Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Me Trump nuk ka raporte”/ Rama në dasmën e Soros, Bushati: Nuk e refuzonte dot

By: Ardit
28 July 2025 at 21:26

Analisti Andi Bushati ka komentuar pjesëmarrjen e kryeministrit Rama në dasmën e Alex Soros, si një i ftuar nderi. Sipas Bushatit, Rama nuk ka patur rrugë tjetër, pasi në kushtet kur nuk ka raporte të afërta me administratën Trump, i duhet të ruajë lidhjet me Soros dhe network-un e fuqishëm që përfaqëson kjo lidhje. Më tej […]

The post “Me Trump nuk ka raporte”/ Rama në dasmën e Soros, Bushati: Nuk e refuzonte dot appeared first on BoldNews.al.

Nga sheshi te kulla – Kronika e një hipokrizie të betonuar

28 July 2025 at 15:38

Shembja e Teatrit Kombëtar simbolizon humbjen e hapësirave publike në Tiranë dhe zëvendësimin e tyre me kulla. Por kujtesa kolektive, zëri qytetar dhe sheshet nuk mund të zëvendësohen me beton.

Nga Teatri te trotuari – Kronika e një qyteti të shembur me ligj

Në fillimin e verës së 2018-ës Tirana pa, edhe pse ende e pandërgjegjshme për atë që po dëshmonte, të vendosej një mikrofon në një nga hapësirat publike të saj, në sheshin e Teatrit Kombëtar.

E dizajnuar në vitin 1938 nga arkitekti Giulio Berté, godina kishte shërbyer gjatë jetës së vetë kryesisht në tre funksione kryesore: si hapësirë socializimi të spektatorëve në pushimin para dhe mes akteve; si shesh vallëzimi për hapësirën e jashtme të restorantit kur nuk kishte shfaqje; si fushë ping-pongu duke shoqëruar fushën e tenisit dhe pishinën e kompleksit kulturor dhe sportiv “Skanderbeg”.

Tetëdhjetë vite më pas, ai shesh do të përdorej edhe si një hapësirë ku do të zhvillohej një protestë për ta mbrojtur atë.

Teatri i kishte mbyllur dyert dhe përveç punëtorëve, që herë pas here dilnin nga salla e kuqërremtë me kuti materialesh në duar, që nga 2 korriku i 2018, kur u vu shfaqja e fundit në skenë, nuk shiheshin më spektatorë në mjediset tij.

Tre ditë më pas, më 5 korrik, Kuvendi do të miratonte me 75 vota, “Ligjin për Teatrin”*, apo siç njihet ndryshe, “Ligji Special”, i cili e transferonte hapësirën publike, si sheshin ashtu edhe teatrin, tek shoqëria private, “Fusha shpk”, që kjo e fundit të mund të ndërtonte.

Pas atij votimi, protesta për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar mori përmasa të tjera dhe hyri në një rrugëtim ku dorëzimi nuk ishte opsion.

Në sheshin e teatrit u krijua një kuvend i qytetit. Një hapësirë e paindoktrinuar, e pakapur nga interesa të ngushta private apo motive antiligjore. Ndërsa ndërtesa që u mor nën kontroll nga qytetarët më 24 korrik 2019, të cilët filluan ta rijetëzonin edhe pse pa përvojë, mësuan ta menaxhonin dhe kujdeseshin për të.

Ndërsa salla zhvillonte aktivitete artistike dhe kulturore – rreth 65 shfaqje u vunë në skenë në më pak se 8 muaj – në sheshin e tij protesta zhvillohej 24 orë, 7 ditë në javë, në dukje si gardiane e teatrit, dhe njerëzit rojtarët e tij.

Teatri Kombëtar duke u shembur 17 maj 2020/Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, Flicr.

Nga një shesh proteste, tek një rrugë kalimi për kullën.

Ato 75 vota që miratuan ligjin Fusha, ishin edhe goditja e parë që iu dha Teatrit Kombëtar, 682 ditë përpara se Erion Veliaj të çonte fadromat për të shembur ndërtesat e tij, në orën 04:30 të mëngjesit të datës 17 maj 2020.

Miratimi i ligjit për teatrin ishte një goditje që iu bë jo vetëm protestës – si akt demokratik, – apo ndërtesës – si dëshmi e historisë së brezave para nesh – por edhe vetë hapësirës, sheshit si vendkrijim i fjalës së lirë dhe lirisë së shprehjes, nga vetë përfaqësuesit e pushtetit të popullit në kuvend.

Ato 75 kartonë jeshil, rrëzuan jo thjesht një ndërtesë, por hapësirën e përbashkët ku njerëzit shkonin për të qenë bashkë – jo thjesht për të kaluar, por për të mbetur. Ishte goditje ndaj asaj nyje urbane që mblidhte këdo, nga të katër anët, dhe nga të gjithë dhe më pas krijonte diçka.

Sot ajo hapësirë nuk ekziston më në qytet.

Shembja e “17 Majit”, i hapi rrugë lejeve të njëpasnjëshme nga “Rama & Veliaj”, të cilët vunë në zbatim planin e Bjarke Ingels, të kullës me teatër.

Sot pas më shumë se dy vjetësh nga fillimi i punimeve në atë shesh, hapësira publike nuk ekziston më. Në vend të saj, është një kalim i zgavruar në tunelin e betonuar, i cili qëndron i hijezuar nën ndërtesën si flutur e Bjarke Ingels, e cila sot të ngjan si porta hyrëse për në kullën e Fushës.

Të dyja kantieret sot janë bashkuar në një të vetëm dhe kanë lidhur mes tyresh hekurin i cili më pas mbulohet në beton, duke zhdukur krejtësisht atë çfarë ka mbetur nga dikur hapësira publike e teatrit.

Tashmë ato dy projekte po shpalosin në shkallë reale se si grabitet dhe më pas zaptohet me ligj hapësira publike.

Grabitje nga e cila do të përfitonte kushdo biznesmen apo politikan që ka investuar para në dy gropat tashmë të hapura dhe betonizuara në truallin e Teatrit Kombëtar.

Ndërsa ky i fundit, ashtu siç i ka ngritur kryet si karabina, të ngjan më shumë me një roje të kullës, e cila shkeli interesin publik, mori dhe përvetësoi tokën publike dhe grabiti përveç tokës edhe 33 kate ajër

Teatri ishte vetëm fillimi

Ai shesh, ai mikrofon i hapur, ai mur ku shkruhej “Monument Kulture, mbrohet nga populli”, dhe nuk lejonte që qyteti të shembej me turp, duhej zhdukur.

Duhej vrarë ideja që hapësira publike është e jona. Sepse aty ku publiku mbledh zërin dhe kujtesën, aty nuk ndërtohen kulla, aty nuk qarkullon paraja e zezë.

Që ajo të rrjedhë pa pengesë, duhej zhdukur sheshi, duhej shembur gjithçka që kujtonte se qyteti është i njerëzve.

Kantieri i Pixel Tower/Doriana Musai, Citizens.al

Dhe ashtu ndodhi edhe me “Pazarin e Ri” – një tjetër hapësirë publike e zaptuar, e shndërruar në “pronë private” me çati xhami dhe çmime që përjashtojnë të përditshmit dhe larguan tregtarët.

Me Sheshin “Skënderbej”, që nga vendtakim për të gjithë, u bë një shesh që eskpozon vetëm kullat.

Me Liqenin Artificial apo atë të Farkës që është rrethuar me ndërtim dhe kulla biznesi.

Me vilat historike të qytetit, zonën historike të tij, e cila u flijua për një imazh që ka për fasadë hipokrizinë.

Në çdo goditje ndaj qytetit fshihet një gënjeshtër që ka emër: integrimi evropian. Sepse çdo kullë ndërtohet me emrin e zhvillimit, çdo shembje justifikohet me progresin, çdo përvetësim me modernizimin.

Por qyteti nuk matet me lartësinë e ndërtesave, por me lartësinë e qytetarëve që guxojnë të flasin. Dhe nëse zërat e tyre janë shtypur me beton, kjo nuk është rruga drejt Evropës. Është rruga drejt një talljeje publike me ëndrrën evropiane.

Ndërkohë që BE predikon pjesëmarrjen, decentralizimin, transparencën dhe mbrojtjen e trashëgimisë, qeveria jonë betonon, centralizon përjashton dhe zhduk kujtesën.

“Në BE vetëm me Edin!” slogani që Edi Rama shpalli si lokomotivë fushate elektorale, ishte më shumë se sa propagandë; ishte privatizimi simbolik i ëndrrës evropiane të të gjithë shqiptarëve. Një fjalë e thjeshtë që i vuri drynin qytetit ku çelësat e tij i ka një njeri i vetëm.

Por historia nuk mbyllet me shembjen e teatrit.

Në vend të ndërtesës së teatrit, ngrihet rrëfimi. Në vend të sheshit, mbetet kujtesa. Në vend të mikrofonit, jemi ne – sepse ne jemi Teatri. Qyteti është ende aty ku janë njerëzit që nuk harrojnë.

Dhe po, ajo hapësirë nuk është më fizike. Por ajo ekziston në çdo rrëfim, në çdo kujtim, në çdo artist që nuk u shit, në çdo qytetar që s’u tërhoq.

Në çdo deputet që nuk votoi “pro”, në çdo anëtar këshilli, punonjës administrate, që rezistoi dhe nuk pranoi të bëhej pjesë e krimit mbi qytetin.

Në çdo të ri që sot pyet: “Po kush e dha këtë vendim? Kush e firmosi këtë turp? Kush e heshti këtë vjedhje?”

Ata që firmosën, janë ende aty. Por edhe ne jemi ende këtu. Dhe sa kohë jemi, historia nuk mbyllet.

Ajo fillon aty ku kujtesa bëhet revoltë. Dhe hapësira publike rifillon aty ku qytetari e ndjen veten pronar jo të truallit, por të së drejtës për të thënë: Ky është qyteti im. Nuk jepet me koncesion.

Hipokrizia e “pastrimit” të hapësirave publike

Për të kompletuar farsën, po i kthehen qytetit me një tjetër maskë: atë të pastërtisë morale. Po shembin mbulesat e hijezuesve, po heqin çadrat, po dëbojnë kafenetë nga trotuaret si të kishin zbritur nga ndonjë Olimp i etikës urbane.

Por kush ua lejoi? Kush ua dha lejet të zgjeroheshin me platforma druri në trotuare? Kush i mbylli sytë për vite me radhë?

Ishte e njëjta administratë, e njëjta bashki, e njëjta qeveri që sot bën sikur është e tronditur nga “shpërdorimi i hapësirës publike”.

E njëjta dorë që i hapi rrugën, sot vjen dhe thotë: “Çfarë keni bërë kështu?” E njëjta dorë që firmosi lejet, sot vendos shiritin e verdhë për moral publik.

I toleruan, i ushqyen, i kthyen në normalitet – sepse për vite me radhë edhe trotuari ishte pronë për t’u shitur. Dhe kur erdhi momenti i “Rilindjes 2.0”, në vend që të godasin veten, godasin të vegjlit. Jo ata që ndërtojnë kulla, e zaptojnë hapësira publike duke i shkatërruar dhe vjedhur, por ata që vendosin një karrige plastike mbi pllakat e betonit të trotuareve.

Ky nuk është pastrim. Është amnezi e planifikuar, është rigrabitur dhe mbuluar me moral. Është një narrativë e prodhuar nga vetë shkaktarët e kaosit, që tani luajnë rolin e shpëtimtarit. Por qyteti nuk harroi. Sepse trotuaret nuk i zaptuan qytetarët – i zaptuan ata që shesin edhe ajrin midis hapave në rrugë.

Sot, hapësira publike në Shqipëri nuk grabitet më natën – ajo miratohet me ligj, zbatohet me fadromë dhe justifikohet me moral të rremë.

Në emër të rendit, pastrohet kaosi që vetë kanë krijuar. Në emër të qytetarisë, përjashtohet qytetari. Në emër të zhvillimit, fshihet çdo gjurmë kujtese.

Por qyteti ka memorie. Dhe për sa kohë kujtojmë si u shemb Teatri, si u grabit sheshi, si u mbyt fjala dhe si u zëvendësua me beton – për aq kohë kjo histori nuk është e mbyllur.

Ata e duan qytetin pa njerëz, pa pyetje, pa rezistencë. Por qyteti nuk është kartolinë. Nuk është planimetria e një kompanie ndërtimi. Është ai vend ku dikush mund të ulet, të flasë, të protestojë, të kujtojë dhe të mos harrojë.

Për aq kohë sa nuk harrojmë, hapësira publike nuk është plotësisht e humbur. Ajo jeton në kujtesën tonë, derisa të kemi forcë ta rikthejmë.

Me mikrofonin e hapur. Me sheshin e mbushur. Dhe me qytetin si pronë të përbashkët, jo si çmim ndërtimi, jo si mall shumice për tu shitur tek kushdo kalimtar i rastit.

Shënim: Lista e deputetëve që votuan “pro” duke miratuar ligjin special, është marrë nga dokumentat e Kuvendit. Një numër i konsiderueshëm i atyre që votuan, 25% e tyre, sot janë në burg, nën hetim penal ose në kërkim nga SPAK.


*Projektligji për Teatrin 37/2018, formuluar “Për përcaktimin e procedurës së veçantë të për negocimin dhe lidhje ne kontratës me objekt: ‘Projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar’,” u botua online për konsultim më 8 qershor 2018. U shqyrtua dhe votua me procedurë të përshpejtuar 20 ditë më vonë dhe u rimiratua dy muaj më tutje pasi Presidenti e pati kthyer për rishqyrtim.

The post Nga sheshi te kulla – Kronika e një hipokrizie të betonuar appeared first on Citizens.al.

Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

By: Ardit
23 July 2025 at 13:11

Nga Andi Bushati Ngjarjet e fundit në bashkinë e Tiranës, pas atyre që nisën në Vlorë dhe u përhapën në mbarë vendin, vulosën edhe për më skeptikët se Shqipëria komandohet nga një njeri i vetem. Eshtë Edi Rama që përcakton se kur do shkarkohet masivisht administrata e pushtetit lokal, se kur fadromat do godasin ndërtimet […]

The post Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit appeared first on BoldNews.al.

Debati për SPAK/ Bushati: Janë minj bodrumesh, nëse nuk kapet kryebanditi, të mbyllet! Mërtiri: SPAK ka goditur qeverinë!

By: M C
21 July 2025 at 22:05

Andi Bushati dhe Ergys Mërtiri kanë debatuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, lidhur me SPAK dhe hetimet për politikanët e lartë. Bushati tha se SPAK duhet të mbyllet nëse nuk heton Edi Ramën, ndërsa Mërtiri deklaroi se ka vend për kritika, por SPAK ka goditur politikanë nga të dy krahët politikë, madje tha se ka goditur më shumë te qeveria.

Debati:

Ergys Mërtiri: Për mua ndikon, edhe hetimi i Berishës në zgjedhje ka ndikuar, por ka ndikuar edhe hetimi i njerëzve të Ramës. Nuk mund të themi që SPAK ndikon kur heton Berishën, por nuk ndikon kur heton Veliajn. Ajo që ka provuar SPAK, është që kemi të bëjmë me dy palë hajdutë, të vjetërit dhe të rinjtë. Ky është mesazhi që ka nxjerrë publiku nga kjo. Kush ia ka fajin opozitës, që nuk reformohet dhe nuk largon ata persona që janë në hetim?

Andi Bushati: Jo nuk po flasim për opozitën, i ka të gjithë fajet opozita, por nuk po flasim për opozitën.

Ergys Mërtiri: Mos ta hetojë SPAK Berishën vetëm se është në krye të opozitës?

Andi Bushati: Në çdo studio, kur nuk ka argument thuhet “opozitë e poshtër”.

Ergys Mërtiri: Ne po themi që SPAK ka ndikuar në zgjedhje duke arrestuar. Nuk e mohoj që patjetër që hetimi që i bëhet kreut të opozitës ndikon në zgjedhje.

Andi Bushati: Shkatërroi parti me 100 e ca mijë vota. Ilir Metën, që parti personale është ajo.

Ergys Mërtiri: Unë nuk e quaj shkatërrim të opozitës që hetohet Meta.

Andi Bushati: Ikën ato vota.

Ergys Mërtiri: Të gjithë te Rama shkojnë këto? Ajo parti po vajti lideri në burg, këta pastaj shkojnë te Rama? Po ajo nuk qenka parti. Pra SPAK ka ndikuar që një klient i opozitës të ikë.

Andi Bushati: Po godite vetëm klientelistët e njërës palë, fiton ky klientelisti tjetër, kaq bën SPAK-u.

Ergys Mërtiri: Po godet më shumë klientelistët e palës në pushtet, ka futur me dhjetëra, qindra njerëz të Ramës në burg.

Andi Bushati: A e pe çfarë bëri Belinda Balluku në Fier? U dobësua pushteti? Rezultati i Fierit është korruptimi i opozitës dhe paaftësia e saj për t’u rinovuar, nuk është Belinda Balluku? Hajde hajdeeeee….. Mirë, po shkuam deri këtu…

Ergys Mërtiri: Jam dakord që mund të bësh kritika.

Andi Bushati: Unë nuk bëj kritika, se kritika është kur e respekton, unë them është mashë e Ramës, nuk e kritikoj, e denoncoj.

Ergys Mërtiri: Elementet që ti kap i merr si fakte të shitjes, ndërkohë unë po them që SPAK ka goditur të dy dhe më shumë qeverinë, por në kushtet kur qeveria dhe opozita janë të dyja të kompromentuara, fiton qeveria, sepse luhet mes dy palëve të korruptuara, pa moral dhe fiton ai që ësht ënë pushtet. SPAK nuk mundet ti lejojë vetes të mos e hetojë opozitën vetëm që ta lërë balancën nga krahu tjetër. Si do të hetohet Berisha, kur ai rri gjithë jetën në pushtet?

Andi Bushati: Kjo opozitë, e korruptuar, e parinovuar dhe me një fashist si Beleri fitoi zgjedhjet. Hyri SPAK, ia mori, bënë zgjedhje pas një viti e gjysëm dhe fitoi Rama. Këto janë zgjedhjet në Shqipëri.

***

Andi Bushati: Është skandal inceneratori? SPAK mund ta merrte Ramën një herë në pyetje? Gjënë më të thjeshtë.

Ergys Mërtiri: Supozojmë se SPAK ka frikë ta marrë.

Andi Bushati: Mbyllet! Mbyllet! Sepse ai është kryehajduti, po nuk kape kryebanditin, të mbyllet!

Ergys Mërtiri: Ti thua po nuk godite Ramën, je i shitur te Rama? Ç’është kjo? A ke shkallë të mesme ti nga e bardha te e zeza?

Andi Bushati: E di që jetojmë në një shoqëri që ësht tabu të mendosh se mund të merret Rama nën hetim. Për nderin e tij, thjesht ta merrte njehëre në pyetje, atë që i kërkon Albin Kurti, të mos e thërrasin në SPAK, t’i shkojnë në zyrë, ta respektojnë, por ta pyesin.

Ergys Mërtiri: Mendoj se mund të ketë edhe përshkallëzim, mund të shkojnë te Rama, por supozojmë se kanë frikë.

Andi Bushati: Janë minj bodrumesh pra.

Ergys Mërtiri: Ti thua ose je hero, ose mi bodrumesh, nuk ka asgjë midis heroit dhe frikacakut.

Andi Bushati: Bëj detyrën, ti si gazetar, po pate frikë të kritikosh Ramën, unë prap mi bodrumesh do të them, sepse njeriu kur del të bëjë një punë…

Ergys Mërtiri: Nuk është kështu, ai ka patur kurajon që shokët e Ramës, njerëzit e Ramës, projektet e Ramës, i ka çuar në burg.

Andi Bushati: Ahmetajn që i dha urdhër Rama.

The post Debati për SPAK/ Bushati: Janë minj bodrumesh, nëse nuk kapet kryebanditi, të mbyllet! Mërtiri: SPAK ka goditur qeverinë! appeared first on Albeu.com.

Bushati për task forcën e zgjedhjeve: Rama vërsuli zagarët e SPAK-ut

By: Oldi
21 July 2025 at 21:37

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për task forcën e SPAK për zgjedhjet të cilën e konsideron të dështuar, ndërkohë që tha se SPAK i shërbeu Ramës duke goditur vetëm kundërshtarët e tij, ose ish bashkëpunëtorë që i kanë dalë kundër si Elvis Roshi. “Dëgjova Klodin dhe […]

The post Bushati për task forcën e zgjedhjeve: Rama vërsuli zagarët e SPAK-ut appeared first on BoldNews.al.

Paraburgimi i zyrtarëve të lartë, Bushati: Bravo i qoftë Ahmetajt që u la targën këtyre maskarenjve

By: Ardit
17 July 2025 at 22:32

Analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu kanë debatuar mbrëmjen e sotme në emisionin TPZ, për ndalimet në paraburgim të njerëzve të zyrtarëve të lartë. Ndërsa Haxhiu u shpreh se ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj me arratisjen në Zvicër dha një precedent të keq si zyrtar që duhej përballur me drejtësinë, Bushati u shpreh se ai u tregua […]

The post Paraburgimi i zyrtarëve të lartë, Bushati: Bravo i qoftë Ahmetajt që u la targën këtyre maskarenjve appeared first on BoldNews.al.

Rama si mallkim i shërbëtorëve të vet

11 July 2025 at 14:52

Nga Andi Bushati Edi Rama nuk po lë rast pa i zhgënjyer idiotët e dobishëm që duan ta mbështesin duke predikuar se Shqipëria jeton ende në një sistem demokratik. Që pas 11 majit, kur është siguruar për një mandat të katërt, ai po shpërfill edhe ruajtjen sipërfaqësore të fasadës së një vendi ku respektohet shteti […]

The post Rama si mallkim i shërbëtorëve të vet appeared first on BoldNews.al.

‘Shqipëria drejt Erdoganit dhe Putinit’, Bushati: Rama, drejt autoritarizmit me mandatin e katërt

9 July 2025 at 20:50

Analisti Andi Bushati thotë se Kryeministri Edi Rama tashmë po sillet si padron dhe nuk e fsheh më. 

Në një intervistë televizive Bushati tha se mandati i katërt qeverisës i Edi Ramës, do jetë mandati i thellimit të plotë të autokracisë. 

Nga ana tjetër Bushati e cilëson si propagandë, aksionin për lirimin e hapësirave publike.

‘Çdo njeri me pak mend në kokë e kupton që kemi të bëjmë me një propagandë, por duhet të shkojmë përtej kësaj propagande, që fajin e kanë bashkitë por Edi Rama është i mirë. E reja është se mënyra si po sillet Rama në bashki, tregon se mandatin e katërt nuk do ketë as skrupuj për të ruajtur një fasadë të një vendi demokratik. 

Një njeri që shkon dhe vendos se kush do jenë drejtorët e bashkisë Tiranë, Vlorë, tregon se e ka përdhunuar autonominë vendore, dhe kartat ndërkombëtare të nënshkruara, që në demokraci ndarja e pushtetit është e shenjtë. Lajmi i ri nuk është që Rama po heq çadrat dhe karriget e lokaleve, por si padron, pa pasur as skrupullin për ta fshehur këtë. 

Në Shqipëri do bëhet çfarë them unë pa pyetur për asnjë. Kemi hyrë në autoritarizëm, në një pushtet autokratik që as nuk fshihet më.  Të gjithë pyesin çdo vendosë ai lart, do shpallë ai zgjedhje apo jo në Tiranë. Punët në vend i vendos vetëm një njeri i vetëm. Dhe është vetëm në kokën e tij nëse do të mbahen zgjedhje për Tiranën, këtu ligji del i pavlerë. 

Nuk ka asnjë lajm të ri që një ish-militant i Rithemelimit bëhet drejtor i Kadastrës Vlorë, por një gjë është e sigurt, një regjim autokratik të vetmen mundësi për të qëndruar gjatë në pushtet, është mbajtja e një linje konstante për të shkatërruar çdo formë opozite. Thelbi i idesë së Edi Ramës është që duhet shkatërruar çdo formë opozite. 

Mandati i katërt do jetë mandati i thellimit të plotë të autokracisë, Shqipëria i ka dhënë lamtumirën një sistemi demokratik. Deri më tani Partia Socialiste dhe Edi Rama janë munduar të ruajnë një fasadë demokracie, deri më tani nuk kanë më skrupuj që ta ruajnë një gjë të tillë. po shkohet drejt një Erdoganizmi dhe Putizmi, që çdo gjë e di i madhi’, tha ai.

Sa i takon lënies në burg nga Gjykata e Lartë të Erion Veliaj, Bushati tha se ishte një vendim i pritshëm që kur u njohëm me emrat e gjyqtarëve që do e gjykonin.

Ai deklaroi se dy nga tre gjyqtarët kishin marrë dhe më parë vendime të ngjashme, kishin refuzuar lirimin e Ilir Metës, kishin  marrë të njëjtin vendim për Lefter Kokës dhe se precedentët ishin që Veliaj të mbetej në burg. 

Sipas tij, dallimi është vetëm se Veliaj u mor me fushatë të fortë propagandistike, por shtoi se kjo armë propagandistike nuk ka vlerë, nëse ajo nuk mbështetet nga pushteti dhe Edi Rama.

‘Në Partinë Socialiste kanë treguar se Veliajn e duan në burg, në këtë rast kemi një simbiozë tipike të asaj që do SPAK, gjykatat e të gjitha shkallëve me atë që do qeveria’, theksoi Bushati.

The post ‘Shqipëria drejt Erdoganit dhe Putinit’, Bushati: Rama, drejt autoritarizmit me mandatin e katërt appeared first on Sot News | Lajme.

Bushati takon Sekretarin amerikan: Rubio pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën

TIRANË, 5 korrik /ATSH/ Ambasadori i Shqipërisë në Uashington, Ervin Bushati, ka zhvilluar një takim me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, të cilin e ka ftuar zyrtarisht të vizitojë Shqipërinë në emër të kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjete sociale, Bushati publikoi një foto me sekretarin Rubio dhe e cilësoi atë si një “mik të shqiptarëve”, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“E ftova Sekretarin Rubio të vizitojë Tiranën – Portën e Ballkanit për SHBA – për dy arsye: Së pari, sepse Shqipëria është një sukses i diplomacisë amerikane, duke kaluar nga një diktaturë komuniste në një ndër vendet më pro-amerikane dhe pro-NATO në Europë. Së dyti, sepse jemi një komb i vogël, por me një zemër të madhe si Nënë Tereza, me një mesazh për më shumë dashuri dhe shërbim me përulësi në rrugën drejt BE-së”, shkroi ambasadori.

Bushati u shpreh se, Rubio e pranoi me kënaqësi ftesën për të vizituar Shqipërinë, duke vlerësuar kontributin e saj në NATO, veçanërisht pas zhvillimeve të fundit në samitin e Hagës.

Ambasadori e përmbylli postimin me një mesazh për 4 Korrikun, duke e quajtur këtë ditë jo vetëm si Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, por edhe si “Deklaratën e Lirisë dhe Demokracisë për gjithë botën”.

“Sekretari Marco Rubio është mik i Shqiptarëve. Në emër të kryeministri Rama e ftova te vizitojë Tiranën; Portën e Ballkanit për SHBA, për dy arsye:

Shqipëria është edhe një mrekulli e diplomacisë Amerikane: nga një diktaturë komuniste që njihej si “Koreja e Veriut në Europë”, sot në vendin më pro Amerikan dhe pro NATO kudo.

E ftova edhe në emër të një kombi të vogël, por me një zemër të madhe si Nënë Tereza: mesazhi ynë nesër për në BE “më shumë Dashuri edhe më shumë shërbim me përulësi”.

Sekretari Rubio pranoi ftesën me kënaqësi – në funksion edhe të agjendës shumë të ngjeshur të Diplomacisë Amerikane sot- të vizitojë “një vend që e vlerëson si kontributor në NATO, sidomos pas vizitës së fundit në Hagë”.

4 Korrik nuk është thjesht Dita e Pavarësisë së SHBA – është Deklarata e Lirisë dhe Demokracisë për gjithë Botën tonë”, shkroi Bushati në postimin e tij.

/gj.m//a.f/

 

The post Bushati takon Sekretarin amerikan: Rubio pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ambasadori Bushati: Sekretari amerikan Rubio pranoi ftesën të vizitojë Shqipërinë

By: fra nc
5 July 2025 at 09:34

Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati, ka bërë publik lajmin se Sekretari amerikan Marco Rubio pranoi ftesën për të vizituar Shqipërinë në një të ardhme të afërt.

Përmes një postimi në Facebook, Bushati shkruan se e ftoi Rubio-n të vizitojë Shqipërinë në emër të Kryeministrit Edi Rama, duke e konsideruar vizitën e tij një mundësi për të forcuar më tej marrëdhëniet strategjike mes Tiranës dhe Uashingtonit.

“Sekretari Marco Rubio është mik i shqiptarëve. Në emër të KM Rama e ftova te vizitojë Tiranën; Portën e Ballkanit për US, për dy arsye: Shqipëria është edhe një mrekulli e diplomacisë Amerikane: nga një diktaturë komuniste që njihej si “Koreja e Veriut në Europë”, sot në vendin më pro Amerikan & pro NATO kudo. •E ftova edhe në emër të një kombi të vogël, por me një zemër të madhe si Nënë Tereza: mesazhi ynë nesër për në EU “më shumë Dashuri edhe më shumë shërbim me përulësi”.,” shkruan Bushati.

Sipas ambasadorit, Sekretari Rubio e ka pranuar me kënaqësi ftesën për të vizituar Shqipërinë, duke vlerësuar rolin e saj si kontributore në NATO, veçanërisht pas zhvillimeve të fundit ndërkombëtare.

“Sekretari Rubio pranoi ftesën me kënaqësi, në funksion edhe të agendës shumë të ngjeshur të Diplomacisë Amerikane sot, të vizitojë “një vend që e vlerëson si kontributor në NATO, sidomos pas vizitës së fundit në Hague”, shkruan Bushati.

“4 Korriku nuk është thjesht Dita e Pavarësisë së SHBA është Deklarata e Lirisë dhe Demokracisë për gjithë botën tonë,” përfundon Bushati.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ambasadori Bushati: Sekretari amerikan Rubio pranoi ftesën të vizitojë Shqipërinë appeared first on Euronews Albania.

Ambasadori shqiptar në SHBA takohet me Sekretarin amerikan Marco Rubio/ Ervin Bushati: E ftova të vizitojë Tiranën

By: V K
5 July 2025 at 10:02

Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati, është takuar me Sekretarin amerikan Marco Rubio, të cilin e ka ftuar në emër të kryeministrit Edi Rama të vizitojë Tiranën.

“E ftova edhe në emër të një kombi të vogël, por me një zemër të madhe si Nënë Tereza, mesazhi ynë nesër për në EU “më shumë dashuri edhe më shumë shërbim me përulësi”, shkruan Bushati.

Siç bën me dije ambasadori, Rubio ka pranuar ftesën me kënaqësi të vizitojë një vend që e vlerëson si kontributor në NATO, sidomos pas vizitës së fundit në Hagë.

“4 Korriku nuk është thjesht Dita e Pavarësisë së SHBA – është Deklarata e Lirisë & Demokracisë për gjithë Botën tonë”, shkruan Bushati më tej.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ERVIN BUSHATI (@ervin.bushati)

The post Ambasadori shqiptar në SHBA takohet me Sekretarin amerikan Marco Rubio/ Ervin Bushati: E ftova të vizitojë Tiranën appeared first on Albeu.com.

Dritan Leli 2.0/ Të pathënat e “gjyqit politik” me dyer të mbyllura Vlorë

By: Oldi
4 July 2025 at 08:19

Çfarë ndodhi sot në Vlorë me vizitën e beftë të Edi Ramës në zyrat e bashkisë së këtij qyteti është akti i radhës i një përplasje pa kthim që mund ta çojë edhe këtë bashki në zgjedhje të parakohshme. Lapsi.al ka mësuar nga burime brenda atij takimi, detaje që të kujtojnë një tjetër përplasje të […]

The post Dritan Leli 2.0/ Të pathënat e “gjyqit politik” me dyer të mbyllura Vlorë appeared first on BoldNews.al.

“Pazari i Roskovecit”/ Andi Bushati: Zegjineja, bibë e pilotuar nga Rama!

3 July 2025 at 22:38

Zegjine Çaushi e humbi mandatin e deputetit me 10 vota nga rinumërimi në Qarkun e Fierit, por brenda pak orësh, kandidatja e cila i mori mandatin, Maldrita Bardhi njoftoi se do jepte dorëheqjen dhe do i linte vendin në Kuvend personazhit që u bë viral gjatë fushatës elekorale me videot ironizuese kundër Gazment Bardhit. Analisti […]

The post “Pazari i Roskovecit”/ Andi Bushati: Zegjineja, bibë e pilotuar nga Rama! appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në Elbasan/ Bushati: Mos ju duket çudi që t’i djegin dhe këto plehrat e Tiranës!

3 July 2025 at 22:20

Prej ditësh, mbetjet në landfillin e Elbasanit po digjen në natyrë, sepse nuk ka incenerator. Gazetarja Ola Xama, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se kjo është vera e tretë rradhazi që ndodh kjo ngjarje dhe autoritetet e justifikojnë me temperaturën e lartë dhe çlirimin e gazit metan, megjithatë ka të ngjarë që zjarri të jetë […]

The post Zjarri në Elbasan/ Bushati: Mos ju duket çudi që t’i djegin dhe këto plehrat e Tiranës! appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në Elbasan/ Bushati: Djegin plehrat, kryebashkiaku karagjoz thotë se u ndez nga vapa

2 July 2025 at 22:41

Analisti Andi Bushati duke folur në MCN tha se rinumërimi i votave të zgjedhjeve të 11 majit nuk e justifikon përmasën e farsës elektorale që pretendon PD-ja. Sipas Bushatit manipulimi i votave në dy zgjedhjet e fundit ka qenë industrial, dhe nuk është bërë ditën e zgjedhjeve, por më herët, përmes bandave, blerjes së votave, […]

The post Zjarri në Elbasan/ Bushati: Djegin plehrat, kryebashkiaku karagjoz thotë se u ndez nga vapa appeared first on BoldNews.al.

Bushati: Rama po kthen SPAK-un dhe bashkitë në vegla politike

By: Ardit
30 June 2025 at 22:05

Analisti Andi Bushati ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po shndërron institucionet e pavarura, përfshirë SPAK-un dhe bashkitë, në mjete kontrolli politik. Ai thekson se kjo rrugë kalon përmes shpëlarjes së trurit në media, që po promovojnë një “budallallëk njerëzor” dhe arrogancë të paprecedentë, duke paralajmëruar një linjë të qartë politike që synon monopolizimin total […]

The post Bushati: Rama po kthen SPAK-un dhe bashkitë në vegla politike appeared first on BoldNews.al.

“Jam i ri për t’i thënë lamtumirë politikës”, Bushati flet për raportet me Ramën

30 June 2025 at 22:31

Ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati tha në emisionin Now në Euronews Albania se kontributi i tij për PS, si familja e tij politike, nuk do të mungojë sa herë të kërkohet.

Bushati e cilësoi vendimmarrje personale të kryetarit të PS Edi Rama atë për të mos e përfshirë në zgjedhjet e 2021 apo për ta larguar nga kryesia, ndërsa theksoi se pavarësisht kësaj nuk ndërmend të bëjë asnjë kapërcim politik.

“Unë jam i ri për t’i thënë lamtumirë politikës, ka qenë një vendimmarrje e kryesisë së partisë për të mos më përfshirë në zgjedhjet e 2021, ka qenë gjithashtu vendimmarrje e tij për të më larguar nga kryesia e PS. Spaletat janë të rëndësishme, por jo aq sa karakteri i njeriut. Unë jam aty ku kam qenë  gjithmonë, nuk është se kam ndërruar organizatë politike. Unë jam njëri që preferoj të shoh përpara duke reflektuar se çfarë ka ndodhur pas, por nuk in kam vlerësua kurrë kolegët që kanë bërë kalime nga njëra parti te tjera sepse më janë dukur si lojtarët që ndërrojnë fanelat nga një klub në një tjetër. Kam menduar se kjo është familja politike që i përkas, me të mirat me të këqijat. Kam menduar se disa gjëra duhen thënë në atë familje dhe jashtë. S’i kam rënë njeriu me gurë dhe për sa kohë ë kem energji do vazhdoj të jap kontributin tim aq sa mundem”, tha Bushati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

The post “Jam i ri për t’i thënë lamtumirë politikës”, Bushati flet për raportet me Ramën appeared first on Euronews Albania.

“Rama-Farage”, Bushati: Këshillat e një politikani shqiptar s’i bëjnë punë Anglisë

30 June 2025 at 21:53

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati komentoi në emisionin Now në Euronews Albania replikat në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit britanik, Nigel Farage, i cili është shprehur se shqiptarët në Britaninë e Madhe janë aktorë kryesorë në kriminalitet, duke pretenduar se 1 në 50 shqiptarë në territorin anglez, janë në burg.

Bushati e cilësoi të papranueshme justifikimin që politikanë britanikë apo të tjerë i bëjnë gjendjes së vendi të tyre duke i asociuar shqiptarët me krimet.

Por nga ana tjetër theksoi ai, kombit britanik “nuk do t’i bëjë punë që një politikan nga Shqipëria t’i tregojë për Brexit”.

“Nuk i di arsyet pse po zhvillohet kjo lloj replike në distancë. Farage dhe shumë të tjerë në Mbretëri të B Bashkuar por edhe në kryeqytete të rëndësishme të Evropës në momente të caktuara përpiqen të justifikohen me elementin shqiptar, duke i asociuar me vepra kriminale dhe kjo është totalisht e papranueshme. Në këtë pikë çdo qëndrim që mund të vijë nga kryeministrin apo autoritete të tjera të shtetit shqiptar ka gjithë mbështetjen time, pavarësisht se kjo mbështetje mund të mos hyjë fare në pune. Nga ana tjetër mendoj që nuk është e nevojshme t’i kujtojmë ne Mbretërisë së Bashkuar në rast se po jeton një moment të errët pas BREXIT. Kjo është një çështje e brendshme e britanikëve. Kombit britanik nuk mendoj që do t’i bëjë punë që një politikan nga Shqipëria t’i tregojë për Brexit”, tha Bushati.

The post “Rama-Farage”, Bushati: Këshillat e një politikani shqiptar s’i bëjnë punë Anglisë appeared first on Euronews Albania.

Vota në OKB për Gazën, Bushati: Shqipëria duhet të respektojë historinë e saj

30 June 2025 at 21:11

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ishte këtë të hënë në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku i pyetur se si duhet të votojë Shqipëria në OKB për çështjen e Gazës.

Ai tha se Shqipëria e ka detyrim moral dhe detyrim ndaj historisë së vendit që të votojë për një prezencë humanitare në Gaza.

“Shqipëria nuk është një vend ishullor. Shqipëria duhet të respektojë historinë e vetë. Ne jemi një vend me një peshë specifike. Nuk jemi një zë në arenën ndërkombëtare, apo nuk po na pyet dikush se si mund të zgjidhet konflikti në lindjen e mesme.

Ne duhet të respektojmë historinë tonë, vuajtjet tona, miqësinë e padiskutueshme me Izraelin dhe kontributet që shqiptarët kanë dhënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në shpëtimin e hebrenjve dhe një lloj balancimi të historisë sonë me të drejtën ndërkombëtare. Pra duke votuar në parim për një prezencë më të madhe të organizatave humanitare në Gaza, kjo nuk legjitimon asesi veprimet terroriste të Hamasit dhe as nuk vendos në pikëpyetje miqësinë tonë me shtetin e Izraelit”,-tha Bushati.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vota në OKB për Gazën, Bushati: Shqipëria duhet të respektojë historinë e saj appeared first on Euronews Albania.

“Shqiptarët duhet të jenë të shqetësuar, Bushati: Një rend i ri global po vjen

30 June 2025 at 21:09

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati komentoi në emisionin Now në Euronews Albania zhvillimet e fundit ndërkombëtare që kulmuan me konfliktin Izrael-Iran dhe ndërhyrjen e SHBA.

Bushati u shpreh se këto zhvillime dëshmojnë se rendi global liberal nuk ekziston më dhe kjo sipas tij duhet t’i bëjë shqiptarët të jenë më të vëmendshëm.

“Ai që ne e konsideronim si rendi global liberal nuk ekziston më, tani jemi në një situatë amorfe ku rendi i vjetër nuk ekziston më por një rend i ri është në krijim e sipër. Por nuk e dimë kush është ai. Ne shqiptarët në radhë të parë duhet të jemi shumë të vëmendshëm dhe shumë të shqetësuar për çfarë po ndodh sepse jemi përfitues nga rendi global i bazuar mbi parimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut. Pa këtë rend dhe pa ndërhyrjen e amerikanëve mbi bazën e ca principeve që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me lirinë dhe të drejtat e njeriut nuk do kishim Kosovën të pavarur, nuk do kishim Shqipërinë në NATO”, tha Bushati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Shqiptarët duhet të jenë të shqetësuar, Bushati: Një rend i ri global po vjen appeared first on Euronews Albania.

❌
❌