Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Faza e dytë e zhvillimit profesional, Manastirliu: Deri në dhjetor trajnohen 16 mijë mësues

TIRANË, 2 korrik/ATSH/ Ministria e Arsimit dhe Sportit po përgatitet për të nisur fazën e dytë të Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu në një postim në rrjetet sociale.

“Faza e dytë ka synim trajnimin e rreth 16 mijë mësuesve deri në fund të këtij viti”, tha Manastirliu.

Manastirliu bëri të ditur se “po punojmë edhe për programin e ardhshëm 2026–2028, një cikël i cili do të ofrojë module të reja të edukimit në vazhdim, përputhshmëri më të madhe me kurrikulën e re dhe mbi të gjitha, do t’i pajisë mësuesit me aftësitë që kërkon mësimdhënia në epokën digjitale”.

Pedagogë dhe trajnerë të zgjedhur për ekspertizën e tyre po japin një mbështetje të vazhdueshme dhe të personalizuar për mësuesit, duke garantuar një zhvillim profesional cilësor dhe të orientuar drejt praktikës.

Synimi është që deri në 2016-ën nga Programi Kombëtar i Zhvillimit të Mësuesve të trajnojë mësuesit në vend, duke i pajisur ata me njohuri dhe aftësi që do të ndikojnë pozitivisht në cilësinë e arsimit.

/k.s//r.e//a.f/

The post Faza e dytë e zhvillimit profesional, Manastirliu: Deri në dhjetor trajnohen 16 mijë mësues appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Manastirliu: Shkolla verore, hapësirë argëtimi për mbi 1 mijë fëmijë

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka falënderuar mësuesit, punonjësit psiko-sociale dhe oficerët e sigurisë që u angazhuan për një periudhë dyjavore në projektin pilot të shkollave verore në 10 shkolla në Tiranë, Kamzë dhe Durrës.

Manastirliu tha se “mbi 150 mësues, punonjës psiko-socialë dhe oficerë të sigurisë e kthyen shkollën verore në një hapësirë argëtimi e kujdesi për mbi 1 mijë fëmijë në të gjithë vendin që me shumë dëshirë u bënë pjesë e këtij programi të ri”.

Ministrja Manastirliu i falënderoi të gjithë ata për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në këtë projekt.

Shkolla verore u zhvillua çdo ditë nga ora 08:00 deri në 13:00 për një periudhë dyjavore në secilën shkollë. Gjatë kësaj kohe, fëmijët morën pjesë në një sërë aktivitetesh si: art dhe zeje, mësim i gjuhëve të huaja, kodim, sport, lojëra kreative, projekte STEM, diskutime mbi libra dhe biseda me të ftuar nga fusha të ndryshme të jetës publike e sociale. Veçanti e programit ishte edhe ofrimi i vakteve ushqimore të shëndetshme për të gjithë nxënësit.

Shkolla verore është pjesë e një plani më të gjerë të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për të nxitur përfshirjen sociale dhe zhvillimin e fëmijëve, si edhe një projekt që po pilotohet për të parë mundësinë për ta shtrirë në vitet e ardhshme edhe në shkolla të tjera.

Nga projekti pilot i shkollave verorë në Tiranë, Kamzë dhe Durrës
1 nga 16

/e.i//r.e/

The post Manastirliu: Shkolla verore, hapësirë argëtimi për mbi 1 mijë fëmijë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur korçar, Vehbi Furxhi

By: Ela
21 June 2025 at 19:07

Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare gazetari dhe mësuesi i njohur Vehbi Furxhi, një prej figurave më të spikatura të kulturës dhe medias në qytetin e Korçës. Furxhi ka qënë një figurë e shquar e kulturës dhe medias, ai dha një kontribut të çmuar si drejtues i Radio Korçës, gazetar i revistës Hosteni dhe […]

The post Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur korçar, Vehbi Furxhi appeared first on BoldNews.al.

Shkollat e fshatrave të lëna pas dore në përdorimin e mjeteve digjitale

By: Ela
11 June 2025 at 19:46

Për sa i përket përkushtimit dhe entuziazmit në punën e tyre, Armela thotë se ajo dhe kolegët e saj mësues të shkollës fillore në një skaj të largët të Shqipërisë juglindore nuk janë ndryshe nga kolegët e tyre të qytetit. Megjithatë, mjetet që kanë në dispozicion “na bëjnë të pabarabartë”, tha Armela, e cila foli […]

The post Shkollat e fshatrave të lëna pas dore në përdorimin e mjeteve digjitale appeared first on BoldNews.al.

Skema e re e kualifikimit të mësuesve, rritje page në bazë të kualifikimeve të përfituara

TIRANË, 8 qershor/ATSH/ Me skemën e re të kualifikimit të mësuesve, e cila është vënë në zbatim në fund të vitit të shkuar, arsimtarët do të kenë mundësi të paguhen në bazë të meritës.

Drejtori i agjencisë të sigurimit të cilësisë në arsimin parauniversitar Gerti Janaqi, në një intervistë televizive sqaron se tashmë mësuesit e rinj mund t’i nënshtrohen testimit të informatizuar nëse kanë dëshirë edhe me 3 vite punë, për të fituar kategorinë e mësuesit të kualifikuar.

“Sistemi i ri i kualifikimit të mësuesve vjen me disa risi. Prej më shumë se një viti kemi një ndryshim të fashave të mësuesve që e përfitojnë kualifikimin, nëse dikur mund të aplikonin ku mbushnin 7 vite, tashmë mund të aplikojnë që sa mbushin 3 vite. Një risi e dytë ka të bëjë me bonusin financiar të atyre mësuesve që e përfitojnë kualifikimin, ka një rritje me 50% të bonusit financiar. Mësuesit 3-vjeçar kanë një test të informatizuar, orë të hapur dhe projekt”, theksoi Janaqi.

Kategorinë për mësues specialist, arsimtarët mund ta përfitojnë vetëm pas 8 vitesh punë, ndërsa si mësues mjeshtër pas 15 vitesh punë, duke u shoqëruar edhe me rritje page.

“Mësuesit e kategorisë së dytë dhe të tretë, janë të lehtësuar nga testi sepse kanë një përvojë më afatgjatë, por duhet të prezantojnë një orë mësimore e cila vëzhgohet në praninë e kolegëve dhe një projekt i cili mund të realizohet edhe me nxënës”, u shpreh Drejtori i Agjencisë të Sigurimit të Cilësisë në arsimin parauniversitar.

Kualifikimit të mësuesve do t’i bashkëngjitet edhe portofoli digjital i tyre, ku do të shënohen të gjitha vlerësimet e trajnimeve të ndryshme si edhe monitorimi i performancës në shkolla.

/m.m/a.f/

The post Skema e re e kualifikimit të mësuesve, rritje page në bazë të kualifikimeve të përfituara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hapen aplikimet për mësuesit e gjuhës shqipe e të kulturës shqiptare në diasporë

5 June 2025 at 14:05

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi sot mësuesit shqiptarë në diasporë se janë hapur aplikimet në regjistrin shtetëror të mësuesve të gjuhës shqipe e të kulturës shqiptare në diasporë për vitin 2025. MEPJ i drejtohet me një mesazh mësuesve që duan të japin kontributin e tyre.

“A e ndien se gjuha jonë është më shumë se fjalë? Ajo është rrënjë, kujtim, identitet! Nëse dëshiron të japësh kontributin tënd, atje ku gjuha shqipe dëgjohet më rrallë, por ndihet më fort, është koha të bëhesh pjesë e Regjistrit Shtetëror të Mësuesve të Diasporës”, theksoi MEPJ në një postim në rrjetet sociale.

MEPJ thekson se afati i aplikimit është deri më 30 shtator 2025 dhe dokumentet do të dorëzohen me postë ose elektronikisht.

The post Hapen aplikimet për mësuesit e gjuhës shqipe e të kulturës shqiptare në diasporë appeared first on Sot News | Lajme.

Nis gara për punësimin e mësuesve/ Lista me dokumentacionin, aplikojnë edhe të parashkollorit, 3 faza, ja afati

31 May 2025 at 09:20

Gjatë muajve të verës, kur shumica e profesionistëve gëzojnë pushimet sezonale, për mësuesit dhe kandidatët për t’u bërë mësues, kjo periudhë shënon nisjen e një procesi për t’u bërë pjesë e sistemit arsimor.

Portali “Mësues për Shqipërinë” është tashmë një mekanizëm në përdorim prej thuajse një dekade përmes të cilit përzgjidhen dhe renditen mësuesit, duke iu dhënë shansin për punësim të parëve atyre, që mbledhin më tepër pikë nga vlerësimi i dosjes dhe testimi. Gara nis nga kjo e hënë me dorëzimin e dosjes dhe ankthi zgjat deri në 2 shtator (kur shkollat hapen në datë 8), kur dalin emrat që futen në sistemin arsimor, ndërkohë që të tjerët mbeten në pritje të lirimit të ndonjë vendi gjatë vitit arsimor.

TRI FAZAT PËR PUNËSIM

Faza e parë e këtij procesi fillon me aplikimin “online”, përmes shërbimit “Aplikim për konkurrim për punësim si mësues” në portalin qeveritar “e-Albania”. Për kandidatët e licencuar, afati i aplikimit është nga data 2 deri më 16 qershor 2025. Ndërkohë, kandidatët që kanë dhënë provimin e licencës në maj ose janë në proces licencimi mund të aplikojnë nga 13 deri më 23 qershor 2025. Gjatë aplikimit, secili kandidat zgjedh Drejtorinë Rajonale të Arsimit Parauniversitar (DRAP) sipas vendbanimit të përhershëm dhe deri në tri ZVAP-e (Zyra Vendore të Arsimit Parauniversitar) ku dëshiron të konkurrojë.

Në rast se kandidati zotëron më shumë se një licencë profesionale, ai mund të aplikojë për më shumë se një profil, përmes aplikimeve të ndara. Përveç kësaj, është e mundur të shprehet interes edhe për pozitat e mësuesit ndihmës apo mësuesit në dispozicion, përmes përzgjedhjes së opsioneve përkatëse në formular. Komisionet e Vlerësimit të Dosjeve (KVD) zhvillojnë vlerësimin e dosjeve gjatë periudhës 8 – 27 qershor 2025. Vlerësimi bazohet në një skemë të miratuar pikëzimi, e cila merr parasysh: notën mesatare të studimeve, kategorinë e kualifikimit profesional, certifikatat e gjuhëve të huaja, numrin e krediteve të trajnimeve, përvojën në punë si mësues.

Kandidatët kanë të drejtë të ankimojnë vlerësimin nga data 1 deri më 3 korrik 2025, ndërsa komisionet shqyrtojnë dhe finalizojnë listën e kandidatëve të kualifikuar deri më 10 korrik. Faza e dytë përfshin testimin e informatizuar, i cili organizohet nga Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) dhe zhvillohet brenda datës 25 gusht 2025. Kalendari i testimeve publikohet në faqet zyrtare të institucioneve përkatëse.

Kandidatët që nuk dëshirojnë të ruajnë pikët e një testimi të mëparshëm kanë të drejtë të ritestohen. Pas shpalljes së rezultateve, kandidatët mund të ankimojnë rezultatin brenda 3 ditëve pune. QSHA shqyrton ankesat dhe në rast pranimi, reflekton ndryshimet në pikëzimin përfundimtar brenda 5 ditëve pune.

Faza përmbyllëse është publikimi i listës përfundimtare, e cila përfshin të gjithë kandidatët sipas renditjes së pikëve të fituara nga dosja dhe testimi. Kjo listë shpallet deri më 2 shtator 2025 dhe përbën bazën për emërimet e mundshme në institucionet arsimore në fillim të vitit shkollor.

TRI FAZAT PËR PUNËSIMIN E MËSUESVE

Vlerësimi i dosjeve të aplikimit
Testimi i informatizuar
Faza e tretë: Lista përfundimtare
DOKUMENTET QË NEVOJITEN PËR APLIKIM

Kopje e diplomës/ave për ushtrimin e profesionit të mësuesit dhe listën e notave, (të detyrueshme për t’u ngarkuar).
Kopje e librezës së punës e plotësuar deri në momentin e aplikimit. (nëse ka dhe dëshiron të vlerësohet me pikë). Kopje e dëshmive të kualifikimit për kategoritë: “Mësues i kualifikuar”, “Mësues specialist”, “Mësues mjeshtër” (nëse ka dhe dëshiron të vlerësohet me pikë).
Kopje e certifikatave me kredite të trajnimeve të kryera brenda dhe jashtë vendit. Certifikatat me kredite të trajnimeve të kryera brenda vendit të jenë ofruar nga MAS, institucionet e varësisë ose nga agjencitë e akredituara (nëse ka dhe dëshiron të vlerësohet me pikë).
Kopje e dëshmisë së njohjes së gjuhës/ve të huaja (nëse ka dhe dëshiron të vlerësohet).
******

Raste të veçanta, si aplikojnë mësuesit që zotërojnë më shumë se një licencë

Një grup rregullash me raste të veçanta se si duhet operuar janë përmbledhur në udhëzimin e ministrisë. Si rregull, kandidati aplikon në Drejtorinë Rajonale Arsimore, ku ka vendbanimin e përhershëm dhe ka të drejtë të përzgjedhë deri në 3 (tre) ZVAP ku dëshiron të punësohet. Por si procedohet me ata që kanë më shumë se një licencë?!

“Kandidati që zotëron më shumë se një licencë, ka të drejtë të konkurrojë në profilet sipas licencave përkatëse, duke bërë aplikim më vete për secilën licencë”, – citohet në udhëzimin e MAS, në të cilin përcaktohet gjithashtu se kandidati, i cili ka dhënë provimin e licencës për profilin që aplikon dhe ka rezultuar i suksesshëm, si dhe testimin për portalin “Mësues për Shqipërinë”, përzgjedh nëse do të ruajë pikët e testimit apo kërkon të ritestohet për këtë portal.

Kandidati, i cili nuk ka detyrim licencimin sipas përcaktimeve ligjore dhe kandidati i arsimit parashkollor, do të zgjedhë opsionin “Dëshiroj të vazhdoj pa licencë”, për të vijuar më tej aplikimin. Mësuesi që dëshiron të punësohet si mësues në dispozicion ose si mësues ndihmës, krahas aplikimit për profilin përkatës, në aplikimin e tij duhet të zgjedhë edhe opsionin “Mësues në dispozicion” ose “Arsim special”. Sasia e pikëve të marra në provimin e licencës për profilin që aplikon konfirmohen automatikisht nga portali.

The post Nis gara për punësimin e mësuesve/ Lista me dokumentacionin, aplikojnë edhe të parashkollorit, 3 faza, ja afati appeared first on Sot News | Lajme.

“Mësues për Shqipërinë”, Rama: Aplikimet përmes e-Albania në datat 2-16 qershor

By: D Marku
30 May 2025 at 14:30

Aplikimet në platformën “Mësues për Shqipërinë” 2025 do të hapen në datën 2 qershor, ndërkohë që të gjithë të interesuarit për t’u përfshirë në sistemin arsimor kanë afat të aplikojnë përmes e-Albania deri në datën 16 qershor.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se për “kandidatët që kanë dhënë provimin e licencës në maj 2025, ose janë në proces licencimi, afati i aplikimit do të jetë  nga data 13-23 qershor 2025”.

Sipas kritereve të publikuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit kandidati i interesuar aplikon në DRAP-in ku ka vendbanimin e përhershëm dhe ka të drejtë të përzgjedhë deri në 3 ZVAP ku dëshiron të punësohet.

Po ashtu, kandidati që zotëron më shumë se një licencë, ka të drejtë të konkurrojë në profilet sipas licencave përkatëse, duke bërë aplikim më vete për secilën licencë.

Ndërkohë për ata që dëshirojnë të punojnë si mësues në dispozicion ose si mësues ndihmës, krahas aplikimit për profilin përkatës, duhet të zgjedhin edhe opsionin “Mësues në dispozicion” ose “Arsim special”.

Portali “Mësues për Shqipërinë” u krijon po ashtu mundësinë kandidatëve që kanë dhënë provimin e licencës dhe kanë rezultuar të suksesshëm të përzgjedhin nëse duan të ruajnë pikët e testimit apo kërkojnë të ritestohen për këtë portal.

Në fazën e parë do të bëhet vlerësimi i dosjeve të aplikimit për plotësimin e kritereve ligjore. Kandidatët kanë të drejtë të bëjnë ankimimin për vlerësimin me pikë dhe verifikimin e dosjeve për kualifikim, ndërkohë që në vijim Komisioni i Vlerësimit të Dosjeve shqyrton ankesat dhe konfirmon kandidatët e kualifikuar, të cilët futen në testim apo mbartin pikët e portalit 2024.

Faza e dytë përfshin testimin e informatizuar, ndërkohë që Qendra e Shërbimeve Arsimore duhet të nxjerrë rezultatet e testit të informatizuar brenda datës 31 gusht 2025.  Lista përfundimtare e kandidatëve së bashku me renditjen e tyre është gati brenda datës 2 shtator 2025.

The post “Mësues për Shqipërinë”, Rama: Aplikimet përmes e-Albania në datat 2-16 qershor appeared first on Albeu.com.

Hapen aplikimet për “Mësues për Shqipërinë”, si mund të bëheni pjesë

30 May 2025 at 12:50

Janë hapur aplikimet për “Mësues për Shqipërinë” 2025.

Nga data 2 qershor deri më 16 qershor 2025, aplikimet janë të hapura në platformën e-Albania, për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e sistemit arsimor.

Lajmin e ka njoftuar edhe kreu i qeverisë Edi Rama, duke bërë thirrje për aplikim për të gjithë të interesuarit.

Për më shumë informacion: https://arsimi.gov.al/mesues-per-shqiperine/

The post Hapen aplikimet për “Mësues për Shqipërinë”, si mund të bëheni pjesë appeared first on Sot News | Lajme.

MAS: Afro 9 mijë mësues të trajnuar nga Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional

TIRANË, 26 maj/ATSH/ Nëpërmjet Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve deri tani janë trajnuar 8840 mësues.

Ministria e Arsimit dhe Sportit bëri të ditur sot në një postim në rrjetet sociale se vijon trajnimi për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies në lëndët Matematikë, Fizikë, Kimi, Biologji, Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, Histori, Gjeografi dhe Arsimi Fillor.

“Trajnimi i mësuesve nga Ministria e Arsimit dhe Sportit është mbështetur nga 7 universitete publike, ku janë përfshirë 200 pedagogë e trajnues të kualifikuar nga këto universitete, me synim njohjen e mësuesve me metodat inovatore dhe efektive të mësimdhënies”, theksoi MAS.

Vetëm gjatë vitit 2024, u trajnuan mbi 13 mijë mësues për modulin e parë dhe rreth 6 mijë mësues për modulin e dytë, ndërsa këtë vit pritet të përfshihen rreth 20 mijë mësues në trajnime që mbulojnë lëndët Gjuhë Shqipe, Matematikë, Shkenca të Natyrës, si dhe mësues të arsimit fillor për përgatitjen në testimet ndërkombëtare PISA dhe PIRLS.

Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional është një nismë e ndërmarrë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me Agjencinë për Sigurimin e Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP), institucionet vendore dhe 7 universitetet publike të vendit.

/k.s/r.e/

The post MAS: Afro 9 mijë mësues të trajnuar nga Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbi 10 mijë të diplomuar më pak tek “Socialet”/ Po zhduket brezi i mësuesve dhe gazetarëve

14 May 2025 at 10:28

Në Shqipëri po diplomohen gjithnjë e më pak të rinj në fushat që dikur dominonin universitetet: arsimi, gazetaria, artet dhe shkencat sociale, të cilat të gjitha janë në rënie të lirë. Nga viti 2019 deri në 2024, këto degë kanë humbur mbi 10 mijë të diplomuar. Ndërkohë, shkenca të aplikuara si mjekësia dhe inxhinieria po […]

The post Mbi 10 mijë të diplomuar më pak tek “Socialet”/ Po zhduket brezi i mësuesve dhe gazetarëve appeared first on BoldNews.al.

Si po përdoret arsimi në fushatë: Presion dhe shfrytëzim politik

5 May 2025 at 16:45

Përfshirja e sistemit arsimor në fushatat zgjedhore mbetet plagë kronike e demokracisë shqiptare. Megjithëse janë zhvilluar 10 zgjedhje parlamentare dhe 9 vendore që nga rënia e komunizmit, përdorimi klientelist i administratës publike dhe burimeve shtetërore vazhdon të cenojë integritetin e garës zgjedhore. Në zgjedhjet e fundit – 2021, 2022 dhe 2023 – organizata si Komiteti […]

The post Si po përdoret arsimi në fushatë: Presion dhe shfrytëzim politik appeared first on BoldNews.al.

Mësuesi ped*fil tentoi të arratisej, u ndalua në Rinas

By: redi
17 April 2025 at 14:17

Një mësues 55-vjeçar është arrestuar nga policia i akuzuar për ngacmim seksual ndaj nxënësve të mitura. Fatmir Hoxha mësuesi i Histori Gjeografisë, baba i tre fëmijëve, dyshohet se ka ngacmuar me fjalë, por edhe me prekje 14 vjeçaret në ambientet e shkollës. Veprimet e rënda janë vënë re nga kolegët e tij të cilët më pas e kanë referuar ngjarjen në drejtorinë e shkollës. Ka qenë drejtori i…

Source

EMRI/ Ngacmonte seksualisht nxënëset 13-14 vjeçe, arrestohet një mësues në Prrenjas

17 April 2025 at 10:08

Një mësues është ndaluar në aeroportin e Rinasit me urdhër-arresti nga Policia e Librazhdit, pasi akuzohet për përndjekje dhe ngacmim seksual ndaj dy nxënëseve të mitura. Bëhet fjalë për shtetasin Fatmir Hoxha, 55 vjeç, mësues në shkollën 9-vjeçare të fshatit Rrajcë-Skënderbej të Bashkisë së Prrenjasit. Burime për mediat bëjnë me dije se ndaj mësuesit kishte […]

The post EMRI/ Ngacmonte seksualisht nxënëset 13-14 vjeçe, arrestohet një mësues në Prrenjas appeared first on BoldNews.al.

Nis vlerësimi ndërkombëtar PISA 2025, Manastirliu: Masa për trajnimin e mësuesve dhe përgatitjen e nxënësve

TIRANË, 8 prill /ATSH/ Ka nisur sot testimi ndërkombëtar PISA 2025 që do të zhvillohet në 160 shkolla të vendit, ku marrin pjesë 6,330 nxënës 15-vjeçarë, për vlerësimin e njohurive dhe kompetencave të tyre në lexim, lëndët shkencore dhe matematikë, vlerësim që do të zhvillohet online.

Gjatë një takimi me mësuesit në gjimnazin “Sami Frashëri”, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, u shpreh se janë marrë masat që ky testim të pasqyrojë realisht nivelin e përgjithshëm të arsimit në Shqipëri, punën e të gjithë mësuesve, si dhe arritjet dhe kompetencat e fituara nga nxënësit.

“Ne kemi punuar gjatë gjithë vitit sepse duam që ky vlerësim dhe testim për ne të jetë një testim realist dhe të tregojë vërtetë ato kontribute dhe vlera të arsimit shqiptar. Është një vlerësim që pasqyron nivelin e arsimit në vend, punën e të gjithë mësuesve dhe arritjet dhe kompetencat e fituara nga nxënësit e moshës 15-vjeçare”,- tha Manastirliu.

Ministrja e Arsimit ka vlerësuar rëndësinë e këtij testimi, teksa tha se përgatitjet për të janë kryer për nxënësit, mësuesit dhe infrastrukturën e duhur.

“Unë jam e bindur që angazhimi i madh i nxënësve dhe mësuesve do të na bëjë ne te kemi rezultate të mira në rezultatin e radhës, tashmë jemi të përgatitur me mësuesit, me infrastrukturën e duhur sepse testimi është online për të tre degët”, tha ministrja Manastirliu.

Qëllimi i testit PISA (Programme for International Student Assessment) është të vlerësojë se sa mirë janë të përgatitur nxënësit 15-vjeçarë (zakonisht në klasën e 9-të ose të 10-të) në lexim, lëndët shkencore dhe matematikë, në kontekstin për të përballuar sfidat reale të jetës. Testimi do të zhvillohet sipas një kalendari në dy javët në vijim në shkollat në të gjithë vendin.

Përgatitjet për testimin PISA kanë nisur prej 1 viti, me trajnimin e mësuesve, ku janë trajnuar 1000 mësues si dhe realizimin e testeve prove për nxënësit. Ministria e Arsimit dhe Sportit ka hartuar dhe po zbaton një plan të detajuar për përmirësimin e rezultateve në PISA 2025, i cili përfshin: analiza të thelluara të rezultateve të mëparshme, trajnime periodike për mësuesit në fushat kyçe, si dhe zhvillimin e materialeve mbështetëse për mësimdhënie. /j.p/

The post Nis vlerësimi ndërkombëtar PISA 2025, Manastirliu: Masa për trajnimin e mësuesve dhe përgatitjen e nxënësve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Sy m’sy”, Rama: 238 mijë nxënës marrin libra falas. Kemi investuar në shkolla të reja dhe dyfishim të pagës së mësuesve

By: D Marku
4 April 2025 at 19:13

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e radhës “Sy m’sy” ka përzgjedhur një prej komenteve në lidhje me mungesën e fëmijëve në shkolla.

Rama tha në përgjigjen e tij se në kohën kur PS erdhi në pushtet, mbështetja për arsimin ishte zero, por sot janë 238 mijë nxënës që marrin libra falas, ndërsa paga e mësuesve është dyfishuar.
“Shkolla atëherë ishte mysybet, sot 238 mijë nxënës marrin libra falas, kurse ti thua s’ka fëmijë. Paga e mesuesit është dyfishuar.

Dje ishte 420 euro sot është 950 euro dhe brenda mandatit të katërt të PS do të shkojë 1250 euro. Po ashtu, deri në fund të mandatit të ardhshëm, 430 shkollave të reja do i shtohen dhe 200 të tjera. Kur morëm detyrën s’kishte laboratorë, sot ka laboratorë inteligjentë, do jetë brenda mandatit të katërt do jenë 1000 laboratorë të tillë dhe s’do të ketë nxënës pa akses.
“Po ashtu do ndërtojmë shoqërinë publike të transportit të nxënësve që ka plot fëmijë që duhen mbështetur falas me transport në shkollë. Palestrat numëroheshin me gishtat e duarve kurse sot kemi mbi 200 palestra në shkollë. Janë mbi 12 mijë fëmijë të përfshirë’, tha Rama.

The post “Sy m’sy”, Rama: 238 mijë nxënës marrin libra falas. Kemi investuar në shkolla të reja dhe dyfishim të pagës së mësuesve appeared first on Albeu.com.

Manastirliu: Mbi 20 mijë mësues përfitojnë trajnim falas në universitetet publike

TIRANË, 3 prill/ATSH/ Në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës kanë nisur trajnimet për mësues të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë nga Tirana, Kamza, Vora, Rrogozhina dhe Kavaja.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu mori pjesë në një prej seancave të trajnimit në këtë universitet.

“Mbi 20 mijë mësues do të përfitojnë trajnim falas në universitetet publike në të gjithë vendin, falë një prej programeve më ambicioze për rritjen e kapaciteteve të mësimdhënies, me fokus në teknologji dhe përgatitjen për testimet ndërkombëtare si PISA dhe PIRLS”, theksoi Manastirliu.

Ministrja Manastirliu u shpreh se “kemi përfshirë marrëdhënien me universitetet publike si një marrëdhënie që do të jetë e qëndrueshme. Pra financim i buxhetit të shtetit duke mbështetur një prej prioriteteve më strategjike tona të sistemit arsimor që është zhvillimi i burimeve njerëzore, pikërisht edukimi dhe trajnimi profesional i mësuesve sidomos me sfidat e kohës ku mësuesit duhet të zotërojnë metodat më efektive të mësimdhënies për të përmirësuar jo vetëm aftësitë e tyre, por edhe të nxënësve”.

Një prej mësueseve tha se “testohemi çdo ditë nga nxënësit, prindërit e komuniteti. Zhvillimi profesional do të ndikojë patjetër në ofrimin e një arsimi cilësor”.

Rektori Hoxha tha se “jemi të kënaqur që jemi pjesë e këtij procesi, që i përcaktojmë rëndësi të posaçme trajnimit, i cili për këdo profesionist është i domosdoshëm”.

MAS është angazhuar që plani i zhvillimit profesional të mësuesve dhe gjithashtu modelet e testeve të PISA-s të jenë pjesë e programit të trajnimit, duke i ndihmuar mësuesit të përgatisin më mirë nxënësit për sfidat globale.

Ky program është pjesë e një strategjie afatgjatë për përmirësimin e cilësisë së arsimit në Shqipëri, me qëllim që çdo mësues të pajiset me njohuritë dhe aftësitë më të mira për të rritur suksesin e nxënësve në përputhje me standardet evropiane.

Për trajnimet e mësuesve po kontribuojnë me asistencën e tyre pedagogë nga 7 universitetet publike të vendit, të cilat janë të njohura për kontributin e tyre në formimin dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit në Shqipëri si Universiteti i Tiranës, Universiteti i Elbasanit, Universiteti i Durrësit, Universiteti i Korçës, Universiteti i Vlorës, Universiteti i Gjirokastrës dhe Universiteti i Shkodrës.

/k.s//a.f/

 

The post Manastirliu: Mbi 20 mijë mësues përfitojnë trajnim falas në universitetet publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Premtimi nga Rama: Brenda kësaj dekade, paga mesatare e mësuesve 1,250 euro

By: redi
2 April 2025 at 17:41

Kryeministri Edi Rama thotë se brenda kësaj dekade paga mesatare e mësuesve do të jetë 1,250 euro. Në fjalën e tij në një takim në shkollën “Besnik Sykja” në Tiranë, Rama foli edhe për rritjen e pagave të mësuesve. Për të pagat janë rritur në mënyrë të vazhdueshme. ”Nuk besoj se ndokush mund të thotë që po t’i thuhej përpara që shiko se në vitin 2024 do ta keni pagën mesatare 950 euro…

Source

Rama: Mësuesit sot kanë më shumë liri dhe garanci

TIRANË, 2 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në shkollën “Besnik Sykja” në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se janë bërë përmirësime të ndjeshme për mësuesit në aspektin e lirisë dhe garancisë që ata kanë në punë.

Rama u shpreh i kënaqur për ndryshimet pozitive që kanë ndodhur, duke e krahasuar me qeverisjen e Partisë Demokratike. Rama tha se deri para disa viteve mësuesit ishin të detyruar të merrnin pjesë në mitingje.

“Jemi të kënaqur së është bërë shumë për mësuesit. Rastësisht pashë një ditë që një grup mësuesish ishin mbledhur me forca të tjera politike dhe lirisht flisnin për atë që mendonin për qeverinë, për shtetin, për institucionet dhe unë u ndjeva shumë mirë se askush nuk merret me ata mësues se pse vajtën, pse folën, pse thanë, pse nuk thanë, ça thanë, gjë që deri jo shumë vite më parë ka qenë pjesë e realitetit të mësuesve”, tha Rama.

Rama po ashtu tha se mësuesit nuk kishin asnjë garanci për vendin e punës.

“Jo shumë vite më parë kur kalonte këtu ndonjë karvan mitingu mësuesit merreshin madje bashkë me nxënësit në qytete të caktuar dhe mblidheshin për të brohoritur. Apo gjëja më tmerrshme mësuesit nuk kishin garanci për vendin e punës pasi të nesërmen mund të gdhiheshin me një copë letër që duhet të shkojnë dikur tjetër apo mësuesit që dëgjonin dhe merrnin vesh lëndën e tyre, në një shkollë pranë e jepte dikush që nuk kishte mbaruar fare për atë lëndë. Ishin rreth 4 500 mësues jashtë profilit komplet”, tha Rama.

/a.f/

The post Rama: Mësuesit sot kanë më shumë liri dhe garanci appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Brenda kësaj dekade, paga mesatare e mësuesve 1250 euro

TIRANË, 2 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, brenda kësaj dekade paga mesatare e mësuesve do të jetë 1250 euro.

Në fjalën e tij në një takim në shkollën “Besnik Sykja” në Tiranë, Rama foli edhe për rritjen e pagave të mësuesve.

Rama u shpreh se, pagat janë rritur në mënyrë të vazhdueshme.

“Nuk besoj se ndokush mund të thotë që po t’i thuhej përpara që shiko se në vitin 2024 do ta keni pagën mesatare 950 euro, nuk do nënqeshte duke thënë ja dhe një rrenë tjetër. Po fakti është që sot paga mesatare e mësuesve është 950 euro”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se është shumë më shumë se ç’ka qenë, është një pagë dinjitoze në vendin tonë, por nuk mjafton.

Rama tha se, nuk mjafton për më tepër po të kemi parasysh vështirësinë e punës së mësuesve.

“Vështirësia në punë e mësuesve nuk është një vështirësi pune fizike që në njëfarë mënyrë puna fizike, pavarësisht se mund të jetë e vështirë njeriun e mban në formë, por është një vështirësi punë psikologjike”, tha Rama.

Kreu i qeverisë, u shpreh se, “plani ynë është që në vitet e ardhshme, brenda kësaj dekade ne pagën mesatare të mësuesve do ta çojmë në 1250 euro. Është e bëshme, është plotësisht e bëshme, nuk besoj që do të kemi problem me këtë”.

/a.f/

The post Rama: Brenda kësaj dekade, paga mesatare e mësuesve 1250 euro appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌