Noterja Sanja Telhallari ka rënë pre e një grabitjeje së vilës së saj në “Rolling Hills” Tiranë. Burime për ZËRI bëjnë me dije se autorët e vjedhjes duket se kishin informacion të detajuar për atë që ndodhej brenda banesë së Telhallarit. Hajdutët kanë vjedhur ora luksoze të markave Rolex dhe Breitling, çanta të shtrenjta, bizhuteri dhe […]
Netflix zyrtarisht ka konfirmuar se po përdor inteligjencën artificiale gjenerative në prodhimin e saj, dhe rezultati i parë tashmë po shfaqet për shikuesit në mbarë botën.
Bëhet fjalë për serialin “El Eternauta”, një adaptim shkencor-fantastik argjentinas i një komiku kult, ku një skenë e shembjes së një ndërtese është gjeneruar tërësisht nga AI.
Sipas deklaratës së Ted Sarandos, njëri prej drejtorëve ekzekutivë të kompanisë, falë inteligjencës artificiale kjo skenë është përfunduar dhjetë herë më shpejt se sa do të ishte e mundur me metodat klasike të efekteve vizuale, dhe me një buxhet më të ulët.
Ekipi i brendshëm i prodhimit i Netflixit ka punuar së bashku me krijuesit e serialit për të integruar këtë teknologji drejtpërdrejt në materialin përfundimtar. Sipas kompanisë, ky hap nuk ka për qëllim të zëvendësojë njerëzit, por të fuqizojë autorët me mjete më të mira.
Sarandos thotë se inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në para-vizualizimin e skenave, planifikimin e kuadrove dhe efektet që më parë ishin të rezervuara për projekte shumë të kushtueshme, siç është rinia digjitale e aktorëve.
Kolegu i tij, Greg Peters, shtoi se AI po përdoret edhe jashtë vetë prodhimit. Netflix tashmë përdor kërkimin me AI, personalizimin e përmbajtjes dhe reklamimin, ndërsa në gjysmën e dytë të vitit planifikon të prezantojë edhe reklama interaktive të drejtuara nga inteligjenca artificiale.
Në raportin e biznesit për tremujorin e dytë, Netflix regjistroi të ardhura prej 11.08 miliardë dollarësh, që është një rritje prej 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Fitimi arriti në 3.13 miliardë, dhe përdoruesit në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 kanë shikuar mbi 95 miliardë orë përmbajtje, ku titujt jo në gjuhën angleze përbënin një të tretën e të gjitha shikimeve.
Netflix tani, me ndihmën e AI-së, po krijon përmbajtje më shpejt dhe më efikas se kurrë më parë. Pyetja është vetëm – për sa kohë do të mund të dallojmë çfarë është reale dhe çfarë jo. /Telegrafi/
Nga: Georgina Fuller / The Independent
Përkthimi: Telegrafi.com
Një nga gjërat e para që bëjmë kur vjen vjehrra ime irlandeze është, sigurisht, që ta vëmë çajnikun në zjarr. Ajo është gjithashtu e vetmja për të cilën nxjerrim çajnikun e madh dhe mbulesën për ta mbajtur të ngrohtë, por fatkeqësisht kjo traditë duket se është harruar krejtësisht nga fëmijët e mi.
Djali im 16-vjeçar i brezit Z, Charlie, përdor mikrovalën për gjithçka, përfshirë – tmerr i madh – për të bërë një filxhan çaj. Dhe, sipas një sondazhi të ri, nuk është i vetmi.
Sipas një ankete të Uswitch-it me dy mijë britanikë, thuajse dy të tretat e personave nën tridhjetë vjeç e bëjnë çajin në mikrovalë. Nuk e kuptoj se pse brezi Z – ajo gjeneratë misterioze dhe e pakuptueshme e lindur mes viteve 1997 dhe 2012 – shmang çajnikun dhe preferon të hedhë një qese çaji në një filxhan me ujë të ftohtë dhe ta ngrohë në mi-kro-ueh-vei, siç e ripagëzoi Nigella Lawson.
Duket qartë se nuk ka të bëjë me kursimin e kohës apo të mundit. “Ngrohja me mikrovalë mund të krijojë temperaturë të pabarabartë”, thotë Dr. Tim Bond nga Paneli Këshillues për Çajin. Ai gjithashtu thekson se “ngrohja e një filxhani me ujë në mikrovalë zgjat rreth dy minuta e 40 sekonda – dukshëm më gjatë se 48 sekondat që duhen për të zier të njëjtën sasi uji në aparatin për ta vluar ujin [kettle]”. Edhe më shumë nëse, si djali im, përdorin një nga ato gotat e tmerrshme të Sports Direct.
Dhe, nuk është as çështje shijeje: një çaj i përgatitur në mikrovalë është “i sheshtë, me shije vlimi”, thotë Bond, dhe ofron “ekstraktim të paqëndrueshëm të përbërësve bioaktivë të çajit, të pasur me elemente të dobishme për shëndetin dhe mirëqenien”. Pra, s’është as më i shëndetshëm.
Kemi dëgjuar debatet nëse qumështi duhet hedhur i pari apo i fundit (i fundit, sigurisht), por për brezin Z, e vetmja pyetje është se sa kohë duhet ta lësh në mikrovalë.
Djali im thotë se ka frikë se aparati për vlimin e ujit mund të bëhet shumë i nxehtë për t’u përdorur dhe, sipas tij, mund të “vlojë së tepërmi”. Mikrovala, mendon ai, është një zgjidhje më e sigurt. Nuk kam energji t’ia shpjegoj që uji në mikrovalë mund të bëhet “super i nxehtë” dhe të shpërthejë sapo ta lëvizësh filxhanin.
Nuk mund të mos mendoj se ngrohja e çajit në mikrovalë nuk është thjesht një çmenduri nga TikTok-u (edhe pse influencuesit amerikanë kaluan një fazë duke xhiruar veten duke “bërë çaj anglez” në këtë mënyrë), apo një akt i vogël rebelimi i brezit Z, por më shumë një rast i fobisë nga çajniku.
Kur Charlie ishte tetë vjeç, e lashë atë dhe motrat/vëllezërit e tij në kujdesin e babait tim të gjeneratës “Bumer”. Charlie e dogji dorën te soba dhe që atëherë ka qenë pak i trembur nga pajisjet e kuzhinës, përfshirë edhe çajnikun. E, megjithatë, është krejt i gatshëm të përdorë NutriBullet-in disa herë në ditë për të bërë lëngë proteinash …
Mund ta dëshmoj me siguri se sa i neveritshëm është çaji i bërë në mikrovalë. Në Ditën e Nënës, fëmijët e mi, shumë të ëmbël, ofruan të më sillnin mëngjesin pranë shtratit. Bashkë me një fetë tosti të djegur dhe një grumbull gjalpi të vendosur pa kursim, ishte edhe një filxhan me diçka që dukej si llum me ngjyrë gri-kafe, me qesen e çajit që pluskonte sipër. Tmerr.
“Duket shumë mirë, faleminderit zemrat e mia”, u thashë, përpara se të shkoja fshehurazi në banjë për ta derdhur.
Më kujtohet një kohë kur kisha tre fëmijë nën moshën pesë vjeç dhe rrallë arrija të përfundoja një çaj të ngrohtë, kështu që shpesh përdorja mikrovalën për ta ngrohur përsëri – por, vetëm pasi e kisha bërë siç duhet në fillim. Një herë gjeta një filxhan në mikrovalë që qartazi kishte qëndruar aty për disa ditë dhe kishte marrë erë të keqe.
Ekspertët thonë se mënyra më e mirë për të bërë një filxhan çaj është të derdhësh ujë të valuar mbi qesen e çajit dhe ta lësh të qëndrojë për tre deri në pesë minuta pa e përzier, përpara se të shtosh pak qumësht.
Shpresoj që, me kalimin e kohës, fëmijët e mi do të kuptojnë si duhet dhe që kurrë nuk do ta detyrojnë gjyshen e tyre të pijë një çaj të bërë në mikrovalë. Vetëm mund të imagjinoj se sa e tmerruar do të ishte. Me shumë gjasë, do ta pështynte menjëherë në filxhanin e saj prej porcelani. /Telegrafi/
Dokumentari “Amy Bradley is Missing” u publikua së fundmi në Netflix.
Ai ndjek misterin e zhdukjes së Amy Bradley pas një udhëtimi familjar me anije në fund të viteve 1990.
Në mars të vitit 1998, në moshën 23-vjeçare, ajo udhëtoi me anijen turistike ‘Rhapsody of the Seas’ me prindërit e saj, Ron dhe Ivo dhe vëllanë e saj Brad.
Foto: Screenshot/YouTube
Ata po shkonin në Curaçao. Por disa ditë më vonë, gjithçka shkoi keq kur ajo u raportua e zhdukur.
Ajo u pa për herë të fundit duke u kthyer në kabinën e saj pas një nate në një klub nate në një anije turistike. FBI-ja kreu një hetim të gjerë, i cili nuk dha rezultate.
Dokumentari eksploron momentet e saj të fundit në anijen turistike si dhe informacione të reja që kanë dalë gjatë viteve dhe pamje të mundshme.
Regjisori Ari Mark deklaroi: “Shumica e njerëzve në dokumentar nuk janë intervistuar kurrë më parë. Të vetmit njerëz që u intervistuan ishin familja Bradley”.
“Është një gjë të flasësh për zhdukjen e Amy dhe një tjetër ta përjetosh të gjithën. Kjo është një familje që beson thellësisht në atë që thotë: ‘Ajo është atje jashtë, ne jemi gati ta gjejmë’”. /Telegrafi/
“Hyr në Aventurën e Shpërblimeve” me aplikacionin Interex
A je gati për një verë plot befasi dhe çmime spektakolare?
Interex po sjell një LOJË revolucionare përmes aplikacionit Interex– një aventurë 12-javëshe me mbi 100 shpërblime të jashtëzakonshme që mund t’i fitosh vetëm me disa hapa të thjeshtë.
Shpërblimet që mund të fitosh përfshijnë:
Premia kryesore: 10.000 € CASH
20 telefona të mençur (10 Samsung & 10 Xiaomi)
000 € CASH
3x 500 € CASH
3x Sony PlayStation 5
3x Dyson
1x Set i plotë Gaming
6 Laptopë modernë
10 Kamera Instax
11x Vouchera në vlera 20€, 30€, 50€, 100€
3x Vouchera Vjetore – 100€ çdo muaj për një vit të plotë!
Çifti i njohur Charlie XCX dhe George Daniel ka kurorëzuar dashurinë në një ceremoni që duket si një kombinim perfekt mes stilit alternativ dhe elegancës klasike.
Fotot e para që po qarkullojnë online tregojnë Charlie-n me një fustan të bardhë me prekje “rock star bride” dhe George Daniel, bateristin e The 1975, me një kostum të errët, por pothuajse jashtë kornizave tradicionale.
Fansat janë të emocionuar dhe po vërshojnë rrjetet me urime për çiftin.
Nga Basir Çollaku Delet, administratë, punonjës, votues, bien dakort me kasapin se ai do të ujdisë jetën e tyre plot gaz lumturi e hare. Deri në një ditë, në një moment, kur të mbërrijë data e therjes, datë e cila është gjithnjë oreks e kalendar i kasapit dhe jo dëshirë apo vullnet i deleve. Në […]
Abdellah Ouazane kishte arritur tashmë një marrëveshje për t’u transferuar te Real Madridi si lojtar i lirë, por gjithçka ndryshoi pas një zhvillimi të papritur.
Real Madridi ishte i bindur për cilësitë e yllit të ri holandez. Ouazane kishte shkëlqyer sezonin e kaluar duke shënuar 29 gola dhe dhënë 10 asistime, edhe pse luante si mesfushor “box to box”.
Një vëzhgues i talenteve në Madrid e kishte cilësuar atë si “një talent gjenerate”, dhe klubi kishte plane ta integronte shpejt në ekipin e parë.
Mesfushori 16-vjeçar, i konsideruar si një nga xhevahirët më premtues të futbollit holandez, fluturoi mbi 3,000 kilometra për të përfunduar transferimin te gjigantët spanjollë. Ai pritej të nënshkruante një kontratë pesëvjeçare, por më parë iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore.
Këtu gjithçka mori një kthesë të papritur: Ouazane dështoi në testet mjekësore, dhe Real Madridi vendosi të tërhiqet nga marrëveshja tashmë e arritur.
CONFIRMED: Abdellah Ouazane will NOT play for Real Madrid. The deal has DEFINITIVELY collapsed.
Detajet e sakta të problemeve shëndetësore nuk janë bërë publike. Si klubi spanjoll, ashtu edhe kampi i Ouazane-s, kanë zgjedhur të mbajnë sekret maksimal, duke e konsideruar këtë si një mënyrë për të mbrojtur privatësinë e lojtarit dhe karrierën e tij të ardhshme.
Për momentin, ëndrra e Ouazane-s për të veshur fanellën e Real Madridit është ndërprerë papritur. Megjithatë, mbetet shpresa që kjo të mos jetë fundi i rrugëtimit për të. /Telegrafi/
Netflix ka përdorur për herë të parë efekte vizuale të krijuara nga inteligjenca artificiale gjenerative (AI) në një nga serialet e saj origjinale. Skena në fjalë është pjesë e serialit fantastiko-shkencor argjentinas The Eternauts, dhe tregon shembjen e një ndërtese në Buenos Aires.
Lajmin e konfirmoi bashkë-drejtuesi ekzekutiv i Netflix, Ted Sarandos, i cili theksoi se përdorimi i kësaj teknologjie ka ndihmuar në uljen e kostove dhe përshpejtimin e proceseve të prodhimit. “Për të realizuar këtë sekuencë me metodat tradicionale do të ishte e papërballueshme për një projekt me buxhet të tillë. Me AI, realizimi u bë dhjetë herë më shpejt,” deklaroi ai.
Debat në industrinë e argëtimit
Megjithatë, përdorimi i AI në përmbajtje filmike vazhdon të jetë një temë e diskutueshme në industrinë e argëtimit. Kritikat kryesore lidhen me faktin se teknologjia krijon përmbajtje të reja duke u mbështetur në punën ekzistuese të artistëve të tjerë, shpesh pa lejen e tyre. Një tjetër shqetësim i madh është frika se AI mund të zëvendësojë punonjësit njerëzorë, nga dizajnerët grafikë tek efektet speciale.
Këto shqetësime u bënë edhe më të zëshme gjatë grevës së vitit 2023 në Hollivud. Sindikata SAG-AFTRA kërkoi vendosjen e kufizimeve të qarta mbi përdorimin e inteligjencës artificiale në industrinë e filmit dhe televizionit.
Netflix shënon rritje të të ardhurave
Komentet e Sarandos u bënë gjatë publikimit të rezultateve financiare të tremujorit të dytë të këtij viti. Netflix njoftoi një rritje prej 16% të të ardhurave, duke arritur në 11 miliardë dollarë, ndërsa fitimet u rritën nga 2.1 miliardë në 3.1 miliardë dollarë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Një ndër faktorët kryesorë të kësaj rritjeje ishte suksesi i sezonit të tretë dhe të fundit të serialit jugkorean Squid Game, i cili ka arritur 122 milionë shikime deri më tani.
AI në shërbim të buxheteve më të vogla
Sarandos theksoi se teknologjia e AI-së do të mundësojë prodhimin e përmbajtjeve cilësore edhe për projektet me buxhete më të kufizuara. Ai shtoi se pamja e krijuar me AI në The Eternauts është e para e këtij lloji që shfaqet në një produksion origjinal të Netflix, dhe se krijuesit ishin të kënaqur me rezultatin përfundimtar.
Netflix thotë se ka përdorur efekte vizuale të krijuara nga inteligjenca artificiale gjeneruese (IA) në një nga serialet e saj origjinale televizive për herë të parë.
Bashkëdrejtori ekzekutiv i gjigantit të transmetimit, Ted Sarandos, tha se inteligjenca artificiale, e cila prodhon video dhe imazhe bazuar në sugjerime, u përdor për të krijuar një skenë të një ndërtese që po shembej në serialin argjentinas të fantastiko-shkencorë, The Eternauts.
Ai tha se teknologjia i lejoi ekipit të prodhimit të përfundonte sekuencat më shpejt dhe me një kosto më të ulët. Përdorimi i inteligjencës artificiale gjeneruese është i diskutueshëm në industrinë e argëtimit, për shkak të shqetësimeve se ajo krijon përmbajtje duke përdorur punën e të tjerëve pa pëlqimin e tyre dhe frikës se do të zëvendësojë punën e njerëzve.
Z. Sarandos i bëri komentet e tij ndërsa Netflix njoftoi një rritje prej 16% të të ardhurave në 11 miliardë dollarë (8.25 miliardë paund) për tre muajt deri në fund të qershorit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Fitimet u rritën nga 2.1 miliardë dollarë në 3.1 miliardë dollarë.
Firma e transmetimit tha se performanca më e mirë se sa pritej u nxit nga suksesi i serisë së tretë dhe të fundit të trillerit të Koresë së Jugut Squid Game, i cili deri më tani ka tërhequr 122 milionë shikime.
I pyetur në lidhje me përdorimin e inteligjencës artificiale nga Netflix, zoti Sarandos tha se teknologjia u ka lejuar produksioneve me buxhete më të vogla të përdorin efekte vizuale të përparuara.
Ai tha se inteligjenca artificiale gjeneruese e përdorur në filmin “The Eternauts” ndihmoi ekipin e prodhimit të përfundonte një sekuencë që tregonte shembjen e një ndërtese në Buenos Aires, 10 herë më shpejt sesa nëse do të kishin përdorur mjetet tradicionale të efekteve speciale.
“Kostoja e saj thjesht nuk do të kishte qenë e realizueshme për një shfaqje me atë buxhet.
“Kjo sekuencë në fakt është pamjet e para përfundimtare [gjenerative] të inteligjencës artificiale që shfaqen në ekran në një serial ose film origjinal të Netflix. Kështu që krijuesit ishin të emocionuar me rezultatin”, tha z. Sarandos.
Inteligjenca artificiale ishte ndër shqetësimet kryesore të ngritura gjatë një greve në Hollywood në vitin 2023. Gjatë grevës tremujore, sindikata e Guild-it të Aktorëve të Ekranit–Federatës Amerikane të Artistëve të Televizionit dhe Radios bëri thirrje për rregullim më të rreptë të përdorimit të Inteligjencës Artificiale./BBC/KultPlus.com
Netflix ka kaluar pritshmëritë e analistëve për tremujorin e dytë të vitit, falë suksesit të sezonit të fundit të “Squid Game”, seriali korean që vijon të thyejë rekorde audience. Fitimi për aksion arriti në 7.19 dollarë, ndërsa të ardhurat neto shkuan në 3.1 miliardë dollarë, të dyja shifra më të larta nga sa pritej.
Përveç përmbajtjes, Netflix po shfrytëzon edhe një strategji të re me reklama dhe evente live si WWE, për të tërhequr abonentë dhe reklamues. Kompania ka rritur gjithashtu parashikimin vjetor për të ardhurat, të ndihmuar edhe nga dobësimi i dollarit amerikan.
Pavarësisht kësaj performance të fortë, aksionet e Netflix ranë me 1% në tregun pas orarit zyrtar. Megjithatë, analistët theksojnë se platforma po ecën si “makinë e lubrifikuar mirë”, me një bazë solide për rritje të qëndrueshme.
PRISHTINË, 17 korrik/ATSH/ Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi ka pritur sot në takim shefin e misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, me të cilin ka diskutuar lidhur me gjendjen e fundit në vend, të krijuar si pasojë e përpjekjeve për ndërhyrje në pavarësinë e gjyqësorit nga pushteti ekzekutiv.
Sipas njoftimit, kryetari Rexhepi theksoi vendosmërinë e Gjykatës që drejton dhe të gjithë sistemit të drejtësisë, për të vazhduar punën, pavarësisht sulmeve e tendencave nga Qeveria në detyrë për të dëmtuar imazhin e gjyqësorit dhe për të penguar funksionimin e pavarur të saj, duke shtuar se institucionet shtetërore janë të obliguara të zbatojnë vendimet gjyqësore, si kusht për funksionimin e shtetit ligjor.
Ndërkaq shefin i EULEX-it, Pietro Barbano, duke dënuar sulmet e fundit, potencoi se e mbështesin fuqishëm Gjykatën Supreme derisa sulmet e Qeverisë në detyrë i cilësoi të papranueshme. Sipas tij, etiketimi dhe atakimi i gjyqtarëve me emra, duke i vendosur ata në rrezik nga ndonjë sulm i mundshëm, është i pa-tolerueshëm dhe i papranueshëm.
Takimi i kryetarit Rexhepi me shefin e EULEX Pietro Barbano dhe ekipin e tij, u zhvillua meqë ndaj Gjykatës Supreme, në dy ditët e fundit pati një varg reagimesh nga Qeveria në detyrë, pasi kjo gjykatë, përmes aktgjykimit P.A.nr.09/2025, shfuqizoi Udhëzimin Administrativ (MFPT) nr.01/2025 për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike Fiskale, Sistemeve Fiskale dhe Softuerëve Elektronikë Fiskalë.
Me një kombinim të pazakontë mes muzikës K-Pop dhe aksionit fantastik, filmi i ri i në Netflix ka kapur vëmendjen e audiencës në mbarë botën, duke u kthyer në një nga produksionet më të përfolura të vitit.
Që nga publikimi i tij në qershor, “KPop Demon Hunters” ka pushtuar listat globale të Netflix dhe ka dominuar edhe klasifikimet muzikore në mbarë botën.
Por cili është sekreti i këtij suksesi të jashtëzakonshëm?
Filmi i animuar “KPop Demon Hunters” është bërë një hit global në kohë rekord, duke grumbulluar mbi 33 milionë shikime në vetëm dy javë dhe duke u ngjitur në Top 10 në 93 shtete. Aktualisht renditet i dyti në nivel global, përcjellë KultPlus.
Por nuk është vetëm filmi që po bën bujë. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, që prej datës së publikimit, më 20 qershor, dy grupet muzikore fiktive që paraqiten në histori, grupi i vajzave Huntr/x dhe kundërshtarët e tyre rebelë Saja Boys, kanë dominuar listat muzikore globale, duke lënë pas edhe emra të mëdhenj si BTS dhe Blackpink. Shtatë këngë nga kolona zanore e filmit janë tashmë pjesë e Billboard Hot 100, ndërsa dy prej tyre kryesojnë listën e Spotify në SHBA.
“KPop Demon Hunters” ndjek historinë e Huntr/x, një grup K-pop prej tre vajzash, Rumi, Mira dhe Zoey, të cilat, përveçse superyje në skenë, janë edhe mbrojtëse të fshehta të botës kundër forcave mbinatyrore. Kundërshtarët e tyre janë djemtë e errët Saja Boys.
Është muzika ajo që ka qenë çelësi i vërtetë i suksesit. Maggie Kang, regjisore koreano-kanadeze, frymëzimin e ka marrë nga idhujt e K-pop-it që ajo admironte në rini. Në këtë film, muzika e grupit shndërrohet në një armë mbrojtëse kundër të keqes. Çdo këngë përforcon emocionet e skenave dhe është pjesë integrale e rrëfimit, jo thjesht një shtesë komerciale si në shumë filma të tjerë të animuar.
Një tjetër arsye e rëndësishme për suksesin e filmit është njohja në rritje që publiku botëror ka me kulturën koreane. K-pop-i, filmat dhe serialet koreane janë tashmë pjesë e tregut global. “KPop Demon Hunters” e pasqyron këtë realitet përmes përfaqësimit të saktë të elementeve të jetës së përditshme në Korenë e Jugut, që nga ushqimi dhe zakonet e ngrënies, deri te vendet ikonike si muret e vjetra të Seulit, klinikat tradicionale, banjat publike dhe Kulla Namsan.
Për të arritur këtë nivel autenticiteti, ekipi i filmit udhëtoi në Korenë e Jugut dhe bëri kërkime të thelluara për kulturën dhe arkitekturën, që nga fshatrat tradicionale deri te rrugicat e lagjes Myeongdong. “Ne deshëm që filmi të dukej sa më korean që të ishte e mundur,” tha Kang. “Çdo skenë, çdo dizajn përmban elemente koreane.”
Në thelb, përtej pamjes plot ngjyra dhe energji, filmi përcjell një mesazh universal: historinë e të rinjve që përballen me pranimin e vetvetes dhe më në fund arrijnë të gjejnë identitetin e tyre të vërtetë. Është një rrugëtim pjekurie që prek zemrat përtej kulturave.
“Bëhet fjalë për vetëpranim,” thotë Golka. “Ndoshta miqtë nuk të kuptojnë menjëherë, por ata të duan dhe me kohë e kuptojnë. Besoj se kjo është arsyeja pse shumë njerëz janë ndjerë të lidhur me këtë film.”/KultPlus.com
Chelsea vazhdon të jetë një nga klubet më aktive në tregun e transferimeve dhe po synon të përforcohet më tej për sezonin e ardhshëm të Ligës Premier.
Trajneri Enzo Maresca, i cili ka dhënë prova bindëse në krye të ekipit, ka ndikuar drejtpërdrejt në planet ambicioze të klubit për përforcime të reja.
Pas suksesit në Ligën e Konferencës dhe një paraqitjeje dominuese në finalen e Kupës së Botës për Klube kundër PSG-së, Chelsea ka kthyer vëmendjen nga merkato.
Sipas gazetarit Ben Jacobs, londinezët kanë shprehur interes për mbrojtësin e ri të Ajaxit, Jorrel Hato, vetëm 19 vjeç, dhe kanë zhvilluar kontakte fillestare me klubin holandez.
Hato konsiderohet një talent i rrallë dhe shumë i gjithanshëm, pasi mund të luajë si qendërmbrojtës dhe në krahun e majtë të mbrojtjes.
Ajax e vlerëson kartonin e tij në plot 69 milionë euro, dhe megjithëse nuk ka ende një ofertë zyrtare, Chelsea është duke shqyrtuar mundësinë për ta bërë lëvizjen.
Me kontratë deri në vitin 2028, Hato përfaqëson një investim afatgjatë, por mbetet për t’u parë nëse Chelsea do të shkojë deri në fund për të siguruar shërbimet e tij. /Telegrafi/
Në një kohë kur shumë nga elementët e botës së Krimit në Shqipëri, kanë humbur qetësinë e tyre, për shkak të daljes së komunikimeve në aplikacionin “Sky”, një tjetër “bombë atomike” është administruar në kasaforën e SPAK, ku pritet të aplikohet si provë bindëse për arrestimin e personave që kanë kryer krime të ndryshme.
Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, ka mësuar se prej disa muaj në SPAK ka mbëritur nga autoritet hollandaze një pjesë e madhe e kodeve të aplikacionit “Matrix”,i cili rezulton të jetë përdorur gjerësisht nga bota e krimit në Shqipëri.
Njësoj si aplikacioni “Sky” që çdo përdorues indetifikohej me një kod unik, edhe “Matrix” ka funksionuar përmes një kodi të tillë.
Por dy aplikacionet që tashmë janë administruar nga SPAK, kanë një ndryshim mes tyre, pasi kodet e “Sky” janë numerikë dhe të gërmëzuar, si për shembull “TIV9E3” që i përkiste Behar Bajrit.
Ndërsa “Matrix” është i formësuar vetëm me kode numerikë dhe jo shkronja, si për shembull “664831584” që i përket një personi të paidentifikuar.
Mësohet se aplikalcioni “Matrix”, është përgjuar masivisht tek të gjithë përdoruesit në një kohë më të shkurtër, diku tek 4 muajt e fundit të vitit 2024.
Ndërsa “Sky”, përmes një aparati telefonik është përgjuar masivisht me vendim të gjykatës së Lilës në Francë, në një periudhë më të gjatë kohore, diku tek 2 vite.
Të dyja aplikacionet, ka shumë gjasa të sjellin një valë të re tronditje të botës së krimit dhe zyrtarëve, të cilët kanë përdorur aplikacionet për dërgimin e mijëra mesazheve komunikuese për të kryer trafikun e drogës, vrasjet, rrëmbimin e personave dhe krime të ndryshme.
Në shqipëri, “Matrix” është përdorur gjerësisht nga persona që kryenin vrasje me pagesë dhe trafik kokaine.
SPAK, shpreson që përmes këtij aplikacioni të hedhë dritë mbi një seri ngjarjesh kriminale të ndodhura në Shqipëri, por jo vetëm.
Ndërkohë shumë biseda të zhvilluara në “Matrix”, ka shumë gjasa të përdoren nga prokuroria dhe në proceset gjyqësore që kanë nisur tashmë në gjykatën e posaçme.
Një pjesë të madhe të kodeve dhe komunikimeve të zhvilluara përmes sms-ve në “Matrix” dhe “Sky”, fillimisht SPAK i ka marë nga Belgjika, Hollanda dhe Franca, jo zyrtarisht dhe jo në formën që i kërkon ligji.
Ato kanë ardhur në rrugë operative në këtë institucion, për t`i dhënë akses në informacion dhe futjen e prokurorëve brenda bërthamës së grupeve kriminale, duke i lexuar të gjitha sms-të që anëtarët e grupeve i kanë dërguar njëri-tjetrit për krime të ndryshme.
Pasi lexohet këto komunikime për episode të veçanta të kryerjes së një vepre penale, oficerët e BKH-së fillojnë dhe ndërtojnë dosjen nga ana proceduriale, ku fillimisht relatojnë informacionin tek prokurori i çështjes duke informuar se në rrugë operative kanë hyrë në dijeni të një grupi kriminal dhe kodet “Sky” apo “Matrix” që përdorin anëtarët e grupeve.
Prokurori pasi shikon informacionin e relatuar nga oficerët e BKH-së, vendos të rregjistrojë procedimin penal, dhe mbi bazën e këtij procedimi fillon dërgon letërporosi në Hollandë, Francë, Hollandë, Belgjikë dhe në “EuroJust”, duke kërkuar kode specifike pikërisht mbi personat që ka nisur hetimin.
Çështja e parë që u kanalizua në gjykatën e posaçme me të pandehur që kishin përdorur aplikacionin “Sky”, është rasti i arrestimit të grupit të Plaurent Dervishaj në Durrës, të cilët synuan të vrisnin prokurorin Arjan Ndoja dhe Landi Muharremin.
Por në këtë atentat kundër tyre të ndodhur në Durrës, mbeti i vrarë Andi Maloku, shoferi i Arjan Ndojës.
Më pas komunikimet e “Sky” u përdorën dhe për goditjen e grupeve të tjera kriminale si në Shkodër etj.
Ndërsa çështja e parë që SPAK, ka kërkuar dhe përdorur si provë materiale në gjykatë të aplikacionit “Matrix”, është dosja ku të pandehur janë ish-deputeti Jurgis Çyrbja, Altin Hajri dhe Ahmet Masha.
Ndërkohë kode të tjerë janë dërguar në Hollandë për të tërhequr komunikimet, por ende letërporositë nuk janë ekzekutuar.
Ylli i serialit “Adolescent”, Owen Cooper, ka hyrë në historinë e çmimeve Emmy si një nga kandidatët më të rinj ndonjëherë për nominimet e këtij viti.
Aktori britanik 15-vjeçar është nominuar në kategorinë pwr aktorin mw tw mirw mbwshtetws për një serial të kufizuar, antologjik apo film televiziv. Nëse e fiton çmimin, Owen Cooper do të bëhet mashkulli më i ri që ka marrë ndonjëherë një Emmy për aktrim.
Në krye të listës së nominimeve për këtë vit qëndron satira mbi jetën në vendin e punës Severance, e ndjekur nga The Penguindhe The White Lotus.
Britt Lower, Quinta Brunson, Harrison Ford dhe Jeremy Allen White janë mes emrave më të spikatur që garojnë për çmimet kryesore të aktrimit.
Ndër kandidatët kryesorë në kategoritë e komedisë janë serialet The Studio, The Bear, Abbott Elementary dhe Shrinking.
RuPaul ka hyrë në historinë e çmimeve Emmy si prezantuesi më i nominuar ndonjëherë në kategorinë e reality show, falë suksesit të emisionit të tij RuPaul’s Drag Race. Ndërkohë, Harrison Ford ka marrë nominimin e tij të parë ndonjëherë për një çmim Emmy, në moshën 83-vjeçare, për interpretimin në serialin Shrinking.
Aktorët dhe serialet më të spikatura të televizionit do të vlerësohen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve që do të mbahet më 14 shtator në Los Angeles./KultPlus.com
Lista e plotë e të nominuarve e shpallur të martën
16 – Të Fundit prej Nesh
Askush nuk e dëshiron këtë (Netflix)
Vetëm Vrasje në Ndërtesë (Hulu)
Çfarë bëjmë në hije (Hulu)
Seri e shkëlqyer e kufizuar ose antologjike
Përbindëshat: Historia e Lyle dhe Erik Menendez (Netflix)
Aktori më i mirë kryesor në një serial dramë
Sterling K Brown – Paradise (Hulu)
Gary Oldman – Kuajt e Ngadaltë (Apple TV+)
Pedro Pascal – The Last of Us (HBO Max)
Adam Scott – Severance (Apple TV+)
Noah Wyle – The Pitt (HBO Max)
Aktorja më e mirë kryesore në një serial dramë
Kathy Bates – Matlock (CBS)
Sharon Horgan – Bad Sisters (Apple TV+)
Britt Lower – Severance (Apple TV+)
Bella Ramsey – The Last of Us (HBO Max)
Keri Russell – The Diplomat (Netflix)
Aktori më i mirë kryesor në një serial komedi
Adam Brody – Askush nuk e dëshiron këtë (Netflix)
Seth Rogen – Studio (Apple TV+)
Jason Segel – Shrinking (Apple TV+)
Martin Short – Vetëm Vrasje në Ndërtesë (Hulu)
Jeremy Allen White – The Bear (Hulu)
Aktorja më e mirë kryesore në një serial komedi
Uzo Aduba – Rezidenca (Netflix)
Kristen Bell – Askush nuk e dëshiron këtë (Netflix)
Quinta Brunson – Shkolla Fillore Abbott (ABC)
Ayo Edebiri – Ariu (Hulu)
Jean Smart – Hacks (HBO Max)
Aktori kryesor më i mirë në një serial ose film të kufizuar ose antologjik
Colin Farrell – The Pinguin (HBO Max)
Stephen Graham – Adoleshenca (Netflix)
Jake Gyllenhaal – I Supozuar i Pafajshëm (Apple TV+)
Bryan Tyree Henry – Hajdut Dope (Apple TV+)
Cooper Koch – Përbindëshat: Historia e Lyle dhe Erik Menendez (Netflix)
Aktorja më e mirë kryesore në një serial ose film të kufizuar ose antologjik
Profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço deklaron se me zbërthimin e komunikimeve të aplikacionit “Matrix” do të zbardhen shumë ngjarje kriminale dhe të pazbardhura, të cilat po hetohen edhe sot, por që ende nuk janë sqaruar. I ftuar në Euronews Albania, Karamuço tha se është i bindur se me zbardhjen e këtyre komunikimeve do të dalë […]
“SpaceX” – kompania amerikane e teknologjisë hapësinore me qendër ne Teksas – ka financuar 2 miliardë dollarë për “xAI” – si pjesë e një raundi investimesh prej 5 miliardë dollarësh, duke thelluar lidhjet midis sipërmarrjeve të miliarderit të teknologjisë Elon Musk, ndërsa startup-i i tij i inteligjencës artificiale garon për të konkurruar me rivalin “OpenAI”, raportoi “Wall Street Journal”.
Investimi vjen pas bashkimit të “xAI” me X dhe e vlerëson kompaninë e kombinuar në 113 miliardë dollarë, me chatbot-in “Grok” që tani fuqizon mbështetjen e “Starlink” dhe synon integrimin e ardhshëm në robotët “Optimus” të Tesla-s.
Pavarësisht polemikave të fundit që kanë të bëjnë me përgjigjet e “Grok”, Musk e ka quajtur atë IA-në më të zgjuar në botë ndërsa “xAI” vazhdon të shpenzojë shumë për trajnimin e modeleve të reja dhe infrastrukturën. /atsh/ KultPlus.com
Courteney Cox ka zgjedhur të jetë plotësisht e sinqertë me ndjekësit e saj në Instagram.
Aktorja 61-vjeçare ndau disa selfie pa grim, ku tregoi jo vetëm pamjen e saj natyrale, por edhe një betejë personale me shëndetin e lëkurës.
Në një video të montuar me këngën “Lovesick Lullaby” të YUNGBLUD në sfond, Courteney shfaqet në momente të ndryshme me fytyrën e skuqur, duke përmendur se ka vuajtur nga disa reaksione alergjike, shkruan DailyMail.
Në një nga fotografitë, ajo ka shkruar thjesht “Reaksion alergjik”, ndërsa në të tjera shfaqet me puçrra, lëkurë të ndjeshme dhe një humor të mirë, pavarësisht gjithçkaje.
“Gjysmënjeri, gjysmëvullkan?”, shkruan ajo me ironi në një nga fotografitë ku tregon një puçërr në faqe.
Në një tjetër selfie qesharake, thotë: “Nuk jam shumë e sigurt për këtë”, ndërsa në një tjetër pyet veten: “Oh dreqin, kështu dukem unë?”
Pavarësisht shqetësimeve, Courteney është vlerësuar nga ndjekësit për autenticitetin dhe guximin për të ndarë realitetin ashtu siç është.
Komentet e mbështetjes nuk munguan, duke e quajtur atë “personin më real në Instagram” dhe “të bukur nga çdo këndvështrim”. /Telegrafi/
Autoritetet franceze kanë nisur sot një hetim ndaj rrjetit të medias sociale X me akuza se ka manipuluar algoritmet për të lehtësuar “ndërhyrjen e huaj”.
Prokurorja Publike e Parisit, Laure Beccuau, ka konfirmuar se hetimi është hapur më 9 korrik pas ankesave të paraqitura në janar 2025 nga një ligjvënës francez dhe një zyrtar i lartë nga një institucion publik, thonë mediat franceze, të cilat citojnë një deklaratë nga zyra e prokurorit.
Ankesat akuzojnë X-in për manipulimin e algoritmit të tij për qëllime të ndërhyrjes së huaj, si dhe për të përhapur përmbajtje politike urrejtëse dhe raciste që synojnë shtrembërimin e debatit demokratik në Francë.
Beccuau ka thënë se Xhandarmëria Kombëtare është ngarkuar me hetimin e rrjetit X si një entitet ligjor, si dhe të “individëve” që e menaxhojnë atë, pa përmendur pronarin e tij, Elon Musk.