TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Në kuadër të operacionit “Koordinata” u arrestuan 3 shtetas nga Kruja si dhe u asgjësuan 5999 bimë narkotike të dyshuar kanabis sativa në Shkodër dhe 591 të tjera në Krujë.
Policia e Shtetit informoi sot se si rezultat i monitorimit nga ajri me dronë dhe nga toka me patrulla këmbësore, janë gjetur dhe asgjësuar 5999 bimë dhe fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa në zonën e Shkodrës.
Sipas policisë u proceduan penalisht për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi, 2 roje të mjedisit dhe 5 kryetarë të fshatrave, ku ishin kultivuar bimët dhe fidanët narkotikë.
Gjithashtu, u shpall në kërkim 1 shtetas i dyshuar për kultivimin e 2127 bimëve narkotike, që u gjetën disa javë më parë në fshatin Vigë-Mnelë.
Në njësitë administrative Pult, Shalë dhe Shosh, Shkodër u gjetën të kultivuara në disa zona dhe asgjësuan 688 bimë të dyshuara narkotike.
Për këtë rast nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:-L. A. dhe L. M., roje mjedisore, për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi; L. L., kryetar i fshatit Nëmavrriq, për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi; N. V., kryetar i fshatit Ndrejaj, për moskallëzim krimi.
Ndërsa në njësinë administrative Temal, Vau i Dejës shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën të kultivuara në disa zona dhe asgjësuan 5311 bimë dhe fidanë të dyshuar narkotikë.
Për këto raste policia nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Z. M., kryetar i fshatit Toplanë, për shpërdorim detyre; G. M., kryetar i fshatit Kishë-Arrë, për shpërdorim detyre;
-F. B., kryetar i fshatit Qerret, për shpërdorim detyre.
Gjithashtu, në vijim të operacionit u shpall në kërkim shtetasi D. F., 32 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me vendimin e datës 12.06.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi nga hetimet dyshohet si autor i kultivimit të 2127 bimëve narkotike që u gjetën nga shërbimet e Policisë, më datë 24.04.2025, në fshatin Vigë-Mnelë.
Policia vijon puna kapjen e shtetasit D. F. dhe për identifikimin, kapjen dhe ndjekjen penale të autorëve të rasteve të tjera të kultivimit të bimëve narkotike.
Në Krujë u arrestuan 3 shtetas (2 prej tyre vëllezër), të dyshuar si autorë të kultivimit të bimëve narkotike, M. S., 23 vjeç dhe E. S., 32 vjeç (vëllezër) dhe K. B., 51 vjeç, të tre banues në fshatin Halil, Fushë-Krujë.
Policia e Shtetit mbetet e vendosur në luftën kundër kultivimit të drogës, në çdo zonë të vendit.
/k.s/j.p/
The post Operacioni “Koordinata” në Shkodër dhe Krujë, arrestohen 3 shtetas dhe asgjësohen 6590 rrënjë kanabis sativa appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.