmijët janë si sfungjerët, ata thithin gjithçka. Nuk ishte shumë kohë më parë që ne po futnim internetin në shkolla. Tani, në rregull, le të shohim se çfarë mund të bëjë A1 për mësime individuale”, tha McMahon.

Kujtojmë se interneti u prezantua në shkollat ​​publike amerikane në mesin e viteve e 90-ta, pothuajse 30 vjet më parë.

McMahon nuk ka arsim apo përvojë në fushën e politikave arsimore. Ajo është më e njohur për themelimin e organizatës që më vonë u bë WWE (World Wrestling Entertainment) me bashkëshortin e saj Vince McMahon.

Në mandatin e parë të Trump, ajo ishte drejtoreshë e Administratës së Biznesit të Vogël (SBA).

Deklarata e saj vjen në një kohë të ndjeshme, pasi roli i inteligjencës artificiale në arsim po ndez debate.

Studentët në mbarë botën po përdorin me entuziazëm mjete gjeneruese të AI si ChatGPT, megjithëse ekspertët paralajmërojnë për kufizime teknike dhe rezultate potencialisht mashtruese, të cilat mund të prekin veçanërisht përdoruesit e rinj dhe të papërvojë.

Mbrojtësit e AI në shkolla argumentojnë se mjetet e bazuara në AI mund t’i bëjnë detyrat e përditshme më të lehta për mësuesit, të cilët shpesh janë të mbingarkuar dhe të paguar më pak.

Kritikët, megjithatë, paralajmërojnë se asgjë nuk mund të zëvendësojë një mësues. /Telegrafi/

 

The post Sekretarja amerikane e Arsimit ia huq, shkurtesës së inteligjencës artificiale “AI” i referohet si “A1” appeared first on Telegrafi.

Policia në Beograd arreston të riun që protestonte, e futin në veturë – ai del nga dera tjetër dhe ata as që e kuptojnë

9 April 2025 at 11:57

Skena joreale nga protesta e mbajtur mbrëmjen e së martës në bllokun 4 në Beograd të Serbisë për shkak të ndërtimit të një hoteli, një supermarketi të madh dhe një kafeneje pranë një pallati.

Në protestë ka ndërhyrë edhe policia, ku një moment interesant është kapur në videot e postuara në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.

Ato tregojnë policinë duke arrestuar një burrë, me shumë gjasa një pjesëmarrës në protestë.

Por ajo që askush nuk e priste ishte që burri teksa policia po debatonte me qytetarët e mbledhur, doli nga automjeti i policisë nga një derë tjetër.

Por nuk është e gjitha, “i dyshuari” që ka zbritur nga makina i afrohet më pas policisë që po identifikon një tjetër protestues, por ata nuk e “vërejnë” fare. /Telegrafi/

MOMENAT KADA SKAPIRA DA U KOLIMA NEMA NIKOGA 👇 pic.twitter.com/dW56C7oZIj

— Čarli Vafls (@CharlieWafflees) April 8, 2025

KRENULI REMIKSI I TRIBJUT KLIPOVIhttps://t.co/HJmrBRwWL7

— Čarli Vafls (@CharlieWafflees) April 8, 2025

The post Policia në Beograd arreston të riun që protestonte, e futin në veturë – ai del nga dera tjetër dhe ata as që e kuptojnë appeared first on Telegrafi.

E dha për bamirësi, gruaja nga Pensilvania mësoi se në xhepin e xhaketës kishte harruar biletën e lotarisë që do t’i sillte 2.5 milionë dollarë  

2 April 2025 at 09:40

Një grua nga Pensilvania po e kërkon me çdo kusht një xhaketë të cilën e dhuroi për bamirësi, pasi e kuptoi se kishte lënë në xhep një biletë lotarie qw do t’i sillte 2.5 milionë dollarë.

Mildred Simoneriluto, 76 vjeçe, tha se bleu një biletë për një lotarie në dyqanin Shop ‘n Save në Murrysville në maj 2024, dhe dy javë më vonë u befasua kur mësoi se kishte të pesë numrat fitues: 14-22-33-35-38, transmeton Telegrafi.

Simoneriluto u përpoq të gjente biletën, por shpejt arriti në një konstatim befasues: ajo e kishte lënë në xhepin e një xhakete që ua dhuroi veteranëve amerikanë që luftuan në Vietnam.

“Isha e shtangur; nuk kam fjalë për këtë, nuk ka asnjë shprehje. Si mund ta kthej atë”, tha Simoneriluto.

Ajo u përpoq të gjente xhaketën, por shpejt mësoi se bamirësia dërgon donacionet e saj në të gjithë vendin – madje edhe jashtë shtetit – dhe nuk kishte asnjë mënyrë për të gjurmuar artikullin.

Lotaria e Pensilvanisë i tha Simoneriluto se nuk kishte asnjë mënyrë për të kërkuar çmimin pa biletën fizike në dorë. Bileta skadon më 8 maj.

“Çfarë mund të bëj tjetër? Qaj me zë të lartë dhe shpresoj se diçka do të ndodhë pozitive nga fundi im”, tha Simoneriluto. /Telegrafi/

 

The post E dha për bamirësi, gruaja nga Pensilvania mësoi se në xhepin e xhaketës kishte harruar biletën e lotarisë që do t’i sillte 2.5 milionë dollarë   appeared first on Telegrafi.

Kameramani i BBC-së goditet nga dashi në organin gjenital, pamjet bëhen virale

24 March 2025 at 21:00

Ky është momenti tronditës kur një kameraman goditet nga një dash dhe mbeti duke u rrotulluar në tokë në agoni.

Në një video të filmuar në vitin 2019 dhe të përsëritur së fundmi në BBC, seriali dokumentar Animal Park, shfaq sherrin befasues mes një kafshe dhe anëtarit të ekuipazhit.

Një punëtore prezantoi Kate Humble me Cecil, një dash i cili është një nga racat më të rralla në botë dhe e ka origjinën nga Afrika.

Gjatë pamjeve, Secili mund të shihej teksa i afrohej një kameramani duke filmuar skenën, transmeton Telegrafi.

“Ai e bën këtë, ai shkon prapa, ngrihet lart dhe ai është kaq keq”, shpjegoi gruaja.

Më pas, dashi u tërhoq papritmas dhe e goditi me brinjë nw organin gjenital kameramanin.

Ai shpejt u përkul në tokw me kamerën e tij dhe u rrotullua në bar nga dhimbja, ndërsa Kate dhe punëtorja shikonin dhe qeshnin. /Telegrafi/

The post Kameramani i BBC-së goditet nga dashi në organin gjenital, pamjet bëhen virale appeared first on Telegrafi.

Ndjekje si nëpër filma në Paris, jo dy por tri vetura të policisë përplasen njëra pas tjetrës derisa ndjekin të dyshuarin në BMW

23 March 2025 at 18:25

Trembëdhjetë persona përfshirë dhjetë policë janë lënduar në një ndjekje si nëpër filma rrugëve të Parisit të Francës.

Pasi shoferi kishte refuzuar të ndalet dhe bindet urdhrave të policisë – ata i janë vënë pas duke e ndjekur me veturë për disa kilometra, transmeton Telegrafi.

Ndjekjes i erdh fundi kur i dyshuari humbi kontrollin mbi timonin dehe u përplas në semafor – ku tre vetura që po e ndiqnin përplasen njëra pas tjetrës mbrapa tij.

Shoferi dhe dy pasagjerët u arrestuan dhe janë dërguar me urgjencë në spital, pavarësisht se nuk kishin pësuar lëndime të rënda.

E nga zyra e prokurorit njoftuan se i dyshuari (shoferi) ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin kur po ngiste veturën.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur vetura përplaset në semaforë, dhe pas tij përplasen edhe veturat e policisë që po e ndiqnin. /Telegrafi/

🔴 Un chauffard à bord d’une BMW volée a commis un refus d’obtempérer et causé un violent accident à l’issue d’une course poursuite dans Paris ce matin. Bilan : 11 blessés dont 8 policiers. @Valeurs pic.twitter.com/SQHWPQyAN7

— Amaury Brelet (@AmauryBrelet) March 22, 2025

The post Ndjekje si nëpër filma në Paris, jo dy por tri vetura të policisë përplasen njëra pas tjetrës derisa ndjekin të dyshuarin në BMW appeared first on Telegrafi.

Një punonjës i bagazheve filmohet duke hedhur valixhet ‘si raketa’ nga aeroplani, përpara pasagjerëve të tronditur

18 March 2025 at 12:20

Një mbajtës i bagazheve u pezullua mbrëmë pasi hodhi valixhet nga një aeroplan përpara pasagjerëve të tronditur.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, punëtori hodhi valixhet rreth 4 metra larg aeroplanit të Wizz Air dhe me një forcë të tillë sa që përmbajtja e tyre supozohet se ishte e garantuar të dëmtohej.

Një pasagjer regjistroi incidentin nga një aeroplan tjetër në aeroportin Gatwick të Londrës.

Gatwick baggage handler suspended for hurling suitcases pic.twitter.com/KieQAeHUW7

— The Sun (@TheSun) March 18, 2025

Më pas, shefat thirrën një ekuipazh të tërë bagazhesh dhe kërkuan të njihnin fajtorin.

Menzies, i cili punësoi operatorët, dhe linja ajrore Wizz Air u kërkuan falje pasagjerëve dhe i thanë The Sun se ishte një “incident i izoluar”. /Telegrafi/

The post Një punonjës i bagazheve filmohet duke hedhur valixhet ‘si raketa’ nga aeroplani, përpara pasagjerëve të tronditur appeared first on Telegrafi.

Trump goditet aksidentalisht me mikrofon gjatë bisedës me gazetarë – pamjet bëhen virale

16 March 2025 at 18:25

Presidenti amerikan Donald Trump ishte duke folur me gazetarët në bazën ajrore Andrews në Maryland gjatë 14 marsit, kur njëri nga gazetarët lëvizi pa dashje mikrofonin i cili e goditi në fytyrë Trumpin – duke bërë që liderit amerikan t’i ndryshojë disponimi.

Ai në ato momente ishte pyetur për Rripin e Gazës, dhe derisa menjëherë po kthente përgjigjen ai u godit nga një mikrofon të cilin po ia afronte gazetari, por ishin erërat e forta që e lëvizën më shumë duke e goditur Trumpin në fytyrë, transmeton Telegrafi.

“Ajo do të pushtojë mediat sonte. Sapo u bë lajm i madh. A e patë atë”, thotë Trump pas momentit që goditet aksidentalisht me mikrofon.

Operatori i mikrofonit dëgjohet duke i kërkuar falje presidentit, por ky moment se si a ndryshon mimikën e fytyrës është bërë viral në rrjetet sociale.

Videoja është shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale, dhe tashmë ka marrë mijëra pëlqime dhe ka shkaktuar komente të shumta. /Telegrafi/

 

The post Trump goditet aksidentalisht me mikrofon gjatë bisedës me gazetarë – pamjet bëhen virale appeared first on Telegrafi.

❌
❌