Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 22 August 2025Main stream

Spahiu tregon pse Amerika nuk po dërgon ambasador në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi

By: redi
22 August 2025 at 18:46

Juristi Kreshnik Spahiu, thotë se aktualisht tre vende të rëndësishme të rajonit Ballkanik, përfshi edhe Shqipërinë, janë pa ambasador amerikan. Dy të tjerat janë Serbia dhe Kosova. Administrata e presidentit Donald Trump duket se e ka larguar vëmendjen nga Ballkani, duke mos e pasur prioritet, por kjo sjellë edhe vështirësi gjeopolitike, sidomos për situatën ku ndodhet Kosova.

Source

Before yesterdayMain stream

Demokratët po punësohen në administratë, Spahiu: Më i moralshëm se pranimi i mandateve nga deputetët

By: redi
8 August 2025 at 15:39

Juristi Kreshnik Spahiu komenton strategjinë e kryeministrit Edi Rama që po punëson në administratë përfaqësues të PD-së dhe opozitës pas zgjedhjeve të 11 majit. Ai e cilësoi një strategji për të përçarë edhe më shumë opozitën, por nga ana tjetër theksoi se punësimi i demokratëve në administratë është më i moralshëm sesa pranimi i mandateve nga deputetët e PD-së. ‘”Edhe kryetari i PD-së së…

Source

Spahiu: Rrugët me gangsterë të pasur dhe halabakë ordinerë! Shteti të ndahet nga llumi

By: redi
28 July 2025 at 15:22

Juristi Kreshnik Spahiu flet për ngjarjen e ndodhur në Vlorë, ku një oficer policie dhe një kontigjent i skeduar i krimit dhunuan kamerierin e një lokali me shkakun ”pse u dërgoi dy shishe uji në tavolinë”. Për të Shqipëria është mbushur me gangsterë, alabakë dhe njerëz banalë, ku shumë prej tyre kanë veshur edhe kostum zyrtari, politikani e biznesmeni. Sistemi ka dështuar dhe duhet një ndryshim…

Source

“Shqiptarët janë të zhurmshëm, jo më të rrezikshmit”, Spahiu për bandat kriminale në Europë:Sekuestro nuk do të thotë..

3 July 2025 at 21:58

Juristi Kreshnik Spahiu, teksa ka komentuar në emisionin  televiziv goditjen e bandës së Suel Çelës, të cilës i janë sekuestruar 4 mln € pasuri në Itali, tha se ende kemi të bëjmë me një prezumim pafajësie.

Ai tha se mafia ruse, kineze, turke, italiane më e rrezikshme se shqiptare, por kanë më pak të burgosur

Fakti qe kemi një numër të lartë shqiptarësh në grupet kriminale shqiptare nuk do të thotë se janë më të rrezikshme në Europë. Në bazë të statistikave, nacionalitetet që kanë mafien më të organizuar janë rusët kinez, turqit, italianët dhe vietnamezët, nuk janë në numër të lartë por në numër më të vogël në raport me arabët dhe shqiptarët. Fakti që jemi të zhurshëm nuk do të thotë se kemi mafien më të rrezikshme. Ne jemi ende në organizimet fillestare të strukturave kriminale.

Për rastin e Suel Çelës kemi të bëjmë me një prezumim pafajësie dhe jemi në kushtet e sekuestros, sepse sekuestro vendoset edhe kur bëhet verifikim. Nuk do të thotë se blerja e një prone në Itali është bërë me paratë e drogës, në Itali shqiptarët kanë hyrje, kanë hotele dhe kanë restorante ka qindra shqiptarë në Itali që kanë objekte. Sa kohë nuk kemi prova më shumë dhe ende se dimë se çfarë do të ndodh me këtë histori’, tha ai.

 

 

 

The post “Shqiptarët janë të zhurmshëm, jo më të rrezikshmit”, Spahiu për bandat kriminale në Europë:Sekuestro nuk do të thotë.. appeared first on Sot News | Lajme.

Spahiu: Irani shkeli të drejtën ndërkombëtare dhe sovranitetin e tre vendeve myslimane

By: redi
23 June 2025 at 22:00

Juristi Kreshnik Spahiu flet për zhvillimet e fundit, ku Irani sulmoi me 6 raketa bazat amerikane në Katar dhe Irak. Për të Irani shkeli të drejtën ndërkombëtare dhe sovranitetin e Katarit, Irakut dhe Bahrenit. ”Futja me vonesë e SHBA në konflikt, edhe pse SHBA se ka shpallur ligjin e luftës me Iranin. Pra bombardimi quhet sporadik dhe ende s’ka një miratimin të futjes së SHBA në konflikt .

Source

Pse kaq shumë injorantë pro Iranit i gjen në Prishtinë apo Tiranë sesa në Tehran?

By: redi
17 June 2025 at 16:31

Nga Kreshnik Spahiu Turpi madh ka mbuluar rrjetet sociale në Shqipëri. Më shumë komentues pro Iranit lexon në Prishtinë dhe Tiranë se në Tehran. Janë aq injorantë sa e mbrojnë Iranin duke u justifikuar me të drejtat e njeriut në Gaza. Pyetje është për ju o të çmendur: – Ku ishte Irani dhe Palestina kur vriteshin shqiptarë dhe serbët bënin genocid? – Ku ishte Irani dhe iranianët kur 20.000…

Source

Spahiu: Turp që për një grua e lënë Kosovën 5 muaj pa shtet janë idiotë ose spiunë të Bogradit

By: redi
16 June 2025 at 19:18

Deklarata nga Trump për konfliktin Serbi-Kosovë që zgjidhi është pozitive për rajonin, por ajo që të shqetëson në faktorin politik shqiptar dhe veçanërisht në Prishtinë, edhe egoja e tepruar personale për ta lënë Kosovën pa shtet prej 5 muajsh. Kjo tregon se janë politikanë idiotë, ose janë spiunë të Beogradit. Kështu e sheh juristi Kreshnik Spahiu krizën në Kosovë, e shoqëruar kjo edhe me…

Source

“Nuk mund të mburren”, Spahiu ‘shpërthen’ ashpër: PS në 12 vite s’ka ndërtuar asnjë azil, është bërë parti e oligarkëve

12 June 2025 at 22:31

Juristi Kreshnik Spahiu, tha se përpos arritjeve, në 12 vite qeverisje të PS ka pasur mungesë të investimeve sociale. Spahiu tha se PS nuk ka ndërtuar asnjë azil pleqsh apo pallate për të pastrehët.

‘Çdo popull meriton partinë që ka, kush mendon se PS apo PD është nën nivelin e shqiptarëve e ka gabim. Ato përfaqësojnë mentalitetin kulturën e shqiptarëve. Po ca ka meritë PS? Në ’91 PS mbeti një parti e pensionistëve dhe e zonave rurale, ndërsa PD ishte partia e rinisë dhe studentëve. Pas disa vitesh ka një rrokadë, bastionet që ka pasur PD i ka PS ka më shumë të rinjtë më shumë student, por problemet kryesore nuk është kjo partia e majtë.

Si mund të jem dakord me socialistët që kanë 12 vite që s’kanë bërë një azil, pallate sociale, asistencën sociale e kanë mizerabël. Është bërë përfaqësuese e oligarkëve. Në mungesë të alternativave të tjera po fiton PS. Nuk jemi për të bërë krahasim PD dhe PS, por për të folur për një parti që ka vite në qeverisje’, tha ai.

 

The post “Nuk mund të mburren”, Spahiu ‘shpërthen’ ashpër: PS në 12 vite s’ka ndërtuar asnjë azil, është bërë parti e oligarkëve appeared first on Sot News | Lajme.

Berisha: Bamir Topi dhe Kreshnik Spahiu merrnin nga 300 mijë euro për emërimet e gjyqtarëve

12 June 2025 at 13:40

Pas Edi Ramës, edhe Sali Berisha ka dalë kundër kërkesës së Unionit të Gjyqtarëve të depozituar në Gjykatën Kushtetuese, ku kërkojnë rritjen e pagave të gjyqtarëve me nga 700 euro, që nëse do të pranohej, pagat e gjyqtarëve do të rriteshin për herë të dytë brenda tre vitesh. Gjatë një konference me gazetarët, Berisha tha […]

The post Berisha: Bamir Topi dhe Kreshnik Spahiu merrnin nga 300 mijë euro për emërimet e gjyqtarëve appeared first on BoldNews.al.

“Nuk ka zgjedhje për Bashkinë e Tiranës”, Spahiu tregon pse do të shtyhen në 2027-ën

11 June 2025 at 09:38

Juristi Kreshnik Spahiu ka deklaruar se nuk ka asnjë bazë ligjore apo politike për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë. Në një prononcim për mediat, ai theksoi se kryetari aktual Erion Veliaj nuk ka dhënë dorëheqje, dhe për këtë arsye nuk mund të shpallen zgjedhje të reja lokale, për sa kohë mungon një vendim gjykate i formës së prerë.

“Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, sepse ato ndodhin vetëm në raste të krizave parlamentare. PS ka fituar shumicën e votave dhe këto janë thjesht alibi të Berishës”, deklaroi Spahiu. Ai akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha se po përdor narrativën e krizës për të shtyrë përballjen politike dhe për të fituar kohë, ndonëse – sipas tij – rezultati ishte i pritshëm dhe i parashikuar edhe nga sondazhet.

“Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, sepse ndodhin kur ka kriza parlamentare. PS ka marr shumicë votash, dhe këto janë alibi të Berishës, ai thotë qeveri teknike, s’ka zgjedhje me Ramën dhe të shtyj edhe 4 vite të tjera. Ai e konsideron fitore se të gjithë e dinin se ai do të ishte rezultati edhe Berisha e ka pritur atë rezultatë. Edhe në sondazhe Berisha dilte më poshtë.

Ai aq do nuk besoj se synonte pushtetin. Rama ka marr 80 deputet dhe Berishës do ti jap leje për kulla dhe barazim do të jenë dhe loja vazhdon. Edhe në Tiranë nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet për Tiranën do të jetë në verën e 2027. Sepse ligji e parashikon kështu nëse gjykata nuk shprehet me vendim të formës së prerë për Veliaj që ska dhënë dorëheqjen atëherë nuk mund të shpallen zgjedhjet e parakohshme në Tiranë”, tha ai.

The post “Nuk ka zgjedhje për Bashkinë e Tiranës”, Spahiu tregon pse do të shtyhen në 2027-ën appeared first on Sot News | Lajme.

“Berisha të hap njëherë kutitë e veta”/ Reagon ashpër juristi: Nëse Rama shpall zgjedhje të parakohshme, Berisha do…

29 May 2025 at 22:02

I ftuar në një lidhje skype për të analizuar situatën politike në vend juristi Spahiu tha se nëse kryeministri Rama shpall zgjedhje të parakohshme, Berisha do refuzoj që të hyj në zgjedhje sepse do të humb më thellë se më 11 maj.

Juristi Kreshnik Spahiu, teksa ka komentuar zgjedhjet e 11 majit, tha se me humbjen e PD në këto zgjedhje Berisha duhej që të largohej nga drejtimi i PD, pasi këtë parashikon edhe Kushtetuta.

Kreshnik Spahiu:

‘Teorikisht Berisha dhe opozita kanë të drejtë për kontenstimin që i bëjnë zgjedhjeve të 11 majit. Sepse zgjedhjet nuk janë në standardin që të konsiderohen të lira dhe të fshehta. Berisha të hap njëherë kutitë e veta të primareve, sepse ata grisën procesverbalin dhe vendosën lista ata që donin.

Kushtetuta thotë ai që është në opozitë dhe humbet zgjedhjet parlamentare duhet që të largohet nga partia dhe me çfarë të drejte ti kërkon që të respektojë kundërshtari politikë kur ti nuk respekton veten. Në sytë e ndërkombëtarëve kjo është një ndeshje e fituar 7 me 2 dhe askush s’ka pretendimin se rezultati ka qenë fitore për PD. Edhe vet Berisha nuk thotë PD ka fituar zgjedhjet.

Sikur të thotë Rama do të shkojmë në zgjedhje i pari që do ta kundërshtojë është Berisha, sepse ai e di që nuk fiton. Kemi një problem tjetër që ne nuk kemi asnjë garanci se si do të shkojmë në zgjedhjet e vitit 2029. Disavantazhi që ka sot opozita është edhe mosha biologjike e Berishën, sepse e bënë të pamundur që ta drejtosh opozitën drejt fitores’, tha ai.

The post “Berisha të hap njëherë kutitë e veta”/ Reagon ashpër juristi: Nëse Rama shpall zgjedhje të parakohshme, Berisha do… appeared first on Sot News | Lajme.

Do kemi zgjedhje të parakohshme? Spahiu: Berisha humb më thellë se më 11 Maj

By: redi
29 May 2025 at 22:02

Juristi Kreshnik Spahiu, thotë se me humbjen më 11 Maj, Berisha duhej që të largohej nga drejtimi i PD, pasi këtë parashikon edhe Kushtetuta. Për të nëse kryeministri Rama shpall zgjedhje të parakohshme, Berisha do refuzoj që të hyj në zgjedhje sepse do të humb më thellë se më 11 maj. ”Teorikisht Berisha dhe opozita kanë të drejtë për kontenstimin që i bëjnë zgjedhjeve të 11 majit.

Source

Spahiu: Berisha dha dorëheqjen, por e refuzoi ashpër Rama. I tha që na duhesh për vitin 2029

By: redi
28 May 2025 at 18:29

Juristi Kreshnik Spahiu, thotë se çdo herë që humb në zgjedhje Sali Berisha, ky i fundit nuk njeh rezultatin. Ai ironizoi duke thënë se Berisha dha dorëheqjen, por e refuzoi ashpër Rama. ”Berisha ka paraqitur dorëheqjen, po ajo refuzua ashpër nga Rama, sepse ai i ka thënë që na duhesh deri në vitin 2029. Nuk ka nevojë Rama që të blinte vota, sepse ka në dorë kryetarin e opozitës…

Source

“Rezultati i zgjedhjeve ishte i paracaktuar”, Spahiu: Pretendimet e PD për vjedhje të ekzagjëruara

20 May 2025 at 09:48

Juristi Kreshnik Spahiu e quan të ekzagjëruar dhe të pabazuar pretendimin Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha, se zgjedhjet u manipuluan dhe u vodhën. Sipas tij, faktet se PD nuk kishte baza të forta ishin rezultati i thellë dhe mungesa e ankesës nga ana e partive të tjera. Madje duke ironizuar, Spahiu kujton se PD ishte parti që kishte komisionerë dhe numërues dhe tani është e vetmja që ankohet.

“Ka një fakt të pamohueshëm në këto zgjedhje, që ndryshon qasjen nga të gjitha zgjedhjet e tjera. Epara është vota e diasporës, që provon dhe konfirmon rezultatin e Shqipërisë. Që do të thotë se nuk janë manipuluar dhe shitur qytetarë në Kanada, SHBA, Gjermani, Angli, Itali e më gjerë. Është e pamundur. Partitë e reja e konfirmojnë rezultatin. E vetmja që pretendon është PD-ja, që është kundër rezultateve dhe për më tepër që ka numërues dhe komisionerë.

Si ka mundësi që një parti që ka njerëz në komisione është ajo që ankohet edhe më shumë. Në SPAK shkohet me kallëzime, me fakte dhe prova. Tani çështja është se sa para është paguar Chris LaCivita. Rezultati i zgjedhjeve ishte i paracaktuar që para fushatës. Përsa i përket Task-Forcës për krimet zgjedhore, para zgjedhjeve pati 15 denoncime në SPAK dhe pas zgjedhjeve me sa di unë janë 10 të tilla”, tha Spahiu.

Lidhur me mandatet e fituara nga PS me 83 deputetë dhe debati më i fundit me zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK, duke marrë referencë takimin e sotëm të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, me kreun e akuzës Altin Dumani, juristi shpjegoi se ky do jetë edhe debati i katër viteve të ardhshme.

“Ky do jetë debati i 4 viteve. PS ka shumicën e cilësuar, që nënkupton se një parti, mazhoranca, mund të ndryshojë çdo ligj organik, institucional dhe ligj kushtetues, përveç Kushtetutës që kërkon 94 vota. Me këtë shumicë PS padyshim që do i përdorë për dy qëllime kryesore: Influencë në drejtësi dhe sistem të favorshëm elektoral, ndaj këshilloj partitë e reja për shumë kujdes, që të jetë vigjilente në këtë pikë. PS i ka votat edhe në lidhje me SPAK-un dhe zgjatjen e mandatit të tyre. Do jetë një debat që nuk është mirëpritur. Kompetencat e SPAK janë të përcaktuara në Kushtetutën e Shqipërisë, kanë dispozitë, sa kam lexuar nuk i prek këto. Ministri nuk i ka këto kompetenca te SPAK, nuk mund të ndërhyjë dot”, u shpreh Spahiu.

The post “Rezultati i zgjedhjeve ishte i paracaktuar”, Spahiu: Pretendimet e PD për vjedhje të ekzagjëruara appeared first on Sot News | Lajme.

Spahiu: Berisha bashkë me Metën kanë humbur më keq se PD pa LSI në 2021

By: redi
15 May 2025 at 21:52

Juristi Kreshnik Spahiu tregon faktorët që sollën rezultatin dhe që ndikuan, të cilët i kishte parashtruar edhe para zgjedhjeve, duke renditur katër prej tyre. Për të këto zgjedhje treguan atë çfarë ishte parashikuar më parë prej tij, se Sali Berisha dhe bashkë me Ilir Metën kanë humbur më keq se PD pa LSI në vitin 2021, madje edhe më keq se Lulzim Basha. ”Asgjë nuk më cudit…

Source

Ikën Berisha nëse humbet zgjedhjet, ashtu si e pararshikon statuti i PD?

By: redi
6 May 2025 at 19:54

Nga Kreshnik Spahiu Edhe 5 ditë na ndajnë nga profecia e Yuri Kim. Ambasadorja amerikane e dekretuar nga Donald Trump në Tiranë, paralajmëroi demokratët 3 vjet më parë se “nëse shkojnë pas Sali Berishës ata do hanë bar”. Në 12 Maj në mëngjes mund të jetë një nga ditët më të vështira për demokratët dhe Sali Berishën. Gjithsesi këto janë dy tema të ndryshme. Së pari, demokratët nga njëra anë nuk e…

Source

Spahiu: Patriotët e Shqipërisë nuk financojnë miliona për aleancën greke të partisë

By: redi
30 April 2025 at 17:27

Nga Kreshnik Spahiu Mos i fyeni patriotët shqiptar…… Nuredin Seci mund jetë çdo gjë, bashkfshatar i juaj, elektiçist me përvojë, alpinist i guximshëm por emri tij në kontratë nuk është për Shqipërinë por kolateral i partisë. Pas publikimit të kontratës së lobimit mes Partisë Demikratike dhe “Continental Strategy” zërat nga Partia Demokratike që justifikojnë burimin e parave 6 milion dollarë…

Source

“Askush s‘mund ta blejë me para Amerikën”/ Spahiu: 6 milion dollarë s’mjaftojnë për heqjen e non gratës

27 April 2025 at 14:11

Juristi dhe analisti Kreshnik Spahiu shprehet se pavarësisht tentativa që mund të bëjë Sali Berisha, SHBA nuk mund të blihet me para dhe të heqë non gratën. Në intervistën që dha për një emision televiziv, analisti tha se ky skandal do të jetë subjekt i një debati të gjatë politik, penal e mediatik edhe pas 12 Majit.

“Gjithë roli në këtë marrëdhënie lobimi është kompronmetues. Kanë gjetur njerëz të Marco Rubios, që e ka pasur shef stafi 10 vite përpara se të emërohej sekretar. Me qëllim që ti’ gjejnë anën sekretarit të Shtetit për hallet personale. 6 mln dollarë do të jenë të pavlefshme për të hequr non gratën Berishës. Do t’i shkojnë dëm.

SHBA s’mund të blihen as me 6 mln apo 6 miliardë. Koha do të tregojë se këto para të shkojnë dëm, unë uroj që të jenë me të vërtetë për forcimin e marrëdhënieve të PD me SHBA. Edhe SHBA do të reagojë për këtë kontratë, por pas 12 majit, do të jetë subjekt i një debati të gjatë juridik, penal, ligjor e mediatik. 12 maji do të jetë debat mbi këtë çështje. “, u shpreh Spahiu.

The post “Askush s‘mund ta blejë me para Amerikën”/ Spahiu: 6 milion dollarë s’mjaftojnë për heqjen e non gratës appeared first on Sot News | Lajme.

“Po përgatit terrenin për humbjen”, Spahiu i përgjigjet Berishës: Nëse beson se zgjedhjet do të vidhen, le të mos…

7 April 2025 at 21:44

Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar mbrëmjen e sotme në  një emision televiziv, akuzat e Berishës se në zgjedhje do të vidhen votat.

Spahiu tha se nëse Berisha mendon se do të ketë vjedhje votash të mos marr pjesë në zgjedhjet e 11 majit përballë PS.

‘Unë kam një pikëpamje realiste të të ardhmes së Berishës që është se nëse ai do të fitojë zgjedhjet do ti hapet çdo derë dhe do ti hiqet çdo sanksion dhe nëse do ti humb do ti mbyllet çdo derë dhe nuk do ti hiqet asnjë sanksion, sepse është në filozofinë e ndërkombëtarëve që të bëjnë partner fituesin dhe mbajnë larg atë që është humbës.

Për Berishën këto zgjedhje janë të fundit drejt misionit që ka për të marr pushtetin për shkaqe edhe biologjike të moshës së tij. Berisha si nga liderët më të vjetër në politikë është njeri që sot e di rezultatin e zgjedhjeve, është i bindur se kush është fituesi dhe humbësi i zgjedhjeve, në këto 5 javë ai do përgatis terrenin për atë që e di se do të ndodh më 12 maj, ai ka filluar që të thotë zgjedhjet po vidhen. Berisha thotë nuk ka zgjedhje me Ramën dhe prap hynë në zgjedhje me Edi Ramën, nëse është i bindur se zgjedhjet po vidhen të tërhiqet nga zgjedhjet. Pse bëri paktë më Ramën?

The post “Po përgatit terrenin për humbjen”, Spahiu i përgjigjet Berishës: Nëse beson se zgjedhjet do të vidhen, le të mos… appeared first on Sot News | Lajme.

Spahiu: Partitë e reja kanë avantazh votën e emigrantëve

By: redi
31 March 2025 at 21:32

Juristi Kreshnik Spahiu mendon se ky sistem elektoral ku do votohet më 11 maj është më i keqi ndër tre dekada pluralizëm në Shqipëri dhe që i disavantazhon së tepërmi forcat e reja politike. ”Risitë e reja janë partitë e reja politika. Unë që kam përjetuar Dhjetorin 90 ndjej atmosferën edhe pse në rrethana e premisa të reja. Me parti të reja politike, situatës, jo për shkak të krizës ekonomike…

Source

❌
❌