Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Aeroporti i Vlorës nën hetim nga SPAK

9 July 2025 at 17:40

Struktura e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK) po heton koncesionin e Aeroportit të Vlorës. Informacioni u konfirmua nga regjistri i kërkesave për të drejtë informimi, publikuar në faqen e institucionit.

Më 20 qershor, SPAK rezulton të ketë administruar një kërkesë për informacion në lidhje me ekzistencën ose jo të një hetimi mbi kontratën koncesionare të Aeroportit të Vlorës dhe nëse po, në çfarë faze ndodhej ai.

Në përgjigjen zyrtare, referuar më 7 korrik, SPAK deklaron se “ka regjistruar procedim penal në lidhje me kontratën dhe ky procedim ndodhet në fazën e hetimeve paraprake”.

Hetimi po ndodh teksa aeroporti ka kryer testet e para të fluturimeve nën një valë të shtuar kontestimesh nga organizatat mjedisore për mënyrën se si u konceptua në një zonë të mbrojtur.

Më herët, ka pasur pretendime për mënyrën se si u dha ky koncesion duke nxitur dyshime për favorizime.

Në maj, teksa u kryen fluturimet testuese, Citizens.al përmblodhi pretendimet dhe historikun e kësaj çështjeje në artikullin:

Historia e projektit për Aeroportin e Vlorës

Aeroporti në Vlorë është ide e hershme e qeverisë Rama. Që në fillim ajo u shoqërua me dritëhije ndikimesh dhe favorizimesh politike.

Zyrtarisht për këtë ide u mësua në tetor 2017 kur ministria e Infrastrukturës shpalli fituesin e tenderit për studimin e fizibilitetit nga një studio arkitekture e lidhur ngushtë me projektet e urbanistike të qeverisë: kompaninë Seed Consulting, asokohe në pronësi të ortakëve të Atelier 4, vëllezërit Alban, Andi dhe Olsi Efthimi (Eftimi).

Pista e Aeroportit të Vlorës gjatë testimit, maj 2025/Facebook.

Në janar 2018, kryeministri Rama deklaroi se kishte marrë kërkesë zyrtare për ndërtimin e aeroportit dhe se ai do të niste brenda qershorit të atij viti. Deklarata u bë ende pa u publikuar studimi i fizibilitetit dhe pa u shpallur ndonjë procedurë tenderimi. 

Kërkesa në fjalë ishte nga konsorciumi turk i tre kompanive: “Cengiz Constr.” (Mehmet Cengiz), “Kalyon Constr.” (Ömer Faruk Kalyoncu) dhe “Kolin Constr.” (Celal Koloğlu) – të njohura për lidhjet e tyre të ngushta me Presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan.

Kjo kërkesë pasoi një vizitë të Ramës në Turqi, ku ai bëri të ditur se Erdoğan kishte premtuar ndihmë për krijimin e një kompanie ajrore shqiptare – Air Albania dhe se selia e saj do të ishte pikërisht Aeroporti i Vlorës. 

Megjithatë, në prill 2019, konsorciumi turk u tërhoq nga koncesioni pa shpjegime dhe ministria njoftoi hapjen e një gare tjetër. Më herët Komisioneri përgjegjës për zgjerimin në BE qe shprehur se do ta shqyrtonte nëse kishte pasur shkelje të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) në rastin e kësaj ujdie.

Në shtator 2019, kryeministri njoftoi se projekti i ri ishte hartuar nga studioja Archea e arkitektit italian Marco Casamonti – edhe ky i lidhur ngushtë me projektet e urbanistike të qeverisë – dhe një ditë më pas, e prezantoi atë në qytetin e Vlorës.

Qeveria e dha përfundimisht me koncesion 35-vjeçar projektimin, ndërtimin dhe operimin e Aeroportit të Vlorës në dhjetor 2019.

Sipërmarrësit Behgjet Pacolli (Mabetex, Mabco Constructions) dhe Valon Ademi (2A Group) u shpallën fitues me një ofertë prej rreth 104 milionë eurosh. Në garë ishte dhe kompania e Aldi Çelit (AL-DE Corporation Ltd), por ajo u skualifikua pasi “nuk paraqiti ofertë”, argumentim që u kundërshtua nga përfaqësuesit e Çelit, të cilët ngritën pretendime për favorizime.

Në ofertën fituese të sipërmarrësve Pacolli dhe Ademi ishte edhe dyshja e sipërmarrësve turq Cuneyt dhe Huseyin Arslan (YDA Insaat Sanayi Ve Ticaret Anonim Sirketi) – të cilët njihen gjithashtu për afërsinë me Presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan pasi me urdhër të tij ata ndërtuan Spitalin Rajonal Memorial të Fierit – por që në shtator 2022 ata ia shitën kuotat (40%) Pacollit për vetëm 4,450 euro.

Punimet për aeroportin nisën me një ceremoni solemne më 28 nëntor 2021, pavarësisht se projekti nuk kishte marrë ende leje mjedisi dhe ndërtimi – zyrtarisht qe miratuar vetëm “Leja e zhvillimit” dhënë nga qeveria në nëntor të atij viti, leja e mjedisit u dha një muaj më vonë dhe ajo e ndërtimit pas 15 muajsh të tjerë, më 9 nëntor 2022.

Shqetësimet për ndikimet në mjedis

Aeroporti i Vlorës nisi të ndërtohej pranë fshatit Akërni në lagunën e Nartës – një zonë e mbrojtur dhe vendbanim për më shumë se 62 lloje shpendësh të listuar në Direktivën e Shpendëve të BE-së.

Organizatat mjedisore denoncuan se si projekti shkelte ligjet kombëtare dhe konventat ndërkombëtare teksa rrezikonte dëme të rënda në ekosistemin e zonës dhe në rrugët migratore të shpendëve.

Master-Plani i Aeroportit të Vlorës ku bie në sy zhvillimi masiv me ndërtime në zonën mes Hidrovorit dhe grykëderdhjes së Vjosës.

Qeveria mohoi shkeljet dhe në të gjitha rastet e mbrojti investimin duke u zotuar se ky aeroport është konform planit strategjik për zhvillimin e ekonomisë dhe turizmit, se ai do të jetë ndërkombëtar dhe se do të presë avionë të mëdhenj. 

Por mjedisorët druajnë se zhurmat e mëdha dhe fluturimet e avionëve të mëdhenj do të dëmtojnë shpendë të rrezikuar si pelikanët kaçurrelë. Për këtë Konventa e Bernës ka kërkuar disa herë ndalimin e punimeve dhe rishikimin e projektit.

Ndërkohë masterplani i botuar nga ministria gjatë garës zbuloi se funksioni i vërtetë i aeroportit do të jetë për të pritur flukset e turistëve që parashikohet t’i drejtohen zonës së lagunës, e cila prezantohet me ndryshime rrënjësore me ndërtime resortesh, mjedisesh sportive, agrikulture dhe një porti jahtesh.

Përmasat e mëdha të aeroportit të Vlorës marrin kuptim edhe nga projektet e tjera me zhvillime kolosale në dëm të mjedisit që parashikohen në zonat përreth si derdhja e Vjosës, Hidrovori, Zvërneci dhe Sazani, dy të fundit, të prezantuara bujshëm vitin e shkuar nga dhëndri i Presidentit amerikan, Donald Trump, Jared Kushner. Ky fitoi statusin e investitorit strategjik në janar 2025.

Në prill 2025, Bashkia e Mynihut njoftoi tërheqjen nga përfshirja e saj si këshilltare në projektin e Aeroportit të Vlorës, pas presionit të vazhdueshëm nga organizatat mjedisore. Komiteti Ekonomik përgjegjës për ekonominë e qytetit gjerman u distancua kështu nga ndikimi negativ mjedisor që paraqet projekti.

Lexoni gjithashtu:

The post Aeroporti i Vlorës nën hetim nga SPAK appeared first on Citizens.al.

Kushner, Rama, Vuçiç: Trekëndësh interesash në kurriz të publikes

17 May 2025 at 14:00

Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump njëherësh ish-këshilltar i tij në Shtëpinë e Bardhë, u shfaq (me videocall) sot në Tiranë si investitor strategjik, i cili me projektet që ka marrë përsipër në Shqipëri dhe Serbi po e prezanton veten si “shpëtimtari” që po ndërlidh një rajon – që ka dalluar për konflikte – drejt një të ardhme të begatë.

Por prezantimi i tij nuk tha gjë për transparencën, konkurrencën, trashëgiminë kulturore dhe çështjet e mjedisit, pika këto të mbrojtura dhe promovuara fort nga Bashkimi Evropian.

Në samitin e “Future Investment Initiative (FII) Institute” të quajtur “FII Priority Europe Tirana 2025” – një platformë globale që synon promovimin e dialogut ndërkombëtar mbi investimet dhe zhvillimin ekonomik – Kushner nuk u paraqit fizikisht sikurse pritej, por foli përmes një thirrjeje videofonike.

Ai u shfaq si themeluesi dhe drejtori i Affinity Partners, e cila në Shqipëri ka marrë statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e dy komplekseve turistike me qindra vila dhe hotele në Zvërnec dhe Sazan.

Kushner foli për horizontin e investimeve “në një Shqipëri të bashkuar me një treg në rritje si Ballkani”. Prezantimi si folës në Tiranë vjen rreth një vit pasi projektet e tij në Serbi dhe Shqipëri kanë ngjallur shqetësime.

Projekti $500 milionësh për të ndërtuar tre kulla 30 katëshe në truallin e ish-Shtabit të Përgjithshëm dhe Ministrisë së Mbrojtjes – bombarduar nga NATO në vitin 1999 – është vënë në pikëpyetje këtë javë pasi rezultoi se dy godinave iu hoq statusi si monumente kulture përmes një ekspertize të falsifikuar.

Administrata e Presidentit Vucic e ka justifikuar “marrëveshjen Kushner” me idenë e rritjes së investimeve të huaja dhe se qeveria do të përfitojë 22.5% të të ardhurave nga projekti, ndërsa dhëndri i Trump do të përfshijë në ndërtimin e “Trump Hotel” një memorial për viktimat e bombardimeve të NATO-s dhe një muze kushtuar historisë së ish-ministrisë.

Ilustrim, projekti i Kushnerit në Beograd/Kushner,X.

Por, aty ku disa shohin investime, të tjerë shohin përfitime mbi traumat kolektive dhe trashëgiminë historike. Përballë kritikave nga opozita dhe opinioni publik serb se “po jepet truall për influencë politike”, qeveria serbe është mbrojtur duke thënë se trualli “nuk është shitur, por dhënë në përdorim për 99 vjet”.

Godinat, të cilat mbartin vlerë arkitektonike të stilit modernist, janë përfshinë në listën e organizatës Europa Nostra mes 7 ndërtesave historike më të rrezikuara në Evropë.

Rasti kujton qasjen që u ndoq me Teatrin Kombëtar në Shqipëri, i cili gjithashtu qe përfshirë në listën e Europa Nostra. Ndërtesës iu hoq statusi monument kulture, dhe pas dy vitesh protesta, me një akt-ekspertimi të kontestuar – pa oponencë teknike – mbrëmjen e 14 majit 2020, Këshilli Bashkiak i Tiranës votëbesoi me email shembjen e tij.

Në këtë kontekst, ajo që po ndodh në Beograd me projektet e Kushner, dhe e shkuara aspak pozitive me procedurat e ndjekura për projektet e mëdha të infrastrukturës dhe investimeve publike në Shqipëri, vjen si paralajmërim i asaj që po i afrohet brigjeve të Zvërnecit dhe ishullit të Sazanit:

Dy resorte gjigande me të paktën 10 mijë dhoma, të cilat do të ndërtohen pavarësisht shkeljeve të mundshme në procedura dhe ligje.

Në janar, Citizens.al shpjegoi se si Kushner siguroi të drejtën për të zhvilluar Sazanin nëpërmjet një procesi që ngjan më shumë si manovër politike për të fituar përkrahjen e familjes dhe Presidentit amerikan, Donald Trump, sesa garë transparente për zhvillimin e turizmit.

Nga një “vizitor” i ftuar nga autoritetet shqiptare, brenda pak muajve Kushner u shndërrua në “investitor strategjik”, ndërkohë që legjislacioni për zonat e mbrojtura ndryshoi me urgjencë për të lejuar ndërtimet në territore të ndjeshme ekologjikisht siç është zona e Zvërnecit dhe Sazanit.

Pjesëmarrja e Kushner si folës kryesor në forumin e investimeve këtë fundjavë në Shqipëri konfirmon se projektet e tij kanë mbështetje politike të nivelit të lartë në Shqipëri dhe Serbi.

Ai zbuloi se nisma për të investuar në Sazan dhe Zvërnec i erdhi pasi takoi Ramën në një vizitë turistike në vitin 2021 dhe mori dijeni për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, e cila ishte një incentivë për projektin e madh turistik jo shumë larg tij.

Ishulli i Sazanit përmban monumente natyrore si “Barriera koralore e grykës së Djallit” dhe “Faleza e Sazanit”, të cilat janë të mbrojtura me ligj. Ndërtimi në këtë zonë ngre pikëpyetje mbi ruajtjen e pasurisë natyrore dhe ndikimin në ekosistemet lokale.

Projekti i Jared Kushner per Zvernecin/Kushner,X.

“Zona është 60 milje larg nga Italia, 60 milje larg nga Korfuzi dhe një aeroport po ndërtohet jo shumë larg, kështu që është një mundësi fantastike investimi,” tha Kushner, sipas së cilit mjedisi në zonë do të ruhet. Megjithatë ai nuk tregoi aspekte konkrete se si do ta bënte këtë.

Por a është kjo ajo që i duhet Shqipërisë, një vendi që pret të integrohet në BE?

Çështja nuk është vetëm për luksin që pretendon të sjellë Kushner, i cili tregoi se familjarisht do të ketë një rezidencë në zonën ku po investon në Shqipëri. Është për precedentët që po konfirmohen: Zhvillimi i zonave të mbrojtura pa konsultim publik, në mungesë të plotë transparence në procesin e përzgjedhjes së investitorëve, dhe lidhjet e dyshimta mes interesave të politikës dhe kapitalit ndërkombëtar.

Për Shqipërinë, rasti i Sazanit dhe Zvërnecit nuk është thjesht çështje turistike, por një provë për integritetin e institucioneve të saj përballë rasteve që përsëriten: Aeroporti i Vlorës, Marina e Vlorës, Marina e Durrësit dhe në horizont Divjaka apo zonat e mbrojtura në male të kërcënuara nga e ashtuquajtura “Paketa e Maleve”.

Prej vitit 2024 kur Kushner bëri publik projektet, pak ose aspak është bërë me dije nga autoritetet shqiptare. Prej janarit 2025 kur u mësua se Kushner mori statusin 10-vjeçar të investitorit strategjik nuk dihet gjë për vijimin e procedurave të mëtejshme.

Palët do të duhet të vendosnin për mënyrën se si do t’i jepen Kushnerit mbi 45 hektarë truall dhe formulën e partneritetit publik-privat, – me gjasë do të zbatohet formula që i dha rreth 80 hektarë të Portit të Durrësit projektit me plot dritë-hije “Durrës Yacht & Marina” të Mohamed Alabbar ku Autoriteti Portual Durrës mbajti 33% të aksioneve – por nga qeveria dhe Korporata e Investimeve nuk ka transparencë nëse është arritur ndonjë marrëveshje dhe nëse po, cila është ajo.

Në regjistrat e qeverisë është dhe shembulli i keq i “Marina di Valona”, ku sipërmarrësit Geront Çela iu dha statusi i investitorit strategjik dhe mundësia për të privatizuar 5.75 hektarë të portit të Vlorës përmes ligjit kontrovers “Shqipëria 1 euro”.

Nëse historia e këtyre projekteve përsëritet – dhe gjasat janë që të ndodhë – atëherë kjo nuk është më rastësi, por një strategji që kërkon të zhbëjë përfundimisht kufijtë mes privatit dhe publikes, fitimit dhe përgjegjësisë, kufij shumë larg “begatisë” që Kushner prezantoi në platformën “FII Priority Europe Tirana 2025”, kufij të një praktike korruptive ndikimi për influenca dhe pushtet.

Lexoni gjithashtu:

The post Kushner, Rama, Vuçiç: Trekëndësh interesash në kurriz të publikes appeared first on Citizens.al.

Shqipëria, Italia dhe Mali i Zi, 43 projekte për Adriatik më të gjelbër

TIRANË, 18 qershor/ATSH/ Tre shtete të Adriatikut, Shqipëria, Italia dhe Mali i Zi do të zbatojnë 43 projekte të financuara nga programi Interreg IPA dhe Bashkimi Europian, me një investim total prej 81 milionë eurosh.

Projektet janë përzgjedhur nga një total prej 198 propozimesh dhe përfshijnë 220 partnerë nga sektorë të ndryshëm.

Përfituesit e projekteve përfshijnë universitete, qendra kërkimore, institucione trajnimi, dhoma tregtie, si dhe institucione lokale dhe qendrore.

Drejtuesja e Agjencisë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimi të  Ndihmës, SASPAK, Eridana Cano, theksoi se këto projekte do të kontribuojnë në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal në përputhje me standardet e BE-së.

“Jemi këtu për të rikonfirmuar një vizion të përbashkët për rajonin e Adriatikut, një hapësirë bashkëpunimi, ku sfidat trajtohen në mënyrë të përbashkët, ku projektet ndërtohen mbi besimin dhe partneritetin dhe ku asnjë qytetar nuk mbetet pas”, u shpreh Cano.

Zyrtari i Komisionit Europian, Gilles Kittel, vlerësoi se këto projekte do të ndihmojnë në rrugën e integrimit të Shqipërisë dhe Malit të Zi në BE.

“Këto iniciativa janë instrumente për forcimin e kapaciteteve administrative të Shqipërisë dhe Malit të Zi, si pjesë e procesit të paraaksesionit dhe mundësojnë ndërtimin e aftësive menaxheriale dhe teknike. Po ashtu, ato ofrojnë mundësi për të përmirësuar strategjitë e komunikimit, duke sjellë përfitime konkrete për qytetarët dhe bizneset”, u shpreh ai.

Fushat strategjike që mbulojnë projektet fituese janë: 10 projekte për konkurrueshmërinë dhe inovacionin; 16 projekte për qëndrueshmërinë mjedisore; 6 projekte për mobilitetin dhe lidhshmërinë; 11 projekte për përfshirjen sociale.

Ky bashkëpunim rajonal dhe angazhimi për zhvillimin e një Adriatiku më të gjelbër dhe më inovativ do të ndihmojnë në forcimin e lidhjeve dhe përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimit të qëndrueshëm në këto shtete. /j.p/

1 nga 3

The post Shqipëria, Italia dhe Mali i Zi, 43 projekte për Adriatik më të gjelbër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjermania, mbështjetje përmes projekteve për promovimin e inovacionit dhe ekonomisë qarkulluese

TIRANË, 13 qershor /ATSH/ Ambasada e Gjermanisë në Tiranë organizoi një udhëtim me një grup gazetarësh të cilët vizituan disa projekte të mbështetura nga Gjermania për promovimin e inovacionit dhe ekonomisë qarkulluese.

Udhëtimi nisi nga Destil Creative Hub në Tiranë, e cila është një nga partnerët zbatues të programeve të mundësuara nga EU4Innovation dhe GIZ.

Destil Creative Hub është një qendër shumëfunksionale bashkëpunuese e fokusuar në ngjarje sociale, kulturore dhe artistike. Destil ka krijuar një dialog me komunitetin vendas dhe ndërkombëtar të mendjeve krijuese sfiduese dhe shërben si një mikpritës i shkëlqyer për nomadët dixhitalë.

EU4Innovation ka mbështetur dhe bashkëpunuar me Destil në projekte të ndryshme që lidhen me inovacionin dhe ekonominë qarkulluese.

Gjatë takimit, gazetarët u njohën me disa projekte dhe biznese që janë mbështetur nga EU4Innovation dhe ‘EU 4 Circular Economy and Livable Cities’.

Sonila Abdalli, bashkëthemeluese e Destil, rrëfeu mbi udhëtimin krijues të hapësirës, ​​duke kulmuar me zbatimin e .S.E.A.M. (Hapësirë ​​për Eksperimentim në Art dhe Prodhim), një program i përshtatur për startup-et në industritë krijuese.

SEAM & Space 05 është një rast ilustrues se si inovacioni dhe dizajni mund të ndërtohen për t’u transmetuar në trashëgiminë kulturore.

Duke vepruar në fushën e industrive krijuese, nën ombrellën e Destil Creative Hub, projektet kombinojnë arkitekturën, dizajnin, kulturën, mikpritjen dhe ekonominë e qëndrueshme, si një përgjigje ndaj transformimit të shpejtë të qytetit të Tiranës.

Për më tepër, fokusi u zhvendos drejt përshpejtuesit ‘Circular City Lab Tirana’, si një shembull unik i përpjekjeve të përbashkëta të Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim dhe Bashkimit Evropian, i zbatuar nga Destil, Universiteti POLIS dhe Co PLAN-PLAN.

Circular City Labs – Tirana është një iniciativë globale, e zbatuar në Shqipëri përmes mbështetjes së EU4Circular Economy and Livable Cities, dhe projektit EU4Innovation, dhe përqendrohet në testimin e sistemeve të paketimit të ripërdorshëm përmes biznesit në Shqipëri për të krijuar zgjidhje të qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin për reduktimin e mbeturinave.

Për të shfaqur ndikimin e programit, prezantuan disa nga përfituesit – BioCosm, TOK Digital/ Barefoot Festival dhe Patoko.

Laboratorët Biocosm promovojnë qarkullueshmërinë duke ofruar rimbushje produktesh dhe zbritje për çdo paketim biokozmetik të kthyer.

Festivali Barefoot është një qasje ofron zgjidhje inovative për sistemet e paketimit të ripërdorshëm duke prezantuar Sistemin e Mbushjes Mobile, duke zvogëluar mbetjet e paketimit njëpërdorimësh në evente të mëdha, siç është Festivali Barefoot, përmes pastrimit në vend që promovon ripërdorimin.

Patoko është një platformë dixhitale që lidh përdoruesit me shoferë taksish të licencuar, duke ofruar mundësi të ndryshme udhëtimi si klasa ekonomike, standarde dhe prestigjioze për t’iu përshtatur nevojave të ndryshme të klientëve. Përveç kësaj, Patoko ofron informacion në kohë reale për itinerarin e autobusëve, duke përmirësuar aksesin e transportit publik për përdoruesit e tij.

Destinacioni i dytë i udhëtimit të gazetarëve ishte ‘Nata Shqiptare’ (Albanian Nights), një qendër kulturore e vendosur në zemër të Tiranës, e dedikuar për të festuar dhe ruajtur trashëgiminë e pasur të Shqipërisë. Përmes shfaqjeve tërheqëse dhe përvojave gjithëpërfshirëse, qendra i sjell traditat e vendit në jetë me gjallëri.

Gjatë vizitës sonë, na priti Armando Muça, bashkëthemelues i Natës Shqiptare, i cili na prezantoi me botën e gjallë të artizanatit shqiptar. Kati përdhes strehon atë që konsiderohet dyqani më i madh i suvenireve në Ballkan, që paraqet vepra artizanale nga mbi 650 artizanë në të gjithë vendin – një dëshmi e trashëgimisë së larmishme dhe të qëndrueshme artizanale të Shqipërisë.

Më pas eksploruam Sallën e Kostumeve, një ekspozitë mbresëlënëse e veshjeve tradicionale shqiptare që përfaqësojnë të gjitha rajonet e vendit.

Vizita jonë përfundoi në Odën e Zjarrit, një hapësirë ​​e kuruar me kujdes që rikrijon atmosferën e një familjeje tradicionale shqiptare. Me elementët e saj arkitektonikë autentikë, orenditë dhe dekorin, dhoma ofron një pamje evokuese të ngrohtësisë dhe shpirtit të jetës familjare shqiptare nga kohërat e kaluara.

1 nga 3

Gazetarët gjithashtu vizituan ‘PASTA LIVIA’, një kompani e dedikuar për prodhimin e makaronave me cilësi të lartë për restorante dhe hotele në të gjithë Shqipërinë. Me një angazhim të fortë ndaj përsosmërisë dhe qëndrueshmërisë, Pasta Livia ka përmirësuar ndjeshëm efikasitetin e burimeve të saj duke adoptuar qasjen PREMA—Menaxhimi Fitimprurës me Efektivitet të Burimeve në Shqipëri, një iniciativë e mbështetur nga GIZ.

PREMA promovon menaxhimin e integruar, efikas dhe fitimprurës të burimeve për të ndihmuar kompanitë të rrisin efikasitetin e burimeve, produktivitetin dhe konkurrueshmërinë. Është inkurajuese të shohësh zbatimin me sukses të këtij koncepti në Shqipëri, duke përfituar 86 ndërmarrje të vogla dhe të mesme (NVM) dhe kompani më të mëdha me potencial të pashfrytëzuar të efikasitetit.

Gjatë vizitës, përfaqësues nga Dhoma Ekonomike e Grave të Shqipërisë prezantuan shërbimet e tyre dhe ndanë përfshirjen e tyre në projektin “Rritja e Mbështetjes për NVM-të në Shqipëri”.

Përmes kësaj iniciative, gjashtë organizata mbështetëse të biznesit dhe dhoma tregtie dhe industrie zhvilluan dhe pilotuan shërbime inovative që synojnë një mbështetje më të mirë të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NVM).

1 nga 3

/gj.m/ /a.g/

The post Gjermania, mbështjetje përmes projekteve për promovimin e inovacionit dhe ekonomisë qarkulluese appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Departamenti Amerikan i Shtetit mbështetje ASKS për sigurinë kibernetike në sektorin bankar dhe energjetik

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Në ambientet e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u zhvillua një takim mes përfaqësuesve të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe përfaqësuesve të institucioneve nga sektori energjetik dhe bankar në Shqipëri.

Në njoftimin e ASKS-së, thuhet se ky takim u fokusua në hapat konkretë për implementimin e projekteve për rritjen e sigurisë kibernetike në këto dy sektorë jetikë, si dhe në përfitimet e drejtpërdrejta që këto projekte do të sjellin në forcimin e mbrojtjes ndaj kërcënimeve në rritje të hapësirës digjitale.

Drejtori i AKSK, Igli Tafa, falënderoi përfaqësuesit e Departamentit Amerikan të Shtetit për mbështetjen e vazhdueshme dhe theksoi se përfshirja e drejtpërdrejtë e institucioneve të sektorit energjetik dhe financiar është thelbësore për ndërtimin e një sistemi më të fortë dhe më të mbrojtur.

Ndër të tjera, Tafa u shpreh se këto projekte janë një dëshmi konkrete e besimit të ndërsjellë dhe e partneritetit strategjik mes dy vendeve.

AKSK shpreh mirënjohje për angazhimin dhe bashkëpunimin e deritanishëm me partnerët amerikanë, si dhe për rolin aktiv të institucioneve vendase në këtë proces.

Nga takimi i drejtuesit të ASKS, Igli Tafa me përfaqësues të Departamentit Amerikan të Shtetit
1 nga 8

/e.i/a.f/

The post Departamenti Amerikan i Shtetit mbështetje ASKS për sigurinë kibernetike në sektorin bankar dhe energjetik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SMILE.al – 5 vite histori, versioni më i mirë i suksesit!

10 June 2025 at 13:14

Në një shoqëri gjithnjë e më globaliste, fusha e filantropisë po transformohet nga një akt tradicional elitar, në një mekanizëm më të prekshëm dhe gjithëpërfshirës, ku individët dhe komunitetet kanë më shumë hapësira për të kontribuar apo ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në zgjidhjen e sfidave sociale dhe jo vetëm. Ky ndryshim pasqyron zgjimin e […]

The post SMILE.al – 5 vite histori, versioni më i mirë i suksesit! appeared first on BoldNews.al.

Rama: Plan me Bashkinë e Tiranës për çlirimin e hapësirave të zaptuara brenda lagjeve

TIRANË, 10 qershor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama bëri me dije sot, se po punohet me bashkinë e Tiranës për ndërtimin e një plani pastrimi brenda të gjitha lagjeve të kryeqytetit, me qëllim pastrimin e hapësirave publike nga çdo lloj zaptimi.

Sipas kreut të qeverisë, është e patolerueshme që dikush vendos trarë apo jep dhe merr bileta parkimi për makinat në një hapësirë publike, vetëm sepse ka aty një pronë.

“Nuk mund ta përdorësh pronën si të duash duke u vënë traun qytetarëve që jetojnë në atë bllok banimi”, tha Rama.

Një tjetër qytetare i shkruan Kryeministrit në platformat sociale, se “kryeqyteti ka nevojë për parqe dhe jo për kulla futuriste, nuk ka kinema, teatër, cirk, parkime, vetëm beton, katrahurë dhe trafik”.

Rama tha se Tirana ka kinema dhe nuk ka një, por disa kinema.

“Informohu, i gjen kollaj dhe shko shiko filma nëse ke dëshirë të shkosh. Tirana ka teatër! Informohu dhe ke shfaqje teatrale që mund të shkosh t’i ndjekësh, ndërkohë që po ndërtohet edhe Teatri i ri Kombëtar në Tiranë, aty ku ishte karakatina e vjetër e teatrit pseudokombëtar”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se Tirana ka muze, ndërkohë që është duke u ndërtuar edhe Galeria Kombëtare dhe duke u bërë shtesa e domosdoshme për galerinë që do të jetë tërësisht e transformuar.

“Po rindërtojmë Muzeun Kombëtar që do të jetë tërësisht i transformuar. Jemi duke punuar së bashku me bashkinë e Tiranës për një muze tjetër për etnografinë dhe artin islamik. Jemi duke punuar për muzeun Besa, po në Tiranë. Kështu që më duket se Tirana ka edhe muze, edhe do të ketë edhe më shumë. Është në kantier Qendra e re e Artit dhe Kulturës bashkëkohore në Petrelë. Jemi në diskutime për të marrë një muze të madh evropian këtu në Tiranë, pra Tirana ka muze, cirk nuk ka. Ka një cirk i cili ka nevojë të rikonceptohet”, vijoi Rama.

“Parkime ka dhe do të ketë! Jemi duke punuar që të ketë edhe më shumë. Tirana ka një seri parkimesh nëntokësore moderne që nuk i kishte më parë. Nuk e di pse ty të zë frymën Tirana, ndërkohë të gjithë atyre që vizitojnë Tiranën, Tirana u nxit fjalët më të mira”, cilësoi Kryeministri.

Sipas Ramës, “Tirana ka probleme, sepse është një kryeqytet që zhvillohet ditë për ditë”.

“Për sa i përket mini parqeve, është shumë e drejtë. Por, kur shikoni që ndërtohet në një minipark, kini parasysh që aty ka prona private, janë të drejtat e pronarëve. Ajo hapësira ka pronarë. Në ndërkohë jemi duke punuar me bashkinë e Tiranës për pastrimin e të gjitha hapësirave brenda lagjeve nga të gjitha llojet e zaptimeve, duke filluar nga një zaptim i patolerueshëm me trarë dhe me marrje dhe dhënie biletash për të parkuar makinën sepse dikush thotë që unë kam një pronë këtu. Nuk mund ta përdorësh pronën si të duash duke u vënë traun qytetarëve që jetojnë në atë bllok banimi”, cilësoi Rama.

Kryeministri Rama u ndal edhe te komenti i një qytetari që u shpreh se shqiptarët po largohen dhe po ikin nga vendi.

Rama tha se “jemi në një botë krejt tjetër nga ajo ku ishim, ku na kishim mbyllur në një bunker. Bota është gjithmonë e më e vogël, është liria e gjithsecilit të lëvizë dhe askujt nuk mund t’i themi që pse po lëviz tani dhe pse nuk pret që ta kesh këtu nesër atë që po kërkon”.

Kryeministri u shpreh se do të jetë sërish në diskutime me qytetarët në platformat sociale, për të komunikuar për të gjitha interesimet e natyrave të ndryshme të qytetarëve.

“Do të jemi përsëri këtu dhe kjo edhe për t’u thënë që atyre që më thoshin sa i ke sa për sy e faqe se është fushata se ti do zhdukesh sa të mbarojë fushata. Ja ku jemi! Vazhdojmë të qëndrojmë “sy m’ sy” për t’iu komunikuar gjërat që nuk jua komunikojnë kanalet dhe portalet që janë të zënë me probleme të tjera që atyre u pëlqejnë që t’i sjellin vërdallë gojë më gojë e vesh më vesh”, përfundoi Rama.

/a.f/

The post Rama: Plan me Bashkinë e Tiranës për çlirimin e hapësirave të zaptuara brenda lagjeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Hospitality Albania”, Rama: Rijetësim i rezidencave qeveritare në Vlorë e Velipojë në destinacione turizmi elitar

TIRANË, 4 qershor/ATSH-Maela Marini/ Shtatë finalistët e fazës së dytë të konkursit “Hospitality Albania” prezantuan sot përpara një jurie ndërkombëtare projekt-idetë arkitekturore për rimëkëmbjen dhe modernizimin e rezidencave qeveritare, nga struktura të amortizuara me kosto të lartë mirëmbajtjeje, në destinacione ekskluzive dhe tërheqëse për turizmin elitar dhe pritjen e personaliteteve të rëndësishme.

I pranishëm në këtë aktivitet, kryeministri Edi Rama vlerësoi se edhe në këtë konkurs janë përfshirë një grup arkitektësh shumë të mirë dhe me eksperiencë dhe prestigj ndërkombëtar.

“Sot ne hapim një tjetër nga kapitujt e punës të Korporatës Shqiptare të Investimeve, kapitull i cili ka të bëjë me rrjetin e rezidencave të dikurshme qeveritare të cilat prej shumë kohësh kanë mbetur në hije si rezultat i mospërdorimit të tyre për shkak të humbjes së funksionit”, tha Rama.

Kryeministri solli në vëmendje eksperiencën e dy rezidencave në Tiranë që tanimë janë transformuar, njëra në një shtëpi pritje të shtetit shqiptar për personalitete të fushave të ndryshme dhe tjetra në një qendër për artistë të rinj nga e gjithë bota, në bashkëpunim me fondacionin e njohur francez “Art Explora”.

“Kjo na ka kanë treguar që kjo është rruga për t’i kthyer këto asete në funksione me interes publik dhe nga ana tjetër për t’i rijetëzuar duke e futur shtetin si partner dhe duke i dhënë mundësi sipërmarrjes që t’i transformojë në burim të ardhurash”, shtoi ai.

Duke u ndalur te dy projektet për të cilat bëhet konkursi i sotëm, Kryeministri bëri të ditur se njëri prej tyre bëhet për vilën e udhëheqësit dhe diktatorit shqiptar në Vlorë dhe tjetra për një tjetër rezidencë qeveritare në zonën e Velipojës.

“Është një rrugë e re që ne po e shkelim me sukses, por mbi të gjitha ku praktikisht shikojmë potencialin e madh që ka vënia në shfrytëzim e aseteve shetetërore për ta përfshirë publikun përmes shtetit si një palë e interesuar. Kjo duke ndryshuar hap pas hapi edhe formulat e ndërveprimit me privatin, të cilat deri dje kanë qenë bazike, shumë të drejtpërdrejta dhe e kanë privuar shtetin nga shumë kapacitete për të krijuar të ardhura”, shtoi Rama.

Rama tha se duke i bashkuar këto interesa dhe duke vënë shtetin në rolin e një pronari të zakonshëm si palë në sipërmarrje ne po zhvillojmë një infrastrukturë të re financiare për shtetin duke u bazuar te modelet më të mira në Europë që janë modelet e simotrave të Agjencisë së Korporatës Shqiptare të Investimeve.

Kryeministri theksoi se në Itali apo në Spanjë këto agjenci zotërojnë asete dhe marrin të ardhura jashtëzakonisht mbresëlënëse, të cilat vihen në dispozicion të interesit publik për të investuar në infrastrukturë publike dhe për të përfshirë kapacitete shtetërore në rritjen e ekonomisë.

Në përfundim, Rama shprehu bindjen se konkursi do të jetë një tjetër vlerë e shtuar në rritjen e mëtejshme të koleksionit të kontributeve nga arkitektë ndër më të mirët sot në Europë dhe në botë.

1 nga 4

The post “Hospitality Albania”, Rama: Rijetësim i rezidencave qeveritare në Vlorë e Velipojë në destinacione turizmi elitar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hartimi dhe zbatimi i programeve për të rinjtë, përfundon trajnimi dyditor

TIRANË, 30 maj/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi tha sot se ka përfunduar trajnimi dyditor i ekipit të rinisë, një investim i rëndësishëm në forcimin e njohurive mbi metodologjitë e ndjekura nga Bashkimi Evropian, në funksion të përgatitjes për hartimin dhe zbatimin e programeve për të rinjtë.

Sipas Muzhaqit, pas takimit të parë informues mbi strukturat drejtuese të programeve ndërkufitare dhe mundësitë që ofron BE, dita e dytë kishte në fokus proceset që garantojnë cilësinë dhe qëndrueshmërinë e projekteve si metodologjia LOD dhe parimet e saj, qëllimi i monitorimit të zbatimit, vlerësimi i rreziqeve dhe konsultimi i rasteve konkrete.

Muzhaqi nënvizoi faktin se përmes këtij trajnimi, përforcohet edhe njëherë vizioni i përbashkët për ndërtimin e projekteve me ndikim real për të rinjtë, me standarde evropiane dhe me përgjegjësi ndaj çdo hapi që ndërmerret. /j.p/

The post Hartimi dhe zbatimi i programeve për të rinjtë, përfundon trajnimi dyditor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Investimet “lule mos me prek”, bashkitë realizojnë vetëm 5% të programit vjetor në 3-mujor

By: D Marku
30 May 2025 at 08:44

Pavarësisht faktit se tre muajt e parë të 2025 vendi ishte i përfshirë në fushatë për zgjedhjet e përgjithshme dhe pushteti lokal u vu në lëvizje për të qenë më pranë qytetarëve, sërish realizimi i investimeve publike nga bashkitë vijoi të jetë shumë i dobët.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se në 3-muajt e parë 2025 bashkitë investuan vetëm 1.8 miliardë lekë (18 mln euro) ose vetëm 5 për qind e fondit vjetor prej 35,7 miliardë lekësh. Me ketë ritëm përformanca e investimeve nga pushteti vendor do të jetë edhe më e ulët se vitin e kaluar, ku u realizua vetëm 43 % e programit.

Nga 18 milionë eurot e investuara, një pjesë e madhe tyre shkoi për investime dhe rikonstruksion, asfaltim, mirëmbajtje të rrugëve në zona rurale dhe urbane, si dhe përmirësim të rrjetit të ndriçimit publik. Një pjesë shumë e ulët e fondeve u përdor për rikonstruksionin e shkollave 9-vjeçare, shkollave të mesme, kopshteve dhe çerdheve.

Qeveria qendrore dhe ajo vendore vitet e fundit po thellojnë problematikën e mosrealizimit të programit të investimeve. Shumica e bashkive nuk arrijnë të realizojnë as 40 për qind të programit për shkak të planifikimit të dobët dhe vonesave. Bashkitë vuajnë nga mungesa e stafit të kualifikuar në menaxhimin e projekteve, sidomos në planifikimin dhe monitorimin e investimeve kapitale. Procedurat e tenderimeve shpesh kontestohen në mënyrë të përsëritur nga kompanitë pjesëmarrëse, duke sjellë vonesa.

Analizat e ekspertëve kanë treguar se koordinimi ndërinstitucional mes bashkive, qeverisë qendrore dhe agjencive të tjera është dobët, duke krijuar pengesa burokratike dhe vonesa shtesë. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se njësitë e pushtetit vendor dogjën vitin e kaluar më shumë se gjysmën e programit të investimeve publike.

Të dhënat finale mbi buxhetin 2024 tregojnë se pushteti vendor realizoi vetëm 43 për qind të programit të investimeve. Nga 46,3 miliardë lekë të planifikuara u investuan vetëm 19,9 miliardë lekë ose më pak se gjysma e programit.

Paaftësia e bashkive për të alokuar investimet vjen në një kohë kur ata janë para nevojave të mëdha për të investuar sidomos në infrastrukturën e rrugëve lokale vendore. Psh Bashkia e Durrësit e cila është mikpritësja kryesore e turistëve në vend dhe me nevoja të mëdha në infrastrukturën vendore ka realizuar vetëm 50 për qind të programit të investimeve për vitin 2024.

Në bashkitë me qendër prefekture shihet se Vlora kishte realizimin më të dobët me vetëm 17% të programit. Më 2024 u investuan vetëm 251 milionë lekë nga 1,4 miliardë lekë që ishte programi vjetor./ Monitor

The post Investimet “lule mos me prek”, bashkitë realizojnë vetëm 5% të programit vjetor në 3-mujor appeared first on Albeu.com.

Dy vjet sanksione evropiane/ Sa mln euro humbi Kosova në mënyre direkte dhe projekte?

28 May 2025 at 17:49

Sipas një raporti të kohëve të fundit nga Instituti GAP , vendi ka humbur 7.1 milionë euro dhe mbi 600 milionë euro projekte janë ende të pezulluara. Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës, të vendosura pas dështimit të qeverisë së Prishtinës për të frenuar tensionet e rënda në veri të vendit midis serbëve dhe shqiptarëve, janë ende aktive pas 2 vitesh.

Ndërsa humbje të tilla vazhdojnë të minojnë zbatimin e reformave që i afrohen standardeve demokratike evropiane, Bashkimi Evropian po nis një dialog drejt heqjes së masave ndëshkuese. Që nga vera e vitit 2023, sanksionet e BE-së janë vendosur ndaj Kosovës për shkak të një krize etnike-politike që shpërtheu pas zgjedhjeve të diskutueshme komunale në të cilat komuniteti serb kundërshtoi zgjedhjen e disa kryetarëve të bashkive me origjinë nga shqiptarët, duke çuar në përleshje të dhunshme me forcat policore të Kosovës, të cilat qeveria nuk arriti t’i përmbajë.

Në veçanti, masat do të kishin pasur një ndikim të rëndësishëm në fondet IPA (rreth 218 milionë euro) për zhvillimin e projekteve në sektorët e mjedisit, turizmit, zhvillimit rural dhe inovacionit. Shtohet kësaj edhe kostoja e masave ndëshkuese në lidhje me Kornizën e Investimeve në Ballkanin Perëndimor, e cila do të bllokonte projekte me vlerë 395.5 milionë euro në sektorë të tillë si energjia, digjitalizimi dhe kultura.

Rezulton se sektori i energjisë dhe mjedisit është ai që preket më shumë nga këto sanksione: në fakt, këto para duhej të ishin ndarë për zbatimin e projekteve të tilla, si rrjeti i ujit dhe kanalizimeve në Prishtinë, impianti i trajtimit të ujërave të zeza në Ferizaj, linja e ndërlidhjes së energjisë Kosovë-Shqipëri dhe investime të tjera për mbrojtjen nga përmbytjet.

Sipas Unionit, fondet nuk humbasin dhe as nuk janë në rrezik, sepse ato do të rikthehen kur të hiqen sanksionet. Megjithatë, Kosova ka parë një përkeqësim drastik të situatës së saj ekonomike në 2 vitet e fundit dhe, përveç kësaj, masat evropiane kanë përkeqësuar edhe varësinë e saj energjetike nga qymyri.

Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës kanë çuar në një humbje të konsiderueshme të mundësive, duke përkeqësuar kushtet e jetesës së qytetarëve të Kosovës dhe duke zvogëluar potencialin ekonomik të vendit, gjë që kështu zvogëlon më tej mundësinë e tij për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe për të forcuar institucionet e tij.

Mundësia e heqjes së sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës

Javën e kaluar, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, deklaroi se Bashkimi Evropian do të fillonte gradualisht të hiqte sanksionet. Megjithëse kjo ofron një shkëndijë shprese, vlen të përmendet se BE-ja ka vendosur midis kushteve të saj të ndryshme (dhe të paqarta) edhe uljen e përshkallëzimit të armiqësive në veri të vendit.

Ndërprerja e dhunës në pjesën veriore të Kosovës do të jetë shumë e vështirë për t’u arritur, edhe sepse vendi e gjen veten pa qeveri pas zgjedhjeve të fundit në shkurt, ku partia e Kryeministrit Albin Kurti ende nuk ka arritur të gjejë shumicën me të cilën të qeverisë.

Megjithatë, siç kanë theksuar shumë analistë, sanksionet kanë goditur më rëndë qytetarët privatë dhe e kanë zhytur vendin në një ngërç politik dhe ekonomik që në fakt e pengon atë të përmbushë kërkesat e BE-së, duke krijuar një lloj rrethi vicioz të pafund.

Në një fjalim të kohëve të fundit në Parlamentin Evropian, Komisionerja Marta Kos, megjithatë, vlerësoi përpjekjet e Kosovës për t’u përballur me agresionin rus kundër Ukrainës, por në të njëjtën kohë theksoi nevojën për përparim të mëtejshëm në reformën gjyqësore, lirinë e medias dhe administratën publike.

Ndërsa nga njëra anë Komuniteti Evropian duhet të punojë për ta nxjerrë Kosovën nga izolimi ndërkombëtar, nga ana tjetër vendi duhet të angazhohet vërtet në një dialog konstruktiv me pakicën serbe duke përdorur një herë e përgjithmonë Bashkësinë e Komunave Serbe.

The post Dy vjet sanksione evropiane/ Sa mln euro humbi Kosova në mënyre direkte dhe projekte? appeared first on Sot News | Lajme.

Manastirliu: Inovacioni i nxënësve të “Arben Brocit”, në festivalin europian të sipërmarrjes

TIRANË, 28 maj /ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ishte sot në një takim me nxënës të shkollës “Arben Broci” në Tiranë.

Manastirliu tha se në Festivalin e Ideve që po zhvillohet në shkolla, “ideja e Eslit, Erlës, Marsias, Flavios dhe Nensit, nxënës të shkollës “Arben Broci”, u shpall fituese e vendit të parë në garën e Junior Achievement”.

Sipas Manastirliut, këta gjimnazistë me modelin e tyre të biznesit, do të përfaqësojnë Shqipërinë në Festivalin më të madh të sipërmarrjes në Evropë GEN-E 2025 që zhvillohet në muajin korrik në Athinë.

“Ekipi i nxënësve së bashku me mësuesen e shkencave sociale Brunilda Bozhano kanë zhvilluar H₂OAlchemy, një mekanizëm që transformon lagështinë nga ajri në ujë të freskët dhe të pijshëm duke përdorur teknologjinë e kondensimit të mundësuar nga panelet diellore”, tha Manastirliu, ndërsa i përgëzoi të rinjtë për punën e mirë në ekip, si një model që do t’i ndihmojë ata në të ardhmen si në pjesën e edukimit, por edhe të degëve që do të zgjedhin për të studiuar.

Ministria e Arsimit dhe Sportit është e përkushtuar të inkurajojë dhe mbështesë të gjitha aftësitë digjitale në shkolla, duke filluar nga klasa e parë me kodimin, e më pas duke e zhvilluar teknologjinë edhe sa i përket zgjerimit të laboratorëve.

/a.f/

The post Manastirliu: Inovacioni i nxënësve të “Arben Brocit”, në festivalin europian të sipërmarrjes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Befason Egli Tako, provokon me setin e fundit çfarë po sjell këngëtarja…?

26 May 2025 at 15:06

Egli Tako, këngëtarja dhe trajnere e njohur e fitnesit, ka postuar në Instagram një fotografi që ka marrë vëmendjen e madhe të ndjekësve të saj. Ajo duket e provokuese, veshur me një bikini të zezë dhe pantallona të zeza, që theksojnë format e saj perfekte.

Me një stil të veçantë dhe një energji magnetike, Egli ka arritur të bëjë një ndikim të madh në rrjetet sociale, duke inspiruar shumë të rinj që të ndjekin pasionet e tyre. Kjo fotografi vjen pas lidhjes së saj të njohur me Olsi Bylykun dhe eksperiencës së saj në Big Brother VIP Albania, ku shpeshherë ka qenë në qendër të vëmendjes.

The post Befason Egli Tako, provokon me setin e fundit çfarë po sjell këngëtarja…? appeared first on Sot News | Lajme.

Gonxhja: Studim për zonën ish-Kombinatit, synohet kthimi në qendër ekonomike

TIRANË, 22 maj/ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha sot se në ish-Kombinat në Tiranë do të ketë shumë shpejt një studim për të parë mundësinë se si mund të shërohet kjo zonë nga degradimi”.

Në një prononcim për mediet, pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me IFC që mbështet zhvillimin e Parqeve Eko-Industriale në Shqipëri, Gonxhja tha se “zonat si ajo e ish-kombinatit dhe e ish-njësive të prodhimit janë sot në gjendje shpesh të braktisur dhe të degraduar. Këto zona duhet të shikohen me urgjencë për t’u kthyer në qendra që të mund të përfshihen në ekonomi dhe industri rekreative apo në ekonominë e gjelbër”.

“Shumë shpejt do të ndërhymë për të zhvilluar zonat që duhet të përfshijnë gjithçka nga rekreacioni, tek zonat sociale, sportive, ekonomike, tregje të cilat do të ofronin mundësi për të rinjtë, për moshat e ndryshme dhe për të gjeneruar ekonomi, jetë sociale, kulturë, art”, tha Gonxhja.

Ne, tha Gonxhja, kemi një rol kryesor për të luajtur jo vetëm për ekonominë, por edhe për detyrimet që kemi për dekarbonizimin dhe ekonominë e gjelbër dhe për shërimin mjedisor të disa prej zonave si Kombinati që e vuajnë të shkuarën e këtyre industrive, të cilat nuk mund të mbeten sot mes qendrave urbane në gjendjen që janë.

“Ky projekt do të ndihmojë shumë për konceptimin e planeve, për shembull parkun e Metalurgjikut për zonën industriale, ku do të punojnë atje me zhvilluesit që aktualisht janë më të gjithë zhvilluesit si dhe për parqe të tjera ekzistuese me zhvillues publik e privat siç është edhe parku Xhafzotaj, si parku TEDA Tiranë me zhvillues bashkinë e Tiranës, që të gjitha parametrat dhe standardet e këtyre parqeve ekologjike të jenë sa më eko”, tha Gonxhja.

Gonxhja tha se “vetëm vitin e kaluar janë licencuar dy parqe me zhvillues publikë . Në radhë të parë duhet q këto parqe të popullohen me biznese, kanë filluar të nënshkruhen kontratat, të fillojë punësimi, të ndizen makineritë dhe të ketë vende punë cilësore, me paga shumë të larta”.

/k.s/a.f/

 

The post Gonxhja: Studim për zonën ish-Kombinatit, synohet kthimi në qendër ekonomike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Surprizon Egli Tako/ Kthehet pas një periudhe të gjatë heshtjeje (Foto)

20 May 2025 at 11:03

Ish finalistja e ‘Big Brother VIP Albania’ Egli Tako këtë periudhë nuk është aq aktive në rrjet. Por me veprimin e fundit që është lajmëruar nga studio ka bërë të ditur se është duke punuar fort për projekte të reja. Në një kohë kur shumë emra të muzikës shqiptare po vazhdojnë të shkëlqejnë, rikthimi i Egli Tako mund të jetë një nga surprizat më të mira të këtij viti.

E padyshim këtij vendimi po i gëzohen edhe shumë fansa që Egli ka zgjedhur të rikthehet në muzikë. Stili i saj i muzikës ka kaluar nëpër transformime të ndryshme dhe fansat mezi presin të dëgjojnë se cilat influenca do të kenë impact në materialin e ri. Një gjë është e sigurt: ajo nuk do të zhgënjejë asnjëherë ndjekësit e saj të përkushtuar.

 

 

The post Surprizon Egli Tako/ Kthehet pas një periudhe të gjatë heshtjeje (Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

Rama: Po diskutojmë përfshirjen e Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë

TIRANË, 17 maj/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama njoftoi sot përfshirjen e Francës në projektin për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë, ndërsa u ndal edhe te projektet e tjera të bashkëpunimit në fushën e turizmit të qëndrueshëm, energjisë së rinovueshme e trajtimit të mbetjeve.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Francës Emmanuel Macron, Rama informoi se në takim u fol mbi mundësinë e përfshirjes së Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë dhe në këtë drejtim do të shikohet më tutje në komunikime të drejtpërdrejta se si mund të materializohet përfshirja e Francës.

Po ashtu kryeministri u ndal te tërheqja e ekselencës franceze me “Ecole 42”, shkollën prestigjioze franceze të kodimit, e pranishme në 31 shtete, që hapi dyert edhe në Shqipëri.

“Më vjen shumë mirë që falë këtij bashkëpunimi ne kemi krijuar rrugën për të sjellë ekselencën franceze në Shqipëri. Dje kemi hapur dritën jeshile për ‘Ecole 42’, një ekselencë e Francës në fushën e inovacionit e cila ka marrë mbi 1 mijë aplikime. Jam i bindur se pas publikimit të vizitës së presidentit dje, do të ketë edhe më shumë sepse akoma informacioni nuk është përhapur gjithandej”, tha Rama.

Kryeministri foli po ashtu edhe për ecurinë e projektit të Liceut Francez në Korçë, një kërkesë që komuniteti Frankofon i Korçës i drejtoir Presidentit në vizitën e tij të mëparshme.

“Sot është në fazën kur ka përfunduar studimi i fizibilitetit, ka përfunduar edhe gjithë pjesa e parë e punës dhe ne tani do të hyjmë në fazën e krijimit të kushteve për ta nisur procesin mësimor në lice në godinën ekzistuese të liceut të Francës dhe me shtimin e një sipërfaqe të re për të akomoduar të gjitha nevojat”, tha Rama.

Duke folur për bashkëpunimin me Agjencinë Franceze të Zhvillimit, Rama informoi se kjo agjenci hyri në Shqipëri me nxitjen e presidentit për të ndihmuar në procesin e rindërtimit pas tërmetit.

“Agjencia ka bërë një punë të jashtëzakonshme në Durrës me ujësjellësin, por është këtu për të vazhduar të mbështesë projekte të tjera në energji të rinovueshme dhe turizëm të qëndrueshëm”, tha Rama.

Po ashtu, kryeministri theksoi se “duam ta fuqizojmë marrëdhënie edhe në drejtim të administrimit të ujërave, ku Franca është kampione e inovacionit, eksperiencës dhe ka kompani të cilat operojnë në të gjithë botën”.

“Po ashtu kemi folur edhe për mbetjet edhe në këtë drejtim jemi duke punuar me Francën për të pasur një plan të përgjithshëm, i cili bazohet jo vetëm në strategjinë që ne kemi, por bazohet në hapa konkretë të punës. Në procesin e negociatave për anëtarësim në BE, ky është një kapitull shumë i rëndësishëm dhe këtu ne kemi shumë për të bërë. Nëse arrijmë të kemi deri në fund këtë bashkëpunim me ekselencën franceze do të jetë vlerë e shtuar dhe do të fitojmë shumë kohë”, tha Rama.

Së fundi, kryeministri veçoi projektin e realizuar te vila e diktatorit Enver Hoxha, e cila u transformua në një qendër kulturore për artistë shqiptarë dhe nga gjithë bota.

“Sot duhet të jetë kënaqësi e madhe që ta shoqërojmë presidentin për ta parë tanimë në veprim këtë projekt. Kurba e këtij transformimi nga një godinë e degraduar në një godinë që i jep energji Shqipërisë të së nesërmes është pasqyra e këtij bashkëpunimi. Ky është roli dhe fuqia që Franca sjell në këtë bashkëpunim”, tha Rama. /j.p/

The post Rama: Po diskutojmë përfshirjen e Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëri-Francë, memorandume për turizmin dhe energjinë, Rama e Macron prezantojnë projektet

By: D Marku
17 May 2025 at 10:14

Kryeministri Edi Rama priti mëngjesin e sotëm Presidentin e Republikës Franceze, Emmanuel Macron.

Pritet që dy liderët pasi të zhvillojnë një takim kokë më kokë të nënshkruajnë disa marrëveshje në fushën e mbrojtjes, turizmit dhe prodhimit të energjisë.

“Kryeministri Edi Rama bashkë me Presidentin e Republikës Franceze, Emmanuel Macron nënshkruajnë Memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për krijimin e një projekti gjithëpërfshirës për turizmin e qëndrueshëm në rajonin e Korçës”, njofton Kryeministria.

Më pas, rreth orës 10:00 pritet që Macron dhe Rama të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Të dy udhëheqësit do të flasin edhe në forumin ndërkombëtar “Iniciativa e Investimeve të së Ardhmes”, ku do të jetë i pranishëm edhe dhëndri i Trump, Jared Kushner si dhe ish-kryeministri italian Matteo Renzi.

Presidenti Macron mbërriti dje në Tiranë në kuadër të punimeve të Samitit të VI të Komunitetit Politik Europian, ndërsa ditën e sotme axhenda e presidentit Macron vijon me takime me zyrtarë të lartë të vendit.

Në kuadër të eventeve në ditën e Samitit të VI të Komunitetit Politik Europian u nënshkrua dje edhe deklarata e bashkëpunimit për Planin e Veprimit për Inovacionin Francë-Shqipëri, e cila ndër të tjera i jep dritën jeshile “Ecole 42”, shkollës prestigjioze franceze të kodimit.

Deklarata u nënshkrua në praninë e Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit francez Emmanuel Macron, të cilët vizituan mjediset e Piramidës ku është hapur një strukturë e re dedikuar Ecole 42, që do të përgatisë të rinjtë e Tiranës, por jo vetëm në fushën digjitale.

Kjo është vizita e dytë zyrtare e presidentit Macron në Tiranë, ndërsa në 16-17 tetor 2023 ka zhvilluar vizitën e parë në Shqipëri, njëkohësisht vizita e parë e një presidenti francez në vendin tonë.

The post Shqipëri-Francë, memorandume për turizmin dhe energjinë, Rama e Macron prezantojnë projektet appeared first on Albeu.com.

Ambasada e Francës dhe QKLL, thirrje për projekte botimi të autorëve të gjuhës frënge në shqip

TIRANË, 14 maj/ATSH/ Ambasada e Francës në Shqipëri në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit (QKLL) shpallën thirrjen drejtuar botuesve shqiptarë, të cilët kanë projekte botimi të autorëve të gjuhës frënge në shqip për vitin 2025-2026.

Ambasada e Francës dhe QKLL ftojnë botuesit të marrin pjesë në thirrjen për projekte të programit të ndihmës për botim 2025. Data e fundit për dorëzimin e dosjeve është 22 maji 2025, deri në orën 24:00. Botuesit ftohen të çojnë projektet e tyre njëherazi në dy adresat: scac.tirana-amba@diplomatie.gouv.fr dhe info@qkll.gov.al.

Rezultati i thirrjes për projekte do të komunikohet para datës 12 qershor 2025.

Prioritet për t’u përzgjedhur do të kenë: librat për fëmijë dhe të rinj, librat që kanë fituar çmime si edhe esetë në fushën e shkencave sociale dhe humane mbi mjedisin dhe çështjet evropiane.

Në njof\timin e publikuar në faqen online të Ambasadës franceze thuhet se, kjo veprimtari përbën një nga akset e forta të partneritetit me Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit (QKLL).

/r.e/j.p/

The post Ambasada e Francës dhe QKLL, thirrje për projekte botimi të autorëve të gjuhës frënge në shqip appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Teatri Kombëtar shpall thirrjen për projekte artistike

TIRANË, 5 maj/ATSH/ Teatri Kombëtar shpalli të hapur thirrjen publike për projekte artistike të bazuara në dramaturgjinë e shekullit të XX-të.

TK fton të gjithë krijuesit, regjisorët dhe artistët të paraqesin propozimet e tyre nga data 5 maj deri më datë 23 maj 2025. Përzgjedhja e projekteve artistike do të kalojë në dy faza, ku fillimisht do të bëhet vlerësimi i propozimit të projektit artistik dhe më tej vlerësimi i aspektit financiar dhe llogaritja e fondit limit.

Në fazën e parë, Teatri Kombëtar do të shqyrtojë propozimet në bazë të konceptit dhe vizionit artistik, ndërsa në fazën e dytë, pas miratimit të propozimeve artistike në fazën I, projektet do të rishikohen dhe do të vlerësohen duke përllogaritur kostot dhe fondin limit.

Përveç të tjerash, aplikantëve do u duhet të paraqesin një sinopsis të shfaqjes: një përmbledhje e qartë e veprës që mendojnë të realizojnë si dhe platformën regjisoriale, duke përfshirë përfytyrimin artistik për kostumet dhe skenografinë. /j.p/

 

The post Teatri Kombëtar shpall thirrjen për projekte artistike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Projektet e zhvillimit të turizmit në Lezhë, të jashtëzakonshme

18 April 2025 at 17:28

TIRANË, 18 prill/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste u shpreh sot se projektet zhvillimit të turizmit në Lezhë janë të jashtëzakonshme dhe tani duhet vetëm t’i jepet koha e nevojshme për t’u bërë realitet.

Në një takim me gratë dhe vajzat e qarkut të Lezhës, Rama theksoi u ndal te zhvillimi që ka ndodhur në bashkitë e Lezhës dhe të Kurbinit gjatë këtyre 4 viteve.

Kryeministri theksoi se në këtë mandat për qarkun e Lezhës është bërë çfarë nuk është bërë më parë.

“Ne e kemi mbajtur fjalën më parë kur kemi thënë të luftojmë për të marrë një mandat dhe do të bëjmë më shumë se në mandatet e mëparshme. Besoj se në këtë mandat, për qarkun e Lezhës kemi bërë çfarë nuk është bërë më parë. Kemi pasur edhe fatin që të kemi një kryetar bashkie me të cilin ndajmë jo vetëm vizionin dhe dijen por edhe të njëjtën qasje praktike konkrete për t’i ndenjur punëve mbi kokë”, tha Rama.

Kryeministri veçoi edhe punën e kryer në bashkinë e Kurbinit, ndërsa theksoi se çfarë i është bërë Kurbinit këto vite, zor se e gjen t’i jetë bërë ndonjë qyteti tjetër.

“Çfarë i është bërë Lezhës në këto vite zor se i është bërë në të gjitha vitet e tjera të marra bashkë. Projektet e reja janë akoma më të rëndësishme se ato që janë bërë. Projektet e zhvillimit të turizmit në Lezhë janë projekte të jashtëzakonshme, duhet t’i japim vetes kohën e nevojshme për t’i bërë ato realitet”, tha Rama. /j.p/

The post Rama: Projektet e zhvillimit të turizmit në Lezhë, të jashtëzakonshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌