Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rama: Prona në Theth e pacenueshme, historitë me resorte këndvështrim i ngushtë

TIRANË, 21 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se në Theth nuk do ndërtohen resorte apo hotele të mëdha.

Gjatë komunikimit në rubrikën “Sy m’sy”, Kryeministri iu përgjigj komentit të një qytetari që shprehet se “ndërtimet në Theth u shembën për t’i hapur rrugë planit të radhës së ndërtimeve për oligarkët”.

Rama tha se “këto janë përrallat me të cilat u kanë mbushur kokën, ose inati dhe mllefi ndaj qeverisë, ose zhytja e kokës në kanalet e infektuara të ujërave të zeza mediatike”.

“Nuk ndodh kjo kështu! Prona është e pacenueshme. Nëse prona është e dikujt, cilido që do të investojë në atë pronë duhet të merret vesh me dikë. Nuk ka shans të ndodhë ndryshe, ndërkohë që në Theth e kundërta është e vërtetë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë nënvizoi faktin se në Theth nuk do të ketë zhvillime pas pastrimit të madh, përveçse në raste specifike të lidhura me ata që jetojnë aty.

“Nuk është Thethi vendi për resorte turistike, vendi për hotele të mëdha, për histori të tilla që janë pjesë e fantazisë së njerëzve me kënd të ngushtë shikimi”, tha Rama.

/e.i/j.p/

The post Rama: Prona në Theth e pacenueshme, historitë me resorte këndvështrim i ngushtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hapësirat publike, Rama: E patolerueshme që shërbimet të kthehen në zaptime

TIRANË, 21 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama tha sot se zaptimi i hapësirave publike është një fenomen i papranueshëm që kthehet në një pamundësi për komunitetin për të pasur një jetë normale.

Në komunikimin e drejtpërdrejtë sot në rubrikën “Sy m’sy”, Kryeministri foli sërish për aksionin e lirimit të hapësirave publike në të gjithë territorin e Shqipërisë, duke adresuar edhe komentet dhe pyetjet e qytetarëve në rrjetet sociale lidhur me kohën e zgjedhur për këtë ndërhyrje.

Një qytetar shkruan se pse nuk u prit që ky aksion të bëhet pas verës, sepse turistët mendojnë se ka rënë “bomba”.

Rama tha se teoria e turistëve është një teori që nuk ka asnjë lloj vlere.

“Nuk do të shkojmë në ekstreme të kësaj natyre dhe do të arrijmë hap pas hap të krijojmë një vijë të padukshme, por të pranuar nga të gjithë ku 70 % parimisht se mund të jetë 65%, 75% do jetë për qytetarët dhe tjetra për bizneset. Është komplet e natyrshme që të shërbehet edhe jashtë, sepse ne jemi vend mesdhetar dhe është bukur për jetën e qytetit që të ketë shërbime jashtë. Por, nga ana tjetër ajo që është e shëmtuar dhe e patolerueshme është që këto shërbime të kthehen në zaptime, në presion dhe pamundësi për komunitetin për të pasur pjesën normale të jetës”, tha Rama.

Kryeministri tha se nuk është qeveria që merret me karriget dhe tavolinat, por sipas Ramës, sot jemi në kushtet e një mobilizimi për t’i dhënë një përgjigje shteruese shqetësimit të qytetarëve të panumërt në kryeqytet dhe qytete e mëdha të vënë re gjatë gjithë fushatës për asfiksimin e hapësirave publike si pasojë e karrigeve, vazove, luleve, ngrehinave metalike, pergolatave siç i quajnë në Vlorë.

“Unë shpresoj që të jenë marrë taksat për çdo metër katror të zaptuar që të paktën të ketë përfituar pushteti vendor të gjitha ato tarifa që burojnë nga çdo tavolinë, por nuk besoj të jenë mbledhur të gjitha për fat të keq”, vijoi ai.

Një tjetër komentues shkruan në platformat sociale se “duhet ngritur një shtet që funksionon dhe jo një ushtri socialiste.

“Nëse ka një gjë që ne e kemi bërë dhe ne jemi krenarë që kemi shmangur bërjen e një ushtrie socialiste, se po të mos e kishim bërë ndryshe me të gjitha të metat e veta, me të gjitha boshllëqet e veta nuk do ishim sot në kushtet kur negociojmë për anëtarësimin me BE-në dhe një nga pikat tona më të forta është transformimi i administratës publike”, pohoi Rama.

“Unë nuk kam asnjë arsye të mendoj që sot në vitin 2025 të ndërtohet pa leje. Nuk ngelen ata pa asnjë të ardhur, ku unë dhe ne jemi këtu të mendojmë për 99% të shqiptarëve, që nuk ndërtojnë pa leje, por kërkojnë fundin e këtij fenomeni”, u shpreh Kryeministri.

/e.i/j.p/

The post Hapësirat publike, Rama: E patolerueshme që shërbimet të kthehen në zaptime appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Pse tani e jo më parë”, Rama nesër drejtpërdrejt në “Sy m’sy”

TIRANË, 20 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se do të zhvillojë një komunikim të drejtpërdrejtë, në orën 8:30 të mëngjesit të së hënës, për t’u dhënë përgjigje të gjitha diskutimeve dhe pyetjeve të ngritura nga qytetarët, në kuadër të aksionit për lirimin e hapësirave publike.

“Ca thonë pse tani e jo më parë? Ca pse tani e jo më vonë? Kurse unë them: pse jo nesër një SY M’SY? NESËR pra, që në mëngjes, live padyshim, KËTU ku tjetër?”, shkruan Rama.

Ky komunikim vjen në një moment kur strukturat shtetërore po zhvillojnë aksione të gjera në gjithë vendin për të liruar hapësirat publike të zëna në mënyrë të paligjshme, kryesisht në zonat bregdetare dhe në qytetet kryesore.

/r.e/

The post “Pse tani e jo më parë”, Rama nesër drejtpërdrejt në “Sy m’sy” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Plan me Bashkinë e Tiranës për çlirimin e hapësirave të zaptuara brenda lagjeve

TIRANË, 10 qershor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama bëri me dije sot, se po punohet me bashkinë e Tiranës për ndërtimin e një plani pastrimi brenda të gjitha lagjeve të kryeqytetit, me qëllim pastrimin e hapësirave publike nga çdo lloj zaptimi.

Sipas kreut të qeverisë, është e patolerueshme që dikush vendos trarë apo jep dhe merr bileta parkimi për makinat në një hapësirë publike, vetëm sepse ka aty një pronë.

“Nuk mund ta përdorësh pronën si të duash duke u vënë traun qytetarëve që jetojnë në atë bllok banimi”, tha Rama.

Një tjetër qytetare i shkruan Kryeministrit në platformat sociale, se “kryeqyteti ka nevojë për parqe dhe jo për kulla futuriste, nuk ka kinema, teatër, cirk, parkime, vetëm beton, katrahurë dhe trafik”.

Rama tha se Tirana ka kinema dhe nuk ka një, por disa kinema.

“Informohu, i gjen kollaj dhe shko shiko filma nëse ke dëshirë të shkosh. Tirana ka teatër! Informohu dhe ke shfaqje teatrale që mund të shkosh t’i ndjekësh, ndërkohë që po ndërtohet edhe Teatri i ri Kombëtar në Tiranë, aty ku ishte karakatina e vjetër e teatrit pseudokombëtar”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se Tirana ka muze, ndërkohë që është duke u ndërtuar edhe Galeria Kombëtare dhe duke u bërë shtesa e domosdoshme për galerinë që do të jetë tërësisht e transformuar.

“Po rindërtojmë Muzeun Kombëtar që do të jetë tërësisht i transformuar. Jemi duke punuar së bashku me bashkinë e Tiranës për një muze tjetër për etnografinë dhe artin islamik. Jemi duke punuar për muzeun Besa, po në Tiranë. Kështu që më duket se Tirana ka edhe muze, edhe do të ketë edhe më shumë. Është në kantier Qendra e re e Artit dhe Kulturës bashkëkohore në Petrelë. Jemi në diskutime për të marrë një muze të madh evropian këtu në Tiranë, pra Tirana ka muze, cirk nuk ka. Ka një cirk i cili ka nevojë të rikonceptohet”, vijoi Rama.

“Parkime ka dhe do të ketë! Jemi duke punuar që të ketë edhe më shumë. Tirana ka një seri parkimesh nëntokësore moderne që nuk i kishte më parë. Nuk e di pse ty të zë frymën Tirana, ndërkohë të gjithë atyre që vizitojnë Tiranën, Tirana u nxit fjalët më të mira”, cilësoi Kryeministri.

Sipas Ramës, “Tirana ka probleme, sepse është një kryeqytet që zhvillohet ditë për ditë”.

“Për sa i përket mini parqeve, është shumë e drejtë. Por, kur shikoni që ndërtohet në një minipark, kini parasysh që aty ka prona private, janë të drejtat e pronarëve. Ajo hapësira ka pronarë. Në ndërkohë jemi duke punuar me bashkinë e Tiranës për pastrimin e të gjitha hapësirave brenda lagjeve nga të gjitha llojet e zaptimeve, duke filluar nga një zaptim i patolerueshëm me trarë dhe me marrje dhe dhënie biletash për të parkuar makinën sepse dikush thotë që unë kam një pronë këtu. Nuk mund ta përdorësh pronën si të duash duke u vënë traun qytetarëve që jetojnë në atë bllok banimi”, cilësoi Rama.

Kryeministri Rama u ndal edhe te komenti i një qytetari që u shpreh se shqiptarët po largohen dhe po ikin nga vendi.

Rama tha se “jemi në një botë krejt tjetër nga ajo ku ishim, ku na kishim mbyllur në një bunker. Bota është gjithmonë e më e vogël, është liria e gjithsecilit të lëvizë dhe askujt nuk mund t’i themi që pse po lëviz tani dhe pse nuk pret që ta kesh këtu nesër atë që po kërkon”.

Kryeministri u shpreh se do të jetë sërish në diskutime me qytetarët në platformat sociale, për të komunikuar për të gjitha interesimet e natyrave të ndryshme të qytetarëve.

“Do të jemi përsëri këtu dhe kjo edhe për t’u thënë që atyre që më thoshin sa i ke sa për sy e faqe se është fushata se ti do zhdukesh sa të mbarojë fushata. Ja ku jemi! Vazhdojmë të qëndrojmë “sy m’ sy” për t’iu komunikuar gjërat që nuk jua komunikojnë kanalet dhe portalet që janë të zënë me probleme të tjera që atyre u pëlqejnë që t’i sjellin vërdallë gojë më gojë e vesh më vesh”, përfundoi Rama.

/a.f/

The post Rama: Plan me Bashkinë e Tiranës për çlirimin e hapësirave të zaptuara brenda lagjeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Kemi filluar punën për Samitin e NATO-s

TIRANË, 10 qershor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama u shpreh sot gjatë rubrikës “Sy’ m’sy”, se së shpejti priten lajme të tjera të mira nga fronti i negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Gjatë komunikimit në këtë hapësirë virtuale me komentuesit e shumtë për çështje të ndryshme të aktualitetit, Rama tha se po ecet në mënyrë intensive me negociatat, ndërsa shpresohet që shumë shpejt të merret lajmi i hapjes së një tjetër grupkapitujsh dhe sipas ambicies dhe planit, të hapet edhe grupkapitulli i fundit në pjesën e negociatave.

Kreu i qeverisë u ndal edhe të Samiti i Komitetit Politik Evropian, që sipas tij ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm, “fantastik”.

Ai nënvizoi faktin se jehona e këtij Samiti vazhdon ende në korridoret e politikës evropiane.

“Kemi filluar punën për Samitin e NATO-s, në dukje ka kohë, por në fakt kjo është mënyra si punohet për samitet e NATO-a, fillon puna dy vjet përpara. Pasi ka ardhur grupi i inspektimit nga qendra e NATO-s në Bruksel për të parë të gjitha opsionet dhe për të inventarizuar të gjitha kushtet dhe mundësitë e infrastrukturës së mikpritjes, logjistikës, topi është në fushën tonë për të shkuar përsëri në qendër me një masterplan të përgjithshëm të organizimit”, tha Rama.

/a.f/

The post Rama: Kemi filluar punën për Samitin e NATO-s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Drejt finishit po shfaqet flaka e pasionit për Shqipërinë 2030 në BE, ndërsa këneta rrudhet e rrudhet

TIRANË, 8 maj /ATSH/ Kryeministri Edi Rama tha sot se pasaporta evropiane për shqiptarët dhe integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian vjen nga PS sepse Partia Socialiste është fuqia transformuese e vendit

Kryeministri e bëri këtë deklaratë gjatë rubrikës “Sy m’sy”, ku i përgjigjet pyetjeve të qytetarëve të adresuara në platformat sociale.

Një tjetër komentues, shkroi se pushteti nuk është i përjetshëm dhe 12 vite në pushtet janë shumë.

Rama tha në përgjigjen e tij se Shqipëria nuk është e tij, por e të gjithëve dhe se largimin e tij nga pushteti e vendos populli shqiptar.

“Nëse të kanë thënë që kjo është një anomali, Gjermania dy kancelarë që kanë qëndruar me katër mandate në periudhën e fundit të historisë së Gjermanisë, si Angela Merkel dhe përpara saj ishte për dy mandate Gerhard Schröder dhe përpara tij katër mandate Helmut Kohl. Nëse nuk të mjafton kjo, po të çoj në Holandë, miku im i ngushtë Mark Rutte, ose andej lart nga Suedia ku kanë qëndruar për shumë më tepër, por nuk dua të të tremb pastaj. Kjo nuk është çështje sa do ti e sa dua unë, kjo është çështje sa do populli”, pohoi ai.

Kryeministri nënvizoi faktin se “ajo që është ndezur ditë pas dite, në këto ditë drejt finishit do të shfaqet fuqishëm flaka e pasionit për Shqipërinë 2030 në BE dhe zjarri socialist progresist qytetar po ndriçon, ndërkohë që këneta rrudhet e rrudhet”.

“Më çoi Niko dje një pamje të kënetës në Korçë dhe u jam mirënjohës korçarëve që e kishin braktisur kënetën. Ata nuk duhet ta harrojnë atë që i bëri këneta në pallatin e Sportit. Pashë kënetën në Durrës, është e vetmja kënetë që ka mbetur, se ajo tjetra që na trashëguan quhet Durrësi i ri që po transformohet ditë për ditë”, pohoi Rama.

Ndërkohë, Rama tha se sot ka një ditë të jashtëzakonshme Vlorë dhe Durrës, e së shpejti në Kuç.

“Në Kuçin e historisë dhe ku është tryeza më kompetente e debatit politik dhe ku janë analistët më të mëdhenj së bashku me ata të Dibrës dhe pastaj në qytetet e tjera. Analistët nuk janë në Tiranë, mos ta them atë fjalën që ka krijuar kaq shumë polemika”, tha Rama. /j.p/

The post Rama: Drejt finishit po shfaqet flaka e pasionit për Shqipërinë 2030 në BE, ndërsa këneta rrudhet e rrudhet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Hapëm edhe një grupkapitull tjetër të negociatave, kemi vendosur rekord evropian

TIRANË, 8 maj /ATSH/ Kryeministri Edi Rama u shpreh se ditën e djeshme duke shkuar për në Fier, ka marrë lajmin e mirë të hapjes së grupkapitullit tjetër të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Kryeministri e dha këtë deklaratë gjatë rubrikës “Sy m’sy”, ku iu përgjigj komenteve të qytetarëve të adresuara në platformat sociale, ndërsa komentoi edhe takimin përmbyllës elektoral dje në Fier, duke shtuar se “kryeqyteti socialist, Fieri ishte flakë dje”.

Duke u ndalur sërish te negociatat, Rama tha se janë aprovuar 16 kapituj, ndërsa hapen edhe 8 të tjerë tani, pra në total 24 kapituj, ndërsa mbeten edhe 11 të tjerë për t’u hapur.

“Uroj që me fuqinë e re të 11 majit do të hapim edhe ato të tjerat brenda vitit. Do ishte një rekord evropian sepse asnjë vend nuk i hapur negociatat kaq shpejt dhe asnjë vend nuk i ka mbyllur negociatat në tre vjet. Ne kemi si afat vitin 2027 dhe fati evropian është në duart tona, duhet të bëjmë tonën patjetër”, tha Rama. /j.p/

The post Rama: Hapëm edhe një grupkapitull tjetër të negociatave, kemi vendosur rekord evropian appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Dibra është bërë Tiranë, investimet në veri flasin vetë

TIRANË, 6 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama tha sot se Shkodra flet vetë për atë se çfarë është bërë në këtë qytet, nga investimet në hyrje të Shkodrës te rrugët brenda në qytet, ndërsa renditi edhe investimet e tjera në infrastrukturë që janë bërë në veri të Shqipërisë.

Në përgjigjet e drejtpërdrejta me qytetarët, në rubrikën “Sy m’sy” në platformat sociale, Rama iu përgjigj komentit të një qytetareje që i kërkon të dijë se çfarë është bërë për Shkodrën.

“Unë them që Shkodra flet vetë, se çfarë kam bërë unë me Benet Becin dhe qeverinë. Boll të fillosh nga hyrja e Shkodrës dhe nuk ka nevojë fare as të pyesësh njeri, as të marrësh përkthyes, as të kërkosh guidë, thjesht lërja syve të shohin dhe të të thonë. Që nga hyrja e Shkodrës, e vazhdo nëpër Shkodër, ishte një qytet i zhytur në plehra dhe në zymti, do ta shohësh se çfarë është bërë apo e bëri koha”, tha Rama.

Një tjetër komentues shkruan në platformat sociale se sipas tij veriut i është vënë trau, Lezha është e mbytur nga trafiku, teksa kërkohen vota për të diskriminuar veriun.

Kryeministri i renditi qytetarit disa nga investimet në infrastrukturë të përqendruara në veri të vendit si rruga Shëngjin-Velipojë, një aks që është premtuar dhe pritur prej shumë vitesh, Thumanë-Kashar, Milot-Balldren që sipas Ramës fillon së shpejti me shpalljen e fituesit, pasi është një kontratë në proces.

“Po rruga që shkon deri në Vermosh është në veri apo në jug, po rruga e Thethit, po rruga e Arbrit, megjithëse Dibra është bërë Tiranë tani, po rruga e Lurës, po rruga e Komanit, po rruga e Dukagjinit dhe të gjitha këto janë akse strategjike për turizmin për të cilat është folur dhe s’është bërë kurrë asgjë të gjitha këto janë ose të bëra ose kantiere”, pohoi Rama, ndërsa shtoi se trafiku në Lezhë gjatë sezonit veror është një fenomen që ndodh edhe në vende të tjera ku ka turizëm të zhvilluar dhe masiv. Por, nënvizoi Kryeministri në Lezhë është i nevojshëm të bëhet bajpasi i Shëngjinit dhe projekti është gati dhe do të bëhet.

“Do të kemi një çlirim, por me gjithë këtë dyndje turizmi kështu ndodh edhe në vende të tjera me turizëm të zhvilluar dhe masiv”, tha ai.

Një tjetër komentues i thotë Kryeministrit që ka frikë zgjedhjet, ndaj bën cirk çdo ditë.

“I kam frikë se i kam fituar nëntë zgjedhje dhe kam humbur vetëm një me një marzh shumë të ngushtë. Ajo më ka trembur shumë”, vijoi Rama.

Qytetari i radhës në komentet e tij shkruan në platformat sociale se Rama kërkon t’i mbushë mendjen çyrykëve që pa të nuk ka Evropë dhe se as ai vetë nuk i beson ato që thotë.

“Unë besoj çdo gjë që të them ty, sepse po të mos besoja nuk do rrija një minutë këtu. Se nuk është se nuk bëj dhe punë të tjera dhe i besoj aq fort dhe për këtë arsye përballoj edhe këto lloj ngarkesash jo të vogla që të ulem të flas si njeri me njerëz që lëshohen këtu, por jeni pjesë e kësaj familjeje e këtij komuniteti shqiptar. Dhe juve duhet t’ju jap kohën të komunikoj, të përpiqem t’ju hap sytë për gjërat që i shihni me sytë e bufit të kënetës pastaj ju vendosni vetë. Pastaj, që unë i besoj me mish e me shpirt se ndryshe nuk do e gjeja dot fuqinë për t’u marrë me gjithë këto lloj llafesh dhe llumi”, pohoi Rama. /j.p/

The post Rama: Dibra është bërë Tiranë, investimet në veri flasin vetë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Ne kemi projeksione financiare mbi analiza ekspertësh, jo përralla me buf dhe Latif

TIRANË, 1 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama tha sot se projektet e realizuara deri tani nuk janë video 3D dhe nëse Shqipëria do të ishte ajo që ishte kur Partia Socialiste mori detyrën, nuk do të vinin 12 milionë turistë, por do iknin edhe ata që dikur vinin për patriotizëm.

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sot drejtpërdrejt pyetjeve të adresuara në platformat sociale në rubrikën “Sy m’sy” duke thënë se pasaporta evropiane nuk është një copë letër apo një variant i ri i pasaportës që jep shteti shqiptar. Rama u shpreh se “nuk jemi në kushtet kur thjesht do ndërrojmë pasaportë, apo një dokument udhëtimi me një tjetër”.

“Pasaporta që kemi sot është një dokument udhëtimi që na lejon të qarkullojmë në BE, por që kur hyjmë në kufi na vendos në korridorin e posaçëm. Ata që nuk janë qytetarë të Evropës dhe ne që aty hyjmë si një popull dhe si qytetarë të dorës së dytë në Evropën ku jemi ndër popujt më të vjetër dhe që jetojmë në zemër të kontinentit”, tha Rama.

Një komentues i shkruan Kryeministrit që t’i lërë batutat për bufin, por të shihet se çfarë është bërë në 12 vite.

Rama tha se këto që fliten sot për Shqipërinë 2030 nuk janë si programi i bufit apo i Latifit, por projeksione të mbështetura në analizat e ekspertëve të Ministrisë së Financave dhe ekspertëve ndërkombëtare me të cilët punon qeveria shqiptare.

Ndër të tjera, Rama theksoi se prej kohësh me të në Kryeministri punon kryekëshilltarja ekonomike e Kancelares gjermane dhe një profesor, drejtues i qendrës për zhvillimin ndërkombëtar të Harvardit. “Për të përmendur dy nga të tjerë që ne i konsultojmë herë pas herë, këto janë  objeksione financiare, nuk janë përralla me mbret a me buf, as me Latif”, vijoi ai.

Një tjetër komentues shkruan që populli ka nevojë për kandidat të ri, “boll me të vjetrit se janë bërë bajat”.

“Kandidati më i ri dhe më i vjetër këtu jam unë, në kuptimin e energjisë dhe eksperiencës. Dhe partia më e re dhe më vjetër është PS dhe në listat e PS në çdo qark gjen më të rinjtë dhe ata më me eksperiencë. Kjo teoria duhet një kandidat i ri pa parti mbrapa, pa struktura, pa asgjë vetëm imitacione të një partie që ishte ndjesë pastë e treta e vërteta dhe që u bë barra dhe halli i madh i politikës shqiptare nuk ka nevojë Shqipëria. Nuk ka nevojë për këto të tjerat të vërtetat, që në fakt janë vetëm shëmbëlltyra që kërkojnë të hyjnë në valle dhe pastaj bëhen grabitqarë”, tha Rama.

Një tjetër komentues, i kërkon Kryeministrit që të flasë për pasaportën evropiane dhe jo për investime me video 3D.

“Prandaj kam marrë me vete dhe në çdo qark po tregoj investimet që janë bërë, që kush do t’i shohë, i sheh dhe kush do t’i dëgjojë, i dëgjon. Nëse do ishin vetëm video në 3D dhe Shqipëria do ishte ajo që ishte ajo kur ne morëm detyrën nuk do vinin 12 milionë turistë, po do kishin ikur dhe ata që vinin atëherë për patriotizëm. Pasaporta evropiane nuk është një copë letër, nuk është një variant i ri i pasaportës që jep shteti shqiptar. Nuk jemi në kushtet kur thjesht do ndërrojmë pasaportë, apo një dokument udhëtimi me një tjetër. Pasaporta që kemi sot është një dokument udhëtimi që na lejon të qarkullojmë në BE, por që kur hyjmë në kufi na vendos në korridorin e posaçëm”, pohoi Rama, teksa nënvizoi faktin se është ndërtuar edhe aeroporti i Kukësit, sipas të gjitha standardeve.

Sipas Kryeministrit, ky është një aeroport që operohet nga privati dhe ka nevojë për marrëveshje dhe linja që të fluturojnë dhe së shpejti do vendosen fluturime që do ta fusin pak nga pak në punë. “Nga pikëpamja financiare është në një situatë fillimi që nuk është e kollajtë për kompanitë. Një aeroport i ndërtuar me standarde ndërkombëtare, i certifikuar ndërkombëtarisht dhe operatori duhet të vendosi fluturimet në bazë të marrëveshjeve që do të krijojë. Ty nuk të ka kushtuar asnjë kokërr leku, nga një fushë me plehra, është një aeroport ndërkombëtar dhe më herët se vonë do të jetë në funksion”, cilësoi Rama.

Kryeministri iu përgjigj komentit të një tjetër qytetari që i shkruan “boll më 12 vjet”, ndërsa i tha se nuk po kërkon asgjë për veten e tij apo karrigen ku është ulur.

“Këtu është misioni im dhe i PS që të ftoj ta bësh dhe misionin tënd që të anëtarësojmë Shqipërinë në BE. Për sa i përket viteve, numëro sa kanë ndejtur jo një, por më shumë kancelarë në Gjermani dhe pyet po ata janë në diktaturë apo janë popull çyryk. Nuk jetojnë në diktaturë dhe nuk janë popull çyryk, siç i bëjnë ata që duke mu hedhur mua nëpër ato moçalet mediatike pse bëj një batutë dhe them gjysma e burrave janë çyryk dhe kjo batutë ka një të vërtetë brenda kur një pjesë e madhe e burrave preferojnë kënetën. Të thoshin nuk e duam Edi Ramën nuk e duam PS, po votojmë Stamo Dumon në rregull po kënetën përsëri? Politikisht, patriotikisht është skandaloze, evropianisht është skandaloze, është turp. Të mendosh që Shqipëria mund të përfaqësohet përsëri nga këneta”, tha Rama. /j.p/

The post Rama: Ne kemi projeksione financiare mbi analiza ekspertësh, jo përralla me buf dhe Latif appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Krijuan një thashethem absurd, familja e presidentit Trump përgënjeshtroi “bufin”

TIRANE, 29 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama tha sot se, se “bufi i kënetës” krijoi një thashethem, sipas të cilit Rama kishte shkuar në Beograd për të takuar djalin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me ndihmën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Në një komunikim të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale përmes rubrikës “Sy m’Sy”, Rama tha se ky thashethem absurd e detyroi ambasadorin Richard Grenell, por edhe djalin e Presidentit Trump që të dilnin dhe ta përgënjeshtronin me një deklaratë.

“E patë se çfarë ndodhi dje me zëdhënësin e “bufit”, me një “kukumjaçkë” që doli dhe tha Edi Rama dështoi në tentativën e tij për të shkuar në Beograd, për të takuar Vuçiçin dhe përmes Vuçiçit tek aneksi i kuzhinës për të bërë sikur takohet rastësisht me djalin e Trumpit? E kuptoni në çfarë marrëzie u ka futur bufi 80 e ca vjeçar që e ka ndarë mendjen që do të bëjë prapë çorap Shqipërinë? Si mund të katandiset një parti politike në këtë farë feje?! Godasin, krijojnë një thashethem absurd total. Unë nuk vajta as te funerali i Papës se vëllai im Vuçiçi në Beograd do më merrte dhe aty të takoja si rastësisht djalin e Trumpit dhe këtë po përpiqte ta bënte ambasadori Grenell që është një njeri i respektuar, me të cilin unë kam një njohje dhe një miqësi krejt normale, po që kurrën e kurrës as nuk do t’ia kërkoja një gjë të tillë”, pohoi Rama.

“Pse duhet të shkoja unë në Beograd që të takoja çunin e Presidentit, apo se kështu funksionon te “këneta” me çunin e babit? U detyruan ata dhe ambasadori dhe çuni që të përgënjeshtrojnë “kënetën” që deri dje bënte sikur hynte e dilte për salcë kosi te shtëpia e Trumpit. Na sollën dhe Latifin 6 milionë dollarë. Lëviz Tifja ku të duash ti me 6 milionë dollarë, por ç’lidhje ka kjo me Amerikën, me Presidentin e SHBA-së apo me politikën amerikane”, nënvizoi Kryeministri.

/r.e/a.f/

The post Rama: Krijuan një thashethem absurd, familja e presidentit Trump përgënjeshtroi “bufin” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Nuk japim para për inceneratorët, por që Tirana të mbahet e pastër

TIRANE, 29 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, iu përgjigj sot pyetjeve të qytetarëve të adresuara në platformat sociale.

Kryeministri iu përgjigj komentit të një qytetari në rubrikën “Sy m’Sy”, që i thoshte se “Rilindja paguan gjashtë milionë euro për inceneratorët”.

Rama tha se qeveria nuk jep para për inceneratorët, por paratë jepen që Tirana të vazhdojë të mbahet e pastër.

“Landfillin e Tiranës e ka shteti, e ka Agjencia e Aseteve të Sekuestruara, prej kohësh. Aty janë njerëzit e vënë nga shteti dhe marrin para për të bërë punën sepse kushton ajo punë. E kam thënë, 25 euro për ton është një çmim që nuk e gjen sot në Evropë, asgjëkundi. Nesër kur të duhet të bëhen zhvillime të tjera në këtë fushë si do gjenden çmime kaq të ulta”, pohoi Rama.

“Si është e mundur që ju besimtarët e “kënetës” jeni ka të gatshëm të thithni çdo lloj uji të ndotur që ju hedhin në fyt dhe ta merrni për shampanjë dhe ujë mineral?!”, tha Rama, teksa u ndal sërish te “shpëtimtari i kënetës”, siç e quan ai konsulentin e Partisë Demokratike për fushatën zgjedhore të 11 majit, Chris LaCivita.

/r.e/a.f/

The post Rama: Nuk japim para për inceneratorët, por që Tirana të mbahet e pastër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: PS ndryshoi strategjinë e fushatave elektorale

TIRANË, 24 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama u ndal sot te komentet që po bëhen për fushatën e Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke u shprehur se palët e tjera politike kërkojnë të përdorin SPAK-un dhe thellimin e luftës kundër korrupsionit si një argument pse PS nuk duhet të votohet.

Një tjetër argument i përdorur, sipas Kryeministrit është edhe ai i gjysmës së qeverisë në burg, ndërkohë që Rama theksoi se ata që kanë pasur dhe kanë probleme me drejtësinë janë anëtarë kabinetesh të mandatit të parë, të dytë apo fillimi i mandatit të tretë.

“Ka rëndësi fakti që ne jemi në mbështetje të këtij procesi, ne nuk i vëmë pushtetin politik si karrocën para kalit pushtetit të pavarur të drejtësisë, të cilën e kemi pavarësuar ne dhe askush tjetër. Këta thonë që fushata e PS dhe Edi Ramës është tallava, është tallje me këtë atë, po si ka mundësi”, tha Rama gjatë përgjigjeve të adresuara në platformat sociale

“Këta nuk e dinë çfarë është tallavaja, këta janë përbuzës të kulturës shqiptare. Këta janë përbuzës të atij fondi thesaresh që ka krijuar kultura jonë, dhe nëse ne hapim bëjmë një takim të madh me njerëzit tanë kush na ndalon ne që aty të përdorim edhe këngë që janë nga thesari i kulturës sonë sipas qarqeve edhe valle. Kush e ka shkruar këtë që kur mblidhen njerëzit në një takim elektoral, duhet vetëm të rrinë të dëgjojnë fjalime me orë të tëra në diell. Që kur unë merrem me fushatë elektorale, analizojini si kanë ndryshuar edhe të tjerët”, vijoi Rama.

Sipas Ramës, strategjia e fushatave elektorale ka ndryshuar, pasi ka qenë PS që ka sjellë një format tjetër organizimi të tyre duke sjellë njerëz nëpër takime, që jo thjesht ulen dhe dëgjojnë.

Kryeministri u ndal edhe te komentet për bufin siç e quan Rama kreun e PD-së, dhe programi i PS-së, ndërkohë që sipas tij, në 95% të kohës gjatë fjalimeve të fushatës, ai nuk flet për kënetën, bufin, Lulin apo Vrenozin, por për sfidën historike që ka Shqipëria, atë të integrimit në familjen evropiane.

“Si është e mundur që në këtë takim me historinë nuk ka asnjë interes, reflektim serioz, asnjë informacion se çfarë janë negociatat apo si bëhen”, pohoi Rama, ndërsa u ndal edhe te komentet për fotot nudo në një plazh të Evropës, diçka që sipas tij i ka revoltuar palët e tjera politike.

“Nuk pyetën këta për fëmijët kur unë kisha dalë lakuriq në punën time, në rininë time, në lirinë time nëpër Evropë. Dhe këta që pastaj për të reaguar që janë shumë të revoltuar, shkojnë në Korçën e kulturës, e serenatave, ballove, në Parisin e vogël dhe aty e merr fjalën Ilir Vrenozi”, shtoi Rama. /j.p/

The post Rama: PS ndryshoi strategjinë e fushatave elektorale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Plan negociatash me Bashkimin Evropian, i mbyllim në 2027-ën

TIRANË, 22 prill/ATSH/ Kryeministri, njëherazi edhe kryetari i Partisë Socialiste pohoi sot gjatë përgjigjeve të drejtpërdrejta në pyetjet e adresuara në platformat sociale, se gjatë 12 viteve ka qenë duke punuar kudo, me shqiptarët drejt Bashkimit Evropian, drejt një botë të re dhe një të ardhmeje që do të jetë e tashmja e përditshme e shqiptarëve dhe përfundimisht larg së shkuarës.

Kryeministri ju përgjigj kërkesës së një komentuesi që i kërkonte të dilte në një debat publik me kreun e PD-së, Sali Berisha, ndërsa Rama tha se “ai është në rrëshqitje e sipër, çfarë debati të bëj”.

“Ky bufi do të mundi ty që ofendon shqiptarët”, shkruan një tjetër qytetar në platformat sociale, ndërsa Kryeministri në përgjigjen e tij shprehet se nuk i ofendon shqiptarët. “Këtë ma thonë vetëm çyrykët. Kush mendon që bufi i kënetës dhe këneta është rruga për Shqipërinë, ka një problem me veten. Këtë e them, nuk është ofendim i shqiptarëve, është opinioni im”, tha Rama.

Komentuesi i radhës i shkruan Kryeministrit në rubrikën “Sy m’sy” se nëse ai nuk largohet nga qeverisja, shqiptarët duhet ta harrojnë Evropën, sepse Evropa nuk e pranon vendin tonë nëse nuk zhduket korrupsioni.

Kreu i ekzekutivit nënvizoi faktin se Evropa e ka dhënë planin, në vitin 2027 mbyllen negociatat dhe planin ia ka dhënë qeverisë shqiptare, ndërsa janë 1000 persona në Bruksel dhe 1000 të tjerë të angazhuar këtu për çështjen e negociatave.

Një tjetër komentues, shprehet se sa herë ka zgjedhje lajmërohen projekte të mëdha, ndërkohë që sa mbarojnë zgjedhjet nuk realizohen as 5% të tyre.

“Të gjitha projektet kanë rrugën e tyre, të gjitha realizohen, nuk bëjmë nga këto hiç fare. Ka qëlluar që ka mbaruar studimi i hekurudhës kuqezi, po e kemi prezantuar bashkë me qeverinë e Kosovës, por këto janë punë që vazhdojnë. E ke në gjithë historikun e Facebook-ut tim, ditë e diel, e shtunë, ditë jave, muaj vere, dimri, zgjedhje jo zgjedhje është e njëjta punë që vazhdon”, pohoi Rama, ndërsa në mbyllje të komunikimit të tij tha se “edhe sondazhi i Donald Trump e dinte qartësisht që në 11 maj ka vetëm një fitues”. /j.p/

The post Rama: Plan negociatash me Bashkimin Evropian, i mbyllim në 2027-ën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Kryejmë çdo muaj anketime, edhe sondazhisti i Trump e di që PS është fituese

TIRANË, 22 prill/ATSH/ Kryeministri, njëherazi kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama iu përgjigj sot pyetjeve të adresuara në platformat sociale në rubrikën “Sy m’sy” nga Gjirokastra, ku bashkë me skuadrën e këtij qyteti sot do të zhvillojë një seri takimesh elektorale.

Kryeministri në nisje të fjalës së tij, u ndal te një sondazh i prezantuar mbrëmjen e djeshme në një nga televizionet shqiptare, nga “sondazhisti i Donald Trump”, siç u shpreh Rama, që sipas tij ka bërë fushatën e zgjedhjeve në Amerikë, pasi ishte kundër rrymës, ndërkohë që shumica dërrmuese e sondazheve jepnin kandidaten Kamala Harris fituese.

“Ky këmbëngulte në të kundërtën edhe pse aty marzhet ishin shumë të ngushta dhe në fund i dolën ato parashikimet e tij dhe isha kurioz se thashë hajde ta shohim se si e sheh ky Shqipërinë”, e nisi Rama komentin.

“Aty kishte inserte që ishin pjesëza të emisionit, ishte një trishtim i madh se çfarë sheh e çfarë dëgjon populli shqiptar mbrëmjeve në pasqyrat e kënetës mediatike. Një tmerr”, tha Rama, teksa theksoi se PS kryen çdo muaj prej vitit 2007 sondazhe dhe anketime për të lexuar opinion publik për prirjen e votës.

Sipas Ramës, në një pasqyrë të këtij sondazhi rezultonte se 50% e shqiptarëve mendonin se vendi po shkon në drejtimin e duhur, 42% të tjerë ishin kundër dhe pjesa tjetër nuk kishin mendim. “Çfarë më kanë dëgjuar veshët nga ca individë që nuk e di çfarë i motivon kur zgjohen në mëngjes, me se e ushqejnë trurin gjatë ditës deri sa shkojnë ulen atje dhe fillojnë dhe bëjnë ndërmjetësimin mes realitetit politik, social, personazheve politike, sociale dhe popullit. Dhe aty konkluzionet ishin njëri më çmendurak se tjetri, njëri më i pabesueshëm se tjetri. Një ishte që populli është i sëmurë, shqiptarët janë një popull i sëmurë që mendojnë që ky vend po shkon në drejtimin e duhur, një tjetër ishte që këtu ka një autokraci me pasqyra moçalesh mediatike që çdo natë flasin nga këto lloj çmendurish”, pohoi Rama.

Kryeministri nënvizoi se nëse në këtë vend do të kishte autokraci, atyre nuk do u binte radha të dilnin në ekrane televizive dhe të thoshin që populli është i sëmurë, apo të kishin kompjuter për të parë lajme. “Një konkluzion tjetër ishte që Rama i ka blerë gjysmën e popullit që mendon se vendi po shkon në drejtimin e duhur, një tjetër ishte që Rama u ka futur frikën dhe këta nga frika kur i pyet dhe këta që flasin ishin 1200 veta thonë nga frika që vendi po shkon në drejtimin e duhur”, vijoi ai.

“Si mund të ketë arritur deri këtu pazari mediatik shqiptar, çfarë të them çfarë më dëgjonin veshët. Ky nuk është politikan, ky është personazh dhe ky bën show dhe populli është kështu budalla. Këta që mua më hidhen në fyt, pse unë them gjysma e burrave janë çyrykë, në sensin metaforik patjetër, nuk flas për kusht klinik. Sepse unë mendoj që të shkosh mbas kënetës je gjysmak dhe gjysma tjetër janë në rregull. Kjo është një ndarje që unë e bëj sepse e besoj, me kënetën Shqipëria të ketë të ardhme, qeverisje më të mirë etj”, pohoi Rama.

Kreu i qeverisë cilësoi faktin se “këta janë në gjendje që mbasi më hidhen mua për metaforën time të thonë që populli është i sëmurë, një popull kot, sepse ky popull mendon që vendi po shkon në drejtimin e duhur”.

Rama tha se edhe sondazhisti i Donald Trump e dinte qartësisht që në 11 maj ka vetëm një fitues.   /j.p/

The post Rama: Kryejmë çdo muaj anketime, edhe sondazhisti i Trump e di që PS është fituese appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Kjo Shqipëri duhet të hyjë në BE”/ Kryeministri Rama në rubrikën “Sy m’sy”: Shqipëria në vëmendjen e të gjithë botës

17 April 2025 at 08:48

Kryeministri Rama flet me ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook duke iu përgjigjur pyetjeve, dhe komenteve të tyre. Rama u shpreh se më 16 maj Tirana do të jetë sërish epiqendra e politikës europiane.

“Në 16 maj Tirana epiqendra e politikës europiane dhe në një moment historik për Europën ku janë shumë tema që janë ndërthurur në tryezën e vendimmarrjes dhe ku Europa duhet t’i japë përgjigje disa pyetjeve lidhur me sigurinë, rritjen ekonomike, lidhur me mjetet për zbutjen e kostove gjithmonë e më në rritje të jetesës. Të gjitha këto do të diskutohen në Shqipëri. Ku do të vijë në takimin e tij të parë edhe kancelari i ri i Gjermanisë. Shqipëria do të jetë në vëmendjen e të gjithë botës. Do të jetë një tjetër moment i forcimit të imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Do të jetë edhe një moment promovimi i Shqipërisë turistike. Sepse atë ditë do jetë në ekranet e të gjithë botës. Jemi shumë krenar që kemi promovim të dyfishtë në sport dhe në politikë. Por duhet të kuptojmë të gjithë që kjo Shqipëri duhet të hyjë në BE. Të mbyllim përfundimisht hendekun e krijuar ndër shekuj me Europën dhe duhet të jetë anëtare e BE. Kjo është e sigurt. Jam shumë optimist, sepse në këto 100 metra të fundit drejt finishit, por rritet adrenalina dhe energjia e përgjithshme politike”, tha Rama.

The post “Kjo Shqipëri duhet të hyjë në BE”/ Kryeministri Rama në rubrikën “Sy m’sy”: Shqipëria në vëmendjen e të gjithë botës appeared first on Sot News | Lajme.

Rama: Barazinë para ligjit e solli PS dhe unë në krye, nuk erdhi nga qielli

TIRANË, 15 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama u shpreh sot, duke iu përgjigjur qytetarëve në rubrikën “Sy m’Sy” në platformat sociale, se ndihet krenar për Reformën në Drejtësi, për sa kohë qeveria socialiste në drejtimin e tij si kryeministër e ka dorëzuar “shpatën e ndëshkimit” te pushteti i drejtësisë, të pavarur nga pushteti ekzekutiv.

Kryeministri tha se, “po të shikosh, të gjithë ata që janë marrë nën hetim apo janë çuar para gjykimit nuk kanë qenë anëtarë qeverie në atë kohë, kanë qenë shumë përpara. Unë kam 12 vjet këtu, në ndërkohë ajo që nuk duhet ta harrosh se nëse juve flisni dhe ju erdhi dita të flisni për drejtësi, ministra, kryetarë bashkish, për persona të lidhur me pushtetin politik, por edhe ish-presidentë dhe ish-kryeministra që janë ana tjetër e medaljes, kjo nuk është një ditë që erdhi nga qielli kjo është një ditë që e solli Partia Socialiste e Shqipërisë me mua në krye. Kjo ditë është shprehja e vullnetit tonë absolut për të sjellë në Shqipëri atë që shqiptarët nuk e kanë pasur kurrë: barazinë para ligjit. Asnjëherë nuk e kanë pasur Shqipëria dhe shqiptari barazinë para ligjit, kurrë. Nga 1912 deri para pak vitesh nuk është bërë përpjekje që barazia para ligjit të kalojë në nivelin që të gjithë ta dinë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi rëndësinë e barazisë para ligjit, ku sipas Ramës nuk ka rëndësi si quhesh, nuk ka rëndësi nëse mbiemri yt është i njohur apo i panjohur, nëse je i pasur apo i varfër, nëse ke pushtet apo nuk ke, sepse nëse vjen të troket te dera drejtësia, je i barabartë me të tjerët.

Kreu i Ekzekutivit, nënvizoi faktin se një nivel i tillë drejtësie nuk ka ndodhur kurrë më parë, ndërsa shtoi se “në kohën e “bufit” vriteshin njerëz nga dritaret e kësaj zyre poshtë. Dhe kur prokurorja që tentonte të thërriste për të marrë në pyetje drejtuesit e forcave të rendit, pagëzohej nga kjo godinë “si lavire bulevardi” apo kur forcërisht pengohej nga Prokuroria që të merrej njeri në pyetje? Se kjo që po them unë nuk është një realitet i Shqipërisë së para një mijë vjetëve, por e para një dekade. Dhe kush i ka bërë këto hynere, sot po u thotë hajde ta bëjmë Shqipërinë madhështore”.

“Po ky Luli i 7X7, ku ishte ky? Ky ishte këtu poshtë, ma këndonte këtu poshtë himnin i mbyllur në çadër se nuk donte të votonte Vetting-un dhe Reformën në Drejtësi. E pra, sot flasin këta edhe sot tregojnë me gisht numërojnë njerëzit që thirren nga drejtësia dhe kujtojnë se më impresionojnë mua, ose torolisin shumicën e shqiptarëve që është shumë e qartë që nuk do kishte kurrë të tilla gjëra nëse nuk do isha unë në zyrë dhe PS në qeveri”, pohoi Kryeministri.

Gjatë përgjigjes së tij, Rama e cilësoi kreun e SPAK Altin Dumani si një burrë të zotin, të ndershëm dhe me integritet që ka qenë pjesë e sistemin të drejtësisë, si prokuror prej shumë vitesh, por asnjëherë sipas tij nuk i ishte dëgjuar emrin deri në momentin që atij iu dorëzua “shpata e drejtësisë”.

“Aty ishte prokuror, kishte thirrur Altin Dumani ndonjë njeri me pushtet, kishe parë ti që njerëzit me pushtet të shkonin të parakalonin para Prokurorisë? Me të gjitha kamerat aty si në festivalin e Kanës, i kishe parë ti gjithë këto gjëra? Po nga na erdhi ky Altin Dumani, nga Hëna? Jo! Ishte një prokuror këtu në Tiranë me vite të tëra, por nuk kishte “shpatë”. Se “shpata” ishte këtu tek kjo zyra këtu si pajisje që ia përcillnin njëri pas tjetrit të gjithë nga qeveria e parë, e dyta, e treta dhe pastaj mbreti, diktatori, presidenti dhe futi në burg kundërshtarin e tij politik kryetarin e PS, përmes një drejtësie kukull”, pohoi Rama, ndërsa shtoi se ishte ai që ia dorëzoi “shpatën” drejtësisë.

“Altin Dumanit me kompani meqë nuk i kanë lënë “rob shpie”, gjë pa i thënë për turpin e tyre, por që kanë gjithë solidaritetin tonë”, tha Rama.

Kryeministri kujtoi deklaratat e kreut të PD-së që është shprehur se në 12 maj do të shkrijë SPAK-un, por Rama tha se “në 12 maj “bufi” do jetë duke u shkrirë në lotët e kënetës për atë do to ndodhë dhe kur të fillojnë të hapen kutitë dhe të dalë Noc Rroku aty”.

“Unë jam shumë krenar për Reformën në Drejtësi, për të gjitha ato që kemi bërë, sepse ne kemi bërë histori me këtë që të dorëzojë shpatën e ndëshkimit nga pushteti ekzekutiv te drejtësia e pavarur nga pushteti ekzekutiv. Kjo është rruga për t’u dhënë fëmijëve tanë një vend me barazinë para ligjit, një vend ku drejtësia të bëjë punën e vet, qeveri të bëjë punën e vet dhe të gjithë të bëjnë punën e tyre”, cilësoi Rama.

/r.e/a.f/

The post Rama: Barazinë para ligjit e solli PS dhe unë në krye, nuk erdhi nga qielli appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: BE na sheh si një anëtar potencial, të tjerat janë “dokrra hini”

TIRANË, 15 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sot, komenteve dhe pyetjeve të adresuara në platformat sociale në rubrikën “Sy m’Sy”, teksa në nisje të fjalës së tij u ndal te momentet e takimeve të djeshme në Bruksel dhe Luksemburg, nga takimi me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Kosta te Konferenca e katërt Ndërqeveritare  Shqipëri – BE për hapjen e grup-kapitullit të dytë të negociatave.

“Përsëri me ju pas një dite fantastike dje në Bruksel dhe Luksemburg. Në Bruksel për takimin me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa me të cilin kemi ndërtuar një marrëdhënie të jashtëzakonshme edhe si rezultat i faktit që Antonio është shumë i interesuar dhe shumë i vëmendshëm lidhur me Ballkanin Perëndimor, por edhe me faktin se në cilësinë e kryeministrit të Portugalisë e ka vizituar Shqipërinë si i pari kryeministër portugez në histori dhe është larguar me mbresa të jashtëzakonshme nga Shqipëria. Patëm një bisedë shumë të gjerë, lidhur me ecurinë e procesit të negociatave të Shqipërisë që është një ecuri e përshëndetur nga të gjithë, pa asnjë përjashtim dhe për faktin që kalendari i vendosur për mbylljen e negociatave në 2027-n përkon me të gjitha rrethanat e krijuara nga bashkimi i yjeve, në kuptimin më të mirë të fjalës: Ylli i fatit evropian të Shqipërisë dhe yjet e BE-së. BE sot është më e interesuar se asnjëherë për zgjerimin dhe shikon te Shqipëria një aktor me besueshmëri të lartë, një aktor të respektuar dhe një protagonist të procesit të reformave në Ballkanin Perëndimor, pra së bashku me Malin e Zi një anëtar i ri potencial në BE”, tha Rama.

Kryeministri pohoi se një nga faktorët që ndikojnë në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE është dhe faktori gjeopolitik, por përtej kësaj BE sipas Ramës nuk është në situatën e bamirësisë, por kërkon që çdo shtet që afron ta ketë në standardet e veta.

“Kush thotë të kundërtën ose nuk ia ka idenë fare si funksionon BE-ja, ose pastaj bën sikur. Pavarësisht gjeopolitikës, nevojës që ka BE sot për të zgjeruar radhët e veta, për arsye gjeopolitike patjetër, BE-ja nuk të fal absolutisht asgjë, në asnjë rrethanë, për asnjë arsye.

BE mund të jetë e padrejtë kur ti mund ta meritosh të hedhësh hapin tjetër, dhe për arsye të dinamikave të brendshme të thotë “Jo”, na e ka bërë neve. Por, BE kurrë nuk është në situatën e një bamirësi, sepse me të drejtë kërkon që kë afron ta ketë si veten, me standardet e veta”, pohoi Rama.

“Nuk ka asgjë më të padiskutueshme lidhur me gjithë procesin e shtetbërjes në Shqipëri sesa rezultatet e monitorimit të vazhdueshëm të BE-së, të gjitha të tjerat janë broçkulla, janë “dokrra hini” kur thoshte Gjergj Fishta, janë muhabete të pazarit otoman të politikës shqiptare, sepse po të ishin sadopak afër të vërtetës të gjithë ato dokrra, ai llum që hidhet çdo natë në pjatat e shqiptarëve, që vazhdojnë kanë durimin të hapin kanalet e informimit televiziv vendas, nuk do të kishim shans ne të merrnim 2027-n si afat për mbylljen e negociatave”, vijoi Kryeministri.

Kreu i qeverisë theksoi se gjithçka e arritur deri tani në Shqipëri, është nën monitorim të vazhdueshëm nga një staf prej një mijë vetësh në Bruksel dhe të tjerë të angazhuar në Shqipëri që vëzhgojnë të gjithë procesin e shtetbërjes, në të gjitha fushat.

“E dini sa njerëz janë angazhuar në Bruksel për hulumtimin e situatës tërësore të organizimit shtetëror të Shqipërisë? Një mijë vetë nga të gjitha departamentet për të gjitha fushat, një mijë vetë, një popull i tërë simetrik me të gjithë atë popull që kemi angazhuar ne këtej për negociatat. Tani, një mijë vetë që merren me negociatat, që qëmtojnë çdo gjë, si mund të gabojnë dhe të jenë të pagabueshëm ca “kua-kua-kua” që i ke përnatë nëpër ato sallonet e berberhaneve televizive ku rruajnë dhe qethin kë t’u dalë përpara”, tha Rama.

“Jemi absolutisht në rrugën e duhur, kemi plot gjëra për të bërë akoma dhe për këtë po punojmë intensivisht, të meta plot, por jo ato të meta që na i këndon këneta e “kua-kua-kuave”.

Jemi spostuar nga Brukseli në Luksemburg ku zhvillohej dita e BE-së, sepse sipas Traktatit, janë tri herë në vit që BE spostohet në Luksemburg dhe ku kemi çelur një tjetër grup-kapitujsh që, siç e dëgjuat dhe jua thanë dhe jua rrokanisën kokën e kuadrit të bombardimit me gënjeshtrat e tyre: “Nuk do hapen më, se ishte mbyllur dera për Shqipërinë, sepse mua s’më kishin dhënë as darkë se isha sjellë keq, edhe sepse po prisnin tani bufin e kënetës, bashkë më qirje Dulen në Parlamentin Evropian”, që ua hapi derën qirje Beleri dhe u përmbys bota. Të tërë u ngritën në këmbë…”, pohoi Rama.

/r.e/a.f/

The post Rama: BE na sheh si një anëtar potencial, të tjerat janë “dokrra hini” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Shumë shpejt do të hapet gara për ndërtimin e stadiumit të Vlorës

TIRANË, 9 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot komenteve të qytetarëve në platformat e rrjeteve sociale në rubrikën “Sy m’Sy”.

Rama duke iu përgjigjur një komentuesi tha se Bashkimi Europian e ka thënë vetë që duam të mbyllim negociatat me Shqipërinë në 2027.

“Jam i bindur që të duket vetja shumë i zgjuar kur bën këtë lloj komenti ofendues dhe gajasesh. Mua sa më shumë kalojnë vitet, aq më pak i zgjuar më duket vetja. Nuk po të them se çfarë mendoj unë për komentin tënd dhe hyrjen e Shqipërinë në BE por po të pyes ty: Po BE-në do ta kishte zili vallë Nastradini sipas teje meqë do të na fusë në gjirin e saj sa më parë?!

E ke dëgjuar BE-në kur thotë duam të mbyllim negociata me Shqipërinë brenda 2027 apo kjo të bën për të qeshur ty meqë sipas teje nuk kemi drita?!”, u shpreh kryeministri Rama.

Kreu i qeverisë iu përgjigj edhe një tjetër komenti: “Po boll se keni 12 vite në pushtet akoma premtoni si bufi?!” Rama tha se ka 11 vite e 6 muaj që bën ato që thotë dhe thotë ato që bën.

Ndërsa me ironi u përgjigj edhe për opozitën.

“Jo, Vladimir, unë nuk kam 12 vite që premtoj, kam 11 vite e 6 muaj që bëj ato që them dhe them ato që bëj, se po të isha si “bufi” edhe Shqipëria do të ishte si e “bufit”, një vend që askush nuk e merr seriozisht, një vend i zhytur në borxhe dhe në kriminalitet me mbi 100 e kusur vrasje në vit, me qytete të rrënuara nga harresa dhe me një turizëm që mbahej gjallë vetëm nga patriotizmi i shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë. Sot vetëm kush nuk do të shohë nuk sheh, s’ka më të verbër se ai që i ka sytë, po refuzon të shikojë, apo më shurdh se ai që i ka veshët, por nuk do të dëgjojë”, u shpreh Rama.

Një tjetër koment ironik nga një qytetar ishte për projektin e stadiumit në Vlorë, projekti Marina Vlorë apo Marina Durrës që “kanë dalë shumë bukur”.

Duke iu përgjigjur komentuesit, Rama tha se Marina Vlorë dhe Marina Durrës janë të dyja në kantier, ndërsa për sa i përket stadiumit të Vlorës, është detajuar projekti dhe do të shpallet gara për ndërtimin e tij sipas të njëjtës formulë si stadiumi kombëtar.

“E kuptoj ironinë tënde, por duke qenë se punët e mëdha nuk bëhen sa hap e mbyll sytë siç bëhen komentet e kota, duhet të bësh edhe ca durim. Marina Vlorë dhe Marina Durrës janë të dyja në kantier, po deshe mund të shkosh t’i shohësh vetë dhe të kuptosh se çfarë punë kolosale është bërë dhe vazhdon të bëhet në dy hapësira rrënojash e qymyresh deri dje. Ndërsa për stadiumin e Vlorës është detajuar projekti që doli fitues nga konkursi dhe do të shpallet gara për partnerin privat që do të marrë përsipër ndërtimin me të njëjtin formulë si për stadiumin tonë kombëtar. Unë them atë që bëj dhe bëj atë që them e nëse në ndonjë rast do të vonoj, kjo jo për shkakun tim, se nuk i lë kurrë mangët gjë punës, të jesh i sigurt”, u shpreh Rama.

/a.f//r.e/

The post Rama: Shumë shpejt do të hapet gara për ndërtimin e stadiumit të Vlorës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: PS merr 800 mijë vota, në 11 maj edhe më shumë për shkak të diasporës

TIRANË, 8 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria ka përqindjen më të lartë të pjesëmarrjes në zgjedhjeve, ku mbi 80-90% e votuesve janë të pranishëm në këtë proces.

Në përgjigjet e adresuara ndaj pyetjeve në platformat sociale, Kryeministri i është përgjigjur komentit të një qytetari që i thotë se “20% e shqiptarëve janë pengu i tij dhe se në 11 maj do ndëshkohet keq”. “Merru me humor, merru me video bullizuese se vetëm preshin do marrësh. Njerëzit e ndershëm nuk i blen dot sepse fytyra asht ma e shtrenjtë në këtë jetë sesa vota për ty”, i thotë komentuesi në rrjetet sociale.

Rama iu drejtua qytetarit që sipas Kryeministrit nuk ka as emër, por një pseudonim me profil fals, se shifrën 20% e shqiptarëve nuk e kupton si llogari.

“Në Shqipëri pjesëmarrja në votime është masive dhe kur bëhen llogaritë me 51-52-47-48, bëhen llogaritë mbi përqindjen e të gjithë listës së votuesve ndërkohë që e dimë shumë mirë që një pjesë e konsiderueshme e atyre që janë në lista të votuesve nuk janë të pranishëm. Pra, nëse marrim të pranishmit në Shqipëri dhe bëjmë llogarinë e përqindjes së pjesëmarrjes, ne kemi nga përqindjet më të larta në Evropë, mbi 80%, afro 90% në ndonjë rast të votuesve të pranishëm”, tha Rama.

“Po të pranoj atë llogarinë që kanë ikur 1 milion shqiptarë që kur unë kam marrë detyrën që është një idiotësi më vete sepse ashtu i bie të marrin pjesë në votim 100 e ca % e votuesve, por po them në mënyrë racionale numri i votuesve të pranishëm, e para. E dyta, ne marrim afro 800 mijë vota, këtë herë do marrim edhe më shumë edhe për shkak të diasporës. Tani si mendon ti, për shembull, që 800 mijë njerëz janë të blerë, janë çfarë, nuk janë shqiptarë të ndershëm? 800 mijë njerëz nuk janë shqiptarë të ndershëm? Mendon gabim dhe se kush do ndëshkohet në 11 maj, ja erdhi 11 maji e do ta shohim”, u shpreh Kryeministri.

Kreu i ekzekutivit tha se e ka dëgjuar edhe herë të tjera këtë këngë, sa herë që vijnë zgjedhjet, por sipas Ramës këto komente nuk kanë asnjë lidhje me politikën përveç tifozllëkut dhe që nuk fitojnë asgjë duke bërë tifozin e kënetës.

“Dhe që për hir të tifozllëkut nuk shohin fare, nuk e shohin fare realitetin dhe u duket zi, zi nga të katërta anët. Kanë dhe përfaqësuesit e tyre kjo lloj kategorie në klubet e natës mediatike, disa derra të kënaqur që shpërfaqen çdo natë duke sharë e duke shpifur në mënyrën më persistente. Më vjen keq, më vjen keq se pastaj vijnë zgjedhjet, hapen kutitë dhe pastaj zhgënjehen”, nënvizoi Rama.

Kryeministri u ndal në fjalën e tij edhe te komentet për videot bullizuese, ku sipas Ramës nuk ka vend për bullizëm, por për humor që është një gjë shumë serioze dhe pjesë e komunikimit.

“Sa i përket videove bullizuese, nuk e di për çfarë bullizimi është fjala por di këtë që humori është patjetër një gjë shumë serioze dhe është pjesë e mënyrës së komunikimit dhe e përsëris siç thashë dhe më parë, nuk leh më saktë, nuk i them kundërshtarit as mafioz, as kriminel, as hajdut, as i tillë e as i atillë sepse këto janë akuza penale dhe janë brutalitete për rrugeçër, nuk janë mënyrë komunikimi në publik por natyrisht unë kam mënyrën time për të mos i lënë kusur kundërshtarëve. Kështu që ata që ndjehen të bullizuar nga satira duhet ta llogarisin pak se si duhet të ndjehet dikush që vihet në mënyrë të vazhdueshme në shënjestër nga të gjitha fjalët më të ndyra të shqipes dhe me brutalitetet me të mëdha të shqipes. Bëjeni një llogari të vogël në këtë drejtim dhe shiheni si ju del”, tha Rama. /j.p/

The post Rama: PS merr 800 mijë vota, në 11 maj edhe më shumë për shkak të diasporës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Vota e 11 majit për Shqipërinë në BE, fatale për vendin çdo lloj lëkundjeje

TIRANË, 8 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot pyetjeve të adresuara në platformat sociale nga qytetarët, ndërsa vuri në dukje se vota e 11 majit, pa parë përkatësi apo fanelë politike është shumë e rëndësishme për misionin e integrimin e Shqipërisë në familjen evropiane.

“Është shumë e thjeshtë, sepse futja në BE është një proces i cili sot është shumë konkret dhe për herë të parë qysh se ne kemi dalë nga errësira e komunizmit ka një përputhshmëri të plotë mes dëshirës sonë për të hyrë në BE dhe dëshirës së tyre për të na marrë në BE. Në procesin e integrimit që nga viti 1990 pas rënies së Murit të Berlinit e këtej të vendeve ish-komuniste, ka pasur momente që dera është hapur dhe ka pasur faza kur dera është mbyllur për arsye të politikës së brendshme të BE, natyrisht”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se Shqipëria është në një moment kur dera e BE-së është hapur për vendin tonë dhe për Malin e Zi dhe, sipas tij, kjo do të thotë që është në tryezë një kalendar pune, i cili ka një afat, fundin e vitit 2027 për të përmbyllur negociatat.

“Negociatat janë bisedime për të gjitha aspektet e organizimit shtetëror, për të gjithë sektorët, ku nga pikëpamja e legjislacionit ne duhet të adaptojmë gjithë organizimin legjislativ dhe rregullator të BE-së bëhet fjalë për çerek milion faqe, për të cilat ka vite që ka filluar puna, por ka plot akoma për të përkthyer, për të adaptuar dhe për të çuar në miratim dhe nga ana tjetër bëhet fjalë edhe për të garantuar një proces e një performancë pozitive”, tha Rama.

Sipas Kryeministrit, BE nuk bën as lojëra, as komente në rrjetet sociale.

“BE nuk merr pjesë në votime në Shqipëri, nuk ka fanelë partiake shqiptare. BE ka një mekanizëm të tërë për të monitoruar ecurinë e punëve në një vend që pretendon të bëhet anëtar i BE dhe ai mekanizëm nuk do të dijë fare siç thashë as për përkatësi politike, simpati politike, ai është një mekanizëm i ftohtë, i akullt që sheh punën dhe rezultatet. Në bazë të punës dhe rezultateve që ky mekanizëm thotë komplet të kundërtën e asaj që thua ti Bledi dhe plot të tjerë si ti që nisen nga të tjera premisa. Do të thotë që në të vërtetë Shqipëria po bën hapa shumë të mëdhenj në transformimin e gjithë organizmin të vet shtetëror dhe po është një shtet i gatshëm për t’u bërë një shtet anëtar i BE-së dhe ky është fakt që nuk e luan as topi dhe jo më fjalët e tepërta që janë fukarallëk”, pohoi Rama.

Kreu i qeverisë nënvizoi rëndësinë e votës në 11 maj, që të mos ketë asnjë lëkundje sepse negociatat janë një proces që nuk ka asnjë ditë, jo muaj apo vit për të humbur, sepse sipas Ramës nëse “humbasim qoftë edhe një ditë, atëherë gjërat shtyhen dhe nëse shtyhen ajo portë mund të mbyllet”.

“Dhe kjo është kaq e vërtetë që Mali i Zi i ka hapur negociatat në 2012, një vit para se unë dhe PS të vinim në qeveri dhe akoma nuk është integruar. Ndërsa ne jemi krah më krah me Malin e Zi megjithëse negociatat i kemi hapur vjet. Kemi arritur të bëjmë atë që ne pavarësisht se ne nuk na e jepnin hapjen zyrtare të negociatave për arsye politike të një vendi tjetër ne i kemi bërë detyrat e shtëpisë dhe kemi qenë gati dhe në momentin që të hapeshin negociatat ne kemi qenë më përpara se të tjerët duke praktikisht duke bërë të njëjtat gjëra po t’i kishim hapur. Sot dera është hapur dhe nuk është një lojë fjalësh dhe çështje kush jam unë, apo ti, jam me këtë apo atë apo ngjyrë të fanelës politike në Shqipëri”, pohoi Rama.

Kryeministri theksoi se çështja e votës dhe zgjedhjeve në 11 maj është një çështje mbarëkombëtare, një interes mbarëkombëtar. “Ne nuk duhet të lëkundemi dhe nuk duhet ta humbasim fillin dhe drejtimin. Qeveria jonë mund të ketë shumë të meta, mund të ketë bërë plot gabime, por askush tjetër as përballë as përreth as mbrapa nesh, nuk bën dot asesi atë që ne mund të bëjmë në këtë moment në histori dhe do të ishte fatale për vendin çdo lloj lëkundje në 11 maj”, tha Rama. /j.p/

The post Rama: Vota e 11 majit për Shqipërinë në BE, fatale për vendin çdo lloj lëkundjeje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌