Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Rezistenca e të moshuarve ndaj largimit nga rrënjët!”

16 June 2025 at 17:26

Nën hijen e pemëve të parkut “Mbretëresha Geraldinë” në Burrel, takojmë 78-vjeçaren Fatmira Sulaj. Me ikjen në masë të banorëve nga fshati i saj, Batër e Vogël, pas vdekjes së bashkëshortit, ajo është zhvendosur në qendër të qytetit për t’u afruar me fëmijët dhe shërbimet kryesore.

Batër e Vogël, i formuar nga familje që për arsye bujqësore u shkëputën nga Batra e Madhe, tani është gati i braktisur. Tre fëmijët e Fatmirës jetojnë në emigracion, vajza në Itali, një djalë në Angli dhe tjetri në Turqi ku po trajtohet pas një operacioni të ndërlikuar.

“Jam me qira këtu! I kam në kurbet fëmijët”, thotë ajo për Citizens.

Shtysë për t’u larguar nga vendlindja ishte gjithashtu distanca nga spitali – në fshatin Batër taksia nuk vinte deri pranë shtëpisë dhe nevojitej barela.

Fatmira tregon se fëmijët i kanë kërkuar që ajo t’u bashkohet jashtë shtetit, por thotë se nuk e përballon dot jetën në një vend të huaj.

“Për Zotin në Angli nuk rrihet, se nuk njeh njeri; fëmijët janë në punë, vijnë në mbrëmje të lodhur.. ndenja një herë një muaj e gjysmë, herën tjetër dy muaj e gjysmë, por nuk rri dot më gjatë,” thotë ajo.

Burreli, pjesë e Bashkisë Mat, është një nga zonat më të prekura nga migrimi drejt Tiranës dhe emigrimi jashtë shtetit, një prirje që ka prekur gjithë qarkun e Dibrës. Sipas censit të popullsisë, në rreth një dekadë, Burreli humbi rreth 27% të banorëve të saj – nga 10,862 (2011) në 7,928 (2023).

Megjithatë mosha e tretë “duket rezistente” ndaj ikjes. Kjo më shumë për faktin se hasin vështirësi në integrimin në një zonë të re, që nuk është ajo ku kanë kaluar pjesën më të madhe të jetës.

Nuk largohemi nga Mati. Nga Burreli shkojmë në Gurrë të Vogël, 19 km më larg qytetit, për t’u takuar me 82-vjeçarin Imer Kurti. Ai dhe bashkëshortja refuzojnë të largohen nga kulla mbi 400-vjeçare, në pronësi të familjes. Me humor Imeri thotë se Gurra e Vogël është Evropë për të, që kur kushtet minimale si rruga, apo furnizimi me drita, janë siguruar.

“Ajri! Kur shkoj në Tiranë, se ju jeni mësuar, por unë nuk mbushem me frymë”, rrëfen Imeri, i cili ka tre fëmijë, – një djalë i jeton në Burrel, ndërsa djali tjetër dhe vajza në Tiranë. Tek ata mban shpresa për të ruajtur trashëgiminë.

“Fëmijët, ose vijnë-ose s’vijnë, punë tjetër, por më kanë thënë se ‘nuk e lëmë shtëpinë’. Bën vaki edhe e gënjejnë babanë, por më kanë thënë nuk e lëmë!” thekson Imeri.

Kurti me ironi shprehet se në Tiranë nuk ja di shtëpinë fëmijëve, duke nënkuptuar për një lidhje të fortë me fshatin dhe pavarësisht kërkesave të vazhdueshme për tu zhvendosur atje, ai shpreson se një ditë ata do të kthehen.

“Çfarë të bëj në Tiranë? Nuk mund ta lë vendin tim këtu!” thotë Imeri. “Kalamajtë nëse duan le të vijnë!”

Sistemi shëndetësor, plagë e hapur

Infrastruktura në fshatra nuk është kudo e lehtë, rruga na solli deri tek kulla e Imer Kurtit, por për të takuar kryeinfermierin e qendrës shëndetësore të Gurrës, Ibrahim Ahmatin, u detyruam të përshkruanim një pjesë në këmbë, pasi rruga nuk ishte shtruar ende deri në banesën e tij.

Ahmati e ushtron profesionin e infermierit që prej vitit ’98, ndërsa në këtë fshat e ka nisur aktivitetin në shërbim të komunës Rripë që prej vitit ’97.

“Është një lagje këtej, përtej malit, lagja Lezaj, janë 120 frymë, e ka vështirë edhe helikopteri për dimër. Madje një infermier një rast, i kishte thënë në telefon të sëmurit që merr Ibrahimin, se unë isha në Rripë, se deri kur të vi unë atje, o ke vdek, o je shëndosh, s’ke nevojë më,” tregon Ibrahimi.

Në tetë vitet e fundit, nga të dhënat e Urdhrit të Infermierit janë mbi 5,400 infermierë që kanë plotësuar dokumentacionin për Gjermani dhe Itali. Mungesa e personelit mjekësor ka sjellë që edhe shumë qendra shëndetësore të shkrihen me njëra – tjetrën.

“Suç-Gurra tashmë janë shkrirë në një qendër dhe mbulojnë 11 fshatra. Kanë bashkuar edhe Xibrin me Klosin (qendrat shëndetësore), edhe Bazin me Ulzën, që kanë qenë dy” shpjegon ai.

Mungesa e ilaçeve përveç auditimeve nga Kontrrolli i Lartë i Shtetit, artikulohet edhe vetë nga specialistët e fushës.

“Ka pas raste që kam pasur nevojë për oksigjen, që nuk e kam pasur. Kam pasur nevojë për kateter, për t’u kataterizuar, që nuk e kam pasur, ka munguar dhe jam detyruar ta çoj në spital (rajonal, pacientin),”vijon Ibrahimi.

Edhe infermier Ibrahimi ka fëmijë emigrantë, njëri në Angli, tjetri iu kthye së fundmi. “Ka tetë muaj që ka ardhur, pa asnjë punë […] e vret sedra vetë”, rrëfen ai për vështirësitë e të rinjve që rikthehen nga emigracioni.

“Gjithë ky eksod nuk është pa shkak! Nuk falet!” vijon Ibrahimi.“Më dhimbset t’ja kthej shpinën fshatit! Sa të kem këmbën dhe dorën, jam duke ndenjur këtu, kur të ngel pastaj, me shku ke fëmijët…” përfundon ai.

Fatmira, Imeri dhe Ibrahimi bluajnë të njëjtën bindje për të mos i braktisur vendbanimet. Për ata, gjithçka fillon me ajrin, historinë, rrënjët dhe shpresën se dikur fëmijët do të rikthehen dhe do t’i japin jetë shtëpive të vjetra.

Qëndrimi i tyre është simbol i rezistencës në sfondin e infrastrukturës së dobët, mungesës së investimeve dhe “ikjes” së resurseve njerëzore, që përshpejton degradimin e fshatrave.

Dëshira e brezit të tretë është për mos ti lënë sofrat, por sesa do ti rezistoj kjo dëshirë vetmisë dhe pamundësive fizike që sjell mosha, kjo mbetet për tu parë. Të vetmit që humbim nga kjo boshatisje e fshatrave drejt qytetit, qytetit drejt perëndimit, jemi ne.

The post “Rezistenca e të moshuarve ndaj largimit nga rrënjët!” appeared first on Citizens.al.

Qytetarët paguajnë nga xhepi, fondet për shëndetësinë në nivelin e 2017-ës

22 May 2025 at 17:22

Shpenzimet publike për shëndetësinë në Shqipëri zbritën në nivelin më të ulët që nga viti 2017, duke zënë vetëm 9.6% të totalit të shpenzimeve publike në vitin 2024, sipas një raporti të organizatës “Together for Life”.

Sipas analizës, megjithëse buxheti i ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njohur rritje të ndjeshme gjatë viteve të pandemisë (2017–2021), vitet 2022 dhe 2023 kanë shënuar tkurrje progresive të financimeve.

“Në vitin 2024, pavarësisht rritjes në vlerë nominale, shpenzimet totale të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vijojnë të jenë në rënie, duke rezultuar në 3.2% të PBB dhe 10.8% të shpenzimeve të përgjithshme publike. Shpenzimet publike për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale në vitin 2024 shënojnë nivelin më të ulët të matur gjatë 7 viteve të fundit”, thuhet në raport.

Raporti thekson se në këto vite shëndetësia në Shqipëri është nën financuar, sidomos në aspektin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor.

“Kjo përforcohet më shumë nga niveli i lartë i pagesave nga xhepi me mbi 50% të totalit të shpenzimeve të bëra për shëndetësinë, të cilat përballohen nga vetë qytetarët”, thekson raporti.

Në nivel rajonal, vendi ynë renditet i fundit sa i takon shpenzimeve në sektorin shëndetësor.

“Përpos faktit që këto shpenzime rezultojnë më të ulëtat, nga analiza vërehet edhe një mospërputhje e shifrave të raportuara nga qeveria shqiptare në dokumentet e saj zyrtare me ato të publikuara nga institucionet ndërkombëtare”.

Grafikë nga raporti

Qytetarët shqiptarë vijojnë të paguajnë nga xhepi i tyre për shërbime në shëndetësi, më shumë se vendet e tjera ta rajonit, me një nivel prej 51.3% në vitin 2022.

Grafikë nga raporti

Sa i takon procedurave të ndjekura për tenderat publikë në shëndetësi sipas raportit kontratat përqendrohen në pak operatorë.

“Një numër i vogël kompanish fitojnë shumicën e tenderëve në sektorin farmaceutik dhe pajisje mjekësore, duke kufizuar konkurrencën dhe përjashtuar operatorët e rinj apo të vegjël”, thekson raporti.

Në krye të listës së operatorëve që kanë përfituar më shumë kontrata gjatë viteve të fundit janë:

  • INCOMED – 37 kontrata,
  • MEGAPHARMA – 28 kontrata,
  • MEDICAMENTA – 20 kontrata,
  • REJSI FARMA – 20 kontrata,
  • ALDOSCH-FARMA – 19 kontrata,
  • EVITA – 18 kontrata.

Ndërsa në 80% të procedurave të anuluara kanë ndodhur për shkak të gabimeve nga stafi përgjegjës.

“Nga 122 procedura të anuluara, 98 u anuluan për shkak të gabimeve në dokumentacionin e tenderit, duke reflektuar mangësi serioze në përgatitjen dhe menaxhimin e tyre”.

Po ashtu, në proceset e tenderimit vihet re nivel i ulët i konkurrencës, me një mesatare prej 1.37 operatorësh ekonomikë për procedurë.

Diferencat midis fondit limit dhe ofertave fituese për secilin lot janë minimale sipas raportit, duke ngritur shqetësime mbi mungesën e konkurrencës efektive dhe kriteret që kanë ndikuar në këtë rezultat.

Në përfundim raporti sugjeron disa rekomandime që fokusohen në rritjen e shpenzimeve publike për shëndetësinë, përmirësimin e transparencës dhe publikimit të të dhënave, rritjen e konkurrencës në tendera, forcimin e mekanizmave të monitorimit dhe auditimit dhe rishikim të kuadrit ligjor.

The post Qytetarët paguajnë nga xhepi, fondet për shëndetësinë në nivelin e 2017-ës appeared first on Citizens.al.

Premtimet që mbetën në letër: Spitali i Dibrës ende i parikonstruktuar

15 May 2025 at 13:14

Autore: Ilda Hoxha | Citizens.al | Tiranë

Në vitin 2023, u premtua se Spitali Rajonal “Rrahim Xhika” në Dibër do të rikonstruktohej brenda dy vitesh. Sot, dy vite më vonë, asnjë punim nuk ka nisur. Tenderi është anuluar, ndërsa godina e spitalit vijon të jetë në gjendje të mjerueshme – me mure të çara, myk dhe mungesë mjekësh specialistë.

Për të përballuar situatën, janë angazhuar mjekë të dalë në pension. Ndërkohë, pacientët detyrohen të përdorin shërbimet private për analiza dhe ekzaminime, për shkak të mungesës së kapaciteteve.

Sipas ekspertit të shëndetësisë Erion Dasho, kjo është një dëshmi e qartë e angazhimit sipërfaqësor të qeverisë në sektorin e shëndetësisë pasi aktualisht teknologjia dhe shërbimet janë përkeqësuar, duke thelluar hendekun mes spitaleve rajonale dhe Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë (QSUT).

Ishte maji i vitit 2023, kur ministret Ogerta Manastirliu – asokohe ministre e Shëndetësisë – dhe Belinda Balluku prezantuan para stafit mjekësor të spitalit të Peshkopisë pamjet se si do të dukeshin pavijonet pas rikonstruksionit të plotë nga projekti me vlerë 3.2 milionë euro.

Ministret Balluku dhe Manastirliu duke prezantuar projektin e spitalit të Dibrës/Facebook.

“Do të ketë parametra evropian të infrastrukturës, duke bërë të mundur që ne të kemi një spital, i cili do të integrojë në një strukturë unike shërbimin e pediatrisë, gjinekologjisë, imazherisë, tek laboratori, shërbimi patologjisë, kirurgjisë, blloku operator dhe reanimacionin,” deklaronte Manastirliu.

Rreth 8 muaj më vonë, në janar 2024, ministrja e re e Shëndetësisë, Albana Koçiu deklaroi se brenda pak javëve do të niste puna për rikonstruksionin e spitalit, mirëpo ka kaluar më shumë se një vit dhe puna nuk ka nisur, përkundrazi.

Anulimi i tenderit të spitalit 

Në vitin 2023 u zhvillua një procedurë tenderuese për rikonstruksionin e spitalit “Rrahim Xhika” ku fitues u shpall “Rafin Company” në ortakëri me “Udha shpk”, me një ofertë prej 2.9 milionë eurosh dhe me afat punimesh 24 muaj.

Në mars të vitit 2024, tenderi u anulua, por megjithatë në dhjetor Agjencia e Prokurimit Publik njoftoi gjithsesi lidhjen e kontratës me dy operatorët.

Projekti i Spitalit të Dibrës/Prokurimet Publike.

Pyetur për këtë situatë, Spitali Rajonal Dibër tha se “procedura është pezulluar me vendim të Gjykatës së Lartë pas kërkesës nga Komisioni i Prokurimit Publik”. Sipas përgjigjes nga spitali ndaj një prej kompanive ka pasur një çështje gjyqësore ndërkohë që nuk ka një datë se kur pritet të nisin punimet.

“Rikonstruksioni i Spitalit Rajonal Dibër është pezulluar me vendim të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë […] Ky pezullim është bërë me kërkesë të Komisionit të Prokurimit Publik, përfaqësuar nga Avokatura e Shtetit, në çështjen kundër shoqerisë ‘Rafin Company’ dhe me palë të paditur Komisionin e Prokurimit Publik dhe Drejtorinë e Spitalit Rajonal Dibër”, nënvizon drejtoria e spitalit.

Pacientët: Kushtet në spital të mjeruara

Ata që po i vuajnë pasojat e kësaj situatë janë banorët e Dibrës. Ata tregojnë për kushte të papranueshme në spital: mure të krisura, lagështi, mungesë higjiene dhe mungesë ajrosjeje në dhomat e shtrimit. Shumë prej tyre duhet të shpenzojnë para në privat për analizat më bazike.

“Asnjë punim nuk është bërë deri më sot. Muret e spitalit janë të krisura dhe shumë të mykura. Gjendja me higjenën, pastërinë është skandaloze. Tualetet e spitalit janë katastrofë, sidomos të urgjenca e spitalit, shumë keq”, ngre shqetësimin Izeti, banor i Peshkopisë. 

Pamje nga Spitali Rajonal i Dibrës/ Foto: Ilda Hoxha

Të njëjtin shqetësim ka edhe Drita, e cila shprehet se gjendja e spitalit është e mjerueshme. 

“Kushtet nuk janë aspak të mira. Spitali ka shumë lagështirë, dhoma e shtrimit nuk janë të ajrosura”, thotë 54-vjeçarja. 

Përpos kushteve, pacientët ankohen edhe për mungesën e marrjes së shërbimeve në këtë spital. 

“40 mijë lekë (400 euro) kam bërë analizat në privat, se aty në spital në Peshkopi nuk m’i bënë. Si Tirana si Peshkopia kudo që të shkosh në spitale për ‘ibret’ janë”, shton Drita. 

Për ekspertin e shëndetësisë, Erion Dasho, spitalet rajonale në Shqipëri kanë një problematikë të madhe të përbashkët, pasi janë ndërtuar para viteve ’90. 

“Janë ndërtuar sipas një koncepti sovjetik të asaj kohe. Ky koncept nuk përputhet më me konceptin bashkëkohor në ofrimin e kujdesit shëndetësor, i cili bazohet në spitale vertikale dhe komunikim eficent midis departamenteve të shërbimeve të ndryshme.”

“Problemi i dytë madhor i spitaleve rajonale është se këto spitale nuk kanë atë status real që duhet të kishin. Një sërë shërbimesh janë të centralizuara në QSUT”, thekson Dasho. 

Më tej ai shton se kontributi i qeverisë ka qenë kryesisht sipërfaqësor në sistemin shëndetësor, ndërsa teknologjia dhe kushtet reale janë përkeqësuar, duke thelluar hendekun mes spitaleve rajonale dhe QSUT-së.

“I vetmi kontribut i qeverisë është se ka lyer muret dhe ka shtruar pllakat.” thekson Dasho.

Sipas tij, në pamje të parë, kushtet duken të përmirësuara. Por teknologjia nuk është përmirësuar, madje ka ngelur prapa.

“Nëse do të shohim sa medikamente të reja futen, sa teknologji të reja janë futur, sa teknika te reja ndërhyrje operatore janë futur, unë do të thosha që kushtet vetëm kanë ardhur në përkeqësim dhe disniveli midis spitaleve rajonale dhe QSUT vetëm është rritur”, argumenton Dasho.

Projekti i Spitalit të Dibrës/Prokurimet Publike.

Mungesa e mjekëve në spitalin rajonal Dibër

Sikur të mos mjaftonin kushte e vështira në këtë spital, pacientët duhet të përballen edhe me mungesën e mjekëve specialistë, Ky problem pranohet edhe nga vetë spitali në përgjigjen zyrtare.

Sipas informacioneve, spitali rajonal “Rrahim Xhika” ka munngesë të mjekëve specialistë: 1 dermatolog; 1 kirurg, 1 Pediatër, 1 shef të klinikës së pediatrisë infektive, 1 mjek për njësinë e trajtimit me metadon etj.

Sipas pacientëve, për shkak të mungesës së mjekëve, në këtë spital ofrojnë shërbim mjekë të dalë në pension.  

“Janë disa mjekë që kanë dalë në pension, por janë në detyrë në spital se nuk ka mjekë të tjerë për t’i zëvendësuar. Nuk ka mjekë të rinj të spital, janë mbi 70 e kusur vjeç”, tregon Dilaveri, banor i Peshkopisë. 

Referuar të dhënave zyrtare nga Spitali Rajonal Dibër, mjekët e dalë në pension janë në kë shërbimin e përgjithshëm (2 mjekë); në klinikën e neurologjisë (1 mjek) dhe në shërbimin e reanimacionit (1 anestezist-reanimator).

Sipas Erion Dashos spitalet rajonale janë prekur rëndë nga largimi i mjekëve, duke mbetur pa specialitete të rëndësishme ose duke u mbështetur te mjekët pensionistë, të cilët përfshihen edhe në statistikat zyrtare.

“Pjesa më e madhe e spitaleve rajonalë ose kanë të pambuluar specialitetet shumë të rëndësishme ose detyrohen që të zgjasin kontratat e mjekëve pensionistë dhe sot kur themi që ka një numër të caktuar mjekësh për 1 mijë banorë, këtu llogariten edhe mjekët pensionistë”, shprehet Dasho.

The post Premtimet që mbetën në letër: Spitali i Dibrës ende i parikonstruktuar appeared first on Citizens.al.

BE shënjestron shëndetësinë, arsimin, policinë dhe kadastrat si zona korrupsioni

8 July 2025 at 19:13

Komisioni Evropian shënjoi veçmas sektorët e shëndetësisë, arsimit, të policisë dhe Agjencinë Shtetërore të Kadastrave si fusha ku rreziku për korrupsion mbetet i lartë, pavarësisht përjekjeve të lavdërueshme të SPAK dhe GJKKO për të luftuar problemin numër një të Shqipërisë. Në raportin e vet vjetor mbi Sundimin e Ligjit, [Link] në të cilin Komision vlerëson […]

The post BE shënjestron shëndetësinë, arsimin, policinë dhe kadastrat si zona korrupsioni appeared first on Reporter.al.

FOTO+VIDEO/ Spitali i Beratit mbulohet nga pisllëku, rrezikohet shëndeti i pacientëve

By: Ardit
15 June 2025 at 14:46

Në një kohë kur kryeministri dhe ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, vazhdojnë të trumbetojnë me krenari se shëndetësia shqiptare po ecën drejt standardeve europiane, realiteti në terren tregon spitale në kushte të mjerueshme, mungesë higjiene dhe pajisje të vjetruara. Një qytetare ka denoncuar publikisht gjendjen e Spitalit të Beratit, duke e përshkruar si një vend […]

The post FOTO+VIDEO/ Spitali i Beratit mbulohet nga pisllëku, rrezikohet shëndeti i pacientëve appeared first on BoldNews.al.

Koçiu e Kumbaro në Berat: Shërbim shëndetësor për pushuesit, 36 qendra verore të hapura deri më 30 shtator

By: redi
3 June 2025 at 19:26

I gjithë sistemi shëndetësor nga Thethi në Ksamil do të jetë në gatishmëri përgjatë gjithë sezonit veror për të garantuar ofrimin e shërbimeve në kohë dhe sa më pranë turistëve. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu së bashku me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe Kryetarin e Bashkisë Berat, Ervin Demo prezantuan në Berat programin e Qendrave Shëndetësore…

Source

Dështimi i shëndetësisë/ Pacientët e qarkut Kukës gjejnë shpëtim në spitalet e Kosovës

By: Oldi
3 June 2025 at 12:18

Kur u përball me probleme kardiovaskulare këtë pranverë, Hasan Çaushit nga fshati Nikoliq i Hasit i shkoi ndërmend që të zgjidhte vdekjen përballë shtrimit në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza në Tiranë. Por burri 75-vjeçar e gjeti një rrugëdalje në spitalin rajonal “Isa Grezda” në Gjakovën fqinje, ku BIRN e takoi ndërsa po kurohej në […]

The post Dështimi i shëndetësisë/ Pacientët e qarkut Kukës gjejnë shpëtim në spitalet e Kosovës appeared first on BoldNews.al.

Zinxhiri i këputur i kontrollit minon besimin te tregu farmaceutik shqiptar

28 May 2025 at 09:55

Industria prej qindramilionë euro e farmaceutikës në Shqipëri vuan nga keqfurnizimi dhe mungesa e kontrollit institucional, duke i shtyrë gjithmonë e më shumë pacientët shqiptarë drejt kërkimit të medikamenteve nga jashtë shtetit. Si shumë pensioniste të brezit të saj në Shqipëri, Sanija, 72 vjeç, jeton larg të birit që ka emigruar prej vitesh në Shtetet […]

The post Zinxhiri i këputur i kontrollit minon besimin te tregu farmaceutik shqiptar appeared first on BoldNews.al.

Premtimet që mbetën në letër! Spitali i Dibrës ende i parikonstruktuar

16 May 2025 at 10:46

Në vitin 2023, u premtua se Spitali Rajonal “Rrahim Xhika” në Dibër do të rikonstruktohej brenda dy vitesh. Sot, dy vite më vonë, asnjë punim nuk ka nisur. Tenderi është anuluar, ndërsa godina e spitalit vijon të jetë në gjendje të mjerueshme – me mure të çara, myk dhe mungesë mjekësh specialistë. Për të përballuar […]

The post Premtimet që mbetën në letër! Spitali i Dibrës ende i parikonstruktuar appeared first on BoldNews.al.

Berisha në Belsh: Do të dyfishojmë buxhetin për shëndetësinë

TIRANË, 1 maj /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha paraqiti sot kandidatët për  “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për qytetin e Belshit dhe Cërrikut.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal edhe tek prezantimi i programit të PD-së. Berisha theksoi se programi i PD-së është dyfishimi i buxhetit për shëndetësinë.

“Çdo pensionist do ketë të drejtë analiza të plota në vit dy herë falas, të garantuara nga shteti”, u shpreh Berisha.

Berisha tha se “mjekëve dhe infermierëve do u dyfishohen rrogat”.

Berisha u ndal edhe tek rimbursimi i ilaçeve.

“Miq, a mundet një shtet me 8 milardë euro buxhetin, të lërë pa ilaçe, të lërë në kthetrat e vdekjes të sëmurët në Spitalin Onkologjik? Në vitin 2010 apo 2013, ne kishim gjysmën e këtij buxheti, po pa ilaçe nuk mbetën kurrë ata.  Nuk mundet kurrsesi. Janë përparësi absolute”, u shpreh Berisha. /j.p/

The post Berisha në Belsh: Do të dyfishojmë buxhetin për shëndetësinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Kam kërkuar që sistemi i urgjencës të jetë i uniformuar”/ Drejtori i QKU, Brataj: Institucionet duhet të kenë një plan

27 April 2025 at 18:02

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës, Skënder Brataj i ftuar në një intervistë televizive foli për projektin e trajnimeve të punonjësve të këtij institucioni për reagimin ndaj incidenteve kimike të gjera, dhe sulmeve nukleare.
Sipas Brataj, për efektshmërinë dhe suksesin në ngjarje të tilla është e nevojshme bashkëpunimi me policinë, zjarrfikësit dhe aktorët e tjerë të shtetit, pasi incidente të tilla janë të rrezikshme dhe mund të kenë pasoja të mëdha.

Sipas tij, ky projekt tashmë është pjesë e Urgjencës Kombëtare, dhe kujtojmë se një testim u krye më 2 shkurt të këtij viti. Kështu, duhet një koordinim i saktë mes institucioneve, dhe nuk mjafton vetëm përgatitja e punonjësve të Urgjencës Kombëtare për raste të tilla. Të gjitha institucionet duhet të kenë një plan ose projekt për ta zbatuar në raste të tilla.

“Ne si institucion, si Urgjencë Kombëtare, kemi një plan veprimi, por e mira është që këtë plan ta ketë çdo institucion. Asnjëherë nuk dihet se ku do të ndodhë një incident, ndaj personeli mjekësor i zonës, mbrojtja civile e zonës dhe zjarrfikësit e zonës, sigurisht duhet të jenë të trajnuar. Ky është një nga projektet ku mund të kemi shumë ide, por e mira është t’i sjellim ato në praktikë, sepse në letër është si ta mos e kesh fare. Kjo strategji është pjesë e sistemit të urgjencës dhe, që nga koha që kam ardhur, kam kërkuar që ky sistem të jetë i uniformuar,” tha ai.

“Ka një problem në praktikë që shërbimet e tjera nuk varen nga ne; as policia, as zjarrfikësit. Në rast të një incidenti, në skenë nuk duhet të hyjë askush, por policia duhet të bllokojë zonën. Kur ne shohim njerëzit në ngjarje, asgjë nuk funksionon. Kur ranë dy kullat në Amerikë, policia e dinte se ato do të binin, ndërsa zjarrfikësit jo dhe u vendosën aty, duke vdekur rreth 272 zjarrfikës për shkak të mungesës së komunikimit. Prandaj, në një incident madhor, shërbimet e urgjencës duhet të jenë në një pikë të përbashkët ku informacioni mjekësor t’i kalojë dhe policisë dhe zjarrfikësve, dhe protokolli duhet të jetë i tillë që informacioni të shpërndahet dhe në strukturat e tjera,” shtoi Brataj.

Kujtojmë se një incident kimik brenda një magazine u improvizua nga Urgjenca Kombëtare, për të demonstruar më pas mënyrën e reagimit, me 2 shkurt të këtij viti. Ushtrimi u realizua nga specialistë të 9 vendeve, përfshirë edhe Shqipërinë, të cilat janë trajnuar nga ekspertë të BE-së. Përveç trajnimit të profesionistëve që reagojnë në ngjarje të tilla, Urgjenca Kombëtare është pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për të reaguar në çdo situatë. Çadrat e dekontaminimit, nga ana tjetër, janë detektorët që përcaktojnë në çdo moment elementët kimikë, radioaktivë apo biologjikë që më parë na kanë munguar.

The post “Kam kërkuar që sistemi i urgjencës të jetë i uniformuar”/ Drejtori i QKU, Brataj: Institucionet duhet të kenë një plan appeared first on Sot News | Lajme.

Berisha me studentët e mjekësisë: Kemi 4 herë më pak mjekë se mesatarja e BE

TIRANË, 25 prill /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot një bashkëbisedim me studentët e mjekësisë në takim elektoral për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Berisha u shpreh se gjendja aktuale e sistemit shëndetësor është degraduar duke e krahasuar me vitet ’60.

“Sot ne kemi mjekë 4 herë më pak se mesatarja e BE. Në vitin 2013 ne kishim një mjek për 600 banorë, sot kemi një mjek për 1100 banorë. BE ka një mjek për 300-350 banorë. Gjithçka më rikujton vitet ’60, kur atëherë filluan në rrethe të shfaqen pediatrit e parë se nuk kishte pediatër. Shëndetësia mori goditjet më të rënda 4 vitet e fundit. Eksodi i mjekëve u bë masiv”, tha Berisha.

Berisha theksoi se projekti i PD-së për Shqipërinë Madhështore “parashikon një transformim tërësor të arsimit dhe të shëndetësisë”.

“Së pari, nuk ka udhëtim drejt Europës me standardet më të ulëta, me standarde të 65 viteve më parë, të numrit të mjekëve për popullatën”, tha Berisha.

Berisha tha se “500 milionë euro ishte abuzimi i tmerrshëm që këto bënë me paratë e Covid-it”.

“Dhe ne dolëm në çatinë e botës për vdekshmërinë nga Covid-i. Po pse? Jo se ishim vendi më i shpartalluar, as se ishim vendi më i varfër. Por sepse nuk shtronin të sëmurët. E mbanin me 500 shtretër. Kosova me një të tretën e popullatës më pak, me 1200 shtretër. Maqedonia me 1300 shtretër”, tha Berisha. /j.p/

The post Berisha me studentët e mjekësisë: Kemi 4 herë më pak mjekë se mesatarja e BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha me studentët e Mjekësisë, “Shëndetësia u kthye në vitet ’60”

By: user 4
25 April 2025 at 11:48

Në një takim me studentët e Fakultetit të Mjekësisë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dhënë një panoramë të zymtë të gjendjes së shëndetësisë në Shqipëri, duke e krahasuar atë me nivelin e viteve ’60. Ai ka theksuar se numri i mjekëve për banorë është ulur ndjeshëm gjatë dekadës së fundit, duke akuzuar qeverinë për dështim total në këtë sektor jetik.

“Në memorien time, shëndetësia sot ka një degradim në Shqipëri që në shumë aspekte afrohet me vitet ’60,” deklaroi Berisha përpara studentëve, duke shtuar se: “Në vitin 2013 ne kishim një mjek për 600 banorë, sot kemi një mjek për 1100 banorë. BE ka një mjek për 300-350 banorë. Këtu jemi ne.”

Duke përmendur situatën e spitaleve rajonale, Berisha solli si shembull spitalin e Kukësit, të ndërtuar me 3 milionë euro, por sipas tij pa mjekë të mjaftueshëm për të ofruar shërbime bazë. “Për t’u operuar për apandesit ka një mjek humanist që ka lënë numrin e tij, një kirurg që vjen dhe operon në spitalin e Kukësit përkundrejt një pagese, sigurisht,” tha ai, duke e cilësuar këtë si një nga shembujt më dramatikë të mungesës së specialistëve në spitale.

Berisha theksoi se emigrimi masiv i mjekëve ka përkeqësuar më tej situatën, duke e quajtur eksodin e tyre si një nga goditjet më të rënda që ka marrë shëndetësia shqiptare në katër vitet e fundit.

Në fjalën e tij, lideri demokrat u ndal edhe te pasojat sociale të krizës ekonomike dhe varfërisë, duke cituar një studim të UNICEF sipas të cilit “21 përqind e familjeve nuk ushqejnë dot me më shumë se dy vakte fëmijët e tyre.” Ai e quajti këtë një shfaqje të “urisë kronike”, një gjendje që, siç tha, “njeriu nuk plotëson dot minimumin proteinik, nuk plotëson dot përbërësit për funksionimin e trupit të tij dhe pastaj i merr këto nga indet e veta.”

Berisha solli në vëmendje edhe gjendjen e pensionistëve, duke nënvizuar se 57 përqind e tyre marrin një pension më të ulët se 170 euro në muaj, ndërkohë që janë shtresa më e prekur nga rritja e çmimeve dhe kanë nevojë të vazhdueshme për medikamente. “Në rast se qeveria do të respektonte dhe do t’i ndihmonte të përballonin rritjen e çmimeve, ata sot duhej të kishin një pension jo 170 mijë lekë, por 390 mijë lekë,” u shpreh Berisha.

Ai vuri theksin edhe te rritja e kostos së jetesës, duke përmendur çmimet e qirave dhe ushqimeve bazë që, sipas tij, janë dyfishuar apo trefishuar krahasuar me një dekadë më parë.

The post Berisha me studentët e Mjekësisë, “Shëndetësia u kthye në vitet ’60” appeared first on Lapsi.al.

12 dështime në 12 vite

20 April 2025 at 15:36

Nga Artan Hoxha Rilindja po plotëson 12 vite në qeverisje, 8 prej të cilave e vetme në timon, ndërsa po kërkon një tjetër mandat 4 vjeçar duke shmangur llogaridhënien për bilancin e shkuar e duke shpërqendruar vëmendjen përmes premtimit të anëtarësimit të përshpejtuar në Bashkimin Europian në vitin 2030-divulguar përmes metaforës së pasaportës europiane nga […]

The post 12 dështime në 12 vite appeared first on BoldNews.al.

Nga rritja e pagave tek shëndetësia e strehimi, çfarë përmban programi i PD për shqiptarët

By: Ardit
12 April 2025 at 19:23

Partia Demokratike këtë të shtunë ka prezantuar programin e saj elektoral për zgjedhjet e 11 Majit, ku në fokusin e demokratëve janë ekonomia, shëndetësia, arsimi dhe strehimi. Prezantimin e programit të Partisë Demokratike, e bëri anëtari i kryesisë së PD Belind Këlliçi, i cili tha se demokratët do të ndërmarrin një sërë reformash për kthimin […]

The post Nga rritja e pagave tek shëndetësia e strehimi, çfarë përmban programi i PD për shqiptarët appeared first on BoldNews.al.

Rama: Dyfishojmë mbështetjen për nënat e fëmijëve me aftësi speciale, në spitalin e Korçës kantieri ynë vë dorë pas 100 vjetësh

TIRANË, 11 prill/ATSH/ Kryeministri, njëherazi kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama tha gjatë takimit sot me gratë socialiste se buxheti i shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale është 1 miliard euro, ndërsa është trefishuar buxheti i ndihmës ekonomike, katërfishuar buxheti për shërbimet e kujdesit shoqëror, ndërsa janë financuar 84 shërbime të reja sociale nëpërmjet Fondit Social për rreth 44 mijë përfitues.

“Kemi krijuar programin e veçantë për mbështetjen me subvencione të kontributeve shëndetësore dhe shoqërore për gati 10 mijë nëna të papuna me tri dhe më shumë fëmijë, për të cilat kemi financuar deri tani 25 milionë euro. Prandaj, kemi krijuar dhe fuqizuar në vazhdimësi programin e Bonusit të Bebes duke mbështetur gati çerek milion fëmijë të vegjël, bebe me një vlerë që ka arritur 170 milionë euro”, tha Rama.

Kryeministri nënvizoi se në mandatin e katërt do të zgjerohet rrjeti i shërbimeve sociale me 40 shërbime të reja sipas hartës së nevojave territoriale, ndërsa do të krijohen 20 ndërmarrje sociale ku do të punësohen gratë dhe vajzat në nevojë.

Kreu i qeverisë ndau gjatë fjalës së tij, ndau edhe një tjetër lajm të mirë siç e cilësoi ai, faktin që do të rritet deri dyfish mbështetja financiare për nënat e fëmijëve autikë apo me aftësi speciale.

Kryeministri pohoi se janë ndërtuar 53 spitale, nga këto 10 tërësisht të reja, që nuk kanë ekzistuar, 43 të tjerët janë shembur komplet dhe janë bërë nga e para. “Dhe kur ke përballë ose nga mbrapa specie që kua-kua-kuojnë për shëndetësinë, lind një pyetje: Na tregoni kur është ndërtuar në Shqipëri spitali i fundit përpara se ne të merrnim detyrën? Duhet të hedhim vështrimin shumë vite më parë, në vitet ’70, të zbresim në vitet ’60 të kalojmë në vitet ’50, të kalojmë Luftën, se nuk është aspak humor. Në spitalin e Korçës, kantieri ynë vë dorë pas 100 vjetësh”, pohoi Rama.

Kryeministri nënvizoi faktin se programet e vaksinimit, depistimit, shërbimet e kujdesit para dhe pas lindjes, fertilizimi invitro si edhe programet e mbështetjes për të gjitha nënat dhe vajzat që përballen me kancerin e gjirit dhe qafës së mitrës janë programe të cilat u kanë ndryshuar jetën shumë njerëzve, shumë grave dhe vajzave.

“E mira jonë është që këta nuk i kemi përballë, por i kemi shumë mbrapa. Përpara kemi sfidat tona dhe horizontin Shqipëria 2030 në BE, ndërkohë që ata nuk normalizuan dot një maternitet të vetëm, ku mos të të vinte zor dhe për të vjellë nga stresi, kur duhej të kapërceje pragun dhe ku lavdi Zotit kishte dhe ka mjekë, mami, heronj dhe heroina, se unë nuk e di ku e gjejnë kurajën, ndërkohë që sot ne kemi gjashtë maternitete tërësisht evropiane, dhe së shpejti do të hapim dyert e një vepre të re në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, që është një strukturë që tregon në të gjitha anët vlerësimin, ndjeshmërinë dhe respektin tonë për gratë e vajzat”, cilësoi Rama.

/r.e//a.g/

The post Rama: Dyfishojmë mbështetjen për nënat e fëmijëve me aftësi speciale, në spitalin e Korçës kantieri ynë vë dorë pas 100 vjetësh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Në Dibër ka 11 mjekë për 10 mijë banorë/ Raporti, Tirana dhe Gjirokastra kryesojnë renditjen

8 April 2025 at 17:37

Shëndetësia është një sektor i rëndësishëm që ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve dhe cilësinë e jetës. Një tregues kyç i disponueshmërisë së shërbimeve shëndetësore është numri i mjekëve për çdo 10,000 banorë. “Scan Intel” ka marrë në shqyrtim të dhënat nga numri i popullsisë për cdo qark bazuar te Censi i vitit 2023 dhe […]

The post Në Dibër ka 11 mjekë për 10 mijë banorë/ Raporti, Tirana dhe Gjirokastra kryesojnë renditjen appeared first on BoldNews.al.

Ymeri: Shëndetësia në krizë, Partia e Lirisë program për financim të mjaftueshëm për ilaçe

TIRANË, 31 mars /ATSH/ Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë pranë Partisë së Lirisë, Florida Ymeri u shpreh sot gjatë një deklarate për mediet, se sektori  i Shëndetësisë po përballet me një krizë alarmante për shkak të mungesës së medikamenteve thelbësore për trajtimin e pacientëve kryesisht me sëmundje tumorale. Sipas Ymerit, aktualisht, në shërbimin onkologjik mungojnë disa preparate bazë.

“Kjo situatë ka sjellë pasoja të rënda për pacientët dhe familjarët e tyre. Shumë prej tyre detyrohen të blejnë ilaçet në tregun privat me çmime të papërballueshme, duke shpenzuar nga 400 mijë lekë deri në 2-3 milionë lekë për një cikël trajtimi. Ndërkohë, pacientët që nuk kanë mundësi financiare, po kthehen në shtëpi pa trajtim, duke i ekspozuar ndaj përkeqësimit të sëmundjes dhe humbjes së jetës”, tha ajo.

Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë pranë PL-së, thekson se “mungesa e barnave është e lidhur ngushtë me problemet e furnizimit dhe varësinë e sistemit shëndetësor nga importet, një situatë që përsëritet çdo vit dhe që tregon dështimin e menaxhimit të furnizimeve mjekësore”.

“Spitalet mbeten të varura nga operatorët ekonomikë të kontraktuar, të cilët shpesh vonojnë furnizimin, ndërsa pacientët mbeten në mëshirën e fatit”, u shpreh Ymeri.

Ajo nënvizoi se Partia e Lirisë ka prezantuar një plan të qartë për reformimin e shëndetësisë, duke përfshirë: rritjen e shpenzimeve për shëndetësinë në nivelin 6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, për të garantuar financim të mjaftueshëm për ilaçe dhe pajisje mjekësore.

Po ashtu, sipas saj, në programin e Partisë së Lirisë parashikohet dyfishimi i pagave të mjekëve dhe infermierëve për të ndaluar largimin e tyre nga vendi, sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm me barna duke asgjësuar kontrabandën dhe duke krijuar një treg farmaceutik të sigurt. /j.p/

The post Ymeri: Shëndetësia në krizë, Partia e Lirisë program për financim të mjaftueshëm për ilaçe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌