Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Mbyllja e Hormuzit? SHBA i bën thirrje Kinës të pengojë Iranin: Gabim tjetër katastrofik

22 June 2025 at 17:46

Pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës sulmuan impiantet bërthamore iraniane, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i ka bërë thirrje Kinës që të përdorë ndikimin e saj ndaj Iranit për të mos lejuar mbylljen e ngushticës së Hormuzit. Deklarata e Rubio u bë gjatë një interviste në emisionin “Sunday Morning Futures” në Fox News, menjëherë […]

The post Mbyllja e Hormuzit? SHBA i bën thirrje Kinës të pengojë Iranin: Gabim tjetër katastrofik appeared first on BoldNews.al.

Trump firmos urdhrin ekzekutiv/ Mbyllja e TikTok do të shtyhet deri më…

20 June 2025 at 08:35

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka njoftuar se ka firmosur sot urdhrin ekzekutiv.

Sapo kam që zgjat afatin për mbylljen e TikTok për 90 ditë (17 shtator 2025).

Lajmi për shtyrjen e afateve të mbylljes u njoftua nga Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt gjatë një konference për mediat, këtë të martë.

Aplikacioni popullor për ndarjen e videove supozohej të ndalohej në SHBA pasi pronari i tij kinez, ByteDance, refuzoi t’ia shiste atë një blerësi amerikan brenda afatit të janarit.

Leavitt tha se zgjatja 90-ditore do të “siguronte që kjo marrëveshje të mbyllet në mënyrë që populli amerikan të mund të vazhdojë të përdorë TikTok me sigurinë se të dhënat e tyre janë të sigurta dhe të mbrojtura”.

The post Trump firmos urdhrin ekzekutiv/ Mbyllja e TikTok do të shtyhet deri më… appeared first on Sot News | Lajme.

Mbyllja e TikTok nga Rama, Gjykata Kushtetuese pranon padinë dhe kalon çështjen për shqyrtim

By: Ardit
4 June 2025 at 12:20

Gjykata Kushtetuese ka pranuar padinë për shqyrtimin e vendimit të Ramës për mbylljen e TikTok, por ka rrëzuar pezullimin e menjëhershëm të tij. Kërkesat për shpalljen si antikushtetues dhe pezullimin e këtij vendimi ishin bërë nga Asociacioni për Gazetarët Shqiptarë, Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative në Shqipëri dhe Qendra për Fuqizim Ligjor. Çështja do të […]

The post Mbyllja e TikTok nga Rama, Gjykata Kushtetuese pranon padinë dhe kalon çështjen për shqyrtim appeared first on BoldNews.al.

Meta reagon nga qelia pas mbylljes së hetimeve nga SPAK: Pres me padurim gjykimin

By: fra nc
27 May 2025 at 13:21

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar nga qelia pas njoftimit të SPAK për mbylljen e hetimeve ndaj tij. Meta e cilëson procesin penal ndaj tij si një “farsë politike” dhe thotë se e pret me padurim nisjen e gjykimit për të provuar pafajësinë e tij.

“Pas farsës kriminale zgjedhore, që nuk mund të ndodhte pa ndihmën e SPAK dhe me rrëmbimin tim kriminal më 21 tetor 2024, siç e panë të gjithë shqiptarët dhe bota, përshëndes përfundimin e farsës hetimore të tejzgjatur nga SPAK për shkak të zgjedhjeve,” shkruan Meta.

Meta deklaron se procesi gjyqësor do të jetë publik dhe do të shërbejë, sipas tij, për të treguar se SPAK vepron në shërbim të interesave politike të kryeministrit Edi Rama.

“Pres me padurim nisjen e gjykimit të këtij procesi… do të faktojë botërisht se SPAK është një organizatë në shërbim të verbër të Edi Ramës,” shkruan Meta, duke akuzuar SPAK se mbyll sytë ndaj korrupsionit në aferën e inceneratorëve, ndërsa ndjek penalisht opozitën.

Ish-kreu i shtetit e quan arrestimin e tij “të paligjshëm” dhe thotë se mbahet në izolim ekstrem pa prova konkrete. Ai premton se do të ballafaqohet me të gjitha akuzat dhe “dëshmitarët” e SPAK, që sipas tij janë njerëz me probleme me drejtësinë dhe integritetin.

“Ne do të çmontojmë këtë farsë hetimore që kërkon të spostojë vëmendjen nga krimet zgjedhore… dhe jemi të bindur në shpartallimin e saj,” përfundoi Meta.

Hetimet ndaj Ilir Metës dhe bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi janë zhvilluar në kuadër të dosjeve CEZ-DIA, lobimit në SHBA dhe hetimit pasuror, ku të dy akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Meta reagon nga qelia pas mbylljes së hetimeve nga SPAK: Pres me padurim gjykimin appeared first on Euronews Albania.

Fundi i një epoke! Skype mbyllet pas 22 vjetësh

By: D Marku
6 May 2025 at 16:29

Pas më shumë se dy dekadash që njerëzit flisnin në Skype, Microsoft ka njoftuar fundin e një epoke, që do të thotë: Mbylljen e Skype, një prej aplikacioneve pioner në komunikimin përmes internetit.

Skype u lançua në vitin 2003 dhe transformoi mënyrën se si njerëzit dhe kompanitë komunikonin, duke ofruar thirrje zanore dhe me video, shumë kohë përpara se Zoom, FaceTime dhe WhatsApp të përdoreshin.

Tanimë, Microsoft po e zhvendos vëmendjen drejt platformave më të sofistikuara dhe moderne si Microsoft Teams. Në një deklaratë zyrtare, Microsoft tha se shërbimet e Skype do të ndërpriten. Përdoruesit ekzistues do të marrin udhëzime se si të transferojnë kontaktet dhe historikun e bisedave në shërbime të tjera të Microsoft, veçanërisht në Teams.

“Ndonëse Skype luajti një rol themelor në formësimin e komunikimit digjital, tashmë jemi të përqendruar në ofrimin e një përvoje të integruar dhe të plotë përmes Microsoft Teams,” tha Jeff Teper, president i “Microsoft 365 Collab Apps & Platforms”, duke shtuar: “Ky kalim pasqyron mënyrën se si njerëzit dhe organizatat komunikojnë sot — me bashkëpunimin, integrimin dhe fleksibilitetin në thelb”.

“Ndërsa hedhim këtë hap të radhës me Teams, jemi entuziastë për mundësitë që na presin. Mezi presim të vazhdojmë të mbështesim lidhjet e përditshme të njerëzve, duke filluar me lehtësimin e hyrjes në Teams, përmes llogarive të tyre në Skype,” përfundon Teper.

S’i themi dot “lamtumirë” pa menduar se sa shpejt kalojnë vitet…

The post Fundi i një epoke! Skype mbyllet pas 22 vjetësh appeared first on Albeu.com.

Mbyllja e TikTok-ut me anë të DPI-së ngrenë shqetësime për cënimin e të dhënave personale

7 April 2025 at 19:45

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike deklaron se do të përdorë teknologjinë DPI për bllokimin e plotë të TikTok, por ekspertët e teknologjisë ngrenë alarmin se përdorimi pa ligj e kësaj teknologjie mund t’i hapë rrugën cenimin të privatësisë dhe të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë. Prej disa ditësh, komuniteti i ekspertëve të teknologjisë në Shqipëri […]

The post Mbyllja e TikTok-ut me anë të DPI-së ngrenë shqetësime për cënimin e të dhënave personale appeared first on BoldNews.al.

Mbyllja e TikTok, tani që dështoi rruga e shkurtër, nis rrugën e gjatë

By: M C
28 March 2025 at 17:30

Kryeministri Edi Rama pranoi atë që e di çdokush që ka informacion jo shumë të lartë mbi teknologjinë, e dinte që nga dhjetori i kaluar, kur ai shpalli dëshirën për të mbyllur TikTok-un. Ai pranoi, pa e shprehur me fjalë, se vetëm shtete shumë të fuqishme, si Kina apo diktatura të tjera janë në gjendje të kontrollojnë aksesin e shtetasve në internet dhe se ai është i vetëdijshëm se një program që quhet VPN (akronim i Virtual Private Network), ndihmon qytetarët që të shmangin censura të tilla. Kushdo që di historinë e Turqisë, një vend gjysmëdiktatorial që mbylli aksesin në You Tube në vitin 2008, e di gjithashtu që një masë e tillë është shpallur sakaq “jodisproporcionale” dhe në shkelje të të drejtave themelore të njeriut nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

Rama gjithsesi, pretendoi, pa dhënë fakte, se përdorimi i VPN-së “është i rrezikshëm” dhe se, sipas tij, “hakerat bëjnë namin”. Kjo është dukshëm një gjë krejtësisht e pavërtetë sepse VPN-të, të cilat mund të shkarkohen në celularë, kontrollohen për efekt sigurie nga kompanitë që ofrojnë shërbimin e ndërmjetësit, të tilla si ‘Apple Store’.

Ajo që ka ndodhur në Shqipëri me “mbylljen” e TikTok është shumë e thjeshtë. Një urdhër, i cili, sipas gjasave, është i paligjshëm, ka dalë nga një zyrë shteti dhe ka vajtur te kompanitë që ofrojnë shërbimin e aksesit në internet, të quajtura ISP.

Urdhri i kërkon këtyre kompanive të vendosin në regjistrimin e ndalimeve adresat e përdorura nga Tik Tok. Kompanitë kryesore, si Vodafone dhe One, e kanë zbatuar këtë urdhër. ISP të tjera dukshëm nuk e kanë marrë mundimin për ta zbatuar, ma ha mendja jo për shkak të ndonjë ndjenje rebelimi por për shkak se një shtet karrakatinë si ky i joni, të cilit i dalin të dhënat e qytetarëve sheshit në mënyrë të përsëritur, nuk merret seriozisht.

Dhe fakti që, muaj pasi urdhri është dhënë, mekanizmat e kontrollit mbi zbatimin e këtij urdhri duket se janë inekzistente (me gjasa, punonjësit shtetërorë që duhet të merren me punë të tilla janë ndërkohë të zënë duke bërë patronazhistin për partinë në pushtet), tregon se nuk është teknikisht e pamundur që të mbyllet aksesi në një faqe të caktuar, por kjo kërkon administratë publike profesionale, dhe mbi të gjitha, kërkon ligje, të cilat, në rastin konkret, thjeshtë mungojnë.

Pavarësisht kësaj, të gjitha problemet e lidhura, jo ngushtësisht me TikTok, por në thelb me mbrojtjen e të dhënave personale në botën e internetit – jo vetëm nga platformat online apo faqet e internetit por edhe nga korporatat, të tilla si bankat, apo, nga partitë politike, të tilla si Partia Socialiste, mbeten njësoj shqetësuese si më parë.

Për shembull, nëse qëllon që vizitoni një faqe interneti ndërsa jeni duke udhëtuar jashtë Shqipërisë, ose jeni duke përdorur VPN, një njoftim do t’ju shfaqet me shpjegime të detajuara mbi të dhënat personale që kjo faqe mbledh, dhe me një opsion për të zgjedhur nëse dëshiron ta lejosh atë faqe të grumbullojë këto të dhëna apo jo.

Fakti është që, ndryshe nga rasti i Tik Tokut, për të cilin qeveria nuk ka të drejtë, në rastin e tregut të bixhozit, ka të gjitha të drejtat dhe detyrat që të bllokojë dhe kontrollojë sepse njerëzimi ka dalë në konkluzionin prej shekujsh që ky të jetë një aktivitet i kontrolluar.

Dhe ajo që qeveria shqiptare ka bërë me të drejtë, por në mënyrë krejt të paefektshme, është që të urdhërojë ISP-të të mbyllin aksesin në qindra faqe online që ofrojnë baste sportive apo kazino. Mbyllja është e paefektshme për shkak se njerëzit mund të përdorin VPN, një shërbim, që edhe nëse nuk është falas, kushton 10 apo 20 euro në vit.

Ajo që qeveria duhet të bëjë, për të zbatuar në mënyrë efikase ligjin përkatës për kontrollin e bixhozit është, jo të bllokojë IP-të, por të urdhërojë bankat të mos lejojnë pagesa me kartë në drejtim të këtyre faqeve. Sepse bllokimi i IP-ve nuk funksionon ndërsa bllokimi i pagesave, po.

Këto janë vetëm maja e ajsbergut të problemeve të krijuara nga aftësia e kompjuterit për të ruajtur të dhënat tona personale, me potencialin për t’i përdorur këto të dhëna në dëm tonin, nga shantazhi emocional te përndjekja apo, në mënyrë kyçe, te përdorimi i këtyre të dhënave për frikësimin e votuesve përmes krijimit të frikës, (dhe frika mjafton për t’i bërë zgjedhjet të pavlefshme), se patronazhisti yt e di se ku ti punon, sa e ke rrogën, ku punojnë të afërmit e tu, a ke ndonjë biznes të vogël të shantazhueshëm nga taksidarët, a ke ndonjë ndërtim pa leje të shantazhueshëm nga patronazhisti tjetër i zyrës përkatëse, etj.

Pa folur pastaj për potencialin e keqpërdorimit të të dhënave personale nga kompanitë celulare, të cilat, kur u teket, të përndjekin me telefonata pa fund për të të ofruar shërbime që ty nuk të duhen, madje çuditen shumë fort kur përpiqesh t’i shpjegosh, me të mirë a me të keq, se detyrimi i tyre ligjor është që të mbajnë një regjistër përjashtimi, në të cilin duhet të vendosen numrat e qytetarëve të cilët i thonë, “mos më merr më në telefon”, dhe që ata nuk duhet ta marrin më në telefon.

Apo bankat, të cilat, përmes të dhënave të përdorimit të kartave bankare janë në gjendje të depërtojnë deri te mëlçia e klientit, duke e ditur se sa alkool pi, se sa yndyrë konsumon, se çfarë ilaçesh merr dhe rrjedhimisht, t’i vendosë një prim rreziku sa herë që klienti shfaqet në nevojë për të marrë kredi.

Këto janë shqetësime serioze dhe kërkojnë trajtim serioz. Mbyllja, bllokimi e të tjera si këto nuk janë zgjidhje dhe nuk mund të bëhen kurrë zgjidhje. Helbete, mund të na pëlqejë ta mbyllin qeverinë, por nuk e bëjmë dot. Kështu që, në vend të kësaj, na duhet që ta rregullojmë, atë dhe ato segmente të sektorit privat që bota pranon se janë të tilla që duhet të rregullohen nga autoriteti publik, si shërbimet financiare, bixhozi apo tregu ushqimor, ndërsa nuk duhet të rregullojmë, e aq më pak, të bllokojmë, fjalën e lirë, pavarësisht nëse kjo fjalë e lirë shfaqet në formën e banaliteteve të TikTok-ut apo në teori filozofike kontroverse.

Këto natyrisht që kërkojnë administratë civile profesionale, procese kushtetuese të ligjvënies apo ndryshimit të ligjeve dhe respekt për të drejtat themelore të njeriut, qofshin këto të drejtat e një vajze për të nxjerrë prapanicat në TikTok./BIRN

The post Mbyllja e TikTok, tani që dështoi rruga e shkurtër, nis rrugën e gjatë appeared first on Albeu.com.

Gazetarët e “Zërit të Amerikës” padisin administratën e Trump për mbylljen e rrjetit

22 March 2025 at 16:22

Gazetarët e Zërit të Amerikës (Voice of America-VOA) kanë paditur administratën e presidentit Donald Trump dhe këshilltaren e lartë Kari Lake, duke porositur se mbyllja e papritur e rrjetit të financuar nga SHBA-ja shkel Amendamentin e Parë dhe autoritetin e Kongresit.

Siç raporton Radioja Kombëtare Publike (NPR), padia, e paraqitur dje në gjykatën federale në Manhattan, kërkon rivendosjen e më shumë se 900 punonjësve me kohë të plotë dhe të 550 kontraktorëve që janë në pushim të pacaktuar.

Paditësit përfshijnë ish-shefen e Byrosë së Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, redaktoren e Lirisë së Shtypit, Jessica Jerreat dhe zyrtaren e lartë në Agjencinë Amerikane për Media Globale (USAGM), Kathryn Neeper.

Këshilltarja Lake, e emëruar nga Trump për të mbikëqyrur USAGM-në, mbrojti masën, duke theksuar se “mbetjet, mashtrimet dhe abuzimet janë të shfrenuara në këtë agjenci dhe taksapaguesit amerikanë nuk duhet ta financojnë atë”.

Mbyllja e ka kthyer në jo-aktive faqen kryesore të Zërit të Amerikës, si dhe shërbimet e transmetimit për më shumë se një javë.

David Seide, avokati kryesor i paditësve, dënoi vendimin.

“Tragjikisht, Kari Lake jeton në botën e fantazisë MAGA, por ajo merr vendime që kanë pasoja në botën reale për qindra gazetarë”, tha avokati i paditësve.

Padia mbështetet nga grupet dhe sindikatat e mbrojtjes së shtypit.

Zëri i Amerikës, i financuar nga Kongresi që nga Lufta e Dytë Botërore, shtrihet në më shumë se 100 vende në 63 gjuhë.

Protesta e opozitës për mbylljen e TikTok, Bardhi e Noka: Tentativë për censurë

TIRANË, 15 mars /ATSH/ Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është bashkuar të rinjve të Partisë Demokratike në protestën e tyre kundër mbylljes së Tik Tok.

Berisha shoqërohet nga disa deputetë të Partisë Demokratike, ndërsa të pranishëm janë edhe përfaqësues të Partisë së Lirisë.

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i pyetur nga gazetarët tha se mbyllja e Tik Tok është një tentative për të vendosur censurë.

“Është një protestë e thirrur nga të rinjtë dhe ka mbështetjen e plotë të partisë dhe të kryetarit. Akti i mbylljes nuk ka të bëjë me motivet e shpallura nga qeveria, por ka të bëjë me një tentativë për të vendosur censurë, ndaj është e dënueshme dhe ndaj këtij akti  duhet të protestohet. Ne jemi në mbështetje të çdo të riu që lirinë e fjalës e ka marrë dhe e ka prezumuar si një gjë që nuk cenohet dhe ne e kemi lënë pas 34 vite më pare. Në 2021 Rama përdori trukun e mbylljes së kufijve për të penguar emigrantet që të vinin në votim. Edhe këtë herë ai kërkon të bëjë gjithçka për të mbyllur çdo hapësirë lirie ku opozita të ketë mundësi të shprehet dhe  qytetarët të shprehen”, tha Bardhi.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, u shpreh nga protesta se kryeministri Edi Rama kërkon të mbyllë TikTok, pasi sipas tij është një platformë ku “i çirret maska”.

“Që Edi Rama ka panik nga fjala e lirë kjo është evidente. Sigurisht që TikTok është një nga rrjetet sociale më të pakontrolluara nga regjimi dhe është një platforme ku i çirret maska,  kjo e ka  shqetësuar dhe tani duke qenë se dështoi me komisionin e censurës, tani pi përpiqet të censurojë TikTok. Edi Rama, do të ngelet në histori si armiku i fjalës së lirë”, u shpreh Noka.

Ndërsa, nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi tha se mbyllja e platformës është thjeshtë një akt censure.

“Akt censure, se pse u mbyll tani para fushatës? Pse për një vit? Pse nuk ndodh si vendet e tjera ku mund të kishte disa filtra? Kjo do të ishte forma më e mirë. Fakti që është bllokuar është akt censure”, tha Boçi.

/a.f/

The post Protesta e opozitës për mbylljen e TikTok, Bardhi e Noka: Tentativë për censurë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbyllja e TikTok-ut/ PD proteston sot para Kryeministrisë kundër censurës

15 March 2025 at 09:32

Partia Demokratike ka thirrur ditën e sotme një protestë për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë për mbylljen e platformës TikTok, me pretendimet se ajo nxit dhunë dhe agresivitet tek të miturit. Protesta pritet të mbahet në orën 19:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para godinës së Kryeministrisë, ku protesta do të bazohet kryesisht me të […]

The post Mbyllja e TikTok-ut/ PD proteston sot para Kryeministrisë kundër censurës appeared first on BoldNews.al.

Mbyllja e TikTok/ Berisha thirrje të rinjve dhe nxënësve: Na u bashkoni në protestën e nesërme anti-censurë (VIDEO)

By: V K
14 March 2025 at 13:53

Në një konferencë për mediat, kreu i PD Sali Berisha, komentoi mbylljen e TikTok. Sipas liderit demokrat, kjo është diktaturë.

Sali Berisha: Thirrje për gjimnazistët e studentët, nxënësit e shkollave 9-vjeçare, të rinjtë por edhe prindërit e tyre, të na bashkohen nesër në protestën e nesërme të madhe anti-censurë. Një tiran, intolerant ndaj fjalës së lirë e mendimit të lirë në shkelje të Kushtetutës e ligjin, i vuri gërshërët, “vari” Tik Tok-un në katin më të rëndë të censurës që nga diktatura.

 

The post Mbyllja e TikTok/ Berisha thirrje të rinjve dhe nxënësve: Na u bashkoni në protestën e nesërme anti-censurë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Asosacioni i Gazetarëve paralajmëron padi në Gjykatën Kushtetuese për mbylljen e Tik Tok

By: V K
13 March 2025 at 09:03

Drejtuesi i Asosacionit të Gazetarëve Shqiptarë (AGSH), Isa Myzyraj, i tha BIRN se vendimi i qeverisë shqiptare për bllokimin e platformës së mediave sociale Tik Tok, cenonte lirinë e shprehjes dhe bie ndesh me Kushtetutën.

“Ne e konsiderojmë këtë veprim të rrezikshëm për lirinë e shprehjes dhe kemi nisur tashmë punën për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese”, tha Myzyraj.

“Çdo veprim që cenon lirinë e shprehjes do të sfidohet nga ne në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut”, shtoi ai.

Me kërkesë të Autoritetit të Komunikimeve Postare Elektronike (AKEP), kompanitë që ofrojnë shërbimeve interneti në vend, pritet të bllokojnë të enjten qasjen ne aplikacionin e Tik Tok në Shqipëri.

Ky bllokim, ndjek vendimin e Këshillit të Ministrave të datës 6 mars, 2025, për mbylljen e platformës për shkak të efektit të pretenduar negativ mbi shëndetin psiko-emocional të fëmijëve.

TikTok, është një platformë e mediave sociale e fokusuar te videot e shkurtra. Ajo u krijua nga kompania kineze ByteDance dhe lejon përdoruesit të krijojnë, montojnë dhe ndajnë video të shkurtra me efekte speciale, muzikë dhe filtra të ndryshëm.

Kryeministri Edi Rama, deklaroi në një postim në rrjetin social ‘X’, që vendimi për mbylljen e platformës Tik Tok, është marrë nga qeveria pas konsultimeve të gjëra me prindër dhe mësues.

“Ky është një vendim i marrë në konsultimin e gjerë me 65 mijë prindër e mësues, dhe e dyta është një vendim i marrë pasi u ngritën kapacitetet e nevojshme teknike”, shkruan Rama.

Shifrat e ofruara nga kryesministri nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur, pasi takimet e tij nuk janë mbajtur në prani të medias.

Megjithatë, organizatat për mbrojtjen e lirisë së shprehjes në vend dhe ato ndërkombëtare janë shprehur kritike ndaj vendimit të qeverisë.

Blerjana Bino, drejtuese ekzekutive e qendrës SCiDEV i tha BIRN se ky është një precedent që cënon të drejtat themelore të njeriut.

“Ne na shqetëson precedenti që krijohet me mbylljen totale të Tik Tok, pra një precedent i “internet shutdown” duke cenuar kështu të drejtat themelore të qytetarëve siç është liria e shprehjes”, u shpreh Bino.

“Nën justifikimin e sigurisë për fëmijët qeveria me të njëjtën mënyrë mund të mbyllë nesër platforma të tjera, media apo internetin vetë, sepse shkaktojnë ‘dëm’”, shtoi ajo.

Drejtuesja e SCiDEV shtoi më tej se marrja e një dakordësie nga prindërit në kushte emocionale të ngarkuar nga një tragjedi, nuk është proces i rregullt i konsultimit dhe nuk mund të shërbejë si justifikim për mbylljen totale të platformës.

“Nuk ka asnjë raport publik të këtij konsultimi të pretenduar veç daljeve mediatike të Kryeministrit dhe Ministres përkatëse në shkolla”, tha Bino, teksa theksoi se të gjithë janë të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve, por ka masa proporcionale të tjera që mund të merren.

“Shqipëria ndodhet dy muaj përpara zgjedhjeve parlamentare dhe mbyllja e një platforme që është shndërruar në një medium të rëndësishëm për zërat e rinj në politikë dhe jo vetëm, ngre shqetësime të tjera për qëllimin pas saj”, theksoi Bino.

Edhe kreu i AGSH-së Isa Myzyraj, tha se ky vendim është praktikisht një precedent për akte të tjera të censurës në një vend me një qeveri autokratike.

“Kjo tregon qartë se institucionet tona janë autokrate dhe nuk reflektojnë pavarësisht se dhjetra organizata vendase dhe ndërkombëtare kanë shprehur shqetësimin për mbylljen e Tik Tok”, tha ai.

“Jemi të shokuar që qeveria nuk ka bërë asnjë reflektim dhe asnjë hap pas në lidhje me këtë situatë”, përfundoi Myzyraj./BIRN

The post Asosacioni i Gazetarëve paralajmëron padi në Gjykatën Kushtetuese për mbylljen e Tik Tok appeared first on Albeu.com.

Mbyllja e TikTok në Shqipëri, ekspertët: Ndalimi i platformës nuk do të zgjidhë problemin e të rinjve!

By: Ardit
12 March 2025 at 20:01

Mbyllja e platformës TikTok nuk do të zgjidhë problemin e të rinjve shqiptarë, mendojnë ekspertët. Kjo masë e marrë nga qeveria shqiptare për një periudhë 12 mujore synon shmangien e ndikimeve negative të kësaj platforme online dhe rritjen e sigurisë së fëmijëve. Mijëra prindër e kanë mbështetur vendimin, të tjerë thonë se vetëm kjo masë […]

The post Mbyllja e TikTok në Shqipëri, ekspertët: Ndalimi i platformës nuk do të zgjidhë problemin e të rinjve! appeared first on BoldNews.al.

Nga nesër Shqipëria pa TikTok/ AKEP: Bllokoni aksesin më 13 mars (Zbardhet shkresa)

By: V K
12 March 2025 at 12:24

Sot është afati i fundit që qytetarët shqiptarë, kanë të drejtë të kenë akses në aplikacionin TikTok. Pas vendimit të qeverisë për mbylljen e aplikacionit për një periudhë 1-vjeçare, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), ka kërkuar zyrtarisht mbylljen e aksesit në TikTok në Shqipëri.

Në një e-mail të dërguar të gjitha subjekteve ISP (ofruesve të shërbimeve të internetit), AKEP ka kërkuar që të bllokojnë aksesin në TikTok deri më 13 mars.

Kjo masë është marrë pas një urdhri nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

 

 

 

 

 

 

Njoftimi i AKEP:

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) me shkresën nr. 1196 prot., datë 10.03.2025 (administruar në AKEP me nr. 359/2 prot., datë 10.03.2025), ka kërkuar marrjen e masave të nevojshme për bllokimin e aksesit në aplikacionin TIK TOK dhe infrastrukturën e tij digjitale në territorin shqiptar, duke ndërmarrë veprimet e mëposhtme:

Bllokimi i IP-ve të TikTok në territorin e Shqipërisë.

Bllokimi i DNS-ve te TikTok në territorin e Shqipërisë.

Bllokimi i SNI (Server Name Indications) të TikTok në territorin e Shqipërisë.

Bllokimi i IP-ve të kompanisë ByteDance në territorin e Shqipërisë.

Në shkresën e AKSK-së citohet baza ligjore (Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 151 datë 6.3.2025) dhe listën e të gjitha IP-ve dhe domaineve, për të cilat kërkohet bllokimi i aksesit.

Bazuar në germën ç), të pikës 2 të nenit 30 të ligjit nr. 54/2024 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” dhe germës e), pika 1, të nenit 9, si dhe pikës 9 të Aneksit E, të Rregullores së AKEP nr. 47 datë 26.10.2017 “Për zbatimin e regjimit të Autorizimit të Përgjithshëm”, çdo operator/sipërmarrës që ofron shërbime/rrjete të komunikimeve elektronike sipas regjimit të autorizimit të përgjithshëm, duhet të respektojë kufizimet e transmetimeve të përcaktuara me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme nga AKSK.

Për sa më lart, ju përcjellim shkresën e AKSK-së.

Gjithashtu, secili sipërmarrës (ISP), duhet te paraqese konfirmim me shkrim në AKEP dhe për dijeni AKSK, për mbylljen e aksesit IP-ve dhe domaineve të cituara në shkresën e AKSK, brenda datës 13 mars 2025.

The post Nga nesër Shqipëria pa TikTok/ AKEP: Bllokoni aksesin më 13 mars (Zbardhet shkresa) appeared first on Albeu.com.

TikTok-u, armiku i fundit!

By: Ardit
6 March 2025 at 15:03

Nga Lutfi Dervishi Ja ku erdhi momenti. Tani mund të marrim frymë lirisht. Pas vitesh të tëra përballje me korrupsionin, keqqeverisjen, skandalet, emigrimin masiv, krimin e organizuar, sistemin arsimor të dalë boje dhe pa harruar rivendosjen në shina të SPAK, më në fund qeveria ka dhënë kurën për armikun që ka identifikuar e i kanoset […]

The post TikTok-u, armiku i fundit! appeared first on BoldNews.al.

Mbyllja e TikTok/ Reagon Rama: Mbetemi në dialog me platformën, do të rritet siguria për gjuhën shqipe

By: V K
6 March 2025 at 14:36

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, kryeministri Edi Rama, ka reaguar lidhur me vendimin e qeverisë për mbylljen e përkohshme të TikTok në Shqipëri për 12 muaj.

Sipas Ramës, ky vendim është marrë pas një konsultimi të gjerë me 65 mijë prindër dhe mësues, si dhe pas ngritjes së kapaciteteve teknike të nevojshme.

Ai shtoi se qeveria është në dialog pozitiv me kompaninë TikTok, e cila pritet të vizitojë Shqipërinë për të prezantuar masa të reja sigurie për fëmijët, përfshirë përmbajtje në gjuhën shqipe, si dhe risi në shërbim të arsimit.

Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi”, përfundoi Rama në reagimin e tij.

 

Vendimi për mbylljen e përkohshme të TikTokut është e para një vendim i marrë në konsultimin e gjerë me 65 mijë prindër e mësues dhe e dyta, është një vendim i marrë pasi u ngritën kapacitetet e nevojshme teknike, ndërkohë që ne jemi në një dialog shumë pozitiv me kompaninë, e…

— Edi Rama (@ediramaal) March 6, 2025

The post Mbyllja e TikTok/ Reagon Rama: Mbetemi në dialog me platformën, do të rritet siguria për gjuhën shqipe appeared first on Albeu.com.

Berisha njofton protestë kombëtare më 15 mars: Të nisim betejën për çlirimin e TikTok-ut!

6 March 2025 at 13:04

Një akt censure. Kështu e ka konsideruar Sali Berisha vendimin e Qeverisë, e cila miratoi mbylljen për një vit të platformës TikTok në Shqipëri. Gjatë një konference për mediat, Berisha tha se me këtë vendim, Edi Rama rreshton Shqipërinë me Afganistanin dhe Iranin dhe se është një akt i mirëfilltë fanatizmi, intolerance, frike dhe tmerri […]

The post Berisha njofton protestë kombëtare më 15 mars: Të nisim betejën për çlirimin e TikTok-ut! appeared first on BoldNews.al.

Berisha publikon statistikat: Ja përse Edi Rama kërkon të mbyll Tik Tok-un

By: V K
16 February 2025 at 11:02

Ditën e sotme, me anë të një postimi në “Facebook”, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar statistikat e Tik Tok, ku sipas tij Edi Rama, është në një inferioritet ndaj kryedemokratit.

“”Ja përse Edi Censori kërkon të mbyll Tik Tok-un!

Statistikat e Ramës janë ato që nuk kanë shkuar as te 20-ta”, shkruan kreu i PD-së, Sali Berisha në “Facebook”.

 

The post Berisha publikon statistikat: Ja përse Edi Rama kërkon të mbyll Tik Tok-un appeared first on Albeu.com.

Elon Musk: Presidenti Trump ka rënë dakord për mbylljen e USAID

By: fra nc
3 February 2025 at 15:26

Elon Musk, i cili drejton Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë në SHBA, deklaroi përmes një postimi në platformën “X” se Presidenti Donald Trump ka rënë dakord për mbylljen e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Sipas Musk, procesi i mbylljes tashmë ka nisur.

Miliarderi e përshkroi agjencinë si një “fole me krima”, duke nënkuptuar se është një institucion që nuk mund të reformohet.

“Nuk ka mollë, është përtej riparimit,” tha ai.

Sipërmarrësi amerikan theksoi gjithahstu se marrëdhënia e tij me presidentin Trump është forcuar me kalimin e kohës. “Sinqerisht, unë e dua atë djalë. Ai është i mrekullueshëm,” tha Musk.

Në postime të mëparshme në “X”, Musk ka kritikuar ashpër USAID-in, duke e quajtur atë një “organizatë kriminale” dhe një “fole nepërkash e marksistëve të majtë radikalë që e urrejnë Amerikën”.

Ndërkohë, administrata Trump ka nisur një rishikim të fondeve dhe programeve të USAID-it, duke analizuar ndikimin dhe efektivitetin e ndihmës së huaj të SHBA-së.

Kujtojmë se edhe në Shqipëri SHBA financojnë institucione shqiptare apo organizata jo-qeveritare përmes fondacionit USAID.

Deri tani, sipas të dhënave, rezulton se USAID ka shpenzuar mbi 500 milionë dollarë në Shqipëri që nga viti 1992, duke e bërë SHBA një nga kontribuuesit më të mëdhenj për vendin. Ndihma amerikane ka luajtur një rol kyç në tranzicionin e Shqipërisë drejt demokracisë dhe ka ndikuar që vendi të jetë një nga më pro-amerikanët në Europë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Elon Musk: Presidenti Trump ka rënë dakord për mbylljen e USAID appeared first on Euronews Albania.

Mbyllja e Tik Tok/ Eksperti: Pse rasti i Amerikës nuk ngjan me Shqipërinë

By: Oldi
18 January 2025 at 15:25

TikTok do të ndalohet në SHBA nga e diela nëse nuk shitet nga kompania e tij mëmë kineze, ka vendosur Gjykata e Lartë e SHBA. I ftuar në studion e rubrikës Opinion në News 24, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Brenton Kotorri tha se Trump mund të bëjë gjithçka për të hapur këtë rrjet social. Kjo, […]

The post Mbyllja e Tik Tok/ Eksperti: Pse rasti i Amerikës nuk ngjan me Shqipërinë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌