Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 July 2025Main stream

“Spiunazh” me informacione nga bursa, dënohen me burg shqiptarët vëlla e motër në Londër

By: Ela
13 July 2025 at 12:35

Karriera e shkëlqyer e një shqiptari në Londër si analist i tregjeve financiare është ndërprerë, pasi ai dhe e motra u dënuan për përdorim të informacioneve të brendshme për përfitime monetare. Sipas agjencisë Reuters, Redinel Korfuzi, 38 vjeç i lindur në Tiranë, drejtoi skemën dhe i dha informacione motrës së tij Oerta Korfuzi, 36 vjeçe […]

The post “Spiunazh” me informacione nga bursa, dënohen me burg shqiptarët vëlla e motër në Londër appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Darka e Mbretit Charles, Macron i bën një shenjë me sy Kate Middleton

By: Besnik
9 July 2025 at 12:14

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Princesha e Uellsit, Kate Middleton, shkëmbyen një moment të përzemërt gjatë darkës shtetërore të organizuar mbrëmjen e së martës nga Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla në Kështjellën Windsor, në nder të çiftit presidencial të Francës.

Darka shënoi gjithashtu rikthimin publik të Kate Middleton në një ngjarje të tillë zyrtare pas sfidës së saj shëndetësore.

E veshur me një fustan elegant mëndafshi në ngjyrë të kuqe të errët nga Givenchy, ajo mbante për herë të parë Urdhrin Mbretëror të Meritës të Mbretit Charles si dhe diademën e Princeshës Diana.

Presidenti Macron u ul mes Mbretit Charles dhe Princeshës së Uellsit, ndërsa zonja e parë franceze, Brigitte Macron, e veshur me një fustan blu të çelët, qëndroi midis Mbretëreshës Camilla dhe Princit William, i cili ishte me smoking dhe dekoratat mbretërore.

Një moment që tërhoqi vëmendjen ishte kur Macron i bëri një shenjë me sy Kate Middleton para se të shkëmbenin një dolli. Ngjarja mblodhi figura të njohura si Sir Elton John, i shoqëruar nga bashkëshorti i tij, Sir Mick Jagger, aktorja Kristin Scott Thomas, këngëtari Mika dhe futbollistja Mary Earps.

Të pranishëm ishin gjithashtu anëtarët kryesorë të familjes mbretërore britanike, përfshirë Princeshën Anne me bashkëshortin Timothy Lawrence dhe Dukën e Dukeshën e Edinburgut.

Darka u zhvillua në ambientet madhështore të St. George’s Lodge, me një tavolinë zyrtare 50 metra të gjatë, e zbukuruar me kujdes për gjashtë ditë me lule dhe bimë aromatike nga kopshtet mbretërore. Këto dekorime do të dhurohen më pas për organizatën bamirëse “Floral Angels”, e cila shpërndan lule në spitale dhe institucione të tjera.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Darka e Mbretit Charles, Macron i bën një shenjë me sy Kate Middleton appeared first on Euronews Albania.

Macron në Londër: Franca dhe Britania mund ta shpëtojnë Evropën

By: Besnik
9 July 2025 at 07:37

Presidenti francez Emmanuel Macron i kërkoi Mbretërisë së Bashkuar të qëndrojë pranë fqinjëve të saj, pavarësisht daljes nga Bashkimi Evropian, duke deklaruar se të dy vendet do të “shpëtojnë Evropën” përmes mbrojtjes së demokracisë, ligjit dhe rendit ndërkombëtar në një botë të rrezikshme.

Gjatë një vizite shtetërore që kombinoi ceremonitë mbretërore me bisedime mbi çështje si Ukraina dhe migracioni, Macron tha se Evropa duhet të forcojë ekonominë dhe mbrojtjen, si dhe të zvogëlojë varësinë nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina.

Udhëtimi tre-ditor i Macron, i bërë me ftesë të Mbretit Charles, është vizita e parë shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar nga një udhëheqës i Bashkimit Evropian që nga Brexit. Kjo vizitë simbolizon dëshirën e qeverisë britanike për të përmirësuar marrëdhëniet me bllokun evropian pas daljes nga BE-ja në vitin 2020.

Duke iu drejtuar anëtarëve të të dy dhomave të Parlamentit britanik, Macron tha se Franca dhe Mbretëria e Bashkuar përfaqësojnë “një rend botëror të bazuar në ligj, drejtësi dhe respekt për integritetin territorial – një rend që sot po sfidohet çdo ditë”. Ai theksoi se “Mbretëria e Bashkuar dhe Franca duhet t’i tregojnë botës se aleanca jonë mund të bëjë ndryshimin”, duke shtuar se “ne do ta shpëtojmë Evropën me shembullin dhe solidaritetin tonë”.

Sipas tij, edhe pse Britania është larguar nga BE-ja, “nuk mund të qëndrojë mënjanë”, pasi çështjet e mbrojtjes, sigurisë, konkurrueshmërisë dhe demokracisë janë të ndërthurura në të gjithë kontinentin evropian.

Macron nënvizoi se Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kanë përgjegjësi për të trajtuar migracionin e parregullt me “humanizëm, solidaritet dhe vendosmëri”. Ai tha se një zgjidhje efektive mund të arrihet vetëm përmes bashkëpunimit me vendet e origjinës dhe tranzitit të emigrantëve.

“Shpresa për një jetë më të mirë është legjitime,” tha Macron, por shtoi se asnjë vend nuk duhet të lejojë që grupet kriminale të shpërfillin ligjet dhe të shfrytëzojnë njerëzit.

Edhe pse Britania pranon më pak azilkërkues krahasuar me disa vende të Mesdheut, mijëra emigrantë përdorin Francën veriore si pikënisje për të kaluar në Mbretërinë e Bashkuar, shpesh duke u fshehur në automjete ose duke kaluar Kanalin Anglez me varka të vogla – një nga rrugët më të ngarkuara detare në botë.

Mbretëria e Bashkuar ka arritur disa marrëveshje me Francën për të rritur patrullimet në plazhe dhe për të ndarë informacion, me qëllim goditjen e rrjeteve të kontrabandës. Megjithatë, këto masa kanë pasur ndikim të kufizuar.

Sipas të dhënave të qeverisë britanike, në vitin që përfundoi në mars 2025 u regjistruan 44,125 kalime të parregullta përmes Kanalit Anglez – një rritje prej 14% krahasuar me vitin e mëparshëm.

Observatori i Migracionit në Universitetin e Oksfordit raportoi se nga janari deri në maj 2025 pati rreth 14,800 kalime me varka të vogla, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë.

Macron tha se udhëheqësit do të përpiqen të adresojnë këtë sfidë, të cilën e përshkroi si “një barrë për të dy vendet”.

Macron dhe kryeministri britanik Keir Starmer kanë bashkëpunuar ngushtë për të siguruar mbështetje për Ukrainën, edhe pse kanë qëndrime të ndryshme ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump – me Macron më të prirur për ta sfiduar atë.

Britania dhe Franca po udhëheqin përpjekjet për të krijuar një forcë ndërkombëtare paqeruajtëse për Ukrainën, me synim mbështetjen e një armëpushimi të mundshëm me trupa dhe pajisje evropiane dhe garanci sigurie nga SHBA-ja.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Macron në Londër: Franca dhe Britania mund ta shpëtojnë Evropën appeared first on Euronews Albania.

Akuzohet për dy vrasje rreth 30 vite më parë, Anglia refuzon ekstradimin e Zeqajt në Shqipëri

3 July 2025 at 18:21

Gjykata e Lartë në Londër ka vendosur të mos ekstradojë Ilirian Zeqajn, një 52-vjeçar i akuzuar për një vrasje të dyfishtë në Shqipëri rreth 30 vite më parë, duke e cilësuar procesin gjyqësor ndaj tij si një shkelje flagrante të të drejtave të njeriut.

Zeqaj, i cili ka jetuar në Mbretërinë e Bashkuar nën një identitet të rremë që nga viti 1999, akuzohet nga autoritetet shqiptare për vrasjen e dy burrave në fund të viteve 1990, akuza që ai i mohon.

Në vendimin e dhënë të mërkurën, Lord Justice Popplewell dhe Mr Justice Saini urdhëruan lirimin e Zeqajt, duke vlerësuar se ai do të përballej me një gjyq të padrejtë në Shqipëri. Ata theksuan se vendimi për rigjykimin e çështjes ishte marrë nga një trup gjyqtarësh që më vonë u shkarkuan nga detyra për dështim në procesin e vettingut, duke e bërë kështu vendimin e tyre të pasigurt dhe jo të paanshëm.

Gjykatësit vlerësuan gjithashtu se mungesa e përfaqësimit ligjor të Zeqajt në seancën ku u vendos rigjykimi ishte e padrejtë dhe dëmtuese për mbrojtjen e tij, ndërsa theksuan se rigjykimi është vonesa pa afat të qartë përfundimi, ndonëse ka nisur që në vitin 2020.

Zeqaj arriti në Britani në vitin 1999 dhe kërkoi azil me një emër të rremë kosovar, duke thënë se kjo i rrite gjasat për mbrojtje. Në Shqipëri, ai ishte dënuar në mungesë në vitin 2002 për vrasje dhe posedim të armëve ushtarake. Ai u ekstradua në vitin 2013, por në apel u shpall i pafajshëm dhe u kthye në Britani në vitin 2014.

Në vitin 2017, një gjykatë shqiptare anuloi pafajësinë e tij dhe urdhëroi një rigjykim, pa praninë e Zeqajt apo avokatit të tij. Pas kësaj, autoritetet shqiptare kërkuan ekstradimin për herë të dytë, i cili fillimisht u aprovua në 2024 nga një gjykatë britanike dhe u konfirmua nga Home Office.

Por me vendimin e fundit, ekstradimi u bllokua përfundimisht, me Gjykatën e Lartë që konstaton se procesi ndaj tij në Shqipëri është në kundërshtim të hapur me standardet ndërkombëtare të drejtësisë./Top Channel

The post Akuzohet për dy vrasje rreth 30 vite më parë, Anglia refuzon ekstradimin e Zeqajt në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

Tragjedi në Londër/ Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

By: V K
1 July 2025 at 09:44

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur të shtunën në Londër, ku një pemë e madhe është rrëzuar në një park publik, duke zënë poshtë pesë vajza të vogla shqiptare nga Kukësi.

Fatkeqësisht, një prej vogëlusheve, vajza që shihni në foto, 7-vjeçarja Leona Ruka, humbi jetën si pasojë e plagëve të rënda.

Incidenti tragjik ndodhi në Chalkwell Park, në qytetin e Southend-on-Sea, pak para orës 15:00, ku sipas dëshmitarëve, një pjesë e madhe e pemës u shemb papritur mbi një grup fëmijësh që po luanin pranë zonës së trëndafilave.

Qindra qytetarë që ndodheshin në park reaguan menjëherë, përfshirë dhe kriketistët që ishin pranë fushës, duke u përpjekur të ngrinin pemën me duart e tyre për të shpëtuar fëmijët.

Sipas policisë lokale dhe shërbimeve emergjente, një vajzë tjetër 6-vjeçare e familjes Ruka ndodhet në gjendje kritike, ndërsa tre fëmijë të tjerë janë jashtë rrezikut për jetën, me plagë më të lehta.

Për ngjarjen kanë reaguar edhe autoritetet britanike. Shefi i Policisë së Essex-it, Leighton Hammett, deklaroi: “Familjet po përballen me një dhimbje të paimagjinueshme. Mendimet tona janë me ta në këto momente tragjike”.

Ngjarja ka tronditur komunitetin shqiptar në Britani, ku është shpërndarë edhe një thirrje për ndihmë financiare në GoFundMe, për të mbështetur familjen e vajzës së ndjerë.

Fondet do të përdoren për shpenzimet e funeralit, mbështetje për familjen, si dhe për shpenzimet spitalore për vajzën tjetër të familjes Ruka e cila ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

The post Tragjedi në Londër/ Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra appeared first on Albeu.com.

EMRI/ “Wanted” nga Interpol Tirana, arrestohet në Londër shqiptari që intimidonte një femër me fotot intime

By: D Marku
27 June 2025 at 19:22

Një shqiptarë i cili intimidonte një vajze me publikimin e fotove intime është prangosur në Londër për llogari të Interpol Tiranës.

Flamur Gega 29 vjeç ka dalë përpara gjykatës të ekstradimeve Westminster Magistrate Court të enjten.

Sipas dokumenteve të gjykatës parë nga Top Channel ai ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare pasi në 20.12.2020 kërcënoi se do të publikonte e shpërndante foto dhe pamje intime e si pasojë viktima do të kërcënohej e frikësohej.

Ai do të qëndroj në burgun HMP Wansworth deri në seancën tjetër të procesit të ekstradimit më 03.07.2025.

The post EMRI/ “Wanted” nga Interpol Tirana, arrestohet në Londër shqiptari që intimidonte një femër me fotot intime appeared first on Albeu.com.

Vandalizuan bazën ushtarake britanike, arrestohen 4 aktivistë pro-palestinezë

27 June 2025 at 14:36

Policia britanike thotë se ka arrestuar të dyshuar për një vjedhje me thyerje në një bazë ushtarake javën e kaluar, gjatë së cilës u vandalizuan dy aeroplanë.

Policia Kundër Terrorizmit në Juglindje tha në një deklaratë se dy burra, të moshës 24 dhe 36 vjeç nga Londra, u arrestuan të enjten së bashku me një grua 29-vjeçare pa adresë të caktuar “me dyshimin për kryerjen, përgatitjen ose nxitjen e akteve të terrorizmit”.

Një grua 41-vjeçare, pa adresë të fiksuar, u arrestua gjithashtu me dyshimin për ndihmë ndaj një shkelësi.

Ata mbeten në paraburgim policor.

Arrestimet lidhen me një vjedhje me thyerje në bazën e Forcave Ajrore Mbretërore në Brize Norton, gjatë së cilës aeroplanët u dëmtuan me bojë të kuqe.

Grupi aktivist pro-palestinez Palestina Action më pas publikoi pamje video që duket se tregojnë njërin nga dy aktivistët që hynë në bazë duke spërkatur bojë në motorët e turbinave të një avioni.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vandalizuan bazën ushtarake britanike, arrestohen 4 aktivistë pro-palestinezë appeared first on Euronews Albania.

Interpoli operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

By: user 5
19 June 2025 at 18:23

Interpol Tirana bashkë me njësinë e të kërkuarve në NCA kanë prangosur një prej njerëzve të afërm të Leart Haxhiut.

Nga dokumentet e gjykatës së ekstradimeve parë nga Top Channel i arrestuari është Lorenc Lala, 47 vjeç. Drejtësia shqiptare e kërkon për akuzën e konspiracionit për të realizuar vrasje.

Ai do të dalë përsëri përpara gjykatës të ekstradimeve më 24 Qershor. Është lënë në paraburgim deri më këtë datë për vetë rrezikshmërinë dhe për pjesëmarrjen në një organizatë kriminale.

Drejtësia shqiptare e kuron Lorenc Lalën për përfshirje në vrasjen e Albi Bashaliut në fshatin Gjocaj të Peqinit, vrasje e kryer kundrejt 50 mijë eurove dhe pagesa sipas hetimeve është dhënë tek Laert Haxhiu nga Lorenc alias Kristian Lala.

Sipas rrëfimit të bashkëpunëtorit të prokurorisë Artan Tafani, vrasjen e Bashaliut e ka kryer ai së bashku me Lulzim Arapin, Bledar Berberin, Enrico Xhahysën dhe Laert Haxhiun.

Shuma financiare është paguar nga Lala tek Laert Haxhiu i cili më pas ka mobilizuar grupin e tij për të kryer vrasjen./Top Channel

The post Interpoli operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje appeared first on Lapsi.al.

Durrës: Arkeologët kërkojnë muze në vend të shkollës “Gjergj Kastrioti”

16 June 2025 at 07:39

Megjithëse aktualisht ekziston vetëm si emër, shkolla “Gjergj Kastrioti” në Durrës, gjatë vitit të fundit, është vënë në qendër të vëmendjes së qytetarëve dhe institucioneve. E ardhmja e saj po diskutohet gjerësisht për shkak të zbulimit të një siti të rëndësishëm arkeologjik, përfshirë edhe një vilë të periudhës romake, pikërisht në themelet ku ishte planifikuar […]

The post Durrës: Arkeologët kërkojnë muze në vend të shkollës “Gjergj Kastrioti” appeared first on Reporter.al.

“Greva e parë e baballarëve” në botë shpërthen në Londër e Edinburg!

By: gaze tare
13 June 2025 at 12:24

Qindra burra, disa me foshnja në krah dhe të tjerë me fëmijët në karroca, kanë marshuar në rrugët e Mbretërisë së Bashkuar për të protestuar kundër një prej sistemeve më të varfra të lejes prindërore në Europë.

Aktualisht, baballarët në Britani kanë të drejtë vetëm për dy javë leje me pagesë, të paguara madje nën 50% të pagës minimale! Protestuesit kërkojnë që kjo të zgjatet në të paktën gjashtë javë me pagesë.

“Na frymëzuan gratë islandeze që në vitet ‘70 bënë grevë duke refuzuar punët e shtëpisë – sot Islanda ka ndër ligjet më të mira për barazinë gjinore,” tha George Gabriel nga lëvizja Dad Shift. “Ne nuk kërkojmë kohë të lirë – kërkojmë kohë për të qenë me familjet tona.”

Aktualisht, Mbretëria e Bashkuar renditet e 40-ta nga 43 vende të zhvilluara sa i përket kësaj çështjeje. Ndërsa mesatarja europiane është 8 javë, Britania ngelet në fund të listës.

Sipas aktivistëve, leja më e drejtë për baballarët ndihmon jo vetëm barazinë gjinore, por edhe shëndetin emocional të familjes.

The post “Greva e parë e baballarëve” në botë shpërthen në Londër e Edinburg! appeared first on iconstyle.al.

Çmimet BRIT largohen nga Londra pas 46 vitesh – ceremonia zhvendoset në Mançester

9 June 2025 at 08:31

Për herë të parë në historinë e tyre 46-vjeçare, Çmimet BRIT nuk do të mbahen në Londër.

Ceremonia ikonike e muzikës britanike do të zhvillohet në Mançester, në arenën më të re dhe moderne të qytetit – Co-op Live – duke filluar nga viti 2026 dhe për të paktën tre vjet.

Lajmi u konfirmua nga MailOnline, ndërsa vendimi për zhvendosjen është përshkruar si përpjekje për të afrur më shumë audiencë jashtë Londrës, por edhe si masë për ulje kostosh, pasi organizimi në kryeqytet është bërë gjithnjë e më i shtrenjtë, shkruan DailyMail.

Kryetari i Sony Music UK, Jason Iley, tha se zhvendosja në Mançester – një qytet me një trashëgimi të jashtëzakonshme muzikore – do t’i japë ceremonisë një energji të re.

Kryebashkiaku i Mançesterit të Madh, Andy Burnham, e quajti këtë një fitore për qytetin dhe “kryeqytetin kulturor të Britanisë”.

Megjithatë, disa figura të industrisë muzikore shprehën shqetësime se zhvendosja do të sjellë më pak pjesëmarrës dhe do të rrisë shpenzimet për artistët dhe ekipet e tyre me bazë në Londër.

Gjithsesi, organizatorët shpresojnë se kjo lëvizje do të sjellë më shumë investim te vetë artistët dhe do të hapë një kapitull të ri për ngjarjen më të madhe të muzikës britanike.

Ceremonia e vitit 2026 do të transmetohet në ITV1, ITVX dhe STV më 28 shkurt dhe pritet të sjellë të njëjtën shkëlqim, spektakël dhe momente të paharrueshme që kanë shënuar dekadat e kaluara të BRITs. /Telegrafi/

The post Çmimet BRIT largohen nga Londra pas 46 vitesh – ceremonia zhvendoset në Mançester appeared first on Telegrafi.

Goditet për vdekje me thikë 20-vjeçarja në Londër, autori i dyshuar përfundon në spital

31 May 2025 at 21:07

Një vrasje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në jug të Londrës në Britaninë e Madhe. Viktimë raportohet se ka mbetur një vajzë rreth 20-vjeç.

I plagosur në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një 30-vjeçar, i cili u dërgua në spital me lëndime të lehta. Gjithashtu ai dyshohet si autor i krimit dhe është vënë në pranga nga autoritetet.

Sipas mediave britanike, vrasja ka ndodhur për shkak të një konflikti që dyshohet se filloi në një adresë aty pranë dhe u përshkallëzua në Frith Road.

The post Goditet për vdekje me thikë 20-vjeçarja në Londër, autori i dyshuar përfundon në spital appeared first on Sot News | Lajme.

Tragjedi në Londër/ Nëna me tre fëmijët humbin jetën nga zjarri

By: Oldi
25 May 2025 at 18:46

Një vajzë adoleshente e plagosur në një zjarr që vrau një nënë dhe tre fëmijët e saj në veriperëndim të Londrës të shtunën është në gjendje kritike në spital, tha policia, ndërsa oficerët vazhdojnë të marrin në pyetje një burrë të dyshuar për vrasjet e tyre. Një grua 43-vjeçare, një vajzë 15-vjeçare dhe dy djem […]

The post Tragjedi në Londër/ Nëna me tre fëmijët humbin jetën nga zjarri appeared first on BoldNews.al.

Shkodrani shpëton nga mbytja një vajzë 7 vjeçe në Londër: Do të ishte peng jete mos ta bëja!

23 May 2025 at 15:36

Personi që shihni në foton më poshtë është Hismet Smakaj nga Shkodra, prej shumë vitesh banues në Londër, i kthyer në hero pasi shpëtoi nga mbytja në lumin Thames një fëmijë 7 vjeç. Top Channel ka mësuar se të shtunën e 17 majit 65-vjeçari shqiptar kishte dalë me bashkëshorten për ecje buzë lumit në zonën […]

The post Shkodrani shpëton nga mbytja një vajzë 7 vjeçe në Londër: Do të ishte peng jete mos ta bëja! appeared first on BoldNews.al.

Plagosi për vdekje 19-vjeçarin në Londër, i riu shqiptar shpallet fajtor (EMRI)

By: Oldi
21 May 2025 at 10:50

Pas gati një vit nga vrasja e një 19-vjeçari në Londër është shpallur fajtori autori shqiptarë. I riu shqiptar i identifikuar si Kevin Peraj është shpallur fajtor për vrasje nga pakujdesia pasi qëlloi me thikë 19-vjeçarin, Ahmed Habib në Finsbury Park. Pas ngjarjes ai u arratis në Shqipëri. Ngjarja ndodhi më 11 korrik 2024. Ahmed […]

The post Plagosi për vdekje 19-vjeçarin në Londër, i riu shqiptar shpallet fajtor (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Shqiptari shpallet fajtor/ Goditi me thikë për vdekje 19-vjeçarin (Emri)

21 May 2025 at 09:45

Pasi qëlloi me thikë një 19-vjeçar në Finsbury Park, Londër Kevin Peraj, 23 vjeç, është shpallur fajtor për vrasje nga pakujdesia. Sipas policisë Metropolitane në Londër, ngjarja ndodhi më 11 korrik 2024, kur viktima, Ahmed Habib, u gjet i plagosur për vdekje në një makinë në Stroud Green Road.

Një tjetër i ri, pasagjer në makinë, mbeti i plagosur lehtë. Hetimet zbuluan se sulmi kishte ndodhur më herët në Seven Sisters Road dhe Peraj ishte kapur në kamera teksa sulmonte pasagjerin.

Pas një gjyqi gjashtë-javor, Gjykata e Kurorës në Isleworth e shpalli fajtor për vrasje nga pakujdesia. Dënimi i tij do të jepet më 1 gusht. Pas ngjarjes, Peraj tentoi të largohej me avion nga Heathrow, por pasi humbi fluturimin, u largua përmes kanalit të La Manshit drejt Shqipërisë.

Ai u arrestua sapo u kthye në Britani, më 16 korrik, dhe më pas u akuzua për vrasje. Policia vijon hetimet pasi dyshohet se një tjetër person ka qenë i përfshirë në sulm.

The post Shqiptari shpallet fajtor/ Goditi me thikë për vdekje 19-vjeçarin (Emri) appeared first on Sot News | Lajme.

Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla marrin pjesë në Panairin e Luleve në Londër

By: Rovena
20 May 2025 at 15:58

Çifti mbretëror, Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla morën pjesë në Panairin e Luleve shumëngjyrëshe që u organizua në zonën Chelsea të Londrës.

Ata ishin ndër të parët që vizituan kopshtet. Çiftit me “gjak blu” iu bashkuan më pas edhe shumë  figura të famshme si ikona e futbollit David Beckham dhe aktorja Cate Blanchett.

Panairi i Luleve në Londër ka për qëllim rigjallërimin e natyrës dhe qëndrueshmërinë. Organizatorët bëjnë thirrje për mbjelljen e luleve me myshk dhe kultivimin e bimëve vendase. Dizajnerët u mbështetën në peizazhet natyrore të formuara nga ndryshimet klimatike me mesazhin që njerëzit të rilidhen me natyrën.

Panairi në Chelsea do të jetë e hapur për pesë ditë dhe organizohet nga Shoqëria Mbretërore Hortikulturore./abcnews.al

NGA MUMBAI NË LONDËR! Trashëgimia shpirtërore e Indisë prezantohet në Britani

By: D Marku
15 May 2025 at 14:15

Në qendër të qytetit të zhurmshëm të Mumbait, tempujt, xhamitë dhe kishat lartësohen mes zhurmës së tregjeve e ndërtesave dhe bindja fetare reflektohet në një bashkëjetesë fetare të rrallë.

I njohur ndryshe si Hollywood-i dhe New York-u i Indisë fryma e Mumbait është sjellë në Londër përmes ekspozitës “Ancient India: Living Traditions” në Muzeun Britanik.

Ajo ka krijuar një vendosje unike te tyre ku vizitoret mund t’i shikojnë skulpturat dhe objektet fetare drejt e në sy, një detaj me domethënie të thellë shpirtërore për ata që i adhurojnë.

Ekspozita përfshin objekte nga Hinduizmi, Budizmi dhe Xhainizmi, dhe ndalet tek simbolika e përbashkët e tyre siç është lotusi, gjarpri apo luani që në mënyrë të natyrshme kalojnë nga një fe në tjetrën.

Gjarpri, për shembull, paraqet njëkohësisht fuqinë jetësore dhe shkatërruese të natyrës.

Në qendër të ekspozitës qëndron edhe transparenca për mënyrën se si këto objekte përfunduan në koleksionet britanike.

Disa janë marrë gjatë kohës së kolonializmit, të tjera janë dhuruar nga koleksionistë nga Azia Jugore.

Jansari insiston që historia e tyre të tregohet me të gjitha nuancat jo thjesht si histori të “mira” ose “të këqija”.

Ekspozita përfshin edhe zëra nga komunitetet që ende ndjekin këto besime.

U shmangën produktet me origjinë shtazore dhe u diskutua me kujdes për mënyrën e trajtimit të objekteve të shenjta.

Kjo ekspozitë nuk trajton vetëm artin, por shpirtin e tij. Objektet janë të shenjta dhe kjo u respektua me kujdes, thonë kuratorët.

Duke përzier ngjyrat e ndezura dhe historitë personale, “Living Traditions” dëshmon se këto fe nuk janë thjesht pjesë e të kaluarës ato janë të gjalla dhe pjesë e përditshmërisë, si në Indi, ashtu edhe në Britani.

The post NGA MUMBAI NË LONDËR! Trashëgimia shpirtërore e Indisë prezantohet në Britani appeared first on Albeu.com.

Masat e ashpra populiste të Starmer ndaj emigracionit/ Për të hyrë në Londër duhet të dish mirë…

12 May 2025 at 17:35

Ka ardhur koha që “të rivendosim kontrollin mbi kufijtë tanë”, kështu është shprehur kryeministri laburist Keir Starmer. Këto kanë qenë ndoshta fjalët më të ashpra ndonjëherë të thëna nga një lider i së majtës për këtë çështje  këtë mëngjes në konferencën për shtyp në Doëning Street: një gjuhë që organizatat në mbrojtje të emigrantëve e cilësuan si “të turpshme dhe të rrezikshme”, ndërsa disa deputetë të së majtës laburiste e thanë se kjo dekkartë ishte “çnjerëzore dhe përçarës”.

Me një gjuhë që ngjante me atë të mbështetësve të Brexit-it dhe të së djathtës populiste, ai njoftoi një reformë të re për sistemin e emigracionit, me synimin për ta ulur ndjeshëm numrin e emigrantëve.

Ndërkohë, nga partia e Nigel Farage u shprehën se “më në fund po na dëgjon dhe po mëson nga ne”. Konkretisht për të marrë një vizë për në Britaninë e Madhe, do të kërkohet një njohje e avancuar e gjuhës angleze  edhe nga familjarët e emigrantëve  dhe një diplomë universitare për punët e kualifikuara.

Në të njëjtën kohë, koha e nevojshme për të marrë qëndrim të përhershëm, hapi i parë drejt shtetësisë, do të rritet nga pesë në dhjetë vjet. Përjashtim do të bëhet për ata që japin një kontribut të rëndësishëm, si mjekët dhe inxhinierët, sepse  siç u shpreh Starmer “të jetosh këtu nuk është një e drejtë, por një privilegj që duhet ta fitosh”.

Është një pikë kthese që nuk vjen rastësisht, por mbi valën e suksesit elektoral të partisë së Farage në zgjedhjet e fundit vendore, parti që e ka bërë emigracionin kauzën e saj kryesore, sidomos tani që kjo çështje është rikthyer në krye të shqetësimeve të opinionit publik.

Sepse, ndryshe nga sa ishte menduar, pas Brexit-it emigracioni në Britaninë e Madhe është përhapur shumë, duke arritur në 1.3 milionë ardhje në vit (dhe këtu bëhet fjalë për emigracionin e ligjshëm, jo për më pak se 50 mijë kalimet ilegale përmes Kanalit të La Manshit, që janë vetëm një pikë në oqean).

Starmer ia hodhi fajin qeverive të mëparshme konservatore, duke deklaruar se ajo që ndodhi “nuk ishte rastësi, por një zgjedhje”, dhe shpalli si të dështuar “eksperimentin e kufijve të hapur” që ata kishin ndjekur. “Tani u takon laburistëve të pastrojnë rrëmujën,” u shpreh ai.

The post Masat e ashpra populiste të Starmer ndaj emigracionit/ Për të hyrë në Londër duhet të dish mirë… appeared first on Sot News | Lajme.

Nënstacioni elektrik në Londrën perëndimore përfshihet nga zjarri

By: Oldi
29 April 2025 at 22:55

Rreth 100 zjarrfikës po përballeshin me flakët në Aberdeen Place në Maida Vale, ku një transformator elektrik kishte marrë flakë. Çatia e një ndërtese banimi fqinje ishte gjithashtu në flakë, tha Brigada e Zjarrfikësve të Londrës, sipas Sky News. Mori më shumë se 170 telefonata në lidhje me zjarrin që nga ora 5:30 e mëngjesit […]

The post Nënstacioni elektrik në Londrën perëndimore përfshihet nga zjarri appeared first on BoldNews.al.

❌
❌