Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 August 2025Main stream

Arrestohet në Spanjë 25-vjeçari shqiptar, pjesë e grupeve kriminale

30 August 2025 at 09:24

Finalizohet një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar “The Wanted”.

Në kuadër të kësaj faze, falë informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe shkëmbimit në kohë reale nëpërmjet Interpol Tiranës me Interpol Madridin, u bë i mundur lokalizimi në Spanjë, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin, i shtetasit në kërkim ndërkombëtar 25 vjeç, lindur në Laç.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, në vitin 2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e  narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”.

25-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në vitin 2023, ka kultivuar 10 900 bimë narkotike Cannabis Sativa, në fshatin Kir, njësia administrative Pult, dhe në afërsi të fshatit Theth, Shkodër.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madridin, vijon punën për finalizimin e procedurave të ekstradimit të këtij shtetasi, në Shqipëri.

Before yesterdayMain stream

​Ekstradohen dy shtetas shqiptarë, po kërkoheshin për kërcënim e narkotikë

28 August 2025 at 19:04

Policia e Shtetit shqiptar po vijon bashkëpunimin me homologët në kuadër të operacionit “The Wanted”, për finalizimin e procedurave të ekstradimit të shtetasve të kapur jashtë vendit.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, në kuadër të operacionit “The Wanted”, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar dhe ekstradimin e tyre, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Italia të shtetasit H. Xh. (42), banues në Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë në vitin 2024, i ka caktuar atij masën e sigurisë arrest në burg për veprat penale kanosja për shkak të detyrës dhe prishja e qetësisë publike.

H. Xh. akuzohet se gjatë muajit shkurt 2024, ka kanosur në mënyrë të përsëritur, nëpërmjet telefoni, për shkak të detyrës, shtetasin E. L., gjyqtar i Gjykatës Administrative Lushnjë, si dhe ka protestuar para Gjykatës së Lartë.

Gjithashtu, u finalizua ekstradimi nga Gjermania i shtetasit shqiptar B. S. 34-vjeç. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, i ka caktuar atij, masën e sigurisë arrest në burg për veprën penale prodhimi dhe shitja e narkotikëve. B. S. akuzohet për shitje të dozave të kokainës në qytetin e Pogradecit.

Shtetasit e ekstraduar iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

The post ​Ekstradohen dy shtetas shqiptarë, po kërkoheshin për kërcënim e narkotikë appeared first on Telegrafi.

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Kapen në Itali me qëllim ekstradimin dy vëllezër shqiptarë

By: Rovena
26 August 2025 at 14:23

Në kuadër të operacionit “The Wanted”, kapen në Itali dhe arrestohen me qëllim ekstradimin në Shqipëri, dy vëllezër, të cilët ishin shpallur në kërkimn ndërkombëtar. H. alias E. L., 35 vjeç. Gjykata e Durrësit, në muajin janar 2022, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Ai akuzohet se në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, më datë 07.02.2021, ka vjedhur me dhunë, një automjet, një shumë parash dhe një celular, në ambientet e një fabrike qumështi. Gjithashtu, ka ndihmuar të fshihej shtetasin H.H, i shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”;

H., 31 vjeç. Gjykata e Dibrës, në muajin korrik 2020, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në vitin 2019, shtetasi K. H. është kapur në flagrancë brenda një sere në Martanesh, ku kishte kultivuar fidanë narkotikë në 1324 gota plastike. Nga dënimi, këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur dhe 1 vit, 6 muaj e 15 ditë.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po kryejnë procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve, në Shqipëri.

Kosova aktive në ekstradimin e të arrestuarve, 39 raste më 2025

16 August 2025 at 22:17

Gjithsej 39 ekstradime nga Kosova dhe vende të tjera janë kryer nga janari deri në qershor të këtij viti. Njohësit e sigurisë vlerësojnë punën e institucioneve në këtë drejtim, dhe thonë se shtetin tonë e pengon shumë mos anëtarësimi në organizata ndërkombëtare

Bashkëpunimi mes institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e sigurisë shpesh ka sjellë rezultate pozitive.

Dy shtetet kanë përmbyllur me sukses një tjetër proces ekstradimi.

“Raportohet se nga Shqipëria është ekstraduar një mashkull kosovar i shpallur në kërkim nga autoritetet kosovare. I njëjti, pas kryerjes së procedurave, është marrë nga Njësia e Mbrojtjes së Afërt për procedura të mëtejshme”, thuhet në njoftimin nga Policia e Kosovës.

Nga ky institucion këtë të enjte treguan për televizionin Dukagjini edhe numrin në total të ekstradimeve.

Brenda gjashtë muajve të parë këtij viti janë realizuar 39 ekstradime, prej tyre 15 ekstradime nga Kosova për në shtete të tjera, ndërsa 24 ekstradime nga shtete të tjera në Kosovë.

Punën e institucioneve të Kosovës në këtë drejtim po e konsideron të mirë njohësi i çështjeve të sigurisë, Refki Morina.

“Kjo shkon përmes Ministrisë së Drejtësisë, në koordinim me gjykatat, edhe bëhet ekstradimi i personave nëse edhe tek ne është parë me Kod Penal si vepër penale. Gjithashtu, ekstradimi ndodh me shtete që kemi marrëveshje bilaterale me ta”, ka thënë Refki Morina, njohësi i çështjeve të sigurisë.

Ndërkaq, Valdet Hoxha tregon se çka e pengon Kosovën në këtë fushë.

“Natyrshëm, që pengesat janë të mëdha për shkak të mos anëtarësimit të Kosovës në Interpol dhe Europol, pastaj edhe mos anëtarësimi në Këshillin e Evropës, mos pasja me të gjitha vendet marrëveshje bilaterale për ekstradim. Megjithatë, Kosova është mjaft aktive edhe duke lëshuar fletarrestë përmes mekanizmave ndërkombëtarë apo vendeve mike”, ka thënë Valdet Hoxha, ekspert i sigurisë.

Gjatë vitit 2024, 77 persona janë ekstraduar nga Kosova në shtetet tjera dhe anasjelltas. Ndërsa, janë realizuar tri ekstradime transit përmes territorit të Kosovës, që e çon numrin e përgjithshëm në 80./Tv Dukagjini/

The post Kosova aktive në ekstradimin e të arrestuarve, 39 raste më 2025 appeared first on Telegrafi.

Ndikim i paligjshëm ndaj funksionarëve publikë/ Ekstradohet nga Itali shqiptari i shpallur në kërkim

By: Rovena
10 August 2025 at 11:21

Ekstradohet nga Italia një 32-vjeçar shqiptar i kërkuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

32-vjeçari E. C., alias E. Gj, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në prill 2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në përfundim të procedurave në Komisariatin e Policisë Rinas, shtetasi E. C., alias E. Gj, iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve./abcnews.al

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, tre shtetas shqiptarë ekstradohen nga Greqia, Belgjika dhe Serbia

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Policia e Shtetit njoftoi sot finalizimin e procedurave të ekstradimit në Shqipëri të tre shtetasve, rezultat ky i bashkëpunimit të vazhdueshëm të shërbimeve të Interpol Tiranës, me homologët në Athinë, Bruksel dhe Beograd.

Në njoftimin e Policisë thuhet se shtetasi M. H. alias M. P., u kap në Greqi, pasi Gjykata e Beratit e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ai ka investuar për blerjen e pasurive të paluajtshme dhe ka transferuar shuma të mëdha parash te të afërmit e tij, të ardhura të cilat i ka përfituar nga veprimtaria kriminale e shfrytëzimit për prostitucion, për të cilën është dënuar në Itali. Nga dënimi, shtetasit M. H. alias M. P. i duhet të vuajë 3 vjet e 9 muaj burgim.

Sipas Policisë, shtetasi A. G., 40 vjeç, u arrestua në Belgjikë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në vitin 2021, ai kultivoi 140 bimë narkotike Cannabis Sativa, në sipërfaqen e tokës që kishte në pronësi në fshatin Grizë;

Ndërkaq, shtetasi S. O., u kap në Serbi, pasi Gjykata e Kukësit, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Ai akuzohet se ka trafikuar në Shqipëri, 1 automjet tip “Mercedez Benz”, të denoncuar të vjedhur në Francë.

Policia e Shtetit bën të ditur se vijon bashkëpunimin me partnerët për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

/e.i//r.e/

The post Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, tre shtetas shqiptarë ekstradohen nga Greqia, Belgjika dhe Serbia appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

EMRI/ “Wanted” nga Interpol Tirana, arrestohet në Londër shqiptari që intimidonte një femër me fotot intime

By: D Marku
27 June 2025 at 19:22

Një shqiptarë i cili intimidonte një vajze me publikimin e fotove intime është prangosur në Londër për llogari të Interpol Tiranës.

Flamur Gega 29 vjeç ka dalë përpara gjykatës të ekstradimeve Westminster Magistrate Court të enjten.

Sipas dokumenteve të gjykatës parë nga Top Channel ai ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare pasi në 20.12.2020 kërcënoi se do të publikonte e shpërndante foto dhe pamje intime e si pasojë viktima do të kërcënohej e frikësohej.

Ai do të qëndroj në burgun HMP Wansworth deri në seancën tjetër të procesit të ekstradimit më 03.07.2025.

The post EMRI/ “Wanted” nga Interpol Tirana, arrestohet në Londër shqiptari që intimidonte një femër me fotot intime appeared first on Albeu.com.

Ekstradohen sot nga Dubai tre shtetas shqiptarë, akuzohen nga GJKKO për krime të rënda

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Tre shtetas shqiptarë të akuzuar për përfshirje në grupe kriminale dhe përkrahje të personave të shpallur në kërkim, pritet të ekstradohen sot nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Shqipërisë.

Policia e Shtetit në një njoftim për mediet, bën me dije se Ado Xhika (alias Ado Cërriku/Elkier Cërriku), Ervis Daka dhe Maksim Koçi akuzohen nga Gjykata e Posaçme për vepra të rënda, përfshirë planifikim vrasjesh dhe sigurim të mjeteve për krime dhe pritet të ekstradohen sot nga Dubai.

Në njoftim, thuhet se ky operacion vjen si rezultat i bashkëpunimit të pandërprerë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndaj pritet që gjatë ditës së sotme, të finalizohen procedurat për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasve të shumëkërkuar, pjesëtarë të organizatave kriminale.

Policia sqaroi se në lidhje me orën e mbërritjes, do të ketë një njoftim tjetër.

/e.i/j.p/

The post Ekstradohen sot nga Dubai tre shtetas shqiptarë, akuzohen nga GJKKO për krime të rënda appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VIDEO/ Ekstradohet nga Spanja 25-vjeçari, i akuzuar për tentativë vrasje

14 June 2025 at 10:59

Rinas- Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”. Si rezultat i bashkëpunimit me partnerët spanjollë, ekstradohet nga Spanja, 25-vjeçari Sorel Cenaj, i akuzuar për tentativë për vrasje, në vitin 2023, në Kukës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Sipas policisë, 25-vjeçari dyshohet se në një lokal në lagjen nr. 5, Kukës, ka tentuar ta vrasë, duke e goditur me mjet prerës, një tjetër shtetas.

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

By: Ela
6 June 2025 at 14:36

Organizata ndërkombëtare policore (Interpol) ka thënë se 20 persona janë arrestuar në Evropë dhe kontinentin amerikan, pas një operacioni të kryer në bashkëpunim me 12 shtete, për të luftuar abuzimin seksual me fëmijë. Operacioni, që është udhëhequr nga policia spanjolle, ka nisur në fund të vitit të kaluar, pasi disa zyrtarë policorë kanë identifikuar grupe […]

The post Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë appeared first on BoldNews.al.

Interpol arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

6 June 2025 at 14:55

Organizata ndërkombëtare policore (Interpol) ka thënë se 20 persona janë arrestuar në Evropë dhe kontinentin amerikan, pas një operacioni të kryer në bashkëpunim me 12 shtete, për të luftuar abuzimin seksual me fëmijë.

Operacioni, që është udhëhequr nga policia spanjolle, ka nisur në fund të vitit të kaluar, pasi disa zyrtarë policorë kanë identifikuar grupe mesazhesh online, në të cilat kanë qarkulluar imazhe të shfrytëzimit seksual të fëmijëve.

Autoritetet spanjolle i kanë arrestuar shtatë të dyshuar, përfshirë një punëtor shëndetësor dhe një mësues, ka thënë Interpoli.

Punëtori shëndetësor dyshohet se i ka paguar të miturit në Evropën Lindore për imazhet eksplicite, derisa mësuesi është akuzuar për posedim dhe shpërndarje të materialit të abuzimit seksual me fëmijë në disa platforma online.

Autoritetet në Amerikën Latine i kanë arrestuar 10 të dyshuar në shtatë shtete, përfshirë tre në El Salvador dhe një mësues në Panama. Të dyshuarit tjerë janë arrestuar në pjesë tjera të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara.

Interpoli ka thënë se deri më tani janë identifikuar edhe 68 të dyshuar tjerë, dhe që hetimet janë duke vazhduar.

The post Interpol arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë appeared first on Euronews Albania.

Proda merr pjesë në konferencën e INTERPOL, zhvillon takime me homologët e tij

By: Ardit
4 June 2025 at 13:56

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda, në Konferencën e 52-të Rajonale Evropiane të INTERPOL-it, që po zhvillohet në Athinë, ku po trajtohet kompleksiteti në rritje i krimit ndërkombëtar. Konferenca drejtohet nga Zëvendëspresidenti i INTERPOL-it për Evropën, Peter de Buysscher, dhe pjesëmarrësit po shqyrtojnë disa nga format më të rënda të […]

The post Proda merr pjesë në konferencën e INTERPOL, zhvillon takime me homologët e tij appeared first on BoldNews.al.

Proda në konferencën e 52-të Rajonale Evropiane të Interpol-it në Athinë

TIRANË, 4 qershor/ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda mori pjesë në Konferencën e 52-të Rajonale Evropiane të INTERPOL-it që po zhvillohet në  Athinë, ku po trajtohet kompleksiteti në rritje i krimit ndërkombëtar.

Konferenca drejtohet nga zëvendëspresidenti i INTERPOL-it për Evropën, Peter de Buysscher, dhe pjesëmarrësit po shqyrtojnë disa nga format më të rënda të krimit, siç janë trafikimi i drogës dhe armëve, abuzimi seksual me të mitur, si dhe ndërlidhja midis krimit të organizuar dhe terrorizmit, me qëllim gjetjen e formave të reja për t’i parandaluar dhe luftuar këto fenomene.

Gjithashtu, konferenca e këtij viti përqendrohet dhe në kërcënimet moderne, në zhvillim e sipër të sigurisë, “anën e errët” të inteligjencës artificiale, si dhe në identifikimin dhe rikuperimin e aseteve të nxjerra nga aktivitetet kriminale, përmes programit pilot të INTERPOL-it, “Silver Notice”.

Policia shqiptare përfaqësohet në këtë konferencë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, drejtues madhor Ilir Proda dhe drejtori i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, drejtues i Lartë Pëllumb Seferi.

Konferenca treditore, e cila vijon punimet, bashkon më shumë se 150 përfaqësues të lartë të autoriteteve policore nga Evropa dhe nga e gjithë bota, me qëllim adresimin e sfidave më të rëndësishme për policimin evropian dhe ndikimin e krimit ndërkombëtar në rajon. /j.p/

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda në Konferencën e 52-të...
1 nga 2

The post Proda në konferencën e 52-të Rajonale Evropiane të Interpol-it në Athinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kërkohej nga Interpol Tirana, kapet në Greqi 25-vjeçari shqiptar

By: Ela
7 May 2025 at 12:36

Policia greke ka kapur dy ditë më parë një person të kërkuar nga Interpol Tirana. Policia greke në deklaratën për shtyp nuk bën publik veprën penale për të cilin ai akuzohet. Sipas policisë greke, bëhet fjalë për një 25-vjeçar shqiptar, i cili u arrestua në 04 maj në mëngjes në një zonë të Heraklionit, nga […]

The post Kërkohej nga Interpol Tirana, kapet në Greqi 25-vjeçari shqiptar appeared first on BoldNews.al.

Gjykata e Bosnjës kërkon që INTERPOL-i të lëshojë fletërresti për Millorad Dodik

By: Ela
27 March 2025 at 11:55

Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës ka kërkuar që të lëshohen fletarrestime ndërkombëtare, përmes INTEPOL-it, për presidentin e Republikës Sërpska (RS), Millorad Dodik, dhe kryetarin e Kuvendit Popullor të këtij entiteti serb, Nenad Stevandiç. “Shpallja e fletarrestimit është në kompetencë të Zyrës Qendrore Kombëtare të INTERPOL-it”, u konfirmua për Radion Evropa e Lirë më 27 mars […]

The post Gjykata e Bosnjës kërkon që INTERPOL-i të lëshojë fletërresti për Millorad Dodik appeared first on BoldNews.al.

Shkodër/ Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 50-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

20 March 2025 at 14:47

Hani i Hotit- Një 50-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është arrestuar pasi ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Shkupi.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi akuzohet nga autoritetet gjyqësore të Maqedonisë së Veriut, për veprën penale “Vjedhja”.

Ndërkohë Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Shkupin, për ekstradimin e 50-vjeçarit.

/abcnews.al/

Kush është Dritan Rexhepi, shqiptari më i kërkuar në botë: Mjeshtër i arratisjeve nga burgu, ‘truri’ i trafikut të kokainës

8 January 2025 at 16:36

Shqipëria fiton betejën me Anglinë, Belgjikën dhe Italinë për ekstradimin e “bosit” të drogës Dritan Rexhepi.

Ai është ekstraduar sot nga Turqia në Shqipëri, ndërsa mbërritja e tij në aeroportin e Rinasit u bë nën një “blindim” nga forcat e policisë.

Dritanin Rexhepi ishte i shpallur në kërkim edhe nga tre shtetet e sipërpërmendura, por pas arrestimit të tij në Turqi, autoritetet kanë pranuar kërkesës  e Shqipërisë për ekstradimin e tij.

45-vjeçari konsiderohet si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

“Në vitin 2020, GjKKO-ja i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, ”Fshehja dhe asgjësimi i kufomës”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Shtetasi Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi akuzohet se në bashkëpunim me shtetasin G. D., ka urdhëruar rrëmbimin e shtetasit J. P., pasi dyshonte se në vitin 2019, vëllai i shtetasit J. P., kishte vjedhur në Angli, një kontenier me lëndë narkotike në pronësi të 45-vjeçarit dhe bashkëpunëtorit të tij;

-Në vitin 2015, Gjykata e Fierit e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”;

-Në vitin 2013, është dënuar nga Gjykata për Krimet e Rënda, me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Më datë 06.10.1999, në një lokal në Krujë, 45-vjeçari, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka vrarë me armë zjarri, shtetasin D. K., si dhe ka plagosur pronarin e lokalit, shtetasin R. B., i cili ka humbur jetën më pas, në spital;

-Në vitin 2010, është dënuar nga Gjykata e Apelit e Firences, Itali, me 16 vjet burgim, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, për trafikim të lëndëve narkotike.

Shtetasi Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi është arratisur nga vendi i vuajtjes së këtij dënimi, në Firence. Nga ky dënim i kanë mbetur për të vuajtur 13 vjet, 8 muaj dhe 6 ditë burgim”.

Por kush është “bosi” i drogës dhe shqiptari më i kërkuar në botë?

Dritan (Gramos) Rexhepi, i arratisur nga burgjet e tri shteteve është cilësuar si vrasësi i parë me pagesë në Shqipëri.

Ai akuzohet në Shqipëri për vrasjen e dy policëve. Emri i tij lidhet edhe me rrëmbimin e Jan Prengës në Kamëz në janar të 2020, pasi vëllai i tij Astrit Prenga dyshohet se vodhi një sasi të konsiderueshme kokaine në Angli që vinte nga Amerika Latine, dhe që i përkiste pikërisht Dritan Rexhepit.

Si nisi “karriera” kriminale?

Në vitin 1999, kur ishte ende adoleshent (19 vjeç), ai qëlloi me breshëri Kallashnikovi policët në një lokal.

Dyshohet se ai ishte paguar për atentatin dhe plumbat e tij vranë edhe dikë tjetër. Policia e arrestoi Rexhepin vetëm në janar 2006 në Tiranë, në një prej hoteleve më luksoze të kryeqytetit me një armë tip pistoletë pa leje. Rexhepi u transferua në ambientet e Drejtorisë së Policisë Durrës, që kishte në juridiksion zonën e Krujës.

Po atë mbrëmje, Rexhepi u arratis nga dhoma e marrjes në pyetje pasi hapi me gisht një bravë me defekt dhe i tha një roje që policia kishte mbaruar punë me të.

Gjykata më vonë e dënoi në mungesë për vrasje. Ky ishte i pari nga tri arratisjet nga burgu pasi policia evropiane e ndoqi në të gjithë kontinentin për trafik droge dhe akuza të tjera.

“Mjeshtri” i arratisjeve nga burgu

Rexhepi do të arrestohej në vitin 2008 në Holandë për llogari të drejtësisë italiane në lidhje me një dënim për trafik droge. Në vitin 2011 ai arratiset edhe nga burgu i Voghera-s në Itali pasi sharroi hekurat e qelisë dhe u arratis.

Pas disa muajsh u arrestua në Spanjë si anëtar i një bande të dyshuar për grabitjen e një banke në Barcelonë.

Ai nuk u mbajt shumë në qeli atje, por autoritete spanjolle vendosën ta ekstradojnë në Belgjikë ku kërkohej për disa krime të rënda. Rexhepi do të arratisej sërish nga burgu i Antverpit duke u ngjitur mbi një mur.

Herën tjetër që policia e kapi ai ishte në Ekuador në qershor 2014, në posedim të më shumë se 272 kg kokainë, sipas Interpolit, organizatës ndërkombëtare të policisë. Edhe pse i burgosur, Rexhepi e drejtonte trafikun e kokainës njësoj sikur të ishte në liri nga qelia, përmes një telefoni. Ishte aleat me një trafikant droge nga Ekuadori me lidhje me kartele të fuqishme në Kolumbi dhe Meksikë.

Kokaina dërgohej përtej Atlantikut me anije me kontejnerë, kryesisht në portet e Holandës.

Ndërkohë që ishte në burg në Ekuador në nëntor 2021 kërkoi para lirinë, e njohur si një regjim gjysmë i hapur. Kjo e drejtë, e cila i ishte mohuar në raste të mëparshme, u pranua këtë herë. Sipas kësaj të drejtë ai duhej të qëndronte në Ekuador deri më 26 qershor të vitit 2027, kur i përfundon dënimi për trafik droge, por duke e vuajtur dënimin në liri.

Rexhepi, i cili njihet edhe me emrat Lulëzim Murataj ose Edmir Kraja, duhej të paraqitej çdo 15 ditë përpara njësisë së riintegrimit social në Guayaquil.

Rexhepi u favorizua me regjimin gjysmë të hapur pasi kishte kryer të paktën dy të pestat e dënimit. Gjithashtu, në datën 4 nëntor 2021, përmendet se kapoja shqiptare “ka një sjellje shumë të mirë”, përveç kësaj nuk regjistron tentativë arratisjeje, po ashtu ka edhe një raport pune.

Rexhepi kishte siguruar autoritetet se do të jetonte në një apartament në Central Park të Samborondón, 14 kilometra nga Guayaquil. Në këtë kompleks banesash private, një apartament prej 125 m2 mund të kushtojë nga 165 000 USD. Mirëpo, siç thuhet në raport, më 10 shkurt 2022, Rexhepit i është autorizuar ndërrimi i adresës, por adresa e re nuk është e shënuar. A ishte “zhdukur” sërish.

Krijoi “markën” e tij në biznesin e trafikut të kokainës

Rexhepi kishte nën urdhra të drejtpërdrejtë një numër shqiptarësh në Ekuador, Holandë, Itali dhe Shqipëri dhe partnerë biznesi në pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore, të cilët kontrollonin kanalet e shpërndarjes së kokainës në të gjithë kontinentin. Ndërsa grupi i Rexhepit u zgjerua, ai kërkoi të dallohej nga grupet që operonin në tregun e trafikut ndërkombëtar.

“Le të dalim në treg me emrin tonë”, i shkruante koordinatori i grupit në Itali Rexhepit në mars 2016. “Marka jonë ende nuk njihet”. Rexhepi ia ktheu, duke propozuar emrin Bello. Tullat me kokainë të grupit u vulosën shpejt me këtë markë.

Rexhepi e drejtoi kompaninë Bello me karizëm dhe dhunë. Ai urdhëroi sulme dhe të paktën dy vrasje, një në Ekuador dhe një në Shqipëri, sipas policisë italiane. Dritan Rexhepi akuzohet se është kreu i një grupi të fuqishëm të trafikut ndërkombëtar të drogës nga Amerika Latine në Evropë.

“Dokumentet e ndryshme në vendet ku kërkohet e identifikojnë atë si “mbret të padiskutueshëm” me akses në “sasi të pafundme kokaine” nga Kompania Bello , një kartel i përbërë nga 14 banda kriminale shqiptare të përfshira në trafikun e drogës dhe që, sipas autoriteteve, ai operon që nga viti 2014 në Ekuador, Holandë, Belgjikë, Shqipëri dhe Itali”, shkruante në nëntor të 2021-shit The Wall Street Journal, raporton tch.

The post Kush është Dritan Rexhepi, shqiptari më i kërkuar në botë: Mjeshtër i arratisjeve nga burgu, ‘truri’ i trafikut të kokainës appeared first on Telegrafi.

Shqiptarit i bllokohet makina luksoze në Malin e Zi, kërkohej nga Interpol Zvicra

By: Ela
30 December 2024 at 18:46

Dy automjete, një BMW x6 dhe një Range Rover, janë bllokuar nga policia kufitare, pasi rezultuan se për to ishin lëshuar urdhëra ndërkombëtarë nga Interpol Gjermania dhe Zvicra. Në vendkalimin e Bozhajt, në hyrje të Malit të Zi, është kontrolluar një automjet tip Range Rover me drejtues shtetasin A.D, shtetas shqiptar. Ky automjet ishte shpallur […]

The post Shqiptarit i bllokohet makina luksoze në Malin e Zi, kërkohej nga Interpol Zvicra appeared first on BoldNews.al.

Interpol sjell gjashtë të kërkuar në Shqipëri

By: user 8
23 December 2024 at 15:20

Interpol Tirana ka finalizuar ekstradimin e 6 shtetasve në bashkëpunim me autoritetet e huaja.

Personat e ekstraduar akuzohen për një sërë veprash penale, përfshirë trafikimin e narkotikëve, falsifikimin e dokumenteve dhe veprimtaritë kriminale të organizuara.

Detajet e rasteve të ekstradimit janë si më poshtë:

Shpëtim Memolla, 52 vjeç, u ekstradua në Itali. Gjykata e Apelit e L’Aquilës e ka dënuar me 8 vjet e 8 muaj burgim për trafikim të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim për prostitucion, të kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Gentian Kadillari, 46 vjeç, u ekstradua në Itali. Gjykata e Apelit e Ankonës e ka dënuar me 5 vjet, 11 muaj e 3 ditë burgim për vjedhje në rrethana rënduese, armëmbajtje pa leje dhe falsifikim të dokumenteve.

F. Ll., 28 vjeç, u ekstradua në Itali. Gjykata e Milanos i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për prodhim dhe shitje narkotikësh, të kryer në kuadrin e grupit kriminal.

E. G., 45 vjeç, u ekstradua në Itali. Gjykata e Milanos i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për trafikim të lëndëve narkotike, të kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

O. Sh., 19 vjeç, u ekstradua nga Kroacia në Shqipëri. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë e ka dënuar në vitin 2023 me 1 vit e 8 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sh. T., 30 vjeç, u ekstradua nga Italia në Shqipëri. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë e ka dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

The post Interpol sjell gjashtë të kërkuar në Shqipëri appeared first on Lapsi.al.

Ekstradohen nga Interpol Tirana gjashtë shtetas të kërkuar ndërkombëtarisht

By: E.K
23 December 2024 at 14:26

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët ndërkombëtarë në Itali dhe Kroaci, ka realizuar sot ekstradimin e gjashtë shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve në Itali dhe në Kroaci, u finalizuan procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve: U ekstradua në Itali, shtetasi Shpëtim […]

The post Ekstradohen nga Interpol Tirana gjashtë shtetas të kërkuar ndërkombëtarisht appeared first on FaxWeb.

❌
❌