Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 July 2025Main stream

Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

By: Ela
16 July 2025 at 14:34

Nga Andi Bushati Kundërshtimi i një zyrtari që askush nuk ia kishte dëgjuar më parë emrin, deri ditën që u bë lajm kombëtar sepse kishte kundërshtuar kryeministrin, është një indicie domëthënëse për të shpjeguar fortunën që ka përfshirë pushtetin lokal. Mediat e raportuan me një kuriozitet të madh dhe habi të pafshehur faktin se kryetari […]

The post Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë appeared first on BoldNews.al.

Bashkitë rrisin shpenzimet e personelit dhe ulin investimet

By: V K
16 July 2025 at 08:48

Shpenzimet e pushtetit vendor për 5-mujorin e parë 2025, evidentojnë zhvendosje të theksuar drejt shpenzimeve të personelit dhe tkurrje të mëtejshme të shpenzimeve kapitale, në raport me shpenzime totale.

Personeli zuri 56% të shpenzimeve totale bashkiake në 5 mujorin 2025 nga 52% që zunë vitin e kaluar në këtë periudhë.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave, tregojnë se shpenzimet për paga dhe kontributet shoqëruese arritën 16,454 milionë lekë, ose rreth 25% më shumë se një vit më parë.

Ndërkohë shpenzimet kapitale zunë 14% të shpenzimeve totale, në 5-mujorin 2025 nga 16.6% në vitin 2024.

Shtimi me 25% i shpenzimeve të personelit në vitin 2025, erdhi nga rritja e pagave.

Në anën tjetër, shpenzimet kapitale, matësi kryesor i investimeve publike në infrastrukturë, shërbime dhe asete të reja, kanë mbetur praktikisht të pandryshuara në nivelin: 4,1 miliardë lekë milionë lekë, gati të njëjtin nivel si një vit më parë.

Ndërsa kostot e personelit kanë “ngrënë” një copë më të madhe të tortës së shpenzimeve, hapësira për projekte zhvillimi nuk është zgjeruar, madje realisht është ngushtuar, po të llogariten edhe efektet e inflacionit.

Kontrasti midis ritmit të rritjes së pagave dhe ngrirjes së investimeve po ul produktivitetin e buxheteve vendore, ku shumica e fondeve po përdoren kryesisht për funksionimin e përditshëm, jo për rritje kapacitetesh apo përmirësim shërbimesh.

10 vite nga nisja e zbatimit të reformës territoriale, në vend që të rrisin shërbimet për qytetaret i kanë përkeqësuar ato.

Kompetencat dhe territoret e bashkive, janë zgjeruar dukshëm pas reformës territoriale të vitit 2015 dhe gjithashtu, edhe kapacitetet financiare.

Reforma shkriu 373 njësi vendore në 61 bashki, ndërkohë fondet janë dyfishuar dhe pushteti i bashkive është i gjerë në komunitetet që drejtojnë, që nga strehimi e deri te kujdesi social, bujqësia, infrastruktura rurale dhe arsimi parashkollor, të cilat nëse zotërohen siç kërkojnë ligjet, ata mund të ndikojnë cilësinë e jetës, po aq edhe sa politikat e qeverisë qendrore.

Por në realitet, cilësia e shërbimeve, jo vetëm që nuk ka ndryshuar që nga reforma, por në shumicën e rasteve, kostoja e tyre është rritur, teksa rajonet e Shqipërisë po zbrazen nga popullsia dhe sidomos të rinjtë.

Komunitetet rurale po përballen me mungesa të mëdha në shërbime dhe në infrastrukturë, teksa bashkitë e vendit nuk janë të afta të zbatojnë dhe të realizojnë buxhetet e tyre të vogla karshi nevojave të mëdha.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se në 2024 pushteti vendor realizoi vetëm 43 për qind të programit të investimeve. Nga 46,3 miliardë lekë të planifikuara u investuan vetëm 19,9 miliardë lekë ose më pak se gjysma e programit./ Monitor

The post Bashkitë rrisin shpenzimet e personelit dhe ulin investimet appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 15 July 2025Main stream

Ultimatumi i Ramës, vijon vala e dorëheqjeve në bashkitë e Qarkut të Elbasanit

By: Oldi
15 July 2025 at 10:23

Urdhri i kryeministrit Edi Rama për “vetëpastrimin” e Bashkive ka vijuar edhe ditën e sotme ku kanë dhënë dorëheqje një sërë administratorësh dhe drejtorësh lokalë. Në Bashkinë Belsh kanë dhënë dorëheqje një sërë administratorësh dhe drejtorësh lokalë duke i hapur rrugë një faze të re të përzgjedhjes së drejtuesve të rinj. Ndërkohë, në Bashkinë Prrenjas, […]

The post Ultimatumi i Ramës, vijon vala e dorëheqjeve në bashkitë e Qarkut të Elbasanit appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Urdhri i Ramës/ Nisin lëvizjet për ndryshimet edhe në Bashkinë e Malësisë së Madhe

By: M C
14 July 2025 at 17:22

Kryebashkiaku i Malësisë së Madhe Tonin Marinaj duket se ka vënë në zbatim urdhrin e kryeministrit Edi Rama për largimin e drejtuesve të njësive administrative dhe nënkryetarëve teksa raportohet se ka mbledhur vartësit e tij në një drekë ku u ka komunikuar ndryshimet.

Sipas informacioneve, në Bashkinë e Shkodrës drejtuesit ndodhen në një mbledhje të mbyllur dhe deri më tani, nuk ka pasur një njoftim zyrtar për vendimet e mundshme, por thuhet se ndryshime ka tek administratorët. Gjithashtu nëbashkinë e Vaut të Dejës mbledhja pritet te zhvillohet ditën e nesërme, ku kryebashkiaku do të takohet me të gjithë drejtuesit.

Këto largime vijnë pas ultimatumeve dhe kërkesave të kryeministrit Edi Rama, i cili tre ditë më parë në takimin me kryebashkiakët në Durrës, tha se deri sot duhet të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në të gjithë Republikën e Shqipërisë.

The post Urdhri i Ramës/ Nisin lëvizjet për ndryshimet edhe në Bashkinë e Malësisë së Madhe appeared first on Albeu.com.

“Shteti në një dorë”/ Urdhrat e Ramës për kryebashkiakët, shkelje e autonomisë vendore!

12 July 2025 at 09:16

Kryeministri Edi Rama mblodhi të premten kryebashkiakët socialistë, duke i urdhëruar ata publikisht që të shkarkojnë të gjithë administratorët e njësive vendore në varësi të tyre, një akt që shihet nga ekspertët dhe opozita si një hap tjetër i shkeljes së autonomisë vendore. “Kryetarët e PS, të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të shkarkohen […]

The post “Shteti në një dorë”/ Urdhrat e Ramës për kryebashkiakët, shkelje e autonomisë vendore! appeared first on BoldNews.al.

Rama si mallkim i shërbëtorëve të vet

11 July 2025 at 14:52

Nga Andi Bushati Edi Rama nuk po lë rast pa i zhgënjyer idiotët e dobishëm që duan ta mbështesin duke predikuar se Shqipëria jeton ende në një sistem demokratik. Që pas 11 majit, kur është siguruar për një mandat të katërt, ai po shpërfill edhe ruajtjen sipërfaqësore të fasadës së një vendi ku respektohet shteti […]

The post Rama si mallkim i shërbëtorëve të vet appeared first on BoldNews.al.

Raporti: Bashkitë neglizhojnë sigurinë e digave, 115 pre tyre jashtë funksioni në 2024

By: Ardit
9 July 2025 at 11:45

Bashkitë në vend neglizhojnë masat që duhet të marrin për të rritur sigurinë në digat që administrojnë në territorin e tyre dhe që mund të kenë funksion të ndryshme nga ai për ujitje deri tek ato turistike. Raporti vjetor i Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha publikuar këto ditë zbardh se me përjashtim të disa […]

The post Raporti: Bashkitë neglizhojnë sigurinë e digave, 115 pre tyre jashtë funksioni në 2024 appeared first on BoldNews.al.

Rama: Bashkitë pjesëmarrëse aktive në biznesin e fshatit, të krijohet mekanizmi

TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama tha se buxheti për bujqësinë, nuk është përgjigja për sfidat që janë përpara në këtë sektor dhe për zhvillimin që kërkohet të bëhet.

Gjatë bashkëbisedimit me fermerë e sipërmarrës në fushën e bujqësisë, në një agroturizëm në Cërrik, Kryeministri iu përgjigj kërkesës së një sipërmarrësi që u shpreh se industria e bimëve dhe erëzave në Shqipëri po kalon momente shumë të vështira për shkak të disa probleme globale siç janë zhvlerësimi i euros dhe dollarit, si edhe mungesa e financimeve në agropërpunim.

Rama tha se u bënë shumë vite që përpiqet të krijohet një realitet kapitalist, ndërsa kryefjala është buxheti.

“Mblidh taksa dhe jep buxhet, dhe të gjithë turren te buxheti. Duan më shumë buxhet, ndërkohë që nga ana tjetër duan më pak taksa. Buxheti nuk është në asnjë mënyrë përgjigja për sfidat që ne kemi dhe për zhvillimin që duam të bëjmë. 250 milionë euro është linja e kredisë së Bankës së Shqipërisë dhe kjo është një linjë kredie jo konvencionale, që nuk ka interesat e një kredie që jep sot banka. Është një kredi shumë më e butë, plus me një garanci sovrane nga Qeveria”, tha Rama.

Kryeministri Rama tha se bashkia duhet të jetë e para forcë e interesuar që të ulet me fermerët dhe të realizojë projekte, si edhe të ndërtojë një shoqëri të përbashkët ku të përfshihen fonde. Sipas Ramës, për këtë shoqëri të përbashkët të merret një kredi përkatëse, e garantuar nga shteti, pasi nuk është vetëm një çështje subvencionesh.

“Me subvencione nuk shkojmë larg, thjesht mbijetojmë. Ndërkohë, që në rast krijojmë një shoqëri ku bashkia bëhet pjesë dhe ku qeveria bëhet pjesë, përmes Garancisë Sovrane me kredinë. Financimi është shumë i madh se 10 vjet financim nga subvencionet”, pohoi Rama.

“Ju duhet të bëheni promotorë të kësaj sepse i keni kapacitetet. Të bëni një projekt, të uleni me bashkinë dhe të thoni çfarë do bëjmë tani. Bashkërisht kjo kompani mund të aplikojë dhe për fonde të tjera, kjo mund të shkojë te AZHBR-ja, kudo për të aplikuar. Bashkitë nëpër Evropë janë pjesëmarrëse aktive të zhvillimeve në biznesin e fshatit”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë tha se buxheti i shtetit për bujqësinë është vetëm një element, ndërsa iu drejtua fermerëve dhe sipërmarrësve të pranishëm në takim, që të tërheqin edhe bashkitë në procesin e tyre të zhvillimit dhe sipërmarrjes.

“Unë pres që shoqata juaj të vijë dhe të thotë ne kemi bërë një projekt, ia kemi çuar bashkisë së Malësisë të Madhe dhe nuk po marrim mbështetje, bashkisë Shkodër, Laçit dhe nuk po marrim përgjigje. Dhe këtu pastaj të gjejmë ne mënyrën si të ndërhymë dhe të mbështesim”, cilësoi Kryeministri.

/e.i/j.p/

The post Rama: Bashkitë pjesëmarrëse aktive në biznesin e fshatit, të krijohet mekanizmi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bushati: Rama po kthen SPAK-un dhe bashkitë në vegla politike

By: Ardit
30 June 2025 at 22:05

Analisti Andi Bushati ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po shndërron institucionet e pavarura, përfshirë SPAK-un dhe bashkitë, në mjete kontrolli politik. Ai thekson se kjo rrugë kalon përmes shpëlarjes së trurit në media, që po promovojnë një “budallallëk njerëzor” dhe arrogancë të paprecedentë, duke paralajmëruar një linjë të qartë politike që synon monopolizimin total […]

The post Bushati: Rama po kthen SPAK-un dhe bashkitë në vegla politike appeared first on BoldNews.al.

Paketa e Maleve, Bashkitë identifikojnë zonat prioritare për zhvillim ekonomik

By: Kult Plus
25 June 2025 at 13:55

Të gjithë bashkitë në vend janë angazhuar për të përcaktuar zonat malore që do të zhvillohen për investime.  Ndërsa është botuar në Fletoren Zyrtare, udhëzimi për përcaktimin e rregullave të hollësishme për dokumentacionin dhe procedurën e shpalljes së zonës me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore nga të gjitha bashkitë në vend.

Sipas procedurave të identifikimit të zonave të zhvillimit, brenda 10 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij udhëzimi, kryetarët e bashkive do të urdhërojnë ngritjen e grupeve të punës për identifikimin dhe hartëzimin e zonës së zhvillimit brenda territorit të bashkisë.

Procesi do të realizohet në bashkëpunim me drejtorinë përkatëse vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, për të verifikuar statusin e pronës së poseduar nga pretenduesi për t’u njohur posedues jo pronarë në atë pjesë të territorit që synohet të shpallet zonë zhvillimore.

Sipas udhëzimit, kryetari i bashkisë do të paraqesë pranë ministrit përgjegjës për pushtetin vendor kërkesën për shpalljen e zonës zhvillimore në territorin e bashkisë.

Në dosje do të jenë të përfshira: raporti përmbledhës i procedurës së ndjekur nga bashkia, hartën e zonës së propozuar, dokumenti analizues mbi efektet e pritshme dhe se si shpallja e zonës së zhvillimit mund të kontribuojë në nxitjen dhe realizimin e potencialit për zhvillim ekonomik, industrial apo turistik të zonës.

Nga paketa e maleve qeveria pret një ofertë turistike edhe më të larmishme. Një pjesë e investimeve do të kenë formën agroturistike, një formë investimi që ka gjetur zbatim në vitet e fundit gjerësisht në vendin tonë.

Qeveria ka parashikuar që 500 aplikimet e para do të jenë pa taksa. Synohet që një pjesë e emigrantëve të kthehen në vend për të përfituar nga nisma./atsh/ KultPlus.com

Zgjedhje të parakohshme në disa bashki, flet Blendi Klosi

By: redi
23 June 2025 at 14:43

Pa kaluar mirë 11 Maji, në vjeshtë do të ketë zgjedhje, por të parakohshme në vetëm 3 bashkitë e vendit. Qytetarët e Matit, Beratit dhe Tepelenës do të thirren për herë të dytë para kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj, pasi të vjetrit u bënë deputetë. Sekretar i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi thotë se vjeshta është periudha e përshtatshme për ta kryer procesin zgjedhor në…

Source

Bashkitë që shkojnë në zgjedhje në vjeshtë, Klosi: Synojmë t’i fitojmë të gjitha

By: fra nc
23 June 2025 at 11:35

Vjeshta nuk do të jete vetëm stina e krijimit të qeverisë së re por edhe stina e një procesi të dytë zgjedhor. Qytetarët e Matit, Beratit dhe Tepelenës do të thirren për herë të dytë para kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj, pasi të vjetrit u bënë deputetë.

Sekretar i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, deklaroi se vjeshta është periudha e përshtatshme për ta kryer procesin zgjedhor në bashkitë e mbetura pa kryetar.

“Të tre bashkitë padyshim duhet të shkojnë në zgjedhje edhe besoj periudha e përcaktuar në kod pra vjeshta, është periudha e përshtatshme për ta kryer këtë proces”, tha Klosi.

Ende pa u vulosur vota e 11 majit, Partia Socialiste është në përgatitje të garës së dytë elektorale për 2025-ën. Të njëjtën gjë nuk mund të themi për Partinë Demokratike që është në betejë për të vërtetuar se zgjedhjet parlamentare ishin një farsë elektorale.

“Tre bashkitë të cilat janë në garë pas dorëheqjes së tre kryetarëve, janë në planet organizative të PS-ës dhe shkojmë për t’i fituar të treja bashkitë. Kemi filluar, të paktën në Mat për përzgjedhjen e kandidaturave, për rifreskimin e strukturës elektorale, por besoj edhe Berati dhe Tepelena. Pasi të shpallet data nga presidenti ne do të jemi të gatshëm të garojmë dhe t’i fitojmë të treja bashkitë”, deklaroi Klosi.

Përveç tre bashkive, Matit, Beratit dhe Tepelenës, në vjeshtë më gjasë do të shkojë edhe bashkia më e madhe dhe e rëndësishme, e Tiranës. Prej shkurtit kryebashkiaku Erion Veliaj është në burg dhe i arrestuar.

Ligji për qeverisjen vendore parashikon se tre muaj pasi kryetari i bashkisë nuk paraqitet fizikisht në detyrë, Këshilli Bashkiak duhet të mblidhet dhe të vendosë për ndërprerjen e mandatit të Erion Veliaj. Deri më tani një vendim i tillë nuk është marrë edhe pse afatet ligjore janë tejkaluar.

Edhe në rastin e tre bashkive të tjera zgjedhjet për kryetarët e rinj do të zhvillohen në shkelje të afateve kushtetuese.

Ligji parashikon si afat detyrues për zhvillimin e tyre deri në 45 ditë nga momenti i njoftimit të dorëheqjes nga Agron Malaj, Ervin Demo dhe Tërmet Peçit. Kanë kaluar më shumë se tre muaj dhe asnjë prej institucioneve këshilli i ministrave dhe presidenti nuk janë vënë në lëvizje.

Burime për Euroneës Albania bëjnë me dije se data e zgjedhjeve të pjesshme vendore, ku përfshihet edhe bashkia Tiranë do të përcaktohet pasi Gjykata e Lartë të shprehet për rekursin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Ai kërkon rrëzimin e masës arrest me burg të dhënë nga apeli i GJKKO-s.

The post Bashkitë që shkojnë në zgjedhje në vjeshtë, Klosi: Synojmë t’i fitojmë të gjitha appeared first on Euronews Albania.

Sa investuan bashkitë për banor? Buxheti nis me 10 euro për frymë

20 June 2025 at 22:30

Kompetencat e pushtetit vendor për shërbimet dhe investimet publike janë mjaft të rëndësishme për cilësinë e jetës së qytetarëve.  Por si kanë shpenzuar bashkitë për investime të cilat përmirësojnë jetën e tyre dhe kush ka përfituar më shumë? Referuar raportit të financave vendore 2024, sa i takon shpenzimeve për investime për banor, në vendin e […]

The post Sa investuan bashkitë për banor? Buxheti nis me 10 euro për frymë appeared first on BoldNews.al.

Në prag zgjedhjesh ministritë e bashkitë rritën borxhet, deri në mars shkuan 94 mln €

20 June 2025 at 20:31

Miliona euro të planifikuara për investime gjatë tre muajve të parë të vitit 2025 nuk janë shpenzuar nga institucionet qendrore dhe pushteti vendor, ndërsa investimet e kryera nuk janë likuiduar.

Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se ministritë dhe bashkitë kanë rritur detyrimet e papaguara me 2.1 miliardë lekë (rreth 21 milionë euro). Borxhi total ka arritur në 94 milionë euro, nga 73 milionë euro që ishte në fund të vitit 2024.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë mban peshën kryesore të borxheve me 19 milionë euro, pasuar nga Ministria e Brendshme me 5.5 milionë euro dhe Ministria e Mbrojtjes me 4 milionë euro. Ndër bashkitë, Tirana kryeson me 12 milionë euro detyrime, e ndjekur nga Kavaja me 7.5 milionë euro dhe Pogradeci me 2.5 milionë euro.

Shifrat tregojnë se pjesa më e madhe e detyrimeve janë ndaj kompanive private për punë, shërbime, mallra dhe mirëmbajtje të kryera, të cilat kapin vlerën e rreth 40 milionë eurove dhe ndahen në mënyrë të barabartë midis bashkive dhe institucioneve qendrore.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë rezulton me detyrimet më të mëdha të papaguara për investime, me 14 milionë euro, e ndjekur nga Ministria e Bujqësisë me 2.3 milionë euro. Ndër bashkitë, Tirana ka 1.2 milionë euro borxhe për investime, e ndjekur nga Bashkia Cërrik me 1.1 milionë euro.

Gjithashtu, janë rritur ndjeshëm edhe detyrimet për vendimet gjyqësore, të cilat kanë kaluar nga 3.8 milionë euro vitin e kaluar në 24 milionë euro në fund të muajit mars 2025, kryesisht për shkak të largimeve të padrejta nga puna në administratën qendrore dhe lokale.

The post Në prag zgjedhjesh ministritë e bashkitë rritën borxhet, deri në mars shkuan 94 mln € appeared first on Sot News | Lajme.

Meta do garojë më vete në zgjedhjet lokale? Berisha: Çdo forcë politike bën zgjedhjen e vet

31 May 2025 at 13:23

Sali Berisha, gjatë një konference me gazetarët u pyet edhe nëse Ilir Meta a po planifikon që të garojë më vete në zgjedhjet e ardhshme bashkiake të vitit 2027. Lideri demokrat tha se çdo forcë politike ka të drejtën të bëjë zgjedhjen e vetë dhe se aleanca me të ishte vetëm për zgjedhjet parlamentare të […]

The post Meta do garojë më vete në zgjedhjet lokale? Berisha: Çdo forcë politike bën zgjedhjen e vet appeared first on BoldNews.al.

Investimet “lule mos me prek”! Bashkitë realizojnë vetëm 5% të programit vjetor në 3 muaj

30 May 2025 at 08:02

Pavarësisht faktit se tre muajt e parë të 2025 vendi ishte i përfshirë në fushatë për zgjedhjet e përgjithshme dhe pushteti lokal u vu në lëvizje për të qenë më pranë qytetarëve, sërish realizimi i investimeve publike nga bashkitë vijoi të jetë shumë i dobët. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se në […]

The post Investimet “lule mos me prek”! Bashkitë realizojnë vetëm 5% të programit vjetor në 3 muaj appeared first on BoldNews.al.

Bashkitë realizojnë vetëm 5% të investimeve të programit vjetor në tre muajt e parë

By: user 11
30 May 2025 at 07:52

Pavarësisht faktit se tre muajt e parë të 2025 vendi ishte i përfshirë në fushatë për zgjedhjet e përgjithshme dhe pushteti lokal u vu në lëvizje për të qenë më pranë qytetarëve, sërish realizimi i investimeve publike nga bashkitë vijoi të jetë shumë i dobët.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se në 3-muajt e parë 2025 bashkitë investuan vetëm 1.8 miliardë lekë (18 mln euro) ose vetëm 5 për qind e fondit vjetor prej 35,7 miliardë lekësh. Me ketë ritëm përformanca e investimeve nga pushteti vendor do të jetë edhe më e ulët se vitin e kaluar, ku u realizua vetëm 43 % e programit.

Nga 18 milionë eurot e investuara, një pjesë e madhe tyre shkoi për investime dhe rikonstruksion, asfaltim, mirëmbajtje të rrugëve në zona rurale dhe urbane, si dhe përmirësim të rrjetit të ndriçimit publik. Një pjesë shumë e ulët e fondeve u përdor për rikonstruksionin e shkollave 9-vjeçare, shkollave të mesme, kopshteve dhe çerdheve.

Qeveria qendrore dhe ajo vendore vitet e fundit po thellojnë problematikën e mosrealizimit të programit të investimeve. Shumica e bashkive nuk arrijnë të realizojnë as 40 për qind të programit për shkak të planifikimit të dobët dhe vonesave.

Bashkitë vuajnë nga mungesa e stafit të kualifikuar në menaxhimin e projekteve, sidomos në planifikimin dhe monitorimin e investimeve kapitale. Procedurat e tenderimeve shpesh kontestohen në mënyrë të përsëritur nga kompanitë pjesëmarrëse, duke sjellë vonesa.

Analizat e ekspertëve kanë treguar se koordinimi ndërinstitucional mes bashkive, qeverisë qendrore dhe agjencive të tjera është dobët, duke krijuar pengesa burokratike dhe vonesa shtesë.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se njësitë e pushtetit vendor dogjën vitin e kaluar më shumë se gjysmën e programit të investimeve publike.

Të dhënat finale mbi buxhetin 2024 tregojnë se pushteti vendor realizoi vetëm 43 për qind të programit të investimeve. Nga 46,3 miliardë lekë të planifikuara u investuan vetëm 19,9 miliardë lekë ose më pak se gjysma e programit.

Paaftësia e bashkive për të alokuar investimet vjen në një kohë kur ata janë para nevojave të mëdha për të investuar sidomos në infrastrukturën e rrugëve lokale vendore. Psh Bashkia e Durrësit e cila është mikpritësja kryesore e turistëve në vend dhe me nevoja të mëdha në infrastrukturën vendore ka realizuar vetëm 50 për qind të programit të investimeve për vitin 2024.

Në bashkitë me qendër prefekture shihet se Vlora kishte realizimin më të dobët me vetëm 17% të programit. Më 2024 u investuan vetëm 251 milionë lekë nga 1,4 miliardë lekë që ishte programi vjetor./ Monitor

The post Bashkitë realizojnë vetëm 5% të investimeve të programit vjetor në tre muajt e parë appeared first on Lapsi.al.

Investimet “lule mos me prek”, bashkitë realizojnë vetëm 5% të programit vjetor në 3-mujor

By: D Marku
30 May 2025 at 08:44

Pavarësisht faktit se tre muajt e parë të 2025 vendi ishte i përfshirë në fushatë për zgjedhjet e përgjithshme dhe pushteti lokal u vu në lëvizje për të qenë më pranë qytetarëve, sërish realizimi i investimeve publike nga bashkitë vijoi të jetë shumë i dobët.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se në 3-muajt e parë 2025 bashkitë investuan vetëm 1.8 miliardë lekë (18 mln euro) ose vetëm 5 për qind e fondit vjetor prej 35,7 miliardë lekësh. Me ketë ritëm përformanca e investimeve nga pushteti vendor do të jetë edhe më e ulët se vitin e kaluar, ku u realizua vetëm 43 % e programit.

Nga 18 milionë eurot e investuara, një pjesë e madhe tyre shkoi për investime dhe rikonstruksion, asfaltim, mirëmbajtje të rrugëve në zona rurale dhe urbane, si dhe përmirësim të rrjetit të ndriçimit publik. Një pjesë shumë e ulët e fondeve u përdor për rikonstruksionin e shkollave 9-vjeçare, shkollave të mesme, kopshteve dhe çerdheve.

Qeveria qendrore dhe ajo vendore vitet e fundit po thellojnë problematikën e mosrealizimit të programit të investimeve. Shumica e bashkive nuk arrijnë të realizojnë as 40 për qind të programit për shkak të planifikimit të dobët dhe vonesave. Bashkitë vuajnë nga mungesa e stafit të kualifikuar në menaxhimin e projekteve, sidomos në planifikimin dhe monitorimin e investimeve kapitale. Procedurat e tenderimeve shpesh kontestohen në mënyrë të përsëritur nga kompanitë pjesëmarrëse, duke sjellë vonesa.

Analizat e ekspertëve kanë treguar se koordinimi ndërinstitucional mes bashkive, qeverisë qendrore dhe agjencive të tjera është dobët, duke krijuar pengesa burokratike dhe vonesa shtesë. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se njësitë e pushtetit vendor dogjën vitin e kaluar më shumë se gjysmën e programit të investimeve publike.

Të dhënat finale mbi buxhetin 2024 tregojnë se pushteti vendor realizoi vetëm 43 për qind të programit të investimeve. Nga 46,3 miliardë lekë të planifikuara u investuan vetëm 19,9 miliardë lekë ose më pak se gjysma e programit.

Paaftësia e bashkive për të alokuar investimet vjen në një kohë kur ata janë para nevojave të mëdha për të investuar sidomos në infrastrukturën e rrugëve lokale vendore. Psh Bashkia e Durrësit e cila është mikpritësja kryesore e turistëve në vend dhe me nevoja të mëdha në infrastrukturën vendore ka realizuar vetëm 50 për qind të programit të investimeve për vitin 2024.

Në bashkitë me qendër prefekture shihet se Vlora kishte realizimin më të dobët me vetëm 17% të programit. Më 2024 u investuan vetëm 251 milionë lekë nga 1,4 miliardë lekë që ishte programi vjetor./ Monitor

The post Investimet “lule mos me prek”, bashkitë realizojnë vetëm 5% të programit vjetor në 3-mujor appeared first on Albeu.com.

Bashkitë në vend rrisin peshën e shpenzimeve për personelin, por ulin investimet

By: fra nc
18 April 2025 at 14:59

Bashkitë në vend, shpenzuan vitin e kaluar 74 mld lekë, nga të cilat 34 mld shkuan për pagat e personelit. Shifra tregon se shpenzimet për punonjësit u rritën nga 43% në 46%, ndërsa paratë që shkuan për investime u ulën nga 24 në 19%.

Shpenzimet për personelin në pushtetin lokal u rritën pas vendimin për rritjen e pagave në administratë, por një ritëm i tillë rritjeje nuk u reflektua në krahun e shpenzimeve për investime.

Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se vitin e kaluar pushteti vendor realizoi vetëm 43% të programit të investimeve më 2024. Nga 46,3 miliardë lekë të planifikuara u investuan vetëm 20 miliardë lekë, ose më pak se gjysma e programit.

Fondin më të madh të investimeve e kishte Bashkia e Tiranës me 18 miliardë lekë, por ka arritur të investojnë 34% tw programit, ose 6 miliardë lekë. E dyta, bashkia e Durrësit ka realizuar vetëm 50% të programit të investimeve duke shpenzuar 2 mld lekw nga 4 qw kishte programuar.

Ndërkohë, Vlora kishte realizimin më të dobët me vetëm 17% të programit. Më 2024 u investuan vetëm 250 milionë lekë nga 1,4 miliardë lekë që ishte plani.

The post Bashkitë në vend rrisin peshën e shpenzimeve për personelin, por ulin investimet appeared first on Euronews Albania.

Bashkitë rrisin peshën e shpenzimeve për personelin, i ulin për investimet

18 April 2025 at 08:23

Vitin e kaluar, shpenzimet e pushtetit vendor arritën gjithsej në 74 miliardë lekë, nga të cilat pjesën më të madhe e zunë shpenzimet e personelit me 46% të totalit nga 43% që ishte pesha e këtij zëri në vitin 2023. Në anën tjetër, pesha e shpenzimeve për investime ra më tej në vitin 2024. Ky […]

The post Bashkitë rrisin peshën e shpenzimeve për personelin, i ulin për investimet appeared first on BoldNews.al.

❌
❌