Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Në Portugali, arsyeja e mungesës së Ronaldos në funeralin e Diogo Jotës quhet turpëruese

5 July 2025 at 21:47

Cristiano Ronaldo nuk ishte fizikisht i pranishëm në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij Andre Silva, por kapiteni i Portugalisë ka komunikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë me familjen e të ndjerit, duke shprehur mbështetjen dhe dhimbjen e tij të thellë.

Sipas gazetës portugeze Record, Ronaldo vendosi të mos udhëtonte drejt Gondomarit për të marrë pjesë në ceremoninë mortore, duke qenë se nuk donte që prania e tij të kthehej në një “cirk mediatik”.

Në vend të kësaj, ai kontaktoi bashkëshorten e Jotës, Rute Cardoso, dhe i premtoi mbështetjen e tij të plotë për të dhe tre fëmijët e tyre.

“Do të jem gjithmonë pranë jush,” thuhet t’i ketë thënë Ronaldo Rutes, në një mesazh të ndjerë përpara varrimit që u zhvillua të shtunën në mëngjes, me praninë e përfaqësuesve të Liverpoolit dhe të kombëtares portugeze.

Pavarësisht këtij gjesti, disa figura publike në Portugali nuk e kanë mirëpritur mungesën e Ronaldos.

Analisti sportiv Luis Cristovao e cilësoi atë si një vendim “të pashpjegueshëm”, duke shtuar se “çdo justifikim është i pamjaftueshëm për të mbuluar mungesën”.

Ndërkohë, Ronaldo kishte reaguar menjëherë pas lajmit tragjik, përmes një postimi prekës në rrjetet sociale: “Nuk ka kuptim. Vetëm tani ishim bashkë me Kombëtaren, vetëm tani ti u martove. Familjes tënde i dërgoj gjithë forcën e botës. Do të na mungoni, Diogo dhe Andre”.

Diogo Jota dhe vëllai i tij humbën jetën në një aksident tragjik me makinë në Spanjë më 3 korrik, ndërsa po udhëtonin drejt Anglisë.

Në funeralin e tyre morën pjesë emra të njohur të futbollit si Bernardo Silva, Ruben Neves, Joao Cancelo, Diogo Dalot, trajneri Arne Slot dhe disa lojtarë të Liverpoolit. /Telegrafi/

The post Në Portugali, arsyeja e mungesës së Ronaldos në funeralin e Diogo Jotës quhet turpëruese appeared first on Telegrafi.

Trajneri flet pasi kombëtarja u “përjashtua” nga Kupa e Botës për shkak të një vendimi “të pabesueshëm”

26 June 2025 at 23:33

Grenlanda është përjashtuar nga anëtarësimi në CONCACAF, duke i mohuar mundësinë për të marrë pjesë në kualifikimet për Kupën e Botës.

Edhe pse është politikisht pjesë e Evropës, ajo nuk mund të anëtarësohet në UEFA dhe për këtë kërkoi pranim në CONCACAF – por aplikimi u refuzua unanimisht nga të gjithë 41 anëtarët e organizatës në një takim në Miami.

Trajneri i Grenlandës, Morten Rutkjaer, reagoi ashpër: “Tani nuk mund të luajmë asnjë ndeshje zyrtare. Është turp për të rinjtë tanë që nuk kanë për çfarë të ëndërrojnë”.

Ai u shpreh i zhgënjyer që nuk morën as ndonjë udhëzim se çfarë duhet përmirësuar për të fituar anëtarësimin.

Ndërkohë, kryetari i federatës, Kenneth Kleist, tha se Grenlanda kishte përgatitur një strategji të plotë për zhvillimin e futbollit, por kërkesa u refuzua me vetëm 10 rreshta pa shpjegim. Ai kërkon takim sqarues me CONCACAF.

Rutkjaer shtoi se organizata u kërkoi të mos flisnin me median për aplikimin, duke i detyruar të qëndronin të heshtur gjatë procesit – një kërkesë që, sipas tij, ishte “tronditëse”.

The post Trajneri flet pasi kombëtarja u “përjashtua” nga Kupa e Botës për shkak të një vendimi “të pabesueshëm” appeared first on Telegrafi.

UEFA i tregon FIFA-s rrugën mes krizës Iran–SHBA për Kupën e Botës 2026

24 June 2025 at 17:49

UEFA mund të ketë dhënë tashmë një shembull se si të menaxhohen tensionet ndërkombëtare në turne të mëdha, në një kohë kur FIFA përballet me presion mbi pjesëmarrjen e Iranit në Kupën e Botës 2026.

Situata është bërë më delikate pas përshkallëzimit të tensioneve mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat janë bashkë-organizatore të Botërorit së bashku me Meksikën dhe Kanadanë. Edhe pse presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar një “armëpushim”, veprimet ushtarake kanë vazhduar.

FIFA nuk ka rregulla që ndalojnë pjesëmarrjen e Iranit, i cili është kualifikuar për të katërtën herë radhazi.

Madje, edhe ndalimi i udhëtimit për shtetasit iranianë në SHBA nuk prek drejtpërdrejt ekipin kombëtar, që do të përjashtohet nga kufizimet për shkak të turneut.

Nëse Irani përfundon në Grupin A, mund të zhvillojë të gjitha ndeshjet në Meksikë, duke shmangur ndeshjet direkte në SHBA – përveç nëse arrin deri në çerekfinale, gjë që historikisht nuk ka ndodhur.

UEFA u përball me një situatë të ngjashme pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, duke siguruar që ekipet nga Ukraina dhe Bjellorusia të mos përballeshin në garat evropiane për të shmangur tensionet politike.

FIFA mund të ndjekë një qasje të ngjashme në shortin e dhjetorit, me vendimin final që pritet të merret nga Gianni Infantino dhe Këshilli i FIFA-s – nën hijen e ndikimeve politike dhe tensioneve globale. /Telegrafi/

The post UEFA i tregon FIFA-s rrugën mes krizës Iran–SHBA për Kupën e Botës 2026 appeared first on Telegrafi.

Ronaldo i dërgoi fanellën si dhuratë Trumpit – portugezi i shkroi një mesazh një mesazh paqeje në kohë krizash

17 June 2025 at 23:51

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, i dhuroi Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, një fanellë të Portugalisë të nënshkruar nga Cristiano Ronaldo gjatë samitit të G7 në Kanada.

Costa, i cili është nga Portugalia mban presidencën e Këshillit Evropian nga viti 2024, ndërsa aktualisht gjendet në Kananaskis në provincën kanadeze të Albertës.

Gjatë një takimi privat po atë ditë, Costa i dhuroi Trumpit fanellën me numrin 7 të firmosur nga Ronaldo.

Ish-kryeministri portugez lexoi me zë të lartë mesazhin e shtypur në fanellë: “Për Presidentin Donald J. Trump. Le të luajmë për paqen”.

 

YAKIŞMADI!

Cristiano Ronaldo, ABD Başkanı Trump’a imzalı forma hediye etti.#TelAviv #savaş pic.twitter.com/9iR2E2csR4

— Yunus Filiz (@YunusYaziyor) June 16, 2025

Trump e pranoi fanellën dhe tha: “Më pëlqen të luaj për paqen”.

Nuk është e qartë nëse mesazhi i Ronaldos i referohet luftës midis Izraelit dhe Iranit, konfliktit të gjatë izraelito-palestinez, agresionit të Rusisë në Ukrainë, apo thjesht një mesazhi të përgjithshëm paqeje. /Telegrafi/ 

The post Ronaldo i dërgoi fanellën si dhuratë Trumpit – portugezi i shkroi një mesazh një mesazh paqeje në kohë krizash appeared first on Telegrafi.

“Ti the se na ndihmuan në finale”, Messi i ashpër me James Rodriguezin gjatë ndeshjes Argjentinë-Kolumbi

11 June 2025 at 11:49

Ylli i Argjentinës, Lionel Messi është përballur me kolumbianin James Rodriguez gjatë ndeshjes së dy kombëtareve mëngjesin e sotëm (e mërkurë) shkaku i disa deklaratave të mëparshme të këtij të fundit.  

Ekipet kombëtare të Argjentinës dhe Kolumbisë luajtën barazim 1–1 në raundin e 16-të të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026.

Në pjesën e dytë, gjatë një pauze në lojë, sulmuesi argjentinas Messi iu afrua mesfushorit kolumbian Rodriguez për të shprehur pakënaqësinë e tij.

Lojtarët shkëmbyen disa fjalë jo të këndshme dhe një pjesë e bisedës së tyre u filmua dhe u deshifrua.

“The që na ndihmuan në finale. Flet shumë”, thuhet t’i ketë thënë Messi, Rodriguezit.

“Unë nuk thashë asgjë”, u përgjigj James.

 

🇦🇷😳 El cruce entre Lionel Messi y James Rodríguez. pic.twitter.com/IanwmuYpa5

— JS (@juegosimple__) June 11, 2025

Pjesë të tjera të bisedës së tyre nuk mund të deshifroheshin sepse lojtarët mbulonin gojën me duar.

Pas ndeshjes, James komentoi incidentin duke thënë se: “Çfarë ndodh në fushë mbetet në fushë”.

Vlen të përmendet se James Rodriguez më parë kishte pohuar se Argjentina fitoi finalen e Copa America 2024 për shkak të gjyqtarëve.

“Kolumbisë nuk iu dhanë një ose dy penallti. Pse nuk u publikuan regjistrimet e VAR-it? E çuditshme, apo jo?”, kishte deklaruar mes tjerash James. /Telegrafi/

The post “Ti the se na ndihmuan në finale”, Messi i ashpër me James Rodriguezin gjatë ndeshjes Argjentinë-Kolumbi appeared first on Telegrafi.

Kërkesa interesante e një tifozi drejtuar Cristiano Ronaldos tërheq vëmendjen në triumfin e Portugalisë në Ligën e Kombeve

10 June 2025 at 19:43

Ekipi kombëtar i Portugalisë siguroi një fitore të paharrueshme ndaj Spanjës në finalen e Ligës së Kombeve.

Spanja mori epërsinë, por Nuno Mendes barazoi pesë minuta më vonë me një goditje të fuqishme.

La Roja rifitoi avantazhin nëpërmjet golit të Mikel Oyarzabal, i asistuar nga Pedri. Në pjesën e dytë, Cristiano Ronaldo barazoi rezultatin, duke i lënë mënjanë kundërshtarët e tij.

Ndeshja u vendos nga gjuajtjet e penalltive, ku dështimi i Alvaro Moratës, shkaktoi kritika dhe kërcënime të rënda.

Ronaldo, i cili shënoi një gol vendimtar, luajti pothuajse të gjithë ndeshjen, por u zëvendësua në minutën e 87-të për shkak të një dëmtimi.

Në atë moment, kamerat pikasën një banderolë tifozësh ku shkruhej: “Cristiano, të lutem më lejo të të prek”. /Telegrafi/

 

The post Kërkesa interesante e një tifozi drejtuar Cristiano Ronaldos tërheq vëmendjen në triumfin e Portugalisë në Ligën e Kombeve appeared first on Telegrafi.

Robert Lewandowski akuzon trajnerin e Polonisë se e ka “tradhtuar” dhe kritikon “rrjedhjet e informacionit”

10 June 2025 at 17:50

Robert Lewandowski e ka akuzuar trajnerin e ekipit kombëtar të Polonisë se e ka “tradhtuar” pasi iu hoq shiriti i kapitenit, ndërsa shpjegoi arsyen pse është larguar nga ekipi kombëtar.

Trajneri Michal Probierz mori vendimin për të zëvendësuar sulmuesin si kapiten i ekipit kombëtar me Piotr Zielinski.

“Trajneri e informoi personalisht Robert Lewandowskin, të gjithë ekipin dhe stafin stërvitor për vendimin e tij”, ishte reagimi i Federatës Polake të Futbollit.

Lewandowski u përgjigj në rrjetet sociale brenda 39 minutash, duke deklaruar se nuk do të luante më nën drejtimin e Probierz.

“Duke marrë parasysh rrethanat dhe humbjen e besimit tek trajneri i kombëtares polake, kam vendosur të tërhiqem nga të luajturit për ekipin kombëtar polak për sa kohë që ai mbetet trajner”, potencoi Lewandowski.

Lewandowski që atëherë ka folur më gjerësisht rreth vendimit të tij për t’u larguar nga ekipi kombëtar në një intervistë me gazetën polake Sportowefakty.

“Mora një telefonatë surprizë nga trajneri Michał Probierz me informacionin se kishte vendosur të më hiqte shiritin e krahut, nuk isha aspak i përgatitur për këtë, po i vija fëmijët e mi në gjumë”, deklaroi ai.

“Nuk pata kohë as të informoja familjen time ose të flisja me askënd për atë që kishte ndodhur, sepse pak çaste më vonë një mesazh u shfaq në faqen e internetit të PZPN”.

“Mënyra se si më është komunikuar është vërtet e habitshme për mua. Më është dukur se çështje të tilla duhet të trajtohen ndryshe”.

“Gjithçka u komunikua në telefon, nuk duhej të kishte ndodhur kështu. Trajneri tradhtoi besimin tim”, shtoi sulmuesi.

Lewandowski pretendoi se Probierz ishte “përkulur para presionit të medias” dhe akuzoi trajnerin e Polonisë për shkelje të marrëveshjeve. /Telegrafi/

The post Robert Lewandowski akuzon trajnerin e Polonisë se e ka “tradhtuar” dhe kritikon “rrjedhjet e informacionit” appeared first on Telegrafi.

Pasi humbi penalltinë në finale, Morata afër një vendimi të vështirë

9 June 2025 at 12:35

Kapiteni i Spanjës, Alvaro Morata, ka pranuar se po përballet me një vendim të madh për të ardhmen e tij me La Rojan pas përfundimit të sezonit.

Morata luajti në fund në humbjen e Spanjës ndaj Portugalisë në finalen e Ligës së Kombeve të UEFA-s. De la Fuente vendosi ta fuste Moratën në minutat shtesë, me idenë që ai të ishte i gatshëm për penalltitë.

Fatkeqësisht, Morata humbi penalltinë vendimtare për Spanjën, pasi Diogo Costa ia priti goditjen, duke vulosur humbjen e La Rojas në Allianz Arena.

Që kur mori drejtimin e ekipit kombëtar në shkurt të vitit 2023, De la Fuente e ka pasur gjithmonë besimin e plotë te Morata, duke e emëruar kapiten dhe duke e udhëhequr ekipin drejt triumfit në finalen e Euro 2024 kundër Anglisë.

“Ai është një lider dhe jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne, pavarësisht nëse luan më shumë apo më pak. Ai është lideri më i mirë. Ka ende shumë futboll përpara dhe do të ketë disa momente shumë të rëndësishme me ne. Ai kontribuon shumë edhe jashtë fushës”, deklaroi La Fuente.

Megjithatë, Morata la të kuptohej se e ardhmja e tij me Spanjën mund të përfundojë shumë shpejt. Duke folur përpara dy ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës 2026 në shtator, ai pranoi se po mendon seriozisht për të ardhmen e tij.

“Më vjen keq për shokët e mi të ekipit, por kjo është pjesë e jetës. Falënderoj trajnerin për fjalët e tij. Sa i përket penalltisë? Nuk e godita mirë, mund të kisha bërë më mirë, por tani nuk ka më asgjë që mund të bëj”, u shpreh Morata për “AS”.

I pyetur nëse do të vazhdojë me ekipin kombëtar, Morata shtoi: “Dalje në pension nga kombëtarja? Është e mundur, nuk do të rikthehem në shtator”. /Telegrafi/

The post Pasi humbi penalltinë në finale, Morata afër një vendimi të vështirë appeared first on Telegrafi.

“Atmosferë vërtet e mirë futbolli, ndeshje e vështirë për disa arsye” – përzgjedhësi serb jep përshtypjet pas barazimit

7 June 2025 at 23:50

Përzgjedhësi i Serbisë, Dragan Stojkovic, ka folur pas ndshjes e cila u mbyll 0-0 në “Air Albania”. 

Jo shumë kohë pasi gjyqtari italian Davide Massa sinjalizoi fundin e ndeshjes, përzgjedhësi serb bëri deklaratën e tij të parë pas ndeshjes kundër rivalit të tij të madh. 

“Një ndeshje shumë e vështirë për disa arsye. Fundi i sezonit dhe ndeshja jonë e parë kualifikuese”.  

“Atmosferë vërtet e mirë futbolli, nuk është e lehtë të luash në këtë stadium, por ne treguam pjekuri dhe arsyen pse erdhëm këtu”.  

“E pashë që Mitrovic gjuajti në portë, kjo është një ndeshje ku fiton nëse shënon golin e parë. Një pikë e rëndësishme dhe një rezultat i mirë për ne. Këto janë kualifikime ku çdo pikë ka rëndësi”, deklaroi ai. /Telegrafi/ 

The post “Atmosferë vërtet e mirë futbolli, ndeshje e vështirë për disa arsye” – përzgjedhësi serb jep përshtypjet pas barazimit appeared first on Telegrafi.

Anglia mezi ia del përballë Andorrës, qëndron si lidere në grupin ku është edhe Shqipëria

7 June 2025 at 19:52

Anglia ka triumfuar 1-0 ndaj Andorrës në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror.

Përkundër se dominuan në këtë ndeshje, Tre Luanët e patën shumë të vështirë të shënonin në portën e vendasve.

Pas vetëm 11 minutash lojë, Ezri Konsa i Anglisë u rrëzua në zonë, mirëpo VAR-i bëri me dije se nuk kishte kontakt.

Tetë minuta më vonë, Harry Kane lëshoi një goditje të fortë, por që nuk ishte e saktë.

 

🚨🚨| GOAL: HARRY KANE OPENS THE SCORING FOR ENGLAND!!

Andorra 0-1 England

pic.twitter.com/PdL1qTdnQv

— Goals Side (@goalsside) June 7, 2025

45 minutat e parë përfunduan pa gol, pasi mbrojta e Andorrës ishte në nivelin më të lartë të detyrës.

Por, në minutën e 50-të, Noni Madueke e gjeti për mrekulli Harry Kanen që e futi topin në rrjetë me një prekje për t’i dhënë Anglisë epërsinë.

Edhe Ebrechi Eze e provoi fatin në minutën e 73-të, por që portieri Iker Alavrez bëri pritje fantastike.

Anglia ia doli të triumfonte në këtë takim për të shkuar në kuotën e nëntë pikëve, pas tyre vjen Shqipëria me tri, aq sa ka edhe Letonia, ndërsa Serbia dhe Andorra ende janë pa pikë në Grupin K. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

The post Anglia mezi ia del përballë Andorrës, qëndron si lidere në grupin ku është edhe Shqipëria appeared first on Telegrafi.

Dean Huijsen flet për takimin me Kylian Mbappe, por edhe atë final ndaj Cristiano Ronaldos

6 June 2025 at 17:02

Dean Huijsen, blerja e re e Real Madridit, luajti një rol kyç në fitoren dramatike të Spanjës ndaj Francës me rezultat 5-4 në Stuttgart, duke e çuar skuadrën e tij në finalen e Ligës së Kombeve të UEFA-s kundër Portugalisë.

20-vjeçari ishte titullar në qendër të mbrojtjes dhe e përfundoi të gjithë ndeshjen. Pas takimit, Huijsen foli për bisedën me shokun e tij të skuadrës, Kylian Mbappé.

“Folëm pak dhe më mirëpriti, duke më thënë se do të shihemi së shpejti. Një djalë i mirë,” deklaroi Huijsen për Mundo Deportivo.

Duke folur për përballjen e radhës kundër Cristiano Ronaldos, Huijsen tregoi emocionin e tij.

“Për mua, ai është një nga më të mirët në histori. Për çdo fëmijë, për çdo të ri që luan kundër Ronaldos është një ëndërr. Le të shohim nëse do të mund ta ndaloj,” tha ai për COPE. /Telegrafi/

The post Dean Huijsen flet për takimin me Kylian Mbappe, por edhe atë final ndaj Cristiano Ronaldos appeared first on Telegrafi.

Spanja i mbijeton Francës në festivalin e nëntë golave – përballet në finale me Portugalinë

5 June 2025 at 22:54

Spanja ka kaluar në finale të Ligës së Kombeve, aty ku do të përballet me Portugalinë, pasi eliminoi Francën me shumë mund me rezultat 5-4.

Ndeshja nisi me një ritëm të kujdesshëm nga të dyja kombëtaret, duke ditur për cilësitë e njëra-tjetrës.

Por, Spanja nuk u përmbajt dhe shpërtheu me dy gola të shpejtë.

Në minutën e 22-të, Nico Williams qëlloi fort nga afërsia, pas një asistimi nga Mikel Oyarzabal, për ta mposhtur Mike Maignanin për rezultatin 1-0.

Vetëm tre minuta kaluar dhe Oyarzabal ishte sërish asistuesi, ndërsa kësaj herë golashënues ishte Mikel Merino.

Nga ana tjetër, Gjelat lëshuan mundësi të arta shënimi, Ku Kylian Mbape, Desire Doue dhe Adrien Rabiot nuk ja dolën të shënonin nga afërsia.

45 minutat e dytë ishin edhe më spektakolar, pasi u shënuan plotë gjashtë gola.

Në minutën e 54-të, Lamine Yamal shënoi nga penalltia, për ta çuar rezultatin në 3-0.

Vetëm një minutë më vonë, Pedri thelloi epërsinë e Spanjës në 4-0 me asistimin e Nico Williams dhe u mendua se kishte përfunduar gjithçka.

Por, Kylian Mbappe filloi ta drithëronte Furinë e Kuqe, pasi në minutën e 59-të shënoi nga penalltia për 4-1.

Rayan Cherki u fut në lojë në vend të Michael Olise në minutën e 64-të dhe ndryshoi komplet lojën e Trikolorëve.

Yamal shënoi golin e dytë personal në minutën e 67-të për 5-1 nga një asistim i Pedro Porros.

Por, Cherki e shpërbleu besimin nga Didier Deschamps kur shënoi për 5-2 në minutën e 79-të.

Cherki (84’) më pas bëri një pasim perfekt te Malo Gusto, me këtë të fundit që detyroi Dani Vivianin ta fute topin në rrjetën e tij për rezultatin 5-3.

Ylli i Lyonit asistoi te Randal Kolo Muani në minutën e 90+4-të, për rezultatin 5-4, duke elektrizuar të gjithë në stadium.

Spanja ishte me fat që i përballoi presionin të madh të Francës, për të siguruar finalen, aty ku ndeshjen me Portugalinë të dielën. /Telegrafi/

 

The post Spanja i mbijeton Francës në festivalin e nëntë golave – përballet në finale me Portugalinë appeared first on Telegrafi.

Në këtë ditë, 28 vite më parë Roberto Carlos shënoi një gol të famshëm që sfidoi ligjet e fizikës

3 June 2025 at 18:40

Në këtë ditë, 28 vjet më parë, në stadiumin Gerland në Lyon, mbrojtësi legjendar brazilian Roberto Carlos shënoi një gol të paharrueshëm që sfidoi ligjet e fizikës – një gol që shumë njerëz e kanë parë dhe kanë pyetur: “Si është e mundur kjo?”

Në stadiumin Gerland në Lyon, më 3 qershor 1997, në raundin e parë të turneut “Tournoi de France”, i projektuar si një ngrohje për Kupën e Botës në Francë verën që vinte, u përballën Brazili dhe Franca.

Në minutën e 21-të, një goditje dënimi iu akordua Brazilit, plotë 34.7 metra larg portës së Fabien Barthez. Roberto Carlos mori një vrapim karakteristik të gjatë dhe gjuajti me gjithë fuqinë e tij. Topi fillimisht u kthye nga shtylla dhe më pas përfundoi në portë.

Fillimisht, të gjithë u habitën pse Barthez nuk reagoi fare, por pasi pamjet u shikuan me lëvizje të ngadalta, të gjithëve iu bë e qartë pse.

Carlos e dërgoi topin shumë larg portës, por ai u devijua në mënyrë spektakolare dhe përfundoi në rrjetë. Ditë pas ndeshjes, shumë shkencëtarë, fizikanë dhe matematikanë, madje edhe mendjet më të mëdha të NASA-s, u përpoqën të kuptonin se çfarë kishte ndodhur.

Carlos kishte përfituar nga kushtet e favorshme atmosferike dhe, falë efektit Magnus, topi ndryshoi trajektoren e tij deri në katër metra.


Efekti Magnus është një fenomen fizik që ndodh kur një trup që rrotullohet (si një top) lëviz nëpër një rrjedhë ajri. Ky efekt ndikon në trajektoren e objektit, duke e shtyrë atë të devijojë nga rruga e tij e zakonshme.


Ai e dërgoi topin me një shpejtësi prej 136 km/orë dhe me 14 rrotullime në sekondë, duke e bërë atë gjuajtje pothuajse të pamundur.

Vite më vonë, vetë Carlos pranoi se ishte shumë me fat dhe nuk kishte asnjë shpjegim të saktë për atë që ndodhi.

“Të them të drejtën, nuk kam idenë se si shënova. Kam ushtruar shumë goditje të lira, por sigurisht jo si kjo. Nuk kam idenë, thjesht e godita dhe hyri brenda, ndoshta era e hodhi në portë”, deklaroi Carlos. /Telegrafi/

The post Në këtë ditë, 28 vite më parë Roberto Carlos shënoi një gol të famshëm që sfidoi ligjet e fizikës appeared first on Telegrafi.

“Pas 40 vitesh, ende nuk e di”, Ancelotti bën një pranim të habitshëm për taktikat e tij

29 May 2025 at 22:49

Carlo Ancelotti shpesh lavdërohet për menaxhimin e ekipit, por po aq shpesh kritikohet për qasjen e tij taktike.

Gjatë njërës prej konferencave të tij të para për shtyp si trajner i ri i Brazilit, ai u ka dhënë tifozëve edhe më shumë për të folur.

“Edhe pas 40 vitesh, unë ende nuk e di se çfarë është strategjia… cili sistem të fiton në të vërtetë ndeshjet”, pranoi ai.

Ish-trajneri i Real Madridit vazhdoi të sqaronte.

“Sistemi duhet të përshtatet me karakteristikat e lojtarëve, në mënyrë që kur janë në fushë, të ndihen rehat. Kjo është qasja që dua të sjell edhe këtu”, shtoi Ancelotti.

Mbetet për t’u parë nëse kjo do të jetë e mjaftueshme për Selecaon. /Telegrafi/

The post “Pas 40 vitesh, ende nuk e di”, Ancelotti bën një pranim të habitshëm për taktikat e tij appeared first on Telegrafi.

Ancelotti: Kam pasur probleme vetëm me një brazilian

27 May 2025 at 19:57

Carlo Ancelotti u prezantua si trajneri i ri i ekipit kombëtar brazilian në një konferencë për shtyp në Rio de Janeiro, përpara më shumë se 250 përfaqësuesve të medias.

Strategu italian do të debutojë në stolin e Brazilit në ndeshjet kualifikuese kundër Ekuadorit dhe Paraguait në qershor.

Ndër të tjera, ai iu përgjigj pyetjeve në lidhje me futbollistët brazilianë që ai menaxhonte në klube.

“Braziliani më i mirë që kam stërvitur ndonjëherë është Ronaldo. Ai ishte një teknik spektakolar dhe një nga njerëzit më qesharakë në botë”, deklaroi fillimisht Ancelotti.

“Profesionisti më i madh që kam stërvitur ishte Cafu, dhe ata që më bëjnë të qesh më shumë janë Militao dhe Vinicius. Do të shtoja për Vinicius se ai është një djalë shumë modest dhe i përulur”.

“Kjo është arsyeja pse gjithmonë flas mirë për këta lojtarë. Kam një lidhje shumë të mirë me ta. Më telefonuan menjëherë dhe më uruan kur u bëra përzgjedhës”.

“Kam stërvitur 34 brazilianë në karrierën time dhe kam pasur probleme vetëm me njërin. Nuk do të them se kush ishte”, përfundoi Ancelotti. /Telegrafi/

The post Ancelotti: Kam pasur probleme vetëm me një brazilian appeared first on Telegrafi.

“Luani kundër Shqipërisë, mposhtni ata”, Vucic me kërkesë ndaj trajnerit të Serbisë

20 May 2025 at 13:04

Trajneri i ekipit kombëtar serb të futbollit, Dragan Stojkovic Piksi, mbërriti në takimin e Partisë Progresive Serbe në Nish për të mbështetur publikisht presidentin e vendit, Aleksandar Vucic.

Stojkovici e ka mbështetur më parë Vucicin, dhe tani ai u shfaq në një tubim në qytetin e tij të lindjes. Vucic nuk e fshehu sa shumë do të thotë për të që Piksi i famshëm është në anën e tij.

Gjatë fjalimit të tij në tubim, Vucic ndau disa minuta dhe ia kushtoi ato Piksit, duke thënë se “Piksi nuk u fsheh si shumë të tjerë”.

“E pashë pak kohë më parë dhe e shoh edhe këtu. Një duartrokitje e madhe për trajnerin e Serbisë Dragan Stojkovic Piksi, legjendën e Nishit, i cili nuk u fsheh si shumë të tjerë”, tha Vucic në tubim.

@sakiilaki3

Piksi podržao skup “NE DAMO SRBIJU” 🇷🇸💪🏻 #vucic #aleksandarvucic #piksi #draganstojkovic #fudbal #skup #nedamosrbiju #nis #srbija #serbia #belgrade #beograd #evropa #europe #viralno #proud #fyp #foryoupage #fypシ゚ #viralvideos

♬ original sound – sakiilaki

Përveç kësaj, presidenti serb u ndal edhe te ndeshja kualifikuese ndaj Kombëtares së Shqipërisë më 7 qershor, duke i kërkuar fitoren ndaj kuqezinjve.

“Në qershor ose korrik do të luani atje kundër Shqipërisë. Shkoni për t’i mposhtur ata”, shtoi presidenti serb gjatë fjalimit të tij në skenë, duke shkaktuar kështu kënaqësi të madhe, por edhe emocione në fytyrën e Piksit. /Telegrafi/

The post “Luani kundër Shqipërisë, mposhtni ata”, Vucic me kërkesë ndaj trajnerit të Serbisë appeared first on Telegrafi.

Gianni Infantino mund të jetë përfshirë në një skandal të paparë në futboll – nisin akuzat e para

16 May 2025 at 23:32

Gianni Infantino duhet të japë llogari për udhëtimin e tij së bashku me Donald Trump në Gjirin Persik këtë javë dhe “të detajojë saktësisht se çfarë është arritur për futbollin dhe të drejtat e njeriut”, sipas një kritiku kryesor të qeverisjes së FIFA-s.

Human Rights Watch thotë se udhëtimi i Infantinos, në të cilin ai shoqëroi presidentin amerikan në Katar dhe Arabinë Saudite dhe humbi një sërë takimesh kyçe në kongresin vjetor të FIFA-s, ishte tregues i mungesës së “llogaridhënies kuptimplote” në krye të autoritetit global të futbollit.

Delegatët evropianë dolën nga kongresi në Paraguai të enjten në shenjë proteste për vonesën e presidentit të FIFA-s, me UEFA-n që pretendoi se “interesa politike private” kishin nxitur vendimin e Infantinos për t’i dhënë përparësi udhëtimit në Gjirin Persik.

Minky Worden, drejtoresha e iniciativave globale në Human Rights Watch, tha se organizata “i bën thirrje Gianni Infantino të japë llogari për udhëtimin e tij në Gjirin Persik dhe të detajojë saktësisht se çfarë ka arritur ai për futbollin dhe të drejtat e njeriut”.

Worden tha: “Fifa nuk ka sisteme kuptimplote llogaridhënieje. Kjo është arsyeja kryesore pse FIFA ka humbur licencën e saj sociale. Në vend që të kritikojë administratën Trump për politikat e saj të dëmshme, Infantino është bërë pjesë e shoqëruesve të tij udhëtues. Infantino pretendoi se këto ishin takime jetësore me Trump dhe udhëheqësit e Gjirit, por pse kjo do të kishte përparësi ndaj kongresit, mundësia e vetme vjetore për shoqatat kombëtare për t’u përfshirë në qeverisjen e futbollit? Fakti që ai nuk u shqetësua të shfaqej tregon se një konklavë papnore ka më shumë llogaridhënie sesa një kongres”.

UEFA nuk dha më shumë detaje të premten mbi deklaratën e saj shpërthyese , me burime të brendshme që sugjeruan se “pika u tha”. Por mbetet zemërim brenda organit drejtues të futbollit evropian, me drejtuesit që e përshkruan Infantinon si duke ndjekur Trumpin “si një qenush” dhe trajtimin e tij ndaj kongresit si “mosrespektues dhe arrogant”. Një figurë e lartë i tha Guardian: “Ky djalë e ka humbur mendjen”.

Disa figura brenda UEFA-s madje mendojnë se veprimet e Infantinos kanë rrezikuar perspektivat e tij për një mandat të katërt në detyrë kur të vijnë zgjedhjet e ardhshme të FIFA-s në vitin 2027, megjithëse pozicioni i tij aktualisht mbështetet nga një nivel i konsiderueshëm mbështetjeje globale.

Victor Montagliani, kreu i CONCACAF, i cili mbikëqyr futbollin në Amerikën e Veriut dhe Qendrore dhe Karaibe, u tha gazetarëve se nuk e mbështeste grevën. “Dy gabime nuk bëjnë një të drejtë”, tha ai. Të premten, konfederata e futbollit të Amerikës së Jugut, Conmebol, tha se do t’i jepte emrin një zgjerimi të ri të kompleksit të saj hotelier në kryeqytetin paraguaian, Asuncion, kullës Infantino.

Një takim i FIFA-s i planifikuar për në Miami në qershor, në muajin kur Kupa e Botës për Klube do të fillojë në shtetin amerikan, mund të jetë pika e nxehtë e radhës, me disa vende evropiane që thonë se po punojnë se si ta çojnë përpara çështjen e qeverisjes brenda FIFA-s deri atëherë. /Telegrafi/

The post Gianni Infantino mund të jetë përfshirë në një skandal të paparë në futboll – nisin akuzat e para appeared first on Telegrafi.

Carlo Ancelotti, trajner i ri i Brazilit?

12 May 2025 at 15:59

Trajneri i madh italian, Carlo Ancelotti thuhet se padyshim do të bëhet trajneri i ri i ekipit kombëtar të Brazilit.

Njëri nga gazetarët më të besueshëm në botë, David Ornestein ka njoftuar se Ancelotti do të marrë rolin e trajnerit të Brazilit nga 26 maji, pra pas dy javësh.

Prej kohësh është e qartë se Ancelotti do të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit, pasi do të pasohet nga Xabi Alonso.

Ancelotti ka nënshkruar tashmë një kontratë me Federatën Braziliane të Futbollit dhe do të bëhet trajneri i parë i huaj në historinë e Brazilit.

 

🚨 EXCL: Carlo Ancelotti appointed head coach of Brazil. 65yo Italian to leave Real Madrid after final La Liga fixture vs Real Sociadad + start new job on May 26. Contracts signed following cordial negotiations led by Diego Fernandes for CBF @TheAthleticFC https://t.co/oc9MYsJ2mM

— David Ornstein (@David_Ornstein) May 12, 2025

Italiani po largohet nga stoli i Real Madridit këtë verë pas katër vitesh, me të cilët fitoi Ligën e Kampionëve dhe La Ligën dy herë gjatë asaj periudhe, duke u shpallur edhe dy herë trajneri i vitit.

Më parë, Ancelotti ka drejtuar me sukses të madh ekipet e Evertonit, Napolit, Bayern Munich, PSG-së, Chelseat, Milanit, Juventusit dhe Parmës. /Telegrafi/

The post Carlo Ancelotti, trajner i ri i Brazilit? appeared first on Telegrafi.

Carlo Ancelotti shumë pranë Brazilit, kontrata me pagën më të lartë për një trajner italian 

28 April 2025 at 09:39

Gazetari i njohur Fabrizio Romano ka raportuar sot se Carlo Ancelotti është shumë pranë nënshkrimit të një kontrate historike me Kombëtaren e Brazilit.  

Sipas Romanos, marrëveshja do të përfshijë pagën më të lartë ndonjëherë për një trajner italian, duke vendosur një rekord të ri në historinë e Ancelottit. 

Federata Braziliane e Futbollit ka punuar prej muajsh për të siguruar shërbimet e Ancelottit, duke e bërë atë prioritet absolut për projektin e ri drejt Kupës së Botës 2026.  

Oferta e tyre financiare është e jashtëzakonshme dhe ka bindur trajnerin që të pranojë sfidën. 

Ancelotti, aktualisht trajner i Real Madridit, do të respektojë deri në fund angazhimet e tij me klubin spanjoll, përpara se të nisë aventurën e tij me “Seleçaon”.  

Nuk ka ende një datë zyrtare për prezantimin, por marrëveshja është në fazat përfundimtare. /Telegrafi/  

The post Carlo Ancelotti shumë pranë Brazilit, kontrata me pagën më të lartë për një trajner italian  appeared first on Telegrafi.

Kupa e Botës 2030 mund të luhet me 64 ekipe

11 April 2025 at 15:40

Presidenti i Konfederatës së Futbollit të Amerikës së Jugut (CONMEBOL), Alejandro Dominguez propozoi që Kupa e Botës në vitin 2030 të zgjerohet në 64 ekipe kombëtare.

Kupa e Botës 2030 do të mbahet në tre kontinente.

Uruguai ishte nikoqiri i parë njëqind vjet më parë dhe do të organizojë një ndeshje, ndërsa nikoqirë do të jenë edhe Paraguai, Argjentina, Spanja, Portugalia dhe Maroku.

“Ne jemi të bindur se festimi i njëqindvjetorit do të jetë unik, pasi 100 vjet festohen vetëm një herë. Prandaj ne propozojmë që ky përvjetor të shënohet me 64 ekipe”, ka thënë fillimisht Dominguez gjatë fjalimit të hapjes në Kongresin e 80-të të Rregullt të CONMEBOL.

32 ekipe garuan në Kupën e Botës në Katar në vitin 2022 dhe 48 ekipe kombëtare do të luajnë në Kupën e Botës së ardhshme në SHBA, Meksikë dhe Kanada verën e ardhshme.

Duke e zgjeruar formatin në 64 skuadra, ekipet kombëtare anëtare të CONMEBOL-it do të përfitonin më shumë sepse të dhjetë përfaqësueset do të shkonin direkt në turneun final.

“Kjo do t’i lejojë të gjitha vendet e CONMEBOL të kenë mundësinë për ta përjetuar këtë”, përfundoi presidenti i CONMEBOL.

 

Should the 2030 World Cup be expanded to 64 teams❓🌎 🏆

Alejandro Dominguez, president of CONMEBOL, is proposing a one-time expansion of the 2030 Men’s World Cup to 64 teams to mark the tournament’s 100th anniversary.

The centenary edition is set to begin with matches in 🇺🇾,… pic.twitter.com/hxbslrotyM

— 433 (@433) April 11, 2025

Nga anëtarët e CONMEBOL, vetëm Venezuela nuk ka luajtur kurrë në Kupën e Botës.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka thënë më herët se një Kampionat Botëror me 64 ekipe është një ide e keqe. /Telegrafi/

The post Kupa e Botës 2030 mund të luhet me 64 ekipe appeared first on Telegrafi.

❌
❌