Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Arrestohet një person i dënuar me mbi 7 vite burgim për aksident me pasoja fatale

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin, Klajdi Ruçi, pasi ishte i dënuar me shtatë vite burgim për aksident me pasojë vdekjen e dy personave vitin e kaluar dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia e Shtetit bën me dije se në kuadër të operacionit “Unavoidable” u lokalizua dhe u vu në pranga në zonën e Shkozës në kryeqytet, 40-vjeçari, Klajdi Ruçi.

Sipas Policisë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të dënuar me burgim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Komisariatin e Qarkullimit Rrugor, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Unavoidable”.

Në njoftimin e Policisë thuhet se, “Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi në vitin 2024 ka shkaktuar një aksident rrugor me pasojë humbjen e jetës së dy shtetasve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/e.i//r.e/

The post Arrestohet një person i dënuar me mbi 7 vite burgim për aksident me pasoja fatale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Operacioni në Sarandë/ U kap me armë dhe makinë luksoze, kush është Ervis Cukali

By: V K
12 July 2025 at 10:14

Merr fund arratia e Ervis Cukalit, një emër i njohur për Policinë. Ai ishte shpallur në kërkim, pasi në automjetin ku udhëtonte së bashku me dy të tjerë në vitin 2022 iu gjet 21 kilogramë eksploziv.

Ai njihet si ushtari i Admir Tafilit.

Cukali është arrestuar nga policia në Sarandës, bashkë me dy të tjerë gjatë një aksioni policor.

Më 28 Gusht 2022, Albi Mecini u kap në flagrancë në fshatin Vajkan, ku kishte lënë mjetin e tij pranë lëndës eksplozive, në një rrugë dytësore pranë rrethrrotullimit përballë qendrës “Viva” në rrugën për tek vendi i quajtur “Safari”.

Ndërkohë që bashkëpunëtorët e tij, Ervis Cukali dhe Arafat Manërkolli, ishin duke u afruar pranë tij me një mjet tjetër pa targa, i trafikuar dhe me shasi të falsifikuar, brenda të cilës u sekuestruan 3 bidona me lëndë djegëse benzinë.

Sipas Prokurorisë, që i dërgoi 3 të rinjtë për gjykim më 7 Dhjetor 2024, ata kanë poseduar dhe transportuar sasinë prej 21 kilogramë e 265 gram eksploziv në qytetin e Fierit dhe dyshohet se do të kryenin atentat.

Mencini akuzohet edhe për zhdukjen e Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovarit më 7 prill të 2023 në Sarandë. Ndaj tij është caktuar edhe masa arrest me burg për këtë çështje, ndërsa i rëndon akuza “rrëmbimi ose mbajta peng e personit”.

The post Operacioni në Sarandë/ U kap me armë dhe makinë luksoze, kush është Ervis Cukali appeared first on Albeu.com.

Detaje nga operacioni i SPAK në Shkodër/ Grupi u “çmontua” nga bisedat në SKY ECC, 8 të arrestuarit…

By: V K
11 July 2025 at 13:57

Këtë të premte, SPAK ka zhvilluar aksion në Shkodër, ku janë lëshuar 13 urdhër-arreste, mes tyre edhe zyrtarë policie. Vendimi mësohet se lidhet me operacionin “Ura”.

Mësohet se grupi kriminal trafikonte drogë nga Amerika Latine.

Bëhet me dije se 8 persona janë arrestuar, ndërsa 5 të tjerë janë në kërkim. Grupi kriminal dyshohet se trafikonte drogë nga Amerika Latine, ku mes të të arrestuarve edhe zyrtarë policie.

Lidhur me këtë operacion, zbardhen detaje të reja në lidhje me operacionin e Prokurorisë së Posaçme në Shkodër.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se grupi i organizuar, i dyshuar për trafikun e lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, janë zbuluar për shkak të bisedave të tyre në aplikacionin Sky ECC.

Nga 13 urdhër-arrestet e lëshuara nga SPAK, janë arrestuar 8 persona dhe pesë të tjerë janë ende në kërkim.

Mes personave të dyshuar, janë edhe punonjës të policisë.

The post Detaje nga operacioni i SPAK në Shkodër/ Grupi u “çmontua” nga bisedat në SKY ECC, 8 të arrestuarit… appeared first on Albeu.com.

Ndërhyrja në mushkëri, shpejtësia e autostrada e polemikave: Diogo Jota, çfarë ndodhi

By: user 2
4 July 2025 at 10:40

Dalin në pah detaje të reja mbi aksidentin që i kushtoi jetën sulmuesit të Liverpool Diogo Jota dhe vëllait të tij André Silva, edhe ai futbollist. Ata ndodheshin në një Lamborghini me qira që mori flakë pas daljes nga rruga për shkak të shpërthimit të një gomë, ndërsa udhëtonin me shpejtësi të lartë në autostradën A-52 pranë Cernadilla-s (Zamora). Dy vëllezërit po shkonin drejt Santander-it dhe kishin zgjedhur makinën në vend të avionit me këshillën e mjekut. Edhe më parë Diogo Jota kishte zgjedhur këtë itinerar për t’u kthyer në Angli.

NDËRHYRJA

Diogo Jota ishte operuar së fundmi për një dëmtim në mushkëri dhe protokolli i rekomanduar nuk këshillon të fluturohet për të shmangur rreziqet që lidhen me ndryshimet e presionit të gjakut. Gruaja e Diogo Jota-s ka konfirmuar se të dy do të flinin në Benavente, një orë e gjysmë larg nga vendi i aksidentit, për të arritur më pas në Santander dhe për të marrë tragetin e orës 16 drejt Portsmouth-it (Angli). Aty do të përshkonin edhe 430 km të tjerë për të mbërritur në Liverpool: sulmuesi i Reds do të duhej të rifillonte përgatitjet me shokët e skuadrës të martën.

MAKINA

Burime nga Guardia Civil kanë treguar si shkak të mundshëm të aksidentit shpejtësinë e tepruar. Sipas rindërtimit jozyrtar të Guardia Civil, gjatë një faze parakalimi – në një segment autostrade me kufi 120 km në orë – mbi asfaltin e parregullt një gomë e pasme shpërtheu, duke shkaktuar humbjen e kontrollit të mjetit, përplasjen dhe më pas shpërthimin. Makina, një Lamborghini Huracán me tërheqje të pasme, ishte marrë me qira nga Diogo Jota.

DENONCIMET

Aksidenti ndodhi në A-52, autostrada mes Galicisë dhe Portugalisë, që edhe më parë ka qenë në akuzë për mirëmbajtjen e dobët. Në prill të vitit të kaluar ishin paraqitur shumë denoncime për gjendjen e keqe të asfaltit dhe 10 ditë më parë një grua mbeti rëndë e plagosur dhe u nxor nga makina e saj e shkatërruar në të njëjtën zonë të aksidentit të Diogo Jota-s. Policia po përpiqet gjithashtu të përcaktojë me çfarë shpejtësie po udhëtonte Lamborghini i dy vëllezërve.

Gruaja e portugezit Diogo Jota, Rute Cardoso, arriti dje në Institutin e Anatomisë Forenzike të Zamoras ku dy trupat janë dërguar për identifikim përmes ADN-së. Vetëm 12 ditë më parë ishte festuar martesa në prani të tre fëmijëve. Për të dhe të afërmit është siguruar asistenca psikologjike.

Sot pasdite në kapelën e Ringjalljes në Gondomar është planifikuar një vigjilje mortore. Varrimi do të mbahet nesër në orën 10 në kishën matrice të Gondomarit, disa kilometra larg nga Porto, ku dy vëllezërit kishin lindur dhe ishin rritur.

Así es la A52, la carretera del accidente mortal de Diogo Jota: un pavimento de pesadilla para las ruedas que ya ha provocado muchos reventones https://t.co/etwIJm4NQi

— ABC.es (@abc_es) July 3, 2025

The post Ndërhyrja në mushkëri, shpejtësia e autostrada e polemikave: Diogo Jota, çfarë ndodhi appeared first on Lapsi.al.

Arrestohet 33-vjeçari në Tiranë, shkon në 27 numri i të arrestuarve

By: user7
25 June 2025 at 11:08

Një 33-vjeçar është vënë në pranga nga polica në Tiranë, në kuadër të Megaoperacioni “Blloku 33”. I riu ishte shpallur në kërkim për shitje të lëndëve narkotike në lokalet e natës. Gjithashtu ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Sipas policisë ka shkruar në 27 numri i shtetasve të vënë në pranga në kuadër të megaoperacionit, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e 6 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.

The post Arrestohet 33-vjeçari në Tiranë, shkon në 27 numri i të arrestuarve appeared first on Lapsi.al.

Ekstradohen sot nga Dubai tre shtetas shqiptarë, akuzohen nga GJKKO për krime të rënda

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Tre shtetas shqiptarë të akuzuar për përfshirje në grupe kriminale dhe përkrahje të personave të shpallur në kërkim, pritet të ekstradohen sot nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Shqipërisë.

Policia e Shtetit në një njoftim për mediet, bën me dije se Ado Xhika (alias Ado Cërriku/Elkier Cërriku), Ervis Daka dhe Maksim Koçi akuzohen nga Gjykata e Posaçme për vepra të rënda, përfshirë planifikim vrasjesh dhe sigurim të mjeteve për krime dhe pritet të ekstradohen sot nga Dubai.

Në njoftim, thuhet se ky operacion vjen si rezultat i bashkëpunimit të pandërprerë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndaj pritet që gjatë ditës së sotme, të finalizohen procedurat për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasve të shumëkërkuar, pjesëtarë të organizatave kriminale.

Policia sqaroi se në lidhje me orën e mbërritjes, do të ketë një njoftim tjetër.

/e.i/j.p/

The post Ekstradohen sot nga Dubai tre shtetas shqiptarë, akuzohen nga GJKKO për krime të rënda appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fast Albania ndihmon në arrestimin e malazezit me rrezikshmëri të lartë në Spanjë

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Një 43-vjeçar malazez me rrezikshmëri shoqërore është arrestuar në Spanjë, i shpallur në kërkim nga autoritetet në Podgoricë për pjesëmarrje në grup kriminal.

Policia e Shtetit bën me dije se falë informacionit të siguruar nga FAST Albania në varësi të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale dhe shkëmbimit të tij në kohë reale me homologët, u bë e mundur kapja nga Policia spanjolle e një shtetasi malazez me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Sipas Policisë, FAST Albania kontribuon në një tjetër operacion të rëndësishëm ndërkombëtar, të koordinuar nga rrjeti ENFAST.

“Shtetasi D. F., 43 vjeç, i kërkuar nga autoritetet malazeze për pjesëmarrje në një organizatë kriminale me veprimtari në fushën e narkotikëve, u arrestua në Spanjë nga autoritetet policore të këtij vendi”, thuhet në njoftim.

Policia nënvizon se “kapja e tij u bë e mundur si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes FAST Albania, FAST Spain dhe FAST Montenegro, nëpërmjet rrjetit të bashkëpunimit europian ENFAST.

Gjykata e Podgoricës i kishte caktuar shtetasit D. F. masën e sigurisë “Arrest në burg”, në muajin prill 2025, për dyshime të forta për përfshirje në veprimtari kriminale në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal”.

/e.i/j.p/

The post Fast Albania ndihmon në arrestimin e malazezit me rrezikshmëri të lartë në Spanjë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lirohen 2 hapësira publike në plazhin e Golemit, Policia sekuestron 190 çadra e shezlongë

TIRANË, 17 qershor/ATSH/ Policia e bashkisë Kavajë vijon operacionin për lirimin e hapësirave publike në plazhin e Golemit. Në një njoftim zyrtar, Policia bën me dije se janë sekuestruar 190 komplete çadra dhe shezlongë në plazhin e Golemit, ndërsa është proceduar penalisht një qytetare.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse, nga subjektet në bregdet apo nga vetë pushuesit, duke vënë çadra dhe shezlongë”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, gjatë kontrolleve, në dy hapësira publike në bregdetin e Golemit, u hoqën dhe u sekuestruan 190 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme, nga një shtetase që pretendonte se kishte leje për shfrytëzim dhe nga një qytetar.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. S., banuese në Tiranë.

Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.

/e.i/j.p/

The post Lirohen 2 hapësira publike në plazhin e Golemit, Policia sekuestron 190 çadra e shezlongë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Me armë dhe drogë me vete, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

By: user 5
14 June 2025 at 10:49

Një 38-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi qarkullonte me pistoletë dhe lëndë narkotike me vete në një automjet. Arrestimi i tij u bë në kuadër të finalizimit të operacionit policor të koduar “Check Point”.

Gjatë kontrollit fizik dhe më tej të banesës së 38-vjeçarit, iu gjetën 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, një sasi prej 304 gram lëndë narkotike kokainë, rreth 131 tableta ekstazi, 3 peshore elektronike si dhe pjesë arme. Në pranga është dhe pasagjeri i automjetit, 34-vjeç për moskallëzim krimi.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Check Point”.

Qarkullonte me armë zjarri pistoletë dhe lëndë narkotike, në një automjet, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 38-vjeçari.

Vihet në pranga dhe pasagjeri i automjetit, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, municion luftarak, një sasi prej 304 gram lëndë narkotike kokainë, rreth 131 tableta ekstazi, 3 peshore elektronike dhe automjeti.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë apo lëndë narkotike, mbi bazën e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Check Point”.

Gjatë operacionit, në rrugën “Ali Demi” shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin K. K dhe pasagjer shtetasin J. K.

Gjatë kontrollit fizik dhe më tej të banesës së shtetasit K. K. iu gjetën 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, një sasi prej 304 gram lëndë narkotike kokainë, rreth 131 tableta ekstazi, 3 peshore elektronike si dhe pjesë arme.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë shtetasit:

K. K., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

J. K., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit’.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Me armë dhe drogë me vete, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

Operacioni “Flakë në Det”/ SPAK lexon pretencën, ja sa vite burg kërkon për anëtarët e grupit të narkotrafikantëve

By: V K
10 June 2025 at 15:21

SPAK, ka lexuar pretencën për operacionin e koduar “Flakë në det” ku nën akuzë janë 13 persona. Prokuroria e Posaçme kërkon që anëtarët e grupit të trafikut të drogës të shpallen fajtorë për disa vepra penale të tilla si “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Ky grup i organizuar, dyshohet se transportonte lëndën narkotike nga zona e Patokut në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian.

Lista e emrave dhe dënimi që kërkohet për ta:

Arlind Isamailukaj 15 vite burg me gjykim të shkurtuar më 10 vite burg

Gëzim Çela 16 vite burg / 10 vite e 8 muaj burg

Nerim Çela 14 vite burg / 9 vite e 4 muaj burg

Armando Mema 12 vite burg / 8 vite burg

Dritan Mataj 12 vite burg / 8 vite burg

Arben Dalipaj 14 vite burg/ 9 vite e 4 muaj burg

Besnik Brokeri 12 vite burg / 8 vite burg

Alket alis Dritan Deda 12 vite burg / 8 vite burg

Selami Lushka 12 vite burg / 8 vite burg

Kyrylo Ponomarego 13 vite burg/ 8 e 4 muaj vite burg

Ksenofon Bodo 12 vite burg / 8 vite burg

Armando Papa 12 vite burg / 8 vite burg

Kostiantyn Biellon 12 vite burg / 8 vite burg

The post Operacioni “Flakë në Det”/ SPAK lexon pretencën, ja sa vite burg kërkon për anëtarët e grupit të narkotrafikantëve appeared first on Albeu.com.

Lojëra fati të paligjshme, tre persona në pranga në Tiranë

TIRANË, 9 qershor /ATSH/ Tre persona janë arrestuar në Tiranë, pasi kishin përshtatur një lokal në rrugën “Petro Nini Luarasi” duke e kthyer në ambient ku luheshin lojëra fati me makineta dhe me celularë.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, është finalizuar në Tiranë operacioni policor i koduar “Rezultati”, ndërsa janë arrestuar tre shtetas, administratori i lokalit dhe dy klientë.

Në njoftim thuhet se janë sekuestruar edhe 5 makineta, 4 celularë dhe 50 000 lekë.

Policia e Shtetit bën me dije se si rezultat i kontrolleve të mbështetura tek inteligjenca policore, me objektiv goditjen e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, Komisariati i Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike, u arrestuan në flagrancë shtetasit M. D., 21 vjeç, A. Z., 24 vjeç dhe Xh. Gj., 21 vjeç.

“Nga kontrollet në lokalin që administronte shtetasi M. D., u konstatua se ambienti ishte përshtatur me makineta dhe me celularë, që shërbenin për lojëra fati dhe për vënien e basteve sportive. Në lokal u kapën në flagrancë, duke luajtur, 2 të arrestuarit e tjerë”, cilësohet në njoftim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/a.f/

The post Lojëra fati të paligjshme, tre persona në pranga në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Operacioni ndërkombëtar antidrogë, GJKKO lë në fuqi masat për 9 të ndaluarit

By: fra nc
5 June 2025 at 11:31

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masat e sigurisë “arrest me burg” për 9 të arrestuarit në Shqipëri si pjesë e katër grupeve kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës. Të arrestuarit akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike, kryesisht të drogave sintetike, me destinacion Finlandën.

Operacioni u zhvillua pas një bashkëpunimi mes SPAK dhe autoriteteve ligjzbatuese finlandeze, si pjesë e një hetimi të gjerë ndërkombëtar që përfshiu gjithashtu Spanjën dhe Holandën.

Masat e sigurisë ishin dhënë më herët në mungesë, por janë rikonfirmuar këtë të enjte në prezencë të të dyshuarve:

  • Dorjan Luzaj
  • Geraldo Seferaj
  • Elton Myftari
  • Elton Tavani
  • Erind Teneqexhiu (alias Agalliu)
  • Kel Qevani
  • Ledion Hoxha
  • Besnik Sparta
  • Altin Musta

Sipas burimeve nga hetimi, këta shtetas kanë pasur role të ndryshme në organizimin dhe realizimin e trafikut të narkotikëve, duke përdorur Shqipërinë si bazë koordinimi dhe duke shfrytëzuar lidhje logjistike me vende të tjera europiane.

Ndërkohë, dy drejteus të këtyre rrjeteve kriminale në Shqipëri janë ende në kërkim, njëri prej të cilëve dyshohet se është larguar jashtë vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Operacioni ndërkombëtar antidrogë, GJKKO lë në fuqi masat për 9 të ndaluarit appeared first on Euronews Albania.

EMRAT/ Operacioni i SPAK dhe autoriteteve në Finlandë, zbulohen anëtarët e grupit kriminal dhe dy vlonjatët që drejtonin trafikun e drogës

By: M C
3 June 2025 at 19:43

Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me operacionin ndërkombëtar të zhvilluar mes autoriteteve shqiptare dhe atyre finlandeze ku u goditën 4 grupe kriminale me anëtarë shqiptarë e të huaj, të cilët operonin në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Sipas asaj që u deklarua nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme drejtues të kësaj çështje, Arben Kraja dhe Alfred Shehu, dy nga “kokat” e këtyre grupeve kriminale, të cilët aktivitetin e tyre e kishin shtrirë në kontrabandimin e lëndëve narkotike nga Spanja e Holanda për në Finlandë, janë nga Vlora.

Sipas burimeve për media, këta dy persona janë identifikuar si Dorjan Luzaj e Geraldo Seferaj, tashmë të arrestuar. Janë arrestuar: Besnik Sparta, Erind Teneqexhiu (Agalliu) Altin Musta, Kela Qevani, Elton Tavani, Elton Myftari, Ledion Hoxha dhe Dorjan Luzaj e Geraldo Seferaj.

“Dy nga krerët e grupeve kriminale janë me origjinë nga Vlora. Për bazë konkrete nuk mund të flasim. Pjesa tjetër ka qenë e përqendruar në zonën e Kuçovës dhe Beratit”, tha prokurori Alfred Shehu duke bërë me dijë ndër të tjera, se në vendin tonë këta shtetas rezultojnë të kenë qenë të “pastër”, ndërkohë që për autoritetet finlandeze mësohet se janë persona me precedentë penalë.

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar në total 11 masa sigurimi “arrest me burg”, 9 prej tyre të ekzekutuara dhe 2 të tjerë të shpallur në kërkim.

The post EMRAT/ Operacioni i SPAK dhe autoriteteve në Finlandë, zbulohen anëtarët e grupit kriminal dhe dy vlonjatët që drejtonin trafikun e drogës appeared first on Albeu.com.

Teatri i Dumanit për të fshehur dështimin me Visin e Pojës

By: Ardit
3 June 2025 at 16:52

Nën presionin në rritje të opozitës, e cila e akuzon për zvarritjen e operacionit ndaj klanit “Troplini” në Durrës, me qëllim, sipas saj, për t’u lënë kohë anëtarëve të tij të punonin në fushatën e Partisë Socialiste, kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, doli në një konferencë për shtyp për të forcuar alibinë e […]

The post Teatri i Dumanit për të fshehur dështimin me Visin e Pojës appeared first on BoldNews.al.

Operacioni në Finlandë/ Prokurori Shehu: 11 urdhër arreste, kapen 9 prej tyre

By: user7
3 June 2025 at 13:30

Prokurori i SPAK Alfred Shehu ka dhënë detaje nga operacioni ndërkombëtarë në Finlandë, kundër një grupi kriminal për shpërndarjen e drogës. Në fjalën e tij për mediat, Shehu ka theksuar se aksioni anti-drogë është zhvilluar në mëngjesin e sotshëm. Ndërkohë që ka theksuar se gjithsej janë dhënë 11 urdhër-arreste, nga të cilat janë ekzekutuar vetëm 9 prej tyre. Po ashtu janë sekuestruat 8 automjete, telefona celularë dhe shumë dokumenta që kanë të dhëna lidhur me aktivitetin kriminal të grupit.

“Hetimi nisi mbi bazën e informacioneve të ardhura nga autoritetet finlandeze. Është vlerësuar, në qershor 2023 u regjistrua procedimi penal, në fushën e narkotikëve fakte që ishin konstatuar në Finlandë. Bashkëpunimi u shtri më tej dhe në fund të nëntorit 2023 u krijuar skuadra e përbashkët hetimore. Hetimi deri më sot ka qenë i fshehtë, jo i hapur, pas krijimit të skuadrës së përbashkët nga SPAK, hetuesit e BKH, Policisë dhe Forcave Operacionale kanë vijuar veprimet hetimore, janë përdorur metoda speciale të hetimit, duke nisur nga përgjimet, janë shkëmbyer në vazhdimësi informacione.

Shkëmbimi i informacionit ka qenë thuajse i përditshëm dhe në përfundim u arrit dhe përcaktimi i ditës së aksionit se kur do të bëhej goditja. Është caktuar masa e sigurimit arrest me burg për 11 persona. U ngarkuan për zbatimin e urdhrit hetues të BKH, ora dhe data e aksionit janë biseduar gjerë e gjatë, dhe u vendos të kryhet sot, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të policisë Finlandezë. Janë arrestuar deri më tani 9 persona, po vijon puna për arrestimin e dy të tjerëve. Gjatë zbatimit të masave të sigurimit, u sekuestruan 8 automjete, telefona celularë dhe shumë dokumenta që kanë të dhëna lidhur me aktivitetin kriminal të vetë personave. Bashkëpunimi me autoritetet finlandezë do vijojë. Hetimet tani janë të hapura, do vijojë edhe hetimi pasuror për të gjithë personat e identifikuar,” tha Shehu.

The post Operacioni në Finlandë/ Prokurori Shehu: 11 urdhër arreste, kapen 9 prej tyre appeared first on Lapsi.al.

Trafikonin armë nga Kosova në Shqipëri dhe ua shisnin individëve të përfshirë në ngjarje kriminale, kush janë dy organizatorët

By: V K
3 June 2025 at 10:58

Një grup kriminal i trafikut të armëve nga Kosova në Shqipëri, që më pas ua shisnin individëve të përfshirë në ngjarje kriminale, është goditur nga policia e Fierit.

Dy organizatorët janë shtetasit me iniciale Q. Sh. dhe B. B, ndërsa ky i fundit merrej edhe me kultivimin dhe më pas shitjen e kanabisit.

Ndërkohë anëtarët e tjerë kishin rol në sigurimin e armëve dhe në gjetjen e klientëve.

“Nga hetimet rezulton se ky grup vepronte i organizuar, me qëllim trafikimin e armëve nga Kosova në Shqipëri, për t’i shitur më pas tek individë të përfshirë në veprimtari kriminale.

B. B dhe Q. Sh. ishin organizatorët e grupit. Anëtarët e tjerë kishin rol në sigurimin e armëve dhe në gjetjen e klientëve.

Njëkohësisht, kryetari i grupit, B. B., organizonte kultivimin dhe më pas shitjen e kanabisit.

Operacioni vijon dhe hetimet po thellohen, për të identifikuar dhe kapur shtetasit e tjerë të përfshirë në këto veprimtari kriminale”, njoftuan blutë.

 

 

Gjatë operacionit u ushtruan 8 kontrolle banesash, 2 kontrolle në ambiente të dyshuara për magazinim të armëve dhe të municionit luftarak, si dhe 3 kontrolle automjetesh.

Ndërsa u sekuestruan:

4000  fidanë kanabisi (2000 të mbjellë në tokën në pronësi të shtetasit B. B. dhe 2000 të kultivuar në kubikë);

3  armë zjarri automatike, 2 armë gjahu dhe 636 fishekë të kalibrave të ndryshëm;

5000  fara kanabisi;

2  radio si të Policisë, 2 uniforma policie, 1 maskë plastike me paruke;

3  automjete dhe 10 celularë.

Gjithashtu, në banesën e shtetasit N. O., në Durrës, u sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë, të cilën ky shtetas tentoi ta hidhte nga dritarja, në momentin e ndërhyrjes së Policisë.

Të ndaluarit janë:

B. B., 48-vjeç, banues në Kallm, Fier, i dënuar më parë në Itali, me 30 vjet burgim, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Armëmbajtja pa leje”;

N. O., 53-vjeç, banues në Durrës, me precedent penal në fushën e armëmbajtjes pa leje;

Q. Sh., 48-vjeç, banues në Lushnjë, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje;

B. B., 33-vjeç, banues në Divjakë.

Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë një 51-vjeçar nga fshati Peshtan, Fier, i arrestuar më parë për kundërshtim të punonjësve të Policisë.

Njoftimi i plotë:

Goditet një grup kriminal për trafikim armësh, kultivim dhe shitje të kanabisit. 4 shtetas në pranga, 6 armë zjarri e gjahu, 4000 fidanë kanabisi, 5000 fara kanabisi, qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm, radio dhe uniforma si të Policisë, të sekuestruara.

Operacioni policor i koduar “Procedimi”, është finalizimi i një procedimi penal të ndjekur me metoda speciale të hetimit, në drejtimin e Prokurorisë së Fierit.

Procedimi u iniciua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier dhe u ndoq në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit.

Siç është bërë publike edhe më parë përmes njoftimeve tona për shtyp, strukturat e DVP Fier kanë vijuar pa ndërprerje operacionet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale.

Në kuadër të këtyre përpjekjeve, specialistët e sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, siguruan informacion përmes inteligjencës policore dhe e referuan në Prokurorinë e Fierit, e cila regjistroi procedimin penal nr. 1815/2024, që u ndoq për disa muaj, me metoda speciale të hetimit.

Nga hetimet rezultoi se disa shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtari kriminale në fushën e trafikimit të armëve dhe municioneve të kalibrave të ndryshëm, si dhe mbanin armë zjarri, për qëllime kriminale.

Ky aktivitet kryhej në disa qytete të vendit, si Fier, Lushnje, Durrës, Shkodër dhe Kukës, ndërsa në disa raste armët siguroheshin nga Kosova dhe futeshin ilegalisht përmes kufirit të gjelbër në PKK Morinë.

Po nga hetimet rezultoi se ky grup merrej edhe me kultivimin dhe shitjen e kanabisit.

Në vijim të hetimeve, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Procedimi”.

Gjatë operacionit u ushtruan 8 kontrolle banesash, 2 kontrolle në ambiente të dyshuara për magazinim të armëve dhe të municionit luftarak, si dhe 3 kontrolle automjetesh.

Gjatë këtyre kontrolleve u sekuestruan:

4000 fidanë kanabisi (2000 të mbjellë në tokën në pronësi të shtetasit B. B. dhe 2000 të kultivuar në kubikë);

3  armë zjarri automatike, 2 armë gjahu dhe 636 fishekë të kalibrave të ndryshëm;

5000 fara kanabisi;

2 radio si të Policisë, 2 uniforma policie, 1 maskë plastike me paruke;

3 automjete dhe 10 celularë.

Gjithashtu, në banesën e shtetasit N. O., në Durrës, u sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë, të cilën ky shtetas tentoi ta hidhte nga dritarja, në momentin e ndërhyrjes së Policisë.

Gjatë operacionit u ndaluan shtetasit:

B. B., 48-vjeç, banues në Kallm, Fier, i dënuar më parë në Itali, me 30 vjet burgim, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Armëmbajtja pa leje”;

N. O., 53-vjeç, banues në Durrës, me precedent penal në fushën e armëmbajtjes pa leje;

Q. Sh., 48-vjeç, banues në Lushnjë, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje;

B. B., 33-vjeç, banues në Divjakë.

Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë një 51-vjeçar nga fshati Peshtan, Fier, i arrestuar më parë për kundërshtim të punonjësve të Policisë.

Nga hetimet rezulton se ky grup vepronte i organizuar, me qëllim trafikimin e armëve nga Kosova në Shqipëri, për t’i shitur më pas tek individë të përfshirë në veprimtari kriminale.

B. B dhe Q. Sh. ishin organizatorët e grupit. Anëtarët e tjerë kishin rol në sigurimin e armëve dhe në gjetjen e klientëve.

Njëkohësisht, kryetari i grupit, B. B., organizonte kultivimin dhe më pas shitjen e kanabisit.

Operacioni vijon dhe hetimet po thellohen, për të identifikuar dhe kapur shtetasit e tjerë të përfshirë në këto veprimtari kriminale.

The post Trafikonin armë nga Kosova në Shqipëri dhe ua shisnin individëve të përfshirë në ngjarje kriminale, kush janë dy organizatorët appeared first on Albeu.com.

Ushtria izraelite zgjeron operacionin e saj tokësor në Rripin e Gazës

2 June 2025 at 14:42

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë zgjeruar operacionet e tyre tokësore në Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit, duke eliminuar militantë dhe çmontuar objekte të ndryshme të infrastrukturës terroriste, përfshirë ato që ndodhen nën tokë, njoftoi shërbimi për shtyp i ushtrisë izraelite.

Në një deklaratë të lëshuar nga IDF, thuhet se gjatë këtyre operacioneve janë eliminuar disa “terroristë” dhe janë shkatërruar depo armësh, si dhe objekte të tjera të lidhura me Hamasin.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të IDF, Eyal Zamir, vizitoi pjesën jugore të Rripit të Gazës më 1 qershor dhe zhvilloi një takim operativ. Pas këtij takimi, Zamir urdhëroi një ritje të shkallës së operacioneve ushtarake, me fokus në zgjerimin e luftës në pjesën jugore dhe veriore të Gazës. Ai theksoi se ushtria izraelite do të vazhdojë deri në krijimin e kushteve që do të mundësojnë kthimin e pengjeve izraelite dhe një disfatë vendimtare të Hamasit.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, gjithashtu konfirmoi se kishte urdhëruar vazhdimin e ofensivës ushtarake kundër pozicioneve të Hamasit, pavarësisht negociatave për paqe, duke shprehur qëllimin për të shkatërruar të gjithë infrastrukturën e këtij grupi militant në Rripin e Gazës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ushtria izraelite zgjeron operacionin e saj tokësor në Rripin e Gazës appeared first on Euronews Albania.

Kapen mbi 1200 bimë dhe fidanë kanabisi në Shkodër, procedohen dy zyrtarë

By: fra nc
31 May 2025 at 14:20

Policia e Shkodrës ka goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i kontrolleve intensive të zhvilluara në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinata”. Gjatë kontrolleve të ushtruara në territorin e qarkut, janë evidentuar dhe asgjësuar gjithsej 1233 bimë dhe fidanë të dyshuar si kanabis (777 fidanë dhe 456 bimë narkotike).

Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe atij të Malësisë së Madhe, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër. Në njësitë administrative Shalë, Pult dhe Postribë u gjetën dhe asgjësuan 777 fidanë dhe 382 bimë kanabis, ndërsa në territorin e njësisë administrative Shkrel u asgjësuan 74 bimë të tjera.

Në lidhje me këto raste, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzim krimi”, një Specialist Pyjesh, shtetasi A. M., dhe një Roje Mjedisore, shtetasi L. A.

Policia bën me dije se vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike. Operacioni antikanabis “Koordinata” do të vijojë në të gjithë territorin e qarkut, me fokus goditjen e paligjshmërisë dhe forcimin e sundimit të ligjit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kapen mbi 1200 bimë dhe fidanë kanabisi në Shkodër, procedohen dy zyrtarë appeared first on Euronews Albania.

Operacioni “Ura”/ Arrestohet në Belgjikë 44-vjeçari shqiptar

By: user7
28 May 2025 at 10:00

44-vjeçari shqiptar Gertin Aliu i cili akuzohet se pjesë e grupit të fuqishëm kriminal me bazë në Durrës që u godit nga autoritetet shqiptare në bashkëpunim me ato italiane ku u lëshuan 52 urdhër arreste, është arrestuar në Belgjikë.

Aliu akuzohet nga Prokuroria e Barit për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike dhe u arrestua në kuadër të operacionit “Ura”. Në njoftim thuhet se Prokuroria e Barit, në vitin 2025, i ka caktuar Gertin Aliut masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

The post Operacioni “Ura”/ Arrestohet në Belgjikë 44-vjeçari shqiptar appeared first on Lapsi.al.

“Kjo zhurmë duhej të ishte bërë para zgjedhjeve”/ Flet gazetari: Grupi është hetuar për vepra në Itali

27 May 2025 at 22:54

I ftuar në në studio televizive gazetari Artan Hoxha theksoi se, grupi është hetuar kryesisht për vepra në territorin italian. Hoxha, u shpreh se “Operacioni Ura” bëri bujë me ekspozenë e shfaqur në media me përfaqësuesit e Italisë dhe Shqipërisë. Gjithashtu gazetari shtoi se ky operacion i bujshëm duhej të ishte bërë para zgjedhjeve, pasi hetimet kishin kohë që kishin nisur.

Hoxha: Bum-i që pati ishte ekspozeja mes Italisë dhe Shqipërisë, antimafia dhe SPAK. Dosja italiane rodhi në mediat shqiptare. U krijua përshtypja se u çmontua grupi i Shkozetit. Ishte një hetim historik, i zgjatur ndër vite. Pra, atëherë grupi nuk ka qenë në majë. Grupi ka elementët për t’u quajtur organizatë, pasi i afrohet 20 viteve veprimtari. Vetëm ky fakt përbën sukses. Grupi është hetuar kryesisht për vepra në territorin italian.

Në Dubai nuk të arreston njeri. Flasim për nivel të lartë, jo për shoferë. Ideja është ekspozeja u bë me fjalën “çmontohet”. Prova më e madhe ishte kapja e 3 milionë eurove vitin e kaluar. Kjo zhurmë duhej të ishte bërë para zgjedhjeve. Këtu ishin ata, ndërsa tanët pritën italianët për të bërë çmontimin.

The post “Kjo zhurmë duhej të ishte bërë para zgjedhjeve”/ Flet gazetari: Grupi është hetuar për vepra në Itali appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌