Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 August 2025Main stream

Anketa/ Shqipëria me nivelin më të lartë të planeve për emigrim në CESEE, 10 % ikin brenda vitit

By: V K
28 August 2025 at 07:56

Rreth 33% e shqiptarëve e konsiderojnë emigrimin përkohësisht ose përgjithmonë brenda dhjetë viteve të ardhshme, ndërsa 10 për qind e tyre synojnë largimin brenda vitit.

Këto ishin rezultatet e anketës që zhvilloi në nëntor të vitit 2024 Banka Qendrore e Austrisë në vendet e Europës, Qendrore, Juglindore dhe Lindore CESEE (Bullgari, Çeki, Hungari, Poloni, Rumani, Shqipëri, Bosnjë, Maqedonia e Veriut dhe Serbi).

Anketa që kishte si qëllim përdorimin e euros në këto vende, përfshiu edhe pyetjet për emigracionin.

Rezultatet treguan se Shqipëria, mbetet vendi me përqindjen më të lartë të qytetarëve me synime për emigrim në rajon.

Anketa “Euro e OeNB 2024” tregon se, megjithëse dëshira për të emigruar është në rënie në shumicën e vendeve të rajonit, Shqipëria vazhdon të qëndrojë ndër vendet me përqindjen më të lartë të popullsisë që synon largimin.

Rreth 10% e shqiptarëve shprehin synimin për të emigruar brenda 12 muajve të ardhshëm, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet me shkallën më të lartë të migrimit të mundshëm, së bashku me Maqedoninë e Veriut (11%).

Pas tyre renditen Serbia, Rumania, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria dhe Polonia, ku shifrat luhaten mes 2% dhe 5%. Hungaria dhe Çekia kanë përqindjet më të ulëta, nën 2%.

Në përgjithësi, dëshira për emigrim ka ardhur duke rënë në rajon, por Shqipëria mbetet një përjashtim.

Në vitin 2019, para pandemisë COVID-19, 7% e qytetarëve të vendeve të anketuara deklaronin se kishin ndërmend të largoheshin brenda një viti.

Në vitin 2021, gjatë pandemisë, kjo shifër ra në 5%, ndërsa në 2024 zbriti më tej në 4.5%. Ky trend shihet si pozitiv për shumicën e vendeve të CESEE, pasi emigracioni masiv ka thelluar problemet demografike dhe ka sjellë vështirësi në tregun e punës.

Në Shqipëri trendi nuk ka ndryshuar shumë. Përveç synimeve për emigrim në periudhën afatshkurtër, të dhënat e anketës tregojnë se 33% e shqiptarëve e konsiderojnë të mundshme emigrimin përkohësisht ose përgjithmonë brenda dhjetë viteve të ardhshme.

Ky është niveli më i lartë në rajon, ndërkohë që në Çeki dhe Hungari kjo shifër është vetëm 7%.

Shumica e njerëzve deklarojnë se duan të emigrojnë për arsye të lidhura me punësimin, rreth 46% mesatarisht në të gjitha vendet e anketuara.

Arsyeja e dytë më e rëndësishme është kërkimi i kushteve më të mira të jetesës jashtë vendit.

Të dhënat e vitit 2024 tregojnë gjithashtu se Shqipëria, ka një përqindje shumë të lartë të qytetarëve që kanë jetuar më parë jashtë vendit.

Sipas raportit, 28% e popullsisë shqiptare deklaron se ka pasur një periudhë emigrimi, duke e renditur vendin tonë ndër më të prekurit në rajon.

Mesatarja për vendet e CESEE është 14%, ndërsa Hungaria ka përqindjen më të ulët me vetëm 7%. Në shumicën e vendeve të tjera, përqindja e personave që kanë jetuar jashtë varion nga 11% deri në 16%.

Studimi tregon se qëndrimet afatshkurtra, pra më pak se një vit, janë më të zakonshmet dhe përbëjnë rreth 35% të të gjitha rasteve.

Megjithatë, Shqipëria shfaqet më afër vendeve me qëndrime më të gjata. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, rreth 50% e emigrantëve të rikthyer kanë qëndruar më shumë se tre vjet jashtë vendit. Pas Bosnjës, renditen Bullgaria, Shqipëria dhe Serbia, ku rreth 40% e emigrantëve të rikthyer kanë pasur një emigracion afatgjatë./ B.Hoxha

The post Anketa/ Shqipëria me nivelin më të lartë të planeve për emigrim në CESEE, 10 % ikin brenda vitit appeared first on Albeu.com.

KINEMA – Mattarella: Kinemaja është një pjesë thelbësore e kulturës italiane

27 August 2025 at 22:41

VENECIA, 27 gusht /ATSH/ – Ceremonia zyrtare e hapjes së Festivalit të 82-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia u drejtua nga fituesja dy herë e çmimit ”Davide di Donatello”, aktorja komike Emanuela Fanelli, shkruan rainews.it

Ky edicion u hap me debutimin e filmit më të pritur i këtij viti, i pari nga pesë filmat në garë, “La Grazia” i regjisorit dhe skenaristit Paolo Sorrentinos, i cili ngjalli emocione të shumta.

Një vlerësim pati edhe për regjisori gjerman Werner Herzog li cili arriti të merrte ”Luanin e Artë për Arritje Gjithëpërfshirëse”.

Një tjetër mjeshtër i kinemasë hollivudiane, Francis Ford Coppola, mbajti një fjalim lavdërues për vlerësimin ndaj regjizorit Herzog.

Në kë event kulturor nuk mund të mungonte mesazhi i presidentit italian Sergio Mattarella me rastin e inaugurimit të ”Festivalit të 82-të të Filmit”.
“Kinemaja është një pjesë thelbësore dhe e domosdoshme e kulturës italiane; ajo shpreh gjenialitetin e saj në botë; ajo transmeton dhe konsolidon bukurinë, shpresën dhe vlerat e saj”, theksoi presidenti.

”Kontributi i kinemasë është veçanërisht i vlefshëm në këtë periudhë të jetës globale, e cila shpesh tregon nevojën për të rikuperuar soliditetin kulturor dhe ndjenjën e solidaritetit njerëzor”, shtoi ai.

Kreu i Shtetit përcolli “urimet e tij më të mira për këtë edicion të Festivalit të Filmit në Venecia, i cili premton, si në të kaluarën, të jetë i pasur me propozime dhe iniciativa për të gjithë artistët pjesëmarrës, për botën interesante dhe komplekse të prodhimit kinematografik , për organizatorët dhe për audiencën, e cila gjithmonë vjen në numër të madh”. /os/

The post KINEMA – Mattarella: Kinemaja është një pjesë thelbësore e kulturës italiane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria e bukur, Rama ndan pamje nga mbrëmja në Berat

TIRANË, 27 gusht/ATSH/ Mbrëmjet në Berat në këto ditë të fundit të muajit gusht janë të mbushura me gjallërinë e turistëve vendas e të huaj.

Kryeministri Edi Rama, në kuadër të rubrikës “Shqipëria e bukur”, ndau sot pamje nga mbrëmja në Berat.

Berati mbetet tërheqës për vizitorët e huaj dhe ata vendas jo vetëm për bukuritë historike, por edhe për ofertat e pasura të agroturizmit dhe përvojat autentike që ofron.

Vitet e fundit përveç vizitave në monumentet historike, apo turizmit të aventurës, turistët mund të marrin pjesë në degustime vere, ekspozita artizanale dhe ngjarje folklorike që sjellin në jetë traditat e pasura të rajonit.

Ndër atraksionet më të vizituara vijojnë të jenë Kalaja, lagjet muzeale “Goricë” dhe “Mangalem”, kantinat e qytetit, muzeu “Onufri” dhe ai Etnografik etj.

/k.s/r.e//a.f/

The post Shqipëria e bukur, Rama ndan pamje nga mbrëmja në Berat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

India shpëton mbi 6.500 elefantë me ndihmën e inteligjencës artificiale

By: Kult Plus
27 August 2025 at 23:18

Një tufë elefantësh në zonën Madukkarai të qytetit Coimbatore në Tamil Nadu të Indisë kaloi në mënyrë të sigurt shinat e trenit, falë një sistemi paralajmërimi të hershëm të mundësuar nga inteligjenca artificiale.

Pamjet e shpërndara nga Departamenti i Pyjeve të Tamil Nadu tregojnë momentin kur elefantët kalojnë shinat pa u rrezikuar nga trenat.

“Kalimi i sigurt në rajon bazohet në inteligjencën artificiale dhe që nga vendosja e sistemit është garantuar kalimi i sigurt për afërsisht 6.500 elefantë”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Pyjeve.

Ky sistem inovativ është shndërruar në një shembull se si teknologjia mund të përdoret për të mbrojtur jetën e kafshëve të egra dhe për të reduktuar konfliktet mes natyrës dhe infrastrukturës njerëzore./KultPlus.com

AI system in Tamil Nadu, India saves elephants from train collisions

In Tamil Nadu’s Madukkarai, an AI-powered early warning system has prevented elephant deaths on railway tracks since November 2023. Using 12 towers with 24 cameras, the system detects elephants and instantly… pic.twitter.com/SYSokZlcpK

— The Internet || Be Amazed (@TheInternet_101) August 27, 2025

Shqipëria e bukur, Rama ndan pamje nga mbrëmja në Berat

By: Kult Plus
27 August 2025 at 22:44

Mbrëmjet në Berat në këto ditë të fundit të muajit gusht janë të mbushura me gjallërinë e turistëve vendas e të huaj.

Kryeministri Edi Rama, në kuadër të rubrikës “Shqipëria e bukur”, ndau sot pamje nga mbrëmja në Berat.

Berati mbetet tërheqës për vizitorët e huaj dhe ata vendas jo vetëm për bukuritë historike, por edhe për ofertat e pasura të agroturizmit dhe përvojat autentike që ofron.

Vitet e fundit përveç vizitave në monumentet historike, apo turizmit të aventurës, turistët mund të marrin pjesë në degustime vere, ekspozita artizanale dhe ngjarje folklorike që sjellin në jetë traditat e pasura të rajonit.

Ndër atraksionet më të vizituara vijojnë të jenë Kalaja, lagjet muzeale “Goricë” dhe “Mangalem”, kantinat e qytetit, muzeu “Onufri” dhe ai Etnografik etj./atsh/ KultPlus.com

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, një i plagosur rëndë

By: Elva
27 August 2025 at 22:43

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin kombëtar Elbasan–Librazhd, pranë zonës së Labinot-Fushës, rreth orës 22:00. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga, duke shkaktuar plagosjen e dy personave. Njëri prej tyre mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua me urgjencë në spital, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për […]

The post Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, një i plagosur rëndë appeared first on BoldNews.al.

Zbulohet data! Ja kur do ta shpallë Rama kabinetin e ri qeveritar

By: Elva
27 August 2025 at 22:32

Kryeministri Edi Rama ka caktuar datën për prezantimin e kabinetit të tij të katërt qeveritar. Sipas gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, Rama do të hapë zarfin me emrat e ministrave të rinj më 11 shtator, në orën 10:00 në Tiranë. Emrat e rinj të kabinetit do të zyrtarizohen atë ditë, duke bërë të ditur […]

The post Zbulohet data! Ja kur do ta shpallë Rama kabinetin e ri qeveritar appeared first on BoldNews.al.

Viktor Orban në telashe të mëdha – nëse nuk rifillon punën tubacioni “Druzhba”, Hungaria ka rezerva nafte vetëm për 30 ditë

27 August 2025 at 23:51

Nëse furnizimi me naftë përmes naftësjellësit “Druzhba” nuk rifillon deri në muajin shtator, Hungaria dhe Sllovakia do të detyrohen të përdorin rezervat strategjike, deklaroi Zsolt Hernadi, drejtor ekzekutiv i kompanisë hungareze të naftës MOL, në një intervistë për portalin Mandiner.

“Kemi rezerva nafte për 25-30 ditë, dhe përveç kësaj Hungaria ka benzinë, naftë dhe karburant për avionë për afërsisht të njëjtën periudhë. Situata në Sllovaki është përafërsisht e njëjtë”, tha ai.

Edhe nëse Budapesti dhe Bratislava vazhdojnë të marrin naftë ruse përmes një rruge alternative, ekziston rreziku që rafineritë të mos punojnë me kapacitet të plotë, gjë që do të shkaktonte një reagim zinxhir në të gjithë rajonin e Evropës Qendrore, theksoi Hernadi.

Në rast të ndërprerjes së furnizimit me naftë ruse përmes naftësjellësit Druzhba, Hungaria dhe Sllovakia kanë të drejtë, pavarësisht sanksioneve, ta importojnë atë nëpërmjet detit përmes Kroacisë, por kjo do të ishte shumë më e kushtueshme, sqaroi ai, raporton reuters.

Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, pas një bisede me zëvendësministrin rus të Energjisë, Pavel Sorokin, deklaroi se furnizimi me naftë përmes Druzhbës do të rifillojë të enjten në një mënyrë testuese dhe jo të plotë.

Që nga fillimi i gushtit, Budapesti ka raportuar për tre sulme të forcave të armatosura ukrainase ndaj naftësjellësit Druzhba: më 13, 18 dhe 22 gusht. Dy sulmet e fundit çuan në ndërprerjen e pompimit të naftës. Hungaria dhe Sllovakia mbetën pa furnizim për pesë ditë.

Pas këtij incidenti, autoritetet hungareze dhe sllovake kërkuan nga Komisioni Evropian garanci për sigurinë e tyre energjetike.

Naftësjellësi Druzhba buron në Almetjevsk, kalon nëpër Bryansk, dhe pastaj ndahet në dy degë: dega veriore kalon përmes Bjellorusisë drejt Polonisë dhe dega jugore kalon përmes Ukrainës drejt Hungarisë, Sllovakisë dhe Çekisë.

Transporti i naftës ruse në Gjermani u ndal në fillim të vitit 2023, ndërsa në Poloni në fund të shkurtit të të njëjtit vit. Vendet e mbetura marrin ende naftë përmes degës jugore të naftësjellësit. /Telegrafi/

The post Viktor Orban në telashe të mëdha – nëse nuk rifillon punën tubacioni “Druzhba”, Hungaria ka rezerva nafte vetëm për 30 ditë appeared first on Telegrafi.

Spiunazh ndaj Kosovës te Serbia nga piloti kroat i KFOR-it dhe e dashura e tij serbe – çfarë dihet deri më tani?

27 August 2025 at 23:41

Një shtetase serbe nga Mitrovica me inicialet A.M., së bashku me të dashurin e saj kroat, pjesëtar i KFOR-it në Kosovë, janë arrestuar pasi në telefonat e tyre janë gjetur dëshmi që lidhen me spiunazh në dëm të Kosovës, në favor të inteligjencës serbe.

Raportet tregojnë se informacionet e mbledhura dyshohet të jenë kaluar tek Lista Serbe, e cila më pas i ka dorëzuar institucionet e sigurisë së Serbisë.

Ky zhvillim ka ngjallur shqetësim të madh për sigurinë kombëtare dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Eksperti i sigurisë, Agim Musiu, ka ngritur pyetje kritike për autoritetet kosovare dhe partnerët ndërkombëtarë:

A ka prokurori në Kosovë që vepron para se lajmi të bëhet publik ndërkombëtarisht?

A duhet ndërkombëtarët të dënojnë Listën Serbe për rolin e saj, apo kjo parti, që sipas Musiut përbëhet nga terroristë dhe spiunë, do të vazhdojë ta mbajë peng Kosovën dhe partnerët perëndimorë?

Apo A.M., me përvojën e saj si spiun dhe lidhjet e dyshimta, posedon edhe fakte të turpshme për ndërkombëtarët?

Sipas Musiut, ky rast tregon rrezikun që përfaqëson veprimtaria e fshehtë e individëve dhe grupeve të lidhura me inteligjencën e shteteve të huaja, duke hedhur hije mbi sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës.

Çfarë u raportua për rastin e spiunazhit?

Sipas raportimeve, piloti në të kaluarën kishte kaluar filtrat e sigurisë në autoritetet kroate.

RTL ka shkruar se Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë, ajo e Punëve të Brendshme dhe Zyra e Kryeministrit kanë qenë në dijeni për rastin tash e një kohë.

Gruaja serbe nga Mitrovica e Veriut ishte prezantuar si punonjëse e një organizate gjermane. Ajo dyshohet se kishte marrë informata nga ushtari kroat lidhur me lëvizjet e KFOR-it dhe se ato i ka përcjellë në Serbi.

Të dy u arrestuan në fund të korrikut. Të mërkurën u raportua se të dy janë marrë në pyetje nga Prokuroria. Akuzohen për katër vepra penale.

E mediumi kroat “index.hr” ka shkruar se ushtari ka mohuar fajin dhe ka thënë se dikush po përpiqet ta kurthojë. Siç ka thënë ai para autoriteteve, “edhe e dahsura e tij ka qenë viktimë”.

Siç ka shkruar ky medium, gruaja nga Kosova kishte udhëtuar shpesh drejt Kroacisë.

Ndërkaq “vecernji.hr” ka shkruar se serbja ka pasur lidhje edhe me organizata të tjera ndërkombëtare, përfshirë ato të sigurisë.

Serbja e dyshuar për spiunazh
Serbja e dyshuar për spiunazh

Konkretisht, sociologia A.M., partnerja e pilotit kroat, ishte e lidhur me organizatat ndërkombëtare në Kosovë, si EULEX dhe UNMIK.

A.M., punoi gjithashtu për Misionin e Bashkimit Evropian për Vendosjen e Sundimit të Ligjit në Kosovë, detyra e të cilit është të ndihmojë institucionet, organet gjyqësore dhe policinë dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit (EULEX) dhe Misionin e Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNIMIK).

Dyshohet se ajo kishte lidhje të ngushta me shumë gjyqtarë dhe prokurorë të EULEX-it, të cilët, sipas burimeve, dyshohet se i kishte shantazhuar.

AM, shtojnë burimet, shoqëroi drejtorin e organizatës joqeveritare Aktiv Miodrag Miliçeviq dhe ish-anëtarin e ekipit menaxhues përgjegjës për krijimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe, Igor Kallamar, në disa udhëtime.

Rasti ka nxitur reagime të shumta në Kroaci.

“Është problem serioz i sigurisë. Do të shohim çka do të nxjerrin hetimet”, ka thënë Arsne Bauk, shef i Komisionit për Mbrojtje në Parlamentin e Kroacisë.

“Në kohëra të tilla, ne kemi një qëllim, të gjithë, pavarësisht nga cila parti jemi. Kemi një qëllim, që është siguria e të gjithë qytetarëve tanë, e të gjitha misioneve që i kemi”, ka thënë Sandra Bençiq, deputete në këtë komision.

Shqetësuese i ka vlerësuar raportimet për spiun potencial në Forcën Ajrore Kroate edhe deputeti Igor Peternel.

Ai ka thënë se kjo bën që situata e sigurisë në Kroaci “të jetë shumë në dyshim”, transmeton Telegrafi.

The post Spiunazh ndaj Kosovës te Serbia nga piloti kroat i KFOR-it dhe e dashura e tij serbe – çfarë dihet deri më tani? appeared first on Telegrafi.

Përleshje midis demonstruesve dhe policisë në Novi Sad

27 August 2025 at 23:22

Studentët dhe qytetarët janë mbledhur në shenjë proteste përpara Fakultetit të Filozofisë, Novi Sad, pasi që dje studentët që kishin bllokuar këtë institucion të arsimit të lartë për nëntë muaj u dëbuan prej andej.

Ka pasur hedhje të mjeteve piroteknike, spërkatje me sprej dhe përplasje në hyrje të fakultetit.

Gjithashtu kanë ardhur edhe pjesëtarë të Xhandarmërisë serbe, drejt të cilëve po hidhen sende, raporton nova.rs.

Policija ispred Filozofskog fakulteta gura građane prema parku koji se nalazi prekoputa. pic.twitter.com/JXYCL7JaPi

— Razglas news (@razglasnews) August 27, 2025

Qytetarët janë rrethuar nga të gjitha anët ndërsa ka filluar një rrëmujë masive, ku raportohet edhe për të lënduar në radhët e qytetarëve.

Qytetarëve u thuhet të largohen nga Fakulteti i Filozofisë, të cilët po i rezistojnë thirrjeve të pjesëtarëve të policisë.

Ndryshe, protestat kanë nisur tash e sa muaj kundër pushtetit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. /Telegrafi/

Policija nastavlja da gura građane sve dalje od ulaza na Filozofski fakultet. pic.twitter.com/0lt7KphKjB

— Razglas news (@razglasnews) August 27, 2025

Policija podiže štitove ispred studenata na ulazu u Filozofski fakultet. #NoviSad pic.twitter.com/nvsHHtsDeZ

— Radio 021 (@Radio021) August 27, 2025

The post Përleshje midis demonstruesve dhe policisë në Novi Sad appeared first on Telegrafi.

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do të blejnë bashkë armatim nga ShBA-ja

27 August 2025 at 23:18

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po ndërmarrin hapa konkretë për të jetësuar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, të formalizuar pesë muaj më parë me nënshkrimin e deklaratës së përbashkët më 18 mars në Tiranë.

Tani, vendet po kalojnë në një fazë tjetër, duke ndërtuar një aleancë më të fortë dhe më të qëndrueshme në fushën e sigurisë.

Ministrat e Mbrojtjes të tri vendeve po angazhohen që blerja e parë e armatimit të jetë ajo e kapaciteteve mbrojtëse, përmes një marrëveshjeje të koordinuar për armë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Madje, në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës kanë konfirmuar për RTK-në se një takim i tillë trelateral tashmë veçse është mbajtur.

“Është mbajtur takimi i përbashkët për hartimin e aktiviteteve trelaterale në kuadër të marrëveshjes, ku përfshihet edhe çështja e blerjeve të përbashkëta bazuar në kërkesat e forcave të secilit shtet. Me të përfunduar ky plan do të nënshkruhet nga secili shtet për të vazhduar më pas tutje”, konfirmoi Liridona Gashi, zëdhënëse e Ministrisë së Mbrojtjes.

Lidhur me këtë, ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, ka thënë se kjo marrëveshje është tejet e mirë, duke treguar për rëndësinë e blerjes së përbashkët të armatimit.

“Kur blejnë tre shtete për njëherë, është kostoja shumë më e vogël, liferimi është shumë më i lehtë, dhe çdo prodhues i çdo armatimi ushtarak do të jetë më joshës për t’i furnizuar përnjëherë. Kur e kanë betimin edhe të NATO-s edhe të Uashingtonit, atëherë normal që prodhuesit do të jenë shumë të lumtur dhe shumë ekspeditivë në liferimin e armatimeve shumë më shpejt dhe shumë më mirë”, tha Kadri Kastrati, ish-komandant i FSK-së.

Duke u nisur nga rëndësia strategjike e partneritetit me SHBA-në për sigurinë dhe zhvillimin e Forcës së Kosovës, ish-koloneli i FSK-së konsideron se aleanca me SHBA-në është jetike për të ardhmen e ushtrisë.

“Krerët që e udhëheqin shtetin, cilido qoftë ai, duhet paraprakisht të kenë interesin kombëtar dhe nacional të vendit, sidomos në kuptim të mbrojtjes, sepse nëse nuk ke fuqi mbrojtëse, ti fare s’ki asgjë. Ushtria është ajo që ta mbron sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës dhe rendin kushtetues të saj, dhe kjo mund të arrihet vetëm nëse jemi në partneritet të fuqishëm me SHBA-në,” tha Afrim Veseli, ish-kolonel në FSK.

Ndërkohë, në kuadër të blerjeve dhe ngritjes së kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, para dy javësh në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë është bërë dorëzim-pranimi i kontingjentit të dytë prej 50 autoblindave të blera nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për FSK-në.

The post Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do të blejnë bashkë armatim nga ShBA-ja appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 27 August 2025Main stream

Situata në Serbi/ Ambasada ruse në Beograd: Zgjidhja duhet bërë sipas rregullave serbe

By: Elva
27 August 2025 at 21:50

Ambasada ruse në Beograd deklaroi se për situatën në Serbi zgjidhja e vetme është “dialogu në fushën e së drejtës”, siç theksoi, “sipas rregullave serbe”. Në një postim në Telegram, Ambasada ruse theksoi se “vëren” se vëmendja e saj e kushtuar situatës në Serbi “kohët e fundit nuk ka kaluar pa u vënë re”, pa […]

The post Situata në Serbi/ Ambasada ruse në Beograd: Zgjidhja duhet bërë sipas rregullave serbe appeared first on BoldNews.al.

Protestat në Serbi, ambasada ruse: Zgjidhja duhet bërë sipas rregullave serbe

By: redi
27 August 2025 at 21:51

Ambasada ruse në Beograd, thotë se për situatën në Serbi zgjidhja e vetme është dialogu në fushën e së drejtës sipas rregullave serbe. “Sipas mendimit tonë, kjo do të thotë vetëm një gjë: vlerësimet tona pasqyrojnë me saktësi, korrektësi, përgjegjësi dhe me qëllime të mira realitetin”, njoftoi Ambasada ruse, por po ashtu nuk sqaroi se për cilat vlerësime bëhet fjalë. Kremlini veçse i ka dhënë…

Source

Palestina do të bëhet lagjja e 11-të e qytetit të Barcelonës

27 August 2025 at 21:24

Kryetari i Bashkisë së Barcelonës, Jaume Collboni, njoftoi të martën se Gaza dhe qytete të tjera palestineze do të bëhen simbolikisht lagjja e 11-të e Barcelonës, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit dhe solidaritetit. 

Collboni prezantoi planin gjatë një vizite në Jordani, duke thënë se kjo lagje e re do të jetë një njësi teknike dhe buxhetore brenda strukturës komunale të Barcelonës.

Ajo do të plotësojë 10 lagjet ekzistuese të qytetit dhe do të koordinojë të gjitha projektet e bashkëpunimit me qytetet palestineze dhe UNRWA-n, agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë.

“Ky nuk është më një bashkëpunim i vetëm me vizita, por një strukturë e përhershme, e projektuar për të shfrytëzuar talentin e teknikëve komunalë”, tha ai, duke shtuar se një strukturë e ngjashme mund të krijohet “në territorin palestinez ose, nëse është e nevojshme, në Jordani.

Jaume Collboni és un batlle mesquí i miserable.

Palestina i Gaza seran el nou districte 11 de Barcelona amb 1 milió € de pressupost municipal. Mentrestant, retira els ajuts als avis de la capital. #DefensemBarcelona pic.twitter.com/ceBfUl7JM9

— Santiago Espot (@santiagoespot) August 26, 2025

Koncepti ndjek një precedent të vendosur në vitin 1995 kur Barcelona e caktoi simbolikisht Sarajevën si distriktin e saj të 11-të për të mbështetur rimëkëmbjen e saj pas gjenocidit të Srebrenicës.

Qëllimi i projektit është që të caktohen punonjës komunalë për të koordinuar projekte bashkëpunimi që ndjekin modelin e një lagjeje qyteti, raporton trt.

Këtë javë, Collboni u zotua gjithashtu të dyfishojë fondet e UNRWA-së për ushqim dhe ilaçe nga 200 mijë euro (231,824 dollarë) në 400 mijë euro (463,725 dollarë) dhe tha se do të “stabilizojë dhe rrisë” bashkëpunimin teknik me qytete si Gaza, Ramallah dhe Betlehemi përmes stafit bashkiak, strukturave të këshillit dhe burimeve të qytetit.

Gjatë fundjavës, Collboni tha se kishte planifikuar të udhëtonte për në Izrael dhe Palestinë, por autoritetet izraelite ia mohuan hyrjen.

“Ne do të fillonim një mision bashkëpunimi dhe paqeje, duke i kushtuar vëmendje kryetarëve të bashkive të Betlehemit dhe Ramallahut. Objektivi ishte të njihnim nga afër realitetin e qyteteve palestineze dhe të eksploronim mënyrat e ndihmës nga Barcelona në këto momente kritike”, tha ai përmes rrjeteve sociale. /Telegrafi/

The post Palestina do të bëhet lagjja e 11-të e qytetit të Barcelonës appeared first on Telegrafi.

MIA: 1354 operacione për shuarjen e 193 zjarreve masive

TIRANË, 27 gusht/ATSH/ Në të gjithë gjithë vendin gjatë kësaj vere janë kryer 1354 operacione për shuarjen e 193 zjarreve masive.

Agjencia për Media dhe Informim bëri të ditur sot disa të dhëna lidhur me angazhimet në terren nga ajri dhe toka të forcave operacionale në javët e vështira të luftës ndaj zjarreve.

“Në operacionet për shuarjen e flakëve në të gjithë Shqipërinë morën pjesë mbi 10 mijë forca operacionale dhe 532 mjete tokësore nga FA, Policia e Shtetit, AdZM dhe vullnetarë”, theksoi MIA.

Sipas MIA-s, nga ajri helikopterët e FA morën pjesë në 120 operacione së bashku me Mekanizmin e Mbrojtjes Europiane që dha ndihmesën e tij nëpërmjet pjesëmarrjes së shteteve si Italia, Kroacia, Greqia, Çekia, Sllovakia, Suedia, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gjithashtu u angazhuan 127 mjete të Forcave të Armatosura, 178 MZSH, 83 mjete të Emergjencave Civile lokale, 113 mjete të Policisë së Shtetit dhe 10 të Administratave të Zonave të Mbrojtura.

Gjatë ditës së sotme u zhvillua ceremonia e Mirënjohjes Kombëtare për të gjitha forcat e angazhuara në operacionet e shpëtimit në përballjen me zjarret. Kryeministri Edi Rama dekoroi me Medaljen e Mirënjohjes Publike dhe Vlerësimit Profesional disa prej heronjve në betejën ndaj zjarreve.

1 nga 5

/k.s/r.e//a.f/

The post MIA: 1354 operacione për shuarjen e 193 zjarreve masive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia aksion në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

By: Elva
27 August 2025 at 19:35

Policia ka zhvilluar një aksion në zonën e Shkozetit në Durrës, ku deri tani raportohet se janë kryer disa arrestime. Sipas raportieme të mediave, personat e shoqëruar janë për armëmbajtje pa leje. Autoritetet nuk kanë dhënë informacion shtesë, ndërsa priten njoftime të reja sapo hetimet të avancojnë.

The post Policia aksion në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar appeared first on BoldNews.al.

SPAK arrestoi 2 inspektorë të IMT-së, institucioni “lan duar”: Janë shkarkuar nga detyra

By: Elva
27 August 2025 at 19:31

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) ka reaguar pas operacionit të zhvilluar nga Policia e Shtetit dhe SPAK, ku u arrestuan disa punonjës të institucionit për dyshime korrupsioni. Në një komunikim zyrtar, IMT njofton se katër punonjësit e përfshirë në këtë rast janë shkarkuar nga detyra. “Sjellje të tilla janë të papranueshme dhe IMT distancohet […]

The post SPAK arrestoi 2 inspektorë të IMT-së, institucioni “lan duar”: Janë shkarkuar nga detyra appeared first on BoldNews.al.

U kapën në lokalin e Mark Frrokut, kush janë inspektorët të IMT-së që u arrestuan

By: Elva
27 August 2025 at 18:54

Janë zbuluar identitetet e inspektorëve të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) të përfshirë në një operacion të SPAK-ut për korrupsion. Nga hetimet rezultoi se dy punonjës janë arrestuar: Gerald Fucia dhe Edmond Çela, ndërsa dy të tjerë, Klajdi Zhilla dhe një person tjetër, janë shpallur në kërkim. Sipas raportimeve në media, dy të arrestuarit […]

The post U kapën në lokalin e Mark Frrokut, kush janë inspektorët të IMT-së që u arrestuan appeared first on BoldNews.al.

Gabimi i liderit u bë dera për policinë, zbulohet “Call Center”-i e d*ogës në Angli, 6 shqiptarë në pranga  

By: Elva
27 August 2025 at 18:14

Gjashtë shtetas shqiptarë, pjesë e një grupi të organizuar kriminal nga Ballkani Perëndimor, janë dënuar me gjithsej më shumë se 28 vite burg nga Gjykata e Lartë e Swindon, pas një hetimi të thelluar për shpërndarjen e kokainës në qytet, raportojnë mediat e huaja. Sipas policisë së Wiltshire, pas një operacioni gjashtëmujor, u identifikuan banesa […]

The post Gabimi i liderit u bë dera për policinë, zbulohet “Call Center”-i e d*ogës në Angli, 6 shqiptarë në pranga   appeared first on BoldNews.al.

EMRAT/ Operacioni i SPAK dhe policisë, në pranga dy punonjës të IMT, dy të tjerë në kërkim

27 August 2025 at 18:48

TIRANË- Dy punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Tiranë janë arrestuar gjatë një operacioni nga SPAK dhe Policia e Shtetit. Bëhet fjalë për Gerald Fuçia dhe Edmond Çela.

Operacioni u zhvillua pas një denoncimi të mbërritur më herët në polici, ku raportohej se punonjësit e IMT-së kërkonin dhe merrnin para nga biznese të ndryshme, në këmbim të mosveprimit ndaj shkeljeve që konstatoheshin.

Ndërkohë, veç dy të arrestuarve mësohet se dy të tjerë, G.Fucia dhe E.Çela, janë shpallur në kërkim.

Pak minuta më parë reagoi dhe IMT-ja e Tiranës, e cila thotë se inspektorët në fjalë janë shkarkuar nga detyra.

“Marrë shkas nga ngjarja e ndodhur ditën e sotme, ku katër punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit kanë shkelur rëndë ligjin, bëjmë me dije opinionin publik se institucioni ynë e dënon me vendosmëri këtë rast. Sjellje të tilla janë të papranueshme dhe IMT distancohet plotësisht nga këto veprime individuale. Ndaj personave të përfshirë janë marrë menjëherë të gjitha masat e nevojshme administrative, duke i shkarkuar nga detyra.IMT inkurajon organet ligjzbatuese për bashkëpunim të plotë dhe ndëshkimin e rastit sipas ligjit, si edhe inkurajon çdo qytetar të denoncojë raste të ngjashme, në mënyrë që të mos mbetet asnjë hije dyshimi mbi integritetin e institucionit dhe misionin e tij”, thekson IMT.

/abcnews.al/

 

 

❌
❌