Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Drafti i Kodit të Ri Penal: 3 vite burg kush hap profile false me foton e tjetrit në rrjetet sociale

By: M C
25 July 2025 at 20:07

Ministria e Drejtësisë ka publikuar draftin e plotë për Kodin e ri Penal, ku janë parashikuar një sërë ndryshimesh ligjore.

Drafti i Kodit të ri Penal në nenin 842 për “Përdorimin e paligjshëm të imazhit”, lidhur me keqpërdorimin e imazhit të një personi tjetër për të hapur një profil të rremë në rrjetet sociale apo në çdo faqe tjetër, do të dënohet me gjobë dhe me 3 vite burg.

Për këto raste, ndjekja penale fillon vetëm kur bën denoncim viktima ose avokati, dhe pushohet kur heq dorë pala e dëmtuar.

“1. Përdorimi i imazhit të një personi për të bërë njoftime ose për të hapur profile të rreme në rrjetet sociale, faqet e kontaktit ose në çdo mjet tjetër komunikimi publik, pa pëlqimin e mbajtësit të imazhit, kur i shkakton këtij të fundit gjendje ngacmimi, përndjekjeje ose poshtërimi, dënohet me gjobe ose me burgim deri ne tre vjet.

2. Ndjekja penale për veprën penale fillon me ankim të viktimës ose përfaqësuesit ligjor të saj dhe pushon me heqjen dorë prej tij” – thuhet në draftin e Kodit të ri Penal.

The post Drafti i Kodit të Ri Penal: 3 vite burg kush hap profile false me foton e tjetrit në rrjetet sociale appeared first on Albeu.com.

Gjykata Kushtetuese merr në shqyrtim ndalimin e TikTok-ut në Shqipëri

4 June 2025 at 12:34

Gjykata Kushtetuese ka pranuar ta marrë në shqyrtim vendimin e kontestuar të qeverisë për mbylljen e platformës TikTok. Ajo ka vendosur ta shqyrtojë me seancë plenare publike, një vendim që u përshëndet nga organizatat e medias dhe shoqërisë civile si një fitore e përkohshme për lirinë e shprehjes.

Një grup organizatash dorëzuan në muajin mars ankesën për shpalljen si antikushtetues të Vendimit të Këshillit të Ministrave që ndalon qasjen në platformën TikTok në Shqipëri.

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), një nga organizatat që pati dorëzuar ankesën, deklaroi përmes një postimi në Facebook se ky është një hap kyç për mbrojtjen e të drejtave kushtetuese të qytetarëve.

“Ne jemi të bindur se ndalimi i një platforme të komunikimit publik, pa transparencë dhe pa vlerësim proporcional të ndikimit të saj, përbën një precedent të rrezikshëm për liritë themelore në vend”, u tha në reagimin e AGSH-së.

Gjykata Kushtetuese nuk pranoi ta pezullojë vendimin e qeverisë, por megjithatë vendimi për të kaluar çështjen në shqyrtim të thelluar dhe publik është konsideruar si tregues i seriozitetit dhe rëndësisë që ka për rendin kushtetues.

“Liria e shprehjes është themel i demokracisë, ajo nuk mbrohet duke mbyllur gojën e qytetarëve, por duke hapur më shumë dritare për informacion dhe debat”, thuhet më tej në deklaratë. 

Në një tjetër zhvillim të rëndësishëm, Asambleja e Përgjithshme e Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ) ka miratuar një rezolutë të propozuar nga AGSH, që dënon ndalimin e TikTok në Shqipëri dhe e cilëson atë si një kërcënim ndaj lirisë së shprehjes në mbarë rajonin.

Kjo rezolutë […] thekson se ndalesa e TikTok, […] përbën një precedent të rrezikshëm për censurimin e rrjeteve sociale në të ardhmen jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon dhe më gjerë në Evropë”, tha AGSH në një reagim.

Vendimi i qeverisë për të mbyllur TikTok u kundërshtua nga mbi 20 organizata të medias dhe shoqërisë civile, duke e cilësuar një kufizim ekstrem të së drejtës për lirinë e shprehjes dhe aksesin në informacion.

Organizatat argumentojnë se mbyllja mund të krijojë precedentë shqetësues për Shqipërinë dhe rajonin. Ky veprim rrezikon t’i hapë rrugën kufizimeve të mëtejshme, duke kërcënuar lirinë e shprehjes dhe qasjes në internet në mënyrë më të gjerë.

The post Gjykata Kushtetuese merr në shqyrtim ndalimin e TikTok-ut në Shqipëri appeared first on Citizens.al.

Manipulimi në epokën digjitale: Shpërndarja e videove të rreme me IA në rrjet

17 July 2025 at 09:09

Në një video të shpërndarë gjerësisht në Facebook, gazetari i njohur Blendi Fevziu shfaqet në studion e tij televizive të emisionit “Opinion” në TV Klan duke raportuar mbi një sulm fizik ndaj doktor Skënder Bratajt, që pretendohet se është kryer nga “mafia farmaceutike”, pasi ky i fundit kishte shpërndarë një video ku fliste për efektet […]

The post Manipulimi në epokën digjitale: Shpërndarja e videove të rreme me IA në rrjet appeared first on Reporter.al.

E trishtë! Orinda Huta humb njeriun e shtrenjtë

By: Elva
6 July 2025 at 16:30

Moderatorja e njohur Orinda Huta ka ndarë sot me ndjekësit një nga momentet më të vështira të jetës së saj – humbjen e të atit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Orinda nuk ka përdorur fjalë, por ka zgjedhur të shprehë dhimbjen përmes disa fotove prekëse pranë babait të saj. Pamjet, të mbushura me emocione, […]

The post E trishtë! Orinda Huta humb njeriun e shtrenjtë appeared first on BoldNews.al.

Brataj dhe Fevziu viktima të një ‘deepfake’ në Facebook

1 July 2025 at 19:52

Prej të hënës, në Facebook po qarkullon një video e krijuar me ndihmën e aplikacioneve që përdorin Inteligjencën Artificiale, e cila keqpërdor imazhin e shefit të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, dhe të gazetarit Blendi Fevziu. Në videon e manipuluar, Fevziu shfaqet duke raportuar mbi një sulm fizik ndaj Bratajt, që pretendohet se është kryer nga […]

The post Brataj dhe Fevziu viktima të një ‘deepfake’ në Facebook appeared first on Reporter.al.

Nuk deklaruan 33 mln euro të përfituara nga rrjetet sociale, 100 persona në hetim

25 June 2025 at 08:54

Ka nisur hetimi për 100 persona/subjekte, pasi nuk kanë deklaruar të ardhurat e përfituara nga rrjetet sociale. Sipas një njoftimi të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, bëhet fjalë për rreth 33 milionë euro të padeklaruara, burimi i të cilave janë Facebook, TikTok, YouTube, Instagram, Google, PayPal. “Drejtoria e Hetimit ka nisur hetimin ndaj 100 individëve/subjekteve […]

The post Nuk deklaruan 33 mln euro të përfituara nga rrjetet sociale, 100 persona në hetim appeared first on BoldNews.al.

Nuk deklaruan rreth 33 milionë euro të përfituara nga rrjetet sociale, nis hetimi për 100 persona

By: V K
25 June 2025 at 09:22

Drejtoria e Përgjithshme të Tatimeve, ka nisur hetim për 100 persona/subjekte, pasi nuk kanë deklaruar të ardhurat e përfituara nga rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për rreth 33 milionë euro të padeklaruara, burimi i të cilave janë Facebook, TikTok, YouTube, Instagram, Google, PayPal.

“Drejtoria e Hetimit ka nisur hetimin ndaj 100 individëve/subjekteve për të ardhurat e përfituara nga platformat sociale (Facebook; TikTok; YouTube; Instagram; Google; PayPal), ku nga verifikimet paraprake dyshohet për rreth 33 milionë euro të padeklaruara!”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Ndërkohë, u bëhet thirrje të gjithë këtyre tatimpaguesve, që të përmbushin detyrimet e tyre sa më shpejt për të shmangur penalitetet.

“Administrata Tatimore ka njoftuar më datë 29 mars, përmes rrjeteve sociale, që individët dhe subjektet të përmbushin detyrimet ligjore nëpërmjet vetëdeklarimit në DIVA 2024.
Ftojmë tatimpaguesit që nuk kanë reaguar ende, të kryejnë sa më shpejt këtë detyrim, për të shmangur penalitete dhe masa të tjera që mund të sjellë një hetim i thelluar”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

 

The post Nuk deklaruan rreth 33 milionë euro të përfituara nga rrjetet sociale, nis hetimi për 100 persona appeared first on Albeu.com.

Rrjedh teza e matematikës në provimet e maturës shtetërore 2025

17 June 2025 at 12:44

Të martën paradite, gjatë provimit të matematikës, ka rrjedhur teza e provimit në rrjetet sociale, vetëm 20 minuta pas nisjes së provimit. Tezat e provimit janë publikuar të paplotësuara në variantet A dhe B, në llogarinë e Instagramit të “Studentët Denoncojnë”. Nga ana tjetër, Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve (MAS) ka reaguar duke siguruar […]

The post Rrjedh teza e matematikës në provimet e maturës shtetërore 2025 appeared first on Reporter.al.

Gjesti paralajmëron me një postim intrigues, për kë është ky mesazh?

10 June 2025 at 11:40

Ish fituesi i ‘Big Brother VIP Albania’, Gjesti, është tejet aktiv në rrjete sociale, duke lënë pas vetes diskutime të forta dhe spekulime për shprehjet e tij të sinqerta.

Pak minuta më parë, ai ka publikuar një foto në llogarinë e tij, duke lënë të kuptohet se ka një mesazh të rëndësishëm për ndjekësit e tij.

Gjesti shprehet: “Mos m’printi knej ma mirë”, duke ofruar një paralajmërim të drejtpërdrejtë. Kjo frazë ka tërhequr vëmendjen e fansave të tij, të cilët filluan menjëherë të spekulojnë për personin e caktuar që po i drejtohen këto fjalë. Fjalët e Gjesti, si gjithmonë, të shpërndara në një kontekst të gjerë e cila përfshin jetën e tij personale dhe sfidat me të cilat ai mund të përballet.

Ai ka krijuar një imazh publik të një personi të fortë, të gatshëm për të bërë zgjedhje të guximshme dhe të papritura. Çfarëdo që të jetë mesazhi, një gjë është e sigurt: ai ka arritur të kapë vëmendjen e masave.

The post Gjesti paralajmëron me një postim intrigues, për kë është ky mesazh? appeared first on Sot News | Lajme.

Xhorxhina Roçi rrëfen mes lotësh: Tentova vetëvrasjen, por rilinda…

By: Oldi
9 June 2025 at 16:26

Xhorxhina Roçi, vajza e njohur në rrjetet sociale bëri një rrëfim të thellë dhe prekës për jetën e saj personale. Mes lotësh, Xhorxhina ndau për herë të parë me publikun momentet e errëta që ka përjetuar gjatë adoleshencës — bullizimin në shkollë, përjashtimin nga miqtë dhe një tentativë për vetëvrasje që i ndryshoi jetën përgjithmonë. […]

The post Xhorxhina Roçi rrëfen mes lotësh: Tentova vetëvrasjen, por rilinda… appeared first on BoldNews.al.

Kandidatët për deputetë shkelën heshtjen zgjedhore me reklama politike në Facebook

23 May 2025 at 08:04

Një ditë përpara se shqiptarët t’u drejtoheshin kutive të votimit, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi nxorri një urdhër të prerë për partitë politike: ‘ndaloni fushatën’. “Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron respektimin e plotë të heshtjes zgjedhore, e cila ndalon çdo lloj fushate apo thirrjeje elektorale, përfshirë edhe atë në rrjetet sociale,” shkroi KQZ në […]

The post Kandidatët për deputetë shkelën heshtjen zgjedhore me reklama politike në Facebook appeared first on Reporter.al.

Disa të arrestuar e të proceduar në Tiranë/ Përndjekje dhe publikim të të dhënave në rrjetet sociale

22 May 2025 at 11:20

Arrestime dhe procedime penale ndaj disa shtetasve. Policia e Tiranës ka goditur një sërë rastesh të përndjekjes dhe keqpërdorimit të të dhënave personale në rrjetet sociale.

Në kuadër të hetimeve të zhvilluara nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, si dhe nga Komisariati i Policisë Nr. 1, janë referuar materialet në Prokurori për një sërë personash të dyshuar për përndjekje, hapje profilësh false dhe komente fyese ndaj qytetarëve.

Në një prej rasteve, një 22-vjeçar u arrestua për përndjekjen e një 21-vjeçareje, ndërsa një tjetër shtetas është shpallur në kërkim. Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rasteve dhe për të ndalur keqpërdorimet në platformat online.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-V. T., 20 vjeçe, pasi dyshohet se ka hapur në rrjete sociale, dy profile false, me të dhënat e një 21-vjeçareje;

-F. D., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka hapur në rrjete sociale, një profil me fotografitë e një 42-vjeçareje;

-G. J., 46 vjeç, pasi bazuar në kallëzimin e bërë nga një 46-vjeçare, ky shtetas bën komente fyese në profilin e saj në rrjete sociale;

-D. Xh., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur në rrjete sociale, një 30-vjeçar;

-shpallën në kërkim shtetasin G. Q., 52 vjeç, pasi dyshohet se ka hapur në rrjete sociale, një profil fals me atë të të cilit përndjek një 41-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:

-arrestuan shtetasin H. V., 22 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një 21-vjeçare;

The post Disa të arrestuar e të proceduar në Tiranë/ Përndjekje dhe publikim të të dhënave në rrjetet sociale appeared first on Sot News | Lajme.

Përdoruesit e aplikacioneve në Kosovë duhen të kalojnë në kodin +383, kërkohet përditësim i menjëhershëm

15 May 2025 at 16:37

Nga data 15 maj 2025, kodet telefonike +377 dhe +386 nuk do të mbështeten më në platformat e aplikacioneve dhe nuk do të funksionojnë për verifikime apo qasje në llogari.

Kjo vjen si rezultat i një udhëzimi të fundit nga autoritetet dhe përditësimeve teknike të operatorëve telefonikë në vend.

Vala ka dërguar sms tek përdoruesit e saj për këtë njoftim të rëndësishëm: “I/e nderuar, kur përdorni aplikacionet që kërkojnë verifikim me SMS, ju lutem deklaroni numrin tuaj me prefiksin zyrtar +383. Prefiksi +377 nuk është më në përdorim dhe Vala nuk garanton shërbim me të. Faleminderit që shfrytëzoni shërbimet tonë”, thuhet në sms e Vala-s.

Gjithashtu edhe nga IPKO për Telegrafin kanë konfirmuar se +386 nuk do të mbështetet në të ardhmen nga ata, duke i ftuar të gjithë që të përditësojnë rrjetet e tyre sociale në +383.

Edhe njohësi i rrjeteve sociale, Donik Fazliu ka ngritur shqetësimin për këtë çështje duke publikuar një njoftim se si duhet të ndryshohet prefiksi tek të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale, ndërsa gjithashtu ka informuar që përditësimi aktualisht nuk është i mundur në rrjetin social, Snapchat. /Telegrafi/

The post Përdoruesit e aplikacioneve në Kosovë duhen të kalojnë në kodin +383, kërkohet përditësim i menjëhershëm appeared first on Telegrafi.

Një letër për grupin e gatshëm të replikuesve

By: Ardit
10 May 2025 at 14:19

Nga Lutfi Dervishi I dashur komentues. Po të shkruaj në njëjës sepse edhe pse jeni shumë, një mendje keni. Qofsh ti trim i profileve pa foto, qofsh profil i sapo hapur, qofsh komentues me foto duke ngrënë në restorant…, po e shkruaj këtë letër në emër të atyre që kanë humbur shpresën për një diskutim/debat […]

The post Një letër për grupin e gatshëm të replikuesve appeared first on BoldNews.al.

X-i i Musk bllokon profilin e kryetarit të arrestuar të Stambollit me kërkesë të Turqisë

8 May 2025 at 13:38

Qasja në llogarinë e medias sociale të kryebashkiakut të burgosur të Stambollit, Ekrem Imamoglu, në X, është bllokuar në Turqi, tha të enjten një platformë monitorimi, masa e fundit kundër rivali kryesor të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

Sipas Engelli Web, një faqe interneti që gjurmon dhe raporton censurën e internetit në Turqi, X kufizoi llogarinë e Imamoglu në Turqi në përputhje me një kërkesë ligjore nga autoritetet turke, të cilat përmendën shqetësime për sigurinë kombëtare dhe rendin publik, transmeton Telegrafi.

Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga X, por një njoftim në platformë thotë se llogaria – e cila ka 9.7 milionë ndjekës – është “mbajtur në Turqi në përgjigje të një kërkese ligjore”. Llogaria mbetet e arritshme jashtë Turqisë.

Imamoglu, i parë si sfiduesi kryesor i opozitës ndaj sundimit 22-vjeçar të Erdogan, u arrestua më 19 mars dhe u burgos për akuza korrupsioni.

Ai u nominua nga partia e tij Republikane Popullore, ose kandidati presidencial i CHP ndërsa ishte në paraburgim.

Arrestimi i tij është parë gjerësisht si i motivuar politikisht, megjithëse qeveria këmbëngul se gjyqësori i Turqisë është i pavarur dhe i lirë nga ndikimi politik.

Pavarësisht paraburgimit të tij, Imamoglu kishte mbetur aktiv në mediat sociale. Avokatët e tij pritet të apelojnë kufizimin ligjor.

Politikanët e opozitës e kritikuan kufizimin si një sulm ndaj lirisë së fjalës në Turqi. /Telegrafi/

 

The post X-i i Musk bllokon profilin e kryetarit të arrestuar të Stambollit me kërkesë të Turqisë appeared first on Telegrafi.

Si po përdoret arsimi në fushatë: Presion dhe shfrytëzim politik

5 May 2025 at 16:45

Përfshirja e sistemit arsimor në fushatat zgjedhore mbetet plagë kronike e demokracisë shqiptare. Megjithëse janë zhvilluar 10 zgjedhje parlamentare dhe 9 vendore që nga rënia e komunizmit, përdorimi klientelist i administratës publike dhe burimeve shtetërore vazhdon të cenojë integritetin e garës zgjedhore. Në zgjedhjet e fundit – 2021, 2022 dhe 2023 – organizata si Komiteti […]

The post Si po përdoret arsimi në fushatë: Presion dhe shfrytëzim politik appeared first on BoldNews.al.

“Chat”-et me foto e video intime, gratë e vajzat viktima të shantazheve në aplikacione

24 April 2025 at 21:09

Në muajin prill 2024, u arrestua nga Policia e Kosovës një prej të dyshuarve si pjesëtar i grupit Albkings që shpërndante foto dhe video intime të vajzave në platformën Telegram. Grupi Albkings në rrjetin Telegram u kthye në shumë pak kohë në tmerrin e grave dhe vajzave jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri […]

The post “Chat”-et me foto e video intime, gratë e vajzat viktima të shantazheve në aplikacione appeared first on BoldNews.al.

Ilirjan Celibashi: Ata që publikojnë votën në rrjetet sociale po kryejnë një vepër penale

By: V K
24 April 2025 at 12:52

Ditën e sotme, një konferencë për gazetarët në kuadër të zgjedhjeve elektorale të 11 majit, Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka bërë të ditur se në zonat e Vorës dhe Njësisë 10 në Tiranë, ku që nga zgjedhjet e 2023 votohet në mënyrë elektronike, janë ngritur qendrat e testimit të votimit.

Më tej, Celibashi ka folur për votimin në diasporë, ku ka thënë se 62% e zgjedhësve të regjistruar e kanë marrë zarfin dhe kanë votuar 12.5% e tyre.

Sipas tij, janë konstatuar raste të shpërndarjes me vonesë të zarfave në Greqi, ku Celibashi ka bërë të ditur se KQZ ka kontaktuar kompaninë private të shpërndarjes, për të pasur në vëmendje situatën.

“Zgjedhësit që e kanë marrë në dorë zarfin janë 154.770, pra 62% e zgjedhësve e kanë marrë dokumentacionin zgjedhor. Kanë mbërritur deri tani në KQZ 19.025 zarfa votimi, deri në fund të ditës do të jenë 22 mijë, që përbëjnë 12.5% të votuesve. Problematika me shpërndarjen e zarfave të votimit është më e madhe në Greqi, sipas raportimeve, ku kemi kontaktuar kompaninë për ta pasur në vëmendje situatën”,-tha Celibashi.

Më tej, Celibashi ka folur për komunikimin e KQZ-së me SPAK mbi hetimet lidhur me problematika zgjedhore.

Ai tha se me SPAK kanë komunikim të vazhdueshëm dhe për raste konkrete. Sipas informacionit që disponon, Celibashi ka nisur një numër procedimesh që SPAK është duke i ndjekur.

“Jemi në komunikim të vazhdueshëm. Kemi pasur një komunikim për një çështje konkrete. Ndërkohë, në një komunikim të sotëm, SPAK mund ta bëjë vetë me dije që janë një numër procedimesh të cilat janë duke i ndjekur. Bazuar edhe në denoncimet e subjekteve zgjedhore dhe në raste të bërë të ditura në media”,-tha Celibashi.

Nga ana tjetër, Celibashi ka sqaruar edhe një rast ku një votues ka bërë të ditur se ka shkuar zarfi i votimit në diasporë pa fletëvotimi. Sipas Celibashit, një rast i tillë mund të jetë spekulim nga ana e zgjedhësit.

“Ka pasur një rast ku zgjedhësi ka bërë të ditur se i ka shkuar zarfi pa fletën e votimit. Në fakt, lidhur me këtë rast ne nuk kemi asnjë fakt nëse është gabim i KQZ-së apo spekulim i zgjedhësit, por nëse do të jetë spekulim, sërish nuk mund të keqpërdoret edhe nëse i dërgojmë një fletë të dytë, sepse elementët e sigurisë nuk e lejojnë që të regjistrohet si një votim i bërë dy herë.”-tha Celibashi.

Nga ana tjetër, Celibashi është ndalur edhe tek rastet e atyre votuesve që kanë publikuar votën e tyre, ku ai thekson se publikimi i votës është një vepër penale. Komisioneri u ka bërë thirrje partive politike që të mos inkurajojnë këto veprime te votuesit e tyre.

“E ribëjmë me dije dhe njëherë se fotografimi i votës dhe ajo çka po bëjnë ata në rrjetet sociale, në gjykimin tim, përbën një vepër penale, por nuk jam unë autoriteti që vendos për këtë çështje. Unë e shoh si një veprim që e klasifikoj si vepër penale. Është i ndaluar rreptësisht publikimi i votës.”-tha më tej ai.

The post Ilirjan Celibashi: Ata që publikojnë votën në rrjetet sociale po kryejnë një vepër penale appeared first on Albeu.com.

Raporti i CNN: Më shumë se gjysma e adoleshentëve amerikanë mendojnë se rrjetet sociale ndikojnë negativisht në shëndetin mendor

By: Rovena
22 April 2025 at 22:21

Sipas CNN, ndikimi i mediave sociale te shëndeti mendor dhe mirëqenia e të rinjve është bërë një temë shqetësuese për prindërit, edukatorët dhe profesionistët e shëndetit.

Gati gjysma e adoleshentëve amerikanë (48%) besojnë se mediat sociale kanë një efekt kryesisht negativ për bashkëmoshatarët e tyre, një rritje nga 32% në vitin 2022. Megjithatë, vetëm 14% e adoleshentëve besojnë se mediat sociale kanë ndikim negativ te vetë ata, edhe pse kjo shifër ka pësuar një rritje. Po ashtu, 45% e adoleshentëve thonë se kalojnë shumë kohë në mediat sociale, dhe 44% kanë reduktuar përdorimin e tyre.

Kjo është sipas një raporti të Qendrës për Kërkim Peë të botuar të martën, që pyeti adoleshentët dhe prindërit amerikanë për qëndrimet e tyre ndaj mediave sociale dhe telefonave të mençur. Ai ofron një pamje të përditësuar mbi se si adoleshentët e shohin përdorimin e tyre të mediave sociale, pas një studimi të veçantë nga Peë në dhjetor që zbuloi se pothuajse gjysma e adoleshentëve amerikanë thonë se janë gjithmonë online.

Raporti sugjeron se ndikimi i mediave sociale ndryshon sipas gjinisë dhe racës. Vajzat janë më të prirura se djemtë për të thënë se mediat sociale dëmtojnë shëndetin e tyre mendor, si dhe i bëjnë ato më të ndjeshme ndaj ngacmimit dhe më të prira të kenë probleme me imazhin e trupit. Këto zbulime janë në përputhje me studime të mëparshme që sugjerojnë se lidhja midis mediave sociale dhe depresionit është më e fortë te vajzat adoleshente.

Përkundër këtyre shqetësimeve, mediat sociale kanë aspekte pozitive. Pothuajse gjysma e adoleshentëve thonë se mediat sociale u ofrojnë mundësinë të shprehin kreativitetin e tyre dhe të qëndrojnë të lidhur me miqtë. Edhe pse adoleshentët janë të shqetësuar për ndikimin e mediave sociale, prindërit janë më të shqetësuar për efektet negative të këtyre platformave në shëndetin mendor të fëmijëve të tyre.

Në përgjithësi, ky raport nxjerr në pah shqetësimet e vazhdueshme mbi ndikimin e mediave sociale në mirëqenien e të rinjve dhe përpjekjet e prindërve dhe rregullatorëve për të mbrojtur adoleshentët.

❌
❌