Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe organizatë kriminale, kapet në Tiranë 46-vjeçari/ EMRI

By: Ela
9 July 2025 at 10:11

Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës. Ndaj Elis Rogës Gjykata e Romës, ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale, “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Policia njofton se vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin e 46-vjeçarit, në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë italiane. “Strukturat e Drejtorisë […]

The post Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe organizatë kriminale, kapet në Tiranë 46-vjeçari/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Anëtar i një organizate kriminale/ Kapet 20-vjeçari në aksin Fier–Vlorë, pritet ekstradimi në Itali

30 June 2025 at 11:11

Policia e Shtetit/Operacione policore të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve që i fshihen në Shqipëri, akuzave të drejtësisë italiane.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 51”.

Operacioni, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për kapjen e pjesëtarit të një organizate kriminale në Itali.

Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë me strukturat e Policisë italiane, të koordinuar nga rrjeti ndërkombëtar ENFAST, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale kapën në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, O. K., 20 vjeç, banues në Ballsh.

Gjykata në L’Aquila i ka caktuar këtij shtetasi, masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, vepër për të cilën Kodi Penal italian parashikon maksimum dënimi, 24 vjet burgim.

Vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e 20-vjeçarit, në Itali.

The post Anëtar i një organizate kriminale/ Kapet 20-vjeçari në aksin Fier–Vlorë, pritet ekstradimi në Itali appeared first on Sot News | Lajme.

EMRI/ Pjesë e një organizate kriminale në Itali, arrestohet i riu nga Vau i Dejës

27 June 2025 at 09:36

Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit kanë arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 49” është vënë në pranga shtetasi Ergys Arrnjeti, 23 vjeç, i cili është kapur në fshatin Barbullush të Vaut të Dejës. Ai akuzohet në Itali si pjesëtar i një organizate […]

The post EMRI/ Pjesë e një organizate kriminale në Itali, arrestohet i riu nga Vau i Dejës appeared first on BoldNews.al.

Pjesëtar i një organizate kriminale në Itali, arrestohet 23-vjeçari në Vaun e Dejës

By: user 11
27 June 2025 at 09:48

Një 23-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia është arrestuar në Vaun e Dejës. Ai akuzohet si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike.

Në vitin 2024, Gjykata në L’Aquila i ka caktuar këtij shtetasi, masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, vepër për të cilën Kodi Penal italian parashikon maksimum dënimi, 24 vjet burgim. Vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e 23-vjeçarit, në Itali.

The post Pjesëtar i një organizate kriminale në Itali, arrestohet 23-vjeçari në Vaun e Dejës appeared first on Lapsi.al.

Sot ekstradohen nga Dubai tre persona të kërkuar për organizatë kriminale

By: user 8
19 June 2025 at 15:39

Tre shtetas shqiptarë, të akuzuar për përfshirje në grupe kriminale dhe përkrahje të personave të shpallur në kërkim, pritet të ekstradohen sot nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Shqipërisë.

Ado Xhika (alias Ado Cërriku/Elkier Cërriku), Ervis Daka dhe Maksim Koçi akuzohen nga Gjykata e Posaçme për vepra të rënda, përfshirë planifikim vrasjesh dhe sigurim të mjeteve për krime.

Policia e Shtetit njoftoi se ekstradimi u mundësua falë bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet e Dubait.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për Balkanweb se Ado Xhika alias Ado Cërriku alias Elkier Cërriku, akuzohet nga GjKKO-ja, se në kuadër të organizatës kriminale, ka përkrahur një shtetas të shumëkërkuar;

Ervis Daka, akuzohet nga GjKKO-ja, si pjesëtar i një organizate kriminale që ka planifikuar vrasje dhe si përkrahës i një shtetasi të shumëkërkuar;

Maksim Koçi, i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe sigurim të mjeteve për të kryer vrasje, të kryera në kuadër të organizatës kriminale, si dhe si përkrahës i një shtetasi të shumëkërkuar.

The post Sot ekstradohen nga Dubai tre persona të kërkuar për organizatë kriminale appeared first on Lapsi.al.

FAST Albania arreston shtetasin malazez, pjesë e një organizate kriminale

19 June 2025 at 08:44

FAST Albania ka ndihmuar në një operacion ndërkombëtar të koordinuar nga rrjeti ENFAST, duke kontribuar në kapjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Falë informacionit nga FAST Albania dhe shkëmbimit të tij me homologët nga FAST Spain dhe FAST Montenegro, Policia spanjolle arriti të arrestojë shtetasin me iniciale D. F., 43 vjeç, i kërkuar nga autoritetet malazeze për pjesëmarrje në një organizatë kriminale me veprimtari në fushën e narkotikëve.

Arrestimi u realizua në Spanjë, ndërkohë Gjykata e Podgoricës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” shtetasit D. F. në prill 2025, për dyshime të forta për përfshirje në veprimtari kriminale brenda një grupi të strukturuar kriminal.

LEXONI GJITHASHTU:

The post FAST Albania arreston shtetasin malazez, pjesë e një organizate kriminale appeared first on Euronews Albania.

Kreu i një organizata kriminale, turku arrestohet në Tiranë

By: user 5
24 May 2025 at 12:27

Një 44-vjeçar turk është arrestuar në Tiranë, pasi ishte vendosur në kërkim ndërkombëtar nga Turqia.

Ai akuzohet për disa vepra të rënda penale, një prej tyre tentativë për vrasje.

Si rezultat i punës operacionale profesionale dhe të mirorganizuar të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 dhe specialistëve të Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, si dhe i bashkëpunimit të ngushtë me homologët turq, u finalizua operacioni policor i koduar “Multiple”.

Gjatë operacionit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin në Turqi, shtetasi turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, U. O., 44 vjeç.

Prokuroria e Izmirit i ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, mbi akuza për veprat penale: tentativë vrasjeje, krijim të organizatës kriminale për falsifikim të dokumenteve dhe heqje të paligjshme të lirisë.

Gjithashtu, Gjykata e Lartë e Karsiyakës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Turqi, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 44-vjeçarit.

The post Kreu i një organizata kriminale, turku arrestohet në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

Drogë, pengmarrje dhe tentativë vrasje, arrestohet në Tiranë kreu i një organizate kriminale

24 May 2025 at 10:29

Policia e Tiranës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet turke, për disa vepra të rënda penale dhe i konsideruar si kreu i një organizate kriminale. Në kuadër të operacioni policor të koduar “Multiple” është vënë në pranga U. O., 44 vjeç, me qëllim ekstradimin drejt Turqisë. “-Prokuroria e Izmirit i […]

The post Drogë, pengmarrje dhe tentativë vrasje, arrestohet në Tiranë kreu i një organizate kriminale appeared first on BoldNews.al.

Arrestime dhe sekuestrime masive, shkatërrohet organizata italo-shqiptare në Itali

By: user 11
17 May 2025 at 19:05

Një operacion me shkallë të gjerë është zhvilluar në Itali disa ditë më parë nga Guardia di Finanza në Bergamo. Një organizatë kriminale italo-shqiptare, e dedikuar trafikut dhe shfrytëzimit për prostitucion, drogës dhe grabitjes së vilave është shkatërruar.
Gjatë aksionit u sekuestruan armë, shuma të mëdha valute të ndara në pako, sasi të konsiderueshme droge si marihuanë, hashash dhe kokainë, si dhe një limuzinë luksoze e përdorur për transportimin e prostitutave.

Ky operacion masiv nga Guardia di Finanza e Bergamos çoi në arrestimin e krerëve të një organizate kriminale të përbërë nga individë italianë dhe shqiptarë, aktive në Lombardi dhe rajone të tjera italiane.

Policia nuk i publikoi detajet apo gjeneralitetet e tyre, por ndau pamje dhe foto të aksionit dhe sekuestrimeve të kryera. Akuzat përfshijnë trafik droge, vjedhje dhe grabitje në vila, shfrytëzim prostitucioni, zhvatje, pranim mallrash të vjedhura, falimentim mashtrues dhe posedim të paligjshëm të armëve.

The post Arrestime dhe sekuestrime masive, shkatërrohet organizata italo-shqiptare në Itali appeared first on Lapsi.al.

EMRAT/ Tentoi të hynte në Shqipëri me identitet fals, kapet në Rinas shqiptari i dënuar në Itali

12 May 2025 at 14:45

Policia kufitare e Rinasit ka arrestuar një person, i cili tentoi të hynte në Shqipëri me identitet fals, pasi rezultonte i dënuar në Itali. Në pranga është vënë shtetasi Eduart Isaku, 40 vjeç, i cili rezulton i dënuar me 5 vjet burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale, për vjedhje me dhunë. “Shërbimet e Policisë Kufitare […]

The post EMRAT/ Tentoi të hynte në Shqipëri me identitet fals, kapet në Rinas shqiptari i dënuar në Itali appeared first on BoldNews.al.

Pjesëtare e një organizate kriminale, arrestohet 47-vjeçarja në Elbasan (Emri)

By: user 5
3 May 2025 at 09:39

POLICIA E SHTETIT

Policia e Shtetit Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale finalizoi operacionin e radhës për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar. “Operacionalja 44”/E dënuar me mbi 9 vjet burgim, si pjesëtare e një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike, kapet në Elbasan, 47-vjeçarja.

Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve, me partnerët italianë, nëpërmjet strukturave homologe Interpol Tirana dhe Interpol Roma, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 44”, lokalizuan në Elbasan, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasen:

Majlinda Avduli alias Dajana Tafani, 47 vjeçe, banuese ne Elbasan. Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Kaliarit, Itali, në vitin 2016, e ka dënuar me 9 vjet, 6 muaj e 22 ditë burgim, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të organizatës kriminale. Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar ekstradimin e kësaj shtetaseje, në Itali.

The post Pjesëtare e një organizate kriminale, arrestohet 47-vjeçarja në Elbasan (Emri) appeared first on Lapsi.al.

I dënuar me 21 vite burg në Itali, kapet në Tiranë pjesëtari i organizatës kriminale

22 February 2025 at 10:54

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka arrestuar Artur Sallakun në Tiranë, 52 vjeçar në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 30”.

Policia njofton se i njëjti ishte pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, të dënuar në Itali, me 21 vjet burgim.

“Si rezultat i shkëmbimit të shpejtë të informacioneve, me homologët italianë, policinë e  Casertës, Zyrën e Ekspertit për Sigurinë në Shqipëri dhe Drejtorinë Qendrore të Policisë Kriminale dhe Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar te Policisë për kapjen e një shtetasi shqiptar të kërkuar ndërkombëtarisht për llogari të Italisë, në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Operacionalja 30’,  u kap në Tiranë dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi Artur Sallaku, 52 vjeç, i lindur në Tiranë”, thuhet në njoftin.

Gjykata e Santa Maria Capua Vetere, në vitin 2004, e ka dënuar këtë shtetas, me 21 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

“Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali.

Kapja e këtij shtetasi tregoi edhe njëherë bashkëpunimin e shkëlqyer mes Policisë së Shtetit, Policisë Italiane dhe Zyrës  së Ekspertit për Sigurinë në Shqipëri për të luftuar bashkërisht krimin e organizuar dhe për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e  personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post I dënuar me 21 vite burg në Itali, kapet në Tiranë pjesëtari i organizatës kriminale appeared first on Telegrafi.

Bashkia e Elbasanit i jep leje për treg të ri ushqimor babait të Suel Çelës

18 February 2025 at 07:49

Përpara portës së rëndë metalike të tregut Agro-Ushqimor në Elbasan, rreth 3 kilometra larg qendrës së qytetit, vendin e tregtarëve e kanë zënë një grup djemsh vigjilentë rreth të 30-ave. Ky reporter nuk kishte zbritur ende nga taksia, kur njëri prej tyre bëri shenjë për t’u afruar me një të lëvizur të dorës dhe kërkoi […]

The post Bashkia e Elbasanit i jep leje për treg të ri ushqimor babait të Suel Çelës appeared first on Reporter.al.

“Kërcënim ndaj pavarësisë”, KLGJ e KLP dënojnë sulmet ndaj drejtësisë

12 February 2025 at 16:28

Në dy deklarata të veçanta Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kërkuan nga aktorët politikë që të mos ushtrojnë trysni dhe presion që cënon pavarësinë e këtyre organeve. “Këshilli i Lartë Gjyqësor ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit në lidhje me deklaratat e bëra nga persona të veshur me pushtet, […]

The post “Kërcënim ndaj pavarësisë”, KLGJ e KLP dënojnë sulmet ndaj drejtësisë appeared first on Reporter.al.

Elon Musk: USAID është një organizatë kriminale

2 February 2025 at 21:49

Miliarderi amerikan, Elon Musk, i ka vazhduar akuzat ndaj organizatave amerikane që ndajnë programe dhe grante në shtetet e huaja. Këtë të diel, Musk e ka konsideruar si një “organizatë kriminale” Agjencinë për Zhvillim Ndërkombëtar, e njohur si USAID. AI shton më tej në postimin e tij në “X” se tashmë është koha që “USAID” […]

The post Elon Musk: USAID është një organizatë kriminale appeared first on BoldNews.al.

Pjesë e një organizate kriminale, arrestohet në Tiranë 40-vjeçari. Do ekstradohet drejt Italisë

By: Ela
25 January 2025 at 15:51

Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar 40-vjeçarin me iniciale E. P., i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Italiane, për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe për trafikim të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit në automjet, iu gjet dhe iu sekuestrua një shkop metalik. Ndërkohë, Interpol Tirana  vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali. “Shërbimet […]

The post Pjesë e një organizate kriminale, arrestohet në Tiranë 40-vjeçari. Do ekstradohet drejt Italisë appeared first on BoldNews.al.

Ish-deputetja belge akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale

By: Besnik
20 January 2025 at 13:58

Maria Arena, një ish-deputete e Partisë Socialiste të Parlamentit Evropian (PE), është akuzuar për anëtarësim në një organizatë kriminale, ka konfirmuar për Euronews prokurori federal belg.

Masa vjen pas skandalit të Katargate që tronditi Parlamentin në vitin 2022, që ka parë shumë deputetë dhe staf të akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash.

Akuzat u konfirmuan pas zbulimeve në gazetën La Libre, por zëdhënësi nuk pranoi të komentojë më tej mbi hetimin për blerjen e supozuar të ndikimit nga aktorë të huaj si Katari.

Arena i ka mohuar akuzat, ashtu si edhe ish-deputetët e tjerë të implikuar Eva Kaili, partneri i saj vendas Francesco Giorgi, Pier Antonio Panzeri, Andrea Cozzolino dhe Marc Tarabella.

Arena, e cila deri në korrik 2024 ishte eurodeputete për rajonin frëngjishtfolës të Belgjikës, u tërhoq nga posti i saj si kryetare e nënkomisionit parlamentar për të drejtat e njeriut pasi u zbulua se ajo nuk kishte deklaruar udhëtimet me pagesë në Katar.

Ajo deri më tani i ishte shmangur akuzave të drejtpërdrejta, megjithëse më herët gjatë hetimit policia belge kishte vulosur zyrën e asistentit të saj.

Arena tha për La Libre se ajo ishte “akuzuar sepse unë njoh njerëz të tjerë që janë vetë të akuzuar për korrupsion”.

Është kthesa e fundit në një rast që po bëhet gjithnjë e më i përhapur.

Në qershor 2023, Michael Claise, gjykatësi që drejtonte hetimin, dha dorëheqjen pas akuzave për konflikt interesi. Avokati i Tarabellës pretendoi se Claise nuk mund të ishte i paanshëm, pasi djali i tij dhe djali i Arenës ishin partnerë biznesi.

Lajmi nënkupton se katër të tjerë tani janë akuzuar në lidhje me hetimin, përveç gjashtë individëve që u akuzuan në muajt pas hapjes së çështjes në dhjetor 2022.

Më herët në janar, Le Soir raportoi akuza për tre të dyshuar të tjerë – duke përfshirë dy këshilltarë dhe një asistent për grupimin socialist.

Pas dy vitesh, rasti është ka hasur pengesa të tjera ku gjyqtarja hetuese Aurélie Dejaiffe do të largohet së shpejti për një post tjetër brenda sistemit gjyqësor belg dhe çështja e Kailit është vonuar më tej nga pyetjet nëse informacioni i dhënë nga spiunët belgë ishte i ligjshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ish-deputetja belge akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale appeared first on Euronews Albania.

Kërkohet konfiskimi i pasurive të grupit të trafikut të drogës në Belgjikë

9 January 2025 at 11:09

TIRANË, 9 janar/ATSH/ Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkon konfiskimin e pasurisë së një grupi kriminal në fushën e narkotikëve, i cili kryente veprimtarinë e tij në Belgjikë.

SPAK njofton se ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, më 08.01.2025 kërkesën për konfiskimin e pasurive të sekuestruara në kuadër të procedimit pasuror nr.9 të vitit 2023.

SPAK regjistroi procedimin e mësipërm, për hetimin pasuror të shtetasve: Eridan Veliu, Sokol Sokol C(Ç)amer, Julian Veliu, Deljana Nebiu, Leknos Nebiu dhe personave te lidhur, të cilët janë akuzuar në Mbretërinë e Belgjikës për veprat penale: “Organizate kriminale me qëllimin trafikim ndërkombëtar lëndësh narkotike në bashkëpunim si dhe pastrim të produkteve të veprës penale”.

Mbi bazën e dispozitave të ligjit “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr.70/2017, janë identifikuar dhe sekuestruar pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të personave nën hetim pasuror dhe personave të lidhur me to.

Në përfundim të hetimit pasuror rezulton se pasuritë e sekuestruara janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe për pasojë prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale të personave të akuzuar dhe të personave të lidhur me ta.

Pasuritë e sekuestruara për të cilat kërkohet konfiskimi janë:

-Apartament, me sipërfaqe 42,38 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë, në pronësi të shtetases Deljana Nebiu.
-Apartament me sipërfaqe 25,01 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetases Deljana Nebiu.
-Apartament me sipërfaqe 15,54 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetases Deljana Nebiu,
-Apartament me sipërfaqe 43,50 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetases Deljana Nebiu.
-Apartament me sipërfaqe 39,83 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetases Deljana Nebiu.
-Njësi me sipërfaqe 67.5 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 7,5 m2, gjithsej 75 m2, në adresën rruga Bulevardi Blu, Lagjia nr. 3, Kamëz, porositur nga Deljana Nebiu.
-Apartament me sipërfaqe 23 m2, me adresë Pallat tek Diga e Liqenit, Tiranë në pronësi të Flora Nebiu.
-Apartament me sipërfaqe 42,38 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetasit Eridan Rexhep Nebiu.
-Njësi Shërbimi me sipërfaqe 56,56 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë      në pronësi të shtetasit Eridan Rexhep Nebiu.
-Truall+ Banesë 1 Kat, me sipërfaqe; truall 444 m2 truall dhe 40 m2 ndërtim, me adresë Lagjia 24 Maji, Vlorë, në pronësi të shtetasve Eridan Rexhep Çamer/Nebiu dhe Deljana Vladimir Nebiu.
-Truall+ Banesë 1 Kat, me sipërfaqe; truall 499,8 m2 truall dhe 40 m2 ndërtim, me adresë: Lagjia 24 Maji, Vlorë në pronësi të shtetasve Sokol Rexhep Çamer dhe Sara Sheri Çamer.
-Truall+ Banesë 1 Kat, me sipërfaqe, nga e cila truall 499,6 m2 truall dhe 40 m2 ndërtim, me adresë: Lagjia 24 Vlorë, në pronësi të shtetasve Juljan Rexhep Veliu dhe Ledja Koço Veliu.
-Apartament me sipërfaqe 78,22 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë, në pronësi të shtetasit Sokol Rexhep Çamer.
-Apartament me sipërfaqe 39,84 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë, në pronësi të shtetasit Sokol Rexhep Çamer.
-Garazh me sipërfaqe 23,39 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetasit Sokol Rexhep Çamer.
-Depo me sipërfaqe 24,07 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetasit Sokol Rexhep Çamer.
-Apartament, me sipërfaqe 97 m2 në Kamëz, Tiranë,  në pronësi të shtetases Antonela Nebiu.
-Automjeti e markes AUDI Tip 4H, Model A8, vit prodhimi 2014, me pronar aktual shtetasen Antonela Vladimir Nebiu.
-Autoveturë në pronësi të shtetases Antonela Nebiu, e markës Mercedez Benz, vit prodhimi 2008.
-Autoveturë në pronësi të shtetasit Sokol Ç(C)amer, e markës FORD, Mustang, me vit prodhimi 2002.
-Rimorkio e llojit RTV (Rimorkio për transport të veçantë), e markës ELLEBI, me në pronësi të shtetasit Sokol Ç(C)amer.
-Llogari bankare në vlerën 3.128.443,19 lekë dhe 12,011.62 Euro.

/a.f/

The post Kërkohet konfiskimi i pasurive të grupit të trafikut të drogës në Belgjikë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SPAK do ta pyesë si person nën hetim, Meta: Po thirrem për t’u pyetur nga organizata kriminale që firmosi rrëmbimin tim

6 January 2025 at 14:57

Presidenti i Partisë së Lirisë dhe ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një deklarate pas lajmeve të publikuara nga media se është thirrur nga SPAK për t’u marrë në pyetje. Meta e cilësoi këtë zhvillim si një akt të organizuar nga “organizata kriminale SPAK” dhe deklaroi se është i gatshëm të përballet me çështjen.

“Sapo mësova nga mediat e regjimit, që nesër unë, lideri i Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare dhe forcës së tretë politike në vend, qenkam thirrur për t’u pyetur nga organizata kriminale SPAK, e cila firmosi rrëmbimin tim të paligjshëm dhe banditesk,” tha Meta.

Ai theksoi se nuk ka asnjë problem të paraqitet në SPAK, duke theksuar se do të përfitojë nga rasti për të pyetur vetë prokurorët.

“Padyshim që do jem atje për t’i marrë unë në pyetje dhe pas kësaj seance jam i hapur për çdo pyetje nga mediat që do të jenë të pranishme,” shtoi Meta.

The post SPAK do ta pyesë si person nën hetim, Meta: Po thirrem për t’u pyetur nga organizata kriminale që firmosi rrëmbimin tim appeared first on Sot News | Lajme.

Viti i SKY ECC: Shqipëria zbuloi përmasat e krimit të organizuar në 2024     

27 December 2024 at 07:55

Më 19 maj 2020, një oficer policie ishte në një patrullim rutinë me makinën e policisë në qytetin e Elbasanit. Një shok i thotë atij përmes aplikacionit SKY ECC se e kishte parë kur kishte dalë në patrullim nga lagjja e tyre, pasi ishte kapur nga kamerat e kontrolluara nga “miqtë e tij”. Ky nuk […]

The post Viti i SKY ECC: Shqipëria zbuloi përmasat e krimit të organizuar në 2024      appeared first on Reporter.al.

❌
❌