Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rinumërimi i votave për qarkun Durrës/ Shpërthen deputeti: Do bëj dy kallëzime në SPAK, u ngushtua diferenca e votave

9 July 2025 at 14:58

Në një intervistë televizive, Kalaja pretendon se KAS ndërpreu me qëllim rinumërimin e këtyre votave, pasi u vu re ngushtimi i diferencës së votave të tij brenda garës mes kandidatëve në PD. Arjan Ndoja fitoi me një diferencë prej 1 mijë votash nga Kalaja dhe ky i fundit pretendon se ka pasur trafikim votash.

Aulon Kalaja, kandidati demokrat që kërkoi rinumërim të votave për qarkun e Durrësit, thotë se protestoi para KQZ-së për shkak se ndonëse u vendos rinumërimi i 290 kutive të votimit, u hapën vetëm 152 kuti.

“Kam protestuar para KQZ se aty kam bërë me dije se ka qenë vendimmarrje e KAS e 3 qershorit që të hapen pjesërisht kutitë e qarkut të Durrësit pavarësisht se kam kërkuar rinumërim të plotë, me vendim të KAS, u vendos 290 kuti. Ndërkohë që në faqen e KQZ, ne kishim një njoftim që do të rinumëroheshin 290 kuti, dhe sqarohej se ku do të rinumëroheshin. Gjatë rinumërimit te pallati i sportit “Farie Hoti”, kishim tërheqje dhe ndërprerje të rinumërimit, anulim të rinumërimit kur u shënua kutia e 152. Pra janë numëruar gjithsej në Durrës vetëm 152 kuti ndërkohë që KAS kishte premtuar 290 ndërkohë që gjithsej në të gjithë qarkun janë 493. Duke patur parasysh këtë vendosja të organizoj një protestë te KQZ se pse anuluan rinumërimin. Unë aty para qytetarëve me mbështetësit e mi mbaj këto momente që i ka shpallur vetë KQZ që do rinumërojë 290 kuti. Në momentin që po rikuperoja mbi 105 vota u ndërpre i gjithë procesi.”, u shpreh Kalaja.

Ai thotë se ka kërkuar një arsye nga KAS se pse vendosi anulimin e rinumërimit të këtyre që vetë kishte vendosur të hapeshin dhe se ende sot nuk ka marrë një përgjigje. Kalaja pretendon gjithashtu se ka dorëzuar pamjet filmike të 8 kutive të tjera, por nuk janë marrë në shqyrtim. Sipas tij, në këto pamje filmike ka vënë re se ka pasur lëvizje të paktën 28 votave që i përkisnin atij.

“Jam krenar që jam një kandidat që s’kam vjedhur asnjë votë, në 152 kutitë që më janë hapur më janë grabitur vota. I dorëzova KQZ 8 kuti të tjera, ku diferenca luante me 28 vota. KAS nuk denjoi as t’i shikonte ndryshe nga seancat e tjera kur pa videot e mia. Ata kuti që dërgova, u rinumërua dhe doli ashtu siç kisha treguar me fakte. Në 8 kutitë e reja që dërgova nuk pranoi t’i shikonte videot, dhe në momentin që u tërhoqën për vendim, ata vendosën që 5 me 0 të mos hapeshin kutitë e mbetura”, tha Kalaja.

Kalaja thotë se do t’i drejtohet SPAK me dy padi, njëra ku do të dërgojë prova me qëllim që të vendoset rinumërim i plotë i qarkut të Durrësit dhe e dyta, do të jetë një padi për shpërdorim detyre nga anëtarët e KAS. Ai thotë se KAS duhet të heqë dorë nga narrativa se gjatë procesit të rinumërimit janë vënë re gabime njerëzore, pasi bëhet fjalë për krim zgjedhor.

“Sot e kësaj dite pres vendimin e zbardhur që më rrëzuan 5 me zero, që të shkoj në Kolegj Zgjedhor. Po përgatis dy padi në SPAK, procesverbalët e datës 1 maj që janë në diskordancë me procesverbalet e 4 korrikut, procesi i rinumërimit. Do t’i kërkoj SPAK t’i shikojë dhe të marrë vendim për të hapur kutitë e tjera të Durrësit. Në një bisedë informale me dy prej anëtarëve të KAS, një djathtas dhe majtas, më kanë thënë se kemi vendosur hapjen e pjesshme por të japim fjalën se nëse gjejmë parregullsi dhe të janë marrë vota do t’i japim të gjithë kutitë. Këtë moment do ta bëj publik se e kam me video. Iu them atyre se më dhatë fjalën dhe si ka mundësi që u tërhoqët edhe nga kutitë që kishin vendosur për t’u rinumëruar.

KAS duhet të tërhiqet nga narrativa se kemi të bëjmë me gabime njerëzore. Kemi të bëjmë kemi të bëjmë e krim zgjedhor. KAS e kishte për detyrim ligjor. Atë detyrim ligjor që kishte KAS për të referuar çështjen në prokurori s’e bëri, ndaj do ta bëj unë. Dhe padia e dytë, do të bëj një kallëzim për shpërdorim detyre në SPAK për anëtarët e KAS. Kanë shkelur ligjin. Kur pa shkelje në Durrës, vendosi të mbyllë rinumërimin. Kur unë çoj prova të reja me 8 kuti, nuk e marrin fare parasysh”, shtoi ai.

The post Rinumërimi i votave për qarkun Durrës/ Shpërthen deputeti: Do bëj dy kallëzime në SPAK, u ngushtua diferenca e votave appeared first on Sot News | Lajme.

Vota që vijnë e shkojnë/ Çfarë zbuloi rinumërimi në Durrës?

5 July 2025 at 15:19

Procesi i rinumërimit të votave në qarkun e Durrësit përfundoi mbrëmjen e së premtes, por nuk solli asnjë ndryshim në rezultatin përfundimtar të mandateve.

Nga rinumërimi, Partia Demokratike ka humbur 18 vota, Partia Socialiste 5 vota, koalicioni “Djathtas për Zhvillim” humbi 5 vota.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi që në qarkun e Durrësit të hapte 300 kuti, përfshirë edhe 85 nga diaspora.

Ndryshime të lehta të votave u pasqyruan te kandidatët. Kështu, Arjan Ndoja, i cili i mori mandatin e deputetit Aulon Kalaja me rreth 110 vota diferencë, humbi 86 vota që i kishte marrë padrejtësisht në zgjedhjet e 11 majit, ndërsa Aulon Kalaja fitoi 12 vota.

Te socialistët, Arkend Balla ka marrë 63 vota pa meritë, që i hiqen nga numërimi i parë. Ani Dyrmishi rikuperon 18 vota, Alban Xhelili 25, kurse Erjon Xhili humb 37 vota.

Të hënën, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të japë verdiktin final për çertifikimin e rezultatit të 11 majit në 4 qarqe: Elbasan, Durrës, Tiranë dhe Fier, ndërsa PD ka lajmëruar se do të shkojë edhe për këto 4 raste në Kolegjin Zgjedhor, për të kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve.

 

 

The post Vota që vijnë e shkojnë/ Çfarë zbuloi rinumërimi në Durrës? appeared first on Sot News | Lajme.

“Sa e pangopur në vjedhje është Belinda Balluku”/ Rinumërimi i votave, shpërthen Bradhi: Vota të trafikuara…

5 July 2025 at 15:00

Ai shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale se krahas tjetërsimit të votave, ka patur edhe trafikime të mandateve, gjë e cila sipas tij u verifikua edhe nga pamjet filmike. Bardhi i bën thirrje SPAK të nisë hetimet për krime zgjedhore ndaj Ceno Klosit.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme që të mos vonojë hetimet ndaj Ceno Klosit, i cili rezultoi nga rinumërimi se kishte përfituar padrejtësisht 831 vota në Qarkun e Fierit.

Postimi i plotë:

Rinumërimi i rreth 2000 kutive në 3 qarqet kyesore të vendit, nxorri në sipërfaqe vetëm atë që të gjithë e dinim: sa e pangopur në vjedhje është Belinda Balluku alias Zeqine Balluku.
Vota të trafikuara që arrinin deri aty sa kishin trafikuar edhe mandate në tavolinë, në mënyrë të panevojshme, hapur dhe në sy të kamerave e opinionit publik, provon qartë se çfarë ka qenë në gjendje të bëjë larg kamerave dhe vëmendjes së opinionit publik.
Vjedhja e votave masivisht deri në trafikimin e mandateve është “gabim njerëzor” aq sa është “gabim njerëzor” vjedhja e:

80 milion eurove me dy TEC-et lundruese në Vlorë;

180 milion eurove në aferën e shitblerjes së energjisë elektrike;

50 milion eurove në aferën e Tunelit të Llogarasë.

Vjedhjet në çdo drejtim duhet të ndëshkohen dhe SPAK nuk ka asnjë arsye të vonojë hetimet për Belinda Ballukun dhe Ceno Klosin. Nëse vjedhjet në ushtrimin e detyrës mbeten të pandëshkuara, atëherë kalohet lehtësisht tek vjedhja dhe deformimi i vullnetit të qytetarëve, me shpresën që janë të paprekshëm.

The post “Sa e pangopur në vjedhje është Belinda Balluku”/ Rinumërimi i votave, shpërthen Bradhi: Vota të trafikuara… appeared first on Sot News | Lajme.

Nis rinumërimi i votave të Durrësit/ Hapen 5 nga 290 kuti, vihen re dhe gabimet e para

By: V K
4 July 2025 at 10:38

Pas verifikimit të materialeve zgjedhore në 126 kuti në qarkun Durrës, ka nisur tani të rinumërohen votat për partitë dhe kandidatët.

Deri më tani, janë hapur 5 nga 290 kuti brenda vendit, ku janë vënë re dhe gabimet e para. Do të hapen gjithashtu edhe 85 kuti që i përkasin diasporës së këtij qarku.

Partisë Socialiste i shtohen dy vota, ndërsa 1 i hiqet Nismës Shqipëria Bëhet.

Në këtë qark, beteja bëhet në PD, mes kandidatit Aulon Kalaja dhe Arjan Ndojës.

Ish-prokurori fitoi me një diferencë prej 1047 votash. Kalaja kërkoi rinumërim votash me pretendimin se i janë trafikuar vota brenda partisë.

Pritet të shihet nëse hapja e pjesshme e kutive të Durrësit, do t’i japë vota në favor të tij, për t’i marrë mandatin Ndojës.

Rinumërimi i Durrësit vjen pas përfundimit të procesit të Fierit, i cili prodhoi ndryshime.

Zegjine Çaushi, humbi dhe rifitoi mandatin brenda një dite. Ajo u mund nga kolegia socialiste Maldrita Bardho me një diferencë prej 10 votash nga rinumërimi, por kjo e fundit reagoi dhe tha se do t’ia linte mandatin Çaushit.

The post Nis rinumërimi i votave të Durrësit/ Hapen 5 nga 290 kuti, vihen re dhe gabimet e para appeared first on Albeu.com.

BIRN: Balluku fajëson lodhjen e numëruesve për tjetërsimin e qindra votave në Fier

By: user 6
2 July 2025 at 22:24

Drejtuesja politike e PS në qarkun e Fierit, Belinda Balluku, jep një shpjegim alternativ të tjetërsimit të votave gjatë procesit të numërimit, duke mohuar deformimin e vullnetit të qytetarëve dhe duke e shpjeguar diferencën e madhe në rastin e zëvendësit të saj me numrin e lartë të votave.

Rinumërimi i votave në qarkun e Fierit zbuloi qindra vota të tjetërsuara dhe prodhoi ndryshim rezultati brenda listës së hapur të Partisë Socialiste, ku Zegjine Çaushi humbi vendin e deputes ndaj kandidates tjetër socialiste, Maldrita Bardho.

Por numri 2 i qeverisë, Belinda Balluku, njëherazi drejtuese politike e qarkut të Fierit e konsideron këtë si “produkt të gabimit njerëzor dhe të lodhjes”.

“Është e kuptueshme lodhja dhe si rrjedhojë, gabimi njerëzor”, i tha Balluku BIRN përmes një zëdhënësi, duke shtuar se numëruesit kishin punuar për 7 ditë me radhë. Ajo këmbënguli gjithashtu se nuk kishte pasur deformim të votës duke e vënë theksin te mosndryshimi i rezultatit të partive politike.

“Deformim i vullnetit të votuesve, në kuptimin tim do të thotë, ndikim në ndryshim të rezultatit… Fakti që subjektet politike edhe pas rinumërimit, ruajtën plotësisht renditjen e tyre dhe votat plus apo minus ishin minimale, tregon se nga numëruesit e të gjitha forcave, është bërë një punë e përgjegjshme dhe më e rëndësishmja”, tha Balluku.

Përfituesi kryesor i votave të tjetërsuara rezultoi të ishte zv.ministri i Ballukut, Ceno Klosi, i cili në fund të procesit të rinumërimit kishte 813 vota më tepër sesa në kuti.

Duke iu referuar këtij rasti, Balluku këmbënguli se diferenca e madhe e votave lidhej me numrin e madh të votave që Klosi kishte marrë.

“Ndryshimet në rinumërim nuk kanë afektuar renditjen e kandidatëve dhe marzhi i gabimit padyshim është relativ me numrin e votave,” tha ajo.

Zëvendëskryeministrja Balluku minimizoi edhe ndryshimin e rezultatit mes dy kandidateve Çaushi e Bardho, duke thënë se vendimmarrja se si do të procedohej ishte në dorën e këtyre të fundit.

“Rasti i 10 votave diferencë mes Maldrita Bardhos dhe Zegjine Caushit, sigurisht do të jetë një çështje që do të mbetet në diskrecionin e plotë të kandidateve për të proceduar më tej,” tha ajo, ndërsa shtoi se rinumërimi provoi fitoren e Partisë Socialiste.

Rihapja e kutive të votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në qarkun Fier, që u mbyll të mërkurën zbuloi tjetërsim të votave brenda listave të hapura të subjekteve zgjedhore, duke kaluar me qindra vota në favor të kandidatëve të caktuar të Partisë Socialiste dhe koalicionit të drejtuar nga Partia Demokratike.

Pothuajse gjysma e votave të tepërta të Klosit ishin devijuar nga kandidati tjetër socialist, Klevis Jahjaj. Nga krahur tjetër, kandidatja demokrate Silvana Hasaj ka rezultuar se ka marrë afro 700 vota plus në mënyrë të padrejtë, ndërsa kandidatët e tjerë në listën e përbashkët të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” rikuperuan dhjetra vota që nuk u janë njohur gjatë procesit të numërimit.

Organizatat e shoqërisë civile që monitorojnë procesin zgjedhor i konsiderojnë rezultatet e rinumërimit në Fier si shtrembërim të vullnetit të votuesve me urdhër politik të partive dhe kërkojnë hetim penal.

“Rinumërimi i Fierit duhet të shoqërohet me një hetim penal për KZAZ-të problematike, për të vendosur përpara ligjit trafikuesit partiakë të votave, të cilët në thelb kanë shtrembëruar vullnetin e qytetarëve, pasi në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një gabim njerëzor, por me një urdhër politik,” tha Rigels Xhemollari, drejtues i “Qendresa Qytetare”. /Marrë nga Reporter.al

The post BIRN: Balluku fajëson lodhjen e numëruesve për tjetërsimin e qindra votave në Fier appeared first on Lapsi.al.

“Hajdutë si vetë TUTORJA”/ Rezultatet e rinumërimit në qarkun Fier, reagon Bradhi: Yjet e Belinda Ballukut në Fier

2 July 2025 at 16:39

Ndërkohë që ky proces sipas Bardhi tregoi dy njerëzit më të afërt të drejtueses politike të Fierit, Belinda Balluku, pra Ceno Klosi dhe Zegjine Çaushi janë hajdutë. Rinumërimi nxorri në pah se Ceno Klosi kishte831 vota më shumë në procesverbale seç kishte realisht në kutitë e votimit.

Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas përfundimit të rinumërimit të votave në Qarkun e Fierit, ku sipas rezultatit, Zegjine Çaushi humbi mandatin e deputetes së PS, duke ia marrë vendin Maldrita Bardho e PS-së.

Kurse Zegjine Çaushi e humbi mandatin pasi iu zbritën votat, teksa rezultoi se i ishin shtuar padrejtësisht 48 vota, dhe nga zbritja e tyre humbi mandatin me 10 vota diferencë.

Reagimi i plotë:

Rinumërimi në Fier konfirmoi që dy njerëzit më të afërt, janë hajdutë si vetë TUTORJA!
Yjet e Belinda Ballukut në Fier Zeqirja dhe Cenushi: Një me mandat të vjedhur dhe tjetri me vota të vjedhura.
Ceno Klosi e ka në gjak vjedhjen, e nisi në tatime dhe e përfundojë në vota, por keqardhja është për të rinjtë në PS që ndjekin modelin e Belindës, merr pa të drejtë çfarë të del përpara. Hajdutë të rëndomtë!

The post “Hajdutë si vetë TUTORJA”/ Rezultatet e rinumërimit në qarkun Fier, reagon Bradhi: Yjet e Belinda Ballukut në Fier appeared first on Sot News | Lajme.

Rinumërimi në Fier zbulon trafikim votash brenda listave të hapura të PS dhe PD

2 July 2025 at 14:53

Rihapja e kutive të votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në qarkun Fier ka zbuluar tjetërsim të votave brenda listave të hapura të subjekteve zgjedhore, duke kaluar me qindra vota në favor të kandidatëve të caktuar të Partisë Socialiste dhe koalicionit të drejtuar nga Partia Demokratike. Përfituesi kryesor i kësaj skeme rezulton të jetë […]

The post Rinumërimi në Fier zbulon trafikim votash brenda listave të hapura të PS dhe PD appeared first on Reporter.al.

“Rinumërimi u bë si donte KQZ dhe jo si donim ne”, Alimehmeti i pakënaqur: Nuk u morën parasysh videot si provë

1 July 2025 at 17:37

Ilir Alimehmeti nuk është i kënaqur as me procesin e rinumërimit të votave në qarkun e Tiranës, edhe përse ishte një nga kërkuesit që kjo gjë të realizohej në kuadër të transparencës.

I ftuar në  një emision televziziv, Alimehmeti u shpreh se KQZ e bëri rinumërimin si donte vetë dhe nuk pranoi të merrte për bazë videot e saj, nga të cilat ai në cilësinë e kandidatit bëri dhe kërkesën për rivlerësim.

“Rinumërimi si u bë nga KQZ dhe si u vendos nga KAS nuk u bë si kërkuam ne. Kërkesa ime u hodh poshtë nga KAS dhe Kolegji, duhet të pyesni këto organe se përse. Nuk kanë dashur qëllimisht të shihen videot pasi atyre zbulohet çfarë është bërë. Bëhet fjalë për kamerat e KQZ dhe ajo nuk dëshiroi të hapte videot, por kutitë.

Videot i hodhi poshtë dhe pranoi kërkesën e subjektit politik. Ishim të qartë që nuk do të prodhonin gjë. KQZ nuk hyri në rrënjën e manipulimit, nuk shkoi te videoja. Ne ia kishim ofruar si kampion dhe nuk pranuan. Ata bën çfarë deshën vetë dhe jo çfarë kërkuam ne. Baza e provës përbëhet nga video e KQZ, ne atë kemi parë. Nëse këtë video nuk e përdor më, atëherë nënkupton që po mbron manipulimin”, tha Alimehmeti.

 

 

The post “Rinumërimi u bë si donte KQZ dhe jo si donim ne”, Alimehmeti i pakënaqur: Nuk u morën parasysh videot si provë appeared first on Sot News | Lajme.

Hapet 40% e kutive të Fierit/ A po e rrezikon PS mandatin e 12-të?

By: user 6
30 June 2025 at 21:06

Rinumërimi i votave të qarkut të Fierit po pritet me interes duke qenë se ai i Tiranës nuk prodhoi asgjë. Në këtë qark PS mori si asnjëherë tjetër 12 deputetë ndërsa 4 shkuan për PD-në.

Ai që i shkoi afër zgjedhjes si deputet është Azmer Duleviç që udhëheq koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet” dhe që shpreson të rikuperojë 519 vota për të marrë një mandat në Kuvend.

Por nga hapja e 230 kutive këtë të hënë ose gati 40% e 587 kutive që janë për t’u hapur është vënë re se PS-së në 11 maj i “është ngrënë haku” me 22 vota ndërsa “Nisma Shqipëria Bëhet” ka 5 vota më shumë nga sa i takojnë.

Pra diferenca ka zbritur në rreth 500 vota që PS të humbë mandatin e 12-të. Ndërsa që PD të marrë mandatin e pestë duhet që të rikuperojë rreth 6300 vota më shumë nga rinumërimi ose PS të ketë rreth 19,000 vota më pak. Kjo duket krejtësisht e pamundur duke parë që deri tani PD-së i janë hequr 69 vota si të marra padrejtësisht.

Përveç “luftës” mes partive ka edhe një tjetër “beteje” brenda socialistëve. Zegjine Çaushi dhe Maldita Bardho dolën nga numërimi i 11 majit me një diferencë prej 64 votash për të parën që shkoi në Kuvend.

Zegjine Çaushi e ka forcuar mandatin me 5 vota të tjera plus, që i shtohen nga rinumërimi, ndërsa Bardho ka humbur 39 vota. Në anën e PD diferenca mes kandidatëve në listë të hapur nuk do të ketë efekt në mandate pasi ata nuk arritën të plotësonin as listën e mbyllur. ©LAPSI.al

The post Hapet 40% e kutive të Fierit/ A po e rrezikon PS mandatin e 12-të? appeared first on Lapsi.al.

“Në PD do plasë mes 3 grupeve”, Sula zbulon skenarin: Në shtator do nisë ndarja e madhe

27 June 2025 at 19:23

Pas nëntë ditësh rinumërim të 1207 kutive të votimit në qarkun e Tiranës, procesi u mbyll pa prodhuar asnjë surprizë. Rezultati përfundimtar mbeti i pandryshuar, Partia Socialiste konfirmon 19 mandate, ndërsa Partia Demokratike mbetet me 13, duke përforcuar humbjen e thellë të kësaj të fundit.

Rinumërimi shërbeu për të evidentuar disa pasaktësi në administrimin e votave, por pa ndikim në ndarjen e mandateve.

Lidhur me këtë zhvillim ka folur për një emision televiziv deputeti i PD-së, Dashnor Sula. Ai tha se Partia Demokratike bëri gabim që përdori strategjinë e të bërit pis të procesit.

“Unë nuk mendoj se ka marrëveshje midis PS dhe PD-së dhe nuk dyshoj për një gjë të tillë dhe për këtë duhet të më besoni. Unë mendoj që më shumë janë te gabimet njerëzore, por taktika, po themi, e Partisë Demokratike dhe opozitës ishte e gabuar, e kanë trajtuar në këndvështrimin që të bëjmë pis procesin, të gjejmë problematika. Këtu mendoj që ishte problematika.” -tha Sula

Nga ana tjetër, ai tha se asnjë numërues apo komisioner nuk ka marrë direktivë për deformim, me përjashtim të ndonjë rasti shumë sporadik, që ia kanë dhënë individë të caktuar.

“Unë mendoj që asnjë komisioner dhe asnjë numërues të ketë trafikuar, shitur as blerë vota, por thjesht edhe për shkak të një gabimi njerëzor. Por thjesht, edhe nëse ka pasur, ka pasur për shkak të një urdhri politik, i cili mund të ketë qenë nga një individ politik i PD-së.”-tha Sula.

Më tej, Sula tha se ky proces vërtetoi se alibia e Berishës, se i janë vjedhur zgjedhjet, nuk qëndron.

“Kjo ishte një gjë e mirë sepse verifikoi të vërtetën e procesit zgjedhor, përsa i përket gjithmonë kutisë, ditës së votimit, procesit të numërimit, të identifikimit të votës dhe për partitë politike dhe për individët, sepse nëse nuk ishte hapur, do kishim problematika të mëdha sepse do ngelte si një enigmë dhe do të keqpërdorej. Do thoshin aty ishin votat që ishin të verifikuara. Flas kështu sepse shoh që PD vazhdon ta transferojë problemin vetëm te kundërshtari. Kundërshtari atë punë ka, atë qëllim ka që ta deformojë rezultatin, po ti vetë sa i fortë je që mos ta lejosh të bëjë manipulime të tilla.”- tha Sula.

Nga ana tjetër, Sula ironizoi edhe përfaqësuesit e PD-së duke thënë se askush nuk do të mbajë përgjegjësi.

“Po mos të ishte për të njohur zgjedhjet, ata nuk hynin në zgjedhje fare dhe nuk kishin shkuar në parlament tani. Vijnë në parlament tani dhe disa ‘kokrra‘ i fusin nga një të qeshme dhe në normalitet situata. Po ta shikoje dhe dje, i vetmi njeri, nuk është çështje mburrje, por i përgjegjshëm në përmbushje të detyrës kushtetuese që qëndrova deri në fund isha unë. Ata qëndruan dje sa foli Berisha, u bë ajo rrëmujë gjysmë ore dhe shkuan te kafja, ca për drekë, ca nëpër shtëpi dhe ca, sikur thonë shkodranët, një gjumë zheg.” – tha Sula

Në fund, Sula thotë se do të prezantojë një platformë për të ndihmuar PD-në dhe jep sugjerimet e tij në lidhje me të ardhmen e PD-së.

“Tani po të jetë i zgjuar Berisha, për mua ka një mënyrë ta zgjidhë problemin. Nga sekretari i përgjithshëm, nën/kryetarët dhe poshtë do duhet të ketë një skanim total dhe do duhet që patjetër t’u japë të rinjve dhe të rejave mundësi. Unë po përgatis një platformë se çfarë do të ishte sipas meje e mirë për PD-në. Të rinjtë që prodhuan vota në listën e hapur dhe kanë pëlqyeshmërinë e elektoratit janë ata që duhen mbështetur. Tani nuk ka më dy pole, se ishte më parë grupi i Gaz Bardhit dhe grupi i Berishës, tani për mua janë bërë tre. Një është grupi që përfaqëson Berishën që nuk mendon fare, një janë ata që mendojnë ndryshe në darkë dhe e kthejnë në mëngjes, dhe një grup tjetër i të rinjve dhe të rejave që mendoj unë, që luftojnë për t’u futur.” – përfundoi Sula.

The post “Në PD do plasë mes 3 grupeve”, Sula zbulon skenarin: Në shtator do nisë ndarja e madhe appeared first on Sot News | Lajme.

Lubonja: Rinumërimi i votave, shumë zhurmë për asgjë

By: user 6
26 June 2025 at 22:11

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja komentoi në emisionin “Log.” në News 24 rinumërimin e votave pas zgjedhjeve të 11 majit, duke e cilësuar procesin si “shumë zhurmë për asgjë”. Sipas tij, manipulimi zgjedhor është bërë përpara datës së zgjedhjeve, në kushtet e një partie-shtet që kontrollon çdo pushtet. 

Lubonja theksoi se Shqipëria nuk ka arritur ende të ndërtojë një sistem zgjedhor të pakontestueshëm. Ai u shpreh se vendi po shkon drejt stabilizimit të një regjimi, që nuk lëshon pushtetin nëpërmjet zgjedhjeve.

“Hapja e kutive më duket si shumë zhurmë për asgjë. Kjo, sepse manipulimi i zgjedhjeve është bërë para 11 majit. Kemi një lloj partie-shtet, që kontrollon gjithçka. Një parti që fiton në çdo zgjedhje më shumë vota, ka shpjegim që kontrolli i pushtetit nga PS është rritur. Nuk është sukses qeverisjeje, sepse ka pasur skandale plot në këto vite, e ky popull kaq idiot nuk është për të mos e ndëshkuar qeverisjen.

Ka dy narrativa. Një narrativë është që probleme kemi, por hapa kemi bërë përpara. Narrativa tjetër është se nuk bëhet fjalë për ecje përpara, por për stabilizimin e një regjimi, që kontrollon gjithmonë e më shumë e më me ankth votat. Besoj se kjo e dyta është më e besueshme si narrativë.

Zgjedhjet vazhdojnë që kontestohen e Shqipëria nuk ka ndërtuar dot një sistem zgjedhor të pakontestueshëm dhe është një vend, që nuk kalon testin e demokracisë. Këtu është instaluar një regjim, që nuk e lëshon pushtetin me proces zgjedhor. Edhe opozita ka thënë se nuk ka zgjedhje të lira dhe pastaj thotë që do hyj në zgjedhje e do fitoj, edhe kjo është kontradiktore” – tha Lubonja. /Lapsi.al

The post Lubonja: Rinumërimi i votave, shumë zhurmë për asgjë appeared first on Lapsi.al.

Rinumërimi i votave/ Anëtari i KAS Ledio Braho: S’ka trafikim votash, janë konstatuar vetëm gabime njerëzore

26 June 2025 at 21:31

Anëtari i KAS në KQZ, Ledio Braho, i ftuar në emisionin Log. në News 24, deklaroi se nga rinumërimi i votave nuk janë konstatuar raste të trafikimit të votës, por vetëm gabime njerëzore.

Braho theksoi se ky proces lidhet vetëm me fazët e votimit dhe jo se çfarë ka ndodhur para ditës së zgjedhjeve. Braho u shpreh se pretendimet për manipulime nuk qëndrojnë. Po ashtu ai shtoi se nuk janë bërë shumë shpenzime, duke marrë parasysh zgjedhjet e pjesshme në disa bashki, (të cilat kishin shpenzime) dhe që u bënë pas skandaleve të ndryshme.

Anëtari i KAS, Ledio Braho: Nuk ka trafik votash. Kjo që po bëjmë ka të bëjë me pjesën e procesit zgjedhor, jo çfarë ka ndodhur përpara ditës së votimit. Shifrat që rezultojnë aty dhe që ka pretendime, janë krejtësisht relevante, që nuk mund të cilësohen trafikim vote. Janë gabime njerëzore pra më së shumti. Nuk janë harxhuar shumë para, nëse marrim parasysh se ka pasur zgjedhje në disa bashki para kohe pas skandaleve të ndryshme.

The post Rinumërimi i votave/ Anëtari i KAS Ledio Braho: S’ka trafikim votash, janë konstatuar vetëm gabime njerëzore appeared first on Sot News | Lajme.

Hapen 77% e kutive në Tiranë/ Cilët janë socialistët me më shumë vota të pamerituara

By: user 6
25 June 2025 at 22:25

Rinumërimi i të gjitha votave të qarkut të Tiranës ka mbërritur deri tani në hapjen e 939 kutive nga 1207 që do të rivlerësohen ose rreth 77.7% e tyre. Rinumërimi ndoqi një standard tjetër nga ai i numëruesve të 11 majit.

Stafi i përzgjedhur nga KQZ i qëndroi strikt parashikimit në Kodin Zgjedhir duke numëruar si votë të vlefshme vetëm atë që ka shenjën brenda kutisë së përcaktuar dhe duke mos marrë parasysh asnjë mundësi tjetër.

Kështu nga rinumërimi (foto lart) PD ka humbur deri tani 502 vota duke e bërë të pamundur marrjen e mandatit të 12-të pasi Mundësia ka humbur vetëm 53 vota duke bërë që të konsolidojë deputetin e dytë në Tiranë. Ajo që pritej me interes ishte edhe gara brenda PS mes Olta Xhaçkës dhe Blerina Gjylametit.

Diferenca është ngushtuar disi në favor të së dytës, por ende mandati i mbetet së parës. Ajo që bie ën sy është se ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka më shumë vota të pamerituara se gjithë të tjerët.

Ai ndiqet nga deputetët Fatmir Xhafaj, Erion Braçe dhe Xhemal Qefalia. Nga gratë më shumë vota të pamerituara ka më e reja e listës, Kejsi Elezi. “Haku” i është ngrënë më së shumti Etjen Xhafajt që deri tani i kanë hequr 51 vota. ©LAPSI.al

VOTAT E PAMERITUARA NE 11 MAJ

1. Ervin Hoxha                 259
2. Fatmir Xhafaj               165
3. Erion Braçe                  160
4. Xhemal Qefalia            127
5. Kejsi Elezi                     117
6. Blendi Gonxhja            110
7. Roy Bashaj                   101
8. Klotilda Bushka              93
9. Anila Denaj                    85
10. Toni Gogu                    83
11. Etilda Gjonaj                 61
12. Ermonela Felaj (Valikaj) 55
13. Ornaldo Rakipi             51
14. Arben Pëllumbi            45
15. Ylli Shehu                     44
16. Pandeli Majko             38
17. Sofika Lleshi                35
18. Olta Xhaçka                 33
19. Halil Koloshi                33
20. Florian Pullazi             27
21. Silda Çepe                  25
22. Julinda Dhame           23
23. Blendi Sulaj                19
24. Mirgit Vataj                17
25. Endrit Braimllari         16
26. Edlira Dyrmishaj         15
27. Halit Valteri                 11
28. Mimi Kodheli               8
29. Andi Seferi                  6
30. Persida Shkrepa         2
31. Eldian Çepeli              1
32. Antonela Dedej         -1
33. Glindxhet Madhi        -4
34. Plarent Ndreca           -7
35. Entela Ramosaçaj       -7
36. Blerina Gjylameti       -10
37. Etjen Xhafaj               -51

The post Hapen 77% e kutive në Tiranë/ Cilët janë socialistët me më shumë vota të pamerituara appeared first on Lapsi.al.

Rinumërohen mbi 70% e votave në Tiranë, zbardhen rezultatet paraprake

25 June 2025 at 19:15

Janë rinumëruar më shumë se 70% e votave të qarkut Tiranë. Nga rezultati, deri më tani nuk ka asnjë lëvizje në mandate.

Partitë politike kanë humbur vota, më shumë koalicioni i PD. Vota të pamerituara janë gjetur edhe në shumë prej kandidatëve si në radhët e socialistëve ashtu dhe të koalicionit opozitar.

E vetmja garë e hapur është mes Blerina Gjylametit dhe Olta Xhaçkës, pasi diferenca nga 140 vota është ngushtuar në 75.

 

 

The post Rinumërohen mbi 70% e votave në Tiranë, zbardhen rezultatet paraprake appeared first on Sot News | Lajme.

“Rinumërimi i votave humbje kohe”/ Shpërthen analisti: Zgjedhjet u vodhën, tani mbetet…

24 June 2025 at 17:50

Burimi u shpreh se nëse qëllimi është integrimi në BE, duhet të formohet një qeveri e bashkimit kombëtar, pa Ramën kryeministër. Analisti Genc Burimi, i ftuar në një intervistë televizive tha se rinumërimi i votave nuk ka kuptim, pasi zgjedhjet janë vjedhur.

Genc Burimi:

“Zgjedhjet janë vjedhur, rinumërimi i votave është humbje kohe. Rinumërimi i votave i shërben edhe maxhorancës, por edhe opozitës për të fituar kohë. Sali Berisha tha se manipulimi ka ndodhur që në fushatë, por se rinumërimi i votave është kërkuar nga kandidatët. Diskursi i Berishës, duam apo jo, mua më duket koherent. Nëse krahasojmë Shqipërinë qoftë edhe me Serbinë, atje ka shoqëri civile, ndërsa tek ne nuk ka shoqëri civile. Atje është rinia serbe që ngrihet në protestë, thotë nuk kam të bëjë fare me politikën.

Në Shqipëri vetëm protesta kundër armëve kimike ka qenë jopolitike. Nëse integrimi është vërtetë prioritet, pse mos kemi një qeveri e PS-së, pa kryeministër Edi Ramën, me një zëvendëskryeministër nga PD-ja, dhe të kemi qeveri të bashkimit kombëtar me qëllim integrimin. Kështu mund të dilej nga kriza. Nuk jemi në këtë situatë, sepse opozita nuk e ka detyruar akoma Perëndimin ta bëjë këtë. Nëse ka flakadanë e bllokime, nëse ka artikuj në media ndërkombëtare që opozita nuk njeh zgjedhjet, mund të jetë problem. Opozita mund të imponojë në vijim, por të shohim si shkojnë gjërat”.

The post “Rinumërimi i votave humbje kohe”/ Shpërthen analisti: Zgjedhjet u vodhën, tani mbetet… appeared first on Sot News | Lajme.

Rinumërohet 47% e kutive të Tiranës/ Ngushtohet diferenca Xhaçka – Gjylameti

By: user 6
23 June 2025 at 22:46

Këtë të hënë rinisi numërimi i votave të qarkut të Tiranës nga ana e KQZ-së. Sa u takon partive, ajo që rinumërimi po nxjerr është se PD ka më shumë vota të pamerituara se PS. Sipas të dhënave për 601 kuti të vlerësuara, apo rreth 46.5% e tyre, koalicioni i PD ka marrë në 11 maj 305 vota më shumë nga sa duhej ndërsa PS-së i janë gjetur 222 vota të pamerituara.

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ka 32 vota më shumë, PSD 25 vota dhe Mundësia ka 12 vota më shumë. Asaj që i është ngrënë haku është Koalicioni euroatlantik i Lulzim Bashës që nga rinuëmrimi i janë kompensuar plot… 20 vota. Vlen të theksohet se me këto vota nuk ndryshon për momentin ndarja e mandateve dhe pretendimi i PD për të marrë mandatin e 14-të duke ia hequr të dytin “Mundësia” duket ende larg.

Sa u takon kandidatëve, brenda koalicionit të PD-së nuk ka përmbysje mes Ilir Alimehmetit dhe Jorida Tabakut duke bërë që kjo e fundit të mbajë deri tani mandatin. Alimehmetit i janë gjetur 94 vota të pamerituara ndërsa Tabakut 63 vota më shumë.

Ndërsa brenda PS ka një ngushtim të diferencës mes Olta Xhaçkës dhe Blerina Gjylametit. Të parës i janë gjetur 48 vota më shumë ndërsa të dytës 4 vota më pak. Xhaçka mori mandatin me 128 vota më shumë dhe tashmë diferenca ka zbritur në vetëm 76 vota. ©LAPSI.al

The post Rinumërohet 47% e kutive të Tiranës/ Ngushtohet diferenca Xhaçka – Gjylameti appeared first on Lapsi.al.

“PD do humbasë edhe nesër”, Alesia Balliu ‘shigjeton’ opozitën: Ja pse i duhej rinumërimi Sali Berishës

23 June 2025 at 19:15

Alesia Balliu, e cila nuk u kandidua në zgjedhjet e 11 majit për deputete në Qarkun e Elbasanit, edhe pse nga primaret e PD-së, rezultoi te emrat e votuar, tha se humbja e Partisë Demokratike në zgjedhje ishte e pritshme.

Ajo deklaroi në një emision televiziv se rinumërimi i votave i shërben Partisë Demokratike për të fituar kohë.

“Nuk prisja diçka nga rinumërimi i votave, Partia Demokratike po i shërben për të fituar kohë, po i shërben që funksionarë të lartë zgjedhor të dalin dhe të thonë se u blenë votat.

Rinumërimi shërben për harresë, se duke futur në procedura teknike ligjore të lodhshme njerëzit mërziten dhe kalojnë në harresë dhe nuk flasin më për zgjedhjet, as fitoren e Partisë Socialiste dhe as humbjen e Partisë Demokratike.

Humbja e opozitës ishte e pritshme, që Partia Demokratike të fitojë duhet të përfaqësojë frymë.

Çdo gjë të çonte te fitorja e Partisë Socialiste, dhe aty ku mungon fryma nuk ka si të shkohet te fitorja.

Edhe nesër të futet sërish në zgjedhje, Partia Demokratike do humbë sërish.

Tjetërsimi i votës ndodh, që te blerja e administratës, falja e gjobave, por nuk besoj se dikush tjetër do fitojë mandat nga rinumërimi i votave”, tha ajo.

The post “PD do humbasë edhe nesër”, Alesia Balliu ‘shigjeton’ opozitën: Ja pse i duhej rinumërimi Sali Berishës appeared first on Sot News | Lajme.

“PS ka fituar, PD humbi, ky është realiteti”/ Ilirjan Agolli: Partitë kryesore duhet të dinë të menaxhojnë…

23 June 2025 at 17:40

Rinumërimi i votave të zgjedhjeve të 11 majit nuk sjell ndryshime të rëndësishme.

Kështu u shpreh gazetari Ilirjan Agolli,në një intervistë.

Sipas Agollit të dyja partitë kanë hyrë në zgjedhje dhe thuajse e kanë ditur se çfarë do të ndodhte më pas. Ai theksoi se është momenti që si fituesit, ashtu edhe humbësit e zgjedhjeve, të reflektojnë.

Ilirjan Agolli, gazetar: Rinumërimi i votave nuk po sjell diçka të re. Gabimet kanë dalë të vogla, njerëzore. PS ka fituar zgjedhjet, PD ka humbur zgjedhjet, ky është realiteti. Të dyja partitë kryesore duhet të dinë të menaxhojnë fitoren dhe humbjen përkatësisht. Rinumërimi u bë si një hetim i SPAK dhe doli që numëruesit kanë numëruar saktë e se kanë bërë gabime të vogla, që janë njerëzore.

Çdo palë duhet të kuptojë se çfarë ndodhi në zgjedhjet e 11 majit. Të dyja palët e dinin paraprakisht se çfarë do të ndodhte, sepse hynë në zgjedhjet pa bërë Shqipërinë një zonë zgjedhore, pa pasur kod zgjedhor tjetër. Të dy partitë politike janë bashkëfajtore për procesin zgjedhor. PD ka humbur zgjedhjet dhe po gjen justifikime. Militantët duhet të largohen nga procesi i numërimit të votave. Çdo shkelje që sot denoncon PD, duhet që ta kishte parandaluar para se të ndodhte.

The post “PS ka fituar, PD humbi, ky është realiteti”/ Ilirjan Agolli: Partitë kryesore duhet të dinë të menaxhojnë… appeared first on Sot News | Lajme.

Rinumërimi, Berisha humb vota

22 June 2025 at 15:28

Sali Berisha akuzon për vjedhje votash, por rivlerësimi i fletëve të votimit po nxjerr në pah se është Partia Demokratike ajo që ka marrë më shumë vota të pamerituara më 11 maj.

Nga hapja e 437 qendrave të votimit në Tiranë, rezulton se aleanca për Shqipërinë Madhështore ka humbur 219 vota ndërsa partia socialiste 193 vota.

Shifra këto që nuk shuajnë vetëm shpresën e demokratëve për mandatin e 14-të në Tiranë por edhe alibinë e Berishës për humbjen e zgjedhjeve.

Jo vetëm dy partitë e mëdha, por lëvizje votash kanë patur edhe subjektet e tjera.

Kështu, partisë së Adriatik Lapajt, rinumërimi i heq 26 vota, Tom Doshit 23, Lëvizjes Bashkë 10 ndërsa Mundësia e Agron Shehajt që po Lufton për të mbajtur mandatin e dytë deri tani ka humbur 8 vota.

Një situatë të ngjashme është edhe tek votat preferenciale të kandidatëve. Rinumërimi po i kthehet në boomerang mjekut Ilir Alimehmeti, i cili kërkoi hapjen e kutive me pretendimin se I janë vjedhur votat.

Por deri tani Alimehmeti ka humbur 61 vota, Ilir Meta 28 dhe Jorida Tabaku 22. Ndërsa nga Partia socialiste me shumë vota ka humbur Ervin Hoxha, i ndjekur nga Xhemal Qefalia, Kejsi Elezi, Blendi Gonxhja dhe Fatmir Xhafaj.

Por diferenca po ngushtohet mes Olta Xhaçkës dhe Blerina Gjylametit. Me 11 maj, ish ministrja e mori mandatin me 140 vota me shumë, por deri tani rinumërimi i heq 34 vota kurse Gjylametit i shton 3 vota.

Gjatë rinumërimit, komisioni i ankimimeve dhe sanksioneve vendosi të quajë të vlefshme vetëm ato fletë ku shenja x dhe + është vendosur brenda kutisë, duke rrezuar kërkesën e partisë socialiste, e cila kërkoi që të quhen të sakta edhe rastet kur shenja është vendosur përbri emrit.

Kjo, sipas selisë rozë, është provë e dallueshme se cilën preferencë ka patur votuesi dhe e mjaftueshme për tu toleruar si gabim njerëzor. Në total, nga 173 155 fletë votimi të rinumëruara deri më tani në Tiranë, 8308 kanë rezultuar të pavlefshme./abcnews.al/

The post Rinumërimi, Berisha humb vota appeared first on Telegrafi.

Rinumërimi në Tiranë/ Kush fitoi dhe kush humbi vota

By: Ela
21 June 2025 at 18:23

Rinumërimi në qarkun e Tiranës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit është shoqëruar edhe më ndryshime të rezultatit të votave për disa prej kandidatëve. Deri më tani janë rinumëruar 35% e votave dhe deri më tani, edhe pse në shifra thuajse të papërfillshme pjesa më e madhe e kandidatëve rezulton se kanë marrë më shumë […]

The post Rinumërimi në Tiranë/ Kush fitoi dhe kush humbi vota appeared first on BoldNews.al.

❌
❌