Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Spiunazh” me informacione nga bursa, dënohen me burg shqiptarët vëlla e motër në Londër

By: Ela
13 July 2025 at 12:35

Karriera e shkëlqyer e një shqiptari në Londër si analist i tregjeve financiare është ndërprerë, pasi ai dhe e motra u dënuan për përdorim të informacioneve të brendshme për përfitime monetare. Sipas agjencisë Reuters, Redinel Korfuzi, 38 vjeç i lindur në Tiranë, drejtoi skemën dhe i dha informacione motrës së tij Oerta Korfuzi, 36 vjeçe […]

The post “Spiunazh” me informacione nga bursa, dënohen me burg shqiptarët vëlla e motër në Londër appeared first on BoldNews.al.

Irani ekzekuton 3 persona të akuzuar për spiunazh për Izraelin

25 June 2025 at 07:49

Tre iranianë të akuzuar për spiunazh për agjencinë e inteligjencës izraelite, Mossad, janë ekzekutuar, sipas një agjencie lajmesh iraniane të lidhur me gjyqësorin.

Tre të dyshuarit u ekzekutuan të mërkurën në mëngjes në burgun e Urmisë në zonën kufitare veriperëndimore të vendit me Turkiyen, sipas faqes së lajmeve Mizan Online.

Të dyshuarit dyshohet se kanë kontrabanduar “pajisje për vrasje” në vend nën maskën e një “ngarkese me pije alkoolike”.

Raporti nuk tha se kur u arrestuan të dyshuarit, vetëm se ata u ekzekutuan me akuzat për “luftë kundër Zotit dhe përhapje të korrupsionit në Tokë përmes bashkëpunimit me Izraelin”.

Irani kishte ekzekutuar të paktën tre persona të akuzuar për spiunazh që kur Izraeli nisi operacionin e tij ushtarak kundër Iranit më 13 qershor.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Irani ekzekuton 3 persona të akuzuar për spiunazh për Izraelin appeared first on Euronews Albania.

U akuzuan se spiunuan për Izraelin, Irani ekzekuton tre persona

By: user 11
25 June 2025 at 07:47

Mediat iraniane thonë se Irani ka varur tre burra, të akuzuar për spiunazh për Izraelin. Agjencia Mizan raporton se ata u dënuan edhe për “përpjekje për të futur kontrabandë pajisje për të kryer vrasje”.

Ekzekutimi i tyre vjen në një kohë tensionesh të rritura mes Iranit dhe Izraelit, të cilat janë përshkallëzuar ndjeshëm. Irani ka arrestuar gjithashtu 700 persona të akuzuar për lidhje me Izraelin gjatë konfliktit 12-ditor, sipas Nour News. Autoritetet iraniane e kanë akuzuar prej kohësh Izraelin për përfshirje në operacione të fshehta brenda territorit të vendit, përfshirë atentate ndaj shkencëtarëve bërthamorë dhe operacione sabotazhi.

The post U akuzuan se spiunuan për Izraelin, Irani ekzekuton tre persona appeared first on Lapsi.al.

KRETË – Arrestohet një person i dyshuar për spiunazh në një bazë amerikane

KRETË, 23 qershor /ATSH-DPA/- Autoritetet greke kanë ndaluar një burrë të dyshuar për spiunazh në bazën amerikane në Kretë.

”Sipas autoriteteve ai është parë duke vëzhguar bazën ajrore dhe detare amerikane në Gjirin e Soudës në Kretë”, raportoi transmetuesi grek ERT, duke cituar burime policore.

Sipas raportit, autoritetet thonë se ai është parë duke fotografuar vende strategjikisht të ndjeshme dhe duke ndjekur lëvizjet e anijeve luftarake që hynin dhe dilnin nga gjiri.

Policia i sekuestroi afërsisht 5 000 fotografi dhe video të shumta.

Arrestimi vjen vetëm disa ditë pas një incidenti të ngjashëm në Qipro, ku një burrë u ndalua për planifikimin e dyshuar të një sulmi terrorist ndaj objekteve ushtarake atje.

I dyshuari dyshohet se ka ardhur nga Azerbajxhani dhe se ka vepruar në emër të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC).

Sipas medieve qipriote që citojnë burime qeveritare, ai hyri në vend duke përdorur një pasaportë britanike.

”Bazat perëndimore në Mesdhe, përfshirë dy baza britanike në Qipro dhe bazën strategjikisht të rëndësishme amerikane në Suda, mund të bëhen shënjestra të grupeve ekstremiste për shkak të luftës në rritje midis Izraelit dhe Iranit”, sipas forcave të sigurisë qipriote dhe greke.

”Si masë paraprake, mbikëqyrja dhe monitorimi rreth këtyre vendeve ushtarake është intensifikuar”, sipas raporteve të medieve nga të dy vendet./   /os/

The post KRETË – Arrestohet një person i dyshuar për spiunazh në një bazë amerikane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiunazhi në favor të Izraelit, 24 të arrestuar në Iran

By: user 5
19 June 2025 at 19:16

Policia iraniane njoftoi arrestimin e 24 personave të akuzuar për spiunazh për Izraelin dhe përpjekje për të dëmtuar imazhin e vendit, sipas një deklarate të publikuar nga agjencia e lajmeve Tasnim.

“Njëzet e katër individë që spiunonin për armikun sionist jashtë linje dhe në internet, dhe që përpiqeshin të shqetësonin opinionin publik dhe të njollosnin e shkatërronin imazhin e sistemit të shenjtë të Republikës Islamike të Iranit, janë arrestuar”, tha komandanti i policisë së Teheranit Perëndimor, Kiumars Azizi.

Ndërkohë, avionët luftarakë të Forcave Ajrore sapo kanë përfunduar një valë sulmesh në Iranin perëndimor.

Sulmet kishin në shënjestër objektet e raketave tokë-tokë dhe personelin ushtarak iranian. Një burim izraelit tha: “Dy të tretat e lançuesve iranianë u dëmtuan”, raportoi Channel 12, duke cituar Reuters.

The post Spiunazhi në favor të Izraelit, 24 të arrestuar në Iran appeared first on Lapsi.al.

Përplasja me Izraelin/ Akuzohen për spiunazh, arrestohen 24 persona në Iran

By: Ardit
19 June 2025 at 17:57

24 persona të akuzuar për spiunazh për Izraelin dhe përpjekje për të dëmtuar imazhin e vendit, janë arrestuar nga policia e Iranit. “Njëzet e katër individë që spiunonin për armikun sionist jashtë linje dhe në internet, dhe që përpiqeshin të shqetësonin opinionin publik dhe të njollosnin e shkatërronin imazhin e sistemit të shenjtë të Republikës […]

The post Përplasja me Izraelin/ Akuzohen për spiunazh, arrestohen 24 persona në Iran appeared first on BoldNews.al.

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

17 May 2025 at 16:56

Tre burra iranianë janë paraqitur në gjykatën e Westminster, të akuzuar sipas Aktit të Sigurisë Kombëtare për ndihmë ndaj shërbimit të inteligjencës së jashtme iraniane.

Mostafa Sepahvand (39 vjeç), Farhad Javadi Manesh (44 vjeç), dhe Shapoor Qalehali Khani Noori (55 vjeç) u arrestuan pas një hetimi kundër terrorizmit të udhëhequr nga Scotland Yard.

Ata janë akuzuar për përfshirje në aktivitete që mund të ndihmojnë shërbimin e inteligjencës së huaj mes periudhës 14 gusht 2024 – 16 shkurt 2025. Sepahvand është gjithashtu i akuzuar për mbikëqyrje dhe kërkime me burim të hapur për kryerjen e dhunës së rëndë kundër një personi në Mbretërinë e Bashkuar. Manesh dhe Noori akuzohen për mbikëqyrje dhe zbulim, gjithashtu me qëllim kryerjen e dhunës së rëndë.

Pas seancës, të pandehurit, të cilët nuk pranuan fajësinë, u lanë në paraburgim dhe do të paraqiten për një seancë paraprake dëgjimore në Old Bailey më 6 qershor. Një burrë tjetër, i arrestuar më 9 maj, u lirua pa akuza.

Gjyqtarja Annabel Pilling e dërgoi çështjen në gjykatën qendrore penale dhe u tha të pandehurve se do të ketë një gjyq në kohën e duhur para një gjyqtari dhe jurie, nëse ata nuk pranojnë fajësinë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës appeared first on Euronews Albania.

Hungaria dhe Ukraina, skandali i një thrilleri spiunazhi

16 May 2025 at 08:59

Një thriller spiunazhi me Ukrainën, një lamtumirë e mentalitetit të paqes, një shpallje lufte ndaj opozitës: Hungaria po kalon një periudhë të trazuar këto ditë. Spiunazhi, lufta e shërbimeve sekrete, epoka e akullnajave diplomatike me Ukrainën, fushata propagandistike pro-ruse, fjalimi luftarak i ministrit të Mbrojtjes dhe së fundmi hetimi i dyshimtë kundër kundërshtarit më të rëndësishëm […]

The post Hungaria dhe Ukraina, skandali i një thrilleri spiunazhi appeared first on BoldNews.al.

Kievi i akuzoi për spiunazh, Hungaria dëbon dy diplomatë ukrainas

9 May 2025 at 17:14

Qeveria hungareze ka njoftuar se ka dëbuar dy diplomatë ukrainas, duke i akuzuar ata për spiunazh.

Ky vendim, vjen edhe pas akuzave të Kievit për ekspozimin e një rrjeti spiunazhi hungarez.

“Dy spiunët” po punonin nën mbulim diplomatik në ambasadën ukrainase në Budapest”, tha Ministri i Jashtëm hungarez Péter Szijjártó nëpërmjet një reagimi në Facebook.

Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SBU) tha më 9 maj se ka arrestuar dy persona të dyshuar si agjentë në Zakarpatia dhe pretendon se njeriu që i udhëhiqte ata është një punonjës i inteligjencës ushtarake hungareze.

SBU-ja tha se kjo është hera e parë që Ukraina zbulon një rrjet hungarez të spiunimit duke punuar për ta minuar sigurinë e vendit.

Ky njoftim vjen mes tensioneve midis Ukrainës dhe Hungarisë, ku kryeministri Viktor Orban ka ruajtur marrëdhënie të mira me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin dhe ka kundërshtuar sanksionet ndaj Kremlinit, pavarësisht luftës së Moskës kundër Ukrainës.

Budapesti dëbon diplomatë ukrainas, pasi Kievi zbuloi një rrjet hungarez të spiunazhit

By: Ardit
9 May 2025 at 15:52

Agjencia kryesore e sigurisë e Ukrainës tha se ka zbuluar një rrjet spiunazhi të drejtuar nga Hungaria që po kërkonte informacione të ndjeshme për mbrojtjen ushtarake dhe opinionin publik në rajonin perëndimor të Zakarpatias, i cili kufizohet me Hungarinë dhe ka një popullsi të konsiderueshme me prejardhje hungareze. Hungaria reagoi duke dëbuar dy diplomatë ukrainas […]

The post Budapesti dëbon diplomatë ukrainas, pasi Kievi zbuloi një rrjet hungarez të spiunazhit appeared first on BoldNews.al.

Dosja e Prokurorisë: Hysri Selimi, i dyshuar për spiunim te BIA serbe, paguhej deri në 700 euro

7 May 2025 at 23:06

Hysri Selimi, i arrestuar nga autoritetet e Kosovës dje, më 06.05.2025, si i dyshuar për spiunazh, sipas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), është i rekrutuar nga Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA).

Sipas dosjes së PSRK-së, Selimi ka mbledhur e më pas i ka dhënë informacione BIA-s për numrin e personave të radikalizuar dhe numrin e atyre qytetarëve të Kosovës që kanë shkuar për të luftuar në Siri.

PSRK pretendon se këto nuk ishin informacionet e vetme që i janë dhënë BIA-s serbe.

Në dosjen e saj, Prokuroria Speciale pretendon se Hysri Selimi i ka përcjellë shërbimit sekret të Serbisë informacione edhe për zyrtarë të lartë të partive politike të Kosovës, si dhe informacione rreth institucioneve të sigurisë së Kosovës.

Sipas dosjes, këto informacione të grumbulluara për BIA-n serbe ishin transmetuar përmes takimeve fizike duke shkuar në territorin e Serbisë.

Prokuroria pretendon se Selimi ishte paguar për këto veprimtari në vlerë deri në 700 euro.

Prokuroria Speciale pretendon se BIA serbe i ka dhënë Selimit edhe telefona të mençur që janë përdorur për të zhvilluar komunikimet me zyrtarët e Serbisë.

Për të gjitha këto pretendime të ngritura nga PSRK, në kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit specifikohet se Selimi kishte qenë nën masa të fshehta të vëzhgimit.

Prokuroria Speciale ka mbështetur kërkesën për caktimin e paraburgimit në provat që cak kishin vërtetimin se Selimi ishte duke kryer veprën penale të spiunazhit, raporton Kallxo.

Për të konfirmuar një gjë të tillë Prokuroria i ka përgjuar telekomunikimet e Selimit, e ka vëzhguar fshehtë me video në vende publike, ka verifikuar hyrje-daljet e tij nga territori i Kosovës për në Serbi, si dhe konfirmimi nga institucionet e sigurisë së Kosovës se personi me të cilët takohej Selimi për t’i dhënë informacionet është zyrtar i BIA-s serbe.

Selimi gjendet në masën e paraburgimit pasi Gjykata më 07.05.2025 e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë që t’i caktohet kjo masë.

The post Dosja e Prokurorisë: Hysri Selimi, i dyshuar për spiunim te BIA serbe, paguhej deri në 700 euro appeared first on Telegrafi.

Prokuroria Speciale e Kosovës arreston një person të dyshuar për spiunazh

6 May 2025 at 13:42

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se ka arrestuar sot një person me inicialet H.S., shtetas i Kosovës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”.

Atij i është caktuar ndalimi prej 48 orësh.

Sipas Prokurorisë, aksioni për arrestimin e tij është zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, si dhe asistencën e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Po ashtu, thuhet se është kryer edhe bastisje në dy lokacione në Kosovë, ku janë sekuestruar prova materiale, përfshirë edhe disa telefona, që dyshohet se janë përdorur nga i dyshuari gjatë kryerjes së veprës penale.

Prokurori i shtetit ndaj të dyshuarit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh, dhe ndaj të njëjtit do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zhvillimin e suksesshëm të procedurës penale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Prokuroria Speciale e Kosovës arreston një person të dyshuar për spiunazh appeared first on Euronews Albania.

I pabazë alarmi për përgjimin brenda balancuesve të gomave

14 April 2025 at 14:16

Pretendimi: Peshat e balancimit të gomave janë pajisje spiunazhi nga qeveria

Verdikti: E paprovuar

————————————————–

Një artikull i portalit shqipfolës alb365 pretendon se “peshat e balancimit të gomave janë pajisje spiunazhi nga qeveria!”

Në brendinë e tij, artikulli pretendon më tej se “një investigim i fshehtë” dhe “burime të brendshme” kanë zbuluar se peshat metalike që vendosen tek rrotat e makinës janë “pajisje të

sofistikuara spiunazhi të instaluara nga qeveria për të gjurmuar çdo lëvizje të qytetarëve.” Ai citon më tej “një ish-punonjës anonim të një kompanie prodhuese” dhe “ekspertët e pavarur.”

Lexuesi skeptik vëren se artikulli jo vetëm nuk ofron ndonjë provë konkrete që ka dalë nga investigimi i fshehtë që mbështet pretendimin e jashtëzakonshëm, por as nuk jep ndonjë detaj bazë identifikues që do ta vendoste ngjarjen e pretenduar në kohë dhe hapësirë.

Kush e kreu këtë investigim të fshehtë, brenda cilit institucioni apo kompania ndodhen burimet e cituara, cilët janë ekspertët e pavarur, në cilën kompani prodhuesi punonte burimi anonim, dhe, më kryesorja, cila qeveri pretendohet se po spiunon qytetarët e saj? Asnjë nga këto pyetje që lindin natyrshëm nuk gjen përgjigje në tekst, duke e bërë pretendimin mjaftueshëm të vagullt sa t’i përshtatet situatës të një sërë lexuesish.

Pretendimi i mësipërm qarkullon në rrjet të paktën që nga viti 2019 dhe është përgënjeshtruar nga kolegët fakt-verifikues të Snopes.

Peshat e rrotave nuk kanë asnjë lidhje me spiunazhin. Ato përdoren gjatë procesit të balancimit të rrotavenjë procedurë që siguron që gomat dhe rrotat të kenë shpërndarje të barabartë të peshës, si dhe të eliminojnë dridhjet dhe konsumimin e tepërt ose të pabarabartë të gomave.

Çipet RFID në fakt vendosen në disa goma. Por jo që qeveria t’ju gjurmojë. Si rregull, kjo teknologji përdoret kryesisht për qëllime inventari. Në vitin 2006, NASCAR përdorte teknologjinë RFID të ngulitur në muret e gomave për të ndihmuar në menaxhimin e inventarit të marrë me qira.

Çipet RFID (identifikimi me radiofrekuencë) janë mikroçipa që japin të dhëna që mund të përdoren nga një skaner ose lexues duke përdorur sinjale të radiofrekuencës. Zakonisht, ai ka një lloj antene të integruar. Në thelb, është një barkod i cili mund të lexohet deri në disa metra larg. “Çipet RFID mund të ngjiten pothuajse kudo: rroba, këpucë, automjete, kontejnerë dhe madje edhe bimë, kafshë dhe qenie njerëzore,” sipas Techopedia.com.

The post I pabazë alarmi për përgjimin brenda balancuesve të gomave appeared first on Faktoje.al.

Akuzohen për spiunazh, Rusia dhe SHBA shkëmbejnë të burgosurit

By: armand
10 April 2025 at 17:25

Lufta e Ftohtë nuk ka mbaruar akoma. Kjo vihet re tek shkëmbimi i të burgosurve midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Moska liroi një punonjëse të inteligjencës amerikane nga Los Anxhelos e cila u dënua fillimisht me 12 vjet burg për spiunazh në dobi të Ukrainës, në këmbim të një personazhi gjermano-rus të akuzuar për […]

The post Akuzohen për spiunazh, Rusia dhe SHBA shkëmbejnë të burgosurit appeared first on BoldNews.al.

Rusët e dyshuar për spiunazh/ Gjykata e Elbasanit kthen dosjen për plotësim hetimesh

By: Ela
14 March 2025 at 13:26

Gjykata e Elbasanit i ktheu për plotësim hetimesh prokurorisë, dosjen e dy rusëve dhe një ukrainasi, të cilët u kapën në uzinën e armëve në Gramsh, pas përplasjes me rojet ushtarakë. Vendimi u mor tre ditë me parë në seancën paraprake gjyqësore, ku organit akuzues iu la afat kohorë deri në fund të muajit maj. […]

The post Rusët e dyshuar për spiunazh/ Gjykata e Elbasanit kthen dosjen për plotësim hetimesh appeared first on BoldNews.al.

Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën “jofunksionale”

By: Ela
13 March 2025 at 12:46

Spiunazhi është një kërcënim serioz për sigurinë e Kosovës dhe arrestimet e fundit vetëm se nxjerrin në pah rrezikun e vazhdueshëm, thonë ekspertët. Sipas tyre, ky aktivitet jo vetëm që destabilizon vendin brendapërbrenda, por dëmton edhe pozitën e tij ndërkombëtare. Institucionet, në anën tjetër, janë kryesisht të heshtura për përmasat e problemit. Ish-kryeinspektori i Agjencisë […]

The post Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën “jofunksionale” appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet një grua serbe në Kosovë, akuzohet për spiunazh

28 February 2025 at 21:05

Një grua është arrestuar nga policia në Mitrovicë, për shkak të dyshimit se ka kryer kryer veprën penale “Spiunazh”. Kosovapress raporton nga burimet e veta se e arrestuara ka inicialet J.Dj (J.Gj.) dhe vjen nga radhët e komunitetit serb. Agjencia ka siguruar edhe një fotografi të së arrestuarës. E dyshuara për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, […]

The post Arrestohet një grua serbe në Kosovë, akuzohet për spiunazh appeared first on BoldNews.al.

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj dy të pandehurve për “spiunazh”

By: E.K
20 February 2025 at 14:11

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të enjten aktakuzë kundër dy të pandehurve me inicialet B.SH. dhe M.Q., nën dyshimin se e kanë kryer veprën penale të spiunazhit. I pandehuri M.Q. është përmendur edhe për dyshimet për kryerje të veprës penale “mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar i armëve”. Të pandehurit janë arrestuar […]

The post Prokuroria ngre aktakuzë ndaj dy të pandehurve për “spiunazh” appeared first on FaxWeb.

Akuzohet se spiunoi për Iranin, dënohet me 14 vite burg ish-ushtari britanik

By: armand
3 February 2025 at 16:50

Një gjykatë britanike ka dënuar ish-ushtarin Daniel Khalife me 14 vite e 3 muaj burgim për spiunazh për Iranin dhe arratisje nga burgu. Gati 18 muaj më parë, Daniel Khalife nxiti një debat në mbarë Mbretërinë e Bashkuar kur u arratis nga burgu Uandsuorth, përpara se të arrestohej tre ditë më vonë në një rrugë […]

The post Akuzohet se spiunoi për Iranin, dënohet me 14 vite burg ish-ushtari britanik appeared first on BoldNews.al.

SHBA/ Arrestohet ish-këshilltari i Rezervës Federale nën dyshimet për spiunazh për Kinën

By: Ela
2 February 2025 at 08:51

Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi se ka arrestuar një ish këshilltar të lartë të Rezervës Federale nën dyshimet se i shiti Kinës sekrete shtetërore. Në një aktakuzë nga juria e madhe, 63-vjeçari John Harolds nga qyteti Viena i Virxhinias, akuzohet për vjedhje të sekreteve tregtare nga Rezerva Federale dhe shitjen e tyre spiunëve kinezë për […]

The post SHBA/ Arrestohet ish-këshilltari i Rezervës Federale nën dyshimet për spiunazh për Kinën appeared first on BoldNews.al.

❌
❌