Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 August 2025Main stream

Zbuloni grup profesionet që paguhen më shumë, për herë të parë paga mbi 200 mijë lekë në muaj

By: V K
27 August 2025 at 08:36

Për herë të parë në vitin 2024, një grup profesion ka një pagë mesatare zyrtare prej më shumë se 200 mijë lekë në muaj.

Sipas të dhënave të detajuara të INSTAT, “Drejtuesit administrativë dhe komercialë”, kishin një pagë mesatare mujore bruto prej 207 mijë lekë në vitin 2024, nga 194 mijë lekë një vit më parë, me një rritje prej 6.6% në krahasim me mesataren e një viti më parë.

Profesioni i dytë më i paguar është ai i “Drejtues prodhimi dhe shërbimesh të specializuara”, me një pagë mesatare prej 156.7 mijë lekësh, ose 8.8% më shumë se në 2023-n.

Në vend të tretë janë “Specialistë të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit”, që marrin mesatarisht 156.6 mijë lekë në muaj, ose pothuajse sa drejtuesit e prodhimit.

Në krahasim me një vit më parë, rritja është 8.8%.

Specialistët e IT-së po bëhen gjithnjë e më të kërkuar për dy arsye. Së pari, me zhvillimin e teknologjisë ata po kërkohen gjithnjë e më shumë.

Së dyti, ky profesion është i kërkuar dhe në botë e Europë, duke bërë që shumë të arsimuar në këtë fushë të ikin jashtë, çka ka ulur ofertën e tyre në vend, duke detyruar rritjen e pagave.

Pas drejtuesve dhe specialistëve të teknologjisë së informacionit, puna që paguan më mirë është në shtet. Më të paguarit janë “Oficerë të forcave të armatosura”, me 118.7 mijë lekë/muaj (rritje 8%).

Listën e vazhdojnë “Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë”, me 112.4 mijë lekë (rritje 8.1%).

Ndjekja e studimeve për ekonomik ka gjithashtu kthim relativisht të lartë. “Specialistë të administrimit dhe biznesit” u paguan mesatarisht 104 mijë lekë në muaj në 2024-n, me rritje 9.7% krahasuar me vitin e mëparshëm.

Edhe “Specialistë në fushën ligjore, shoqërore dhe kulturore”, marrin mbi 100 mijë lekë/muaj, në 104 mijë lekë.

Për herë të parë edhe mësimdhënia paguhet mbi 100 mijë lekë /muaj, me “Specialistë të shkencave të fizikës, matematikës dhe inxhinierisë”, që kishin një pagë mesatare mujore bruto prej 100.5 mijë lekë.

Nga 36 grup profesionet që raporton INSTAT, vetëm 8 prej tyre kanë paga mbi 100 mijë lekë/muaj.

Ndër rritjen më të lartë të pagave në 2024-n e kishin grup profesionet e “Specialistë të mësimdhënies”, me 13.3%, në gati 90 mijë lekë; “Specialistë të shëndetësisë”, me 99 mijë lekë (+11.5%); “Asistentë të specializuar të shëndetësisë”, me 13.5% në gati 76 mijë lekë/muaj bruto, si rrjedhojë e reformës për pagesa më të larta për mësuesit e mjekët e infermierët.

Në fund të listës për paga të ulëta janë grup profesione si “Prodhues të produkteve bujqësore, blegtorale, të peshkimit për nevoja familjare”, me 47 mijë lekë dhe “Punëtorë për shitje dhe shërbime të ndryshme në rrugë”, me 45 mijë lekë.

Paga mesatare mujore bruto gjithsej në vitin 2024 ishte 77.4 mijë lekë, me rritje gati 10% në krahasim me vitin e mëparshëm.

Pagat sërish mbeten më të ulëtat në rajon

Pavarësisht rritjes së vazhdueshme, e ndikuar nga shumë faktorë, si presioni në tregun e punës nga emigracioni apo reformës në administratë, paga mesatare në vend vijon të mbetet rreth 30% më pak se në vendet e tjera të rajonit, me përjashtim të Kosovës.

Paga më e lartë mesatare mujore bruto është në Serbi, më 1150 euro në muaj (135,403 dinarë serbë). Në Bosnjë dhe Hercegovinë, paga është gati 1100 euro (2140 Bam).

Në Mal të Zi paga është 1083 euro. Edhe Maqedonia e Veriut, paguan mesatarisht punonjësit me më shumë se një mijë euro në muaj, konkretisht 62 mijë dinarë maqedonas, ose 1020 euro në muaj.

Paga në euro në Shqipëri rezulton e rritur artificialisht për shkak të zhvlerësimit të euros, teksa fuqia blerëse reale për të ardhurat në lekë ka rënë për shkak të shtrenjtimit të vazhdueshëm të çmimeve tre vitet e fundit (6.7% në 2022, 4.8% në 2023 dhe 2.2% në 2024-n).

Nëse konvertohet me kursin e vitit 2022, për të shmangur fryrjen nga kursi, paga mesatare në ekonomi në 2024 ishte 650 euro, sërish 40% më e ulët se mesatarja e rajonit./Monitor

The post Zbuloni grup profesionet që paguhen më shumë, për herë të parë paga mbi 200 mijë lekë në muaj appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Rroga mesatare 900 euro? Tabaku: 40% e të ardhurave ikin te buka dhe ushqimet

By: redi
25 August 2025 at 15:47

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se gjendja ekonomike e familjeve është e rrënuar, teksa për të mbuluar kostot mujore nuk mjaftojnë as dy rroga minimale. Sipas të dhënave të INSTAT, për të 40% e të ardhurave shkojnë për bukën dhe ushqimet, pa llogaritur transportin, shkollën, shëndetin dhe llogaritë e tjera. Tabaku nënvizon se qeveria thotë që paga mesatare është 900 euro në Shqipëri…

Source

Jorida Tabaku: Paga mesatare 900 euro? Shqiptarët përballen me fatura që s’dalin as me dy paga minimale

By: V K
25 August 2025 at 14:02

Këtë të hënë, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një postim në “Facebook”, u shpreh se prej një viti dëgjojmë refrenin “paga mesatare 900 euro”, por realiteti i përditshëm tregon të kundërtën.

Ajo thekson se shpenzimet e familjeve shqiptare janë shumë më të larta se të ardhurat e tyre, duke krijuar një hendek të thellë mes pagave dhe nevojave themelore.

Sipas Tabakut; “Monopolet vendosin çmimin, qeveria mbron sistemin e pandershëm të taksimit; buxheti punon vetëm për të mbrojtur oborrin e socialistëve nga rritja e çmimeve, ndërsa familjet shqiptare paguajnë propagandën, rritjen e çmimeve dhe korrupsionin. Dhe shtresa e mesme ikën jo për luks, por për jetesë”.

Postimi:

Prej 1 viti kemi dëgjuar refrenin: “paga mesatare 900 euro”. Studio, grafika, spote. Pastaj del nga shtëpia. Shporta, energjia, karburanti. Realiteti të flet ndryshe.

INSTAT thotë se një familje me të ardhura mesatare shpenzon rreth 96 mijë lekë në muaj (pa qira). Paga minimale është 40 mijë. Dy paga minimale = 80 mijë. Hendeku? 16 mijë lekë çdo muaj. Çdo muaj.

40% e të ardhurave ikin te buka dhe ushqimet. Qiratë? Edhe larg qendrës nisin rreth 45 mijë lekë. Shtoji transportin, faturat, shkollën, shëndetin… llogaria nuk del në fund të muajit.

Monopolet vendosin çmimin, qeveria mbron sistemin e pandershëm të taksimit; buxheti punon vetëm për të mbrojtur oborrin e socialistëve nga rritja e çmimeve, ndërsa familjet shqiptare paguajnë propagandën, rritjen e çmimeve dhe korrupsionin. Dhe shtresa e mesme ikën jo për luks, por për jetesë.

U premtua për një vit rresht nëpër ekrane se “rroga mesatare do të ishte 900 €”. Sot, familjet përballen me shpenzime që shkojnë në 96 mijë lekë në jetën reale. Kjo është fatura e kripur e qeverisjes socialiste!

 

The post Jorida Tabaku: Paga mesatare 900 euro? Shqiptarët përballen me fatura që s’dalin as me dy paga minimale appeared first on Albeu.com.

Sanitaret e Spitalit Psikiatrik në Vlorë në protestë: Kemi 2 muaj pa rrogë

By: Elva
19 August 2025 at 12:25

Prej dy muajsh, 25 sanitare të Spitalit Psikiatrik të Vlorës nuk kanë marrë pagat e tyre dhe vazhdojnë të punojnë pa kontrata. Në një protestë të zhvilluar dje në ambientet e spitalit, punonjëset u shprehën se nuk po trajtohen sipas ligjit dhe i kërcënojnë me pushim nga puna nëse kërkojnë të drejtat e tyre. Punonjëset […]

The post Sanitaret e Spitalit Psikiatrik në Vlorë në protestë: Kemi 2 muaj pa rrogë appeared first on BoldNews.al.

Paga e Asllanit është çështja kryesore, Interi dhe Bolonja ulen në tavolinë për të vendosur të ardhmen e mesfushorit të Kombëtares

By: V K
18 August 2025 at 15:29

Bolonja duket se e ka thyer akullin dha tashmë është në gjurmët e Kristjan Asllanit. “Il Resto del Carlino” shkruan se palët janë ende duke diskutuar mbi disa çështje, ku më kryesorja janë paratë.

Interi kërkon minimumi 16 milionë euro për ta shitur mesfushorin e Kombëtares kuqezi, ndërsa fituesit e Kupës së Italisë janë gati të ofrojnë 12-13 milionë euro me një interes prej 20-30 përqind për një rishitje në të ardhmen.

Gjithashtu, duhet diskutuar edhe paga që Asllani do të merrte nëse kalon te Bolonja. Sipas medias italiane, për sot është planifikuar një takim dhe palët do të diskutojnë për të marrë vendimin përfundimtar.

The post Paga e Asllanit është çështja kryesore, Interi dhe Bolonja ulen në tavolinë për të vendosur të ardhmen e mesfushorit të Kombëtares appeared first on Albeu.com.

Milionerët e Kombëtares/ Mitaj, Broja, Daku e Hysaj, lojtarët kuqezinj më të paguar

By: xhir jeta
7 August 2025 at 11:55

Disa prej tyre kanë pasur rritje. Në kombëtaren shqiptare po shtohen milionerët, pra ata futbollistë që paguhen me një shifër që ka gjashtë zero pas numrit kryesor.

Mirlind Daku, që rinovoi kontratën me Rubinin besohet se ka arritur apo kaluar 2 milionë eurot në sezon, një shifër tepër e rëndësishme në Premier Ligën e Rusisë, e mendohet se është bërë lojtari I tretë më I paguar I kampionatit.

Armando Broja shpreson ta ruajë rrogë prej rreth 2.5 milionë eurosh në sezon që merrte tek Çelsi, dhe që e ka pasur edhe si I huazuar në Fulham apo Everton.

Pritet të shihet sesi do të jetë marrëveshja me Bërnlin, klub I cili nuk I ka mundësitë financiare të Bluve të Londrës, ndonëse pritet që për kartonin e sulmuesit kuqezi të jepen të paktën 20 milionë paundë.

Me rritje edhe Ardian Ismajli.

Mbrojtësi e ka kaluar milionëshin tek Torino, dhe sipas raportimeve të mediave italiane, ka kontratë prej 1.1 milionë eurosh në sezon, ndonëse këtu hiqen edhe taksat.

Tek Empoli nuk shkonte më shumë se 800 000 euro.

Gjithsesi, është Mario Mitaj lojtari kuqezi që paguhet më shumë, me 3 milionë euro në sezon tek Al Itihadi në Arabinë Saudite, me të cilin fitoi titullin kampion dhe Kupën.

Kjo shumë merr më shumë vlerë edhe sepse taksat në vendin arab janë tepër të ulëta, ose nuk ekzistojnë fare për yjet e futbollit.

I rëndësishëm mbetet Elseid Hysaj që ka sërish shpresë tek Lacio me rikthimin e trajnerit Mauricio Sarri.

Njëri nga kapitenët kuqezinj ka një rrogë tepër të rëndësishme pasi merr 2 milionë euro, ndërsa bashkë me taksat arrin në 3.7 milionë.

Kombëtarja ka edhe të paktën 3 lojtarë të tjerë që kalojnë milionin si rrogë.

Marash Kumbulla besohet se merr 1.7 milionë euro në sezon sipas kontratës me Romën, e madje bashkë me taksat arrihet në 3.3 milionë.

Kristian Asllani tek Interi duhet të jetë në nivelin e mbi 1 milionë eurove, besohet 1.2 apo 1.4, sepse kontrata e fimosur në 2022 parashikonte rrogë fillestare prej 800 000 eurosh, dhe rritje çdo vit me 200 000.

Së fundmi, Nedim Bajrami, pasi mesfushori raportohet nga mediat në Skoci se ka pagë vjetore prej 1.15 milionë eurosh te Gllazgou Rejnxhërsi.

Punë zero, por mbi 671 mijë euro shkuan për deputetët

By: redi
29 July 2025 at 21:43

54 seanca të dështuara dhe deputetët ende nuk po arrijnë që të votojnë kandidaten e LVV si Kryetare e Kuvendit. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna e tyre efektive llogaritet e ulët pasi ato mbylleshin shpejtë. Deputetët vijuan të paguheshin rregullisht me pagën e tyre bazë mujore. Kuvendi i Kosovës thotë se nga data e betimit të deputetëve që është 19 prill e deri më…

Source

Po rrezikohet siguria e pasagjerëve/ Punonjësit e “Air Albania” letër Ramës: Duam pagat

By: V K
27 July 2025 at 13:13

Duket se kriza ekonomike që ka mbëthyer kompaninë ajrore “Air Albania”, ka bërë që disa punonjë t’i drejtohen me një deklaratë publike kryeministrit Edi Rama, zëvendëskryeministres Belinda Balluku, si dhe institucioneve të tjera shtetërore, lidhur me një situatë të rënduar në kompaninë ku janë të punësuar.

Ata kanë raportuar shkelje të rënda ligjore, vonesa në paga, shkarkime të padrejta dhe cenim të rëndë të sigurisë së pasagjerëve.

Sipas tyre, situata është përkeqësuar pasi në krye të kompanisë është emëruar një drejtues i ri turk. Punonjësit janë shprehur se për gati një vit sigurimet shoqërore nuk janë paguar, ndërsa disa nga kolegët e tyre kanë marrë me vonesë 2-3 paga mujore.

“Siguria e pasagjerëve dhe e vetë punonjësve është cenuar rëndë. Presioni psikologjik, mungesa e pagave, mungesa e respektit për standardet operacionale kanë krijuar kushte që rrezikojnë jetën e qytetarëve”, thuhet në deklaratë.

Punonjësit i kanë bërë thirrje kryeministrit dhe institucioneve shqiptaretë hetohet ngjarja, të kryehet shlyerja e pagave dhe sigurimeve për të larguarit dhe për stafin aktual, të rikthehen në punë të larguarit në mënyrë të padrejtë (pilotë, drejtues teknikë, inxhinierë dhe ekuipazh kabine) dhe gjithashtu të garantohet siguria dhe dinjiteti në punë për stafin ajror.

Në deklaratë është paralajmëruar se mungesa e ndërhyrjes urgjente nga shteti mund të përshkallëzojë më tej situatën, me pasoja të rënda për funksionimin normal të linjave ajrore dhe sigurinë e pasagjerëve.

LETRA E PLOTË:

Drejtuar:

– Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Z Edi Rama

– Zëvendëskryeministrit të Republikës së Shqipërisë Znj Belinda Balluku

– Ministrit të Ekonomisë Z Petrit Malaj

– Drejtorisë së Aviacionit Civil

– Organeve të Shtypit dhe Medias

Subjekti: Denoncim për shkelje të rënda ligjore dhe cenim të sigurisë në kompanin ajrore Air Albania në Shqipëri

Ne, një grup punonjësish të një prej kompanis ajrore Air ALBANIA që operon në Shqipëri, ndjejmë detyrimin moral dhe ligjor t’i drejtohemi publikut dhe institucioneve për të denoncuar një situatë alarmante të krijuar pas emërimit të CEO-së së ri Turk. Per shkelje te vazhdueshme dhe te qellimshme te Kodit te Punes dhe te Kodit ajror te Republikes se Shqiperise.

Prej më shumë se 11 muajsh, sigurimet tona shoqërore nuk janë paguar, megjithëse kontributet mbahen nga pagat. Gjithashtu, vonesa ne paga te vazhdueshme, shumë prej nesh nuk kemi marrë 2 deri në 3 rroga mujore.

Gjatë kësaj periudhe, me arsyen e gjoja riorganizimit te kompanise janë shtuar largimet e padrejta nga puna, presioni psikologjik, dhe praktikat abuzive për të detyruar punonjësit të largohen vetë nga vendi i punës. Siguria e pasagjerëve dhe e vetë punonjësve është cenuar rëndë. Për shkak të mungesës së stafit të kualifikuar, presionit të vazhdueshëm dhe mosrespektimit të standardeve operacionale, janë krijuar kushte që mund të rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Kërkojmë menjëherë:

– Verifikim dhe ndërhyrje nga institucionet përkatëse për shkeljet në pagesa, sigurime dhe largime nga puna.

– Inspektim urgjent të pavarur nga Drejtoria e Aviacionit Civil për situatën e sigurisë teknike dhe operacionale.

– Mbrojtje ligjore për punonjësit që janë viktima të këtyre praktikave të paligjshme.

– Hetim për abuzimet dhe përgjegjësit.

Bashkëngjitur, publikojmë një listë me emrat dhe pozicionet e punonjësve të larguar padrejtësisht ose që janë detyruar të japin dorëheqjen si pasojë e stresit dhe presionit të ushtruar nga drejtuesit e rinj të kompanisë. Disa prej nesh kanë nisur procese gjyqësore që mund të zgjasin me vite, duke pritur drejtësinë ndërkohë që të drejtat tona elementare janë shkelur çdo ditë.

Lista e punonjesve drejtuar gjykates se Tiranes eshte e gjate.

Lista e punonjësve të prekur

Të prekurit përfshijnë punonjës me inicialet: G.F. Në total, 7 pilotë dhe 20 anëtarë të ekuipazhit të kabinës janë larguar ose pushuar nga puna, me paga të papaguara.

Lista e punonjësve të larguar padrejtësisht:

1. G.F. – Drejtor i Trajnimeve – Pushuar pa arsye

2. B.N. – Menaxher i Ekuipazheve të Kabinës – Pushuar pa arsye

3. K.Y. – Menaxher i Planeve dhe Orarit të Ekuipazheve – Pushuar pa arsye

4. E.R. Menaxher i Operacioneve Tokësore – Pushuar pa arsye

5. M.Sh. Menaxher Komercial – Larguar pa arsye

6. A.S. Shef i Kontrollit Teknik dhe Mekanik të Avionëve – Pushuar pa arsye

7. E.I. – Drejtor i Sigurisë në Operim – Larguar pa arsye

8. A.N. – Pilot – Rroga të papaguara

9. G.F. Pilot – Pushuar pa arsye

10. S.B. – Ekuipazh Kabine – Detyruar të largohet

11. K.F. Pushuar pa arsye

12. M.P. – Departamenti i Orarëve – I larguar pa marrë rrogat

13. T.S. Pilot – I larguar, rroga të papaguara

14. S.K. – Ekuipazh Kabine – I larguar për shkak të mospagesës së rrogave

15. F.A. – Pilot – Pushuar pa arsye, me rroga të papaguara

16. A.B. – Shef Kabine – I detyruar të largohet për shkak të mospagesës së rrogës

17. E.B. – Ekuipazh Kabine – I detyruar të largohet për shkak të mospagesës së rrogës

Këta janë vetëm një pjesë e pilotëve dhe ekuipazheve të kabinës që janë pushuar ose larguar, dhe rrogat e tyre nuk janë paguar.

Edhe punonjësit aktualë aktiv kanë rroga të pamarra dhe përballen çdo ditë me presion nga CEO turk, i ardhur prej gati një viti në krye të kompanisë.

Në përfundim, ne i bëjmë thirrje të gjitha institucioneve përkatëse, përfshirë Turkish Airlines si aksioner, të ndërhyjnë menjëherë për:

– Hetimin e plotë të shkeljeve të denoncuara;

– Pagesën e menjëhershme të pagave dhe sigurimeve shoqërore për të gjithë punonjësit aktualë dhe të larguar;

– Rikthimin në punë të atyre që janë pushuar padrejtësisht;

– Garantimin e kushteve të sigurisë dhe dinjitetit në punë për të gjithë stafin ajror dhe tokësor.

Presim reagim të shpejtë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të kësaj situate shqetësuese. Kjo nuk është vetëm një çështje pune – kjo është një çështje e sigurisë publike dhe e dinjitetit njerëzor.

Me respekt,

Grupi i punonjësve të kompanisë ajrore AIR Albania

The post Po rrezikohet siguria e pasagjerëve/ Punonjësit e “Air Albania” letër Ramës: Duam pagat appeared first on Albeu.com.

“Po rrezikohet siguria e pasagjerëve”/ Punonjësit e “Air Albania” letër Ramës: Duam pagat

By: Ardit
27 July 2025 at 12:46

Duket se kriza ekonomike që ka mbëthyer kompaninë ajrore “Air Albania”, ka bërë që disa punonjë t’i drejtohen me një deklaratë publike kryeministrit Edi Rama, zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe institucioneve të tjera shtetërore, lidhur me një situatë të rënduar në kompaninë ku janë të punësuar. Ata kanë raportuar shkelje të rënda ligjore, vonesa në paga, […]

The post “Po rrezikohet siguria e pasagjerëve”/ Punonjësit e “Air Albania” letër Ramës: Duam pagat appeared first on BoldNews.al.

Ekspertet e teknologjisë në Shqipëri dhe Itali: Midis meritokracisë dhe stereotipeve gjinore

9 May 2025 at 13:14

Brenda dhe jashtë kufirit, gratë që zgjedhin të studiojnë në shkenë janë të pakta, por të vendosura. 

Shembuj të grave shqiptare dhe italine, tregojnë se pavarësisht stigmatizimeve të thella, ekziston një brez i ri vajzash të guximshme të cilat e ndjekin këtë rrugë pavarësisht pengesave.

Marta Abbà, Itali; Arbjona Çibuku, Shqipëri.

Po çfarë i shtyn këto grua të bëhen inxhiniere në fushën e Teknologjisë dhe Informacionit?

E thënë me zë të lartë ose e menduar në heshtje, kjo pyetje përsëritet si në Shqipëri, ashtu edhe në Itali. 

Edhe pse të dyja vendet renditen përkatësisht në vendin e katërt dhe të nëntë në Europë për përqindjen më të lartë të studenteve në fushat STEM, ato mbeten të lidhura nga stigmat e forta kulturore që e shndërrojnë këtë rrugë të premtuar në rrugë pa krye, ose, në rastin më të mirë, në një rrugëtim të vështirë, të lodhshëm dhe ndonjëhërë pa të pashpërblyer, sidomos në aspektin ekonomik.

Kjo është veçanërisht e dukshme në sektorin e inxhinierisë së telekomunikacionit.

Pak gra studiojnë TIK, një fat i keq dhe i keqpaguar

Në Itali, vetëm 22.9% e të regjistruarve në këtë program inxhinierik janë gra, dhe në nivel master kjo përqindje bie në 13.7%. Të dhënat nga Fondacioni Kombëtar i Inxhinierëve tregojnë se kjo është një nga fushat më pak të përzgjedhura, sidomos krahasuar me inxhinierinë civile dhe atë biomjekësore. Gratë e pakta që diplomohen më pas “dënohen” me rrugë karriere më të ndërlikuara sesa kolegët e tyre meshkuj dhe me paga sistematikisht më të ulëta. 

Sipas të dhënave më të fundit të “Inarcassa”, të ardhurat mesatare bien nga 44,459 euro në 26,083 euro në varësi të gjinisë, me një hendek gjinor page prej pothuajse 48% në disfavor të grave. Nëse jetojnë në Italinë e Jugut, rreziku i papunësisë rritet me 15 pikë përqindje krahasuar me veriut (burimi: Qendra Kombëtare e Inxhinierëve).

Në Shqipëri, me më pak dallime gjeografike, panorama është e ngjashme: sektori i TIK dominohet nga meshkujt (58.5%), ashtu si edhe shërbimet (68.8%) dhe fushat e inxhinierisë së lidhur me prodhimin dhe ndërtimin (62.5%).
Nga këndvështrimi i pagave, sektori TIK në Shqipëri pasqyron, në një shkallë më të vogël, dinamikat e një tregu pune kombëtar ku hendeku gjinor në pagesë për profesionistë me arsim të lartë është 17.7%. Ky është një tregues i përgjithshëm, por të dhënat e INSTAT tregojnë se TIK është ndër fushat ku kjo pabarazi është e dukshme.

Stereotipe të ngjashme, të mbartura por ende aktuale

Në të dy vendet, Shqipëri dhe Itali, ka nisma dhe thirrje, disa të zjarrta dhe të sinqerta, por deri më tani pa rezultate të dukshme.


“Sfidat më të mëdha vijnë nga stereotipe dhe paragjykime të thella gjinore, si të brendshme ashtu edhe të jashtme,” thotë Orkidea Xhaferraj, eksperte pranë SciDev. Në Shqipëri, shprehje si “Shkencat e forta nuk janë për gratë” dhe “Burrat janë më të mirë në shkencë” janë, sipas saj, “perceptime me origjinë të lashtë që vazhdojnë të ndikojnë të tashmen, duke penguar aksesin dhe përparimin e grave në STEM dhe duke ngadalësuar karrierat e tyre.” Ndërsa “gratë përgjithësisht kanë më pak vetëbesim se burrat,” Xhaferraj thekson se në inxhinieri kjo tendencë rrezikon të përkeqësohet për shkak të mungesës së modeleve femërore në rolet e shkencëtareve, shpikëseve dhe novatoreve.

Duke analizuar arsyet e pabarazive gjinore, Barbara De Micheli, eksperte për barazi gjinore në Fondacionin G. Brodolini, vëren të njëjtin problem: “Stereotipet për fushat ‘femërore’ dhe ‘mashkullore’ janë ende shumë të forta, dhe karrierat në startup-e dhe teknologjitë e reja përshkruhen ende si botë ekskluzivisht mashkullore,” shpjegon ajo. Edhe në Itali, “matematika nuk është për vajzat,” dhe gratë që diplomohen në fushat si inxhinieria kompjuterike dhe telekomunikacioni—të konsideruara “ekstremisht mashkullore”—nuk e kanë të vështirë të diplomohen, por hasin vështirësi për të gjetur punë. Dhe kur e gjejnë, thotë De Micheli, “duhet të mësojnë të lundrojnë në struktura organizative që janë ende larg barazisë gjinore. Bordet drejtuese janë ende të mbushura me burra.”

Në Itali, “Gjinia është pushtet,” sipas një raporti të fundit nga Info.Nodes dhe onData. Megjithëse ekziston një certifikatë gjinore, De Micheli e quan atë “një masë hibride.” Kjo certifikatë cilësore, me fokus te proceset, ka merita në ndërgjegjësim, por mund të ishte më efektive nëse kriteret e barazisë gjinore përfshiheshin në thirrjet për financime, duke përdorur stimuj ekonomikë. Megjithatë, sipas saj, mungon një planifikim strategjik i qartë dhe i thellë për të mbështetur startup-et dhe sipërmarrjen femërore në përgjithësi.

Në Shqipëri, përpjekjet zyrtare për të rritur përfaqësimin dhe pjesëmarrjen e grave në STEM ekzistojnë. Gjurmë të tyre gjenden në Strategjinë e Arsimit 2021-2026 dhe Strategjinë e Barazisë Gjinore 2021-2030. Por, Xhaferraj thekson se “të gjitha këto kuadro strategjike duhet të përkthehen në masa praktike dhe të zbatohen në mënyrë efektive: kjo mbetet një sfidë në një shoqëri ende e ndikuar nga normat dhe perceptimet kulturore që i disfavorizojnë gratë dhe paraqesin pengesa të mëtejshme për karrierat e tyre shkencore. Këto sfida nuk i shoh të izoluara,” përfundon ajo. “Janë sistemike, të ndërlidhura dhe e forcojnë njëra-tjetrën.”

Arti i mësimdhënies së STEM-it për të gjithë

Për të kuptuar detajet duhet të dëgjojmë ata që i përjetojnë sfidat çdo ditë. Salvina Pëllumbi e bën këtë duke dhënë mësim matematikë në një shkollë në Elbasan, rreth 50 km nga Tirana. Ajo e zgjodhi këtë lëndë sepse pati “mësuese gra shumë të forta që ia dilnin gjithkund—me familje dhe karrierë”—duke i treguar se nuk kishte pse të zgjidhte mes të dyjave. Ajo e di që ka qenë me fat, pasi “në përgjithësi, nënat shqiptare paraqesin figurën e gruas që i përkushtohet vetëm familjes.”

Në punën e saj, ajo takon “vajza shumë të zgjuara dhe punëtore shqiptare që kanë nevojë për motivim, për t’u treguar tregun e punës, mundësitë e punësimit dhe perspektivat e pagave në fushat STEM.” Këtë e bën si mentore në projektin “Albanian Girls in ICT Academy” dhe përmes iniciativave të saj, ku përfshin laboratorë virtualë tërheqës që nxisin të menduarit kritik për botën. Ajo thekson se duhen ndërhyrje sistemike—si seanca të këshillimit të karrierës, më shumë modele femërore dhe fushata ndërgjegjësimi në rrjete sociale. Por problemet më të mëdha, thotë ajo, lindin pas universitetit, “kur rruga e karrierës bëhet më e vështirë, sepse në kulturën shqiptare pritet që nënat të kujdesen për gjithë shtëpinë dhe vetëm nëse kanë kohë, të ndjekin studimet apo kërkimin shkencor.”

Rrjete inkurajimi: Nuk jemi pak

Në këtë fazë, vajzat shqiptare që hyjnë në tregun e punës STEM mund të mbështeten te Rrjeti i Grave Shqiptare në STEM (NAW-STEM). Xhaferraj e themeloi atë “për të kontribuar në emancipimin ekonomik dhe shoqëror të grave, duke rritur përfaqësimin e tyre në sektorin STEM, si në industri ashtu edhe në akademi.” Ky rrjet përballet drejtpërdrejt me stereotipet dhe paragjykimet përmes serisë së podkasteve STEMspresso, duke përfshirë edhe gra shqiptare nga diaspora, sepse një rrjet i vërtetë nuk njeh kufij.

Në Itali, një tjetër rrjet ekskluziv për inxhiniere dhe arkitekte është AIDIA. Themeluar në vitin 1957, aktualisht ka mbi 450 profesioniste të regjistruara. Tre prej tyre ndanë përvojat e tyre, të cilat, megjithëse të ndryshme, japin një panoramë të plotë të situatës në Itali.

Giovanna Iannuzzi është një sipërmarrëse e konsoliduar në sektorin kimik-farmaceutik të teknologjisë së informacionit, por ka arritur aty ku është falë mbështetjes së familjes, që e ndihmoi të përballonte lindjen e binjakëve. Ajo vijoi punën e saj dhe nuk u ndal edhe pse shpesh kolegët meshkuj ia marrin promovimet thjesht sepse janë burra. 

“Ende është e vështirë të sigurosh pozicione menaxhimi projektesh apo kontrata të mëdha; si gra, ne perceptohemi si një rrezik,” thotë ajo. “Vazhdohet të jetë e vështirë të arrish pozicione të shpërblyera me perspektivë rritjeje: gjithmonë duhet të luftosh me dhëmbë e thonj, dhe nuk i merr gjithmonë ato që meriton.” Ndonëse shpesh ftohet të flasë në evente, ndodh shpesh të jetë e vetmja grua.  

“Shpeshherë jam gruaja e vetme në takimet ku jam ftuar, por e di që nuk jam gruaja e vetme në këtë fushë,” kujton ajo.

Nga bota akademike ku ajo u rrit, Antonia Russo vëren “një turp që i ngërthen vajzat; ato hezitojnë të dalin në pah.” Ajo thotë se duhet ta tejkalojmë këtë prirje, të ndajmë historitë tona dhe të bashkohemi. Rrjetet janë thelbësore për të fuqizuar këto zëra dhe për të ndarë përvojat e grave të tjera. “Ne nuk jemi të pakta në STEM, por shpesh heshtim,” thotë ajo. 

Në përfundim, Russo pohon: “Jam e bindur që aftësitë nuk kanë gjini.” E njëjta frazë u shpreh edhe nga studenta e re nga Shqipëria, Hygerta T. 

Ajo tregon se është “krejtësisht e vetëdijshme për ekzistencën e pabarazive gjinore në fushën që ka zgjedhur, ashtu si edhe në shumë të tjera, por nuk dua që ky realitet të më pengojë apo të më kufizojë.” Pas universitetit, Hygerta T. dëshiron të krijojë zgjidhje të dobishme, veçanërisht në epokën ku teknologjia po përparon me ritme të shpejta, por fushën e teknologjive të informacionit dhe komunikimit (TIK) e zgjodhi sepse “është një nga fushat më të kërkuara për programuesit dhe ofron paga konkuruese,” shpjegon ajo. Për të siguruar që paga e saj të përshtatet me atë të kolegëve meshkuj, ajo tashmë e di se do t’i duhet “të punoj edhe më shumë për të zhvilluar aftësitë e mia dhe për të gjetur vendin tim në tregun e punës, pavarësisht që jam grua.”

Ky “pavarësisht që jam grua” e shoqëroi edhe Gaiën Bertolinon gjatë studimeve të saj pothuajse të përfunduara në inxhinieri kompjuterike. Ajo guxoi të ndiqte këtë rrugë ndërsa banonte në jug të Italisë, një rajon me hendekun gjinor dhe hendekun më të madh të pagave.

Ambienti shoqëror dhe akademik nuk e ndanë të njëjtën pikëpamje, por Bertolino gjeti vetë rrugën dhe hartoi një strategji: “Për të kompensuar supozimin e mungesës së aftësive teknologjike që na atribuohet neve si gra, duhet të përqendrohemi edhe në aftësitë e buta dhe në komunikim,” shpjegon ajo. 

Ajo dhe koleget e saj femra në universitet po përgatiten t’i futen tregut të punës me këtë mentalitet: “Ne jemi të pakta, por shumë të motivuara, ambicioze dhe të vendosura — ndryshe nga shumë prej kolegëve tanë meshkuj, të cilët shpeshherë janë më pak të motivuar, pasi janë regjistruar në TIK pas valës së lulëzimit të sektorit ose nën ndikimin e stereotipeve.” Ndonjëherë, stereotipat bien edhe mbi to.

Ky artikull është prodhuar brenda Iniciativës për Gazetari Kollaborative dhe Hulumtuese (CIJI), një projekt i financuar pjesërisht nga Komisioni Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e vetëm e Osservatorio Balcani Caucaso Transeuropa dhe nuk pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

The post Ekspertet e teknologjisë në Shqipëri dhe Itali: Midis meritokracisë dhe stereotipeve gjinore appeared first on Citizens.al.

Minatorët e kompanisë Albchrome në protestë për rritjen e pagës dhe kushtet e punës

11 July 2025 at 17:04

Prej dy ditësh, minatorët e Bulqizës kanë nisur një protestë, duke kërkuar rritje page dhe përmirësim të kushteve të punës. Ata shprehen se po kërkojnë zbatimin e një premtimi të dhënë nga kompania Albchrome që në muajin mars, për një rritje page prej 10%. Jetmir Ahmeti një nga minatorët protestues tha se janë ngritur në […]

The post Minatorët e kompanisë Albchrome në protestë për rritjen e pagës dhe kushtet e punës appeared first on Reporter.al.

Rritje page dhe ndryshime në strukturën e administratës publike

TIRANË, 19 qershor /ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin që rregullon strukturën e pagave, nivelet e pagave dhe shtesat e tjera mbi pagë për zëvendësministrat, funksionarët e kabineteve, prefektët, nënprefektët, nëpunësit civilë dhe nëpunësit e disa institucioneve të administratës publike.

Ndryshimet, të propozuara nga zëvendëskryeministri, synojnë përditësimin dhe përmirësimin e kuadrit rregullator të pagave në shërbimin civil.

Vendimi parashikon rritje page në masën 65 000 lekë në muaj për nëpunësit në pozicionet “Sekretar i Përgjithshëm” dhe “Zëvendëssekretar i Përgjithshëm””.

Po ashtu është ndryshuar edhe një nënndarje për të përcaktuar qartë pozicionin e “koordinatorit” brenda njësive të menaxhimit pranë Sekretarit të Përgjithshëm dhe Zëvendëssekretarit të Përgjithshëm. Ky saktësim mund të ndikojë në kategorizimin dhe përcaktimin e pagës për këto role.

Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi për vitin 2025, përballohen nga buxheti i miratuar për Kryeministrinë për këtë vit dhe fillojnë nga momenti i emërimit të nëpunësve/punonjësve.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

/m.q/r.e/a.f/

The post Rritje page dhe ndryshime në strukturën e administratës publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rënia e popullsisë nuk ndihmon, Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat për frymë edhe në 2024

By: Ela
18 June 2025 at 13:19

Shqipëria ka vijuar të mbetet e fundit në Europë sa i përket të ardhurave për frymë të matura sipas fuqisë blerëse për mallra e shërbime, edhe në vitin 2024, pavarësisht se popullsia e vendit u reduktua me më shumë se 400 mijë persona, duke zbritur në 2.4 milionë banorë sipas censit të vitit 2023. Ndonëse […]

The post Rënia e popullsisë nuk ndihmon, Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat për frymë edhe në 2024 appeared first on BoldNews.al.

Ylli Manjani: Pagat e shtetit si shtesa katesh pa leje!

By: redi
13 June 2025 at 19:33

Nga Ylli Manjani I hodha një sy sistemit të pagave në nënpunësve të të gjithë niveleve e pushteteve dhe më ngjau me një hartë ndërtimesh pa leje kuturu. Pagat brenda sistemit të drejtësisë veçanërisht ngjanin si shtesa anësore, shtesa katesh apo mbyllje ballkonesh. Krejt pa sens e pa një llogjikë shtetërore. Po e lë mënjanë llogjikën ekonomike dhe ngarkesën në punë të secilit. Tani…

Source

Gjysma e shqiptarëve kanë pagë bruto më pak se 62 mijë lekë

13 June 2025 at 17:39

Mediana e pagës, një statistikë e publikuar për herë të parë së fundmi nga Instituti i Statistikave vë në pah numrin e konsiderueshëm të shqiptarëve që jetojnë me paga të ulëta, konkretisht, në masën bruto më pak se 62 mijë lekë në muaj, që neto konvertohet në afërsisht 550 euro në muaj. Deri më sot, […]

The post Gjysma e shqiptarëve kanë pagë bruto më pak se 62 mijë lekë appeared first on BoldNews.al.

Forumi Ekonomik Global: Shqipëria, e para në botë për barazinë në paga mes burrave e grave

By: V K
13 June 2025 at 07:49

Në kuadër të raportit për barazinë gjinore të vitit 2025, femrat shqiptare, kryesojnë në botë për nivelin e lartë të barazisë në paga me meshkujt. Renditja është bërë nga Forumi Ekonomik Global.

Shqipëria renditet e para në botë për nën-treguesin “Barazia në paga për punë të ngjashme”, që është pjesë e tregtuesi “Pjesëmarrja Ekonomike dhe Mundësitë”, një prej katër grupeve kryesore që matin indeksin e barazisë gjinore, së bashku me “Arsimin”, “Shëndetin dhe Mbrojtjen”, dhe “Fuqizimin Politik”.

Sipas raportit, Shqipëria mbyll 93.1% të hendekut gjinor për barazinë në paga, që do të thotë se gratë marrin mesatarisht 93.1% të asaj që fitojnë burrat për të njëjtin punë.

Kjo përqindje është më e larta në botë dhe ka diferencë me vendin e dytë që është Islanda dhe e mbyll hendekun me 85.1%.

Treguesi “barazia në punë për paga të ngjashme” bazohet në të dhënat e Vëzhgimit me Drejtuesit, që organizohet nga Forumi Ekonomik Global, ku mbi 11 000 udhëheqës biznesi nga 123 vende përgjigjen në shkallën 1–7 për pyetjen:

“Në shtetin tuaj, për punë të ngjashme, në çfarë mase pagat e grave janë të barabarta me ato të burrave”? (1 = jo fare, shumë më pak se burrat; 7 = plotësisht, të barabarta). Vlerat mesatare të përgjigjeve (1–7) konvertohen në një indeks 0–1, ku 1 (ose 100%) përfaqëson barazi të plotë (“fully equal”) dhe 0 (ose 0%) përfaqëson mosbarazi të plotë.

Shqipëria ka një barazi shumë më të lartë në paga në krahasim me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Në Serbi, hendeku gjinor mbyllet në nivelin 64%, Mali i Zi 66.3%, Bosnjë Hercegovinë 60.8%, Maqedoninë e Veriut 54.6% (e fundit në Europë).

Të dhënat për Kosovën mungojnë. Ndërsa e parafundit në Europë është Italia (55%), pra me gratë që paguhen gati sa gjysma e burrave.

Femrat drejtuese në Shqipëri paguhen më shumë sesa meshkujt

Sipas të dhënave të tjera të INSTAT, që i referohen vitit 2023, Paga mesatare e femrave ishte 68.2 mijë lekë, ose 6.2% më pak sesa e meshkujve, që paguhen 72.7 mijë lekë në muaj.

Nga 36 grup-profesione që raporton INSTAT, vetëm në 5 prej tyre, (Drejtues administrativë dhe komercialë; Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë; Punonjës në profesionet e elektro-teknologjisë; Punëtorë shërbimi dhe ndihmës; Punonjës të shërbimeve personale dhe të mbrojtjes) ose 14% të grup-profesioneve gjithsej, gratë paguhen më shumë sesa burrat.

Ndonëse në pjesën më të madhe të profesioneve, gratë marrin më pak sesa burrat, ka një kategori ku ato gjithmonë dominojnë, atë të drejtuesve, duke qenë madje më të paguarat nga të gjithë.

Sipas INSTAT, në grup-profesionin “Drejtues administrativë dhe komercialë”, gratë u paguan mesatarisht me 201 mijë lekë në muaj në 2023, me rritje prej 16% në raport me vitin e mëparshëm.

Ky është grup-profesioni më i paguar në vend. Në krahasim me burrat që punojnë në të njëjtin profesion (188 mijë lekë), femra drejtuese paguhen 7.2% më shumë.

Edhe në shtet, gratë paguhen më shumë. Në grup-profesionin “Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë”, paga mesatare mujore e femrave ishte 108 mijë lekë, ose 6% më shumë sesa e meshkujve në të njëjtën kategori./MONITOR

The post Forumi Ekonomik Global: Shqipëria, e para në botë për barazinë në paga mes burrave e grave appeared first on Albeu.com.

Tomorri: Përplasja gjyqtarë-Rama për pagat, teatër i shëmtuar

By: Ardit
12 June 2025 at 18:55

Gazetari Klodian Tomorri e ka cilësuar një teatër të shëmtuar, përplasjen e Edi Ramës me gjykatësit për pagat e këtyre të fundit. Tomorri ka deklaruar se të besosh se gjykatat janë të pavarura dhe nuk e kanë frikë Ramën, është si të besosh kryeministrin kur thotë, se më kanë ngrënë dardha pas shpine. “Të besosh […]

The post Tomorri: Përplasja gjyqtarë-Rama për pagat, teatër i shëmtuar appeared first on BoldNews.al.

“Nuk e meritojnë as rrogën që kanë”, Romeo Kara shpërthen kundër gjyqtarëve: Paguhen si ministrat, sillen si pushtetarë

11 June 2025 at 21:42

Avokati Romeo Kara është kundër kërkesës së gjyqtarëve për rritje të pagave.

Në një emision televiziv, Kara u shpreh se gjyqtarët janë më të paguar se ministrat dhe nuk e justifikojnë.

Sipas tij, duhet të fillojë veting real për gjyqtarët.

“Ka një krahasim, ku janë dhe se çfarë bëjnë. Me këto paga jetohet në Shqipëri. Nuk po them që bëhet ndonjë çudi. Kur shqiptarët janë 50 fish më pak të pagës së një tjetri, kur bën gjyqe pa njoftuar fare palët, duhet të fillohet me eksavator të bëhet vetingu. Sidomos në gjykatën e shkallës së parë dhe apelit. Me këto paga, kanë ngacmuar dhe kanë ngritur neveritjen tonë. Vetingu real duhet të fillojë tani. Ka dhe një pjesë që janë të saktë, por është shumë e vogël. Na ka ardhur momenti t’i themi, jo që nuk meritoni t’ua ngremë rrogën, por dhe atë rrogë që merrni, nuk e meritoni.”, theksoi ai.

 

 

The post “Nuk e meritojnë as rrogën që kanë”, Romeo Kara shpërthen kundër gjyqtarëve: Paguhen si ministrat, sillen si pushtetarë appeared first on Sot News | Lajme.

Paga mesatare bruto mujore arrin 82,210 lekë

By: redi
11 June 2025 at 16:33

Paga mesatare bruto mujore në vend gjatë tremujorit të parë të vitit 2025 arriti në 82,210 lekë, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT). Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kjo shënon një rritje prej 11.6%. Nëse krahasohet me tremujorin e fundit të vitit 2024, është regjistruar një rënie prej 1.43%, pasi në atë periudhë paga mesatare mujore…

Source

❌
❌