Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

‘Partia-shtet’: Si e përdor Rama pushtetin politik mbi administratën vendore

23 July 2025 at 06:11
Edi Rama

Mëngjesin e 3 korrikut, kryeministri Rama bëri një vizitë të paparalajmëruar në godinën e Bashkisë Vlorë, nga ku nisi një “aksion” për të reformuar administratën vendore në të gjithë vendin. Gjatë takimit me kryebashkiakun Ermal Dredha, ai kërkoi shkarkimin e të gjithë drejtorëve të bashkisë, me arsyetimin se duhej përmirësuar ofrimi i shërbimeve publike. Ky […]

The post ‘Partia-shtet’: Si e përdor Rama pushtetin politik mbi administratën vendore appeared first on Reporter.al.

Përplasja Lapaj-Shabani, Lubonja: Intriga po i degradon të dyja palë

By: Ardit
18 July 2025 at 22:02

Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar përplasjen mes Adriatik Lapajn dhe Endri Shabanit për mandatin e vetëm të koalicionit të tyre. Lubonja ka deklaruar shpreh se nuk di kujt t’i japë më shumë të drejtë, pasi sipas tij, Lapaj humbi pikë nga ajo që tha para zgjedhjeve dhe nga ajo që thotë tani, ndërsa intrigat që […]

The post Përplasja Lapaj-Shabani, Lubonja: Intriga po i degradon të dyja palë appeared first on BoldNews.al.

‘Maskarallëk institucional’, Lubonja për zgjedhjet: Në Shqipëri s’ka shtet, çdo pushtet ka bandën e vet

7 July 2025 at 18:50

Analisti Fatos Lubonja, në qëndrimet e tij lidhur me zgjedhjet e 11 majit, tha se Shqipëria është një vend parapolitik.

Në një dalje televizive, Lubonja u shpreh se pushteti dhe krimi deformojnë votën.

Lubonja i quajti institucionet si vazhdimësi e diktatorit Enver Hoxha.

“Pushteti dhe krimi deformojnë votën. Është votë që vjen nga fuqia që ke, nga nderet që mund të bësh. Jemi vend parapolitik, nuk është shtet ky, shoqëria nuk ka ndërtuar shtetin e vet, këtu çdokush ka bandën e vet, është polic por bashkëpunon me krimin, që vjedh votën bashkë me ato të krimit, Prokuroria po kështu. Nuk funksionojnë fare. Këto janë vazhdimësi e Enver Hoxhës, atë arrogancë kanë. Është kulturë e dominimit të maskarallëkut”,-tha Lubonja.

The post ‘Maskarallëk institucional’, Lubonja për zgjedhjet: Në Shqipëri s’ka shtet, çdo pushtet ka bandën e vet appeared first on Sot News | Lajme.

Rinumërimi në Fier, Lubonja: Ceno Klosi mori vota me pushtet e shantazh

By: Elva
7 July 2025 at 17:43

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar me tone të ashpra procesin e rinumërimit të votave dhe kulturën politike në vend, pas zbulimeve për manipulime në Qarkun e Fierit. I ftuar në studion e “News24”, Lubonja tha se figura si Ceno Klosi nuk fitojnë nga vlerat, por përmes ndikimit të institucioneve dhe klientelizmit, duke përmendur Tatimet si […]

The post Rinumërimi në Fier, Lubonja: Ceno Klosi mori vota me pushtet e shantazh appeared first on BoldNews.al.

Lubonja: Rama bën spektakël me Farage për të shmangur thelbin

By: user 6
3 July 2025 at 23:07

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Log.” në News24, ka komentuar debatin e fundit në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe politikanit britanik Nigel Farage, për çështjen e emigracionit dhe krimit shqiptar në Britani. Lubonja u shpreh kritik i ashpër ndaj qeverisë, duke e akuzuar për mungesë përgjegjësie në lidhje me gjendjen alarmante të kriminalitetit.

“Shqipëria është kthyer në një inkubator të krimit,” deklaroi Lubonja, duke iu referuar të dhënave të organizatës InsideCrime, e cila ka analizuar periudhën 2018-2020. “Në Evropë, shqiptarët janë kampionë për numrin e të dënuarve për trafik kokaine. Pas tyre vijnë brazilianët, më pas kolumbianët. Shqipëria me 2-3 milionë banorë prodhon më shumë kriminelë se Brazili me mbi 200 milionë.”

Ai shtoi se kriminelët shqiptarë, pasi përfitojnë nga aktivitetet kriminale jashtë vendit, rikthehen për të investuar paratë në Shqipëri: “Vijnë, pastrojnë paratë këtu, zaptojnë territorin, shkatërrojnë qytetin. Ndërkohë, kryeministri nuk jep llogari për këtë realitet, por bën spektakël televiziv me Farage për të shmangur thelbin.” /BW

The post Lubonja: Rama bën spektakël me Farage për të shmangur thelbin appeared first on Lapsi.al.

“Vendi është kthyer në inkubator të krimit”/ Shpërthen analisti: Shqiptarët, kampionë për numrin e të dënuarve për…

3 July 2025 at 22:28

I ftuar në një emision televiziv Lubonja u shpreh kritik i ashpër ndaj qeverisë, duke e akuzuar për mungesë përgjegjësie në lidhje me gjendjen alarmante të kriminalitetit.

Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar debatin e fundit në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe politikanit britanik Nigel Farage, për çështjen e emigracionit dhe krimit shqiptar në Britani.

Gjithashtu Lubonja theksoi se kriminelët shqiptarë, pasi përfitojnë nga aktivitetet kriminale jashtë vendit, rikthehen për të investuar paratë në Shqipëri.

Fatos Lubonja:

Shqipëria është kthyer në një inkubator të krimit,” deklaroi Lubonja, duke iu referuar të dhënave të organizatës Inside Crime, e cila ka analizuar periudhën 2018-2020. “Në Evropë, shqiptarët janë kampionë për numrin e të dënuarve për trafik kokaine. Pas tyre vijnë brazilianët, më pas kolumbianët. Shqipëria me 2-3 milionë banorë prodhon më shumë kriminelë se Brazili me mbi 200 milionë.

Vijnë, pastrojnë paratë këtu, zaptojnë territorin, shkatërrojnë qytetin. Ndërkohë, kryeministri nuk jep llogari për këtë realitet, por bën spektakël televiziv me Farage për të shmangur thelbin.

The post “Vendi është kthyer në inkubator të krimit”/ Shpërthen analisti: Shqiptarët, kampionë për numrin e të dënuarve për… appeared first on Sot News | Lajme.

Favorizuan ndërtuesit/ Prokuroria dërgon për gjykim dy zyrtarët e Bashkisë Korçë (EMRAT)

By: V K
30 June 2025 at 15:39

Prokuroria e Korçës, ka dërguar për gjykim dosjen ndaj dy zyrtarëve të Bashkisë të cilët akuzohen për veprën penale “shpërdorim detyre”, pasi akuzohen se kanë favorizuar ndёrtuesit.

Sipas Prokurorisë, Zhaneta Lubonja, Drejtore e Planifikimit, Kontrollit dhe të Zhvillimit të Territorit në Bashkia Korçe, po ashtu Ermal Gjermeni, përgjegjës i sektorit pranë të njëjtës drejtori kanë favorizuar 18 herë disa firma ndërtimi, duke shmangur taksën e ndikimit në infrastrukturë.

Prokuroria nisi hetimet që prej vitit 2022 dhe nga këto procedura rezultoi se pёr shumё vite, të dyshuarit kanё ushtruar detyrën si inxhinierё pranё Zyrёs sё Urbanistikёs nё Bashkinё Korçё dhe kanё pasur detyrё tё kontrollojnë aplikimet e bёra nga qytetaret apo bizneset pёr pajisjen me leje pёr kryerjen e ndërtimeve tё reja apo punimeve tё tjera ndёrtimore, vlerësimin e dokumentacionit, miratimin e lejes, etj., por duke shkelur detyrën ata “kanё aplikuar taksë në shkallë me të ulët në 18 raste nga 8%, në 3% dhe 2 raste nga 4% në 3%”.

Në përllogaritjen e prokurorisë vetëm në një rast në ndërtimin e një kompleksi banimi, Bashkisë së Korçës i është bërë një dëm prej 36 mijë euro, pasi subjekti ka paguar 3 për qnd të taksës dhe jo 8 % siç e parashikonte detyrimi ligjor.

Në fillim hetimet kishin nisur për 4 zyrtarë të institucionit dhe në përfundim të procesit u dërguan për gjykim vetëm 2 prej tyre, që u morën edhe të pandehur.

The post Favorizuan ndërtuesit/ Prokuroria dërgon për gjykim dy zyrtarët e Bashkisë Korçë (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Analisti Lubonja: Rinumërimi i votave, është shumë zhurmë për asgjë

By: redi
26 June 2025 at 22:00

Analisti Fatos Lubonja, flet për rinumërimin e votave pas zgjedhjeve të 11 majit, ku e quan procesin si shumë zhurmë për asgjë. Sipas tij, manipulimi zgjedhor është bërë përpara datës së zgjedhjeve, në kushtet e një partie-shtet që kontrollon çdo pushtet. Lubonja theksoi se Shqipëria nuk ka arritur ende të ndërtojë një sistem zgjedhor të pakontestueshëm. Ai u shpreh se vendi po shkon drejt…

Source

Lubonja: Rinumërimi i votave, shumë zhurmë për asgjë

By: user 6
26 June 2025 at 22:11

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja komentoi në emisionin “Log.” në News 24 rinumërimin e votave pas zgjedhjeve të 11 majit, duke e cilësuar procesin si “shumë zhurmë për asgjë”. Sipas tij, manipulimi zgjedhor është bërë përpara datës së zgjedhjeve, në kushtet e një partie-shtet që kontrollon çdo pushtet. 

Lubonja theksoi se Shqipëria nuk ka arritur ende të ndërtojë një sistem zgjedhor të pakontestueshëm. Ai u shpreh se vendi po shkon drejt stabilizimit të një regjimi, që nuk lëshon pushtetin nëpërmjet zgjedhjeve.

“Hapja e kutive më duket si shumë zhurmë për asgjë. Kjo, sepse manipulimi i zgjedhjeve është bërë para 11 majit. Kemi një lloj partie-shtet, që kontrollon gjithçka. Një parti që fiton në çdo zgjedhje më shumë vota, ka shpjegim që kontrolli i pushtetit nga PS është rritur. Nuk është sukses qeverisjeje, sepse ka pasur skandale plot në këto vite, e ky popull kaq idiot nuk është për të mos e ndëshkuar qeverisjen.

Ka dy narrativa. Një narrativë është që probleme kemi, por hapa kemi bërë përpara. Narrativa tjetër është se nuk bëhet fjalë për ecje përpara, por për stabilizimin e një regjimi, që kontrollon gjithmonë e më shumë e më me ankth votat. Besoj se kjo e dyta është më e besueshme si narrativë.

Zgjedhjet vazhdojnë që kontestohen e Shqipëria nuk ka ndërtuar dot një sistem zgjedhor të pakontestueshëm dhe është një vend, që nuk kalon testin e demokracisë. Këtu është instaluar një regjim, që nuk e lëshon pushtetin me proces zgjedhor. Edhe opozita ka thënë se nuk ka zgjedhje të lira dhe pastaj thotë që do hyj në zgjedhje e do fitoj, edhe kjo është kontradiktore” – tha Lubonja. /Lapsi.al

The post Lubonja: Rinumërimi i votave, shumë zhurmë për asgjë appeared first on Lapsi.al.

“Manipulimi zgjedhor është bërë përpara 11 majit”/ Lubonja: Hapja e kutive, shumë zhurmë për asgjë

26 June 2025 at 21:52

Analisti Fatos Lubonja komentoi në emisionin rinumërimin e votave pas zgjedhjeve të 11 majit, duke e cilësuar procesin si “shumë zhurmë për asgjë”.

Sipas tij, manipulimi zgjedhor është bërë përpara datës së zgjedhjeve, në kushtet e një partie-shtet që kontrollon çdo pushtet.

Lubonja theksoi se Shqipëria nuk ka arritur ende të ndërtojë një sistem zgjedhor të pakontestueshëm. Ai u shpreh se vendi po shkon drejt stabilizimit të një regjimi, që nuk lëshon pushtetin nëpërmjet zgjedhjeve.

Fatos Lubonja: Hapja e kutive më duket si shumë zhurmë për asgjë. Kjo, sepse manipulimi i zgjedhjeve është bërë para 11 majit. Kemi një lloj partie-shtet, që kontrollon gjithçka. Një parti që fiton në çdo zgjedhje më shumë vota, ka shpjegim që kontrolli i pushtetit nga PS është rritur. Nuk është sukses qeverisjeje, sepse ka pasur skandale plot në këto vite, e ky popull kaq idiot nuk është për të mos e ndëshkuar qeverisjen. Ka dy narrativa. Një narrativë është që probleme kemi, por hapa kemi bërë përpara. Narrativa tjetër është se nuk bëhet fjalë për ecje përpara, por për stabilizimin e një regjimi, që kontrollon gjithmonë e më shumë e më me ankth votat. Besoj se kjo e dyta është më e besueshme si narrativë.

Zgjedhjet vazhdojnë që kontestohen e Shqipëria nuk ka ndërtuar dot një sistem zgjedhor të pakontestueshëm dhe është një vend, që nuk kalon testin e demokracisë. Këtu është instaluar një regjim, që nuk e lëshon pushtetin me proces zgjedhor. Edhe opozita ka thënë se nuk ka zgjedhje të lira dhe pastaj thotë që do hyj në zgjedhje e do fitoj, edhe kjo është kontradiktore.

The post “Manipulimi zgjedhor është bërë përpara 11 majit”/ Lubonja: Hapja e kutive, shumë zhurmë për asgjë appeared first on Sot News | Lajme.

Lufta Izrael-Iran, Lubonja: Ndërhyrja e SHBA-ve ka përmasa globale

23 June 2025 at 15:08

Analisti i njohur Fatos Lubonja, në një lidhje direkte për një emision televiziv, ka komentuar zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, ku prej më shumë se dhjetë ditësh po zhvillohet një konflikt i ashpër mes Izraelit dhe Iranit.

Lubonja theksoi se përfshirja e Shteteve të Bashkuara në këtë konflikt e kthen situatën në një krizë me përmasa globale.

“Ndërhyrja e SHBA-ve në konfliktin Iran-Izrael ka përmasa botërore. Nga të gjitha anët po dominon logjika e forcës. Për mendimin tim, sulmi e ka kapërcyer kuadrin e të drejtës ndërkombëtare,” deklaroi Lubonja.

Ai shtoi se Perëndimi, veçanërisht SHBA-të, po përballen me një krizë të thellë legjitimiteti për shkak të standardeve të dyfishta dhe mbështetjes më shumë te forca ushtarake sesa te zgjidhjet diplomatike.

“SHBA-të, nën drejtimin e Trump më herët dhe edhe tani, kanë treguar se veprojnë me vendime të nxituara. Kjo është një logjikë force, jo negociatash,” tha Lubonja.

The post Lufta Izrael-Iran, Lubonja: Ndërhyrja e SHBA-ve ka përmasa globale appeared first on Sot News | Lajme.

Lufta Izrael-Iran/ Lubonja: Ndërhyrja e SHBA në konflikt, me përmasa botërore

By: Oldi
23 June 2025 at 15:43

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, ku prej më shumë se dhjetë ditësh po zhvillohet një konflikt i ashpër mes Izraelit dhe Iranit. Ai theksoi se përfshirja e Shteteve të Bashkuara në këtë konflikt e kthen situatën në një krizë me përmasa globale. “Ndërhyrja e SHBA-ve në konfliktin Iran-Izrael […]

The post Lufta Izrael-Iran/ Lubonja: Ndërhyrja e SHBA në konflikt, me përmasa botërore appeared first on BoldNews.al.

Refleksion mbi përgjunjen e Ramës para Melonit

18 June 2025 at 15:41

Nga Fatos Lubonja Skena e përgjunjes së kryeministrit shqiptar Edi Rama në tapetin e kuq, kur po vinte ta takonte kryeministrja italiane Meloni me rastin e Samitit evropian u bë virale dhe u komentua shumë në Itali. Në një nga debatet, ku merrte pjesë edhe ish-kryeministri italian Mateo Renzi, një profesoreshë e historisë e komentoi […]

The post Refleksion mbi përgjunjen e Ramës para Melonit appeared first on BoldNews.al.

Refleksion mbi përgjunjen e Ramës para Melonit

By: us er1
18 June 2025 at 12:24

Skena e përgjunjes së kryeministrit shqiptar Edi Rama në tapetin e kuq, kur po vinte ta takonte kryeministrja italiane Meloni me rastin e Samitit evropian u bë virale dhe u komentua shumë në Itali. Në një nga debatet, ku merrte pjesë edhe ish-kryeministri italian Mateo Renzi, një profesoreshë e historisë e komentoi përgjunjen e Ramës duke iu referuar një zakoni mesjetar të raportit të mbretit me vasalët e tij. Sipas këtij zakoni, vasali, kur i vinte mbreti, duhej të qëndronte i përgjunjur (ndërkohë që të gjithë vartësit e tij duhet të qëndronin barkas) deri në momentin kur mbreti bënte shenjën që të ngriheshin. Kështu ndodhi edhe në këtë rast – tha ajo, – kryeministri shqiptar u ngrit kur i tha Meloni “basta”. Pastaj, duke qeshur me anakronizmin e kësaj skene, shtoi se një amerikan do ta merrte këtë skenë edhe si një propozim martese. Ndërkaq, Mateo Renzi e quajti “paliaciatta” (palaçollëk), por me komentin e tij tregoi se nuk e kishte hallin tek vasali, por tek mbretëresha që kishte bërë, sipas tij, një “dhuratë” të gabuar sepse me investimin në Gjadër dhe në Lezhë kishte çuar dëm 800 milionë euro nga paratë e taksapaguesit italian çka, gjithë sipas tij, e justifikonte edhe përgjunjen e vasalit.

Ajo që ra më në sy është se në Shqipëri nuk pati ndonjë reagim kushedi çfarë ndaj sjelljes së Ramës. Jo vetëm, por kjo skenë u eklipsua nga samiti, i cili u përshëndet si këndej edhe andej kufirit nga shumë shqiptarë me një lloj krenarie kombëtare sepse Shqipëria, sipas tyre, solli tek sheshi “Skënderbej” kryeministrat e të gjitha vendeve evropiane, pa u ndalur fare në atë se kishim të bënim me një “samit-washing” d.m.th. një shpëlarje me fytyrat e kryeministrave evropianë të fytyrës së nxirë të regjimit nga masakra e sapokryer elektorale. Por s’është hera e parë që shqiptarët nuk reagojnë për akte të tilla, ku sjellja prej vasali e Ramës e kombinuar me nevojën e tij të parezistueshme për t’u dukur, edhe duke bërë gaztorin e oborrit, mbështillet me krenari kombëtare. Heshtje të madhe pati edhe kur iu dha toka italianëve në Lezhë dhe në Gjadër për të sjellë emigrantët. Përveç një grushti militantësh e gazetarësh, shumica e trajtoi si një gjë normale, madje edhe me mburrje, si shenjë e mikpritjes sonë tradicionale apo të dashurisë sonë historike ndaj Italisë. Po kështu nuk reaguan shqiptarët edhe ku i dha dhëndrit të Trumpit 48 hektarë të ishullit të Sazanit, madje edhe opozita e trajtoi këtë si biznes normal.

Po nga na buron kjo ndjenjë “normaliteti” ndaj sjelljesh për të cilat të tjerët na qeshin, madje edhe përçmojnë? Sipas meje, kjo shpjegohet me atë se ne e kemi të rrënjosur thellë në ndërgjegjen tonë kolektive mendësinë e banorit të një vasalllëku, që krenohet kur i vjen mbreti në shtëpi. E kemi që prej atyre kohëve të para kur kjo ka qenë normale. Edhe heroin tonë kombëtar vasal të mbretit të Napolit e kemi pasur. E kemi trashëgim edhe prej Perandorisë Osmane kur sundimtarët e vegjël të krahinave tona – ata që quheshin “ajanë” – kishin një raport vasaliteti me Portën e Lartë që, me dy fjalë, konsistonte në një marrëveshje sipas së cilës, ajani duhet t’i çonte Sulltanit ushtarë për luftërat që bënte perandoria dhe si shpërblim ky e linte të sundonte sipas qejfit, duke mbyllur edhe një sy për grabitjet e keqtrajtimet që i bënte popullsisë së vet. Vetëm kur ajani me ambiciet dhe zullumet e tij bëhej tejet shqetësues për Portën e Lartë, atëherë vendosej t’i hiqej pushteti. Rastet më të shquara janë ai i Ali pashë Tepelenës dhe Kara Mahmut pashë Bushatlliut.

Vështruar nga paralelizmi historik që bëra, interpretimi i Renzit më duket i mangët, sepse përfitimi i vasalit dhe mbretit në marrëveshjen Rama- Meloni ka qenë reciprok. Meloni, për përfitimet e veta të lidhura me retorikat e veta elektorale kundër emigracionit, mori një copë tokë shqiptare, që kurrkush nuk do t’ia kishte dhënë sot në botë, kurse “dhurata” që i ka bërë e i bën ajo Ramës nuk janë 800 milionët, por legjitimiteti dhe mbështetja që i jep duke mbyllur të dy sytë për çfarë bën ky në vendin e tij. Mjaft të kujtosh britmat e saj kundër emisionit “Report” të RAI 3: “A e patë çfarë bënë?! E nxorën Shqipërinë sikur të ishte një narkoshtet. Duhet t’i kërkojmë ndjesë Edi Ramës”. Por ndoshta Renzit nuk i pëlqen t’i flasin për vasalitet, siç bëri profesoresha italiane, pasi, për hir të së vërtetës edhe në Itali përdoret me sarkazëm termi “vasal”, kur flitet për varësinë nga SHBA, duke përmendur edhe politikanë si Renzi, i cili, kur kërkoi të ndryshonte Kushtetutën për të marrë më shumë pushtet, organizoi një vizitë në Washington duke marrë me vete edhe një aktor të njohur, çmimin “Oscar” Roberto Benigni. Por ama rezultati i referendumit flet shumë për ndryshimin që ka sjellë koha andej Adriatikut në raport me këtej Adriatikut. Sepse, megjithëse perandori Obama u shpreh pas takimit në favor të reformës që donte Renzi, mbi 60% e italianëve votuan kundër dhe e detyruan të dorëhiqej. Është një ndryshim ky jo i vogël, që tregon se andej Adriatikut nuk mund të pranojnë me krenari vasali çdo vendim që merr Porta e Lartë e Washingtonit, siç bëjmë ne që deklarojmë se as nuk duhet të vihen në diskutim vendimet që merren atje për ne.

Po e përdor kaq shumë fjalën “ne”, pasi ajo që dua të them është se në këtë histori problemi nuk është thjesht Edi Rama. Ai nuk do të guxonte kurrsesi t’i bënte këto përgjunje sikur të mos mendonte se ne kemi mbetur një popull që shtrihet barkas kur i vjen mbreti për vizitë. Ai (si dhe sivëllezërit e tij) nuk do të paguante kurrsesi 80 mijë dollarë për të bërë një foto me presidentin e SHBA sikur të mos mendonte se kur ta shohim krah për krah me perandorin do ta ndjekim pas si delet. As nuk do të bënte intriga tek Porta e Lartë e Washingtonit për të shpallur kryetarin e opozitës non-grata për t’i thënë para popullit: “A e kalon dot ti Atlantikun?” e për ta eliminuar. Jo, jo, jemi ne, që, edhe kur duam të shpëtojmë nga ajanët, i varim shpresat tek amerikanët, pa është Rama. Mjaft të shikosh opozitën se si po bredh tani nëpër portat e Brukselit për t’u qarë se ajani u ka vjedhur votat në zgjedhjet, apo se si rrimë e komentojmë me pasion deklaratën e Ambasadës amerikane që kësaj here përshëndeti popullin shqiptar për zgjedhjet dhe jo ajanin e radhës, duke shpresuar se mos kanë vendosur ta heqin.

Mirëpo ka një kontradiktë të madhe në pranimin me kënaqësi të kondicionit të vasalit, që disa e kamuflojnë me termin partneritet ose duke i thënë vetes se kësaj here jemi vasalë të perandorisë së të mirës. Kontradikta qëndron në atë se vasaliteti është bash në kundërshtim me aspiratën tonë për demokraci, liri dhe shtet të së drejtës; për t’u bërë “si gjithë Evropa”, siç kemi aq qejf të themi e siç na premton ajani ynë i radhës gjithë duke ndërtuar autokraci. Për të kuptuar këtë kontradiktë mjafton të shtrojmë pyetjen: si ka mundësi që kemi mbi 30 vjet që, me ndihmën e perandorisë së të mirës, në vend se demokracinë, lirinë dhe shtetin e së drejtës kemi ndërtuar shtetin autoritar e kriminal të narko-oligarkëve? Përgjigja është: sepse nuk kemi mësuar ende dy gjëra që duken sheshit: së pari, se perandorisë së të mirës, siç e tregon edhe marrëveshja Rama- Meloni, por edhe tmerret që po shohim sot në botë, ku ulëret vrasja e mijëra fëmijëve palestinezë me armët e perandorisë, i intereson më shumë vasalllëku ynë sesa demokracia jonë. Së dyti, dhe më kryesorja: sepse demokracia as nuk importohet, as nuk eksportohet, ajo ndërtohet nga popujt që e duan atë. Dhe të duash atë do të thotë të duash të dalësh nga mendësia e vasalitetit. Dhe dalja nga kjo mendësi është “dalja e njeriut nga gjendja infantile për të cilën ai vetë është fajtor”, siç thotë Kanti kur i përgjigjej pyetjes “ç’është iluminizmi”, që do të thotë nga gjendja e nevojës për tutor, në gjendjen e njeriut që përdor mendjen e vet për të interpretuar botën dhe për të mbrojtur interesat e veta./Gazeta Panorama

The post Refleksion mbi përgjunjen e Ramës para Melonit appeared first on Lapsi.al.

Rinumërimi i votave, Lubonja: Kutitë tregues se si veprojnë rivalitetet dhe grupet brenda partive

By: Ardit
12 June 2025 at 22:28

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar rinumërimin e votave të 11 majit në Tiranë dhe Fier, ku tha se kutitë tregojnë mënyrën se si funksionon rivaliteti mes grupeve brenda partive. Ai tha se ndonëse mekanizmat e vjedhjes së votave ka në ndryshuar, kultura për manipulim dhe vjedhje mbetet e njëjta. “Kur Rama thoshte hap kutitë ose […]

The post Rinumërimi i votave, Lubonja: Kutitë tregues se si veprojnë rivalitetet dhe grupet brenda partive appeared first on BoldNews.al.

Lubonja: Flitet vetëm për vjedhje votash, mjaftojnë 5 prova për të kthyer procesin

By: user 6
12 June 2025 at 22:16

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Log.” në News24, shprehet se procesi i rinumërimit është një devijim nga problemi kryesor, që është sistemi politik që kemi ngritur, që nuk lejon më rotacion. 

Lubonja përmendi rastin e Austrisë, ku për një gjë që nuk ndikon fare në rezultat, anuluan zgjedhjet. Sipas analistit, këtë duhet të bëjmë ne, të edukohemi që për 5 prova të kthejmë të gjithën mbrapsht.

“Procesi i rinumërimit është një devijim nga problemi kryesor, që është sistemi politik që kemi ngritur, që nuk lejon më rotacion. Kjo është një çështje kulture 30-vjeçare. Pra, ne në vend që ta bëjmë votën të shenjtë, vullnetin e individit të shenjtë, mendojmë se si të vjedhim votën.

Vullneti për të vjedhur njëri-tjetrin shfaqet në shumë forma. Çështja është: si mundemi ta ndalojmë këtë? Në Austri janë anuluar zgjedhjet nga Gjykata Kushtetuese vetëm se dy qendra nuk u mbyllën në kohën e duhur, teksa nuk prishej kurrsesi rezultati, por nuk ishte korrekt procesi. Këtë duhet të bëjmë ne, të edukohemi që për 5 prova të kthejmë të gjithën mbrapsht.

Rinumërimi në Tiranë do të tregojë kulturën e përgjithshme që kanë vjedhur. Duhet të bëhet mësim. Këtu flitet për vjedhje votash, nuk dëgjoj as në Kosovë, as në Maqedoni dhe nuk mendoj se mund të ketë vend në Evropë që të ndodhë kjo” – u shpreh Lubonja /BW

The post Lubonja: Flitet vetëm për vjedhje votash, mjaftojnë 5 prova për të kthyer procesin appeared first on Lapsi.al.

“Procesi i rinumërimit”/ Reagon analisti: Mjaftojnë 5 prova që të kthejmë procesin, flitet vetëm për vjedhje votash

12 June 2025 at 21:58

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në një studio televizive pohoi se Procesi i rinumërimit është një devijim nga problemi kryesor, që është sistemi politik që kemi ngritur, që nuk lejon më rotacion.

Sipas analistit, këtë duhet të bëjmë ne, të edukohemi që për 5 prova të kthejmë të gjithën mbrapsht. Lubonja përmendi rastin e Austrisë, ku për një gjë që nuk ndikon fare në rezultat, anuluan zgjedhjet.

Fatos Lubonja:

“Procesi i rinumërimit është një devijim nga problemi kryesor, që është sistemi politik që kemi ngritur, që nuk lejon më rotacion. Kjo është një çështje kulture 30-vjeçare. Pra, ne në vend që ta bëjmë votën të shenjtë, vullnetin e individit të shenjtë, mendojmë se si të vjedhim votën.

Vullneti për të vjedhur njëri-tjetrin shfaqet në shumë forma. Çështja është: si mundemi ta ndalojmë këtë? Në Austri janë anuluar zgjedhjet nga Gjykata Kushtetuese vetëm se dy qendra nuk u mbyllën në kohën e duhur, teksa nuk prishej kurrsesi rezultati, por nuk ishte korrekt procesi. Këtë duhet të bëjmë ne, të edukohemi që për 5 prova të kthejmë të gjithën mbrapsht.

Rinumërimi në Tiranë do të tregojë kulturën e përgjithshme që kanë vjedhur. Duhet të bëhet mësim. Këtu flitet për vjedhje votash, nuk dëgjoj as në Kosovë, as në Maqedoni dhe nuk mendoj se mund të ketë vend në Evropë që të ndodhë kjo.”

The post “Procesi i rinumërimit”/ Reagon analisti: Mjaftojnë 5 prova që të kthejmë procesin, flitet vetëm për vjedhje votash appeared first on Sot News | Lajme.

BIRN/ Ish-të burgosurit ritakohen në Spaç në betejën “për mbrojtjen e ferrit”

By: user 6
9 June 2025 at 21:17

Në sheshin mes dy godinave që qëndrojnë ende në këmbë të ish burgut famëkeq të Spaçit, dy burra përqafohen dhe për një copë herë, qëndrojnë shtrënguar në krahët e njëri-tjetrit.

Njëri është Fatos Lubonja, publicist, shkrimtar dhe ish i burgosur për 17 vjet në burgjet e diktaturës komuniste. Tjetri është Gjergj Lekaj, 78 vjeç, i arrestuar kur sapo kishte mbushur të 18-at për tentativë arratisje nga kufiri dhe gjithashtu ish i burgosur në Spaç.

Në një diell përvëlues të shtunën, të dy kishin udhëtuar në mënyrë të pavarur për t’iu bashkuar një proteste kundër ndërhyrjeve në ish-kampin e Spaçit në funksion të skenografisë së një filmi.

Kujtimet që i bashkojnë lidhen më shumë me ndjesitë se sa me ndodhi.

“Ditën e parë të punës në minierë Fatosi e ka bo me mua,” na thotë Lekaj, ndërsa e kujton ardhjen e Lubonjës në kamp edhe për shkak të bujës që krijonte dënimi i intelektualëve të kohës. Babai i tij, Todi Lubonja, ish drejtor i Radio Televizionit Shqiptar, u dënua pas festivalit të 11-të dhe bashkë me të nisi kalvari i vuajtjeve edhe për familjarët e tij.

“Ishte i ri, po ishte më i zgjuari nga të burgosurit e ishte i vetmi njeri që nuk hapej, rrinte më shumë vetëm, rrinte në bibliotekë. Më thoshte: Gjergj, nuk ka mënyrë më të mirë me e kalu atë pak kohë të lirë,” kujton Lekaj, ndërsa e quan Lubonjën një shembull të rezistencës për të burgosurit e tjerë.

LEXO EDHE: Indinjatë për suvatimet në Spaç për një film me leje nga Rama/ “Po zhduket historia”

Lubonja nga ana tjetër ka një përshkrim tjetër për ditën e tij të parë në galeri dhe Gjergji i vjen në kujtesë si një burrë që i ka dhënë sigurinë për të shkëmbyer dy fjalë, në një vend ku përveç vuajtjes, duhej t’i ruheshe edhe rrezikut të ridënimit.

“Gjergjin e takova me mall, ishte ai djali i fortë, por i drejtë,” thotë Lubonja, ndërsa i kujtohen ende rrëfimet e tij se si kishte goditur një oficer. “Po më rrihte shokun me të cilin haja bukën, ndaj iu ktheva,” e tregon me krenari edhe pas kaq shumë vitesh atë moment Gjergji, akt i cili i kushtoi dhe një dënim tjetër me 2 vite plus.

Ritakimi i tyre në Spaç lidhet në dukje me një paradoks – ata kanë ardhur që të mbrojnë ‘ferrin’ e tyre nga restaurimi, pasi ndërhyrja e nisur nga qeveria parashikon punime ndërtimi, mure me blloqe të reja dhe suvatime të objekteve që fshijnë gjurmët e kohës.

Lubonja, si një ciceron i vuajtjes, u tregon aktivistëve të rinj në protestë fizionominë e kampit në 10 vitet e fundit të funksionimit të tij, para se të mbyllej përfundimisht me rënien e diktaturës në vitin 1991.

Ai ndalon në mes të shkallëve dhe prek me duar dy copa hekuri që shfaqesh disa centimetra mbi beton. “Këto janë shumë të rëndësishëm, sepse janë shenjat e portës që ndante zonën e të burgosurve me zonën lart të komandës. Ky ishte kufiri ynë që nuk mund ta kalonim,” – thotë ai.

Më tej, Lubonja shpjegon një vizatim mbi beton që tregon në fakt një lojë ‘tresh’, ku të burgosurit krijonin mundësitë e ndonjë argëtimi të vogël mes tyre pas punës së rëndë në minierë, kohës së dënimit nëpër biruca, një ushqimi të keq dhe mësimeve të partisë që ishin të detyruara.

“Sa të burgosur kanë luajtur këtu? Si mund ta bësh të re këtë?” pyet ai në mënyrë retorike.

Në godinën që shërbente si fjetore janë ende shenjat në mure që tregojnë vendosjen e krevateve në 3 kate në dhoma ku flinin 30-40 veta.

Përballë saj, taraca e dikurshme që qëndronte si një ballkon mbi humnerën e malit nuk ekziston më, por disa tulla të kuqe të reja presin që të përdoren sipas projektit të miratuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Kjo ështe papranueshme për Lubonjën dhe bashkëvuajtësit e tij, që e shohin këtë tentativë restauruese si një shkatërrim të kujtesës dhe falsifikim të historisë.

“Çdo gur ka një gjë për të treguar këtu dhe nuk mund të zëvendësohet me një gur të ri,” këmbëngul ai.

Të rinjtë në mbrojtje të historisë

Publicisti Fatos Lubonja shërbeu si një ciceron i vuajtjes gjatë protestës së të shtunës në Spaç. Foto: Blerina Gjoka.

Burgu- kamp i Spaçit u ndërtua nga regjimi i Enver Hoxhës në vitin 1968 për të shfrytëzuar punën e krahut të mijëra të burgosurve politikë në nxjerrjen e bakrit dhe piritit në minierë. Edhe pse është simboli i brutalitetit të regjimit totalitar shqiptar, në tre dekadat e fundit kanë dështuar përpjekjet e ish-të përndjekurve për ta konservuar këtë monument, me qëllim kthimin në një muze.

Një vit më parë, një plan-menaxhimi i miratuar nga Ministria e Kulturës dhe i konsultuar me të gjithë aktorët e shoqërisë civile parashikon konservimin e asaj çfarë ka mbetur nga godinat dhe përdorimin e njërës prej tyre në hyrje të ish-burgut si një hapësirë për të bërë muze.

Sipas aktivistëve të rinj që kanë inicuar dhe një peticion për ndalimin e punimeve, ndërhyrjet e nisura janë në kundërshtim me këtë plan menaxhimi dhe nuk marrin parasysh dëshmitë e atyre që kanë vuajtur në këtë kamp pune të detyruar.

Vilson Blloshmi, 26 vjeç, një prej organizatorëve të tubimit, e sheh aktivizmin e tij jo vetëm si një mbrojtje të trashëgimisë kulturore, por dhe si një ruajte të trashëgimisë së tij familjare.

Ai mban emrin e xhaxhait të tij, poetit Vilson Blloshmi që regjimi komunist e ekzekutoi pse guxoi të shprehte revoltën në disa vargje.

Në Spaç kanë vujatur dënimin babai dhe gjyshi i tij. “Për herë të parë kam qenë këtu 10-11 vjeç dhe megjithese nuk mund të kuptoja shumë, e papërshkrueshme ishte ndjesia revoltuese të shikoja dhomat ku kishte vuajtur gjyshi dhe babai,” i tha ai BIRN.

Sipas Blloshmit, “Spaçi nuk është thjesht një burg, është kujtim dhe ndjesi”, ndaj ai këmbëngul që duhet të ruhet siç është dhe jo të zbukurohet.

Edhe Sidorela Vatnikaj ka lindur pas rënies së diktaturës, por ishte ndër të parët aktivistë që kundërshtuan projektin restaurues të qeverisë për Spaçin, një vend për të cilin ajo e ka krijuar perceptimin nga kujtimet e Fatos Lubonjës në librin “Jetë burgu”.

“Çfarë po ndodh në Spaç nuk është vetëm dhunim i një vendi shumë të rëndësishëm të kujtesës tonë historike, ama edhe vijimësi e një logjike të mbrapshtë dhe dashakeqe për të na e mohuar të drejtën për ta njohur të kaluarën siç ka qenë, duke ia njohur edhe vrasësit, edhe viktimat, për t’u përballur me të dhe si të rinj, për t’u shkëputur përfundimisht prej saj, që të mund pastaj të ndërtojmë një të ardhme, pa të,” tha Vatnikaj.

Beteja për Spaçin nisi një javë më parë, kur disa foto që tregonin një godinë të lyer me bojë të bardhë nisën të qarkullonin në rrjet pas një statusi në facebook nga Arnen Sula, një tjetër i ri aktivist, që prej vitesh po angazhohet me projekte për mbrojtjen e memories me organizatën e tij “Tek Bunkeri”.

Ish-të dënuar dhe aktivistë të rinj bashkojnë forcat për mbrojtjen e kujtesës në Spaç. Foto: Blerina Gjoka.

Sula me profesiona arkitekt thotë se nuk mund të bëhen ndërhyrje në objektet e mbetura të ish burgut pa respektuar kujtesën e këtyre njerëzve.

“Ndjej si përgjegjësi ndaj të vërtetës së tyre që të reagoj,” i tha ai BIRN-it, ndërsa shton se “kemi të bëjmë me një projekt rindërtimi estetiko-skenografik, jo me një ndërhyrje konservimi që ruan gjurmën e dhimbjes dhe materialin origjinal”.

Protesta e së shtunës ishte e dyta radhazi në Spaç, pasi një reagim i mëparshëm që përfshiu shoqatat e ish të përndjekurve politikë dhe familjarë të tyre u mbajt të enjten, ku po ashtu u kundërshtua kjo ndërhyrje.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, i mbrojti fillimisht ndërhyrjet dhe shpërndau një deklaratë ku fyente kundërshtuesit e projektit si “Sanço Pançot e politikës së vjetër”. Në një reagim të dytë, ai uli tonet dhe tha se çdo ndërhyrje do të bëhej duke respektuar dëshmitë dhe premtoi se do të respektohej plani i menaxhimit.

Ndërkohë, të hënën, komisioni parlamentar për Median dhe Edukimin vendosi që ta thërrasë Gonxhen në një seancë dëgjimore për të adresuar shqetësimin publik për këtë projekt të kontestuar. /Marrë nga Reporter.al

The post BIRN/ Ish-të burgosurit ritakohen në Spaç në betejën “për mbrojtjen e ferrit” appeared first on Lapsi.al.

Blendi Gonxhja ul tonet për ndërhyrjet në ish-burgun e Spaçit

7 June 2025 at 19:39

Ministri i Ekonomisë dhe Kulturës, Blendi Gonxhja, reagoi për herë të dytë të shtunën për ndërhyrjen që ka ndërmarrë Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK) në ish-burgun e Spaçit, duke premtuar transparencë për zbatimin e projektit. “Nuk është pjesë e ndërhyrjes ringritja e banjove dhe e tarracës mbi to, as nuk është aprovuar nga IKTK […]

The post Blendi Gonxhja ul tonet për ndërhyrjet në ish-burgun e Spaçit appeared first on Reporter.al.

❌
❌