Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 July 2025Main stream

Ja si duket një udhëtim me Robotaxi

21 July 2025 at 09:43

Në rrjetin social X, u shfaqën pamje të Robotaxit të Teslas në Teksas.

Sipas disa videove të ndara, një Robotaxi pa shofer mund të shihet duke transportuar pasagjerë dhe duke ndaluar në mënyrë që këmbësorët të kalojnë në një vendkalim.

Tesla njoftoi së fundmi se ka zgjeruar shërbimin e saj Robotaxi në zonë dhe se shërbimi mund të zgjerohet së shpejti në Zonën e Gjirit të San Franciskos.

“Më i fortë, më i mirë, më i shpejtë”, shkruhej në faqen zyrtare në X të Robotaxi. /Telegrafi/

Robotaxi cutting in front of a Waymo lol pic.twitter.com/I3ycmJmA71

— Owen Sparks (@OwenSparks_) July 20, 2025

Watch @Robotaxi in downtown Austin on a Saturday night, just outside Joe Rogan’s Comedy Mothership.

Handled crossing pedestrians with ease pic.twitter.com/bchPsFJdQH

— Owen Sparks (@OwenSparks_) July 20, 2025

The post Ja si duket një udhëtim me Robotaxi appeared first on Telegrafi.

Telashet nuk kanë të ndaluar për Tesla, një tjetër person kyç largohet pas 15 vitesh punë në kompaninë e miliarderit Musk

20 July 2025 at 23:36

Lajmet e këqija për Teslën vazhdojnë. Kompania, në një kohë kur po përballet me rënie të shitjeve dhe konkurrencë gjithnjë e më të ashpër, ka lënë një tjetër person kyç.

Troy Jones, ish-drejtuesi i shitjeve për Amerikën e Veriut, është larguar pas 15 vitesh, gjatë të cilave ai dëshmoi rritjen meteorike të Model S, lansimin e Model 3 dhe popullaritetin shpërthyes të Model Y, transmeton Telegrafi.

Largimi i Jones vjen në një kohë të paqëndrueshmërisë në rritje për Teslën, e cila ka luftuar me rënien e shitjeve, presionin konkurrues dhe pasigurinë strategjike për një vit.

Që nga mesi i vitit 2024, kompania ka regjistruar një rënie të dërgesave mujore në tregjet kryesore, dhe në prill njoftoi shkurtimin e më shumë se 10% të fuqisë punëtore globale.

Ishte një shenjë e qartë se Tesla po përgatitej për kohë të vështira. Tani, ndërsa tregu mbetet i paqëndrueshëm, largimi i një menaxheri të rangut të lartë si Jones sjell një dozë të re pasigurie.

Roli i tij, i cili përfshinte mbikëqyrjen e shitjeve, shërbimit dhe dërgesave në të gjithë Amerikën e Veriut, ishte thelbësor për operacionet e përditshme të kompanisë në rajonin e saj më të rëndësishëm.

Problemet me të cilat përballet Tesla nuk janë vetëm të brendshme. Pasi për një kohë të shkurtër ishte automjeti më i shitur në botë, Tesla Model Y ka mbetur pas Toyota RAV4, e cila mori me vështirësi kurorën globale në vitin 2024.

Ndërsa kjo mund të duket si një goditje e vogël, ajo vetëm sa konfirmon atë që po bëhet gjithnjë e më e qartë: Oferta dikur revolucionare dhe e pakrahasueshme e Teslës tani ndihet e vjetëruar krahasuar me konkurrentët më të rinj, më të lirë dhe shpesh më praktikë.

E gjithë kjo vjen ndërsa kompania gjithashtu përballet me ndryshimin e perceptimit publik. Rënia e shitjeve nga tremujori në tremujor tregon një trend më afatgjatë, jo vetëm vështirësi të përkohshme.

Dominimi dikur i fortë i tregut të automjeteve elektrike po zbehet, pasi gjigantët tradicionalë të automobilave dhe startup-et agresive kineze ofrojnë alternativa gjithnjë e më konkurruese.

Largimi i Troy Jones nuk është një incident i izoluar. Ai i bashkohet një sërë drejtuesish të tjerë që janë larguar nga kompania në muajt e fundit, përfshirë Omead Afshar, i cili mbikëqyri Texas Gigafactory, dhe Milan Kovac, kreu i zhvillimit të robotit humanoid Optimus.

Ka gjithashtu thashetheme se kreu i burimeve njerëzore, Jenna Ferrua, u largua në heshtje nga kompania gjatë verës. /Telegrafi/

 

The post Telashet nuk kanë të ndaluar për Tesla, një tjetër person kyç largohet pas 15 vitesh punë në kompaninë e miliarderit Musk appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Tesla do të shesë makina Model Y në Indi – hap edhe showroom-in e saj të parë në Mumbai

15 July 2025 at 09:44

Tesla ka nisur shitjen e makinave Model Y në Indi me një çmim prej rreth 69,770 dollarësh.

Kompania e Elon Musk po hap edhe showroom-in e saj të parë në Mumbai, qyteti financiar i Indisë.

Tregu indian është i treti më i madh në botë për automjetet, por veturat elektrike përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të tyre për shkak të mungesës së infrastrukturës për karikim.

Tesla do të konkurrojë kryesisht me markat gjermane luksoze si BMW dhe Mercedes-Benz në segmentin premium të veturave elektrike.

India synon që deri në vitin 2030, 30% e shitjeve të makinave të jenë elektrike, nga 4% që është aktualisht.

Tesla po ofron Model Y në Indi me çmime më të larta se në SHBA, Kinë dhe Gjermani për shkak të taksave dhe kostove të importit. /Telegrafi/

The post Tesla do të shesë makina Model Y në Indi – hap edhe showroom-in e saj të parë në Mumbai appeared first on Telegrafi.

Mandati për makinat elektrike vë në provë marrëdhëniet tregtare Kanada–SHBA dhe favorizon Tesla-n

By: Rovena
11 July 2025 at 09:20

 

Mandati i Kanadasë për automjetet elektrike (EV), i miratuar gjatë qeverisë së Justin Trudeau, po përballet me presion të madh nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump dhe nga industria e automobilëve në Kanada. Ky mandat kërkon që 20% e të gjitha automjeteve të reja të shitura në Kanada deri në vitin 2026 të jenë me emetime zero, përndryshe prodhuesit e automjeteve duhet të blejnë kredi rregullatore nga kompani që e kanë tejkaluar këtë objektiv – kryesisht Tesla, e cila shet vetëm makina elektrike.

Ky sistem i kredive ka sjellë përfitime të mëdha financiare për Tesla dhe Elon Musk, duke u bërë një pikë e nxehtë debati mes industrisë dhe politikës. Vetëm në tremujorin e parë të vitit 2025, Tesla ka përfituar mbi 400 milionë dollarë nga shitja e kredive, shumica prej tyre falë politikave të ngjashme në Amerikën e Veriut.

Industria automobilistike kanadeze, përfshirë GM Canada, Ford Canada dhe Stellantis, paralajmëron se kjo politikë po rrit në mënyrë të panevojshme kostot dhe po e vështirëson konkurrencën. Shoqata e Prodhuesve të Automjeteve në Kanada shpreh shqetësimin se nuk ka rrugë reale për të arritur objektivin 20% në kushtet e tanishme të tregut, ku shitjet e EV-ve janë nën 10% dhe rënia e kërkesës vazhdon.

Ndërkohë, kryeministri Mark Carney po përpiqet të arrijë një marrëveshje të re ekonomike dhe të sigurisë me SHBA-në, që synon heqjen e tarifave 25% ndaj makinave dhe metaleve kanadeze. Megjithatë, administrata Trump kërkon përputhje të politikave, duke argumentuar se Kanadaja po ndjek një drejtim tjetër nga SHBA, e cila ka hequr shumicën e mandateve të epokës Biden për EV-të.

Zyrtarë të përfshirë në negociata thonë se problemi nuk është tregtia, por mospërputhja e politikave, dhe se Carney po përballet me presion të dyfishtë – nga partnerët tregtarë dhe nga industria vendase. Automjetet me djegie të brendshme parashikohet të ndalohen plotësisht nga viti 2035 në Kanada, por industria kërkon fleksibilitet më të madh dhe thotë se politika aktuale nuk pasqyron realitetin e tregut.

Në të njëjtën kohë, qeveria Carney është kritikuar se po mban një politikë klimatike jorealiste, e trashëguar nga administrata e mëparshme, në një kohë kur konsumatorët, infrastruktura dhe tregu nuk janë ende gati për një tranzicion kaq të shpejtë.

Megjithëse reduktimi i emetimeve të gazrave serrë nga sektori i transportit po ecën, sipas Institutit Kanadez për Klimën, kjo nuk mjafton për të arritur objektivat klimatike kombëtare. Prodhuesit e makinave theksojnë se nuk janë kundër kalimit drejt energjisë së pastër, por kërkojnë që politikat të reflektojnë më mirë kërkesën reale të tregut dhe të mos i detyrojnë të paguajnë konkurrentët për të qëndruar në lojë.

Në këtë kontekst, e ardhmja e mandatit për EV-të është bërë një çështje kyçe jo vetëm për industrinë e automobilëve dhe klimën, por edhe për marrëdhëniet tregtare Kanada–SHBA./abcnews.al

 

Gjermani, shitjet e Tesla bien me 58 për qind

3 July 2025 at 15:52

Tesla ka regjistruar një rënie të ndjeshme të shitjeve në Gjermani gjatë gjysmës së parë të vitit 2025. Kompania shënoi një ulje prej 58,2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Autoritetit Federal të Transportit Motorik (KBA), kompania ka shitur vetëm 8 890 automjete në këtë periudhë, duke regjistruar një rënie prej 0,6%.

Kjo rënie ndodh në një kohë kur tregu i automjeteve elektrike në Gjermani po përjeton një rritje të ndjeshme. Në katër muajt e parë të vitit 2025, shitjet e automjeteve elektrike janë rritur me 44,1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Faktorët që kontribuojnë në rënien e shitjeve të Tesla-s përfshijnë konkurrencën e shtuar nga prodhuesit kinezë si BYD dhe “Leapmotor” –  të cilët po fitojnë terren në tregun gjerman.

Gjithashtu, qëndrimet politike të CEO-s, Elon Musk përfshirë mbështetjen për partinë e djathtë ekstreme Alternative für Deutschland (AfD), kanë ndikuar negativisht në imazhin e kompanisë në Gjermani.

Ndërkohë, prodhuesit gjermanë si BMW dhe Mercedes-Benz kanë shënuar rritje në shitje, duke përfituar nga rritja e kërkesës për automjete elektrike dhe ofertat e tyre të reja.

Ndërsa shitjet e Tesla-s vazhdojnë të bien, a është koha që Elon Musk të tërhiqet?

27 June 2025 at 09:57

Nga: James Moore / The Independent
Përkthimi: Telegrafi.com

Tesla po fillon të duket si një makinë elektrike që i ka mbaruar bateria në mes të autostradës. Ndihmë! Thirrni shërbimin e ndihmës rrugore!

Prodhuesi i automjeteve elektrike i Elon Muskut, ka raportuar rënien e pestë me radhë të shitjeve mujore në të gjithë Evropën – sipas të dhënave të ACEA-s, Shoqatës Evropiane të Prodhuesve të Automjeteve.

Kjo ndodh në një kohë kur shifrat e kësaj organizate tregtare flasin për një rritje të fuqishme të automjeteve elektrike në BE, me regjistrimet e reja që janë rritur me më shumë se një të katërtën (26.1 për qind) që nga fillimi i vitit, dhe me 25 për qind vetëm në maj. Duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet e tjera jashtë BE-së, shitjet në të gjithë Evropën, të automjeteve me bateri, u rritën me 27.2 për qind në maj dhe me 27.8 për qind gjatë gjithë vitit deri tani.

Në anën tjetër, shitjet e Tesla-s janë goditur rëndë. Në këtë vit, regjistrimet e reja në BE ranë me 45.2 për qind gjatë pesë muajve të parë, dhe me 40.5 për qind vetëm në maj. Në të gjithë Evropën, këto shifra ishin përkatësisht 37.1 për qind dhe 27.9 për qind. Rënie e shitjeve në një treg në rritje? Nuk duket gjë e mirë.

Dikur kam shkruar se bebja e Elon Muskut ishte Audi, BMW apo Mercedes i botës së automjeteve elektrike. Një makinë prestigji. Simboli “Shiheni, kam një Tesla” për njerëzit që kanë para. Si ndryshojnë kohët! Po, e dimë se modelet e Tesla-s janë bërë të vjetruara dhe konkurrenca e lirë nga Kina është një kërcënim i vërtetë. Por, ndarjet dhe polarizimi që ka sjellë shefi i saj kanë hedhur baltë mbi logon e Tesla-s. Madje, ka pasur edhe raste vandalizimi të veturave Tesla. Kjo është përçmuese. Të zemëruar për atë që ka thënë apo bërë? Më mirë goditeni aty ku i dhemb më shumë – në xhep – gjë që duket se po bëjnë më me mençuri evropianët duke braktisur këtë markë në mënyrë masive.

Edhe në Mbretërinë e Bashkuar ka nisur rënia, pavarësisht vlerësimit që menaxherët e flotave të makinave kanë për kompaninë. Këtë vit, shitjet ranë me 7.8 për qind, por në maj u fundosën me një rënie prej 36 për qind.

A mund të ndalet kjo rrëshqitje? Dalja e Muskut nga administrata Trump ishte hapi i mirë i parë. Por, po të isha këshilltari i tij për komunikimin strategjik, do t’i rekomandoja të fshihej në zyrë dhe të qëndronte larg X-it. E di, e di, ka pak gjasa të ndodhë. Musk nuk e përmban veten. Atëherë, si alternativë: qëndro jashtë politikës dhe mjaftohu me mburrjet për SpaceX-in, biznesin tjetër të Muskut. Po, edhe ai ka pasur ndonjë rast kur raketat janë përplasur, por prapë po bën gjëra që na mahnitin neve, adhuruesve të fantashkencës. Ndoshta mund të shtojë edhe pak filantropi apolitike për të kompensuar shkurtimet e fondeve të USAID-it dhe përshëndetjet fyese? Plot miliarderë bëjnë zhurmë të madhe për t’u dhënë diçka të tjerëve. Është vetëm një mendim.

Por, çfarë nëse rënia vazhdon? A mund të tërhiqet Musku? Duket e paimagjinueshme, dhe mendoj se është shumë pak e mundshme. Por, më herët këtë vit, Wall Street Journal, një burim i besueshëm në çështjet e biznesit, raportoi se anëtarë të bordit të Tesla-s kishin kontaktuar rekrutues për të shqyrtuar emrat e mundshëm të pasuesve. Raporti u mohua menjëherë dhe fuqishëm, por spekulimet vazhdojnë, dhe në të vërtetë ka një farë logjike në këtë. Musk është një figurë që e ka ndërtuar veten si “shkatërrues i rregullave”. Është kjo që e shtyn atë përpara, dhe ka qenë tipar i karrierës së tij në biznes. Që nga investimi i tij fillestar në Tesla në vitin 2004, ai e ka ndryshuar industrinë e automobilave, duke ndihmuar në përshpejtimin e progresit të automjeteve elektrike dhe duke detyruar konkurrencën të inovojë. Por, tashmë Tesla është pjesë e establishmentit dhe, për të siguruar të ardhmen afatmesme dhe afatgjatë, ndoshta do t’i nevojitej një CEO më konvencional. Dikush pak më i mërzitshëm.

Emra që përfliten? JB Straubel – një bashkëpunëtor i afërt i Muskut dhe sot drejtues i startapit për riciklim baterish, Redwood Materials – përmendet shpesh dhe është pjesë e bordit të Tesla-s. Brenda kompanisë, Omear Ashfar, krahu i djathtë i Muskut, shihet si një figurë premtuese, ashtu si edhe Tom Zhu, i cili ka udhëhequr operacionet në Kinë. Drejtori financiar, Vaibhav Taneja, është një tjetër mundësi, megjithëse kalimi nga CFO në CEO nuk funksionon gjithmonë mirë. Me gjasa më të vogla, por gjithsesi e denjë për t’u marrë në konsideratë, është Gwynne Shotwell, presidente dhe drejtuese operacionale në SpaceX.

Problemi për secilin prej tyre është se sa thellësisht është i lidhur Musku me Tesla-n.

Hija që ai hedh mbi kompaninë është po aq e gjatë sa Kili. Aksionarët e grupit kanë përjetuar kohë të trazuara kohët e fundit. Me një çmim aksioni me pak më shumë se 340 dollarë, ai është larg kulmit prej 480 dollarësh që u arrit në dhjetor, kur Trump po përgatitej të merrte detyrën dhe Musk shihej si miku më i ngushtë i presidentit. Megjithatë, nëse do të kishit investuar para një viti, 100 dollarët tuaj sot do të vlenin 184. Një fitim i mirë.

Aksionet mbështeten nga një ushtri investitorësh të apasionuar, përfshirë menaxherë fondesh të mëdha me miliarda dollarë në administrim. Ata ende presin që Musk të përdorë shkopin magjik dhe të rigjejë rritjen marramendëse të Tesla-s. Gjëra të çuditshme kanë ndodhur. Mund të mos e pëlqeni njeriun, por vetëm një budalla do ta nënvlerësonte.

Krahasimi më i afërt për një largim të mundshëm të Muskut do të ishte ajo që ndodhi kur Steve Jobs u largua nga Apple. Vdekja e parakohshme e themeluesit të gjigantit teknologjik, çoi në ngritjen e Tim Cookut, i cili u dëshmua si një pasardhës i suksesshëm. Por, kur ai u largua herën e parë, gjërat nuk shkuan mirë, dhe Jobs u kthye për të shpëtuar kompaninë.

E panevojshme të thuhet: Tesla është shumë më e varur nga Musku sesa ishte Apple nga Jobsi, edhe në kulmin e fuqisë së këtij të fundit. /Telegrafi/

 

The post Ndërsa shitjet e Tesla-s vazhdojnë të bien, a është koha që Elon Musk të tërhiqet? appeared first on Telegrafi.

Tesla nis testimin e taksive pa shofer në SHBA

By: Rovena
23 June 2025 at 11:33

Prodhuesi amerikan i automjeteve elektrike, Tesla, ka nisur të dielën testimet për shërbimin e tij të ri të taksive autonome në qytetin e Austin, në Teksas. Kjo shënon hapin e parë të kompanisë drejt një gare të drejtpërdrejtë me Waymo-n, filialin e Alphabet (kompania mëmë e Google), që aktualisht ofron të vetmen shërbim komercial të vozitjes plotësisht autonome në Shtetet e Bashkuara.

Testimi fillestar përfshin rreth 10 automjete Model Y, të pajisura me teknologjinë më të fundit të vetëdrejtimit të zhvilluar nga Tesla. Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Elon Musk, deklaroi se prioriteti kryesor në këtë fazë është siguria, ndërsa paralajmëroi se Tesla planifikon të krijojë një model të posaçëm për robotaksi, duke e quajtur këtë teknologji “të aftë për t’u përhapur me shpejtësi”.

Në disa pamje të shpërndara nga vetë Musk në rrjetet sociale, shihet se influencerë dhe përdorues të përzgjedhur kanë provuar shërbimin në disa zona të Austin. Tarifa fillestare për udhëtimet, sipas Musk, do të jetë 4.20 dollarë.

Tesla hyn kështu në një garë gjithnjë e më të ashpër në fushën e automjeteve autonome, ku përveç Waymo-s, edhe Zoox, kompania nën pronësinë e Amazon është duke përgatitur nisjen e shërbimit të saj komercial me taksi pa shofer.

Konkurrenca në tregun e teknologjisë autonome po përqendrohet gjithnjë e më shumë te standardet e sigurisë dhe performanca teknologjike, ndërsa kompanitë përpiqen të fitojnë besimin e publikut dhe miratimin rregullator në qytete të ndryshme të SHBA-së./abcnews.al

PARIS – Tesla prezanton taksinë autonome ‘Cybercab’

PARIS, 14 qershor /ATSH-AA/ – Kompania e automobilave Tesla ka prezantuar automjetin e saj të ri plotësisht autonom ‘Cybercab’ në konferencën e teknologjisë VivaTech 2025 në Paris.

Taksia autonome ‘Cybercab’, që tërhoqi vëmendje të konsiderueshme nga pjesëmarrësit, nuk ka timon apo pedale dhe është projektuar për të funksionuar plotësisht në mënyrë autonome.

Automjeti me ngjyrë ari mat ka një kapacitet për të transportuar dy pasagjerë njëkohësisht, ndërkohë që Tesla ka paralajmëruar se do të prezantojë modele të reja në vitet e ardhshme që do të akomodojnë më shumë pasagjerë.

Kompania planifikon të nisë prodhimin masiv të automjetit ‘Cybercab’ në vitin 2026, i projektuar posaçërisht për përdorim si robotaksi

Tesla ka testuar shërbimin e saj të robotaksive me punonjësit në Gjirin e Kalifornisë që nga viti i kaluar, me shoferë sigurie të gatshëm për të ndërhyrë nëse është e nevojshme.  /os/

The post PARIS – Tesla prezanton taksinë autonome ‘Cybercab’ appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SOFT NEWS – Trump shet makinën e tij ”Tesla”, pas grindjes me Musk

UASHINGTON, 7 qershor /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump po shqyrton shitjen e makinës së tij ”Tesla”, një ”Tesla” e kuqe, pas grindjes së tij me miliarderin e teknologjisë Elon Musk, raportuan mediet amerikane.

Trump bleu makinën në mars si shenjë mbështetjeje për Musk.

”Trump po shqyrton shitjen ose dhurimin e makinës”, thanë zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë për ”Wall Street Journal” dhe CNN.

Prodhuesi i makinave elektrike i udhëhequr nga Musk po përballet me rënien e shitjeve. Kjo pjesërisht për shkak të konkurrencës më të fortë.

Por, disa blerës potencialë janë dekurajuar gjithashtu nga pikëpamjet politike të krahut të djathtë të Musk dhe roli i tij i përkohshëm si një ulës kostosh në aparatin qeveritar në emër të Trump. Ka pasur gjithashtu disa sulme zjarrvënëse ndaj automjeteve ”Tesla”.

Në mars, Trump solli modele të ndryshme ”Tesla” në Shtëpinë e Bardhë dhe, në një lloj shfaqjeje shitjesh para kamerave, zgjodhi një automjet të kuq ”Model S”, që kushtonte të paktën 80 000 dollarë.

Përçarja midis presidentit dhe miliarderit të teknologjisë u shkaktua nga fushata e Musk kundër projektligjit të taksave dhe shpenzimeve të Trump. Musk po bën thirrje për shkurtime më të thella të shpenzimeve.

Musk më pas u përpoq të bindte anëtarët e Partisë Republikane në Kongres në anën e tij. Ai shkaktoi trazira duke pretenduar se emri i presidentit amerikan u gjet në dokumente që lidhen me shkelësin e ndjerë të veprave penale seksuale Jeffrey Epstein.

Më vonë, Musk bëri hapa për të qetësuar polemikat./ a.jor.

The post SOFT NEWS – Trump shet makinën e tij ”Tesla”, pas grindjes me Musk appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Thellohet më shumë përplasja me Elon Musk, Trump po shqyrton shitjen e Tesla-s personale

6 June 2025 at 15:58

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është duke shqyrtuar mundësinë e shitjes së makinës së tij Tesla, në një sinjal të qartë të përkeqësimit të marrëdhënieve me themeluesin e kompanisë, Elon Musk. Lajmi është raportuar nga CBS News, duke cituar një zyrtar të lartë të Shtëpisë së Bardhë.

Bëhet fjalë për një makinë Tesla me ngjyrë të kuqe, të cilën Trump e kishte blerë në një kohë kur po përpiqej të mbështeste publikisht Elon Musk dhe kompaninë e tij në përpjekjet për promovimin e teknologjive të reja në industrinë automobilistike.

Sipas raportit, makina ka qëndruar e parkuar në ambientet e Shtëpisë së Bardhë për disa javë, ndërsa tensionet mes presidentit dhe Musk janë thelluar dukshëm. Më herët, Trump kishte deklaruar se nuk dëshironte më kontakte me Musk, duke e akuzuar për qëndrime kritike ndaj politikave të administratës së tij.

Shitja e mundshme e automjetit shihet si një akt simbolik që shënon përfundimin e çdo lloj afërsie midis dy figurave të njohura në arenën politike dhe ekonomike amerikane.

The post Thellohet më shumë përplasja me Elon Musk, Trump po shqyrton shitjen e Tesla-s personale appeared first on Sot News | Lajme.

Përplasje e ashpër me Elon Musk, Trump po konsideron shitjen e makinës Tesla

By: fra nc
6 June 2025 at 15:25

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është duke shqyrtuar mundësinë për të shitur makinën e tij Tesla, sipas një raportimi nga CBS News, që citon një zyrtar të lartë të Shtëpisë së Bardhë.

Bëhet fjalë për një makinë të kuqe Tesla, të cilën Trump e bleu në një përpjekje për të mbështetur Elon Musk, teksa aksionet e kompanisë së tij të makinave elektrike ranë ndjeshëm pas angazhimit politik në administratën Trump.

Makina Tesla ngjyrë e kuqe qëndronte përpara Shtëpisë së Bardhë si tregues i mbështetjes që Trump i jepte miliarderit.

Por gjërat kanë ndryshuar gjatë orëve të fundit.

Në më pak se një javë nga dita kur i thurën lëvdata njëri-tjetrit në Dhomën Ovale, presidenti amerikan Donald Trump dhe miliarderi Elon Musk u ndanë në mënyrë spektakolare.

Në një luftë fjalësh që u përshkallëzua të enjten, të dy ata përdorën rrjetet e tyre sociale për të sulmuar njëri-tjetrin.

Shkak u bë një reagim i mëhershëm i Musk, që e cilësonte projektligjin e Trump për shpenzimet si “të neveritshëm”, pasi sipas tij, do të mbyste amerikanët në borxhe.

Në reagimin e tij, Trump tha se, mënyra më e lehtë për të kursyer para në buxhet ishte t’i jepte fund subvencioneve dhe tenderave në favor të kompanive të Musk.

“Jam habitur gjithmonë përse Biden nuk e bënte një gjë të tillë”, tha ai.

Nga ana e tij, pronari i “Tesla” dhe “Starlink” u përgjigj duke thënë se emri i Trump shfaqet në dosjet e turpshme të financierit Jeffrey Epstein, duke shtuar se kjo është arsyeja përse dosjet nuk bëhen publike.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përplasje e ashpër me Elon Musk, Trump po konsideron shitjen e makinës Tesla appeared first on Euronews Albania.

Aksionet e Tesla bien teksa shpërthyen grindjet Trump-Musk

6 June 2025 at 09:25

Investitorët shitën aksionet e Tesla të enjten, pasi shpërthyen tensionet mes Elon Musk dhe presidentit të SHBA, Donald Trump.

Aksionet në kompaninë e makinave elektrike ranë 14%, duke fshirë afërsisht 150 miliardë dollarë në vlerën e tregut në një nga ditët më të këqija në muaj.

Humbjet ishin një tregues i asaj që mund të jetë në rrezik për Musk, pasi ai shkëputet nga një Shtëpi e Bardhë e njohur për përdorimin e fuqisë së qeverisë kundër atyre që i sheh si armiq.

Trump kërcënoi të ndërpresë kontratat qeveritare me kompanitë e Musk, duke përfshirë firmën e raketave SpaceX, e cila ka kontrata me vlerë dhjetëra miliarda dollarë me qeverinë.

“Vazhdo, ma ndreq ditën”, u përgjigj Musk në përgjigje të kërcënimit, transmeton Telegrafi.

Kthesa e fortë në marrëdhënien mes dy burrave u transmetua drejtpërdrejt në mediat sociale, duke u shndërruar shpejt nga mosmarrëveshjet politike në fyerje personale.

Analisti Dan Ives i Wedbush Securities, një nxitës i tifozëve për një kohë të gjatë i Tesla, e quajti atë “rënie një tronditje për tregun”.

Ai tha se përplasja kishte ngjallur frikë tek investitorët për atë që mund të nënkuptojë për rregullimin e kompanisë, e cila po kërkon të zgjerojë drejtimin vetë dhe robotikën dhe kishte shpresuar për një qasje më të relaksuar rregullatore nën administratën Trump.

“Kjo duhet të fillojë të qetësohet”, shkroi Ives në një shënim, duke shtuar se kjo “e futi një mizë në vajin e kuadrit rregullator të Trump në vazhdim”.

Përpjekja e Musk në qeveri ka dëshmuar tashmë një udhëtim të egër për investitorët e Tesla. Aksionet ishin rritur vitin e kaluar, me shpresën se aleanca e tij me Trump do të përfitonte nga kompania.

Por ndjenja e investitorëve u përkeqësua këtë vit, pasi aleanca e Musk me Trump dhe roli i tij që udhëhoqi shkurtimet e diskutueshme të shpenzimeve qeveritare rezultoi një rrufe, duke shkaktuar reagime të kundërta dhe duke dëmtuar shitjet, veçanërisht në Evropë.

Investitorët ishin gjithashtu të shqetësuar se Musk – i cili kishte luftuar për një paketë pagash rekord – nuk ishte i fokusuar tek kompania.

Muajin e kaluar, kreu i bordit të Tesla-s u detyrua të mohonte publikisht një raport se kompania kishte filluar të kërkonte dikë tjetër për të udhëhequr firmën.

Premtimi i Musk në një thirrje investitori se ai do të tërhiqej nga roli i tij drejtues i Doge, kishte nxitur një rritje të aksioneve. Ai u largua zyrtarisht nga qeveria në fund të muajit të kaluar.

Por Tesla tani e gjen veten përsëri në konfliktin politik. Grindja me Trump u nxit nga kritikat e Musk për një projektligj shpenzimesh të mbështetur nga Trump.

Musk ka kërkuar të mbledhë opozitën, duke argumentuar se kjo do të shtojë shumë ngarkesën e borxhit të qeverisë. Ai ka qenë gjithashtu kritik ndaj tarifave të Trump, të cilat ai tha të enjten do të shkaktonin një recesion ekonomik në gjysmën e dytë të vitit.

Trump tha se pritja e Musk në Shtëpinë e Bardhë ishte e dobët dhe e akuzoi atë se ishte i pakënaqur për eliminimin e një kredie tatimore për automjetet elektrike, e cila ka qenë kyçe për shitjet e Tesla në SHBA.

Të dy burrat janë përplasur gjithashtu për vendimin e Trump për të tërhequr nominimin e tij të Jared Isaacman, një aleat i Musk, për të udhëhequr NASA-n.

Rënia e së enjtes e vendosi çmimin e aksioneve të kompanisë në nivelin më të ulët që nga maji, duke fshirë fitimet që ishin bërë me shpresën se Musk do të ripërqendronte vëmendjen tek kompania. /Telegrafi/

The post Aksionet e Tesla bien teksa shpërthyen grindjet Trump-Musk appeared first on Telegrafi.

SHBA – Wall Street: Aksionet e ”Tesla”-s bien mbi 8% pas përplasjes Musk-Trump

UASHINGTON, 5 qershor /ATSH-AFP/ – Kompania e automjeteve elektrike ”Tesla” ra ndjeshëm në Bursën e Nju Jorkut, pas përplasjeve të nxehtë midis CEO-së së saj Elon Musk dhe presidentit të SHBA-së Donald Trump.

Aksionet e ”Tesla”-s ranë me 8,97% duke arritur në kuotën 302,27 dollarë.

Presidenti Trump kishte kritikuar ashpër ish-këshilltarin e tij Elon Musk, i cili menjëherë iu përgjigj në platformën e tij X pas mosmarrëveshjeve mbi planin megabuxhetor të presidentit.

Trump theklaroi se nuk e dinte nëse marrëdhënia e tij me Elon Musk do të vazhdonte, duke thënë se ishte “shumë i zhgënjyer” nga kritikat e multimiliarderit për legjislacionin e tij të propozuar.

“Shikoni, unë dhe Eloni kishim një marrëdhënie të mirë. Nuk e di nëse kjo është ende kështu. U habita”, u tha Donald Trump gazetarëve në Zyrën Ovale, pasi ish-këshilltari i tij e quajti “projektligjin e tij fantastik dhe të bukur” një “të neveritshëm”.

“Budallallëqe”, u përgjigj Elon Musk në rrjetin social X, duke komentuar një video të presidentit Trump duke pretenduar se zemërimi i tij ishte për shkak të humbjes së subvencioneve për automjetet elektrike.

“E rreme”, shkroi më pas shefi i ”Tesla”-s mbi një klip në të cilin presidenti amerikan pretendonte se Elon Musk e dinte paraprakisht përmbajtjen e projektligjit, një “ligj i madh dhe i mrekullueshëm” sipas Donald Trump, një “i neveritshëm” sipas ish-këshilltarit të tij.

Miliarderi Elon Musk konfirmoi javën e kaluar se largimi i tij nga administrata e Donald Trump ishte “i planifikuar”, duke udhëhequr një agjenci përgjegjëse për uljen e shpenzimeve publike, duke shkaktuar kritika të gjera midis klasës politike amerikane.

Shefi i ”Tesla”-s dhe ”SpaceX”-it shpenzoi gati 280 milionë dollarë për të ndihmuar në zgjedhjen e Donald Trump.

Pozicionet e Elon Musk kanë shkaktuar rënien e çmimit të aksioneve./   /os/

The post SHBA – Wall Street: Aksionet e ”Tesla”-s bien mbi 8% pas përplasjes Musk-Trump appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksionet e Teslës bien ndërsa shpërthen lufta Trump-Musk

5 June 2025 at 23:17

Me mbylljen e tregjeve amerikane, çmimi i aksioneve të Teslës ra me 14% sot në atë që Reuters e përshkroi si “tregtim të rëndë” të nxitur nga lufta shumë publike.

Çmimi kishte filluar të binte që në javën e parë të qershorit, pasi u përmirësua në maj kur Musk e bëri të qartë se do t’i kushtonte më shumë kohë dhe vëmendje prodhuesit të automjeteve elektrike.

Megjithatë, shpërthimi i sotëm i ndjenjave të këqija midis Musk dhe Trump duket se e çoi çështjen përtej kufirit.

Tesla ka humbur vlerësimin e saj prej 1 trilion dollarësh (740 miliardë paund) dhe aktualisht vlen 916 miliardë dollarë, sipas CNBC.

Megjithatë, çmimi i aksioneve në 278.40 dollarë për aksion është dukshëm më i lartë se një vit më parë, kur ishte 178 dollarë.

The post Aksionet e Teslës bien ndërsa shpërthen lufta Trump-Musk appeared first on Euronews Albania.

Përplasja Trump-Musk, rënie e ndjeshme në aksionet e Teslës

5 June 2025 at 21:48

Aksionet e kompanisë së automjeteve elektrike Tesla ranë ndjeshëm në Bursën e New York pas tensioneve publike midis CEO-së Elon Musk dhe presidentit amerikan Donald Trump. Vlera e aksioneve zbriti me 8,97%, duke u pozicionuar në kuotën 302,27 dollarë.

Përplasja nisi pasi Musk kritikoi ashpër projektligjin e ri megabuxhetor të presidentit, të cilin e quajti “të neveritshëm”, në kontrast me përshkrimin e Trumpit si “ligj i madh dhe i mrekullueshëm”. Kreu i Shtëpisë së Bardhë reagoi menjëherë, duke thënë se ishte “shumë i zhgënjyer” nga qëndrimi i Musk, një ish-këshilltar në administratën e tij.

“Nuk e di nëse marrëdhënia jonë do të vazhdojë. U habita nga qëndrimi i tij”, deklaroi Trump nga Zyra Ovale, ndërsa Musk reagoi menjëherë në rrjetin social X, duke e quajtur presidentin “të pavërtetë” dhe komentet e tij “budallallëqe”.

Musk konfirmoi javën e kaluar se largimi i tij nga administrata Trump ishte i planifikuar dhe se kishte drejtuar përkohësisht një agjenci të përqendruar në uljen e shpenzimeve publike. Megjithatë, mosmarrëveshjet aktuale kanë shkaktuar tronditje në treg, duke ndikuar në uljen e vlerës së Tesla-s në bursë.

Pavarësisht konflikteve, kujtohet se Musk ka kontribuar me afro 280 milionë dollarë për fushatën elektorale të Donald Trump.

The post Përplasja Trump-Musk, rënie e ndjeshme në aksionet e Teslës appeared first on Sot News | Lajme.

SHBA – Trump: Shumë i zhgënjyer nga Elon Musk

UASHINGTON, 5 qershor /ATSH/ – Ndarja midis presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe njeriut më të pasur në botë po zhvillohet shumë ngjashëm siç filloi marrëdhënia e tyre — me shpejtësi, intensive dhe shumë publike, sipas AP.

Ndërsa presidenti Donald Trump ishte ulur sot në Zyrën Ovale me udhëheqësin e Gjermanisë në krah, ai u ankua për marrëdhënien e tij të përkeqësuar me Elon Musk, këshilltarin e tij të shndërruar në armik të medias sociale.

Trump tha se ishte “shumë i zhgënjyer” me Musk pasi ish-mbështetësi miliarder kritikoi ashpër projektligjin e presidentit për uljen e taksave dhe planet e shpenzimeve.

“Jam shumë i zhgënjyer nga Elon. E kam ndihmuar shumë Elon”, tha Trump.

Vëzhguesit kishin kohë që pyesnin veten nëse miqësia midis dy miliarderëve të njohur për ofendimet online do të shpërthenin në një mënyrë spektakolare.

Dhe ndodhi, në më pak se një vit.

“Shikoni, unë dhe Eloni kishim një marrëdhënie të shkëlqyer. Nuk e di nëse do të kemi më”, tha Trump.

Komentet e presidentit republikan erdhën ndërsa Musk ka vazhduar një stuhi postimesh në mediat sociale duke sulmuar Trumpin dhe duke paralajmëruar se ai do të rrisë deficitin federal.

Musk e ka quajtur projektligjin e madh të Trump për lehtësimin e taksave një “të neveritshëm”./ /os/

The post SHBA – Trump: Shumë i zhgënjyer nga Elon Musk appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Musk ‘braktis’ qeverinë amerikane – shtatë gjëra që mund të mos i keni ditur për miliarderin e famshëm

31 May 2025 at 23:52

Emri Elon Musk është ndoshta një nga më të njohurit në ditët moderne.

Njeriu më i pasur në botë njihet si pronar i kompanive të ndryshme, duke përfshirë Tesla, Space X, X, dhe së fundmi si pjesë e stafit të administratës Trump.

Pas gati 130 ditësh si kreu i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë – i njohur shkurt si DOGE – Musk njoftoi se po largohej nga roli i tij në qeverinë amerikane.

Puna e tij brenda departamentit dhe marrëdhënia e tij e ngushtë me Trumpin bëri që Musk të jetë në krye të mediave më shumë se kurrë, por ka shumë për biznesmenin miliarder që raportohet rrallë.

Këtu janë shtatë gjëra që mund të mos i dini për të.

Krijoi videolojë

Në fillim të viteve 1980, në moshën 12-vjeçare, Musk krijoi videolojën Blastar.

Ai krijoi lojën, e cila i ngarkon lojtarët të përdorin tastierat e tyre për të qëlluar anije kozmike luftarake aliene, përmes njohurive të tij për kodimin dhe programimin, të cilat ai i mori në moshën nëntë vjeçare, sipas biografisë së Ashlee Vance të vitit 2015 të manjatit të teknologjisë.

Në vitin 1984 loja ishte aq e mirë, sa Musk ia shiti revistës PC dhe Office Technology për 500 dollarë.

Kishte talent për biznes

Që nga fillimi, ishte e qartë se Musk kishte një talent për biznes. Në vitin 1995, në moshën 24-vjeçare, ai themeloi kompaninë e tij të parë, Zip2 me vëllain e tij, Kimbal.

Dyshja krijuan kompaninë, e cila krijoi udhëzues të qytetit në internet.

Ajo u shit për rreth 300 milionë dollarë katër vjet më vonë në 1999.

Përpara se të fitonte para për suksesin e Zip2, Musk tha se ai dhe vëllai i tij ishin goxha të thyer dhe të dy flinin në zyrën ku punonin – një sjellje që ai thuhet se përsëriti në ditët e para të Teslss.

Nga shitja e kompanisë, Musk u largua nga Zip2 me 22 milionë dollarë, dhe gjëja e parë që bleu ishte një McLaren F1, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Ai tha në atë kohë: “Vetëm tre vjet më parë isha duke fjetur në dyshemenë e zyrës dhe tani kam një veturë miliona dollarëshe”.

Krijoi parfumin e tij

Pavarësisht suksesit të madh, disa nga idetë e Musk nuk kanë rezultuar të jenë aq të qëndrueshme.

Në vitin 2022, ai zbuloi një parfum të quajtur Burnt Hair.

Aroma, e cila kushtonte 100 dollarë një shishe, ishte një sukses i madh, sipas Musk, i cili tha se kishte shitur 10,000 shishe në vetëm pak orë, duke i fituar atij një milion dollarë.

“Me një emër si imi, hyrja në biznesin e aromave ishte e pashmangshme”, tha Musk në atë kohë.

Nuk dihet nëse produkti ishte serioz dhe nuk është më i disponueshëm.

Përveç parfumit, ai prezantoi një tekila në vitin 2020.

Ishte shef i PayPal

Shumë kohë përpara se Twitter të bëhej X, Musk krijoi X.com, një kompani bankare dhe shërbimesh financiare në internet.

Platforma tërhoqi shpejt një bazë të madhe klientësh dhe në vitin 2000, ajo u bashkua me Confinity, e cila u bashkëthemelua nga sipërmarrësit e teknologjisë Peter Thiel dhe Max Levchin.

Platforma më vonë u riemërua PayPal.

Musk vazhdoi të bëhej shef ekzekutiv i PayPal, por më vonë u rrëzua nga pozicioni pasi u shfaqën argumente mbi emrin e kompanisë dhe drejtimin e përgjithshëm.

Në vitin 2002, faqja bankare u ble nga eBay për 1.5 miliardë dollarë. Vite më vonë, në 2017, eBay ia shiti domenin X.com përsëri Musk.

Portretizimi i Iron Man u frymëzua nga jeta e tij

Jeta e Musk si një sipërmarrës miliarder tingëllon si fillimi i një filmi të suksesshëm të Hollivudit.

Dhe në realitet, personaliteti dhe arritjet e Musk u përdorën pjesërisht si frymëzim për portretizimin e Iron Man nga Robert Downey Jr.

Nuk është themeluesi i vërtetë i Teslas

Musk nuk e filloi Teslan. Ai ishte në fakt një investitor i hershëm në kompani dhe ishte shefi i katërt ekzekutiv kur mori rolin në vitin 2008 – menjëherë pasi kompania prezantoi veturën e saj të parë – Roadster.

Në fakt, ishin Martin Eberhard dhe Marc Tarpenning ata që themeluan kompaninë në vitin 2003, megjithëse Musk ishte ai që e shtyu atë në një skenë globale.

Është drejt krijimit të një aplikacioni “për gjithçka”

Pasi mori përsipër platformën X për 44 miliardë dollarë në 2022, Musk u bë një hap më afër arritjes së qëllimit të tij për krijimin e një “aplikacioni për gjithçka”.

Manjati i teknologjisë ka thënë më parë se dëshiron që X të bëhet i ngjashëm me WeChat – një aplikacion kinez që ofron një gamë të gjerë funksionesh përtej mesazheve, duke përfshirë pagesat, porositjen e taksive e ndarjen e postimeve në rrjete sociale.

Vizioni i Musk për këtë “super aplikacion” duket se ndahet nga ata në X, duke përfshirë shefen ekzekutive Linda Yaccarino, e cila tha në fund të vitit të kaluar se 2025 do të ishte viti që X “ju lidh në mënyra që nuk e kishit menduar kurrë.

Dhe kjo duket se po bëhet disi e vërtetë.

Në janar, Musk njoftoi se X kishte partneritet me gjigantin e pagesave Visa, i cili do t’i lejojë përdoruesit të lëvizin fondet midis bankave tradicionale dhe një portofoli digjital X dhe të bëjnë pagesa për miqtë. /Telegrafi/

The post Musk ‘braktis’ qeverinë amerikane – shtatë gjëra që mund të mos i keni ditur për miliarderin e famshëm appeared first on Telegrafi.

Shitjet e Tesla në Evropë në “rënie të lirë”

27 May 2025 at 11:34

Shitjet e Teslës në Evropë vazhdojnë të bien ndjeshëm që prej muajit prill. Regjistrimet janë 5 475, krahasuar me 11 540 një vit më parë, një rënie prej 52,6%, me pjesën e tregut që ka rënë nga 1,3% në 0,6%.

Që nga fillimi i vitit, kompania e udhëhequr nga Elon Musk ka shitur 41 677 makina apo 46,1% më pak se e njëjta periudhë në vitin 2024.

Tregu i makinave në Evropën Perëndimore (BE+EFTA+MB) mbylli katër muajt e parë të vitit në një mënyrë të qëndrueshme krahasuar me vitin 2024. Në prill, regjistrimet ishin 1 077 186 pra 0,3% më pak se i njëjti muaj i vitit të kaluar.

Në periudhën katërmujore, pati 4 459 087 ose e thënë ndryshe 0,4% më pak se në të njëjtën periudhë në vitin 2024.

Duke parë vetëm BE-në, në katër muajt e parë të vitit 2025 shitjet e makinave elektrike me bateri u rritën me 26,4%, duke arritur në 558 262 njësi, 15,3% të totalit të BE-së.

”Automjetet hibride u rritën me 20,8%, duke kapur 35,3% të tregut dhe mbeten zgjedhja e preferuar për konsumatorët e BE-së’’, thekson ACEA, shoqata evropiane e e automjeteve

FOKUS – Shitjet e Teslës në Evropë vazhdojnë të bien ndjeshëm

BRUKSEL, 27 maj /ATSH-ANSA/ – Shitjet e Teslës në Evropë vazhdojnë të bien ndjeshëm që prej muajit prill.

Regjistrimet janë 5 475, krahasuar me 11 540 një vit më parë, një rënie prej 52,6%, me pjesën e tregut që ka rënë nga 1,3% në 0,6%.

Që nga fillimi i vitit, kompania e udhëhequr nga Elon Musk ka shitur 41 677 makina apo 46,1% më pak se e njëjta periudhë në vitin 2024.

Tregu i makinave në Evropën Perëndimore (BE+EFTA+MB) mbylli katër muajt e parë të vitit në një mënyrë të qëndrueshme krahasuar me vitin 2024.

Në prill, regjistrimet ishin 1 077 186 pra 0,3% më pak se i njëjti muaj i vitit të kaluar.

Në periudhën katërmujore, pati 4 459 087 ose e thënë ndryshe 0,4% më pak se në të njëjtën periudhë në vitin 2024.

Duke parë vetëm BE-në, në katër muajt e parë të vitit 2025 shitjet e makinave elektrike me bateri u rritën me 26,4%, duke arritur në 558 262 njësi, 15,3% të totalit të BE-së.

”Automjetet hibride u rritën me 20,8%, duke kapur 35,3% të tregut dhe mbeten zgjedhja e preferuar për konsumatorët e BE-së’’, thekson ACEA, shoqata evropiane e e automjeteve./   /os/

The post FOKUS – Shitjet e Teslës në Evropë vazhdojnë të bien ndjeshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rënia e fitimeve ndez thashethemet: A po kërkon Tesla një CEO të ri?

By: gaze tare
1 May 2025 at 12:31

Elon Musk dhe kryetarja e bordit të Tesla, Robyn Denholm, kanë reaguar me zemërim ndaj një raporti të Wall Street Journal, ku pretendohej se kompania e automjeteve elektrike po kërkon një CEO të ri për të zëvendësuar Musk, pas një rënie dramatike të fitimeve.

Sipas raportit, Tesla i është drejtuar firmave të rekrutimit ekzekutiv që një muaj më parë për të nisur procesin e gjetjes së një pasuesi të mundshëm. Por Musk reagoi menjëherë në rrjetin X (ish-Twitter), duke e quajtur artikullin një “shkelje ekstreme të etikës”.

“Është një SHKELJE JASHTËZAKONISHT E RËNDË E ETIKËS që WSJ publikoi një ARTIKULL QËLLIMISHT TË RREMË dhe nuk përfshiu më parë një mohim të qartë nga bordi i drejtorëve të Tesla-s!” – shkroi Musk.

Këto komente u përforcuan edhe nga Denholm, e cila e quajti raportin “plotësisht të pavërtetë” dhe theksoi:

“CEO i Tesla është Elon Musk dhe bordi ka besim të plotë në aftësinë e tij për të realizuar planin e rritjes që kemi përpara.”

Megjithatë, WSJ pranoi se niveli i progresit në këtë kërkim për një CEO të ri “nuk mund të përcaktohej saktësisht” dhe se nuk ishte e qartë nëse Musk ishte informuar.

Rënia e fitimeve erdhi paralelisht me një ulje të ndjeshme të vlerës së aksioneve të Tesla dhe pasurisë neto të Musk. Në tremujorin e parë të 2025-ës, fitimet ranë me 71%. Ndërkohë, Musk është angazhuar në krijimin e një agjencie të re federale të quajtur Department of Government Efficiency (DOGE), pjesë e administratës së Donald Trump, e cila ka pushuar nga puna dhjetëra mijëra punonjës shtetërorë për të reduktuar shpenzimet dhe abuzimet.

Musk, që ka udhëhequr Tesla-n për gati 20 vite dhe zotëron rreth 13% të aksioneve, është bërë gjithnjë e më aktiv politikisht. Gjatë zgjedhjeve presidenciale të fundit, ai dhuroi mbi 250 milionë dollarë për fushatën e Trump, investoi në një garë gjyqësore në Wisconsin dhe shprehu mbështetje për parti të ekstremit të djathtë në Europë si AfD në Gjermani.

Pasojat? Makinat dhe sallonet e Tesla janë vandalizuar në SHBA dhe Europë, ndërsa kompania po humbet terren në tregje kyçe si Kalifornia, Gjermania dhe Kina.

Ndërkohë që lufta tregtare e Trump mund të rrezikojë zinxhirin e furnizimit të Tesla-s, Musk ka deklaruar se do të vazhdojë të mbështesë tarifa më të ulëta, por “vendimi i fundit është i presidentit”.

The post Rënia e fitimeve ndez thashethemet: A po kërkon Tesla një CEO të ri? appeared first on iconstyle.al.

❌
❌