Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Pasuria e dhëndrit të Orban nxit debat në Hungari/ Biznes apo nepotizëm?

15 July 2025 at 21:51

Një nga njerëzit më të pasur të Hungarisë, István Tiborcz, dhëndri i kryeministrit Viktor Orbán, është vënë në qendër të kritikave për pasurinë e tij, në një kohë kur opinioni publik po shpreh gjithnjë e më shumë pakënaqësi ndaj nepotizmit dhe rënies së standardeve të jetesës në vend. Tiborcz, i martuar me vajzën e kryeministrit, […]

The post Pasuria e dhëndrit të Orban nxit debat në Hungari/ Biznes apo nepotizëm? appeared first on BoldNews.al.

Orban nis procedurat për sanksionimin e Ukrainës

15 July 2025 at 20:00

Kryeministri hungarez thotë se duhet të vendosen sanksione ndaj udhëheqësve të Ukrainës – një deklaratë e papritur e nxitur nga vdekja e hungarezit Jozsef Sebestyen.

Autoritetet hungareze pretendojnë se ai u rrah për vdekje nga punonjës të zyrës ushtarake të regjistrimit në Ukrainë. Kjo e fundit e mohon një gjë të tillë.

“Jozsef Sebestyen u rrah për vdekje gjatë mobilizimit të detyruar në Zakarpattia. Sot në Bruksel, qeveria hungareze nisi përfshirjen e menjëhershme të zyrtarëve ukrainas përgjegjës për vdekjen e një qytetari hungarez në listën e sanksioneve për të drejtat e njeriut të BE-së”, shkroi Viktor Orban në Facebook.

Forcat Tokësore të Ukrainës hodhën poshtë akuzat hungareze. Sipas tyre, Sebestyen la njësinë e tij ushtarake pa leje pas mobilizimit dhe u shtrua në spital, ku mjekët diagnostikuan “një reagim akut stresi” dhe e pranuan për kujdes psikiatrik.

Dy javë më vonë, ai vdiq. Një autopsi zyrtare konkludoi se shkaku i vdekjes ishte embolia pulmonare. Nuk u gjetën lëndime ose shenja dhune në trup.

Më parë, Ministria e Jashtme e Hungarisë thirri ambasadorin ukrainas për të shprehur protestë. Sebestyén kishte shtetësi të dyfishtë.

Dhe për qindra etnikë hungarezë nga Zakarpattia të vrarë nga forcat ruse në këtë luftë pushtuese? Kjo nuk duket se shqetëson “humanistin e madh” Orban. /Telegrafi/

The post Orban nis procedurat për sanksionimin e Ukrainës appeared first on Telegrafi.

“E neveritshme dhe e turpshme”, kryeministri del kundër BE për Paradën e Krenarisë

By: el da
29 June 2025 at 17:57

Kryeministri hungarez, Viktor Orban e ka quajtur Paradën e Krenarisë të mbajtur të shtunën në Budapest si “të neveritshme dhe të turpshme”, duke e akuzuar Bashkimin Evropian se u ka kërkuar politikanëve opozitarë që të merren me organizimin, i cili u shndërrua edhe në protestë kundër Qeverisë, kanë raportuar mediat lokale të dielën.

Marshi në Budapest është kthyer në një prej zërave më të fuqishëm opozitarë kundër Orbanit në vjetët e fundit, dhe besohet se mbi 100.000 njerëz e kanë sfiduar ndalesën policore dhe kërcënimet me gjoba.

Duke folur në një grup online të mbyllur me mbështetësit e tij, Orbani citohet të ketë thënë se politikanët e udhëzuar nga “Brukseli” u kanë kërkuar votuesve që të marrin pjesë, sipas medias lokale Index, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.

“Prej ditës së djeshme ne jemi edhe më të sigurt se këta njerëz [politikanët opozitarë] nuk duhet të lejohen në kryesim të Qeverisë. Dhe nuk do t’i lejojmë”, citohet t’iu ketë thënë Orbani mbështetësve të tij. Ai nuk ka ofruar asnjë dëshmi për komentet që ka bërë.Ngjarja është organizuar nga komuna e Budapestit, e udhëhequr prej Gergely Karacsonyt, të cilin Qeveria e Orbanit e ka akuzuar ndër vite se është “kukull” e Brukselit.

Komisioni Evropian nuk i ka komentuar deklaratat e Orbanit. Orbani u ka thënë mbështetësve se marshi ka qenë “i neveritshëm”, duke përmendur në mënyrë specifike momentin kur disa burra kanë qenë me taka dhe me mbishkrime në duar për terapi hormonale.

Marshi është ndaluar me arsyetimin se ligji i miratuar në mars i pamundëson Paradat e Krenarisë, sepse duhet mbrojtur fëmijët nga ai stil jetese.

Kundërshtarët e Orbanit e shohin ndalesën si një tjetër vendim në drejtim të shtypjes së lirive demokratike para zgjedhjeve në nivel kombëtar që do të mbahen vitin tjetër. Partia e Orbanit e ka dominuar jetën politike në Hungari në 15 vjetët e fundit.

Von der Leyen i bën thirrje Hungarisë ta lejojë mbajtjen e Paradës së Krenarisë

By: Rovena
26 June 2025 at 11:30

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u ka bërë thirrje autoriteteve hungareze për ta lejuar mbajtjen e Paradës së Krenarisë në Budapest, pasi policia e ndaloi zhvillimin e saj.

Në një reagim në platformën X, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se Komisioni Evropian duhet të përmbahet nga ndërhyrjet në çështjet e zbatimit të ligjit në vendet anëtare të bllokut, “ku nuk ka asnjë rol për të luajtur”.

Policia hungareze ndaloi javën e kaluar marshimin e caktuar për të shtunën nga komuniteti LGBTQ, duke u thirrur mbi një ligj të miratuar në mars, i cili thotë se mbrojtja e fëmijëve duhet të ketë përparësi ndaj të drejtës për tubim.

Megjithatë, kryetari liberal i Budapestit dhe organizatorët e aktivitetit deklaruan se marshimi do të zhvillohej pavarësisht ndalimit, pasi ai cilësohet si aktivitet komunal dhe nuk ka nevojë për leje nga autoritetet qendrore.

“U bëj thirrje autoriteteve hungareze për ta lejuar zhvillimin e Paradës së Krenarisë në Budapest pa frikë nga ndonjë sanksion penal apo administrativ ndaj organizatorëve apo pjesëmarrësve”, tha von der Leyen në një video të postuar në X të mërkurën në mbrëmje.

“Në Evropë, të marshosh për të drejtat e tua është liri themelore”, shtoi ajo.

I pyetur nëse policia mund ta shpërndajë me forcë marshimin të shtunën, Orban tha të enjten në Bruksel se Hungaria është “vend i civilizuar, nuk e lëndojmë njëri-tjetrin”.

Kritikët e shohin ndalimin e Paradës si pjesë e një goditjeje më të gjerë ndaj lirive demokratike para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm, ku nacionalisti Orban do të përballet me një kundërshtar të fortë opozitar.

Orban, që është në pushtet nga viti 2010, e paraqet veten si mbrojtës të vlerave familjare dhe në shkurt tha se organizatorët as nuk duhet të përpiqen të mbajnë Paradë Krenarie në Budapest këtë vit.

Të martën, ministri hungarez i Drejtësisë ia dërgoi një letër disa ambasadave të huaja, duke i njoftuar se Parada e Krenarisë është “tubim i ndaluar ligjërisht, organizimi dhe shpallja e të cilit përbën vepër penale të dënueshme me burg deri në një vit, sipas ligjit hungarez”.

Ministri Bence Tuzson e dërgoi letrën një ditë pasi diplomatët nga Britania, Franca, Gjermania dhe 30 vende të tjera shprehën mbështetje për komunitetin LGBTQ të Hungarisë dhe Paradën e Krenarisë në Budapest./REL

E ardhmja e aseteve të ngrira të Rusisë: Rrugët drejt dëmshpërblimeve

23 June 2025 at 17:23

Pritet një përplasje mes BE-së dhe dy anëtarëve më pro-rusë të bllokut, Hungarisë dhe Sllovakisë, në lidhje me raundin e ri të sanksioneve kundër Kremlinit, gjatë samitit të ardhshëm të liderëve të BE-së në Bruksel, më 26-27 qershor. E shpallur më 10 qershor nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, paketa e propozuar […]

The post E ardhmja e aseteve të ngrira të Rusisë: Rrugët drejt dëmshpërblimeve appeared first on Reporter.al.

Doktrina Trump

10 June 2025 at 17:24

Administrata e dytë e presidentit amerikan, Donald Trump, ka mbushur vetëm katër muaj në detyrë, por që tani ka shenja të një doktrine politike të jashtme në zhvillim. Dhe si shumë gjëra të tjera në lidhje me presidencën e tij, ajo përfaqëson një shkëputje të habitshme nga e kaluara. Doktrinat luajnë një rol të rëndësishëm […]

The post Doktrina Trump appeared first on Reporter.al.

“Solli shpresën për paqe dhe një jetë normale”/ Kryeministri Hungarez: Donald Trump, pikë kthese

29 May 2025 at 18:53

Gjatë fjalës së tij hapëse në një konferencë ndërkombëtare të mbajtur në Budapest, ku morën pjesë figura të njohura të ekstremit të djathtë, populistë dhe mbështetës të Rusisë, Kryeministri hungarez Viktor Orban e ka cilësuar presidencën e Donald Trump si një “pikë kthese të vërtetë kulturore”.

“Ish-presidenti amerikan Donald Trump dërgoi një përshëndetje përmes një mesazhi video që u transmetua gjatë konferencës, duke e lavdëruar Orbanin si një “njeri të jashtëzakonshëm që gëzon respekt të madh nga të gjithë”.

Donald Trump i ktheu planetit shpresën për një jetë normale dhe paqe,” deklaroi Orban gjatë Konferencës për Veprim Politik Konservator (CPAC), e cila po zhvillohet në kryeqytetin hungarez.

Ka bërë një punë të shkëlqyer si lider dhe është një person shumë i veçantë,” tha Trump në mesazhin e tij.

Konferenca dyditore ka mbledhur një numër figurash të njohura të politikës së ekstremit të djathtë në Evropë, përfshirë Alice Weidel, lidere e partisë gjermane Alternativa për Gjermaninë (AfD), Herbert Kickl, kreu i Partisë së Lirisë në Austri, Robert Fico, kryeministër i Sllovakisë dhe Irakli Kobakhidze, kryeministër i Gjeorgjisë.

The post “Solli shpresën për paqe dhe një jetë normale”/ Kryeministri Hungarez: Donald Trump, pikë kthese appeared first on Sot News | Lajme.

Eurodeputetët i bëjnë thirrje Komisionit Evropian të ndërpresë fondet e BE-së për Hungarinë

22 May 2025 at 17:20

Një grup eurodeputetësh i ka bërë thirrje Komisionit Evropian që të ngrijë fondet e BE-së për Hungarinë me efekt të menjëhershëm për shkak të shkeljes së supozuar të sundimit të ligjit nga qeveria e kryeministrit Viktor Orbán.

Letra, e botuar të martën, iu drejtua Komisionerit Evropian për Buxhetin, Piotr Serafin dhe Komisionerit për Demokraci dhe Drejtësi, Michael McGrath dhe u nënshkrua nga 26 eurodeputetë nga pesë grupe të ndryshme politike, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.

“Ne, 26 anëtarë të Parlamentit Evropian, po shkruajmë për të shprehur shqetësimin tonë të thellë në lidhje me zhvillimet e fundit në Hungari. Ne i kërkojmë Komisionit Evropian të rrisë presionin mbi qeverinë e Viktor Orbán që të ndalojë shkeljen e vlerave të BE-së dhe ligjeve të BE-së duke pezulluar menjëherë të gjitha fondet e BE-së për Hungarinë në përputhje me legjislacionin në fuqi për të mbrojtur interesin financiar të Bashkimit”, thuhet në letër.

Letra kujton se Komisioni aktualisht po i “mban” 18 miliardë euro të Hungarisë përmes mekanizmave të ndryshëm të aktivizuar në dhjetor 2022 kryesisht “për shkak të korrupsionit të përhapur” dhe “shkeljeve serioze të sundimit të ligjit nga qeveria”.

“Me keqardhje, që nga vendimet e dhjetorit 2022, Hungaria jo vetëm që nuk ka arritur të bëjë përparim domethënës drejt përmbushjes së kushteve dhe/ose objektivave të përcaktuara, por në vend të kësaj ka parë regres të mëtejshëm alarmues”, thuhet në letër. /Telegrafi/

The post Eurodeputetët i bëjnë thirrje Komisionit Evropian të ndërpresë fondet e BE-së për Hungarinë appeared first on Telegrafi.

Hungaria dhe Ukraina, skandali i një thrilleri spiunazhi

16 May 2025 at 08:59

Një thriller spiunazhi me Ukrainën, një lamtumirë e mentalitetit të paqes, një shpallje lufte ndaj opozitës: Hungaria po kalon një periudhë të trazuar këto ditë. Spiunazhi, lufta e shërbimeve sekrete, epoka e akullnajave diplomatike me Ukrainën, fushata propagandistike pro-ruse, fjalimi luftarak i ministrit të Mbrojtjes dhe së fundmi hetimi i dyshimtë kundër kundërshtarit më të rëndësishëm […]

The post Hungaria dhe Ukraina, skandali i një thrilleri spiunazhi appeared first on BoldNews.al.

Edi Rama drejt mandatit të ri, vijnë urimet nga liderët botërorë

14 May 2025 at 11:44

Partia Socialiste e Edi Ramës, sipas rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve të 11 majit del të jetë partia fituese, ku pritet të ketë 82 mandate.

Menjëherë pas këtyre rezultateve kanë nisur urimet e liderëve botërorë për Edi Ramën.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare.

“I dashur Edi Rama, urime për fitoren tuaj zgjedhore! Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria ka bërë përparim të madh drejt Bashkimit tonë. Le të vazhdojmë të punojmë ngushtë së bashku për reformat e BE-së. Shqipëria i përket BE-së! Pres me padurim t’ju përgëzoj personalisht nesër në Tiranë”, ka shkruar ajo.

Dear @ediramaal, congratulations on your electoral victory!

Under your leadership, Albania has made great progress towards our Union.

Let’s keep working closely together on EU reforms. Albania belongs in the EU!

Looking forward to congratulate you in person tomorrow in Tirana. pic.twitter.com/Lneh8LPh3D

— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) May 14, 2025

Ramën e ka uruar edhe presidenti francez Emmanuel Macron.

“Urime Edi Rama mik i dashur, për fitoren tënde në zgjedhjet parlamentare. Franca do të jetë gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian. Do të takohemi që të premten në Samitin e Komunitetit Politik Europian dhe për një vizitë që duhet të na lejojë të forcojmë edhe më shumë partneritetin tonë”, ka shkruar Macron në X.

Dear @ediramaal, congratulations on your electoral victory!

Under your leadership, Albania has made great progress towards our Union.

Let’s keep working closely together on EU reforms. Albania belongs in the EU!

Looking forward to congratulate you in person tomorrow in Tirana. pic.twitter.com/Lneh8LPh3D

— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) May 14, 2025

Edhe presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, ka uruar kryeministrin shqiptar Edi Rama për rezultatin në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 11 maj.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, lideri i Emirateve shprehu urimet e tij të sinqerta, ndërsa vlerësoi marrëdhëniet gjithnjë në rritje mes dy vendeve.

“Urime të sinqerta për Kryeministrin Edi Rama për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Marrëdhëniet mes Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shqipërisë kanë njohur një rritje të fortë vitet e fundit dhe jam i bindur se së bashku mund të vazhdojmë të zgjerojmë bashkëpunimin dhe të promovojmë zhvillim të mëtejshëm në dobi të kombeve dhe popujve tanë”, shkroi bin Zayed.

Sincere congratulations to Prime Minister Edi Rama (@ediramaal) on the result of the Albanian parliamentary election. Ties between the UAE and Albania have witnessed strong growth in recent years, and I am confident that together we can continue to expand collaboration and…

— محمد بن زايد (@MohamedBinZayed) May 14, 2025

Urim për Edi Ramën për rezultatin e arritur pati edhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Obran një postimi në platformën “X” e cilësoi rezultatin si një “fitore dërrmuese”, ndërsa shprehu entuziazmin për takimin me Ramën këtë të premte në Tiranë, ku do të mbahet Samiti i radhës i Komunitetit Politik Europian (EPC).

“Urime Kryeministrit Edi Rama për fitoren e tij dërrmuese në zgjedhjet parlamentare shqiptare. I dashur Edi, mezi pres t’ju shoh këtë të premte në Tiranë në atë që mund të rezultojë të jetë një Samit historik të Komunitetit Politik Europian (EPC)”, shkroi Orban. /Telegrafi/

Congratulations to Prime Minister @ediramaal on his landslide victory in the Albanian parliamentary elections.
Dear Edi, looking forward to seeing you this Friday in Tirana at what may prove to be a historic EPC Summit.

— Orbán Viktor (@PM_ViktorOrban) May 14, 2025

The post Edi Rama drejt mandatit të ri, vijnë urimet nga liderët botërorë appeared first on Telegrafi.

Kush është hungarezi që mund të jetë pasardhësi i Papa Françeskut dhe ‘lidhjet e tij’ me Viktor Orbanin?

27 April 2025 at 20:08

Pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut më 21 prill, kanë nisur spekulimet për pasuesin e tij në krye të Selisë së Shenjtë.

Një nga kandidatët kryesorë është Peter Erdo, kryepeshkopi i Esztergom-Budapestit.

Kardinali hungarez 72-vjeçar ka mbajtur poste të rëndësishme në Kishën Katolike gjatë dekadave të fundit dhe u përmend si kandidat potencial edhe në vitin 2013, kur përfundimisht u zgjodh Papa Françesku.

A ka shanse Erdo të pasojë argjentinasin? Dhe, ndoshta më intriguese, cila është marrëdhënia e tij me kryeministrin gjithnjë e më autoritar të Hungarisë, Viktor Orban?

Kush është Peter Erdo?

Erdo konsiderohet gjerësisht si “papabile” – një term që përdoret për kandidatët me gjasa reale për t’u bërë papë.

Teorikisht, çdo mashkull i pagëzuar katolik është i pranueshëm për papatin, por që nga shekulli i 14-të, vetëm kardinalët janë zgjedhur.

Aktualisht ka 252 kardinalë, por vetëm 135 prej tyre kanë të drejtë vote, pasi vetëm ata nën moshën 80-vjeçare mund të marrin pjesë në konklavë.

Erdo mund të arrijë të sigurojë dy të tretat e votave në Konklavën Papnore që pritet të nisë në fillim të majit (jo më herët se 16 ditë pas ndarjes nga jeta të papës, sipas rregullave aktuale).

Kredencialet e tij janë të fuqishme: nga viti 2006 deri më 2016 ai ka drejtuar Këshillin e Konferencave Ipeshkvnore Evropiane – një organizatë e rëndësishme që përfaqëson ipeshkvijtë katolikë në Evropë.

Kjo është me peshë, pasi kardinalët evropianë vazhdojnë të përbëjnë bllokun më të madh të votuesve.

Por Erdo nuk ka ndërtuar lidhje vetëm në Evropë.

Nëpërmjet punës së tij në këshill, ai ka krijuar kontakte të rregullta me përfaqësues të Kishës nga Afrika, Azia dhe Amerika Latine – rajone që po fitojnë gjithnjë e më shumë ndikim në Kishën Katolike.

Ai flet rrjedhshëm italisht dhe latinisht – gjuhë kyçe në hierarkinë e Vatikanit – dhe është një ekspert i njohur i së drejtës kanonike, që rregullon funksionimin e brendshëm të Kishës.

Një nga arritjet e tij më të mëdha është sjellja e Kongresit Ndërkombëtar Eukaristik në Budapest, në vitin 2021 – një ngjarje madhore e cila mblodhi klerikë dhe besimtarë nga mbarë bota, përfshirë edhe papën.

Ky aktivitet i dha Erdos një platformë të fuqishme për të rritur dukshmërinë dhe për të ndërtuar rrjete të rëndësishme si në Vatikan, ashtu edhe në famullitë katolike në mbarë globin.

Por, ndoshta arma e tij më e fortë është pragmatizmi.

Edhe pse konsiderohet konservator – për shembull, ai është kundër dhënies së Kungimit të Shenjtë për katolikët e divorcuar – Erdo ka bashkëpunuar me Papa Françeskun dhe ka shmangur kritikat publike ndaj tij, ndryshe nga shumë figura të krahut tradicionalist.

Papa Françesku madje e kishte përfshirë Erdon në organizimin e takimeve të posaçme të Vatikanit për çështjet familjare, dhe vizitoi Hungarinë dy herë gjatë mandatit të tij.

A ka lidhje Erdo me Viktor Orbanin?

Por, çfarë mund të thuhet për lidhjet e Erdos me Qeverinë e Viktor Orbanit dhe partinë në pushtet, Fidesz – që vetëidentifikohet si mbrojtëse e vlerave judeo-kristiane dhe shpeshherë përballet me institucionet e Bashkimit Evropian?

Shteti hungarez financon Kishën Katolike dhe komunitete të tjera fetare të njohura përmes mbështetjes për edukimin fetar, kompensimit për pronat e konfiskuara nga regjimi komunist dhe organizimin e ngjarjeve si Kongresi Eukaristik.

Gjatë krizës së emigrantëve në vitin 2015, Erdo e krahasoi pranimin e emigrantëve me ndihmën ndaj trafikimit të qenieve njerëzore – një qëndrim që përputhej më shumë me retorikën e Orbanit sesa me qëndrimin më tolerant të Papës Françesku.

Megjithatë, ai më pas paralajmëroi kundër përplasjes së feve dhe vuri në pikëpyetje nëse një kontinent mund të quhet vërtet i “krishterë”, duke iu kundërvënë në mënyrë të tërthortë retorikës kundër “islamizimit të Evropës” nga ana e Orbanit.

Erdo duket se ndjek të njëjtën qasje pragmatike ndaj Qeverisë hungareze si ndaj fraksioneve brenda Kishës Katolike.

Ai nuk e ka mbështetur publikisht partinë në pushtet, megjithatë shumë priftërinj në Hungari u kanë bërë thirrje besimtarëve që të votojnë për Fidesz.

Ai ka zgjedhur me kujdes betejat e tij me Budapestin. Ka qëndruar i heshtur ndaj disa ligjeve të debatueshme, por është shprehur hapur për të tjera. Për shembull, ai nuk e kritikoi ndalimin e njerëzve të pastrehë në vitin 2018 – një masë në kundërshtim me mësimet e Papës Françesku.

Por, kur Qeveria ndërmori hapin për të shtetëzuar klinikat e fertilizimit (IVF) një vit më vonë, Erdo nuk kurseu kritikat.

Edhe pse shumë vëzhgues të Vatikanit mendojnë se mund të zgjidhet papa i parë afrikan apo aziatik, një kandidat kompromisi për të stabilizuar Kishën pas viteve progresive e sfiduese të Françeskut mund të jetë pikërisht primati i Hungarisë. /REL/

The post Kush është hungarezi që mund të jetë pasardhësi i Papa Françeskut dhe ‘lidhjet e tij’ me Viktor Orbanin? appeared first on Telegrafi.

Profil/ Kush është njeriu që po trondit pushtetin e Orban në Hungari

By: user 6
25 April 2025 at 20:54

Ish-mbështetësi i Fidesz tani kundërshtar i Orbanit, Peter Magyar, është tani politikani më i preferuar në Hungari. Partia e tij Tisza kryeson dukshëm në sondazhe kundrejt partisë së Orbanit. Si e ka arritur ai këtë?

Kudo, ku ai shfaqet ndërkohë në Hungari, njerëzit vërshojnë drejt tij. Ata e brohorasin atë, duan t’i shtrëngojnë duart me të dhe të bëjnë selfies. Ose duan t’i thinë atij, se nuk mund të vazhdohet më si deri tani dhe se ai është shpresa e tyre e madhe.

Ai, të cilin madje disa e adhurojnë sikur të ishte një Mesia, është Peter Magyar, 44 vjeç, avokat nga Budapesti, i ri në politik dhe një njeri, që mund të fitojë në zgjedhjet parlamentare pranverën 2026 kundrejt Viktor Orbanit autoritar që qeveris prej shumë vitesh.

Magyar, që duket i ri, të shumtën e kohës vishet me jeans, me këmishë të bardhë dhe atlete, në bazë të sondazheve është politikani më i preferuar aktualisht në Hungari. Ai ia del rregullisht, që të mbledhë qindra mijë vetë në demonstrata. Prej javësh ai ndodhet në një turn ë qytetet e fshtrat e Hungarisë – ndryshe nga Orbani, që mburret se është një “djalë fshati” dhe “luftëtar i rrugës”, por që rrallëherë e ndesh në rrugë.

Partia e Magyars Tisza (Respekt dhe Liri) ndërkohë është e preferuar nga zgjedhësit dhe kryeson deri në tetë përqind kundrejt partisë së Orbanit Fidesz (Lidhja e Demokratëve të Rinj). Edhe pse me këtë ende nuk po konturohet fundi i sistemit të Orbanit, është e qartë, se shumë hungarezë janë të pakënaqur me rendin e korruptuar dhe autorkratik të kryeministrit dhe dëshirojnë ndryshimin e pushtetit.

Rritet pakënaqësia ndaj Orbanit

Viktor Orban është pandërprerje në pushtet që nga viti 2010. Deri tani askush nuk i aka dalë që arrijë një ndryshim të tillë të frymës si Magyar. Si i aka arritur ai kësaj?

Shumë hungarezë prej kohësh janë të pakënaqur me sistemin e Orbanit. Kryeministri dhe rrethi i pushtetit të tij shërbejnë vetëm klientelën e tyre, që përbën gati një tretën e elektoratit në vend. Lehtësime fiskale dhe favorë financiare janë të përshtatura për këtë klientelë, së cilës i jepen poste në shtet dhe administratë, firmat e tyre përfitojnë nga tenderat shtetërorë. Të gjithë të tjerët rropaten për t’ia dalë disi jashtë këtij sistemi ose jetojnë në kushte të vështira.

Përkundër retorikës së Orbanit, se në Hungari është më mirë se kudo tjetër në BE, në pjesën më të madhe infrastruktura është lënë pasdore – duke nisur që nga rrugët e këqia, spitalet e prapambetura dhe shkollat e shërbimet publike në kushte kaotike.

Dalje nga sistemi

Morali i dyfishtë që po del gjithnjë e më shumë në pah i Orbanit me spektakle të propagandës nacionaliste, e ka favorizuar ngjitjen e Peter Magyars. Vëzhguesit e kishin parashikuar, se sistemi nuk po kërcënohet nga opozita e të majtëve dhe liberalëve, por nga brenda nga një renegat prej radhëve të tij. E kështu ka ndodhur.

Ka vite që në Hungari pëshpëritet se një ditë Orbanindo e rrëzojë nga karrigia një prej njerëzve që ka afër. Dhe Magyar është pikërisht një i tillë, ai vjen nga rrethi i ngushtë i Orbanit. Juristi 43 vjeçar është edhe biznesmen dhe ka qenë martuar me ish-ministren e drejtësisë, Judit Varga. Ai ka mbajtur poste të rëndësishme në sistemin e Orbanit dhe ka qenë mik ose shok me disa nga funksionarët më të lartë të partisë së Fidesz-it. Që prej prezantimit të parë publik në shkurt të 2024-ës, ai e ka prezantuar veten si një lloj alternative më të pastër konservatore se sa ajo e Orbanit, si një njeri që ndan të njëjtat vlera si ato të Fidesz-it, por që nuk është i korruptuar.

Fitili ndizet nga afera e shpërdorimit të postit

Magyar, mbiemri i të cilit do të thotë shprehimisht “hungarez”, u shfaq në shkurt 2024 duke dalë nga hiçi. Ai doli në publik, mbasi presidentja e shtetit Katalin Novak dha dorëheqjen në kuadër të së ashtuquajturës aferë shpërdorimi. Ajo i pati dhënë falje një personi të dënuar për bashkëpunim në abuzimin e fëmijëve. Në kuadër të aferës u largua nga politika edhe ish- bashkëshortja e Magyarit, deri në ato momente kryesuese e listës së Fideszit për zgjedhjet europiane. Afera shkaktoi indinjim të madh të publikut, sepse qeveria e Orbanit e pati kthyer mbrojtjen e fëmijëve në qendër të politikës së tij, duke bërë shumë punë propagandistike.

Në fillim Peter Magyar foli vetëm si njeri i indinjuar, që presidentja e shtetit dhe ish-bashkëshortja e tij janë koka turku të sistemit të Orbanit, por më pas bëri të ditur se do të hyjë në politikë.

Brenda katër muajve ai arriti të merrte në zgjedhje një rezultat të lartë dyshifror me partinë e tij Tisza, duke inicuar pranimin e kësaj partie në Partitë Popullore Europiane (EVP), prej të cilave Orbani e nxorri partinë e tij Fidesz në vitin 2021, për t’i paraprirë një përjashtimi të mundshëm.

“Orbani nuk e ka menduar kurrë se mund t’i ndodhë diçka e tillë,” thotë sociologu, Zoltan Somogyi. “Përveç kësaj Magyari arriti të gjitha këto pa ndonjë buxhet të madh fushate zgjedhore, ndryshe nga Fidesz, që harrxhoi miliarda për propagandën.”

Dhe kështu shton Somogyi, Tisza e Magyarit është forca e parë opozitare politike që prej vitit 2010, që nuk ka pranuar financimin e partisë nga shteti.

Ndryshimi i pushtetit në Hungari në 2026?

Më të dukshmet janë ndoshta rezultatet e zgjedhjeve evropiane dhe ato lokale në Hungari, të cilat u mbajtën në të njëjtën kohë. Për herë të parë në një zgjedhje evropiane që nga viti 2009, aleanca e partisë nacionaliste të krahut të djathtë të Orbanit, Fidesz dhe partisë së vogël Kristiandemokrate KDNP nuk fitoi një shumicë absolute, por mori më pak se 45 për qind. Edhe pse Fidesz fitoi në krahasim me të gjitha partitë e tjera, vëzhguesit e shohin rezultatin si një shuplakë për kryeministrin Orban, i cili është mësuar me suksese të bindshme.

Kritiku më i madh i Orbanit, Peter Magyar, i cili hyri së fundi në skenën politike me partinë e tij Tisza, vetëm pak javë para zgjedhjeve, arriti rreth 30 për qind – deri tani rezultati më i lartë i arritur nga një parti opozitare kundër Orbanit që nga viti 2010 kur erdhi në pushtet. Magyar është një renegat i Fidesz-it, ka mbajtur poste të paguara mirë në aparatin shtetëror të Orbanit viteve të fundit dhe u shfaq në publik për herë të parë në shkurt 2024 si politikan opozitar. Magyar përfaqëson pozicionet konservatore të Fidesz-it të krahut të djathtë në shumë aspekte, për shembull në politikën e migracionit, por premton të pastrojë korrupsionin e sistemit Orban dhe problemet në sistemet shëndetësore dhe arsimore. Përveç kësaj, ndryshe nga Orban, ai është shprehimisht pro-evropian.

Peter Magyar premtoi pas zgjedhjeve evropiane (qershor 2024) një ndryshim pushteti në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në 2026 dhe njoftoi: “Tani fillon vallëzimi!”

Raporte problematike me gazetarët

Lidhur me temën e migracionit Magyar do të vazhdojë linjën e Orbanit – por akuzon kryeministrin për moral të dyfishtë, se ndërkohë ka tërhequr dhjetra mijëra migrantë pune nga vendet jo anëtare të BE-së. Paraqitjet e tij publike kanë ngjashmëri me populizmin e Orbanit, ndonëse Magyar kujdeset që të përçojë mesazhe pozitive, në vend që të të yshtë vazhdimisht kundër të tjerëve si Orbani. Magyar prezantohet si jë nacional-konservator i suksesshëm, i sinqertë dhe më i mirë, i cili e ka seriozisht me unitetin e kombit hungarez. Ndonjëherë ai duket arrogant dhe narcizist. Lidhur me gazetarët e pavarur ose rolin e tij si person publik deri tani ai ka një raport po aq problematik sa edhe Orbani.

Në qershor 2024 ai u largua i fyer nga emisioni i drejtpërdrejtë i lajmeve në televizionin ATV, sepse atij nuk i pëlqyen pyetjet kritike. Pak pas kësaj ai ia hodhi në Danub celularin një të panjohur, kur ai po e filmontë atë gjatë një feste. Të gjitha këto deri tani nuk e kanë dëmtuar atë. Pa rënë në rolin e viktimës, deri tani Magyar ia ka dalë që prezantohet si luftëtari i Hungarisë për ligj dhe drejtësi, që do të të preferonte ta spostonte qeverinë e Orbanit. Atij i ndihmon edhe fakti, që mediat besnike të qeverisë në mënyrë të ekzagjeruar yshtin papushim kundër tij, gjë që u duket jo e besueshme edhe shumë mbështetësve të partisë Fidesz. /DW

The post Profil/ Kush është njeriu që po trondit pushtetin e Orban në Hungari appeared first on Lapsi.al.

SHBA heq sanksionet ndaj anëtarit të kabinetit të Orbanit

By: Rovena
16 April 2025 at 10:07

Shtetet e Bashkuara kanë hequr sanksionet që kishin vendosur në janar ndaj, Antal Rogan, kreut të kabinetit të kryeministrit hungarez, Viktor Orban. Sanksionet ishin vendosur nën akuzat për korrupsion dhe klientelizëm.

Në një njoftim të publikuar më 15 prill në ueb-faqen e Departamentit amerikan të Thesarit u tha se Rogan është fshirë nga lista e sanksioneve.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka biseduar të martën me kryediplomatin hungarez, Peter Szijjarto, dhe e ka informuar atë me këtë vendim, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce.

Ruboi i tha Szijjartos se Rogan është hequr nga lista e sanksioneve të Departamentit të Thesarit, tha Bruce përmes një njoftimi, duke shtuar se vazhdimi i mbajtjes së tij në listën e sanksioneve nuk është në përputhje me interesat e politikës së jashtme të SHBA-së.

Dy kryediplomatët po ashtu kanë biseduar për forcimin e rreshtimit SHBA-Hungari për çështje kritike dhe për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik, tha Bruce.

Orban dhe partia e tij, Fidesz kanë qenë në mesin e mbështetësve më të zëshëm në Evropë të presidentit amerikan, Donald Trump.

Më herët gjatë këtij viti, Uashingtoni njoftoi më 7 janar për sanksionet ndaj Roganit nën dyshimet se ai ishte përfshirë në korrupsion, duke thënë se ai “përdori rolin e tij për ta pasuruar veten dhe besnikët e partisë së tij”.

Ambasadori i atëhershëm amerikan në Hungari, David Pressman, kishte deklaruar se “korrupsioni sistematik po ndikon në vendimmarrjen e Hungarisë për çështje që kanë ndikim në sigurinë e SHBA-së dhe aleatëve tanë”.

Pressman u largua nga posti i ambasadorit para se Trump të merrte detyrën e presidentit më 20 janar

Qeveria e Orbanit, që i ka quajtur sanksionet ndaj Roganit si “hakmarrje personale e ambasadorit”, ka mirëpritur njoftimin e ri të Uashingtonit për heqjen e sanksioneve, duke thënë se kjo është “shenjë e qartë se gjërat kanë ndryshuar në Uashington”.

Zëdhënësi i Qeverisë hungareze, Zoltan Kovacs, shkroi në X se vendimi “konfirmon ndryshimin e politikës amerikane me kthimin e Trumpit, duke zhbërë vendimet që Hungaria i sheh si vendime të padrejta që janë ndërmarrë në shenjë hakmarrjeje”./REL

Hungaria miraton amendamentin kushtetues për të ndaluar ngjarjet publike LGBTQ+

14 April 2025 at 22:36

Parlamenti i Hungarisë ka miratuar një amendament në kushtetutë, që i lejon qeverisë të ndalojë ngjarjet publike nga komunitetet LGBTQ+.

Studiuesit juridikë dhe kritikët e quajnë vendimin e së hënës një hap tjetër drejt autoritarizmit, pasi qeveria populiste vazhdon të kufizojë të drejtat e komuniteteve LGBTQ+, transmeton Telegrafi.

Amendamenti kaloi sipas linjave partiake, me 140 vota pro dhe 21 kundër. Ai u propozua nga koalicioni qeverisës Fidesz-KDNP i udhëhequr nga kryeministri populist Viktor Orbán, të cilin kritikët e kanë akuzuar për përdorimin e taktikave gjithnjë e më autokratike gjatë sundimit të tij 15-vjeçar.

Përpara votimit, politikanët e opozitës dhe protestuesit e tjerë u përpoqën të bllokonin hyrjen e një garazhi të parkimit të parlamentit, për të parandaluar hyrjen e ligjvënësve të partisë në pushtet.

Policia largoi fizikisht demonstruesit që kishin përdorur zinxhirë për t’u lidhur.

Amendamenti kodifikon një ndalim të ngjarjeve publike LGBTQ+ duke përfshirë ngjarjen popullore Pride, që tërheq mijëra njerëz çdo vit në kryeqytetin, Budapest.

Ai deklaron se të drejtat e fëmijëve për zhvillim moral, fizik dhe shpirtëror zëvendësojnë çdo të drejtë tjetër themelore përveç të drejtës për jetë, duke përfshirë atë për t’u mbledhur në mënyrë paqësore.

Amendamenti i ri gjithashtu lejon që hungarezët që kanë shtetësi të dyfishtë në një vend jo të Zonës Ekonomike Evropiane, t’u pezullohet shtetësia nëse konsiderohen se përbëjnë një kërcënim për rendin publik, sigurinë publike ose sigurinë kombëtare.

Amendamenti është i 15-ti i kushtetutës së Hungarisë që kur partia e Orbanit autorizoi dhe miratoi në mënyrë të njëanshme dokumentin në vitin 2011. /Telegrafi/

 

The post Hungaria miraton amendamentin kushtetues për të ndaluar ngjarjet publike LGBTQ+ appeared first on Telegrafi.

Sondazhet e nxjerrin para Orbanit – udhëheqësi i opozitës hungareze mban një tubim masiv në Budapest

14 April 2025 at 11:49

Udhëheqësi i partisë më të madhe opozitare të Hungarisë të dielën u tha mijëra mbështetësve se ai do ta nxirrte vendin e tij nga izolimi ndërkombëtar nëse mposht kryeministrin Viktor Orbán në zgjedhjet e planifikuara për vitin e ardhshëm.

Péter Magyar, kreu i partisë Respekt dhe Liri (Tisza), përfaqëson sfidën më serioze ndaj pushtetit të Orbanit që kur lideri populist i krahut të djathtë mori detyrën në vitin 2010, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Sondazhet e fundit sugjerojnë se Tisza ka kaluar partinë Fidesz të Orbanit, ndërsa Hungaria po përballet me një ekonomi në stagnim dhe është “anashkaluar politikisht” në Bashkimin Evropian për politikat e Orbanit.

Duke folur në një tubim në Budapest të dielën, Magyar tha se, nëse zgjidhet, ai do të rivendoste marrëdhëniet dhe reputacionin e Hungarisë mes aleatëve të saj që kanë vuajtur pasi Orbán ka sulmuar BE-në dhe ka ndjekur marrëdhënie të ngushta me autokracitë si Rusia dhe Kina.

Magyar theksoi: “Atdheu ynë, Hungaria, do të jetë edhe një herë një aleat krenar dhe i besueshëm i NATO-s. Hungaria do të jetë përsëri një anëtare e plotë e Bashkimit Evropian”.

Orbán, një lider i vetë-përshkruar “joliberal”, është akuzuar nga kritikët se e ka nxjerrë Hungarinë jashtë komunitetit të demokracive evropiane duke “gërryer” institucionet demokratike, duke shkelur pavarësinë e gjyqësorit dhe duke marrë nën kontroll pjesën më të madhe të mediave të Hungarisë.

Që nga marrja e pushtetit në vitin 2010, ai dhe partia e tij Fidesz kanë udhëhequr vendin me dy të tretat e shumicës në parlament dhe kanë mundur lehtësisht çdo opozitë.

Por sondazhet e fundit sugjerojnë se Tisza ka dalë përpara Fidesz në popullaritet pasi fushata e Magyar fokusohet në çështjet ekonomike dhe sociale me të cilat përballet vendi si inflacioni i vazhdueshëm, një sistem i dobët shëndetësor dhe korrupsioni i supozuar i qeverisë.

Nóra Farkas, një mbështetëse e Magyarit në tubim, tha se kishte shpresuar për humbjen e Orbanit në zgjedhjet e fundit kombëtare të Hungarisë në vitin 2022, por se me rreth një vit deri në zgjedhjet e ardhshme, ajo është më e sigurt se ndryshimi është i mundur.

“Kushdo që mendon se gjërat po shkojnë mirë në këtë vend është i verbër. Orbán dhe rrethi i tij janë arsyeja kryesore për problemet”, mendon ajo.

Magyar tha se sistemi i Orbanit “nuk mund të reformohet, nuk mund të rregullohet, nuk mund të përmirësohet.

“Ky sistem mund të zëvendësohet vetëm dhe kjo është ajo që ne do të bëjmë – ligjërisht, në mënyrë demokratike, por me vendosmëri, ne do të rrëzojmë regjimin”. /Telegrafi/

The post Sondazhet e nxjerrin para Orbanit – udhëheqësi i opozitës hungareze mban një tubim masiv në Budapest appeared first on Telegrafi.

Orban dhe Netanyahu qëndruan para flamujve “të gabuar”

4 April 2025 at 09:56

Gjatë konferencës në Budapest, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe homologu i Hungarisë, Victor Orban ndërruan pozitat dhe qëndruan para “flamujve të gabuar.”

Konkretisht, në kundërshtim me atë që parashikon protokolli, Orban qëndroi para flamurit të Hungarisë, ndërsa Netanyahu para flamurit të Izraelit.

Netanyahu erdhi në Budapest edhe pse kishte një urdhër arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për krime lufte në Gaza, dhe për ta mundësuar ardhjen e tij, Hungaria doli nga kjo organizatë.

Orban gjatë fjalimit tha se “Hungaria ka qenë me Izraelin gjatë gjithë periudhës së luftës dhe se është e rëndësishme që Izraeli të mbetet i fortë dhe i qëndrueshëm”, duke e quajtur atë “ngulitje në Lindjen e Mesme”.

Ai shprehu shqetësim për një rritje të mundshme të antisemitizmit në Evropë, duke theksuar se “në Hungari nuk fluturonin flamuj të Hamasit”.

Orban tha se imigracioni ilegal në Evropë është shkaku i antisemitizmit dhe se “elitat në Bruksel nuk po merren me këtë çështje.”

Lideri hungarez theksoi se Budapesti nuk do të pranojë asnjë marrëveshje të BE-së për migrimin që do të mundësonte hyrjen e kërkuesve të azilit. /Telegrafi/

The post Orban dhe Netanyahu qëndruan para flamujve “të gabuar” appeared first on Telegrafi.

Tarifat e Trump, Hungaria akuzon BE-në: Paaftësi

By: Rovena
3 April 2025 at 12:29

Shumë liderë evropianë këtë mëngjes kanë dënuar tarifat e Trump. Disa më me forcë se të tjerët, por shumica prej tyre bien në një mendje, kur bëhet fjalë për ndikimin që do të kenë këto tarifa në vendet e tyre.

Përballë shumicës “dëshpëruese” nga tarifat e SHBA-së, është Hungaria, kryeministri i së cilës Viktor Orban është një aleat kyç i Trump.

Ministri i Jashtëm Peter Szijjarto nuk i përbuzi fjalët e tij mëngjesin e sotëm kur fajin për tarifat e hodhi në këmbët e BE-së, duke thënë: “Është vërtetuar sërish se në Bruksel institucionet evropiane po drejtojnë njerëz të paaftë, të cilët po vuajnë edhe nga një ‘Trumpfobi’ shumë e rëndë”.

Szijjarto argumentoi se Evropa ka një tarifë 10% për SHBA-në në sektorin e automobilave kundrejt tarifës 2.5% të SHBA-së për Evropën. Sipas tij tarifat evropiane duhet të ishin ulur në 2.5% ndaj SHBA-së dhe më pas mund të ishte krijuar një pozicion negociues.

“Ne i bëjmë thirrje me forcë Komisionit të BE-së që të bashkohet dhe të negociojë me amerikanët, të negociojë për bashkëpunimin doganor, sepse nëse vazhdojnë kështu, do të jetë një goditje tjetër për komunitetin evropian”, tha Szijjarto./abcnews.al

Netanjahu pritet të viziojë Hungarinë, Orban kundërshton GJNP: Nuk do arrestohet

2 April 2025 at 16:11
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu fillon një vizitë katër-ditore në Hungari të enjten, duke sfiduar një urdhër arresti të Gjykatës Penale Ndërkombëtare mbi akuzat për krime lufte në Gaza.
Si një anëtar themelues i GJNP-së, Hungaria është teorikisht e detyruar të arrestojë dhe të dorëzojë këdo që i nënshtrohet një mandati nga gjykata, por kryeministri hungarez Viktor Orban e bëri të qartë kur lëshoi ​​ftesën se Hungaria nuk do ta respektonte vendimin.
Netanyahu, i cili po përballet me një “stuhi politike” në vendin e tij për një hetim mbi lidhjet e dyshuara midis Katarit dhe tre ndihmësve të tij, do të takohet me Orbanin përpara një konference për shtyp rreth orës 10:00.
Netanyahu ka hedhur poshtë akuzat për ndihmësit e tij si “lajme të rreme”. Një zyrtar i Katarit i ka hedhur poshtë akuzat si pjesë e një “fushate shpifjeje” kundër Katarit.
Në Budapest, punëtorët po ndërtonin një skenë në Kalanë e Budës të mërkurën, ku Orban ishte planifikuar të priste Netanyahun në një ceremoni me nderime ushtarake të enjten në mëngjes dhe forcat e sigurisë mund të shiheshin pranë hotelit qendror të Budapestit ku do të qëndrojë Netanyahu.
LEXONI GJITHASHTU:

The post Netanjahu pritet të viziojë Hungarinë, Orban kundërshton GJNP: Nuk do arrestohet appeared first on Euronews Albania.

Ka ardhur koha për të ndëshkuar Orbanin, thotë qeveria e ardhshme e Gjermanisë

31 March 2025 at 15:17

Qeveria e ardhshme e Gjermanisë thotë se do t’i bëjë presion Bashkimit Evropian që më në fund “t’i shtojë pak veprimet” për vendet që sillen keq – në një referencë të fshehtë për Hungarinë e Viktor Orbanit.

Konservatorët e kancelarit të ardhshëm Friedrich Merz dhe partneri i tyre i mundshëm i koalicionit të qendrës së majtë, Partia Social Demokrate (SPD), kanë rënë dakord të kërkojnë që blloku të ndalojë fondet dhe të pezullojë të drejtat e votës nga vendet që shkelin parimet kryesore si sundimi i ligjit, sipas një projekt-marrëveshjeje koalicioni të parë nga Politico, përcjell Telegrafi.

Ndërsa Hungaria nuk u përmend me emër, draft-marrëveshja i referohet qartazi shkelësit më të keq të BE-së, i cili prej vitesh është akuzuar për “shkatërrimin” e normave demokratike, duke kufizuar lirinë e shtypit dhe duke kufizuar pavarësinë e gjyqtarëve.

Partitë gjermane – ajo e Merzit dhe SPD-ja që udhëhoqi qeverinë e fundit – janë aktualisht duke negociuar për të formuar një koalicion dhe duhet të bien dakord mbi parimet themelore përpara se të marrin detyrën.

Një marrëveshje për t’i bërë presion BE-së që të ndjekë vende si Hungaria, është pjesë e një sërë marrëveshjesh të përkohshme që mbulojnë çështje të ndryshme si politika e migracionit, heqja graduale e qymyrit dhe shpenzimet e mirëqenies.

“Instrumentet ekzistuese mbrojtëse, nga procedurat e shkeljes dhe mbajtja e fondeve të BE-së deri te pezullimi i të drejtave të anëtarësimit, si të drejtat e votës në Këshillin e BE-së, duhet të zbatohen shumë më konsistente se më parë”, shkruanin negociatorët nga blloku konservator i Merz-it dhe SPD në një projekt-marrëveshje koalicioni mbi politikën e BE-së.

Kujtojmë se në vitin 2022, Komisioni Evropian vendosi të bllokojë rreth 22 miliardë euro para të gatshme të BE-së të destinuara për Hungarinë mes shqetësimeve për të drejtat e njeriut dhe pavarësinë e gjyqësorit.

Ai përfundimisht “shkriu” më shumë se 10 miliardë euro vitin e kaluar, duke shkaktuar një reagim të ashpër.

Një pikë mosmarrëveshjeje midis BE-së dhe qeverisë së Hungarisë ka qenë miqësia e Orbanit ndaj Moskës, me Budapestin duke përdorur vazhdimisht të drejtën e vetos për të bllokuar sanksionet ndaj oligarkëve dhe shefave ushtarakë rusë.

Për të anashkaluar këtë të drejtë vetoje, qeveria gjermane e ardhshme dëshiron të “mbrojë një zgjerim të votimit të shumicës së cilësuar në Këshillin e BE-së”, veçanërisht për disa çështje të Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP), siç është vendosja e sanksioneve.

Kjo do të mundësonte marrjen e vendimeve pa nevojën e miratimit hungarez. /Telegrafi/

The post Ka ardhur koha për të ndëshkuar Orbanin, thotë qeveria e ardhshme e Gjermanisë appeared first on Telegrafi.

Netanyahu viziton Hungarinë javën e ardhshme

30 March 2025 at 20:16

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu do të udhëtojë në Hungari këtë javë.

Netanyahu pritet të takohet me homologun e tij Viktor Orban, ka bërë të ditur të dielën zyra e kryeministrit.

Ai do të largohet të mërkurën dhe do të kthehet në Izrael të dielën, thuhet në njoftimin e zyrës, raportojnë mediat e huaja.

❌
❌