Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shkolla 9-vjeçare “Gaqi Karakashi” në Kuçovë, Manastirliu: Hap dyert në shtator, kushte bashkëkohore

TIRANË, 31 korrik /ATSH/ Shkolla 9-vjeçare “Gaqi Karakashi” në Kuçovë është një tjetër institucion arsimor me standarde bashkëkohore për mësuesit dhe nxënësit që i shtohet “zinxhirit” të shkollave të reja që po transformohen në të gjithë vendin, përmes investimeve nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ndau sot foto nga ambientet e reja të kësaj shkolle, e cila do të hapë dyert në shtator me kushte bashkëkohore falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Kuçovës.

Manastirliu nënvizoi faktin se po investohet për transformimin e shkollave nga veriu në jug, me të njëjtin standard, për të garantuar kushte dinjitoze për mësim dhe zhvillim për nxënësit dhe stafet mësimore.

Më herët, ministrja Manastirliu është shprehur se sezoni i verës është vënë në funksion të përmirësimit të infrastrukturës arsimore.

“Kemi të gjithë fokusin te mirëmbajtja e rrjetit të shkollave ekzistuese dhe te investimet e reja që duam t’i finalizojmë. Vetëm për ciklin 2025-2026, janë mbi 4 miliardë lekë të planifikuara në buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për kantiere të reja të shkollave dhe objekteve sportive. Janë 22 objekte arsimore në të gjithë vendin dhe 18 objekte për sportin, pra 40 objekte në total në të cilat po investohet duke filluar nga ky vit, ndërkohë që përmbyllim edhe 40 të tjera të nisura vitin e shkuar, për të bërë të mundur që të kemi një infrastrukturë dinjitoze për më shumë cilësi në arsim”, u shpreh Manastirliu.

Nëpërmjet një programi të integruar ndërtimi dhe rehabilitimi, Ministria e Arsimit dhe Sportit synon të garantojë kushte bashkëkohore mësimore për nxënësit dhe mësuesit në të gjithë vendin.

Nga viti 2025 e në vijim, fokusi mbetet te cilësia në arsim përmes investimeve të qëndrueshme në shkolla, objekte sportive dhe ambiente ndihmëse, duke rritur aksesin, sigurinë dhe funksionalitetin e institucioneve arsimore.

Shkolla 9-vjeçare “Gaqi Karakashi” në Kuçovë e rikonstruktuar
1 nga 7

/e.i/r.e/

The post Shkolla 9-vjeçare “Gaqi Karakashi” në Kuçovë, Manastirliu: Hap dyert në shtator, kushte bashkëkohore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Linda Rama: Shqipëria ka potencial për më shumë investime të huaja

TIRANË, 26 korrik/ATSH/ Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama ishte e ftuar sot në Podcastin “Inside Albania” në Euronews Albania, me gazetaren britanike Alice Taylor, në një bisedë mbi rolin dhe kontributin e saj si akademike në fushën e ekonomisë, në të shkuarën dhe aktualisht.

Rama ndau mendime dhe reflektime mbi tranzicionin e viteve ’90, kohën e ndryshimeve të mëdha dhe ndikimin në ekonominë shqiptare, perspektivën e zhvillimit të vendit dhe rolin e të rinjve në këtë drejtim, si dhe pozicionimin e saj si zë i shoqërisë civile.

Alice Taylor : Përshëndetje dhe mirë se vini në Inside Albania me mua. Sot në studio jam e shoqëruar nga Linda Rama. Ajo është ekonomiste, akademike, pedagoge, profesoreshë, dhe një avokate për të drejtat e grave dhe fëmijëve. Është gjithashtu bashkëshortja e Kryeministrit, por kjo nuk është arsyeja pse është këtu sot. Do të flasim për tranzicionin nga vitet ’90, ekonominë shqiptare në të kaluarën, tani dhe në të ardhmen, dhe shumë më tepër  përtej tyre.

Alice Taylor : -Linda, mirë se erdhët në Inside Albania. Faleminderit që u bashkuat me mua sot.

Linda Rama: Po, faleminderit që më ftuat, Alice, dhe dua ta bëj këtë lëvizje. Ashtu siç e bën ti, sepse më pëlqen shumë.

Alice Taylor : Kur të bëjmë tjetrën, do të të ftoj që të bësh një cameo.

Linda Rama: Do ta bëj, kënaqësi të vij sërish këtu.

Alice Taylor : Dua t’i qasemi kësaj interviste në një mënyrë kronologjike, duke filluar nga fillimi. Ti ke punuar në Agjencinë Kombëtare të Privatizimit që herët, në fillim të tranzicionit të Shqipërisë, në fillim të viteve ’90. Dhe mendoj se aty nis gjithçka. Ishte një kohë e vështirë. Ishte një kohë e trazuar, kalimi nga komunizmi në  ekonomi tregu të lirë, dhe ishte shumë e vështirë… Cila ishte sfida më e madhe për ty në atë kohë dhe, kur e shikon pas në kohë, çfarë mund të kishe bërë ndryshe?

Linda Rama: Po flasim për vitin 1993. Pra, fillova të punoj atje vetëm dy ose tre vjet pasi ra komunizmi.

Ndërkohë, në atë moment isha pjesë e dy projekteve, projekte ndërkombëtare që merreshin me çështje ekonomike të vendeve në tranzicion. Dhe, në fakt, kur hyra, kur fillova të punoja për agjencinë, mendoja vetëm për reformën ekonomike. Dhe atje kuptova kompleksitetin e gjithë procesit. Kështu që, pata mundësinë, mundësinë e rrallë, dhe ndihem me fat, gjithmonë jam ndjerë me fat për këtë, të takoja grupe interesi shumë të ndryshme dhe shumë njerëz të ndryshëm që ishin të interesuar për privatizimin në atë kohë. Takova të burgosur politikë dhe të burgosur të tjerë për shkak të regjimit. Takova ish-pronarë të tokave dhe godinave. Takova punëtorë dhe drejtues. Atje takova, në fakt, edhe investitorë, investitorët e parë të huaj ndërkombëtarë që po vinin, të interesuar për të marrë pjesë në proces, por edhe investitorët e parë shqiptarë. Dhe, në fakt, ajo ishte edhe koha kur unë pata kontaktin tim të parë me politikën, në aspektin e qeverisjes dhe institucioneve, por edhe në aspektin e figurave politike të asaj kohe.

Kështu që hyra si ekonomiste në agjencinë e privatizimit, por në fakt dola prej andej si dikush që mendonte më shumë për njerëzit. Ishte një reformë e jashtëzakonshme. Mendoj se përtej emergjencës, përtej krizës së ushqimit dhe përtej përpjekjeve për të mbajtur rendin publik nën kontroll në ato vite, privatizimi i pronës shtetërore dhe ndarja e tokës ishin dy reformat më të rëndësishme që përcaktuan të gjithë ecurinë e tranzicionit në vend, përcaktuan ecurinë e investimeve, të drejtësisë, si edhe paqen sociale.

Çfarë mund të kishim bërë ndryshe, thatë ju?! Kam menduar për këtë me kalimin e kohës. Kam gjetur njëfarë paqeje në zemrën dhe mendjen time. Sepse sa më shumë mendoj për atë… besoj se ndoshta kjo ishte e vetmja mënyrë si mund ta bënim, duke marrë parasysh faktin se po vinim nga dy ndikime shumë fatkeqe historike. Njëri ishte ndikimi i Perandorisë Osmane. Ne ishim periferia më e largët e Perandorisë Osmane, në një prapambetje shumë të thellë. Dhe i dyti ishte regjimi komunist. Pesë dekada regjim komunist nuk mund të kalonin pa një kosto. Dhe kjo ishte kostoja që mendoj se duhej ta paguanim. Është shumë e vështirë për mua të besoj se kishte një rrugë tjetër në ato vite.

 Alice Taylor: Sepse, në njëfarë mënyre, ishte si të kishe një faqe bosh, por në të njëjtën kohë kishe gjithë mbetjet e regjimit komunist në veçanti. Nuk është se regjimi komunist dhe gjithë pushteti i tij thjeshtë u zhduk brenda natës. Duhet të ketë qenë e vështirë të hyje dhe t’i përmbysje gjërat dhe të gjeje atë faqe bosh për të nisur prej saj. A është ky një vlerësim i drejtë?

 Linda Rama: Po, është e vërtetë.

 Alice Taylor: Shumë pengesa, në njëfarë mënyre njerëz që donin atë nivel ndryshimi.

Linda Rama: Të gjithë njerëzit ëndërronin për ndryshimin, por nuk e dinin çfarë ishte ndryshimi. Pra, ata ëndërronin të ishin të lirë nga komunizmi, por liria nuk ishte në mënyrën siç e njohim tani, çfarë do të thotë liri. Ishte nevoja për t’u çliruar nga presioni i plotë nën të cilin kishin qenë për 5 dekada. Nga kushte shumë ekstreme apo të varfëra ekonomike dhe nga mënyra e jetës që kishim, sidomos pas viteve ’80.

Pra, ata thjeshtë kishin nevojë të hiqnin qafe atë, ndërkohë që sa më i izoluar je, aq më shumë ëndrra ndërton dhe mendon që pjesa tjetër e botës është pa probleme. Partia dhe shteti i asaj kohe na bënte lavazh truri, duke na thënë sa të mëdhenj ishim, sa të pathyeshëm ishim, sa të fortë ishim, sa më të mirët në botë ishim. Por, nga ana tjetër ne e dinim që një jetë tjetër ekzistonte përtej. Ne ndiheshim krenarë për atë që bënim. Por në të njëjtën kohë, në imagjinatën tonë po ndërtonim një botë që, në fakt, ishte shumë e zhvilluar, por në të njëjtën kohë kërcënuese; me mundësi, por në të njëjtën kohë shumë e rrezikshme. Sepse gjithë kohës përballeshe me gjëra ku të tregonin një realitet, dhe një realitet tjetër të shfaqej para syve. Dhe Shqipëria ishte i vetmi realitet që njihnim. Dhe nga ana tjetër, merrnim sinjale nga ata që ishin jashtë. Sinjale të heshtura që ndërtonin tek ne një imagjinatë ndryshe. E gjitha ishte kaotike dhe ngatërruese për mendjen e njerëzve.

Alice Taylor: E shoh ende, në një farë mënyre. Kjo ndodh kur njerëzit më thonë: “Ti erdhe këtu nga Anglia, pse doje të rrije këtu me kaq shumë probleme?” Ata mendojnë se Anglia është një vend perfekt, ku gjithçka funksionon, të gjithë janë të pasur dhe rrugët janë të lyera me ar. Ende ekziston kjo lloj mendësie, që këtu është tmerr dhe jashtë është gjithçka e mrekullueshme, perfekte dhe funksionale. Dhe unë u them: nuk është aspak kështu. 

 Linda Rama: Është e vërtetë. Sot e gjithë bota po jeton në pasiguri shumë të mëdha. Dhe fatkeqësisht, disa vite më parë ishim të sigurt që po u linim fëmijëve tanë një botë shumë më të mirë. Nuk mendoj se flasim sot me të njëjtin gjuhë. Mendojmë dy herë para se ta themi këtë. Dhe kjo sepse edhe vendet e zhvilluara po përballen me shumë sfida, e lëre më të flasim për sfida që lidhen me çështje më të mëdha të përbashkëta, si për shembull mjedisi – planeti. Ne ndajmë një planet për të cilin çdo ditë po vërtetojmë që nuk jemi në gjendje të kontribuojmë. Dhe teknologjia. Teknologjia sot është një sfidë shumë e madhe për çdo vend dhe ti sheh që çdo vend, në një mënyrë apo një tjetër, po përpiqet të kuptojë – madje edhe vendet nordike që janë shumë të avancuara – po përpiqen të kuptojnë, cila duhet të jetë qasja për të mbajtur shoqërinë të sigurt në rrethana që askush më parë nuk i ka njohur. Vetëm si shembull, disa javë më parë, doli një studim në Suedi, nëse nuk gaboj, në lidhje me përdorimin e pajisjeve digjitale nga fëmijët në shkolla. Ata ishin të parët që futën këto pajisje në shkolla. Tani, disa vite më vonë, janë të parët që flasin kundër tyre, sepse studimet kanë treguar se ka efekte negative. Pra, ende nuk kemi gjetur përvoja apo le të themi praktika, as në vendet e zhvilluara, mbi të cilat mund të mbështetemi. Kështu që sot Shqipëria është në të njëjtën pozitë si këto vende për sa i përket këtyre sfidave. Dhe sa herë që janë gati t’i adresojnë një sfidë apo që BE mund të bjerë dakord për diçka, çështja ka evoluar. Dinamika është shumë e shpejtë, Alice.

Alice Taylor : Çështja e klimës është njëra anë. Mendoj se tani, çdo vit që kalon, është më nxehtë, ka më shumë zjarre, është më shqetësuese, dhe e shoh vajzën time dhe mendoj: “I madhi Zot, si do të jetë për ty pas 20 vitesh, 30 vitesh, 40 vitesh?”Rrjetet sociale, inteligjenca artificiale, më trembin. E mbaj larg çdo pajisjeje tani për tani, por dua të them – sa gjatë do të jem realisht në gjendje ta bëj këtë, nëse ato fillojnë të përdoren në shkolla, për shembull?!

 Linda Rama: Dhe nuk di kur duhet të fillosh të flasësh për këtë, sepse ta mbash larg – përpiqesh vetëm të mbrohesh dhe të përballosh pasiguritë që ke. Por, në të njëjtën kohë, duhet të flasim me ta për të gjitha rreziqet dhe të gjitha përfitimet që lidhen me përdorimin e teknologjisë sot. Qasja ime me djalin tim është: “Kjo është diçka që mund ta përdorësh për mësimin. Nuk është argëtim.” Kjo është qasja që kam unë. Djali im është njëmbëdhjetë vjeç dhe kjo është një temë e vazhdueshme, pra një temë që nuk mbaron kurrë çdo ditë – përpiqem të shmang në njëfarë mënyre gjithë keqkuptimet që ai mund të ketë dhe tërheqjet që dikush mund të ketë me pajisjet.

 Alice Taylor: Po, është e vështirë, e di që do të ketë shumë “luftëra” mes meje dhe vajzës sime kur të rritet. Ju përmendet investitorët e parë që erdhën në Shqipëri nga jashtë vendit, dhe ata duhet të kenë qenë mjaft guximtarë në atë kohë, duke hyrë në një territor të panjohur. Por tani po pyes, 30 e ca vjet më vonë, cilat mendon se janë sfidat që mbeten për investitorët e huaj që duan të vijnë në Shqipëri? Po shohim çdo vit e më shumë që vijnë, në forma të ndryshme, por duke përdorur ekspertizën tuaj, cilat sfida mendon se duhet të hiqen për ta shtuar më tej këtë?

Linda Rama: Ne kemi një listë treguesish, në fakt. Dhe aspekte që kanë rëndësi për të marrë vendimin për një investitor që të investojë në një vend të caktuar. Dhe kjo vlen për të gjitha vendet, në thelb. Diçka që është interesante për t’u thënë është se bota nuk vuan për mungesë financimesh. Madje as Shqipëria nuk vuan për mungesë financimesh. Ne kemi shumë para që qëndrojnë jashtë sistemit bankar, por edhe brenda bankave, që ende nuk janë përdorur dhe që presin të përdoren nga investitorët. Është e njëjta situatë edhe në institucionet financiare jashtë vendit. Pra, gjëja më e rëndësishme, përveç faktit që ke financime, është që të bindësh investitorët të financojnë. Nga pikëpamja makroekonomike – që është një aspekt shumë i rëndësishëm – mund të themi se kemi bërë përparime shumë të mira në vitet e fundit.

Nuk kemi paqëndrueshmëri politike, që është një element shumë i rëndësishëm, as paqëndrueshmëri të qeverisë. Një studim që përfundova para dy vitesh, një ose dy vjet më parë, mbi financimet, tregoi qartë – pas një analize të 30 viteve tranzicion – se, në rast se ndodh paqëndrueshmëri politike apo destabilitet qeverisës në një vend, investimet e huaja reagojnë shumë shpejt, duke u distancuar nga vendi. Dhe të duhen më shumë se dhjetë vite për ta rikuperuar dëmin. Pra, ky është një element shumë i rëndësishëm.

Një tjetër element pozitiv është se kemi ligje dhe kuadër rregullator që mbron investimet. Jemi në një proces që është Integrimi Evropian, i cili në fakt rrit shumë besimin e investitorëve. Dhe investimet, investimet e huaja direkte, sidomos në vitet e fundit në krahasim me vitin 2012 kanë pësuar një bum. Kemi pasur më pak se 1 miliardë dollarë investime të huaja direkte në atë kohë. Po flas për stokun. Dhe tani është rreth 1.7 miliardë. Pra, është rritur ndjeshëm. Por ende, si përqindje e PBB-së është e ulët dhe natyrisht që kemi nevojë për më shumë investime të huaja direkte. Keni shumë të drejtë kur pyesni se çfarë duhet të bëjmë për ta rritur këtë nivel. Mendoj se kemi nevojë për sundimin e ligjit, që është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Dhe mund të kemi ligje që garantojnë, le të themi, aktivitetin e investimeve të huaja, por në të njëjtën kohë ka shumë mosmarrëveshje që mund të lindin. Një pjesë e tyre lidhen edhe me të drejtat pronësore. Siç e përmenda, prona ishte një nga reformat që ka shkaktuar shumë probleme ndër vite dhe problemet vijojnë ende. Na duhet të kemi një sistem gjyqësor shumë efikas dhe të besueshëm. Dhe në veçanti në gjykatat e shkallës së parë dhe të dytë. Gjykime më të shpejta dhe më të drejta. Dhe duhet të japim prova për këtë, sepse kjo është thelbësore për investimet. Dicka tjetër pozitive që po ndodh është se edhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor në kuadrin e anëtarësimit në BE është zhvendosur nga reformat  institucionale drejt reformave të infrastrukturës, gjë që është jetike për vendin. Me reformat në infrastrukturë nënkuptoj, përveç gjithçkaje që kemi përparuar, edhe investimet në infrastrukturën e ujit, infrastrukturën e kanalizimeve, energjinë – që të jenë me standardet e duhura dhe me aksesin e duhur dhe me të gjitha parametrat teknikë.

Dhe kjo është shumë e rëndësishme, mendoj, për të ecur përpara. Dhe, sigurisht, na duhet gjithashtu të kuptojmë cilat janë avantazhet tona krahasuese. Kjo është thelbësore. Duhet të përcaktojmë profilin tonë, sepse tregu ynë është shumë i vogël. Dhe na duhet të përdorim investimet e huaja duke përdorur avantazhet tona krahasuese, për të rritur madhësinë e tregut tonë dhe për të kontribuar në shtyllat e ekonomisë, gjë që është jashtëzakonisht e rëndësishme për momentin kur do ta gjejmë veten në Bashkimin Evropian.

Alice Taylor : Cilat avantazhe mendoni se ka Shqipëria ose ku mund të fokusohet për të përfituar?

Linda Rama: Po ne kemi profilin sektorial. Zhvillimi bazohet në sektorë. Dhe kjo është arsyeja pse them “cilat janë avantazhet që duhet të përdorim”, sepse duhet të përcaktojmë, të jemi më të qartë, se çfarë do të jetë Shqipëria në 20 vitet e ardhshme. Dhe dinamika është shumë, shumë e madhe. Turizmi, për shembull, padyshim që do të jetë e ardhmja. Nuk ishte aq e qartë më parë sa është tani.

Prandaj, duhet të mendojmë çfarë duhet të bëjmë që të mos e humbasim këtë mundësi, të bëhemi të qëndrueshëm, por gjithashtu të bëhemi një tërheqje e madhe për ata investitorë, investitorët e huaj që sjellin standard në vend. Dhe përmes standardeve ne mund të ngushtojmë hendekun që ekziston mes nesh dhe vendeve të tjera që janë shumë të avancuara në turizëm. Diçka tjetër shumë interesante është sektori i TIK-ut, duke qenë se po flasim për dinamika. Ne bëmë një studim tre vite më parë, në vitin 2021. Sepse zbuluam që TIK-u, bashkë me shërbimet e outsourcing-ut, pra ekonomia e kujdesit, të gjitha shërbimet profesionale, ishin dy sektorë me një rritje shumë të madhe. Dhe ata na u shfaqën si sektorë në zhvillim për ekonominë. Sigurisht, kontributi në PBB është shumë i vogël, por efekti që kanë në të gjithë ekonominë është i madh – nëse flasim për TIK-un, për shembull. Bëmë të njëjtin studim për vitin 2024 i cili sapo ka përfunduar. Dhe zbuluam që nga një sektor në zhvillim, sektori i TIK-ut – pjesa që është e përqendruar në ofrimin e shërbimeve të TIK-ut – tashmë është maturuar. Kemi një treg të maturuar në këtë fushë. Pra, për tri vite jemi në një situatë krejtësisht tjetër, ekstreme. Dhe tjetra shumë interesante ishte që sektori që ofron shërbime, jo ai që konsumon TIK, ofron më shumë se 50% të shërbimeve për eksport. Nuk e kishim menduar kurrë që, kompanitë tona të TIK-ut, sot po ofrojnë këtë lloj shërbimi jashtë vendit. Duket që jemi të fortë brenda vendit, pavarësisht shifrave të ulëta për të cilat flasim. Pra, na duhet të shohim në mënyrë dinamike dhe të qartësojmë vetveten se cilat janë avantazhet që kemi, në mënyrë që t’i përdorim.

Alice Taylor : E kam thënë gjithmonë që sektori i TIK-ut është një sektor shumë i rëndësishëm, sepse ka gjithmonë kërkesë për të, paguhet mirë dhe shpesh këto lloj kompanish u japin mundësi njerëzve të punojnë në distancë – dhe kjo është diçka që unë e shoh si ndihmë për çështjet demografike tek të rinjtë. Nëse mund të jetosh dhe punosh në Shqipëri, të punosh në IT, për një kompani që eksporton shërbime ose mund të punosh në distancë në një mënyrë apo tjetër, kjo është një mënyrë shumë e mirë për të mbajtur talentin, njerëzit vendas në rajon. Sepse sfidat demografike janë një problem i madh. Shumë njerëz po ikin dhe mendoj që kjo është një mënyrë shumë e mirë.

Si e perceptoni këtë ikje të njerëzve nga vendi? E di që njerëzit ikin, por ka dhe nga ata që po kthehen tani, por si e shihni nga pozicioni juaj si ekonomiste?Çfarë do t’u thonit njerëzve që thonë “Unë dua të iki të jetoj në Angli, këtu nuk ka mundësi”?

Linda Rama: Kemi folur shumë – për arsye të ndryshme – gjatë gjithë tranzicionit, sidomos në dy dekadat e fundit, për çështje ekonomike si arsyet që shtyjnë njerëzit të largohen nga vendi, sidomos të rinjtë. Mendoj se kjo mund të jetë e vërtetë, por në të njëjtën kohë, nuk është e gjithë e vërteta.

Mendoj se asnjëherë nuk kemi gjetur mundësinë dhe kohën, ndoshta as vullnetin, dhe kur them vullnetin, behet fjalë në të gjitha nivelet… për të menduar përtej arsyeve ekonomike. Dhe këtu kam parasysh problemet sociale dhe psikologjike që ekzistojnë në komunitetet tona. Dhe për këto probleme flasim çdo ditë, por nuk i lidhim në rrëfimin tonë me emigrimin. Këto janë probleme për të cilat flasim nga mëngjesi në darkë në vendimmarrje.

Dhe mendoj se, për shkak të së shkuarës sonë, kemi vënë shumë presion mbi jetën tonë. Dhe shumë nga ky presion sot ende rëndon mbi supet e individëve. Me “presion” kam parasysh të gjitha stereotipet e së shkuarës në familje. Kam parasysh të afërmit që ushtrojnë presion, komunitetin që ushtron presion, rrjetet sociale që ushtrojnë shumë presion. Ndoshta edhe në shkolla ka presion, dhe politika gjithashtu ushtron presion me gjuhën dhe ndonjëherë me agresivitetin që përdor.

Kështu që, mendoj se duhet të flasim për të gjitha këto lloj presionesh dhe duhet të punojmë, jo thjeshtë për t’i bindur të rinjtë të mos largohen, por që ata të kuptojnë cilat mund të jenë arsyet e vërteta, dhe të flasim të njëjtën gjuhë me ta, atë që ata ndiejnë, që ata dinë. Dhe problemi është që ata duhet të ndajnë mendimet e tyre, dhe ne duhet të flasim me ta, dhe të çlirojmë, të përpiqemi të çlirojmë shoqërinë nga të gjitha këto lloj presionesh.

Dhe mendoj se vetëm nëse përpiqemi ta zbusim sadopak këtë lloj presioni që vjen nga e kaluara dhe nga të gjitha problemet që kemi pasur gjatë gjithë tranzicionit, atëherë mund të kemi, në fakt, një proces vendimmarrjeje më të qartë dhe më logjik – se ku duam ta ndërtojmë jetën.

Alice Taylor: Kjo ishte, në fakt, një nga pyetjet që do të të bëja. Unë kam thënë që ka një anë ekonomike, po, por mendoj që kjo është arsyeja më sipërfaqësore. Unë besoj se arsyeja pse shumë njerëz duan të largohen është sepse ata mbajnë me vete traumën e brezit – hidhërimin, zemërimin, mllefin, zhgënjimin nga brezat e tjerë, nga komunizmi, ndoshta edhe më gjatë, përmes tranzicionit – dhe edhe nëse nuk kanë lindur në atë kohë, e marrin nga prindërit.

Linda Rama: Sigurisht. Ata e marrin këtë pakënaqësi, këtë zemërim, këtë padrejtësi – dhe nuk i vënë një emër, por thjesht mendojnë: “Dua të iki prej këtej, këtu nuk ka asgjë për mua!”
Për shembull, si ilustrim, nëse ka një fëmijë në një familje dhe babai ose nëna punon në administratën publike, vetëm si shembull, ose në një kompani private, dhe ai fëmijë sheh që padrejtësisht nëna apo babai largohet nga puna pa arsye – pa arsye të vërteta – thjeshtë për shkak të një vendimi të dikujt që është më lart… atëherë mendoj se efekti që ka një fëmijë në perceptim, dhe vetë prindërit, është i madh.

Ata nuk duan që historia e tyre të përsëritet te fëmija, dhe fëmija nuk dëshiron të përballet me të njëjtën gjë që ka parë tek prindi. Prandaj mendoj që duhet ta marrim këtë shumë seriozisht, në të gjitha nivelet, sepse veprime të caktuara – qoftë në sektorin privat apo në qeveri apo në të gjithë sektorët e tjerë, përfshirë median – nuk rezonojnë vetëm me individin dhe shoqërinë, por prekin direkt fëmijët.

Këto janë momente traume që mund të lënë gjurmë shumë të thella në mendjen e tyre. Dhe kjo ndodh edhe sepse askush nuk ka kohë të merret me traumat në mënyrë të dedikuar.
Ndaj, ka ardhur koha për ta, që ta marrim seriozisht –– në veprimet që ndërmarrim.

Alice Taylor: Si të shërohen këto plagë të së shkuarës, kur koha po ecën përpara, shumë njerëz nuk duan t’i adresojnë, nuk duan të flasin për to – “ka ndodhur, ishte në të kaluarën” – por është e qartë që ende i mbajnë peshë edhe sot. Dhe sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë largohet brezi i vjetër… A do të zgjidhen ndonjëherë këto?Si mund të bëhet kjo në nivel qeveritar, politik, shoqëror? Mendon se është shumë vonë?

Linda Rama: Ky është një proces. Sërish, ashtu siç thashë më parë, ndoshta ka qenë e vështirë të shmangej gjithë trashëgimia fatkeqe që kemi nga e kaluara. Sigurisht që ka përpjekje çdo ditë, në të gjitha nivelet, për të korrigjuar. Mendoj që shoqëria duhet të jetë shumë më e pranishme. Duhet të ulim pak kohën që i kushtojmë kronikës së zezë apo politikës, dhe të lëmë pak më shumë hapësirë pikërisht për të folur për këto çështje.

Diçka që mund të theksoj është që me të rinjtë, nuk mendoj se kemi, le të themi, një shkëmbim kuptimplotë. Si brez, ne kemi humbur një autoritet që  prindërit tanë e kishin. Dhe kjo për shkak të kohës ku po jetojmë. Ndërkohë që brezi i ri ka fituar një autoritet, që është autoriteti i informacionit. Për shembull, kur po vija këtu në mëngjes, po mendoja si do të ishte intervista, dhe po udhëtoja me Zahon për në zyrë. Dhe i thashë: “Zaho, si i quani këto pjesët në makinë?” – po i referohesha frenës dhe pedalit të gazit. Dhe ai po ma jepte versionin në anglisht, versionin e saktë. Pastaj i thashë: “Si i thoni babait të gjyshit?” – sepse nuk më kujtohej saktë– dhe ai tha: “Great-grandfather”. Pra, ata dinë gjëra për të cilat ne mund të ndihemi të pasigurt.

Ata të thonë çdo ditë informacione që i marrin nga burime të ndryshme.
Kështu që, në vend që të përpiqemi t’ua imponojmë gjërat, apo t’u japim slogane të gatshme si “mos ik nga Shqipëria”, ne kemi nevojë të ndërtojmë një rrëfim.
Duhet t’i njohim– çfarë mendojnë, si e perceptojnë botën, cilat janë pasiguritë e tyre – që ata të ndihen të vlefshëm në këtë bisedë.

Dy javë më parë ose tre javë më parë, isha e ftuar – ishte shumë e çuditshme sepse nuk e dija që ekzistonte ai grup – nga një grup profesionistësh të rinj. Në fakt, ata ishin në të 40-at, por disa prej tyre ishin në të 30-at. Ishin jo të rinj në kuptimin përkufizues, por të rinj, shumë të rinj në frymë. Dhe ata punonin në nivelet më të larta të menaxhimit në kompani private.

Kërkuan të kishin një bisedë me mua. U impresionova jashtëzakonisht shumë. Ishte një bisedë dy orëshe. Çdo pyetje që ata bënin ishte shumë e pjekur. Nuk mund ta besoja që asnjë pyetje që vinte prej tyre nuk ishte pa interes për mua. Çdo pyetje ishte me një interes të jashtëzakonshëm. Dhe gjëja tjetër që më la shumë mbresë ishte që, përpara se të flisnin me mua, nga pyetjet kuptova që kishin lexuar gjithçka që kishte rreth meje si informacion nga puna që unë bëja. Dhe, nga pyetjet, përsëri kuptova që ishin njerëz që kishin jo vetëm interes, por edhe një lloj ankthi për të gjetur përgjigje për gjëra për të cilat vetë nuk arrinin t’i jepnin dot përgjigje.

Tani, problemi është që jam e sigurt që askush nuk e di që ata ekzistojnë dhe që kanë jetën e tyre. Po flas për sferën publike. Dhe do të doja shumë që ata të inkurajoheshin, që si individë ose si grup të dilnin dhe të flisnin për atë që pëlqejnë dhe që nuk pëlqejnë. Sepse vetëm në këtë mënyrë ata do të marrin pjesë dhe do të gjejnë edhe ata, në një mënyrë a tjetër, kontributin e tyre në shoqëri.

Alice Taylor: Pra, si mund ta arrijë sistemi arsimor shqiptar këtë hap? Dhe këtë botë që, siç e thashë më herët, evoluon vazhdimisht – që në momentin që ne e kemi arritur, ajo ka ndryshuar sërish – dhe këtë rini që është shumë përpara nesh, përtej çdo gjëje që mund të kuptojmë. Vajza ime do të shkojë në një shkollë publike në shtator dhe unë besoj se kjo është zgjedhja më e duhur. Por sa shpejt duhet të evoluojë sistemi këtu për të përballuar këto sfida dhe për ta mbajtur rininë të angazhuar?

Linda Rama: Të flasësh për arsimin mund të nevojitet e gjithë intervista, sepse mendoj që është sektori më i rëndësishëm. Dinamika sot e sistemit arsimor është kaq e madhe për shkak të të gjitha ndryshimeve, sa që është një makineri e madhe që duhet ta mendosh në dinamikë çdo ditë – gjë që nuk është aspak e lehtë. Mendoj që shkollat publike kanë sfida – shumë sfida – por edhe shkollat private kanë sfidat e tyre. Është e vështirë të vësh gishtin në një pikë të vetme, por modernizimi i kurrikulës është një domosdoshmëri, në kuptimin që ajo duhet të pasqyrojë të gjitha ndryshimet që ndodhin me kalimin e kohës.

Për shembull, një nga arritjet që u përmend dhe që u mat vite më parë ishte STEM. STEM është shkurtimi për Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë. Në një moment të caktuar, STEM u bë STEAM. U shtua një A. Pse? A për Art – Artet. Sepse u kuptua që mendimi krijues dhe lidhja mes arteve dhe lëndëve të tjera mund të krijojnë bazën për të nxitur mendimin krijues.

Pra, modernizimi i kurrikulës dhe vënia e theksit te aftësitë analitike – si ato për të cilat po flasim – por edhe te aftësitë digjitale, është një domosdoshmëri në kohët që po jetojmë. Transformimi digjital i sistemit arsimor është një tjetër element shumë, shumë i rëndësishëm. Pse? Sepse përmes transformimit digjital mund të shmangim subjektivitetin dhe ndikimin njerëzor në të gjithë vlerësimet e performancës. Gjithashtu, mund ta ngremë në një nivel tjetër të gjithë mënyrën se si aktorët në arsim ndikojnë në sistem. Trajnimi i mësuesve është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Tani nuk kemi më mësues të TIK-ut dhe mësues të tjerë. Të gjithë mësuesit duhet të kenë aftësi digjitale, sepse duhet t’i përfshijnë ato në procesin mësimor. Pra, po jetojmë në kohën më interesante të mundshme – por duhet të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë dhe të mos presim. Duhet thjesht të vazhdojmë përpara duke e rizbuluar veten.

Alice Taylor: Më pëlqen STEAM – përfshirja e Artit – gjë që mendoj se është shumë e rëndësishme. Mendoj që lëndët artistike shpesh nuk konsiderohen si akademike. Po e çoj vajzën time në shkollën e muzikës dhe arteve, sepse ajo është shumë e interesuar për lëndët akademike, por është edhe shumë kreative. E di që, nëse e ke atë krijimtari brenda vetes, është më mirë të ndodhesh në një mjedis ku ajo mund të lulëzojë dhe të zhvillosh lëndë artistike që të mësojnë shumë gjëra – si disiplinë, logjikë – të cilat mund t’i aplikosh pastaj edhe në gjëra të tjera.

Por po, unë zgjodha sistemin shtetëror arsimor sepse kam parë ndryshime të mëdha në të ndër vite. Mamaja ime është mësuese; ajo e çon vajzën time në shkollë pothuajse çdo mëngjes dhe ajo ka qenë mësuese për 45 vjet në Mbretërinë e Bashkuar dhe ishte shumë e impresionuar nga ajo që kishte parë – kështu që për mua kjo ishte një votë shumë e madhe besimi. Digjitalizimi është hapi tjetër, mendoj – mësimi i kodimit.

 Linda Rama: Përpjekjet për digjitalizim kanë nisur; e di që janë vendosur 100 klasat e para në shkollat fillore dhe fokusi duhet të jetë që kjo të jetë një qasje e hapur ndaj gjithë kurrikulës së programimit, që për fëmijët duhet të fillojë në një moshë të hershme. Dhe, në të njëjtën kohë, mendoj që ata do të jenë brezi që do të sigurojë përmirësimin e aftësive digjitale në industri dhe në sektorin privat – si aftësi të nevojshme për të gjitha profesionet.

Alice Taylor: Më kujtohet një mësues që më thoshte kur isha fëmijë: “Duhet të mësosh si të bësh shumëzimin e gjatë. Nuk do të ecësh gjithmonë me një makinë llogaritëse në xhep.” Ende kemi nevojë për këtë. Ende kemi nevojë për këtë. Unë vuajta me shumëzimin e gjatë dhe pjesëtimin e gjatë. 

Linda Rama: Djali im, herë pas here, më thotë: “Mami, pse po e bëj këtë?”Dhe i them: “Duhet ta bësh sepse aftësitë matematikore janë shumë të rëndësishme për aftësitë analitike. Për të zhvilluar trurin në një fazë tjetër, për të parë dhe për të gërmuar brenda tij.”

Nuk mendoj që bota do të lodhet ndonjëherë duke mësuar matematikë në mënyrën tradicionale – dhe kjo është arsyeja pse “M” është në STEAM – sepse këto aftësi analitike që në moshë të hershme janë shumë, shumë të rëndësishme. Kalkulatorët mund ta bëjnë trurin “të fjetur” në një fazë të hershme – dhe kjo është diçka e keqe.

Alice Taylor: Linda, çfarë do t’i thoshe një vajze të re shqiptare që aspiron të punojë në akademi, në kërkim shkencor, apo edhe në politikë, ose në sektorin e qeverisjes?Çfarë këshille do t’i jepje?

Linda Rama: Të japësh këshilla është… Unë jap ndonjë sugjerim herë pas here. U them: “do të donit një këshillë prej meje?” Sepse përvoja dhe gjithë puna që kam bërë ndoshta më kanë ndihmuar të kuptoj disa gjëra. Por për gratë, unë jam vërtet shumë e ndjeshme ndaj zhvillimeve, ndaj mënyrës si po zhvillohemi në të gjitha nivelet – edhe në ato që përmendni ju: akademia dhe fushat e tjera.

Mendoj se në çdo fushë ku ndodhemi si gra… kemi dëshmuar në Shqipëri që numrat nuk mjaftojnë. Është një e drejtë për një grua të punojë, është një e drejtë të përdorë talentet e saj, të jetë e dobishme për shoqërinë, të trajtohet në mënyrë të barabartë, të ketë një ekuilibër të mirë mes jetës dhe punës. Këto janë të gjitha të drejta. Problemi është se, për aq kohë sa këto të drejta nuk ekzistonin, mendoj se gjithë beteja jonë ishte që këto të drejta të vendoseshin. Tani, prej vitesh, kemi bërë përparim të mirë në përfaqësimin e grave, në nivele të ndryshme të politikës, qeverisë, administratës publike, gjyqësorit, në qeverisjen vendore dhe gjithashtu në sektorin privat.

Kam bërë një studim vite më parë, nuk e kam përsëritur atë studim, por është e qartë që gratë kanë role shumë të rëndësishme në menaxhimin e kompanive private gjithashtu.

Problemi është që ndoshta duhet të mendojmë pak më shumë për disa kapacitete të tjera– cila është gruaja e duhur, profili i duhur. Sepse të kesh thjesht numra të grave, nuk mendoj se ka rëndësi. Është shumë e rëndësishme, por nuk mjafton.… Gratë vetë duhet të pyesin: çfarë profili na duhet në parlament? Çfarë profili na duhet në qeveri? Dhe çfarë vajzash të reja na duhen në politikë? Dinjiteti, integriteti dhe aftësia për të mos u përdorur dhe për të mos u abuzuar janë thelbësore për një grua. Mendoj që për gratë… dhe kjo vlen për çdo sektor në thelb… mendoj që për gratë është shumë e rëndësishme të dinë si të përballen me konkurrencën dhe si të përdorin gjithë njohuritë dhe aftësitë për të qenë në atë konkurrencë – le të themi fituese – por përmes konkurrencës. Mendoj se gratë duhet të jenë shumë të kujdesshme kur janë në politikë, sepse duhet të pranojnë të fitojnë, por edhe të humbasin.

Alice Taylor: Po

Linda Rama: Dhe nuk mendoj që një grua ka të drejtë të sfidojë gjithçka që është në thelb të demokracisë – çfarëdo që të votojnë njerëzit. Gjithçka duhet të bazohet në meritë, në demokraci. Vota, çfarëdo që njerëzit të votojnë, duhet të respektohet seriozisht. Numërimi i çdo vote është shumë i rëndësishëm. Dhe ne kemi përparuar shumë në atë drejtim. Por çdo votë ka rëndësi për të përcaktuar se kush është fituesi. Dhe askush nuk ka të drejtë të kapërcejë vullnetin e njerëzve, nëse ti kërkon nga njerëzit që të të besojnë dhe të të votojnë, bazuar në rregullat që ne i kemi pranuar si rregulla të vendit tonë, pas dekadave katastrofike të votimeve dhe zgjedhjeve të rreme.

Alice Taylor: Totalitarizmi

Linda Rama: Mendoj që mënyra se si gratë përballen me kundërshtarët e tyre është gjithashtu shumë e rëndësishme. Dhe kam parë, në disa raste, gra që thërrasin  origjinën e tyre. Përmendin gjyshërit, përmendin ndonjëherë komunitetet e tyre. I thërrasin për të mbrojtur pozicione të caktuara. Ndërkohë që ankohen se po sulmohen, nga mëngjesi në darkë sulmojnë vetë. Ose thonë se po bullizohen, ndërkohë që bullizojnë vetë.

Nuk mendoj që gratë kanë ndonjë ekskluzivitet mbi gjërat që ne nuk i pëlqejmë në shtëpitë tona të ndodhin, apo që nuk duam që t’i shohin fëmijët tanë. Vetëm të jesh grua nuk e justifikon diçka. Përkundrazi, shoqëria pret nga gratë cilësi më të mira – dhe për këtë kemi luftuar shumë. Dhe mendoj që ky kontribut më i mirë është i rëndësishëm sidomos për gratë dhe vajzat e tjera.

Dhe e di çfarë, Alice?! Ndonjëherë, gratë solidarizohen me gra të tjera kur ato ndodhen në pozicione të gabuara vetëm sepse janë gra. Tani, kjo është edhe më keq. Kushdo grua që vendos të jetë në anën e një gruaje tjetër, edhe kur shoqëria ka mendime shumë të kundërta, vetëm sepse ajo është grua – mendoj se kjo është edhe më keq sesa vetë gruaja që është gabim. Prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshme në kohën që po jetojmë, sepse tashmë mbajmë mbi supe të gjitha stereotipet dhe të gjitha problemet që historia dhe shekujt i kanë sjellë profilit të gruas. Nëse një burrë vendos njëfarë energjie, ne duhet të vendosim qindfish më shumë për të na marrë seriozisht. Që të mos paragjykohemi, që të na jepen mundësi – dhe kjo është koha kur duhet të ndërtojmë një profil që, në fakt, e meritojmë të kemi. Sepse ky profil do të shërbejë shumë si model për vajzat e reja dhe gratë e reja, që mund të gjejnë frymëzim për të mos prekur karakterin dhe thelbin e tyre – ndërsa mendojnë se duhet ta ndryshojnë për të ecur përpara. Dhe kjo vlen për çdo sektor, kjo vlen për çdo nivel – dhe kjo vlen për gjithçka në jetë.

Alice Taylor: Po, jam dakord – nuk është vetëm sepse je grua, por sepse e meriton. E meriton të jesh aty sepse është gjëja e duhur për të bërë.Kjo do të jetë pyetja ime e fundit. Do të doja të kishim më shumë kohë, por kjo që thatë më bëri t’ju pyes këtë… A keni menduar ndonjëherë të futeni në politikë, apo e preferoni më shumë të qëndroni pas skenës? Sepse mënyra si flisni me kaq shumë bindje për këto tema dhe keni këtë pasion në mënyrën si e shprehni veten… A keni menduar ndonjëherë për këtë?

Linda Rama: E kam kuptuar shumë herët në jetën time që, për të hyrë në politikë, duhet të jesh fituese.
Dhe, sigurisht, kur dola nga agjencia, në fakt, u gjenda përballë një dileme: çfarë të bëj më pas?
Dhe në atë moment, për shkak të gjithë përballjes që kisha pasur me politikën – sepse isha në një pozicion që, në fakt, përballesha shumë me të – vendosa që do të isha shumë më e dobishme si pjesë e shoqërisë civile, si pjesë e, le të themi, kërkimit dhe këshillimit të pavarur, së bashku me institucionet ndërkombëtare që janë të pranishme në Shqipëri.

E vlerësoj jashtëzakonisht shumë këdo që është në politikë. Kështu që nuk kam paragjykime.
Por, në të njëjtën kohë, përgjegjshmëria e tyre ka shumë rëndësi për mua.
Dhe mendoj që duhet bërë shumë nga politikanët dhe kushdo që është në politikë për të merituar respektin dhe për të përmbushur gjithçka që u është ngarkuar – sepse është një privilegj i madh të kesh këtë mundësi.

Dhe kur bëtë këtë pyetje, më erdhën ndër mend shumë miq të mi që, në fakt, mund të kishin qenë politikanë fantastikë, deputetë fantastikë dhe ministra fantastikë. Ata tashmë janë në administratën publike. Dhe mendoj që shumë prej tyre – dhe kjo është arsyeja pse procesi i “screening”-ut i surprizoi të gjithë në BE – disi i befasoi të gjithë për nivelin… Sepse në atë nivel ka ekspertë patriotë që në fakt kujdesen shumë për vendin dhe japin çdo ditë më të mirën e tyre. Kështu që, fakti që disave u është dhënë mundësia të jenë në politikë – ata kurrë nuk duhet ta harrojnë që ka shumë të tjerë që e meritojnë të jenë në politikë, por që nuk iu dha mundësia të jenë aty. Prandaj ne duhet të shohim prej tyre maksimumin e mundshëm, në mënyrë që të mos mbeten në borxh me gjithë ata të tjerë, që në fakt, kishin gjithë kapacitetin për t’u bërë dikush. Por që nuk do të mund ta shohin këtë kapacitet të përfaqësuar në këto pozicione gjatë jetës së tyre.

Alice Taylor: Fjalë shumë të mençura. Linda, faleminderit.

Linda Rama: Faleminderit shumë, Alice!

 

1 nga 3

/e.i/ /gj.m/

The post Linda Rama: Shqipëria ka potencial për më shumë investime të huaja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çfarë do të thotë 5% e PBB-së për mbrojtjen?

26 June 2025 at 14:07

Gjatë vitit 2025, Shqipëria pritet të shpenzojë 37.2 miliardë lekë ose afërsisht 372 milionë euro për sektorin e mbrojtjes, një shifër kjo e barabartë me 1.42% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, i cili vlerësohet se do të jetë 26.2 miliardë euro. Shqipëria është për rrjedhojë një nga të paktat anëtare të NATO-s e cila nuk […]

The post Çfarë do të thotë 5% e PBB-së për mbrojtjen? appeared first on Reporter.al.

Sa investuan bashkitë për banor? Buxheti nis me 10 euro për frymë

20 June 2025 at 22:30

Kompetencat e pushtetit vendor për shërbimet dhe investimet publike janë mjaft të rëndësishme për cilësinë e jetës së qytetarëve.  Por si kanë shpenzuar bashkitë për investime të cilat përmirësojnë jetën e tyre dhe kush ka përfituar më shumë? Referuar raportit të financave vendore 2024, sa i takon shpenzimeve për investime për banor, në vendin e […]

The post Sa investuan bashkitë për banor? Buxheti nis me 10 euro për frymë appeared first on BoldNews.al.

Sufiçiti arrin në 412 mln euro/ Shqiptarët mbushin buxhetin e shtetit, por investimet në vendnumëro

17 June 2025 at 21:24

Me taksat e paguara në kohë, shqiptarët e kanë mbushur më shumë buxhetin e shtetit në 5 muajt e parë të vitit. 305.9 miliardë lekë janë arkëtuar deri në muajin maj. Një rritje me një nivel 6.5% sipas të dhënave të Ministrisë së Financave më shumë se e njëjta periudhë e një viti. Nga të […]

The post Sufiçiti arrin në 412 mln euro/ Shqiptarët mbushin buxhetin e shtetit, por investimet në vendnumëro appeared first on BoldNews.al.

“Shqipëria e bukur”, Rama ndan pamje nga Puka

TIRANË, 13 qershor /ATSH/ Puka mbetet një ofertë turistike e veçantë, mjaft e përshtatshme për shëtitje, ski, alpinizëm, gjueti sportive (të peshkut) dhe për shumë veprimtari të tjera çlodhëse dhe argëtuese.

Qyteti i Pukës vitet e fundit është shndërruar në një prej atraksioneve më të veçanta turistike të veriut, duke u renditur në mesin e destinacioneve me turizëm gjithëvjetor.

Kryeministri Edi Rama, ndau sot pamje të Pukës së transformuar, përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, pjesë e rubrikës “Shqipëria e bukur”.

Në këtë video shfaqen imazhet e liqenit në qendër të qytetit, krahas shëtitores me vende pushimi dhe bredha të lartë, ndërsa grupe të ndryshme artistike popullore performojnë vallet tradicionale shqiptare.

Investimet publike në Pukë e kanë shndërruar këtë qytet në një qendër urbane moderne, me standarde dhe vlera të një atraksioni të veçantë turistik për resurset dhe pozicionin gjeografik ku gjendet.

Përveç shëtitores edhe liqeni është kthyer në një destinacion turistik dhe ofron për të gjithë vizitorët një peizazh të harmonishëm alpin.

Puka është një qytet alpin në veri të Shqipërisë, 145 km nga Tirana. Ajo mbetet e preferuara e adhuruesve të malit, ajrit të pastër, qetësisë dhe frymëzimit nga natyra, për të përballuar më tej ditët e lodhshme të punës dhe zhurmat e qyteteve të mëdha. Puka njihet për masivin e madh pyjor të pishave, me një sipërfaqe prej 400 hektarësh.

Puka shërben edhe si bazë për ushtrimin e alpinizimit, në malin e Munellës, Bjeshkët e Tërbunit dhe mali i Krrabit.

/e.i/j.p/

The post “Shqipëria e bukur”, Rama ndan pamje nga Puka appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Investimet shqiptare jashtë vendit pësuan frenim në tremujorin e parë të vitit

By: user7
13 June 2025 at 08:22

Investimet shqiptare jashtë vendit pësuan një frenim në tremujorin e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vlera e investimeve të kompanive shqiptare jashtë vendit zbriti në 67 milionë euro, 7% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Pavarësisht rënies krahasuar me shifrën e vitit të kaluar, që kishte shënuar njëkohësisht një rekord historik për investimet shqiptare jashtë vendit për këtë periudhë të vitit, tremujori i parë i këtij viti shënon gjithsesi vlerën e dytë më të lartë të regjistruar ndonjëherë.

Në pjesën më të madhe, investimet shqiptare janë kanalizuar në kontribute direkte në kapitalin e shoqërive të kontrolluara jashtë vendit. Këto injektime kapitali përbënin afërsisht 75% të fluksit të ri të investimeve shqiptare jashtë vendit.

Pjesa tjetër konsiston kryesisht në fitime të riinvestuara të kompanive të zotëruara jashtë vendit.

Në vitet e fundit, investimet e huaja direkte në Shqipëri këtë vit po shënojnë vlera rekord, por, nga ana tjetër, një tendencë të ngjashme në rritje po shfaqin edhe investimet shqiptare jashtë vendit.

Sidoqoftë, bilanci neto i investimeve të huaja direkte për 3-mujorin I 2025 ishte negativ, për një vlerë të përgjithshme prej 295 milionë eurosh, në rritje me 4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Bilanci negativ në llogarinë e investimeve të huaja nënkupton se investimet e huaja direkte hyrëse në Shqipëri ngelen shumë më të larta krahasuar me investimet shqiptare jashtë vendit.

Megjithatë, në vitet e fundit, disa prej grupeve më të mëdha të biznesit në Shqipëri po kryejnë investime të konsiderueshme në tregje të huaja. Nëse deri para pak vitesh investimet shkonin kryesisht në tregjet fqinje, tashmë ka grupe shqiptare që po investojnë shuma të konsiderueshme edhe në tregjet e Europës Perëndimore dhe SHBA.

Grupi Balfin prej vitesh po investon në sektorin e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme në Austri. Sipas të dhënave të vetë grupit, deri në maj të këtij viti portofoli i investimeve në Austri llogaritej në rreth 100 milionë euro, ndërsa synon të rrisë më tej portofolin e investimeve në tregun austriak deri në 200 milionë euro, kryesisht në sektorin e pasurive të paluajtshme. Prej vitit 2022 grupi Balfin ka nisur aktivitet edhe në Zvicër, ndërsa është e pranishme tashmë edhe në tregun amerikan, me fokus kryesor gjithmonë zhvillimin ose blerjen e pasurive të paluajtshme në SHBA dhe Kanada, në modelin që ka ndjekur edhe në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Edhe grupi Kastrati ka shtrirë investimet në tregun amerikan, me blerjen e DUA Hotel Miami.

Të dhënat statistikore për investimet e sipërmarrjeve shqiptare jashtë vendit nuk detajohen për shpërndarjen e tyre gjeografike apo sektoriale. Për këtë arsye, ende nuk ekziston një “hartë” e mirëfilltë e investimeve shqiptare jashtë, apo në cilat prej vendeve apo sektorëve po përqendrohet rritja në vitet e fundit.

Megjithatë, është fakt se disa prej grupeve më të rëndësishme shqiptare të biznesit prej vitesh janë të vendosura edhe në tregjet fqinje, kryesisht në Kosovë, Maqedoninë e Veriut. / MONITOR

The post Investimet shqiptare jashtë vendit pësuan frenim në tremujorin e parë të vitit appeared first on Lapsi.al.

Investimet “lule mos me prek”! Bashkitë realizojnë vetëm 5% të programit vjetor në 3 muaj

30 May 2025 at 08:02

Pavarësisht faktit se tre muajt e parë të 2025 vendi ishte i përfshirë në fushatë për zgjedhjet e përgjithshme dhe pushteti lokal u vu në lëvizje për të qenë më pranë qytetarëve, sërish realizimi i investimeve publike nga bashkitë vijoi të jetë shumë i dobët. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se në […]

The post Investimet “lule mos me prek”! Bashkitë realizojnë vetëm 5% të programit vjetor në 3 muaj appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria drejt zhvillimit të teknologjisë e industrisë, BERZH do financojë 900 mln€

By: fra nc
28 May 2025 at 15:33

Banka e Shqipërisë thotë se vendi ynë duhet të zhvillohet përmes teknologjisë dhe politikave industriale. Për të mbështetur këtë tranzicion, do të jetë BERZH, ajo që do të financojë 900 mln euro për 5 vitet në vazhdim.

Reformat e 20 viteve të fundit kanë krijuar një ekonomi konkurruese në Shqipëri, por ato nuk janë të mjaftueshme për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik. Në realitetin e ri global, për Guvernatorin Gent Sejko, vendi duhet të shkojë drejt ringritjes së politikave indistriale dhe tregut të teknologjisë.

“Këto “shërbime të inovacionit global”, si teknologjia e informacionit, dizajni, logjistika dhe analiza e të dhënave, janë në zemër të rritjes së produktivitetit dhe vlerës së shtuar, por për t’i zhvilluar, nevojiten themele të forta: investime në arsim, fuqi punëtore e kualifikuar, infrastrukturë digjitale moderne dhe kapacitete të larta institucionale.

Disa ekonomi të Evropës Qendrore dhe Lindore tashmë janë bërë eksportuese lider në fushën e shërbimeve kompjuterike. Edhe Shqipëria ka potencialin ta ndjekë këtë rrugë”, tha Sejko.

Ndërkohë, BERZH do të financojë 900 mln euro deri në vitin 2030, për të mbështetur zhvillimin e vendit.

“Kjo synon të mbështesë progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Prioritetet e strategjisë sonë për vendin janë tërësisht të harmonizuara me strategjinë globale të BERZH që përmenda më lart, ndërkohë që janë përshtatur me prioritetet dhe nevojat të Shqipërisë. Prioriteti i parë është përshpejtimi i kalimit drejt ekonomisë së gjelbër, do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë në përpjekjet e saj për të diversifikuar burimet e energjisë së rinovueshme”, bëri me dije drejtoresha e Berzhit në Shqipëri, Ekaterina Solovova.

Në prezantimin e raportit të tranzicionit për vendin tonë, u detajuan edhe programet e financimit që do të përmirësojnë zgjerimin e rrjeteve të transportit dhe shpërndarjes së energjisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shqipëria drejt zhvillimit të teknologjisë e industrisë, BERZH do financojë 900 mln€ appeared first on Euronews Albania.

Investimet në Evropë në pikën më të ulët në nëntë vite – a ka shenja rimëkëmbjeje?

27 May 2025 at 23:52

Investimet e huaja direkte (FDI) në Evropë ranë në nivelin më të ulët në nëntë vitet e fundit gjatë vitit 2024, me Francën, Gjermaninë dhe Britania e Madhe që përjetuan rënie dyshifrore.

Ndërkohë që bota shënoi një rritje modeste të investimeve të huaja direkte gjatë vitit 2024, Evropa u shfaq si një destinacion më pak i preferuar për kapitalin.

Numri i projekteve në rajon ra në nivelin më të ulët në nëntë vjet, sipas Anketës së Attraktivitetit Evropian 2025 nga EY, e cila përfshiu përgjigjet e 500 drejtuesve të bizneseve ndërkombëtare midis janarit dhe marsit 2025, raporton euronews.

Më shumë se një e treta prej tyre, 37 për qind, deklaruan se kishin shtyrë, anuluar ose kufizuar planet e investimeve në Evropë gjatë vitit 2024, për shkak të rritjes së dobët ekonomike, çmimeve të larta të energjisë dhe tensioneve gjeopolitike, transmeton Telegrafi.

“Bizneset në mbarë botën njoftuan 5,383 projekte të reja (greenfield) dhe projekte zgjerimi në 45 vende evropiane, krahasuar me 5694 në vitin 2023 – një rënie vjetore prej 5 për qind”, thuhet në raport.

Për krahasim, projektet FDI në Evropë ranë me 4 për qind nga viti 2022 në 2023, dhe u rritën me 1 për qind nga 2021 në 2022. Aktualisht, numri i projekteve të investimeve të huaja direkte është 19 për qind më i ulët krahasuar me kulmin e arritur në vitin 2017.

Megjithëse Evropa në tërësi nuk ishte destinacioni kryesor për projekte të reja gjatë vitit 2024, Luksemburgu u veçua si vendi më i mirë ndër anëtarët e OECD-së, me vlerën më të lartë të investimeve të huaja direkte. Këto arritën në 133 miliardë dollarë (117 miliardë euro) në vitin 2024, sipas të dhënave të OECD-së. Shtetet e Bashkuara u renditën të dytat me 66 miliardë dollarë (58 miliardë euro), të ndjekura nga Kanadaja me 42 miliardë dollarë (37 miliardë euro).

Ku kanë rënë më së shumti në Evropë?

Anketa e EY zbuloi se Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania mbeten tre destinacionet kryesore për investimet e huaja direkte (FDI) në Evropë, duke përfaqësuar së bashku rreth gjysmën e të gjitha projekteve FDI në rajon. Megjithatë, të tre këto vende përjetuan rënie dyshifrore gjatë vitit të kaluar.

Numri i projekteve të reja në Francë ra me 14 për qind, kryesisht për shkak të pasigurisë politike dhe kostove të larta të punës në vitin 2024. Kjo ndodhi pavarësisht faktit që Franca vazhdon të jetë destinacioni kryesor për investimet FDI, sipas raportit. Ajo po shfaqet gjithashtu si një qendër kryesore për investimet në inteligjencën artificiale dhe mbetet një vend strategjik për kompanitë ndërkombëtare të energjisë dhe agropërpunimit.

Edhe pse Londra mbetet qyteti më tërheqës në Evropë për investime, Mbretëria e Bashkuar shënoi një rënie prej 13 për qind të FDI-së vitin e kaluar. Kjo lidhet pjesërisht me produktivitetin e ulët, financat publike sfiduese dhe çmimet relativisht të larta të energjisë, sipas EY.

Në Mbretërinë e Bashkuar, raporti shton se klima e investimeve po zhvendoset drejt projekteve më të pakta, por me cilësi më të lartë, të udhëhequra nga një rritje e fortë e skemave të investimeve në kërkim dhe zhvillim (R&D), me një rritje prej 32 për qind.

Ndërkohë, FDI në Gjermani ra me 17 për qind në vitin 2024, duke vazhduar rënien e qëndrueshme që nga pandemia. Investimet në Gjermani gjatë vitit 2024 u përqendruan kryesisht në zgjerimin e projekteve ekzistuese, dhe jo në të ashtuquajturat projekte të reja (greenfield).

Rritje e investimeve në Evropën Qendrore, Lindore dhe Jugore

Sipas raportit, investimet u rritën në të gjithë Evropën Qendrore, Lindore dhe Jugore.

Spanja u veçua me një rritje prej 15 për qind të projekteve në vitin 2024 krahasuar me vitin e mëparshëm, e nxitur nga një performancë e fortë ekonomike, kosto relativisht të ulëta të energjisë dhe punës, një furnizim i bollshëm me tokë dhe mbështetja e fondeve të BE-së.

Kjo e bëri vendin destinacionin e katërt më të madh për FDI në Evropë.

Sa i përket projekteve të reja, performues të tjerë të fuqishëm ishin Danimarka (+86 për qind), Austria (+31 për qind), Zvicra (+25 për qind), Polonia (+13 për qind), Finlanda (+13 për qind) dhe Italia (+5 për qind), sipas EY.

Rritja e ndjeshme në Danimarkë erdhi nga trefishimi i numrit të projekteve në shërbime biznesi, shitje dhe marketing.

Polonia gjithashtu forcoi pozicionin e saj si një qendër industriale dhe logjistike, duke përfituar nga vendndodhja qendrore, konkurrueshmëria në kosto dhe baza e gjerë e punonjësve të kualifikuar.

Cilat sektorë u prekën më shumë?

Ndër projektet e FDI në Evropë, investimet në prodhim ranë me 9 për qind, duke shënuar nivelin më të ulët të projekteve të reja prodhimi që nga viti 2020.

Projektet e reja të tipit “greenfield”, që ndërtohen nga e para, ranë me 20 për qind. Objektet e reja zakonisht krijojnë dyfish më shumë vende pune sesa zgjerimet e ndërtesave ekzistuese.

Edhe investimet në ambiente zyrash ranë, pasi kalimi drejt punës në distancë uli kërkesën për hapësira të reja zyrash. Sektori i softuerit dhe shërbimeve IT — historikisht sektori më i madh për FDI — pësoi një rënie prej 17 për qind, pjesërisht për shkak të kufizimeve në buxhetet për shërbimet e jashtme (outsourcing).

Në total, krijimi i vendeve të punës të lidhura me FDI ra me 16 për qind në vitin 2024, sipas EY.

Ndërsa shumica e kategorive të FDI pësuan rënie në 2024, investimet në kërkim dhe zhvillim (R&D) u rritën, ndonëse nga një nivel relativisht i ulët. Kjo tregon se investitorët ende e shohin Evropën si një vend tërheqës për kërkime të avancuara në të gjitha sektorët.

Çfarë pritshmërish kanë drejtuesit e biznesit për vitet e ardhshme?

Një rikuperim i menjëhershëm i investimeve të huaja direkte (FDI) në Evropë është i paqartë.

Sipas OECD-së, perspektiva globale për vitin 2025 mbetet e pasigurt, pasi pritet një rritje modeste e Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP) në dy vitet e ardhshme, e kufizuar nga barrierat në rritje tregtare dhe ndryshimet në politika.

Pasiguritë po ndikojnë edhe në perspektivat afatgjata të Evropës. Kërcënimi i vazhdueshëm i tarifave të larta të importit në SHBA shton shqetësimet për konkurrueshmërinë e Evropës, duke ushqyer hezitimin e investitorëve.

Megjithatë, shumica e drejtuesve ndërkombëtarë të biznesit që u anketuan besojnë se Evropa mund të tërheqë investime në sektorë kyç. Këta përfshijnë energjitë e rinovueshme, gjysmëpërçuesit, farmacinë, inteligjencën artificiale dhe automjetet elektrike (EV).

“Ndërsa investimet në përgjithësi kanë rënë, ka një mundësi të rëndësishme për Evropën që të forcojë investimet në sektorë në zhvillim si energjitë e rinovueshme, inteligjenca artificiale dhe automjetet elektrike, të cilët shfaqin potencial të madh,” tha Julie Linn Teigland, nënkryetare globale e EY, përgjegjëse për aleancat dhe ekosistemet në rajonin EMEIA. “Është thelbësore që të përshtatemi dhe të inovojmë shpejt për të siguruar një të ardhme të begatë për Evropën,” shtoi ajo.

Vetëm 59 për qind e bizneseve kanë ndërmend të investojnë në Evropë brenda 12 muajve të ardhshëm, nga 72 për qind që ishin vitin e kaluar. Pak më shumë, 61 për qind, mendojnë se atraktiviteti i Evropës do të rritet gjatë tre viteve të ardhshme.

Shpenzimet në mbrojtje

Me gjithë klimën e zymtë të investimeve në Evropë, perspektivat e rajonit mbështeten nga tregues ekonomikë pozitivë. Normat e interesit po bien, dhe rritja e pagave po tejkalon inflacionin.

Besimi në ekonominë evropiane mbështetet edhe nga planet e Gjermanisë për të shpenzuar 1 trilion euro në infrastrukturë dhe mbrojtje në vitet e ardhshme, të cilat pritet të jenë një shtytës i FDI-së.

Ndërsa SHBA-ja po bëhet një partner ushtarak më pak i besueshëm, Evropa duhet të bëhet më e pavarur, duke rritur shpenzimet në mbrojtje dhe duke forcuar prodhimin vendas.

Të dhënat e FDI-së për 2024 treguan se investimet evropiane në mbrojtje po marrin hov. Aktorët kryesorë përfshijnë gjigantin francez të aeronautikës dhe mbrojtjes Thales, i cili hapi një linjë të re montimi në Belgjikë, dhe grupin gjerman të mbrojtjes Rheinmetall, që po përgatit një fabrikë të re për prodhimin e artilerisë në Lituani. /Telegrafi/

The post Investimet në Evropë në pikën më të ulët në nëntë vite – a ka shenja rimëkëmbjeje? appeared first on Telegrafi.

Rama: 300 milionë euro në vit, kompensime për pensionistët

TIRANË, 6 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht edhe kryetari i Partisë Socialiste tha sot se janë 300 milionë euro në vit kompensime të tjera që jepen për pensionistët dhe që ndahen sipas tij në 80 milionë euro për kompensime mujore të tjera, 161 milionë për bonuse dhe 57 milionë për rimbursimin e barnave.

Nga takimi “Një pasqyrë e Rilindjes së qarkut të Elbasanit”, Rama tha nga Librazhdi ku edhe prezantoi arritjet kyçe për sektorët më të rëndësishëm dhe sfidat e Shqipërisë 2030 në BE se brenda mandatit të katërt qeverisës nuk do të ketë asnjë pension nën 200 euro në Shqipëri.

“Pensionin mesatar me vite të plota pune, e kemi 300 euro, por problem kryesor është numri i madh i pensionistëve me pension shumë të ulët dhe objektivi ynë është që brenda mandatit të katërt të mos ketë më asnjë pension nën 200 euro”, tha Rama.

Kryeministri u ndal gjatë fjalës së tij edhe te tregu i punës në vend duke ndarë edhe shifrat zyrtare të papunësisë. Sipas Ramës, papunësia ka qenë 17.5%, sot për herë të parë papunësia në Shqipëri është nën 10% dhe është një numër një shifror 8.8%.

“Dhe shumë njerëz thonë del e ulët se kanë ikur njerëzit. Përqindja e papunësisë matet me tregun e punës, jo me pensionistët dhe fëmijët. Sa forca pune janë në dispozicion, sa prej tyre janë në punë”, shtoi Rama.

“Kjo vlen për të gjithë që duke përqeshur thonë ku i keni 300 mijë vende pune. Kur ne morëm detyrën ishin 1 milion e 23 mijë të punësuar, këta janë 1 milion e 23 mijë emra dhe mbiemra, të punësuar në regjistrat e shtetit që paguajnë detyrime shëndetësore dhe shoqërore. Sot, këta janë 1 milion e 327 mijë, sipas aritmetikës që kam mësuar unë në Liceun Artistik janë më shumë se 300 mijë”, pohoi Rama, ndërsa shtoi se “aritmetika është në hall të madh se ne menduam se e pamë hatanë më të madhe kur thoshte Luli 7×7 baras 42, po tani doli 7×7 baras 6 milionë. Llogaria këtu është 300 e 4 mijë vende pune plus”, theksoi Rama.

“Të punësuarit me pagë nën 40 mijë lekë kanë qenë 60%, kjo shifër ka rënë në 14.4%. Pagat sot janë jo të mjaftueshme, por janë shumë më të larta seç ishin. Pagën minimale sot e kemi 400 euro, në janar të 2026 do të bëhet 500 euro dhe brenda mandatit të katërt do të jetë 650 euro minimalja”, vijoi ai.

Rritja e pagave, sipas tij, në tërësi llogaritet 848 euro që është paga mesatare e bashkuar sektori publik me sektorin privat.

“Paga mesatare në sektorin publik është 1000 euro, ndërkohë që ka qenë 370 euro”, tha Rama. /j.p/

1 nga 2

The post Rama: 300 milionë euro në vit, kompensime për pensionistët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Dibra është bërë Tiranë, investimet në veri flasin vetë

TIRANË, 6 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama tha sot se Shkodra flet vetë për atë se çfarë është bërë në këtë qytet, nga investimet në hyrje të Shkodrës te rrugët brenda në qytet, ndërsa renditi edhe investimet e tjera në infrastrukturë që janë bërë në veri të Shqipërisë.

Në përgjigjet e drejtpërdrejta me qytetarët, në rubrikën “Sy m’sy” në platformat sociale, Rama iu përgjigj komentit të një qytetareje që i kërkon të dijë se çfarë është bërë për Shkodrën.

“Unë them që Shkodra flet vetë, se çfarë kam bërë unë me Benet Becin dhe qeverinë. Boll të fillosh nga hyrja e Shkodrës dhe nuk ka nevojë fare as të pyesësh njeri, as të marrësh përkthyes, as të kërkosh guidë, thjesht lërja syve të shohin dhe të të thonë. Që nga hyrja e Shkodrës, e vazhdo nëpër Shkodër, ishte një qytet i zhytur në plehra dhe në zymti, do ta shohësh se çfarë është bërë apo e bëri koha”, tha Rama.

Një tjetër komentues shkruan në platformat sociale se sipas tij veriut i është vënë trau, Lezha është e mbytur nga trafiku, teksa kërkohen vota për të diskriminuar veriun.

Kryeministri i renditi qytetarit disa nga investimet në infrastrukturë të përqendruara në veri të vendit si rruga Shëngjin-Velipojë, një aks që është premtuar dhe pritur prej shumë vitesh, Thumanë-Kashar, Milot-Balldren që sipas Ramës fillon së shpejti me shpalljen e fituesit, pasi është një kontratë në proces.

“Po rruga që shkon deri në Vermosh është në veri apo në jug, po rruga e Thethit, po rruga e Arbrit, megjithëse Dibra është bërë Tiranë tani, po rruga e Lurës, po rruga e Komanit, po rruga e Dukagjinit dhe të gjitha këto janë akse strategjike për turizmin për të cilat është folur dhe s’është bërë kurrë asgjë të gjitha këto janë ose të bëra ose kantiere”, pohoi Rama, ndërsa shtoi se trafiku në Lezhë gjatë sezonit veror është një fenomen që ndodh edhe në vende të tjera ku ka turizëm të zhvilluar dhe masiv. Por, nënvizoi Kryeministri në Lezhë është i nevojshëm të bëhet bajpasi i Shëngjinit dhe projekti është gati dhe do të bëhet.

“Do të kemi një çlirim, por me gjithë këtë dyndje turizmi kështu ndodh edhe në vende të tjera me turizëm të zhvilluar dhe masiv”, tha ai.

Një tjetër komentues i thotë Kryeministrit që ka frikë zgjedhjet, ndaj bën cirk çdo ditë.

“I kam frikë se i kam fituar nëntë zgjedhje dhe kam humbur vetëm një me një marzh shumë të ngushtë. Ajo më ka trembur shumë”, vijoi Rama.

Qytetari i radhës në komentet e tij shkruan në platformat sociale se Rama kërkon t’i mbushë mendjen çyrykëve që pa të nuk ka Evropë dhe se as ai vetë nuk i beson ato që thotë.

“Unë besoj çdo gjë që të them ty, sepse po të mos besoja nuk do rrija një minutë këtu. Se nuk është se nuk bëj dhe punë të tjera dhe i besoj aq fort dhe për këtë arsye përballoj edhe këto lloj ngarkesash jo të vogla që të ulem të flas si njeri me njerëz që lëshohen këtu, por jeni pjesë e kësaj familjeje e këtij komuniteti shqiptar. Dhe juve duhet t’ju jap kohën të komunikoj, të përpiqem t’ju hap sytë për gjërat që i shihni me sytë e bufit të kënetës pastaj ju vendosni vetë. Pastaj, që unë i besoj me mish e me shpirt se ndryshe nuk do e gjeja dot fuqinë për t’u marrë me gjithë këto lloj llafesh dhe llumi”, pohoi Rama. /j.p/

The post Rama: Dibra është bërë Tiranë, investimet në veri flasin vetë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: 66 milionë euro në vit për qytetarët nga heqja e taksave për biznesin e vogël

TIRANË, 3 maj /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht edhe Kryetari i Partisë Socialiste tha sot nga Gjirokastra gjatë takimit elektoral se familja evropiane kërkon të bëjë pjesë të sajën Shqipërinë sepse është bërë shtet.

Në takimin elektoral ku Rama prezantoi arritjet kyçe për sektorët më të rëndësishëm dhe sfidat e Shqipërisë 2030 në BE, ai nënvizoi faktin se “kjo e dhënë duhet të mjaftonte për të gjithë klientët e berberhaneve që minimalisht t’i jepnin popullit të shumicës një mundësi që ta konsideronin si të arsyeshëm, kur thonë që vendi po shkon në drejtimin e duhur, apo njerëzit mbështesin PS dhe të mos ta etiketonin si të sëmurë”.

Rama u ndal te Prodhimi i Brendshëm Bruto, ndërsa tha se sa herë flitet nëpër kanalet e kënetës që këtu s’ka prodhim, s’ka fabrika që këtu s’ka asgjë, shifrat flasin vetë.

“Prodhimi i Brendshëm Bruto është ajo çka një vend krijon si vlerë në tërësinë e vet dhe ajo matet me intrumentet që në fund nxjerrin shifrën sa e ke kapacitetin financiar. Më pak se 10 miliardë ne momentin që morëm detyrën, kemi kaluar 25 miliardë, e kemi rritur si kurrë me parë me dy herë e gjysmë. Projeksioni për Shqipërinë 2030 është 35 miliardë që nuk është si këto gjërat që i lëshojnë si balonë dhe tullumbace të tjerët se herë që kanë fushatë”, tha Rama.

Kryeministri u ndal edhe te rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa cilësoi se nuk e solli koha të gjithë këtë transformim ekonomik të Shqipërisë, por kjo pasqyrë sipas tij është treguesi më i mirë se kush i shfrytëzon mundësitë e kohës, apo i neutralizon ato.

“PBB në rajon ku Serbia konsiderohet një nga rajonet me zhvillimin më të shpejtë të dekadës së fundit, është gati 40% larg nesh. Ne jemi 109.6%  rritje, mesatarja e rajonit është 64.9% dhe të gjitha këto janë të ardhura që janë krijuar në Shqipëri. Është vlerë që është krijuar në Shqipëri që duke u rishpërndarë ka krijuar një situatë ekonomike më të qëndrueshme për shumicën dërrmuese”, vijoi ai.

“Dhe ja ku jemi te pjesa që ka të bëjë me të ardhurat për frymë. 3 300 euro ishte kur morëm detyrën, e mbyllëm me 10 300 euro dhe deri në 2030 do arrijmë në 15 mijë euro në Shqipërinë 2030 të ardhurat mesatare për frymë”, nënvizoi Rama.

Rama tha se “gjithë kjo rritje nuk është flluskë, si rritja e piramidave që në fund të merr dhe të hedh në humnerë, por është një rritje që mbështetet në themele shumë të forta të situatës financiare. Këtu hyn borxhi. Nëse rritesh me një borxh të lartë, vjen momenti që borxhi bëhet problemi më i madh dhe situata mund të dalë nga kontrolli dhe nuk ke më kapacitete që të paguash rroga dhe pensione. Borxhi kur ne morën detyrën ishte 70.4% sepse ne i gjetëm mbi 700 milionë euro borxh ndaj kompanive. Shqiptarët në 2013 shpëtuan vendin me votën e tyre nga një humnerë e dytë si piramidat, por jo për shkak të Sudes apo Xhaferrit që kishin bekimin e të parit të shtetit, por për shkak të një qeverisje të papërgjegjshme”.

Kryeministri shtoi se “të gjitha kompanitë që kishin kontratë me shtetin kishin ndaluar punën, në ndërtimin e rrugëve. Rrugët e famshme që ishin tendra, por jo vepra, tenderoheshin rrugë pa lekë, ose vihej një vlerë qesharake, lidhej kontrata dhe i thuhej kompanisë që investo se do t’i japim”.

“25% kreditë e këqija është momenti kur ndizet llampa e kuqe e stabilitetit të bankave, e njëjta gjë me kompanitë e shërbimeve. Nuk kishte më ilaçe në spitale, nuk kishte shkumësa në shkolla se kompanitë furnitore nuk paguheshin. 700 e ca milionë euro borxh duhet të laheshin që të futej ekonomia në punë. Kreditë e këqija i kemi ulur në 4.2% , borxhin e kemi ulur në 54% dhe tendenca ulëse do të shkojë te 50%”, pohoi Kryeministri.

Sipas Ramës, rreziku i rënies në varfëri ishte 23.7% kur qeveria socialiste mori detyrën, ndërsa në 2023 ishte 19.2%. Kryeministri tha se kjo e dhënë matet nga Eurostat dhe mesatarja e vendeve të BE-së në 2023 është në ato shifra dhe 19.2% për Shqipërinë qëndron në një pozicion shumë korrekt.

“Pabarazia në të ardhura ka qenë 7.5%, në 2023 ka qenë 4.9%. Kemi të gjitha arsyet të besojmë që në vitet në vijim do të kemi një rritje të mëtejshme të ekonomisë sonë. Për herë të parë Shqipëria ka papunësi nën 10%. shumëkush komenton SE kjo del më e vogël se kanë ikur njerëzit, por kjo është përqindja e dalë nga forcat e punës”, tha ai.

Rama u ndal edhe te komentet për 300 mijë vendet e punës të premtuara gjatë qeverisjes socialiste, ndërsa tha se në vitin 2024 ishin 1 023 000 dhe projeksioni është që të shkojë në 1 327 000 të punësuar në Shqipërinë 2030.

Kreu i ekzekutivit nënvizoi faktin se përqindja e të punësuarve me pagën nën 40 mijë lekë, ka qenë 59.9% kur PS mori detyrën, ndërsa në fund të vitit 2024 ishte 14.4% që lidhet shumë me kontratat e pjesshme. Sipas Ramës, rritja e pagave do të vazhdojë, ndërsa u ndal te paga minimale që sipas Kryeministrit ka qenë 157 euro,  është aktualisht 400 euro dhe në janar të vitit të ardhshëm do shkojë në 500 euro, ndërsa në Shqipërinë 2030 do jetë minimumi 650 euro.

“Paga mesatare e atyre që punojnë në shtet e privat shohim si ka funksionuar shtytja e madhe që bëmë ne me rritjen e pagave në sektorin publik dhe që ka tërhequr me vete dhe sektorin privat. Paga ka qenë 322 euro, është sot 848 euro pagë mesatare dhe projeksioni në Shqipërinë 2030 është një mijë euro, ndërsa në sektorin publik do shkojë 1200 euro”, pohoi Rama.

Kryeministri pohoi se “taksimi i ndershëm është një tjetër tregues, i prekshëm edhe në jetën e tregtarëve të Gjirokastrës. Nëse dikur të gjithë ngarkoheshin me një taksë 10%, si një sanitare dhe paga e kryeministrit, sot nuk është më ky sistem skandaloz”.

“Oligarkët paguanin 10% taksë, me ne paguajnë 15%. Biznesi i vogël paguan zero. E bëmë sistemin që kush fiton më shumë paguan më shumë, kush fiton më pak paguan më pak. 57% e të punësuarve paguajnë zero tatim mbi pagën, 93% e të punësuarve paguajnë më pak se 10% dhe kursimi 145 milionë në vit është shuma e parave që ne i kemi lënë arkën e qytetarëve në 10 vjet”, tha Rama.

“Shikoni biznesin e vogël, zero tatim mbi vlerën e shtuar. Rezultati është që bizneset e vogla deri 100 mijë euro, ky pragu në kohën e kënetës ishte 35 mijë euro, deri 100 mijë euro nuk paguajnë as TVSH, as tatim fitimi. Gjithçka që fitojnë e çojnë në shtëpi. 66 milionë euro në vit që ne vendosëm që nuk do i marrë qeveria po njerëzit”, deklaroi Kreu i PS, Edi Rama.

The post Rama: 66 milionë euro në vit për qytetarët nga heqja e taksave për biznesin e vogël appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Në 11 maj nuk mund të luhet domino me fatin e Shqipërisë

TIRANË, 2 maj /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh Kryetari i Partisë Socialiste, deklaroi sot nga takimi elektoral në Burrel se duhet bërë çmos që njerëzit të derdhen në votime në 11 maj, sepse sipas tij nuk mund të luhet domino me fatin e Shqipërisë ditën e zgjedhjeve.

“Duhet të bëhemi sa më shumë. Të bëni çmos deri në 11 maj që të bashkojmë sa më shumë njerëz për diçka më të madhe se kaq, është mundësia e artë. Fati na e ka sjellë në dorë ne që jetojmë në këtë moment që BE ka hapur tani derën për Shqipërinë dhe na ka dhënë dy vjet kohë që të mbyllim negociatat. Ajo derë nuk rri hapur, është një shtëpi të pasurish që nuk rri hapur sa herë troket dikush, por kur të 27 aty brenda bien dakord dhe kanë interesin e vet që ta hapin”, tha Rama.

“Dy vjet ne duhet të mbyllim 250 mijë faqe. Kur shkojmë në Bruksel ulemi me ta, diskutojmë, mund të ndodhë kjo që të kthehemi në Tiranë dhe t’i lutemi kënetës që hajde se do ta kalojmë këtë. Çfarë t’u themi atyre në Bruksel që kemi një buf kënete që papritur dhe pa kujtuar u shfaq mes njerëzve dhe nuk arrin dot të merremi vesh”, vijoi ai.

Kryeministri u ndal gjatë fjalës së tij edhe te partitë e reja, që sipas Ramës nuk janë gjë tjetër veçse formacione, që të re kanë vetëm moshën e kryetarëve.

“Janë nga e njëjta farë që polli ndjesë pastë LSI-në. Këto fara që pa dalë akoma, thonë nëse ne do e kemi në dorë ne do shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Çfarë fati kemi ne, në dorë që t’i mbyllim të gjitha proceset deri 2027, nga një anë kemi një kënetë dhe mblidhet atje një njeri i lodhur, i rraskapitur që harron kryefjalën dhe del me një kallëzues, me gjithë liderët atje të partive popullore dhe nuk lë gjë pa thënë për vendin e vet, sikur vjen nga ndonjë diktaturë afrikane. Si mund t’i ngelet këtyre forcave sado të vogla, ndërkohë që duhet ta ketë populli në dorë që të mbyllim negociatat dhe shqiptarët të marrin pasaportat evropiane”, pohoi Rama.

Sipas tij, me marrjen e pasaportës evropiane për shqiptarët, përmbushet profecia e Gjergj Kastriotit kur vuri barrikadën dhe përcaktoi fatin e Shqipërisë, më pas rilindësit e lanë të shkruar amanetin dhe më pas kur populli doli në rrugën me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”.

“Na ka ardhur neve ne dorë që të bëjmë këtë kapërcim epokal nga milet i dorës së dytë, të bëhemi qytetarë të barabartë me të gjithë ata që jetojnë në Evropë”, cilësoi Rama, teksa u bëri thirrje mbështetësve të pranishëm në këtë takim që të bëjnë çmos që në 11 maj të derdhen të gjithë në votime.

“Insistoj të them që gratë dhe vajzat duhet të bëjnë çmos me të gjitha të tjerat, sepse kam besim se gratë e kapin këtë punë. Nuk mund të luajmë domino me fatin e Shqipërisë në 11 maj. Duhet të bëhemi sa më shumë”, vijoi Rama.

Në mbyllje të fjalës së tij, kreu i ekzekutivit u shpreh se erdhi dita kur dikur dibranët nuk e besonin, kur ai thoshte se Dibra do të jetë jastëku i gjelbër i Tiranës dhe Dibra do hapet si horizont turistik.

“Dibranët më shihnin me atë formën e vet dhe më hidhnin batuta. Sot, kjo është shumë e qartë. Kush jeton në këtë zonë, pesë vjet kohë ka që t’i bëjë hyzmet pronave që janë këtu. Momentin që hyjmë në BE të gjitha do dyfishohen e trefishohen. Do shkojë kafja kush e disa euro. Pesë vjet janë përpara për të gjithë emigrantët dhe ata që janë këtu që të bëjnë planet dhe pastaj do shikoni se si gjenerata tjetër do jetojë në një vend si të ishte Zvicra e Shqipërisë”, tha Rama. /j.p/

The post Rama: Në 11 maj nuk mund të luhet domino me fatin e Shqipërisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Bufi do rikthejë drejtësinë në kënetë dhe radhët në sportele

TIRANË, 1 maj/ATSH/ Kryeministri, njëherazi edhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama tha sot se mandati i katërt për PS-në duhet pasi ka ende shumë punë për të bërë, teksa forcat e tjera politike thonë se do shkrijnë SPAK-un dhe platformën e-Albania në 12 maj.

Rama e bëri këtë deklaratë gjatë prezantimit të arritjeve kyçe për sektorët më të rëndësishëm dhe sfidat e Shqipërisë 2030 në BE në Dimal, ku të pranishëm ishin edhe kryebashkiakët e Dimalit dhe Beratit, Juliana Memaj dhe Ervin Demo.

Kryeministri iu referua deklaratave të Berishës, kur u shpreh se bufi i kënetës thotë se do të shkrijë SPAK-un dhe platformën e-Albania në 12 maj.

“Pra, drejtësia do kthehet aty ku ishte në kënetën e bufit, që kur vriteshin njerëz poshtë dritares së kryeministrit, prokurori nuk merrte dot në pyetje tre drejtorë policie dhe Kryeministri dilte dhe e bënte Prokuroren e Përgjithshme lavire. Ka ndodhur para pak vitesh kjo gjë, jo në shekullin e 15-të. Dhe do kthehen të gjitha sportelet aty ku ishin, që njerëzit të çapërlohen nëpër radha dhe emigrantët të mos marrin asnjë shërbim, siç e marrin sot pa lëvizur nga vendi deri në Australi po të presin që të vijnë këtu për të marrë shërbim”, u shpreh Rama.

Kryeministri tha se premtimet për para janë si lekët e bufit, “6 milionë dollarë nga këneta për të pastruar tatuazhin në ballë të non gratës dalin, po ato paratë e tjera për popullin, nuk dalin”. /j.p/

The post Rama: Bufi do rikthejë drejtësinë në kënetë dhe radhët në sportele appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Koçiu: Nga 250 milionë euro, sot 1 miliard euro buxheti i shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale

TIRANE, 29 prill /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka përcjellë sot në rrjetet sociale një video me disa nga momentet e fjalimit ditën e djeshme në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku u nënshkrua marrëveshja me qendrën spitalore universitare të ekselencës evropiane “San Raffaele” dhe universitetit  “Vita – Salute San Raffaele”, takim në të cilin ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

“Shqipëria që gjetëm, tek Shqipëria që po ndërtojmë. Fitorja e 11 majit na jep më shumë forcë për të ecur më shpejt në rrugën që kemi nisur. Sfida ka, rruga është e gjatë por ne kemi vizionin, energjinë dhe këmbënguljen se së bashku do të ndërtojmë Shqipërinë 2030”, shprehet ministrja e Shëndetësisë krahas pamjeve nga transformimi i infrastrukturës shëndetësore dhe modernizimi i shërbimeve për qytetarët.

Koçiu tha se kur qeveria socialiste mori detyrën, buxheti i shëndetësisë ishte vetëm 250 milionë euro, ndërsa sot me rritjen edhe të pjesës së Mbrojtjes Sociale është një buxhet historik prej 1 miliard eurosh.

“Kemi investuar dhe ndërtuar në këto vite plot 53 shërbime dhe spitale, prej të cilave 10 tërësisht të ndërtuara nga e para. Investimet janë shtrirë edhe në shërbimin parësor duke ndërtuar plot 400 qendra shëndetësore në mbarë vendin dhe duke transformuar mënyrën si ofrohet shërbimi shëndetësor në kujdesin parësor”, pohoi Koçiu.

Ministrja Koçiu shtoi se “kur morëm detyrën ulëm çmimin e barnave me 30%, ndërsa shtuam 200 medikamente të reja të rimbursueshme dhe barnave që shërbejnë për shumë të sëmurë kronikë”.

“Sot janë 210 mijë pensionistë të cilët marrin 100% barna të rimbursueshme. Një transformim rrënjësor edhe në shërbimin e urgjencës me 320 autoambulanca duke reduktuar edhe kohën e mbërritjes së ambulancës jo më shumë se 15 minuta”, pohoi Koçiu, teksa theksoi se paga e mjekut në 2013 ishte 490 euro, teksa sot paga mesatare e tyre ka arritur në 1670 euro.

“Paga mesatare e infermierit është 850 euro. Për këdo mjek që zgjedh të punojë larg vendbanimit ka një bonus prej 2500 euro mbi pagën. Ajo që ne synojmë është që QSUNT të shndërrohet në një nga qendrat më të avancuara në shërbimin shëndetësor në Ballkanin Perëndimor”, tha Koçiu.

/r.e/a.f/

The post Koçiu: Nga 250 milionë euro, sot 1 miliard euro buxheti i shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhjet e 11 majit/ Nga taksat te pagat dhe investimet, çfarë premtojnë partitë për ekonominë

By: V K
20 April 2025 at 08:17

Taksat, rregullime ligjore për një ekonomi konkurruese dhe sektorët prioritarë për një model ekonomik të qëndrueshëm.

Alternativat që sjellin programet ekonomike të partive politike, në një diskutim të hapur në konferencën e organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë në bashkëpunim me Revistën Monitor

Shqiptarët do t’i drejtohen më 11 maj kutive të votimit, për të zgjedhur përfaqësuesit që do ta qeverisin vendin në katër vitet e ardhshme.

Së bashku me partinë apo figurat politike në qendër të saj, një nga aspektet më të rëndësishme është alternativa ekonomike që ofrohet për të zhvilluar vendin në një mandat.

Pikëpyetja është nëse do të kemi një votues emocional apo racional dhe çfarë do të sjellë kjo zgjedhje?

Boshti rreth së cilës vërtiten programet ekonomike lidhet me taksat, familjen dhe sektorët prioritarë ku partitë kanë qasje të ndryshme.

Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe Revista Monitor, zhvilluan së fundmi konferencën ekonomike me partitë politike, duke u ndalur në çështjet më të rëndësishme ekonomike dhe sektorët prioritarë ku duhet të orientohet zhvillimi ekonomik.

Në këtë konferencë morën pjesë forcat kryesore politike nga Partia Demokratike, Partia Mundësia, Koalicioni Djathtas për Zhvillim, Koalicioni Euroatlantik dhe Lëvizja Bashkë. Partia Socialiste e anuloi pjesëmarrjen në momentin e fundit, pavarësisht konfirmimeve paraprake të dhëna më herët për ekipin e saj prezantues.

“Ky është një diskutim ekonomik që ne e nxisim si një komunitet biznesi që kontribuon në 20% të PBB-së dhe ka nevojë të zhvillojë një dialog me forcat politike se çfarë e bën të rëndësishme praninë e tyre”, – u shpreh në fjalën e tij, Presidenti i Dhomës Amerikane, z. Grant Van Cleve, duke shpjeguar se Dhoma Amerikane nuk ka preferencë politike, por i qëndron objektivit të saj për të zhvilluar një klimë optimale për biznesin lokal dhe investitorët e huaj.

Ai vlerësoi se Shqipëria dhe ambicia e saj për të qenë pjesë e BE-së do të ndodhë, pavarësisht se cila parti është në pushtet dhe se marrëdhëniet duhet të jenë të mira edhe me vende të tjera jashtë Europës, ku një ndër to janë edhe SHBA.

Z. Van Cleve, tha se ai po punon në rritje të besimit dhe rëndësisë së SHBA në zhvillimin e Shqipërisë, teksa ka një seri konsorciumesh dhe “joint-venture” që mund të sjellin miliarda për Shqipërinë.

Sipas tij, këto së bashku me faktorë si gjeopolitika apo zbulimit që bota po i bën Shqipërisë nëpërmjet turizmit, e kanë ndryshuar perceptimin për rëndësinë se ku qëndron vendi, duke arritur në nivele të reja.

Dhoma Amerikane e orientoi diskutimin ekonomik me të gjithë përfaqësuesit politikë, mbështetur në Prioritetet e saj Strategjike, të cilat janë hartuar nëpërmjet një procesi të thelluar konsultimi me ekspertët e komiteteve të Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe të mbështetura në praktikat më të mira ndërkombëtare.

“Ky raport ofron zgjidhje konkrete dhe me vizion afatgjatë, të strukturuara në shtatë shtylla themelore të reformës: nga përmirësimi i klimës së investimeve dhe forcimi i luftës kundër korrupsionit, te modernizimi i politikave fiskale, zhvillimi i kapitalit njerëzor dhe ndërtimi i një industrie turistike të qëndrueshme dhe me vlerë të shtuar.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar përforcimit të mekanizmave të konsultimit publik, si dhe përmirësimit të sistemit shëndetësor – komponentë kyç për një shoqëri të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”, – tha Drejtori Ekzekutiv, Neritan Mullaj, gjatë prezantimit të prioriteteve.

Nga rritja e pagave tek investimet në infrastrukturë dhe sektorët prioritarë, programi i PS

Partia Socialiste, ka një program ekonomik të afishuar në faqen e saj në internet, ku parashikon masat 2024-2030.

E ftuar për prezantimin e programit të saj para biznesit, kjo parti anuloi takimin në momentin e fundit, duke e justifikuar këtë me ngarkesën që sjell fushata elektorale.

Por cilat janë premtimet që bien në sy në program? Lidhur me arsimin premtohet pagë mesatare 1250 euro për mësuesit, premtohen 1000 laboratorë inteligjentë, si dhe orientimi i 35% të nxënësve tek arsimi profesional.

Premtohet paga mesatare 1,000 euro dhe paga në administratë, 1,200 euro. “Rrisim pagën minimale në 500 euro deri në 2026, duke garantuar 18 muaj pa asnjë taksë shtesë”, – thuhet në program.

Në shëndetësi premtohet vijimi i “check up” falas. Në aspektin e strehimit premtohet mbështetja me kredi lehtësuese e 50 mijë çifteve të reja.

Për pensionistët, PS shkruan se; “ambicia jonë është që në Shqipërinë 2030, pensioni mesatar të jetë 400 euro për ata që kanë paguar sigurime të plota, pensioni minimal për të gjithë të jetë 200 euro”.

Premtohet gjithashtu, rritje me 20% të numrit të familjeve në skemën e ndihmës ekonomike, me fokus gratë kryefamiljare dhe komunitetet rome dhe egjiptiane.

Lidhur me investimet, programi përfshin pika si 700 kilometra rrugë të reja për ta bërë vendin më të ndërlidhur, përfundimin e Korridorit Adriatiko-Jonian dhe Korridorin VIII, duke e lidhur Shqipërinë me vendet e rajonit për të shndërruar vendin në një nyje strategjike tregtare dhe turistike.

Në program përfshihet edhe rindërtimi i linjave ekzistuese hekurudhore dhe Durrës-Prishtinë, si dhe porti i ri tregtar i Porto Romanos.

Lidhur me agroturizmin premtohet rritja e njësive agroturistike, kurse sa i takon energjisë, parashikohet që 30% e prodhimit të vijë nga ajo diellore.

Nga taksa e sheshtë te nxitja e “Made in Albania”, çfarë përfshin programi i PD-së

Tre përfaqësues të Partisë Demokratike – Jorida Tabaku, Dorjan Teliti dhe Florion Mima – shpjeguan përpara biznesit programin e tyre ekonomik.

“Ne propozojmë një kod fiskal, i cili vendos rregullat bazë ku operojnë bizneset, duke ofruar qëndrueshmëri dhe parashikueshmëri për biznesin. Një tjetër propozim është taksa e sheshtë. Pra do të vendosim një marrëveshje me biznesin që ditën e parë.

Do të fillojmë me tatimfitimin, do vijojmë me të ardhurat personale por edhe elemente që lidhen me transaksionet si dhe ristrukturimin e TVSH-së. Po kështu, do të heqim përjashtimet nga taksat që janë kthyer në rregull sot.

Taksa e sheshtë zgjeron bazën e tatimpaguesve, por krijon edhe një marrëdhënie të shtetit me biznesin.

Lehtësitë për nxitjen e “Made in Albania” është shtylla e tretë e programit tonë. Shtylla e katërt lidhet me konkurrueshmërinë, ndërsa e pesta, me konsultimet publike që ato të mos jenë thjesht për procedurë”, – sqaroi znj. Tabaku.

Ajo tha se kuadri i investimeve strategjike është abuziv dhe u ka shërbyer bizneseve të caktuara, duke theksuar edhe nevojën për përmirësim të prokurimeve publike.

Përfaqësuesi tjetër, z. Teliti, tha se Partia Demokratike është e filozofisë së taksës së ulët të sheshtë mbi të ardhurat duke anuluar atë progresive që është në fuqi sot.

“Një taksim i tillë ka ndikim negativ te shtresa e mesme duke ulur rolin e saj dominues. Ne do të ulim tatimfitimin për biznesin nga 15% në 10% duke bërë që sipërmarrja t’i riinvestojë këto para.

Ne mendojmë se çdo biznes me xhiro vjetore deri në 18 milionë lekë të jetë i përjashtuar nga TVSH dhe tatimi mbi të ardhurat.

Po ashtu të përjashtohen edhe profesionistët e lirë. Sa i takon sektorit të ndërtimit, ne kemi parashikuar që taksa e transferimit të pronës të jetë 2% e vlerës dhe jo 15% si sot.

Kemi menduar të vendosim kartën e konsumatorit që parashikon rimbursim të mallrave të shportës dhe qëllimi final është të kemi një ulje të masës së TVSH-së”, tha z. Teliti.

Përfaqësuesit e PD-së nënvizuan se në thelb, programi i tyre synon mbështetjen e sektorëve të rëndësishëm, duke ndihmuar ndërmarrjet të mbyllin ciklin e prodhimit. Turizmi dhe teknologjia shihen gjithashtu me përparësi, duke mos lënë mënjanë bujqësinë.

Jorida Tabaku – PD

Ne propozojmë një kod fiskal, i cili vendos rregullat bazë ku operojnë bizneset, duke ofruar qëndrueshmëri dhe parashikueshmëri për biznesin. Një tjetër propozim është taksa e sheshtë. Pra do të vendosim një marrëveshje me biznesin që ditën e parë. Do të fillojmë me tatimfitimin, do vijojmë me të ardhurat personale por edhe elemente që lidhen me transaksionet si dhe ristrukturimin e TVSH-së

Dorjan Teliti – PD

Ne do të ulim tatimfitimin për biznesin nga 15% në 10%, duke bërë që sipërmarrja t’i riinvestojë këto para. Ne mendojmë se çdo biznes me xhiro vjetore deri në 18 milionë lekë, të jetë i përjashtuar nga TVSH dhe tatimi mbi të ardhurat. Po ashtu të përjashtohen edhe profesionistët e lirë.\

Në qendër familja, programi ekonomik i Koalicionit Euroatlantik

Përfaqësuesi i Koalicionit Euroatlantik, Mateo Spaho, nënvizoi gjatë konferencës rëndësinë që i kushton familjes forca që përfaqëson duke e vënë në qendër të programit ekonomik.

“Së pari, besoj se nevojitet një ndërhyrje në pagesat e çifteve të reja për blerjen e shtëpisë së parë. Plani ynë është që të financohen 20 mijë çifte.

Ne planifikojmë që për fëmijën e parë dhe të dytë të kemi mbështetje, ndërsa për fëmijën e tretë shkon në një shumë përfitimesh prej 20 mijë eurosh. Ne nuk premtojmë dot ulje taksash, apo luftë korrupsioni.

Fillimisht, ne nuk duam të kemi probleme me SPAK, siç kanë dy partitë e mëdha.

Ne propozojmë atë që e kemi quajtur si ‘Vettingu i Politikanëve’, ndërkohë që parashikojmë të kalojmë të gjithë Partneritetet Publike-Private në sitë verifikimi.

Ato janë kontrata që ne nuk i ndërpresim dot, ama të verifikojmë se sa i kanë përmbushur detyrimet, mund ta kontrollojmë. Mendojmë që pagesa e taksave të kryhet në bazë të ardhurash familjare.

Sot kemi DIVA-n, por është personal dhe penalizon. Gjithashtu, ne besojmë në një sistem tatimor të sheshtë dhe një bazë tatimore 9% dhe po kaq, edhe tatimfitimi. Është e domosdoshme të mbështetet bujqësia, por ne mendojmë se kjo duhet të bëhet në kahun e mundësimit të infrastrukturës bujqësore.

Një tjetër problem që ne vërejmë i cili duhet të korrigjohet është tregu i mbyllur. Kjo është arsyeja pse nuk kemi Investime të Huaja Direkte. Në lidhje me sektorët prioritarë, ne mendojmë se nuk është çështje dëshire, por se çfarë aftësish kemi.

Ne e kemi të vështirë të ndërtojmë sistem industrial. Kur flasim për një realitet të mundshëm, mund të flasim për aktivitete logjistike, një bujqësi të zhvilluar, si dhe një industri të lehtë”.

Mateo Spaho – Koalicionit Euroatlantik

Së pari, besoj se nevojitet një ndërhyrje në pagesat e çifteve të reja për blerjen e shtëpisë së parë. Plani ynë është që të financohen 20 mijë çifte. Ne planifikojmë që për fëmijën e parë dhe të dytë të kemi mbështetje, ndërsa për fëmijën e tretë shkon në një shumë përfitimesh prej 20 mijë eurosh.

Një administratë e vogël, por më eficiente, alternativa e “Mundësia”

Sipërmarrësi Agron Shehaj, kryetar i partisë “Mundësia”, solli përvojën personale si sipërmarrës dhe vizionin e tij si politikan në mundësitë që i duhen ofruar biznesit. “Vizioni ynë është një shtet i padukshëm.

Çfarë shoh unë si sipërmarrës është që këtu në Shqipëri, pushteti ekonomik dhe politik është i përqendruar te një person dhe ai vendos se kush do të fitojë apo do të dështojë sot. Pra nuk e vendos tregu.

Qeveria ndërhyn nëpërmjet korrupsionit dhe parave të pista. Propozimi ynë është që të kemi një administratë që kushton më pak.

Dy janë shtyllat ku mund të orientohesh në fakt te të ardhurat, duke pasur parasysh taksa më të ulëta dhe një administratë që kushton më pak në kahun e shpenzimeve”, tha z. Shehaj.

Agron Shehaj – Partia “Mundësia”

Vizioni ynë është një shtet i padukshëm. Çfarë shoh unë si sipërmarrës është që këtu në Shqipëri, pushteti ekonomik dhe politik është i përqendruar te një person dhe ai vendos se kush do të fitojë apo do të dështojë sot. Pra nuk e vendos tregu. Qeveria ndërhyn nëpërmjet korrupsionit dhe parave të pista. Propozimi ynë është që të kemi një administratë që kushton më pak

Zgjidhje kundër “centralizimit” të ekonomisë dhe taksë e sheshtë 10%, plani i “Nisma Shqipëria Bëhet”

Nisma “Shqipëria Bëhet” i sheh sot problemet e ekonomisë shqiptare në të dy kahet, si në aspektin makro, edhe në atë mikro dhe plani i saj ekonomik, në thelb, ka zgjidhjen e disa prej këtyre ngërçeve.

Përfaqësuesi i kësaj partie, Pano Soko, tha se në aspektin makro, problemi kryesor që vihet re sot është centralizimi ekonomik që vjen si reflektim i centralizimit politik.

“E gjitha është refleksion i politikës qendrore që si në ekonomi dhe në fusha të tjera ka krijuar ato piramidat që kanë një kulm ku rri dikush në krye. Pra, në krye të naftës është dikush, në krye të sigurimeve dikush, si monopol-kartel.

Në thelb centralizimi vret garën dhe kjo sjell humbje të rendimentit, pra ne nuk kemi konkurrencë, nuk kemi rendiment në ekonomi. Ajo prodhon gjithnjë e më pak”, thotë z. Soko.

Në aspektin mikro, ai nënvizon si problem mungesën e fuqisë punëtore, paqëndrueshmërinë e sistemit fiskal dhe korrupsionin.

“Të gjitha këto do të duhen rregulluar për të çliruar ekonominë nga sistemi i monopolizimit dhe kjo më pas do të reflektojë edhe tek ecuria e ekonomisë”, – shprehet z. Soko.

Një tjetër çështje e ndjeshme që ai nënvizon se shihet me prioritet nga “Shqipëria Bëhet”, është ajo e pronave, për të cilën është parashikuar një aksion i veçantë.

“Sa i takon sistemit fiskal, ne priremi të besojmë që Shqipëria është ende nën kapacitetin maksimal, kështu që për këtë arsye, besojmë se një sistem fiskal i thjeshtë, i sheshtë deri diku do të arrinte që të nxiste aktorët e ekonomisë së pari të formalizoheshin dhe mirëperformonin.

Do të duhet një pakt i madh mes politikës që të biem dakord për një sistem fiskal që nuk do ta lëvizim për një periudhë le të themi 15-20 vjet.

Një ngarkesë e lehtë e përballueshme 10% është një kufi logjik. Natyrisht duhet menduar për shtresat në nevojë dhe një rishikim i modulimit i TVSH-së për mallrat e shportës.

Kjo është një ndër përparësitë që ne kemi, sepse na duhet që gradualisht të kalojmë nga një ekonomi që takson konsumin te një ekonomi që takson kapitalin. Por kapitali duhet të krijohet një herë dhe barra fiskale e ndihmon atë”, sqaron z. Soko.

Sa u takon sektorëve prioritarë, ai pranon se nga pikëpamja strategjike, Shqipëria do të duhet të orientohet te sektorët e produkteve materiale, bujqësi dhe industri e lehtë dhe e mesme pasi nuk kemi kapacitete për industri të rëndë.

Pano Soko – Nisma Shqipëria bëhet

Sa i takon sistemit fiskal, ne priremi të besojmë që Shqipëria është ende nën kapacitetin maksimal, kështu që për këtë arsye, besojmë se një sistem fiskal i thjeshtë, i sheshtë deri diku do të arrinte që të nxiste aktorët e ekonomisë së pari të formalizoheshin dhe mirëperformonin. Do të duhet një pakt i madh mes politikës që të biem dakord për një sistem fiskal që nuk do ta lëvizim për një periudhë le të themi 15-20 vjet. Një ngarkesë e lehtë e përballueshme 10% është një kufi logjik

Tatim progresiv më të thelluar, shfuqizim PPP, jo favorizim turizmit, plani i Lëvizja Bashkë

Lëvizja Bashkë, e përfaqësuar në konferencë nga Jani Marka, ka një alternativë tjetër mbi zhvillimin ekonomik. Sipas tyre, kjo vjen si efekt i burimit nga ka lindur kjo lëvizje, që lidhet me dimensionin social.

“Në programin tonë ka katër shtylla, ku së pari është shteti zhvillimor. Ne kemi pasur një qëndrim të fortë kundër oligarkisë, por nuk jemi kundër biznesit. Ne e vëmë theksin tek eksportet, kapitali human dhe emigracioni.

Jemi kundër oligopoleve, Partneriteteve Publike-Private dhe investimeve strategjike.

Një tjetër pikë e jona është problemi ku ka arritur korrupsioni. Për këto pika, ne kemi propozime konkrete se çfarë duhet bërë. Sa i takon produktivitetit është fatkeqësi që jemi të fundit në Europë. Në raport me një punëtor të Bashkimit Europian, produktiviteti i një punëtori shqiptar është sa 26%”, tha z. Marka.

Partia e tij synon të mbështesë me lehtësi industrinë e lehtë që sjell produkt të shtuar në ekonomi dhe gjithashtu, sipas modelit norvegjezm vënien në dispozicion të një fondi sovran.

“Ne jemi për një reformë të thellë në arsim, jo vetëm duke rritur buxhetin në raport me PBB-në, por edhe në aspektin cilësor.

Në lidhje me konkurrencën e lirë, ne do të heqim ato masa që kanë favorizuar aleatët e qeverisë dhe që kanë dëmtuar barazinë në treg. Do të shfuqizojmë ligje si PPP, apo investimet strategjike. Kapitali duhet të orientohet në sektorë të tjerë dhe turizmi s’mund të jetë më strategjiku.

Do të ngremë një agjenci kundër korrupsionit. Duhet një agjenci e pavarur që ta luftojë. Sa i takon taksimit, ne mendojmë SE shteti nuk duhet as i vogël, as i madh, por i duhur. Struktura e taksave është problem.

Lufta kundër informalitetit, kriza e pensioneve, nxitja e pagesave jo cash, si dhe vlerësimi me themel i përjashtimeve tatimore janë disa pika të tjera tonat.

Ne propozojmë që të hiqet statusi special i hoteleve me 4-5 yje, kurse TVSH të jetë e reduktuar vetëm për pensionistët dhe ata me ndihmë ekonomike.

Në lidhje me tatimin e të ardhurave të punës, ne kemi më shumë fasha taksimi se sot, madje deri në 35% për paga mbi 4 mijë euro e sipër.

Dividenti nga 6% të shkojë në 15%. Në lidhje me tatimin e korporatave, ne jemi për atë progresiv, me një favorizim 3% për ato që janë në teknologji”, sqaroi Marka.

Jani Marka- Lëvizja Bashkë

Ne jemi për një reformë të thellë në arsim, jo vetëm duke rritur buxhetin në raport me PBB-në, por edhe në aspektin cilësor. Në lidhje me konkurrencën e lirë, ne do të heqim ato masa që kanë favorizuar aleatët e qeverisë dhe që kanë dëmtuar barazinë në treg. Do të shfuqizojmë ligje si PPP, apo investimet strategjike. Kapitali duhet të orientohet në sektorë të tjerë dhe turizmi s’mund të jetë më strategjiku

Taksim i sheshtë i pandryshuar për një dekadë, mbështetje bujqësisë, plani i Koalicionit “Djathtas për Zhvillim”

Përfaqësuesi i Koalicionit Djathtas për Zhvillim, Artan Murrizi, shpjegoi para biznesit qasjen ekonomike që ka ky koalicion.

“Prej vitesh ka një problematikë të theksuar që lidhet me emigracionin dhe largimi masiv i të rinjve do të dojë vite të korrigjohet. Vitet e fundit nuk kanë ikur njerëz në situatë të vështirëm por më të arsimuarit dhe kjo tregon shumë për situatën ku ndodhet vendi.

Kemi vënë re një pabarazi tregu ku monopolet e krijuara kanë bërë që shumë biznese të largohen. Një tjetër problem që mendoj se duhet të korrigjohet është ligji zgjedhor dhe ndarja administrative. Lidhur me ekonominë, ne jemi për një taksim të sheshtë dhe të pandryshuar për një dekadë.

Mendojmë gjithashtu që duhet të ketë një kod fiskal. Në lidhje me bujqësinë, mendojmë se parcelat duhet të përqendrohen dhe për ta nxitur këtë të vendoset si kusht kreditimi.

Ne jemi për fokusin në prodhim dhe përpunim duke krijuar një cikël të mbyllur dhe rritje të eksporteve. Në sektorin industrial, ne mendojmë se mund të bëhet më shumë për përpunimin e mineraleve dhe naftës.

Artan Murrizi – Koalicioni Djathtas për Zhvillim

Ne jemi për një taksim të sheshtë dhe të pandryshuar për një dekadë. Mendojmë gjithashtu që duhet të ketë një kod fiskal. Në lidhje me bujqësinë, mendojmë se parcelat duhet të përqendrohen dhe për ta nxitur këtë të vendoset si kusht kreditimi. Ne jemi për fokusin në prodhim dhe përpunim duke krijuar një cikël të mbyllur dhe rritje të eksporteve.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Nga taksat te pagat dhe investimet, çfarë premtojnë partitë për ekonominë appeared first on Albeu.com.

Rama: Dyfishojmë mbështetjen për nënat e fëmijëve me aftësi speciale, në spitalin e Korçës kantieri ynë vë dorë pas 100 vjetësh

TIRANË, 11 prill/ATSH/ Kryeministri, njëherazi kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama tha gjatë takimit sot me gratë socialiste se buxheti i shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale është 1 miliard euro, ndërsa është trefishuar buxheti i ndihmës ekonomike, katërfishuar buxheti për shërbimet e kujdesit shoqëror, ndërsa janë financuar 84 shërbime të reja sociale nëpërmjet Fondit Social për rreth 44 mijë përfitues.

“Kemi krijuar programin e veçantë për mbështetjen me subvencione të kontributeve shëndetësore dhe shoqërore për gati 10 mijë nëna të papuna me tri dhe më shumë fëmijë, për të cilat kemi financuar deri tani 25 milionë euro. Prandaj, kemi krijuar dhe fuqizuar në vazhdimësi programin e Bonusit të Bebes duke mbështetur gati çerek milion fëmijë të vegjël, bebe me një vlerë që ka arritur 170 milionë euro”, tha Rama.

Kryeministri nënvizoi se në mandatin e katërt do të zgjerohet rrjeti i shërbimeve sociale me 40 shërbime të reja sipas hartës së nevojave territoriale, ndërsa do të krijohen 20 ndërmarrje sociale ku do të punësohen gratë dhe vajzat në nevojë.

Kreu i qeverisë ndau gjatë fjalës së tij, ndau edhe një tjetër lajm të mirë siç e cilësoi ai, faktin që do të rritet deri dyfish mbështetja financiare për nënat e fëmijëve autikë apo me aftësi speciale.

Kryeministri pohoi se janë ndërtuar 53 spitale, nga këto 10 tërësisht të reja, që nuk kanë ekzistuar, 43 të tjerët janë shembur komplet dhe janë bërë nga e para. “Dhe kur ke përballë ose nga mbrapa specie që kua-kua-kuojnë për shëndetësinë, lind një pyetje: Na tregoni kur është ndërtuar në Shqipëri spitali i fundit përpara se ne të merrnim detyrën? Duhet të hedhim vështrimin shumë vite më parë, në vitet ’70, të zbresim në vitet ’60 të kalojmë në vitet ’50, të kalojmë Luftën, se nuk është aspak humor. Në spitalin e Korçës, kantieri ynë vë dorë pas 100 vjetësh”, pohoi Rama.

Kryeministri nënvizoi faktin se programet e vaksinimit, depistimit, shërbimet e kujdesit para dhe pas lindjes, fertilizimi invitro si edhe programet e mbështetjes për të gjitha nënat dhe vajzat që përballen me kancerin e gjirit dhe qafës së mitrës janë programe të cilat u kanë ndryshuar jetën shumë njerëzve, shumë grave dhe vajzave.

“E mira jonë është që këta nuk i kemi përballë, por i kemi shumë mbrapa. Përpara kemi sfidat tona dhe horizontin Shqipëria 2030 në BE, ndërkohë që ata nuk normalizuan dot një maternitet të vetëm, ku mos të të vinte zor dhe për të vjellë nga stresi, kur duhej të kapërceje pragun dhe ku lavdi Zotit kishte dhe ka mjekë, mami, heronj dhe heroina, se unë nuk e di ku e gjejnë kurajën, ndërkohë që sot ne kemi gjashtë maternitete tërësisht evropiane, dhe së shpejti do të hapim dyert e një vepre të re në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, që është një strukturë që tregon në të gjitha anët vlerësimin, ndjeshmërinë dhe respektin tonë për gratë e vajzat”, cilësoi Rama.

/r.e//a.g/

The post Rama: Dyfishojmë mbështetjen për nënat e fëmijëve me aftësi speciale, në spitalin e Korçës kantieri ynë vë dorë pas 100 vjetësh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Paqe fiskale me biznesin, pagesë sipas një përllogaritjeje paraprake

TIRANË, 10 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama tha sot gjatë një diskutimi për sezonin veror me turoperatorë, hotelierë dhe profesionistë të turizmit në Durrës se formalizimi i sektorit të turizmit, se po mendohet një paqe fiskale mes qeverisë dhe sipërmarrësve në fushën e turizmit, sa i takon deklarimeve për netqëndrimet në pikun e sezonit veror, por edhe jashtë tij.

Sipas Kryeministrit, ka qenë kërkesa e kahershme e sipërmarrësve ulja e TVSH-së në 8%, ndërkohë që është 6%, me pretendimin sipas tij, që ky sektor do të formatizohej. “E bëmë 6%, është më e ulëta në Evropë, në rajon dhe patjetër që solli më shumë të ardhura për ju, por sikur nuk solli dhe aq shumë të ardhura për shtetin.

Duhet pasur parasysh që ne nuk është se kemi qenë të pavetëdijshëm për këtë, por siç kemi bërë edhe për ARNB, që masivisht janë vënë në funksion. Si rriten me 56% netqëndrimet në Shqipëri, dhe ku flenë këta njerëz? Ne e dimë që Tirana është e mbushur me ARBN, janë të ardhura që nuk deklarohen asgjëkund, Durrësi po ashtu, Vlora është e mbushur me ARBN, por për momentin ne e kemi lënë me vetëdije që njerëzit të akumulojnë të ardhura në këtë fazë dhe në ndërkohë hoteleria të rritet dhe të forcohet, se nuk jemi ne në kushtet që e përballojmë dot me hoteleri gjithë kërkesën”, tha Rama.

“Por, sistemi i ri i e-Visitors, sistemi digjital do të futet në funksion se i erdhi koha, nuk e vendosnim dot përpara se do mbysnim edhe pesë veta që punonin në mënyrë të padrejtë, por tani i erdhi koha dhe do të duhet ta bëjmë dhe do ta bëjmë. Si edhe ajo marrëveshja që ne kemi propozuar është një marrëveshje e hapur, që të paguajë një kontribut fiks bazuar mbi përqindjet e pikut dhe mbi përqindjet e dimrit. Kush e merr, shpëton nga çdo lloj inspektimi dhe stresi, jo erdhi inspektori, jo vajti te dhoma, jo ishte turistja duke krehur flokët, jo i ra derës, jo ajo mendoi se erdhën ta rrëmbejnë etj.”, pohoi Kryeministri.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë u ndal edhe te pagesa e tatimfitimit për biznesin e madh me xhiro mbi 140 mijë euro në vit, për të cilin, u shpreh ai, ka një propozim për një paqe fiskale që biznesi të paguajë në bazë të një përllogaritjeje paraprake të xhiros së vitit të kaluar me rritjen ekonomike të këtij viti.

Në fjalën e tij, Rama foli edhe për lehtësimin e barrës fiskale për bizneset, duke iu referuar paqes fiskale. Sipas Ramës, kompanitë do të kenë mundësinë të hyjnë në një marrëveshje me autoritetet fiskale për të paguar një tatim të përcaktuar prej 15% mbi fitimin, pa mundësi rritje në vitet e ardhshme. Sipas Ramës për çdo fitim shtesë që biznesi do të deklarojë mbi atë normë, do të tatohet vetëm 5%.

“Do të vazhdojmë fuqimisht investimet në Durrës, sepse Durrësi ka marrë mjaftueshëm investime në këto vite të kombinuara nga buxheti, bashkia dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Kur flisni për bajpasin e Golemit mos harroni që Korridori Blu që do të ndërtohet dhe do ta anashkalojë këtë zonë se do të lidhë direkt Thumanë-Kashar-Rrogozhinën, do bëjë që këtu të vijë vetëm fluksi që është për në Durrës. Kush shkon për Fier, Vlorë e tutje do dalë nga Rrogozhina, dhe kjo do ta lehtësojë shumë ngarkesën mbi zonën. Ndërkohë që ju do ta keni më të thjeshtë kur doni të shkoni më poshtë, të përdorni aksin këtu nga Rrogozhina e poshtë. Çka kemi bërë dhe çka mund të bëjmë së bashku për turizmin është diçka historike dhe e kemi të gjithën vetë në dorë dhe ta bëjmë me shumë sukses dhe me përfitim reciprok”, cilësoi Kryeministri Rama.

/r.e//a.f/

The post Rama: Paqe fiskale me biznesin, pagesë sipas një përllogaritjeje paraprake appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Brenda mandatit të katërt përmbyllim projektin kombëtar të furnizimit 24 orë me ujë

TIRANË, 2 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot komentit të një qytetari në rubrikën “Sy m’Sy”, që u shpreh se Durrësi akoma furnizohet me një orë ujë në ditë, ndërsa sipas qytetarit ky qytet është vendosur në listën e zonave që furnizohen pjesërisht me 24 orë ujë në ditë.

Nga ana e tij, Kryeministri Rama i ka shpjeguar qytetarit arsyet se pse Durrësi figuron si zonë e furnizuar me 24 ujë pjesërisht.

“Kur ti më dhe votën, kishte a s’kishte tre orë ujë në ditë gjithandej. Që kur ti më dhe votën kemi investuar për ujin e pijshëm në Durrës rreth 60 milionë euro më shumë se të gjitha vitet e tjera të mbledhura së bashku, me përfitues banorët e të gjitha njësive administrative të asaj bashkie, ku të mos harrojmë s’ka pasur kurrë ujë 24 orë”, tha Kryeministri.

“Atëherë, ne kemi rindërtuar apo ndërtuar krejt nga e para linjat e ujit të pijshëm në shumë segmente. Këtu kam shumë, por po të përmend nga Lagjja 1, në lagjet 13 plazh, 14 Shkozet, 15 Spitallë, nga Ishmi, sektori Rinia dhe deri në Manëz. Nga Hamallaj, Rashbull, Romanat, Shijak dhe Xhavzotaj dhe si rezultat, sot që flasim, disa zona të qytetit si Spitalla, Porto Romano, një pjesë e Durrësit të ri, ose ish-Këneta, siç e quan bufi, apo zona e Nishtullës, furnizohet 24 orë ujë në ditë dhe ndërkohë në pjesët e tjera, furnizimi varion 18 deri 20 orë maksimumi, deri në minimumi katër orë. Ndërsa në zonën rurale, 28 fshatra kanë furnizime me ujë 24 orë”, pohoi Rama, teksa shtoi se 9 fshatra kanë furnizim me ujë 4-8 orë dhe 11 fshatra kanë furnizim me ujë 2 deri në 4 orë.

Sipas Kryeministrit, në zonën e plazhit furnizimi me ujë ka arritur 7-8 orë në ditë, ndërsa pritet që brenda këtij viti, projekti i financuar nga Agjencia Franceze për Zhvillim të hyjë në fazën e realizimit dhe brenda mandatit të katërt të përmbyllet programi i furnizimit me ujë 24 orë në Durrës.

“E pra, shumë e thjeshtë. Shkop magjik nuk ka, por ama ta përsëris, çfarë është bërë dhe çfarë është investuar për ujin e pijshëm në këto tre mandate, nuk është bërë dhe nuk është investuar në dekada e dekada të tëra të marra së bashku”, nënvizoi Rama.

“Dhe mos harro, në rang vendi, kur ne morëm detyrën, kishim vetëm 4 zona urbane me 24 orë ujë. Sot kemi 43 dhe 98 të tjera zona rurale, ndërkohë që 11 zona urbane janë në kantier dhe deri në fund të mandatit të 4 përfundon gjithë programi kombëtar i furnizimit me ujë 24 orë edhe për 16 zona urbane dhe 37 rurale, duke e përmbyllur transformimin historik në sektorin e ujit të pijshëm”, përfundoi Kryeministri. /j.p/r.e/

The post Rama: Brenda mandatit të katërt përmbyllim projektin kombëtar të furnizimit 24 orë me ujë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌