Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 11 July 2025Main stream

Siguronte lëndë narkotike dhe e shiste në qytet/ Arrestohet 29-vjeçari në Tiranë (Emri)

11 July 2025 at 11:24

Një 29-vjeçar i identifikuar si Gerdi Dokolli është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi siguronte lëndë narkotike kokainë dhe pasi e ndante në doza në banesën e tij e shiste në qytet.
Blutë kanë sekuestruar sasinë e kësaj lënde që iu gjet të arrestuarit me vete dhe në banesë.

Njoftim i Policisë:

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në lidhje me një shtetas që shiste lëndë narkotike, në doza, në zona të ndryshme të qytetit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 mundësuan identifikimin dhe kapjen e tij, konkretisht shtetasit G. D., 29 vjeç, banues në Kodër Kamëz.

Ai u ndalua teksa lëvizte me automjet, në kryqëzimin e rrugës “Skënderbej” me rrugën “Iliria”.

Gjatë kontrolleve, atij iu gjet me vete dhe në banesë, sasi lënde narkotike Kokainë, e ndarë në doza, me qëllim shitjen.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Siguronte lëndë narkotike dhe e shiste në qytet/ Arrestohet 29-vjeçari në Tiranë (Emri) appeared first on Sot News | Lajme.

Before yesterdayMain stream

Shitet dyqani “Mickey Mouse” në Sarandë

8 July 2025 at 20:48

Shitet dyqani “Mickey Mouse” në Sarandë   Shitet biznes i konsoliduar prej 10 vitesh në Sarandë.  Dyqani me rroba dhe veshje për fëmijë i njohur në qytet me emrin ikonik të një personazhi të dashur për fëmijët, i ndodhur në Rrugën Tregtare, ofron një mundësi të shkëlqyer për ata që kërkojnë të vijojnë një aktivitet […]

The post Shitet dyqani “Mickey Mouse” në Sarandë appeared first on Saranda Web.

Shqipëria në shitje dhe blerja nga Jared Kushner

6 July 2025 at 17:13

Nga Matt Broomfield Pasi dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, vulosi një investim prej 1.4 miliardë dollarësh për të zhvilluar Sazanin, ishullin më të madh të Shqipërisë, në një vendpushim luksoz, ai ndau maketet dixhitale të rezervatit natyror të transformuar nga radhët e apartamenteve me fasada xhami dhe pishinave. Imazhet të sjellin në vëmendje vizionin […]

The post Shqipëria në shitje dhe blerja nga Jared Kushner appeared first on BoldNews.al.

Kapet me doza kánabisi gati për shitje, vihet në pranga 48-vjeçari

By: user 11
23 June 2025 at 10:07

Një 48-vjeçar është arrestuar këtë të hënë pasi është kapur me doza kanabisi gati për shitje. Sipas policisë shtetasi me iniciale A.Xh., i kishte fshehur dozat më lëndë narkotike në një tunel afër një pallati, në rrugën “Dalip Zavalani”.

“U kap në flagrancë, me doza kanabisi të gatshme për shitje, vihet në pranga 48-vjeçari. Zbulohet vendi ku 48-vjeçari fshihte dozat.

Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.

Për këtë rast nga specialistët e Seksionit të Narkotikëve u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi A. Xh., 48 vjeç, banues në Kuçovë, i cili u kap në flagrancë me doza kanabisi të gatshme për shitje.

Shërbimet e Policisë, në vijim të kontrolleve, në një tunel afër një pallati, në rrugën “Dalip Zavalani”, kanë gjetur doza kanabisi të gatshme për shitje, të cilat dyshohet se i kishte fshehur ky shtetas.

Dozat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.

The post Kapet me doza kánabisi gati për shitje, vihet në pranga 48-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

A ia vlen të blesh një apartament për ta dhënë me qira?

By: user7
22 June 2025 at 07:35

Vitet e fundit është shtuar numri i individëve që po investojnë në blerjen e pasurive të paluajtshme. Të dhënat e sakta mungojnë, por agjencitë real estate vlerësojnë që 10-15% e blerjeve bëhen për qëllime investimi. Pronën mund ta japësh me qira, ose të presësh të rritet çmimi e ta shesësh sërish.

Rritja e shpejtë e çmimeve të apartamenteve vitet e fundit, ndërsa qiratë mbeten të ulëta, po e bën gjithnjë e më të paleverdishëm blerjen me synimin për ta dhënë me qira. Stela Dhami, e “Colliers International”, thotë se nuk ka asnjë leverdi që të të blesh një apartament si mjet investimi për të marrë qira.

“Ndonëse varet nga zona, kthimi është shumë i ngadaltë dhe luhatet midis 15-20 vjet”. Kjo periudhë konsiderohet shumë e lartë, teksa mesatarja për të vlerësuar të leverdishëm këtë lloj investimi është 10-12 vjet.

Ajo shton se i vetmi investimi që ia vlen është rishitja. Banka e Shqipërisë raportoi se çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë gjashtëmujorit të dytë 2024 u rrit me 23.6% në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar, dhe me 44.5% në krahasim me një vit më parë.

Një apartament në një zonë relativisht të mirë të kryeqytetit e blen mesatarisht 2000-2500 euro/m², ose 180-225 mijë euro për një sipërfaqe prej 90 m².

Në Vlorë, çmimi më i lirë për blerje është 1300 euro/m² në Orikum, deri në 3500 euro/m2 në vijën e parë të qytetit. Qiraja më e shtrenjtë ditore sipas AirDNA është 80-95 euro në qershor – gusht, e më pas zbret në 50 – 60 euro.

Në Durrës, në zonën e Golemit, çmimet në vijën e parë kanë arritur deri në 2000 euro/m2² dhe 900-1300 euro/m² në vijën e dytë, sipas të dhënave të agjencive të pasurive të paluajtshme të bregdetit.

Në Golem, sipas AirDNA, qiraja më e lartë ditore arrin në 80 euro në qershor – gusht e më pas luhatet në 40-70 euro.

Për të vlerësuar nëse blerja e pasurive të paluajtshme është një investim i mirë për qiradhënie, ka disa faktorë që duhen parë, sipas Jonian Antonit, drejtor ekzekutiv i “Century 21 Albania”, duke filluar që nga zona.

“Nëse qiraja vjetore është mbi 5% e vlerës së pronës atëherë ka logjikë investimi”.

Nën 5% nuk konsiderohet si një biznes i mirë. Përfitimi tjetër lidhet dhe me vlerën e pronës në kohë. “Nëse nga ana tjetër, prona ka kushtuar për supozim 100 lekë, dhe i ke marrë 3% në vit qira, atëherë pas 10 vitesh ke mbledhur 30%.

Ndërkohë, nëse p.sh. çmimi është rritur me 30%, atëherë pas 10 vitesh ke marrë 30% vlerë prone dhe 30% qira dhe mund të quhet investimi i mirë”, pohon z.Antoni.

Sipas këtyre llogarive, nëse blen një apartament 90 m² në Vlorë, me një çmim rreth 300 mijë euro, e ardhura mesatare vjetore, nëse e jep me qira ditore nuk i kalon 10 mijë euro në vit (nga 40 0/ euro në muaj në fillimviti deri në 1800 euro në muaj në verë, kur çmimi ditor arrin deri në 90 euro, sipas AirDNA), ose rreth 3% e vlerës së pronës.

Ky është fitim bruto, pa llogaritur shpenzimet si ujë, drita, amortizim e mirëmbajtje, që heqin të paktën 10% të vlerës së fituar nga qiraja. Nuk merret në konsideratë as blerja e shtëpisë me kredi afatgjatë, që rrit më tej shpenzimet.

Në Tiranë, për një apartament afër qendrës, duhen mesatarisht 225 mijë euro, ndërsa nga qiradhënia ditore, të ardhurat janë më pak se 9 mijë euro (460-900 euro/ muaj, në varësi të sezonit), me një normë bruto prej rreth 4%. Sërish këtu nuk merren në konsideratë shpenzimet e drita, ujë e mirëmbajtje dhe kredia për blerjen e apartamentit./ Monitor

The post A ia vlen të blesh një apartament për ta dhënë me qira? appeared first on Lapsi.al.

Mori automjet me qera por me pas e shiti, bie në pranga 40-vjeçari i dënuar me 2 vite burg për mashtrim

18 June 2025 at 13:39

Shiti automjetet që mori me qira, arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 2 vite burg për mashtrim

Njoftimi i policisë

Elbasan

Shiti automjetet që mori me qira, lokalizohet dhe vihet në pranga 40-vjeçari i shpallur në kërkim. Si rezultat i kontrolleve, me objektiv kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasin M. Z., 40 vjeç, banues në Elbasan.

Gjykata e Apelit e Tiranës e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, sepse bashkë me 2 shtetas të tjerë, ka tjetërsuar pronësinë mbi automjete që ka marrë me qira, dhe i ka shitur ato.

Nga ky dënim, 40-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 8 muaj burgim. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

The post Mori automjet me qera por me pas e shiti, bie në pranga 40-vjeçari i dënuar me 2 vite burg për mashtrim appeared first on Sot News | Lajme.

U kap duke shitur kanabis, arrestohet i riu në Korçë

By: Ardit
15 June 2025 at 09:57

Një 28-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia, teksa shiste lëndë narkotike të dyshuar kanabis, në doza në qytetin e Bilishtit. Përveç 28-vjeçarit me inicialet E.M., policia procedoi në gjendje të lirë edhe nj 22-vjeçar me inicialet A.B., pasi dyshohet se kishte blerë një sasi kanabisi nga 28-vjeçari. Gjatë operacionit “Dozat”, u sekuestruan në cilësinë […]

The post U kap duke shitur kanabis, arrestohet i riu në Korçë appeared first on BoldNews.al.

SOFT NEWS – Trump shet makinën e tij ”Tesla”, pas grindjes me Musk

UASHINGTON, 7 qershor /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump po shqyrton shitjen e makinës së tij ”Tesla”, një ”Tesla” e kuqe, pas grindjes së tij me miliarderin e teknologjisë Elon Musk, raportuan mediet amerikane.

Trump bleu makinën në mars si shenjë mbështetjeje për Musk.

”Trump po shqyrton shitjen ose dhurimin e makinës”, thanë zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë për ”Wall Street Journal” dhe CNN.

Prodhuesi i makinave elektrike i udhëhequr nga Musk po përballet me rënien e shitjeve. Kjo pjesërisht për shkak të konkurrencës më të fortë.

Por, disa blerës potencialë janë dekurajuar gjithashtu nga pikëpamjet politike të krahut të djathtë të Musk dhe roli i tij i përkohshëm si një ulës kostosh në aparatin qeveritar në emër të Trump. Ka pasur gjithashtu disa sulme zjarrvënëse ndaj automjeteve ”Tesla”.

Në mars, Trump solli modele të ndryshme ”Tesla” në Shtëpinë e Bardhë dhe, në një lloj shfaqjeje shitjesh para kamerave, zgjodhi një automjet të kuq ”Model S”, që kushtonte të paktën 80 000 dollarë.

Përçarja midis presidentit dhe miliarderit të teknologjisë u shkaktua nga fushata e Musk kundër projektligjit të taksave dhe shpenzimeve të Trump. Musk po bën thirrje për shkurtime më të thella të shpenzimeve.

Musk më pas u përpoq të bindte anëtarët e Partisë Republikane në Kongres në anën e tij. Ai shkaktoi trazira duke pretenduar se emri i presidentit amerikan u gjet në dokumente që lidhen me shkelësin e ndjerë të veprave penale seksuale Jeffrey Epstein.

Më vonë, Musk bëri hapa për të qetësuar polemikat./ a.jor.

The post SOFT NEWS – Trump shet makinën e tij ”Tesla”, pas grindjes me Musk appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shëngjin/ Kapen me kanabis dhe armë: Arrestohet 22-vjeçari, procedohet një tjetër

By: Oldi
6 June 2025 at 12:19

Policia e Lezhës ka finalizuar një operacion, duke goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike dhe një tjetër të armëmbajtjes pa leje. Si rezultat, një 22-vjeçar nga Velipoja është arrestuar në flagrancë pasi u kap me doza kanabisi në automjet dhe në banesë, ndërsa një 30-vjeçar, pasagjer në të njëjtin automjet, është proceduar penalisht […]

The post Shëngjin/ Kapen me kanabis dhe armë: Arrestohet 22-vjeçari, procedohet një tjetër appeared first on BoldNews.al.

IZRAEL – Eksportet e armëve sërish rekord prej 14,7 miliardë dollarësh në 2024-n

TEL AVIV, 4 qershor /ATSH-DPA/ – Eksportet e armëve izraelite arritën një rekord të ri vitin e kaluar, pavarësisht luftës së vazhdueshme në Gaza.

Ministria izraelite e Mbrojtjes tha se eksportet arritën në 14,7 miliardë dollarë në vitin 2024, një rritje prej 13% nga viti i kaluar.

Ministria pa vitin e katërt radhazi rekord të eksporteve të armëve, të cilat janë “më shumë se dyfishuar gjatë pesë viteve të fundit”.

Më shumë se gjysma e marrëveshjeve të mbrojtjes u lidhën me vendet evropiane, sipas deklaratës.

Në vitin 2023, porositë evropiane përbënin 23% të vëllimit të përgjithshëm të marrëveshjeve.

Gjermania ka blerë sistemin e mbrojtjes raketore “Arrow 3” me rreze të gjatë veprimi.
Ministria tha se lufta në Gaza, e cila shpërtheu në tetor 2023, ka çuar në përparime teknologjike për kompanitë izraelite të mbrojtjes.

“Bota e sheh forcën izraelite dhe kërkon të jetë partnere në të”, tha ministri i Mbrojtjes, Israel Katz në një deklaratë.

“Ne do të vazhdojmë të forcojmë Forcat Mbrojtëse të Izraelit dhe ekonominë izraelite përmes inovacionit në siguri për të siguruar epërsi të qartë kundër çdo kërcënimi – kudo dhe kurdoherë”, shtoi Katz./ /os/

The post IZRAEL – Eksportet e armëve sërish rekord prej 14,7 miliardë dollarësh në 2024-n appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Shitjet e Teslës në Evropë vazhdojnë të bien ndjeshëm

BRUKSEL, 27 maj /ATSH-ANSA/ – Shitjet e Teslës në Evropë vazhdojnë të bien ndjeshëm që prej muajit prill.

Regjistrimet janë 5 475, krahasuar me 11 540 një vit më parë, një rënie prej 52,6%, me pjesën e tregut që ka rënë nga 1,3% në 0,6%.

Që nga fillimi i vitit, kompania e udhëhequr nga Elon Musk ka shitur 41 677 makina apo 46,1% më pak se e njëjta periudhë në vitin 2024.

Tregu i makinave në Evropën Perëndimore (BE+EFTA+MB) mbylli katër muajt e parë të vitit në një mënyrë të qëndrueshme krahasuar me vitin 2024.

Në prill, regjistrimet ishin 1 077 186 pra 0,3% më pak se i njëjti muaj i vitit të kaluar.

Në periudhën katërmujore, pati 4 459 087 ose e thënë ndryshe 0,4% më pak se në të njëjtën periudhë në vitin 2024.

Duke parë vetëm BE-në, në katër muajt e parë të vitit 2025 shitjet e makinave elektrike me bateri u rritën me 26,4%, duke arritur në 558 262 njësi, 15,3% të totalit të BE-së.

”Automjetet hibride u rritën me 20,8%, duke kapur 35,3% të tregut dhe mbeten zgjedhja e preferuar për konsumatorët e BE-së’’, thekson ACEA, shoqata evropiane e e automjeteve./   /os/

The post FOKUS – Shitjet e Teslës në Evropë vazhdojnë të bien ndjeshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Biznes në Shitje në Sarandë – Lavanderi Moderne në Gjendje Pune

18 May 2025 at 20:14

Biznes në Shitje në Sarandë – Lavanderi Moderne në Gjendje Pune! 🧼   Kërkoni të investoni në një biznes të gatshëm dhe fitimprurës? Kjo është mundësia juaj! Shitet lavanderi moderne me pajisje të reja dhe klientelë të konsoliduar.   🔹 Çfarë ofrohet:   Pajisje të reja dhe funksionale Klientë të rregullt dhe besnikë Staf i […]

The post Biznes në Shitje në Sarandë – Lavanderi Moderne në Gjendje Pune appeared first on Saranda Web.

Italia po shet shtëpi për vetëm 1 dollar – dhe s’është një shaka!

By: gaze tare
18 May 2025 at 17:23

Një fshat i vogël dhe piktoresk në Sardenjë po tërheq vëmendjen e të gjithë botës: Ollolai po shet shtëpi për vetëm 1 dollar amerikan, me qëllimin për të ringjallur jetën në zonat rurale dhe për të sjellë energji të re.

Kryetari i bashkisë, Francesco Columbu, ka një plan ambicioz dhe një “kartë fituese”: amerikanët.

“Ne po besojmë te amerikanët për ta ringjallur fshatin tonë. Ata janë shpresa jonë më e madhe,” tha ai për mediat.

Oferta përfshin shtëpi që kërkojnë rikonstruksion, por edhe banesa të gatshme për të jetuar — me një çmim shumë më të përballueshëm se çdo treg tjetër.

Deri tani, më shumë se 35,000 persona, kryesisht nga SHBA, kanë shprehur interes për këtë mundësi.

The post Italia po shet shtëpi për vetëm 1 dollar – dhe s’është një shaka! appeared first on iconstyle.al.

Furnizonin grupe kriminale me armë zjarri, arrestohen dy persona

By: Mirgen
9 May 2025 at 09:12

Dy persona janë vënë në pranga nga policia e kryeqytetit pasi janë kapur me armë të cilat ua shisningrupeve kriminale. Policia thotë se janë sekuestruar katë pistoleta dhe 3 armë të ftohta. Dy personat janë arrestuar në aksin rrugor “Qafë Kashar – Rinas” dhe ata jan A.H., 19 vjeë dhe J.P., 20 vjeë. Njoftimi i […]

The post Furnizonin grupe kriminale me armë zjarri, arrestohen dy persona appeared first on BoldNews.al.

SHBA – Carney: Kanadaja nuk do të jetë kurrë në shitje

UASHINGTON, 6 maj /ATSH-DPA/ – Kryeministri kanadez Mark Carney hodhi sot poshtë me humor, por pa mëdyshje, çdo ambicie territoriale nga ana e presidentit të SHBA-së Donald Trump gjatë një vizite në Shtëpinë e Bardhë.
“Siç e dini, nga pasuritë e patundshme, ka disa vende që nuk janë kurrë në shitje,” i tha Carney presidentit Trump në Zyrën Ovale.
“Ne jemi ulur në njërën prej tyre tani. Ju e dini edhe Pallatin Buckingham që e vizituat”, shtoi ai.
Trump ndërhyri duke theksuar se “kështu është”.
Carney më pas e bëri të qartë se e njëjta gjë vlen edhe për Kanadanë.
“Nuk është në shitje, nuk do të jetë kurrë në shitje”, tha ai.
“Por, mundësia është në partneritet dhe në atë që mund të ndërtojmë së bashku”, pohoi kryeministri.
Trump u përgjigj me një buzëqeshje dhe tha “kurrë mos thuaj kurrë”.
Që nga marrja e detyrës, Trump ka bërë vazhdimisht thirrje që Kanadaja të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara, duke iu referuar vendit fqinj si “shteti i 51-të”.
Partia e Carney fitoi zgjedhjet kombëtare të Kanadasë më 28 prill, e mbështetur nga qëndrimi i tij i ashpër anti Trump.
Pas fitores së Partisë së tij Liberale në zgjedhjet parlamentare, Carney njoftoi qëllimin e tij për të kundërshtuar me vendosmëri politikat agresive të qeverisë amerikane./ /os/

The post SHBA – Carney: Kanadaja nuk do të jetë kurrë në shitje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ofrohen për Shitje PAISJE PLAZHI – Ksamil

30 April 2025 at 18:10

Ofrohen për Shitje PAISJE PLAZHI – Ksamil 🟡 Shiten paisje plazhi në gjendje mjaft të mirë! Ideale për biznese sezonale apo përdorim personal:   🔹 Krevate druri me dyshek sfungjeri 🔹 Krevate alumini 🔹 Çadra me rrobë 🔹 Tavolina plastike për plazh 🔹 Dhe paisje të tjera 💰 Çmimi varion sipas sasisë së blerjes 📞 […]

The post Ofrohen për Shitje PAISJE PLAZHI – Ksamil appeared first on Saranda Web.

Letra e rrallë e mbijetuesit të Titanic-ut shitet për 300,000 paund në ankand

By: gaze tare
27 April 2025 at 13:15

Një letër e rrallë e shkruar nga mbijetuesi i Titanic-ut, Archibald Gracie, në bordin e anijes disa ditë para se ajo të përplasej, është shitur në një ankand për 300,000 paund (399,000 dollarë). Letra, e datuar më 10 prill 1912 — ditën kur Titanic-i u nis nga Southamptoni — e përshkruante anijen si “një anije të shkëlqyer”, por Gracie theksoi se do të “priste përfundimin e udhëtimit të tij para se të jepte një gjykim mbi të.”

Letra u ble nga një koleksionist privat amerikan, sipas shtëpisë së ankandeve Henry Aldridge & Son në Wiltshire, Angli. Shuma e shitur tejkaloi vlerësimin paraprak prej 60,000 paund, duke u cilësuar nga ankandari si një “pjesë të jashtëzakonshme për muze”.

Gracie, një pasagjer i klasit të parë në kabinën C51, mbijetoi pas katastrofës duke u hedhur nga anija dhe ngjitur në një varkë të kthyer, përpara se të shpëtohej nga anija R.M.S. Carpathia. Ai më pas shkroi librin “E Vërteta për Titanic-in”, një nga dëshmitë më të detajuara të tragjedisë. Megjithatë, Gracie nuk u shërua plotësisht nga hipotermia dhe vdiq më vonë gjatë vitit 1912.

The post Letra e rrallë e mbijetuesit të Titanic-ut shitet për 300,000 paund në ankand appeared first on iconstyle.al.

Shtëpitë do të shtrenjtohen/ BSH: Më pak prona, po shiten më shpejt, 18 % blihen nga të huaj

By: D Marku
25 April 2025 at 18:38

Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten pavarësisht numrit të lartë të lejeve të ndërtimit. Banka e Shqipërisë raporton se në vitin e shkuar bankat dhanë më shumë kredi për blerje të pasurive të paluajtshme duke mbuluar 50 për qind të totalit, por po ashtu dhe normat e interesit pësuan rënie.

Megjithatë në dokumentin vjetor të institucionit qendror financiar thuhet se blerjet e banesave kanë qenë kryesisht nga vendasit dhe u regjistrua një rënie e lehtë nga jo rezidentët.

Rreth 18% të banesave janë raportuar të blera nga shtetas jorezidentë. Nga këta, rreth 77% rezultojnë shtetas të vendeve të BE-së.

“Vrojtimi tregon se Indeksi i çmimit të banesave në rang vendi u rrit me 23.6% në terma gjashtëmujorë, dhe me 44.5% ndaj një viti më parë. Rritja e vlerës  së indeksit për Tiranën ishte gjithashtu e forte”, thuhet në raport.

Trendi parashikohet të jetë i njëjtë edhe për sa i përket vitit 2025. Banka e Shqipërisë saktëson se ka vazhduar të bjerë numri i pronave të pa shitura.

Madje koha e shitjes nga momenti i daljes së pasurisë në treg vijon të bjerë duke shkuar në mesataren 9 muaj nga 10 që ka qenë më parë ndërsa në Tiranë në 7.1 nga 9.7 që ishte në studimin e mëparshëm.

Po ashtu, edhe çmimet e qirasë janë rritur. Agjentët madje shtojnë se situata do vijojë e tillë në një periudhë afatgjatë.

The post Shtëpitë do të shtrenjtohen/ BSH: Më pak prona, po shiten më shpejt, 18 % blihen nga të huaj appeared first on Albeu.com.

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck në përplasje për shitjen e rezidencës së tyre luksoze

By: gaze tare
24 April 2025 at 15:21

Pas ndarjes së tyre, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po përballen me vështirësi në shitjen e rezidencës së tyre në Beverly Hills, e cila është në treg për 68 milionë dollarë. Sipas burimeve të TMZ, Affleck është i gatshëm të ulë çmimin për të përshpejtuar shitjen, ndërsa Lopez preferon të presë për një ofertë që përputhet me çmimin fillestar.

Shtëpia, e blerë në maj 2023 për mbi 60 milionë dollarë, ka qenë në treg që nga korriku 2024, por nuk ka tërhequr interes serioz nga blerësit. Agjentët e pasurive të paluajtshme sugjerojnë se çmimi aktual është shumë i lartë dhe rekomandojnë një ulje prej të paktën 15% për të rritur shanset e shitjes.

Faktorë të tjerë që ndikojnë në mungesën e interesit përfshijnë kostot e larta të sigurimit, të cilat janë rritur ndjeshëm pas zjarreve në Kaliforni, duke arritur deri në 500,000 dollarë në vit.

Ndërkohë që të dy kanë filluar jetën e tyre të re pas divorcit, mosmarrëveshjet mbi shitjen e kësaj prone luksoze mbeten një çështje e pazgjidhur.

The post Jennifer Lopez dhe Ben Affleck në përplasje për shitjen e rezidencës së tyre luksoze appeared first on iconstyle.al.

SOFT NEWS – Shitjet e ”Tesla”-s bien globalisht, por rriten në… Ukrainë!

KIEV, 23 prill /ATSH/ – Ndërsa shitjet globale të ”Tesla”-s kanë pësuar një rënie të ndjeshme gjatë tremujorit të parë të vitit 2025, marka e automjeteve elektrike ka përjetuar një rritje të shitjeve në Ukrainë.

Konkurrenca e shtuar nga prodhuesit kinezë të makinave elektrike, që kanë kosto më të ulët, ka bërë që çmimet e Tesla-s të jenë më të përballueshme për disa konsumatorë ukrainas.

Sipas Shoqatës së Prodhuesve të Automjeteve të Ukrainës, kërkesa për automjete elektrike ishte në rritje në shkurt dhe mars, me ”Tesla”-n që kryesonte në shitjen e makinave të përdorura elektrike.

Në një autosallon në Kiev, Anatoliy Trepak, një blerës i ri i një makine ”Tesla”, tha se ende po mësohet të ngasë makinën e tij të re.

“Është një hap i madh nga një ‘Skoda Superb’, por pikërisht këtë doja”, tha ai.

Trepak, një shofer taksie ukrainas, tha se e kishte blerë ”Tesla”-n e përdorur për vetëm 18 000 dollarë – një rënie dramatike në çmim krahasuar me vitet e kaluara.

“Dy ose tre vjet më parë, asnjë ‘Tesla’ [e përdorur] nuk shitej për më pak se 40 000 dollarë. Tani mund të blesh një makinë të mirë për 20 000 dollarë”, tha Bohdan, një shitës lokal makinash në atë autosallon.

“Pengesa për të hyrë në treg është ulur dhe më shumë njerëz tani mund ta përballojnë”, shtoi ai.

Në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, makinat e kompanisë ”Tesla” janë vandalizuar për shkak të reagimeve ndaj rolit të pronarit të kompanisë, Elon Musk, në politikën amerikane.

Në autosallonin në Kiev, Bohdan qëndronte pranë një muri të mbuluar me foto të makinave ”Tesla”, që ishin shitur aty.

Shitësi i makinave në Kiev tha se disa pronarë tani duan t’i shesin ”Tesla”-t e tyre, por të tjerë nuk duken të gatshëm për ta bërë një hap të tillë. Disa kanë nisur të vendosin letra ngjitëse, me përmbajtje humoristike, në bagazhet e makinave. Në një prej tyre shkruhej “E bleva këtë ‘Tesla’ para se Eloni të çmendej”./ (REL)  /os/

The post SOFT NEWS – Shitjet e ”Tesla”-s bien globalisht, por rriten në… Ukrainë! appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌