Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, tre shtetas shqiptarë ekstradohen nga Greqia, Belgjika dhe Serbia

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Policia e Shtetit njoftoi sot finalizimin e procedurave të ekstradimit në Shqipëri të tre shtetasve, rezultat ky i bashkëpunimit të vazhdueshëm të shërbimeve të Interpol Tiranës, me homologët në Athinë, Bruksel dhe Beograd.

Në njoftimin e Policisë thuhet se shtetasi M. H. alias M. P., u kap në Greqi, pasi Gjykata e Beratit e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ai ka investuar për blerjen e pasurive të paluajtshme dhe ka transferuar shuma të mëdha parash te të afërmit e tij, të ardhura të cilat i ka përfituar nga veprimtaria kriminale e shfrytëzimit për prostitucion, për të cilën është dënuar në Itali. Nga dënimi, shtetasit M. H. alias M. P. i duhet të vuajë 3 vjet e 9 muaj burgim.

Sipas Policisë, shtetasi A. G., 40 vjeç, u arrestua në Belgjikë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në vitin 2021, ai kultivoi 140 bimë narkotike Cannabis Sativa, në sipërfaqen e tokës që kishte në pronësi në fshatin Grizë;

Ndërkaq, shtetasi S. O., u kap në Serbi, pasi Gjykata e Kukësit, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Ai akuzohet se ka trafikuar në Shqipëri, 1 automjet tip “Mercedez Benz”, të denoncuar të vjedhur në Francë.

Policia e Shtetit bën të ditur se vijon bashkëpunimin me partnerët për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

/e.i//r.e/

The post Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, tre shtetas shqiptarë ekstradohen nga Greqia, Belgjika dhe Serbia appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mediet belge shkruajnë për përfaqësimin ushtarak të Kosovës në Bruksel

3 July 2025 at 20:36

Kosova do të ketë përfaqësim formal ushtarak në Bruksel, nëpërmjet njohjes së një atasheu të mbrojtjes të Kosovës nga Belgjika, njoftoi të enjten ministri i Mbrojtjes, Theo Francken.

Francken bëri njoftimin pas një vizite pune tek personeli ushtarak belg që është aktualisht aktiv në Kosovë, si pjesë e një misioni të NATO-s. Belgjika e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur që nga viti 2008, raportojnë mediat belge.

Kosova luan një rol kyç në sigurimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. “Marrëdhëniet tona janë rritur historikisht dhe meritojnë të forcohen”, tha Francken në një njoftim për shtyp, duke shtuar se njohja e atasheut është një “sinjal i fuqishëm” i kësaj.

Që nga prilli i vitit 2025, Belgjika ka marrë pjesë në misionin e NATO-s- KFOR, së bashku me Holandën dhe Luksemburgun. Detashmenti i Beneluksit është nën komandën e Luksemburgut. Personeli ushtarak belg përdor një dron – Integrator – për të monitoruar vijën kufitare midis Kosovës dhe Serbisë, ku tensionet ndizen rregullisht.

KFOR-i ka ndihmuar në sigurimin e stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë që nga viti 1999. Forca aktualisht përbëhet nga pothuajse 5.000 ushtarë nga 29 vende. Nuk ka përfshirë belgë që nga viti 2010.

Një atashe mbrojtjeje është një ushtar që punon në një ambasadë dhe përfaqëson sektorin e mbrojtjes së vendit të tij jashtë vendit.

The post Mediet belge shkruajnë për përfaqësimin ushtarak të Kosovës në Bruksel appeared first on Telegrafi.

BRUKSEL – Atomium mbyllet për shkak të nxehtësisë ekstreme

BRUKSEL, 1 korrik /ATSH-DPA/- “Atomium”, një atraksion turistik popullor në Bruksel, do të mbyllet sot dhe nesër për shkak të valës së nxehtësisë.

Pika kryesore turistike përbëhet nga nëntë sfera çeliku inoksi – të lidhura me tuba të ngushtë çeliku – me strukturën që i ngjan një kubi në majë.

Sferat strehojnë ekspozita të ndryshme dhe një restorant. Vizitorët mund të lëvizin midis sferave nëpërmjet shkallëve dhe shkallëve lëvizëse.

Për shkak të nxehtësisë ekstreme dhe kufizimeve strukturore të ndërtesës, temperatura e brendshme në “Atomium” do të jetë kryesisht e lartë, në ditët në vijim.

Biletat e blera mbeten të vlefshme deri në fund të vitit 2025.

Sipas agjencisë belge të lajmeve “Belga”, kjo është hera e dytë në historinë e “Atomium” që ndërtesa është detyruar të mbyllet – për shkak të temperaturave të larta.

Një vendim i ngjashëm u mor në verën e vitit 2019.

Instituti Metrologjik i Belgjikës lëshoi ​​alarmin portokalli, paralajmërimi i dytë më i lartë, për Brukselin dhe pjesën më të madhe të Belgjikës, me temperatura që pritet të arrijnë 37 gradë Celsius sot pasdite. //a.i/

The post BRUKSEL – Atomium mbyllet për shkak të nxehtësisë ekstreme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Liderët e BE-së takohen në Bruksel për të biseduar për sanksione kundër Rusisë

26 June 2025 at 09:48

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të mblidhen sot në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat për t’i shmangur tarifat e reja nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe mënyrën për ta bërë zërin e tyre të dëgjohet në konfliktet në Lindjen e Mesme.

Shumica e liderëve do të vijnë nga një samit i shkurtër, por intensiv i NATO-s, ku ata u zotuan të mërkurën për një rritje të madhe të shpenzimeve për mbrojtje dhe kufizuan disa prej dallimeve të tyre me presidentin amerikan, Donald Trump.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të marrë pjesë në samitin e BE-së përmes video konferencës, pas takimit të tij me Trumpin të mërkurën në Hagë.

NATO, e udhëhequr nga SHBA-ja, nuk i kushtoi rëndësi Ukrainës gjatë samitit, por lufta e Rusisë në Ukrainë mbetet shqetësimi kryesor për BE-në.

Krerët e bllokut do të bisedojnë për rundin e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë dhe nëse do të vazhdojnë ta mbajnë çmimin tavan për naftën ruse. Këto masa po kundërshtohen nga disa vende, sepse mund t’i rrisin çmimet e energjisë.

Ndërkohë, kërcënimi i Trumpit me tarifa po rëndon mbi BE-në, e cila negocion marrëveshje tregtare në emër të të gjitha 27 vendeve anëtare. Trumpi e sulmoi Spanjën të mërkurën për mosshpenzim të mjaftueshëm në mbrojtje dhe sugjeroi tarifa të reja.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e kritikoi Trumpin për nisjen e një lufte tregtare me aleatë të vjetër.

Liderët evropianë janë gjithashtu të shqetësuar për pasojat nga luftërat në Lindjen e Mesme dhe BE-ja po shtyn për ringjalljen e negociatave diplomatike me Iranin për programin e tij bërthamor.

Vendet anëtare të BE-së kanë mosmarrëveshje të brendshme për të kapërcyer. Ato janë të ndara në lidhje me politikat ndaj Izraelit për shkak të veprimeve të tij në Rripin e Gazës. Dhe, partitë e majta po kritikojnë shefen e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për largimin nga drejtimi i politikave klimatike të BE-së në favor të investimeve ushtarake.

Mbrojtja dhe siguria ka gjasa të jenë në krye të agjendës. Samiti do të përfundojë me një deklaratë përfundimtare që do të përcaktojë agjendën e bllokut për katër muajt e ardhshëm dhe do të shërbejë si tregues i ndjesive politike në Evropë mbi çështje kryesore rajonale dhe globale.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Liderët e BE-së takohen në Bruksel për të biseduar për sanksione kundër Rusisë appeared first on Euronews Albania.

Situata në Lindjen e Mesme, ministrat e jashtëm të BE-së mblidhen në Bruksel

By: user 11
23 June 2025 at 11:06

Ministrat e Jashtëm e Bashkimit Europian do të diskutojnë këtë të hënë në Bruksel për situatën në Lindjen e Mesme. Ky takim mbahet pas përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme.

Shqetësimi ndërkombëtar është rritur pasi SHBA goditur objektet bërthamore në Iran, në mbështetje të sulmeve të fundit të Izraelit.

Një nga çështjet kryesore që do të jetë në fokus të ministrave të Jashtëm të BE, do të jetë gjetja e një zgjidhjeje për konfliktin, për të ulur tensionet e krizës me diplomaci. Shefja e politikës së jashtme europiane, Kaja Kallas u bëri thirrje të gjitha palëve të dielën të bëjnë një hap prapa dhe të kthehen në tryezën e negociatave dhe të parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm.

The post Situata në Lindjen e Mesme, ministrat e jashtëm të BE-së mblidhen në Bruksel appeared first on Lapsi.al.

SHBA sulmoi objektet bërthamore të Iranit/ Vjen reagimi i parë nga Bashkimi Evropian

22 June 2025 at 10:34

BRUKSEL- Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian do të takohen të hënën për të diskutuar për sulmet e SHBA-së ndaj Iranit.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, në platformën “X” ka shkruar se Iranit nuk duhet t’i lejohet zhvillimi i bombës bërthamore, ndërsa ka bërë thirrje për qetësi.

“Irani nuk duhet lejuar ta zhvillojë një armë bërthamore, pasi kjo do të përbënte një kërcënim për sigurinë ndërkombëtare. U bëj thirrje të gjitha palëve të tërhiqen, të kthehen në tryezën e negociatave dhe ta parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm. Ministrat e jashtëm të BE-së do të diskutojnë nesër lidhur me situatën”, ka shkruar Kallas./abcnews.al

FOKUS – Belgjika kontrolle më të rrepta kundër imigracionit të parregullt

BRUKSEL, 20 qershor /ATSH-DPA/ – Qeveria belge do të marrë masa të ashpra kundër imigracionit të parregullt, duke futur kontrolle më të rrepta hyrëse.

Masat synojnë gjithashtu të luftojnë krimin në mënyrë më efektive dhe të parandalojnë ata që kanë kërkuar mbrojtje në vende të tjera të arrijnë në Belgjikë.

“Është koha për kontrolle hyrjeje. Belgjika nuk duhet të tërheqë ata që ndalohen diku tjetër”, shkroi ministrja e Azilit dhe Migracionit Anneleen Van Bossuyt në X.

“Mesazhi ynë është i qartë: Belgjika nuk do të tolerojë më imigracionin e parregullt”, theksoi ajo.

Kontrollet, të njoftuara bashkërisht nga Van Bossuyt dhe ministri i Brendshëm Bernard Quintin, janë planifikuar në rrugët kryesore të hyrjes, parkimet e makinave në autostrada, shërbimet ndërkombëtare të autobusëve dhe disa trena.

Sipas një njoftimi për shtyp, njerëzit do të kontrollohen edhe në fluturimet e brendshme evropiane, veçanërisht nga vendet me “presion të lartë migrator” në kufijtë e jashtëm të BE-së si Italia dhe Greqia.

”Këto nuk janë kontrolle kufitare në kuptimin ligjor, por masat mund të zbatohen afër kufirit”, sqaroi ajo.

Kontrollet do të fillojnë në ditët ose javët e ardhshme, fillimisht për një periudhë të kufizuar prej gjashtë muajsh, pas së cilës do të vlerësohet efektiviteti i tyre.   /os/

 

The post FOKUS – Belgjika kontrolle më të rrepta kundër imigracionit të parregullt appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali në Asamblenë Parlamentare të NATO-s: Mbështetje të plotë dhe pa rezerva ndaj Ukrainës

TIRANË, 20 qershor/ATSH-Maela Marini/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali konfirmoi sot mbështetjen e plotë dhe pa rezerva të Shqipërisë ndaj Ukrainës.

Spiropali iu drejtua me një fjalë Asamblesë Parlamentare të NATO-s, zhvilluar në Parlamentin e Belgjikës, në Bruksel, në prag të samitit të NATO-s.

“Shprehim mbështetjen tonë të plotë dhe pa rezerva ndaj Ukrainës. Ne si aleatë nuk duhet të qëndrojmë si vëzhgues pasiv”, u shpreh ajo.

Kryetarja e Kuvendit nënvizoi se “Shqipëria pa asnjë mëdyshje ka dënuar këtë agresion dhe i është bashkuar të gjitha masave në solidaritet me Ukrainën, përfshi sanksionet, ndihmën ushtarake dhe mbështetjen humanitare”.

“Personalisht pata nderin pak ditë më parë të marrë pjesë në samitin Ukrainë-Europa Juglindore mbajtur në Odesa për të përsëritur edhe njëherë mbështetjen tonë të plotë dhe pa rezerva ndaj Ukrainës, por edhe për të parë nga afër realitetin e vështirë të jetës nën kërcënimet e vazhdueshme si dhe në thirrjen për të ndaluar kjo luftë brutale dhe për një paqe të drejt dhe të qëndrueshme”, theksoi ajo.

Po ashtu, Spiropali theksoi se “përshkallëzimi ushtarak së fundmi mes Iranit dhe Izraelit vetëm e rëndon më shumë një botë të trazuar që tashmë është nën trysni të madhe”.

(vijon)

The post Spiropali në Asamblenë Parlamentare të NATO-s: Mbështetje të plotë dhe pa rezerva ndaj Ukrainës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Paqja Fiskale” pa konsultim me BE-në, Brukseli i shqetësuar

19 June 2025 at 17:00

Esmeralda Topi 

Në kulmin e fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama i propozoi befas bizneseve planin për “Paqe Fiskale”, të cilin e cilësoi si “të frymëzuar nga parimet e Romës së Lashtë”.

Kemi menduar një plan (…) të përdorur herë pas here në forma të ndryshme, një plan paqeje fiskale”, deklaroi Rama. 

Por ndërsa nisma u paraqit si një hap drejt qetësimit të marrëdhënieve mes shtetit dhe sipërmarrjes, në Bruksel ajo nuk u prit me të njëjtin entuziazëm.  Në një reagim zyrtar për Faktoje.al, Komisioni Europian konfirmon se nuk është pyetur për këtë propozim.

“Komisioni është në dijeni për propozimin ‘Paqja Fiskale’, të bërë në kontekstin e fushatës elektorale. Ne nuk jemi konsultuar nga autoritetet shqiptare për këtë propozim”, tha një zëdhënës i Komisionit Europian për Faktoje.al, teksa shton se si nisma mund të prekë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë. 

“Në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE, kjo nismë do të diskutohet si pjesë e negociatave për kapitujt përkatës të acquis të BE-së”, përfundon ai.

Ndërsa në Shqipëri flitet për falje borxhesh, rishikime tatimore dhe “qartësi për bizneset”, në Bruksel ngrihen pikëpyetje për mënyrën si kjo nismë është shpallur: pa transparencë, pa konsultim dhe në një moment delikat politik. 

Çfarë parashikon ‘Paqja fiskale’?

Sipas qeverisë “Paqja Fiskale” është një paketë lehtësuese që përfshin falje masive borxhesh dhe rishikim të detyrimeve tatimore. Paketa nuk është pjesë e programit politik “Shqipëria 2030”, por qeveria argumenton se ajo do të sjellë më pak stres për bizneset, më pak kontrolle dhe më shumë qartësi.

Tre shtyllat kryesore të Paqes Fiskale:

  • Tatim i Dakordësuar mbi Fitimin
  • Rishikim i Pasqyrave Financiare
  • Falje e Detyrimeve dhe Kamatë Vonesave

Nisma parashikon fshirjen e plotë të borxheve tatimore më të vjetra se 10 vite, nëse janë ende të pashlyera. Për detyrimet nga 5-10 vite parashikohet fshirje 50% e borxhit, nëse biznesi e paguan menjëherë. Ndërsa bizneset që nuk kanë mundësi për shlyerje të menjëhershme, do të ketë një marrëveshje 12 mujore dhe falja do të jetë në masën 25%. Nuk përfshihen këtu detyrimet për sigurimet shoqërore. 

Po ashtu, paketa propozon edhe rishikimin e deklaratave të mëparshme të tatim fitimit.
Bizneseve u jepet e drejta që të rishikojnë deklaratat tatimore për 5 vitet e fundit pa gjoba e kamatvonesa (legjislacioni aktual e lejon për 3 vjet) por duke paguar tatim fitimi prej 5% për çdo diferencë fitimi që krijohet nga rishikimi.

Bizneset shqiptare i detyrohen shtetit 162.5 miliardë lekë, ose 1.6 miliardë euro, borxhe të papaguara në tatime dhe dogana. Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) dhe tatimi mbi fitimin janë taksat kryesore që bizneset nuk kanë paguar ndër vite. Të dhënat zyrtare tregojnë se 84.7% e borxhit është me vjetërsi mbi 2 vite. Ndërsa detyrimet e pashlyera në kohë prej më shumë se 5 vitesh zënë 64.4% të totalit. 

  • 84.7% e këtij borxhi është më i vjetër se 2 vite.
  • 64.4% i përket periudhës mbi 5 vite.

Ekspertët e ekonomisë dhe financave e kanë kritikuar ashpër nismën, duke e cilësuar si një sinjal të gabuar dhe të rrezikshëm. Ish-drejtori i Tatimeve, Artur Papajani, e quan fshirjen masive të borxheve një ndëshkim për bizneset që kanë qenë korrektë ndër vite, ndërsa audituesi ligjor Julian Saraçi shkon më tej, duke e përshkruar si një kapitullim të shtetit përballë informalitetit të toleruar. Sipas tij, kjo nuk është një marrëveshje, por një shpëlarje faji për dështimet institucionale në mbledhjen e borxheve. 

Lexo më shumë: 

The post “Paqja Fiskale” pa konsultim me BE-në, Brukseli i shqetësuar appeared first on Faktoje.al.

Brukseli, gati të pranojë tarifën prej 10% nga Shtetet e Bashkuara

16 June 2025 at 20:43

Komisioni Evropian është gati të pranojë një tarifë fikse prej 10 për qind në shkëmbimet tregtare me Shtetet e Bashkuara, me kushtin që marrëveshja të jetë e përcaktuar me kritere të qarta dhe të pranuara nga të dyja palët.

Objektivi është shmangia e tarifave më të larta ndaj sektorëve strategjikë si ai i automjeteve, medikamenteve dhe përbërësve të pajisjeve elektronike, bëjnë të ditur mediat gjermane.

Uashingtoni nuk e ka konfirmuar ende vullnetin për të kufizuar në 10 për qind tarifat mbi makinat evropiane.

Në këmbim të heqjes dorë nga tarifat e larta, BE është gati të reduktojë kundërtarifat e tij për makinat e importuara nga Shtetet e Bashkuara dhe të njohë disa nga standardet teknike amerikane.

Brukseli e ka bërë të qartë se do të mund të pranojë një kuotë fikse prej 10 për qind vetëm me kushte të mirëpërcaktuara dhe transparente, por jo si masë të përhershme.

“Bëhet fjalë për një tarifë prej 10 për qind, që në fakt përfaqëson një rritje të kamufluar të taksave për konsumatorët amerikanë”, ka thënë një zyrtar i BE-së për mediat gjermane.

Në paketën që po negociohet e që është ende në fazë elaborimi, ekzekutivi i Ursula von der Leyen po shqyrton edhe ndalimin total të importit të gazit rus, me qëllim favorizimin e atij amerikan.

Gjithashtu, propozimi drejtuar administratës Trump mund të përfshijë rishikimin e disa normave evropiane të kritikuara nga shefi i Shtëpisë së Bardhë.

“Synimi është hartimi i një pakete të plotë për t’i lejuar presidentit amerikan ta paraqesë si një fitore politike të rëndësishme”, ka shtuar burimi që ka ruajtur anonimatin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Brukseli, gati të pranojë tarifën prej 10% nga Shtetet e Bashkuara appeared first on Euronews Albania.

FOKUS – BE: Moska nuk ka besueshmëri për të ndërmjetësuar në marrëdhëniet Izrael-Iran

BRUKSEL, 16 qershor /ATSH-ANSA/ – Rusia nuk ka asnjë lloj besueshmërie dhe e kaluara e Rusisë tregon se e vetmja gjë për të cilën Rusia është e interesuar është lufta, deklaroi zëdhënësi i Komisionit të BE-së, Anouar El Anouni, në konferencën e përditshme për shtyp duke iu përgjigjur një pyetjeje mbi këtë çështje.

”Rusia ka shkelur vazhdimisht të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e OKB-së”, shtoi ai.

”Mjafton të përmendim edhe marrëveshjen e fundit të partneritetit Rusi-Iran, e cila sinjalizon një forcim të bashkëpunimit në shumë fusha, duke përfshirë politikën e jashtme dhe mbrojtjen”, tha El Anouni.

”Në dritën e kësaj, Rusia nuk mund të jetë një ndërmjetëse objektive”, theksoi zëdhënësi./ /os/

The post FOKUS – BE: Moska nuk ka besueshmëri për të ndërmjetësuar në marrëdhëniet Izrael-Iran appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bislimi akuzon Petkoviqin për deklarata të rreme pas takimit në Bruksel

12 June 2025 at 23:19

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka akuzuar kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq, për shkelje të marrëveshjes së arritur gjatë takimit trilateral të së martës në Bruksel, duke e akuzuar për deklarata të rreme dhe shtrembërim të qëllimshëm të përmbajtjes së diskutimeve.

Në një letër të publikuar në platformën “X”, Bislimi tha se në fillim të takimit ishte arritur pajtim që gjatë konferencave për media të komunikohen informacione të sakta dhe të qarta mbi përmbajtjen e diskutimeve.

Sipas tij, Petkoviq ishte zotuar se nuk do ta keqpërdorte daljen para mediave për të adresuar çështje që nuk janë diskutuar dhe për të mos shtrembëruar diskutimet.

Por, Bislimi theksoi se ky zotim u shkel shumë shpejt.

“Për fat të keq, u deshën më pak se 30 minuta për të dëshmuar dështimin e tij në të dy zotimet”, shkroi Bislimi.

Petkoviç, në konferencën për media pas takimit, deklaroi se pala serbe ka insistuar në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe se ka paraqitur një plan për de-eskalim të situatës në veri të Kosovës.

Në reagimin e tij, Bislimi tha se këto deklarata janë mashtruese dhe kanë për qëllim manipulimin e opinionit publik serb.

“E konsideroj të nevojshme të informoj publikun për deklaratat mashtruese të bëra nga Kryenegociatori i Serbisë, z. Petar Petkoviç, të cilat qëllimisht mashtrojnë publikun serb në lidhje me diskutimet në takimin trepalësh”, thuhet në letrën e Bislimit.

Kryenegociatori i Kosovës theksoi gjithashtu se pala kosovare ka shprehur gatishmëri për të diskutuar në mënyrë konstruktive mbi temat e parashtruara nga emisari i BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, por, sipas tij, Serbia ka refuzuar agjendën e dakorduar dhe ka tentuar të imponojë një rend tjetër të çështjeve.

Exposure of Serbia’s chief Negotiator deceptive statement after the Brussels meeting in June 10th.

Petkovic statement:https://t.co/jCHbL8dEV5https://t.co/CCXDZpYTC7 pic.twitter.com/Lb08inekoz

— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) June 12, 2025

The post Bislimi akuzon Petkoviqin për deklarata të rreme pas takimit në Bruksel appeared first on Telegrafi.

Përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

11 June 2025 at 12:55

Kosova dhe Serbia nuk kanë zhvilluar takim të nivelit të lartë që nga shtatori i vitit 2023. I ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen po bën përpjekje ta ndryshojë këtë. Ai tha se po bën përgatitje për organizimin e një takimi të nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Sorensen takoi në Bruksel të martën në një takim të gjatë dhe për herë të parë së bashku që nga marrja e mandatit, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, ku tha se “ka diskutuar për normalizimin e raporteve mes dy vendeve” dhe janë pajtuar që diskutimet të vazhdojnë së shpejti.

“Isha mikpritës i një takimi të gjatë në Bruksel mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë. Diskutuam lidhur me avancimin e normalizimit të raporteve të tyre në përgatitje të një takimi të nivelit të lartë të dialogut, për zbatimin e obligimeve dhe çështjet aktuale. U pajtuam që së shpejti të vazhdojmë diskutimin”, shkroi Sorensen në X.

Për kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq “është herët të flitet për rezultatet e Sorensen, meqë ka ndodhur vetëm një takim trepalësh”. Ndërsa për kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, ndërmjetësi i ri i dialogut, Peter Sorensen, ka një vizion të qartë se si të ecet përpara në këtë proces. “Për rezultate konkrete, është ende herët, por Sorenseni e ka pak a shumë një vizion të qartë se si të ecet në takimet e radhës.

Javën tjetër do të dërgojë dy nga më të afërtit e tij në Kosovë e Serbi për të marrë informata shtesë dhe më pas, në fillim të korrikut, do të vendosë për hapin e radhës. Sorenseni do edhe një takim në korrik. Kjo tregon për mua që ai ka investim të madh në proces, ka dëshirë të shohë rezultat, por deri tash dihet se Serbia ka sabotuar procesin”, tha Bislimi. Ai tha se në takimin e 10 qershorit në Bruksel janë zhvilluar një sërë takimesh dhe, sipas tij, pjesa kryesore e takimit trepalësh ishin “diskutimet se si të ecet përpara sa i përket zbatimit të Marrëveshjes Bazë, për të cilën Kosova dhe Serbia janë pajtuar më 2023”.

Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, ndërkaq, tha se “Sorensen po përpiqet të ndihmojë në këtë proces”, por nuk deshi të flasë për rezultate. “Procesi është i yni dhe ne duhet të angazhohemi për të arritur përparim në dialog. Nga ana jonë ekziston një vullnet i qartë politik, por këtë po e presim prej kohësh nga ana e Prishtinës. Do të shohim, nuk do të doja të gjykoj Sorensenin bazuar vetëm në takimin e parë trepalësh. Le t’i japim një mundësi të tregojë veten dhe të shohim si do të duket rezultati nën ndërmjetësimin e tij”, tha Petkoviq.

Serbia insiston në formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe uljen e tensioneve në veri. “Statuti për themelimin e Asociacionit duhet të bazohet në marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, të arritura këto në kuadër të dialogut. Asociacioni duhet të duket në bazë të këtyre marrëveshjeve”, tha Petkoviq. Ndërsa, sa i përket uljes së tensioneve në veri, Petkoviq tha se, “për gjithçka që ndodh çdo ditë ne kemi dorëzuar sërish listën me veprimet më të fundit që çojnë në përshkallëzim”.

Në takimin trepalësh ndërmjet kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësin evropian Peter Sorensen, sipas kryenegociatorit Besnik Bislimi, është diskutuar edhe për personat e pagjetur, çështjen e funksionalizimit të interkonjeksionit me Serbinë dhe menaxhimin e integruar të kufirit. Për takimin trepalësh në Bruksel, ku mori pjesë zëvendëskryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, reagoi njëra nga partitë e deritashme opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës. Sipas kësaj partie, z. Bislimi “nuk ka mandat dhe as legjitimitet për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në dialogun me Serbinë”.

“Mandati i qeverisë në të cilën ku Bislimi ka qenë emëruar kryenegociator nga ish-kryeministri Kurti ka përfunduar me certifikimin e rezultateve zgjedhore të 9 shkurtit. Andaj, Bislimi është vetëm ushtrues detyre, pa legjitimitet demokratik dhe pa miratim parlamentar për të marrë vendime në procesin e dialogut”, thuhet në reagimin e LDK-së. Sipas tyre, “negociatat me Serbinë janë çështje të interesit të lartë shtetëror dhe nuk mund të zhvillohen nga një qeveri në detyrë”. Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog për normalizim të marrëdhënieve që nga viti 2011, me ndërmjetësim të BE-së. Janë nënshkruar një sërë marrëveshjesh, por shumë nga to nuk janë zbatuar./DW/

“Kusht formimi i Asosacionit”, i dërguari i Vuçiç flet për takimin në Bruksel

11 June 2025 at 09:13

Drejtori i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën  Petar Petković, tha pas takimit të trefishtë me delegacionin e Kosovës dhe përfaqësuesit e BE-së në Bruksel se Beogradi ka insistuar në themelimin e Asociacionit të komunave serbe, në deeskalim dhe në ndalimin e përndjekjes së popullit serb.

Takimi trefishtë mes përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun Beograd – Prishtinë, Peter Sørensen, dhe kryenegociatorëve të palëve, Petar Petković dhe Besnik Bislimi, u mbajt dje në Bruksel. Kjo ishte hera e parë që nga fundi i dhjetorit që ata u ulën bashkë në një tryezë.

Petković u tha gazetarëve pas takimit se ai kishte insistuar në normalizimin e marrëdhënieve, i cili duhet të fillojë me deeskalim dhe formimin e Asociacionit të Komunave Serbe (ZSO).

“Folëm edhe për terrorin e Albin Kurtit ndaj serbëve, veçanërisht në veri, dhe përsëri dorëzuam një listë me veprimet më të fundit të eskalimit. Folëm për arrestimet, përndjekjen e përfaqësuesve të popullit serb, të cilët përfaqësohen nga Lista Serbe, dhe për çështje të tjera siç janë personat e zhdukur. Konfirmuam pjesëmarrjen në Gjenevë më 26 qershor në takimin e grupit punues për personat e zhdukur”, tha Petković, siç është raportuar në faqen e zyrës.

Petković theksoi se më e rëndësishmja është formimi i Asociacionit të Komunave Serbe dhe vazhdimi i bisedimeve për statutin e tij, ku kishte ngecur një vit e gjysmë më parë. Ai gjithashtu foli për mbylljen e institucioneve serbe dhe theksoi se populli serb ka mbetur i shkërmoqur nga këto mbyllje.

Ai shtoi se ekziston një statut i ekipit menaxhues dhe një draft statuti i përgatitur nga BE-ja, për të cilin duhet të diskutohet, por më e rëndësishmja është që teksti përfundimtar që do të miratohet të bazohet në Marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, siç është rënë dakord se duhet të duket Asociacioni.

Sipas tij, delegacioni i Beogradit paraqiti një plan për deeskalim dhe theksoi se çështja e të drejtave të njeriut duhet të jetë prioriteti dhe të dominojë.

Ai nuk dëshiroi të bënte krahasime midis përfaqësuesit të ri të BE-së për dialog, Sørensen, dhe ish-përfaqësuesit Miroslav Lajçak, duke thënë se nuk dëshiron të japë gjykim bazuar vetëm në takimin e parë trefishtë dhe se dëshiron t’i japë një mundësi për të parë se si do të duket dialogu nën ndërmjetësimin e tij.

Pas takimit, Petković tha se është rënë dakord që bisedimet të vazhdojnë në fillim të korrikut në nivel teknik, me kryenegociatorët dhe se ndërkohë bashkëpunëtorët e përfaqësuesit të BE-së për dialog, Peter Sørensen, do të vizitojnë Beogradin dhe Prishtinën.

“Do të kemi komunikim intensiv edhe në periudhën në vijim dhe do të shohim se si do të zhvillohen gjërat”, tha Petković.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Kusht formimi i Asosacionit”, i dërguari i Vuçiç flet për takimin në Bruksel appeared first on Euronews Albania.

Petkoviç paralajmëron se sot do të ketë takim trepalësh në Bruksel

10 June 2025 at 15:30

Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, ka paralajmëruar se gjatë së martës në Bruksel do të zhvillojë një takim me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, nën ndërmjetësimin e të dërguarit të bllokut evropian për dialogun mes dy shteteve fqinje, Peter Sorensen.

“Atmosferë pune në delegacionin e Beogradit në Bruksel para bisedimeve të drejtpërdrejta mes Beogradit dhe Prishtinës nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian”, shkroi në Instagram kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq.

Nga zyra e kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, nuk janë përgjigjur në pyetjet e Radios Evropa e Lirë lidhur me takimin trepalësh në Bruksel.

Takimi i 10 qershorit vjen pas takimeve dypalëshe që zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe kryenegociatori Petkoviq, zhvilluan me Sorensenin më 2 qershor në Bruksel.

Po ashtu, takimi vjen pasi, sipas Bislimit, më 2 qershor kishte dështuar një takim i planifikuar trepalësh, për shkak se ekipi i Serbisë ishte përballur me vonesa gjatë shkuarjes në Bruksel.

Bislimi tha se në takimin e tij me Sorensenin javën e kaluar në Bruksel bisedoi për qasjen që do të ketë zyrtari evropian në fazat e ardhshme të bisedimeve në nivel të kryenegociatorëve, si dhe ato të nivelit të lartë, nën drejtimin e kryediplomates së BE-së, Kaja Kallas.

“Diskutuam edhe për një proces shumë të rëndësishëm që e kemi – mbështetjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës përmes ndihmave për fermerët e vegjël”, tha Bislimi, sipas një komunikate për media të lëshuar nga zyra e tij.

Megjithatë, Petkoviq, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, tha se ia ka bërë të qartë Bashkimit Evropian se Presheva dhe Bujanoci nuk mund të jenë temë në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Presheva dhe Bujanoci janë çështje të Serbisë qendrore, të ligjeve dhe Kushtetutës sonë, dhe për këtë nuk mund të ketë asnjë lloj diskutimi në kuadër të dialogut – pavarësisht përpjekjeve të [kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin] Kurtit dhe [zëvendëskryeministrit në detyrë, Besnik] Bislimit për t’i futur këto tema”, tha ai pas takimit me Sorensenin javën e kaluar.

Ndërkohë, në përpjekje për të ringjallur dialogun mes dy vendeve, Kallas qëndroi në Prishtinë dhe Beograd muajin e kaluar, ku bëri thirrje për përmirësim të raporteve, sepse vetëm ashtu mund të ketë të ardhme evropiane për të dyja vendet.

Serbia gëzon statusin e vendit kandidat për anëtarësim në bllokun evropian, ndërsa Kosova jo, pavarësisht se ka aplikuar.

Dy vendet dialogojnë në Bruksel për normalizim të marrëdhënieve prej vitit 2011, me ndërmjetësim të BE-së, i kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar.

I pyetur nga gazetarët nëse kanë kuptim këto takime, pasi tani Kosova është në “vakum institucional”, Bislimi i ka pranuar vështirësitë, ndonëse ka thënë se janë disa tema ku Kosova mund të përfitojë, nëse ka konstruktivitet apo qasje konstruktive nga ana e Serbisë.

“Nuk do të ishte në rregull nëse ne i humbim këto shanse për shkak se në Prishtinë ka pengesa në konstituimin e Kuvendit”, ka thënë mes tjerash ai.

Kosova është me Qeveri në detyrë, pasi më 9 qershor, Kuvendi ka dështuar të konstituohet për të 29-ën herë me radhë.

Lëvizja Vetëvendosje, që ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, dhe partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë, nuk kanë arritur pajtueshmëri për mënyrën e votimit për kreun e ri të Kuvendit, dhe për propozimin e LVV-së për këtë pozitë, Albulena Haxhiun, duke e konsideruar figurë përçarëse.

Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri. Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re.

Përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it (Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Italisë, Francës dhe Gjermanisë) si dhe Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, janë takuar ditë më parë me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, duke kërkuar formim të shpejtë të institucioneve për të siguruar mirëqenien dhe prosperitetin e qytetarëve të Kosovës. REL/

The post Petkoviç paralajmëron se sot do të ketë takim trepalësh në Bruksel appeared first on Sot News | Lajme.

Dialogu Kosovë-Serbi, Petkoviç paralajmëron takim trepalësh në Bruksel

10 June 2025 at 14:52

Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviç, ka paralajmëruar se gjatë së martës në Bruksel do të zhvillojë një takim me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, nën ndërmjetësimin e të dërguarit të bllokut evropian për dialogun mes dy shteteve fqinje, Peter Sorensen.

“Atmosferë pune në delegacionin e Beogradit në Bruksel para bisedimeve të drejtpërdrejta mes Beogradit dhe Prishtinës nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian”, shkroi në Instagram kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviç.

Nga zyra e kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, nuk janë përgjigjur në pyetjet e Radios Evropa e Lirë lidhur me takimin trepalësh në Bruksel.

Takimi i 10 qershorit vjen pas takimeve dypalëshe që zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe kryenegociatori Petkoviq, zhvilluan me Sorensenin më 2 qershor në Bruksel.

Po ashtu, takimi vjen pasi, sipas Bislimit, më 2 qershor kishte dështuar një takim i planifikuar trepalësh, për shkak se ekipi i Serbisë ishte përballur me vonesa gjatë shkuarjes në Bruksel.

Bislimi tha se në takimin e tij me Sorensenin javën e kaluar në Bruksel bisedoi për qasjen që do të ketë zyrtari evropian në fazat e ardhshme të bisedimeve në nivel të kryenegociatorëve, si dhe ato të nivelit të lartë, nën drejtimin e kryediplomates së BE-së, Kaja Kallas.

“Diskutuam edhe për një proces shumë të rëndësishëm që e kemi – mbështetjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës përmes ndihmave për fermerët e vegjël”, tha Bislimi, sipas një komunikate për media të lëshuar nga zyra e tij.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dialogu Kosovë-Serbi, Petkoviç paralajmëron takim trepalësh në Bruksel appeared first on Euronews Albania.

“Farsë elektorale”/ Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Ramës

By: Oldi
7 June 2025 at 12:44

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha se për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj kryeministrit Edi Rama. Berisha tha se mori një demaskim edhe njëherë farsa zgjedhore në të gjitha dimensionet e saj. Sipas tij, kurrë ndonjëherë në […]

The post “Farsë elektorale”/ Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Ramës appeared first on BoldNews.al.

Nuk pranoi rezultatin e zgjedhjeve, Berisha tregon hapat e radhës: Brukseli, stacioni i parë

7 June 2025 at 12:48

Kryedemokrati Sali Berisha, i cili ka zhvilluar një konferencë për shtyp pas dy ditësh në Bruksel ku ka denoncua atë që e quan si farsë elektorale, ka treguar hapat e radhës.

Berisha u shpreh se dy ditët në Bruksel “krijuan një tërmet të madh në narkoshtetin dhe falangat e tij”.

Kryedemokrati theksoi se do të vazhdojë në të gjithë qeveritë e vendeve mike dhe më pas me shqiptarët për rikthimin e votës së lirë.

“Gjithçka është në vazhdim, Bruskeli ishte stacioni i parë. Ato dy ditë në Bruksel, krijuan një tërmet të madh në narkoshtetin dhe falangat e tij.

Do të vazhdojë në të gjithë qeveritë e vendeve mike dhe më pas me shqiptarët për rikthimin e votës së lirë”, tha Berisha.

The post Nuk pranoi rezultatin e zgjedhjeve, Berisha tregon hapat e radhës: Brukseli, stacioni i parë appeared first on Sot News | Lajme.

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi i lidhur me politikën pengon rotacionin

7 June 2025 at 12:56

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një deklaratë për mediat nga selia blu se presidenca e PPE në Bruksel, me gojën e sekretares së Përgjithshme në një deklaratë, denoncoi “farsën elektorale në Shqipëri si një akt i shëmtuar”.

Berisha theksoi se nga krerët e PPE në Bruksel dhe në Europë, u theksua abuzimi masiv publik me burimet shtetërore, kërcënimi i zgjedhësve dhe administratës publike, përdorimi i gjobave dhe bonusve për të grabitur vota.

“Falënderoj me mirënjohje të thellë, kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister, i cili me udhëheqjen e tij e shndërroi këtë institucion në një avokat të fuqishëm të të vërtetave të mëdha.

Një mirënjohje të pakufishme për koordinatorin e grupit më të madh parlamentar në Parlamentin Europian, Michael Gahler, europdeputet që u paraqiti kolegëve të tyre si në Komisionin e Jashtëm ashtu dhe në asamblenë politike, të gjithë të vërtetën e farsës elektorale në Shqipëri.

Dënoi me të forcën më të madhe këtë farsë, dhe u bë një avokat, një zë i fuqishëm, i pamposhtur i interesave të shqiptarëve për votën e lirë”, tha Berisha mes të tjerash.

 

 

The post Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi i lidhur me politikën pengon rotacionin appeared first on Euronews Albania.

Kovatchev: Do të ndjek nga afër përmbushjen e standardeve për integrim

TIRANË, 5 qershor /ATSH/ Në kuadër të vizitës zyrtare në Parlamentin Europian, delegacioni i Partisë Demokratike të Shqipërisë, i kryesuar nga kryetari Sali Berisha, zhvilloi një takim me eurodeputetin Andrey Kovatchev, përfaqësues i Partisë Popullore Europiane (EPP) dhe anëtar i Parlamentit Europian nga Bullgaria.

Gjatë takimit, Berisha e informoi Kovatchev mbi gjendjen demokratike në Shqipëri, duke u ndalur në kontekstin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, ku theksoi se procesi u manipulua.

Siç njoftoi zyra e Medies dhe Komunikimit në PD “eurodeputeti Andrey Kovatchev theksoi se disa nga këto problematika janë tashmë të reflektuara në raportin e fundit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, i diskutuar dhe votuar sot në Komisionin e Punëve të Jashtme (AFET)”.

Sipas PD-së “Kovatchev tha se në emër të Grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), do të ndjekë nga afër zhvillimet në Shqipëri dhe procesin pasues të vlerësimit nga misionet ndërkombëtare të vëzhgimit”.

Ai shprehu gjithashtu mbështetjen e plotë për aspiratën europiane të Shqipërisë, e cila sipas tij mund të realizohet vetëm përmes respektimit të demokracisë, të drejtës së votës së lirë dhe ndarjes së pushteteve. /j.p/

The post Kovatchev: Do të ndjek nga afër përmbushjen e standardeve për integrim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌