Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kërkoi lirimin nga qelia, Apeli i GJKKO merr vendimin për Pajtime Fetahun

By: fra nc
2 July 2025 at 14:24

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu, duke rrëzuar kërkesën e saj për lirimin nga qelia.

Seanca u zhvillua të mërkurën nën drejtimin e gjyqtarit Dhimitër Lara, i cili hodhi poshtë pretendimin e Fetahut se kishin përfunduar afatet ligjore të paraburgimit. Ish-gjyqtarja akuzohet nga SPAK se ka marrë para në këmbim të lehtësimit të pozitave penale të anëtarëve të grupit kriminal të Suel Çelës në Elbasan.

Roli i saj në këtë skemë korruptive është zbuluar pas zbardhjes së komunikimeve në aplikacionin e koduar SKY ECC, të siguruara nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme.

Vetëm pak ditë më parë, edhe Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Fetahut, duke e lënë pa ndryshim vendimin për qëndrimin e saj në burg. Ndërkohë, më 28 maj, gjykata e posaçme rrëzoi një tjetër kërkesë të saj për zëvendësimin e masës së sigurisë, pasi Fetahu kishte pretenduar se ishte e sëmurë.

Aktualisht, ish-gjyqtarja ndodhet në Burgun e Grave në Pogradec, në pritje të përfundimit të hetimeve dhe nisjes së procesit gjyqësor ndaj saj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kërkoi lirimin nga qelia, Apeli i GJKKO merr vendimin për Pajtime Fetahun appeared first on Euronews Albania.

E lidhur me bandën e Suel Çelës, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu lihet në burg

By: user 8
2 July 2025 at 13:21

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu, e akuzuar për lidhje me bandën e Suel Çelës.

Trupi gjykues ka rrëzuar ankimimin e ish-magjesitrates, duke lënë pas hekurave Pajtime Fetahun.

“Rrëzimin e ankimit/kërkesës së të hetuarës znj. P.F., mbi kohëzgjatjen e paraburgimit”, thuhet në vendim.

Ish-magjistratja akuzohet për lidhje me bandën e Suel Çelës. Sipas SPAK, banda e Suel Çelës kishte arritur të korruptonte funksionarë të policisë së shtetit (Dedan Gjoni) dhe të sistemit gjyqësor (Pajtime Fetahu) të cilët duke shfrytëzuar pozicionin e tyre zyrtar e ndihmonin organizatën me informacione, duke ofruar gjithashtu lehtësira dhe ndikime në sistemin gjyqësor në këmbim të favoreve dhe përfitimeve materiale.

Organizata kriminale kishte aftësi që të ndikonte dhe të korruptonte përfaqësues të sistemit të drejtësisë me qëllim që këta të fundit të lehtësonin pozitën e drejtuesit Suel Çelës dhe anëtarëve të tjerë të organizatës në proceset penale në ngarkim të tyre.

Për t’u theksuar është aftësia e organizatës që të ndikojë tek trupa gjyqësore me qëllim që të rëndohej pozita apo masa e dënimit që do te jepej në ngarkim të anëtarëve të grupit kriminal që konsideroheshin si kundërshtarë të tyre.

The post E lidhur me bandën e Suel Çelës, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu lihet në burg appeared first on Lapsi.al.

Kishte lidhje me bandën e Suel Çelës, Apeli i GJKKO-së, lë në burg ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

By: V K
2 July 2025 at 13:51

Gjykata e Posaçme e Apelit, ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu, e akuzuar për lidhje me bandën e Suel Çelës.

Trupi gjykues ka rrëzuar ankimimin e ish-magjesitrates, duke lënë pas hekurave Pajtime Fetahun.

“Rrëzimin e ankimit/kërkesës së të hetuarës znj. Pajtime Fetahu, mbi kohëzgjatjen e paraburgimit”, thuhet në vendim.

Vendimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, sot më 02.07.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 160 akti, datë 23.06.2025 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim P.F., me objekt: “Ankim kundër vendimit nr. 355, datë 28.05.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt:

Deklarimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit (shuarjen e masës së sigurimit) “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar me vendimin nr. 138, datë 22.11.2024 dhe të konfirmuar me vendimin nr. 146, datë 27.11.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, dhe vendosi:

Shfuqizimin e urdhrit/vendimit nr. 355, datë 28.05.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Rrëzimin e ankimit/kërkesës së të hetuarës znj. P.F., mbi kohëzgjatjen e paraburgimit.

Ish-magjistratja akuzohet për lidhje me bandën e Suel Çelës. Sipas SPAK, banda e Suel Çelës kishte arritur të korruptonte funksionarë të policisë së shtetit (Dedan Gjoni) dhe të sistemit gjyqësor (Pajtime Fetahu) të cilët duke shfrytëzuar pozicionin e tyre zyrtar e ndihmonin organizatën me informacione, duke ofruar gjithashtu lehtësira dhe ndikime në sistemin gjyqësor në këmbim të favoreve dhe përfitimeve materiale.

Organizata kriminale kishte aftësi që të ndikonte dhe të korruptonte përfaqësues të sistemit të drejtësisë me qëllim që këta të fundit të lehtësonin pozitën e drejtuesit Suel Çelës dhe anëtarëve të tjerë të organizatës në proceset penale në ngarkim të tyre.

Për t’u theksuar është aftësia e organizatës që të ndikojë tek trupa gjyqësore me qëllim që të rëndohej pozita apo masa e dënimit që do te jepej në ngarkim të anëtarëve të grupit kriminal që konsideroheshin si kundërshtarë të tyre.

The post Kishte lidhje me bandën e Suel Çelës, Apeli i GJKKO-së, lë në burg ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu appeared first on Albeu.com.

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-gjyqtares, Pajtime Fetahu mbetet në burg

By: V K
27 June 2025 at 10:56

Gjykata e Lartë, ka rrëzuar rekursin e ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu, e cila kërkonte zbutjen e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Fetahu kundërshtonte vendimet e GJKKO-së dhe Apelit, të cilat e kanë lënë në qeli edhe pas pretendimeve të saja se ka problemne shëndetësore dhe i rrezikohej jeta.

Gjithsesi, në burg është lënë edhe nga Gjykata e Lartë, duke i rrëzuar rekursin.

Fetahu mbahet në qelinë e paraburgimit që prej muajit nëntor të vitit 2024, në kuadër të një urdhër-arresti që u lëshua nga SPAK, ku u godit banda e e Suel Çelës në Elbasan.

Ajo dyshohet se ka dhënë vendime apo ka qenë në rolin e sekseres në disa vendime gjykate, ku janë favorizuar anëtarët e bandës së Suel Çela, teksa dyshohet se ka porositur edhe vrasjen e gazetarit Saimir Kodra.

Emri i ish-gjyqtares Pajtime Fetahu, doli dhe në dosjen “Plumbi i Artë 2”, ku u godit banda e dy vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja, ku dyshohet se u ka dhënë informacione sekrete, teksa në atë dosje iu caktua “Arrest në shtëpi”.

Kujtojmë që, Pajtime Fetahu, dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, pak ditë përpara se të përballej me procesin e vettingut.

The post Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-gjyqtares, Pajtime Fetahu mbetet në burg appeared first on Albeu.com.

GJKKO lë në burg ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

By: user 8
28 May 2025 at 16:57

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu për ndryshimin e masës së sigurisë. Ajo prentendonte në kërkesë, deklarimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit. Por pas shqyrtimit të fakteve, gjyqtari Erion Çela vendosi t’i rrëzojë pretendimet dhe lënien e saj në burg, raporton gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj.

Fetahu që prej muajit nëntor të vitit 2024 po mbahet në burgun e grave në Pogradec, në kuadër të një urdhër-arresti që u lëshua nga SPAK, mbi hetimet për Suel Çelën dhe anëtarët e grupit të tij në Elbasan, për të cilët akuzohet se i ka favorizuar dhe ka pasur komunikime, të zbuluara këto nga përgjimet e platformës së koduar SKY ECC.

Emri i saj doli sërish më pas në operacionin e SPAK “Plumbi i Artë 2” për grupet kriminale, ku u lëshuan mbi 30 urdhër-arreste. Sipas SPAK, Pajtime Fetahu dyshohet se mori 11 mijë euro, një monedhë floriri dhe ndërkohë priste edhe një aparat celular nga anëtarë të grupit kriminal “Çopja”. Fetahu njihej nga grupi i vëllezërve Franc e Hajdar Çopja si “Komshija”.

The post GJKKO lë në burg ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu appeared first on Lapsi.al.

Ish-gjyqtarja e bandave lihet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e Pajtime Fetahut

By: M C
28 May 2025 at 16:50

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu për ndryshimin e masës së sigurisë.

Ajo pretendonte ne kërkesë deklarimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit.

Por pas shqyrtimit të fakteve, gjyqtari Erjon Ccela vendosi t’i rrëzojë pretendimet e ish-koleges së tij dhe lënien e saj në burg.

Fetahu që prej muajit nëntor të vitit 2024 po mbahet në burgun e grave në Pogradec, në kuadër të një urdhër-arresti që u lëshua nga SPAK, mbi hetimet për Suel Çelën dhe anëtarët e grupit të tij në Elbasan, për të cilët akuzohet se i ka favorizuar dhe ka pasur komunikime, të zbuluara këto nga përgjimet e platformës së koduar SKY ECC.

Emri i saj doli sërish më pas në operacionin e SPAK, “Plumbi i Artë 2” për grupet kriminale, ku u lëshuan mbi 30 urdhër-arreste

Sipas SPAK, Pajtime Fetahu dyshohet se mori 11 mijë euro, një monedhë floriri dhe ndërkohë priste edhe një aparat celular nga anëtarë të grupit kriminal “Çopja”.

Fetahu njihej nga grupi i vëllezërve Franc e Hajdar Çopja si “Komshija”.

The post Ish-gjyqtarja e bandave lihet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e Pajtime Fetahut appeared first on Albeu.com.

Kërkoi lirimin për arsye shëndetësore, Apeli i GJKKO merr vendimin për gjyqtaren Pajtime Fetahu

29 April 2025 at 13:25

Pas Shkallës së Parë, edhe Apeli i GJKKO rrezon kërkesën e ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu për lirimin nga qelia, me argument shkaqet shëndetësore. Ish-Gjyqtarja që mbahet e paraburgosur në Pojskë te Pogradecit, u ekspozua në dy dosje të SPAK, përkatësisht lidhjet me organizatën “Çopja” dhe organizatën e Suel Çelës.

Për dosjen e parë ndaj saj u caktua masa e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ ndërsa për dosjen e dytë ‘arrest në burg’

The post Kërkoi lirimin për arsye shëndetësore, Apeli i GJKKO merr vendimin për gjyqtaren Pajtime Fetahu appeared first on Sot News | Lajme.

“Jam sëmurë, më lironi nga burgu”/ Apeli jep vendimin për Pajtime Fetahun

29 April 2025 at 13:23

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së, duke rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu, e cila kërkonte lehtësimin e masës së sigurisë, teksa aktualisht ajo ndodhet në burgun e Pojskës në Pogradec. Fetahu pretendon se ka probleme të rënda shëndetësore dhe se qëndrimi në qeli i rrezikon jetën, por argumentet […]

The post “Jam sëmurë, më lironi nga burgu”/ Apeli jep vendimin për Pajtime Fetahun appeared first on BoldNews.al.

Kërkoi lirimin për arsye shëndetësore/ Apeli i GJKKO lë në burg gjyqtaren Pajtime Fetahu

By: xhir jeta
29 April 2025 at 13:09

Pas Shkallës së Parë, edhe Apeli i GJKKO rrezon kërkesën e ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu për lirimin nga qelia, me argument shkaqet shëndetësore.

Përmes avokatëve mbrojtës, gjyqtarja Fetahu kërkoi zbutje të masës së sigurisë duke pretenduar se gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar gjatë qëndrimit në paraburgim.

Por këto argrumente nuk bindën gjykatën, e cila vendosi të mos ndryshojë masën ndaj gjyqtares, edhe për shkak të provave të gjetura nga SPAK ndaj saj si edhe dyshimeve për prishje të provave.

Ish-Gjyqtarja që mbahet e paraburgosur në Pojskë te Pogradecit, u ekspozua në dy dosje të SPAK, përkatësisht lidhjet me organizatën “Çopja” dhe organizatën e Suel Çelës.

Për dosjen e parë ndaj saj u caktua masa e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ ndërsa për dosjen e dytë ‘arrest në burg’./abcnews.al

E lidhur me organizatat e Suel Çelës dhe Çopjave/ Pajtime Fetahu kërkoi lirimin nga qelia: Jam sëmurë, Apeli jep vendimin

By: V K
29 April 2025 at 13:34

Gjykata e Posaçme e Apelit, ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së, duke rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu, e cila kërkonte lehtësimin e masës së sigurisë, teksa aktualisht ajo ndodhet në burgun e Pojskës në Pogradec.

Fetahu pretendon se ka probleme të rënda shëndetësore dhe se qëndrimi në qeli i rrezikon jetën, por argumentet e saj nuk janë marrë për bazë si nga GJKKO po ashtu edhe nga Apeli, duke mbetur në qeli.

Fetahu mbahet në qelinë e paraburgimit që prej muajit nëntor të vitit 2024, në kuadër të një urdhër-arresti që u lëshua nga SPAK, ku u godit banda e e Suel Çelës në Elbasan.

Ajo dyshohet se ka dhënë vendime, apo ka qenë në rolin e sekseres në disa vendime gjykate, ku janë favorizuar anëtarët e bandës së Suel Çela, teksa dyshohet se ka porositur edhe vrasjen e gazetarit Saimir Kodra.

Emri i ish-gjyqtares Pajtime Fetahu, doli dhe në dosjen “Plumbi i Artë 2”, ku u godit banda e dy vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja, ku dyshohet se u ka dhënë informacione sekrete, teksa në atë dosje iu caktua “Arrest në shtëpi”.

Pajtime Fetahu, dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, pak ditë përpara se të përballej me procesin e vettingut.

The post E lidhur me organizatat e Suel Çelës dhe Çopjave/ Pajtime Fetahu kërkoi lirimin nga qelia: Jam sëmurë, Apeli jep vendimin appeared first on Albeu.com.

“Jam sëmurë, më lironi nga burgu”/ GJKKO jep vendimin për Pajtime Fetahun

1 April 2025 at 10:40

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu, e cila kërkonte lehtësimin e masës së sigurisë, teksa aktualisht ajo ndodhet në burgun e Pojskës në Pogradec. Fetahu pretendon se ka probleme të rënda shëndetësore dhe se qëndrimi në qeli i rrezikon jetën, por argumentet e saj nuk janë marrë për bazë nga GJKKO, […]

The post “Jam sëmurë, më lironi nga burgu”/ GJKKO jep vendimin për Pajtime Fetahun appeared first on BoldNews.al.

Bashkia e Elbasanit i jep leje për treg të ri ushqimor babait të Suel Çelës

18 February 2025 at 07:49

Përpara portës së rëndë metalike të tregut Agro-Ushqimor në Elbasan, rreth 3 kilometra larg qendrës së qytetit, vendin e tregtarëve e kanë zënë një grup djemsh vigjilentë rreth të 30-ave. Ky reporter nuk kishte zbritur ende nga taksia, kur njëri prej tyre bëri shenjë për t’u afruar me një të lëvizur të dorës dhe kërkoi […]

The post Bashkia e Elbasanit i jep leje për treg të ri ushqimor babait të Suel Çelës appeared first on Reporter.al.

“Jam sëmurë, më lironi”/ Betohen ekspertët që do përcaktojnë gjendjen e Pajtime Fetahut

By: Ela
10 February 2025 at 13:25

Dy ekspertë mjekoligjorë, të cilët u kërkuan nga Gjykata e Posaçme për të kryer ekspertimin mjekësor të ish-gjyqtares Pajtime Fetahu, u paraqitën këtë të hënë në seancë. Ata morën detyrat nga togat e zeza dhe bënë betimin në lidhje me aktin që do të kryejnë në ambientet e paraburgimit në Pogradec për të përcaktuar gjendjen […]

The post “Jam sëmurë, më lironi”/ Betohen ekspertët që do përcaktojnë gjendjen e Pajtime Fetahut appeared first on BoldNews.al.

Shenjat e Krimit/ “Kur krimi vendos drejtësi”

By: E.K
9 February 2025 at 20:59

Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu është arrestuar nën akuzën e bashkëpunimit me klanin Çopja dhe favorizimit të Suel Çelës në vendime gjyqësore. Hetimet e SPAK zbuluan komunikime të koduara që tregojnë ndikimin e tij në drejtësi dhe politikë. Fetahu dyshohet gjithashtu për përfshirje në planifikimin e një atentati ndaj gazetarit Saimir Kodra, duke thelluar skandalin dhe ngritur […]

The post Shenjat e Krimit/ “Kur krimi vendos drejtësi” appeared first on FaxWeb.

“Jam sëmurë!” Ja si kërkon të lërë qelinë gjyqtarja e bandave, Pajtime Fetahu

By: A M
3 February 2025 at 21:23

Ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu ka kërkuar të lërë qelinë, me justifikimin e problemeve shëndetësore.

Fetahu mori masën arrest me burg, për shkak të lidhjeve të saj të provuara me persona, anëtarë të bandave të Elbasanit.

“Stop” sjell raste kur eksponentë të botës së krimit, që kanë qenë vërtet të sëmurë madje në fazë terminale janë lënë në qeli për akuza të tilla.

E arrestuar për lidhje me bandat, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkon lirimin: Jam sëmurë

By: Oldi
31 January 2025 at 14:42

Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, e akuzuar në dy dosje hetimore nga SPAK për lidhje me dy organizata kriminale, vëllezërit Çopja dhe atë të Suel Çelës, ka kërkuar të lirohet nga qelia për arsye shëndetësore. Për të verifikuar pretendimet e ish-magjistrates, Gjykata vendosi caktimin e dy ekspertëve të mjekësisë ligjore, të cilët do të përcaktojnë […]

The post E arrestuar për lidhje me bandat, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkon lirimin: Jam sëmurë appeared first on BoldNews.al.

E arrestuar për lidhje me bandat, ish-gjyqtarja kërkon lirimin: Jam sëmurë

31 January 2025 at 14:57

Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, e akuzuar në dy dosje hetimore nga SPAK për lidhje me dy organizata kriminale, vëllezërit Çopja dhe atë të Suel Çelës, ka kërkuar të lirohet nga qelia për arsye shëndetësore.

Për të verifikuar pretendimet e ish-magjistrates, Gjykata vendosi caktimin e dy ekspertëve të mjekësisë ligjore, të cilët do të përcaktojnë nëse qëndrimi në qeli mund të rrezikojë jetën e saj dhe të sjellë komplikacione shëndetësore.

Me vendimin e kësaj të premteje, gjykata vendosi që pas njoftimit të Mjekësisë Ligjore, ekspertët të paraqiten në seancën e ardhshme më 10 shkurt në orën 11:00, ku do të japin konkluzionet e tyre.

Sipas hetimeve të SPAK dhe komunikimeve të zbardhura në aplikacionin SKY ECC, Euronews Albania meson ka rezultuar se funksionarja e drejtësisë, e cila dha dorëheqjen nga detyra në prag të vetingut, ka mbajtur kontakte me anëtarët e grupit Çopja përmes shtetasit Arzen Mama me të cilin gjyqtarja ka patur lidhje miqësore. Në biseda anëtarët e grupit Çopja i referohen gjyqtares me nofkën “komshija”.

Këto njohje, Arzen Mama i ka shfrytëzuar, për të marrë prej ish gjyqtares Pajtime Fetahu, të dhëna e informacione lidhur me dosjet që ajo ka patur në hetim e gjykim ku si rezultat të hetuarit Qosja dhe Mama, i kanë dhënë shtetases Pajtime Fetahu, përfitime të parregullta.

Nga përgjime e Sky, gjyqtarja del në komunikime dhe kreun e bandës tjetër të Elbasanit Suel Çelën, me të cilin shfaqet në një raport të afërt duke e ndihmuar në çështjet e këtij të fundit me drejtësinë.

The post E arrestuar për lidhje me bandat, ish-gjyqtarja kërkon lirimin: Jam sëmurë appeared first on Telegrafi.

Ish-gjyqtarja “e bandave” të Elbasanit Pajtime Fetahu, kërkon të dalë nga qelia se nuk ndihet mirë nga ana shëndetësore

By: V K
31 January 2025 at 14:32

Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, e akuzuar në dy dosje hetimore të SPAK-ut për lidhje me dy organizata kriminale, vëllezërve Çopja dhe atë të Suel Çelës, kërkon të lirohet nga qelia për arsye shëndetësore.

Për verifikimin e pretendimeve të ish-magjistrates, Gjykata vendosi caktimin e dy ekspertëve të Mjekësisë Ligjore, të cilët do të përcaktojnë nëse qëndrimi në qeli i rrezikon jetën dhe sjell komplikacione për ish-gjyqtaren e vënë nën akuzë për korrupsion.

Me vendimin e kësaj të premteje, togat e zeza vendosën që pas njoftimit të Mjekësisë Ligjore, ekspertët të paraqiten në seancën e ardhshme më datë 10 shkurt në orën 11:00 ekspertët të paraqiten në seancë ku do të japin konkluzionet.

The post Ish-gjyqtarja “e bandave” të Elbasanit Pajtime Fetahu, kërkon të dalë nga qelia se nuk ndihet mirë nga ana shëndetësore appeared first on Albeu.com.

Polici, vëlla i Pajtime Fetahut korrupton prokuroren “për respekt”

By: Oldi
20 January 2025 at 21:27

Shpesh Policia e Shtetit bën publike video që tregojnë qytetarë që tentojnë të korruptojnë efektivët e policisë dhe qytetarët në këto raste, procedohen për këtë akt. Por, sot në emisionin “Stop” do të tregohet një rast tjetër që tregon një polic në tentativë për të korruptuar prokuroren e Elbasanit. Bëhet fjalë për policin rrugor Arben […]

The post Polici, vëlla i Pajtime Fetahut korrupton prokuroren “për respekt” appeared first on BoldNews.al.

Lidhjet me Suel Çelën mbajnë pas hekurave gjyqtaren Fetahu dhe vëllezërit Roka, zbardhet vendimi i GJKKO

14 January 2025 at 13:42

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masat e sigurisë arrest në burg për ish-gjyqtaren e Elbasanit Pajtime Fetahu dhe vëllezërit Marsel e Xhino Roka, në kuadër të dosjes së Suel Çelës, ndërsa është hequr masa e detyrimit të paraqitjes për Elton Qynon.

Njoftimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, sot më 14.01.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 2 akti, datë 06.01.2025 regjistrimi, mbi ankimin e personave nën hetim M.R., Xh.R., E.Q., P.F., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 138, datë 22.11.2024 dhe nr. 146, datë 27.11.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

  • Miratimin e vendimit n.138 datë 22/11/2024 dhe vendimit n.146 datë 27/11/2024 të Gjyqtarit që shqyrton kërkesat e palëve gjatë hetimeve paraprake në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për të hetuarit apelues z.M..R., z.Xh.R. dhe znj.P.F..
  • Shfuqizimin e vendimit n.138 datë 22/11/2024 dhe vendimit n.146 datë 27/11/2024 të Gjyqtarit që shqyrton kërkesat e palëve gjatë hetimeve paraprake në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për të hetuarin apelues z.E.Q..

The post Lidhjet me Suel Çelën mbajnë pas hekurave gjyqtaren Fetahu dhe vëllezërit Roka, zbardhet vendimi i GJKKO appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌