Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 12 July 2025Main stream

5 futbollistë që janë zotuar të mbështesin familjen e Diogo Jotës

By: gaze tare
12 July 2025 at 15:48

Të shtunën, më 3 korrik 2025, bota e futbollit u trondit nga lajmi i kobshëm për ndarjen nga jeta të yllit të Liverpool-it, Diogo Jota, dhe vëllait të tij më të vogël, Andre. Dy vëllezërit humbën jetën tragjikisht në një aksident automobilistik në veri të Spanjës, vetëm dy javë pas dasmës së Jotës me të dashurën e tij të fëmijërisë, Rute Cardoso, me të cilën kishte tre fëmijë.

Ceremonia mortore u mbajt më 5 korrik në kishën Igreja Matriz de Gondomar, pranë Portos, ku familja, miqtë dhe tifozët i dhanë lamtumirën e fundit Diogos 28-vjeçar dhe Andres 25-vjeçar.

Që atëherë, disa futbollistë të njohur janë zotuar ta mbështesin familjen e Jotës në forma të ndryshme.

1. Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo nuk mori pjesë në funeral për të shmangur vëmendjen e mediave, por ka vendosur të mbulojë të gjitha shpenzimet e sigurimit shëndetësor për bashkëshorten dhe familjen e Jotës. Ai ishte një ndër të parët që reagoi me një mesazh emocional:

“Nuk ka sens… Ishim bashkë me kombëtaren, ti sapo ishe martuar. Familjes tënde, bashkëshortes dhe fëmijëve u dërgoj ngushëllimet më të sinqerta dhe gjithë forcën e botës. E di që do jesh gjithmonë me ta. Pushofshi në paqe, Diogo dhe Andre. Do na mungoni të gjithëve.”

2. Lamine Yamal

Ylli 17-vjeçar i Barcelonës, Lamine Yamal, ka premtuar se do të mbulojë të gjitha shpenzimet e udhëtimeve të familjes Jota në të ardhmen. Gjesti i tij është përshëndetur për pjekurinë dhe respektin që tregon, pavarësisht moshës së re.

3. Ruben Neves

Miku më i ngushtë i Jotës, Ruben Neves, ka marrë përsipër arsimin e fëmijëve të tij deri në moshën madhore. Neves udhëtoi menjëherë drejt Portugalisë pas eliminimit të ekipit të tij, Al Hilal, në Kupën e Botës për Klube dhe ishte një nga ata që mbajtën arkivolin në funeral.

4. Mohamed Salah

Sulmuesi egjiptian ka premtuar se do të mbulojë të gjitha nevojat financiare të familjes së ish-shokut të tij të skuadrës – përfshirë strehimin, ushqimin dhe çdo shpenzim tjetër. Sipas mediave, Salah është zotuar që familja e Jotës të mos ketë kurrë më nevojë për asgjë.

5. Virgil van Dijk

Kapiteni i Liverpool-it, Virgil van Dijk, që udhëhoqi delegacionin e klubit në funeral, është zotuar të kujdeset për fëmijët e Jotës. Sipas burimeve, ai ka thënë se do të sigurojë që fëmijët të vazhdojnë të buzëqeshin, të luajnë dhe të jenë të lumtur, pavarësisht humbjes së babait.

The post 5 futbollistë që janë zotuar të mbështesin familjen e Diogo Jotës appeared first on iconstyle.al.

Before yesterdayMain stream

Diogo Jota, dy dëshmitarë rrëzojnë versionin e policisë: “Familja e di e kam filmuar”

By: user 2
10 July 2025 at 12:15

Aksidenti i tmerrshëm rrugor ku humbën jetën Diogo Jota dhe vëllai i tij André Silva është shkaktuar nga shpejtësia e tepërt me të cilën udhëtonte Lamborghini i tyre dhe nga shpërthimi i një gomë. Ky ishte verdikti i parë i ekspertizës së Guardia Civil, i bazuar edhe në hetimet e policisë shkencore, por që hidhet poshtë në mënyrë kategorike nga dy dëshmitarë të pranishëm në vendngjarje. I pari është pikërisht shoferi i kamionit që ka regjistruar videon, që më pas qarkulloi në rrjetet sociale, me makinën e dy futbollistëve në flakë buzë rrugës.

Dëshmitari i aksidentit mohon rindërtimin e ngjarjes

José Azevedo ka vendosur të dalë hapur dhe e ka bërë këtë përmes një videoje të ngarkuar në rrjetet sociale. Shoferi i kamionit që udhëtonte në A-52, pranë Palacios de Sanabria, ka dashur para së gjithash të përgënjeshtrojë të gjithë ata që e akuzuan se kishte preferuar të regjistronte një video në vend që të provonte të ndihmonte viktimat e aksidentit.

Lexo më tej: Detaje të reja/ Diogo Jota ishte në timon, Lamborghini me shpejtësi tepër të madhe

Ai shpjegoi se çfarë ndodhi: “Unë isha ai që filmoja. I kam provat. U ndala, mora fikësen dhe u përpoqa të ndihmoja. Për shkak të përplasjes, për shkak të aksidentit, nuk kishte absolutisht asgjë për të bërë. Asgjë.” Por pjesa më e rëndësishme është ajo që ka të bëjë me shpejtësinë e Lamborghini Huracan të marrë me qira me të cilën udhëtonin Diogo Jota dhe Andre Silva: “E kam ndërgjegjen e pastër. E di çfarë pashë. Kaluan pranë meje të qetë, pa asnjë tepri shpejtësie. Pa asnjë tepri shpejtësie. Isha vetë unë që i çova videon CMTV-së sepse fillova të dëgjoja gjëra absurde.”

Sipas kamionistit Jota e Silva nuk ecin me shpejtësi

Azevedo vetëm mëngjesin pasardhës mësoi se kush ishte brenda makinës. Fjalët e tij janë drejtuar edhe familjarëve të viktimave: “Ju jap fjalën time: nuk po ecnin me shpejtësi. Po ecnin shumë të qetë, sepse unë e bëj atë rrugë çdo ditë, nga e hëna në të shtunë. E di si është ajo rrugë, është një rrugë që nuk vlen një grosh. Është një rrugë e errët dhe arrita të shihja markën e makinës, ngjyrën e makinës, gjithçka qartë. Pak më përpara, fatkeqësisht, ndodhi ajo që ndodhi”.

Versioni i dëshmitarit të dytë

Një version i konfirmuar nga fjalët e një tjetër kamionisti, pra José Aleixo Duarte, i cili ka deklaruar për CM, shtypin portugez, se kishte qenë dëshmitar dhe se kishte filmuar aksidentin. Edhe ky i fundit ka provuar të fikte flakët, duke kuptuar me keqardhje se nuk kishte më asnjë mundësi për të shpëtuar dy personat brenda. Me pak fjalë, ajo rrugë konsiderohet paksa e mallkuar dhe shumë e rrezikshme. Shikueshmëri e dobët dhe gropat kanë qenë shkak për shumë aksidente gjatë viteve të fundit.

The post Diogo Jota, dy dëshmitarë rrëzojnë versionin e policisë: “Familja e di e kam filmuar” appeared first on Lapsi.al.

Tragjedia ku humbi jetën Diogo Jota, dëshmitari: Ai nuk po ecte me shpejtësi

By: gaze tare
10 July 2025 at 11:30

Ai ishte njeriu që kapi imazhet tronditëse të Lamborghinit të Diogo Jotës në flakë, menjëherë pas aksidentit të tmerrshëm që i mori jetën asit të Liverpoolit dhe vëllait të tij Andre Silva.

José Aleixo Duarte Azevedo, shoferi i kamionit që po kalonte, është kritikuar ashpër që kur postoi videon përkatëse, pasi në vend që të përpiqej të ndihmonte, zgjodhi të merrte telefonin celular dhe të filmonte automjetin në flakë, megjithatë, në një video të re që i dërgoi portalit portugez “Correio da Manha” ai dha një dimension tjetër dhe disa detaje shtesë rreth aksidentit.

“E kam filmuar zjarrin kur po kaloja pranë vendit dhe disa metra më tutje u ndala dhe u përpoqa ta shuaja me fikësen e zjarrit, por për fat të keq nuk munda të bëja asgjë. Ndërgjegjja ime është e pastër“, tha fillimisht ai, duke mbrojtur veten, ndërsa siç zbuloi, “në vendngjarje ndodhej një shofer tjetër portugez i cili kishte parë se si automjeti doli nga rruga”.

Shoferi i kamionit ishte gjithashtu kategorik në lidhje me shpejtësinë me të cilën lëvizte automjeti i dy vëllezërve…
“Familja më ka thënë se nuk po ecte shumë shpejt. Është një rrugë e papranueshme, shumë e errët, dhe arrita të dalloja markën dhe ngjyrën e makinës kur më kaluan rreth pesë minuta para aksidentit. Po ngisnin shumë qetësisht.”

The post Tragjedia ku humbi jetën Diogo Jota, dëshmitari: Ai nuk po ecte me shpejtësi appeared first on iconstyle.al.

Dilemat e aksidentit! Dëshmitarët kundërshtojnë policinë: Jota s’ishte me shpejtësi

By: fra nc
10 July 2025 at 10:58

Një ditë pas deklaratës së policisë se automjeti me të cilin udhëtonin Diogo Jota dhe vëllai i tij, Andre Silva, lëvizte me shpejtësi të lartë në momentin e aksidentit tragjik, dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë hedhur poshtë këtë version, duke pohuar se dyshja po qarkullonte brenda normave të lejuara.

Kanë kaluar disa ditë nga vdekja e parakohshme e futbollistit të Liverpool-it, Diogo Jota, dhe vëllait të tij në Zamora të Spanjës, por ende nuk ka një përgjigje përfundimtare mbi shkakun e aksidentit me pasojë fatale. Policia spanjolle deklaroi se mjeti tip Lamborghini Huracan, me të cilin po udhëtonin Jota dhe Silva, lëvizte me shpejtësi të madhe, gjë që sipas tyre bëri të pamundur shmangien e përplasjes.

Por këtë konstatim e kanë kundërshtuar dëshmitarë okularë, të cilët pretendojnë se automjeti nuk po lëvizte me shpejtësi të lartë.

“E di çfarë pashë. Ata kaluan pranë meje me qetësi, pa shpejtësi. Pa shpejtësi. E dërgova vetë videon në CMTV sepse kisha filluar të dëgjoja disa budallallëqe,” tha një prej dëshmitarëve.

Një tjetër dëshmitar shtoi: “Ju jap fjalën time, nuk po shkonin shpejt. Po lëviznin shumë qetësisht. Unë e bëj atë rrugë çdo ditë, nga e hëna në të shtunë, dhe e di mirë se si është. Është një rrugë e errët dhe mund të shihja qartë markën dhe ngjyrën e makinës. Pak më tej, për fat të keq, ndodhi ajo që ndodhi.”

Ky version është mbështetur edhe nga persona të tjerë që ndodheshin në afërsi të vendit të aksidentit.

Hetimet mbi aksidentin vazhdojnë, ndërsa autoritetet pritet të sqarojnë nëse shpejtësia e mjetit ishte vërtet faktori kryesor i tragjedisë.

The post Dilemat e aksidentit! Dëshmitarët kundërshtojnë policinë: Jota s’ishte me shpejtësi appeared first on Euronews Albania.

Dëshmitarët përgënjeshtrojnë versionin e policisë për aksidentin e Diogo Jotas

By: Besnik
10 July 2025 at 10:29

Kur kanë kaluar disa ditë nga vdekja tragjike e futbollistit të Liverpool, Diogo Jota, dhe vëllait të tij Andre Silva, ende nuk ka një përgjigje përfundimtare se cili ishte shkaku kryesor i aksidentit të regjistruar në Zamora të Spanjës.

Policia nuk hezitoi të deklaronte se mjeti tip Lamborghini Huracan ishte me shpejtësi të lartë në momentin e ngjarjes, e si pasojë nuk mund të shmangej përplasja.

Pak orë pas këtij njoftimi kanë qenë dëshmitarë të rastit ata që kanë përgënjeshtruar policinë, duke bërë të ditur se mjeti po qarkullonte brenda normave.

“E di çfarë pashë. Ata kaluan pranë meje me qetësi, pa shpejtësi. Pa shpejtësi. E dërgova vetë videon në CMTV sepse kisha filluar të dëgjoja disa budallallëqe”, deklaroi njëri prej tyre.

“Ju jap fjalën time: nuk po shkonin shpejt. Po shkonin shumë qetësisht, sepse unë ngas atë rrugë çdo ditë, nga e hëna në të shtunë. E di si është ajo rrugë; është një rrugë që nuk ia vlen aspak. Është një rrugë e errët dhe unë munda ta shihja markën e makinës, ngjyrën e makinës, gjithçka qartë. Pak më tej, për fat të keq, ndodhi ajo që ndodhi”, tha një tjetër dëshmitar.

Ky version është konfirmuar edhe nga të tjerë persona të cilët ishin të pranishëm.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dëshmitarët përgënjeshtrojnë versionin e policisë për aksidentin e Diogo Jotas appeared first on Euronews Albania.

Goncalo Ramos festoi golin ndaj Real Madridit me një dedikim për Jotan

10 July 2025 at 08:47

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Goncalo Ramos ia ka dedikuar golin ndaj Real Madridit mikut të tij tashmë të ndjerë, Diogo Jota.

PSG fitoi me rezultat të thellë 4-0 ndaj Real Madridit në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube, duke siguruar finalen e madhe ndaj Chelseat.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Fabian Ruiz (6’, 24’), Ousmane Dembele (9’) dhe Ramos (87’).

Megjithatë, goli i katërt i shënuar nga Ramos, edhe pse i parëndësishëm për rezultatin, ‘vodhi’ vëmendjen e tifozëve.

 

Gonçalo Ramos pays tribute to his friend, Diogo Jota ❤🇵🇹 pic.twitter.com/zZqYzj1fNQ

— Ligue 1 English (@Ligue1_ENG) July 9, 2025

 

Goncalo Ramos with a tribute to Diogo Jota after scoring against Real Madrid by using his celebration ❤🇵🇹 pic.twitter.com/vuDwBt4irn

— Football on TNT Sports (@footballontnt) July 9, 2025

E gjithë kjo për faktin se sulmuesi portugez u përkujdes që festën e golit të bëjë një dedikim për ish-bashkëlojtarin e tij te kombëtarja portugeze, Jotan.

“Doja vetëm të shënoja për t’i bërë dedikim mikut tim”, deklaroi Ramos pas ndeshjes.

Jota vdiq së bashku me vëllain e tij, Andre Silva, javën e kaluar në provincën e Zamorës në Spanjë, pas një aksidenti me veturë. /Telegrafi/

 

Gonçalo Ramos fechou a goleada contra o Real Madrid e fez o festejo de Diogo Jota! 🇵🇹pic.twitter.com/KAlez251JS

— B24 (@B24PT) July 9, 2025

 

The post Goncalo Ramos festoi golin ndaj Real Madridit me një dedikim për Jotan appeared first on Telegrafi.

Aksidenti tragjik i Diogo Jotës, policia spanjolle heton shpejtësinë mbi kufi

By: Besnik
9 July 2025 at 08:13

Policia spanjolle njoftoi të martën se beson se futbollisti i Liverpool FC, Diogo Jota, po ngiste me shpejtësi mbi limitin e lejuar në momentin kur ai dhe vëllai i tij humbën jetën në një aksident me makinë javën e kaluar.

Garda Civile e Spanjës tha se hetimi për shkakun e aksidentit, i cili ndodhi të enjten e kaluar, vazhdon, por sipas tyre Jota po drejtonte makinën Lamborghini kur një gomë shpërtheu dhe makina doli nga rruga.

Më parë, policia nuk kishte bërë të ditur nëse Jota apo vëllai i tij, André Silva, po ngisnin automjetin në momentin e aksidentit.

Vëllezërit vdiqën pasi makina shpërtheu në flakë në një zonë të izoluar të autostradës A-52 në orët e para të datës 3 korrik.

Sipas mediave portugeze, Jota po udhëtonte drejt qytetit spanjoll Santander për të marrë një traget që do ta dërgonte në Angli, ku do të ribashkohej me skuadrën e Liverpoolit. Ai ishte këshilluar të mos fluturonte pas një ndërhyrjeje të fundit në mushkëri.

Funerali i tyre u mbajt në Portugali të shtunën.

Lajmi për vdekjen e Jotës u prit me një valë homazhi në botën e futbollit.

“Federata Portugeze e Futbollit dhe komuniteti i futbollit në Portugali janë plotësisht të shkatërruar nga vdekja e Diogo Jota dhe André Silva,” thuhet në një deklaratë të federatës.

“Kemi humbur dy kampionë. Vdekja e tyre përfaqëson një humbje të pariparueshme për futbollin portugez dhe ne do të bëjmë gjithçka për të nderuar trashëgiminë e tyre.”

Vëllai i Jotës, André Silva, ishte gjithashtu futbollist dhe luante për skuadrën Penafiel në Liga Portugal 2.

Liverpool FC reagoi me tronditje për humbjen tragjike dhe kërkoi respekt për privatësinë e familjes, miqve dhe bashkëlojtarëve gjatë kësaj kohe të vështirë.

FC Porto, klubi ku Jota luajti i huazuar gjatë sezonit 2016-17, shprehu gjithashtu ngushëllimet për familjen dhe miqtë e tyre.

Jota ishte martuar me partneren e tij, Rute Cardoso, më pak se dy javë para aksidentit, më 22 qershor, dhe së bashku kishin tre fëmijë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Aksidenti tragjik i Diogo Jotës, policia spanjolle heton shpejtësinë mbi kufi appeared first on Euronews Albania.

Aksidenti fatal që i mori jetën futbollistit Diogo Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja

By: gaze tare
8 July 2025 at 20:42

Hetimet për aksidentin tragjik që i mori jetën futbollistit portugez Diogo Jota dhe vëllait të tij, André Silva, po zbulojnë gjithnjë e më shumë detaje tronditëse.

Sipas policisë spanjolle, të gjitha provat e deritanishme tregojnë se ishte vetë Jota në timon të Lamborghini-t që doli nga rruga në autostradën A52, në Zamora, përpara se të shpërthente në flakë. Dyshohet se automjeti ka qenë duke kaluar shpejtësinë dhe ishte në një tentativë për të parakaluar kur ndodhi përplasja.

Ekspertiza po analizon gjurmët e gomave të mbetura në vendin e ngjarjes, ku mendohet se një shpërthim i papritur i gomës mund të ketë çuar në humbjen e kontrollit. Policia ka theksuar se rruga nuk konsiderohej problematike për aksidente, duke hedhur poshtë zërat për probleme në asfalt.

Aksidenti ndodhi vetëm 11 ditë pas martesës së Jotës me partneren e tij prej vitesh, Rute Cardoso. Çifti kishte tre fëmijë, ndërsa dy vëllezërit po udhëtonin drejt portit të Santanderit, ku Jota do të nisej për t’u rikthyer në Liverpool për stërvitje.

Automjeti u shkatërrua pothuajse plotësisht nga zjarri, duke e komplikuar hetimin. Megjithatë, autoritetet pritet të dorëzojnë së shpejti raportin përfundimtar të ekspertizës për gjykatën.

Ceremonia mortore u mbajt këtë fundjavë në qytetin e lindjes së futbollistit, Gondomar, në Portugali, ku familja, miqtë dhe fansat dhanë lamtumirën e fundit mes dhimbjes dhe pikëllimit.

The post Aksidenti fatal që i mori jetën futbollistit Diogo Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja appeared first on iconstyle.al.

Ronaldo në jaht, Cruz në Greqi/ Kur rehatia personale vlen më shumë se përgjegjësia

By: Iconstyle
8 July 2025 at 18:33

Cristiano Ronaldo dhe Ted Cruz: dy figura të njohura në botë, në fusha krejt të ndryshme, por me një sjellje që ngjason çuditërisht në thelb; shmangie ndaj një përgjegjësie publike, për hir të rehatisë personale. Të dy u gjendën në qendër të vëmendjes për të njëjtën arsye: vendosën të mos e prishin qetësinë e pushimeve, edhe pse përreth tyre kishte dhimbje, krizë dhe pritshmëri.

Në rastin e Ronaldos, gjithçka nisi pas vdekjes tragjike të Diogo Jotës, bashkëlojtarit të tij në kombëtaren portugeze. Lajmi tronditi gjithë vendin. Varrimi i Jotës ishte një ngjarje e rëndë dhe me shumë simbolikë për futbollin portugez.

Por Ronaldo nuk mori pjesë. Arsyeja zyrtare që dha ishte “për të ruajtur privatësinë e familjes Jota” dhe për të mos krijuar “një spektakël mediatik” që do të tërhiqte vëmendjen nga dhimbja. Një arsye që në letër mund të duket e kuptueshme.

Por situata u komplikua kur, vetëm pak ditë pas varrimit, Ronaldo u fotografua i buzëqeshur në jahtin e tij luksoz, në një destinacion veror, me familjen pranë. Dhe komentet nisën menjëherë. Nëse nuk kishte dashur të tërhiqte vëmendje, pse zgjodhi pikërisht atë moment për t’u shfaqur në mënyrë aq publike? A nuk ishte ky, në vetvete, një “spektakël tjetër”?

Rastësisht, në të njëjtën periudhë, një tjetër figurë publike, këtë herë në politikë, përjetoi një episod të ngjashëm. Senatori amerikan Ted Cruz ndodhej me pushime në Greqi kur përmbytjet masive goditën shtetin e tij, Teksasin. Qindra shtëpi u përmbytën, njerëzit humbën gjithçka, ndërsa senatorit të zgjedhur për t’i përfaqësuar nuk iu prish qetësia.

U fotografua duke vizituar Parthenonin, tempullin e lashtë grek në Akropol dhe pamjet bënë xhiron e botës. Zëdhënësit e tij deklaruan se ai u kthye “sa më shpejt që ishte e mundur”, por dokumentet e fluturimit treguan se mund të ishte kthyer edhe më herët, nëse do të donte.

Kjo nuk ishte hera e parë. Në vitin 2021, gjatë një tjetër krize në Teksas, këtë herë për shkak të temperaturave të acarta që lanë mijëra njerëz pa energji, Cruz u largua me familjen për në Cancun, në Meksikë. I kapi vala e kritikave dhe u kthye vetëm pas presionit publik.

Në thelb, të dy rastet ngrejnë të njëjtën pyetje: a i bën fama njerëzit më pak të ndjeshëm? Kur ke arritur majat, kur je aq i suksesshëm sa Ronaldo në futboll apo Cruz në politikë, a bëhet e lehtë të harrosh përse të ndjekin njerëzit? A krijon fama një flluskë ku përgjegjësitë zbehen dhe rehatia personale merr përparësi ndaj detyrimit moral?

Nuk është qëllimi të gjykojmë me ashpërsi. Askush nuk mund të diktojë si duhet të përballesh me dhimbjen. Por kur je figurë publike, çdo vendim i tillë, sado personal, bëhet gjithmonë politik. Dhe në fund, njerëzit nuk të kujtojnë për çfarë the, por për çfarë bëre… apo nuk bëre. Në këtë rast, të dy nuk bënë. Dhe kjo, edhe pse e trishtë, është shumë më domethënëse sesa çdo fjali që mund të kishin thënë!

The post Ronaldo në jaht, Cruz në Greqi/ Kur rehatia personale vlen më shumë se përgjegjësia appeared first on iconstyle.al.

VIDEO/ Gol i dedikuar dhe festë e ngjashme, ish-shoku i skuadrës kujton Jotan

By: armand
7 July 2025 at 19:04

Sulmuesi meksikan Raúl Jiménez kujtoi ish-shokun e tij të skuadrës Diogo Jota, gjatë finales së Kupës së Artë të Concacaf, në stadiumin NRG në Houston të dielën, në sfidën ndaj SHBA. Para fillimit të ndeshjes, ai hyri në fushë i veshur me një fanellë të Meksikës me emrin “Diogo J” në shpinë. Kujtojmë që Jiménez […]

The post VIDEO/ Gol i dedikuar dhe festë e ngjashme, ish-shoku i skuadrës kujton Jotan appeared first on BoldNews.al.

Zbulohet arsyeja pse mungoi Cristiano Ronaldo në funeralin e Diogo Jota-s

By: rozalb
7 July 2025 at 15:41

Mungesa e Cristiano Ronaldos në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij André Silva, të cilët humbën jetën tragjikisht në një aksident rrugor, ka shkaktuar polemika të shumta në Portugali dhe në mediat ndërkombëtare. Shumë u pyetën si është e mundur që kapiteni i kombëtares, vetëm pak orë pasi kishte bërë një postim prekës për Jotën, nuk mori pjesë në homazhe për mikun dhe ish-shokun e ekipit…

Source

Ronaldo mungoi në ceremoninë mortore të Diogo Jota, reagon motra: “Jeni të turpshëm”

By: user 2
7 July 2025 at 13:19

Cristiano Ronaldo ishte i pranishëm në funeralin e Diogo Jota dhe vëllait të tij André Silva që humbën jetën pas një aksidenti me makinë mes të mërkurës dhe të enjtes së kaluar. Një zgjedhje, ajo e CR7, që ka shkaktuar një debat të ndezur në tokën luzitane. Sulmuesi aktual i Al Nassr – i cili më pas shkroi një postim shumë të bukur në Instagram për ta kujtuar – ka ndarë për shumë vite dhomën e zhveshjes së Portugalisë me Diogo Jota dhe për këtë arsye shumëkush është pyetur pse nuk kishte marrë pjesë në funeralin e 28-vjeçarit që u zhvillua në Gondomar. Ronaldo u përfshi nga kritika të ashpra, duke qenë se prania e të cilit konsiderohej thelbësore sidomos për shkak të statusit të tij si kapiten i Kombëtares portugeze.

Stafi i tij ka provuar të shpjegojë se Cristiano shmang të marrë pjesë në funeral për të mos tërhequr vëmendjen me praninë e tij. Në të njëjtën kohë gazeta portugeze ‘Record’ bën të ditur megjithatë se CR7 prej kohësh vuan nga trauma të lidhura pikërisht me këtë lloj ngjarjesh si funeralet që nga viti 2005 kur vdiq babai i tij José Dinis Aveiro. Që prej atëherë Ronaldo ka shmangur funeralet, por kjo nuk i ka shuar polemikat për mungesën e tij në ditën e lamtumirës së fundit të Diogo Jota. Kështu ka ndërhyrë motra e tij Katia Aveiro në rrjete sociale për të mbrojtur të vëllanë duke u sulur kundër atyre që në këto orë vazhdojnë ta kritikojnë ashpër.

Fjalët e motrës së Cristiano Ronaldos

“Kur vdiq babai im, përveç dhimbjes së humbjes, u desh të përballeshim me një valë kamerash dhe kureshtarësh në varreza dhe kudo që shkonim – ka thënë përmes një story në profilin e saj social. – Në asnjë moment ne (fëmijët) nuk mund të largoheshim nga kapela; kjo ishte e mundur vetëm në momentin e varrimit, aq e madhe ishte emocionimi”.

Lexo më tejLuis Diaz ishte në një festë gjatë funeralit të Diogo Jota: plasin polemika

Dhe më pas kujton atë ditë: “Në funeral ishin presidentë, trajnerë të kombëtares së kohës, si Luis Filipe Scolari, etj., dhe vëmendja mediatike nuk ishte e krahasueshme me atë të sotmen”. Pastaj motra e Ronaldos vazhdon: “Sa i përket dhimbjes/familjes dhe mbështetjes së vërtetë… Nuk do ta kuptosh kurrë çfarë do të thotë derisa ta përjetosh. Nëse dikush më dërgon një mesazh duke kritikuar diçka që bën vëllai im, do ta bllokoj (do ta injoroj krejtësisht)”.

Sulmi i Katias ndaj kritikëve të CR7

Katia sulmon ata që vazhdojnë të sulmojnë CR7 për mungesën e tij në funeralin e Diogo Jota: “Po bëhet lodhëse – shpjegon ajo. – Fanatizmi. Kritikat për asgjë, e përsëris, për asgjë… Një shoqëri e sëmurë… Të gjithë kemi një familje. Është turp të shohësh kanale televizive/komentatorë/rrjete sociale që theksojnë një mungesë në vend që të nderojnë me respekt dhimbjen e një familjeje të shkatërruar nga humbja e dy vëllezërve. Më vjen turp edhe ta shikoj. E neveritshme”. Një mesazh shumë i qartë që përfundon: “Shoqëria dhe opinioni publik sot nuk vlejnë më asgjë. Janë kthyer vetë në gropa pa fund. Më vjen keq…”

The post Ronaldo mungoi në ceremoninë mortore të Diogo Jota, reagon motra: “Jeni të turpshëm” appeared first on Lapsi.al.

Luis Diaz ishte në një festë gjatë funeralit të Diogo Jota: plasin polemika

By: user 2
7 July 2025 at 12:45

Mungesa e Luis Diaz në funeralin e Diogo Jota dhe André Silva ka shkaktuar një polemikë pa fund. Nëse mungesa e Cristiano Ronaldo është justifikuar disi, shoku i tij i skuadrës ka ngritur një skandal sepse në ditën e lamtumirës së fundit ndodhej në Kolumbi duke regjistruar disa video festive me disa sponsorë.

Në pamjet shihet lojtari që kërcen me disa persona, çmendet dhe argëtohet ndërkohë që në anën tjetër të botës i gjithë Liverpool-i është mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit shokut të skuadrës që humbi jetën bashkë me vëllain e tij si pasojë e një aksidenti rrugor të tmerrshëm. Ishin angazhime tregtare të parevokueshme, por kolumbiani gjithsesi do të duhet të japë shpjegime, pasi videot janë bërë virale dhe kanë ngritur një stuhi të madhe në rrjetet sociale.

Luis Diaz nën akuzë, kërcente në ditën e funeralit të portugezit

Mes të dyve ka pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të mirë, aq sa në ditët e trishta të rrëmbimit të babait të Luis Diaz-it kishte qenë pikërisht Diogo Jota që i kishte dedikuar një gol duke ngritur në qiell fanellën e tij. Mungesa e kolumbianit ka bërë shumë zhurmë, sidomos sepse në funeral ishin të pranishëm edhe Ruben Neves dhe Cancelo që vetëm pak orë më parë ishin të angazhuar në Botërorin për Klube në Shtetet e Bashkuara. Ishin të gjithë përveç sulmuesit të Liverpool i cili, pasi i kishte dedikuar disa fjalë në rrjetet sociale, nuk u kthye në Portugali ku u zhvillua lamtumira e fundit për dy lojtarët.

Total falta de empatía de Luis Díaz.

Mientras todo el equipo de Liverpool FC llora la partida de Diogo Jota, su compañero de equipo Lucho Díaz se divierte y anda de party como si nada hubiera pasado. pic.twitter.com/42jzAN1aAI

— TENDENCIAS (@tendeciasx) July 6, 2025

Polemika ka lindur sepse pikërisht në ato orë Luis Diaz është kapur duke kërcyer dhe festuar me disa persona, duke u argëtuar ndërkohë që përreth tij kishte një atmosferë krejtësisht ndryshe. Po respektonte disa marrëveshje tregtare me disa sponsorë që me gjasë ishin të parevokueshme, por kjo për shumëkënd nuk është një justifikim bindës, pasi ai duhej të respektonte zisë për humbjen tragjike të shokut të tij të skuadrës.

The post Luis Diaz ishte në një festë gjatë funeralit të Diogo Jota: plasin polemika appeared first on Lapsi.al.

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

By: Besnik
6 July 2025 at 15:10

Cristiano Ronaldo ishte një nga personat që mungoi në ceremoninë e lamtumirës së Diogo Jota-s dhe vëllait të tij Andre, të cilët humbën jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Kjo gjë shkaktoi reagime të shumta, ku nuk munguan kritikat ndaj 40-vjeçarit, i cili sipas raportimeve ndodhet me familjen e tij në Majorka me pushime.

Pak orë pasi kjo u vu re, ishte vetë Ronaldo që reagoi në lidhje me mungesën në këtë ceremoni lamtumire të shokut të tij, duke pohuar se nuk ishte i pranishëm për shkak të popullaritetit, dhe kjo gjë do të shkaktonte incidente.

“Ronaldo zgjodhi të mos merrte pjesë në ceremoninë në Gondomar, Portugali, për shkak të statusit të tij si yll global. Ai vendosi se mund të ishte më e dëmshme sesa e dobishme për të që të ishte atje, pasi do të tërhiqte vëmendje të tepruar në një kohë kur familja është në zi”, deklarojnë mediat luzitane.

Ronaldo më tej thuhet se komunikoi me familjen e Jota-s, prindërit dhe bashkëshorten, duke u bërë me dije arsyen e mungesës si dhe duke ofruar mbështetjen e tij.

Diogo Jota humbi jetën si pasojë e një aksidenti në Zamora të Spanjës, ku makina e tij shpërtheu në flakë pas përplasjes, ndërsa së bashku me të ndodhej dhe vëllai i tij Andre Silva, futbollist i Penafiel.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s appeared first on Euronews Albania.

Gruaja e Diogo Jotas, e shkatërruar, mbajti arkivolin e burrit të saj 11 ditë pas martesës së tyre

5 July 2025 at 23:10

Bota e futbollit është zhytur në zi pas vdekjes tragjike të Diogo Jotas, yllit të Liverpoolit, dhe vëllait të tij, André Silva, të cilët humbën jetën në një aksident automobilistik në Spanjë më 3 korrik 2025.

Funerali i tyre u mbajt sot në qytetin e lindjes, Gondomar të Portugalisë, ku mijëra të afërm, miq, shokë të skuadrës dhe tifozë u mblodhën për t’u dhënë lamtumirën e fundit.

Pamjet prekëse nga ceremonia tregojnë bashkëshorten e Jotas, Rute Cardoso, të dërrmuar nga dhimbja, teksa qëndron pranë arkivolit të tij – vetëm 11 ditë pas martesës së tyre.

Sipas raportimeve, aksidenti ndodhi në autostradën A-52 në veri të Spanjës, kur automjeti i tipit Lamborghini humbi kontrollin dhe doli nga rruga, për t’u përfshirë më pas nga flakët.

Të dy vëllezërit humbën jetën në vendngjarje.

Kjo ngjarje e rëndë ka lënë një boshllëk të thellë jo vetëm në futbollin portugez dhe atë ndërkombëtar, por edhe në zemrat e miliona tifozëve në mbarë botën.

Klubet, lojtarët dhe personalitetet më të njohura të sportit kanë shprehur ngushëllimet dhe respektin e tyre.

Tragjedia gjithashtu ka nxitur diskutime të reja mbi sigurinë rrugore, veçanërisht në lidhje me makinat sportive dhe kushtet në autostrada, duke theksuar edhe njëherë rrezikun e humbjes së jetës në mënyrë të parakohshme. /Telegrafi/

The post Gruaja e Diogo Jotas, e shkatërruar, mbajti arkivolin e burrit të saj 11 ditë pas martesës së tyre appeared first on Telegrafi.

Në Portugali, arsyeja e mungesës së Ronaldos në funeralin e Diogo Jotës quhet turpëruese

5 July 2025 at 21:47

Cristiano Ronaldo nuk ishte fizikisht i pranishëm në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij Andre Silva, por kapiteni i Portugalisë ka komunikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë me familjen e të ndjerit, duke shprehur mbështetjen dhe dhimbjen e tij të thellë.

Sipas gazetës portugeze Record, Ronaldo vendosi të mos udhëtonte drejt Gondomarit për të marrë pjesë në ceremoninë mortore, duke qenë se nuk donte që prania e tij të kthehej në një “cirk mediatik”.

Në vend të kësaj, ai kontaktoi bashkëshorten e Jotës, Rute Cardoso, dhe i premtoi mbështetjen e tij të plotë për të dhe tre fëmijët e tyre.

“Do të jem gjithmonë pranë jush,” thuhet t’i ketë thënë Ronaldo Rutes, në një mesazh të ndjerë përpara varrimit që u zhvillua të shtunën në mëngjes, me praninë e përfaqësuesve të Liverpoolit dhe të kombëtares portugeze.

Pavarësisht këtij gjesti, disa figura publike në Portugali nuk e kanë mirëpritur mungesën e Ronaldos.

Analisti sportiv Luis Cristovao e cilësoi atë si një vendim “të pashpjegueshëm”, duke shtuar se “çdo justifikim është i pamjaftueshëm për të mbuluar mungesën”.

Ndërkohë, Ronaldo kishte reaguar menjëherë pas lajmit tragjik, përmes një postimi prekës në rrjetet sociale: “Nuk ka kuptim. Vetëm tani ishim bashkë me Kombëtaren, vetëm tani ti u martove. Familjes tënde i dërgoj gjithë forcën e botës. Do të na mungoni, Diogo dhe Andre”.

Diogo Jota dhe vëllai i tij humbën jetën në një aksident tragjik me makinë në Spanjë më 3 korrik, ndërsa po udhëtonin drejt Anglisë.

Në funeralin e tyre morën pjesë emra të njohur të futbollit si Bernardo Silva, Ruben Neves, Joao Cancelo, Diogo Dalot, trajneri Arne Slot dhe disa lojtarë të Liverpoolit. /Telegrafi/

The post Në Portugali, arsyeja e mungesës së Ronaldos në funeralin e Diogo Jotës quhet turpëruese appeared first on Telegrafi.

C. Ronaldo nuk shkoi në funeralin e Diogo Jota: plasin polemikat, por ka një arsye

By: user 2
5 July 2025 at 19:03

Të gjithë bashkë për herë të fundit për të përshëndetur sulmuesin e Liverpool Diogo Jota dhe vëllain e tij André Silva, të cilët humbën jetën pas një aksidenti të tmerrshëm rrugor në Spanjë. Bota e futbollit mbeti e tronditur nga humbja e tyre, duke filluar nga shokët përkatës të skuadrës të cilët sot u mblodhën të gjithë në Gondomar, qytet i vogël jo shumë larg Portos ku ata u rritën, për funeralet. Kanë qenë momente dhimbjeje shumë të madhe dhe futbollistët e Liverpool-it dhe të kombëtares portugeze bënë gjithçka për të qenë të pranishëm. Për këtë arsye bëri shumë bujë mungesa e Cristiano Ronaldos, kapitenit të Portugalisë që i kishte kushtuar sulmuesit fjalë prekëse ditën e ndarjes së tij nga jeta.

Mungesa e pranisë së tij i la të gjithë pa fjalë, sidomos sepse disa lojtarë lanë gjithçka për t’i dhënë lamtumirën e fundit dy viktimave. Ruben Neves dhe Joao Cancelo madje u kthyen nga Shtetet e Bashkuara gjatë natës për të mbajtur arkivolin e shokut të tyre të skuadrës. Ishin të gjithë, përveç simbolit të madh të futbollit portugez, i cili shkaktoi një mori pyetjesh mes tifozëve dhe të punësuarve të këtij sektori.

Mungesa e çuditshme në funeralin e Diogo Jota

Nuk ka ardhur asnjë shpjegim zyrtar nga kampioni portugez i cili për momentin nuk është shprehur për këtë çështje. Fakt është që ishte i vetmi i madh që mungoi në funeralin e Diogo Jotës: sipas një gazete nga Mallorca, Cristiano Ronaldo ndodhej me pushime në ishull në bordin e jahtit të tij Azimut Grande me gjithë familjen e tij. Për më tepër, më 7 korrik pritet në Hong Kong për të inauguruar një muze të ri të dedikuar atij, në qendrën tregtare K11 Musea të Tsim Sha Tsui.

Është një angazhim komercial i caktuar prej kohësh që ndoshta nuk mund të shtyhej. Por nuk ka asnjë konfirmim për këtë dhe të gjithë prisnin ta shihnin në funeralin e Diogo Jotës: të dy kanë luajtur bashkë në kombëtare dhe Cristiano Ronaldo është Portugalia e tij, përveçse një figurë shumë influente në futbollin luzitan. Gesti i tij u kritikua nga të gjithë, siç raporton portali selfie.iol.pt i cili mori mendimin e Luís Vilar, komentator i CNN Portugali: “Pa gjykuar jetën dhe zakonet e askujt, sot më mungon këtu. Nuk mund të mos e them. Prania e tij do të sillte një energji ndryshe. Të jesh kapiten është një akt lidershipi që jep shembull. Janë ato njerëz që, në një moment të vështirë, nuk kanë turp as hezitim për të marrë vendimin që duhet marrë. Kjo është lidership. Të jesh kapiten është një akt përgjegjësie.”

The funeral for Diogo Jota and brother Andre is taking place in Gondomar, Portugal

📺 Sky 501, Virgin 602, Freeview 233 and YouTube pic.twitter.com/qEj97hjUFZ

— Sky News (@SkyNews) July 5, 2025

Pse Cristiano Ronaldo nuk u paraqit

Sipas burimeve të Mirror, në bazë të zgjedhjes së tij do të ishte një arsye shumë specifike dhe jo vetëm sipërfaqësore. Cristiano Ronaldo do të kishte vendosur të mos merrte pjesë në funeralin e dy vëllezërve Diogo Jota dhe André Silva nga frika se mos prishte klimën e zisë në qytetin e vogël të brendshëm portugez. Prania e tij do të kishte tërhequr vëmendjen e të gjitha mediave dhe gjithashtu të apasionuarve, duke i larguar sytë nga ngjarja e trishtë dhe në një farë mënyre duke e zbehur atë. CR7 thuhet se i ka shprehur ngushëllimet familjes në mënyrë private, duke shpjeguar gjithashtu arsyet e mungesës së tij të çuditshme. Një arsyetim shumë i vlefshëm duke qenë se portugezi në atdheun e tij është një idhull absolut dhe me siguri do ta kishte marrë gjithë vëmendjen edhe kundër dëshirës së tij.

The post C. Ronaldo nuk shkoi në funeralin e Diogo Jota: plasin polemikat, por ka një arsye appeared first on Lapsi.al.

Ronaldo zhgënjen fansat, zbulohet pse mungoi në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij

By: redi
5 July 2025 at 16:48

Në funeralin e Diogo Jotës dhe Andre Silvës, ishin qindra personalitete të futbollit. Mungesa që ra më tepër në sy ishte e Ronaldos. Kapiteni i Portugalisë po vazhdon pushimet luksoze me familjen, të cilat nuk i ka ndërprerë as sot. Ky fakt solli edhe revoltën e shumë tifozëve në rrjetet sociale. Bernardo Silva dhe Diogo Dalot, që po ashtu luajnë në Premier Ligë dhe përfaqësuesen portugeze…

Source

FOTO/ Funerali i Diogo Jotës! Bashkëshortja mes lotëve përqafon arkivolin, Ronaldo mungon

By: redi
5 July 2025 at 16:23

Këtë të shtunë mijëra persona janë mbledhur në rrugët e Gondomarit, pranë qytetit të Portos, për t’i dhënë lamtumirën e fundit Diogo Jotës. Ai humbi tragjikisht jetën në një aksident automobilistik bashkë me vëllain e tij, André (25 vjeç). Dy arkivolet u transportuan nga kapela funerale në kishën famullitare të qytetit. Brenda u lejohej hyrja vetëm familjarëve dhe miqve të ngushtë…

Source

Familja e Diogo Jotas del me kërkesë publike për të gjithë ata që po i ngushëllojnë

5 July 2025 at 17:54

Familja e Diogo Jotas ka bërë një dalje të shkurtër për media përpara ceremonisë mortore të sulmuesit të Liverpoolit, i cili u nda tragjikisht nga jeta të enjten në një aksident me makinë, së bashku me vëllain e tij, Andre Silva.

Sipas hetimeve paraprake nga Guardia Civil spanjolle, makina e tyre pësoi një shpërthim gome gjatë një parakalimi pranë qytetit Zamora, duke dalë nga rruga e më pas marrë flakë. Të dy vëllezërit humbën jetën në vendngjarje.

Funerali i tyre u mbajt të shtunën në mëngjes në qytetin e lindjes, Gondomar, Portugali. Ceremonia u përshkua nga emocione të thella dhe pjesëmarrje e madhe e publikut.

Një delegacion i Liverpoolit, i kryesuar nga trajneri Arne Slot, kapiteni Virgil van Dijk dhe Andy Robertson, ishte i pranishëm për t’u dhënë lamtumirën e fundit dy futbollistëve.

Në mesin e të pranishmëve ishin edhe ish-shokë të ekipit si Fabinho, Thiago dhe Henderson, përfaqësues të kombëtares portugeze dhe trajneri Roberto Martinez.

Përpara fillimit të shërbesës, familja e Jotas publikoi një deklaratë ku shprehën dëshirën që ceremonia të mbahej në mënyrë private, pavarësisht interesimit të madh të publikut dhe medias.

Për të përballuar pjesëmarrjen e madhe, një zonë e veçantë u krijua jashtë kishës me altoparlantë për ta ndjekur ceremoninë, ndërsa qindra qytetarë vazhduan të shprehnin respektin e tyre edhe gjatë të premtes në një përkujtimore intensive.

Funerali i Jotas dhe vëllait të tij shënoi një moment të dhimbshëm jo vetëm për futbollin portugez, por për gjithë botën e sportit. /Telegrafi/

The post Familja e Diogo Jotas del me kërkesë publike për të gjithë ata që po i ngushëllojnë appeared first on Telegrafi.

❌
❌