Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

E lidhur me bandën e Suel Çelës, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu lihet në burg

By: user 8
2 July 2025 at 13:21

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu, e akuzuar për lidhje me bandën e Suel Çelës.

Trupi gjykues ka rrëzuar ankimimin e ish-magjesitrates, duke lënë pas hekurave Pajtime Fetahun.

“Rrëzimin e ankimit/kërkesës së të hetuarës znj. P.F., mbi kohëzgjatjen e paraburgimit”, thuhet në vendim.

Ish-magjistratja akuzohet për lidhje me bandën e Suel Çelës. Sipas SPAK, banda e Suel Çelës kishte arritur të korruptonte funksionarë të policisë së shtetit (Dedan Gjoni) dhe të sistemit gjyqësor (Pajtime Fetahu) të cilët duke shfrytëzuar pozicionin e tyre zyrtar e ndihmonin organizatën me informacione, duke ofruar gjithashtu lehtësira dhe ndikime në sistemin gjyqësor në këmbim të favoreve dhe përfitimeve materiale.

Organizata kriminale kishte aftësi që të ndikonte dhe të korruptonte përfaqësues të sistemit të drejtësisë me qëllim që këta të fundit të lehtësonin pozitën e drejtuesit Suel Çelës dhe anëtarëve të tjerë të organizatës në proceset penale në ngarkim të tyre.

Për t’u theksuar është aftësia e organizatës që të ndikojë tek trupa gjyqësore me qëllim që të rëndohej pozita apo masa e dënimit që do te jepej në ngarkim të anëtarëve të grupit kriminal që konsideroheshin si kundërshtarë të tyre.

The post E lidhur me bandën e Suel Çelës, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu lihet në burg appeared first on Lapsi.al.

Gjyqtarja Ulliri ka kërkuar dorëheqjen nga “Partizani”? GJKKO: Do t’iu njoftojmë për vendimin

By: Oldi
30 June 2025 at 11:06

GJKKO ka reaguar në lidhje me raportimet e fundit mediatike ku përflitet një kërkesë për dorëheqje të mundshme të gjyqtares Elsa Ulliri nga çështja penale ndaj të pandehurve Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezit në dosjen “Partizani”. Gjykata e posaçme bën me dije se çdo vendimmarrje do të bëhet zyrtare në seancën e radhës, që është […]

The post Gjyqtarja Ulliri ka kërkuar dorëheqjen nga “Partizani”? GJKKO: Do t’iu njoftojmë për vendimin appeared first on BoldNews.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Avni Sejdi

26 June 2025 at 16:39

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të enjten më 26 qershor lënien në fuqi të vendimarrjes së Komisionit për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Partë Tiranë, Avni Sejdi. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i KPA, i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Ina Rama […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Avni Sejdi appeared first on Reporter.al.

Dy qëndrimet e KPA për gjyqtarin Bevis Shehaj

19 June 2025 at 15:17

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi më 3 shkurt pushimin e gjykimit të vetingut të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Vlorës, Bevis Shehaj, vendimarrje që e riktheu atë në  detyrë. Vendimi u mor me shumicë votash, ku shumica çmoi se Shehaj kishte qenë student në kohën kur ka hyrë në fuqi legjislacioni për vetingun […]

The post Dy qëndrimet e KPA për gjyqtarin Bevis Shehaj appeared first on Reporter.al.

Gjykata e Lartë cakton gjyqtaren për rekursin e Erion Veliajt

By: user 11
14 June 2025 at 22:05

Gjykata e Lartë ka caktuar gjyqtaren që do të shqyrtojë rekursin e Erjon Veliajt, kundër vendimit të gjykatës së Apelit të Posaçëm.

Veliaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” dhe mësohet se si relatore e rekursit është caktuar gjyqtarja Albana Boksi, por ende nuk ka një datë për shqyrtimin e çështjes.

Kujtojmë se Veliaj është nën hetim për korrupsion e pastrim parash dhe ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit të këtij viti. Në këtë rekurs janë gjithashtu edhe biznesmenët e tjerë, ndërsa mungon emri i bashkëshortes së Veliajt për të cilën gjykata zbuti masën duke e lënë detyrim paraqitje.

The post Gjykata e Lartë cakton gjyqtaren për rekursin e Erion Veliajt appeared first on Lapsi.al.

Tomorri: Përplasja gjyqtarë-Rama për pagat, teatër i shëmtuar

By: Ardit
12 June 2025 at 18:55

Gazetari Klodian Tomorri e ka cilësuar një teatër të shëmtuar, përplasjen e Edi Ramës me gjykatësit për pagat e këtyre të fundit. Tomorri ka deklaruar se të besosh se gjykatat janë të pavarura dhe nuk e kanë frikë Ramën, është si të besosh kryeministrin kur thotë, se më kanë ngrënë dardha pas shpine. “Të besosh […]

The post Tomorri: Përplasja gjyqtarë-Rama për pagat, teatër i shëmtuar appeared first on BoldNews.al.

Gazetari: Reagimi i Ramës ndaj Kushtetueses tregon një përpjekje për të kontrolluar institucionet

By: Oldi
12 June 2025 at 15:47

Gazetari Bledian Koka ka komentuar ashpër reagimin e djeshëm të kryeministrit Rama, duke e cilësuar atë si një reflektim të mentalitetit autoritar dhe imponues që ai ka zhvilluar që pas rikthimit në pushtet më 11 maj. Koka tha se paralajmërimi i Ramës ndaj Gjykatës Kushtetuese për vendimin që duhet të marrë, tregon qartë një përpjekje […]

The post Gazetari: Reagimi i Ramës ndaj Kushtetueses tregon një përpjekje për të kontrolluar institucionet appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Bamir Topi dhe Kreshnik Spahiu merrnin nga 300 mijë euro për emërimet e gjyqtarëve

12 June 2025 at 13:40

Pas Edi Ramës, edhe Sali Berisha ka dalë kundër kërkesës së Unionit të Gjyqtarëve të depozituar në Gjykatën Kushtetuese, ku kërkojnë rritjen e pagave të gjyqtarëve me nga 700 euro, që nëse do të pranohej, pagat e gjyqtarëve do të rriteshin për herë të dytë brenda tre vitesh. Gjatë një konference me gazetarët, Berisha tha […]

The post Berisha: Bamir Topi dhe Kreshnik Spahiu merrnin nga 300 mijë euro për emërimet e gjyqtarëve appeared first on BoldNews.al.

Unioni i Gjyqtarëve kërkon rritjen e pagave, Rama: Abuzim madhor, cenon edhe Kushtetutën

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas kërkesës së Unionit të Gjyqtarëve që kërkojnë sërish rritjen e pagave në gjykatë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se “për herë të dytë brenda tre viteve, Unioni i Gjyqtarëve kërkon sërish rritjen e pagave në gjykatë”.

“Një praktikë unikale, e padëgjuar dhe e panjohur në historinë e shteteve – që gjyqtarët t’ia caktojnë vetes pagat përmes gjykatës – por që ka ndodhur në Shqipëri, në vitin 2022, kur ky Union kërkoi në Gjykatën Kushtetuese që paga bazë e gjyqtarëve të ekuivalentohej ose me pagën bazë të Drejtorit të Departamentit të Kryeministrisë ose me një përqindje të pagës së Presidentit, sipas dëshirës së gjyqtarëve”, shtoi ai.

Në këtë rast, Rama tha se “ky do të ishte një abuzim madhor, shumëdimensional, që do të cenonte shumëkënd e shumëçka, duke nisur nga vetë Kushtetuta dhe serioziteti i Republikës së Shqipërisë”.

Kryeministri shtoi se “shakaja e hidhur e Gjykatës Kushtetuese herën e parë – të cilën ne e pranuam në heshtje si një lajthitje që duhej kapërdirë për hir të respektit me heshtje të një vendimi të gjyqësorit – të mos përsëritet. Sepse heshtja ndaj çfarëdo abuzimi, me mbështetjen tonë për drejtësinë, nuk është më një opsion për ne. Për më tepër, në këtë rast ky do të ishte një abuzim madhor, shumëdimensional, që do të cënonte shumëkënd e shumëçka, duke nisur nga vetë Kushtetuta dhe serioziteti i Republikës së Shqipërisë”.

Më poshtë reagimi i plotë i kryeministrit Rama:

“Interesante!

Për herë të dytë brenda tre viteve, Unioni i Gjyqtarëve kërkon sërish rritjen e pagave në gjykatë!

Një praktikë unikale, e padëgjuar dhe e panjohur në historinë e shteteve – që gjyqtarët t’ia caktojnë vetes pagat përmes gjykatës – por që ka ndodhur në Shqipëri, në vitin 2022, kur ky Union kërkoi në Gjykatën Kushtetuese që paga bazë e gjyqtarëve të ekuivalentohej ose me pagën bazë të Drejtorit të Departamentit të Kryeministrisë ose me një përqindje të pagës së Presidentit, sipas dëshirës së gjyqtarëve.

Dhe Gjykata Kushtetuese e pranoi kërkesën, duke garantuar një pagë bazë të lidhur prej 156.000 lekësh!

Mirëpo kjo ndërhyrje skandaloze e gjyqësorit në kompetencat e ekzekutivit, mesa duket, i ka shijuar Unionit aq shumë, sa pas rritjes së pagave të administratës në maj të vitit 2023, Unioni i Gjyqtarëve tani rikërkon përsëri nga Gjykata rritjen e pagave të gjyqtarëve! Këtë herë, Unioni kërkon që paga bazë të lidhet vetëm me pagën bazë të Drejtorit të Departamentit në Kryeministri dhe kërkon sërish ndryshimin e ligjit.

Ndërkohë që në vitin 2022 Unioni donte garantimin e një shume bazë pavarësisht çdo llogaritjeje, sot kërkon që, si pasojë e rritjes së pagës së administratës, t’u rritet paga edhe gjyqtarëve – dhe jo pak, por plot 700 euro!

Domethënë, ky Unioni e kuptoka si një privilegj të përjetshëm faktin që për ta mbështetur pavarësinë e gjyqësorit dhe fuqizuar gjykatësit e dalë nga Vetingu, ne me Reformën në Drejtësi i rritëm pagat e sistemit të drejtësisë menjëherë sa për dhjetë vjet njëzetë vjet, duke e thyer me vetëdije piramidën e pagave të Republikës së Shqipërisë! Pra, sipas Unionit kjo republikë do jetë përjetësisht e vetmja në botë, ku gjykatësit nuk do ta lejojnë ngjitjen e piramidës së thyer të pagave, sepse ndryshe nga gjithë bota në Shqipëri pagat e tyre nuk do rriten me qeveri e parlament, po me gjyq!!!…

Tani, unë uroj shumë që shakaja e hidhur e Gjykatës Kushtetuese herën e parë – të cilën ne e pranuam në heshtje si një lajthitje që duhej kapërdirë për hir të respektit me heshtje të një vendimi të gjyqësorit – të mos përsëritet. Sepse heshtja ndaj çfarëdo abuzimi, me mbështetjen tonë për drejtësinë, nuk është më një opsion për ne. Për më tepër, në këtë rast ky do të ishte një abuzim madhor, shumëdimensional, që do të cënonte shumëkënd e shumëçka, duke nisur nga vetë Kushtetuta dhe serioziteti i Republikës së Shqipërisë”.

/m.m/

The post Unioni i Gjyqtarëve kërkon rritjen e pagave, Rama: Abuzim madhor, cenon edhe Kushtetutën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KLGJ nuk pranon kërkesën e ILD-së për procedim disiplinor ndaj gjyqtares së Tiranës

TIRANË, 4 qershor/ATSH/ Këshilli i Lartë Gjyqësor rrëzoi në mbledhjen e sotme kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor me masën “Vërejtje publike” ndaj magjistrates A.P., gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për mosrespektim të afatit të arsyeshëm të dorëzimit të vendimit të arsyetuar.

ILD ka nisur hetimin me iniciativë ndaj gjyqtares, bazuar në konstatimet e raportit të inspektimit tematik të ILD-së, “Mbi procedurën e shpalljes dhe arsyetimit të vendimeve gjyqësore të Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksioni i Përgjithshëm Tiranë (Dhoma Civile) dhe Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë”, për vendimet përfundimtare të dhëna nga këto gjykata për periudhën 1 shtator 2022 – 30 dhjetor 2022.

Pas analizës rast pas rasti, ILD nënvizon se nga ky inspektim rezultoi se në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, 89 % e vendimeve janë dorëzuar brenda afatit 120-ditor.

“Ky afat është vlerësuar si koha e arsyeshme, që i nevojitet gjyqtarit apo gjykatës të dorëzojë vendimin përfundimtar të arsyetuar, pasi vetëm ky afat mund të bëjë dallimin dhe të shërbejë si një kohë e arsyeshme në situatën konkrete të ngarkesës, organikës dhe numrit të magjistratëve, apo tipologjisë së çështjeve të gjykuara”, thuhet në njoftimin për shtyp të ILD-së.

Inspektimi pasoi me fillimin e verifikimeve për gjyqtarët e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vendimet e shpallura e të dorëzuara të arsyetuara në sekretari pas 120 ditëve nga shpallja.

Hetimi disiplinor ndaj gjyqtares A.P. për mosrespektim të afatit të arsyeshëm të dorëzimit të vendimit të arsyetuar, përfshinte 21 vendime të dorëzuara me vonesë. Për vonesën 2 vite e 4 muaj ILD ka kërkuar procedim, ndërsa për vonesat e tjera, ILD ka mbyllur hetimin dhe ka dërguar materialet në KLGJ për vlerësim profesional të magjistrates.

Hetimi i ILD-së konstatoi kryerjen e shkeljes disiplinore nga ana e magjistrates me pakujdesi në formë neglizhence; vonesat e evidentuara për një kohë të gjatë në arsyetimin e tre vendimeve gjyqësore; vonesat në arsyetimin e vendimeve gjyqësore nuk justifikohen nga shkaqe të arsyeshme personale, shëndetësore, familjare, pavarësisht se ato janë të lidhura direkt me magjistraten.

ILD vlerëson se si pasojë e mosveprimit të gjyqtares është cenuar prestigji i figurës së gjyqtarit, si dhe është cenuar besimi i publikut të drejtësia, kjo edhe në kushtet kur magjistratja ka një vjetërsi në detyrë prej mbi 19 vitesh si gjyqtare, tregues ky i njohjes shumë të mirë të saj mbi rolin e ushtrimit të detyrës me etikë dhe disiplinë të magjistratit.

Gjatë hetimit, ILD konsideroi si rrethana lehtësuese, mospasjen nga magjistratja të ndonjë mase disiplinore dhe sjelljen bashkëpunuese gjatë hetimit disiplinor, duke konkluduar se veprimet apo mosveprimet e gjyqtares A.P., përbëjnë “Shkelje të lehtë” disiplinore e duke i propozuar Këshillit të Lartë Gjyqësor masën disiplinore “Vërejtje publike”.

Në seancën e sotme, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi rrëzimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

/m.m/

The post KLGJ nuk pranon kërkesën e ILD-së për procedim disiplinor ndaj gjyqtares së Tiranës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Gjyqtarja e Berishës e afërmja e deputetes së PD”/ Romeo Kara: Të japë dorëheqjen

3 June 2025 at 10:36

Gjyqtarja Elsa Ulliri që do të kryesojë trupën gjykuese ndaj ish-kryeministrit Berisha dhe 4 të pandehurve të tjerë rezulton lidhje e afërt familjare me një prej deputeteve të Partisë Demokratike. Bëhet fjalë për Andia Ullirin, e cila hyri në Kuvend pas zgjedhjeve të vitit 2021. Kryetari i Gjykatës së Posaçme Erion Bani u shpreh se nuk ka konflikt interesi, megjithatë ka dyshime se një gjë e tillë mund të jetë prezentë në këtë proces.

Avokati Romeo Kara, u shpreh se gjyqtarja në fjalë është në konflikt interesi dhe në këto kushte duhet të tërhiqet nga çështja. Ai theksoi se nëse gjyqtarja nuk ndërmerr një akt të tillë, atëherë SPAK duhet të ndërhyjë dhe të kërkojë përjashtimin e saj nga procesi gjyqësor i dosjes “Partizani”, ku i pandehur për korrupsion është marrë ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha.

“Unë mendoj se ky është gjykimi i parë për të treguar integritetin e strukturave të reja të drejtësisë. Prova e parë e zjarrit për SPAK dhe GJKKO, Përgjigja e Banit nuk më ka shijuar aspak. Gjyqtarja do kishte konflikte interesi me kushërirën saj, padyshim, sepse e parashikon ligji.

Kushërira e saj u bë deputete nga Sali Berisha. Gjyqtarja duhet të japë vetë dorëheqjen. Ka konflikt interesi dhe lë dyshime. Nëse nuk tërhiqet, duhet të ndërhyjë SPKA që të përjashtohet gjyqtarja. Ky person është mësuar të mbajë peng sistemin dhe të shkojë në gjykime ku ka pasur konflikt interesi. Ky person nuk mund të gjykohet me njerëz, që kanë lidhje të afërt me bashkëpunëtorë të tij”, tha ai

The post “Gjyqtarja e Berishës e afërmja e deputetes së PD”/ Romeo Kara: Të japë dorëheqjen appeared first on Sot News | Lajme.

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Emiljano Ruli

29 May 2025 at 11:29

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të mërkurën më 28 maj lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkakimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Emiljano Ruli. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga rezarta […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Emiljano Ruli appeared first on Reporter.al.

KPA shkarkon nga detyra gjyqtaren Ardiana Bera

20 May 2025 at 15:33

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 20 maj vendimin për ndryshimin e vendimit të Komisionit për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Tiranës, Ardiana Bera, duke e shkarkuar atë për probleme të pasurisë. Konfirmimi në detyrë i Berës nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 26 prill të vitit 2024, u […]

The post KPA shkarkon nga detyra gjyqtaren Ardiana Bera appeared first on Reporter.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Blerta Marku Çibuku

15 May 2025 at 18:15

Kolegji i Posaçëm të Apelimit, KPA shpalli të enjten më 15 maj vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Gjirokastrës, Blerta Marku Çibuku. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Natasha Mulaj, me relator Sokol Çomon dhe anëtarë Albana Shtyllën, Mimoza Tasin dhe […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Blerta Marku Çibuku appeared first on Reporter.al.

SPAK kërkon shkarkimin e gjyqtarit Artan Hajredinaj

6 May 2025 at 19:42

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të martën më 6 maj me konkluzionet në çështjen e vetingut të gjyqtarit të Lezhës, Artan Hajredinaj. Ashtu si gjatë parashtrimeve, edhe në fillim të seancës për bisedimet përfundimtare, prokurori Klodian Braho, i cili përfaqëson në këtë proces drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, deklaroi se subjekti me […]

The post SPAK kërkon shkarkimin e gjyqtarit Artan Hajredinaj appeared first on Reporter.al.

SPAK kërkon shkarkimin e gjyqtares Ardiana Bera

By: Ela
6 May 2025 at 09:55

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të hënën më 5 maj me konkluzionet përfundimtare në çështjen e vetingut të gjyqtares së Tiranës, Ardiana Bera. Konfirmimi në detyrë i Berës nga Komisioni u ankimua nga institucioni i Komisionerëve Publikë për gjetje në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmin. Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani që ka marrë kompetencat e Komisionerëve […]

The post SPAK kërkon shkarkimin e gjyqtares Ardiana Bera appeared first on BoldNews.al.

Pejë – Gjyqtarja dhe të pranishmit në seancë kërcënohen me kallash, arratiset i dyshuari

By: Ela
30 April 2025 at 22:21

Një person dyshohet se ka kanosur gjyqtaren dhe të pranishmit gjatë një seance gjyqsore në Pejë. Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, tha se i dyshuari është arratisur dhe ndodhet në kërkim. Nikçi ka theksuar se janë zhvilluar kërkime në banesën e të dyshuarit. Ai tha se po vijon puna për lokalizimin dhe kapjen […]

The post Pejë – Gjyqtarja dhe të pranishmit në seancë kërcënohen me kallash, arratiset i dyshuari appeared first on BoldNews.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Fida Osmani

30 April 2025 at 12:41

Kolegji i Posaçëm të Apelimit, KPA vendosi të hënën më 28 prill lënien në fuqi të vendimit të Komisionit për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Tiranës, Fida Osmani. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtare Ina Rama, Mimoza Tasi […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Fida Osmani appeared first on Reporter.al.

Skandal në futbollin e të rinjve/ Trajneri kërcënon rëndë gjyqtaren: Duhet të përfundosh si Ilaria Sula

18 April 2025 at 15:08

Një incident i rëndë ka ndodhur në Itali gjatë një ndeshjeje futbolli për moshat nën 17 vjeç mes ekipeve Sporting Terni dhe Sangemini Sport, ku trajneri i skuadrës vendase dyshohet se ka kërcënuar gjyqtaren e takimit.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, incidenti ndodhi gjatë pushimit mes pjesës së parë dhe të dytë, kur trajneri i Sporting Terni hyri në dhomat e zhveshjes dhe iu drejtua gjyqtares me tone agresive, duke i thënë: “Duhet të përfundoni si Ilaria Sula. Duhet të ishe vrarë kur ishe i vogël. Në momente të tilla duhet të nxirret thika.”

Menjëherë pas ngjarjes, Liga Kombëtare e Amatorëve në Itali reagoi me një vendim të prerë, duke përjashtuar trajnerin nga çdo aktivitet sportiv për një periudhë prej tre vite e gjysmë. Incidenti ndodhi vetëm pak javë pas vrasjes së Ilaria Sulës, 23-vjeçares me origjinë shqiptare, e cila u ekzekutua më 26 mars nga i dashuri i saj, Mark Antony Samson, shtetas me prejardhje filipinase. Autori e futi trupin e viktimës në një valixhe dhe e hodhi në një zonë pyjore pranë Romës, ku u gjet pas disa ditësh kërkimesh. Samson u arrestua menjëherë dhe aktualisht ndodhet në paraburgim. Deklaratat e trajnerit janë dënuar ashpër nga opinioni publik dhe autoritetet sportive në Itali, ndërsa ngjarja ka rihapur debatin mbi gjuhën e urrejtjes dhe dhunën ndaj grave në shoqëri.

The post Skandal në futbollin e të rinjve/ Trajneri kërcënon rëndë gjyqtaren: Duhet të përfundosh si Ilaria Sula appeared first on Sot News | Lajme.

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Rexhina Merlika

10 April 2025 at 17:06

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 10 prill vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit të gjyqtares së Tiranës, Rexhina Merlika. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo, pas shqyrtimit […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Rexhina Merlika appeared first on Reporter.al.

❌
❌