Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Çudit deputetja e re e Ramës: Çfarë ka Zelensky më shumë se Zegjineja…

By: Ela
5 July 2025 at 21:12

Deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka krahasuar presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyn me Zegjinenë e Roskovecit. Kukos duket se i janë dukur gazmore shprehjet e Zegjinesë “o gazooo, o motraaa” në rrjete sociale dhe shprehet se edhe Zelenskyy ishte komedian, por u bë president. Sipas saj, politika kërkon përfaqësime të reja dhe […]

The post Çudit deputetja e re e Ramës: Çfarë ka Zelensky më shumë se Zegjineja… appeared first on BoldNews.al.

Kunata e Belinda Ballukut: Mos flisni më për Zegjinenë, nuk na çahet shalqini për ju

By: Ela
5 July 2025 at 19:19

Nga Neda Balluku Ju urreni ata shqiptarë që nuk ju marrin ju mend nga studiot e televizioneve se për kë duhet të votojnë. Por pyesin vetëm intuitën e tyre për të kuptuar kujt duhet t’i besojnë e kujt jo. Janë ata shqiptarë që ju i quani ruralë, katunarë, të pagdhendur. Ata që i përqeshni sepse […]

The post Kunata e Belinda Ballukut: Mos flisni më për Zegjinenë, nuk na çahet shalqini për ju appeared first on BoldNews.al.

“Sa e pangopur në vjedhje është Belinda Balluku”/ Rinumërimi i votave, shpërthen Bradhi: Vota të trafikuara…

5 July 2025 at 15:00

Ai shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale se krahas tjetërsimit të votave, ka patur edhe trafikime të mandateve, gjë e cila sipas tij u verifikua edhe nga pamjet filmike. Bardhi i bën thirrje SPAK të nisë hetimet për krime zgjedhore ndaj Ceno Klosit.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme që të mos vonojë hetimet ndaj Ceno Klosit, i cili rezultoi nga rinumërimi se kishte përfituar padrejtësisht 831 vota në Qarkun e Fierit.

Postimi i plotë:

Rinumërimi i rreth 2000 kutive në 3 qarqet kyesore të vendit, nxorri në sipërfaqe vetëm atë që të gjithë e dinim: sa e pangopur në vjedhje është Belinda Balluku alias Zeqine Balluku.
Vota të trafikuara që arrinin deri aty sa kishin trafikuar edhe mandate në tavolinë, në mënyrë të panevojshme, hapur dhe në sy të kamerave e opinionit publik, provon qartë se çfarë ka qenë në gjendje të bëjë larg kamerave dhe vëmendjes së opinionit publik.
Vjedhja e votave masivisht deri në trafikimin e mandateve është “gabim njerëzor” aq sa është “gabim njerëzor” vjedhja e:

80 milion eurove me dy TEC-et lundruese në Vlorë;

180 milion eurove në aferën e shitblerjes së energjisë elektrike;

50 milion eurove në aferën e Tunelit të Llogarasë.

Vjedhjet në çdo drejtim duhet të ndëshkohen dhe SPAK nuk ka asnjë arsye të vonojë hetimet për Belinda Ballukun dhe Ceno Klosin. Nëse vjedhjet në ushtrimin e detyrës mbeten të pandëshkuara, atëherë kalohet lehtësisht tek vjedhja dhe deformimi i vullnetit të qytetarëve, me shpresën që janë të paprekshëm.

The post “Sa e pangopur në vjedhje është Belinda Balluku”/ Rinumërimi i votave, shpërthen Bradhi: Vota të trafikuara… appeared first on Sot News | Lajme.

Fitoi mandatin e deputetes, Çaushi falënderon Bardhon: Vendim befasues, je fisnike

TIRANË, 5 korrik /ATSH/ Zegjine Çaushi arriti të fitojë mandatin si deputete në Kuvendin e Shqipërisë në qarkun e Fierit, pasi kandidatja e PS-së, Maldrita Bardho vendosi të tërhiqej.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Çaushi shprehu një falënderim përmes një mesazhi për kolegen e saj, e cila i la detyrën si deputete në Kuvend.

“Kam vendosur të bëj këtë komunikim publik, pasi e ndjej të nevojshme të falënderoj kolegen time, Maldrita Bardho për vendimin e guximshëm dhe befasues që më bën edhe më të përgjegjshme për detyrën time në Kuvendin e Shqipërisë”, tha Çaushi.

Çaushi vijoi më tej duke theksuar se “unë jam një prej mijëra vajzave dhe djemve të rritur larg qendrave urbane me të një njëjtën dëshirë e vlerë si çdo i ri që ka lindur në qytet. Jam anatemuar në banaqet e studiove televizive dhe politikanëve që ulërasin emrin tim për të mbuluar zullumet e tyre por kjo nuk më tremb. Se kush jam e çfarë do bëj në parlament, këtë do e tregojë koha”.

“Maldrita, të falënderoj edhe njëherë shoqe, je fisnike, model për mua. Gazo, je politikani më i dështuar, iu ke ngelur ne derë e s’po dinë të të heqin qafe”, tha ajo.

/m.q//a.f/

The post Fitoi mandatin e deputetes, Çaushi falënderon Bardhon: Vendim befasues, je fisnike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Gazo, ke ngelur…”/ I bëri ‘dhuratë’ mandatin, Zegjineja falënderon Maldritën: Një gjest fisnik, që tregon…

5 July 2025 at 13:38

Në një reagim në rrjetet sociale, Çaushi falënderon kandidaten e tërhequr, dhe e quan vendim të guximshëm dhe befasues. Edhe në këtë reagim, Zegjineja nuk kursen “përshëndetjen” për Gazmend Bardhin.

Zegjine Çaushi, ia doli të sigurojë një vend në Kuvendin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme, pasi kandidatja e PS, Maldrita Bardho vendosi të mos e pranojë mandatin e deputetes.

“Kam vendosur të bëj këtë komunikim publik, pasi e ndjej të nevojshme të falënderoj kolegen time, Maldrita Bardho për vendimin e guximshëm dhe befasues që më bën edhe më të përgjegjshme për detyrën time në Kuvendin e Shqipërisë.

Unë jam një prej mijëra vajzave dhe djemve të rritur larg qendrave urbane me të një njëjtën dëshirë e vlerë si çdo i ri që ka lindur në qytet. Jam anatemuar në banaqet e studiove televizive dhe politikanëve që ulërasin emrin tim për të mbuluar zullumet e tyre por kjo nuk më tremb. Se kush jam e çfarë do bëj në parlament, këtë do e tregojë koha.

Maldrita, të falënderoj edhe njëherë shoqe, je fisnike, model për mua. Gazo, je politikani më i dështuar, iu ke ngelur ne derë e s’spo dinë të të heqin qafe”-shprehet Zegjineja.

 

The post “Gazo, ke ngelur…”/ I bëri ‘dhuratë’ mandatin, Zegjineja falënderon Maldritën: Një gjest fisnik, që tregon… appeared first on Sot News | Lajme.

“Pazari i Roskovecit”, Bardho i la mandatin Zegjinesë/ Braho: E padrejtë! Cenon sistemin zgjedhor

4 July 2025 at 18:51

Zegjine Çaushi e humbi mandatin e deputetit me 10 vota nga rinumërimi në Qarkun e Fierit, ku rezultoi se më 11 Maj i kishin shtuar shumë vota të pamerituara. Por, brenda pak orësh, kandidatja e cila i mori mandatin, Maldrita Bardhi njoftoi se do jepte dorëheqjen dhe do i linte vendin në Kuvend personazhit që […]

The post “Pazari i Roskovecit”, Bardho i la mandatin Zegjinesë/ Braho: E padrejtë! Cenon sistemin zgjedhor appeared first on BoldNews.al.

“Pazari i Roskovecit”/ Andi Bushati: Zegjineja, bibë e pilotuar nga Rama!

3 July 2025 at 22:38

Zegjine Çaushi e humbi mandatin e deputetit me 10 vota nga rinumërimi në Qarkun e Fierit, por brenda pak orësh, kandidatja e cila i mori mandatin, Maldrita Bardhi njoftoi se do jepte dorëheqjen dhe do i linte vendin në Kuvend personazhit që u bë viral gjatë fushatës elekorale me videot ironizuese kundër Gazment Bardhit. Analisti […]

The post “Pazari i Roskovecit”/ Andi Bushati: Zegjineja, bibë e pilotuar nga Rama! appeared first on BoldNews.al.

Zegjinezimi i politikës

By: Ela
3 July 2025 at 10:55

Nga Erion Dasho Për pak orë Zegjineja e Roskovecit e gjeti veten jashtë Kuvendit. Rinumërimi i votave tregoi se para modelit Zegjine, votuesit e Fierit në fakt kishin përzgjedhur një farmaciste të re, e cila me sa duket në vend të gallatë-fushatës kishte zgjedhur një tjetër mënyrë komunikimi me qytetarët dhe votuesit. Në ato pak […]

The post Zegjinezimi i politikës appeared first on BoldNews.al.

Fitoi mandatin pas rinumërimit në Fier, tërhiqet Bardho e PS-së: Nuk do të jem pjesë e parlamentit

TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Maldrita Bardho, e cila fitoi mandatin si deputete pas rinumërimit të votave në qarkun e Fierit, duke i marrë mandatin Zegjine Çaushit me 10 vota më shumë, tha se “nuk do të jetë pjesë e parlamentit shqiptar”.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Maldrita Bardho shkruan se do të vijojë që të kontribuojë për Partinë Socialiste dhe për Lushnjën, por pa qenë pjesë e parlamentit.

“Pasi ndoqa me vëmendje rinumërimin e votave për qarkun Fier, ndihem e lumtur dhe e nderuar që kontributi im i gjatë në Partinë Socialiste është vlerësuar nga bashkëqytetarët e mi dhe ata më kanë konsideruar të denjë për ti përfaqësuar në parlamentin shqiptar.
Megjithatë, unë kam marrë një vendim të rëndësishëm, që kam dëshirë ta ndaj me të gjithë, një vendim që e kam marrë përpara se të niste rinumërimi dhe që sot m’u përforcua përfundimisht.

Unë do të vijoj të kontribuoj për Partinë Socialiste dhe për Lushnjen, me të gjithë mundësitë e mia, por pa qenë pjesë e parlamentit shqiptar”, shkruan Bardho.

Bardho thekson se do t’ia lejë vendin koleges, Zegjine Çaushi, që sipas saj, e meriton të jetë në sallën e Kuvendit, pasi “ka luftuar ndoshta më shumë për skuadrën sesa për veten këtë fushatë”.

“Do t’i lë me shumë kënaqësi vendin tim, koleges dhe mikes time, Zegjine Çaushi, Zegjinesë që ka luftuar ndoshta më shumë për skuadrën sesa për veten këtë fushatë, duke u vënë në shënjestër të sulmeve të pamerituara nga politika e vjetër, nga politika e përbaltjes që ka frikë nga zërat e rinj, Zegjinesë nga e cila sot më ndajnë vetëm 10 vota dhe që pa dyshim e meriton të jetë në sallën e Kuvendit, për të përfaqësuar të rinjtë, sidomos vajzat. Ju falenderoj nga zemra thellësisht dhe do të jem aty për të gjithë ju që më votuat, me të njëjtin entuziazëm dhe forcë që vetëm ne socialistët kemi!”, thekson Bardho.

/m.q//r.e//a.f

The post Fitoi mandatin pas rinumërimit në Fier, tërhiqet Bardho e PS-së: Nuk do të jem pjesë e parlamentit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zegjine Çaushi rikthehet në Kuvend pas tërheqjes së Maldrita Bardhos

By: redi
2 July 2025 at 21:23

Zegjine Çaushi, fenomeni që pushtoi rrjetet sociale dhe u bë virale, e humbi mandatin për 10 vota, dhe atë e mori Maldrita Bardho. Por disa orë pas rinumërimit, Bardho bën me dije se nuk do të jetë në Kuvend, dhe që ja lë mandatin Çaushit. ”Zegjinesë që ka luftuar ndoshta më shumë për skuadrën se sa për veten këtë fushatë, duke u vënë në shenjestër të sulmeve të pamerituara nga politika e vjeter…

Source

“Estrada” e Fierit/ Bardho nuk pranon të bëhet deputete: Ia lë vendin Zegjinesë

By: user 6
2 July 2025 at 21:16

Edhe pse rinumërimi e nxori fituese, Maldrita Bardho deklaroi se nuk do të shkojë në kuvend duke ia lënë vendin Zegjine Çaushit.

“Pasi ndoqa me vëmendje rinumërimin e votave për qarkun Fier, ndihem e lumtur dhe e nderuar që kontributi im i gjatë në Partinë Socialiste është vlerësuar nga bashkëqytetarët e mi dhe ata më kanë konsideruar të denjë për ti përfaqësuar në parlamentin shqiptar.

Megjithatë, unë kam marrë një vendim të rëndësishëm, që kam dëshirë ta ndaj me të gjithë, një vendim që e kam marrë përpara se të niste rinumërimi dhe që sot m’u përforcua përfundimisht.

Unë do të vijoj të kontribuoj për Partinë Socialiste dhe për Lushnjen, me të gjithë mundësitë e mia, por pa qenë pjesë e parlamentit shqiptar.

LEXO EDHE: Zegjineja e Roskovecit humb mandatin e deputetes për 10 vota ne Fier

Do t’i lë me shumë kënaqësi vendin tim, koleges dhe mikes time, Zegjine Çaushi, Zegjinesë që ka luftuar ndoshta më shumë për skuadrën se sa për veten këtë fushatë, duke u vënë në shenjestër të sulmeve të pamerituara nga politika e vjeter, nga politika e përbaltjes që ka frikë nga zërat e rinj, Zegjinesë nga e cila sot më ndajnë vetëm 10 vota dhe që padyshim e meriton të jetë në sallën e Kuvendit, për të përfaqësuar të rinjtë, sidomos vajzat.

Ju falenderoj nga zemra thellësisht dhe do të jem aty për të gjithë ju që më votuat, me të njëjtin entuziazëm dhe forcë që vetëm ne socialistët kemi!” – shkroi Bardho. ©LAPSI.al

The post “Estrada” e Fierit/ Bardho nuk pranon të bëhet deputete: Ia lë vendin Zegjinesë appeared first on Lapsi.al.

Balluku fajëson lodhjen e numëruesve për tjetërsimin e qindra votave në Fier

2 July 2025 at 19:15

Rinumërimi i votave në qarkun e Fierit zbuloi qindra vota të tjetërsuara dhe prodhoi ndryshim rezultati brenda listës së hapur të Partisë Socialiste, ku Zegjine Çaushi humbi vendin e deputes ndaj kandidates tjetër socialiste, Maldrita Bardho. Por numri 2 i qeverisë, Belinda Balluku, njëherazi drejtuese politike e qarkut të Fierit e konsideron këtë si “produkt […]

The post Balluku fajëson lodhjen e numëruesve për tjetërsimin e qindra votave në Fier appeared first on Reporter.al.

Rinumërimi i Fierit/ Bardhi: Ceno Klosi dhe Zegjine Çaushi hajdutë të rëndomtë! E kanë në gjak vjedhjen

By: Ardit
2 July 2025 at 17:57

Pas përfundimit të rinumërimit të votave në Qarkun e Fierit, ku Zegjine Çaushi humbi mandatin e deputetes së PS dhe Ceno Klosi rezultonte me rreth 1 mijë vota të fituara padrejtësisht, ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike, Gazmend Bardhi. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se dy njerëzit më të […]

The post Rinumërimi i Fierit/ Bardhi: Ceno Klosi dhe Zegjine Çaushi hajdutë të rëndomtë! E kanë në gjak vjedhjen appeared first on BoldNews.al.

Trafikimi i votave preferenciale brenda PS-së, Zegjine Çaushi humbet mandatin

2 July 2025 at 17:06

Me një diferencë vetëm prej 64 votash në numërimin e parë në favor të Çaushit, gjatë procesit të rinumërimit Bardho ka dalë përpara me 10 vota plus duke rikuperuar votat që nuk i ishin njohur gjatë numërimit. Çaushi i janë hequr 48 vota të marra padrejtësisht ndërsa Bardhos iu shtuan 26 vota pas rinumërimit. Procesi […]

The post Trafikimi i votave preferenciale brenda PS-së, Zegjine Çaushi humbet mandatin appeared first on Reporter.al.

Përfundon rinumërimi në Fier: Zegjine Çaushi humbet mandatin, shpresa tek SPAK-u

2 July 2025 at 16:54

Ka përfunduar procesi i rinumërimit për të gjitha kutitë e Qarkut të Fierit, si për votat e subjekteve politike ashtu edhe për ato preferenciale. Ndryshimi i vetëm është humbja e mandatit të Zegjine Çaushit, ku pas rinumërimi i kalon kandidates tjetër socialiste Maldrita Bardho. Pas rinumërimit të 586 kutive në total, rezulton se Partisë Demokratike […]

The post Përfundon rinumërimi në Fier: Zegjine Çaushi humbet mandatin, shpresa tek SPAK-u appeared first on BoldNews.al.

(Mal)drite në tunelin e Gazit/ Zegjine Çaushi humbet mandatin e deputetit në Fier

2 July 2025 at 15:50

Zegjine Çaushi e pati të shkurtër fatin në politikë. Rinumërimi në Fier i hoqi asaj mandatin dhe e dërgoi sërish në Roskovec. Me vetëm 10 vota më shumë në parlament pritet të shkojë kandidatja tjetër e PS, Maldrita Bardho, duke i dhënë kështu fund rinumërimit në Fier.

Belinda Balluku regjistroi kështu një humbje të vogël brenda fitores më të madhe që ajo firmosi në Fier për Partinë Socialiste. Por Gazmend Bardhi nuk mund ta quajë këtë fitore. Numri dy i demokratëve duhet të kenaqet se të paktën 4 vjet nuk do ketë mbi shpinë turpërimin e gjithë demokratëve dhe romuzet pa kripë të Zegjine Çaushit.

Berisha doli duar bosh nga rinumërimi, duke mbetur në rezultatin humbës vetëm me 4 mandate në Fier. Edhe partia e Lapajt nuk arriti të merrte mandatin e 12 të socialistëve. /abcnews.al

Përfundon rinumërimi në Fier, Zegjine Çaushi humb mandatin e deputetit

2 July 2025 at 15:56

Zegjine Çaushi ka humbur mandatin e deputetit pas përfundimit të rinumërimit të të gjitha kutive të votimit për qarkun Fier.

Mandatin e 12-të për Partinë Socialiste në këtë qark e mori Maldrita Bardho, me 10 vota diferencë nga Zegjine Çaushi.

Pas përfundimit të numërimit më 11 maj dhe mbylljes së procesit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ishte Çaushi që fitoi mandatin me 61 vota më shumë se Maldrita Bardho.

Por rinumërimi i kërkuar nga “Shqipëria Bëhet” ka sjellë një përmbysje të rezultatit, sa i takon kandidatëve brenda Partisë Socialiste.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përfundon rinumërimi në Fier, Zegjine Çaushi humb mandatin e deputetit appeared first on Euronews Albania.

Zegjine Çaushi humb mandatin e deputetit

By: redi
2 July 2025 at 16:00

Pas përfundimit të rinumërimit të votave në qarkun e Fierit, ka një humbje për PS-së. Kandidatja shumë virale e PS-së Zegjine Çaushi ka humbur mandatin që e fitoi në zgjedhjet e 11 Majit. Maldrita Bardho i merr mandatin Zegjine Çaushit, diferencë me 10 vota. Rinumërimi i votave u krye pas kërkesës për verifikim të hollësishëm dhe ka rezultuar vendimtar për fatin e mandatit mes dy kandidateve.

Source

Zegjineja e Roskovecit humb mandatin e deputetes për 10 vota ne Fier

By: user 4
2 July 2025 at 16:00

Merr fund ëndrra e Zegjine Çaushit për t’u bërë deputete. Në përfundim të procesit të rinumërimit të votave në Fier ka rezultuar se për 10 vota diferencë mandate i ka kaluar një deputeteje tjetër të Partisë Socialiste.

Zegjineja u bë e famshme për shkak të vënies së lojë të Gazment Bardhit përmes videove në rrjeteve sociale ku bërtiste emrin e rivalit politik duke e ftuar për drekë me shoqet.

Në bazë të rezultatit pritet që Madrita Bardho të sigurojë vendin në Kuvend me vetëm 10 vota më shumë në radhët e PS.

The post Zegjineja e Roskovecit humb mandatin e deputetes për 10 vota ne Fier appeared first on Lapsi.al.

Përfundon rinumërimi i votave në Fier/ Zegjine Çaushi humbet mandatin, ja kush fitoi përballë saj

By: V K
2 July 2025 at 16:01

Ka përfunduar procesi i rinumërimit në Qarkun e Fierit, duke sjellë një përmbysje në ndarjen e mandateve.

Kandidatja e PS Zegjine Çaushi ka humbur mandatin, ndërsa Madrita Bardho, ka arritur të sigurojë vendin në Kuvend me vetëm 10 vota më shumë në radhët e PS.

Rinumërimi i votave u krye pas kërkesës për verifikim të hollësishëm dhe ka rezultuar vendimtar për fatin e mandatit mes dy kandidateve.

The post Përfundon rinumërimi i votave në Fier/ Zegjine Çaushi humbet mandatin, ja kush fitoi përballë saj appeared first on Albeu.com.

❌
❌